Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 POEZI PËR DËSHMORËT

Shko poshtë 
+15
zeriatdheut
paioni
dardan01
Medalim
Driniiiii
L1ndush3
an-di
Orfe@
dona
Kosovarja
Euridika
Sofra
Beton
shaban cakolli
besa-bese
19 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptySun Apr 19, 2009 3:52 am

Rina AhmetiNe diten e kujtimeve

  (Pervjetor,..Vellait,dhe Nipit te rene me 08.05.1999)


  Sot vargu rrjedhe dhimbeshem,
  e buza qe dridhet ne vaji,
  mban peshen e rende te mallit,
  kaq vite pu ju pare,
  me lot i ujita lulet e majit,
  dhimbja mbuloi shpirtin e vrare.

  Eh si ngriu buzeqeshja,
  atehere kur enderronit ditet e bardha,
  e endrra mbeti e shkrete,
  me nje ze te mbytur ne dhimbje,
  renkon lokemadhja,
  i rende eshte loti,sa nje det.

  Heshtur pran jush perkulem,
  ca lule ve pran lapidarit,
  ngre koken serisht ju shohe
  krenar pran njeri tjetrit qendroni,
  fal juve sot dielli neve na ngrohe,
  te lire cicerojne edhe zogjet e malit.

  Ju si engjujt kaltersive peshperisni,
  tingujt e nje kenge te dhimbshme
  se djajt ua vran endrrat,
  e zemerplagosures moter,
  loti per ju pikuar i kishte,
  e ne shpirt perhere i rrine brengat

  Ju ikni fluturim lartesive qiellore,
  me yje vellezer jeni, se shpirtrat tuaj hyjnor
  leshojne rrezet e lirise ne agim,
  mbi gjakun qe skuqi token,ne at pranvere,
  mbin lulekuqet prore,
  deri ne amshim,te fresketa do ti keni,
  mbi permendore.

  Rina
  Prishtine 8 Maji 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyWed Apr 29, 2009 8:55 pm

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 300px-Selveri_Emini

Dëshmorët Selver e Emin Kryeziu nga Rogana

Me rrespekt këto vargjei shkruaj
Dëshmorët tanë për t'i përkujtuar,
dy dëshmorë që ranë n'Kosharë
duke bashkuar Shqipërinë e ndarë.

JU nderuat kombin dhe Roganën
JU nderuat kombin dhe Dardanën,
JU nderuat qiellin mbarë kosovar
JU nderuat mbarë kombin shqiptar.

Nesër është 10 vjetori, 29 prilli
qëkur ranë Selveri dhe Emini,
Dëshmorë të Salihut dhe Agimit
N'Koshare lulzoni me lule t' Prillit.

JU jeni lule të para në Kosovë
Ju jeni Liria që ne sot shijojmë
Ju jeni Liria që gëzon Kosova nanë
Ju jeni heronjë përgjithmonë të gjallë.

Lavdi për jetë Juve dhe të gjithë dëshmorëve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyThu Apr 30, 2009 3:55 am

Me e dite se kushe i perserit keta Djem Lirie si puna e jote ishin zgjuar ta kishin martuar Mamin menjiher
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyMon May 04, 2009 10:18 pm

Unë jam bashkeluftetar i tij o mamin ty edhe faren e flliqur ta lodrofsha ku e ke e ku s'e ke!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptySun Oct 25, 2009 11:56 pm

Poezi kushtue Fadil Nimanit

»“KOMANDANT TIGRI”

Kush po ia çon flakën Ballkanit?
Kush po ia zbraps ushtrinë tiranit?
Yll’ i rrallë Fadil Nimani,
Në ballë të luftës zemërluani!

Dhe ndër më të parët çlirimtarë,
Tigri ësht kur ngritet zjarrë.
Me tre pérkrenaret ngjeshur n ballë,
Të dorëzohet s’di sa është i gjallë.


Nga Fejzulla Duraku
Penë e pushkë i kthen sllavit,
Shpirt Shkëlzeni* me zemër luftëtari
Dhe armikut i kallet data,
Kur po u shkon tankeve flaka.

Nga Kosova përsëri në beteja,
Me forcat serbe, n’luftime të reja.
Nga Presheva n’kala të Tetovës,
Çlirimtarë në zemrën e Kumanovës.

Lamtumirë Gërgocit të Gjakovës,
I thotë trimi i lirisë së Kumanovës.
N’Vaksincë i falet legjendarit,
Ia fal amanetin Ismet Jasharit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptySun Oct 25, 2009 11:58 pm

Pajtim Roci e Ndriçim Koxha

Malet lëshojnë zërin, fushat presin gjëmim!
Nga Shqipëria Pajtim Roci e Ndriçim Koxha vijnë.
Erdhëm tek ti Tel në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona këtu do të bëhen kala.

Arbeni e Ndriçimi ndezin flakën, ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fortë në luftë e kanë Telin,
E kanë shkëmbin e malit, komandant Rebelin.

Treqind vetë, Batalioni i vdekjes si ushtri,
Në ballë ka armikun, që numëron dymbëdhjetë mijë!
Dhe çudi po bën bota, po bën vetë Evropa!
Batalioni i vdekjes gjoksin përmbi topa!

Pajtimi e Ndriçimi ndezin flakën, e ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fort në luftë e kanë Telin.
E kanë shkëmbin e malit e kanë vetë Ademin.

Erdhëm tek ti Tel, në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona, këtu do të bëhen kala.

Gryka e pushkéve tona vjell barot e hekur;
Në Haraçinë armiku sa shumë është përpjekur!
Një top dore dhe granatat brezit ngjeshur,
Në fronte të reja, shkojmë buzëqeshur.

Çdo pëllëmbë dheu po mirret me gjak,
Sa shumë dëshmorë gjer tek Shkupi plak.
Tek kalaja e Shkupit ju mbeti syri i lirisë,
Por këtu i rendë ishte grushti i tradhëtisë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyMon Oct 26, 2009 12:01 am

Poezi kushtuar Lefter Bicajt
»“KOMANDANT Telit”
Kur Maqedonia ra në qark,
Kur Haraçina mori hak!
Nga Berati i Shqipërisë,
Vjen pishtar i lirisë.

Grykës tanksit i rrin në ballë!
Lufton trimi dhe qëndron i gjallë!
Me tmerr e panik ikë ushtria e Maqedonisë,
S'ka pa ende rrufe të lirisë!

Veç se hudhet te gryka e topit!
Ky stërnip i Mic sokolit
Dhe s'përkulet me hapin e mizorisë,
Teli* vetë, drangua i shqiptarisë.

Harçinë moj, tek ti kala!
Lefter Bicaj, dëshmor ku ra?
Gazi Babë moj, a e pa;
Lefter Bicaj dëshmor si ra?

Rreze bukur rreze zjarr,
Të tillë burrë pse në varr!
Mori plumbin e tradhëtisë,
Nuk ka vdekur jo, trungu i ushtrisë.

O vëlla o krushk i gjallë,
O dëshmor i kombit Shqiptar.
I dhe zjarr zemrës sé Ilirisë,
Flakë e pashuar, dritë e lirisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyWed Oct 28, 2009 10:43 am

SOFRA SHQIPTARE


1.
Sofra ime është gjithënjë shtruar
Për çdo motër e çdo vëlla,
Ejani të ulemi rreth saj së bashkut
Çdo kush që gjak shqiptari në deje ka!

2.
Do ju vë para jush veç zemrën time
Në një kupë të mbushur plotë dashuri,
Dhe dy pika loti për ata që më nuk janë
Por që me gjakun e tyre na sollën Liri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyWed Oct 28, 2009 3:46 pm

E mrekullueshme kjo poezi, Parapsikologu! Eshte nje nderim dhe homazh ne altarin e heronjve te shenjte shqiptare. Ashtu sic e ke shkruar ti, ato pika loti jane lulet me te bukra per ta:

Dhe dy pika loti për ata që më nuk janë
Por që me gjakun e tyre na sollën Liri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyWed Oct 28, 2009 4:32 pm

Para bustit te Selam Musait

- Agim Shehu -


Koha hedh paprere
permbi festen tende
dimri- floke bore
vera -drite hene

Dhe te vijme te veshim
rreth duke t'u mbledhur
ndersa ti ne heshtje
ri ne bronx i derdhur

Eh gjithe kete bronx
valle ku ta gjeje
vete do ta shkrije
plumba do ta beje.

Ri... po nuk te rihet
ndaj te vijne mornica
...vrapi yt po endet
poshte nga Babica

...Lugjesh ne ato nete
zbrite si veri
projektoret ndiqnin
sharkun tend te zi.

Flaka neper duar
me rembim te futej
gjalmi mbi dyfek
dridhej mos keputej.

Plumbat neper xhepe
(gjetur breg pas bregu)
me therime misri
hynin tek dyfeku

Dhe kercisnin eger
plumbat tane te ralle
se kish shpirto mosri
se desh gjak ne balle.

Malet neper mjegull
sa i zgjoi pushka
kafshateb e gojes
varen poshte mbi mushka.

Buke per lirine
moj kasolle te erta
dhe dridhen kapisrat
nga muskat e serta

"Biruni o burrani
hop...ti zeme se gjalli
dhembet nga urrejtja
krisnin posi atralli

Deti sa te pa
kur ne qafe dole
te thiri si nena
ti si djale i fole.

Dhe vertiti valet
sa te pa tek shtegu
te te mir tek gjiri
te te sill te bregu.

Vlora krahelidhur
c'vrull te dha te gjuri
Malua nga ballkoni
te tundte flamurin.

Ndaj ti si i dehur
rrugen poshte e more
po c'kish aq shume tela
c'kish aq shume llogore.

Plage me plage si lule
sec te doli gjaku
me te kuq flamuri
t'u qendis shajaku.

"Keshtu rencim,-fole
e c'vlen sa liria
lule Labi yne
Selam Salaria.

Plumbat bresherime
t'u permlodhen brenda
Leberit koke me koke
u ulen te kenga.

Si prush kenga jote
u digjte ne balle
ndersa ti mes kenges
erdhe prap i gjalle.

Prape ti i pari
zgjuar nga liria
o ti lule stralli
Selam Salaria.

Zilet e kemboret
heshten permbi pllaja
lugjet prape gjemimet
gatuanin ne maja.

Dhe sot rete nga mali
qe gjemimet sjellin
posi iso labe
vijne e te peshtjellin.

Ti ngul syte mes tyre
si mes luftetaresh
sikur ri mendohesh
c'kenge do tja maresh.

Buzet ti te kenga
ballin te liria
lule,Selam Labi
Selam Salaria.

Cdo tufan zberthyer
gjoksin ty ta gjeti
sharku si legjende
telave te mbeti.

E te vijme te busti
si ne prag te deres
po ti as duhanin
s'ke kohe te na dredhesh.

Duart i ke zene
-Cke ashtu ne duar?
gryke e nxehte e topit
ti ka perveluar.

Krahet me shajak
dredhur neper tyte
ahen neper hekur
sa te shkrepin syte.

...Ja keshtu ne bronx
ty te ka liria
Lule Selam Labi
Selam Salaria.

Permbi festen tende
qekur ti ke rene
Mali po derdh bore
fusha po derdh hene.

Dhe rri,gjoksin hapur
balle c'do furtune
Sharku si legjende
telave lekundet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyThu Oct 29, 2009 2:47 am

Deshmorit: FETAH KRASNIQI BRIGADA, 134 -BEDRI SHALA
Ti je një ushtar i përbaltur që pas beteje
në llogore rri e mendon për shoket e rene...
Ata nuk jane më.
ishe duke menduar per hakun
per shoket e rene, oh Fetah Krasniqi ra ne Kallavaje
për të mbrojtur popullin nga bishat e serbise
ti ra ne Dobrosh ne altarin e liris
nuk tu tremb syry o trim i pa epur
kure mose mendo se ti ke vdekur...
Ti je një deshmore me gjerdan lirie
dote kujtojm gjithmon o bire Shqiperie
ndërkohë një Atdhe per te cilin u betove,
Amanetin e shokeve kure nuk e tradhtove
jehone po leshon nje ze ne Dugagjin
theret Fetah Krasniqi te luftoj per Shqiperin.
te luftojm o bura amanet e kemi
se keshtu na mesoj Komandant Ademi
elumja ti moj nenen Shqiperi
per djemt si luane qe rane per liri
duke rene hero me emrin Shqiperi
ashtu na mesove o nenen e dashur ti .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyThu Oct 29, 2009 9:48 pm

PRITMË SE PO VIJ
Shokut tim, poetit luftëtar, Hajdin Abazi

O moj nënë e poshtëruar,
Robëruar e dërrmuar,
Mish e kocka masakruar
Më s’duroj, por do të kthej.

M’u si gjarpri do zvarritem,
Si petrit do të vërvitem,
Që përjetë të të mos shqitem
Si flamur të valëvitem.

S’ka kufi që të më ndalë
Oj Kosovë, se më ke djalë
Po të vij si diell mbi mal
Ndoshta…Kostandin mbi kalë.

Grua, vajzat bëj kujdes
Më ruaj nder e më ruaj besë
Se po nisem që të vdes!

Pritmë, nënë, se po kthej
Me dhëmbë prangat
T’i zbërthej
Se ke bijtë prometej…
Heheeeeeeeeeeeeeeeeejjjjjj.

Sonte, botë mos i shih MISS-et
Shih këtë nënë që përpëlitet
Para foshnjës prej Drenicet
Shih këtë foshnjë, shih këtë plak
Shih këtë kullë, shih këtë prak
Njerëz, kafshë mbytur në flakë
Që i shtyjnë me kondakë.

“Kur shëtisje Suedinë
U përgjaka me Serbinë
Më varrosën gjallë fëminë
Këtë këmbë lashë për lirinë!”
Do më thonë po u fsheha
Dhe kufirin po s’e theva
Për lirinë po s’u mbërtheva
M një cfurk të madh në dorë
“Kush është burrë nuk frikohet
Por vdes, por vdes si një dëshmor!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyThu Oct 29, 2009 9:50 pm

SNAJPERT VËSHTROJNË MBI MUA

- Gazetarit trim Nahi Paçari -
Deshmor
Snajperët vështrojnë mbi mua
Nën qiellin e hirtë drenicak
Dhe unë i shoh drejt në sy
Dhe syri s’më trembet aspak.

Kam ecur, kam ecur i vetëm
Kam ecur pa u ndalur askund…
Snajperë, nuk ndalohet stuhia
Me para, me lajka, me plumb

Me vete nuk kam bomba dore
Një laps, një fletore unë kam…
… Dhe ec...ec nën rreze snajperi
snajperi me gisht n’mashingan.

Drenica rrethuar e mbyllur
As zogut t’kaloj s’ia mban
Por unë do kaloj, o snajperë
Një laps, një fletore unë kam.

E pra, “zjarr” mbi mua n’ mashingan

E pra, shkelni këmbëzën, snajperë,
Por gjallë, po s’më latë këtë herë
Këto fletë t’ përgjakura nga gjoksi
Vetë era do t’i çojë në eter.

Dhe bota, kjo nënë që hesht
Me engjëj, me djaj e vampirë
Do shohë gazetarët e luftës
Se si bien në Kosovën maritre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyThu Oct 29, 2009 9:53 pm

Vezuvi dhe Pompeu

Kosova në 5000 vite
Ja që nuk mësoi të lutet
Për lirinë, por ta fitojë
Me njatë gishtin që nuk tutet.

O, moj nënë, qysh keni bërë
atëherë për lirinë?
Diplomatë a kishit, nënë?
-Kishin Isa Boletinë.

Po vajza a kishin , nënë
Që të dilnin për “Miss” botën?
Kishin, bir, po luanin gishtin
Për “Miss” kishin zgjedhur Shotën

Oj Kosova e kosovarëve
Ke shpërther si vullkan
Si dikur shpërtheu Vezuvi
Mbi pompeun Sllobodan

Mblidhe mëndjen, Sllobodan
Mblidhe mënden këtë herë
Oso Kukë është krejt Drenica
Që me ty hidhet në erë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyThu Oct 29, 2009 9:57 pm

KUJTOJNË SE JEMI PAK!
(Kushtuar demonstratës së 2 Dhjetorit në Prishtinë,
Nga LV, në rezistencë kundër Evropën, Rusisë dhe Serbisë)

…E filluam REVOLUCIONIN me 30 veta,
Bilbila dhe shqiponja kraha-fleta!
Nga pranverën e kuqe ´81.
Ja, pastaj si dolën të lagura....,
Serbia dhe tradhtia:
Gjak dhe tmerre vollën!
Nga UÇK-ja jonë,
Forca na dha Shqipëria!
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë
REVOLUCIONIN e filloi me 30 veta,
Bilbila dhe shqiponja kraha-fleta!
…Dhe, stuhi po na sjellë jeta!
Ende, horrat dhe qorrat politikë,
Po kujtojnë se jemi pak!!!
Sa shumë gjatë historisë,
Po derdhet rrëke:
Djersë, lot e gjak!
Po gabohen, ore po gabohen!
Kur aradhet tona;
Në sheshet e kuqe,
Në rrebeshe…
Për ta bërë Shqipërinë - Shqipëri!
Përditë e më shumë po shtohen!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyThu Oct 29, 2009 10:04 pm

"Fadil Rifati " Deshmor i Kombit

Sot vargu rrjedhe dhimbeshem,
e buza qe dridhet ne vaji,
mban peshen e rende te mallit,
kaq vite pu ju pare,
me lot i ujita lulet e majit,
dhimbja mbuloi shpirtin e vrare.

Eh si ngriu buzeqeshja,
atehere kur enderronit ditet e bardha,
e endrra mbeti e shkrete,
me nje ze te mbytur ne dhimbje,
renkon lokemadhja,
i rende eshte loti,sa nje det.

Heshtur pran jush perkulem,
ca lule ve pran lapidarit,
ngre koken serisht ju shohe
krenar pran njeri tjetrit qendroni,
fal juve sot dielli neve na n grohe,
te lire cicerojne edhe zogjet e malit.

Ju si engjujt kaltersive peshperisni,
tingujt e nje kenge te dhimbshme
se djajt ua vran endrrat,
e zemerplagosures moter,
loti per ju pikuar i kishte,
e ne shpirt perhere i rrine brengat

Ju ikni fluturim lartesive qiellore,
me yje vellezer jeni, se shpirtrat tuaj hyjnor
leshojne rrezet e lirise ne agim,
mbi gjakun qe skuqi token,ne at pranvere,
mbin lulekuqet prore,
deri ne amshim,te fresketa do ti keni,
mbi permendore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meri
Fillestar/e
Fillestar/e
meri


Female
Numri i postimeve : 66
Age : 59
Vendi : itali
Registration date : 12/01/2009

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyMon Dec 14, 2009 6:02 pm

HASHIM HAJDINI



Armiku krime beri
deshi të na shfarojë.
Nje gje ai se priti,
Tha: S'ka kush t'i mbrojë !

Çka mendove or shkja?
Se Medvegja trima s'ka?
Hashim Hajdini, si shqipe
mori pushken ne krah!

Zakon e ka shqiptari,
Pret mikun me bujari ,
por nëse ia robron vendi
te shkrumon si hi!


Si Baca Adem, qendrove,
Hashim trim shqiptar
vdekja nuk te mposhti
jeton ne lapidarë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meri
Fillestar/e
Fillestar/e
meri


Female
Numri i postimeve : 66
Age : 59
Vendi : itali
Registration date : 12/01/2009

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyMon Dec 14, 2009 6:03 pm

SI SHQIPONJE MAJËMALEVE

( I kushtohet heroit te rene ne lufte per çlirimin e Kosoves,
Trimit te Kapitit, Florim Rushitit)




Në shekuj mbet kreshniku
Kapiti - këtë trim e rriti,
i pa mposhtur në beteja
Hero Florim Rushiti!

I urtë për vëllezer e shok
U bë shqipe mali trimi,
Në luftë kundër pushtuesit
U nis kur doli kushtrimi!

Si shqiponjë majemaleve
Me pushke e me flamur,
Kapiti e Medvegja, e halleve
Nuk e harrojn kurrë !

Në vargan të viganëve
Kingj e njohu altari
U dha barot e plumb tiranëve
Si hero Adem Jashari!


Lum Medvegja e lum Kapiti,
Ty o Kingj, qe te rriti,
Me trimeri armikun luftove,
Per Liri gjakun dhurove.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meri
Fillestar/e
Fillestar/e
meri


Female
Numri i postimeve : 66
Age : 59
Vendi : itali
Registration date : 12/01/2009

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyMon Dec 14, 2009 6:06 pm

Deshmoreve



Robërine s' e duruat,
Armët në brez i ngjeshët,
Armikun e dëbuat,
Të sillni lirinë e deshët.

Në fusha e male luftuat,
Syrin nuk e trembet fare,
Lirisë i kënduat,
Kosovën e bëtë krenare.

U shndërruat në Yje,
ndriçoni lart në qiell,
Ju emblema e kurorës,
himn i Kososves se lirë.

Sot populli u kujton,
Poeti vargje u thurrë,
Këngetari me këngë u madhëron,
S'u harron Kosova kurrë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptyMon Dec 14, 2009 8:35 pm

Atij...(kushtuar deshmorit Abdyl Selam Emini qe ra ne mbrojte te Universitetit te Tetoves)

Atij,
Që gjithë që pati ia fali
kësaj toke.

Atij
Që maleve për liri u dha
kushtrim.

Atij
që shkruajnë faqet e lavdishme
të një EPOKE.

Atij
Që bishen e plagosur e godet
në vesh e në sy.

Atij
Që me gjak e shkruajti fjalën
DITURI.

Atij,
Që mesin e mesjetës e theu
përmes
Me atë është krenare Nëna,
Me atë që dha jetën për Universitet.[/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptySat Jan 02, 2010 9:19 pm

Deshmor
Flini,
ju ka hije gjumi i perjetshem,
sepse s`deshet te jetoni te
vdekur ne jetë.
Pa dashuri,
pa gaz ne fytyrë,
pa shpres ne zemer,
pa token qe mbani si shtroje,
pa qiellin qe mbani si mbuloje
pa lumenj qe ju burojne ne sy,
pa diell qe mbani ne duar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptySat Jan 02, 2010 9:22 pm

Mos më thuani

Mos më thuani se vdiq,
Mos më thuani se nuk është më,
I miri e i bukuri i nënës,
Është në zemër tashmë.

Mos më thuani, ku e qëlluan plumbat
Nëna e di, në kraharor
Çelën bozhuret e gjakut,
si lulëkuqet në dëborë.

Mos më thuani se s'vjen më,
Do e pres te pragu i derës,
E ai do t´vij si gjithnjë,
Sikur flladi i pranverës.

Do t´vij si agimi ditës,
Zemra e nënës do t´vij,
I ndritshëm si rrezja e diellit,
Magjeps si hyjni.

Mos më thuani se jam e vetme,
Se kam mbetur fillikat,
Ai do të vij me shokë netëve,
Pushkën do e var mbi shtrat

Mos më thuani se vdiq im bir,
Ai ka rën, por nuk ka vdekur
Në udhën e lirisë për ku ishte nisur,
Duhej derdh gjak për të arritur

Secili prej tyre kishte mall për atëdhe,
Por mbi të gjitha një dëshirë
Ta zhdukin errësirën e rëndë,
Që Kosova t´jetojë e pamvarur dhe e lirë

Mos më thuani, asgjë mos më thuani,
Ai do të vij rishtas, si agu i ditës,
Fshijeni lotin dhe shikoni, lartë
Ai është mbi bjeshkët e Drenicës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptySat Jan 02, 2010 9:33 pm

MASAKER

Me mustaqe,qeleshe,nje djale-zog vigani

Nder pranga, e kane nipat e "Karle Kapetanit"

-Perse fole ?

-Jam shqipetar!

-Perse hove?

-Jame Shqipetar!

-Perse guxove?

-Per LIRINE!

-Cfare kerkove?

-Shqiperine!

-Do Pendohesh?

-Veq ne varr!

-T'shojta fare!

-Kosovar!

Tri grushte nder nofulla, dy- tri ne stomak
ere mishi i perzhitur dhe pllanga me gjak...

-Do ngrihesh prap?

-Po!

-Mbylle gojen!

-Jo kurre!

-Te mbyta!

-QELLO!!!

Poshte-larte tani thika lodron neper eshtra
Dhe qeni i qelive ha mishra te djegura....

As tani? (grusht)..grusht..

-Te mbyta!

-S'me dhemb!!!!

-Nenshkruaj!!!!!!

-JO. QEN !!!!!!!!

Tani ne njerin sy futet thika tehmpreht, Pret buzet me mustaqet
TrIMI i pa jete permbi pellg GJAKU perplaset...................!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptySat Jan 02, 2010 9:35 pm

TRE PROFETËT E MIJ

I shkrova me gjak
emrat e tre profetëve të mij:
K O SO V Ë
ÇA M Ë R I
SH Q I P Ë R I!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 EmptySat Jan 02, 2010 9:37 pm

Ata janë engjëj

Ata vallëzojnë duke ecur
ata ecin duke vallëzuar
ata janë engjëj

Ata fluturojnë në qiell
ata kaltërsitë i kanë atdhe
mos i ndani

Ata besojnë në dashuri
ata nuk dijnë të genjejnë
mos ua rrënoni kullën e bardhë

Ata vdesin për njëri-tjetrin
ata s`dijnë të mashtrojnë
mos i shtyni në vetëvrasje

Ata ringjallen si feniksi
ata kurrë nuk tradhtojnë
mos ua djegni idealin

Mosni njerëz
se ata janë të pandashëm
për jetë të jetëve

Ata ushqehen me fjalën liri
ata veshen me flamur
mos ua merrni ngjyrën
kuq e zi

Ata janë engjëj

L a v d i !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
POEZI PËR DËSHMORËT
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë
» Dëshmoret e kombit
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: