Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prezantim talentesh te reja

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 26 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyMon Sep 14, 2009 10:01 pm

Vijon hiri syve…



Errësirë.

Nuk është natë…

Gdhihet me diell,

s’bie shi,

perëndimi është kaq i gjatë,

ngrysej me zi,

rropatje ,

uri.

Mjerimi të shoqëron
dhe në kafe,
karriget lustër për çudi,
Hidhërim më i madh se dje,
Ankthi rëndohet pa kufi…
A thua do të kalbet e shtrëmbra,
e drejta a do të dalë “ në asfalt”.
Mjerisht kaq gjëmba të dëndura,
Ç’lindje kaq e pa fat?!








Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyMon Sep 14, 2009 10:01 pm

Vrasja e ndërgjegjes



Klithmë e thekshme

me përmasa “Demi”

rrëmbyshëm nervat tendos

me vikamë pleqërie.

U tret mermeri njëtrajtshëm

si sheqeri,

me gjunjë të shtypur mërzi nusërie.



Kurrë s’e dija se ndërgjegja

do të venitej,

Tutje arishteve,

ku fjalët i zgjodha,

Erë borziloku

çdo ditë fashitej,

Një sfidë regëtinë

në rrugë e gjeta…















Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyMon Sep 14, 2009 10:01 pm



Dy kohë:



ndërtesa ballë për ballë:

njëra ka njerëz,

tjera vetëm djall,

Njëra ka mermer në shkallë,

tjetra s’ka bukë të hajë…









Refreni

Njëra i shkel paratë me këmbë,

Tjetra zë gjuhën me dhëmbë…





Një ka karakter të fortë,

tjetra burrat i ka kot,

Në shtëpinë që u rrit fama,

hyjnë gango dhe madama…

Vdekja po më kërcënon,

kanceri më helmon çdo ditë,

Ndoshta Zoti s’më dënon,

në Parajsë më toleron…

Nuk kam shpresë për jetesë,

pres momentin që të vdesë,

Miq dhe njerëz do thërras,

t’i takoj përherë të fundit,

t’ju tregoj vlerën e mundit

Një sekret kam për t’ju thenë:

Shokë e shoqe mos t’i lëmë…

Ndanë kodrinës si patkua,

jashtë dëshirës së poetit,

pashë dritën që u shua,

Ajo me ngjyrë të detit.



Merrmë atje ku do të shkosh,

të bëjë lutje mos t ë ndalësh,

Shpirtin tonë të pastrosh

dhe të mira të na falësh…





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyMon Sep 14, 2009 10:01 pm

Odisea e kohës së kaluar





Tridhjetë vjet kaluar,

pa kishë dhe xhami,

Ambient i shkretuar,

sikur s’kish Shenjtëri…



Pa tokë ,

pa bukë,

pa shtëpi të mjerët,

8 orë në punë,

Një jetë për të tjerët…







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyMon Sep 14, 2009 10:02 pm

Të të nderojnë pas varrosjes



Tym,

vetëm shprehje pushkësh,

zhurmë legjendash të vjetra

pa kuptim,

njerëz të çoroditur

si bagëti të kanosura…

Ç’motiv i shtyn

të vrapojnë me rrëmbim

Lloj, lloj fytyra të pismosura…

Ah, Lenin, Lenin…..

a e mendon ç’dënim?!





Pse u prishe mendjen të Mjerëzve,

Fukarenjve

që folën një jetë përçart,

menduan vetëm për një send,

nukë, ujë…

Ah, Lenin, Lenin!.... Ç’dënim?!



Nga u fute magjinë për pushtet,

ku në vendin tim

s’njihet pluralizmi politik (real)

por vetëgjyqësia paguhet

me lëkurën e mendjelehtit…

Mjafton kasta politike

të ndriçojë.

se ai që vdes,

shpërblehet me medalje pas varrosjes….

Ah, Lenin, Lenin! Ç’dënim?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyMon Sep 14, 2009 10:02 pm



Zhgënjimi



Hyre në një rreth

si pa pandehur

dhe mendja fluturimthi

në mos bindje,

Papritur, mes kthetrimeve,

u ule,

Ç’armatosje kishe?!

Mbete në dehje…

Në grabitqarinë i etur u sule…



Vargonjtë e hidhërimit

ta prangosën sinqeritetin,

me ngashërim -breng

të zhytën në magji,

Pasthirrmat dhe bota e qarjes

në pafundësi,

Me ravijëzime të përlotura,

zhgënjime

a mund ta rigjeje dot Qetësinë?!





Era s ‘përfillte lutjet drejt :

“Kodrës” së Shpresës,…

Oh, ç’lëngime,

o njerkë e mjerimeve,

Përmes lëngimesh

prangat mezi zgjidhe

Dhe vure në shpirt kurën

e përjetimit të gjaksimeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyMon Sep 14, 2009 10:02 pm

Fjalë …



Portretin e së vërtetës

s’arrij të përshkruaj,

Segmente dhe kënde

do të mund të ngjyros,

Sekretin e jetës të bashkoj me vija,

“Ndërgjegjen tënde, - lutësisht të them,

- Mos e ngjollos…”

Ndjenjëzat e varfëra

shtëpizë nuk kanë,

kur dalin në arenë zbutin mjerisht.

Dënojë surprizën

e thajnë afshin atdhetar

të më gërryejë çuditësisht…

Kur maja e gurit gëlqeror,

nën fuqinë tronditëse të mallit tënd

Here- herë humbet (ta quajmë )

Oqean paqësor,

Herën tjetër gdhendet në shkëmb…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyMon Sep 14, 2009 10:03 pm



Argument edhe fakte



Nga nevoja lind përvoja,

Nga sundimi lind guximi,

Nga zilia dashuria,

Nga mërzia lind mëria,

Nga mendimi lind veprimi...

Se uji del burimi,

nëpër beteja del urimi,

dhe nga vdekja ngushëllimi

Se nga shkrimi del kujtimi…





T’i këndoni po të doni…

Kur të vdes, mos më vajtoni.. .

























Faqe tjetër e kohës



Bari gjelbëron, fusha plot me grurë,

bilbili këndon, më bukur se dikur…



Dallëndyshja nisi rrugën në vendet e ngrohta,

ku pjek dielli bukën me rrezet e forta…

Fëmijët lozin , hidhen nëpër ara me nxitim,

nga vise të ndryshme mblidhen

Si vëllezër gjithë punim…







Kohës i kujtoj “Kalimin”

Plot dhimbje, mallëngjim,

Nis e qaj e nuk vendosem,

Dita më ikën me vajtim…

Nga sa kam vajtur e kam shkuar,

I vuajtur i rraskapitur,

Pamjen e jetës për ta ndërruar,

I lodhur, e i uritur…

Unë jam një, por jam me shpirt,

s’kërkonj në botë lëmoshë,

tani i hap vetes dritë…





Tentim për këngë

Kur hyn prilli,
vjen behari,
moj Thëllëzë ,
pse s’pushon,
jam i gjallë
e nuk kam vdekur,
nuk e di pse vajton?
Refreni:
U nisa për rrugë,
të kërkoj fatin…

Më dhëmb koka,
s’më lë derti,
bëj durim e nuk duroj,
më dogji shpirtin Laneti,
sa të shërohem, jo s’besoj…

Kush firmosi për mjerimin,
që të pallkosë dynjanë
të përkulte dhe më trimin,
në çdo vis e në çdo anë…

U nisa për rrugë
të kërkoj fatin,
Të tjerët më thonë:
“ Hidhe mirë hapin”.
NËNËZ-O MIRËZ-O
*
Më linde më rrite,
me vuajtje shumë,
o nëno …
Me gaz më prite
të bëhem burrë,
lum Ti moj…
Në terr të dimrit,
në furtunë e në stuhira,
nënë moj,
Më dhe qumështin e gjirit,
me duart e ngrira,
e bardha, ti moj…

Ditën më përkundje,
në djep prej druri,
nënë moj,
këndoje sa mundeshe:
“Të më rrosh sa guri,
o more biro!”

Ç’luftove me fatin
e shpejtë si plumbi,
nënë e mire, moj,
S’e njohe rehatin ,
Nuk të zuri gjumi
Nënë, zemër-o!


Çelësi i Enigmës



Thellësisht shpirtit

varrosur

e padukshmja,

Më poshtë

se fundi i tokës

ku u linda…,

U ndala një çast,

më përqafoi

e pamundshmja,

në terrin e natës

mes ëndrrash u grinda,



U përpoqa para

turmës të ndalem,

mes heshtave shumëpresash

po goditem,

nga tronditja e zhurmës

të përkrahem,

me “ikje- vajtuesen”

e parakohëshme

kacafytem..



Një makinë e bukur

“mëkatare”,

Në shtratin e vdekjes

pa kuptim,

si nepërkë me dy koka

gjakatare,

përshkoi llahtarshëm

trupin tim.

Taksia që nga vendi fqinj
më solli,
drejt Metropolit në Lushnjë
ndaloi,
me gomat e saj tragjedinë
më ndolli,
Parajsën e rrallë dhunshëm
më ofroi.




Pas krimit makabër ambulanca

s’vonoi,

me çarçafin e bardhë

të vdekjes gabim

më mbuluan,

se Perëndori i lartëm jetën

ma shpëtoi,

Njeriut besnik lutësinë

ia pranuan…

Mjekët delirantë, pa dije
kurimi,
s’kanë kurfarë shprese në ëngjjëj
dhe muza,
s’pranoi Perëndia “jetën “
e një trimi,
të tretej nga krimi
e shushunjza.
Ata që veç qullit, s’njohin
njeri,
e padukshmja për ta
s’ekziston,
Me zell porositën
arkivolin zi,
“Kafeja” lajmziun
publikon.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyMon Sep 14, 2009 10:03 pm

* * *

Emigranti ecën tutje,

nëpr vitet ‘90

Pleq e plaka bëjnë lutje:

“Aman të shpëtojmë djemtë…”

Me këmbë e bëjnë rrugën,

si lastari djemtë për të fituar bukën

shkallmojnë përrenjtë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyMon Sep 14, 2009 10:03 pm



Pas arratisjes



Viti: nëntëdhjetë, maj

E mërkurë: pesëmbëdhjetë

Dy pëllumba: këmbëshpejtë

Ngjiten Sopikut (përpjetë)



Ecën ditë,

Ecën netë

Për të shkuar:

në Greqi,

ku po shkoni,

more të shkretë?

Ku po shkon, moj djalëri?



Farë e fis

si mund

të ndjehen mirë

Familjet kanë rënë në zi,

nënat qajnë e vënë kujë…

Ku është? Asnjë s’e di…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyMon Sep 14, 2009 10:04 pm

Portreti i babait


Koha s’qe e gjatë
e vitet ishin pak,
i urtë gojëmjaltë,
më mbeti merak.
Nga vuajtja u grisa,
lotët shkojnë lumë,
pranë të të kisha,
të rroje më shumë…
Zemra më bën dallgë,
këmbët s’më qëndrojnë
për ty kam plagë
e sytë s’pushojnë….

Sot jam burrë ,
por s’kam guxim,
kur të shoh
si mal shtrirë,
koha ikën
me vajtim,
në fytyrë rrëketë
kanë ngrirë…








Fabula e gjyshes



E kuptueshme ng atë gjithë



Rrënkon e zeza gjyshe

dhe s’di se ç’ të bëjë….

Në qese s’ka asnjë dyshe,

nga vetja i vjen rëndë…

Ku ta gjej gabim (jetimin)

dhe kë të pyes sot…

Djersiu dhe ngriu…

Mundimi i jetës i vajti kot…







Trimat





Triumfatorë

Pushkën shkrepët,

ju vëmë kurorë,

Yje të pashuar

për brezat



Prindër, mos qani,

por ecni krenarë,

Për në ata

E sotmja ,

e nësërmja:

Busull

dhe Fanarë…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:21 pm

Ramadan Çulla













ZGJOJ





(Lidhur ma nbajnë diellin)




Poezi













Shtëpia Botuese “Marin Barleti”



Tiranë, 2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:21 pm




Çulla Ramadan


“Zgjoj” poezi





Redaktor letrar: Kristaq Shabani


Ideoi kopertinën: Ing. Albert Lenja


Art grafik: Elton Galanxhi


Ribotim


Botimi i parë Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Albania,viti 1999





Copyright Ramadan Çulla, 2004


ISBN


Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti”,
2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:22 pm

Një shpirt i lirë ndjenjësor





Është paksa e çuditshme, po
ja që ndodh, njerëz të specializuar në fusha të tjera ndërmarrin veprimtari e
lëvrojnë dhe në fushë të tillë të ndjenjës, ku pronarët nuk lënë afrim, duke
bërë “mbrojtje” të pronësisë letrare. Por, ndoshta, mund të duket paksa jo
normale, kur këta pronarë “bien” nga goditjet e shkathta letrare e të ndërtuara
me një taktikë krejt të re e me
pikësynime normale. Dalja e Çullës “dallgë” në vargëzim, të konceptuar me një
thjeshtësi në pamje, por, me një ndërthurje disi të veçantë dhe tepër
origjinale, mund të befasojë dhe të shtrojë pyetje edhe normale… Poeti Ramadan
Çulla nuk ka heshtur, që krahas ushtrimit të profesionit të tij në treva
dinjitoze, të hedhë të letër vargje të ndjeshëm, të cilët të bëjnë të
buzëqeshësh ëmbël. Ai flet me shpirtin e tij ndjenjësor siç është ajo e
lirikës, ku padyshim thotë një fjalë të tij
me identitetin e vet. Ai shfaqet çiltër, natyror, njeri plot zemër dhe
kërkon të lërë gjurmën e tij. Poeti njehson në simbol veten e tij me njeriun e
sotëm që ngulmon, harron, mërzitet, gjen shpresë dhe gjen prehje në një dashuri
të tejbukur, në një bisedë me detin, me pjeshkën me tokën, me të mirën “Nënë”.
Merr erë “Dafinë”, kërkon manushaqet… Do që toka e tij të qetësohet, pemët të
mos zhvishen kurrë. Gëzimi Botën ta pushtojë siç di gëzimi. Kërkon që në vendin
e tij të ketë vetëm prill të çelur. Kërkon më shumë ditë dhe më pak natë,…


Kërkon më pak re dhe më
shumë rreze! Parapëlqen Diellin të
ngrohë shpirtrat e trazuara; nervozohet natyrshëm për padrejtësitë. Ramadani
thotë shumë në këtë pentagram notash poetik. I lindur në një mjedis të këndshëm
dhe përrallor, i krenuar për lashtësinë e Rrëzës dhe të Nepravishtës, duke
përvijuar fytyrën e tij, pas të parëve që përdorën penën, Rrëza në Altarin e
saj të shkrimeve shton edhe poetin Ramadan Çulla.







Kristaq F. Shabani



Gjirokastër, 04.01.1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:22 pm

I




Gjurma ime


***


Erdha t’ju “pushtoj” si Menelau Trojën,


mos u trembni,


nuk kam ushtarë, as anije…


Nuk mbaj në dorë ura me zjarr,


kam vetëm zemrën,


sytë,
gjuhën time.



Erdha…


Nuk kam me vete Këshill Lufte,


Nuk kam me vete Odisenë,


as dërrasë, as gozhdë, as litar, as sqepar,


as… nuk kam,


as mina, as predha, as topa, as raketa


nuk kam,


Jam thjeshtë një oficer që dhe pistoletë


nuk mban!…


Ju thashë: “Kam vetëm zemrën time,


zemrën që ju do juve!”


… Kam bindje se një ditë


(që aq shumë e ëndërroj)


me pikën më të fortë timen


ju do t’ju pushtoj…


Por me shumë mundime…


U nisa…


1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:22 pm

Poezisë




Ashtu siç kërkoj një manushaqe në prill,


ashtu siç kërkoj një trëndafil në maj,


ashtu të kërkova në jetë Ty…


dhe jo, kurrë s’të ndaj.


Bota do Diellin të jetojë,


Nata do Hënën ta ndriçojë,


Zemra, ah zemra,


do zemrën ta dashurojë,


dhe të këndojë!


S’kërkoj te ti një emër,


kërkoj të vë një zemër!…


1980
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:23 pm

Guri







Gurin e çava me çekan,


e tingull lëshoi, kur rashë,


çudi: Edhe guri, që është gur…


Qan… Më dysh po ta ndash!


11.06.1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:23 pm

Mbeti




Nga gjithë gjelbërimi i vitit


mbeti relikë bari


Mbeti gjethja e lisit…


nga gjithë gjelbërimi i Vitit!


1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:23 pm

Gjethet




Le t’i marrë gjethet era…


Ato u zverdhën.


Ti mos u trishto,


por duaje Vjeshtën…


Njëngjyrëshe s’është kurrë Natyra,


as katër ngjyra.


Natyra me ne luan:


Trishtim - Gëzim,


Gëzim – Trishtim…


Le t’i marrë gjethet Era, le t’i marrë.


Dielli prapë do t’i çelë!


1992

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:23 pm

“Prilli”




Mbi fushën e blertë borë hodhi prilli,


u mbuloi dhe zogjve në degë foletë,…


U zhduk netëve nga qielli Ylli,


dhe bota u kthye prapë e shkretë!


Dhe prilli u quajt: Muaj i pabesë,


se lulet e pemëve rrëzoi në arë.


“Ndodh që dhe … prilli të lë pa
pjesë,”



thonë bujqit shpirtvrarë.


1997
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:23 pm

“Fshesat”




Sa herë vjen Vjeshta


nëna ime qep fshesa,


kur vjen pranvera e bima çel


Unë farën në tokë ia mbjell…


Në një cikël viti dymbëdhjetë “fshesa”


vetëm për të nxjerrë “Pluhurat” nga dera.


1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:24 pm

Vjen




Vjen Nata,


Njerëzit flenë,


po pemët?…


Vjen Nata, Hëna, yjet ndriçojnë,


po tjetër?


Vjen Nata, Bota duket si e qetë…,


Ç’është kjo zhurmë, nga vjen?


Vjen Nata


sa e çuditshme për atë që s’fle!…

Natë, 06.07.1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:24 pm

“Zogjtë”




Kallzën e grurit e hëngri zogu,


mbaroi ara me radhë,


Zogjtë kur bëhen së toku,


s’lenë as grurë për “farë”…


12.06.1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:24 pm

Kohët




Ti ishe dje… Unë sot…


Prapë “Lagjja e varfën”


”Mollë e ndalueme”…


“A don qymyr, zotni?”


“Luli i vocërr…”


“Zoti të dhashtë!”…


“Poema e mjerimit” për ne


“Të birtë e shekullit të ri…”


… Ende e pakëndueshme kënga:


“JETA E RE”.

Janar 1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 EmptyTue Dec 08, 2009 2:24 pm

Vëllai im







Ca zogj hapën krahët dhe ikën…


ikën dhe s’kthehen më.


Shtëpia e vjetër po ajo,


pa top, pa letra, pa domino.


Vetëm tërmeti i lëkund tani,


Çokanet…


Ata zogj që ikën…,


ikën dhe s’kthehen më !


Vëlla…, vëlla…, vëllai im!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 18 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prezantim talentesh te reja
Mbrapsht në krye 
Faqja 18 e 35Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 26 ... 35  Next
 Similar topics
-
» "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
» Drejtë luftërave të reja
» Botime të reja: Revista ”URA”
» Biznesi ankohet per ide te reja !
» Botime të reja: "Buzëqeshje miqsh"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: