Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prezantim talentesh te reja

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 18 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySat Aug 09, 2008 10:52 pm



II.





Skica,





përshkrime,







ese





Besmira Abdi





Qyteti im



Përshkrim social, infrastrukturor

Qyteti i është qepur malit, një qepje dashëse, ndërsa këmbët i ka shtrirë në fushë duke nxjerrë “jashtë lojë” atë shprehjen e famshme popullore: “Shtri këmbët sa ke jorganin!…” Këmbët e qytetit janë të mbuluara, kështu që “jorgani” na qenka mjaft i madh! Shtëpitë ngjasojnë me kërpudhat pas shiut, të cilat kanë mbirë kudo, vend pa vend, një atje, një këtu, një lart, një poshtë… Kurse për arkitektonikë shtëpish?!… Lere mos e nga dhe mos e zer në gojë! Ka sa të duash… “Potpuri shtëpish”: kasolle, shtëpi të vjetra një e dy katëshe prej guri, që nuk kanë datimin e ngritjes së tyre, por sfidojnë me qëndrimin e tyre stoik shtëpitë e reja dhe pallatet e lartë, të cilët me pallatet reale kanë përbashkësi vetëm “emrin”. Distancat e shtëpive nga njëra- tjetra janë mjaft të mëdha. Ndoshta, kjo shpjegohet që banorët e këtij qyteti marrin për bazë “frikën” nga fqinjët, apo nga njëri - tjetri?! Po rrugët? Të çfarëdolloji: me asfalt, beton, çakëll, gurë e deri tek më të përhapurat “baltë e lucë”! Gjarpërojnë nëpër rrugët e qytetit dhe duken sikur më shumë ngatërrojnë vetveten se sa kalimtarët e rastit. E kam fjalën për ata që ecin, ose tentojnë të ecin, kurse për ata që iu “priten” këmbët sa dalin nga dera, është e këshillueshme të marrin “shërbimin taksi”, të shkojnë atje ku duan, por të bëjnë mirë llogaritë! Për të shkuar në një lagje rreth tre kilometra larg nga qendra, duhet të paguash trefishin e asaj që paguan për të shkuar njëzet kilometra larg. Megjithatë, është e vështirë të mendosh se në një faqe të pjerrët mali zien jeta e disa banorëve. Lajmi merr dhenë ose më mirë merr malin dhe arratinë. Qyteti ofshan nga papunësia e madhe, mbi e gjysmës së banorëve të tij… Çlodhje e tyre janë varganët e filxhanëve të kafesë të shoqëruara me thashethemet e rastit që vijnë gurgulluese nga rruga, sidomos ajo kryesore e mbetur me emrin “PAZAR”.

Të parët, që merren me kapjen e fjalëve më të reja, tek sa po shikojnë filxhanet e kafesë mes rrugëve, kryqeve, mirësive, zogjve apo gjarpërinjve, në mes të tavolinës janë banorët e pallateve. Nuk mund t’i ngarkoj e t’u vë faj. Përderisa janë më afër vendit të ngjarjeve, në shumicën e rasteve, s’kanë se si të mos i marrin vesh të parët. Kështu që lajmi shtrëmbërohet, ndryshohet dhe iu përcillet lagjeve të sipërme të qytetit, deri sa arrin te rrëza e malit, në majë të Hoxhallarës e sikur të kishte mundësi do të vazhdonte edhe më, por merr malin dhe arrin jo “anapulla”, por “atjuz”, siç shprehen plakat. Nejse, mos u çudisni ndonjëherë, kur të shikoni se të gjithë Libohovën e ka zënë “lemza”. Faji është i të gjithëve, që zënë njëri -tjetrin në gojë. Unë s’kam faj se evidentoj. E dini se ç’do të thotë të zërë një qytet të tërë lemza?!





Populli im në sytë e mi



skicim

- Tani e gjetën këta të fikin dritat?

- S’ka gjë se e pamë “Kloni”.

- U, erdhën, kaq e kishin, sa të ndiznim ne qirinjtë.

- Ndize pak televizorin.

“Unë jam ky që jam dhe prapa më vjen historia!”

- Po mbylle gojën. Dëgjo mua:

- Te sheshi, te sheshi e hodhëm qelbësirën!…(Cili është qelbësira?!]

Ja, ky është refreni që dëgjuat sot nga goja e popullit. E të thuash që ky është populli im, e të thuash që unë jam një qelizësë e këtij populli… E të imagjinosh që shumë vjet, mijëra vjet më përpara, në kohën e Ilirëve, ky popull sulmonte anijet pirate dhe mbronte brigjet e Adriatikut!

Kalojmë në shekullin e pesëmbëdhjetë.

“Me shpatë në dorë” u mblodh përreth Skënderbeut, i cili nuk u solli andej nga erdhi lirinë, por gjeti në mes të këtij populli. Ishte ky popull që u bashkua dhe zhbatoi zgjedhën shekullore osmane.

“Do të rrojë Shqipëria” kënga e kënduar dhe e dëgjuar nga veshët e

këtij populli? E kënduar nga zemra dhe zëri i po këtij populli, kur shpalli veten të pavarur.

Para partizanë!” Lufta e Dytë Botërore na gjeti të përleshur me armikun me italianët dhe pastaj me gjermanët. Të parët akoma nuk erdhën dhe shpallën: “Fuoco”. Kështu që s’na mbeti gjë tjetër veçse t’i përgjigjeshim zjarrit me zjarr. Të dytët donin të tregoheshin miqësorë dhe i shkëputëm nga balli i tij disa shkronja elementë dhe më pas nëpër male u dëgjua refreni:

“Mora pushkën, dola malit,

të luftoja për Atdhe,

ku ta dija unë i shkreti

që armiku ishim ne!”

Nejse. Partizanët e çliruan Shqipërinë duke e radhitur mes shteteve fituese dhe pastaj për 50 vjet të tëra brohoritëm:

“Parti – Enver! Jemi gati kurdoherë!”

Por, për një gjë më vjen çudi: Ta thuash 50 vjet të tëra dhe pastaj ta harrosh brenda një nate!? Të shkelmosh e të rrafshosh të gjithë djersën e shekujve!… Dale se ka edhe më. Ta zëvendësosh me:

“Liri- Demokraci!”

…E të pyes, o popull se ç’doje të thoshe me këto dy fjalë?!…

Për “Lirinë” e di përgjigjen, jam e sigurt, po këtë “demokracinë” nga e nxore?!

Po me filozofët nga vendet e tjera që i kanë pleq e me flokë të thinjur, kemi të rinj, studentë. E çfarë studentësh! U bënë Sokratët dhe na thanë se vinte nga greqishtja e vjetër: “Demokraci - pushtet i popullit”. Hajde, popull, hajde! Doje ta ushtroje pushtetin vetë!?…

Zgjodhe disa përfaqësues, gjoja më të mirët që kishe dhe i dërgove në Parlament. I mburre dhe i lavdërove se ishin më të ndershmit, më të pakorruptueshmit, njrëz të aftë, pa fjalë…

- Por, kur i pe të ziheshin, të rriheshin, të grindeshin, i re kokës me grushte dhe the: “Pse unë i paskam zgjedhur këta?!… Ja, pa për katër vjet, do të zgjedh të tjerë.

Po s’ t’u durua katër vjet, krijove qeveri koalicioni e bëre zgjedhje të parakohëshme dhe, kur erdhi puna tek vota, prapë ata zgjodhe. Se si të bënë për vete?!… Zoti e di! Në fakt populli e di kur vjen koha për zgjedhje dhe e ka në majë të gjuhës: “Po ndryshuan, o derëbardhë!” U kthye mendja:

Po fundja nuk kanë faj, se e kemi ne trashëgiminë.”

Një herë e pyetën shqiptarin se a pranonte të shkonte në ferr dhe ai u përgjigj: “Sa do të paguaj aty?” Por, po të mendosh mirë, Partia nga gjiri i popullit ka dalë dhe ç’thotë ajo e bën populli….

Këtë popull s’ e shoh mirë unë. O unë kam probleme, o ky popull ka probleme nga mentë.

Po unë ç’ kam që shaj popullin?! Sikur s’jam pjesë e këtij populli!?











Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySat Aug 09, 2008 10:52 pm

Besiana Ismailati









1.Jeto!



skicë



Eh, njeriu ka lindur për të vuajtur! Çfarë? S’e besoni? Mos

i shqyeni sytë.

Ua vërtetoj unë. Ja unë sot linda duke qarë. E pse qaja? Se e dija që do

të vuaja, por unë u bëra e fortë.

Pak e nga pak po rritesha. Faqet e librit të jetës i hapja një e nga një.

Dhe mos u çudisni i mbaj mend përmendësh të gjitha me pikë dhe me presje.

U sëmura. Kisha kaluar shumë herë grip, por sëmundje tjetër, jo.

Tre muaj të tëra piva ilaçe. Dhe u shërova doemos.

Por, pas disa vitesh, dy sëmundje të tjera njëra pas tjetrës.

Sa inat më vinte. Pse pikërisht mua më ndodhin ato gjëra.

Se s’ishin sëmundje ato, po fjalë dhe fjalë të rënda, shumë të rënda, të pashërueshme. Por, unë jam e fortë.

U shërova, por vuajta ama se ju e dini që fjala të godet si plumbi.

Nga plumbi mund të vdesësh. Edhe unë ashtu mendova se vdiqa, por, jo.

Jam gjallë dhe më e fortë se kurrë. Diku tej në terr vezë të bardha.

Brenda tyre njerëz si të burgosur. Kërkojnë të dalin, duan ajër. Dhe

Vuajnë, ju e dini. Guacka ku janë future, është e fortë. Dhe do të thoni ju

se është e pamëshirshme. Jo. Çahet ajo, dalin njerëzit dhe vrapojnë

drejt jetës. Po, pse , o Njeri vrapon? Kaq shpejt do të arrish te vuajtjet?! Të

presin ato. Gati janë. Po, me ngadalë, o njeri, se ti vuajte njëherë, tani jeto!















2.Ma kthe thesarin tim!…





Unë ecja në rrugët e jetës, të gjata pa fund. Hasa në hajdutë. Ata m’i

vodhën copëzat e florinjta. Në këmbim të tyre më dhanë helm.

Tentova të kthehesha, por humba diku. Dhe kaluan vite me radhë,

gjersa e gjeta përsëri rrugën e jetës. Në një dorë mbaja helmin.[ Ta pi

apo mos ta pi?]. E hodha, pastaj hyra brenda. Ti më pyete ku isha. Ta

shpjegova gjithçka, por s’ më besove. O Zot! Pse më gjykon pa të

drejtë?! Po të duash, unë e kthej kohën pas që të shikosh se çfarë

ndodhi. E pe tani?! A më beson?! Mua ma morën floririn tim, por të

lutem, kthema ti. Ku shkuan buzëqeshjet e mia?! Ku është dashuria

ime?! Nxirre pra, ku e ke groposur atë thesar?! Dhe gropos helmin [lotët

e mi] në vend të tij. Dhe trete atë helm të mallkuar, mos e lër të të

helmojë, njeri!…





























Përmbajtja

Zaim Hysa: Portretizim ndjnjësor, esenca poetike



Elona Bizhga: Hije (meditim)

Hënë gënjeshtare

Larg

Arban Zhuzhuni: Kuptim

E kuptova

Zhgënjim

Rënie e kambanave

Dy medaljet dhe triumfi i ndjenjës

Murguar

Besmira Abdi : Gri

Mall

Hënës

Tingujt e kambanës së hekurt(poemth)

Blerta Tusuni: Si shkuma e valëve

*****

Qëndrime

Lamtumirë

Ndarje që mbahet mend

Loti

Tifozë

Çfarë mbeti?

****

***

Enida Çomo: Njëri dhe tjetra

Drini Pasho: Dashuri e përkufizuar



Lutësi

?

Zhytje

Sakrifica e mallit

Dashurinë e madhe

****

Mbartje

****

Sytë

Betimi i madh

Besiana Ismailati: Çbërja

Midis meje dhe teje do të zgjidhja ty.

****

Sërish

Manjola Beqo: Hapat evetmuara

Pyetje e mbetur në dilemë

Udhëtare

Tolerancë

Dëshira ime

Matilda Hunda: Pse deti u mbush me lule

Arjana Tusuni: Ikën

Në mendim me vuajtje

S’ka më

Zambak

Sikur….

Këshillë

Ah!

Gjithçka

Peizazh

II. Skica dhe përshkrime

Besmira Abdi: Qyteti im ( përshkrim)

Populli im në sytë e mi (skicim)

Besiana Ismailati: Jeto…

Ma kthe thesarin tim (skicë)





















CIP Katalogimi në BK TIRANË

Krijime të nxënësve të Shkollës së Mesme

“11 Shkurti” Libohovë, Gjirokastër

“Buzëqeshje e shkrirë në shikim”

Poezi, skica

redaktor Kristaq F. Shabani;

Shtëpia Botuese “Marin Barleti” Tiranë

Faqe 64………cm

ISBN
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:33 pm

KRIJIME TË TALENTEVE TË REJA “ PEGASI” PËRMET















VJOSON








POEZI





















SHTËPIA BOTUESE “MARIN BARLETI”, 2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:34 pm

KRIJIME TË TALENTEVE TË REJA “ PEGASI” PËRMET

“VJOSON”



POEZI



Redaktor: Agron Shele

Recesent: Kristaq F. Shabani

Ideoi kopertinën: Andrea Tane



Copyright KRIJIME TË TALENTEVE TË REJA “ PEGASI” PËRMET







LIBRI U PËRGATIT NËN DREJTIMIN E LIDHJES SË KRIJUESVE “PEGASI” ALBANIA





SHTYPUR NË SHTYPSHKRONJËN E

SHTËPISË BOTUESE “MARIN BARLETI”, 2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:35 pm



Ermelinda Sheme



“Arratisja”





Një shpirt

larg shpirtit tim u arratis,

zemra

zemrën filloi ta grisë

në një ditë

të bardhë në një natë pis.

Nuk e di

si pa kuptuar e drejtove

... tënde ku me shigjetë

shpove zemrën time

e këpute një shpirt gabimisht të pafajshëm. Medoemos

u dashurova me fytyrën tuaj, sytë e tu,

buzët etua.

Por askush

nuk deshi t’i bashkojë zemrat,

të bashkonte shpirtrat në një frymë të vetme, Ndoshta fati nuk deshte,

ndoshta, ti ishe shkaktari,

që shkaktove dhimbjen time të përhershme.

Unë prisja zemrën time atë natë

të shikoja fytyrën tënde

me yjet e stolisura në qiell, sytë e tu,

xixëllonjat e jetës sime, buzët e tua,

flokët e dashurisë sime.

Ishte e kotë të prisja më ,

të qëndroja ende, të ëndërroja dashurinë time tmerrrësisht të mallkuar,

duke hedhur vështrimin prej së largu.

Prej së largu zemra e tij u arratis në natën pis,

ndërsa zemra ime...

Vulë e përjetshme mbetet për dashurinë

që nuk tretet. Arratisje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:35 pm

Krisilda Harizaj




“Mëkatarë”





Mëkatarë na quajtën ne të dy se folëm pa fshehur asgjë,

vetëm thamë se u dashuruam.

U treguam gjithë Botës

se ndjemë në shpirt se larguam ligësitë

e në zemër zuri vend vetëm dashuria.

Mëkatarë në sytë tuaj, o njerëz,

të përbuzur,të fyer, u ndjemë prej jush.

Mëkatarë se ju kundërshtaum

se ju folëm drejt dhe nga mashtrimi u larguam.

Mëkatarë na quajtën, mëkatarë,

kurë ne kurrë s’mëkatuam,

mëkatarë se dashuruam?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:36 pm

Lëre



Lëre agimin të zbardhë ku mbizotëron errësira,

lëre shiun të bjerë ku ka shkretëtira.

Lëre zemrën të dëgjojë si rreh për ty zemra ime, leri sytë e tu të ëmbël të më shfaqen në ëndërrime.

Lëre renë të zhduket që dielli të shndrisë përsëri,

lerë zemrën të hapet që dashuria ime të vijë

tek ti.

Lëre shpirtin tënd të lirë të fluturojë të vijë

tek mua,

lëre mendjen tënde të lirë të kuptojw

sa të dua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:36 pm

Gentiana Ballabani





Pafundësisht



Me duar të kryqëzuara, vështroj nga jeta si një gërmadhë,

lartësohet hidhërimesh si një dëshirë,

ringjall bukurinë e fshehur,

të humbur skutave të shpirtit.

Flas me natën,yjet,

vras heshtjen

dhe mijëra ëndrra rendin pafundësisht,

rruga e qumështit mbushur trokthe kuajsh,

maja aizbergesh dhe ëngjëj të bardhë.

Të drejtohem e jetë ku më çon?

Ç’shtigje të thepisur më fsheh mua sot,

jam një krijesë e thjeshtë hapësinore,

jam veç një grimcë që jepem, por s’merrem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:37 pm

Vështron





Ti vështron dhe sytë hubasin perëndimit,

ti flet dhe zëri tretet humbëtirave të shpirtit,

ti hesht dhe heshtja dergjet lotëve të hidhur,

Më vështro! Ktheji lotët në mijëra brilantë , merre zemrën, fali dashuri, jetë,

jetën shtyje në harrim.

Atje përtej horizontesh në mundsh më kërko. Atje mes dhimbjes dhe mallit ku ndjenja zë fill, Atje ku shpirti pak prehje kërkon,

atje

dhe vetëm atje dy zemra fluturojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:37 pm

Bledar Meshini





Netëve i vonuar





Sot endem netëvet ë vona, netë të lodhura, netë pa kthim,

mori ëndrrash mbaj ndër duar, mijëra zëra flet shpirti im.

Zgjatem përtej yjeve të largët, diku fshehur,

diku pas flokëve tuaj kapem, sytë rezultojnë heshtjen herezi ,

zëri regëtin neteve pa kthim.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:37 pm

Lamtumirë, e dashur!

Lamtumirë, e dashur!

Lamtumirë, shpirti im, sot po largohem i heshtur,

ndoshta kujtimeve humbas.

Lamtumirë, e dashur, Lamtumirë, shpirti im,

sot i lodhur shoh hijen tuaj,

braktisur nga fati jetim!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:38 pm

Aterda Jorgji



Ëndërr

Sot luajta me yjet, ndodheshin shumë larg.

Sot luajta me hënën më mori më pranë,

luajtëm me të fshehur, humba nëpër natën e gjatë.






Harrim





S’është çast, është harrimi im,

qëllove në shigjetën më të zezë dhe vrave shpirtin tim.

Sa lot kanë rrjedhur, sa ëndrra humbën s’di ku, çasti i dikurshëm trishtoi, joshja e ditës së re të harroi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:38 pm

Elinda Bani



Muzgu i mbrëmjes



Ja ,jashtë errësira ra, nën muzgun e mbremjes,

nën heshtje e shushurimava nën valën e prehjes. Një shprehi e madhe andej - këndej pushton,

nën jetën plot halle që diku po lëngon.

Pastaj fillon si gjithmonë ëndërr e keqe apo e mirë;

Ajo gjumin ua turbullon nën dergjen e mpirë.

E aty nga mesi i natës dëgjohet një ulërimë që të shpon

si majë e shpatës që të ngjallte drithërimë.

Nata zë e mban vesh, zë mban vesh edhe ti, Hëna të duket se qesh,mos ish veç një melodi?! Që papritur humbi nën qiellin e mbuluar me re, s’u pa ku shkoi?

Ndoshta diku u fsheh.

Kjo plagë që lëngon nën shpirtin e tretur

që dhimbjen dot s’duron nën jetën e zbehur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:39 pm

Është e vërtetë



Fjalët i merr era,po, po është e vërtetë, le të jetë mbyllur dera,

i gjejnë ato,vrmrat vetë.

Këtë e provova, ndaj na rrëmben dora,

kur dashurova dhe pse nuk tregova.


O prindër



Më lini të qetë, o prindërit e mi, në heshtje

pa fjalë në vetmi!

Më mbyllni në dhomë deri sa të më dalë

shpirti

dhe mos e hapni derën, pa u tretur

si qiriri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:39 pm

Të dua





Të dua, i dashur,përqafomë.

Të dua, o zemër, shtrëngomë!

Të dua, o diell, ngrohmë.

Të dua, o ëngjëll, dashuromë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:39 pm

Në heshtje





Nëse vdes ndonjëherë,mos më qani,

se nuk dua që dhenë të ma lagni.

Se me lotët e kripur,lulet do të m’i thani,

edhe zemrën e pikëlluar do të ma lëndoni.

Mos lëshoni ndonjë britmë

se nga gjumi do të më zgjoni edhe ëndrrat

do t’i harroj që tani errësira m’i mori.

E prej këtyre të mjerë vetëm heshtja

mund të më shpëtojë,

ndaj lermëni të zhgënjyer në heshtje veten,

vetë ta vajtoj!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:40 pm

Kërkoj

Kërkoj një fjalë nga kush s’e di,

këtë ndal më dridhet trupi.

Kërkoj një shpresë, ku, nuk e di,

kë të pres, po sikur të mos vijë?!

Kërkoj një jetë, oh, po e jetoj!

Po ,kjo ç’të jetë, ndoshta një lojë.

Kërkoj një vdekje! Pse, nuk e di

për çfarë kam etje?!...

Ky misteri! Kërkoj... Mjaft!

S’po të kuptoj, moj e ngratë, Moj!...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:40 pm

Vajtim

Vajtoi Çajupi,përmallshëm Evgjeninë,

Vajtoi Skiroi ngashëruer Minushin.

Vajtoi Lokja e Mjedës djalin që kurrë s’e lindi, vajtoi ëndrra ime e jetës, fatin, që i trokiti!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:41 pm

Dashuroj me ty



Në faqet e tua plot zjarr,një poezi jam duke shkruar,

me buzët e tua duke e shqiptuar,

me sytë e tu duke u ledhatuar,

me shpirtin tënd duke e shijuar,

me zemrën tënde duke e dashuruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:41 pm

Gilda Hallili





Emocione





Pyes syrin: “Çfarë shikon?

Pyes zemrën: “Për kë rreh?”

Syri bën sikur s’dëgjon,

zemra bën sikur s’më njeh...

Pyes buzët përse digjen?

Po ju fjalë ku jeni fshehur?

Buza s’do të më përgjigjet,

e gjithë qenia më është fshehur?

Buza s’do të më përgjigjet,

e gjithë qenia më është dehur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:41 pm

Një ose asnjë





Çdo sy e kërkon një vetull,

syri tjetër i rri pranë,

por dy kunguj nën sqetull

Dashuria nuk i mban...

Nuk ia vlen që ëndrrën time,

ti një ditë ta shpërdorosh

se po bëre shumë gabime

do të mbetesh sqetullbosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:42 pm

Nëse





Nëse do të dish se ç’është dashuria,

afro buzët e tua e prek buzët e mia,

në se do të largohesh, mundohu, por më kot, sado të përpiqesh, s’do të shkëputesh dot.

Nëse unë them: “Tek unë ki besim”,

Ty nuk të gënjej se je shpirti im.

Por nëse unë besoj shumë tek ty,

nëse më gënjen, ç’ndodh me ne të dy?

Nëse ke nevojë të ndjesh që të dua,

lere gjithçka tjetër, eja rri me mua,

nëse ç’të jap unë, ty nuk të mjafton,

gjej dashuri tjetër, se s’më meriton...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:42 pm

Gerald Ilia


Vajzën që dua



Pamja jote flokët e tua , porsi trëndelinë më re ftua.

Ballin si hënë, faqet e kuqe qafën si mjellmë,

buzët burbuqet, gishtat të hollë, syrin si ulli, këmbët edrejta trupin si selvi.

Kur më ecën si sorkadhe, ti vërtet si nazemadhe,

zëri yt si një kitarë, çdo djali i merr

mendjen fare.

Unë shumë, shumë të dua, por jotja zemër mendon për mua?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:42 pm

Sikur të isha zog





Sikur të isha zog, të fluturoja pemëve të larta,

unë të këndoja, sikur të isha zog të shtegëtoja,

në vise të ngrohta

unë të shkoja, sikur të isha zog,

pemët të pastroja,

kimist të isha ,

këtë dëshiroja...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 1:43 pm

Nertila Konomi





Më ke ndjerë?



Nuk më njeh?

Çdo mbremje pranvere kam qenë me ty.

Kam qenë përballë hënës në dritare,

kam lundruar me sytë blu...

Nuk më ke ndjerë?

Kur dielli lindte çdo mëngjes,kam qenë me ty

në çdo çast,kur lind dita dhe kur vdes...

Nuk më ke ndjerë?

Brenda në tëndin shpirt,kur të kam dashuruar me forcë,

të kam dashur deri në limit...

Panair ngjyrash

U zhveshën pemët e larta,gjethet e verdha bien një nga një,

formohet një kurorë e kuqërremtë nëpër rrugët e gjata gri,

oshëtin qetësisht lumi,lumi i kaltër pak

lëviz rrjedha si tymi i llullës së një plaku të moçëm flokëbardhë.

Fushat e gjelbra dikur, sot janë krejt të kafta

krejt të braktisura

nga flladi pranveror, nga blerimi plot jetë. Fytyrat e purpurta të të rinjve shkrihen në peizazhin gri,

ëndrrat et yre bashkohen me yjet, në qiellin e kaltër në pafundësi...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prezantim talentesh te reja
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 35Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 18 ... 35  Next
 Similar topics
-
» "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
» Drejtë luftërave të reja
» Botime të reja: Revista ”URA”
» Biznesi ankohet per ide te reja !
» Botime të reja: "Buzëqeshje miqsh"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: