Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri

Shko poshtë 
+21
Orfe@
GERI_G
xhavo_
Arta
Mysafir
shkodrani_1
tina
Riki30
Beton
Kosovarja
Sofra
STUPCAT
Albea
Ago Muji
Euridika
petritkola
rrebelja
Ani
tom sojer
Leka i Madh
Hana
25 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyWed Mar 19, 2008 11:00 pm

Porosite e serbit dhe te grekut per te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptaret jane realizuar me fanatizem nga veglat e tyre shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyFri Mar 21, 2008 3:59 pm

puna shkon thell ketu.Sherbimi Informativ Shqiptar zyrtarisht ka filluar hetimet ne baze te dyshimit qe katastrofa eshte bere me qellim nga sherbime te huaja.Nga dy pista mund te nisemi:1.Dy firma shqiptare jane bashkkontraktuese me firmen amerikane,keto jane(MEICO dhe ALB DEMIL).Eshte zbuluar se pronari i njeres firme eshte mik i ngushte i ambasadorit serb ne tirane,ndersa firma tjeter po del qe eshte firme e nje greku,por sipas dokumentacionit ne pronsi te shqiptarit.
2.Puntoret deshmojne se cdo te shtune dhe diele shkonin dy ekspert nga firma amerikane (South Ammounition) per te bere ekspertizen se sa barut eshte perfituar dhe sa ton municion eshte cmontuar.
Shikojm dhe fakte tjera,cdonin ne ate zone shume te populluar 10 000 ton municion kur ne dite cmontoheshin vetem 10 ton.Si u be qe mbet i vdekur baxhanaku i kryeministrit Sali Berisha.Si u be qe po ate dite ne Prishtine ndodhen 4 eksplodime,qe dyshohet te jene bere nga organizata terroriste NOVA BOSNA,dhe mbeti i vrare si pasoj e djegjes nje person.Pse mediat pasqyruan vetem njerin shperthim ne prishtin,vetem ate qe ndodhi tek velusha,ndersa 3 tjerat u lane ne hije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyFri Mar 21, 2008 10:03 pm

Letër e hapur Kryeministrit, për një material kompromentues

Kryeministër!

- Nuk po të drejtohem me Zotëri, sepse i tillë nuk je. Nuk përfaqëson as zotërinjtë e vërtetë dhe as qytetarët e këtij vendi. Ti e di shumë mirë kë përfaqëson, ndaj nuk po të pyes për këtë.
- Nuk do të të pyes as nëse ndjen ndonjë përgjegjësi për banorët e Gërdecit, Vorës, Tiranës etj., sepse në këto tre-katër ditë dërdëllitjesh në media, kuptoj se ti përgjegjësi prapë nuk ndjen.
Nuk po të pyes nëse pas kësaj që ndodhi në Gërdec, të del ndonjëherë para syve trupi i copëtuar i 3-vjeçarit Flavio; as nëse mund të përfytyrosh si e ka ngritur befas në ajër vala goditëse atë fëmijë, ndërsa luante në oborr të shtëpisë, se si është bërë njësh me tokën pas ca sekondash ajo fytyrë vocërraku e gjakosur; as nëse mund të përfytyrosh sytë e një 3-vjeçari të copëtuar që jep shpirt pa askënd përreth, nën predha e nën tym të zi, si në bombardim. Do të mjaftonte vetëm kaq, që të mos dukeshe më në TV e gazeta. Por ti del dhe artikulon shfajësime; pas ‘97-ës ty ndoshta nuk të bëjnë më përshtypje as kufomat.
As për premtimet e pambajtura me të cilat more votat, nuk po të pyes, as për performacën tënde prej karagjozi në këtë vend ku dua të rris djemtë e mi, që ti nuk e lëshon thonjsh, anipse pikërisht ky vend që ka politikanë si ty, është më i varfri, më i izoluari, më i parsimuari, më i pashëndetshmi në Europë; as pse në marrëdhënien normale mes meje si qytetar e drejtues gazete dhe teje si Kryeministër, ti nuk arrin kurrë të më bësh një fije krenar, sepse sillesh si burrec dhe jo si burrë shteti…

Nuk po të pyes as pse një burrë në moshën tënde bën gënjeshtarin patetik, sepse e di përgjigjen për të gjitha këto: është dëshira jote e panginjur për pushtet, që të shtyn të jesh i tillë. Dhe kur them dëshirë për pushtet, nuk gjykoj të drejtën tënde për të bërë profesionin e politikanit, por kam parasysh që tipa si ty, nuk janë politikanë, por ca gërmuqë të marrë fund, që nuk e duan pushtetin për ta menaxhuar por thjesht për ta shijuar.

Nuk të pyes, pra, për këto, sepse është e kotë. Pyetja ime ka të bëjë me një material që ndodhet në redaksinë e “Shekullit” prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Në këtë material ekzistojnë disa biseda telefonike të regjistruara mes një biznesmeni shqiptar dhe një biznesmeni amerikan. Regjistrimet ndodhen gjithashtu edhe në zyrën e Kryeprokurores së Republikës dhe në disa zyra të tjera hetuese jashtë vendit. Bisedat hedhin dritë mbi një aferë korruptive trafiku armësh që kap shifra përfituese hipotetike për protagonistët, deri 100 milionë dollarë amerikanë. E dimë mirë të gjithë që ka shumë gangsterë rrotull, që nuk do ta kishin për gjë të vrisnin njerëz për kaq shumë para.


Personat që përmenden në këto biseda, janë pikërisht dy të arrestuarit e ditëve të fundit për ngjarjen e Gërdecit Por jo vetëm këta. Në këto biseda përmenden edhe tre-katër emra të tjerë, mes të cilëve, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë dhe djali i Kryeministrit të Shqipërisë. Kur mendoj që këto regjistrime ndodhen në të njëjtat duar hetuesish të huaj, që hetojnë trafiqe të tilla edhe në Afrikë (merreni me mend perceptimin) dhe ku renditja e personazheve (Ministri, djali i Kryeministrit etj.) është po aq nepotike dhe skandaloze sa të kujton sërish Afrikën, më beso, ndjej Turp. Nuk dua të qeverisem nga “afrikanë” të korruptuar nëse duhet të jem më i qartë… Ndaj, me gjithë forcën e shpirtit, do të doja që emrat e këtyre institucioneve të nderuara të vendit tim dhe familjarëve të atyre që janë përkohësisht në këto zyra institucionesh, të jenë përdorur thjesht si koperturë gangsterësh…

Por “koincidencat” janë të shumta; sjellja jote e ditëve të fundit, kur përpiqesh jo të nxjerrësh përgjegjësitë dhe të kërkosh së paku ndjesë, por të mbrosh vrasësit e Gërdecit, më bëjnë të dyshoj fort.

Lojërat me kontrata dhe VKM-të, kompanitë fantazma “amerikane” të “kontraktuara”, etj., etj., ku firma dhe roli yt si Kryeministër janë primare, prapë më bëjnë të dyshoj fort.

Nëse Gërdeci nuk do të kishte ndodhur, nuk do ta shkruaja këtë që po shkruaj. Nuk jam as nga ata që shkruaj shpesh, ndaj vëru veshin mirë këtyre që të them! As “Shekulli” nuk do të botonte pa thënë fjalën e fundit Prokuroria, ato regjistrime kompromentuese, të cilat gjenden në zyrën time prej tre muajsh.

Por tashmë jemi të gjithë borxhlinj tek fëmijët e vdekur të Gërdecit! Duhet bërë çdo gjë, për të dhënë Drejtësi për ta. Boll më! Të vdekurit, të mbijetuarit dhe të gjallët e tjerë në këtë vend kanë nevojë urgjente për Drejtësi. E meqë jemi këtu, mos përmendni dëmshpërblimin për ta, akoma pa mbledhur kufomat nëpër rrugë dhe tunele. Është e neveritshme, Kryeministër, që e vetmja mënyrë që të ka mbetur për të vazhduar t’i shohësh ata në sy, është Paraja. E kupton sa poshtë kemi rënë të gjithë?

Kryeministër! Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, “Shekulli” dhe Shekulli Online duke nisur nga nesër do të fillojnë t’i botojnë ato regjistrime dhe materialet sqaruese mbi to. Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, Prokuroria le të nxjerrë shpejt një përfundim mbi to.

Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, ti duhet t’i përgjigjesh publikisht pyetjes: Emri yt dhe i djalit janë përdorur si koperturë gangsterësh apo jo?
Këtë detyrim e ke jo thjesht sepse po ta kërkon gazeta më e rëndësishme e këtij vendi. As pse ky skandal do botohet këto ditë edhe në shtypin amerikan. Këtë detyrim e ke ndaj atyre që e mbyllën jetën pa faj në 15 mars, në Gërdec; e ke ndaj atyre që do mbeten përjetë të gjymtuar nga shpërthimi; e ke ndaj qytetarëve të kryeqytetit që paaftësia e qeverisë tënde për të garantuar sigurinë fizike, për pak u shembi të gjithëve shtëpitë mbi kokë.


Kohën për t’u përgjigjur zgjidhe vetë, para ose pas botimit. Këtu në këtë gazetë, në media të tjera apo në Prokurori. E ke detyrim. Ngule mirë në mendje, që ato poste për të cilët silleni qençe, kanë jo vetëm të drejta dhe privilegje por edhe detyrime të tilla. E ke detyrim, Kryeministër! Jo vetëm ndaj të vdekurve e të mbijetuarve që përmenda më lart. Por edhe për të gjithë ata që edhe pse ndodhi ‘97-a, të ribesuan pushtetin, jetën dhe mirëqenien e tyre, të dhanë votën.
Sa për mua si qytetar, përgjigja nuk më duhet. “Garancitë” e tua Kryeministër janë kaq skarse sa të sjellin zorrët te goja.
Ti e ke provuar që fjalët e tua i merr flladi, e jo më era. Atë që thua sot me zjarr e pathos, e mohon pas një muaji me po aq përvëlim. Ndaj, jam i prirur mos të të besoj më asnjë fjalë

Adrian Thano
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptySat Mar 22, 2008 7:07 pm




Morgu i Tiranës i mbushur me “copa” njerëzish, Berisha fsheh numrin e viktimave






Saturday, 22 March 2008
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Tragjedi

Edhe dje, në Gërdec ka patur shumë tension. Ata që kanë mbetur gjallë, nuk kanë rreshtur së këmbënguluri, për të gjetur trupat e vrarë, të djegur e të copëtuar pas shpërthimit në fabrikën vrasëse. Mirëpo kjo zonë, tashmë e “mbjellë” me predha dhe me trupa njerëzish është një zonë e militarizuar edhe nga forcat e policisë së shtetit, të ushtrisë, të SHISH, të SHIU dhe të “kalecëve” të shumtë, që ka instaluar aty, pushteti i Berishës, për të mos lejuar, që banorët dhe mediat, të zbulojnë të vërtetën e kësaj tragjedie makabre, të shkaktuar pikërisht, nga klanet mafioze të dirigjuara nga njerëzit e qeverisë dhe të pushtetit.Ne ishim dje në Gërdec. Por edhe pse tentuam të futemi brenda zonës së “krimit”, policia nuk na lejoji, duke e motivuar këtë bllokim, me faktin që “gjoja po bënë sistemim-pastrimin e zonës nga predhat”. Në fakt, ndalesa për mediat, të cilat nuk janë pjesë e qeverisë dhe klaneve mafioze që shkaktuan këtë tragjedi, nuk lejohen, mbasi nuk duhet të jenë prezent në nxjerrjen e kufomave të bërë copa-copa prej shpërthimit. Mediat e cilësuara nga Berisha, si “armike të pushtetit”, nuk duhet të futen në këtë zonë, mbasi nuk duhet të konstatojnë asnjë fakt dhe dokument, apo dëshmi për zonën e krimit të shkaktuar edhe prej ortakllëkut dhe heshtjes së krerëve të pushtetit, ku dy kokat kryesore janë kryeministri Berisha dhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Gërdeci, “kriza” e madhe e Berishës
Tashmë kuptohet qartë, që Gërdeci është një siklet i madh dhe i pakalueshëm lehtë për kreun e qeverisë shqiptare, njeriun e mirënjohur për tragjedi të tilla. Nëse ministri i mbrojtjes, Mediu dha dorëheqjen, Berisha nuk po largohet, duke u prezantuar si mbrojtës i hapur i krimit të ndodhur në këtë zonë, pikërisht prej aferave korruptive, që klanet, ministrat dhe i biri i tij “biznesmen”, shkaktuan kundër një zone, banorët e të cilës, punonin për të ushqyer fëmijët, madje duke aktivizuar në asgjësimin e predhave dhe fëmijët e tyre të mitur.
Qeveria dhe personalisht bashkëpunëtori i dukshëm në këtë krim, zoti Berisha, tashmë i konfirmuar si mbështetës i rrjetit të trafikut të armëve dhe vazhdues i këtij trafiku të nisur dhe “implementuar” prej ish-ministrit të mbërritjes Pandeli Majko, për të kaluar këtë krizë të madhe, deklaron, se do të shpërblejë familjet me nga 2 milione lekë pr shtëpitë e dëmtuara! Dakort zoti kryeministër vrasës! Po jetët e njerëze të pafajshëm, me se do t’i shpërbleni. Po trupat e copëtuar të fëmijëve të mitur, që punonin në predha, si do t’ua riktheni familjeve? Këto pyetje kanë përgjigje dhe këto përgjigje lidhen me realitetin, që krimi nisi dhe përfundoi me korrupsionin, me trafikun e armëve dhe me nepsin e babëzinë tuaj të përbashkët, si klan mafioz për të përfituar miliona dollarë nga shitja e armëve dhe nga tregu i zi dhe i pisët e skrapit të municioneve.
Morgu i Tiranës, “magazinë” trupash, kockash dhe gjymtyrësh të viktimave të Gërdecit
Edhe pse Berisha dhe pushteti i tij, tashëm i tejlodhur dhe i tejndotur nga korruspini dhe aferat e pista deri me shkaktim krimesh njerëzore, mundohet, ta minimizoj tragjedinë njerëzore të Gërdecit, kjo nuk është e mundur të ndodh. Dollapët frigoriferikë të morgut të Tiranës, “flasin” për shtim të viktimave. Qeveria e Berishës, kjo klikë vrasëse, ka vendosur që edhe masën e tragjedisë ta maskojë. Vetë Berisha, ka dhënë urdhër të mos jepet asnjë informacion mbi numrin e viktimave që nxirren përditë prej rënojave të zjarrta të fabrikës vrasëse.
Edhe pse qeveria, deklaron, se janë vetëm 17 viktima, realiteti tregon, se numri i tyre është shumë i madh. Sipas burimeve nga pushteti lokal, në Gërdec dhe zonën përreth, mungojnë afro 200 persona. Dje, sipas një informacioni të ardhur në redaksi, mësuam se në morgun e Tiranës, kishin mbërritur edhe 21 trupa të tjerë të përgjysmuar, të cilët nuk mund të identifikoheshin, por që ishin nxjerr nga krateri “Berisha-Mediu-Delijorgji” dhe ishin paketuar në qese të zeza palstmasi.
Ne shkuam dje në orën 18.00, në morgun e Tiranës, për të verifikuar të vërtetën e lajmit të mbushjes së këtij morgu me trupa njerëzish, me copa gjymtyrësh dhe me kocka të “pjekura”. Ky morg ishte i rrethuar nga forca speciale, nga makina policie, nga një psotobllok i pakalueshëm dhe nga një bllokazh informacioni. Por ne mundëm, të hyjmë brenda tij dhe zhvilluam një bisedë me “menaxhuesit” dhe drejtuesit e këtij morgu, të cilën po e përcjellim të plotë:
Kanë ardhur sot në morg viktima të Gërdecit?
Polici i objektit: Jo nuk ka ardhur asnjë kufomë deri tani, unë në orën 2 kam filluar turnin dhe deri tani, nuk ka ardhur asnjë kufomë.
Nuk ka ardhur asnjë?
Polici: Jo asnjë!
Po, a mund të hyjmë brenda?
Polici: Nuk ka njeri.
Ndërkohë kur ai u fut brenda në morg, u kujtua se ishte drejtori, me të cilin u takuam
Kanë sjellë kufoma sot në morg?
Fjala e drejtorit: Deri tani, nga 4 viktima, vetëm njëri nuk është identifikuar ende?
Sot kanë ardhur disa copa te veçnata njerëzish, por nuk mund t’i saktësojmë, nëse janë këta kufoma apo pjesë të mbetura. Një pjesë këmbe, dore. Kanë ardhur pjesë pjesë. Dhe nuk bëhet dot identifikimi, pasi është shumë e vështirë.
Thonë që kanë vdekur mbi 100 persona?
Nuk e dimë. Por mendohet se ata që kanë sjellë sot, mund të jeënë të fundit?
Qeveria deklaron 3 viktima të tjera
Departamenti i Informacionit pranë Këshillit të Ministrave bëri të ditur sot se "janë identifikuar trupat e tre viktimave të ngjarjes së Gërdecit. Përfundoi analizimi i materialeve për identifikimin e trupave ende të paidentifikuara pas tragjedisë së Gërdecit. Nga analizat e ADN-së të bëra në Qendrën e Diagnostikimit Molekular pranë Qendrës Spitalore Universitare është arritur të identifikohen trupat e tre viktimave, të cilat janë: Endri Dvorani, Arben Hasa, Zelie Caka. Vazhdojnë përpjekjet për identifikimin e tre trupave të tjerë", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptySat Mar 22, 2008 10:34 pm

Predha ne gjirin e Vlores

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Predha10
“Jane cmontuar dhe ka perfunduar ne shtator eksplodimi i te gjitha minave dhe silurave te bregdetit, fale nje financimi nga Departamenti i Shtetit” - Sali Berisha, 17 mars 2008.
Këto predha nuk jane cmontuar kurre.

Ndersa prokuroria ka nisur hetimet per te gjetur pergjegjesit per tragjedine e Gerdecit, mijera predha te tjera te paruajtura kercenojne sigurine e shqiptareve; jane ato qe vazhdojne te gjenden ne thellesi te Gjirit te Vlores dhe qe pergenjeshtrojne ate qe ka deklaruar kryeministri Berisha pak dite me pare se “jane cmontuar dhe ka perfunduar ne shtator eksplodimi i te gjitha minave dhe silurave te bregdetit, fale nje financimi nga Departamenti i Shtetit” ka thene Berisha ne 17 mars 2008. Keto predha nuk jane cmontuar kurre.

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Predha11

Por ndryshe nga sa deklaroi kreu i qeverisë tv News24 ofron pamje ekskluzive qe tregojne një tjetër realitet. Vetëm pak metra larg qytetit të Vlorës, pranë distriktit detar, aty ku ndodhet një prej pikave më të bukura bregdetare, zona e ish- Kalasë, gjendet një sasi shumë e madhe predhash të hedhura që pas luftës se dyte boterore.

Telekamerat e News24 te cilat jane futur nen uje ne Vlore tregojne se sipërfaqja ku ndodhen predhat është shumë e madhe dhe e parë me sy të lirë në një metër katror aty mund të gjesh një sasi nga 20 deri në 30 të tilla dhe pamja që të shfaqet poshte është shumë e frikshme. Akoma më e frikshme është që ne te lahen njerëz. Edi, polumbari qe eshte zhytur per te marre nje nga predhat qe gjenden nen uje tregon se ato nuk ndodhen në thellësi të madhe. thellesi qe shkon 2 -4 metra thellë.

Nderkaq Qemal Toto është një nga shoferët që në vitin 1947 ka hedhur predha në këtë zonë, predha që janë mbledhur pas luftës nga depo të ndryshme. Ai tregon se në këtë vënd, vetëm në atë kohë mund të jenë hedhur rreth 70 apo 72 Zisa ushtrie të mbushur me këto municione.
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Predha12Keto predha kane provokuar tashme dhe viktimat e para sic eshte rasti i 2 vellezerve vlonjate qe humben jeten pikerisht ne keto ujera, pasi tentuan te merrnin predha nga do te siguronin eksplozivin per te gjuajtur peshq.

Por ka patur dhe të tjera raste aksidentesh ku peshkatarë apo dhe qytetarë kanë humbur dhe gjymtyrë duke tentuar t’i zbërthejnë për t’i marrë sasinë e barutit brenda tyre apo për ta shitur për skrap, pasi pesha e tyre është e madhe. Me e vogla prej predhave peshon rreth 5-8 kilogram. Faktet tregojnë se edhe pse kanë kaluar shumë vjet municionet vazhdojnë të jenë një rrezik pasi eksplozivi i tyre është aktiv.

Qindra kilograme eksploziv jane ne dispozicion edhe te krimineleve dhe qeveria nuk ka marre asnje mase per t’i larguar dhe per t’i shkaterruar.

(News24)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptySun Mar 23, 2008 6:54 pm

Prilli i thyer i Berishës, me dorëheqjen pas besës së madhe të Edi Ramës

Saturday, 22 March 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Me shpërthimin e Gërdecit fati i karrierës politike të kryeministrit Berisha do të shkojë si i atij personazhit të romanit të Ismail Kadare, “Prilli i thyer”, Gjorg Berishës. Në librin e Kadaresë, Gjorg Berisha kishte vrarë për gjakmarrje në 15 mars dhe sipas zakonit kishte marrë nga fisi i Kryeqyqëve besën e madhe tridhjetëditëshe, pas së cilës duhet të ruhej se mund ta vrisnin. Në 15 mars ndodhi shpërthimi i Gërdecit që për kryeministrin Berisha ishte ekuivalenti i vrasjes për gjakmarrje nga Gjorg Berisha i librit të Kadaresë.Tashmë duket se Edi Rama i ka dhënë kryeministrit Berisha besën e madhe, ndoshta tridhjetëditëshe, që të qëndrojë në post deri pas takimit të NATO dhe deri sa të kryhet reforma zgjedhore për të cilën Rama dhe Berisha kanë rënë dakord paraprakisht në një marrëveshje të fshehtë. Pasi kryeministri Berisha mori vesh se në Gërdec kishte vdekur dhe baxhanaku i tij, për të cilin ai tha se erdhi në shtator nga Anglia (erdhi nga Anglia dy muaj pasi u hap “fabrika” Gërdecit, se si duket Berisha dyshonte se po ia hidhnin në këtë biznes dhe e çoi atje si njeri të besuar, të vdiste) atij (kryeministrit) i doli përfundimisht turpi, se tashmë u mor vesh që ishte ai i implikuar në këtë punë dhe se lakmia e tij dhe e të birit bëri që të vritet dhe baxhanaku, që e kishin vënë atje të mbikëqyrte biznesin, që mos i mashtronin në pjesën që kishin për të marrë. Tashmë kryeministri është si ai që thotë “S’ kam turp, s’ ke ç’më bën!” dhe tashmë do të luajë pa pikën e turpit, thjesht për veten e vet dhe familjen e vet. Gjithashtu kryeministrit Berisha i duhet besa e madhe, që të mbulojë gjurmët e bëmave të tij, se nuk i intereson as Ramës që ato të dalin, se pastaj Berisha mund t’i bëjë shantazh me dosjet që i ka Ramës. Berishës i duhet besa e madhe që të jetë në postin e kryeministrit, pra i mbrojtur derisa të bëjë disa pagesa për të siguruar garanci në rradhë të parë jashtë vendit, dhe pastaj brenda, se nuk do të preket pasi të japë dorëheqjen si kryeministër. Pasi Berisha t’i ketë marrë këto masa, atëherë do të vijë “prilli i thyer” i tij, kur ai do të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Berisha do të paguajë “taksën e gjakut”, siç thuhet në romanin e Kadaresë, për shkak se ai (Sali Berisha), së bashku me Ministrin Mediu, me papërgjegjshmërinë e tyre abuzive bënë që të ndodhte katastrofa. Por duket se e vërteta e kësaj historie është se Berisha dhe Mediu, sipas sentencës “Hubrisi (lakmia) nxit Nemesisin (fatkeqësinë)” favorizuan zbatimin e një plani terrorist të shërbimeve sekrete serbe dhe greke. Po të vazhdoj analogjinë me librin e Kadaresë, a thua do të merret vesh në këtë histori se kush ishte “Qehajai i gjakut” që hapi “Librin e gjaqeve” ku ishte përcaktuar “Kryeqyqët”, pra shqiptarët e Gërdecit, kishin për të dhënë gjak nga dora e Gjorg Berishës, pra nga papërgjegjshmëria lakmitare e qeveritarëve që favorizuan zbatimin e planit terrorist? “Libri i gjaqeve”, pra dokumente që zbulojnë të vërtetën e asaj që ndodhi nuk kanë për t’u gjetur kurrë. E mira do të ishte që kryeministri Berisha, pasi të largohet nga posti të shkruajë kujtime të sinqerta për ato që kanë ndodhur që në kohën që ai hyri në politikën pluraliste në dhjetor 1990. Vetëm kështu mund ta rregullojë ai sadopak reputacionin e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptySun Mar 23, 2008 9:31 pm

Thursday, November 09, 2006


Jane shtuar qente


Ne rastin e fundit, eshte buce. Megi ja thone, kryetare e FRKLMN-se, ndaj kopeja e qeneve me ulerima dhe hungerima ja uruan mireseardhjen ne jete buces se vogel, krijeses se tyre. “Rrofte bucja“, ulerinin qente dhe asnje prej tyre s’do t’ja di per qetesine dhe hallin tone.
Qene jane, por pall ariu bejne ne Shqiperi dhe ne te kater anet e botes ku depozitojne gjakun, djersen, nderin, dinjitetin e grabitur te shqiptareve.
Dymbedhjete e nates eshte. Jam zgjuar. Nje kope qenesh poshte dritares time ulerijne, qajne, bertasin, kafshojne, hugerijne, lengojne. Nuk mund te fle. Eshte e pamundur. Potere e madhe. Dal ne dritare dhe shohe se dhe fqinjet e mi jane zgjuar dhe stresuar. Ka dhe te semure, pleq dhe femije por kopeja e qeneve nuk do t’ja dije.
Hap kompjuterin dhe ne internet kerkoje rreth mbarshtimit te qeneve. Kisha degjuar se koreanet kane ferma me ta. Asgje nuk mund te aplikohej ne specifiken shqiptare. Pi dy aspirina te qetesoje dhimbjen e kokes. Vesheve i ve pambuk dhe shtrihem. E pamundur... Hap televizorin dhe ndjeva si marrje mendsh kur pashe kopete e qeneve duke luftuar midis tyre ne godinen e parlamentit. Nderova stacion te shihja ndonje film. Llahtare... Personazhi kryesor perseri qen, por kete radhe nga prokuroria..., e keshtu me radhe kudondodhje qensh, para, mbrapa, anash, majtas djathtas, poshte, larte...
Jemi te rrethuar- thashe-duhet te dorezohemi, kur papritur degjoje nje krisme pushke, nje hungerime dhe me pas qetesi e plote.
Dal ne dritare. Nje antar i kopese se qeneve qe plasur ne toke dhe kullonte gjak. Kopeja qe larguar. Ishte fqinji im ai qe kish qelluar me nje arme nga ato te 1997-tes.
I drejtohem krevatit dhe neper mendjen time sillen kujtimet e atyre diteve te mbipopullimit qeneror kur per cdo qene te vrare 50 leke shperblim jepej nga bashkia.
...
Po me rendohen qepallat.
Naten e mire!

Petrit Kola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shkodrani_1
Përjashtuar
Përjashtuar
shkodrani_1


Numri i postimeve : 27
Registration date : 16/03/2008

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: me sa te holla ndihmuat banoret e Gerdecit   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptySun Mar 23, 2008 11:32 pm

ky forum tuj u nis me emrin qe ka besoj se ka ne mes te vetin edhe atdhetar edhe njerz human, a ka mundsi te dim se kush prej juve e ndihmoj aksionin e ndihmave humanitare ne TV CLAN DHE VIZION PLUS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyMon Mar 24, 2008 2:21 am

E madhja Aida Shtino mbledh ndihma për banorët e Gerdecit .


Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 250px-Aida_Shtino

Një gazetare tash më e njohur jo vetëm në Shqipri por thuajse në mbar botën ku jetojn Populli Shqiptarë (Ndoshta nuk gabohem po të them se rrall lindin kto njerzë fal Zotit për të mir )Që është edhe udhëheqse e emisonit Njerz të Humbur në Vizion plus qdo të shtune nga ora 21 deri në02.Jo që bëri shum zemra bashk por të shtunen e 23,marsit .08 në vend të emisionit shum të kërkuar fillon me një të vetmin qëllim që tju sbus sato pak ato dhimbje atyre banorve që mbeten pa as gjë ?
Ndihma për Gërdecin që kishte sjell në sall aqë shum emra të zgjedhum nga të gjitha drejtimet që din vetëm ajo ti bëj dhe fillon emisonin me një të vetmin qëllim , por ndodhi edhe ajo që duhej të ndodh që as ajo vetë me siguri nukë e kishte pritur një bom kaq të madh të thirrjeve të Shqiparve nga të katër anët e Botës për tu përgjigjur thirrjes së të madhes Aida sa që emisoni duhej të mbillej në ora 01 .të mesnatës vazhdoji deri ora 03 të mëngjezit e që nuk kishte të ndalur nga zemergjersia e Popullit Shqipar për tju dhën sado pak ndihma po ato nuk ishin edhe pak sepse sepse (thuhet një fjali popullore pika pika mbushet pusi )Aida nuk kishte zemer ta mbyllte emisionin dhe të mos i pranonte gjith ato thirrje
por që më bëri përshtipje ishin ma teper siq e cek edhe ajo vetë njerz të thjesht jepnin nga ajo që kishin kurse ato që kan (që i e quajn veten bosa nuk dëgjova as në që tëket dhen diqka ,shuma sa i mblodh do të dihet më vom sepse edhe pse u shuan kamerat emisioni vazhdoj dhe do të vazhdoj por mund ta vërtetoni edhe vetë kliko ktu .www.njereztehumbur.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyMon Mar 24, 2008 6:49 am

Nje kamboxhain dhe nje shqiptar

Ndoshta bota po perpiqet qe te riparoje gabimet kundrejte shqiptareve , por fakt eshte se per momentin nje shqiptar vlen me pak se nje kamboxhain.
Kamboxhianet (Kmeret e Kuq) moren modelin shqiptar sipas udhezimeve dhe manualeve te sakta furnizuar na PPSH gjate vizitave te delegacioneve Pol Potiane ne Vendin tone. Ata vrane e prene sipas modelit shqiptar dhe bota I ka vene Kmeret e Kuq para pergjegjsise nderkombetar per krime kunder njerezimit. Kunder Kmereve te Kuq te Kamboxhias po zhvillohet gjyqe nderkombetar ndersa frymezuesit dhe profesorat e tyre shqiptar po gezojne shendet dhe pushtet te plote duke vazhduar masakrat kunder popullit te tyre shqiptar.
Deri kur keshtu? Deri kur nje kamboxhian do te vleje me shume se nje shqiptar?
Kur do te filloje procesi gjyqesor nderkombetar kunder Kmereve te Kuq shqiptar?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyMon Mar 24, 2008 7:11 am

https://www.youtube.com/watch?v=hLWR9PiCpJQ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyMon Mar 24, 2008 7:32 am

https://www.youtube.com/watch?v=dG53E5MsnE8&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyMon Mar 24, 2008 2:47 pm

Poezia "HAKERRIM"-nga Ali Asllani dhe recituar mjeshterisht nga aktori R.Arbana

Që nga jugu ne veri, mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças,
Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju zuri darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe lepe!

Populli rron për zotrinë tuaj, pun' e tija, djers' e ballit,
ësht' kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s'ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz' edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjve;
hani, pini e rrembeni, ësht' bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
Neneshkrimi i zotrise suaj, nëpër banka vlen miljone.

ësht' pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',
ësht' trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kapardise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e te ligut ty me shok' të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!

Mirpo ju që s'keni patur as nevoj' as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë te ligut: "Peqe!"
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titullin, e doni dihet
Teksa fshat' i varfer digjet... kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar' në errësira!
Ç'na pa syri, ç'na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera...
Po jo grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyMon Mar 24, 2008 3:32 pm

petritkola madhor' keta reshta

Respekt per Ali Asllanin si dhe te madhin aktore B.Arbana.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyTue Mar 25, 2008 2:40 pm

Tenderi dhe pazari vrasës i Gërdecit janë bërë në zyrën e Mediut, me dijeninë e Berishës


I varferI mire
Monday, 24 March 2008
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Mediu_fatmir_3

Edhe pse, (ish)ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është (vet)”asgjësuar” prej këtij posti nga predhat e Gërdecit, ai nuk po rresht së përpjekuri për të justifikuar dhe publikuar pafajësinë e tij në këtë tragjedi të rëndë, që tronditi shtetin Shqiptar dhe sensibilizoi gjithë botën. Ky është një skandal i plotë, që demaskon pozicionin publik të ushtrisë shqiptare, për më tepër, që bëhet nga krerët e ushtrisë. Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, që tenderi është afer e pastër e cila ka nisur që në kohën e drejtimit të ushtrisë, prej Pandeli Majkos dhe u la trashëgim prej tij, për pasardhësin Fatmir Mediu.E gjithë kjo aferë, me përmasa të mëdha financiare e shtetërore është përgatitur enkas, për të përfituar miliarda prej këtij biznesi të fuqishëm dhe prej trafikut të armëve. Mediu e vazhdoi këtë aferë korruptive që solli shkatërrime dhe vrasje njerëzish të pafajshëm, nën bekimin e plotë të kryeministrit Berisha, i cili edhe pse fillimisht u mohua prej tij dhe u “derdhën lotë dhimbjeje për viktimat”, rezultoi se pjesë e këtij biznesi të pisët ishin edhe familjarë e të afërm të tij.
Mediu kërkon të shpëtoj me deklarata shfajësuese, duke patur “ortak” kryeministrin
Që ditën e parë, kur doli tymi dhe flaka, në fshatin që u shkul nga shpërthimi i fabrikës së asgjësimit të municioneve, ministri Mediu doli me një deklaratë mohuese, nëpërmjet të cilës, deklaroi se “nuk dinte asgjë për ekzistencën e kësaj fabrike në Gërdec”. Pas tij, po me të njëjtën “gjuhë”, u foli shqiptarëve edhe kryeministri Sali Berisha, i cili i gjendur mes krizës së pushtetit të tij të tronditur për së dyti pas ngjarjeve të vitit 1997, deklaroi se “nuk dinte asgjë për Gërdecin”. Madje, në mënyrë absurde, ai shkoi edhe më tej se ministri i tij, duke deklaruar, se “po e dëgjonte për herë të parë emrin e fshatit Gërdec”. Kjo ishte skandal për kreun e qeverisë, mbasi e dinë të gjithë, që kryeministri ka qënë katër herë në këtë fshat: dy herë në zgjedhjet përgjithëshme të vitit 2005, kur shoqërohej nga deputeti i zonës Astrit Patozi dhe dy herë në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit 2007, kur shoqërohej edhe nga deputeti i zonës, edhe nga kryetari i bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili.
Mirëpo, këto edhe pse i ka harruar Berisha dhe aleati i tij Mediu, nuk i harrojnë shqiptarët, të cilët dinë gjithashtu, se shkaktarët kryesorë të kësaj tragjedie, janë Berisha, Mediu dhe kompania e tyre e trafiqeve të pista, të bërë me skrapin e municioneve. Sado shfajësime të ketë për këtë tragjedi, sado që shteti dhe pushteti, qeveria dhe ministri i vetëlarguar, pikërisht për këtë ngjarje dhe aferë, të mundohen të fshehin të vërtetën dhe të spostojnë përgjegjësinë nga vetja, kjo tashmë ka “vulën” dhe “damkën” e tyre.
Së fundi, duke mos qënë më i besueshëm, ish-ministri hodhi në veprim këshilltaren e tij juridike e cila deklaroi, se “ministri nuk ka asnjë lidhje as me skandalin e municioneve dhe as me tragjedinë e Gërdecit. Ajo (ai Mediu), deklaroi gjithashtu, se përgjegjësinë dhe përgatitjen e gjithçkaje që ka emrin Gërdec e ka “gatuar” shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë”.
Po kështu edhe Berisha, nuk po del më vet në ekrane, për të bërë shfajësimet dhe mashtrimet e rastit, por po nxjerr zvendësin e tij Oketa, me të cilin zvendësoi Mediun, duke e caktuar, si vazhdues dhe mbulues të skandalere të tij, jo vetëm për Gërdecin.
Shtabi i Përgjithshëm: Ministri Mediu nxorri urdhër privat, nuk na pranoi as në bisedime me firmën
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë deklaroi se "nuk ka qenë palë në vendimmarrjen që përcaktonte ndërtimin e një fabrike për çmontimin e armëve, në Gërdec". Përmes deklaratës për shtyp, SHP informon se "specialistët e këtij shtabi nuk janë prononcuar për paraqitjen filmike të bërë nga përfaqësues të kompanisë SAC me një laptop në paradhomën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe nuk ka informacion për faktin se cili institucion dhe me cilin tagër i ka vlerësuar këto materiale në emër të palës shqiptare". "Në qoftë se Ministri ka autorizuar një strukturë ose një person për ta bërë këtë, kjo nuk është përgjegjësi e Shtabit të Përgjithshëm", thuhet në deklaratën për shtyp. Duke argumentuar kundërshtimin e ngritjes së një qendre të tillë në Bërzhitë, Shtabi i Përgjithshëm i FA citon letrën që i ka dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, ku thuhet se "qendra për demilitarizimin e këtyre municioneve duhet të përzgjidhet nëpërmjet negociatave midis palëve, pasi rajoni i Bërzhitës nuk është i përshtatshëm dhe as i licencuar si për depozitim ashtu dhe për asgjësim municioni". “Ky rajon ndodhet pranë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan dhe nuk merret përsipër sigurimi i energjisë... Për municionet me moshë mbi 25-30 vjeçare që kalojnë në proces demontimi, në praktikën tone, baruti i tyre i nënshtrohet asgjësimit me djegie në natyrë", thuhet në letrën e Shtabit të Përgjithshëm të FA. "Ky pozicionim tregon se SHP nuk ka qenë palë në tratativat për realizimin e këtij projekti, madje ai është anashkaluar me paramendim pasi ka refuzuar implementimin e tij në rastin e Bërzhitës. Pas refuzimit të Bërzhitës zhvillimet kanë qenë më tepër të natyrës administrative dhe asnjë strukturë civile e ushtarake nuk ka paraqitur në Shtab ndonjë mendim në lidhje me vendin e ndërtimit të fabrikës", thuhet në deklaratën për shtyp. Sipas kësaj deklarate, "vendosja e fabrikës në Gërdec ka qenë një vendim që ka anashkaluar autoritetin ligjor të Shtabit dhe kjo duket dhe në urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes që cakton vendin e ndërtimit të fabrikës". Duke theksuar se Shtabi nuk ka qenë palë në këtë vendimmarrje, në deklaratën e SHP vihet në dukje se "ky vendim ka qenë vendimtar për vazhdimin e procesit deri në ndodhjen e aksidentit, pasi përcaktoi vendin e ndërtimit të kësaj fabrike". "Kërkojmë të sqarojmë se Urdhri Nr. 550 datë 25.04.2007 i MM në momentin e përgatitjes së tij nuk ka kaluar përmes SHP. Mendojmë se në këtë pikë duhet të ndalen organet e specializuara për t’i dhënë përgjigje pyetjes se përse MM ka shmangur SHP nga vendimmarrja për përgatitjen e urdhrit që përcaktoi vendin për ndërtimin e fabrikës. Përse ky urdhër ka kaluar vetëm përmes drejtorive të MM dhe jo të SHP", thuhet më tej në këtë deklaratë. Shtabi i Përgjithshëm sqaron se "vazhdimësia e procesit me kontratën e dytë ishte logjikisht vazhdim i punës në të njëjtin vend, për më tepër kur kjo praktikë i është drejtuar Shtabit me shënimin “Për Veprim” kuptimin e kësaj shprehje e njeh mirë çdo ushtarak në Forcat e Armatosura". "Gjithashtu duam të theksojmë se asnjë lloj vizite e kujtdo autoriteti ushtarak apo civil sado i lartë qoftë, nuk kupton dhënien e certifikimit të asnjë aktiviteti. Certifikimi bëhet me rregulla e autoritete të veçanta të përcaktuara po me ligj. Për të sqaruar më tej opinionin publik, SHP i kërkon në mënyrë publike ish- Ministrit të Mbrojtjes t’i përgjigjet kësaj pyetje: Përse ai miratoi Gërdecin pa mendimin e shprehur me shkrim nga SHP dhe pa kundërfirmat përkatëse në dokument? Ky është dhe guri i themelit të kësaj fatkeqësie, gur që rrokullisjen e tij e filloi kur nga zyra e Ministrit të Mbrojtjes iu dha përgjigje pozitive projektit të kompanisë SAC", përfundon deklarata për shtyp e Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Shqipëria “fle” mbi depo ushtarake shpërthyese
Ngjarja e djeshme e ndodhur në Gërdec, nuk është një rastësi, por qëndrim i vijueshëm i shtetit dhe i qeverisë shqiptare, në lidhje me sigurinë e jetës së qytetarëve. Shpërthimi i municioneve në këtë zonë, përbën një ngjarje të rëndë e cila si asnjëherë tjetër është shoqëruar dhe po vazhdon të shoqërohet me pasoja për jetën e shumë banorëve, ku depot e armatim-municionit janë pjesë e komunitetit. Kjo “bashkëjetesë” e municionit me banorët është krejt anormale. Qeveria shqiptare nuk ka përmbushur asnjë detyrim në lidhje me evadimin e këtyre depove ushtarake, të cilat në fakt janë tunele që prodhojnë vetëm tragjedi, si kjo që ndodhi dje dhe që ende nuk është mbyllur. Të tilla ngjarje kanë ndodhur shpesh këto 17 vitet e fundit, ku si më tragjiket, mund të përmendet shpërthimi i depove të municionit në Komësi të Burrelit në datën 29 prill 1997. Shpërthim ka patur dy vjet më parë në Dhemblan të Tepelenës, ka patur në Gramsh etj. Të gjithë këto shpërthime kanë krijuar viktima. Por nuk kanë tërhequr vëmendjen e askujt në qeveri. Në rastin konkret, duhet thënë, se tragjedia e madhe që pllakosi banorët e zonës së Vorës, manifeston qartë dhe totalisht shkeljen e ligjit në lidhje me sigurinë dhe administrimin e municioneve prej ushtrisë.
Flet gjeneral Dilaver Goxhaj: “Ushtria shqiptare, po funksion pa ligje dhe pa rregulla...”
Ne ushtarakët shqiptarë jemi gjendur përballë tragjedisë më të madhe, të ndodhur në në bazat ushtarake në rajon e në Europë, që tashmë njihet në të gjtihë botën, si “skandali dhe tragjedia e çmontim-asgjësimit të municioneve në Gërdec të Vorës”. Kjo është një ngjarje që cënon dinjitetin e ushtrisë shqiptare dhe aktivitetin e saj, në rrugën për integrimin në NATO. Shpërthimi i madh dhe me pasoja katastrofike, për banorët e një zone, nuk ka lidhje me “një gabim njerëzor”, siç shprehet kryeministri Berisha, por me një krim njerëzor, i lejuar me koshinecë të plotë nga ministria e Mbrojtjes dhe për më tepër, nga qeveria Shqiptare, nga kreu i shtetit dhe nga gjithë institucionet që mbikëqyrin drejtimin e këtij vendi, sidomos në sektorin ushtarak. Ngjarja e rëndë e ndodhur në Vorë është tregues i qartë i neglizhencave për shkak të aferave korruptive, në lidhje me tregun abuziv të skrapit, të nxjerrë prej predhave dhe municioneve, “industri” kjo, që ka prodhuar prej 17 vjetësh miliona dollarë për pushtetarët e këtij vendi dhe qindra viktima të pafajëshme. Po pse ndodhi kjo? Sepse ushtria jonë po funksionon pa rregulla. Në ushtri nuk veprohet pa rregulla, të cilat janë, por që nuk zbatohen. Për më tepër, kjo është e detyrueshme në administrim, trajtim dhe asgjësimin e armatimeve dhe municioneve. Sepse, nëse nuk respektohet ky kujdes dhe ky detyrim, ka ngjarje të tilla të rënda, të cilat shkatërrojnë zona të banuara. Gërdeci dëshmoi qartë dhe përfundmisht, se ushtria shqiptare ka dalë jashtë kontrollit, ka dalë jashtë funksionit. Kjo edhe për shkak se janë spastruar nga ushtria specialistët, të cilët kanë aftësinë të drejtojnë operacione të tilla, që kërkojnë disiplinë të hekurt dhe profesionalizëm të lartë. Duhet thënë, se përgjegjësia qëndron tek drejtimi tekniko-ushtarak i ushtrisë. Dorëheqja e ministrit ishte një akt. Qëllimi është që ushtria të heq dorë nga qëndrime të tilla, të cilat shkojnë deri tek korrupsioni me metalin e predhave, korrupsion ky, që tashmë është evident.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyWed Mar 26, 2008 1:04 am

Ku eshte veterineri Pras-ident?

C'fare bene komandanti i ushtrise shqiptare, veterineri Pras-ident?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyThu Mar 27, 2008 4:23 am

Ky Edija qe ko qef me nxjerr veglat para te vogjelve asht pa faj, ky nuk din gja. Greku dh Ramiza e vune ne krye te PS-se se Adil Carcanit ene kaq. Ene Sala nuk di gja. Baxhanakun ne krye te Delijorgjit per me numerua paret ja vuni Janullatosa. Ene per PD-ne e Ramiz Alise ky Sala nuk di gja. Ky asht nja vegel qe ca i thot Ramizi ky Sala ban. Ushtrija e jon asht e perba prej fatoinosh treni. Nuk munden fatorinat me peshtu as veten e tyne dhe as shqypnin. Mos prisni prej kurkuj. Ne se keni leqe luftoni vet, ne se jo ikni ene juve prej shqypnie se kjo asht dhe porosia e Janjulles.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyThu Mar 27, 2008 4:43 am

Neve kena edhe nja qe ka nje oficine qe rregullon kafsht. E kena veterinerin ne kry qe i pagun ne kohe kuotat ne shoqaten e veterinarve. Ai o cun Tirone. O pras-ident dhe kumandar i pergjithsise.

Ky veterinari me oficine, ky cun tirone pras-ident, ky kumandar i pergjithsise nuk po na thote gje per bumjet qe kercyn ne Gredece.

Jemi ne pritje. marrje!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyThu Mar 27, 2008 5:26 am

Sala asht tuj pagu Tomen, jo prej Puket por ameriket, At Tom Rixhen qe ka qon i modh ne amerik. Sala pra e pagun Tomen 40 napolona floriri qe t'ja qes nje rruge te amerike dhe ky mo nuk munet. Sala don me pagu ene miliona napolona per me dal nje rezme ne karabinane e bardhe por nuk ja merr korkush.
Care eshte kjo, mbeshtjeteje amerikone asht kjo?

Sala thote gredesi asht terrorist, ene ky Bushi thote nuk eshte gerdeci terrorist. Care eshte kjo mebshtetje amerikone.

Amerika po e mbeshtet Salen per ne Gjyqen e Hages. Ka me ja pre bileten falas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyThu Mar 27, 2008 1:48 pm

Politizimi i qështjes së Gredecit mund ta destabilizoj gjithë politiken shqiptare. Siç duket këtë e dëshirojnë disa qarqe te caktuara, ashtu siç kanë shkaktuar edhe '97-en.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyThu Mar 27, 2008 11:01 pm

Shqiperia kerkon nje fillim te ri.
Pa ate ajo eshte e zhdukur.
Duhet nje 1997 por me shenjestra te kolauduara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyThu Mar 27, 2008 11:50 pm

Unë jam për ndryshime, madje edhe drastike, por nuk mendoj se ato mund të bëhen si duhet me revolucion. Kjo i bie sikur ajo lopa qe pasi ta mbush tasin me qumësht, i bie shqelm dhe e derdh të tërin. Revolucionet nuk janë treguar gjithmonë te suksesshme, sepse kanë 2 probleme kryesore:
1. Ato shkatërroj gjithë historinë, të mirat dhe te arrituart e mëhershme
2. Ato prodhojnë kryesisht diktatura, sepse ai që bën revolucionin (apo puqin ushtarak) ai edhe don ta mbaj pushtetin për veti. Pushteti është goxha i ëmbël.

Une e preferoj modelin "britanik", të ndryshimeve hap pas hapi, por jo "tap rrap" si boomerang, sepse këto ndryshime janë konfuze, te papritshme dhe te paparashikueshme (kur nuk e njeh as qeni të zonë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyThu Mar 27, 2008 11:55 pm

Pajtohem plotsisht me mendimin e xhavo (shkurtë dhe kjart)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 5:12 am

Ne Shqiperi nuk behet fjale per zhvillim por per tradheti, kombetare. Qe eshte instaluar ne cdo qelize te pushtetit. Ne se nuk ka masa drastike si e mendoni juve Xhavo zgjidhjen?

Pushteti ne shqiperi ka dy gjera te pandara sepse keshtu u vendos me ndegjejgje ne vitet 1990.:-

1-Pasurim e marramendes i atyre qe do te shisnin shqiperine,
2-Shkatrimi i shqiperise dhe shqiptareve.

Sot qe flasim eshte pregatitur edhe berzi tjeter qe do te vazhdoje kete politike shkatruese...

Konkretisht mundeni te jepni ndonje zgjidhje situates Xhavo ose Deli?

Nuk me kujtohey mire por mendoje se ne Armeni disa veta morren peng gjithe parlamentin, vrane disa sepse vendi mori drejtimin qe ka shqiperia. Atje situata pas saj ndryshoi...

P.S Lopa jone ka bere vetem sh... dhe jo qumesht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 5:31 am

Gërdeci, simbol i sabotimit të shtetit nga të 2 palët e politikës


Thursday, 27 March 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Ajo që ndodhi në Gërdec e bëri edhe një herë të qartë se në Shqipëri, të dy palët e politikës, mazhoranca dhe opozita e sotme nuk e kanë dashur dhe nuk e duan ndërtimin e shtetit, me ligje efikase. Mazhoranca e sotme nuk e ka dashur këtë gjë kur ishte në opozitë, se donte të abuzonte kur të vinte në pushtet, ndërsa opozita e sotme nuk e ka dashur këtë gjë kur ishte në pushtet dhe nuk e do as sot që është në opozitë, se do që të abuzojë nesër kur të vijë në pushtet. Berisha dhe Mediu kanë abuzuar në atë mënyrë që kanë abuzuar, vetëm duke shfrytëzuar vakumet në ligjet e miratuara nga opozita e sotme, kur ishte në pushtet, qëllimisht për të abuzuar. Për një vend në tranzicion si Shqipëria disa ligje për probleme të veçanta dhe delikate, si demilitarizimi, duhet të hartoheshin dhe miratoheshin si ligje të posaçme organike për një periudhë kohe, që të shmangeshin abuzimet nga të dy palët. Edhe pse demilitarizimi në Shqipëri ka qenë problem që me ndryshimin e sistemit, asnjëra palë nuk doli të propozojë një ligj të tillë për demilitarizimin, ku të përcaktohej mënyra se si do të bëhej demilitarizimi, në mënyrë që të kufizohej shumë mundësia për të abuzuar, dhe të përcaktohej përgjegjësia e pushtetarëve, deri edhe tek modalitetet e kontrollit të procesit nga instancat e ndryshme të pushtetit, duke filluar nga Presidenti i Republikës, kryeministri, ministri i mbrojtjes, parlamenti, SHIU, SHIK etj. Nëse do të ishte bërë një ligj i tillë në Shqipëri, tashmë Presidenti-komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nuk do të thoshte dot se nuk ka pasur dijeni, as kryeministri, që sipas Kushtetutës ushtron në kohë paqeje atributin e komandantit të përgjithshëm, së bashku me ministrin e mbrojtjes, nuk do të thoshte dot se nuk ka dijeni.
Ligjet bëhen në përshtatje me realitetin e vendit konkret, dhe para së gjithash në varësi të përgjegjshmërisë së pushtetarëve. Sa më e ulët përgjegjshmëria, aq më impenjativ ligji për t’ i detyruar të bëhen të përgjegjshëm. Në një vend ku kemi një President, një kryeministër, një ministër mbrojtjeje, si dhe drejtorë shërbimesh sekrete që thonë se nuk dinin gjë për atë që bëhej në Gërdec, duhet bërë një ligj i tillë që ata ta kenë detyrim të informohen periodikisht për veprimtari si ajo që bëhej në Gërdec, dhe pastaj kur të ndodhte ajo që ndodhi ata të ishin të penalizuar vetvetiu për shpërdorim detyre, si nëse nuk ishin informuar, ashtu edhe nëse ishin informuar dhe nuk kishin vepruar. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për firmat piramidale.
Ngjarja e Gërdecit zbuloi edhe një herë se në Shqipëri ligjet janë bërë në mënyrë të tillë që pushtetari më i lartë që është i implikuar në një aferë, të evitojë përgjegjësinë personale, si p.sh. me një VKM (Vendim të Këshillit të Ministrave, që mund të zbatohet në të gjitha mënyrat e mundshme, dhe pastaj duke u dhënë urdhra gojore vartësve për të bërë veprimet abuzive, për të cilat ata më pas do të bëhen “koka turku”. Një praktikë e njëjtë, me modalitete të ndryshme ndodh dhe pushtetin gjyqësor, Prokurori, dogana, tatime, inspektoratin e punës, kontrollin e ushqimeve, karburanteve, tenderët në infrastrukturë etj,, pushtetin lokal, me lejet e ndërtimit dhe tenderët e tij, etj. Kudo legjislacioni është i tillë që i jep mundësi titullarit që të japë urdhrat që do, në mënyrë informale, dhe pastaj të thotë se nuk dinte gjë, kur vijnë pasojat e rënda.
Me shpërthimin e Gërdecit u shemb dhe e gjithë struktura e logjikës juridike mbi të cilën është ngritur sistemi ligjor i shtetit shqiptar në të gjitha fushat. Tashmë u pa qartë se sistemi ligjor i shtetit shqiptar është ngritur mbi parimin diabolik të evitimit të përgjegjësisë, të antishtetit. Gërdeci kërkohet të mbyllet vetëm me antiberishizëm, gjë që do të thotë që Berisha të ikë dhe problemi të mbetet. Problemi që zbuloi Gërdeci është sistemi ligjor i ngritur mbi parimin e antishtetit. Ironikisht është e vërtetë ajo që thotë Berisha se pas Gërdecit duhen reforma të thella. Këto reforma nuk mund t’ i bëjë Berisha, por çështja është se asnjë palë nuk ka vullnet për t’ i bërë ato lloj reformash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Një ëndërr më shumë është sot,Shqipëri e Re , ngaYllka XERXA
» Shqiperi Etnike..
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Shqiperi apo Albani?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: