Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri

Shko poshtë 
+21
Orfe@
GERI_G
xhavo_
Arta
Mysafir
shkodrani_1
tina
Riki30
Beton
Kosovarja
Sofra
STUPCAT
Albea
Ago Muji
Euridika
petritkola
rrebelja
Ani
tom sojer
Leka i Madh
Hana
25 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptyThu Jul 31, 2008 1:17 am

Fatmir Mediu dhe Ylli Pinari, tokë në autostradë?

Nga Tema

Antena brenda familjes


Një letër e rëndë arriti dje në redaksinë e gazetës. Një dëshmitar na thotë se ka marrë pjesë në një transaksion që ka të bëjë me shitje të një sipërfaqeje prej 40 hektarësh në autostradë në përfitim të Ylli Pinarit dhe të 5 hektarëve në favor të Fatmir Mediut. Toka është blerë me emra të ndryshëm. Dëshmitari ngul këmbë se gjithçka mund të hetohet, nëse fillon e merret në pyetje shitësi i tokës. Tokat janë shitur në të njëjtën kohë dhe gjenden afër njëra-tjetrës. Të shqetësuar për këtë, nisëm hetimet dhe na rezulton se blerja është bërë, në kohën kur Mediu dhe Pinari kishin arritur të siguroheshin që do të punonin së bashku dhe pasi Mediu e kishte siguruar Pinarin se askush nuk do ta shkarkonte. Për ta mbyllur çështjen Fatmiri kishte dërguar te Berisha një amerikan që i kishte folur Berishës në emër të SHBA dhe i kishte thënë që “Ylli Pinari na duhet, se punon për SHBA”. Pas kësaj si shpërblim Pinari ka blerë tokën për vete dhe për Mediun në emër të dikujt tjetër. Operacioni mund të hetohet lehtazi dhe nga prokuroria, nëse verifikohen blerjet prej 40 hektarësh në autostradë.
Kjo kohë rakordon dhe me disa udhëtime misterioze të Mediut në Turqi, ku takohej me Henry Tomey-in, ndërmjetësin e shitjes së fishekëve për Diverolin, me të cilin është takuar vetëm, në Turqi. Pas informacionit, Antena u interesua tek administratori i PD, zoti Flamur, për t’i shpjeguar situatën. I habitur nga shifrat përrallore që thuhet se kanë fituar Mediu dhe Pinari, Flamuri i shkretë u hutua fare.
- I kam thënë atij burrit ta heqë Fatmirin me kohë, po s’më ka dëgjuar, - tha. - I kam thënë, mo ta shoh më aty atë Pinarin, po “jo, - tha, - më kanë thënë amerikanët mbaje.” Ja, ta mbajë tani. Edhe hajdut, edhe spiun, dhe trafikant. Na bëri gjëmën ky Fatmiri, na bëri. Dhe hajde sa gjëra të tjera do dalin thuaj.
Antena u interesua, nëse Flamurit i kishte rënë në sy vendi ku është blerë toka, por ai u tregua i gatshëm ta hetonte.
- Do shikoj se mos është te komuna e Kasharit, - tha, - se po është tek e Domjes, s’kam ça i bëj, se s’kam muhabet me atë të Domjes. Me këtë të Kasharit e zbuloj unë, se e kam dhëndër. Dhe po ta kenë në Paskuqan e zbuloj, po në Domje kam frikë se s’e zbuloj.
- Në Domje më duket se është, - i tha Antena.
- Ah, sa inat. Jam zënë kot me këtë të Domjes. Se unë zihem kot, se m’i ka lënë gjithë punët mua ai burri. Po hajt se e ndreqim. 40 hektarë thoni ju ë? Shumë qenkan mor i shkë...motrën. Na fal për fjalorin, se na u bë shprehi tani. Dhe çfarë legeni ky Fatmiri, bën dhe si i ndershëm. Kur i thoja, pse e ke mbajt Pinarin, thoshte “më thanë amerikanët”. Amerikanët e leshit, i kanë thënë trafikantët. Na mori më qafë, na mori. Po ç’t’i bëj atij burrit unë, se s’më dëgjon, se e di unë ç’do ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptySun Aug 03, 2008 4:26 pm


Dyshimi, shiten 297 raketa tokë-ajër




Mes datës 16 dhe 18 maj një avion i huaj ka zbritur në aeroportin nderkombëtar të Rinasit. Aresyeja? Majft e çuditshme! Do të ngarkohej me 287 raketa tokë-ajër të tipit Manpad, të cilat janë marrë nga depot e ushtrisë shqiptare dhe janë nisur drejt një destinacioni që askush nuk e di.




Marrë nga MAPO
Sun, 03 Aug 2008 08:35:00




Burime jozyrtare njoftojnë se në mes të muajit Maj janë larguar nga Shqipëria 297 raketa Manpad. Mister destinacioni
Mes datës 16 dhe 18 maj një avion i huaj ka zbritur në aeroportin nderkombëtar të Rinasit. Aresyeja? Majft e çuditshme! Do të ngarkohej me 287 raketa tokë-ajër të tipit Manpad, të cilat janë marrë nga depot e ushtrisë shqiptare dhe janë nisur drejt një destinacioni që askush nuk e di. E gjithë ngarkesa është transportuar me kamion ushtarakë dhe është ngarkuar me shpejtësi në mjetin fluturues. Lajmi, i dhënë nga burime ushtarake, konsiderohet si i saktë, ndonëse mbetet i pakonfirmuar në rrugë zyrtare. Më e habitshmja në këtë mesele të re post-Gërdec dhe post AEY, është se sipas të njëjtit burim, gjithçka po konsumohet si një transaksion i thjeshtë armatimi, pra pa vendim të Këshillit të Ministrave.

Për më tepër, e kjo është po aq e rëndësishme, i njëjti burim konfirmon se nuk kishim të bënim me armatim të tipit “skrap”, pra që është përfshirë në listat e demontimit, por për një kontigjent armësh, të cilat duhet të mbeteshin në zotërim të ushtrisë shqiptare, konsideruar sasinë e vogël të tyre (287 të tilla) dhe gjendjen perfekte të funksionimit të tyre. Në të shkuarën nëse i referohemi burimeve ushtarake vendi ynë ka shkatëruar me asistencën amerikane, një pjesë të këtij arsenali. Nuk dihet nëse ndodhemi përballë një afere tjetër të errët tregtie armësh, apo përballlë një lajmi që mbetet për tu saktësuar më pas. E vërteta është se ky rast i fundit tregon se rreth arsenalit të armëve shqiptare vijon të mbetet shumë i gjallë interesi I të huajve, të cilët mesa duket nuk janë sprapsur aspak nga incidentet dhe historitë e fundit korruptive në të cilat është përfshirë Shqipëria, pikërisht lidhur me armët e saj të shumta në depot e shpërndara në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër vijimi i tregtisë së armëve, në mesin e një fortune që ka kushtuar deri tani një kokë ministri dhe disa funksionarë të tjerë nën hetim, përbëjnë një episod që kërkon vëmendje të fortë publike. Shqipëria po gjen një vështirësi serioze në demontimin e kontigjenteve të konsiderueshme në armatim të vjetër që ka trashëguar nga nga koha e komunizmit në tunelet e ushtrisë shqiptare. Rasti i Gërdecit, më tragjiku dhe më i bujshmi, ka treguar se trajtimi i këtij bizensi si një veprimtari kaotike dhe e paorganizuar, apo edhe më keq, si një aferë fitimprurëse për një numër të vogël zyrtarësh dhe biznesmenësh, ka sjellë humbje në jetë njerëzish dhe një imazh katastrofik për vendin në skenën ndërkombëtare.

Informacioni i fundit shton edhe më shumë zërat që e shohin tregtinë e armëve shqiptare si një dosje të paqartë dhe me hapësira të shumta abuzimi. Nga ana tjetër duhen kujtuar edhe deklaratat e bëra nga kryeministri për armë të ofruara vendeve fqinje apo edhe premtimet për armatim falas për vende si Afganistani. Është i lavdërueshëm vullneti për të shkatëruar apo larguar sa më shumë armatim të panevojshëm nga vendi ynë. Por nëse nën këtë etiketë do të largoheshin dhe armë që do ti vlenin nesër një vendi anëtar të NATO-s, kjo do të ishte një lëvizje e pastudiuar dhe e dëmshme nga ana financiare por edhe ushtarake.
Raketat janë përdorur vitet e fundit nga terrroristët
Sistemet mbrojtjëse tokë-ajër, ndryshe të njohura si “Manpad” (Man-portable-defense-system) janë raketë-hedhëse që mbështeten në shpatull dhe gjuajnë në ajër. Zakonisht ato përdorin sistemin infrared të shënjestrimit dhe përbëjnë një rrezik për mjetet që fluturojnë afër tokës, sidomos helikopterët. Manpad-et e para u zhvilluan në vitet 50 për të siguruar mbrojtje nga sulmet ajrore ndërkombëtare që sot ato përbëjnë një rrezik shumë të madh pasi shpesh përdoren prej terroristëve që mund të godasin linja të ndryshme ajrore.

Këto lloj raketash janë përdorur në tre dekadat e fundit gjerësisht në konflikte të ndryshme si dhe nga organizata terroriste. Ato mund të blihen lehtësisht në treg të zi me çmime që variojnë nga disa qindra dollarë deri në 250 mijë dollarë për ato më të fundit. Vetëm 17 vende prodhojnë manpad-e. Përmasat e modeleve arrijnë deri në 1.8 metra dhe peshojnë deri në 18 kilogram, në varësi të llojit. Ato mund të arrijnë të godasin deri në një lartësi prej gjashtë mijë metra. Nga fillimi i prodhimit të tyre deri më sot, manpad-et kanë parë një zhvillim të madh. Modelet e para ishin të thjeshta dhe duhej të kishe aftësi shënjestrimi ndërkohë gjenerata më e fundit është ajo me ndjesi termike. Nazistët prodhuan paraardhëset e manpade-ve në vitin 1944, ndonëse jo në sasi të mëdha, një tip lëshues rakete 20 mm, të quajtur “Fliegerfaust” e cila kërkonte aftësi të lartë shënjestrimi.

Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore ndërpreu projektin. Edhe sovjetikët kishin zhvilluar këtë projekt, por më pas ata e braktisën për tu përqëndruar tek modeli me rreze infra të kuqe. Ky lloj modeli është i projektuar që të godasë zonën e objektivit që është burim nxehtësie, zakonisht motorin. Këto lloj raketash janë të vështira për tu gjurmuar. Në vitet 60 këto lloj raketash morën një zhvillim të madh dhe kështu nisi gara mes dy blloqeve për të patur modelin më të mirë. Nga brezi i parë dhe deri tek brezi i pestë, që është arritur sot, ekziston një diferencë e madhe, duke kthyer këtë lloj arme në një nga më të rrezikshmet. Shqipëria ka në përdorim Manpad të prodhimit kinez, HN-5A/B, që janë të përafërta me modelin sovjetik “Stela”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptyMon Aug 04, 2008 10:23 pm

Rrezikojnë shfarosjen tre qytete

04 August, 2008 04:04:00 A.Prifti
Germezoni: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Font_decrease Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Font_enlarge


FIER - Me siguri tre qytete do të ishin kthyer në hi dhe rreth 250 mijë banorë do të rrezikonin edhe vdekjen, nëse vetëm për një fraksion sekonde do të kishte ngjarë në mesnatë ajo që u dyshua: të shpërthente sasia prej 1 mijë tonësh gaz i lëngët, së bashku me 100 tonë acid nitrik në uzinën e uresë në Fier. Një zhurmë e fuqishme tronditi banorët e fshatit Drizë të komunës Qendër në Fier rreth orës 01:00 të mëngjesit, ndërsa ata u zgjuan të trembur nga frika e ndonjë akti terrorist. Shpejt u mësua se shpërthimi kishte të bënte me një eksplozion tritoli në ambientet e brendshme të uzinës së uresë që ndodhet në dalje të qytetit, e cila që prej vitit 1994 ndodhet në gjendje konservimi. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forca të shumta policore, si dhe punonjës e drejtues të Azotikut, e po kështu u mobilizuan edhe ekspertë e punonjës të Ministrisë së Brendshme nga Tirana. Sipas burimeve të para të informacionit, mësohet se shpërthimi kishte ndodhur në një kanal betoni, në të cilin kalonin kabllot elektrikë të tensionit të lartë prej 6 mijë KV. Kështu, shpërthimi u bë e ditur të kishte ndodhur pranë sferave metalike, brenda së cilave ndodhet sasia prej 1 mijë tonësh gaz i lëngët, së bashku me 100 tonë acid nitrik, vetëm e vetëm për të vjedhur disa kabllo. Sipas drejtuesve dhe specialistëve të Azotikut me këtë sasi lëndësh kimike, do të hidhej në erë qyteti i Fierit, Lushnjës e Kuçovës.

Policia: “Lënda plasëse, e tipit artizanal”

Uniformat blu shoqëruan në mjediset e komisariatit për të marrë në pyetje gjashtë punonjës të uzinës: Llambi Mëngjesin, Xhemal Sulejmanin, Thanas Motkën, Xhevit Pëllumbin, Pirro Malin dhe Petrit Xhahon, të cilët shërbejnë si roje. Sipas policisë, sasia e tritolit ishte vendosur në një kanal betoni, i mbuluar po me pllakë betoni, në brendësi të të cilit kalonte linja e tensionit të lartë prej 6 mijë KV, si dhe kabllo të tjerë pa tension. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ishin dëmtuar kabllot, por vetëm ishte hedhur tej nga fuqia e tritolit kapaku prej betoni që mbulonte kanalin. Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier doli në orët e pasdites së ditës së djeshme me një njoftim për shtyp lidhur me shpërthim që ndodhi në mesnatë në uzinën e uresë. Sipas komunikatës, gjashtë rojet e uzinës që ishin marrë në pyetje janë lënë të lirë, pasi nuk kanë pasur asnjë lidhje me këtë ngjarje. Policia pohon faktin se lënda plasëse nuk ka qenë dinamit, por lëndë plasëse artizanale, e vendosur nga persona të paidentifikuar, të cilët mendohet të kenë pasur si qëllim vjedhjen e kabllove elektrikë. Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.





“Shpëtuam për fat”

Inxhinieri Arqile Ciko, aktualisht kryetar i degës teknike të Ndërmarrjes së Azotikut, i cili ka mbi 30 vjet pune në profesionin, pohoi për gazetën se shpërthimi i ndodhur në ambientet e uzinës së uresë nuk ka të bëjë me vjedhjen e kabllove elektrikë të tensionit të lartë 6 mijë kilovolt. “Nuk mund të them dot asgjë, pasi janë organet kompetente ato që do të flasim pas hetimeve që do të kryejnë. Ka qenë fat që shpërthimi nuk dëmtoi katër sferat metalike që kanë brenda tyre sasinë prej një mijë tonësh gaz të lëngshëm dhe një qind tonë acid nitrik, pasi po të kishin shpërthyer ato, do të bënin hi jo vetëm Fierin, por edhe Lushnjën e Kuçovën”, tha Ciko. Megjithatë, sipas tij, nuk janë punonjësit ata që do e kryenin një vepër të tillë për grabitje.





Bredhat e Metës u mbollën ditën, i vodhën natën

FIER - Bredhat që u mbollën rreth tre muaj më parë në Fier nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, pikërisht pranë portës kryesore të Azotikut, janë shkulur me gjithë rrënjë. Persona të paidentifikuar kanë grabitur dy bredhat e mbjellë si simbol i jetës në kohën kur dega e LSI-së në Fier zhvilloi një protestë kundër groposjes së arsenikut në Ndërmarrjen e Azotikut. Pemët u mbollën edhe për të sensibilizuar pushtetin vendor, i cili nuk po bënte asgjë për groposjen e lëndës së arsenikut.

A. Prifti
Shtoni ne: [url=http://del.icio.us/post?url=http://www.korrieri.com/index.php?news=841&title=Rrezikojnë shfarosjen tre qytete]Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Delicious_14x14 del.[/url]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptyWed Aug 06, 2008 12:41 am


DASH: Gërdeci në listën e tragjedive botërore




Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje një raport, hartuar nga koloneli George Zahaczeësky, ku numëron incidentet e ndodhura në botë.




Shekulli Online
Tue, 05 Aug 2008 16:40:00




Problemi i rrezikshëm i municioneve të vjetruara në botë vazhdon të jetë i pranishëm. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje një raport, hartuar nga koloneli George Zahaczeësky, ku numëron incidentet e ndodhura në botë. Mes shpëthimeve me pasoja të rrezikshme për jetën e njerëzve ku janë shënuar edhe viktima renditet ngjarja e ndodhur në Gërdec.
Koloneli i ushtrisë amerikane dhe ish kreu i Departamentit Amrikan të Mbrojtjes për çminimet, George Zahaczeësky në një raport të cilësuar “Depot e Rrezikshme” ka numëruar 137 incidentet botërore, mes të cilave edhe Gërdecin.
“Në këtë tragjedi nga pakujdesia e madhe gjatë demontimit humbën jetën 26 persona, u plagosën më shumë se 300 të tjerë, ndërkohë që qindra shtëpi u rrënuan”- thuhet në raport, ku kujtohet edhe ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri, ku pakujdesia me armët mori shumë jetë njerëzish.
Raporti specifikon si shkak të tragjedisë municionet e vjetëruar, mungesën e mirëmbajtjes së tyre, paketimin e keq e të tjerë.
Më tej numërohen incidentet e ndodhura në vende të ndryshme të botës, gjithnjë me shkak shpërthimet nga municionet.
“Katastrofa nga shpërthimet ndodhën në një depozitë armatimi në një zonë të populluar të Uzbekistanit dhe në Bullgari”- thuhet më tej në raport.
Këto depo të rrezikshme, sipas raportit kanë ende potencial të madh për të krijuar sërish viktima, ndaj duhet bërë shumë kujdes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptyFri Aug 08, 2008 12:20 am

Hetimet e Gërdecit po "piketojnë" si organizator Sali Berishën

[url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=77319', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Pdf_button [/url][url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=view&id=77319&Itemid=1&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 PrintButton [/url][url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=77319', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');]Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmailButton [/url]
Grada e perdoruesve-ve:Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_star / 2
I varferI mire
Wednesday, 06 August 2008
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 TragjediNga Përparim HALILI - Duhej fatkeqësia e Gërdecit, që të vërtetoheshin një pjesë e akuzave, që gazeta “SOT” ka ngritur në vite, për abuzimet që qeveritarët kanë bërë me paratë dhe pronat e shqiptarëve. Ka qenë gazeta jonë, që ka (para)lajmëruar qysh në vitin 2003, se si bëhet kontrabanda e armëve dhe tregtia e skrapit në Shqipëri. Nuk është e rastësishme, që në tregtinë e skrapit ka qenë i njëjti person në qendër të vëmendjes dhe ky person e ka emrin Mihal Delijorgji. Emri i Delijorgjit, nuk del i implikuar vetëm në tragjedinë e Gërdecit,por emri i tij është i lidhur ngushtë me ish-ministrin socialist të mbrojtjes Pandeli Majko. Ka qenë firma e Delijorgjit, që u aktivizua me çmontimin e tankeve, avionëve dhe mjeteve të ndryshme të ushtrisë, të cilat u shitën për një copë bukë në Qipro. Firma e ish-ministrit Majko, ka qenë prezente në shkatërrimin përfundimtar të tankeve, të cilat shiteshin me 60 USD për ton, ku vlera totale e tyre shkonte afërsisht 1800 deri 1900 USD një tank. Ky është një nga shumë raste, që kanë të bëjnë me tregtinë e armëve që është zhvilluar në ministrinë e Mbrojtjes, nga i njëjti person që quhet Ylli Pinari. Ministria e Mbrojtjes, ka qenë kampione e shkeljeve ligjore, të bëra gjatë kohës që ministër ka qenë Pandeli Majko. Që në atë kohë, kryeministri aktual ka qenë mbrojtësi më i flaktë i këtij ministri (Majkos). Megjithëse denoncimet për këto afera, kanë qenë të shumta, Sali Berisha kur ka qenë kreu i opozitës e ka marrë gjithmonë në mbrojtje Pandeli Majkon. Edhe në komisionin Hetimor, i cili ishte nismë e opozitës, kreu i këtij komisioni, u mundua të fshihte aferat e ministrit Majko i urdhëruar nga kreu i opozitës i asaj kohe, sot kryeministri Berisha. Pra, në të gjithë këto afera, kemi të njëjtët njerëz. Mazhoranca dhe Sali Berisha, nuk lanë njeri pa spastruar nga administrata shqiptare, që nga drejtorët e deri te pastrueset. Kjo fushatë, u shtri deri edhe te ngjyrat e zyrave. Si ka mundësi, që ky kryeministër, i cili ka treguar se është një “cunam”, ku shkel ai fshihet gjithçka nga dheu, tashmë mund t’i vëmë dhe emrin “Gërdec”, ka mbajtur në administratën e tij një njeri, si Ylli Pinari, i cili qe një nga personat më të rëndësishëm në Ministrinë e Mbrojtjes? Si shpjegohet, që i njëjti njeri, që ka qenë në tregtinë e skrapit, “biznesmeni” Mihal Delijorgji, u mbajt sërish në biznesin e skrapit dhe të armëve që bën qeveria shqiptare? A nuk kemi këtu, një marrëveshje të hershme korrupsioni dhe trafiku, që nis me Pandeli Majkon dhe përfundon me Sali Berishën? A nuk kemi këtu, një lidhje të çuditshme, që konverton që me heshtjen e (ish) kryeopozitarit Berisha për aferat e Majkos dhe mbyllet me tragjedinë e Gërdecit dhe me trafikun e armëve?
Berisha: Hetim tragjedisë së Gërdecit në çdo qelizë të saj
Inaugurimi i disa punëve publike, e ka çuar kryeministrin Berisha në bashkinë E Vorës, që ishte dhe stacioni i vetëm i tij. Por, megjithëse shmangu një vizitë në Gërdec, kryeministri nuk e evitoi çështjen e Gërdecit nga fjalimi i tij kryesor në Vorë. Edhe pse vete kryeministri e ka cilësuar më shumë se njëherë këtë tragjedi si një incident teknologjik sërish Berisha duket se nuk është i bindur për këtë dhe i ka bërë thirrje prokurores Ina Rama që të zhvillojë hetime të imtësishme. Duke shfrytëzuar vizitën në Vorë, Shefi i ekzekutivit para banorëve që vuajtën pasojat e shpërthimit të 15 marsit ka deklaruar se ka besim se tragjedia e Gërdecit do të zbardhet plotësisht. Duke prekur fillimisht çështjen delikate të hetimit të ngjarjes, për të cilën në mënyrë të përsëritur tha se ishte një tragjedi e tmerrshme, kryeministri Berisha u duk sikur iu përgjigj zërave kritike brenda dhe jashtë vendit se mazhoranca po pengon hetimet për Gërdecin. “Të hetohet deri në qelizë për të nxjerrë përgjegjësit e kësaj tragjedie të tmerrshme, si detyrë morale ndaj shpirtrave të viktimave, familjeve dhe komunitetit” është shprehur Berisha. Gjatë fjalimit në Vorë, kryeministri Berisha dha sërish garanci për mbështetjen e banorëve të dëmtuar të Gërdecit dhe për rehabilitimin e plotë të zonës. “Do t’ju mbështesim deri në vendosjen e tullës së fundit dhe ndërtimit të çdo rruge e rrugice në Gërdec” është shprehur Berisha. ky reagim i kryeministrit Berisha vjen pak ditë pas mesazhit të ambasadorit amerikan John Uidhers, në opinionin e të cilit rindërtimi i jetës në Gërdec është ende i rrezikshëm. Megjithatë në ndryshim nga pritja që iu rezervua anëtarëve të qeverisë në Gërdec, banorët e Vorës shfaqën entuziazëm gjatë vizitës së kryeministri Berisha atje. Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, Gërdeci ishte në top listën e një raporti të departamentit amerikan të shtetit për shpërthimet në depo municioni në të gjithë botën. Tragjedia e Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 persona , u plagosën më shumë se 300 dhe u shkaktuan dhjetëra milionë dollarë dëme materiale, kanë qenë në qendër të vëmendjes së ndërkombëtareve, përsa i përket vënies së drejtësisë. Berisha ka deklaruar në kalimin e tij pranë Gërdecit, se qeveria e tij, pra “Ne patëm një tragjedi të tmerrshme në 15 mars. Një tragjedi e cila duhet të hetohet në çdo qelizë të saj dhe unë kam besim të plotë se kjo do të ndodhë, se hetimi është një detyrim madhor moral ndaj shpirtrave të atyre që nuk janë më, familjarëve të tyre dhe të gjithë komunitetit. Por, nga ana tjetër, ju jeni dëshmitarë të veprimit më energjik të parë ndonjëherë në Shqipëri, në radhë të parë nga autoritetet vendore, së pari nga kryetari i bashkisë, i cili e përballoi me ndershmëri, dashuri, dhembshuri dhe fuqi menaxhuese të admirueshme dhe u shndërrua këtu në një shtyllë kryesore tuajën dhe të qeverisë në zgjidhjen e problemeve” ka pohuar kryeministri Berisha në Vorë. “Natyrisht, unë dhe qeveria kemi bërë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë përgjigjen më energjike pasojave të kësaj tragjedie të tmerrshme, rikuperimit sa më shpejt dhe zvogëlimit sa më madh të tyre. Sot, zona po rindërtohet dhe ne nuk do të ndërpresim mbështetjen e fuqishme, derisa të vendoset dhe tulla e fundit, derisa të rindërtohet rruga dhe rrugica e fundit në këtë zonë. Ne qëndrojmë fuqishëm prapa jush”. “Në tërësi është bërë zgjidhja kompensimi më i gjerë i mundshëm, por duke thënë këtë jam i bindur se ka edhe zemërthyer nga gabimet që mund të jenë bërë. Jam i bindur se ka probleme, të cilat duhet të trajtohen një e nga një. Ndaj dhe i garantoj të gjithë banorët e bashkisë Vorë se në asnjë moment nuk do të jeni jashtë fokusit të qeverisë. Qeveria do të finalizojë të gjithë projektin e rehabilitimit dhe rindërtimit të plotë të kësaj zone dhe më pas të inkurajimit të madh të biznesit në të’ deklaroi Berisha. Gjatë vizitës në Vorë, Kryeministri Berisha përuroi përfundimin e rrugës hyrëse që lidh autostradën me këtë qytet, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 37 milion lekë.
Departamenti i SHBA: Gërdeci ngjarja më e rëndë në botë
Raporti i DASH: Më 15 mars 2008, një seri shpërthimesh të mëdha e vdekjeprurëse, çanë mes përmes një depo armësh të qeverisë shqiptare, në fshatin e Gërdecit në afërsi të Tiranës, ç'ka rezultoi në vdekjen e 24 personave dhe në plagosjen e më tepër se 300 të tjerëve, si dhe shkatërrimin e banesave dhe të strukturave civile, në një reze prej 2.5 kilometrash. Sipas raportit të DASH, qeveria shqiptare, për shkak të neglizhencës së plotë e sistematike ndaj këtyre depove me municion, krijuan problem të rëndë humanitar dhe krim njerëzor, shpërthimit të depove të municioneve të vjetra, ashtu si shumë vende të botës, por që në Shqipëri pati përmasa rekord. Departamenti Amerikan i Shtetit, publikoi raportin e hartuar prej tij ku renditen 137 incidente më të rënda të shkaktuara si pasojë e municioneve të vjetruara. Faktorë për këtë incident të rëndë që fatkeqësisht nuk ishte i vetmi thuhet në raport mbeten municionet e vjetërsuara, paketimi i keq dhe kushtet e pamjaftueshme të mirëmbajtjes.
Megjithatë, ky nuk është i vetmi incident ku përmendet Shqipëria. Zahazevski, rikthehet më raportin dhe vëzhgimin e tij në incidentet e marsit të vitit 1997, ku në 15 qytete, si pasojë e gabimeve njerëzore dhe masave të dobëta të sigurisë në Shqipëri, u shkaktuan shpërthime deposh ushtarake, që u morën jetën 59 personave. Kjo bëri që NATO të nisë një program trajnimi të Forcave të Armatosura Shqiptare për pastrimin e armatimeve të paplasura. Shpërthime katastrofike në depot e municioneve kanë ndodhur edhe në zona të tjera të populluara në botë, si Uzbekistan dhe Bullgari. Ato pasojnë incidente të rënda të ndodhura gjatë viteve. "Këto depo të rrezikshme në të cilën ndodhen municione mjaft të vjetruara dhe të paketuara keq mund të shkaktojnë çdo vit më shumë viktima sesa zonat e minuara apo mbetjet eksplozive të Luftën së Dytë Botërore"
vijon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptyFri Aug 08, 2008 12:20 am

Provat e Berishës për të mbyllur dosjen

  • Provën e parë, të mbylljes së kësaj dosjeje kriminale me përmasa zyrtare të nivelit më të lartë qeveritar e Berisha dhe klani i tij e dhanë, duke ndërhyrë për të caktuar në hetimin e çështjes, ish-punonjësin juridik të kompanisë së Delijorgjit dhe Pinarit, aktualisht kryeprokuror i Tiranës.
  • Provën e dytë po e jep me përpjekjet për të bllokuar heqjen imunitetit për Mediun, të cilin dy ditë më parë e përcolli tek pjesa tjetër e grupit të Gërdecit, tek Diveroli dhe shefat e tij.
  • Provën e tretë e dha duke joshur deputetët e tij dhe të Ramës ashtu siç di ai, për të zvarritur marrjen sit ë pandehur të Fatmir Mediut.
  • Provën e katërt po e jep, duke mos deklaruar vendimet e qeverisë të firmosura prej tij në lidhje me trafikun e Gërdecit.

Hetimet ndaj Diverolit
Autoritetet federale të SHBA tashmë kanë nisur në thellësi hetimet ndaj kompanisë AEY, të drejtuar nga 22-vjeçari Efraim Diveroli, pas akuzave për mashtrim në tenderët publikë për furnizimin e municioneve për Afganistanin. Ushtria e SHBA ka pezulluar kontraktonin AEY me bazë në Miami Beach nga të gjitha punët federale. Gjithashtu qeveria e Shteteve të Bashkuara ka nisur një hetim ndaj presidentit të kompanisë për veprimtari kriminale. Ushtria e Shteteve të Bashkuara i bënte me dije pronarit të kompanisë, Efraim Diverolit, se kanë nisur hetimet federale ndaj kontratave të lidhura prej tij me qeverinë e SHBA-së. Sipas një dokumenti të Pentagonit, AEY dhe presidenti 22-vjeçar Diveroli, theksohet se ai me dashje ka bërë falsifikimin e faturave të municioneve, të çilat sipas Diverolit ishin prodhuar në Hungari ndërmjet viteve 1965 dhe 1975. "Në fakt, pjesa më e madhe e municionit është prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, ndërmjet viteve 1962 dhe 1974", theksohet në letrën e Pentagonit, drejtuar presidentit të AEY, ku njoftohet pezullimi ndaj tenderëve federalë. Nëse kjo është e vërtetë, faktohet se AEY ka thyer ligjet e SHBA duke blerë municione nga kompanitë ushtarake kineze. Pezullimi është i përkohshëm dhe është i vlefshëm deri në mbylljen e hetimeve. I kontaktuar në telefon nga "Reuters", prej zyrës së tij në Miami Beach, Diveroli tha se "nuk kam asgjë për të komentuar". Ndërkohë, i pyetur nëse avokati i tij mund të bëjë ndonjë deklaratë mbi ngjarjen, ai u përgjigj se "nuk besoj se do ta bëjë një gjë të tillë". Pezullimi i kontratës erdhi pas një investigimi të "New York Times", ku theksohet se dhjetëra milionë fishekë të blerë nga AEY pas një kontrate prej 300 milionë dollarësh me qeverinë federale, furnizoi Afganistanin me municion që ishte prodhuar në Kinë.
Gërdeci dhe kontrabanda e armëve, nisën me Majkon dhe vazhduan me Berishën
Emri i Delijorgjit, nuk del i implikuar vetëm në tragjedinë e Gërdecit, por emri i tij është i lidhur ngushtë me ish-ministrin socialist të mbrojtjes Pandeli Majko. Ka qenë firma e Delijorgjit, që u aktivizua me çmontimin e tankeve, avionëve dhe mjeteve të ndryshme të ushtrisë, të cilat u shitën për një copë bukë në Qipro. Firma e ish-ministrit Majko, ka qenë prezente në shkatërrimin përfundimtar të tankeve, të cilat shiteshin me 60 USD për ton, ku vlera totale e tyre shkonte afërsisht 1800 deri 1900 USD një tank. Nëpërmjet një kontrate skandaloze, me një firmë greke, të cilën Pandeli Majko u mundua ta paraqesë para disa ditësh, si kompania e Benz Mercdesit, pikërisht me kompaninë “Hellenic Vehicle Industry S.A” , ministri Majko, së bashku me këtë farë “biznesmeni” Delijorgji, shkatërroi dhe masakroi në një kohë rekord, gjithë arsenalin e armatimit shqiptar, duke i vënë sharrën dhe plugun armatimeve të rënda. Nëpërmjet një kontrate skandaloze, ai shiti materialin special që doli nga armatimet e rënda, me 60 USD një ton, kur në bursë, çmimi i skrapit të rëndomtë shkonte nga 120 deri në 180 USD për 1 ton. Dhe në këmbim të kësaj, Majko mori për ushtrinë shqiptare, makina skandaloze të viteve ’86. Gjithashtu, nga aeroporti i Rinasit ngriheshin avionë të rëndë, me materiale ushtarake, të cilat kanë thyer edhe embargo, ashtu siç ka qenë edhe rasti i Ruandës. Tjetër skandal i Majkos është edhe tregtia raketave të tipit “Stainer-2” dhe “Stainer-3”. Rreth 85 raketa u blenë në Pakistan në vitin 1995 dhe pesë copë nga këto, u asgjësuan në Bizë të Martaneshit, ndërkohë që 16 copë nga këto, iu shitën një firme izraelite, nëpërmjet firmës “MEICO” me vlerën 25 mijë USD copa. Vlera totale e shitjes të këtyre raketave ishte 400 mijë USD në total. Kjo shitje është bërë në datën 10 tetor 2004, në drejtim të firmës blerëse “Panorama LTD”. Kjo shitje, hyn në një nga skandalet e ministrit Majko, pasi vlera e një rakete është rreth 60 mijë usd. Gjithë justifikimi i kësaj shitje është bërë nën arsyetimin e testit që i duhej bërë këtyre raketave.
Krijimi i ndërmarrjes trafikante "Meico"
Ndërmarrja “Meico” është krijuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr 366, datë 05.10.1991 “Për krijimin e ndërmarrjeve të import-eksportit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes”, me objekt import-eksportin e mallrave dhe objekteve specifike të ushtrisë. Veprimtaria ekonomike e saj, ka qenë mbështetur me ligjin Nr 7582, datë 13.07.1992 “Për ndërmarrjen shtetërore”. Ndërmarrja “Meico”, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, drejtohet nga Këshilli Drejtues, i cili përbëhet nga 5 anëtarë, miratuar me urdhrin e ministrit, Nr 51, datë 06.02.2003. Me urdhrin Nr 5, datë 08.01.2002, “Për funksionimin e ndërmarrjes së eksport- importit të ushtrisë “Meico”, Neni 2. “Objekti i veprimtarisë” është përcaktuar si “Ndërmarrje komisionere” për mallra dhe objekte të ushtrisë. Ndryshimi i statusit të kësaj ndërmarrje dhe përcaktimi, si “Ndërmarrje komisionere”, me akt-nënligjor është në kundërshtim me ligjin nr 7582, datë 13.07.1992 neni 7. Ndryshimi i Statusit të “Meico” me anë të këtij urdhri në “Ndërmarrje jobuxhetore dhe njëkohësisht komisionere”, ka sjellë si pasojë, që blerjet dhe shitjet të bëhen nga kjo ndërmarrje sipas këtij koncepti.
Geri Kokalari: Berisha ka patur informacion për Gërdecin
Në lidhje me ngjarjen e 15 marsit Geri Kokalari lëshon akuza për përfshirjen në tragjedi të Sali Berishës dhe familjes së tij. Në një intervistë, Berisha ka bërë një përshkrim të madh vetës së tij duke thënë se projekti i Gërdecit nuk ishte një bazë e projektuar. Ai harroi të mendonte se projekti ishte shumë pak metra larg bazës dhe që kompania kishte një kontratë të firmosur nga qeveria. Ai luajti me fjalët për rreth së cilës ishte i ndërgjeshëm për eksplozivin ku ai tha që nuk kishte dijeni për Gërdecin, faktit të vëllait të kunatit të tij të vrarë, Muhamet Hoxha, punonte në fabrikë, nga Berisha dhe vdiq në fabrikën e çmontimit. Gjithashtu Berisha ka deklaruar që Muhamet Hoxha ishte vetëm një punëtor në plant, ku një pjesë e familjarëve thanë se ai ishte supervizor i projektit. Kokalari akuzon kryeministrin e qeverisë Sali Berisha, ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu si dhe shumë funksionarë të tjerë të qeverisë të cilët janë përfshirë në këtë aferë skandaloze kontrabande armësh. Shqiptarët duhet të shqetësohen që kanë një person të pa dobishëm që i përfaqëson ata në rang botëror. Berisha e tregon veten komplet budalla duke thënë që projekti i Gërdecit nuk ishte në një bazë ushtarake. Ai harron të përmendë që projekti ishte vetëm pak metra larg bazës ushtarake dhe që kompania kishte një kontratë për të shkatërruar municionet, pronë e qeverisë.
Tragjedia e Gërdecit, vetëm tre të arrestuar
Ndalimi i Delijorgjit, Pinarit dhe Minxholit është bërë tre ditë pas shpërthimit të fabrikës së demontimit në Gërdec të bashkisë së Vorës, ku deri tani janë regjistruar 25 viktima, dhe rreth 300 të plagosur. Vënia në pranga e të sipërcituarve erdhi pasi prokuroria ka firmosur urdhër-arrestet për drejtorin e “Meico-s”, Ylli Pinari, administratorin e firmës “Alba Demil”, Mihal Delijorgji dhe drejtorin e fabrikës në Gërdec, Dritan Minxholi. Ndaj tyre rëndon akuza e moszbatimit të rregullave të sigurisë, që lidhet konkretisht me administrimin, ruajtjen dhe demontimin e municioneve. Delijorgji, një nga biznesmenët më të mëdhenj të hekurit në Shqipëri, nuk i ka për herë të parë prangat. Pak vite më parë ai u arrestua kur ishte president i sport-klub Dinamos, me urdhër të prokurorisë së Durrësit, për shmangie të detyrimeve për importin e hekurit, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë lekëve.
Hetimet e ngjarjes
Hetimet paraprake vërtetuan se kjo ngjarje shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë të 11 personave, plagosjen e lehtë të 31 personave dhe dëmtime të natyrës më të lehtë të 260 personave të tjerë, pa përmendur këtu lëndimin e shëndetit mendor dhe emocional të një numri të konsiderueshëm personash të tjerë. Në Qarkun e Tiranës dhe të Durrësit janë dëmtuar dhe 5413 banesa dhe objekte private, 32 biznese private dhe 34 ferma bujqësore. Të gjitha dëmtimet e shkaktuara, sipas një vlerësimi paraprak, të datës 16. 04. 2008, të Entit Kombëtar të Banesave, kapin vlerën 2, 039, 216, 418 lekë.
Personat në burg dhe hetim

  • Fatmir Mediu
  • Ylli Pinari, drejtori i MEICO-s
  • Mihal Delijorgji
  • Sokol Gjeci
  • Dashnor Caushi
  • si edhe Dritan Minxhozi.

Persona që duhen hetuar

  • Sali Berisha
  • Jozefina Topalli
  • Astrit Patozi

Pistat e Prokurorisë

  • Zbatimi i rregullave për administrimin dhe ruajtjen e lëndëve plasëse nga të gjitha subjektet që janë aktore të këtij procesi, duke filluar nga firma MEICO, tek firma amerikane Southern Ammunition Company dhe tek firma Alba Demil.
  • Zbatimi i rregullave për ruajtjen fizike të objektit, që ishte marre përsipër nga Firma VRANA Security.Zbatimi i rregullave në lidhje me përzgjedhjen e vendit ku është kryer ky proces.
  • Shpërdorimet e detyrës apo konkurrenca e pandershme mes firmave si shkak që mund të këtë shkaktuar ardhjen e pasojës.

Shkeljet e bëra nga Mediu

  1. Përzgjedhja e gabuar e vendit të demontimit duke rrezikuar jetën e personave që punonin dhe banonin në Gërdec dhe duke shkelur rregulloren e Ministrisë së Mbrojtjes së vitit 2003.
    Lejimi i nënshkrimit të kontratave me 2 firma të palicencuara për procesin e demontimit me shkelje të akteve ligjore.
  2. Lejimi i shkeljeve të rregullave që shoqërojnë procesin e demontimit duke rrezikuar jetën e personave që punonin aty.
  3. Shpërfillja të procedurave ligjore të nënshkruara prej tij për demontimin e municioneve.
  4. Shmangia e Forcave të Armatosura nga mbikëqyrja e mëtejshme e procesit të demontimit.
  5. Është lejuar demontimi i kalibrit të madh.
  6. Është lejuar SAC dhe ALBA DEMIL për dhënien e lejeve të demontimit dhe eksportimit të municioneve.

Ministria e Mbrojtjes, pranon eksportin e jashtëligjshëm të armëve
Ministria e Mbrojtjes ka pranuar se, eksporti i armëve është kryer në kushtet e një ligji që ky dikaster e cilëson të pazbatueshëm. Drejtori i Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes, Rezart Tërshana, sqaroi dje për gazetarët se, “Ligji për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë", nuk është i zbatueshëm, pasi ende po punohet për ngritjen e strukturës së Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve. Ligji për eksportin e armëve ka hyrë në fuqi në 1 qershor të 2007, kurse ngritja e autoritetit duhej të përfundonte në një janar të këtij vitit. “Domosdoshmëria e miratimit të ligjit për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import- eksportit të mallrave ushtarake dhe teknologjike me përdorim të dyfishtë rridhte nga fakti se republika e Shqipërisë ishte ndër të paktat vende të Evropës Juglindore që kishte një sistem të kontrollit shtetëror mbi eksportin e armëve jo të plotë dhe jashtë çdo parametri evropian në këtë fushe. Ndërkohë, lidhur me procesin e hartimit të këtij ligji, zoti Tërshana sqaroi se ai ka nisur që prej vitit 2004, në bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në, PNUD-in, Departamentin e Tregtisë të SHBA-së, zyrën Federale të Ekonomisë dhe Kontrollit të Eksporteve të Gjermanisë (BAFA), dhe me institucione të tjera ndërkombëtare". "Me institucionet e mësipërme janë zhvilluar një sërë konsulencash e trajnimesh gjatë të cilave është marrë dhe asistenca e mendimi i tyre për hartimin e këtij ligji. Për përgatitjen e projektligjit janë mbajtur parasysh identifikimi i “acquis communautaire” mbi kontrollin e eksporteve, si dhe hartimi i tij në përputhje të plotë me rregulloren e BE-se mbi kontrollin shtetëror të eksportit të mallrave ushtarake e teknologjive me përdorim të dyfishtë, duke marrë përvojat më të mira evropiane në këtë fushë", vijoi zoti Tërshana.
Geri Kokalari i shkruan kryeministrit Sali Berisha
Në lidhje me ngjarjen e 15 marsit Kokalari lëshon akuza për përfshirjen në tragjedi të Sali Berishës dhe familjes së tij. Ja se çfarë thotë në letrën e tij:
“A mendoni ju, se thatë diçka të mençur me shprehjen tuaj “letër higjienike”? Unë ju siguroj, që ju nuk jeni i pari që përdorni këtë shprehje ndaj gazetës së mirënjohur amerikane dhe vështirë, se ju do të jeni i fundit. Por mos kini asnjë dyshim se kjo “letër higjienike” kumboi përtej maleve të Shqipërisë dhe jehona e saj do të vazhdojë të kumbojë në veshët tuaj edhe për shumë kohë. Dhe mos harro se ndershmëria juaj, solli këtë “letër higjienike” në derën tuaj. Ju kujtoj, se unë nuk kam mbaruar duke menderos mbi ata që e meritojnë atë, kështu që ju sugjeroj që ta ruani letrën higjienike, nëse unë do të detyrohem, ju do të keni nevojë për të.
Zoti Berisha përse nuk dërgoni djalin tuaj në afganistan, të luftojë me fishekët e skaduar
Meqë ra fjala, unë shikoj që ju bujarisht, po dërgoni më tepër djem shqiptarë në luftë në Afganistan, në të njëjtin vend ku ju dërguat municion kinez të vjetër dhe të gërryer. Ju a mendoni që askush nuk e kupton që kjo nuk është asgjë më shumë se një përpjekje transparente nga një malok për të lëpirë bythën Amerikane, në përpjekje për të ruajtur bythën e tij? Mbase unë gaboj e ju keni të drejtë. Por një mënyrë e mirë për ju për ta provuar që unë e kam gabim, është që ju të dërgoni djalin tuaj, Shkëlzen në Afganistan. Sigurisht që kjo do të jetë më shumë se një experiencë e formimit të karakterit, sesa ta lejoni atë ti vijë rrotull Milhal Delijorgjit. Edhe djali i John Mçain, ka qenë ushtar në Irak. A nuk e ndjen familja juaj këtë gjë si detyrim? Mendjet kureshtare duan ta dinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptySat Aug 09, 2008 7:12 pm

Trebicka zbardh trafikun e Shtetit Shqiptar me Henri Tomein, trafikanti më i madh i armëve

[url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=77437', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Pdf_button [/url][url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=view&id=77437&Itemid=1&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 PrintButton [/url][url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=77437', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');]Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmailButton [/url]
Grada e perdoruesve-ve:Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_star / 1
I varferI mire
Friday, 08 August 2008
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Trebicka_kostaEdhe gazetarët zviceranë nisin investigimet rreth skandalit të trafikut të armëve pas tragjedisë së Gërdecit. Biznese armësh të dyshimta, fitime në miliona, lidhje me rrethet qeveritare, në këtë mënyrë është nisur emisioni televiziv ku gazetarët kërk00ojnë të hedhin dritë rreth rolit të Hajrin Tomet, tregtarit misterioz zviceran që dyshohet të jetë në pazarin me qeverinë shqiptare dhe firmën e Diverolit. Ka qenë kjo mënyra që ka gjetur pikërisht moderatori i emisionit për të shkuar deri të fakti, që emri i një shtetasi zviceran,i cili tregton armë dhe municione, përmendet në Shtetet e Bashkuara gjatë hetimeve në lidhje me një marrëveshje që kap një shumë prej 300 milionësh, por që përmendet edhe në Shqipëri gjithashtu. Gazetari Dutvajler është vënë në ndjekje të gjurmëve të këtij personi, i cili i shmanget daljes në publik. Tregtari zviceran, që sipas tij është regjistruar diku në rrethinat e Bernit, nuk ka asnjë fotografi të publikuar dhe nuk pranon që të ketë të bëjë me biznese të dyshimta, por emri i tij po përmendet kohët e fundit anembanë edhe në Shqipëri. Madje emri i tij është përmendur nga Ylli Trebicka në Shqipëri. Nuk dihet as pse Hajnrih Tomet sipas gazetarit u vendos në vitin 2006 në listën e personave si kontrabandistë armësh, vetëm pak kohë para se të merrej porosia për municione drejt Afganistanit. Investigimi vazhdon pikërisht me faktin që Pentagoni kontakton 21 vjeçarin Efraim Diveroli për të furnizuar me municion ushtarët afganë, duke ngritur dyshimin se këtë furnizim ai e ka gjetur në Shqipëri falë edhe ndihmës së zviceranit Tomet. Ekipi i Televizionit ka intervistuar biznesmenin Kosta Trebicka i cili tregon se si u njoh me Tomet i cili qëndronte pas firmës fantazmë në Qipro dhe që në këtë rast përfaqësonte klientin, pra Diverolin. Pikërisht pas rrugës së dyshimtë nëpërmjet Qipros, dhe që synonte ta shiste municionin me çmim të dyfishuar, mendohet se qëndronte shtetasi zviceran Tomet gjë për të cilën flitet edhe në Shtetet e Bashkuara. Vetë gazetari ka provuar të marrë një përgjigje nga vetë Tomet por ai ka mohuar të ketë marrë pjesë në tregtinë e përmendur duke cilësuar se këto dyshime nuk mund të bazohen vetëm në thëniet e Efraim Diverol. Biznesmeni shqiptar Trebicka tregon se Tomet ka ndikim të madh në vendet e Evropës Lindore aty ku tregtohen municione të standardeve të vjetra, njësoj si ato të tregtuara nga Shqipëria. Gazetari citon se pas shpërthimit në Gërdec dolën në pah shkeljet e bëra gjatë demontimit të armëve duke ngritur pikëpyetjen rreth çështjes së korrupsionit. Gazetari ka intervistuar deputetë të opozitës të cilët citojnë burime që ngrenë dyshime për përfshirjen e djalit të kryeministrit Berisha në tregtinë e armëve. Arsyeja pse vetë Zvicra nuk merret me çështjen Tomet është e thjeshtë sipas gazetarit sepse vetë shteti zviceran nuk e ka përshtatur ligjin për kontrollin mbi tregtarët e armëve, me një kërkesë të OSBE-së për këtë çështje. Vetë zyrtarët zviceran nuk bëjnë komente mbi dyshimet për ndërmjetësin Hajnrih Tomet në tregtinë e armëve nga Shqipëri në Afganistan, por edhe pse kjo mbetet enigmë ai mbetet si i tillë për sa kohë edhe gazeta “Neë York Times” e cilëson këtë njeri si misterioz.
Tregtia e armëve Shqipëri-Afganistan, investigim i gazetarit zviceran
Biznesi ku emri i zviceranit Hajnrih Tomet përmendet në titujt kryesorë ka të bëjë me luftën në Afganistan. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po përpiqen ti vendosin trupat qeveritare në pozicion.
Ushtari:
- Hej, thuaji atij që të qëllojë vetë kur të shoh diçka. Ai nuk merr fare shënjestër.
Gazetari:
Një problem që ekziston është se, ushtarët afgan janë të pajisur me kallashnikovë rus dhe për këtë arsye atyre u nevojitet municion që nuk prodhohet në shtetet perëndimore. Për këtë arsye në Janar 2007 fillon një aksion aventuresk për blerjen e municionit. Pentagoni kontrakton një firmë, pronari i së cilës quhet Efraim Diveroli dhe është vetëm 21 vjeç. Diveroli duhet të furnizojë një sasi municioni që kushton 300 milionë Dollarë. Dyshohet se amerikani këtë municion e ka gjetur në Shqipëri falë ndihmës së Hajnrih Tomet. Liferant është një firmë shtetërore, e cila drejtohet nga Ylli Pinari. Ylli Pinari arrestohet në Mars të 2008-ës. Rrethanat e dyshimta të marrëveshjes bëjnë që Prokuroria të hetojë për këtë çështje. Ekipi i televizionit zviceran takon në Tiranë, kryeqytetin Shqiptar, Kosta Trebickën. Biznesmeni është sot për hetuesit amerikanë një dëshmitar i rëndësishëm për hetimet.
Trebicka:
- Përfshirja ime në këtë biznes nuk ishte aksidentale, por ishte një rastësi e pafat.
Gazetari:
- Kështu morët informacion për Hajnrih Tomet?
Trebicka:
- Unë mora informacion nga pak për të gjitha punët.
Gazetari:
- Edhe për Tomet?
Trebicka:
- Po, edhe për Tomet.
Gazetari:
Përpara se të transportohej, municioni paketohej nga e para. Më vonë u bë e ditur, se në këtë mënyrë fshihej vjetërsia dhe prejardhja e municionit. Vjetërsia e mallit arrin deri ne 60 vjet dhe pjesërisht e papërdorshme. Nje pjese e saj e kishte prejardhjen nga Kina dhe tregtia e këtij municioni është e ndaluar në Shtetet e Bashkuara.
Kosta Trebicka nuk është tregtar armësh, por sipërmarrës që merret me paketimin. Në muajin Maj të 2007, njerëzit e tij duhet ta paketonin municionin e vjetër shqiptar që do të transportohej për në Afganistan.
Që me nënshkrimin e kontratës ai gjeti parregullsi. Tek dokumentet para ishte shënuar pranë firmës shqiptare dhe asaj amerikane edhe një firme nga Qipro. Trebicka pyeti Pinarin, liferantin shqiptar.
Trebicka:
- Ai më tha që kjo firmë është firmë ndërmjetëse dhe që vjen në emër të klientit. Kjo firmë përfaqësohet nga dikush me emrin Hajnrih Tomet. Unë iu përgjigja, që nuk e njoh këtë firmë nga Qipro dhe që nuk kam marrë kurrë porosi prej saj. Për këtë arsye unë nuk do të nënshkruaj kontratë me këtë firmë.
Gazetari:
Rruga e dyshimtë nëpërmjet Qipros është bërë sot pjesë e hetimeve. Firma fantazëm blinte municionin dhe e shiste përsëri me dyfishin e çmimit. Një mënyrë e mrekullueshme për shtimin e parave. Edhe në Shtetet e Bashkuara flitet se mbas kësaj firme qëndron shtetasi zviceran Tomet.
Një pjesë të informacionit amerikanët e kanë mbledhur falë Kosta Trebickës. Trebicka filloi të mblidhte fakte kur atë e nxorën jashtë loje në Maj të 2007. Gjatë një bisede telefonike të inxhizuar ai pyeste Diverolin, nëse furnizuesi shqiptar, Ylli Pinari, kishte lidhje me shtetasin zviceran Tomet.
Biseda telefonike:
Më duket se ai punon akoma me Hajnrih, unë vetë punoj ende me Hajnrih. Unë duhet të punojë me Hajnrih. Nuk jam njësoj si Hajnrih, unë nuk mund të merrem me gjëra të paligjshme me mafien në Shqipëri.
Gazetari i emisionit e ballafaqon Hajnrih Tomet me akuzat. Tomet nuk pranon të japë intervistë. Në një e-mail ai shkruan: “Unë nuk kam marrë pjesë në tregtinë e përmendur. Informacioni për pjesëmarrjen time në këtë biznes bazohet vetëm nga thëniet dyshimta te Efraim Diverolit.”
Gazetari:
Çfarë roli luan Hajnrih Tomet?
Trebicka:
Unë nuk e di se sa i madh është ndikimi i tij. Thuhet që ndikimi i tij është shumë i madh në vendet e Evropës Lindore. Hajnrih Tomet ka veçanërisht ndikim në tregjet ku tregtohen municionet me standarde të vjetra, me standarde lindore. Dhe këto tregje janë gjigante.
Gazetari:
Në Shqipëri, municionet nga koha e luftës së Ftohtë po shkatërrohen dhe për këtë arsye lind pyetja se përse Shtetet e Bashkuara duhet të paguajnë për këto municione. Se sa i rrezikshëm është demontimi i municioneve, u pa Marsin e kaluar pranë kryeqytetit. Dy duzinë të vdekur, qindra të plagosur dhe shtëpi të shkatërruara rreth e përqark. Shpërthimi zbuloi shkelje gjatë demontimit të municionit të vjetër. Një firme private kishte vepruar me porosi të qeverisë duke punuar me mallin e rrezikshëm në mënyrën më primitive.
Shefi i qeverisë, Sali Berisha, nxitoi për tek të dëmtuarit, ndersa Ministri i tij i Mbrojtjes dha dorëheqjen. Në vorbullën e hetimeve filloi të vihej në lëvizje edhe hetimi për biznesin e dyshimtë me tregtinë e municioneve në Afganistan. Afera ka prekur ndërkohë qarqet më të larta qeveritare. Në Kuvend, parlamenti shqiptar, opozita ngre pyetje rreth çështjes së korrupsionit.
Petro Koçi nga Partia Socialiste do të dijë se cilët kanë qenë personat të cilët kanë përfituar nga paratë që kanë kaluar nëpërmjet Qipros.
Petro Koci:
Ne kishim informacione nga Mediat dhe nga dëshmitarë që kishin dhënë intervista për Mediat. Sipas tyre edhe djali i Kryeministrit Berisha është i përfshirë në tregtinë e armëve. Ne duhet të ushtrojmë më tepër kontroll në të gjitha vendet, në USA, Zvicër dhe Shqipëri. Sepse në këtë aferë bëhet fjalë për të njëjtën gjë.
Gazetari:
Më tepër kontroll në të gjitha vendet kërkon edhe OSBE-ja në Vjenë. 56 vendet anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë miratuan në 2004 deklaratën e qëndrimit te përbashkët. Vendet anëtare duhet ti kontrollojnë kontrabandistët e armëve edhe kur këto veprojnë jashtë vendit.
Zëdhënësi i OSBE
Gjithmonë kur një vend përforcon ligjet kombëtare për territorin e tij, tregtarët e armëve mund të shkojnë në një shtet tjetër, ose nëpërmjet një shteti tjetër. Kjo do të thotë që tregtarët kërcejnë nga një boshllëk ligjor tek boshllëku tjetër ligjor. Ne duhet ti mbyllim këto boshllëqe.
Gazetari:
13 Vende të OSBE e kanë përshtatur ndërkohe ligjin. Zvicra nuk bën pjesë tek këto vende. Ajo ka ngelur tek parimi i territorit. Këtu nuk ekziston kontrolli i tregtarëve të armëve edhe në shtetet e tjera, ashtu siç e kërkon OSBE-ja. Për këtë arsye zyrtarët zviceranë nuk kujdesen për çështjen Tomet.
Zvicerania:
Nuk e kuptoj mirë se personat flasin me dialekt të fortë zviceran.
Gazetari:
Tomet ka në Bërn vendndodhjen e firmës së tij. Kjo gjë është në përputhje me ligjin. Zyrtarët zviceran nuk bëjnë komente për ndërmjetësimet e dyshimta të tij jashtë vendit. Të tjerë duhet të sqarojnë nëse Hajnrih Tomet ka qenë me të vërtetë ndërmjetësi.
Sidoqoftë ai ngelet, ashtu siç shkruante dhe gazeta “Enë Yourk Times”, misterioz.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptySat Aug 09, 2008 11:42 pm

Ne keto shenime te shkurtra dhe te perqendruara do ta leme anen politike ideoligjike dhe do te shikojme ceshtjet nga ana ekonomike dhe praktike.

a-
Ne momentin qe Enver Hoxha erdhi ne pushtet ne 1944 ekonomia shqiptare konsiderohej nga vlera te konsiderueshme krahasuar me Vendin e vogel dhe popullsine e saj rreth 800 mije.
Me pas popullsia e Shqiperise u shtua dhe per me se 55 vjete ajo krijoi me shume mundim vlera te reja qe ju shtuan atyre qe kish kapur Enver Hoxha. Them me shume mundim u krijuan vlerat sepse Vendi nuk ishte i zvilluar nga ana industriale si rezultat produktiviteti ishte i ulet dhe punet realizoheshin kryesisht me pune te mundimshe fizike dhe pa pagese.
Per te mire apo per te keq te shqiptareve shumica e atyre vlerave u matrealizuan ne bunker dhe armatim. Pra pasuaria kombetare u konvertua ne armatim dhe kjo pasuri i perket te gjithe shqiptareve dhe duhet te trajtohet si e tille.
C’fare ndodhi dhe po ndodh?
Pasuria e shqiptareve, gjaku dhe mundi i tyre eshte trajtuar dhe po trajtohet nga aktoret e Katovices shqiptare, veglat e Ramiz Alise dhe Sigurmit te Shtetit si pasurija e tyre personale. Gerdeci i nxori zbuluar ata. Gjaku i shqiptareve tashme eshte shendruar nga flori ne armatim dhe perseri ne flori, i depozituar ne bankat e huaja ne llogarite personale te Berishes, Mediut, Majkos qe kapin shifra ne miliarda dollar.
Trafikimi i armeve per perfitim personale te pushtetareve shqiptar eshte kriminal ne cdo aspekt. Eshte nje vjedhje e te pakten e dy brezave te shqiptareve te mara se bashku.
Po ashtu pretendimet e Berishes se ka falur dhe do te fali armatim atje ku ai deshiron eshte ne fakt konsumim i aktit tjeter kriminal. Armatimi eshte pasuri e shqiptareve dhe jo prone personale e Berishes, Mediut, Godos, Topit, Patozit, Majkos… qe munde te shitet dhe falet sipas deshirave te kujt do qofte.
Faljet ka filluar me heret.
Fakt eshte se Berisha i ka dhuruar grekerve, serbeve, maqedonesve token shqiptare kur pa asnje kusht i fali token bujqesore atyre. Po ashtu mohimi i ceshtjes Came eshte nje tjeter dhurate bere grekreve nga Berisha lukunia e tij. E vertet eshte se Berisha pazaret kunder interesave shqiptare i ka shtrire edhe ne boten shpirterore kur instaloi Janullatosin ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare duke ja dhuruar ate…

b-
Berisha “denoi” shefat e tij Ramiz Aline dhe Nexhmie Hoxhen sepse kishin pire shume kafe ndersa Nexhmia e sotme, Jozefina Topalli dhe Ramizi i sotem, Sali Berisha po i bien kryqe e terthor Globit, organizojne datelined dhe festa per antaret e familjeve te tyre duke abuzuar shuma maramendese te pasurise se popullit shqiptar. Shetitjet turistike dhe festimet te Jozefina Hoxhes dhe Sali Alise nuk kane mundesi ti realizoje as Bill Gate…

c-
Ne se Berisha do te vazhdoje te jape llogari para atyre qe e kane vendosur si puna e Ramiz Alise, Sigurimi i Shtetit, armiqeve te popullit shqiptar ai si deri me tani duhet falenderuar dhe superblyer, por ne se situata ndryshon dhe Berisha me lukunine pergjigjet para shqiptareve dhe aleateve te tyre histori do te jete krejt ndryshe. Berisha me lukunine e tij do te duhet duhet te kthejne ate qe kane grabitur dhe te kthejne pergjigjet nga banka e te akuzuarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptyMon Aug 11, 2008 4:26 am

Njeriu “hije” i Berishës, trafikant ndërkombëtar armësh

Nga Tema
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Berishagerdec
Trafiku i armëve që kulmoi me shpërthimin në bazën “fantazmë” të Gërdecit, ka lënë disa gjurmë domethënëse në Bosnjë-Hercegovinë. Gazeta “TemA” ka mundur të konsultojë burime të mirinformuara, të cilat kanë bërë me dije se Bosnjë-Hercegovina ka qenë realisht streha dhe kërthiza e gjithë operacioneve të trafikimit të armëve me bazë
Shqipërinë. Disa muaj para dekonspirimit të këtij trafiku (si pasojë e shpërthimit në Gërdec), disa agjenci të inteligjencës kanë raportuar se ngarkesat me bazë Shqipërinë në pjesën dërrmuese të tyre porositeshin nga Bosnjë-Hercegovina, ndërsa
destinacionet kanë qenë kryesisht për në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Azisë. Në trekëndëshin Shqipëri-Bosnjë-Destinacion, shërbimet e huaja të inteligjencës kanë spikatur praninë dhe kontaktet e vazhdueshme të shtetasit boshnjak Damir
Fazlliç me aktorët kryesorë këtij trafiku. Që prej vitit 2003, Fazlliç ka qenë një ndër biznesmenët më influentë në Partinë Demokratike. “TemA” ka mësuar se në muajt nëntor-dhjetor 2007, një personazh i shumëpërfolur në Shqipëri për trafikimin e armëve është shoqëruar nga autoritetet boshnjake në komisariat fill pas një kontakti që ai kishte patur pak minuta më parë më shtetasin Fazlliç. “Autoritetet
boshnjake i ndaluan makinën dhe e shoqëruan në komisariat. Arsyeja që iu paraqit atij për ndalimin ishte vulgare dhe 30-vjeçari u shoqërua zyrtarisht për
mosrespektim të sinjalistikës rrugore. Gjatë marrjes në pyetje në komisariat, ai u pyet në lidhje me vizitat e shpeshta në Bosnjë dhe për arsyet e këtyre vizitave.
Vetëm pak çaste para ndalimit dhe shoqërimit të tij, 30-vjeçari shqiptar kishte patur një kontakt me shtetasin boshnjak Damir Fazliç. Natyrisht që autoritetet boshnjake kishin të dhëna se dy personat kishin plane “tregtare” me njëri-tjetrin dhe shoqërimi në polici i shtetasit shqiptar ishte një mesazh më shumë sesa një marrje në pyetje”, - ka thënë një burim i lidhur me zhvillimet në fjalë për “TemA”.


Implikimi i Fazlliç


Në Shqipëri është folur dhe shkruar shumë pak (thuajse fare) për rolin dhe angazhimin e boshnjakut Fazlliç në krah të kryeministrit Berisha. Fazlliç u bë shumë aktiv nga mesi i vitit 2005 në Shqipëri, ndërsa u njoh me kreu e PD, Berisha, në Uashington, ndërsa ky i fundit shkoi të lidhte marrëveshjen me kompaninë e lobingut BG&R. Roli i Fazlliç në PD dhe në marrëdhënie me Berishën mori një tjetër dimension, kur Fazlliç pas fitores së PD filloi të negociojë në emër të pushtetit të ri disa kontrata, ku përfshihen infrastruktura, energjia dhe Telekomi. Vetë Fazlliç ka qenë i angazhuar me këtë firmë si pasojë e njohjes së tij të hershme me përfaqësuesin ekzekutiv për Evropën Juglindore (të kompanisë BG&R). Fazlliç më pas luajti një rol misterioz në prishjen e marrëveshjes së BG&R me qeverinë e Kosovës lidhur me lobingun për pavarësinë dhe kalimin e kësaj kontrate me palën serbe në shenjë presioni. Ai u bë shkak për një çarje të madhe brenda BG&R. Krahu ekzekutiv i Leni Grifer mbështeti Fazlliç dhe iu afrua palës serbe për lobim, kurse një pjesë e stafit të BG&R që kishin punuar me PD në Shqipëri u larguan, pasi nuk pranuan që në të njëjtin rajon të punonin me të dy palët, dhe me serbët, dhe me shqiptarët. Në këtë histori Damir u lidh fort me Lulëzim Bashën. Ai ishte njeriu që e përkrahu në emër të qeverisë shqiptare, hapi bashkë me kunatin e tij një zyrë konsulence të paregjistruar në Tiranë dhe u bë sekseri kryesor i kontratave të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit. Roli i Fazlliç si “ambasador” i lobingut për Partinë Demokratike u konfirmua, sidomos kur ai mundësoi ardhjen e amerikanit Tom Ridge në vitin 2006 në Shqipëri si këshilltar të kryeministrit Berisha. Kjo lëvizje krijoi shumë sensacion në atë kohë, pasi zoti Ridge më parë kishte punuar si Sekretar i Sigurisë Kombëtare pranë presidentit amerikan, George Bush, fill pas sulmeve të 11 shtatorit. Nga të dhënat e mbledhura rezulton se zoti Fazlliç ruan ende një miqësi të fortë me kryeministrin Berisha, ndërsa të njëjtën miqësi ndajnë dhe dy fëmijët e kryeministrit me z. Fazlliç. Fazlliç po ashtu ka luajtur një rol misterioz në zgjedhjet lokale në Tiranë, në vitin 2007. Lulëzim Basha, njeriu që mbështeste Fazlliç, ishte po ashtu i angazhuar seriozisht t’i shkaktonte humbje Sokol Olldashit, njeriut që e shikonte si rival brenda PD dhe që në minutat e fundit i hapi udhë kandidimit të tij për bashki, duke ruajtur veten nga një garë që mund të dilte i humbur. Fazlliç qëndroi formalisht neutral, pasi shikonte që Berisha e mbështeste Olldashin, por nën këshillat e Bashës arriti të prodhojë disa skema që të dëmtonin Olldashin. Disa njerëz afër tij çuan në gazetën “Shekulli” një raport fals mbi lidhjet e Olldashit me grupe kriminale në Shijak, që ishte kryekëput një shpifje dhe Fazlliç nuk i raportoi Berishës për këtë. I njëjti njeri i afërt i Fazlliç, i cili në atë kohë ishte dhe këshilltar i Berishës, provokoi disa shkrime te “Gazeta Shqiptare” dhe “Panorama”, në të cilat citoheshin sondazhe të pabëra rreth gjendjes së kandidatëve në Tiranë. Fazlliç e vrojtonte këtë luftë dhe mbështeste idenë që Bashës i duhej pastruar rruga drejt pushtetit, duke sabotuar fushatën e Olldashit. Berisha, i paqartë për rolin e Fazlliç dhe i impresionuar nga disa truke propagandistike të tij, i dha atij pushtet dhe konfidencë të plotë në gjithë pazaret e pushtetit, deri te tregtia e armëve.


Dëshmia e biznesmenit

Përveç “gjurmëve” që ka lënë në kontaktimet e krerëve shqiptarë të trafikut të armëve në Bosnjë, Fazlliç është bërë objekt edhe i një dëshmie publike të një biznesmeni serb (bosi i firmës “RUDNAP”), ku jo rastësisht duket se përmendet dhe emri i mikut të tij amerikan, Tom Ridge. Rreth gjashtë muaj më parë, biznesmeni serb, Vojin Lazareviç, ka dëshmuar për një televizion boshnjak lidhur me atë që u etiketua si darka sekrete. Kjo dëshmi e Lazareviçit ka bërë xhiron e botës pas hedhjes së saj në internet (në adresën: www.youtube.com/watch?v=uSGMOaNQ_Tk). Lazareviç ka pohuar se ka qenë në shoqërinë e pronarit të restorantit, Farudin Radonica, kryeministrit federal të Bosnjë-Hercegovinës, Nexhat Brankoviç, shefit të policisë sekrete të Bosnjës Almir Dzhuvo, lobistit amerikan, Tom Ridge dhe shtetasit boshnjak, Damir Fazlliç. I pyetur nga gazetarja e televizionit lidhur me këtë takim, biznesmeni Lazareviç ka pohuar se në këtë darkë “u diskutua për mundësinë e tregtimit të armëve dhe për rishitjen e energjisë elektrike për Bosnjë-Hercegovinën”, ndërsa ka theksuar se sektori energjitik është fusha kryesore e operimit të kompanisë së tij. Dëshmia e biznesmenit Lazareviç përbën një komponent të rëndësishëm lidhur me fushëveprimin dhe aktivitetin e z. Fazlliç, ndërsa statusi i kompanisë që ai drejton duket se i jep një dimension edhe më serioz dëshmisë së tij. Pozita gjeo-financiare e grupit “RUDNAP” është një nga më të fuqishmet në rajon. Lazareviç është bosi i kësaj kompanie, e cila ka asete prej qindra miliona dollarësh thuajse në të gjitha kontinentet. “RUDNAP” ka korrur fitime shumë të mëdha që prej viteve ‘90, ndërsa përveç investimeve në energjitikë, tregtinë e metaleve dhe real-estate, kjo firmë ka luajtur rolin e saj edhe në tregtinë e armëve. Një raport i ‘Amnesty International’ ka përmendur angazhimin e kësaj firme në dërgimin e një ngarkese me lëndë të lëngshme ushtarake drejt Iranit në vitin 1993. Por kjo firmë është listuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999 si pjesë e kompanive që do të trajtoheshin me embargo si pasojë e rolit të saj në furnizimin dhe ndihmën që jepte ndaj qeverisë serbe gjatë konfliktit në Kosovë.




Roli i Damir Fazlliç në privatizimet strategjike në Shqipëri


Pasi krijoi “mbështetjen e duhur ndërkombëtare” për qeverinë e kryeministrit Berisha, Damir Fazlliç u bë shumë aktiv në disa nga privatizimet dhe tenderat më
të mëdhenj të Shqipërisë në tre vitet e fundit. Operacioni i tij i parë si “negociator” i kontratave ka qenë ndërhyrja në rinegocimin e shitjes së kompanisë
shtetërore “Albtelekom”. “TemA” ka mësuar se Fazlliç ka qenë shumë aktiv në rinegocimin e kësaj kontrate me turqit, ndërsa vetë kryeministri Berisha emëroi djalin e tij, Shkëlzenin, në Drejtorinë Juridike të “Albtelekom”-it, gjatë kohës së tratativave. Por një tjetër ndërhyrje po kaq e fuqishme e Damir Fazlliç ka qenë dhe bashkëpunimi i tij me ministrin Basha gjatë tenderimit dhe prokurimit për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Edhe në këtë marrëveshje Fazlliç është treguar aktiv dhe ka qenë aktiv. Gjatë gjithë kësaj periudhe Fazlliç ka qëndruar në Shqipëri, ndërsa nga mesi i vitit 2007, ai filloi të vinte gjithnjë e më pak, ndonëse marrëdhëniet me “klikën” shqiptare vazhdojnë të jenë “të ngrohta” edhe sot e kësaj dite




Në numrin e ardhshëm do të lexoni:

Fazlliç u hetua pas vrasjes së kryeministrit serb Xhinxhiç
Lidhjet e hershme me krahun e djathtë të Millosheviçit
Implikimi në kontrabandën e cigareve dhe të armëve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptySun Aug 17, 2008 4:32 pm

Televizioni gjerman: Lidhjet e Mediut me Delijorgjin janë të qarta

Nga ARD
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Delijorgji
Televizioni publik gjerman ‘Das Erste’ ka përgatitur një emision në lidhje me shpërthimin e Gërdecit dhe skandalin që pasoi në politikën shqiptare. Në rubrikën ‘EuropaMagazin’, gazetarët e këtij televizioni kanë hetuar në lidhje me ‘AlbaDemil’ dhe marrëdhëniet e saj me politikën. Sipas saj, municione të vjetra vazhdojnë të gjenden në një pikë tjetër të kësaj firmë dhe ato mund të shiten për Gjermani. Në emision theksohet fakti se ministri i Mbrojtjes ka lidhje të qarta me ‘AlbaDemil’, ndërsa një intervistë i është rezervuar publicistit Mero Baze. Gazeta “TemA” ishte e para që publikoi lidhjet e qeverisë me këtë aferë.
Sipas gazetarëve të ‘EuropaMagazin’, kryeministri Sali Berisha nuk pranon të flasë për këtë çështje, por preferon të festojë, ndërsa për viktimat e Gërdecit duket se nuk po kujtohet më kush.
Më poshtë vijon teksti i plotë i materialit.




Shqipëri: Pasojat e shpërthimit katastrofik


Vjollca dhe Lumturie Zguri janë rrugës për në shtëpinë e tyre, ose në atë që mund të ketë ngelur prej saj. Edhe dy muaj pas katastrofës së Gërdecit, gratë nuk arrijnë ende ta kuptojnë çfarë u ka ndodhur atyre dhe banorëve të fshatit. Pothuajse shumica e kësaj zone kanë punuar në fabrikën që shpërtheu. Vjollca gjithashtu. “Të gjithë po bërtisnin, largohuni, largohuni shpejt, ose do të vdesim të gjithë. Flakët i kishim shumë pranë, mu pas nesh, dhe të gjithë po vraponin. Më pas pati një shpërthim shumë të madh dhe të gjithë fluturuam në ajër.”
Ishte 15 mars, pak përpara mesditës. Deri më sot askush nuk e di sa municion fluturoi në ajër këtë ditë. Gjithashtu, askush nuk e di se çfarë ndodhi në të vërtetë, por një gjë është e sigurt, pas dy vitesh këtu, vetëm 15 kilometra larg Tiranës, demontohej municion në kushte mizerabël dhe në qiell të hapur.
20-vjeçari Gentian (Deliu) ka humbur gjithçka. Gjatë shpërthimit ai humbi prindërit, vëllain, nusen e të vëllait që ishte shtatzënë dhe nipin trevjeçar. Shtëpia e tyre ndodhej shumë afër fabrikës, aty ku sot ka ngelur vetëm tokë e djegur.
Gentiani pohon faktin se në këtë fabrikë ishin të punësuar gra dhe kalamaj. Kishte nga ata që ishin 15-vjeçarë, asnjëri prej tyre nuk ishte i trajnuar për këtë punë e megjithatë që nga fillimi ata e kishin me dyshim punën që bënin.
“Kur në qershor të vitit 2006 u ngrit fabrika këtu, na u tha se ajo do të ishte një fabrikë për prodhim këpucësh dhe aty do të kishte vende pune për gratë. Në nëntor filluan të vijnë predha dhe ne nisëm të punonim aty. Na u tha që puna nuk ishte e rrezikshme dhe ne nuk duhej të kishim frikë.”
Se sa e thellë ishte kjo tragjedi, ku vdiqën 26 vetë dhe u shkatërruan qindra shtëpi, po del tani në dritë. Ministri i Mbrojtjes u detyrua të japë dorëheqjen, lidhjet e tij me pronarin e firmës ‘AlbaDemil’, përgjegjëse për këtë tragjedi dhe që ndodhet tashmë në burg, ishin të dukshme.
Kërkojmë gjurmë në një vend, ku korrupsioni vazhdon të jetë çështja e ditës. Zyrtarisht, vendndodhja e firmës ishte ajo që u hodh në ajër, por ne mësojmë se firma ka një tjetër vendndodhje, nja njëzet kilometra më tutje. Kamera jona nuk pranohet brenda. Në oborr ndodhet municion i vjetër i hedhur vërdallë. Duket se askush nuk kujdeset për to. Një inxhinier që punon për një firmë tjetër na bën me dije se ka dëgjuar se ato mund të shiten në Gjermani. Më shumë nuk na tregon. Është shumë e rrezikshme.
Ne takuam gazetarin investigativ Mero Baze. Ai ka zbuluar se ‘AlbaDemil’ ia ka shitur një pjesë të municioneve të vjetra një sipërmarrësi amerikan, e ky i fundit kishte fituar një kontratë prej 300 milionë dollarësh nga qeveria amerikane për të armatosur ushtrinë afgane. Baze është i sigurt se shefi i qeverisë shqiptare e dinte këtë aferë. Një baxhanak i kryeministrit Sali Berisha punonte për ‘AlbaDemil’ dhe vdiq gjatë shpërthimit. Berisha ka thënë se nuk e dinte për Gërdecin, por nuk mund të jetë kështu, për shkak se qeveria e ka ndryshuar qëllimisht ligjin që të bënte të mundur asgjësimin e municioneve me këta sipërmarrës privatë. Më përpara nuk lejohej një gjë e tillë.
Sipas informacioneve zyrtare, në Shqipëri ndodhen akoma rreth 100 mijë tonë municione të vjetra ruse dhe kineze që nga koha e Hoxhës, në depo të braktisura, si kjo afër Tiranës. Eliminimi i këtyre municioneve është një kusht për anëtarësimin në NATO dhe për këtë arsye ajo ofron dhe ndihmë financiare.
Që firmat private mund të bëjnë pazare me këtë çështje, për ushtarakun Toma Konduri, është shumë e qartë. “Është e lehtë për qeverinë që të eliminojë këto municione, në rast se ajo do të lejojë ushtarakët profesionistë që tashmë i ka liruar nga ushtria, që të bëjnë një gjë të tillë.”
Udhëheqësi i opozitës, kryebashkiaku popullor i Tiranës, Edi Rama, po udhëton prej javësh nëpër të gjithë vendin dhe po kërkon largimin e kryeministrit Sali Berisha. Por Sali Berisha as nuk e mendon një gjë të tillë. Intervistat për këtë çështje ai i refuzon dhe pranon më mirë të festojë, si këtë të enjte me të rinjtë e Partisë Demokratike. Tema: ‘Afrimi i anëtarësimit në NATO’. Shumë shpresojnë në një të ardhme më të mirë të Shqipërisë, kur ajo do jetë anëtare e NATO-s e kushedi kur e Bashkimit Evropian. Për viktimat e Gërdecit nuk mendon më kush këtu.
Por familja Zguri nuk shpreson për kohë më të mira. Mbështetjen financiare që ia kishte premtuar qeveria, nuk e ka parë akoma. 25 mijë euro janë dëmet që ka vlerësuar qeveria dhe që mund t’i marrë javës tjetër. Po ajo nuk ka ndërmend të ndërtojë një shtëpi tjetër në zonat rurale të Shqipërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptyFri Aug 22, 2008 12:18 am


MM "zhduk" municionet e Armenisë




Ministria e Mbrojtjes ka asgjësuar gjatë muajve të fundit të gjitha municionet që kishte planifikuar t’i shiste në Armeni disa vite më parë. Municionet ishin bllokuar në Turqi, pasi Armenia në atë kohë ishte vend në konflikt, dhe më pas janë magazinuar në Shkozet të Durrësit.




Mark Brunga
Enjte, 21 Gusht 2008 10:04:00




DURRËS- Ministria e Mbrojtjes ka asgjësuar gjatë muajve të fundit të gjitha municionet që kishte planifikuar t’i shiste në Armeni disa vite më parë. Municionet ishin bllokuar në Turqi, pasi Armenia në atë kohë ishte vend në konflikt, dhe më pas janë magazinuar në Shkozet të Durrësit.

Por dje ministri i Mbrojtjes ka pohuar se është arritur që të hiqen 1309 ton municione të mortajave të kalibrit 120 mm nga zona e Shkozetit. Një pjesë e tyre janë djegur dhe një pjesë tjetër janë zhvendosur. Oketa inspektoi nga afër bazën ku ndodheshin kontenierët me municion të artilerisë së rëndë dhe falënderoi specialistët ushtarakë që kanë asgjësuar rreth 25 ton djegore predhash. Ato u asgjësuan në një poligon ushtarak të rrethit të Durrësit në zonën e fshatit Jubë – Sukth.
Sipas të dhënave në poligon punuan rreth 47 specialistë, të cilët patën në dispozicion 13 mjete të ushtrisë. Numri i djegoreve të asgjësuara me shpërthim ishte rreth 50.352 copë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre u sistemua në depot ushtarake të Borizanës në Krujë.

Së bashku me djegoret, pak ditë më parë, është kryer edhe asgjësimi i 2.5 ton baruti të zi në uzinën e Mjekësit. Në lidhje me këtë çështje ministri Oketa tha se do të vazhdojnë të asgjësojnë në të ardhmenedhe municione të tjera të tepërta të ushtrisë shqiptare. Këto ekipe, ka bërë me dije Oketa, do të fillojnë punë sipas një plan-veprimi që është bërë gati prej kohësh.
Sipas burimeve të informacionit, në Repartin Ushtarak 4301/2 ishin strehuar 60 kontenierë, të cilat kishin brenda municione artilerie. Burimet saktësojnë se brenda tyre ndodheshin lloje predhash luftarake të topave 75/ mm pa zmbrapsje të llojeve akumulative shpuese dhe akumulative shpërthyese.

Gjithashtu inventari i tyre përmbante dhe predha topash fushorë 76 / mm, predha topash të artilerisë bregdetare dhe tankiste 100 /mm, predha topi obuz 122 /mm si dhe predha topi të rëndë që tërhiqen në fushën e luftimit me mjete të karrocuar. Armatimi i artilerisë ishte i prodhimit Sovjetik, Kinez, dhe një sasi e paktë e prodhimit Çekosllovak (ky i fondit i ardhur në fund të viteve 60-të). Sasia e përgjithshme e arsenalit të municioneve të artilerisë, e konfirmuar edhe në takimin e Oketës me ushtarakët specialistë, arrinte sipas burimeve në 1300 ton. Mark Brunga

Reagimi
Azerbajxhani kërcënoi me prishjen e marrëdhënieve
Pas bllokimit të armëve, ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit i ka nisur një letër homologut të tij Lulzim Basha, ku i kërkon të bllokojë këtë traktat, ndërsa pohon se ka njoftuar edhe kreun e Konferencës Islamike dhe Ankarasë, ku kërkohet të ndalohet menjëherë shitja e armëve nga Shqipëria për në Armeni. Në letër sipas APA, thuhet se "Një marrëdhënie e tillë mes Shqipërisë dhe Armenisë përbën kërcënim serioz"."Nuk është vetëm Azerbajxhani që kërcënohet në këtë rast, por edhe miqësia mes dy vendeve, anëtare të OKB-së, OSCE-së dhe Konferencës Islamike. Siç ju e dini më shumë se 800 mijë azerbajxhanas u detyruan të largoheshin si refugjatë si rezultat i agresionit armen dhe pastrimit etnik",- thuhet në letrën dërguar Bashës.
Ndërsa shtohet se duke dërguar armët Shqipëria shkel marrëveshjet ndërkombëtare, përfshi edhe atë të nënshkruar në Konferencën Islamike ku vendi ynë bën pjesë, vendet e së cilës sipas letrës janë angazhuar të mos i shesin armë Armenisë dhe të mos lejojnë që nëpër territorin e tyre të kalojnë armë për në Armeni. "Baku (kryeqytet i Azerbajxhanit) është i angazhuar kundër luftës, por t'i shesësh armë dhe t'i japësh ndihma ushtarake Armenisë është një akt kundër Azerbajxhanit",- thuhet më tej në letër ku kërkohet ndërhyrja e Bashës për të ndaluar shitjen e armëve.

Armenia
Nuk kemi porositur armë
Armenia ka mohuar zyrtarisht të ketë porositur armë në Shqipëri, ndërsa është e paqartë se kush i ka porositur armët të cilat MEIKO pretendon se po i dërgon në Armeni. Një zëdhënës shtypi i Ministrisë Armene të Mbrojtjes njoftonte se lajmet për blerje armësh nga Shqipëria ishin të rreme dhe se mes dy vendeve nuk ekziston asnjë marrëveshje për shitblerje armësh.

Municionet drejt Armenisë u bllokuan në Turqi
DURRËS- Municionet që ndodheshin në zonën e Shkozetit u kthyen mbrapsht nga MEICO pas një incidenti diplomatik mes Azerbajxhanit dhe vendit tonë. Ne u akuzuam se po i shisnim armë dhe municione një vendi që ishte në konflikt me të, Armenisë. Por kjo u shoqërua edhe me zhurmë diplomatike në OKB dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare. Anija transportuese u bllokua në detin Marmara në udhëtimin e saj për Armeni nëpërmjet Detit të Zi nga Direktorati i Përgjithshëm i Doganave Turke.
Ngjarja ka ndodhur në verën e vitit 2007 në Bosfor dhe ka pasur zëra se ishte kontingjenti i tretë që dërgohej në këtë destinacion, para se të ndodhte bllokimi. Materiali ushtarak u kthye mbrapsht dhe u regjistrua në Doganën Shqiptare jo si kthim në origjinë, siç dhe ishte realisht, por si import armatimi. Kohë qëndrimi i gjatë nën qiell të hapur dhe brenda një zone të banuar ka vënë në lëvizje strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, për të eliminuar shpejt këtë vatër të nxehtë. Oketa, në takimin e zhvilluar në repartin ku ishte magazinuar ky arsenali rrezikshëm, garantoi para kontenierëve të zbrazura se municionet jo vetëm që janë transportuar nga zona e banuar, por edhe se pjesa më e rrezikshme si baruti dhe djegoret, janë eliminuar. “Pjesa tjetër, e cila tashmë është magazinuar mund, të konsiderohet si pjesë e parrezikshme”,- tha dje në Shkozet ministri Oketa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptyWed Aug 27, 2008 5:40 am

Berisha nuk dinte gje per baxhanakun. Po per kunaten a din gje Berisha? E motra e Liris dhe kunata e Sala Berishës, Aplikim ne ambasaden e Pakistanit,Sot u nis trejtim "Pakistanit" kunata e Kryeministrit Sali Berish, pers, për Biznis?,apo karene ne dasheni me një pakistan qe i ngjan "burit të parë shqiptar" po ky iquajtur (pakistan) me emrin "Sherif" me mjeker te gjatë me syze te erta me një biznis te (madhe) gjuhën e pakistaneve e flet si gjuhe e gabelve te lanes.... "shkuesi" 26/08/2008 ora 15:39
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptyWed Sep 10, 2008 11:58 pm

Shkëlzen Berisha, disa herë në Bosnjë me Delijorgjin dhe një botues gazete

Grada e perdoruesve-ve: / 9
I varferI mire
Tuesday, 09 September 2008
Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithëshme, në dosjen për ngjarjen e rëndë të Gërdecit është përfshirë si provë për hetim edhe lidhja e djalit të kryeministrit Sali Berisha, me një nga pjestarët e grupit të tregtisë zyrtare së armëve dhe konkretisht, me Mihal Delijorgjin, personin që gjendet prej afro 6 muajsh i prangosur për tragjedinë e shkaktuar prej shpërthimit të municioneve, ku humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm, të cilët ishin punësuar në këtë fabrikë demontimi, të ngritur prej qeverisë shqiptare, por që kontrollohej dhe administrohej prej një sipërmarrjeje private, që drejtohej nga Mihal Delijorgji,i cili sipas hetimeve të deritanishme të bërë edhe nga SHBA, rezultoi se ushtronte trafik armësh, municionesh dhe skrapi predhash me firmën AEY, që drejtohej nga një tjetër personazh i njohur, shtetas amerikan që vepronte në bashkëpunim, në këtë tregti të pisët. Lajmi i dalë dje nga prokuroria shqiptare, që po heton dosjen "Gërdeci", konfirmon, se një nga pjestarët e familjes kryeministrore shqiptare dhe konkretisht Shkëlzen Berisha ka patur lidhje me Mihal Delijorgjin dhe kjo vërtetohet me disa udhëtime të tyre, së bashku me një botues gazete. Të tre së bashku, kanë qënë 5 herë në Bosnjë. Këto udhëtime të djalit të kryeministrit shqiptar Sali Berisha me ish-pronarin e firmës që demontonte dhe tregtonte municione e armë prej Gërdecit, janë bërë objekt hetimi prej drejtësisë dhe ky hetim, sipas burimit të informacionit, ka nisur dhe pritet të zbardhet publikisht. Drejtësia do të ketë si objekt hetimi faktin e lidhjes së djalit të kryeministrit me Mihal Delijorgjin dhe hetimin, nëse si pjetar i familjes kryeministrore ka patur, ose jo efekte ndikuese mbi këtë veprimtari në favor të Delijorgjit dhe bahskëpunëtorëve të tij, ose jo dhe për më tepër, a ka patur lidhje me Gërdecin. Hetimet do të ejnë ato që do të përcaktojnë pozicionin e Shkëlzen Berishës në çështjen Gërdeci, por ajo që ekziston si provë në dosjen e prokurorisë është fakti që ai ka patur lidhje me Delijorgjin de madje ka udhtëuar disa herë me të edhe ajshtë kufirit shqiptar e konkretisht 5 herë në Bosnjë. Deri tani nuk ka rezultuar fakt ndodnjë implikim konkret në trafik i djalit të kryeministrit Sali Berisha, por si nga gazeta amerikane "NYT", ashtu dhe nga dëshmitë e Kosta Trebickës dhe mediat shqiptare, ka rezultuar se ai ka patur lidhje të rregullta, me personat e autorizuar prej qeverisë së drejtuar prej babait të tij, të cilët zhvillonin tregëtinë e armëve, municioneve dhe skrapit të predhave, tregti e cila më pas, sipas Departmanetit të SHBA dhe Kongresit Amerikan e prej drejtësisë së SHBA, u njoftua se ishte trafik armësh. Sipas fakteve dhe dëshmive të pjestarëve të grupit të kompanisë "Meico", djali i kryeministrit shqiptar, ka patur lidhje me Mihal Delijorgjin dhe Ylli Pinarin. Burime që investigojnë tregëtinë e armëve shqiptare, që niseshin prej Gërdecit të firmës shtetërore ushtarake shqiptare "Meico" dhe përfundonin në Afganistan e Gjeorgji, raportojnë, se lidhja Shkëlzen-Delijorgj, ka funksionuar gjatë kohës kur "Meico" ushtronte aktivitetin demotues dhe tregtar të armëve dhe municioneve, madje po gjatë kësaj kohe, ka qënë pesë herë në Bosnjë, së bashku me Mihal Delijorgjin dhe me një botues gazete, pronar edhe i një makine "Q-7", njëherazi i njohur si njeri i preferuar brenda kupolës politike e qeverisëse të PD dhe pjestar i një tenderi rruge nacionale. Sipas burimeve, konfirmohet se makina "Q-7" i është dhënë këtij botuesi, si dhuratë nga bosët e grupit të Gërdecit, për ndërmjetësimin e lidhjeve të tyre me djalin e kryeministrit Sali Berisha Ne nuk e dimë, se përse kanë shkuar Shkëlzen Berisha, Mihal Delijorgji dhe botuesi i gazetës në Bosnjë, por dimë faktin, që kjo lidhje treshe "Delijorgj-djalë kryeministri-botues" ka ekzistuar dhe tashmë bëhet publike. Ky fakt rëndon së pari pozitën e kryeministrit në raport me ngjarjen e Gërdecit, për të cilën deklaroi, se "nuk kishte asnjë dijeni për Gërdecin", se "nuk kishte hedhur asnjë firmë për tregtinë e armëve, municioneve dhe skrapit të predhave", se "asnjë pjestar i familjes së tij, apo të afërm nuk kanë patur lidhje me Gërdecin". Por më pas rezultoi e kundërta, sepse një dëshmi e Kosta Trebickës, konfirmoi lidhjet e djalit të tij me grupin që drejtonte tregtinë e armëve. Dje, po kështu u publikua fakti nga drejtësia shqiptare, që djali i Berishës, jo vetëm ka patur komunikim me grupin e Gërdecit, por edhe paska bërë udhëtime të shpeshta jashtë Shqipërisë, së bashku me të prangosurin Mihal Delijorgji. Ne nuk mund të themi, se për çfarë kanë shkuar ata në Bosnjë, sepse këtë e konfirmon drejtësia gjatë hetimeve. Drejtësia e ka nisur këtë proces hetimi ndaj djalit të kryeministrit Sali Berisha, emri i të cilit del në skenë në shumë raste të tjera ku ka akzua për korrupsion. Në rastin konkret, pritet që brenda muajit shtator 2008, Shkëlzen Berisha të jetë subjekt i pyetjeve prej prokurorisë shqiptare, për lidhjet e tij me një nga tregëtarët e Gërdecit. Nëse kjo lidhje mohohet, gjithkush i interesuar mund të konfirmojë të kundërtën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptyWed Sep 17, 2008 11:51 pm

E-maili i Trebickës: Kush ma rrezikon jetën
“Nuk mund të të them se cili është personi i paidentifikuar në takim, pasi është me rrezik. Jam pyetur nga prokurorët shqiptarë për të dhe kam dhënë të gjitha informacionet që di rreth tij.

Shekulli
Merkure, 17 Shtator 2008 08:07:00


E-maili dërguar Kokalarit: Kam dhënë të gjitha informacionet në prokurori për të. Nëse pyes, e fus veten në telashe Personi i paidentifikuar në përgjim, rreziku i Trebickës TIRANË- “Nuk mund të të them se cili është personi i paidentifikuar në takim, pasi është me rrezik. Jam pyetur nga prokurorët shqiptarë për të dhe kam dhënë të gjitha informacionet që di rreth tij. Kjo është gjithçka mund të bëj për momentin. Nëse do të guxoj të pyes vërdallë për të, mund ta fus veten në telash të madh”. Ky është e-maili që Kosta Trebicka, dëshmitari tashmë i vdekur i çështjes së Gërdecit i ka nisur Geri Kokalarit më 3 korrik të vitit 2008, lidhur me takimin e përgjuar prej tij, të zhvilluar në një apartament të fshehtë në Tiranë. Përveç Efraim Diverolit, Ylli Pinarit, Alex Podrovskit dhe Mihal Delijorgjit, në këtë takim ka qenë edhe një tjetër person i prezantuar si përfaqësues i djalit të kryeministrit e për të cilin, Trebicka duket se ka pasur dijeni të plotë për identitetin e tij. Informacioni që ai kishte për këtë person që e konsideronte të “rrezikshëm” sjell të tjera dyshime për vdekjen e tij të mistershme në rrugën Lekas-Voskopojë. Pas vdekjes misterioze të Trebickës, Geri Kokalari i ka postuar përgjigjen e tij prokurores së Përgjitshme, Ina Ramës, një përfaqësuesi të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe personave të tjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë të interesuar për zbardhjen deri në fund të kësaj çështjeje. Duke iu referuar korrespondencës së shkëmbyer mes Kokalarit dhe Kosta Trebickës, biseda e fundit mes tyre është përqendruar tek identiteti i personit, pjesëmarrës në takimin me Efraim Diverolin në Tiranë. Mesa kuptohet nga përgjigjja e Trebickës, ky i fundit e dinte mjaft mirë se cili ishte personi i prezantuar si përfaqësues i Shkëlzen Berishës në këtë takim, por që rezervohej të bënte publik emrin e tij për shkak të telasheve që mund të sillte kjo dëshmi. Megjithatë, Trebicka i ka pohuar Kokalarit në këtë e-mail të datës 3 korrik 2008 se gjithçka dinte për këtë person ia kishte dëshmuar grupit hetimor të Prokurorisë së Përgjithshme, që e kishin marrë në pyetje për çështjen në fjalë. “Personi i paidentifikuar në takim, të cilit Kosta Trebicka i referohej në këtë e-mail ishte Rrahman Selmanllari”,-bën me dije për “Shekullin” Geri Kokalari, i cili shton se “sekretin” e tij ia ka bërë me dije edhe kryeprokurores Ina Rama apo përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane në Tiranë, të interesuar për këtë çështje. Ndërkohë, Kokalari bën me dije një fakt që e dinë të gjithë personat e afërt të Kosta Trebickës: për shkak të informacioneve që ai kishte, në muajt e fundit të jetës së tij ndjehej nën presion dhe i kërcënuar. Megjithëse publikisht, dëshmitari i Gërdecit mundohej ta mbulonte këtë fakt, ai ia kishte pohuar frikën e tij një sërë personash me të cilët komunikonte vazhdimisht për informacionet që ai dispononte, duke filluar me gazetarët e prestigjozes “Neë York Times”, me shkëmbyesin e informacioneve që ai dispononte, Geri Kokalari si dhe me të njohurit e tij të shumtë në Tiranë. Megjithëse besonte se çështja të cilën ai e njihte mirë dhe e kishte denoncuar do të zbardhej plotësisht, me ndërhyrjen e amerikanëve, Kosta Trebicka shprehej i rezervuar për detaje të historisë që ai i konsideronte të rrezikshme për jetën e tij, jetë e cila mori fund mesditën e 12 shtatorit, në aksin rrugor Lekas-Voskopojë. TABULATET Pjesë e hetimit janë edhe bisedat telefonike të orëve të fundit të Trebickës, zbardhja e të cilave pritet të vërtetojë qëllimin e udhëtimit në Voskopojë. Megjithëse familjarë të viktimës kanë pohuar se qëllimi i udhëtimit ishte gjuetia, për grupin e hetimit është ende enigmë udhëtimi i vetëm në një zonë të thellë për gjah, ku dihet që gjuetia ushtrohet nën shoqërinë e miqve. MAKINA Ekspertiza e makinës me të cilën udhëtonte Kosta Trebicka konsiderohet “thembra e Akilit” për këtë hetim sa kompleks, aq edhe delikat. Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se makina “Nisan” nuk është prekur, në pritje të ardhjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të 14 ekspertëve me njohuri të ndryshme të FBI-së. Makina është zhvendosur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në Korçë ANALIZAT Është kryer autopsia, por jo analizat kimike në trupin e Kosta Trebickës. Grupi i hetimit nuk ka përjashtuar si pistë hetimore edhe atë të helmimit me efekt të ngadaltë, i cili pritet të zbulohet pas daljes së analizave të elementëve kimikë që janë marrë nga trupi i tij. Këto analiza pritet të kryhen në praninë e ekspertëve amerikanë, që mesa duket po e monitojnë hetimin në të gjitha nivelet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptyWed Sep 24, 2008 10:25 pm

Njerëzit që drejtonin trafikun në Gërdec
Emri i tij nuk gjendet në asnjë shkresë të sekuestruar në Gërdec, por në Farkë, të gjithë e dinë se Nazmi Isufi ka qenë punonjës i fabrikës së vdekjes. Të parin njeri që pyet të tregon banesën e Nazmiut, një ndërtesë kjo dykatëshe, pranë së cilës ndodhet edhe lokali i tij.

Lindita Çela
Merkure, 24 Shtator 2008 09:06:00


Nazmi Isufi pranon për “Shekullin” se punonte tek arkat, por ngulmon se kunati i tij nuk kishte lidhje me punësimin në Gërdec
TIRANË- Emri i tij nuk gjendet në asnjë shkresë të sekuestruar në Gërdec, por në Farkë, të gjithë e dinë se Nazmi Isufi ka qenë punonjës i fabrikës së vdekjes. Të parin njeri që pyet të tregon banesën e Nazmiut, një ndërtesë kjo dykatëshe, pranë së cilës ndodhet edhe lokali i tij. Megjithëse mundohet me mish e me shpirt të duket i qetë, jo rrallë burri rreth të 50-ave humbet durimin kur flet për punën që ka kryer në fabrikën e vdekjes.

Megjithëse kunat i Rrahman Selmanllarit, ai ngulmon të tregojë se kjo lidhje nuk ka ndikuar në punësimin e tij në Gërdec dhe se atje ai ka shkuar për bukën e gojës.Të thotë se ka punuar tek arkat, ose për të ushqyer qentë e fabrikës, ndërsa urdhrat pohon se i merrte nga Dritan Minxolli. Gjatë intervistës së tij, Nazmi Isufi pohon se ka qenë pjesë e grupit prej 6 vetësh që inventarizonin municionin, por kur e pyet për të tjerët, thotë se nuk mban mend asnjërin prej tyre.

Zoti Nazmi, cili ka qenë roli juaj në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec?

Kam punuar për një periudhë të shkurtër. Fillimisht unë kam punuar tek skrapi në Shkozetdhe pastaj kam shkuar në Gërdec.

Tek kush firmë punonit?

Ka patur një firmë tjetër në Shkozet dhe që aty kam shkuar në fabrikën e Gërdecit. Nuk ia di emrin e firmës, kishte punë dhe unë shkova për të punuar. Pastaj kam shkuar në Gërdec.

E çfarë pune keni bërë ju në fabrikën e Gërdecit?

Çdo punë që të më jepnin.

A mund të na e shpjegoni konkretisht?

Po ja, çfarë pune të kishtebëja. Nuk kisha njëpunë stabël. Atë ditë që ndodhi tragjedia kam qenë me atë djalin e fadromës, Ilirian Malçin. Dolëm nga puna për të pirë kafe, ishte orë 10 e 30 minuta. Iliriani ishte me kanatierë dhe ne dolëm për kafe jashtë kantierit.

Po ju Ilirianin e njihnit më parë?

Rastësisht atë ditë pimë kafe dhe pas kafes u kthyem brenda në fabrikë. Unë jam futur në disa zyra që ne përdornim në fabrikë. Mbaj mend që e kam lutur Filipin, kështu i thoshim Ilirianit, tëluanim një dorë domino, por ai nuk pranoi. Më tha se kishte punë. Sa jam futur unë tek dhoma ku qëndronim, ka filluar shpërthimi i parë. Kam parë flakëndhe menjëherëjam larguar me vrap maleve për të shpëtuardhe ia dola. Për fat nuk pësova gjë, se kam 5 fëmijë për të ushqyer.

Po cila ishte puna juaj konkrete?

Unë nuk kisha një punë stabël, si të thuash nuk merresha me një gjë të vetme. Unë varesha nga Tani. Çfarë do lloj pune që të më jepte ai, bëja.

Sa kohe keni punuar aty?

Nuk kam punuar për shumë kohë.

Po si filluat punë atë?

Rastësisht. Kam qenë duke ikur tek ajo firma e skrapit në Shkozetdhe aty në një lokal dëgjoj se kishte punë në Gërdec. Kështu që unë u interesova, sepse isha pa punë. Aty kam filluar nga muaj shkurt.

Sa paguheshit ju aty?

Më shumë paguheshin shkarkuesit, por maksimumi i rrogës sime ishte400 mijë lekë në muaj.

Po ju konkretisht çfarë pune bënit?

Çfarë të kishte, herë rrija vërdallë, herë punoja tek arkat apo edhe ushqeja qentë, se kishte nja dy qen aty që unë kujdesesha.

Po nga kush i merrnit këto urdhra?

Nga Vangjeli, ai kujdesej për punëtorët. Kuptohet edhe nga Tani që na urdhëronte të bënim punën. Kishte ditë që na thoshte që të iknim në shtëpi, se nuk kishte punë.

Keni punuar tek ngarkimi apo tek çmontimi i predhave, sepse punëtorët këtë punë bënin aty?

Jo. As që e di se si punohej aty, sepse as që jam specialist për këtë punë. Tek predhat ishin të tjerë, tek larjapunonin të tjerë, ndërsa unë punoja tek arkat apo edhe tek pastrimi i vendit të fabrikës.

Po me Muhamet Hoxhën keni punuar? Si e njihnit këtë person?

E kam parë një mjekrosh aty, por ai nuk fliste me ne. Nuk kam bërë ndonjëherë muhabet me të.Unë e di që ai punonte për MEICO-n.

Po Seriani Maçi çfarë pune bënte aty?

Ishte magazinier, por tamam nuk e di se me se merrej.

Ju keni lidhje krushqie me të?

Jo jemi thjesht komshinj.

Po tjetër, kush ka qenë në punë me ju?

Kemi qenë 6 veta, por nuk i mbaj mend emrat. Unë nuk njihja asnjërinprej tyre.

Kur filluat punë, a e dinit që kishte rrezik?

Kur je pa punë, nuk pyet shumë për rrezikun. E rëndësishme ishte që kishim punë. Mua më kanë lutur për t’u siguruar, por unë nuk kam pranuar. Ka qenë Tani ai që më ka lutur për t’u siguruar, por unë nuk kam pranuar. Unë shkoja sa për të marrë ditën e punës. Ndodhte që një ditë shkoja dhe një ditë tjetër jo.

Po pse për ju thuhet se ishit mik i pronarit të firmës?

Unë jo. Asnjë prej pronarëve qëdrejtonin fabrikën në Gërdec, as meMihal Delijorgjin dhe as me Dritan Minxhozin nuk kam lidhje farefisnore dhe asnjë lloj lidhje tjetër. Unë thjesht kam punuar në fabrikë dhe Tanin e kam njohur aty.

Po me Rrahman Selmanllarin keni lidhje?

E vetmja lidhje miqësie që kam unë, është me Rrahmanin, por ai nuk ka pasur asnjë lidhje për punën time aty. Madje ai as që ka ndikuar në punësimin tim. Si i papunë që isha, kam kërkuar punë në fabrikën e Gërdecitsi gjithë të tjerët, jam punësuar aty. Vëllai i gruas time nuk kishte asnjë lidhje me këtë fabrikë.

Ju kanë thirrur në prokurori për të dëshmuar mbi tragjedinë e ndodhur, duke qënë se ju jeni dëshmitar?

Jo. Askush nuk më ka thirrur deri më tani. Por emri im s’ka qenë askund i regjistruar, ndaj s’ka pse të më thërrasin. Por nëse do të më kërkojnë, sigurisht që nuk kam asgjë për të fshehur. Këtë që u thashë juve mund ta dëshmoj edhe në prokurori.


Ish-punëtorët identifikojnë anëtarët e grupit që drejtonin në hije fabrikën e vdekjes, duke sfiduar edhe Delijorgjin

"Celula" e mikut të Shkëlzenit në Gërdec

Një grup prej 6 personash, të afërm me Rrahman Selmanllarin. Mes tyre edhe baxhanaku i Berishës

TIRANË- Ata ishin gjashtë dhe vendosnin për çdo ngarkesë municioni që mbërrinte në fabrikën e Gërdecit. Sistemonin arkat me fishekë dhe predha, numëronin ngarkesat e municioneve si dhe jepnin urdhra për çdo lëvizje në fabrikë.Punëtorët e fabrikës së Gërdecit dëshmojnë për gazetën “Shekulli” se pa thënë fjalën e fundit grupi i “mbikëqyrjes”, as edhe një fishek nuk lëvizte nga vendi. Po kush janë këta persona, të cilët nuk e kishin problem të sfidonin edhe Mihal Delijorgjin?

Punëtorë të Gërdecit bëjnë me dije se ata ishin njerëz të afërt të Rrahman Selmanllarit, mikut tashmë të njohur të Shkëlzen Berishës. “Ata nuk rezultonin të ishin punonjës të firmës “Albademil”, po kështu nuk punonin as për ndërmarrjen e MEICO-s, por fjala e tyre ishte ligj në fabrikë. Në fillim nuk dihej se kë përfaqësonin, madje në të shumtën e rasteve nuk iu dinim as emrat e vërtetë, sepse gjithmonë prezantoheshin si të huaj, siç në fillim edhe Xhimin ( baxhanakun e Berishës, Muhamet Hoxha) e dinim se ishte amerikan”,-thotë një prej punëtorëve të fabrikës.

Njerëzit e Rrahman Selmanllarit kanë drejtuar në hije fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Të paktën këtë dëshmojnë punëtorë të kësaj fabrike, sipas të cilës gjatë gjithë kohës që ka funksionuar fabrika e demontimit të armëve ka ekzistuar një grup pune që kontrollonte gjithçka dhe nuk i jepte llogari kërkujt.Tre nga njerëzit e këtij grupi rezultojnë të jenë njerëz të afërt të biznesmenit Rrahman Selmanllari. Pikërisht në këtë grup bënte pjesë edhe baxhanaku i kryeministrit, Muhamet Hoxha, i cili humbi jetën ditën e shpërthimit të fabrikës.

Sipas dëshmive, në kontratën e parë të nënshkruar ndërmjet firmës “Albademil” dhe MEICO,ky grup përbëhej nga tre vetë, ndërsa në kontratën e dytë për demontimin e municioneve të kalibrave të mëdhenj,ky grup është shtuar edhe me tre të tjerë. Nga ajo sa rrëfen një prej drejtuesve të fabrikës së demontimit të armëve, të gjashtë punëtorët punonin për llogari të një firme tjetër, emri i të cilës kurrë nuk është bërë i ditur në këtë fabrikë. “Askush nuk dinte kë përfaqësonin, por ne kishim urdhër edhe nga drejtori i fabrikës, Dritan Minxolli që fjalën e tyre mos ta vinim në diskutim.

Zakonisht mbanin shënime arkat që ngarkoheshin dhe shkarkoheshin. Ata mbanin llogari më vete dhe pse këtë punë e bënte për MEICO-n Vath Sula dhe për llogari të firmës “Albademil” Afrim Meta. Askush nuk e dinte për këi mbanin këto evidenca”,- tregon në rrëfimin e tij një nga punonjësit e fabrikës së demontimit të armëve.

Sipas dëshmisë së mësipërme thuhet se grupi përbëhej nga Muhamet Hoxha, personi i njohur me emrin Xhimi, Haxhi Mara, Seran Maçi, Nazmi Isufi, Benardi, që njihej si nipi i “shefit” si dhe një mësues me banim në Kombinat. Dy prej pjesëtarëve të këtij grupi, Nazmi Isufi dhe Seran Maçi, rezultojnë të kenë lidhje krushqie me biznesmenin Rrahman Selmanllari, i njohur si mik i djalit të kryeministrit: i pari burri i motrës dhe i dyti një krushk i tij. Emri i Selmanllarit është lakuar si personi i paidentifikuar në takimin e fshehtë me Efraim Diverolin, nëpërmjet një letre të bërë publike pak kohë më parë nga Geri Kokalari.


E-maili i Trebickës për Geri Kokalarin

“Nuk mund të të them se cili është personi i paidentifikuar në takim, pasi është me rrezik. Jam pyetur nga prokurorët shqiptarë për të dhe kam dhënë të gjitha informacionet që di rreth tij. Kjo është gjithçka mund të bëj për momentin. Nëse do të guxoj të pyes vërdallë për të, mund ta fus veten në telash të madh”


Punëtorë të fabrikës kanë dëshmuar për prokurorinë praninë e grupit që nuk varej nga askush

Grupi në hije i Gërdecit u raportua në prokurori

TIRANË- Asnjë prej personave që rezultojnë të jenë pjesëtarë të grupit të “mbikëqyrjes” në fabrikën e Gërdecit nuk janë thirrur nga prokuroria për të dëshmuar mbi rolin e tyre në këtë proces. Megjithëse një dëshmi e tillë, e siguruar nga “Shekulli” është bërë edhe për grupin e hetimit, deri më tani zbulimi i rolit të këtij grupi ka qenë jashtë vëmendjes së organit të akuzës. Ky fakt bëhet me dije jo vetëm nga burime të prokurorisë, por edhe nga vetë të punësuarit që thonë se deri dje nuk kanë patur asnjë thirrje qoftë edhe në cilësinë e dëshmitarit për të dëshmuar mbi atë që ndodhte në Gërdec.

Përveç lajmit të vdekjes së baxhanakut të kryeministrit, asgjë tjetër nuk është thënë mbi njeriun misterioz të fabrikës së demontimit të armëve i njohur me emrin Xhimi. Madje, prokuroria duket se nuk ka përfshirë në objektin e hetimit të saj rolin tij dhe për llogari të kujt punonte Muhamet Hoxha. “Ai që ne të gjithë e njihnim si Xhimi ishte pjesë e grupit prej 6 vetësh që kontrollonte punët, por ne nuk dinim se nga kush drejtoheshin”,-thotë një prej punonjësve të fabrikës së demontimit.

Madje kjodëshmi ku pasqyrohet saktë puna e përditshme e 6 personave është bërë edhe në grupin e hetimit të tragjedisë së Gërdecit. Të paktë këtë thotë për “Shekullin” një nga përgjegjësit e punëtorëve, dëshminë e të cilit “Shekulli” e disponon të regjistruar. Por megjithëse punëtori ngre hije dyshimi mbi prezencën e një firme të tretë që ka drejtuar në Gërdec, ky fakt është përjashtuar nga hetimi. Asnjë prej personave të mbetur gjallë në këtë tragjedi nuk rezulton të jenë thirrur për të dëshmuar mbi tragjedinë ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptySat Oct 04, 2008 4:34 pm

Hetim evropian për Gërdecin
I dërguari i Bashkimit Evropian viziton fshatin e tragjedisë. Pritet një raport i plotë për ngjarjen e 15 marsit 2008


Bashkimi Evropian do të hartojë një raport të plotë për ngjarjen e Gërdecit, bashkë me shkaqet, pasojat dhe detyrat që i dalin Shqipërisë pas ngjarjes më të bujshme të vitit 2008. Nga burime diplomatike mësohet se Komisioni Evropian ka nisur që prej majit të këtij viti një "hetim" të plotë të katastrofës njerëzore, por edhe fenomenit që ka sjellë atë, korrupsionin. Nga Brukseli pritet të dalë në muajt në vazhdim një material i zgjeruar, ku do të trajtohet e gjithë tragjedia që nga fillimi, faktet e renditura, hetimet, shkaqet, por edhe zhvillimet politike rreth të gjithë kësaj. Më pas, materiali pritet të trajtojë arsyet por edhe përfundimet, duke renditur edhe përfundimet për Shqipërinë. Ende nuk është vendosur nëse raporti do të jetë i bashkëngjitur me Progres-Raportin e Komisionit Evropian të vitit 2008 për Shqipërinë, i cili do të shpërndahet më 4 nëntor, apo mund të jetë një material tjetër, i cili do t‘i paraqitet qeverisë shqiptare si një kusht suplementar për integrimin në Bashkimin Evropian, përveç standardeve të përcaktuara qartë. Prej kohësh, stafi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, por edhe zyrtarë në Bruksel, ka kryer një mision faktmbledhës për të gjithë tragjedinë e Gërdecit, por edhe dimensionet e rëndësishme politike që solli ajo në jetën e Shqipërisë gjatë vitit 2008. Megjithatë, nga burime diplomatike mësohet se Progres-Raporti i BE-së për vitin 2008 padyshim që do të ketë të inkorporuar një pjesë kushtuar ngjarjes së vitit, si dhe rekomandimeve që priten t‘i bëhen qeverisë shqiptare për luftën ndaj korrupsionit, si dhe pavarësinë e Prokurorisë dhe në përgjithësi sistemit gjyqësor në vend.

Vizita në Gërdec

Një delegacion i Komisionit evropian, i kryesuar nga kreu i Departamentit për Shqipërinë në Bruksel, Dirk Lange dhe kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, ambasadori Helmut Lohan, kanë zgjedhur një vizitë në Gërdec dhe qytetin e Vorës për të verifikuar procesin e përgatitjes së regjistrit themeltar të zgjedhësve dhe listave elektorale. Mesazhi politik i kësaj vizite të zyrtarëve të Bashkimit Evropian ka qenë i qartë: Brukseli kërkon që perfeksioni në zbatimin e standardeve të zgjedhjeve të vitit 2008 duhet të nisë që nga zona më e goditur nga katastrofa e Gërdecit.

Progres raporti

Më 4 nëntor, pas miratimit në Bruksel, pritet që dokumenti kryesor i vlerësimit të punës për qeverinë shqiptare të dorëzohet në skrivanitë e Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. Progres raporti i këtij viti pritet të jetë një dokument më i zhveshur nga gjuha diplomatike dhe të përmbajë një paralajmërim për vitin pasardhës. Thelbi i mesazhit të Brukselit pritet të jetë: Nëse nuk do të ketë zgjedhje tërësisht të lira dhe të ndershme, mund të kthehet prapa gjithë procesi i arritur deri tani për integrimin në Bashkimin Evropian.

Marre nga shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptySun Oct 05, 2008 1:41 am

Ortakja e Argitës, Flutura Kola, pagoi 1,75 milionë euro nga Qipro për Damir Fazlliç

Nga Tema
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 DAMRFAZLIC
Damir Fazlliç, shtetasi boshnjak i ndaluar dje në Bosnjë në prani të komandantit boshnjak të Srebrenicës, Otiç, këshilltari më konfidencial i kryeministrit, Sali Berisha, ka biznese të përbashkëta ose në bashkëdrejtim me njeriun e familjes së Lulëzim Bashës dhe ka bërë transferta të dyshimta parash nga Qipro në Tiranë me ndihmën e bashkortakes së Argita Berishës.
Gazeta “TemA” do të botojë sot një dosje të plotë të këtij aktiviteti që bashkon kupolën e pushtetit në Shqipëri, me një trafikant rajonal shumë të përfolur, mbi të cilin rëndojnë shumë akuza.




Kupola e pushtetit, Argita Berisha - Lulëzim Basha - Damir Fazlliç


Damir Fazlliç është një serb boshnjak i kontraktuar i kompanisë BG&R në Shqipëri, në mbështetje të Partisë Demokratike në fushatën elektorale të vitit 2005. Pasi mbaroi fushata, ekipi i BG&R iku. Damir Fazlliç u kujdes që shumica e ekipit të armiqësohej me Sali Berishën dhe ekipin drejtues të PD dhe mbeti i vetëm në Tiranë. I lidhur fort me Lulëzim Bashën, në atë kohë zëdhënës i fushatës elektorale të PD, Fazlliç krijoi javën e parë të pushtetit të PD brenda dy ditëve tri kompani, me statut të njëjtë, seli të njëjtë dhe administrator të njëjtë. Selia ishte shtëpia e vjehrrit të Lulëzim Bashës, statutet janë të gjitha tipike, me aktivitet të përgjithshëm tregtar dhe administrator i të gjithave është Erion Isufi, kunati i vetëm i Lulëzim Bashës. (Vëllai i gruas së tij).


Firmat e krijuara brenda dy ditësh janë si më poshtë:


Firma: “Virtu Acquisitions”, e regjistruar më 19 shtator 2005, administrator: Erion Isufi
Adresa: Rr. “Shinasi Dishnica”, Pallati 2/4.
Firma: “SRF Developments”, e regjistruar më 19 shtator 2005, administrator: Erion Isufi
Adresa: Rr. “Shinasi Dishnica”, Pallati 2/4
Firma: “Crown Acquisitions”, e regjistruar më 20 shtator të vitit 2005, administrator: Erion Isufi (deri më 4 qershor 2007)


Pra, siç shihet, brenda dy ditësh janë formuar tri kompani, me administrator Erion Isufin, kunati i Lulëzim Bashës, pronar Damir Fazlliç, dhe seli të njëjtë te rruga “Shinasi Dishnica, që rezulton të jetë pronë e vjehrrit të Lulëzim Bashës.
Ngjashmëritë vazhdojnë edhe me statutet dhe qëllimet e këtyre firmave, të cilat kanë ekzaktësisht të njëjtin grup objektivash. Kryesisht këto firma synonin operimin në tregun e pasurive të paluajtshme duke zhvilluar projekte ndërtimi dhe të zhvillimit urban, shitblerje dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme, dhënien e konsulencës ekonomike, tregtare dhe financiare për ndërmarrjet, por edhe tregtimin, import-eksportin dhe magazinimin e mallrave të ndryshëm. Kësisoj, është e qartë se, ndërsa kunat kishte ministrin e Transporteve dhe Punëve Publike, Erion Isufi vendosi të bëjë administratorin e tri firmave që zhvillonin projekte ndërtimi dhe urbane, por dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme.
Nga të tri këto kompani, “Crown Acquisitions” ka pasur më shumë fat. Ajo mori niptin për konsulencë tregtare dhe u regjistrua në tatime. Siç shihet dhe nga faksimilet, ajo nuk ka bërë asnjë aktivitet tregtar në Shqipëri deri në vitin 2007. Ka marrë rregullisht gjoba nga sistemi i tatimeve, dhe nuk ka vrarë mendje të shkojë të bëjë ndonjë deklarim atje. Siguria e pushtetit i ka dhënë krah.
Rasti fatlum është paraqitur në një periudhë shumë të dyshimtë. Në maj të vitit 2007, Damir Fazlliç vendos ta shesë këtë kompani te një kompani qipriote. Shuma është marramendëse, 1 milion e 750 mijë euro. Dhe kjo në një kohë kur kompania nuk ka asnjë kapital financiar dhe asnjë aset në formën e pasurive të paluajtshme. I vetmi ndryshim ishte se kishte ndërruar zyrat me qira nga lagjja e vjehrrit të Lulëzim Bashës te dy kullat në bulevard së bashku me kunatin e Lulëzim Bashës.




Shitja e dyshimtë e kompanisë në Qipro


Në maj të vitit 2007, pronari Fazlliç dhe administratori Erion Isufi vendosin ta shesin kompaninë te një kompani qipriote. Shitja u krye zyrtarisht më datën 9 korrik 2007, me vendim gjykate, nr. 34011/2, të gjyqtares Majlinda Doga për llogari të një firme të regjistruar në Nikozia të Qipros, e cila quhet “Altaria Research Limited”.
Praktika e ndjekur për shitjen tregon se firma qipriote nuk solli ndonjë përfaqësues të sajin në Shqipëri, por autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Flutura Kola, bashkëpronare e studios “Kola& Malltezi”. Dokumentet tregojnë se firma qipriote e ka lëshuar prokurën e përfaqësimit që në datën 14 maj 2007 (kohë në të cilën administrator ishte z. Isufi), ndërsa avokatja Kola më datën 20 qershor 2007 firmosi kontratën e shitjes. Nga termat e kontratës del se firma “Crown Acquisitions” u shit për një vlerë prej 1 milion e 700 mijë eurosh, ndërsa në kontratë nuk përcaktohej asnjë aset i firmës.
Por në tatime zbuluam se firma ende vazhdonte të ishte e regjistruar në emër të Damir Fazlliç. Madje të dhënat nga tatimet tregojnë se kjo firmë nuk ka derdhur asnjë qindarkë në arkën e shtetit. Firma nuk kishte asnjë aset dhe nuk ka paguar kurrë ndonjë detyrim tatimor, madje nuk ka paguar as 10 përqindëshin e TVSH për kontratën e shitjes
Flutura Kola ka filluar të operojë në fushën e avokatisë dhe konsulencës që prej 8 tetorit të vitit 2005, datë në të cilën, zonja Kola së bashku me juristen tjetër, zonjën Argita Malltezi, regjistruan në Tiranë studion ligjore “Malltezi&Kola”. Megjithatë, praktika e kësaj studioje tregon se vetëm dy muaj pasi u themelua, dy ortaket u ndanë. Në bazë të dokumenteve zyrtare rezulton se në të njëjtën datë (15 dhjetor 2005), zonjat Flutura Kola dhe Argita Malltezi janë paraqitur tek e njëjta notere (zonja Flutura Pustina, shoqe e tyre, gruaja e Andi Tomës, drejtor i Rrugëve), për të regjistruar dy firma konsulence më vete. Për pasojë, u formuan dy firmat “Malltezi& Associates” si dhe “Kola&Associates”. Ndonëse dy ortaket filluan të operonin më vete, ato ndajnë të njëjtën zyrë që kanë deklaruar se kanë blerë bashkë, ekzaktësisht në të njëjtin apartament në adresën: “Rruga e Barrikadave”, Pall. Ndërtim Vila, Ap. 7.
Akti i shitjes është depozituar në QKR, por jo në tatime. Paratë janë marrë, por tatimi nuk është paguar. Nuk dihet në ç’mënyrë është bërë pagesa, cash ose me çek, por e sigurt është se ajo është përdorur për të sjellë 1 milion e 750 mijë euro nga Qipro në Tiranë.
Treshja që ka realizuar këtë ka lidhje me Lulëzim Bashën, Argita Berishën dhe Damir Fazlliç, këshilltarin konfidencial të Sali Berishës.




Hijet serbo-boshnjake mbi kompaninë qipriote


Kompania qipriote “Altaria Research Limited” vepron formalisht në Qipro, dhe ka në përbërje të saj 1200 aksione, të cilat përfaqësohen nga dy gra secila nga gjashtë aksione. Forma e aksionerëve është anonime dhe e paverifikueshme. Në mbledhjen që ka bërë kompania për të autorizuar Flutura Kolën për blerje të kompanisë së Fazlliç në Shqipëri, del se është thirrur si sekretare e mbledhjes një pronare e një kompanie tjetër “Skaysee” me Merin Janulla, e cila ka firmosur autorizimin. Dyshimet shkojnë më tej, pasi kompania që ajo përfaqëson është në listën e zezë të OKB për trafik armësh në Afrikë.
Por kjo do të jenë objekt i hetimit të mëvonshëm të redaksisë sonë. Ajo që është prezente, ka të bëjë me faktin se një treshe e fortë në pushtet, Lulëzim Basha, Argita Malltezi dhe Damir Fazlliç, janë shumë të përfshirë në biznes me njëri-tjetrin. Të gjithë asistencën ligjore dhe për kompanitë e tjera Fazlliç-it ia ka dhënë studioja e Argitës. Kështu, 1 muaj pasi kishte bërë këtë shitje të rreme, më 10 shtator të vitit 2007, zoti Fazlliç autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Joana Qeleshi, që të regjistronte në emër të tij firmën “Alpha”. Zonja Qeleshi në këtë periudhë ka punuar si avokate në studion “Kola&Associates”, në pronësi të avokates Flutura Kola. Madje, Damir Fazlliç zgjodhi si kontabiliste për firmën “Alpha” zonjën Shpresa Breçani, e cila është mbesa e kryeministrit Berisha dhe kushërirë e parë me juristen Argita Malltezi. Më tej akoma, gjithë përkthimet dhe përkthyeset mbajnë ose mbiemrin Basha ose Isufi, që janë përkatësisht mbiemrat e Lulëzim Bashës dhe Xhaferr Isufit, vjehrrit të tij.




Kush është Damir Fazlliç


Fazlliç ka lindur në Foca të Bosnjës, më 26 shtatorin e vitit 1975, me babanë boshnjak dhe nënën serbe. Damir Fazlliç përfaqëson sot një nga biznesmenët me njohjet dhe lidhjet më të fuqishme në Ballkan. Në Bosnjë dhe Serbi zoti Fazlliç shihet si një personazh misterioz. Dy gazeta boshnjake kanë investiguar për një kohë të gjatë aktivitetin e zotit Fazlliç, ndërsa ky i fundit rezulton në disa lidhje të fuqishme biznesi dhe klanore me njerëzit më të pushtetshëm të regjimit të Millosheviçit. Sipas këtyre investigimeve, rezulton se zoti Fazlliç ka patur mbështetje të madhe nga ish-shefi i policisë sekrete (dhe numri 2 i regjimit të Millosheviçit) Jovica Stanisiç. Në fakt, e ëma e tij, Jovanka, ka qenë kushërirë e dytë me zotin Stanisiç dhe ka punuar si sekretare e tij deri nga fundi i viteve ‘80, kur familja u shpërngul dhe emigroi në Londër. Pikërisht në Londër ka marrë shkas dhe anglishtja e tij e përkryer. Në vitin 2003, ai u ndalua nga policia boshnjake dhe u mor në pyetje lidhur me relatat e tij me Milorad Ulemek (Legija). Ulemek ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç dhe autoritetet serbe kishin të dhëna se Fazlliç e fshihte atë në Bosnjë. Në telefonin e Fazlliç u gjend si numri i Ulemek-ut, ashtu dhe ai i kryeministrit të vrarë. Fazlliç kishte një miqësi të fortë me Ulemek-un, pasi ky i fundit i kishte shpëtuar lëkurën disa vite më parë, kur bosi i kontrabandës së cigareve në Ballkan, Stanko Subotiç, donte ta eliminonte atë gjatë garës për privatizimin e një fabrike të rëndësishme duhani në Serbi. Por zoti Fazlliç është ndjekur penalisht në Bosnjë dhe Kroaci për pastrim parash dhe evazion fiskal, ndërsa investigimet e medieve boshnjake e sjellin atë në vëmendje edhe për trafikun e armëve, si pasojë e disa bashkëpunimeve të tij në Rusi dhe Serbi. Fazlliç ka një miqësi të fortë dhe me Hasan Çengiç, ish-ministër i Mbrojtjes në Bosnjë, i cili është i njohur për rrjetin e gjerë të trafikantëve të armëve, me të cilët ka konsoliduar bashkëpunimin në vite. Gazetarët boshnjakë që e kanë investiguar dhe kanë shkruar për zotin Fazlliç, e përshkruajnë atë si një mjeshtër të marrëveshjeve miliardere. Sipas tyre, Fazlliç nuk bëhet kurrë pjesë integrale e marrëveshjes, atij i pëlqen të pajtojë palët dhe të mbajë përqindjen e fitimit. Ai e ka zgjedhur lojën e tij, i pëlqen të bëjë komisionerin. Madje, Fazlliç nuk ka shumë qejf as asetet dhe pasuritë e patundshme, lekët i pëlqejnë të thata dhe shpejt e shpejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptySun Oct 05, 2008 6:37 pm

Grada e perdoruesve-ve:Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_starShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_star_blankShumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Rating_star_blank / 2
I varferI mire
Saturday, 04 October 2008
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 TrebickaEdhe une jam ekspert në fushën e financës, por përpara se të marr një mision shikoj etikën time profesionale dhe opinionin tim e jap pasi kam marrë të gjithë evidencën dhe këtë evidencë e kam të dokumentuar, baza e provës janë të gjitha informacionet e marra dhe këto informacine i mbështes me çdo dokument justifikues . 1.Nga ana e ekspertit amerikan, është shprehur se në vendin e ngjarjes kishte rënë shi dhe ishin prishur provat. Këtu konsiston shkelja e parë e këtij eksperti se opinionin e tij e ka thënë në bazë të informacionit të marrë nga Policia e Shtetit, nga ana e tij ky informacion nuk është verifikuar për të vlerësuar mbibesueshmërinë e informacionit ( në këtë ngjarje ka tre palë 1. viktima 2.qeveria si palë përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve 3.Prokuroria si palë angazhuese e këtij eksperti për të dhënë sigurinë në këtë angazhim. Në lidhje me këtë, eksperti e ka besuar opinionin vetëm tek informacioni i palës përgjegjëse.( ka këtu njëanëshmëri ?) është shkelje etikes, ku është evidenca e grumbulluar në vendin e ngjarjes ( e ka marrë shiu.)? Unë si palë e tretë përdoruse e kësaj ekspertize (se nuk ka kufizim në lidhje me përdoruesit), kam të drejtë të vlerësoj se ky ekspert ka shkelur etikën profesionale duke u rrezikuar nga kërcënimi i parimit të pavarësise, kompetencës profesionale dhe kujdesit të duhur. A nuk ishte më mire që ky ekspert të jepte një opinion me rezerva në lidhje me ngjarjen (se ka patur kufizim të objektit të ekspertizës .(pavarsisht ishin shkaqe natyrore apo njerëzore).Këtu do ju citoj edhe opinionin e shumë ekspertëve të vendit tonë që shpreheshin, se po nuk kishin parë në vendin e ngjarjes është e vështirë të arrish në konkluzione.(edhe këta e shikonin vendin e ngjarjes nga filmimet)?????. Kush ishte objekti i ekspertit, vetëm të rivlerësonte provat e grumbulluara nga policia, se vetë në vendin e ngjarjes ndenji vetem 10 minuta?. 2. Si mundet që një ekspert të arrijë në një konkluzion se ishte aksident kur nuk ka përcaktuar shkakun e këtij rreziku siç është shpejtësia( a mund të bëhet aksident kur makina nuk ka levizje) Si mund të bëhet një kthese e fortë kur nuk ka shpejtësi të përcaktuar? A mundet që një drejtues të bëjë një kthesë të fortë kur makina është e ndaluar? A mungon kjo evidencë për të dhënë opinionin? 3. Si mundet që një ekspert të arrijë në një konkluzion se ishte aksident kur nuk ka përcaktuar, a e lejonte gjerësia e rrugës për të marrë këtë kthesë të fortë? A mungon kjo evidencë për të dhënë opinionin? 4.Pse eksperti nuk është shprehur, pse në makinë mungonin njollat e gjakut? A mungon kjo evidencë? 5. Eksperti ne raportin e tij thotë se koka ishte ne skaj të rrugës nga ana perëndimore dhe në dinamikën e paraqitur na rezultonte pak më poshtë se në mesin e rrugës.( A mund të besohet). 6.Çfarë ka menduar ky ekspert, se ka një emër të madh USA , dhe me këtë opionion të shprehur në raportin e tij mund që ne ta besojmë, në këtë raport nuk ka plotësuar asnjë kërkesë të standardeve që kërkohet për të dhënë opinionin. 7. Pse nuk thotë kush ka rënë më përpara viktima apo makina në tokë, pse? A-Po të kete rënë viktima më përpara nga doli? B. Po të ketë rënë makina, trupi i viktimës ndodhet poshtë brenda në gabinë si u shkaktuan të gjithë ato plagë??? Dhe po në atë drejtim është ngritur makina??? Apo i ka kaluar makina përsëri mbi trupin e tij??? Këtë nuk e paraqet në dinamikën e aksidentit, si shpjegohet, si ka marrë plagë vetëm nga ana e veshit dhe mbrapa kokës, ku viktima paraqitet me kurriz, ku janë shenjat në ballë dhe fytyrë, (viktima nuk kishte asnjë shenjë në fytyrë). Lind pyetja si ka mundësi që ka shtypje në kraharor dhe goditje mbas kokes? Mos vallë makina ka bërë dy rrutullime njëherë përpara me shtypje në kraharor dhe një herë nga mbrapa me goditje mbas koke????. Si ka mundësi ajo cifël e stukos së bojës së kuqe të jetë në plagë mbas veshit, dhe në makine nuk ka njolla gjaku, 8. Z.Ekspert, opinioni juaj është i pabesueshëm në shumicën e shqiptarëve, vetëm një gjë ke thëne të saktë: Kosta Trebicka ka vdekur. 9. Pse nuk shprehet asnjë ekspert për pandoflën që u gjend pranë trupit të viktimës? Pse është lënë në harresë, çfarë fshihet? Me datë 19 shtator 2008 mbërrita në vendin e përplasjes së një automjeti, i cili rezultonte në fatalitet. Përplasja kishte ndodhur në një rrugë dytësore dhe që vazhdon paralel me rrugën kryesore e që lidh fshatrat Lekas me Voskopojën. Vendi i përplasjes është përafërsisht 3 km në jug të fshatit Voskopojë. Përplasja ka ndodhur më 12 shtator 2008. Përpara mbërritjes sime në vendin e përplasjes më kishin thënë se reshjet e shumta të shiut kishin fshirë shenjat e lëna nga automjeti i përfshirë në aksident. Policia e shtetit shqiptar kishte kryer hetime paraprake në datën e përplasjes. Unë pashë me kujdes fotot, një video të bërë ditën e përplasjes, si dhe skicat e hartuara nga policia e shtetit shqiptar. Fotot dhe skicat tregonin një automjet “Nissan Patrol” me katër rrota aktive, i cili ndodhej në lindje të rrugës dhe me fytyrë nga jugu. Kishte gjurmë të dukshme që nga vendi i ndalimit të mjetit mbrapsht në drejtim të veriut me drejtim të harkuar deri në rrugë. Në kufirin lindor të rrugës ndodhej një pjesë metali e palosur. Kishte një telefon celular, shishe plastike, një shotgan “Beneli”, pjesë të xhamave të stopave të pasme të një makine, shishe uji, tre çanta dhe fragmente xhami. Në një distancë të shkurtër, ndodhej trupi i viktimës. Viktima ishte shtrirë me kurriz me dëmtime të dukshme në kokë. Viktima ishte i shtrirë pingul me rrugën, me kokën në kufirin perëndimor të saj. Direkt pas anës jugore të trupit të viktimës dhe menjëherë pas kufirit perëndimor të rrugës gjendej një zonë e vogël që përmbante xham të thyer automjeti. Në një distancë të shkurtër në jug nga xhami i thyer i automjetit kishte gjurmë të lakuara që të çonin nga kufiri perëndimor i rrugës, mbrapsht në jug. Unë i identifikova këto gurmë, si gjurmë shmangieje nga karakteristikat e gjurmës së lënë me rrëshqitje. Këto gjurmë lakoheshin nga kufiri perëndimor i rrugës dhe në drejtim të jugut për në pjesën lindore të ulurit të saj. Rruga përbëhej nga dheu dhe gurët. Konturet e rrugës mund të përshkruhen si një shteg shumë i përdorur nga trafiku i automjeteve. Rruga harkohet lehtë me drejtim poshtë dhe është e anuar në drejtim të lindjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptySat Oct 25, 2008 12:31 am

"Gërdeci", zbulohet letra e Delijorgjit për Mediun
Prokuroria gjen shkresën e "arkitektit" të tragjedisë. E firmosi shefi i Logjistikës, e cikloi ministri



Përcaktimi i vendit, ku do të kryhej procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve në Gërdec, është "urdhëruar" nga Mihal Delijorgji, arkitekti kryesor i tragjedisë së 15 marsit.

Për më tepër klikoni posht:

http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=133273
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptySun Oct 26, 2008 3:40 am

Po pregatitet vrasja e deshimtarit tjeter te Gerdecit...

http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=3624
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptySun Oct 26, 2008 10:37 am

petritkola shkruajti:
Po pregatitet vrasja e deshimtarit tjeter te Gerdecit...

http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=3624
Si me e mbrojt këtë dëshmitar ? Sepse me sa duket edhe ky do shkoj si Trebicka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 EmptySun Oct 26, 2008 10:45 am

Berisha doli e ledine u pa puna e ti mbaroje ka per tu terheq zvare ne ruget e Tiranes ky qen i zgjebosur INA MULA kancer i berishes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri   Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
 Similar topics
-
» Një ëndërr më shumë është sot,Shqipëri e Re , ngaYllka XERXA
» Shqiperi Etnike..
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» Shqiperi apo Albani?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: