Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri

Shko poshtë 
+21
Orfe@
GERI_G
xhavo_
Arta
Mysafir
shkodrani_1
tina
Riki30
Beton
Kosovarja
Sofra
STUPCAT
Albea
Ago Muji
Euridika
petritkola
rrebelja
Ani
tom sojer
Leka i Madh
Hana
25 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Hana
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Hana


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySat Mar 15, 2008 6:25 pm

TIRANË - Sot në Shqipëri janë lënduar sigurisht 155 njerëz nga një seri eksplodimesh që përfshiu një depo të municionit ushtarak në afërsi të kryeqytetit Tiranë. Këtë e bëri me dije Kryeministri Sali Berisha.

Berisha për televizionin Shqiptar tha se "është një situatë shumë serioze". Funksionarët thanë se kanë ndjenjën e frikës se ekziston mundësia të kenë vdekur shumë Shqiptarë si dhe personeli Amerikan në atë depo.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin duke i ndihmuar Shqipërisë gjatë çmontimin të armëve të vjetra të kohës së komunizmit. Tri ekipe nga 21 persona qenë duke e bërë çmontimin e armëve në një depo të qytetit të Vlorës, 12 kilometra jashtë Tiranës.

Shumë nga të lënduarit janë ngasësit e automjeteve me bashkudhëtaret e tyre të cilët ngisnin në një autostradë në afërsi në momentin e eksplodimit. Nëpër rrugë gjenden automjete të braktisura. Helikopterët janë vënë në dispozicion për t'i evakuuar banorët diku në afërsi.

Shumë viktima janë bartur në një spital ushtarak në afërsi dhe në një shtëpi të shëndetit në Durrës në perëndim të Tiranës. Aty këtu bëhet ngasja e ambulancave si dhe janë vënë në dispozicion edhe automjete të qytetarëve për ta bërë bartjen e të lënduarve. Një mjek trajtues nëpërmjet televizionit kërkoi nga banorët lokal që sa më shpejtë të jetë e mundur të bëhet dhënia e gjakut.

Zhurma e eksplodimeve ishte dëgjuar deri në shtetin fqinjë në Maqedoni. Në aeroportin 'Nënë Tereza' jashtë Tiranës ishte thyer xhami i hyrjes dhe dritaret në pritoren e aeroplanëve. Fluturimet e aeroplanëve përkohësisht qenë ndalur.

C'fare mendoni forumist te nderuar per kete eksplodim ne Shqipri.!

Ngushllime per famijet te pa fajshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySat Mar 15, 2008 6:33 pm

Kjo eshte nje tragjedi e pafalshme, tragjedi qe drejton gishtin drejt nomenklatures politike ne Shqiperi, aq e dalur jashte kohe dhe hapesire qe po i behet ure bashkesie nderkombetare per syte e bukur te Be - se.

Po e shkaterron tere armatimin me te cilin u mbajt kjo kafshore Shqiperi. Po e carmatosin Shqiperine. Po e carmatosin ushtrine. Nderkaq, ushtrite e vendeve fqinje po armatosen gjer ne dhembe. Ne rast lufte ne Ballkan, cili shtet do na ndihmonte pervec Shqiperise? Dhe kete Shqiperie po e cubojne deri ne palce.

Kjo qe ndodhi ne sot ne Shqiperi mund te jete nje tragjedi ku mund te kene pasur gisht edhe sherbimet - hienat e shteteve fqinje sidomos ato serbe dhe greke qe pas kane KGB - ne.

Ngushllime per familjet e viktimave! Kurre mos u perserit nje gje e tille!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySat Mar 15, 2008 6:50 pm

Nje tragjedi e vertete. Rreth 200 te plagosur cuar ne Durres dhe Tirane. Per te vdekur akoma nuk flitet sepse nuk mund t'i afrohen akoma vendit sepse ka shperthime sporadike. Fshati prane Vores eshte shkaterruar thuhet. Autostrada Durres Tirane eshte bllokuar. Shume makina qe kane kaluar jane demtuar, madje edhe nje autobuz.

Shperthimi eshte degjuar ne Durres dhe dridhje ne Tirane, por nuk e besoj lajmin se eshte degjuar ne Maqedoni. Maqedonia eshte larg. Qytetet jugore psh nuk e kane degjuar.

Tmerr! Kaq mund te them.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySat Mar 15, 2008 7:01 pm

Jam i shokuar, pas Sali Berisha ka thene se mund te kete me dhjetra te vdekur. Nuk e di, nga keto shperthime mund te ndodhen edhe ndonje termet gje qe eshte shume afer Tiranes dhe Durresit dhe nje termet i tille do shkatronte cdo gje te nevojshme. Nuk ka kohe per panik, kurrkush nuk e dije sakte se si eshte gjendja, por duhet te bejme ata pune qe mund ta bejme.

Ngushellime familjareve te te vdekurve dhe te te plagosurve!
Ne kete kohe vuan ndokush, por nuk ka kush t'i ndihmon! Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Icon_pale
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySat Mar 15, 2008 7:06 pm

me te vertet diqka qe tronditi mbar njerzimin ,numri i te plagosurve veq s apovjen e shtohet , i lutem te Madhit qe t emos ket shum te vrar ,se bashku me at shperthim ,u shperthyen edhe zemrat tona nga dhembja ,na kujtoi shum qka ai shperthim nuk kam fjal per ta shpreh dhembjen e tmerrshme

ngushellime per familjaret edhe pse fjalet tani skan pesh por kjo esht me e paktja qe mudn te bejm ne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySat Mar 15, 2008 7:21 pm

Aksidente, nuk ke ci bene.

Ngushellime!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySat Mar 15, 2008 7:30 pm

Ngushllime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySat Mar 15, 2008 8:14 pm

Ska nevoj te shkatrrohet municioni.Me ate kosota shiperia mund ta mirembaj ate.Eshte punuar per tu bere ai municion,40 vjet menxi e kemi bere e keta per 1 dit dojn ta shkatrrojn.Fajin e ka Sali Berisha dhe qeverite qe moren pjese ne demilitarizimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea


Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySat Mar 15, 2008 8:26 pm

Ngushllime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySat Mar 15, 2008 8:32 pm

deri me tani si pas top chanel jan 5 te vdekur shpresoj se te ket sa ma pak te vdekur edhe sa ma pak viktima ngushlime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySat Mar 15, 2008 9:18 pm

Tragjedija e dytë e familjes Osmani në mesin e kësaj tragjedije mbarë popullore e shkaktuar nga ndezjet e municionit në Gërdec. E para ishte para ca ditëve nga uji dhe kjo është e dyta nga zjarri si pasojë e shpërthimeve në fshatin Gërdec. Deri më tani simbas lajmeve janë identifikuar 5 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, kurse shumë fshatar nëpër pyje e vende të ndryshme janë të shpërndar dhe si kanë mundur janë strehuar, helikopterët po i bartin fshatarët sa po munden që ti largojnë nga rreziku nëse vjen deri te magazina shumë më e madhe me municion e cila pritet që mund të eksplodojë edhe ajo.

Ngushllime familjeve për humbjen e më të dashurve të tyre.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sun Mar 16, 2008 2:37 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySat Mar 15, 2008 9:37 pm

Tom Sojer ka shume gjasa qe dridhja eshte degjuar edhe ne Maqedoni, sepse eshte degjuar edhe ne Kosove. Pikerisht tri dridhje te lehta sot kane kapelluar Prishtinen pikerisht gjate ores dymbedhjete e ca, pikerisht ne momentin kur ndodhi tragjedia e Gerdecit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySat Mar 15, 2008 9:49 pm

Pikerisht kjo dridhje eshte degjuar edhe tek ne ne Kosoves Luboten sa qe mendoja se ka ndonje vetetim apo dic tjeter edhe pse temperatura ishte 19 grad...

Ngushllime te gjithe familjeve per anetaret e humbur,njeherit per te gjithe te lenduarve ju urojme sherim sa me te shpejte..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySun Mar 16, 2008 12:00 am

Ju lus te me lejoni qe ne emer te Forumit ''bashkimikombetar'' t'iu shprehe ngushllimet tona me te sinqerta per familjet per humbjet e te dashureve te tyre.

I LEHET JU QOFTE DHEU I SHQIPRISE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySun Mar 16, 2008 12:40 am

Te gjithe familjeve te viktimave ju shprehu ngushllimet me te sinqerta , te lenduarve ju uroj sherim sa me te shpejte e dhash Zoti mos te na perseriten me tragjedi te tilla .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
tina
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
tina


Female
Numri i postimeve : 2564
Age : 41
Vendi : qka po ju interson juve bre
Profesioni/Hobi : me nga mas topi mujsha me zan
Registration date : 18/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySun Mar 16, 2008 1:30 am

Ngushllime te gjith familjarve qe humben te afermit e vet esht esht tragjedi e rend per te gjith ishalla zoti ju ndihmon te lendurve sherim te shpejt ishalla nuk ndodhin ksi tragjedi kurr me
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySun Mar 16, 2008 12:18 pm

Luboteni, miku im, degjimi eshte tjeter dhe dridhja eshte tjeter. Dridhja mund te kapet vetem me seizmograf. Veshet ne Maqedoni e Kosove nuk munden te kene  degjuar gje. Une jam vetem rreth 60-70 km vije ajerore nga Gerdeci dhe ketej nuk u degjua e as u ndje gje.

Thjesht per korrektesi teknike.

Po lajmet nuk jane te mira. Ka kaluar numeri 250 e te lenduareve. Te vdekur akoma nuk ka nje numer te sakte. Ishalla me pak.

Armatimet qe po cmontoheshin thuhet qe jane te viteve 60 - ruse dhe kineze dhe te rrezikshme. Me pretendimin e hyrjes se Shqiperise ne NATO kerkohen standarte te reja edhe armatimi. Madje thuhet se edhe Kallashnikovet rus do te zevendesohen me arme perendimore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySun Mar 16, 2008 1:37 pm

tom sojer,te falemenderoi per informatat,nuk duhet te besuar te gjitha lajmet,se puna e tyre eshte, prandaj mundohen te pregaditin matriale edhe jashte kufirit.

jane te demtuar 313 shtepije sipas mbledhjes se shtabite te emergjences per ngjarjet e gerdecit ...
Ngushllime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySun Mar 16, 2008 4:18 pm

Nuk kuptoj nje gje ne kete ngjarje,thuhet se ka qene nje kompai private, nese komapania e ç'motimit te aremeve ka patur kontrata private,a do te mere pergjigjesi per kete ngjarje tashe kjo kompani.???????

Nje ashtu deshira eshte te kemi informacione se me shume dhe ç'fare mund te ndimojme shqiptaret jashte kufijeve,po edhe ne diaspor pse mos ta bejem nese kemi mundesi te ndrimojme.!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySun Mar 16, 2008 9:46 pm

Berisha vegël e mafies greke të municioneve dhe “11 shtatori” shqiptar



Nga Kastriot Myftaraj - Tragjedia e Gerdecit është skandali i mafies të municioneve, që vepron prej vitesh në Shqipëri, duke siguruar fitime të mëdha, nga shitja e metaleve që dalin nga gëzhojat e predhave të artilerisë, që çmontohen në projektet e asgjësimit të stoqeve të municioneve, që zbatohen në Shqipëri me financimin e ndërkombëtarëve. Kjo mafie ka arritur të përdorë për interesat e saj dhe projektet dhe financimet e NATO, për asgjësimin e stoqeve të municioneve në Shqipëri.Kur Berisha erdhi në pushtet në 2005, ai e gjeti këtë mafie të krijuar pas vitit 1997, nga qeverisja e së majtës, dhe u përshtat shumë mirë me të, duke marrë pjesën e tij të fitimeve. Në faqen on-line të kryeministrisë jepet ky njoftim për ngjarjen: “Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se nga dëshmitarë, të cilët kanë qenë në vendngjarje duke punuar, njoftohemi se numri i punonjësve në fabrikë sot ka qenë rreth 110 punëtorë. Sikundër po këta dëshmitarë pohojnë se midis shpërthimit të parë dhe shpërthimit të dytë ka pasur një distancë kohore prej 10 minutash, të cilën shumë prej punëtorëve e kanë shfrytëzuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Po bëhen përpjekje për t’u identifikuar një nga një të gjithë punëtorët, por situata është e vështirë dhe vazhdojnë shpërthimet”. Ky njoftim tregon papërgjegjshmërinë kriminale të qeverisë. Vetëm një qeveri absolutisht e papërgjegjshme dhe kriminale mund të lejojë që 12 kilometra larg kryeqytetit, pak larg superstradës kryesore të vendit, të ngrihet një “fabrikë” e vdekjes për asgjësimin e stoqeve të municioneve. Vetëm qeveritarë të korruptuar që marrin pjesën e tyre nga të ardhurat e kësaj afere të pistë, mund të tolerojnë që firma që ka fituar të drejtën për të bërë asgjësimin e municioneve, për të rritur fitimet e saj, të punësojë njerëz joprofesionistë, deri adoleshentë, për t’ u marrë me këtë veprimtari mjaft të rrezikshme. “Fabrika” për të cilën flet kryeministri është fabrika e mafies së municioneve. Në Shqipëri kjo është mafie greke. Administratori i firmës që ka fabrikën e vdekjes të Gerdecit është minoritari grek Mihal Delijorgji, i cili është përgjegjës për gjithë joprofesionalizmin me të cilin është punuar atje, për të siguruar fitime më të larta, nga të cilat sigurisht që kanë marrë pjesën e tyre edhe qeveritarët, që kanë mbyllur njërin sy. Mihal Delijorgji mund t’ i bënte i qetë këto gjëra, se Ministri i Punës, që duhet ta kontrollonte fabrikën e vdekjes është greku Kosta Barka, dhe shefi i Inspektoratit të Punës është po greku Thoma Miço. Kryeministri Berisha, Presidenti Topi, i gjithë shteti, shikojnë se si grekët në kamuflazhin e projektit të NATO, kishin ngritur fabrikën e vdekjes në Gerdec, pranë Tiranës, dhe ku punohej në kundërshtim me të gjitha rregullat teknike. Praktikisht ajo që ndodhi në Gerdec është atentat terrorist grek kundër Shqipërisë. Ngjarja e Gerdecit mund të përsëritet me depozitat greke të naftës në Portin e Durrësit, me përmasa katastrofike, si ato të Hiroshimës, ku mund të vdesin 200 mijë njerëz. Tunelet e Gerdecit janë një aspekt i të këqijave që bëjnë grekët në tunelet e Shqipërisë. Kryepeshkopi grek i Kishës Ortodokse në letë Autoqefale të Shqipërisë, greku Janullatos mori nga Edi Rama të drejtën të ndërtojë katedralen në lulishten mes selisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe selisë së PS, ku ka marrë nën kontroll nyjen kryesore të tuneleve nëntokësore të ndërtuara në Tiranë në kohën e komunizmit, që kalon pikërisht atje. Sot në tunelet në themelet e katedrales punojnë vetëm punëtorë grekë dhe nuk lejohet asnjë shqiptar. Atje përgatitën të këqija më të mëdha se ajo e Gerdecit për Shqipërinë. 15 marsi 2008 është “11 shtatori 2001” shqiptar, i bërë nga grekët me kolaboracionizmin kriminal të qeveritarëve shqiptarë. As në ditët e marsit të vitit 1997, kur shteti u shemb krejtësisht, nuk ndodhi në Tiranë një gjë e tillë. Shpërthimi i Gerdecit tregoi se shteti shqiptar është një fiksion, madje edhe më keq një fiksion që megjithatë funksionon mirë si një mekanizëm korrupsioni. Në faqen on-line të Këshillit të Ministrave, në orën 20 të datës 15 mars, lajmi i parë ishte: “Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se Kryeministri Berisha ka pasur një bisedë telefonike me Kryeministrin e Greqisë Kostas Karamanlis dhe me Kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski”. Pra, lajmi i parë nuk është ngjarja që ndodhi, por telefonatat e kryeministrit Berisha! Kjo është provë shtesë e papërgjegjshmërisë qeveritare. Tragjedia kthehet në tragjikomedi kur tragjedinë e bëri mafia greke e municioneve. Vetëm pas njoftimit për telefonatën me kryeministrin grek, në faqen on-line të kryeministrit Berisha njoftohet më në fund diçka për atë që ka ndodhur në Gredec: “Forcat e Ndërhyrjes së Shpeshtë dhe të Mbrojtjes Civile nxorën nga një tunel në afërsi të vendngjarjes 25 banorë të zonës, ndër të cilët ndonjë edhe me plagosje të lehta. Transporti i tyre u krye me helikopter. Ndërkohë që repartet e Xhenios dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë gjetur në vendin e ngjarjes edhe një tjetër të plagosur në gjendje të rëndë. Ka ende pjesë të territorit të pakontrolluar, për shkak të shpërthimeve që vazhdojnë. Puna po vazhdon intensivisht. 4 të vdekurit kanë qenë punëtorë të fabrikës”. Është ironi tragjike që kryeministri njofton se ka ende pjesë të territorit të pakontrolluar, por nuk sqaron nëse Gerdeci ishte nën kontrollin e shtetit para se të ndodhte tragjedia. Pra, a e dinte qeveria atë që bëhej në “fabrikën” e atjeshme? Nëse po atëherë sigurisht që qeveritarët merrnin pjesën e tyre të fitimit, nëse jo ata duhet të japin urgjentisht dorëheqjen për paaftësi totale. Si për një tjetër ironi tragjike, ditën e katastrofës në Tiranë mbahej një takim për projektin SEEDIRET (Bashkëpunimi i Europës Juglindore në fushën e Industrisë, Kërkimit dhe Teknologjisë së Mbrojtjes), ku Shqipëria ka rradhën e kryesimit. Kështu Shqipëria demonstroi “industrinë e saj ushtarake” me mafien e municioneve. Ministri i Mbrojtjes është treguar krejt i papërgjegjshëm se edhe në orën 20 të mbrëmjes në faqen on-line të Ministrisë së Mbrojtjes nuk kishte asnjë njoftim për ngjarjen. Njoftimi i parë ishte: “Takimi i 6-të i Grupit të Punës për Projektin SEEDIRET”. Në këtë njoftim thuhet: “Sot paradite, në një nga mjediset e hotel ”Tirana International”, në kuadrin e kryesimit nga vendi ynë të projektit SEEDIRET (Bashkëpunimi i Europës Juglindore në fushën e Industrisë, Kërkimit dhe Teknologjisë së Mbrojtjes), u zhvillua Konferenca Rajonale dhe Takimi i 6-të i Grupit të Punës për Bashkëpunimin e Evropës Juglindore në fushën e industrisë, kërkimit dhe teknologjisë së mbrojtjes”. Këtu papërgjegjshëmria shkon deri në humor të zi! Kësaj i thonë: S’ kam turp, s’ ke ç’ më bën! Tragjedia e Gerdecit është një provë e faktit se shteti shqiptar është i kapur nga mafia e të gjitha llojeve. Tashmë Berisha dhe Topi janë në situatën kur ose duhet ta ndëshkojnë këtë mafie, ose të largohen, në rast se nuk duan të ndeshen me të, dhe nuk janë të implikuar me të, gjë që nuk duket e besueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptySun Mar 16, 2008 9:47 pm

Kokalari: Tragjedia është shkaktuar nga kontrabanda e armëve të Berishës e Mehdiut

Sunday, 16 March 2008
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Kokalari_geriEkselencë, siç u raportua sot nga Reuters, shpërthimi masiv në një depo municionesh në Shqipëri, është një tragjedi e madhe dhe e kuptoj se shumë njerëz të pafajshëm u plagosën dhe u vranë. Lutjet e mia shkojnë për familjet e tyre dhe qeveritë amerikane dhe shqiptare, duhet të bëjnë çdo gjë të mundur, të ndihmojnë viktimat dhe familjet e tyre, në këtë kohë emergjence. Zyra juaj, duhet të veprojë të përcaktojë imediatisht shkakun e eksplozionit. A ishte një aksident i tmerrshëm? A mund ishte mënjanuar? Me sa di, diçka nga kjo lidhet me marrëveshjet ilegale të municioneve,për të cilat ju kam shkruar më 12 mars, e që janë lidhur, në një mënyrë edhe me ato depo ku ndodhi sot shpërthimi, gjate procesit te modifikimit ose ripaketimit te municionit. Për më shumë, ka shumë zëra se zyrtarë të lartë, përfshi kryeministrin dhe një nga të afërmit e tij, janë në një farë mënyre të lidhur me këtë biznes. Disa nga këta, kanë qenë të implikuar në biseda të regjistruara telefonike me një president të një kompanie amerikane( që prokurojnë municione nga Qeveria e Shqipërisë, si pjesë e një kontrate 300 milionë dollarë ne emër të qeverisë Amerikane) dhe një kontraktori lokal shqiptar që po u jep shërbim një kompanie Shqiptare. Siç e informova Ina Ramën dhe Ju, unë kam një kopje të kësaj. Më 9 tetor, i shkrova Ina Ramës, rreth asaj se unë besoja se një marrëveshje ilegale për municionet ngatërronte një kontraktor amerikan, Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare dhe një kompani me bazë në Qipro. Unë ju shkrova ju me 12 mars, duke iu kërkuar t'i bënit presion Zonjës Rama që të vepronte. Në korrespodencën time, unë informova ju dhe zonjën Rama, se unë kam informacion të zgjeruar, përfshi dhe një bisedë të regjistruar; megjithatë, që nga ajo ditë, unë nuk kam marrë asnjë përgjigje , si nga ju dhe nga zonja Rama. Në dritën e tragjedisë së sotme, iu kërkoj juve, përsëri: kur do behët kjo çështje investigimi, kësisoj që kushdo i angazhuar në aktivitet ilegal të dalë para drejtësisë? Gjithashtu, a ka ky aktivitet ilegal, direkt ose indirekt, ndikim me shpërthimin sotëm dhe vdekjet dhe plagosjet?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptyMon Mar 17, 2008 2:22 am

Te falemederoj per keta informata kolapetriti ...

ngushllime

e sherime sa ma shpejt per te lenduarit ju uroj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
shkodrani_1
Përjashtuar
Përjashtuar
shkodrani_1


Numri i postimeve : 27
Registration date : 16/03/2008

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Populli nga Kosova dhuron gjak për të lënduarit   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptyMon Mar 17, 2008 3:58 am

ishte gjeja ma e shkelqyer qe mund te bente populli kosovar

qe dhuroi gjak per vdhezrit e tyre ne shqiperi


jemé njé kombé me u nda s"dyron
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptyMon Mar 17, 2008 4:49 am

Ishte nevojë e ngutshme për gjak, andaj populli i thjesht jo vetëm nga Kosova por nga të gjitha trojet shqiptare e dhuruan gjakun për vllezërit e një gjaku andej drinit të cilët ishin të lënduar nga shpërthimet e municioneve në Gërdec....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri EmptyMon Mar 17, 2008 9:18 am

Informacioni i Petritkoles eshte i plote dhe i azhornuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Një ëndërr më shumë është sot,Shqipëri e Re , ngaYllka XERXA
» Shqiperi Etnike..
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Shqiperi apo Albani?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: