Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 Prezantim talentesh te reja

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 19 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptySun Aug 10, 2008 2:23 pm

NDJENJE

Ah! S’mund të vazhdohet

më kështu kjo jetë…

U lodha!

Shpirti im e di,

që ther…

Të gjithë e kuptojnë.

Diçka s’shkon, por asnjë s’flet.

S’ka se si.

Shpirti i tyre s’njeh ndjenjë!

22 Tetor 1997

LARGESI

Këtu – Unë.

Atje – Ti.

Ura e pafundme e ëndërrimit

na lidh!

29 Qershor 1993
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptySun Aug 10, 2008 2:23 pm

ENDERR

Ti ëndërr vajte kohë,

pa ardhur me njerëzit e dashur

që mbeta duke i kërkuar!

Më dil ndonjë ditë

bashkë me ta.

Për të qetësuar

shpirtin tim të trazuar…

17 Qershor 1999

E ÇILTER

Ti mos më qorto, i dashur,

kur dal e shëtis pa ty.

Ndryshe, mos më thirr:

“Poetja ime e vogël”

pa shëtitur në vetmi.

19 Mars 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptySun Aug 10, 2008 2:24 pm

DIALOG POETIK

Unë: - Sot shëtita në rrugën “Kujtime”.

Ai: - Ç’është kjo rrugë? Me kë ishe?

Unë: - Mos u shqetëso, i dashur!

Përdorë isha kapur me rininë time!

23 Mars 1996

AS, AS

Kam qarë kaq shumë

në këto vite.

Sa s’kam më fuqi

as të gëzohem,

as të mërzitem!

6 Prill 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptySun Aug 10, 2008 2:24 pm

DUA

Dua t’ia shqyej zemrën

kësaj jete pakuptim.

Mbushur me hipokritë,

që s’duan ta njohin

Ndjenjën, dashurinë, mirësinë…

Dua t’ia shqyej zemrën

kësaj jete që të çon në çmendinë.

Para se njerëzit të bëhen një ngjyrë,…

…Jeshilë!

25 Qershor 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptySun Aug 10, 2008 2:25 pm

SIKUR

Sikur

mos ekzistonte gjumi…

As ëndrra nuk do të kish.

Sikur

mos ekzistonte gjumi…

Do t’jua kisha harruar fytyrën,

o miq.

Sikur

mos ekzistonte ëndrra…

Do kishim mbetur të vdekur

udhës së largësisë…

Sikur të jetonte ëndrra

në gjumin e përjetshëm!!!

28 Janar 1996

SHNDERRIM

Kapa një yll,

u shua.

Kapa hënën,

u errësua.

Kapa qiellin

rreth meje u rrotullua.

Ç’po ngjet kështu me mua?!

Përgjigjen ma dhanë.

Sytë që u zgjuan!

3 Nëntor 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptySun Aug 10, 2008 2:25 pm

KU?

Mbrëmjeve me yje

s’e ndiej kur vjen!

Pas ëndrrave të natës fshihet…

Agimeve

s’e ndiej si ikën.

Ku shkon,

ku fshihet.

Nuk e di!

31 Tetor 1992

***

Gotat buzë më buzë

kur do t’I trokasim?

(Si atë natë , i dashur…)

Po këtë herë të bëhemi tapë:

Unë me verë të kuqe

e ti me verë të bardhë

12.09.2001
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptySun Aug 10, 2008 2:25 pm

***

Në ditët kur mërzitja më shoqëron,

për ju djemtë e rinisë sime

mendoj nga pak…

Bisedoj me ju si të jemi njohur

vite më parë.

Qesh, ua pranoj shakatë.

Ju çuditeni: “Si!?…Si?!”

Kaçurrelsja e pabindur që

aq shkujdesur kalonte para nesh

e kurrë me ne s’bisedoi seriozisht…

Sot sillet kaq mirë!?!?

10 gusht 1995

ZHGENJIMI YT I GJATE

Ti më ke dashur shumë.

E di, por…

Isha shumë e re për dashuri.

Kisha frikë.

***

Pa u rritur mirë,

u shfaqa vet i dytë.

Ti më urreve…

I lodhur prej pritjes së piktë!

12 Janar 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptySun Aug 10, 2008 2:26 pm

E IKUR…

Kanë kaluar muaj e vite.

Akoma më shumë do të kalojnë.

Por, ju djemtë e rinisë sime

s’do t’ju harroj!

Kanë kaluar vite.

Të tjerë do të kalojnë.

Më falni!

Me shpresën e ndezur,

por të shuar tashmë…

Ju kam lënë në pritje

gjithmonë!

23 Nëntor 1995

?

Virgjëreshë në shtrat.

Me shpirtin e plagosur

prej dashurisë së parë…

Ç’vlerë ka virgjëria?!

26 Nëntor 1995

ÇMENDURI

Sa më pëlqen të jem e çmendur!

Mos bëni çudi…

(E them me shpirt.)

Ky vend është ca i çuditshëm.

Vetëm i çmenduri

jeton në liri!

28 Nëntor 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptySun Aug 10, 2008 2:27 pm

TE PIJME

Të pijmë, i dashur.

Të pijmë pafund sot.

E përse mos pijmë,

përderisa verë kemi plot?

Të pijmë, i dashur!

Të pijmë!

Ndoshta e mbysim

MARREZINE!

30 Janar 1996

KONTRADIKTE

Vetmia: “Erdhi koha të vdes!”

Unë: “Eshtë akoma shpejt!”

1993
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptySun Aug 10, 2008 2:27 pm

NGJYRA JETE

S’dua të martohem me ceremonira!

S’dua të vishem me fustan të bardhë!

S’i duroj dot buzët e lyera me të kuq

flakë!

Dua xhinse e atlete!

Më pëlqen i kuqi kaf!

Dhe flokët i kam kaçurrela vetë.

S’ju mbetet gjë tjetër veç…

Të m’i ktheni në të drejtë!

S’dua të martohem me ceremonira!

Më dhemb…

Kur mendoj se:

Larg do më shkojë vajzëria.

23 Mars 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptySun Aug 10, 2008 2:27 pm

TEKE

Flokët i lyejta me të zezë.

Ashtu m’u tek.

Më pëlqente t’i shihja një herë të zinj.

Kisha qejf!

Në përgjithësi m’i pëlqyen

Dhe pse moda ish me të verdhë.

Padashur e pranuan.

S’ekzistonte një modë…

Ç’do njeri kish modën e vet.

MODE do të thotë: pëlqej.

5 Prill 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptySun Aug 10, 2008 2:28 pm

SKUQJE

S’di të flas

me të panjohur,

pa u skuqur në fytyrë.

Eshtë diçka që më tërbon.

Eshtë tregues i turpit tim!

S’di të flas

me të panjohur,

pa ngatërruar fjalë ndër buzë.

Eshtë tregues i turpit tim.

S’e kam pëlqyer kurrë!

11 shtator 1998
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptySun Aug 10, 2008 2:28 pm

PAGE

Jeta: Ferr i vërtetë!

Për ta jetuar atë.

Duhet paguar shtrenjtë!

9 Tetor 1997

PERKUFIZIM POETIK

Kalaja e Gjirokastrës

Dikur: kështjellë për mbrojtje.

Kohë më pas: skenë e këngës

popullore.

Tani: kasafortë e fjalëve dashurore.

24 tetor 1993
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptyMon Aug 11, 2008 11:17 am

KURORE

Rrethuar prej pemëve të larta.

I dehur nga dashuria,

ti më vendose në kokë

kurorën me mimozë.

E ndjeva veten mbretëreshë!

Një kurorë me ullinj

të vendosa ty.

Të shpalla mbretin tim!

Në Butrintin e lashtë

rrethuar prej pemëve të larta,

të dehur nga aroma e pranverës.

Kurorëzuam dashurinë.

Ishte Prill.

20 janar 1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptyMon Aug 11, 2008 11:18 am

III

LETER STINES

LETRA E STINES

Vjeshta mori ca pika shiu.

I futi në zarf e ia postoi.

Mbretërisë së Verës

në adresë anonime.

Vera hapi zarfin

për të parë:

Pikat e shiut ranë!

S’u mendua gjatë.

Mblodhi plaçkat,

hapi derën e trishtuar…

Dhe në mbrëmjen

e një dite më parë…

Për rënien e mbretërisë së saj

në gjumë kish ëndërruar.

28 tetor 1993
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptyMon Aug 11, 2008 11:19 am

HESHTIM NE – ATO THONE

Heshtim.

Jo se s’dimë ç’të themi.

Heshtim.

Se s’duhet të themi.

Heshtim.

Dhe pse të heshtur s’jemi.

Heshtim ne.

Dhe zemrat flasin,

fjalët që ne s’themi.

23 Shtator 1998

***

“Kam frikë!” themi shpesh,

tek dalim në natë.

Harrojmë që pas

(ngado që vemi)

kemi për mbrojtje,

hijen tonë të gjatë.

13 Dhjetor 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptyMon Aug 11, 2008 11:19 am

I DASHUR

Në detin e syve të tu

dua të lundroj përherë.

Qoftë dimër, vjeshtë, verë

a pranverë.

4 Nëntor 1993

***

Mendimet poetike:

Më vijnë si ëndrrat e natës papritur,

largohen si mysafirët e shumëpritur…

Më vijnë si lulet e pranverës,

largohen si gjethet e verdha të vjeshtës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptyMon Aug 11, 2008 11:19 am

Bota fle.

Çuditërisht, sytë s’i mbyll të dy.

Në gjumin e ditës,

syrin e diellit hapur mban.

Syrin e hënës e mban të hapur

në natë.

***

Lakuriqësia jote

dhe sytë m’i rrënqeth.

O vjeshtë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptyMon Aug 11, 2008 11:20 am

GRI

Kaltërsi

me re gri.

Re gri

në kaltërsi.

S’ka kaltërsi

pa re gri.

S’ka dashuri

pa xhelozi.

16 Janar 1996

****

Tak – tak…

Dëgjoj të trokitura

të shoqëruara me nota muzike

në portën e zemrës sime.

Të jenë notat e një melodie

të vërtetë dashurie?

15 Korrik 1993
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptyMon Aug 11, 2008 11:20 am

NJEREZ

Mos e urreni natyrën,

kur ajo pamjen e saj zbeh.

Kujtoni venitjen e fytyrës suaj

në çaste vendimtare.

Mos e urreni natyrën,

kur qielli qan.

Kujtoni lotët tuaja,

kur fytyrën ua lajnë.

8 Nëntor 1992

***

Ikën me borxhe nga ky qytet…

(Dot s’i shlyen…)

Vetëm,

kur të të marrin “borxh”

të tjerat!

Janar, 2001
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptyMon Aug 11, 2008 11:21 am

VIKTIMA

Viktima të kësaj jete

jemi ne që jetojmë

në ndyrësillëkun e saj.

Më të lumtur janë të vdekurit

dhe pse jetojnë

ca në ferr e ca në parajsë.

25 Shtator 1998

MALL

“Bregu” rri i trishtuar

valët i janë larguar…

Për puthje është i malluar!

3 Dhjetor 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptyMon Aug 11, 2008 11:21 am

SHQETESIM

Ndër retë gri,

Hëna hyn e del.

Kuptimplotë shqetësimi i saj.

Yjet dot s’i gjen!

Dhjetor 1992

***

Zemër e trishtuar

në sfondin e muzikës moderne.

Sy i errësuar

në mbrëmjet plot yje të netëve.

Fytyrë e rrudhur

ndër fytyra rinore.

Je ti, o ditë dimri,

ndër ditët pranverore!

26 Dhjetor 1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptyMon Aug 11, 2008 11:21 am

KUNDERSHTI

Në pranverë,

Qielli i shtrin dorën e paqes

Tokës.

Si dy miq të vjetër.

Në dimër, ai sillet

sikur të mos jenë parë

herë tjetër.

6 Dhjetor 1992

MORALE

Njerëz!

Syve të njëri – tjetrit

mos i besoni verbërisht…

Pëlhurave larushe

fshehin enigma.

As vetë zgjidhjen s’ua dinë!

1994
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 EmptyMon Aug 11, 2008 11:22 am

Hëna vdiq.

Në varrimin e saj

shkuan yjtë.

Pas varrimit të hënës,

agimi i ditës së re

në gropë i hodhi

një nga një.

Që yjtë të varroseshin

si Hëna me nderim,

shkoi dhe i vetmi

mik i tyre, Dielli…

26 Dhjetor 1992

***

Vjen pranvera,

mes bukurive të saj na gjen.

I përkëdhelemi erës së freskët,

aromës së luleve.

Dollapët kthehen përmbys.

Ku është fustani i kaltër, rozë,

minifundi lejla, xhaketa gri?

Vjen pranvera.

Ndihemi të dashuruar

Ndiejmë të na dashurojnë.

Sa mirë!

1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content

Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prezantim talentesh te reja
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 35Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 19 ... 35  Next
 Similar topics
-
» "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
» Drejtë luftërave të reja
» Botime të reja: Revista ”URA”
» Biznesi ankohet per ide te reja !
» Botime të reja: "Buzëqeshje miqsh"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: