Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 POEZI PËR DËSHMORËT

Shko poshtë 
+15
zeriatdheut
paioni
dardan01
Medalim
Driniiiii
L1ndush3
an-di
Orfe@
dona
Kosovarja
Euridika
Sofra
Beton
shaban cakolli
besa-bese
19 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 8:19 pm

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 _wsb_151x224_teli

ZEMRA E UCK-sé
(Lefter Bicajt-Telit)*

Kur Maqedonia ra né qark,
Kur Haraçina mori hak!
Nga Berati i Shqipérisé,
Vjen pishtar i lirisé.

Grykés tanksit i rrin né ballé!
Lufton trimi dhe qéndron i gjallé!
Me tmerr e panik iké ushtria e Maqedonisé,
S'ka pa ende rrufe té lirisé!

Veç se hudhet te gryka e topit!
Ky stérnip i Mic sokolit
Dhe s'pérkulet me hapin e mizorisé,
Teli** veté, drangua i shqiptarisé.

Harçiné moj, tek ti kala!
Lefter Bicaj, déshmor ku ra?
Gazi Babé moj, a e pa;
Lefter Bicaj déshmor si ra?

Rreze bukur rreze zjarr,
Té tillé burré pse né varr!
Mori plumbin e tradhétisé,
Nuk ka vdekur jo, trungu i ushtrisé.

O vélla o krushk i gjallé,
O déshmor i kombit Shqiptar.
I dhe zjarr zemrés sé Ilirisé,
Flaké e pashuar, drité e lirisé.

_________________________________________________
*Lefter Bicaj- ndokund né disa dokumente emri i ti haset edhe
si Lefter Goxhaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 8:20 pm

KRESHNIK ARBEROR
(Adem Hasanit)*


Po digjet pishtar
Apo zemra n'kraharor?
Jam gjaku çlirimtar,
Kreshnik Arbéror.

Zoti m'fali mua,
Mé fali pér kété dité.
Gjaku m'rrodhi si krua,
Pér liri e drité.

Mos thoni kurré,
Se mua mé vrané!
Un' vij né pranveré,
Kur Maji mbi lule qané.

Uné do té vi,
Kur t'niset liria,
Kur kjo toké té béhet nji,
Kur té béhet Shqipéri.

Po digjet pishtar
Apo Zemra n'kraharor?
Jam gjaku çlirimtar,
Kreshnik Arbéror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 8:22 pm

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 _wsb_150x177_pajtim+roci


Gjoks Kalashë

Malet lëshojnë zërin, fushat presin gjëmim!
Nga Shqipëria Pajtim Roci e Ndriçim Koxha vijnë.
Erdhëm tek ti Tel në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona këtu do të bëhen kala.

Arbeni e Ndriçimi ndezin flakën, ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fortë në luftë e kanë Telin,
E kanë shkëmbin e malit - komandant Rebelin.

Treqind vetë, Batalioni i vdekjes si ushtri,
Në ballë ka armikun, që numëron dymbëdhjetë mijë!
Dhe çudi po bën bota, po bën vetë Evropa!
Batalioni i vdekjes gjoksin përmbi topa!

Pajtimi e Ndriçimi ndezin flakën, e ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fort në luftë e kanë Telin.
E kanë shkëmbin e malit e kanë vetë Ademin.

Erdhëm tek ti Tel, në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona, këtu do të bëhen kala.

Gryka e pushkéve tona vjell barot e hekur;
Në Haraçinë armiku sa shumë është përpjekur!
Një top dore dhe granatat brezit ngjeshur,
Në fronte të reja, shkojmë buzëqeshur.

Çdo pëllëmbë dheu po mirret me gjak,
Sa shumë dëshmorë gjer tek Shkupi plak.
Tek kalaja e Shkupit ju mbeti syri i lirisë,
Por këtu i rendë ishte grushti i tradhëtisë

Fejzullah Duraku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyThu Nov 08, 2007 11:54 am


PËR FEHMI LLADROVCIN



Sot më duhet ta ndal gjamën
Se me lot kam vadit kangën,
Këtë kange zjarri me fllad bjeshke
Për nji trim nji sy trimneshe.

A ndigjon Fehmi Lladrofci
Ti martir në tokë martire,
T’lehtë e ke këtë dhé Kosove
Me trimneshën Xhevahire.

II
Kur Kosovën mbuloi flaka
Erdhe zog nga dhena t`largta,
Erdhe zog si t’kishte hije
Për atdhe për dritë lirie.

A ndigjon Fehmi Lladrofci
Ti martir në tokë martire,
T’lehtë e ke këtë dhé Kosove
Me trimneshën Xhevahire.

III

Ku kanë djemtë Drenica, Llapi,
Nis bajlozat Beogradi,
Zani yt e çon n’kamb gurin
Pushka jote ja u ndal turrin.

A ndigjon Fehmi Lladrofci
Ti martir në tokë martire,
T’lehtë e ke këtë dhé Kosove
Me trimneshën Xhevahire.



Faruk Tasholli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyThu Nov 08, 2007 11:55 am



BEKIM BERISHA


Kulla të Junikut
Që s’u dridhët kurrë,
Për Bekim Berishën
Ma jepni nji gur.

O ma falni gurin
T’ia ruej kujtimin,
Si nderoi flamurin
Ta nderoj unë trimin.

Sa t’ka dritë Kosova
Sa t’ ka gurë e lisa,
Lule çel kujtimi
Te Bekim Berisha.

II.
Kur turren Kosovës
Bandat me çetnikë,
Ju del n’pritë Abeja
Djalë zemërçelik.

Nëpër lufta botës
Plumbi kund s’të zuni,
Veç nër qiell Kosove
Ku merr emën guri.

III.
Kulla të Junikut
Me shtatin e hijshëm,
Nji frengji ma falni
Për Bekim Berishën

O t`ia la te vorri
Gurin me frengji,
Djalit të Kosovës
Që ra për liri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyThu Nov 08, 2007 1:34 pm

për Isë Kastratin "GACA"

një jetë në shërbin kombëtar
një jetë në resistencë kishit,
ktë e benë ai shqiptar
që nuk perulet para armikut.


Hogoshti që të lindi Trim
Nana që të rriti Isë
krenarë per ty deri n'amshim
Per Kosovë rrezove dritë.

Në permendore te fshatit
me shikim të shqiponjës
krenohesh me fatin
duke i bëre roje.

Roje në luftë me armiqë
Roje në liri,
të kujtoj me mall
Simbol per shqiptari.

Të putha ftyren në permendore
të ndjeva se me buzeqeshe fortë
ti mbete krenar sic ishe prore
e unë, mua me rrodhën lotë. Sad

______________________
me respekt dhe plot mall
per komandantin
Isë Kastrati.
besa-besë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyFri Nov 09, 2007 11:14 pm

Kjo poeme eshte marre nga romani
<<OSO KUKA>> shkruar nga shkrimtari i shquar Sulejman Krasniqi.
Gjithashtu ndodhet ne koleksionin e
dr. Gerhard Geseman ,,Heroische Lebensform zu Literatur und weskunde Ballkanische Patriarchalitet,,-Munchen- 1979.

KRENARI SHQIPTARI
Nuk te perulem, as te leshoj udhe!
Pse jam i vorfen,pa fajin tim, jam burre!
Nuk te leshoj udhe, anise pjelle e nji bareshe!
Nuk te nenshtrohem,sikur te jesh bir i cdo mbretneshe!
Ti mund te kesh lindur ne djepin me ar,
i mbeshtjellun me mendafsh te bute e te papare;
ushqye me musht luleshqerrash e me mjalte,
pasanikja te kete mbeshtjelle me brez te arte.
Po une jam me i madh se ne kasolle vorfnie,
me buke, krype e fjale fisnikie
e ruejta, e mbrojta, u gjakosa per kete toke,
nder motet ma te veshtira pushken pata shok.
Ne lahuten time do gjesh historine,
te lashte sa rruzulli per mua,per Shqiperine!
Me ka linde shqiptarja e ashper,e forte,
midis dhenve dhe krismave, mbi shkambin e ftofte,
Me ka mbeshtjelle me shallin e leshte e te ngrohte,
peshtjellakun ma te mire qe s'asht pa ne bote!
Lidhun me ka me sixhim, loze manaferre.
Nuk me ka perkedhelun, por ushqye me tamel dele!
Dhe per kete jam betue:
Askujt udhen s'kam per t'ia leshue!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyFri Nov 16, 2007 7:52 pm

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Uckmemaska

Kushtrimi

Zgjohuni vellezër
e s'e ndini!
se atdheu po na thërret
zgjuni ne këmbë, ndejë mos rrini
kush e do kombin e vet.

Sa më lart zanin ta qoni
me një zë si një rrufe
armët prej dore mos i leshoni
pa i pergjakur për ATDHE.

a ka më nderë se t'jemi deshmorë?
a ka më nderë se të hym' në altarë
c'nderë kur valvitet flamuri me shqiponjë
andaj lufto per Bashkim Kombëtar......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptySun Nov 25, 2007 5:46 pm

Besa_besë Isë Kastrati

I shkruaj një deshmori
i shkruaj një intelektualit
i shkruaj një babai
i shlruaj Isë atdhetarit.

I shkruaj dhe i drejtohem në altar
I shkruaj per t'a pershendetur
I shkruaj vëllaut tim shqiptar
I shkruaj për kohën që po ecën.

U njohëm shumë gjat në robëri
U njohëm shumë gjat në atdhe
U njohëm shumë gjat në beteja
U njohëm shume gjat në at fole.

Ndaj ti u ngrite në altar
Ndaj unë ngela vdekur
Ndaj ti mbete legjendar
Ndaj unë perjetë vetëm.

Deshmoret kurr nuk vdesin
deshmoret prore jetojnë
deshmoret legjendë mbesin
deshmoret liri dhurojnë.

__________________
Komandantit
Isa Sabit Kastrati
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptySat Dec 01, 2007 6:11 pm

Kënga e Lirisë

Krismat e armeve buqasin
ato shkyejne bjeshkë e mal
mbi armikun e ndytë shkaun
ejani vllezer shqipetarë.

Komandant "GACA" Isa Kastrati
kushtrimin leshon me zë t'lartë
gjëmon kodra e gjemon shpati
Atdheu na qenka gjëja e ARTÊ.

Në lagjen Bullaj n'fole t'skifterit
dëshmorë ranë n'fushë t'nderit
aty n'Bullaj rrënzë atij shpati
ra dëshmor Isa Kastrati.

Amanet i fundit për vellezër t'vet
te luftohet në këto troje
lidhuni me besa-besë
të luftoni deri në FITORE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyTue Dec 11, 2007 11:07 pm

Kadri Kadriu,piktor dhe poet,i lindur me 5 korrik 1954 ne Qirez te Drenices,ne mbremjen e11marsit 1999 u masakrua nga barbaret serb te cilet ja dogjen shtepine,pikturat dhe biblioteken me 3000 tituj.
Ne vitin 2000 klubi letrar"Lumi i Bardhe",ne Mitrovice,boton librin e tij"GULQIM ZEMRE",ne zgjodhem kete poezi nga Kadri Kadriu:

KËSHTJELLA
E kuqe eshte keshtjella ime
mbi prushin evotres qe nuk fiket
eshte flake ne naten pa hene
Mbi themele kasollash te djegura
nder male e shkrepa
Bedenat e saj jane vetem pelcitja e territ
Nga nje krisme qe jehoi si kushtrim
E i permbysi shekujt e pa qene
Nga muranat e saj
I bardhe rrjedh perhere kujtimi
per nje grua qe aq bukur
Qe aq madherishem u flijua
per Dashurine e Madhe
Per ardhmerine...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyWed Dec 19, 2007 2:28 am

deshmoret s'vdesin kurrrrr!

________________________
ju keni flijuar jetën
ju jeni në altarë
ju realizuat shpresën
ne vdiqëm të gjallë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptySat Dec 22, 2007 6:31 am

ju që jetoni me mua...

edhe pas pushkes suaj
një qetsi mbreteron...
unë prore po vuaj
e malli më përvlon!
Cdo gjë në heshtje
pa bë zanë,
emrin tuaj e gjej
tek Kosova nanë.
Ju që jetonni me mua
te perjetshem jeni
emrat e radhitur ne flamur
aty ju i keni.
Sado qe shkruaj
nuk mjafton dot...
kur te tjeret heshtin
ateherë me rrjedhin lotë!
Ndaj serish ju jetoni
meqë jeni t'pavdekur
ju Lirinë sot begatoni
ndaj pushoni te heshtur...
ndonëse dikush ju kujton
i gjallë por "i vdekur"

____________________
_____LAVDI__________
____përjetë__________
____________________
"jam_buli"


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptySat Dec 22, 2007 12:19 pm

TË GJALLËVE


Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve,
mos kërkoni nëpër libra,
aty s'është jeta e tyre,është jehona e saj.

Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët,
mos shkoni në shtëpitë e tyre,
shikoni robrinë tuaj.

Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët,
mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre,
ato janë flutura që s'kapen dot.

Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit,
secili prej nesh ka qenë prezent.

Nëse dëshironi t'i nderoni dëshmorët,
mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule,
lulet do t'u vyshken në dorë.

Nëse...
Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët,
ecni në rrugën e tyre,
aty do të gjeni gjeninë e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptySat Dec 22, 2007 12:20 pm

PARA DËSHMORIT

Nësete dëshmori shohim,
vetëm të kaluarën e tij,
ne s'e kemi parë dëshmorin,
por kornizën që e rrethon,
nëse te dëshmori nuk kemi parë të ardhmen,
ne s'e kemi parë dëshmorin,
por një kufomë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptySat Dec 22, 2007 12:21 pm

PRINDËRVE TË DËSHMORIT


Ju prindër nuk ngopeni
T'ua bëjnë birin edhe president
për së vdekuri
Doni ta shihni lart e më lart
Por edhe sikur
Të pamundurën ta bëjmë
Të pangopur do të mbeteni
Ju birin tuaj e doni të gjallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptySat Dec 22, 2007 12:22 pm

E VRANËT ISHTE AJO DITË


1.
E vranët ishte ajo ditë, si sot,pa shi
Veçse s' ishte gusht, por ishte nëntor
Me përtesë ecte kortezhi drejt varrit
Dhembje e madhe zihej në krahror.

2.
Asnjeri s' ngutej.
S' mund të pajtoheshim që s' do ta shihnim më
Lotët rridhnin faqeve të zbehta
S' ndihej asnjë zë.

3.
E vranët ishte ajo ditë
Heshtjen prishte vetëm zhurma e vajit
Ishte vaj edhe më i vranët se dita
Kortezhi ecte ngadalë drejt varrit.

4.
Përtonim por megjithatë ecnim
Oh! Pse ecnim, pse nuk ndaleshim në vend?
Për të zgjatur së paku takimin e fundit.

5.
Për t' a shuar mallin, t' vetmin melhem
Ecte kortezhi.
I vdekuri shtrihej gjatë në tabut
Dhëmbët i kishte të shtërnguar
Flokët të shpupuritur, ballin e zbehtë.

6.
Në ballë dukej shenja që kishte lënë plumbi i gjaksorit
Kur e kishte goditur nga larg
Ai ishte rrëzuar atëherë
Por s' ishte dorzuar.

7.
E vranët ishte ajo ditë
Dëshmori çohej në varr
Ecte kortezhi me lot në sy
Dhembja barazohej me një mal.

8.
Ç' thoshin duart e tij në pozicion lufte
E kuptuan të gjithë:
Shokët, miqtë, njerzit e tjerë
E kuptoi edhe moti i lig.

9.
Nëna vështirë e kishte pritur lajmin e zi
Më keq s' do ta ndjente as sëpatën mbi trup
Dhëmbët kishte shtrënguar, lotët kishte ndalur
Kishte filluar monologun e saj të pafund.

10.
Ishte po ky monolog që e bënte në kortezh
I fliste birit të saj që tani më s' e kishte
E kujtonte, e dëshironte, e përshëndeste, e porosiste...

11.
Të "zjarrta" plot dhembje, ishin këto fjalë
Ato s' ishin fjalë, ishin vet jeta
Ishte shndrruar jeta në fjalë
Tani kur djalin ia kishte rrëmbyer vdekja.

12.
Fjalët që përmbajnë një jetë
nuk mund të shqiptohen
vetëm përshpëriten,
kënga për dëshmorin nuk krijohet, ajo vetëm këndohet.

13.
Atë ditë e vranët ishte koha
Por më të vranët ishin njerzit
E dija se për mua po niset një jetë e re
Me brenga e shqetsime për ty atdhe.

Rruga e Bledit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptySat Dec 22, 2007 12:23 pm

ATY KU THËRRET ATDHEU



(Kushtuar heronjve Bahri FAZLIU dhe Agron RRAHMANI)


Aty ku ndihet teli i çiftelisë
Ku populli rri i zgjuar fanar
Aty ku për atdheun luftohet e këndohet
Aty i keni Bahriun e Agronin ilegalë

Aty ku me pendë e me gjak
Shkruhet historia
Ku bajlozave ndër shekuj u bëhet qëndresë
Aty i keni të paepur Bahriun e Agronin
Me “Çlirimi”-n në dorë e me armë në brez

Aty ku dëgjohet kushtrimi i atdheut
Populli kryengritës do ta bëjë betimin
Aty në ballë do t’i gjeni Agronin e Bahriun
Me abc-në e çlirimit

Aty ku nata bëhet ditë
Vetëm për dritën, lirinë
Aty do t’i gjeni Agronin, Bahriun
Flamur bashkimi për Shqipërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptySun Dec 23, 2007 2:51 am

KOSOVË, O SHPIRTI I JONË

Tepër fjete, zgjohu, moj orë,
bijtë e tu thirrin n’flakë t’dashnisë’
Me za t’thekshëm me pushkë n’dorë,
Pjesë të pandashme të Shqipnisë.
Shqiptarë ke, shqiptare je,
Shpirti nga trupi kurr’ s’mund t’ndahet,
N’ty jetojmë, n’ty kemi le,
Gjaku ujë kurr’ s’mund të bahet!
Eshtna t’vjetër dhe të rij’
Janë grumbullue për ty përherë,
Lule lirie duhet t’mbijë
Shqip ka b’za n’at’ tokë përherë.
N’mund e djersë, Kosovë moj trime,
Mbahu ndër shekuj n’hov t’burrnisë!
Ndër llogore me flijime,
Gufon gjaku i lirisë.
Gjak e zemër, dritë Arbnisë,
Na ke bij e të kemi nanë,
Kosovë, shpirt i Shqipnisë,
Pa ty vdekë ma mirë të tanë!



Haki Taha
POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Image0012
Haki Taha (1913 - 1945)


Haki Taha i qendron besnik betimit dhe me 14 mars 1945, i hyn ne zyre ne Prishtine Miladin Popovicit tue i thane se mjaft ma i ke mashtrue e tradhetue shqiptaret dhe e vret.

Hakiu nuk ja duel me u arratis prej Prishtine, prandaj vret vehten. Minush Lipoveci e Zeki Shehu kane vdek nder tortura ne Goli Otok, ndersa Murat Llabunishtin, Sigurimi i Shqipnise e ka arrestue ne Elbasan e dorezue UDB-se jugosllave ne Shkup ku e kane mbyt me tortura, ndersa Prenk Gruda ka mbet deshmitar i shokeve te tij dhe i shume ceshtjeve tragjike shqiptare.

Asht fole se masakrimi i 5-6 mije shqiptareve ne Tivar u ba ate dite qe Haki Taha vret Miladinin, gjoja per hakmarrje.
Prishtinen e hymnizoi gjaku i Haki Tahes - Hero dhe Tivari u la me gjakun e mijra shqiptareve te pafajshem - deshmore te Kombit Shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyMon Feb 11, 2008 1:24 am

Udha e mbare, Trim!

Nisu Trim,
capit drejt agut te pergjakur
atje plumbat
shkruajne germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i ri-si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
perpara ke jeten...ke vdekjen.


Nisu Trim,
drejt lavdise se heshtur
drejt te embelit-hidherakut
a-t-dh-e-u-t.
Ku armet renkojne shqip
ku buzet vjellin hekur
nisu Trim
se nata kemben e theu.

Nisu Trim!
shtij nje pushke edhe per mua,
melcine e nates
copetoje me maje te bajonetes,
flake vdekjen nga supet tane
femijet
jetimet
ne syte e tu te lexojne
himnet e jetes.

Nisu Trim!
buzethare...se shteren burimet
se u dogj u be shkrumb
gruri ne are
se nenat, nenat
nuk flene gjithe naten nga renkimet
per djemte e tyre te vrare...
Nisu Trim
ti je i fundit...
se une,
nuk kam per te te qare

Shko Trimi im!
Te qofte udha e mbare...

Alban Tartari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyMon Feb 25, 2008 1:53 am

Dëshmorëve ..
( At Gjerg Fishta)

O ata t'lumtë, qi dhanë jetën,
o ata t'lumtë, qi shkrinë vehten,
qi për Mbret e vend të Parëve,
qi për erz e nderë t'Shqiptarëve
derdhën gjakun tue luftue,
porsi t'Parët u pa'n punue!
Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina:
e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë,
e der' t' ketë n' detë ujë e ranë,
der' sa t'shndërisin diellë e hanë,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangë e n'valle por u këndojshin.
E njaj gjak, qi kanë dikue,
ban, o Zot, qi t'jesë tue velue
për m'ia xe zemrën Shqiptarit,
për kah vendi e gjuha e t'Parit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyMon Feb 25, 2008 1:59 am

Dëshmorëve
(Ilam Berisha)

Përballuat rrebeshet e armikut
Pa masë çmuat atdhedashurinë
Retë shpërndatë e qiellin ndriçuat
Derdhët gjakun dhe sollët lirinë.

Përulemi para jush
Këngë për ju këndojmë
Fitoret që dhuruat do t`i ruajmë si sytë
Në shenjë respekti lule u dhurojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptyMon Feb 25, 2008 2:04 am

ADEM JASHARI

(nga Rrustem Geci)

- Betohem se nuk kam vdekur !-
Në çdo rreze të diellit
unë kam pikat e gjakut
flamurin tim të betejave
të guximshmit e luftës

Në çdo pëllëmbë Kosove
Kosova kremton Kosovën
Shtet në radhë të shteteve
Popull në mes të popujve

Në këtë tokë denbabaden
Kosova ka një adresë
që nga pellazgët e moçëm
deri te shqiptarët e sotëm

Kosovë, shqiptar, Shqipëri
betohem se s´kam vdekur
flamuri do pyet për mua
po thuani… jam në valle!..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptySat Mar 01, 2008 4:15 am

Luftëtarit
Hil Mosi (kushtuar Zef Harapit-deshmor me 1912)

Atje n’at vend të lamun
Me gjak t’Arbnorit t’dlirë;
Atje nji djalë âsht vramun
Atje mbet nji Ilirë.

Atje n’at vend barbari
E njofti mirë djelmnín;
Atje rrëfei Shqiptari
Sá shtrêjt e blén lirín.

Atje Shqypja luftovi
Trimnisht me zogjt e vet;
Atje nji zâ ushtovi:
“Në zjarm, se nji na mbet!”

Ai vend nuk do t’harrohet
I gjall’ do t’jét për né;
Mbas tashit do t’emnohet:
“Nji çerdhe e Shqipes s’ré”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 EmptySat Mar 01, 2008 4:49 am

Shqipëri, o jetëgjatë



Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e tëtëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.


Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë.


Naim Frashëri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT   POEZI PËR DËSHMORËT - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
POEZI PËR DËSHMORËT
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë
» Dëshmoret e kombit
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: