Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri

Shko poshtë 
+21
Orfe@
GERI_G
xhavo_
Arta
Mysafir
shkodrani_1
tina
Riki30
Beton
Kosovarja
Sofra
STUPCAT
Albea
Ago Muji
Euridika
petritkola
rrebelja
Ani
tom sojer
Leka i Madh
Hana
25 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptySun Mar 30, 2008 9:49 pm

A është Shkëlzen Berisha, “Jean Claud Duvalier” shqiptar?

Grada e perdoruesve-ve:Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Rating_star_blank / 9
I varferI mire
Saturday, 29 March 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Sali Berisha ngjan në shumë gjëra me ish-Presidentin autoritarit të Haitit, Francois Duvalier. Së pari, të dy, si Berisha, si Duvalier, janë të dy mjekë. Të dy u bënë të njohur në mjekësi para se të hyjnë në politikë. Të dy u lançuan në politikë, si njerëz që u bënë liderë në një lëvizje kundër diktaturës. Duvalier drejtoi një lëvizje kundër diktatorit Paul Magloire, ashtu si Sali Berisha drejtoi një lëvizje për rrëzimin e Ramiz Alisë. Francois Duvalier u zgjodh President i Haitit në në 1957, pas rrëzimit të Magloire, ashtu si Berisha u zgjodh President, duke pasuar Ramiz Alinë.Francois Duvalier dhe Berisha u bënë Presidentë thuajse në të njëjtën moshë; Duvalier në moshën 49 vjeç, ndërsa Berisha 48 vjeç. Duvalier, me të ardhur në pushtet qeverisi në mënyrë autoritariste për 13 vjet dhe qëndroi në pushtet derisa vdiq në 1971, duke iu mbijetuar disa tentativave për ta përmbysur regjimin e tij. Berisha, u zgjodh president për herë të dytë, pasi kishte qëndruar për pesë vjet në pushtet, dhe u largua nga pushteti vetëm se u rrëzua me një kryengritje të armatosur, për t’ u rikthyer në pushtet, në vitin 2005. Berisha dhe Francois Duvalier duket se ngjajnë dhe në një detaj tjetër, të dy kishin nga një djalë të vetëm, që u përzie në afera të dyshimta, duke përdorur pushtetin e të atit. I biri i Francoi Duvalier, Jean Claude Duvalier, ishte vetëm gjashtë vjeç kur i ati i tij u bë President i Haitit dhe filloi shumë shpejt, që në adoleshencë, të përzihet në aferat e pushtetit, duke përfituar nga dobësia që kishte për të i ati, si djalë i vetëm që ishte. Francois Duvalier e përgatiti djalin e tij të vetëm si trashëgimtar edhe të pushtetit, dhe Jean Claud Duvalier e pasoi të atin në post, kur ky i fundit vdiq në 1971. Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit tonë, duket se ka të njëjtën prirje si Jean Claud Duvalier, për t’u bërë ushtrues informal i pushtetit që ka i ati. Para disa kohësh, Shkëlzen Berisha iu drejtua mediave me një letër, ku përgënjeshtronte ato që thoshte Kosta Trebicka për të sikur Shkëlzen Berisha kishte ndërhyrë për interesin e tij në aferën e tregtisë së armëve mes MEICO dhe AEY. Shkëlzen Berisha deklaroi se ai kishte marrë takim me Kosta Trebickën për të sqaruar këtë të fundit se emri i tij ishte përdorur me pa të drejtë sikur kishte ndërhyrë në këtë aferë. Por djali i kryeministrit nuk do të kishte asnjë arsye ta bënte këtë sqarim, nëse ai nuk do të ishte parë në shoqërinë e njerëzve të përzier në këtë aferë, dhe nëse ai nuk do të ishte vazhdimisht në shoqërinë e njerëzve të fuqishëm të biznesit, duke marrë dhe vetë një post të lartë në një kompani të huaj që vepron në Shqipëri. Pra, edhe vetë fakti që djali i kryeministrit ndjen nevojën të marrë takime të këtij lloji për t’ u sqaruar, tregon në rastin më të mirë, se ai e vuan reputacionin e tij. Aq më tepër kur djali i kryeministrit, ashtu si vajza e tij, u kthyen në Shqipëri kur babai i tyre u rikthye në pushtet, dhe tashmë kanë probleme të këtij lloji. Sigurisht që ata kishin të drejtë të riktheheshin këtu si çdo shqiptar, por edhe ne të tjerët kemi të drejtë që kur i shohim se në shoqërinë e kujt janë vazhdimisht, të dyshojmë për disa gjëra. Duket se djali i kryeministrit është në garë me motrën e tij, dhe me kunatin e tij (dhëndrrin e kryeministrit) se kush ta keqpërdorë më tepër pushtetin e të atit, ashtu si djali dhe vajzat e Francois Duvalier të Haitit. Francois Duvalier në fakt kishte tre vajza, që abuzonin me pushtetin e tij sa mundnin, por duket se kryeministri shqiptar në këtë pikë nuk mbetet pas, se vajza e tij është e aftë ta keqpërdorë pushtetin e të atit sa për tre. Homologu i Shkëlzen Berishës, Jean Claud Duvalier, pas vdekjes së të atit e pasoi atë në pushtet. Nuk dihet nëse Shkëlzen Berisha ka pasur ose ka ambicie që ta pasojë të atin në politikë, dhe nëse i ati e ka menduar ta përgatisë në një karrierë të tillë. Në Greqinë fqinje është tashmë një traditë që postet e larta politike të trashëgohen në familje, si në krahuan e djathtë, ashtu dhe në krahun e majtë të politikës. Djali dhe vajza e ish-kryeministrit të djathtë grek Micotakis janë deputetë të Partisë Demokracia e Re, madje vajza e tij Dora Bakoyannis është dhe ministre e jashtme e Greqisë. Nëse Berishajt, Saliu, Shkëlzeni dhe Argita kishin ambicje të tilla, ato tashmë janë tretur në fund të kraterit të Gërdecit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyTue Apr 01, 2008 7:22 pm

Tek cdo kolltukofag ka se s‘ben nje motivim mafioz





Mustafa Nano (Gazeta Shqip-http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=39464) Janë dëgjuar kohët e fundit disa zëra shumë racionalë, të cilët thonë se duhet bërë ndarja e përgjegjësisë politike nga përgjegjësia penale e Kryeministrit dhe e të tjerëve, që janë përzjerë qoftë në aferën korruptive të Gërdecit, qoftë në aferën korruptive me tregëtinë e armëve e municioneve (përmasa korruptive në këto dy ngjarje nuk mohohet tanimë nga askush). Janë zëra racionalë për një arsye shumë të thjeshtë e të kuptueshme: përgjegjësia politike në rrethanat ku ndodhemi, me fjalë të tjera përgjegjësia përtej të gjitha dyshimeve për korrupsion qeveritar, është një gjë e qartë si drita e diellit (ndodhi një tragjedi, e cila nuk na erdhi nga forcat e verbëra të natyrës), ndërsa përgjegjësia penale është një gjë për t‘u provuar nga ato instanca, të cilët kanë tagrin e kompetencën për ta bërë këtë gjë.

Mirëpo duhet thënë se kjo logjikë ka një të krisur: injoron kontekstin irracional shqiptar. Në kushtet, kur askush nuk ka besim tek nxjerrja e përgjegjësive penale e në kushtet, kur askush nuk ka ndërmend të mbajë përgjegjësi politike e kur askush nuk disponon mjete presioni për t‘i detyruar të tërhiqen përgjegjësit politikë të këtyre ngjarjeve, nuk do të ishte mëkat që në gjithë këtë histori, në mënyrë gjithashtu racionale, të numëroheshin ca veprime e ca mosveprime, të cilat bjenë erë e qelbin dynjanë e të cilat e nxjerrin krejt zbuluar Kryeministrin. Dhe në këtë mes është vendi dhe hera për të ngritur ca pikëpyetje të mëdha.


1.

Një bisedë e përgjuar dhe e transkriptuar na bën me dije mbi një të fakt: drejtori i një ndërmarrjeje shtetërore (MEIKO), në biseda me të tjerë, shprehet se afera e tregëtisë së armëve e municioneve kontrollohet nga Kryeministri e djali i tij. Siç doli më pas, Berisha ka qenë i informuar lidhur me këtë gjë, por në mënyrën më të çuditshme nuk e ka parë të udhës të marrë masa ndaj një vartësi të vet. Vini re: ky njeri që e ka spastruar administratën publike prej lloj-lloj zyrtarësh të paemër, faji i të cilëve ka qenë se nuk kanë patur një teserë të Partisë Demokratike, as nuk e çon në mendje të largojë nga puna një zyrtar, i cili e bën Kryeministrin dhe djalin e tij pjesë të një afere korruptive. Pse vallë Berisha e ka falur Pinarin? Kjo është pyetja e parë e madhe.


2.

Nga e njëjta bisedë e përgjuar, për të cilën pra Kryeministri ka qenë në dijeni përpara të tjerëve (këtë na e nxori në Parlament), na del se djali i tij është kontaktuar nga autorët e këtyre aferave korruptive. Dhe me këta njerëz djali i Kryeministrit flet nga pozitat e një njeriu të pushtetshëm e nga pozitat e një njeriu që ka gjëra në dorë. Nuk u thotë pra, se "ç‘dreqin hyj unë në këtë mes", apo se "unë jam thjesht një qytetar i thjeshtë i republikës së Shqipërisë", por u flet si një njeri i informuar mbi aferën. I siguron në fund se "unë nuk ju kam prishur punë", duke lënë të nënkuptohet se e ka patur dhe e ka në dorë që t‘i pengojë apo t‘u japë një dorë. Kryeministri e hodhi lumin matanë, duke thënë në parlament se djali e kish informuar lidhur me këtë ngjarje. Puna është se na e dha këtë informacion shumë kohë pasi ne e kishim marrë në rrugë të tjera dhe se nuk mbajti asnjë qëndrim ndaj sjelljes së djalit. Pse? Kjo është pyetja e dytë.


3.

Është marrë vesh tanimë që baxhanaku i Kryeministrit ka humbur jetën tok me të tjerë në plojën e Gërdecit. Teksa Kryeministri po lexonte emrat e viktimave nja dy a tre ditë pas tragjedisë, emrin e baxhanakut e lexoi gabim. Vini re: nuk e lexoi ashtu siç është, dmth Muhamet Hoxha, por e lexoi - pas një pauze të shkurtër - si Mehmet Hoxha. Dhe nuk na tha se ky ishte baxhanaku i tij. Këtë gjë e pranoi vetëm pasi gazetat e nxorrën në shesh të vërtetën. Vallë, dy ditë pas tragjedisë, nuk e kish marrë vesh Kryeministri që baxhanaku i tij kish mbetur viktimë e asaj tragjedie?


4.

Me të pranuar që mes viktimave ishte dhe baxhanaku i tij, Kryeministri na dha një informacion tjetër, na tha se me demek ai nuk e kish takuar asnjëherë atë, dhe nuk e dinte që ai punonte në fabrikën e Gërdecit. Por kishte marrë vesh amá, që kish shkuar në Gërdec për të fituar bukën e gojës!!! Më pas, mediat zbuluan se ai nuk ishte atje për të fituar bukën e gojës; përkundrazi, na doli se ishte njeri i besuar i drejtuesve të asaj palo fabrike. Përveç kësaj, na doli se atje ai e kish fshehur gjithë kohën hëm identitetin e vet ( "e thërrisnin dhe vetthirrej Xhimi", thanë një numur të punësuarish në atë fabrikë), hëm identitetin si baxhanak i Kryeministrit. Ky i fundit nuk e ka marrë mundimin më pas për të hedhur poshtë të vërtetat e mass-media-s. Pse vallë?


5.

E keni vënë re, që Kryeministri, ndërsa ka vazhduar të kryqëzojë edhe këto ditë Dhori Sollakun, nuk thotë asnjë fjalë për Pinarin e për Delijorgjin? Ky njeri ka etiketuar si mafiozë presidentë e kryeministra, politikanë e deputetë, sipërmarrës e dinjitarë shtetërorë, gjykatës e prokurorë, gazeta e gazetarë (së fundmi, foli edhe për New York Times-in me një gjuhë të tillë, duke lënë gjithkënd pa gojë), por nuk i lëshon akuza të tilla edhe në adresë të dy njerëzve, të cilët janë të përfshirë sipas të gjitha gjasave në një aferë korruptive që pati për finale tragjedinë e njohur. Të kuptohemi, do të ishte gabim ta bënte këtë gjë, ashtu siç ka qenë gabim kur e ka bërë kundër të tjerëve, por pyetja që del në këtë rast është shumë e thjeshtë: Përderisa e ka patur zakon ta bëjë këtë kundër të gjithëve, përderisa edhe sot po flet deri dhe për mafien që komandon New York Times-in, pse vallë nuk i bën goja të kryqëzojë Pinarin e Delijorgjin, të cilët, më shumë se kushdo tjetër, janë të lidhur me tragjedinë më të madhe humane që ka ndodhur në këtë vend gjatë njëzet viteve të fundit? Boll e pashpjegueshme kjo gjë, apo jo?


6.

Të gjithë e kanë marrë vesh tanimë që Gërdeci është zgjedhur fillimisht nga vetë sipërmarrësit e kontraktorët si vend i çmontimit të municioneve, e vetëm pas disa muajsh është mbledhur qeveria, e cila nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka nënshkruar vendimin e marrë tanimë nga të tjerët. Dhe Kryeministri ka guximin të thotë që emrin "Gërdec" e ka dëgjuar për herë të parë në datën 15 mars, dmth ditën që u bë kiameti. Është po ky Kryeministër nga ana tjetër, që në prill të vitit 2007 ka çuar e miratuar në parlament një ligj mbi eksportin e armëve e të municioneve, ku theksohej ngritja e një autoriteti shtetëror të kontrollit të kësaj tregëtie. Ndërsa ky autoritet shtetëror nuk është ngritur ende, Kryeministri nuk e merr mundimin të shpjegohet lidhur me këto dy momente. Pse vallë?

E vërteta është se ka edhe pikëpyetje të tjera të ngjashme me këto të mësipërmet, të cilave Kryeministri ynë nuk u jep përgjigje (është e çuditshme se si në këtë rast nuk e ka parë të udhës të shkojë tek Fevziu për të zhvilluar një debat televiziv me gazetarët). Me sa duket, është e ndihet aq i zbuluar përballë fakteve tepër komprometuese, sa nuk ka më besim as tek "forca" e vet për t‘u ballafaquar në një debat televiziv me kundërshtarë. Dhe për këtë arsye, mbrojtjen po e bën atje në parlament, ku Topallka ia jep fjalën sa herë ta kërkojë e ku ai ka mundësi "të fshihet" pas sulmit të atyre që duan t‘i zënë vendin e pas sulmeve të veta ndaj gjithkujt. Mbrojtjen gjithashtu po e bën duke i krehur bishtin pa fund Prokurorisë së Përgjithshme (shprehja më e dashur për të këto ditë ka qenë: prokuroria e sotme nuk është e kapur).

Sido që t‘i verë filli hetimit e sado që të zgjasë ky hetim, nën dritën e të gjitha fakteve që kanë dalë në dritë, duket se shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë zënë të bindin veten më në fund, se raporti epsharak me pushtetin ngrihet mbi (prodhon, gjithashtu) një mentalitet mafioz, se - me fjalë të tjera - prapa çdo kolltukofagu duhet parë një motivim sërish mafioz, dhe se - me fjalë të tjera akoma - prapa çdo tentative për ta sunduar (e jo për ta qeverisur) një vend ka se s‘bën një frymëzim gjithmonë mafioz. Është për të ardhur keq që shumëkujt iu desh një tragjedi e këtyre përmasave e ngritur mbi një aferë korruptive të markës shtetërore për të marrë vesh se kush është Sali Berisha i vërtetë. Por sidoqoftë, ky është një lajm i mirë në Shqipërinë e pas tragjedisë. I vetmi lajm i mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyTue Apr 01, 2008 11:30 pm

Para disa ditesh nje qytetar i thjesht nga Fieri u shendra ne hero. Duke perplasur makine e tij ne godinen e presidences ai i dergoi nej mezash qarte politikaneve shqiptar.
Sa do te ishin gezuar shqiptaret ne se heroi nga Fieri makine e tij te mbushur me eksploziv ta perlaste ne godinen e parlamentit ku atje te mos mungonte asnje parlamentar, biles te qe i ftuar edhe presidenti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyTue Apr 01, 2008 11:32 pm

https://www.youtube.com/watch?v=oTbYBJhCmzE&eurl=http://www.zeriyt.com/aktualiteti-shqiptar/tragjedia-e-gerdecit-t42369.0.html;new
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyTue Apr 01, 2008 11:32 pm

https://www.youtube.com/watch?v=JvPS4ZhQgCk&eurl=http://www.zeriyt.com/aktualiteti-shqiptar/tragjedia-e-gerdecit-t42369.0.html;new
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyTue Apr 01, 2008 11:33 pm

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Default
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Pixel-vfl73
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyTue Apr 01, 2008 11:39 pm

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Default
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Pixel-vfl73
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyMon Apr 07, 2008 4:49 am


Priten ndryshime



Duke ftuar Shqiperine ne NATO, Amerika ndeshkoi politiken dhe politikanet antishqiptar te ketyre 18 viteve te fundit.

Duke ftuar Shqiperine ne NATO, Amerika afirmoi edhe nje here se eshte me popullin shqiptar dhe i kerkon atij te beje ndryshimet e nevojshme qe ti paraprije sfidave te tashme dhe te ardhme.

Me ftesen e marre per ne NATO, politika serbo, greko-fanariote, ruse e realizuar me fanatizem nga veglat e tyre shqiptare per ti ndare shqiptaret nga aleatete e tyre qe ashtu ti coptojne dhe gelltitin me kollaj pothuajse kapitulloi. Gerdeci, edhe kjo perpjekje e fundit e veglave shqiptare (politikane dhe qeveritare) per te ndalur marshimin shqiptar deshtoi. Procesi eshte i pakthyeshem. Pritet pastrimi i Shqiperise. Do te kete ndryshime ne terren.

Ftesa per ne NATO, ky sinjal i fuqishem amerikan pas atij te Fushe Krujes duhet te na japi force dhe shprese per te ndryshuar Shqiperine.

E treta, e verteta. Kete radhe (dy te parat pavarsia e Kosoves, NATO) nuk ka te beje me arenen nderkomebtare. Kete radhe ndryshim do te thote Shqiperi. Kete radhe ndryshimin do ta bejme ne. Le te sherbeje Gerdeci si nje moment per te pastruar Shqiperine nga fara e keqe e te shiturve, korruptuarave, kontrabandistave, krimineleve, kenibaleve ne pushtet dhe politike. Le te sherbeje Gerdeci si nje fshese gjigande, si nje garanci qe nuk do te kemi Gerdec tjeter por dite te harreshme.

Te gjithe ne shesh! Mos te ndalim deri sa te dalin fajtoret! Te mos ndalim deri sa te veme para pergjegjsise vrasesit e femijeve tane te urritur!

Priten ndryshime. Ndryshimin do ta bejme ne.



Petrit Kola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
GERI_G
Anëtar i ri
Anëtar i ri
GERI_G


Male
Numri i postimeve : 161
Vendi : in big albania
Profesioni/Hobi : shkoll
Registration date : 31/01/2008

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 4:49 pm

Eshte e vertet se per ne shqipetaret kjo ishte nje tjeter tragjedi pas ajsaj te liqenit te FARKES kjo tragjedi ishte veper e drejt per drejt e ministris se mbrojtjes dhe ministrit FATMIR MEDIU qe ne vend qe keto arm te nje kalibri te lart te cmontoheshin ne uzinat e specializuara per kete pune si ne GRAMSH dhe POLICAN ato u cuan ne nje vend krejt ndryshe dhe shtrohet pyetja pse ju mor tenderi dhe UZINES SE GRAMSHIT dhe ky tender u fitua nga nje vend ku ishte thjesht nje depo armatimi dhe nje uzine krejt me llamarina,dhe nje here kjo ngjarje nxjerr ne pah veprat e korruptuara te politikaneve tani qe sa mund te vjedhin ne kete shtet dhe jo te ndohojn kete popull te shkreht
me resepekt GERI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albania-nation.com
GERI_G
Anëtar i ri
Anëtar i ri
GERI_G


Male
Numri i postimeve : 161
Vendi : in big albania
Profesioni/Hobi : shkoll
Registration date : 31/01/2008

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 4:56 pm

FEMIJA QE ISHTE ME BIEMER DURDA BASHK ME NENEN E TIJ QE NGA PLAGET E MARA NUK MUNDI TE MBIJETOI ISHTE NJE KUSHURIRI IM JO SHUME I AFERT PO PRAP KISHIM TE NJETIN GJAK DHE ISHTE E DHIMBSHME TE ISHE NE ATE VARRIM DHE TE SHIKOJE NJE FEMIJE QE TE FUTEJ NEN DHE BASHK ME NENEN E TIJ PA I MBUSHUR MIRE 12 VJEC AI I MBYLLI SYTE NGA KJO BOTE PA E PARE MIRE ATE BASHK ME NENEN E TIJ 35 VJECARE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albania-nation.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 6:30 pm

Ngushellime Geri_G
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 10:57 pm

Ngushllime Geri G duhet të bëheni të fortë, plaga e Gërdecit është plagë e të gjithëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:07 pm

GERI_G

Prano ngushllimet e mia shoku,plaga e gërdecit eshte plage e te gjithve

Te nderua Forumis nese keni ndonje konto numer per te ndimuar keta familje beni mire te sillni ne kete teme ju lutem,edhe pse ne TVSH shikova qe kan hapur disa kontonumra por nuk pata fate t'i shkruaj qe t'i sjell ne teme.

Ju lutem po qe keni ndonje kontonumer , mundohuni te sillni ne kete teme . FLM.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyThu Apr 10, 2008 12:10 am



Dokumenti, Berisha e dinte Gërdecin

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Pod1 Berisha e dinte Gërdecin (VIDEO)


Ushtria njoftoi kryeministrin për transportin e municioneve drejt Gërdecit. Ja korrespondenca që zbulon mashtrimin

Raportet për Gërdecin, në zyrën e Berishës

TIRANË- "Gërdecin e kam dëgjuar për herë të parë më 15 mars",-pati thënë kryeministri Sali Berisha, në një prej daljeve të tij të shpeshta publike, pas tragjedisë që u mori jetën 24 personave dhe plagosi 300 të tjerë. Por shkresat zyrtare, edhe këtë herë e nxjerrin zbuluar kryeministrin, në raport me vërtetësinë e deklaratave të tij për tragjedinë në Gërdec. Grupi hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka sekuestruar ditët e fundit disa kopje të raporteve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ku shkruhet e zezë mbi të bardhë se Kryeministri i Shqipërisë është njoftuar për gjendjen e sigurisë në vend, por edhe për transportimet ditore të armëve dhe municioneve drejt fabrikës së Gërdecit. Raporti i fundit për Gërdecin ka mbërritur në zyrën e Berishës më 13 mars, dy ditë para shpërthimeve në fabrikën e vdekjes.


***
Gazeta "Shekulli" ka mundur të sigurojë kopjet e këtyre raporteve ditore, ku Shtabi i Përgjithshëm, me anë të korrierit ushtarak ka dorëzuar pranë kryeministrisë raportin për veprimtarinë e Forcave të Armatosura. Sipas këtij raporti të klasifikuar, njoftohet zyra e kryeministrit për veprimtarinë e Forcave të Armatosura, ku një pjesë të rëndësishme zë edhe transporti i municionit nga depot e ushtrisë drejt Gërdecit. "Ky raport, bashkë me regjistrin e postës së letrave të klasifikuara është sekuestruar dhe ndodhet në fashikullin e dosjes hetimore. Në këtë raport evidentohet veprimtaria e Forcave të Armatosura, ku njoftohet edhe për lëvizjen e sasive të mëdha të municioneve në drejtim të fshatit Gërdec, ku ishte vendosur fabrika e çmontimit të këtyre municioneve",-thuhet nga burimet pranë organit qendror të akuzës. Në dokumentet e sekuestruara gjendet edhe raporti i fundit që i ka mbërritur kryeministrit për Gërdecin. "Në raportin e dërguar në kryeministri, në datën 13 shkurt 2008 dhe me numër protokolli 90 njoftohet kryeministri për lëvizjet e municioneve nga depot e ndryshme të ushtrisë drejt Gërdecit",-pohojnë burimet e mësipërme.

***
Sipas hetuesve të çështjes, kjo shkresë figuron e pranuar edhe në regjistrin e dorëzimeve të letrave të klasifikuara në Kryeministri, ku letra është pranuar nga oficeri roje me inicialet D.B. Gjithashtu, mësohet se në këtë raport, përveç njoftimit për lëvizjet e municioneve të mëdha drejt Gërdecit, Shtabi i Përgjithshëm ka njoftuar kryeministrin për gjendjen e sigurisë në vend në nivel kombëtar, gjendjen e sigurisë së kufijve, gjendjen e gatishmërisë së forcave të armatosura etj. Ndërkohë, mësohet se këto raporte ndodhen në fashikullin e dosjes hetimore, falë dorëzimit të kopjes së tyre nga vetë shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha. Të njëjtat burime konfirmuan për "Shekullin" se po të njëjtat raporte janë dorëzuar në kryeministri me datë 7 mars, 10 mars, 11 mars dhe shkresa e fundit që mban datën 13 mars, e cila njofton për lëvizjet e këtyre municioneve drejt Gërdecit. Sipas këtyre shkresave që tashmë ndodhen në fashikullin e hetimit kuptohetqartë se kryeministri i vendit, Sali Berisha, jo vetëm që kishte dijeni për fabrikën e demontimit në Gërdec, por madje njoftohej për të gjithë sasinë e municionit që merrej çdo ditë në 26 depot e armatimeve në vend dhe shkarkohej në "perandorinë" e Mihal Delijorgjit.

Ish-drejtori i MEICO-s ka pohuar në gjyq se nuk kishte përgjegjësi për kushtet e sigurisë. Mbetet në qeli

Pinari kundër Mediut: MEICO s'ruan municionet



TIRANË- Gjykata e Apelit në kryeqytet vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga togat e zeza të Shkallës së Parë, ku i pandehuri Ylli Pinari me detyrë ish-drejtor në kompaninë shtetërore të "MEICO", mbeti në qeli me masën e sigurisë "arrest me burg" deri në përfundim të hetimeve. Akuzë e vetme për tre të pandehurit e këtij procesi vazhdon të mbetet ajo e "shkeljes së rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive". Gjatë paradites së djeshme, me kërkesë të avokatëve mbrojtës, treshja gjykuese e Gjykatës së Apelit, e kryesuar nga gjyqtari Edmond Islamaj mori në shqyrtim ankimin e vendimit të Shkallës së Parë, që vetëm dy javë më parë i dha me kërkesë të prokurorisë masën e sigurisë "arrest me burg". Gjatë seancës së djeshme gjyqësore, i pandehuri Pinari nuk u paraqit vetë në Gjykatë, duke u përfaqësuar nga mbrojtësit Ardian Leka dhe Artan Zeneli, të cilët pretenduan se masa e ndalimit dhe e sigurisë për klientin e tyre nuk është e ligjshme.
***

Sipas avokatëve, i pandehuri Pinari nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore dhe ndikim në zbardhjen e tragjedisë, ndaj dhe kërkuan një masë më të lehtë sigurie. Mbrojtja argumentoi se klienti i tyre ishte jashtë Shqipërisë, kur ndodhi ngjarja në Gërdec dhe se më pas ai u paraqit vetë në organin e akuzës, duke u kthyer nga Gjermania. Ndërkaq, sa i përket veprës penale për të cilën akuzohet Pinari, mbrojtja pretendoi se kompania "MEICO" ka në fokus të veprimtarisë së saj tregtinë e municioneve luftarake, pra blerjen dhe shitjen e mallit dhe jo sigurimin dhe ruajtjen e municioneve luftarake. Me këtë pretendim, Pinari ka pasur si qëllim të fajësojë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, që i kanë kaluar kompanisë që ai drejtonte përgjegjësinë e kontrollit të procesit të demontimit. Nisur nga këto pretendime, mbrojtja vlerësoi të padrejtë si masën e ndalimit, ashtu edhe masën e sigurisë ndaj Ylli Pinarit.
***

Megjithatë, kërkesa e avokatëve mbrojtës u kundërshtua nga përfaqësuesja e prokurorisë së Apelit, Thëllëza Alko, e cila e vlerësoi të ligjshëm ndalimin e të pandehurit Pinari. Gjithashtu ajo pretendoi semasa e ndalimit është marrë në kuadër edhe të sigurimit të provave për çështjen nën hetim. Togat e zeza, pasi dëgjuan pretendimet e palëve vendosën të lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg", dhënë pak ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë. "Këtë vendim do ta çojmë në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojmë ndryshimin e masës së sigurisë nga ajo e "arrestit në burg" në një masë më të butë",-kanë pohuar avokatët e Pinarit. Sipas akuzës, Ylli Pinari, me detyrë deri pak javë më parë drejtor i kompanisë "MEICO", e cila është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, u ndalua me akuzën e "shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive". Bashkë me Pinarin për këtë çështje, prokuroria arrestoi edhe administratorin e firmës "Albademil", Mihal Deliorgji dhe drejtorin teknik të saj, Dritan Minxolli, të cilët kishin fituar tenderin e çmontimit të municioneve luftarake.

VENDIMI

Qeveria shton 8 milinë lekë për Gërdecin

Qeveria ka shtuar edhe me 8 milionë lekë, fondet e saj për tragjedinë e Gërdecit. Një shtesë e tillë mbetet e papërfillshme kur një pjesë e madhe e banorëve janë në protestë për një vlerësim të padrejtë të dëmeve. Qeveria ka vlerësuar me 25 mijë lekë të reja cdo metër katror të shtëpive të dëmtuara tërësisht, ndërsa Berisha ka deklaruar gjatë ditëve të fundit se për të gjithë ata banorë që nuk pranojnë këtë vlerësim shtëpitë do të ndërtohen ngastruktura shtetërore.
Më shumë se 1 mijë banorë të Gërdecit kundërshtojnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i fabrikës së vdekjes, më 15 mars. Gjatë javës të fundit, pranë shtabit të emergjencës së ngritur në bashkinë e Vorës ka patur një fluks të madh banorësh, që kundërshtojnë komisionet e vlerësimit për dëmshpërblimin e banesave të tyre. Sipas banorëve, nëpër dokumente rezulton që pjesa më e madhe e materialeve të shkatërruara nuk janë përfshirë në listën e dëmshpërblimit. Ndërkohë që nuk mungojnë akuzat për korrupsion për komisionet e vlerësimit. E ndërsa banorët hedhin akuza, burimet zyrtare thonë se janë ngritur 5 grupe pune për të shqyrtuar të gjitha ankesat që kanë banorët për dëmet e pësuara nga tragjedia e ndodhur në Gërdec. Qeveria tashmë ka mbyllur të gjitha llogaritë për këtë tragjedi që sipas fondeve të miratuara për dëmshpërblim arrijnë në 20 milionë dollarë. Por kategori të tjera të të dëmtuarve nga kjo tragjedi ndihen të diskriminuar dhe të pavlerësuar nga qeveria. Në disa nga fshatrat e Durrësit që kanë qenë afër në largësi ajrore nga vendi i tragjedisë, ka patur dëme të shumta që ende nuk janë marrë parasysh nga ana e qeverisë.


Nga Gjegjani i Kukësit në depot e Voskopojës, tonelatat e municionit që shkaktuan tragjedinë

Raporti, 26 depot që furnizuan Gërdecin

Pas shpërthimeve që u morën jetën 24 personave dhe plagosën qindra të tjerë, opinioni publik u përball me "ngritje supesh" nga zyrtarët e Ushtrisë Shqiptare, Shërbimeve Informative e deri tek ministrat apo kryeministri. Por procesi i furnizimit të fabrikës së Gërdecit nuk linte hapësirë për mungesë informacioni."Shekulli" ka publikuar pak ditë më parë raportin e transportit të municioneve nga depot e ushtrisë drejt fabrikës së Gërdecit, nga data 5 janar deri më 14 mars, një ditë para tragjedisë, raporte këto që kanë shkuar edhe në zyrën e kryeministrit Berisha.Sinanaj-Gërdec, Krujë-Gërdec, Vërtop-Gërdec... Itinerari i kamionëve të ushtrisë, në ditët e para të janarit ka qenë disi më i shkurtër.Javën e parë të janarit, kur administratori i fabrikës, Mihal Delijorgji sapo kishte marrë miratimin e dytë nga Ministria e Mbrojtjes për të vazhduar punën, në Gërdec janë shkarkuar deri në 100 ton municion në ditë, që vinin nga depot ushtarake në Fier, Berat dhe Krujë. Pas kësaj jave, harta e depove që morën urdhër të furnizonin me municion fabrikën e demontimit në Gërdec u zgjerua.

Gjatë dy muajve të tjerë, drejt Gërdecit do të shkarkoheshin tonelata të tëra municioni, që vinin nga depot e ushtrisë së Kukësit, Matit, Shkodrës, Tiranës, Elbasanit, Korçës, Përmetit, Skraparit. Municioni u sigurua prej ndërmarrjes MEICO në më shumë se 26 depo, të shpërndara në fshatra të rretheve të ndryshme në vend. Ushtarakë të këtyre depove dhe eprorët e tyre u vunë në dispozicion të fabrikës së Mihal Delijorgjit dhe kamionët e ushtrisë bënin po me karburantin e ushtrisë qindra kilometra rrugë, për të çuar municionet në destinacion. Lëvizjet e qindra kamionëve me municion, ditën për diell, drejt fabrikës së Gërdecit e kanë kthyer këtë zonë tashmë të shkretuar, për disa muaj me radhë në epiqendrën e ushtrisë shqiptare. Urdhrat e furnizimit të kamionëve, njësoj si edhe raportet për transportimin e municioneve ishin të detyrueshme të kalonin në disa tavolina ushtarakësh të lartë, e parashikuar kjo me ligj. Megjithatë, Gërdecin, këtë fshat kaq pranë Tiranës askush nuk e njihte, deri para shpërthimit që i tronditi të gjithë....

DEPOT QË FURNIZUAN GËRDECIN

Sinanaj, në Fier
Depoja e Krujës
Vërtop, në Berat
Dhëmblan, në Tepelenë
Shmil, në Elbasan
Labinot, në Elbasan
Melgush, në Shkodër
Macukull, në Mat
Lozhan, në Korçë
Bigaz, në Skrapar
Depoja e Ndroqit
Gjegjan, në Kukës
Qafë-Shtamë, në Burrel
Qafë-Mollë, në Tiranë
Bratil, në Gramsh
Mirakë, në Elbasan
Mbrezhdan, në Përmet
Bushat, në Shkodër
Zall-Herr, në Tiranë
Depoja e Laçit
KMR e Korçës
Depoja e Voskopojës


Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyThu Apr 10, 2008 12:13 am

Oketa mbulon krimin e Berishës, fajëson presidentin Topi për Gërdecin


Tuesday, 08 April 2008
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Oketa_gazDje nëpërmjet një deklarate për shtyp ministri i Mbrojtjes, Oketa, u mundua të marrë në mbrojtje kryeministrin e tij. Pas faksimileve që vërtetonin se kryeministri i vendit , Sali Berisha dhe Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, kanë qenë të mirinformuar për atë ç’ka ndodhte në Gërdec, të cilat u publikuan në emisionin “Zonë e Ndaluar” të Tv Klan dhe në faqet e gazetës “SOT” datë 08.04.2008. Kupola shtetërore tashmë është e gjitha e implikuar në krimin shtetëror të Gërdecit. Faktet vërtetojnë qartë, se Berisha dhe Topi janë të implikuar në këtë aferë dhe të dy bashkë, kanë qenë të mirë informuar periodikisht për armatimet që shkonin në Gërdec. Faktet e publikuar dje, kanë shqetësuar mesa duket kryeministrin e vendit Berisha, i cili ka detyruar dje ministrin e Mbrojtjes, Gazmend Oketa, të deklarojë se “ditët e fundit në deklarime politike dhe mediatike, qytetarët po dizinformohen për mënyrat dhe procedurën e dhënies se informacionit zyrtar, midis Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe institucionit të Kryeministrisë. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare, deklarojnë se institucioni i Kryeministrisë nuk është i përfshirë në listën e atyre autoriteteve, që marrin kontakte të përditshme nga Qendra Operacionale e Mbrojtjes. Sipas informacioneve më të fundit të Shërbimit Informativ Ushtarak, gjatë periudhës kohore 1 shkurt - 15 mars, nga ky shërbim nuk është nisur asnjë informacion zyrtar drejt institucionit të Kryeministrisë. Ministria e Mbrojtjes deklaron, se çdo informacion tjetër është tërësisht i pavërtetë”.
Nëpërmjet kësaj deklarate të çuditshme, ministri i Mbrojtjes, Oketa, kërkon të lajë duart e shefitë të tij Berisha, nga përgjegjësia e tij direkte në këtë fatkeqësi. Mesa duket, kryeministrin shqiptar e kanë zënë ethet e hetimit nga prokuroria dhe së fundi, me ndihmën e hetuesve amerikanë. Faktet e botuara për dijeninë që kishte kryeministri i vendit në krimin shtetëror të Gërdecit, mesa duket e kanë tronditur tej mase këtë të fundit. Për më shumë, kur një ditë më parë edhe ambasadori amerikan, lëshoi një deklaratë “bombë” në drejtim të hetimit të masakrës të Gërdecit, në deklaratën e tij ambasadori amerikan Uidhers deklaronte se, “sot, përpara drejtësisë shqiptare ndodhet një hetim shumë i rëndësishëm mbi tragjedinë e Gërdecit. Unë, dua të shpreh mbështetjen time të plotë për një hetim tërësor, të gjithanshëm, dhe të paanshëm për shpërthimin e Gërdecit. Ky hetim duhet të arrijë kudo ku çojnë të dhënat, pavarësisht se në ç’drejtim apo se kush është i përfshirë. Vetëm kjo do të rivendosë besimin publik në institucionet shqiptare të drejtësisë. Ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme për të gjetur të dhënat për kundravajtje, shpresoj që nuk do të hasë asnjë ndërhyrje politike të asnjë lloji. Më tej, shpresoj, që procedurat gjyqësore të jenë rigoroze dhe që çfarëdo vendimesh që mund të jepen nga gjykatat shqiptare, ato të jenë në përputhje me krimet, pavarësisht statusit apo lidhjeve politike të kriminelëve”.
Pra kjo deklaratë e ambasadorit amerikan, Uidhers, erdhi menjëherë pas ftesës në NATO dhe menjëherë pas kësaj deklarate, erdhi “bomba” tjetër e lëshuar nga televizioni “Klan”: “Berisha dhe Topi kanë qenë të mirinformuar nga autoritetet ushtarake, për ç’ka ndodhte në Gërdec, të përfshirë në krim shtetëror”. Nëpërmjet kësaj deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, Oketa kërkon të largojë përfshirjen e kryeministrit dhe në mënyrë të qëllimshme, lë në lojë Presidentin Topi. Këtu kemi një tjetër lojë të Sali Berishës, për të kaluar përgjegjësinë, nga vetja tek presidenti i Republikës. Por a e largon kjo deklaratë e ministrisë së Mbrojtjes, kryeministrin Berisha, nga përgjegjësia në të vërtetë? Po të shikojmë dokumentet, konstatojmë se ky njoftim, sqarim apo përgënjeshtrim, nuk është gjë tjetër, veçse një tjetër gënjeshtër e kryeministrit Berisha, i cili deri tani na ka gënjyer në harkun kohor të njëzet ditëve, rreth dhjetë herë, duke na pasqyruar versione të ndryshme.
Në fakt, dokumentet sekretete të dala nga arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe shtabit të Përgjithshëm, i përgënjeshtrojnë këto deklarata. Në dokumentet që disponohen, flitet se në raportin e veprimtarisë së Forcave të Armatosura, jo aq shpesh sa Presidenti i Republikës, Topi, por në mënyrë periodike është vënë në dijeni dhe kryeministri Berisha. Një nga këto raporte, i është dërguar sipas librit të dorëzimit të korrespondencës, kryeministrit në datën 13 shkurt të këtij viti. Ai mban numrin e protokollit 90, madje ka emrin dhe firmën e korrierit që e ka çuar deri në kryeministri. Dokumenti konfidencial që disponon prokuroria, konfirmon se edhe më datë 11-12-13 shkurt, në raport përfshihet transportimi i municioneve drejt Gërdecit. Dhe ky informacion ka qenë mbi skrivaninë e kryeministrit Berisha.
Pra, megjithëse zoti Oketa ka marrë kurajën të përgënjeshtrojë informacionin kryeministror, shkresa e datës 13 shkurt, me numër protokolli 90, ka qenë prezent në tavolinën e kryeministrit Berisha. Pra, zoti Berisha megjithëse mundohet të largojë përgjegjësinë nga vetja, vërtetohet se është informuar më së miri për Gërdecin, për të cilin tha, se nuk e kishte dëgjuar kurrë as si emër. Realisht, siç e thamë më sipër, deklarata e Uidhers, ka vënë në krizë dhe panik kryeministrin e vendit, duke e detyruar të bëjë përpjekje çnjerëzore për të ngarkuar me përgjegjësi presidentin Topi. Duke lëshuar këtë deklaratë, ministri i Mbrojtjes largoi përgjegjësinë nga Berisha, për ta kaluar te Bamir Topi. Tashmë, krimi shtetëror që ka mbërthyer kupolën shtetërore, po shndërrohet në sherr institucional midis Presidencës dhe Kryeministrisë.
Në fakt, Prokuroria disponon një dokumentacion të plotë të lëvizjeve të municionit nga depot e armatimit në Qafë- Shtamë, Vërdok, Dhëmblan, Macukull, drejt fabrikës së çmontimit në Gërdec. Nga ky informacion, mund të merret një shkëndijë e parë, për të shpalosur krejt fillin e asaj ç’ka ndodhur. Për të vërtetuar dijeninë e Presidentit të Republikës për armatimet që shkonin drejt Gërdecit, kemi shkëputur një datë të caktuar nga ky dokument. Fjala është për ditën e 7 marsit të këtij viti, aty bëhet i gjithë bilanci i lëvizjes së municioneve nga të gjitha skajet e vendit, drejt fabrikës së Gërdecit. Pra, më 7 mars, rreth 189 tonë municione kanë kaluar nga depot e mbarë vendit, për t’u çmontuar në Gërdec. Presidenti Topi ka disponuar dokumentin sekret në të cilin flitet për lëvizjen e datës 7 mars në drejtim të Gërdecit. Informacionet përputhen, lëvizjet e datës 7 mars 2008 janë krejtësisht të dokumentuara, pikërisht ky informacion i kësaj date që është marrë si shembull për të vërtetuar, atë që ndodhte ditë pas dite, ka shkuar drejt e në selinë e Presidentit të Republikës. Rrugën që ka ndjekur ky informacion nga selia e Shtabit të Përgjithshëm për në dyert e presidencës. Dokumentet dhe për këtë nuk mungojnë, raporti mban numrin e Protokollit 144, në të ekzistojnë dokumentet dhe firmat e atyre që kanë marrë në dorëzim dokumentin konfidencial, enkas për këtë ekziston regjistri i qarkullimit të brendshëm të informacionit të klasifikuar. Në të nuk është e vështirë të kontrollosh për datën 10 mars, madje pikërisht për dokumentin 144. Ai i ka mbërritur presidentit të republikës, i cili pretendon deri më tani se nuk ka ditur gjë për Gërdecin. Madje në regjistër gjendet edhe emri dhe firma e korrierit që e ka çuar këtë raport konfidencial deri në dyert e presidencës, pra gjithçka është e qartë, ndryshe nga çka pohuar, kreu i shtetit ishte në dijeni të grumbullimit të madh të municioneve drejt Gërdecit. Ndryshe nga sa pohuar edhe kryeministri i vendit. Bamir Topi ishte në dijeni të asaj që po ndodhte. Pra dje nisi një epokë tjetër në luftën e përgjegjësive midis Bamir Topit dhe Sali Berishës. Të dy e dinin për Gërdecin, të dy kanë qenë të informuar dhe të dy kanë përgjegjësi. Përgjegjësia direkte e Berishës është se ka firmë direkte në VKM e famshme që shkaktoi krimin shtetëror të gërdecit me pasojë vrasjen e 26 njerëzve dhe të plagosjes së 400 të tjerëve. Hetimet e prokurorisë do të faktojnë dhe zbulojnë provat se deri në ç’masë kryeministri i vendit dhe presidenti i republikës janë të implikuar në këtë skandal. Një gjë është e sigurt, që Berisha ka pasur dijeni të plotë duke qenë organizatori i kësaj masakre ku shkalla e përgjegjësisë apo e fajit ngelet të vërtetohet nga prokurorja Ina Rama e cila në mënyrë të qëllimshme i la pa arrestuar tre personat ditët e para të tragjedisë. Në mënyrë të qëllimshme, ministri Oketa largon përgjegjësinë nga shefi i tij Berisha dhe ia lë këtë përgjegjësi presidentit Topi, duke deklaruar, se “Berisha nuk ka patur asnjë informacion zyrtar”, deklaratë kjo, që lë të kuptojë qartë, se këtë informacion e ka patur dhe e ka mbuluar presidenti Topi.

A ka qenë në dijeni Bamir Topi dhe Sali Berisha?

Kur 15 marsi u shndërrua në tragjedi të gjithë u drejtuan të bëjnë të paditurin. Dy njerëzit më të fuqishëm të shtetit u munduan të lanin duart nga përgjegjësia. Po a është e vërtetë kjo a duhet besuar pohimeve të Sali Berishës dhe Bamir Topit dhe në konferencat e para të shtypit, dhe në fjalën e tij në parlament, kryeministri i vendit është betuar se nuk dinte gjë për Gërdecin, madje se për herë të parë e ka dëgjuar këtë emër ditën e tragjedisë.
Unë Sali berisha deklaroj këtu para parlamentit, se nuk kam pasur dijeni për poligonin e gërdecit, gjithashtu në mbledhjen e këshillit të sigurisë topi, ankohej se nuk e kishin njoftuar për atë që po ndodhte.
“Si shpjegohet që askush nuk ka kishte vënë në dijeni për këtë gjendje, e kam fjalën për shërbimin informativ të ushtrisë, shërbimin informativ shtetëror, forcat e armatosura’. Këto deklarata mbështeeshin edhe nga kryeministri, të cilit sikur të mos i mjaftonin përbetimet për mosdijen e tij jepte garanci se dhe kreu i shteit nuk dinte gjë.
‘Për fat të keq presidentit nuk i ka thënë njeri, se ka njoftuar njeri, se ka raportuar njeri. Nëse nuk merr informacion, ai nuk mund të dinte gjë dhe për këtë rast ju garantoj se nuk ka pasur asnjë informacion. Dhe të jeni të sigurt se po të kishte pasur informacion unë do të kishta thënë se kishte informacion.’
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyThu Apr 10, 2008 12:30 am

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Pod1 Berisha e dinte Gërdecin (VIDEO)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptySat Apr 12, 2008 4:09 pm

Nëse të kërcënon familja Berisha, duhet të japësh dorëheqjen


Friday, 11 April 2008
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Rama_ina_ok


Geri Kokalari i shkruan një letër të dytë kryeprokurores Ina Rama. Ai i drejton Ramës 12 pyetje, në të cilat sipas tij kryeprokurorja duhet të nisë hetimet për zyrtarët shqiptar të implikuar në tragjedinë e Gërdecit. Në lidhje me ngjarjen e 15 marsit Kokalari lëshon akuza për përfshirjen në tragjedi të Sali Berishës, Fatmir Mediut, Fatos Nanos, Lulzim Bashës, të cilët janë të përshirë në kontrabandë armësh dhe korrupsion. Gjithashtu ai shkruan se nëse kreu i akuzës kërcënohet nga kryeministri Berisha, Ina Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Ja se çfarë thotë në letrën e tij të dytë Geri Kokalari:

Në vijim të e-mailit tim të datës 9-Mars 2008, unë ju sugjeroj që çdo investigim të jetë transparent dhe objektiv, dhe duhet çuar deri ku të shkojë, duke përfshirë nëse është e nevojshme, Sali Berishën, familjen e tij dhe ish-ministrin e mbrojtejes Fatmir Mediu. Padyshim, unë po bëj të pamundurën të ndihmoj ne fokusimin e atyre personave që kanë influencë mbi ambasadën amerikane, dhe ambasada është informuar në menyrë të përsëritur rreth persona të përfshirë me AEY dhe Gërdecin, përfshirë Mediun, Pinarin dhe Delijorgjin. Nëse ata shprehin ndonjë dyshim do t’ju lutesha të më njoftonit dhe unë do t’ju ridërgoj e-mailet që mbështesin këtë deklaratë. Të jeni të sigurt se kam sensibilizuar Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e Drejtësisë si dhe median rreth kësaj çështje muaj më parë. Nëse doni ta verifikoni, unë mund ta konfirmoj edhe këtë. Jam i vendosur të shoh çështjet lidhur me AEY, Evdin, MEICO dhe Gërdecin të zgjidhura plotësisht duke u bazuar ne rregullat ligjore, dhe nëse do ketë ndonjë ndërhyrje si nga qeveria shqiptare ashtu dhe nga parti të tjera për të fshehur provat, unë nuk do t’i toleroj. Të gjithë personat e përfshirë duhet të jenë të qartë se unë do bëj çdo gjë të mundur për të pasqyruar çdo zhvillim fort dhe qartë në mediat amerikane. Gjithsesi prioriteti dhe përgjegjësia juaj është ndaj popullit shqiptar, dhe duhet t’i shkosh deri në fund këtij problemi. Kurse ata që duan ta mbulojnë me mjegull të vërtetën si Sali Berisha, Milhal Delijogji, Fatmir Mediu duhet të tërhiqen. Për më tepër nëse ndjen ndikimin dhe influencën e qeverisë Berisha ju duhet të jepni dorëheqje të menjëhershme.
Kam disa pyetje për të bërë përsa i përket investigimit tënd:
1. Është vëllai i Gazmend Mahmutaj (Gazmendi është për momentin në burg, në Itali pasi ai u arrestua me Fatmir Mediun) i implikuar me municionet për qeverinë shqiptare. Ka çuar ndonjëherë municion në Gërdec ose AEY? N.q.s po, pse?
2. Çfarë lidhje ka Milhal Delijogji me Mediun, Pinarin, dhe Shkëlzen Berishën? Si këto lidhje kanë ndihmuar Delijorgjin për të fituar kontratën e AEY për paketimin e municioneve dhe për demontim në Gërdec?
3. Ka Pinari ndonjë agjensi immobiliare në USA, e ndodhur ndoshta në Philadelpia? N.q.s ka, ku i ka marrë paratë për të zoteruar këtë agjensi. Po Mediu, ku i ka marrë paratë të blejë orët, shtëpitë dhe gjërat e tjera?
4. Pse qeveria e Shqipërisë ka furnizuar AEY me armatime kaq të vjetra? Me çfarë kuptoj, unë Meico i ka shitur municion kinez nën standard SHBA nëpërmjet AYE, ndërkohë që i shiste Delijorgjit me çmim më të ulët municionet të një cilësie më të lartë të prodhuara në Shqipëri, dhe më pas Delijorgji skrapin e nxjerrë nga këto municione e shiste me një çmim shumë herë më të lartë, është kjo e vërtetë? N.q.s po pse?
5. Pse nuk ka pasur një mbikëqyrje më të madhe nga ana e qeverisë shqiptare mbi këtë projekt të rrezikshëm në Gërdec? Është e vërtetë se në fabrikën e Delijorgji punonin fëmijë dhe gra të reja? Ku kanë qenë inspektorët e qeverisë ? Pse u vendos fabrika kaq afër një zone të populluar? Ky projekt ka rrjedhur si rezultat i presionit të SHBA për të shkaterruar municionet, më shumë për arsye mediatike sesa për probleme sigurie.Për cilën nga këto SHBA ka ofruar mbështetje?

6. Çfarë jeni duke bërë për të përcaktuar rolin Edvin në transaksionet e AEY ? Ka qenë Evdin i përfshirë me ndonjë transaksion tjetër me MEICON? A ishte parlamenti në dijeni te faktit që që Ministria e Mbrojtjes dhe MEICO kishin lidhur marrdhënie biznesi nëpërmjet këtij ndërmjetësi qipriot? Keni kontaktuar me Henry Thomet ose zyrën e Evdin në Qipro? A dispononi ju të dhëna bankare nga Banka e Shqipërisë, Banka Amerikane Shqiptare ose institucione të tjera financiare, përsa i përket transfertave ndërmjet AEY, MEICO, Delijorgji, Evdin ose të tjerë? A e dini se ka lidhje mes Thomet dhe Southern Ammunition Company?

7. A i keni ju korrespondencat me kompjuter dhe përgjimet telefonike të Diverolit,(a kapasur ai ose ndonje punonjës tjetër i AEY numër telefoni celular shqiptare?), Delijorgjit, Mediut, Pinarit ose të Sali dhe Shkëlzen Berishës?

8. Çfarë roli ka pasur SAC në Gërdec dhe çfarë lidhje ka pasur ajo me Delijorgjin? Kam biseduar me një përfaqësues të SAC i cili ka qenë në Shqipëri në kohën e shpërthimit , dhe ai pretndon se kompania ëshhtë bërë “dash kurbani” nga Berisha. Ai gjithashtu tregon se megjithëse zyra e “SAC”s në Amerikë është vizituar nga FBI dhe DIA, sipas tij, në Shqipëri nuk janë bërë përpjekje as nga zyra juaj dhe as nga qeveria për të marrë në pyetje SAC lidhur me këtë problem. Është e vërtetë kjo dhe n.q.s po, pse?

9. Raportet e lajmeve tregojnë se Sali Berisha ka shtuar numrin e trupave paqeruajtëse shqiptare në Afganistan. Jeni në dijeni të ndonjë përpjekje nga ana e Berishës, zyrtarëve të tjerë shqiptare ose amerikanë, për ta përdorur këtë në influencimin e përfundimit të hetimeve ndaj AEY ose Gërdecit, si efekt I të cilit te akuzuarit të përfitojnë një "biletë dalje" nga burgu. Nëse është kështu, udhëheqësit përkatës të kongresit amerikan, të departamentit të mbrojtjes dhe departamentit të drejtësisë, duhet të njoftohen menjëherë sepse jam I sigurt që një influence e tillë nuk do të tolerohet nga amerikanët.

10. Siç është bërë me dije në Shqipëri dhe nga zyrtarë të qeverisë amerikane, unë kam pasur një informacion të zgjeruar mbi atë që unë mendoj se ishte një llogari bankare ilegale e disponuar nga ish-kryeministri Fatos Nano në Credit Suisse, bazuar nga një informacion që unë mora nga një punonjës I këtij institucioni financiar. I qëndroj faktit se qeveria amerikane dhe ajo shqiptare I treguan një kokëfortësi të verbër për të hetuar këtë çështje. Me qenë se ambasadori amerikan dhe ju u shprehët se çdokush dhe të gjithë politikanët shqiptarë të përfshirë në çështje, a keni ndërmend ju të hetoni dhe Fatos Nanon për praktika korruptive?
11. Çfarë është duke bërë zyra juaj rreth pretendimit të gazetarit të NYT, Nicholas Wood, se Mediu I ka konfiskuar një bisedë të inçizuar, pronë e NYT?

12. Zhvillimet ne lidhje me akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëe të Ministrisë së Transportit janë shumë kurajuese, gjithsesi, çfarë është duke u bërë me akuzat për korrupsion ndaj Lulzim Bashës? Sikurse Fatmir Mediu, Basha, është një tjetër shembull I një zyrtari të lartë të qeverisë Berisha, I cili nuk na rezulton të ketë ndonjë shpjegim të qartë mbi mirëqenien e tij aktuale, dhe ky është një fakt domethënës se ai është I korruptuar. Unë shpresoj se fakti që Basha është I lidhur ngushtë me Sali Berishën nuk do të pengojë hetimin tuaj për të zbardhur akuzat për korrupsion në ngarkim të tij.

Jam i bindur se kam pyetje të tjera por lë të fillojmë me këto sëpari.
Gary Q. Kokalari
• Ja se si Geri Kokalari iu drejtua kryeprokurores së Republikës në letrën e tij të parë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptySun Apr 13, 2008 2:15 pm

25 pyetje për zotin Sali Berisha, në lidhje me Gërdecin dhe trafikun e armëve


Sunday, 13 April 2008
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Berisha_sali_5

Nga Përparim HALILI - Mendojmë se është momenti, që kryeministri i këtij vendi, jo vetëm duhet të hetohet nga drejtësia shqiptare më së fundi për tragjedinë e Gërdecit. Por duhet t’i drejtohen edhe disa pyetje, të cilat shqiptarët i bëjnë përditë me shqetësim dhe me të drejtën e informimit që u mungon, që nuk u jepet nga “kulla” e qeverisë. Me këto pyetje, njerëzit duan të përcjellin kështu, një interesim tepër të madh, që nuk ka lidhje me një qytetar të thjeshtë të kapur me kobure pa leje, por me kryeministrin e vendit, i cili tashmë, gjendet i akuzuar jo vetëm nga media vendase, por dhe nga ajo ndërkombëtare. Ai gjendet tashmë edhe përballë detyrimit ligjor, për t’u hetuar për tragjedinë që nuk u krijua nga tërmeti, nga dalja e Drinit, nga shkarja e rrugës, apo shpërthimi i digës së Liqenit të Tiranës, por nga një aferë e rëndë korruptive, nga një skandal që lidhet me trafikun e armëve dhe me aktivizimin në punë të zezë e vrasëse, të fëmijëve dhe njerëzve të pakualifikuar për operacione speciale ushtarake të rëndësisë së veçantë.
Dhe kjo i ndodhi brenda kabinetit të tij qeverisës.
Pyetjet që po i bëhen përditë kryeministrit Sali Berisha nga qytetarët, kanë lidhje me faktin, që dëshmitë dhe deklaratat e atyre që janë përzierë në këto punë, përmendin edhe emrin e tij dhe të pjesëtarëve të familjes së tij, të afërmve të tij. Këto pyetje shpeshtohen dhe intensifikohen deri në këmbëngulje edhe për faktin, që kryeministri doli në parlament dhe deklaroi, se “nuk kishte asnjë lidhje me këtë aferë korruptive dhe trafik vrasës, që “shkuli nga rrënjët” një fshat, që vrau afro 30 persona, që plagosi 300 të tjerë dhe shkatërroi 3000 shtëpi e 600 biznese. Kryeministrin Berisha e pyesim, sepse në dëshmitë e tij, ai nuk u tregua i sinqertë, kur deklaroi publikisht në tempullin e ligjvënies, se “nuk e kishte dëgjuar asnjëherë, as emrin e fshatit Gërdec”, ku kishte ndodhur kjo tragjedi e rëndë. Ai deklaroi, se “nuk kishte asnjë informacion për rrezikun e ngjarjes që pritej”, ndërkohë që media i publikoi dokumentin dërguar atij, prej Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Kryeministrit i duhen bërë disa pyetje dhe po ia bëjmë 25 të tilla, mbasi ai duhet të jap disa përgjigje të sinqerta, të hapura, fundja edhe të detyrueshme, mbasi ai ka përgjegjësi dhe është personi Kushtetues, që në kohë paqeje kontrollon dhe drejton forcat e armatosura. Ai e anashkaloi edhe këtë detyrim. E mohoi edhe këtë pozicion. Kryeministrit i duhen bërë pyetjet, sepse ai, ende nuk ka dalë të kërkoj falje publike për lejimin e kësaj tragjedie. Atij i duhen bërë këto pyetje, sepse rezultoi në intervistat Trebickës, që djali i tij ka realizuar takime me të, duke biseduar në mënyrë të kundraligjshme për problemin e tregtisë së armëve dhe municioneve.

1. A ka qënë djali juaj Shkëlzen Berisha në Gërdec dhe përse?
2. Cili ka qenë motivi i takimit të fshehtë dhe të porositur i djalit tuaj, me tregtarin e armëve e municioneve, Kosta Trebicka?
3. A ka patur djali juaj lidhje me Ylli Pinarin?
4. A e keni në zyrë, korrespondencën e Shtabit të Përgjithshëm dhe informacionet e SHISH, në lidhje me trafikun, me aferat dhe rrezikun e Gërdecit?
5. A keni biseduar me Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi, për këto inforamacione dhe a e keni urdhëruar, të mos futet në këtë problem?
6. Ku dhe kur është takuar djali juaj, me Diverolin?
7. A kishte pjesë fitimi familja juaj, nga aktiviteti i Gërdecit?
8. Sa herë ka shkuar djali juaj në Ministrinë e Mbrojtjes, me cilin dhe cilëve u është imponuar dhe përse?
9. Sa herë është takuar djali juaj me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku dhe çfarë kanë biseduar?
10. A e dinit, apo vërtetë nuk e dinit, që ekzistonte punishtja e Gërdecit?
11. Përse qeshte Delijorgji kur ishte në pranga dhe kujt ia dërgonte atë buzëqeshje nga ekrani i mediave?
12. Po Ylli Pinari, me cilin komunikonte në pranga, duke bërë shenja drejt kamerës televizive?
13. Sa herë keni biseduar me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për Gërdecin dhe për çfarë e ka kërkuar ndërhyrjen tuaj në lidhje me trafikun e armëve?
14. Cili është raporti që ju ka sjellë kreu i bashkisë Vorë në lidhje Gërdecin?
15. Kur dhe ku e keni bërë takimin e fundit me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, për Gërdecin?
16. Kur do të shkoni të dëshmoni në organet e drejtësisë për ngjarjen e Gërdecit?
17. Sa herë keni bërë konflikt me djalin tuaj, në lidhje me shoqërimin publik me Delijorgjin, Pinarin, Trebickën?
18. Cili e autorizoi djalin tuaj, të takohej me Kosta Trebickën për punë “sekret shtetëror”?
19. A jeni atakuar me Topin për deklaratën e Oketës, duke e ngarkuar me përgjegjësi për Gërdecin?
20. A do të dorëzoni në prokurori, dosjen me letrat informuese të Gërdecit?
21. A është djali juaj në Shqipëri? Nëse po, a mund të dilni publikisht me të? Nëse jo, ku e keni nisur dhe përse?
22. A i keni dhënë urdhër Ministrit të Mbrojtjes Oketa, për të ngurosur materialet e tenderëve të trafikut të armëve?
23. A keni dijeni për zhvillimin e këtyre tenderëve dhe a duheshin bërë ato pa dijeninë tuaj si kryeministër?
24. A keni kontaktuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe a ka pranuar ai propozimet tuaja?
25. Shqiptarët presin dorëheqjen tuaj. Kur do ta jepni?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyMon Apr 14, 2008 12:51 am

https://www.youtube.com/watch?v=zEEALYRNlPw
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyMon Apr 14, 2008 4:32 am

Dosja “Gërdec”, dëshmojnë në prokurori 2 funksionarë të Shtabit të Përgjithshëm

Saturday, 12 April 2008
Përplasja mes Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu kanë çuar në marrjen në pyetje nga grupi hetimor i dosjes “Gërdec” funksionarë të shtabit. Kështu, dje në Prokurorinë e Përgjithshme janë marrë në pyetje dy funksionarë të forcave të armatosura, në kuadër të hetimeve që po kryhen për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit, ku nga shpërthimi i fabrikës së demontimit mbetën të vdekur 26 persona, gjeten plagosjen 300 të tjerë si edhe zona është bërë e pabanueshme.Burime pranë prokurorisë bënë të ditur se dy ushtarakët janë thirrur nga grupi hetimor në cilësinë e personave që kanë dijeni për çështjen e Gërdecit që është nën hetim. Të njëjta burime pohuan se dy funksionarët e Shtabit të Përgjithshëm janë pyetur kryesisht për municionet luftarake dhe transportin e tyre në fabrikën e Gërdecit. Por, për shkak të sekretit hetimor burimet nuk preferuan të bëjnë të ditur emrat e tyre si edhe detaje nga deklarimet e tyre. Ndërkohë, në Prokurorinë e Përgjithshme është bërë një listë me emrat e personave që do të rimerren në pyetje për dosjen “Gërdeci”. Çdo ditë hetuesit e kësaj çështje marrin në pyetje dëshmitarë të ngjarjes, punëtorët e fabrikës. Burime konfidenciale bënë të ditur se listës i janë bashkangjitur zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarake që kanë dijeni për dokumentacionet e urdhrat e transportit të municioneve, pajisjeve logjistike e aktivitetit në Gërdec. Grupi hetimor, i ngritur në Prokurorinë e Përgjithshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ka marrë në pyetje funksionarët e lartë të Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Seancat e pyetjeve të tyre kanë qenë në disa drejtime si, për vendimmarrjen për fabrikën në Gërdec, kontratat me kompaninë që administronte fabrikën, kontrollin e saj, municionin luftarak që gjendej atje, etj. Po ashtu, grupi hetimor i ka dhënë rëndësi të madhe edhe mbledhjes së të dhënave në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit, ku këqyrja e zonës po realizohet në bashkëpunim me ekspertë amerikanë.
Përplasja mes Shtabit të Ushtrisë dhe Mediut
Javë më parë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ka reaguar vetëm një ditë pas akuzave ndaj tij të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, mbi tragjedinë e Gërdecit. Zëdhënësi i këtij shtabi, nënkolonel Ali Ndreu, ka akuzuar ish-ministrin Mediu jo vetëm si personin që firmosi për fabrikën në Gërdec, por edhe si titullari që nuk mori mendimin e strukturave të specializuara, si Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Nënkolonel Ndreu, duke hedhur poshtë akuzat e bëra nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pretendoi madje se përzgjedhja e firmës amerikane “Southern Ammunition Company” është bërë në paradhomën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, pamje të cilat ishin regjistruara në një kompjuter portative, laptop. Zëdhënësi i Shtabit ka deklaruar se guri i themelit të kësaj fatkeqësie, rrokullisjen e tij e filloi pikërisht kur nga zyra e ministrit të Mbrojtjes ju dha përgjigje pozitive projektit të kompanisë SAC. Ndërkohë, prokuroria po verifikohen të dhënat e ushtrisë me informacionet e Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo e fundit ka të dokumentuar se 41 për qind e të gjitha armëve që kanë dalë nga depot e ushtrisë, që prej 2005-ës deri në shkurt të vitit 2008, kanë pasur destinacion "fabrikën e vdekjes" në Gërdec. Armatimet kanë qenë kryesisht të lehta. Evidencat në fjalë janë bllokuar nga hetuesit e çështjes, ndërsa po verifikohen edhe dëshmitë e bëra nga ana e punëtorëve të fabrikës, gjatë kësaj periudhe. Ata deklarojnë se fishekët hiqeshin nga arkat e hekurit dhe kalonin në arka druri të një peshe më të lehtë. Këto fishekë nuk u demontuan kurrë, por sipas punëtorëve, ngarkoheshin në kontenierë që kishin për destinacion doganat, e më pas shkonin drejt blerësve. Nga dëshmitë e ushtarakëve në prokurori mësohet se vetëm në muajt janar-shkurt 2008, drejt Gërdecit kanë shkuar me kamionët e ushtrisë 8765 tonë municion, duke e kthyer kompaninë e të arrestuarit Delijorgji në monopol të projekteve për çmontimin e armëve në vendin tonë. Në drejtim të Gërdecit kanë shkuar një sasi tepër e madhe e municioneve që ndodhej në depot e ushtrisë, megjithëse nuk ka pasur asnjë lloj kapaciteti, mundësi teknologjike dhe magazinimi të këtyre municioneve. Për këtë shkak, sipas prokurorisë, mund të ketë ndodhur tragjedia e 15 marsit. Shpërthimi i fuqishëm duket se nuk do të saktësojë kurrë numrin e armatimeve që janë shitur jashtë kontratës nga kompania MEICO dhe "Albademil", pasi mijëra municione janë përhapur në të gjithë zonën dhe ende po mblidhen nga ekspertët e çarmatimit të ushtrisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyWed Apr 16, 2008 1:47 pm

Tuesday, 15 April 2008
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Berisha_km

Edhe 25 pyetje të tjera për kryeministrin e Gërdecit dhe të trafikut të armëve
1. Cila është lista e emrave që ju dha Ramiz Alia në vitin 1990, për të krijuar PD, organet e saj drejtuese, grupin e deputetëve dhe qeverinë e PD në 1992?
2. Cili ka qenë misioni i Pjetër Arbnorit ngarkuar prej jush dhe Ramiz Alisë, për spostimin e ish-të përndjekurve nga qeverisja dhe politika?
3. A keni dhënë urdhër për asgjësim dosjesh të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit, të cilët i ke në PD, në parlament dhe qeveri?
4. Cila është marrëveshja me politikanët majtas e djathtas, për të mbyllur dosjet e vitit 1997?
5. Cili është roli juaj i vërtetë në tenderët dhe kontratat e trafikut të armëve dhe zbrazjes së depove ushtarake?
6. A keni telefonuar në ndonjë rast me Diverolin? Po në shtëpinë tuaj, ka qënë për vizitë dhe nga cilët shoqërohej?
7. A kanë pirë Trebicka, Pinari dhe Delijorgji e Mediu “kafe pune” në rezidencën qeveritare të Durrësit me ju dhe djalin tuaj?
8. Ku shkonin të ardhurat e firmës së karburanteve të ngritur brenda PD me emrin “Shqiponja” dhe cilët subjekte furnizonte jashtë Shqipërisë?
9. A keni ndikuar për lirimin, arratisjen, mos ekstradimin dhe mos hetimin e shumë kriminelëve?
10. Cfarë episodesh ruani në kujtesë, për një person të quajtur Hysen Shoshori dhe kujt viti i përkasin?
11. A keni takuar ish studentë dhe a të kujtojnë ata, kohën kur keni qënë sekretar partie ne universitet?
12. Sa spiunë keni në kabinetin tuaj qeverisës, në grupin parlamentar dhe në kryesinë e PD?
13. Çfarë ju lidh me “Tigrin”, të cilin e keni drejtor të rëndësishëm në kryeministri?
14. A keni miratuar ju, emërimin e Farudin Arapit në krye të Komisionit të Transparencës së Firmave Piramidale?
15. Cili ka qënë kontributi juaj, në lidhje me mos ndjekjen penale të Kosta Trabickës, për firmën mashtruese “Anglo-Adriatika” që zhvati letrat me vlerë?
16. Cili është pozicioni juaj i vërtetë, në lidhje me grupin “Hakmarrja për Drejtësi” dhe a keni komunikuar me këtë grup?
17. Përse i mbyllët dosjet e firmave piramidale dhe kush ju urdhëroi të mos bënit hetime të rregullta?
18. A është financuar PD nga firmat piramidale, cili mbulonte këto financa në presidencë e në PD dhe a ka letra të këtyre financimeve në dosjet e rrapushëve dhe sudeve?
19. A keni bërë takim me transaksionistin grek Vasilis, të lekëve të shqiptarëve gjatë kohës së piramidave dhe cili ka qënë roli juaj në lidhjet e tij me bosët e piramidave shqiptare?
20. A kanë kërkuar ndihmën tuaj për lirim, të burgosurit e Gërdecit, Delijorgji dhe Pinari dhe cili ka qënë “postieri”?
21. Çfarë lidhjesh ka familja juaj me Klanin e Zemunit dhe ku e ka qendrën ky Klan?
22. Cilat janë lidhjet tuaja të vërteta, me firmën turke të telefonisë fikse dhe përse e larguat djalin, nga posti i nëndrejtorit të saj?
23. A janë bërë vërtetë 10 milion euro investime në Alb-Telekom dhe a keni përfituar ju, nga kjo aferë korruptive?
24. Kur do t’i hapnin dosjet korruptive të ministrave tuaj dhe të ish-kundërshtarëve politikë, të akuzuar gjatë opozitës?
25. Shqiptarët presin dorëheqjen tuaj. Kur do ta jepni?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 12:39 am




Berisha ka patur dhe ka lidhje me të gjithë “delijorgjët” e mafies ekonomike shqiptare

[url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=69558', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Pdf_button [/url][url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=view&id=69558&Itemid=1&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 PrintButton [/url][url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=69558', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');]Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmailButton [/url]
Grada e perdoruesve-ve:Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Rating_star / 7
I varferI mire

Thursday, 17 April 2008
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Berisha_sali_4 Nga Përparim HALILI - Koha po vërteton përditë e më plotësisht, se kryeministri Shqiptar Sali Berisha, nuk i ka patur dhe nuk i ka “duart të pastra”, siç ka premtuar dhe ka deklaruar nëpër mitingje gjatë fushatës elektorale. Këtë “pastërti”, ia nxiu tragjedia e Gërdecit, ashtu si tabela e zezë e korrupsionit të vajzës së tij, publikuar për tre muaj rradhazi, prej kreut të PS, Edvin Rama, kundërshtarit të tij të ditës dhe mikut të tij të “orgjive” të natës. Dhe jo vetëm Gërdeci. Ka shumë “detaje” dhe episode, që konfirmojnë përfshirjen e kryeministrit aktual Shqiptar Sali Berisha në afera të pista korrupsioni e pazaresh, prej të cilave, kanë rrjedhur përfitime të mëdha finanaciare për familjen dhe klanet e tij, të cilët e sollën dhe po e mbajnë në pushtet. Tashmë, nuk ka më asnjë dyshim, qoftë edhe për shqiptarin më “leshko” dhe më fanatik ndaj figurës “së pastër” të Berishës, për të mos pranuar se pikërisht ky politikan, ka patur dhe ka lidhje me të gjithë “delijorgjët, pinarët, trebickët dhe zemunët” e mafies ekonomike shqiptaree asaj rajonale, duke përdorur heshturazi, por në shumë raste edhe hapur, pozitën e tij politike dhe atë pushtetare, për të krijuar mundësi të plota e të gjithanëshme pasurimi, pa llogaritur këtu faktin, që ai këto mundësi dhe këtë heshtje ndaj pisllëqeve të tij e ka siguruar, duke shkatërruar edhe grupet e ineteresit ekonomik e politik shqiptar, si pronarët të cilëve nuk u ka dhënë asnjë centimetër katrorë tokë, si ish të përndjekurit politikë, të cilëve nuk ka dhënë asnjë qindarkë për vitet e burgut të ish-pushtetit të tij komunist e dikatorial, prej të cilit vjen dhe prej të cilit është vënë në krye të PD. Ne sot, po i drejtojmë Berishës grupin e katërt të 25 pyetjeve, të cilat duan përgjigje. Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë përditë nga 25 pyetje këtij shtetasi, me detyrë kryeministër:

1. A ju ka telefonuar Delijorgji, tre orë pas ngajrjes së Gërdecit dhe çfarë ju ka kërkuar?
2. A ndodhej djali juaj në Gërdec 10 minuta përpara shpërthimit, me cilët ka qënë dhe a jua ka dhënë ai lajmin e shpërthimit?
3. A janë takuar me ju mbrëmjen e 15 marsit, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe për cfarë e keni porositur, në lidhje me Ylli Pinarin?
4. A i keni telefonuar Pandeli Majkos dhe cila ka qënë biseda juaj 30 minutëshe me të, në lidhje me Gërdecin? A e keni paraljamëruar “të jetë i kujdesshëm në lidhje me deklaratat” për firmën Delijorgji-Pinari-Trebicka?
5. A ju kanë telefonuar mbasditen e 15 marsit tre perosna nga Greqia, cilët kanë qënë ata dhe cilat kanë qënë “porositë” që ju kanë dhënë?
6. A ka lidhje me biznesin e Gërdecit, heshtja juaj ndaj incidenteve Greke të Himarës dhe cilat kanë qënë “tolerimet” tuaja?
7. A është financuar fushata e deputetit Astrit Patozi nga Delijorgji, Trebicka e Pinari? Po fushata e kryetarit të Bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili?
8. Sa herë keni biseduar me ish-ministrat e Mbrojtjes Mediu e Majko, në lidhje me biznesin, problemet dhe rreziqet e Gërdecit?
9. A keni dijeni që firma “Meico” është krijuar që në 5 tetor 1991 dhe ju keni firmosur vazhdimin e saj pas vitit 1992, duke e mbështetur edhe me 625 mijë USD kredi nga Banka Kombëtare Tregëtare?
10. A keni dijeni që trafiku i armëve dhe municioneve siguronte të ardhura për të blerë sektorin e naftës?
11. A keni dijeni, që të ardhurat nga trafiqet e Gërdecit, do të investoheshin në blerjen e Divizionit të Shpërndarjes së Energjisë (KESH)?
12. A ka lidhje ndonjë ish-ministri juaj i Brendshëm, i Jashtëm, apo Transporteve, me blerjen e Shërbimit të Kontrollit Teknik të Mjeteve të Transportit?
13. Përse doli bashkëshortja juaj me intervistë eskluzive në shtyp, për të konfirmuar deklaratat tuaja, në lidhje me Gërdecin dhe (mos)përfshirjen e familjes tuaj në këtë biznes?
14. Cilët analistë dhe pronarë mediash, kanë qënë mesnatën e 15 marsit 2008, në zyrën tuaj, çfarë porosie dhe “ndihme” u keni dhënë?
15. A keni pranuar financime nga llogaritë e Delijorgjit, Pinarit e Trebickës, për të financuar gazetat për efekt propagande për Gërdecin?
16. Në cilin shtet ndodhet aktualisht djali juaj Shkëlzen Berisha, pas ngjarjes së Gërdecit dhe kush e “adminsitron” strehimin e tij?
17. A ka patur financime pagash dhe mitingjesh të PD, nga të ardhurat e Gërdecit, cila është sasia e tyre dhe kush i ka menaxhuar?
18. A ka qënë Delijorgji në delegacionin zyrtar të vizitës që ju keni bërë në Greqi dhe kush ju a ka kërkuar këtë prezencë të tij?
19. A ka qënë djali juaj në Amerikë tek Deviroli, kush e ka prezantuar me të dhe cilat kanë lidhjet e tij pas këtij takimi?
20. A ka patur lidhje firma “Meico” me ndonjë biznes ndërtimi në Kosovë, kush e ka drejtuar këtë biznes dhe çfarë lidhje ka me familjen tuaj?
21. A ka patur lidhje Ylli Pinari e Kosta Trebicka me firmën e karburantit “Shqiponja” të PD dhe cili ka qënë roli I tyre në tregun e Serbisë?
22. A kanë lidhje pasuritë e vajzës tuaj me biznesin e fabrikës së Gërdecit, sa herë keni kundërshtuar dhe cila ka qënë pozita që e keni pranuar?
23. Pse e ke cuar Maxhun Pekën ambasador në Kinë dhe bizneset e kujt klani ish-komunist të PPSH kontrollon dhe menaxhon?
24. A ka financuar Delijorgji me urdhërin tuaj, vënien në skenë të disa çfaqjeve teatrale të babait të Prokurores së Përgjithëshme?
25. A ju kanë ardhur letrat e Geri Kokalarit, a keni biseduar për to me prokuroren e Përgjithshme të Republikës dhe përse nuk u përgjigjeni këtyre letrave?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 2:17 pm

Reforma zgjedhore Berisha-Rama pjesë e aferës Delijorgji-Gërdeci

Friday, 18 April 2008
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Berisha_rama Nga Përparim HALILI - Mes dy liderëve Berisha e Rama, ka kohë që ka nisur një “dashuri” e pakufishme, e cila po pasqyrohet në marrëveshjen që ata kanë bërë prapa kuintave, duke shkelur çdo moral transparence dhe funksionim të politikës. Mirëpo, Berisha dhe Rama edhe pse kanë bërë “luftë” të përjetshme bashkë, madje edhe me leva kokës, edhe me akuza të rënda deri në detaje familjare e intime, tashmë gjenden të lidhur në një marrëveshje të re politike me fytyrë interesash personale, që cenojnë rëndë jo vetëm staturën dhe përmbajtjen politike të partive që ata drejtojnë, por edhe që cenojnë spektrin politik shqiptar të partive të vogla. Këtu nuk flitet thjeshtë për reformë zgjedhore, por për vazhdimin e një skeme të hershme, që nis tek Gërdeci dhe gjendet brenda aferës së këtij korrupsioni, me fytyrë shtetërore, që “prodhoi” masakrën më të madhe, që tashmë jo vetëm nga shqiptarët, por dhe nga mediat botërore dhe institucionet e tjera është konsideruar krim i dukshëm dhe i plotë shtetërorë. Pakti për reformën zgjedhore me tendencë ndryshimin e Kushtetutës, është një akt bashkëpunimi për shkaqe të tjera të lidhjes së dy krerëve të PD e PS, ku vendin kryesor e zë Gërdeci, e zënë lidhjet që personazhet e trafikut të armëve dhe të tragjedisë së Gërdecit Delijorgji, Pinari, Diveroli etj. Në këto lidhje të përbashkëta me administratorët e trafikut të armëve dhe municioneve, Rama ka lidhjen e lejeve të ndërtimit, Berisha ka lidhjen e qeverisë dhe të pjesëtarëve të familjes së tij. Për rrjedhojë, duke qenë të “kapur” në të njëjtin “strumbullar” me emrin Gërdec, Berisha e Rama janë futur nën të njëjtën strehë bashkëpunimi, duke bërë gjithçka që u shërben të dyve. Këtu e ka fillesën dhe marrëveshja e fundit për reformën zgjedhore, ku të dy liderët kanë vendosur të sigurojnë mbretërimin në politikë e në pushtet, kuptohet për të vazhduar të jenë edhe kontrollues dhe përfitues të pushtetit ekonomik.

1. A është reforma zgjedhore që po hartoni ju me Ramën, pjesë e pazareve mes jush dhe kryesocialistit, të cilat filluan me lejet e ndërtimit dhe vazhduan me Gërdecin? Cili është roli juaj dhe i Ramës në tragjedinë e Gërdecit?
2. Zoti Berisha, dikur për Edi Ramën, keni thënë se ka lidhje me bandën “Hakmarrja për Drejtësi”, tashmë ju me Edi Ramën keni filluar të keni bashkëpunim të mirë njëri me tjetrin, a mos vallë edhe ju keni filluar të bashkëpunoni me këtë bandë, apo është tërhequr Edi Rama nga kjo e fundit?
3. Zoti Berisha, a është Edi Rama i korruptuar dhe a ka abuzuar me tenderët e bashkisë së Tiranës, sipas akuzave tuaja?
4. Zoti Berisha, ç’lidhje kanë pallatet e Delijorgjit te rruga e Kavajës me ju dhe me Edi Ramën?
5. Zoti Berisha, ju keni qenë gjatë gjithë këtyre viteve, një nga njerëzit më të “varfër”, juve deri në vitin 2005, keni banuar në shtëpitë e trashëguar nga regjimi, kush ju a ka dhuruar shtëpinë e re?
6. Zoti Berisha, sa kushton shtëpia që banoni aktualisht me gjithë mobilimin?
7. Si është pasuruar, vajza juaj Argita në një kohë kaq të shkurtër?
8. A ka lidhje qenia e dhëndrit tuaj në krye të projektit të Bankës Botërore për bregdetin me projekte apo studime që favorizojnë klane të caktuara?
9. Për t’ju kthyer Gërdecit, pse u la i lirë Mihal Delijorgji deri ditën e hënë, ditë që zbrazi llogaritë bankare, a keni gisht ju në këtë lëvizje dhe në duart e kujt përfunduan 2 milionë eurot e tërhequra “cash” nga banka kundër çdo ligji fiskal apo bankar?
10. Ku janë kontratat e Gërdecit me Delijorgjin, pse nuk i keni bërë publike këto kontrata?
11. Me çfarë vlere shitej skrapi që dilte nga demolimi i municioneve në Gërdec?
12. Sa është fituar nga kjo kontratë dhe pse nuk është bërë me tender shitja e skrapit te firma e Delijorgjit?
13. A është e vërtetë, që ju keni çuar armë në Armeni dhe pse i kthyet mbrapsht kontenierët me kallashnikovë?
14. Si e lidhët ju, kontratën me firmën “Edvin”? A e kontrolluan strukturat përkatëse background e kësaj firme?
15. A ka qenë yt bir Shkëlzeni në Trebinjë të Bosnjës?
16. A keni një evidencë të saktë, të sasisë së skrapit të eksportuar jashtë Shqipërisë, kush është kjo sasi?
17. A përputhet sasia e skrapit të shitur me sasinë e municionit të hyrë në pikën e Gërdecit? 18. A janë shitur armatime nga Gërdeci në destinacione të ndryshme?
19. Pse nuk arrestohet Fatmir Mediu, çfarë di ai për ju?
20. Kush fshihet pas firmës “Beta”, firmë e cila është fituesja e tenderit të municioneve në Pentagon?
21. Sa herë ka qenë djali juaj, në kryeqytetin e Qipros?
22. Cfarë lidhje, keni me firmën austriake “Alpine”, të cilës i keni dhënë 80 milionë euro tendera, çlidhje ka administratori serb i kësaj shoqërie me ju?
23. Për cilin po përgatitet shitja e operatorit të shpërndarjes të energjisë, për të cilin po bëni gati shitjen dhe a është i paracaktuar privatizimi?
24. Kush ka qenë lidhja serbe, me të cilën bëtë kontrabandën e naftës, në kohën e embargos, a keni ndonjë lidhje familjare?
25. Pse keni frikë nga hetimi i Gërdecit dhe pse nuk hapni rrugën, që prokuroria të hetojë pa presionin tënd?
Tjetri >
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptySat Apr 19, 2008 12:17 am

Firma “Meico”, aktivitet që nga 5 tetori 1991, Berisha ka firmosur vazhdimin trafikut të saj

Thursday, 17 April 2008
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 ArmeTragjedia e Gërdecit nxorri në skenë gjurmët e ndërmarrjes “Meico”, të drejtuar nga Ylli Pinari, por siç rezultoi kishte si pronarë “bosa” politikë dhe pushteti, ndërmarrje e cila ka lidhje me shpërthimin e ndodhur në këtë bazë ushtarake dhe që krijoji një krim të rëndë, të kryer nën mbikëyrjen e shtetit e të qeverisë. Ditën që ndodhi tragjedia, kreu i qeverisë Sali Berisha, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ish-ministri i mbrojtjes Pandeli Majko dhe gjithë të tjerët që kanë drejtuar ushtrinë shqiptare,bënë sikur nuk e dinin që në gërdec ushtrohej një veprimtari demontimi municioni dhe për më tepër kjo bazë ushtarake shëbente edhe si dispeçeri e tregëtisë së municioneve dhe armëve nëëprmjet një firme private, emrat e të cilëve tashmë janë bërë të njohur dhe gjenden në pranga, natyrisht jo “kapot”, por vetëm “ushtarët” Delijorgji e Pinari, ndërsa Trebicka vazhdon të jetë i lirë dhe kjo nuk dihet se me çfarë urdhëri. Në fakt, kjo ndërmarrje ka 17 vjet që është krijuar dhe për të kanë firmosur të gjithë ministrat e Mbrojtjes, të gjithë ish-Kryeministrat dhe të gjithë presidentët e Republikës së Shqipërisë, madje edhe që kjo tregti të bëhej nga Rinasi. Në lidhje me ndërmarrjen “Meico”, në kemi siguruar një dosje të krijimit dhe funksionimit të saj, të cilën po e publikojmë pa asnjë koment.
Firma “Meico”, aktivitet në kundërshtim me ligjin, por “në mirëkuptim” me krerët e shtetit
Ndërmarrja “Meico” është krijuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr 366, datë 05.10.1991 “Për krijimin e ndërmarrjeve të import-eksportit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes”, me objekt import-eksportin e mallrave dhe objekteve specifike të ushtrisë. Veprimtaria ekonomike e saj, ka qënë mbështetur me ligjin Nr 7582, datë 13.07.1992 “Për ndërmarrjen shtetërore”. Ndërmarrja “Meico”, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, drejtohet nga Këshilli Drejtues, i cili përbëhet nga 5 anëtarë, miratuar me urdhrin e ministrit, Nr 51, datë 06.02.2003. Me urdhrin Nr 5, datë 08.01.2002, “Për funksionimin e ndërmarrjes së eksport- importit të ushtrisë “Meico”, Neni 2. “Objekti i veprimtarisë” është përcaktuar si “Ndërmarrje komisionere” për mallra dhe objekte të ushtrisë. Ndryshimi i statusit të kësaj ndërmarrje dhe përcaktimi, si “Ndërmarrje komisionere”, me akt-nënligjor është në kundërshtim me ligjin nr 7582, datë 13.07.1992 neni 7. Ndryshimi i Statusit të “Meico” me anë të këtij urdhri në “Ndërmarrje jobuxhetore dhe njëkohësisht komisionere”, ka sjellë si pasojë, që blerjet dhe shitjet të bëhen nga kjo ndërmarrje sipas këtij koncepti.
Pra, për çdo shitje, apo blerje, sipas këtij ndryshimi ndërmarrja përfiton komisione nga 2 deri në 10 % për vlerën e faturës dhe jo në zbatim të ligjit “Për prokurimin publik” si dhe “Për ankandin”. Sipas këtij ligji, që kuptohet se ka qënë “objekt funksionimi”, ndërmarrja “Meico” ka realizuar shitjet, duke vendosur çmime të miratuara nga “komisioni i çmimeve”, përcaktuar nga ministri Mbrojtjes, ndër të cilat përmendim shitjet e armatimit, municioneve dhe skrapit të çelikut pa karbon, të përfituar nga demontimi. Këto procese teknike dhe tregtimi janë kryer pa zhvilluar ankande. Blerjet e mallrave dhe materialeve, janë kryer pa zhvilluar tender dhe konkretisht janë këto procese: Blerje amonit, dinamit, fitil zjarrëpërcjellës, kapsola, detonatorë, albumi i forcave të armatosura dhe automjetet për modernizimin e forcave të armatosura, etj. Këto veprime rezultojnë he konfirmohen, se janë në kundërshtim me Ligjin Nr 7971. datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik” dhe VKM nr 335, datë 23.06.2000 “Për rregullat e prokurimit publik”. Mjafton kaq për të thënë, që krijimi dhe ekzistenca e firmës “Meico”, nuk ëhstë rastësi, madje këtë e konfirmon fakti, që kjo ndërmarrje ka funksionuar në kundërshtim me ligjin, por “në mirëkuptim” me shtetin dhe me krerët e saj drejtues e politikë që prej muajit tetor 1991 e deri në momentin që kjo firmë mafioze dhe vrasëse “hodhi në erë” Gërdecin, duke vrarë 30 persona, duke plagosur 300 dhe duke shkatërruar 3000 banesa e biznese.
“Meico”, ministria e Mbrojtjes i jep kredi bankare dhe nuk ia kërkon
Nëse verifikon veprimet financare të kësaj ndërmarrje, e cila tashmë dihet se çfarë ishte dhe se çfarë bëri, konstaton shkelje të rënda ligjore. Nga vëzhgimi ynë, konstatohet, se në këtë ndërmarrje që kishte “bekimin” korruptim të shtetit dhe pushtetit politik që prej vitit 1991, nuk u krye asnjë kontroll mbi veprimet e saj në arkë e në bankë për periudhën e viteve 2002-2004, pasi ky kontroll thuhet se është kryer nga Drejtoria e Auditit të Brendshëm të Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga kontrolli i ushtruar në bilancin kontabël, rezultoi se në aktiv të bilancit, në llogarinë “debitorë të tjerë” është evidentuar shuma 130.021 mijë lekë e cila, në partitarin analitik, përfaqëson kredinë që ka Ministria e Mbrojtjes në Bankën Tregtare, tërhequr në vitin 1995, për blerje mallra dhe pajisje. Në pasiv të bilancit, vlera 130.021 mijë lekë, përfaqëson detyrimin që ka ndërmarrja “Meico” ndaj Agjencisë së Trajtimit të kredive, për kredi të pashlyera në afat. Nga verifikimi i kryer në dosjen e kredisë së ndërmarrjes “Meico”, rezulton se kjo kredi sipas dokumentacionit dhe marrëveshjes midis Ministrisë së Mbrojtjes, Bankës Tregtare dhe me miratim të ministrit të Financave Ridvan Bode, kredia e pakthyer në afat për 625.000 USD quhet e shlyer për transferimin, kalimin kapital të Institutit të Projektimeve Ushtarake Nr 6.
Ky transferim kapital nga Ministria e Mbrojtjes në favor të Bankës Tregtare, u krye për shlyerje të kredisë në momentin e privatizimit të Bankës Tregtare. Megjithëse ka kaluar mbi 10 vjet dhe sipas dokumentacionit ligjor, kjo kredi figuron e shlyer. Përsëri në evidencat që administron ATK, vazhdojnë të llogariten interesa për kredinë e ndërmarrjes “Meico” e cila nga 625.000 PSD që është principali, në fund të vitit 2004 kredia e pashlyer, principali bashkë me interesat është në vlerën 1.300.210 USD. Kjo kredi vazhdon të evidentohet dhe të mbartet nga një bilanc në tjetrin, duke rritur fiktivisht edhe vlerën e bilancit kontabël. Kjo vlerë e pasqyruar në bilanc ka rritur artificialisht pagesën për shpërblimin e ekspertit kontabël për çdo vit, në vlerën 19.500 lekë. Prej vitit 1998, për çdo vit që bilanci kontabël është vlerësuar artificialisht nga eksperti kontabël, ndërmarrja “Meico” ka paguar padrejtësisht vlerën 117.000 lek. Ndërmarrja “Meico”, për vitin 2003 ka realizuar të ardhura nga shitja e mallrave dhe materialeve në vlerën 147.776 mijë lek dhe shpenzimet 147.718 mijë lek, fitimi është realizuar 58 mijë lek. Për vitin 204, të ardhurat janë realizuar 782.209 mijë lek dhe shpenzimet 755.131 mijë lek, fitimi është realizuar 27.078 mijë lek.
Viti 2002: “Meico” dhe Ministria e Mbrojtjes, lidhje biznesi
Aktiviteti tregtar i ndërmarrjes për vitin 2002 është kryer sipas akt-marrëveshjes dypalëshe midis “Meico” dhe Ministrisë së Mbrojtjes për shfrytëzimin e magazineve të reparteve ushtarake. Të gjitha shitjet dhe blerjet dokumentoheshin në mënyrë fiktive hyrje dhe dalje, evidentoheshin vetëm në kartelat që mbante dega e financës. Duke filluar nga viti 2003 e në vazhdim, sipas dtyrës së lënë nga KLSH në organikën e ndërmarrjes u bë shtesë një punonjës me detyrë magazinier, si dhe mallrat dhe materialet që do shiten administrohen në magazinën e ndërmarrjes. Administrimi i vlerave materiale evidentohet dhe kontabilizohen me fletë- hyrje dhe fletë- dalje, të cilat pasqyrohen në kartela dyfishe në magazinën e ndërmarrjes dhe në kartelat e degës së financës. Në mënyrë sistematikeve, për çdo tremujor, midis degës së financës dhe magazinës janë kryer rakordime për lëvizjet e mallrave në magazinë, në sasinë dhe në vlerë. Llogaritë sintetike janë të kundruara me ato analitike. Respektimi i dispozitave ligjore për zhvillimin e ankandeve. Evidentimi dhe vlerësimi i mjeteve dhe materialeve ushtarake, nxjerrja jashtë përdorimit, dokumentacioni dhe konvertimi në skrap, kryerja e veprimeve kontable për shkarkimin nga magazina, vendosja dhe miratimi i çmimeve dhe rezultati financiar nga ky aktivitet.
Kontrolli zbulon abuzimet dhe mashtrimin e Berishës, Majkos, Mediut
Dhe pse berisha dhe grupi i tij që ka menaxhuar aktivitetin privat e mafioz të trafikut të armëve dhe municioneve në Gërdec, vazhdojnë të thonë se “nuk kanë dijeni”, në zyrën e kryeministrit Berisha është një raport i qartë dhe i evidentuar kontrolli në lidhje me ndërmarrjen Delijorgji-Pinari-Trebicka-Berisha. Po publikojmë disa shkelje të konstatuara:
Me VKM nr 232, datë 10.04.2003 “Për modernizimin e forcave të armatosura, për rritjen e mundësive vepruese të Brigadës së Reagimit të Shpejtë me 20 automjete speciale të tipit “Mercedes Benz 290 GD 4x4” është miratuar programi i veçantë i Ministrisë së Mbrojtjes, hartuar nga ministri. Ky program përmban tre faza për realizimin e tij, e konkretisht:
Në fazën e parë është përcaktuar; kërkesa për ofertë nga Ministria e Mbrojtjes do të realizohej nga firma “Meico” e Pinarit dhe Delijorgjit.
Në fazën e dytë, studimi i ofertës dhe llogaritja e kostos së programit do të hartohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të realizohet nga Shtabi i Përgjitshëm.
Në fazën e tretë, zbatimi i programit do realizohet nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjitshëm në bashkëpunim me “Meico”.
Realizimi i programit është bërë nga Ministria e Mbrojtjes dhe firma “ELBO” (Helenic Vehicle Industry) Athinë, Greqi. Ky program i ka dhënë kompetencë ndërmarrjes “Meico”, të realizojë lidhjen e kontratës “BARTER”, me firmën “ELBO” me qendër në Athinë, për blerjen e 20 automjeteve speciale, në këmbim të drejtpërdrejtë të skrapeve të krijuara nga nxjerrja jashtë përdorimit e teknikës dhe pajisjeve të tepërta, të Forcave të Armatosura. Nga kontrolli i ushtruar mbi zbatimin e programit rezultoi se programi dhe relacioni i hartuar e i nënshkruar nga Ministri i Mbrojtjes, nuk kanë përcaktuar datën e hartimit dhe për rrjedhojë, nuk mund të përcaktohej nëse këto dokumente janë formuluar përpara apo pas miratimit të VKM, nr 232, datë 10.04.2003. Nuk u gjet mënyra e përzgjedhjes së subjektit “Elbo”, për blerjen drejtpërdrejtë të sasisë prej 30.000 tonë skrap çeliku e cila tregon, se është favorizuar në mënyrë të padrejtë subjekti “ELBO”. Sipas “Relacionit mbi hartimin e projektvendimit” për t’iu paraqitur për miratim Këshillit të Ministrave, rezulton se çmimi i ofruar nga firma “Elbo” për një automjet është 66.275 euro, pa përfshirë vlerën e taksave dhe t.v.sh. Për caktimin e këtij çmimi nuk u gjet asnjë e dhënë apo informacion për ofertën e paraqitur nga firma “Elbo” si dhe mënyra e llogaritjes dhe e pranimit të çmimit.
Shoqëria “Elbo Hellenic Vehicle Industry sh.a”, njofton ndërmarrjen “Meico” me faksin Nr 758/03, datë 11.03.2003, për ofertën e blerjes së skrapit:
Skrap i copëtuar FOB Durrës
Lëvrim 30 ditë, 95 S ton
Lëvrim 60 ditë, 90 S ton
Lëvrim 90 ditë, 85 S ton
Skrap i pacoptuar me lejen e blerësit
Lëvrim 30 ditë, 70 S ton
Lëvrim 60 ditë, 65 S ton
Lëvrim 90 ditë, 60 S ton
Nga Ministria e Mbrojtjes është pranuar çmimi 60 USD/ton, pa kërkuar të kryhet më parë analiza e kostos, nëse do të kishte leverdi që prerja dhe transporti i skrapit, të kryhej nga Ministira e Mbrojtjes, për t’u pranuar oferta e firmës “Elbo” me çmimin më të lartë 85 USD/ton. Moskryerja e analizës së shpenzimeve për prerjen dhe transportin e skrapit, ngarkon me përgjegjësi ish- ministrin dhe ndërmarrjen “Meico”.Në dokumentacionin e kësaj praktike u gjet shkresa e shoqërisë “KURUM” Internacional sh.p.k Elbasan, datë 27.03.2003 dërguar ndërmarrjes “Meico” e cila sqaron se: “Në përgjigje të materialeve dërguarnga JU (Meico) në datën 12.03.2003 firma jonë është duke punuar seriozisht në lidhje me këtë çshtje (nënkupto skrapin). Në lidhje me kërkesën e kësaj shoqërie, ndërmarrja “Meico” kërkon që firma “KURUM” pasi është miratuar programi i hartuar nga ministri me VKM nr 232, datë 10.04.2003 paraqet ofertën e çmimeve më datë 14.04.2003 për sasinë prej 26.160 tonë skrap që disponon Ministria e Mbrojtes, të ndarë për grupartikujt e mëposhtëm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 EmptySat Apr 19, 2008 12:49 am

Po, kryeministri ka blerë një botues gazete!

Nga Mero Baze

Zoti kryeredaktor i gazetës “Albania”!
Lexova me shumë interes dokumentet që botuat në gazetën tuaj ditën e djeshme dhe u trondita realisht. Ndjehem mirë që një gazetë më në fund po arrin të gërmojë në zemër të një plage mbi dhjetëvjeçare që lidhet me korrupsionin e medias në Shqipëri dhe mënyrën sesi gjithë kryeministrat, përfshi dhe Sali Berishën, përpiqen t’i korruptojnë ato, edhe pse e di që në këtë rast më shumë sesa nga ky motiv, ju jeni nisur nga fakti se mes faksimileve që keni botuar, është një emër i ngjashëm me atë të vëllait tim thuajse të varfër, që nuk jeton në Tiranë. Tani më duhet të të jap disa shpjegime, më shumë për respekt të lexuesve dhe miqve të mi, të tronditur nga ato që keni botuar. E vetmja koincidencë me të vërtetën në ato që keni shkruar është se unë kam një vëlla që quhet Astrit Baze. Gjithë të tjerat besoj me shumë dhimbje që janë të vërteta, por jo të vërteta që kanë lidhje me mua. Nga verifikimet e mia të menjëhershme ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës dhe në Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve, më rezulton se ka vërtet një shoqëri me emrin “Erjoni” sh.p.k., me pronar Irfan Hysenbelliun, e cila ka filluar aktivitetin që në janar të vitit 1995 dhe vazhdon akoma, herë duke ndërruar aksionerë e herë duke ndërruar emër. Vendimi i Këshillit të Ministrave favorizon pikërisht këtë botues gazete që quhet Irfan Hysenbelliu, një biznesmen i njohur shqiptar, i afërt me ish- kryeministrin, Ilir Meta, botues i gazetës “Panorama” dhe siç shihet, dhe i privilegjuar i kryeministrit, Sali Berisha. Për këtë po ju dërgoj dhe faksimilet që vërtetojnë pronarin e kësaj kompanie. Administratori i tij, Astrit Baze, nuk është vëllai im. Im vëlla jeton në Golem, në Kavajë dhe mban frymën e familjen, duke shitur në një kioskë të vogël që shkojnë t’ia prishin njerëzit e pushtetit, sa herë mërziten prej meje. Nuk ka jetuar ndonjëherë në Tiranë dhe vjen shumë rrallë këtu. Nuk e njeh as Irfanin dhe nuk e di ku bie kjo uzina që thuajse ia paska falur Berisha botuesit të gazetës “Panorama”. Njeh nga ekrani vetëm Sali Berishën, se voton për të.
Ky është sqarimi i parë dhe më i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me përgënjeshtrimin e faktit që Sali Berisha ma ka bërë mua këtë nder. Jo! Sali Berisha ia ka bërë këtë nder, natyrisht shumë të madh, një botuesi tjetër, që në rastin konkret quhet Irfan Hysenbelliu. Nuk kam ndonjë koment tjetër për botuesin në fjalë dhe as për gazetën e tij, pasi ajo gazetë përgjithësisht ruan një etikë në komunikimin me publikun. Njëherë e ka shkelur vetëm për të më fyer mua personalisht dhe familjarisht, kur më sulmonte dhe kryeministri në gazetën e tij dhe që rezulton të jetë periudha kur ka nisur procedura e kësaj dhurate të madhe prej qeverisë. Po ashtu, kujtoj se më ka mbetur si shije e keqe që, ndërsa gjithë media gërmonte për historinë e Gërdecit, kjo gazetë përpiqej të nxirrte të pafajshëm ministrin Mediu dhe kryeministrin, duke iua veshur përgjegjësinë ushtarakëve të shkretë që nuk i ka pyetur njeri. E përmend këtë, thjesht për t’ju kujtuar se s’kam asnjë afërsi me atë gazetë. Kjo histori e dhimbshme që keni botuar, dëshmon faktin se Sali Berisha po vazhdon një traditë të shëmtuar të blerjes së shtypit, të nisur nga Ilir Meta dhe Edi Rama në vitin 2000. Bilé dhe më keq. Tani po rible gazetat e tyre. Nuk dua t’jua kujtoj për hakmarrje, por historia e gazetës “Albania” ka një detaj të tillë të rëndësishëm në periudhën kur ishte kryeministër Ilir Meta, duke u favorizuar me një truall dhe leje ndërtimi që i kanë dhënë sot komoditetin për t’u botuar e qetë dhe për të hetuar korrupsionin e Sali Berishës. Faktet që ju rendisni më poshtë dhe botuesit e tjerë që përfitojnë prej zotit Berisha, është e drejtë e opinionit t’i vlerësojë se cilët janë e çfarë bëjnë. Di po ashtu që Sali Berisha të njëjtin nder ia ka bërë pak muaj më parë një tjetër pronari të gazetës “Albania”, duke i falur tokë në sheshin “Skënderbej”, me një vendim të ngjashëm me fermanet e Sulltan Mehmetit II, që bënte pronar me plaçkë lufte çdo luftëtar të tij. Unë nuk kam asnjë veprimtari biznesi që të më jetë mundësuar ndonjë ndihmë apo mbështetje prej Sali Berishës, përveç përfoljeve të tij të turpshme e të vazhdueshme, se ia sulmoj ministrat hajdutë, se kam interesa personale. Aq banal është bërë në këtë histori, sa është gati të thotë se unë kam shkuar dhe kam ndezur barutin në Gërdec vetëm që t’i prishja punë djalit të tij dhe Fatmir Mediut, të cilët ishin kthyer në “rreshterë” të Delijorgjit.
Së dyti, dua që ky rast të vazhdojë të hetohet, jo më si një problem që lidhet me një botues gazete, por si një shkas për të hetuar lidhjet e botuesve shqiptarë me pushtetin dhe përfitimet e paligjshme prej tyre. Do të ishte në nderin tonë si gazetarë, që ashtu sikundër hetojmë për tenderat publikë që përfitojnë kompanitë e biznesit, të hetojmë dhe për tenderat që qeveria iu jep njerëzve të medias, lehtësitë që ata kanë për të përfituar prona dhe tendera me prokurim të drejpërdrejtë, si dhe rolin e tyre shpesh si sekserë në gjithë këto histori. Kjo qeveri ka mjaft raste të qarta ku favorizon në mënyrë të hapur dhe brutale media të forta vizive dhe të shtypit të shkruar në Shqipëri dhe iu turret pa mëshirë disa mediave, të cilat nuk kanë mundësi të rezistojnë përballë gjobave apo sekuestrove, të cilat nuk janë të dëgjueshme ndaj qeverisë. Madje, ka raste dhe më të turpshme për qeverinë, siç ishte tullumbacja për gjobat ndaj “Top Channel” dhe mediave afër saj dhe pastaj mosmbyllja e raportit jashtë gjithë afateve ligjore, çka vë pikëpyetje të mëdha ndaj qeverisë dhe transparencës së saj. Shihet qartë, se qeveria thjesht ka dashur t’i terrorizojë këtë media dhe jo të mbledhë taksa prej saj.
Së fundi, do të desha që kur komentoni raportet e mia me kryeministrin, nuk keni nevojë të bëheni paranojak, por mund t’iu referoheni fakteve. E di se ata që kanë çuar këtë vendim qeverie në gazetën tuaj punojnë në zyra të qeverisë dhe mund të jenë bërë vërtet xhelozë se mos Sali Berisha më ka falur një uzinë ditët që shkruhej për ngjarjet e Gërdecit për të më mbyllur gojën. Por unë nuk kam patur probleme me Sali Berishën vetëm muajt e fundit, kur kisha konstatuar se në Gërdec po bëhej kërdia me miliona që fitoheshin brenda muajit dhe pastroheshin prej Delijorgjit përmes rrjetit të fonderive shqiptare dhe tregtisë së fishekëve. Unë me Sali Berishën kam patur konflikt publik që në muajt e parë të qeverisjes së tij, kur ai filloi ta konceptonte luftën kundër korrupsionit si propagandë dhe njerëzit e korruptuar i ngjiste në pushtet, me shpresën se ashtu i kishte nën kontroll, siç ka pas bërë mandatin e parë me bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Qëndrimet e mia janë publike në mënyrë të vazhdueshme, të botuara në shtypin shqiptar, të shprehura në debate televizive dhe të gjitha kanë pasur një bosht, falsitetin e Berishës në luftën kundër korrupsionit dhe dorëzimin e tij para këtij fenomeni, derisa humbi integritetin e qeverisjes. Ai është tashmë thjesht një peng i bosëve të mafias në vend, i emërimeve familjare dhe rrjetit nepotik që ka krijuar, i cili, për hir të së vërtetës, nuk është se e pyet shumë. Ai nuk është më një lider që mund të shpëtojë diçka në këtë vend, por është një i njeri i pafuqishëm dhe i dorëzuar, që duhet shpëtuar nga mbytja përfundimtare. Ai ka një bilanc tragjik me historinë e tij personale në luftën kundër korrupsionit, pasi nga rënia e shtetit më 9 mars 1997, e cila kishte zanafillë korrupsionin ekonomik dhe politik, kishte vetëm një viktimë, kurse nga dorëzimi i tij para mafias së Fatmir Mediut dhe të afërmve të tij ka 26 viktima dhe 300 të lënduar. Asnjë kryeministër në botë nuk ka ndonjë bilanc më tragjik nga korrupsioni sesa ky dhe askush nuk mund të mbahet mend më gjatë në historinë botërore si kryeministër i korruptuar sesa ai që ka trimëruar mafiozët të vjedhin edhe duke vrarë. Unë nuk kam qenë kurrë në asnjë moment gjatë mandatit të tij qeverisës i pajtuar me këtë strategji që ndiqte, duke bërë luftë kundër korrupsionit me pranga policësh mbi mësues apo roje nafte dhe duke lejuar masakra korruptive, siç janë dhjetëra tendera që komandohen nga familjarë të tij, misione të dyshimta bamirëse, privilegje për njerëz që i bëjnë fresk etj. Qëndrimi im kritik ndaj tij nuk lidhet as me ngjarje të fundit dhe as me konflikte personale. Duke qenë një mbrojtës i tij i palëkundur në opozitë, unë e kam patur të lehtë të bëja atë që bëjnë familjarët e tij, shumica në mërgim në atë kohë, madje dhe ish-kundërshtarë të tij, që ju kthyen në familjarë më pas, por nuk e bëra këtë gjë me vetëdije. Shita biznesin tim, lava borxhet që kisha krijuar për të ndihmuar Sali Berishën dhe tani jam i qetë në shtëpinë time me fëmijët e mi. Nuk u pajtova për asnjë ditë me mënyrën si qeverisi, me stilin e tij formal për të vënë kukulla në vend të profesionistëve, për të vënë refugjatë në vend të figurave me karrierë politike dhe për të injoruar çdo vlerë politike të krijuar në ish-opozitën e tij, në emër të mosmirënjohjes. Dhe jam shumë më i qetë kështu. Nuk më dalin në gjumë natën fëmijët e Gërdecit të pjekur të gjallë, duke parë “Bang-Bang”, edhe pse jam shokuar nga vdekja e tyre. Ndjej dhimbje po ashtu, kur shikoj hipokrizinë, me të cilën trajtohet fatkeqësia e tyre dhe tallja me dhurimin e librave apo internetit për fëmijë, që vetë ua ke marrë prindërit nga grykësia për të vjedhur. Fyhem nga shtirja për shtetin ligjor dhe politikat fiskale, kur disa fëmijëve që ua ke vrarë dy prindërit në Gërdec, nuk iu jepen lekët e varrimit, se e kanë faturën nga lokali i fshatit pa TVSH, ndërkohë që atyre ua mori jetën një mafioz, i cili nuk paguante asnjë taksë në shtet për sigurinë e tyre, vetëm pse kishte krahë të ngrohta në qeveri. Kjo është distanca ime reale me Sali Berishën dhe ajo buron nga dorëzimi i tij para ofertës së mafias dhe korrupsionit në vend. Rasti që ju kini publikuar, është dërguar ndoshta nga këshilltarë idiotë të kryeministrit që nuk dinë kurrë ç’bën shefi i tyre dhe që mendojnë se kanë zbuluar një armik që do ta gëzojnë, është po ashtu një ilustrim i kësaj që them, për kapjen e shtetit nga mafia dhe kthimin e kryeministrit në një “rreshter” të saj.
Me shpresë se do ta botoni këtë reagim, për të më bindur se nuk ju ka nxitur kryeministri të botoni një spekulim të tillë.
Me respekt
Mero Baze
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Një ëndërr më shumë është sot,Shqipëri e Re , ngaYllka XERXA
» Shqiperi Etnike..
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Shqiperi apo Albani?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: