Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Një ëndërr më shumë është sot,Shqipëri e Re , ngaYllka XERXA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Një ëndërr më shumë është sot,Shqipëri e Re , ngaYllka XERXA Empty
MesazhTitulli: Një ëndërr më shumë është sot,Shqipëri e Re , ngaYllka XERXA   Një ëndërr më shumë është sot,Shqipëri e Re , ngaYllka XERXA EmptySat May 19, 2012 1:59 am

Reportazh

Një ëndërr më shumë është sot,Shqipëria e Re

nga Yllka XERXA

-Shqipëria e Re është një kerkesë dhe nevojë imediate e përditëshme e çdo familjeje shqiptare.
-Shqiperia e Re është një përmbledhje atributesh dhe kontributesh, idesh dhe projektesh përsonale te çdokujt, te cilat kërkojnë një bosht, një shtyllë kurrizore, për tu kapur pas saj dhe për tu kthyer në gjymtyrë te një trupi që mbartë në vetvete dhe përcjell po ashtu, energjitë me pozitive te mundshme.
-Shqipëria e Re, është Shqipëria e begatë. Është Shqipëria ku te gjithë kanë nj vend pune, ku te gjithë kanë shansë dhe mundësi te barabarta.
- Shqipëria e re, është Shqipëria e mundësive dhe potencialeve te panumërta për çdo përson. Është Shqipëria vitale dhe dinamike që vendos në levizje dhe nuk pengon sipërmarresit. Shqipëria e Re, është Shqipëria e solidaritetit me më te dobëtit, si dhe me shtresat në nevojë. Shqiperia e Re eshte Shqiperia e Perkujdesjes Sociale per familjet ne veshtiresi ekonomike. Shqipëria e Re është Shqipëria që kujdeset për të rinjtë. Është Shqipëria që kujdeset për shkollimin dhe punësimin e tyre.
-Shqipëria e Re, po ashtu është Shqipëria që kujdeset, për te gjithë ata të rinjë që duan te krijojnë familjet e tyre, në siguri te plotë për te drejten e jetës dhe te banimit. Banesa për çdo familje në shtetin e Shqipërisë se Re duhet te jetë e garantuar nga shteti, me një kredi te butë dhe te përballueshme me pune te ndershme nga këto familje. (Kjo kredi mund te këtë disa forma shlyerje, si në cash, apo në natyrë, me punë ose angazhime te tjera në dobi te shtetit.) -Shqipëria e Re është një projekt që ka te bëjë me ndertimin e një sistemi shoqëror shumë funksional, te moralshëm, te drejtë, produktiv dhe sa me afër njerëzve e familjeve shqiptare.
-Shqipëria e Re është një sistem në bazën e te cilit qëndron siguria për jetën, siguria për pronën, siguria për qendrueshmërinë e gjithçkaje që lidhet me jetën e cdo përsoni. Sistemi shendetësor, sistemi edukativ dhe arsimor duhet te jetë në sherbim maksimal te përmbushjes se këtij qëllimi. Modeli amerikan i gërshetuar me modelet me te mira te vendeve nordike është modeli më i mirë. per tu përshtatur me Shqipërinë e Re.
-Shqiperia e Re, është Shqipëria që ka në baze te funksionimit te shoqerise, disiplinen dhe kulturen e punes, respektin për dinjitetin njërëzor, si dhe shtetin Ligjor.
-Shqipëria e Re, është Shqipëria me sistemin amerikan te sigurisë, dhe te forcave te armatosura. Policia duhet të këtë sistemin amerikan, me FBI si model funksionimi dhe kontributi për sigurinë e çdo komuniteti dhe familjeje, si në fshat ashtu edhe në qytet.
-Shqipëria e Re është Shqipëria me sistemin amerikan te Drejtësisë, dhe po ashtu të Drejtimit të shtetit.
Një shtet Presidencial tipik Amerikan do te ishte më i përshtatshem për Shqipërinë e Re.
Parlamenti duhet te këtë modelin amerikan te Kongresit dhe Senatit.
-Shqipëria e Re është Shqipëria e vlerave me te mira. Është Shqipëria e harmonisë fetare, është Shqipëria e respektit për çdo racë, popull, si dhe vend tjetër. Është Shqipëria po ashtu që i përcjell dhe i shpërndan këto vlera edhe ne vendet e tjera fqinjë e me gjër. Shqipëria e Re, është Shqipëria pa komplekse, është Shqipëria dinjitoze që mund te jap kontributin e saj në paqen botërore si një urë lidhjeje mes vendeve te lindjes dhe përendimit, mes te krishtëreve, hebrenjeve dhe –Shqipëria e Re është Shqipëria me politikane konstruktive, me sipërmarrës dinamike dhe optimiste, me punonjës te disiplinuar, si dhe me shtetas mikpritës, dashamirës dhe te kulturuar. Shqipëria e Re, është Shqipëria me studente serioze, dhe shtetare te moralshem e te përkushtuar. Shqipëria e Re është Shqipëria që respekton dhe ruan vlerat kombëtare, por në te njëjten kohë promovon dhe kultivon një mentalitet te ri, modern dhe perparimtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Një ëndërr më shumë është sot,Shqipëri e Re , ngaYllka XERXA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri
» Kosova është Shqipëri
» "Toka, sa pak ujë…" Reportazh nga Yllka XERXA
» Reportazh Yllka XERXA "Mirdita, një shtegtim speleologjik"
» Çelet sezoni turistik me muzike e plazh" NGA YLLKA XERXA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: