Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Çelet sezoni turistik me muzike e plazh" NGA YLLKA XERXA Sat May 19, 2012 2:04 am | |
| Reportazh
Himare: Çelet sezoni turistik me muzike e plazh NGA Yllka XERXA
Banorët himariotë dhe të ftuar për këtë festë, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, ndoqën performimin e Elvana Gjatës, Flori Mumajesit, apo të NRG Band.Në bregdetin e Himarës u çel të dielën sezoni turistik veror, përmes disa aktiviteteve që u zhvilluan në qendër të qytetit. Atmosfera festive nisi të shtunën në mbrëmje, me një koncert me këngë dhe këngëtarë të zgjedhur, që interpretuan në sheshin e Himarës, pranë bregut të detit, në një skenë të improvizuar. Banorët himariotë dhe të ftuar për këtë festë, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, ndoqën performimin e Elvana Gjatës, Flori Mumajesit, apo të NRG Band. Ndërkohë, e diela shënoi edhe çeljen zyrtare të sezonit, kur në një ceremoni të zhvilluar, kryetari i Bashkisë, Gjergji Goro, uroi bashkëqytetarët e tij për një verë të mbarë. Sipas Goros, Himara ka qenë dhe do të mbetet perla e turizmit shqiptar, jo thjesht për bukuritë natyrore, por për kapacitetet e ndërtuara turistike dhe ato që do të ndërtohen në të ardhmen, për mënyrën se si shfrytëzohen resurset e natyrës dhe për mundësitë që ofrohen për pushuesit.Festa vazhdoi më pas, me muzikë polifonike të krahinës, si dhe me këngëtarët e njohur korçarë, Endri dhe Stefi. Ndërkohë, dhjetra të rinj dhe të reja, shijuan detin, pavarësisht motit ende të papërshtatshëm.Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i Bashkisë, Gjergji Goro, tha se, është synuar që këtë vit të bëhen shumë gjëra ndryshe dhe kjo, duke nisur me ceremoninë e çeljes së sezonit. "Një nga elementet që ne kemi vendosur të fokusohemi është promocioni, të cilin e nisëm me organizimin e çeljes së sezonit dhe do ta vazhdojmë me intensitet në javët në vijim", theksoi ai. Aktualisht, përgjatë bregdetit të Himarës funksionon një strukturë turistike e përbërë prej hotelesh dhe mjedisesh të tjera akomodimi me një kapacitet prej 3000 shtretërish të regjistruar. Por, krahas kësaj, funksionon edhe një rrjet i turizmit familjar me një kapacitet shtretërish të paktën 4 herë më të madh.
| |
|