Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 POEZI PËR DËSHMORËT

Shko poshtë 
+15
zeriatdheut
paioni
dardan01
Medalim
Driniiiii
L1ndush3
an-di
Orfe@
dona
Kosovarja
Euridika
Sofra
Beton
shaban cakolli
besa-bese
19 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySat Nov 03, 2007 10:36 pm

Te nderuar forumistë,

Në këtë rubrikë mundeni të postoni poezi vetëm për dëshmorët e kombit.

ju falemnderit
Mos e leni, malin me dushk, me ju ndryshkë allti e pushkë
POEZI PËR DËSHMORËT Adem-jashari
ADEM JASHARI


Edituar për herë të fundit nga në Sun Nov 04, 2007 2:59 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySat Nov 03, 2007 10:37 pm

AGIM RAMADANI


Shirat e vjeshtës dhe psherëtimat
Më sjellin pranë shokun e shtrenjtë
Atë që shkrepte si vetëtimat
Dhe tokën nënë e kish të shenjtë.

Malli për ty më dogji xhanin
I pyes zogjt mos të kanë parë
Pyes dhe erën që fryn Gjilanit
Bjeshkë e Koshares më thotë është gjallë!

autori,
Agim Doçi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySat Nov 03, 2007 10:43 pm

nga Beton Today at 2:33 pmPOEZI PËR DËSHMORËT 299

Komandan Roku Rrahim Beqiri

https://www.youtube.com/watch?v=A1vOV_rVQPM


https://www.youtube.com/watch?v=q586n9b_G1I&mode=related&search=


Shkruan: Ramadan S. Latifaj



D ë s h m o r ë v e


Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe,
që vdekjes i jep kuptim, përjetësisë rrënjë.
Mbi imazhin e sakatosur të atdheut, Kosovës sime,
Aty ku gjëmon toka, aty ku derdhet gjaku,
Aty do vije liria, kështu thoshte bacë Metush Krasniqi – Plaku.

Në oda burrash është pjekur burrëria,
n’oda burrash tingllonte dhe digjej teli i lahutës
Tingllonte me ma të lartin zë sharkia e çiftelia.
Janë përcjellur këngët e burrave që kishin trimëri
Aty n’oda burrash u lidhë besa për vdekje a liri.

Kosovë trime, je kala ndër shekuj,
mbi të gjitha simbol i qëndresës,
Ndër stuhi e shtërngata qendrove e hekurt
Kosova ime, ishe, je e mbetesh e pushkes dhe e besës.

Kosova.... din ta çmoj gjakun e deshmoreve,
gjakun që din ta urren robërinë,
Kur derdhet për tokë të Kosovës dhe e sjell lirinë.

Varg-varg rrjedh gjaku te pragu i përgjakur
Populli im shqiptarë për liri i përflakur.
E hekurt UÇK-ja, radhitet në male,
xhamadan për dekë dhe bënë ftesë
Lëshohet kushtrimi e lidhet besa-besë.


Ka shumë burra të ktij dheu e shumë burra të fisit
Ka stërnipa t’Skenderbeut, e nipa të Metush Krasniqit.
Ka Adem, Hamëz e Shaban Jashara
Që lirinë tënde Kosovë,
shohin vetëm me pushkë përpara.
Isë Kastrati, Avdi Xhaqku e Rexhep Mala,
Nuhi Berisha e Kadri Zeka lum per ju bëjnë nanat,
Selver e Emin Kryeziu mee Besnik Marocën si luan
Rrahim Beqiri, Musli Imeri u flijuan per vatan.

Kush na e zbukuroj me t’madhe Dardanën,
Kush qëndron në k’të lapidarë
Sabri e Driton Krivaqa dy djemë të nje nane,
Agush Isufi me rrespekt aty u qendron pran.

Dardanë , qerdhe e madhe trimash përherë,
Musli Ymeri e Besnik Maroca me plot nderë
Luftuan e ranë dëshmorë për tmos vdekur kurrrrrr
Kurr nuk ju harrojmë , ju kem në flamur.

.....Ku krisi pushka e të parëve, në Prekaz,
pikrisht në kullë të Jasharëve,
Aty dridhej toka deri sa i madh e i vogël luftonte
Aty Legjendari Adem Jashari luftë po bënte.
Nga kulla e Jasharëve në Drenicë,
Liria rrugë të mbarë ka nisë.
Nga kjo betejë në front lufte,
u mbush Kosova plot lulëkuqe.

...e kam pa me sytë e mij o vllezër, o shokë ,
fluturimin e pavdekshëm sy shqiponjë
ndonëse kishte plagë në kokë,
Muharrem Fejza i thonë.

Por....e shihja edhe në ëndërr kur flija,
me plagë në gjoks kah ecte Haki Efendija.

Por që kurr s’pranoj ligjet serbo-sllave,
e lart iu ndëgju zëri, besa e FJALA
Më paraftyrohet para syve i madhi Rexhep Mala.
Kushtrim leshon sikur rrufeja që prêt
Kadri Zeka me shokë t’idealit te vet.

Nga mërgimi po vie me vrap ,ishte Avdi Xhaqku
Krenari që për Kosovë dëshmorë ra,
s’ju dhimt fare gjaku.

Një amanet, që Heronjët lan, nuk mundem dot pa ua thane:
Kur vritet një ushtar lirie nga Hogoshti, fjala bie,
Ju mos qani, mos vajtoni,
por me zërin më të lartë deri në qiell këndoni.
Dhe mos thuani se u vra, Komandanti ISA.

Po të vritet edhe një ushtar lirie, ju prap mos qani por me të madhe këndoni
Dhe mos thoni u vra ushtari me emrin Avdi
Por thoni se ra për Kosovë e shqipëri.

……Ah, çtë them për kta trima e heronjë të lavdisë
po, ….po një gjë e di, s
e kurrrrr nuk vdesin trimat e lirisë.
Ata vetëm sa bien,
gjakun ta njomin me të shijshmin ATDHE
Ata vetëm sa bien për tju bë ATDHEUT DHE.
Ata vetëm bien për të mbi lulkuqet n’Kosovë e në çdo anë
Bien për t’na treguar se LIRIA e Kosovës quhet NANË.

Për bijtë e maleve, ushtarët dhe dëshmorët e lirisë KOSOVË këndo,
Kudo që i ke e kado që shtrihet e gjithë shqiptaria
E kur zëri juaj lartë të jehoj, s’ka ç’na ban moti as stuhia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySat Nov 03, 2007 10:45 pm

BIRI I GJILANIT

Puthe djemt të fundit here
Nanë e Babë t’a dhanë bekimin
Dole bjeshkës në pranverë
Andrra jote ish’ çlirimi

Ishe trim me palcë Kosove!
Për Liri jetën e fale!
Ti kufinin e bashkove
Komandanti në Koshare!

Mbete Agim Ramadani
Në Koshare si Bajrak!
Djali i Zhegrës nga Gjilani
Epopenë shkrove me gjak!

Ti je Bir i Poezisë
Je në vargjet e çdo kange!
Luftëtari i Lirisë!
Trim i Fjalës Atdhetare!

Ti je AGIM SHQIPTARIJA!
Çdo pranverë je midis nesh.
Ti jeton tek Ardhmërija
Agon dita – na buzëqesh!

Agim Doçi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySat Nov 03, 2007 10:52 pm

Mblidhni eshtrat shkinat plaka

T´bijtë e shkines s´dijn kah shkojnë
humben rrugen ne Koshare
kan mendu se lehtë kalojnë
janë mashtru he dalshin fare.

Larg del tym e ushton bjeshka
edhe kanga s´din me u ndalë
ikni shkije shpetoni veten
n´qoftëse doni të jeni të gjallë.

Jo as të gjallë s´dalin nga aty
mallkojnë nanen qe lind i ka
me lëkurë e paguan aq shtrenjt
cka as anderr se kan pa.

Perforcime thërrasin shkijtë
jo veq nga forcat e Serbisë
se nuk munden të qendrojnë
kerkojnë ndihmen e nanë Rusisë.

Tash po kjanë shkina e Serbisë
bashkë me rusen e Rusisë
po cka dreqi shkuat atje
ku shqiponja roje rrinë.

Kjaj' e mjerë oj shkina plakë
se të mbet djali si coftinë
kry per kry me shkijet e tjerë
bashkë me Saven e Dimitrinë .


Mblidhni eshtrat ne Koshare
qoj te nana e Bogosavit
le t'i kjan si ja ka zakon
se e vrau plumi i shqiptarit.


Se shqiponja din të jetë
cdo here roje e Atdheut
mos ja msyeni kurrë kendej
se është toka e Skenderbeut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySat Nov 03, 2007 11:06 pm

NË SHTUTGART
Saherë shkoj në Shtutgart
dëgjoj tinguj të Kitarës
më ndjek melodia e një kënge
dhe zëri i Jusuf Gërvallës.



Sh.Cakolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySat Nov 03, 2007 11:15 pm

KËNGË NË DARDANË
(METUSH KRASNIQIT)

Në Dajkofc
e në Dardanë
anembanë
këndohet një këngë
këndojnë bilbilat
majë lisi
për një legjendë
që lindi fisi.

Këndojnë në kor
shkëmbi e lumi
duke rënë nëpër fushë
për Shqiponjën e Krasniqes
në qielline kuq të Kosovës.

Sh.Cakolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySat Nov 03, 2007 11:20 pm

AGIM RAMADANI
LUFTËTARI KRIJUES
Njëshi i zi
Mbi kokën e tij
U kthye pastaj
Në sheshin e zbrazur
Dhe fjeti
Në përqafimin e gruas
gjinjmermertë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySun Nov 04, 2007 2:42 am

Mos e leni, malin me dushk, me ju ndryshkë allti e pushkë
POEZI PËR DËSHMORËT Adem-jashari
ADEM JASHARI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySun Nov 04, 2007 3:05 am

Dëshmorit Musli Imeri
Nga Zajqeci i Dardanës

============================

Më është mbushur kjo zemër plot dhimbje e mallë
S’dua ta shoh të vuajtur popullin tim shqiptarë,
Ndaj e kam guximin e kurrë s’do të pushoj
Kosovë lirinë tënde shumë e dëshiroj.

Më percollen Gjyshi e Babai, lot’ s’u pash në sy
Ishin krenarë që dot’ luftoj per te shtrenjten liri,
hoqa oren e dores, kujtim te dashures ia dhash
pas shtatë muaj martesë që ishim bashk.

Neper koke me sillen verdallë
Vuajtjet e popullit tim shqiptarë,
Që tani nga këto lartësi
Shoh se Kosova dot’ gëzoi liri.

Ah.. po flisja me veten e sikur po rritem ne kete ditë
A ka me gezim se t’i dal shkaut ne pritë?
E ta nxjerr hakun shekullor qe na shkelen si popull
Vetë te jemë zot ne Kosovës votër.

Ishin këto deshira te deshmorit tonë te madh
Musli Imeri me krenari i kan thanë,
Sot e kujton Zajqeci e Dardana me krenari
E kujton gjithë Kosova heroizmin e tij.

Musli Imeri o hero, o trim i rrallë
Për çdo qast te kujtojme me mallë,
Lulekuqet e Prillit me aromen e parë
I ke ne gjithkund dhe ne lapidar.


Kosova sot eshte më e lirë, frymon ma me gjalleri
Lagjeja „Bullaj“ kundermon arome lulesh plot freski,
Mareci ishte e mbetet fole shqipesh e fushë nderi
Aty ra deshmor per t’mos vdekë kurrë Musli Imeri.

Ramadan S. Latifaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySun Nov 04, 2007 3:21 am

Poezi te Agim Ramadanit

POEZI PËR DËSHMORËT Agimi_web_1



A mjafton pritja

A mjafton
Të presim vetëm
E të shikojmë
Duke larguar perdën
Për të parë si na vjen liria

Qentë lehin në diell

Vdekja përgjon në korridor
Para murit të djersitur
Korbi numronte pikat e gjakut
Era thyente trandofile
Një nënë ia fshin lotët
Korridorit të zi njeriu i blertë
E qentë lehin në diell

Diçka e nehmur para bjeshkëve

Le të shkrihet terri kur marshojmë drejtë majës
Duke hapur shtigje në bjeshkë e në shpirt
Pranvera e djegur zgjohet në vargun e Nëntorit të tretë
Me plumb filluam nokturno të shkruajmë
Për gjymtyrët e mbetura në fushëbeteja me ujin e ashtit tonë
Për kohën e Skenderbeut e shuajmë etjen
Trimëria në kulnin e ëndrrave hëna u flakron
Lartësia e mendimit tejkalon breshërit e plumbave
Kokrrat e mëdyshjës kaherë u bluan
Ndërmjetë shtëpive të kallura të Dugagjinit fusha të minuara
Në kurriz fëmije brrylat e kohës thyhen
Dridhet gëzhoja e lëbyrur e mendimit
Para bjeshkëve të bekuara diçka e nemur po fshihej.

Kur të kthehem


Kur të kthehem
Asgjë nuk do të jetë
Siç ishte më parë
Kur të kthehem
Sa do të jem i vetës
Nuk e di
Qentë e lagjes
Në mua do vërsulen
S’ do të më njohë askushë
Njerëz tjerë do të jenë
Njerëz të gjakut tim
Kur të kthehem
Edhe Unë do të jem ndoshta
Një jetë tjetër.

Ftesë për ekspozitë


Unë i robëruari
Ju ftoj
Në ekspozitën time
Të pavarur!

Zhgënjimi

Askund nuk isha
Po kthehem
Me buzëqeshje të humbur
Binarve të largimit
Andej nga të kërkova
Nuk ishe
Në stacionin e fundit
Të zhgënjimit
Zbres

http://www.meagimramadanin.com/index.php?option=content&task=view&id=3&Itemid=26

ketu i keni ca piktura te deshmorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySun Nov 04, 2007 4:12 am

POEZI PËR DËSHMORËT 299


Bashkouni Shqiptar.

bashkohuni vellezer e motra shqiptaré
te gjithe para flamurit japim betimin
t'gjithe ne rruge te Bashkimit Kombetar
Komandant Roki leshon kushtrimin.


Te gjithe te bashkuar , ne Iliride t'shkojmë
sllavo-maqedoneve kufirin t'ua tregojmë,
me flamur perpara,armet drejt armikut
ta bashkojme rrenjen, degen edhe lisin.


Amanet nga deshmoret e kemi
perhere te bashkuar ne te jemi
amanet i deshmorit trimit ton te madh
Rrahim Beqiri, legjenda jone e rrallë.

--------------------------------------------------
Rrahim Beqiri-ROKI

pushken ngjeshur
armikun qellojeni,
qellojeni vetem ne ballé
per atdhe te vdesim
e Bashkim Kombtar.

pushken drejt armikut
qellojeni vetem ne ballé
ne jemi t'pavdekshem
per flamurin shqiptar.

armiqet tane
s'njohin dialog,
serb, maqedon...
i njejti berllog.

une shkoj drejt altarit
me te vetmin mallé
s'derdh loté i juaji "Roki"
se deshmoret jane te gjallé.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySun Nov 04, 2007 4:17 am

ISË KASTRATI SHKËMB RRUFEJE
=================================
SHKRUAR NGA Adem Gashi
------------------------------------------


Mu kur Drini dul’ nga shtrati
Dul’ burr’urti iu ngjit bjeshkës
Syrin gacë o Isë Kastrati
Sjell pranveren midis vjeshtes.

Bashkë me djemt’ e çlirimtares
Msyn’ përpara s’e ndal’ vrapin
I hap’ rrugën liribardhes
Nga Hogoshti, n’grykë të Llapit.

Luftë e burgje plot një shekull
Nj’ajo kullë s’u përkul kurrë,
edhe xhaxhai Muharremi
N’log beteje ra si burrë.

Natën – ditën sy-pafjetur
Rri Isa-i e plas dhe mordjen
Zemra tij shkrinë plumb e hekur
S’e njeh frikën , s’e njeh lodhjen.

Sa papritur ngryset dita
Rrezja fshihet pas një reje,
Pabesisht e godet prita
Isa bahet flakë rrufeje.

I hap rrugën horizontit
Që përpara t’rendin bashkë,
Dhe Krejona e Festoni,
Lavdi brenda-lavdi jashtë.

----------------------

Ai eshte kudo

Shkruar nga Dritë Kuqi-Kastrati
Gjenevë, 04.Prill 2001
=================================


Kur marsi ia zë vendin prillit e pranvera buzëqeshë ngado,
Isën mos e kërkoni vetëm në Marec, Prishtinë, Besianë e Hohosht,

Ai është kudo, ai është kudo.

Ja, tek po përgjaket për universitet e flamur
Dhe këngen idhnake po e kendon edhe ne burg ky burrë.

Profesori Isë gjithnjë ishte në ballë
Pushkë e Atdhe i ka bër bashkë,
E vret pabesinë e vret robërinë
E nga jeta e tij, i jep jetë Lirisë
Isa I Kastratëve
Hogoshtas-bir i Shqiptarisë.

Sa here që Ardheu do ta festojë Lirinë
Ti do të zgjohesh në rreze I larë,
Ne do të jemi përfundimisht të vdekur
E Ti do të jesh’ përjetësisht I gjallë.


DON KOSOVËS T'IA HJEK' ZINË
Isa Kastratii
GJENEVË, 16 PRILL 2001
SHKRUAR : DRITË KUQI-KASTRATI
=================================

sa herë t'pysni ku eshte Isa
sa herë malli di t'ju marrë,
do ta gjeni ndër beteja
t'ue marr hak ky zog shqiptarë.


don Kosovës t'ia hjek' zinë
ta bën shshqipe me flamur
t'ia jep krahët t'flutoroi
duke ia falë jetën e tij.

ah.. tokë e shtrenjtë e fëmijë ve t'mijë
t'përshendes me fat liri
t;pershendes e t'jeshë Krenare
unë ma sdo jam me ty
e ti do mbetesh perjetesisht shqiptare.

Kur ta shihni n'permendore
ndalne hapin, ndalne fjalen,
para tij rrini gaditu
me dorë n'zemer t'gjithë t'iu falen.

Se ai eshte vet Atdheu
se ai eshte vet Trimeria
Jeta e Isës ka vulën e gjakut
Ai eshte vet Liria.

Tre deshmorë qe iu shtuan trollit
Isë Kastrati e Sokol Sopi
bashk me Afrimin prej viti-e
iu bënë Kosovës kurorë lirie.

Prandaj prilli kur dot' vie
e kurr malli dot' na marrë,
do t'ju kerkojme ne çdo betejë
gjith-andej ka i thonë ATDHE.

ngase ju vet jeni LINDJE
ngase ju vet jeni JETË,
zogjet me te bukur te vendlindjes
qe kanë emrin edhe Qëndresë.

=================================
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySun Nov 04, 2007 4:28 am

BESNIK MAROCA
10.tetor 1975 – 21 prill 1999
----------------------------------------------------------
shkruar nga Ramadan S. Latifaj

Kur të mendoni se kam rënë e jam flijuar
Nga varri do të ngritem pa u tretur, pa u friguar,
Kam mall një herë me të pa oj e imja nanë
Mos derdh lotë, jam gjallë nuk jam vrarë.

A e di ti nanë se kemi një amanet unë me luftetarët e mijë
për të cilin është hak me vdek e ju t’ shijoni Lirinë,
a e di ti nanë se tokat tona në robëri janë
ashtu nuk mundem më kurr me i lane.


A të kujtohet nanë, kur unë isha fëmijë
kur më thoshe se nuk jetohet dot pa liri,
po unë për atë liri me ambleme te UÇK-s nanë po luftoj
e mos mendo se kalon një qast që unë ty s'të kujtoj.


A e di nanë, se s'ka bër shkina shka
mua që del aq leht apo kot me m’ vra,
prandaj të premtoj edhe njëherë oj loqka nanë
se kurr si bie ndermend shkaut të sundon ma n’Kosovë e Dardanë.


M'i bezdisen thneglat e plaget kendej pari
Burrerisht ndryja lotet prej zemërvrari.
s’dua pas shokeve të rënë shpindën me e kthye,
Hordhitë Çetnike n’Shumadi t’vdekur pa i shpie.

Me lindi kjo toke e kjo nanë e munduar
Në djepin e saj me nina-nana me perkundi,
Me klithmat e dhimbjes mëkuar,
ah.....vajet e nenave , kengë gjumi.
Hodha unë hapat e parë që t’i sjell liri
Mbi fytyrën e saj përplot me krenari.
Mesova te flas edhe pa fjale unë
Per hallet qe s'paskan te sosur kurrë.


Me rriti kjo toke e lashte më rriti nëna Shukrije mua
Me shumë endrra dhe përplot shpresa në gji,
Sot zemra tek ti oh nënë plot mall më është mbulua,
Oh ngrohtësia jetës sime më ishe përherë Ti.
Ndaj...... kujt t’i shkruaj unë, kend ta pyes vallë..???
Busti yt or vëlla mungon ne Kosovë, mungon edhe në Dardanë!!!!
Sikur i ngrohur me folie ruhet në një „muze“ diku në Dardanë
Deri sa te gjinden dy metra per ty Besniku jonë i madh.

Dikujt sytë iu kan çorrue, dikush nuk sheh e as nuk ndëgjon dot
Pushka e jote, heroizmi i pashoq,
Krenaria ime që te them se jam nga Dardana edhe unë
Krenohem Besnik Maroca me ty edhe më shumë.

Ndaj per ty o vëlla dhe per shokët e tu dëshmorë
Lavdi kudo , lavdi ka sot edhe në Kosovë,
Jemi më të lire se kurrë me parë
E ju...u flijuat per t’u shëndrru “Kamanica n’Dardanë“
“Kosove e metohi” të jetë perherë Kosovë
Pë të pasur flamur, liri e kufi shteteror.


Të shkruaj për dëshmorë, jam me teper se krenar
Të kendoj për deshmorët ç’ndjenjë e veçantë vallë,
Por tani kur librat me histori i shfletoj unë,
Per deshmorët e lirisë mbën te mos pushoj së vepruari kurr.
Ne duar kam një liber, nga një shkrimtarë i prirë
Ne kaptine shenon”Mareci i shpreses se mirë”
Komplimente Zotriut Rushit Ramabaja me respekt
Që shkroi per sejcilin deshmorë veç e veç.

Besnikun si shume djem te shqiptarisë
Krismat e gjejne ne tokë te Gjermanisë
Me vrap u kthye në Kosovën e tij
Që Shqiponjet t’flutorojnë të lira në ajri.

Qe nga beteja për Besnikun e para ne Vjeshtë te vitit 98-të
Rrëfen Florim Ramabaja për një përleshje në Tugjec,
Aty dëshmoj Besniku se ç’vizion ka Deshmori i lirisë
Pa iu trembur syri i ndiqte bishat qetnike të serbosllavisë.

Ndër beteja si luan, Besniku me këngë dhe të shtëna zjarrë
Luftonte armikun breg në breg e iu hapte varrë,
Me një dëshirë për të III-tën herë në shtepi ka shkuar
Deshire e nenes dhe babait ta shohin edhe të uniformuar.

Rrefejnë babai, nëna dhe motra
se ate dite ishte gezuar qielli e toka,
Plot tri netë ne shtepi kenga e hareja s’ka pushuar
Ishte i fundit takimi , krenarë sot për ta kujtuar.

Me kujtohen fjalet na thot nëna Shukrije me plot krenari
Se Besnikun tim e rrita që Kosova sot të ketë liri,
E babaVeliu thot se s’është bër shumë kurrë për atdhe e vatan
Amanet edhe të parët Rama , Zeqiri e Xhafer Maroca e lan.
Në betejen e fundit me 21 prill ‚99 pikërisht në mesnatë
Besnik Maroca qante rrethimin e acarit te ftoht e të thatë
Thëret shokët, Musli, Ibrahim e Bahtir me zërin deri në ajri
Por ATA kishin kishin rëne dëshmorë që Kosova te kete liri.

I zmadhoj sytë Besnik Maroca , shtrengoj bombat në duar
Në dorë automatikun dhe në betejë është drejtuar
Bashk me krismat kengen kurr se ndali
“ Oj Shqipri mos thuj marove” sa mire i shkonte edhe zani.

Nese ju bisha barbare, o derra o shki
Jeni dehur me raki rrushi, s’ka luftë me gra e femijë
Shkoni ne shumadi dhe tregone ç’ju ka ndodhë me ne
Se jemi zotë e s’durojmë hordhi endacake mbi ketë dhe.

Ju ende jetoni me mitet tuaja te ndyta qe i keni
La për tokë shumë armiqë, u tregoj se vetëm shqiptarë jemi
Vdesim për këtë tokë që Dardani i themi plot krenari
Kjo ishte fjala e fundit para rënies së tij.

Të përshkruash veprën tënde heroike o vëlla Besnik
Eshtë më shumë se nder’ por nuk mjaftojnë fjalët kurrrrrë
Ballin hapur ndër të parët me çdo armik
Je i gjallë në çdo shqipe me flamur.

LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptySun Nov 04, 2007 9:47 pm

TË DHA DRITË ADEM JASHARI
Ti Kosovë lule e kuqe
je e bukur si një nuse
po bënë dritë,po shkëlqen
qosh më qosh-në çdo pëllëmbë.

Ti Kosovë lule behari
të dha dritë Adem Jashari
n´ballë t´betejave për liri
n´zemrat tona krenari.

Nënë Kosovë një mallë
të përqafoj e të puthi n´ballë
t´puth flamurin që valon
gjakun tonë e nderon.

Që këtej i këndojmë lirisë
këndojmë flamurit e pavarësisë

Rrofsh sa malet Nënë Kosovë
gëzofsh lirinë,moj përgjithmonë.

Milaim Elezi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptyTue Nov 06, 2007 2:59 am

DESHMOREVE TE KOMBIT

Me vargje-
po thure kuror,
per trimerin tuaj,
per gjakun tuaj,
per emrin tuaj-
Deshmore.

Do t'a ngrisim lart
kete emer
me betim,
me pune,
me bese
perhere do te ju kemi
ne zemer.

Ju jeni ne vatrat tona
ne sofrat tona,
fale gjakut tuaj
fitorja eshte e jona.

Flini te qete
se ju dhat jete
per kete toke,
per keta njerez,
per kete liri,
per shqiptari
L A V D I .
__________________
G. Sylaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptyTue Nov 06, 2007 3:00 am

G.Sylaj


SOFRA E DRENICES

E ka shtru Drenica sofren
e fjales e te bukes
ne Kulle te Shaban Jashari
si ne Kulle te Osa Kukes.

E ka shtru Drenica sofren
Sofren e Trimnise
ne kulle te Adem Jashari
rrin vete Bca Ise

I kam sjelle keto dy alltia
per trimat e sodit
ne Kulle te Hamez Jashari
sikur ne Kulle te barotit.

Ne Kulle te Jasharajve
flet Hasan Prishtina
sod Prekazi e dridhe shkinin
si dikur Vranina.

Kush lufton ne ate Kulle Guri
paska bvet Europa
eshte Drenica e Adem Jasharit
me Azema e Shota.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptyTue Nov 06, 2007 3:01 am

PSE E KIE EMNIN TROPOJE

Pse e kie emnin Tropoje
a s'me thu moj a s'me thu,
prej Gjakove me dale ne Shkoder
Trup me i ra me shpejt me shku.

Pse e kam emnin Tropoje
njehere moti me pat thene nana,
kur Shqipnise i vyejn truproje
djemt e mi ia baj nishana.

Trup i bie kur therret Atedheu
s'muj me prite , as s'dij me bvete
ne kater anet ku shqipja flitet
ku t'me lypesh , mu ke me me gjete.

Pra Tropoje m'a gezofsh kete emer
si ne gezime -sikur ne dite te veshtira
fale me shendet ke nga Drenica
motra e jote me e mira.

Guri Sylaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptyTue Nov 06, 2007 3:18 am

E kam hape nje Toke te Re,
per fare- plot me lapidare
eshte ky vend lavdie
me emrin Koshare.

I kam mbjelle do lisa
qe ne maje mbajn plisa.
Ata nuk priten,
cdo dite me te mdhenje rriten.
Bejne hije
ne kete Toke Lavdie.

Ketu kishte gure
qe benin mur
m'a ndanin sofren
dasmen m'a ndanin,
m'a ndanin Shqipen ne Flamur.

Faren qe ketu e hodha
neper te gjitha
Trojet Etnike e mblodha.
Esolla ketu ne Koshare
jo per grada e per kapuq
as per pare.
E solla per Kosoven-
per Shqiperine
per te gjitha
Trojet tona KOMBETARE

Guri Sylaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptyTue Nov 06, 2007 3:20 am

Te prita

(kjo poezi i kushtohet SAMI BOGIQIT njerit prej ushtareve te UCK qe ra ne Gryke te Llapushnikut)


Te prita me rrezet e para
te Diellit,
ne kete agim,
kur vesa dhe loti
lajn gjakun,
kur motra
lidhe plage
e nena ndeze oxhakun.
Te prita
te dera e kulles
qe Ti gjithemon
i hapenje mikut
nuk e dija
a je ne Berishe,
te Guri i Gradines
apo ne Gryke te Llapushnikut.
Ti s'erdhe,
shkove pa zhurme
mbete edhe pa nishana,
Ti ishe i veprave
jo i fjaleve hava,
lum qe te rriti nena.
Te prita me lulet e para
te praneveres,
qe femijte po i thurin
kurore,
Ti nuk po vije me i marr,
po t'i sjellim ne,
ti tani je
DESHMOR.

guri sylaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptyTue Nov 06, 2007 3:22 am

Ne djep n'a perkundi Shqipja
per nje Shqiperi
kenget qe mbi koke n'a i kendonte
ishin plote trimeri.

N'a mbuloj me krahet e saje
te n'a ruaj e te n'a rrite
n'a dha zemer e beri trima
t'i dalim zot ne kete dite.

Sot ushtare po e percjell Lokja
po me fale per kete Toke
udhe e mbare e hallall gjirin,
shko behu me shoke.

Te mbare paqi e mire mbeteshi
te gjitha ju moj loke,
gjiri i juaj qe n'a rriti
Dielle ju befte kesaj Toke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptyTue Nov 06, 2007 3:40 am

Drenica Heroike

Drenicë je me xhamadan
thurrur me plumba, me gajtan
xhamadan te kuq me gjak
një flamur ne cdo oxhak

Një flamur për trimen Shotë
tjetri afer i Azem Galicës
edhe nje per Adem Jasharin
dere me dere ne kulla t'Drenices

Një flamur per motren Xhevë
tjetri afer per Fehmiun
per Kosovë jeten flijuan
lirine Atdheut i dhuruan.

Oj Drenicë kshtjellë me burra
Gjaku yt po shkon si gurra
Shkon si gurra e behet guri
gjaku juaj shkon tek flamuri.

G.Sylaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptyTue Nov 06, 2007 3:43 am

AZEM GALICES


Me nje maliher mbi supe
e nje kobure ne brez
bridhete fshatrave te Drenices
neper kuvende krajlash
e gazeta te Europes
emri i Azem Galices.

Sa hije te kishte
ne krah gjerdani
sa nder te bente fisi
sa hije te kish
i kuq mitani
edhe me hije i bardhe plisi.

Sapare per koken tende u dhan
sa pushket ne gjokes t'u drejtun
sa nenat djal te than
sa buken per Ty e gatun.

Sa fjalet per Ty fliten
sa trimat ne Ty betohen
sa lulet mbi varrin tende sillen
sa kenget per Ty kendohen.

g.s.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptyTue Nov 06, 2007 4:42 am

deshmoret nuk vdesin kurrë

POEZI PËR DËSHMORËT Saliqeku


Kercet pushka ne Koshare
si me u shemb orteku,
ne ballë te luftes komandanti
prinë trimi Sali Ceku.


Sali Ceku paska thene
pasha Diell e pasha Hanë
pasha Shqipen ne Flamur
nuk e le pa i hjeke keta gure.

S'duroj gure ne troje te mija
amanet e kam nga te paret
s'duroj ndarje as s'duroj mure
s'duroj gure qe i ndajne shqiptaret.

Bini djeme pas meje
armikut ne llogore
keta gure qe na i vune per ndarje
t'ua bejme gure per vorre.

Kerset pushka ne Koshare
si me u shemb orteku
ne balle te luftes komandanti
trimi i madh Sali Ceku.

Nje plumb i mallkuar
e ka marr ne ballë
bini djem dushmanit
nuk vdes une jam gjallë.

Ka dal Zana e Malit
tek koka i qendron
i merr nje grusht rreze Diellit
ballin ia rrezon,
i merr nje gjethe Lisit
plagen ia mbulon,
e merr nje grusht dhe Kosove
te buzet ia ofron.

Nga gjoksi i trimit
e merr nje grusht trimeri
qe t'a hedhe permbi Kosovë
si farë dheu per LIRI.

Amanet Kosoven
deri ne clirim
ishte fjala e fundit
e Komandantit tim.

Kerset pushka ne Koshare
si me u shemb orteku
ne ball te luftes ra deshmor
Komandant Sali Ceku.
POEZI PËR DËSHMORËT Sali_qeku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT EmptyTue Nov 06, 2007 6:12 pm

Dëshmorit Musli Imeri
Nga Zajqeci i Dardanës

============================

Më është mbushur kjo zemër plot dhimbje e mallë
S’dua ta shoh të vuajtur popullin tim shqiptarë,
Ndaj e kam guximin e kurrë s’do të pushoj
Kosovë lirinë tënde shumë e dëshiroj.

Më percollen Gjyshi e Babai, lot’ s’u pash në sy
Ishin krenarë që dot’ luftoj per te shtrenjten liri,
hoqa oren e dores, kujtim te dashures ia dhash
pas shtatë muaj martesë që ishim bashk.

Neper koke me sillen verdallë
Vuajtjet e popullit tim shqiptarë,
Që tani nga këto lartësi
Shoh se Kosova dot’ gëzoi liri.

Ah.. po flisja me veten e sikur po rritem ne kete ditë
A ka me gezim se t’i dal shkaut ne pritë?
E ta nxjerr hakun shekullor qe na shkelen si popull
Vetë te jemë zot ne Kosovës votër.

Ishin këto deshira te deshmorit tonë te madh
Musli Imeri me krenari i kan thanë,
Sot e kujton Zajqeci e Dardana me krenari
E kujton gjithë Kosova heroizmin e tij.

Musli Imeri o hero, o trim i rrallë
Për çdo qast te kujtojme me mallë,
Lulekuqet e Prillit me aromen e parë
I ke ne gjithkund dhe ne lapidar.


Kosova sot eshte më e lirë, frymon ma me gjalleri
Lagjeja „Bullaj“ kundermon arome lulesh plot freski,
Mareci ishte e mbetet fole shqipesh e fushë nderi
Aty ra deshmor per t’mos vdekë kurrë Musli Imeri.

nga Ramadan Selim Latifaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





POEZI PËR DËSHMORËT Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
POEZI PËR DËSHMORËT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 5Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë
» Dëshmoret e kombit
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: