Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 POEZI PËR DËSHMORËT

Shko poshtë 
+15
zeriatdheut
paioni
dardan01
Medalim
Driniiiii
L1ndush3
an-di
Orfe@
dona
Kosovarja
Euridika
Sofra
Beton
shaban cakolli
besa-bese
19 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5
AutoriMesazh
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 5 EmptySat Jan 02, 2010 9:47 pm

Vellaut Fadil Rifati

Sa bukur te rri pushka ne krah o vellau im
dhe kapela e UCK-se mbi ballin me pluhur
Te qenka bere uje kemisha nga djerset
e buzet tu paskan thare per uje.
Eh, or vellau im sa shume flisje, per thirrjen
qe atdheu do te na beje nje dite
Dita e kuqe me thoje, dita kur flamuri do valonte
mbi kokat tona te rreshtuara ne radhet e ushtrise se kombit

Sa i madh qe dukeshe o vellau im
Vigan me dukesh, kala e qendrueshme
Syte e tu ishin te mprehte per te qelluar me plumba
mbi ata qe na moren gjithcka- sic thoje edhe vet
Roberia eshte me e keqe se vdekja,
se vdekja shpesh eshte faqebardhe thone

Eshte pranvere dhe bozhuret e Kosoves
kane celur perseri
Duar femijesh e te dashuruarish kepusin ndonje
per te krijuar buceta me ere parajse
Ende e kam nje te vyshkur qe e pate keputur vet
Hajmali e atdheut e quajte.

Ti u ngrite fuqishem o vellau im
dhe malet e Shqiperis hapen gjoksin per te te pritur
dhe pritja e tyre ishte e gjate
Kur more fryme thelle
gjithe trupin tend e pershkoi nje renqethje
Shqiperi, oj nena ime e perjetshme
Te erdhen trimat oj nene, te perzene kemben e huaj
Nuk je jetime se UCK-ja eshte gjaku yt

Po shkelqen sot dielli i pranveres o vellau im
Lindja e diellit eshte ashtu sic e pershkruaje gjithmone
Edhe cicerimat e zogjeve
Perrockat gurgullojne poashtu
Pranvera nuk sjell me trishtim
Nuk ka me hordhi te vdekjes
Ashtu sic enderroje gjithmone te jete

Valon sot nje flamur mbi nje shtize druri
dhe buceta lulesh me mbishkrime
Eshte edhe emri yt i shkruar me shkronja ari
Po, po edhe cicerimat e zogjeve jane aty
edhe rrezet e diellit te vendlindjes
Je ketu, ashtu sic doje gjithmone o krenaria ime
Ne varrin tend te mbuluar me flamur
Ke rene per liri o vellau im
Nen token e atdheut
Je me i gjalle se kurre.
PO gje nuk ja fal vetes pse edhe une nuk pata fatin
tend vella Fadil!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
POEZI PËR DËSHMORËT
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5
 Similar topics
-
» Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë
» Dëshmoret e kombit
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: