Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prezantim talentesh te reja

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 18 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:36 pm

Krijime të Nxënësve

të Shkollës së Mesme

“11 shkurti” Libohovë,

Gjirokastër









Buzëqeshje

e shkrirë

në shikim





poezi

Libri u përgatit nën kujdesin

e Lidhjes së Krijuesve“Pegasi”,

Gjirokastër, Albania
Shtëpia botuese “Marin Barleti”Tiranë, 2004



























Krijime të nxënësve të Shkollës së Mesme

“11 Shkurti” Libohovë, Gjirokastër

“Buzëqeshja e shkrirë në shikim”

poezi e skica





Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani

Recesent: Zaim Hysa

Ideoi kopertinën:





Copyright © Krijime të nxënësve tëShkollës së Mesme

“11 Shkurti” Libohovë, Gjirokastër, 2004





Libri u shtyp në Shtypshkronjën

e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti” Tiranë





Portretizimi ndjenjësor- esenca poetike e prezantimit



Ashtu siç bien bletët nektarin e vjelur nga lulet dhe i mbushin hojet me mjaltë, ashtu dhe nxënësit tanë grumbulluan mendimin dhe djersën e tyre poetike për t’ ia dhënë lexuesit në dorë.

Shkolla e mesme e përgjithshme “11 Shkurti” vjen në 35 vjetorin e themelimit të saj me sjelljen në dritë të vëllimit poetik: “Buzëqeshje e shkrirë në shikim” në sajë e dhe të nxitjes së Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, mbas kontaktimit të marrë me nxënësit e kësaj shkolle gjatë recensës së vëllimit të poetit Kristaq F. Shabani “Pulsi i dhimbjes”. Këtu u dha një impuls i vrullshëm, i cili nxiti shpleksjen e ndrojtjes, dëshirën e fshehur në shpirtin e krijuesve – nxënës dhe u dha shpërthesa me këtë vëllim modest, tashmë i redaktuar dhe i përgatitur për botim, duke qenë përmbledhja e parë poetike në historinë e shkollës sonë. Krenaria e krijimit të nxënësve tanë është e vijueshme dhe e ka shpalosur vlerën gjatë gjithë ekzistencës së vetë, ku janë shquar shumë “pena”. Vetëm në pesë – gjashtë vitet e fundit, nxënësit e kësaj shkolle si: Vilson F. Dervishi e Gentiana M. Lile kanë zënë vende nderi në Olimpiadat Kombëtare. Në Almanakun e Talenteve të reja 2001 me krijimet e tyre janë përfaqësuar nga kjo shkollë: Arban Zhuzhuni, Fatbardha Karavidha, Mimoza Bilibashi, Renada Tusuni e tjerë. Për dhjetra para tyre, për këta që “siglojnë” në këtë vëllim, të cilët janë dhe do të mbeten krenaria e letrave të Shkollës sonë, mund të shkruhet shumë, por, unë duke i përmendur, dua të pikëzoj se dalja në dritë e këtij vëllimi nuk është veçse vazhdë e bukur e pararendësve, që mbetën “poetë të heshtur”.

Vëllimi sjell para nesh aromën e luleve erëmira të Libohovës, që shtrihet rrëzë Buretos me pamjen e një shqiponje. Në çdo poezi shpalosen copëza shpirti të djemve dhe vashave libohovite që, të bashkuara, sjellin një portretizim dhe shqetësimin rinor për kohën që kalojmë.

Rinia hesht dhe shpërthen. Rinia mediton dhe gjykon.

Duke qenë vëllimi produkt penash e jo “penë” para lexuesit, vjen portreti i një shkolle, i një qyteti, i një rinie që rriti, por pa humbur kurajon të shprehë botën e vet, shqetësimet, gëzimet si edhe botën intime, që i ngjan në këtë moshë burbuqes së porsaçelur të trëndafilit. Vëllimi shpalos dëshirë dhe etje poetike për të shkruar e për të nxitur të tjerët. Ai mund të krahasohet me një mozaik lulesh të çelura në prag të 35 vjetorit të krijimit të shkollës. Shpresojmë që kjo nismë të ndiqet nga të tjera botime e jo në “mozaikë” si në këtë rast, por edhe me portrete të veçanta. Kështu do të jepet kontribut në kujtesën e shkruar të vendit.

Penave u uroj suksese dhe u shtofshin!




Zaim Hysa



Drejtor i Shkollës së mesme “11 Shkurti”



Libohovë, mars 2004



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:37 pm

Elona Bizhga







Hije

meditim


Asnjë lëvizje



në rrugët e shkreta,

vetëm hija ime e zmadhuar

me hapat e lehtë…

A ka njerëz me ecje

ta ndalojnë kohën

Siç ndalojnë “akrepët”

e një ore të madhe?…

Vetëm një shenjë optimiste

të vijojë përsëri jetën…

Mundesh të numërosh yjet

dhe në çast njëri

këputet nga qielli

për të ardhur në jetën tënde

me rrugë të shkreta,

ndërtuar me gurë të shëmtuar…



Gjej ecjen time

shoqëruar nga zhurma…

Lloje-lloje njerëzish

gjen në këtë botë,

një është i sinqertë,

tjetri gënjeshtra thotë.

Hipokrizia mbretëroka

në këtë jetë,

thua një mendim,

tjetri e zhyt krejt.





Hënë e gënjeshtërt



Ndiej ecjen time

të zhurmuar

nga lloje njerëzorë,

disa të sinqertë,

të tjerët gënjeshtarë

tërësi e hipokrizuar…

Si qenka mbushur qielli i jetës:

pakësirë e sinqertë,

në plotësim si hënë e gënjeshtërt…

Një meditim i bukur

mbytet krejt…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:38 pm

Larg



Thua: “Të dua!”

dhe sjell heshtjen.

E çuditur mbetem

te guximi yt.



Si mund të thuash:

“Të dua!” kaq lehtë,

s’dalloj dashuri

në zërin tënd!…



Përsërit se vetëm

për mua mendon,

unë mundohem

habinë ta fsheh,…

E ndërsa me mua bisedon,

ëmbël të tjerave u buzëqesh…



Thua se veç për mua

ndien dashuri,

siç nuk ke ndier

asnjëherë,

thua, thua, por unë,

jam larguar

e s’ndodhem më aty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:38 pm

Arban Zhuzhuni





1. Kuptim



Rroj pa ty, e sheh?

Jeta për mua

është e bukur…

Mbi trëndafilin e kuq

të shpirtit tim

do të qëndrojë

një tjetër flutur.



Po rroj dhe pa ty,

e sheh?

S’po vyshkem,

s’po thahem…

Kur ike dhe më le

Mbeta jetim,…

me qarje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:39 pm

2. E kuptova…


Kotësirë



në lutje për kthim,

s’pyete më për mua,

por në tej ikje ike

dhe më the:

“Aromën tënde jo,

s’e dua!”

Ti ike tej,

qëndrova

me shpresën,

të të rishihja

prapë në sy…

Më së fundi

e kuptova:
“Rrohet edhe pa ty!…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:39 pm

Zhgënjim



1. Zjarri



Rrëshqiste loti në sytë e mi,

loti brenda mbante mall,

mall të fshehur qelibar,

Shpirtin tim e digjte si zjarr.



Dikush me fjalë

përpiqej të sillte shuarjen,

fjalë si gurgullimë

qetonin shpirtin tim,

por i qetë i thashë

në frazat e mia

se fjalët e tij

s’qenë veçse mundim…



E ku ta merrte me mend ai

se ç’zjarr më ngrohte

mua në gji,

edhe uji i gjithë Botës

s’e shuante dot zjarrin

me autore: “TI”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:40 pm

Zhgënjim



1. Zjarri



Rrëshqiste loti në sytë e mi,

loti brenda mbante mall,

mall të fshehur qelibar,

Shpirtin tim e digjte si zjarr.



Dikush me fjalë

përpiqej të sillte shuarjen,

fjalë si gurgullimë

qetonin shpirtin tim,

por i qetë i thashë

në frazat e mia

se fjalët e tij

s’qenë veçse mundim…



E ku ta merrte me mend ai

se ç’zjarr më ngrohte

mua në gji,

edhe uji i gjithë Botës

s’e shuante dot zjarrin

me autore: “TI”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:40 pm

1. Gjetje


Një shkëndijë



të vogëlz

pashë aty,

dhe thashë

me brendësinë time:

“Më duket se

gjeta fatin tim…”















4. Përfytyrim tashmë


Por tashmë



që ajo është larg,

tek mua ka mbetur

një përfytyrim…

Syve të mi

që pak më parë

shkëlqenin si zjarr

me shkronja të mëdha

është shkruar: “Zhgënjim”.









Rënia e kambanave





1. Hyj



Në një nga ditët

me fat të pranverës

ecja i vetmuar

në rrugët me asfalt,

befas u godita nga rrufeja

e shkëlqimit të zjarrtë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:42 pm

2. Ndërprerje



Pasqyra e thesarit

të ëndrrave u përplas në dhe,

u ndërpre vargu i gjatë i mendimeve,

zemra e alarmuar

u binte kambanave

që dëgjoheshin deri mbi re….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:42 pm

3. Lozonjare



“O femër,

hija jote si mëkatare

endet vonë nëpër natë,

fluturon lart mbi re

e një dritëz të vogël hëne

lëshon mbi dritaren ku unë fle.

Si lozonjare kërcen mbi pemë,

me cicërimën

e një zogu lajmëtar fishkëllen,

po gjumin ma prishe,

përbindësh nuk je;

në duar mban spatën e krimit,

heziton trëndafilin e kuq të shpirtit tim,

duart po të dridhen,

nuk po pret…





4 Shndërrim në një.



Një fjalë e jotja “Të dua!”

dhe toka bindet,

dimri kthehet në pranverë…

Skllevërit

me pranga shekullore ngrihen,

të tjerët që s’e dëgjojnë,

ndërrojnë jetë…

Me prangat

e një të burgosuri

të pafajshëm

le të më zvarrisin

pa mëshirë

në rrugë borë-shi,

në rrugë ku u njohëm

e nga shtrëngim zinxhiri

një curil gjaku

le të rrjedhë e të hapet

një portë “topografike”

përkujtimore

ku shpirtrat

shndërrohen në një.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:43 pm

Dy medaljet dhe triumfi i ndjenjës





Të pyes: “E dashur, s’më do?

Më kthe përgjigje me sy, …

Unë para ndoshta s’kam,

por ndjenjën e kam flori!”



I pasur s’jam, por

ndjenja të mira gjej plot,

nga ty mendjen s’e heq,

zemra ma thotë…



Si ti s’ka , ke hapësirë,

me ty , e dashur,

më kupto,

ndihem kaq mirë…








Munguar





1. Falje për të bukurën





Nga buzët e tua

rrjedh zëri i një sirene,

lumenjtë e jetës zenë e ndalen,

një bilbil më tej pushon këngën

të tjerët bukurisë tënde

si një perëndie i falen.







2. Konstrukt e lakmi



Trupi yt, formulë bukurie i lakmuar,…

Ah sikur ta lakmonim me duar!…

Nga “konstrukti” yt del fjala princërore

e gjitha thotë: “Është hyjnore!”…

Je ëndërr mashtruese për shumë njerëz,

por për fat të keq: jo për mua;

nga thënjgjijtë e shpirtit tim

shkrepëtin fjala sunduese e shpirtit :

“Të dua!” (por s’e ka forcën madhësore

kjo fjalë tek unë)…





  • Pyetje nguruese dhe sirena




Po ç’ke, o zemër nguruese,

si mund t’i bësh ballë

zërit të një sirene që fteson?

Mos vallë të mposht emocioni?

Kur zëri i saj të pushojë zë,

ti udhëton në pendim,

ëndrron të shfaqet rasti i ri…



Si hije rishfaqet sirena,

lëviz sa andej- këtej,

fishkëllima e sinjali dërgon ftesë.

Krahasim me bukuri zëri,

linjat e trupit në guxim….

Ulesh e trishtuar në karrigen vetmie,

sundimtare në shpirtin tënd:

ndjenja dashurie.

Nuk është tëndja,

e vodhe nga shpirti im

ti, vjedhëse mizore.

E kërkoj pronën time

të shpirtit përsëri,

por prapë s’më ndahet frika

se do të reagosh ti…







4. Rrugët e fatit



Rreh bukuria jote,

rreh ajo një mal,

rreh e hap aty një kanion,

rrjedh në të lumi i jetës…

Ti do të shkosh andej,

unë diku matanë,

befas fryn një erë

dhe ujërat i ndan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:44 pm







Besmira Abdi







Gri


Libohovës



1.

Linde një natë të errët

tek sa frynte erë , binte shi,

piktorit i “mungonin” bojrat,

ndaj s’ke ngjyra, vetëm gri.



2.

Mos ndoshta

ishe Ylber,

mbi ty ra baltë,

ra shi,

u lanë ngjyrat,

mbete shkretë

dhe ti mbete

veç gri.





3.

I ftohtë gur

dukesh që larg

dhe kur të shoh

të ftohtë kam,

ti po më tremb

indiferent,

me ty ngjasoj,

gri dhe unë jam.



4.

Me gur gri

mbuluar krahët,

këmbët gurë mbuluar

me gurë ke,

dhe duart gurë

mbi gurë zgjaten,

po zemër- gur

më thuaj je?



5.

Ti me gurë “godite”

çdo të huaj,

dhe me gur

çdo mik gostit,

fëmijët e tu

me gurë luajnë,

të tjerë me kokë

gurëve u bien çdo ditë.





6.

Provoj të luaj

me grinë tënde

t’i shtoj ngjyrat

ta bëj më pak gri,

por rrokullisem

mbi shpinën time

e ti më hedh

në çdo çati.



7.

Po marr një gur

që të gjuaj,

por ti gurin

si mik e pret,

I gjen një vend,

e shtron në sofër

dhe bashkë me të

nis një kuvend.







8.

Po fjalët gur

tingëllojnë ëmbël

dhe janë të buta

si asnjë gur,

po më pëlqeka

kjo grija jote

e shoh je tjetër

nën lëkurë.







Se pamja shpesh

të ngatërron rrugët

se pas një grije

ka një ylber,

se poshtë çdo guri

ka një zemër

po vuri veshin ,

s’dëgjon si rreh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:44 pm

Mall




Kadareniane





Ca pika shiu

ranë mbi qelq

dhe unë për ty

seçndjeva mall,

dhe u mundova

të ndalja të tjera pika,

por zemra shpejt

m’u bë oqean.

+

Dhe u mundova

të të rrokja

ashtu sërish

në krahët e mi,

por sytë e tu

u bënë xham

dhe pika loti pashë aty.


Dhe e mallkova



syrin jashtë,

që hynte thellë

në timen zemër

ky shi bastard

i ardhur kot

pa ngrohtësi,

pa shkak,

pa emër.



+

Pastaj edhe vetë

e kuptova

që shiu s’kishte

faj aspak,

që ishe ti,

që ishe pranë

dhe që pas pak

do të ikje larg.

+

Fillova të imagjinoja

qysh tani

ditë monotone ,

pa shpirt,

pa jetë

ku s’do të jem

më me ty,

dhe vetë jeta

s’do të quhet jetë.

+

S’do të ketë

më ecje në asfalt

që të kthej kokën

kur t’i dëgjoj;

s’do ketë më sy,

kur t’i shoh larg

drejt atyre të vrapoj.



+

S’do ketë më duar

t’i kem më praë,

t’i përkëdhel

si tani,

s’do ketë më diell

në qiellin tim,

por kohë të vrejtur:

ditë me shi.

+

Dhe në qoftë verë

a pranverë,

kur dielli

të dalë përsëri,

do ta gjej

pak shi për veten

do ta gjej

për ne të dy.

+

Se kur të shoh

e s’të kam praën,

do të qaj

aq shumë për ty

sa dhe retë

do të qajnë

dhe pastaj

do të bjerë shi!

+

Shiu vazhdon

të trokasë xhamave

ashtu furishëm

përsëri,

thua, zemër,

po qan koha,

i vjen keq për ne të dy?

+

Për një çast ndala

dhe pashë qiellin,

që qante

aq shumë

dhe për një çast

pyeta veten:

“Mos ndoshta

ai

të do më shumë

se unë?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:45 pm

Hënës





S’di përse ajo

i ngjan një monedhe

që unë e marr,

e hedh në fall

dhe luaj me të

si me monedhën

tregtar ëndrrash,

lundërtar.

Ti shpesh

më fshihesh

pas deteve,

por unë s’di not,

dot s’arrij,

veç jam e pasur

me monedhën në duar

më ka mbetur që tani.

E mbaj në duar

monedhën time

kam frikë

se më fshihet,

maleve, pas

dhe e shikoj

monedhën time,

më vjen me të

të të godas.

Ajo më qesh

si pa të keq

dhe ndonjëherë

e shoh të ngrënë,

mos e hëngra unë

me inatin tim

apo si ma rrëmbeve mbrëmë.



Netëve të qarta,

kur është e plotë,

monedhën e marr

e hedh në fall,

asaj kërkoj sytë

t’i zbuloj

shoh dhe vras mendjen

ku i kam parë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:45 pm



Tingujt e kambanës së hekurt

poemth



&&&
Hyj…





Kishe rënë në qetësi,

o jetë e plakur,

fjalëpak

dhe e dëgjove hapin tënd

të pasqyruar

diku larg.








Hapi i moshës





Hapi yt si heshtje vdekur,

andej mbi dilema

lashtësish

kapej pas fijesh të paprekur

i këpuste ato

më dysh.



S’kish mëshirë për thepa malesh,

me dhëmbë i thyente

një nga një,

ku valë e detit nuk e ndalte

dhe kur përrenjtë

nuk bënin zë.





Por,…





Por tani ti thjesht u plake

dhe nuk ke hap

e nuk vrapon,

tani edhe këmbët u lodhën

ti s’di të ecësh,

veç çalon.



Dhe kërkove që të ecje

kur këmbët

s’të mbanin më ,

me këmbë e duar u zvarrite,

por zëri yt

s’bëri zë.





Asnjëherë nuk derdhe lot,

kur lot derdheshin

për ty,

asnjëherë nuk the një fjalë

ku lumë fjalësh

binin mbi ty.



S’kishte frikë nga plakja jote,

kur qartë fliste

plakja – plak,

s’të erdhi keq për plakjen tënde?

S’të erdhi keq?

Sado pak?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:46 pm

Ti dhe kambana



Këmbanë e hekurt e kësaj bote

di të bjerë

edhe për ty,

di të thotë se ka trishtim,

por ka mes tij

dhe dashuri.



Di të thotë se në botë

ka lufëtra, ka dhe vdekje

ti e di,

por mes lotëve, hidhërimit gjen ,

kërko

pak dashuri.



Se di të thotë se ti u plake

Se ti u plake

që tani,

por hidhu sytë pak rreth e rrotull

afër teje

ka rini.




Yje dhe rini





Do ta ndriçoj në rrugën tënde

yje të ndritshëm

të paparë

me vezullime dhe shkëlqime

dhe do të thuash :

Jam në përrallë.





Do marrësh pak nga rini e tjetrit

për t’u rinuar

edhe vetë

dhe do të mendosh se prapë u linde

dhe prapë u ngjalle

me të vërtetë.



Dhe kur gëzimi të trokasë

në zemrën tënde,

në njërën derë

I thuaj gëzimit të mos bërtasë

ke një komshi

që do flerë.







Dhe derën ti mos e përplas,

kur gëzimi nga gëzimi

të fluturojë,

është trishtimi që po flë në krah

zhurmë e gëzimit

mund ta zgjojë.



Por do të thotë që plakja s’ndalet,

ashtu siç s’ndalet

lëvizja jonë,

por fili shumë edhe u plak

dhe fjalët e saj

u bënë jehonë.









Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:46 pm

Blerta Tosuni





Si shkuma e valëve



Dashuria e pafund

preku vetminë

e skllavërisë,

i vuri stërkëmbth,

e rrëzoi,

deti u tund,

valët u përplasën,

lumi u bë vetëm shkumë,

maji ndali lulëzimin e luleve,

dimri kërdisi botën,

gjaku thithi vëllanë,

motra, oh motra!

Lumi mori dynjanë,…

Moj dynja, dynja e madhe

Në djall vafsh,

u prefsh në ferr,

me shkumë u mbulofsh,

u pastrofsh me valë

Bota e mbarë-

përplasur valë më valë.











&

Jepi lutjen këtij Zoti;

Shpresa si uji,

si vesë,

si loti

të të japë shpresën…









& Qëndrime

Në lëndinë ku ka shumë paqe,

e ndiej vetminë…

Në det ku ka shumë zhurmë

më pranë ndiej largësinë…

Në mal ku ka shumë borë

më shumë ndiej ftohtësinë…

Në trëndafila me shumë erë,

më shumë ndiej dashurinë.


















Lamtumirë!



Lamtumirë,

lamtumirë,

porsi zogu mbi rrëshirë!…

Lamtumirë,

hej lamtumirë!

Dashuria e pafat,

s’jeton më, sa e pafat…

E di që kthehet,…

E di që po vajton…

Por, në jetë lulet çelin,

dalngadalë nëpër lëndina…

Prapë shpresa…

Zemra derdh lot gjaku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:47 pm

Ndarje që mbahet mend



Ndarja midis njerëzve

nuk është lumturi.

E mbaj mend atë ditë:

Zemra e dashuruar

në dy pjesë u nda,…

u nda, u nda!

Përse u nda?

Si u nda?

E mbaj mend dhe keq më vjen…

S’më pëlqen,…

E mbaj mend

dhe druhem të dashuroj

(mos ngrysem!)





Loti



Në një cep të botës

ekziston një shpirt binjak,

kërkoje shpirtin,

të mos vuaj shpirti yt,

të mos derdhësh lot,

lot të pafajshëm.

Loti i pafajshëm:

Lotë dashurie.





Tifozë



Në fushën plot me lule,

në lëndinën ku ka mimoza

në zemra me dashuri të mbira…

Në sytë e qeshur

me dritë të ngjeshur.

Mall i madh në shpirtin bujar

ku “të dua”

është si një “gol”

ku ka dy tifoza të dashuruar.



Çfarë mbeti?!…



Jetojmë

këtu,

atje

mendoj

tani,

pastaj,

shikoj

për nesër,

për dje…

Çfarë mbeti

nga ajo

që doja të dija.

U mundova

të vras ëndrra,

por u bëra

njësh me krimin…

Mendoj për nesër

se nuk mbaj

mend për dje.

Kundroj

horizontin pa fund

ç’gjendet pas asaj

që do të ndodhë nesër…

Ndoshta jam,

por mendja

do të pushojë së qeni.

E çfarë mbeti nga unë,

kur mali u bë fushë,

kur dielli u bë hënë…



&

Jeta është si lodër

që ndërton fabrika,

Jeta është këngë,

përpiqu t’I bësh tekstin,

Jeta është e ëmbël

Kush ia di vlerën!…



&

Një shpirt u ble,

por me çfarë?

Me shpirt!

(s’kish para).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:47 pm

Eneda Çomo











Njëri dhe Tjetra




a. Hapja e “perdes”





Qindra vjet të shkuar,

qindra vjet më parë

Dielli dhe Hëna

në dashuri ranë.


b. Betimet





Dhe që atëherë

Hëna- vajzë e brishtë,

për Diellin – djalë

natën bëri dritë.








c. Brenga e Diellit





Dielli për Hënën

ra në brengë të madhe,

pas saj fjeti reve,

fjeti përmbi male.





d. Zjarr e dritë





Dhe duhen aq shumë

sa natën dhe ditën,

Njëri lëshon zjarrin,

Tjetra lëshon dritën.



Njëra lë gjurmë,

Tjetri gjurmë me zjarr

dhe pas njëri tjetrit

rendin si të marrë.


e. Pa pikë takimi





Dhe pas njëri - tjetrit

rendin dhe afrohen,

dashnorët e “tretur”

kurrë nuk takohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:48 pm

Drini Pasho







1. Dashuria e përkufizuar



Ç’mbart në vetvete?

Thelbi: Dhembshuria.

Nga tradhtia:

thartësohet.

E vetmja dashuri, …



Çdo qenie njerëzore

pa të do ngjasonte

me një pemtore pa bimë:

jetë pa kuptim.

Pa të:

s’ka shoqëri, s’ka miqësi.











2. Thesar



Shoh

me sytë e zemrës

reflektimin ,

ndjenja:

e vetmja pasuri imja

e palarguara….







3. Lutësia



Ç’gufim më ka shpirti

tek më sjell nota dashurie

për atë që dua

dhe ëndrra e jetës

bredh “harbuar”,

ndalet shpirtërisht tek ty

dhe lutja lutet:

“E dashur,

mos më lër

në vetmi!…”

















?



Ç’është ai burrë,

djalë i ri,

zemërdragua,

shpirt flori,

shtatëlartë,

vetullshkabë,

djalë e deli djalë,

trim i madh me pallë,

shokët i ka të rrallë…

Avniu libohovit,

dorë e tij diellin ndrit

Atentat në Paris

Krenohet Shqipëria

Me trimëritë e tia,

Avni Rustem – trimëria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:49 pm

Zhytje

I zhytur në ëndrrën legjendare ëndërroj…

Dua t’i ngjaj zogut në fluturim,

Dua që vendi im të marrë

pasuritë e panumërta të botës,

të bëhet nuse e stolisur







Sakrificë e mallit



Sa herë që shkoj e më merr malli

brengëfortën s’ma heq as “djalli”…

Shpesh te varri yt ngrihej një pluhur

që fytin ma mbyt,…

e çfarë të ishte,

të qe ky vallë?

Mos ndoshta shpirti yt

që vjen vërdallë?

E pyesja zemrën kurdoherë…

E sa të bukur ata sy

bënë zemrën

të rrihte për ty.

E pyesja zemrën kurdoherë:

“Ç’të jetë ky mall që vë vrer?”

Natën zemra më rënkonte, donte ilaç…

Iku si era nëpër fleta:

U bënë dy Romeo dhe Zhuljeta!











Dashuria më e madhe

Nënës

E hedhur dhe punëtore,

fytyrën ledhatore,

zemrën si kaltërsia,

Pamjen hyjnore,

vezulluese,

poemë e bukur,

tablo ndriçuese.

Pemë gjigande

me fruta në prodhim,

mendjendritur

përherë në gjelbërim

qiell i stolisur në pranverë

Dashuri mbi të gjitha dashuritë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:50 pm

Me sytë e tu shoh gjithë Botën,

me flokët e tu ndiej erën

që më ledhaton…

Pranë teje ndihem i lumtur

edhe në se s’më adhuron…












Mbartje





Qiellin e përpiu

nata ngadalë,

ai u zhduk,

pa thënë asnjë fjalë.

U tret heshtur

si dielli në perëndim,

më dukej sikur

të ish shpirti im.

Natë e errët

pa dritë, pa jetë,

diçka e mallkuar,

torturë e vërtetë,

Natë mizore

endur poshtë e lart,

ikën e gëzuar,

fatkeqësi mbi vete, mbart.



&&&

Jeta është e bukur,

kur lumturi të dhuron,

por herë të përkëdhel

e herë të rrëzon…

















Sytë e heshtur të asaj



Si dy yje të heshtur

pa shpresë në qiellin e pafund

Vështrimi i rrallë

Nga heshtja s’i tund…



Si pishtarë të shuar

dritën adhurojnë,

si fantazma pa shpirt diç

më kërkojnë…




Bashkimi i madh





Për Shën Valentinin

më fale një lule

dhe shikimin e bukur

në sy ma ngule.

E djegur nga malli,

m’u afrove

sytë e mi me të tutë

ngatërrove…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:50 pm

Besiana Ismailati





1. Çbërja



Qëllimisht të iluzinoi,

u çmende çmendurisht,

të premtoi Yjet,

të Mirën e madhe,

u betua për të Vërtetën,

ti e joshur

besove verbërisht…



Le pas gjithçka,

për të kapur Yjet,

për një nisje ndryshe…



Por, papritur ëndrrat

këputen në mes,

jeta- ekzistenca e kotë,

madje dhe ti- jo ekzistencë:



















Trupi yt i blerë,

i zhvlerësuar,

ëndrra u shkurorëzua

në vend të huaj,

duart dhe këmbët e shkathëta

mbetën diku,…

druaj se as vetë

nuk e di se ku.





Buzëqeshjet

tharë në buzët e tua,

tretur shikimi plot dashuri,

jetesë krejtësisht e vetmuar,

në errësirë pa dritë në sy.

Eh, si shndërrohesh, o njeri!





Midis meje dhe teje do të zgjidhja TY



Adit



&&&

I bukur,

I ri,

I shkathët…

Jeta sapo

kish hapur kanatat,

ishe lule në lule të rinisë,

jetoje si të tjerët,

bota të kish zili…

Zoti lart në qiell

të mori si ëngjëll

ne na la ca fotografi

të çmallemi Andi?

Por ne të duam ty!





&&&

Midis jetës dhe vdekjes

do të zgjidhje jetën,

Mes dashurisë dhe urrejtjes

do të zgjidhje dashurinë,

mes teje dhe meje

do të zgjidhja ty!



Sërish



Kisha një ëndërr,

por iku,

më braktisi…

Fletën e shkruar

nga fletorja

kush ma grisi?!

Më jepni

pak ngjitëse,

ma ktheni

fletën me shkrime,

ta kthej sërish

në vend

ëndrrëzën time!…




Manjola Beqo






Hapat e vetmuar





Hapa të menduar,

dy, hedh në trotuar,

hapa të menduar,

hapa të menduar,

hapa të vrarë,

hapa vetmimtarë.

Kë kërkojnë hapat e vetmuar

me ngandalësi ecje tortuari?!

Lënë pas zhurmën e këpucës së gjaktë…

Ecin në këtë gjendje

dhe s’ndalojnë në trotuarin

pa fundësi veç vetmisë kë takojnë?!

Hapat e menduar, hapa…






Pyetje e mbetur në dilemë





Ç’është dashuria?

Vetë djalli apo vetë Perëndia?

Diçka e bukur,

a diçka e trishtuar.

Një hërë shfaqet parajsa,

tjetër herë “ferruar”…

A është dashuria në labirint

i paprovuar,

hyn në të rinia

dhe humbet udhëtimin

në ndjenjën e zjarruar…

Ngrihet mal pyetja:

“Ç’është Dashuria,

diçka hyjnore

apo pjellë djallëzore?”

A është vetë Djalli apo Perëndia?

Është vetëm Një apo janë të Dyja?


Udhëtare





Trokitje e vogël në miliona zemra

Trokitje e largët në miliona mendje

Trokitje e lehtë çelës që dyert çel.

Trokitje – udhëtare në labirinte.


Tolerancë





Brilante,

çlirim shpirti,

me bukuri shqiptimi,

vlerë e një fjale

me peshë të rrallëç





Dëshira ime



Do të doja të isha lot

të lindja në sytë e tu,

të rrëshqisja fytyrës tënde,

të të vdisja në buzë…

…të isha cigare

të më puthnin “buzët” e tua,

tymi i saj të isha,

të mundja të lexoja

mendimet që s’ m’ i thua…

….të isha lule

dora jotë të më ledhatonte,

kurrë të mos vyshkesha,

të ujitesha nga dashuria….

Të isha ëndërr

të të shoqëroja në gjumë,

të rrije ti praën meje,

pranë teje të rrija unë…

të isha diamant

zemrës të ndriçoja,

të tretesha ngadalë,

këtë do të doja…

… të isha krahëve të tua

dhe parreshtur në refren

të thoja: “Të dua!”
Rrugë e vetmë



kryesore në labirinte të isha,

vezullim sysh,

shpirt për ty të jem,

tretje qiriri kurrë të mos kem…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:51 pm

Matilda Hunda



Pse deti u mbush me lule?

Lotët e një fëmije,

Kush s’i ka ndier,

kush s’i ka parë,

qajnë nga e mira,

a qajmë për mall?…

… Kur ti ta pyesësh:

“Babi ku të ka shkuar?”

Ai do të përgjigjet:

“Në det për të notuar…”

Por, sa do të rrijë

dhe sa do të presë,

një ditë kur të rritet

do ta marrë vesh.

Po çfar t’i thotë

e gjora nënë:

“O mami pse detit

i këndojnë këngë?”

Kur ti të pyesësh,

ai do të thotë:

“ Babin që dua

s’e shoh dot!”

O zë prej fëmije

dhe Zotin përkule!

“O mami, pse deti

u mbush me lule?”

***

E kisha dëgjuar

këngën e kurbetit,

por në mendjen time

këngë e detit mbeti.











Arjana Tusuni





Ikën



Ikën dhe më lanë vetëm,

humbën në thellësi,…

Ikën dhe unë po tretem,

humbas në qiellin gri.

Ikën, ikën, ikën,

ikën diku tutje, tutje

dhe në rrugët e pafundme

tashmë s’ka lutje…

Lutjet dhe premtimet

tashmë s’kanë më vlerë

Ju lutem, dëgjojeni thirrjen time:

(refrenin poetik)

“Jo në mërgim…”



Në mendimin me vuajtje

Në mendime

thellësisht kam rënë,

askush këtë të fshehtë

s’ma di.

Vuaj çdo natë

kur s’ka hënë,

mendimi mendimin

më sjell në sy…

Mendoj, mendoj

shumë për ty

edhe pse s’je

pjesë e jetës sime…

Mendoj të të harroj,

por harroj të harroj…

Mendimi

më bën të vuaj,

paçka se tashmë

je i huaj…







S’ka më

Bota ka shumë yje,

toka vetëm një,…

Po u shua ylli i Tokës,

dashuri s’ka më!

Bota ka shumë emra,

zemra vetëm një,…

U shua ylli i zemrës,

dashuri s’ka më!





Zambak

Dikur njoha një lule,

një zambak të kuq,

ishte shumë i bukur

ishte vezullues…

Simbol i dashurisë

ishte ky zambak,

por një ditë

petalet i ranë…

Nuk e ndërroj zambakun

Me asnjë tjetër,

Lule e zambakut,

Dashuri e vjetër!











Sikur…

Kaq shumë për ty

kam menduar,

saqë kur fjeta

më dole në gjumë,

ta kisha ditur

se ish veç ëndërr

sçdo të isha zgjuar

kurrë.







Këshillë



Futu mes lulesh,

mes lulesh të “gjelbra”

mos merr ç’të zë dora,

por merr ç’të do zemra



Ah!…

Qielli kërkon ngjyrë,

unë jam dritë

Deti kthen dallgët,

unë kthej sytë,

dallga u përplas

u shkumëzua…

Ah, kjo ditë e mallkuar!



Gjithçka

Jam bashkuar

në një hapësirë,…

Jam plotës

për një dëshirë,

i pashmangur,

i dashuruar,…

Gjithçka e zemrës sate-

“pronar” më ka mua…



Peizazh

Erdhi … gjethet e pemëve mbi tokë,

era përpëlitet mbi vreshta…

Ti fshihesh dhe unë s’të gjej dot…

Humbe në errësirë…

Unë nisa të vrapoja.

Ti u zhduke në errësirë…

Kërkoja si e marrë në errësirën që lëshoje…

Këto ka vjeshta pemët i zhvesh,

zogjtë i trëmb,

papushim fryn era,

mijëra e mijëra dallgë në det,

qielli veç nxin,

dielli pak e nga pak humbet rrezen….

Ah, si ishte pranvera!

Pa le vera!

Ndiej mall, ndiej mall…

S’ka më tmerr,

kur mendon se vjen një “stinë e zezë”.

Kur iku pranvera një ditë më tha:

“ Ika, hajde, lamtumirë!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja EmptySat Aug 09, 2008 10:51 pm



Eriona Labi



Dëshirë



&&&



Dua të vdes

duke qarë,…

Dua të vdes

duke qeshur…

Dua të vdes,

por s’dua të thonë

që ajo

prej kohësh

kishte vdekur!





















Elona Çuni



Dy flutura



Mbi petalet e një luleje

ulur dy flutura.

Njëra quhej E MIRA”,

tjetra E BUKURA”…

Njëra ishte e kuqe

e tjetra blu…

Njëra fshihte zemrën time,

tjetra sytë e tu.

Vetëm ti i fale dashuri,

flutura e bukur me ngjyrë blu,

por papritmas një ditë,

lot në sytë e mi,

“Bluja” e dashur

me krahë “tradhti”…

Tashmë “E MIRA

vuan në vetmi.





Jonida Nanaj





Si…?

Tragjedia e radhës

ka ndodhur në det…

Natë e egër,

dallgë përpirëse…

Deti egër rënkon…

Vlora prapë nxin…

Si s’u mbarokan

për ne tragjeditë?!



Malli

Mall për Shqipërinë,

mall për vendin tim…

Sa larg! Kur kthimi ka kthim?!

Ndodhem i mërguar,

ndodhem i helmuar…

Më mungon vendi im

(vdes për ta përqafuar!…)

I vogël,

por shtrenjtë,

i bukur

dhe i shenjtë,

i dashur dhe i mirë…

Aty kam të mirat, ëndrrat

dhe dëshirat…

Dua t’i “vjel” dashurinë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Prezantim talentesh te reja Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prezantim talentesh te reja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 35Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 18 ... 35  Next
 Similar topics
-
» "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
» Drejtë luftërave të reja
» Botime të reja: Revista ”URA”
» Biznesi ankohet per ide te reja !
» Botime të reja: "Buzëqeshje miqsh"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: