|
| Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë | |
|
+12sela-mi MUHAMETII zeriatdheut kacimix Eva0506 petritkola agim__barja Sofra feratkoca Ago Muji Driola Orfe@ 16 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Mon Oct 06, 2008 5:54 am | |
| Kosova s’ka dëshmorë, dëshmorët e UÇK-së janë, Përshtatja e manifestimeve për dëshmorët e kombit!
· "Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre; do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t'i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!" (Betimi i ushtarit të UÇK-së)
Shkruan: Albin Kurti - Prishtinë, 04. 10. 2008 Manifestimet e ndryshme për dëshmorët e kombit dallojnë shumë nga njëra-tjetra. Disa manifestime janë më modeste kurse disa të tjera më pompoze. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me heroizmat dhe kontributin e dëshmorëve. Nuk ka të bëjë aq as me ndjenjat lokaliste të komandantëve të shndërruar në politikanë, që duan të ngrisin veten përmes dëshmorëve të anës së tyre. Diçka tjetër e përcakton dallimin ndërmjet vëmendjeve që u kushtohen dëshmorëve përmes manifestimeve për ta. Në masën në të cilën familja apo shokët e gjallë të dëshmorit i nënshtrohen kursit të politikës zyrtare, në atë masë ngrihet rëndësia posteriori e dëshmorit të caktuar. Pra, nëse familja apo shokët e gjallë të dëshmorit të kombit janë dakord që në manifestim të intonohet himni i Kosovës 'Evropa', të valojë flamuri i Kosovës, kori i fëmijëve t'i ketë ngjyrat 'kaltër e verdhë' e jo 'kuq e zi', të thuhet që dëshmorët e kombit e dhanë jetën për këtë liri që po e gëzojmë sot, të thuhet se ëndrra e ideali i dëshmorëve u realizuan, t'u jepet fjala eventualisht edhe atyre që kanë qenë kundër luftës çlirimtare (ose së paku që nuk e kanë ndihmuar atë), vetëm atëherë të vijnë në manifestim kryetari, kryeministri me ndonjë ministër dhe kuadrot e larta partiake.
· Përdhosja e figurës së Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari! (Sh.B)
· Keqpërdorimi i dëshmorit të kombit Zahir Pajaziti (Sh.B) E, aty ku janë ata, vijnë edhe RTK-ja e mediat e tjera, të cilat më parë se manifestimet për dëshmorët i ndjekin paraqitjet publike të pushtetarëve. Aty ku merr pjesë kryetari a kryeministri, aty ku vjen edhe RTK-ja, dhe ai manifestim mandej s'mund të jetë dosido, apo jo? Prandaj shtohen përgatitjet dhe investimet për manifestimin i cili del më madhështor, më impozant, dhe të cilin e sheh gjithë Kosova e diaspora përmes televizorit. Për pasojë, ai dëshmor na shfaqet i rëndësisë së veçantë në krahasim me dëshmorët e tjerë. Qytetarëve të Kosovës u sajohet në kokat e tyre një hierarki e caktuar e dëshmorëve të kombit, e me këtë edhe një version i caktuar i historisë. Përderisa analistët po diskutojnë për nevojën e rishkrimit të historisë, shkrimi i saj i shtrembëruar tashmë po ngjan (sërish).
Po qe se i vizitoni ose i takoni familjet e dëshmorëve menjëherë do ta kuptoni se çfarë do të jetë manifestimi për të birin a vëllain e tyre dëshmor. Sa më shumë që ka familjarë të dëshmorit të kooptuar në sistemin aktual politik, aq më e pasur materialisht është familja e dëshmorit dhe aq më lart posteriori ngrihet dëshmori. Manifestimet më modeste për dëshmorët bëhen atëherë kur familja e dëshmorit është e varfër dhe nuk është e integruar në sistemin politik e në projektet e tij. Pra, kur familja e dëshmorit nuk ka anëtarë të punësuar nëpër ministri, PTK apo Aeroport. Nga manifestimet e dëshmorëve që i kanë edhe sot e kësaj dite familjet e varfra ka fare pak apo aspak raportime të mediave. Rrjedhimisht, për ata dëshmorë nuk mësojmë shumë dhe mësojmë gjithnjë e më pak.
Në anën tjetër, kjo mënyrë e manifestimeve për dëshmorët i përjashton automatikisht dëshmorët nga Kosova që dhanë jetën në Luginë të Preshevës apo në Maqedoni si pjesëtarë të UÇPMB-së apo Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Shumica e qytetarëve të Kosovës sot nuk janë në gjendje ta thonë emrin e asnjë dëshmori nga Kosova i cili u vra në Luginë të Preshevës apo në Maqedoni. Manifestimet për dëshmorët e kombit përkrahen nga Qeveria për aq sa ato mund të funksionalizohen për nevojat e politikës zyrtare. Qeveria e Kosovës i mbështet vetëm dëshmorët e kombit, familjet e të cilëve lejojnë që ata dëshmorë të kosovarizohen post mortum.
Qeveria sigurisht se nuk e ka lehtë. Sepse, Kosova nuk ka dëshmorë. Dëshmorët e UÇK-së janë, në fakt, dëshmorë të Shqipërisë. Lexojeni betimin e ushtarit të UÇK-së dhe binduni: "Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre; do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t'i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!" Në asnjë vend nuk përmendet Kosova. Nëse Hashim Thaçi organizon ndonjë forcë të armatosur për t'i kontrolluar kufijtë e Kosovës e për ta marrë veriun, atëherë Kosova do të mund t'i ketë dëshmorët e parë të saj. Mirëpo, natyrisht se kjo gjë nuk do të ndodhë. Qeveria e Hashim Thaçit s'e ka ndërmend t'u bëjë gjë as strukturave të Serbisë në Graçanicë (përveçse t'ua ruajë rrogat), e lëre më atyre në veriun e Kosovës. Kjo Qeveri nuk e ka preokupim tokën e territorin e Kosovës, ajo s'brengoset për hapësirën e Kosovës. Kjo Qeveri e ka në thumb kohën e Kosovës, historinë e saj, të cilën dëshiron ta përdorë në shërbim të jetëgjatësisë së vetes. Politikanët e qeverisjes aktuale për të mbetur qeveritarë kanë dëshmuar se janë të gatshëm të qeverisin edhe me dëshmorët.
Prandaj, nuk është e drejtë që çfarëdo trajtimi i historisë, sidomos ai me synim rishkrimin e saj, të bëhet thuajse shkrimi i politizuar i historisë i takon historisë, pra të kaluarës; dhe, thuajse e tashmja që deponohet si shumësi faktesh për historinë e ardhshme s'do të ketë nevojë të rishkruhet përsëri në të ardhmen. Diskutimi për rishkrimin e historisë mund të bëhet vetëm prej atyre njerëzve që e kuptojnë se edhe pozita e tyre në të sotmen nuk është imune, se nuk është pozitë e një epoke postideologjike a postpolitike, prej nga do të ishin të sigurt që ta kenë komoditetin e analizës së pastër dhe absolutisht objektive. Nuk mund të ketë vështrim kritik për historinë e shkruar dhe as konstatim kredibil për nevojën për rishkrimin e cilësdo pjesë të saj, pa e pranuar se edhe kritikuesi edhe e sotmja e tij nuk janë përjashtim dhe s'paraqesin kurrfarë veçantie. Pierre Bourdieu me të drejtë thoshte se i gjithë progresi në njohjen e objektit është progres në njohjen e subjektit që njeh, dhe anasjelltas. Diktaturat në të kaluarën dhe mundësitë për diktatura në të ardhmen nuk duhet të trajtohen thuajse e sotmja është një kohë pa diktaturë. Madje, pikërisht ajo mënyrë do të bënte që diktaturat e shkuara të harrohen për shkak të atyre që do të na vijnë. | |
| | | Driola Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1062 Registration date : 25/06/2008
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Wed Oct 08, 2008 11:36 am | |
| HAXHI HOTI- NJERI I THJESHTË QË BËRI VEPËR TË MADHE (2. 4. 1967 – 8. 6. 1998)
“ ...njerëzve të thjeshtë u zbulohen sekretet vetëm pasi të vdesin, ndërsa të zgjedhurve s’u mbetet asgjë sekret, sepse zbulohen ende pa e bërë hapin e parë... “
Haxhi Halil Hoti u lind më 2 prill 1967 në Rogovë të Hasit, në një familje me tradita kombëtare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjakovë. Pas përfundimit të shkollës së mesme merr rrugën e kurbetit dhe shkon në Perëndim, më saktësisht, vendoset në Zvicër, e më pas kalon në Gjermani. Me fillimin e luftës në Kosovë, Haxhiu i përgjigjet besnikërisht thirrjes së atdheut dhe kthehet në Kosovë, duke parë se më tepër do t’i ndihmojë atdheut në Kosovë. Kështu, në dhjetor të vitit 1997 kthehet në Rogovë dhe kontakton me krerët e UÇK-së, nga të cilët emërohet koordintor i kalimit të kufirit Kosovë – Shqipëri, në rajonin e Hasit. Prej dhjetorit të vitit 1997 e deri në mars të vitit 1998, Haxhiu kalon kufirin disa herë me radhë me grupe më të vogla të ushtarëve të UÇK-së, të cilët nisën bartjen e armatimit, por pas rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, maleve të Pashtrikut iu drejtua një numër më i madh i ushtarëve të UÇK-së, të cilët i priste dhe i përcillte Haxhi Hoti drejt kufirit në Shqipëri. Haxhiu, me ushtarët e UÇK-së, në fillim të vitit 1998, nëpër Shqipëri bënte edhe grumbullimin e armatimit, e pastaj edhe deponimin e armëve në fshatin Vlahën. Kalimet më të shpeshta të kufirit filluan në mars të vitit 1998, në veçanti me ushtarët e Zonës Operative të Drenicës, e më pas edhe me ata të Zonës Operative të Pashtrikut. Në mes të marsit të vitit 1998, Haxhiu ngarkohet koordinator i kufirit për malet e Pashtrikut këndej Pashtrikut dhe disa herë me radhë, së bashku me luftëtarë të njohur të UÇK-së, kalon kufirin dhe del në Shqipëri për t’i caktuar pikat furnizuese dhe grumbulluese të armatimit. Në muajin prill, kremtimin e ditëlindjes e bëri në malet e Pashtrikut. Pas disa ditësh, një ditë e gjeti të lirë dhe shkoi në shtëpinë e tij e u takua me nënë Nafien. Ajo sapo e pa të birin , të cilin nuk e kishte takuar gati se një muaj, iu drejtua: - Po nuk gjete more bir një ditë të lirë e të shkosh te doktori në mënyrë që ta kesh një fëmijë, sepse është kohë lufte dhe nuk i dihet jetës! Haxhiu me buzëqeshje ia ktheu nënës: „Unë e di moj nënë se ty të preokupon kjo çështje, që nuk kam fëmijë, por jam shumë i sigurt se të gjithë fëmijët e Kosovës, që po rriten nën thundrën e okupatorit serb, po më bëhet se po më drejtohen: “ Xhaxhi Haxhi, na ndihmo që të çlirohemi, sepse edhe ne mund ta ndihmojmë Kosovën për bashkimin e trojeve shqiptare dhe kjo më detyron që unë të mos mendoj për veten, as për gruan e as për familjen, sepse të gjithë fëmijët e Kosovës më bëhet se janë të mitë dhe unë i tyre”. Në prill të vitit 1998, numri i ushtarëve të UÇK-së, që nisen për në Shqipëri, nis të rritet dhe gjatë këtij muaj nëpërmjet Haxhi Hotit kaluan kufirit rreth 15 mijë ushtarë. Haxhi Hoti, jo vetëm se u printe ushtarëve të UÇK-së shtigjeve të lirisë për bartjen e armatimit, por ai bënte edhe bartjen e ushtarëve të plagosur, së bashku me shokët dhe i nxirrnin në Shqipëri për t’u shëruar. Për një periudhë të gjatë disamujore ai bashkëpunon me Mensur Zyberin, nga Drenoci, të cilët bënin koordinimin e lëvizjes së ushtarëve nga të gjitha zonat për në drejtim të Shqipërisë, por edhe kalimet e shumë drejtuesve të UÇK-së. Herën e 32-të të kalimit të kufirit, me 80 ushtarë të lirisë, më 6 qershor, niset nga Rogova me një grup ushtarësh, në mesin e të cilëve kishte edhe ushtarë të plagosur. Të nesërmen, më 7 qershor, deri në vijën kufitare i përcjell dy grupe ushtarësh të ngarkuar me armatim, ndërsa vetë kthehet sërish në Vlahën për të pritur ardhjen e armatimit nga Durrësi dhe një grup ushtarësh, të cilët po vinin nga vise të ndryshme të shteteve të Perëndimit për të hyrë në Kosovë, për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së. Në mbrëmjen e 8 qershorit, pasi marrin armatimin e shumëpritur, në mesin e të cilit kishte edhe tre topa, Haxhiu, si përcjellës i kësaj kolone prej 80 ushtarëve, kujdeset për armatimin, në veçanti për topat që po hynin në Kosovë. Gjatë këtij udhëtimi të gjatë dhe të mundimshëm në një moment kolona e ushtarëve ndalet, ngase kali në të cilin ishte ngarkuar armatimi u rrëzua. Haxhiu, duke ditur se armët ishin më se të nevojshme, nga rreshti i parë i kolonës ndahet dhe shkon për të parë se ç’kishte ndodhur me armatimin. Shkon në mes të kolonës dhe pasi ringarkon armatimin në kalë dhe sapo niset kolona, një breshëri plumbash të okupatorit e qëllojnë për vdekje Komandant Lleshin, duke e ndarë nga shokët, por duke e përjetësuar në pavdekësi. Herën e fundit, Haxhiu i kishte dhënë vetes detyrë që kësaj radhe t’i armatoste edhe dhjetëshet e shtabeve lokale të Hasit, sepse e shihte se nga dita në ditë kalimi i kufirit po bëhej më i vështirë për ushtarët e UÇK-së. Në krye të detyrës bie heroikisht më 8 qershor 1998 në Majën e Kurorës, në malet e Pashtrikut, në të cilin vend një vit më parë kishte rënë heroikisht pishtari i UÇK-së Luan Haradinaj. Haxhi Hoti-Lleshi kishte një dashuri të madhe dhe të zjarrtë për atdheun e tij, për Shqipërinë. Në një rast, kur ai pasi kishte rrahur ato shtigje të vështira dhe të ashpra të Pashtrikut dhe kishte arritur në qytezën e Krumës, qendër e Hasit, e kishte ndaluar për disa çaste policia shqiptare me një grup shokësh. Kur e kishte pyetur njëri prej tyre se përse kanë ardhur në Shqipëri, ai me një gjakftohtësi dhe seriozitet do t’i përgjigjet policit: „Kam ardhur për vizitë në shtetin amë, të cilin e dua më shumë se vetveten“. Kjo deklaratë e tij e nënshkruar nga ai dhe grupi që ishte me të, dëshmon më së miri se sa shqiptarët e Kosovës e duan Shqipërinë, se sa të qetë e ndjejnë veten kur janë në tokën e lirë të shtetit tonë. Rënia heroike e Haxhiut la zbrazëti të madhe në frontin më të vështirë të luftës, atë të bartjes së zjarrit të lirisë. Lleshi tregoi vullnet të madh dhe bëri një jetë shumë të dendur përplot angazhime, sakrifica, mundime, por edhe plot suksese, cilësi këto që dëshmuan karakterin e fortë dhe bindjen e thellë që dëshmoi ai. Haxhi Hoti luftoi për idealet më të larta të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, për realizimin e këtyre idealeve, të cilat janë edhe aspiratë e kahmotshme e popullit shqiptar. Ai dha jetën e tij, gjakun dhe hyri në historinë tonë më të re si vazhdues i denjë i rrugës së lirisë që e ndoqën të parët tanë. Ai vulosi veprimtarinë e tij me gjak dhe hyri në armatën e pavdekshme të dëshmorëve të kombit. Djaloshi trim nga Hasi ra për liri dhe rënia e tij në këtë rrugëtim të shenjtë ndriçon rrugën që kanë detyrim të madh ta vazhdojnë ata që mbijetuan, shokët dhe bashkëluftëtarët e tij. Hasi është vendi i larë me gjakun e dëshmorëve, është ura që afroi e lidhi vëllezërit e një gjaku, është vatra e madhe që priti e përcolli breza që lanë vepër të madhe. Kjo trevë shqiptare e ndarë dhunshëm dhe e mbajtur e ndarë me “murin” absurd, është pengesa që Lleshi me shokë e shembën. Rrahu me këmbë këto shtigje të vështira Lleshi dhe bashkëkohanikët e tij, shkeli çdo pëllëmbë të tokës së Hasit, duke kaluar pengesat e pritat me shumë mund, djersë, me gjak. Pjesa, ku e kontrollonin pushtuesit e që banorët e quajnë “Hasi i Thatë”, u njom me gjakun rrëke që u derdh për ta bërë Hasin një dhe të pandarë, për ta bërë atdheun tonë të lirë, për të jetuar e lirë Shqipëria dhe për të jetuar i bashkuar në një shtet kombi shqiptar. Toka jonë ende qan për bijtë e vet më të mirë, ajo ende kërkon liri, rënkon nga mungesa e saj dhe nga çizmet e huaja që e shkelin. Bijtë si Komandant Lleshi ia lanë borxhin tokës që i lindi, popullit që i rriti e i edukoi, duke u flijuar për të. Porosia e madhe e tyre kumbon si kushtrim, prej të gjithë neve kërkon punë, përkushtim, besnikëri e sakrificë të re për ta bërë realitet qëllimin për të cilin u bënë themel ata. Ne s’mund të themi që kemi bërë ende diçka sa kohë që nuk e realizojmë idealin e dëshmorëve. Ne atë që kemi për ta thënë sot për veten tonë, të mos e themi, sepse fjalët do t’i marrë era shpejt dhe do të ndjehemi të gjithë keq përballë realitetit që na rrethon. Liria ende nuk erdhi në Kosovë, trojet shqiptare ende nuk u çliruan nga sundimi sllav, Shqipëria ende nuk u bë lule, një dhe e bashkuar, siç e deshi Komandant Lleshi dhe luftëtarët dëshmorë të të gjithë brezave. Rreshtimi në përpjekje për ta ndryshuar realietin e sotshëm është domosdoshmëri e momentit historik, detyrë e vetme që na vë mbi shpatulla koha. Rreshtimi ynë në këtë front të vetëm përbën thelbin e përpjekjeve tona, të cilat do ta përballojnë me sukses shtegtimin drejt lirisë. Në këto shtigje do ta kemi mbështetjen e madhe që buron nga frymëzimi atdhetar e luftarak i veprës së dëshmorëve të kombit. Mbi këto përpjekje të paprera do të lindë e rritet liria. Ta sfidojmë kohën e ligë që po e bëjnë armiqtë e lirisë apo t’i japim mundësi që të blejë kohë armiku i pamëshirshëm i lirisë, kjo është çështja sot, të cilën duhet ta kryejmë pa humbur kohë. Ta mposhtim të keqen, pra, që të kemi të drejtë të themi se jemi në frontin e punës dhe të luftës që shpie idealin e dëshmorëve drejt jetësimit në praktikë.
Nexhat ÇOÇAJ __________________ BAC,U KRY!
| |
| |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Wed Oct 08, 2008 11:55 am | |
| Faleminderit Biligoa, une u irritova nga reagimi i Migjen Kelmendit mbi shkrimin e zoteriut Albin Kurti, kur ai (M.K) ne menyren me te poshter u shpreh duke thene se Albini eshte barabar me Sheshelin. Si duket atij sben me i prek fare ne Kosovarizem, ati ju ka ba gjaku uj. | |
| | | feratkoca Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 35 Vendi : Shqiperi/Mitrovicë Registration date : 21/10/2008
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Thu Oct 30, 2008 4:16 am | |
| po dihet se kush eshte Migjen Kelmendi nje UDB-ash i cili nje tradhetar i kombit qe e la serbia per te futur perqamje ne mes popullit ndersa ne anen tjeter dihet se kush eshte trimi Albin Kurti dihet vepa e tij te lumt o trim Albin vetem perpara | |
| | | feratkoca Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 35 Vendi : Shqiperi/Mitrovicë Registration date : 21/10/2008
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Thu Oct 30, 2008 4:54 am | |
| Kosova nuk ka dëshmor dëshmoret janë të Shqiperisë dhe jo te Kosoves prandaj pajtohem me ty z.Albin Kurti njeri i dijes dhe guximit i vendosur trim keni nje merit qe pak persona e kan ne trojet shqiptare nju lumte | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Thu Oct 30, 2008 5:30 am | |
| Migjen Kameleoni mashtrohet nëse mendon se populli ka harruar, se ideja për ndamje në"albanci i shiptari" vinte nga Beogradi, pandaj Migjeni sot po mundohet me apo pa vetëdije ta përmbushi amanetin e beogradit. Dikur kësaj ideje ju patë kundërvën Adem Demaçi, siç po ju kundërvihet sot haptas të gjithëve por edhe idesë për "Kombin Kosovar" Lëvizja Vetvendosja me në krye Albin Kurtin. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Thu Oct 30, 2008 12:08 pm | |
| VRASJA E MEHE UKES NE KRYE TE DETYRES NE LUSHTE
Mehe Uka ne dhjetore te vitit 1996 ishte ne shteoin e tij ne fshatin BAJGORE kishte rene debore e madhe rruget ishin te mbyllura por detyren e besuar duhej kryer Meha me 28 dhjetore 1996 ne mengjez u nis nga Bajgora per ne MITROVICE ate dite kishte kryer detyra qe i kishte planifikuar dhe u pergadit qe te nesermen te shkonte ne PREKAZ ne mbrembje serisht u kthye ne BAJGORE .DARDANIT djalit tij ja kishte bler nje automat LODER qe edhe si femij te pergaditej per lufte dhe te behe ushtar i lirise .Resmijes,bashkeshortes se tij i tregoi se edhe te nesermen duhej te shkoj ne MITROVICE dhe ne PREKAZ se kishte nje detyre shume me rendesi .ME 29-12-1996 ishte ngritur heret ne mengjes dhe neper deboren e madhe dhe acar i ftohet shume kaloi ne kembe 20 km .SABRIJES motres se tij i tregoi se kishte shume qe te kryente dhe se nuk dinte se kur do kthehj nga kjo ndarje e deri te vrasja e tij kane mbetur te panjohura shume rrethana te cilat nuk jan ndricuar edhe ne ditet e sotme .Ata qe e dijn nuk flasin dhe Meha eshte i vdekur e i vdekuri nuk fole. te tjeret pysin:SI U VRA MEHE UKA?A KISHTE HILE?A KISHTE TRADHETI dhe me dhjetra pytje te tjera .Te gjitha keto MEHEN nuk e ngjallin ,nuk e kthejne ne jete ,por familja ,shopket e tij qe e kane dashur deshirojne ta dijn te verteten. Te shkojme me rradhe: Meha e huazoi veturen per shkuarje ne MITROVICE tek nje person me emere e mbiemer M-H por nuk eshte bere e ditur se kush ishte vozitesi i tij, sepse Meha nuk ka pase patent shoferi Meha ne Prekaz nuk u takua me Sahit Jasharin ,i cili sipas nje deshmije ishte i plagosur ate dite ne rastesi dhe nuk ka pase mundesi te takohej dhe deshmia tjeter se ate dite ishte nje grua e semure dhe e kishin derguar ne spital.Keto shpjegime nuk jane me rendesi por me rendesi ishte se MEHA nuk u takua me JASHARET per te kryer detyren per te cilen kishte shkuar ne PREKAZ; DERI SOT KA MBETUR E PA SHPJEGUAR SE A ESHTE VRARE MEHA NE RRUGE GJATE KTHIMIT NGA PREKAZI PER NE MITROVICE ose e kane arrestuar ne Mitrovice.Po te ishte i vrare gjate kthimit do te vritej edhe vozitesi i tij por kjo nuk ndodhi?!VAZHDON | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Thu Oct 30, 2008 12:09 pm | |
| rrethe vrasjes se MEHE UKES munde te shtrohen me dhjetra pytje te tjera dhe ato kerkojne pergjigjeje per kete vrasje qe u be ne rrethana misterioze dhe te prgaditura mire nga policia serbe dhe sigurisht e ndihmuar edhe nga dy ose tre shqiptare qe edhe sot jane gjalle edhe nga dy qe jane te vdekur ka mbetur enigm kush e hapi banesen e tij ne mitrovice ku ai e ruante dokumentacioni e tij te veprimtaris ilegale.ne kete banes ishte e parapar te mbahej mbledhja ne mes perfaqesueseve te LKCKse dhe te UCKse Meha pas kthimit nga prekazi duhej te shkonte ne prishtin dhe ti mirrte Avni Klinakun dhe Fatmir Humolli dhe ti sillte ne Mitrovice dhe mbledhja duhej te fillonte rreth ores 19 dhe te gjitha planet u prishenmarveshja ne mes LKCKse dhe UCKse U SHTY DERI ME 11 MAJ 1998 dhe nga aktoret qe e filluan punen ishin vrare ose burgosur shume veta dhe ne liri ishin vetem Fatmir Humolli dhe Sahit Jashari marveshja u nenshkrua ne rrethana te reja edhe kjo eshte deshmi per rolin dhe autoritetin qe gezonte Meha ne subjektet te ndryshme te veprimtarise ilegale ne levizjen dhe luften per clirimin e te gjitha trojeve shqiptare te SHQIPERISE ETNIKE. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Thu Oct 30, 2008 12:19 pm | |
| Vuajtjet dhe torturat qe i perjetoi MEHE UKA dy dekada rresht nga pushtuesi serb,nuk e dobesuan,por perkundrazi,e forcuan shpirtin e tij luftarak ne menyre qe te kalitej pastaj per betaja edhe me te renda ne te ardhmen. perkunder torturave te egra te ushtruara nga organet e hetuesise,MEHE UKA ishte i pathyeshem dhe u be tmerr per armikun,edhe gjate viteve te mbajtjes ne kazamatet e serbise ai shquhej per qendrim burreror per afersi me shoket e burgut per largpamsi ne qendrimet politike .Vuajtjet e denimeve do ti mbaje ne MITROVICE,PRISHTIN,PRIZREN,ZRENJANIN,E SE FUNDIT NE SOMBORE,prej kur lirohet ne pranveren e vitit 1990.Edhe pse lirohet ne vlugun e pacifizmit,MEHE UKA qe ateher ishte shume i qarte rreth zgjidhejes se ceshtjes kombetare.Qe nga fillimi ishte kundershtare i vendosur i clirimit te kosoves me konferenca per shtyp dhe pa bere asgje prandaj pa hezituare fare i bashkangjitet ilegales shqiptare te kosoves. Ne nderkohe do ti vazhdoje studimet ne fakultetin e shkencave matematiko-natyrore,ne katedren e matematikes ne vitin 1990-1991 me krijimin e UNIONIT TE PAVARUR TE STUDENTEVE,ai emertohet kryetar i pare i unionit studentor ne krye te ketij organi ai shquhet per seriozitet dhe vetmohimte pashoq ne kryerjen e detyrave perkunder veprimtaris ilegale qe kryente ai ne vitin 1990 aktivizohet edhe ne organizaten ilegale Fronti i rezistences ku vepron deri ne burgosjen e antareve te sajQe nga viti 1992 e deri ne vdekje punon arsimtar i fizikes MEHA bjen ne kontakt me LKCKne dhe shume shpejt behet antari i saj duke kryer detyra shume te rendesishme ne veprimtarin e kesaj levizje.Deshir e tij e madhe ishte qe te bashkohej levizja ilegale andaj ne mesin e detyrave qe i ngarkohen nga KP i LKCKse ishte kontakti me UCKne AI DERI NE VDEKJE KREU ME SUKSES ROLIN E KORDINATORIT NE MES LKCK-se dhe te UCKse duke qene perher aktiv dhe i pandaleshem ne veprimtarin atdhetare UDBja nuk arriti ta ndryshije MEHE UKEN vendosi ta likuidoje fizikisht incidenti i montuar gjoja se i ndodhejes se aksidentit ne trafik tregon me se miri se vrasja e tij nuk ishte vrasje e rastesishme ai ra ne krye te detyres sot e shohim MEHEN ne shtatore ne sheshin qe mbane emrin e tij MEHE UKA ketu ne MITROVICEN E ndare ai u vra njeher ne menyre qe te rilindet njemijhere ardhja e tij nga TIRANA ne MITROVICE ka nje simbolike te vecante qe pergjason ne kerkesen historike per bashkimin e trojeve shqiptare e qe do te ndodhe ne nje te ardhme te shpejt ketij ideali ia kushtoje tere jeten e tij prej luftetari dhe u flijua MEHE UKA perkunder gezimit per ngritjen e shtatores se tij ne shoket dhe bashkeluftetaret e tij familja dhe qytetaret e te gjitha trojeve shqiptare qe jemi tubuare sot ne shtepin e kultures REXHEP MITROVICA ne shenje perkujtimi ne 6 vjetorin e renise te tij ndjejm zbrazeti te madhe ne shpirt na mungojn me te dashurit e MEHE UKES zogjet e tij sic thoshte ai femijeve ,DARDANI,SHOTA ARTA DHE MEHA I VOGELi cili lindi pas vrasjes se tij na mungon edhe bashkeshortje e jetes dhe e idealeve te MEHES, poetesha Resmije Uka na mungon i ati i tij i cili un masakrua nga barbaret serbe ne kohen e luftes se UCKse por na mungojn edhe shume shoke te tij qe idealin per liri e lane me gjakun e tyre mungojn edhe sot mbase kesaj lirije femijt e tij qe ne pamundesi qe te bejn jete te ndershme ketu ne kosove per te cilen i ati i tyre dha gjakun ata jane te detyruar te bejn jete kurbetcari ilegale apo refugjateve derisa meshira e atyre qe i mbajne ne shtetet e tyre harxhohet nje dite na mungojn pra me te dashurit e tij shenjat e para te tij dhe sakrifica sublime te tij ngase shoqeria shqiptare qe po ndertohet ne kete kosove e protetoruar nuk gjeti force dhe guxim qytetar qe te beje dicka per ta se paku nje kulum mbi koke ne menyre qe te shkollohen ne gjuhen e nenes nese jo me shume ngase ase per te tjeret do te thote per familjet e deshmoreve te tjere nuk eshte bere dicka me shume na mungojne ngase sic po shihen punet nuk eshte ne mode te jeshe femije deshmori per lirin e kosoves sic nuk eshte ne mode te jeshe familje deshmori sepse pengueka dike nga nderkombetaret por edhe nga shqiptaret e kosoves vetem ky fakt mjafton te thuhet se kosova ende nuk eshte e lire e aqe me pak e pavarur ngase nuk eshte e zonja ose thene me mire nuk ka guxim qytetarie ti sjell ne atdheun e tyre as edhe femijet e deshmorit MEHE UKA shtatoren e te cilit e perurojm sot emrin e te cilit e mbane nje shesh ne kete MITROVICEN e pergjysmuar qe te gjason me pergjysmim in historik te gjeografise kombetare te shqiptarev MEHE UKA bashke me luftetaret e tjere te lirise qe dhane jeten per lirin e kosoves nuk luftua dhe nuk u sakrifikuan qe Mitrovica te jete e ndare nuk luftuan per nje kosove me plot enklava qe ne kosove te punoje nje parlament i cili nuk mund te vendos as per femijt e deshmoreve qe te kene nje kulum mbi koke dhe te drejt shkollimi ne gjuhen e nenes nuk luftuan per nje kosove multietnike te qeverisur nga nga te huajt ngase multietnicitetin ne e kemi perjetuar me shume se 50 vjet si vellezerim bashkim ideologjiik nuk kane luftuar dhe nuk jane sakrifikuar qe ne kosoven e tyre te barazohen kriminelet me clirimtarete por mos te harrojme kjo kosove dhe kosova e neserme qe do te jete plotesishte e lire ne radhe te pare eshte kosova e deshmoreve te lirise se saj te femijeve te tyre kudo qofshin ata pastaj edhe e jona andaj edhe gezimi yne sot eshte i pergjysmuar shokeve te MEHE UKES nuk i ka hije te rrijne dhe te bejne sehir se cka po ndodhe sot ne kosoven atyre u ka hije ta ngrisin zerin ne menyr qe te mos luhet me vlerat themelore te jetes dhe te ekzistences sone te USHTRISE CLIRIMTARE TE KOSOVES dhe gjakum e deshmoreve te lirise te jeni te bindur kjo liri ose do jet e plot ose nuk quhet me liri
| pa ribashkimin e trojeve shqiptare nuk do kete liri amanetin e deshmoreve duhet quar ne vende ende kemi per te bere vazhdo rrugen mos u ndal per te mos vdekur kurre per bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare | |
| |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Thu Oct 30, 2008 12:31 pm | |
| ARRESTIMI DHE GJYKIMI I MEHE UKES NE PRISHTIN ARRESTIMI I PJESTAREVE TE ILEGALES TE LEVIZJES PER REPUBLIKEN SOCIALISTE TE SHQIPTAREVE NE JUGOSLLAVI RESPEKTIVISHT TE LEVIZJES POPULLORE PER REPUBLIKEN E KOSOVES SI DO QUHET ME VONE FILLOI ME 7-JANAR TE VITIT 1984 KUR ARRESTOHET ENVER TOPALLI STUDENT I FAKULTETIT EKONOMIK NGA FSHATI GREME KOMUNA E FERIZAJT PASTAJ ARRESTOHET KADRI OSAMANI ME 11 JANAR 1984 DHE KESHTU ME RRADHE U ARRESTUAN RRETH 20 VETA POR DISA U LIRUAN DHE NE BURG MBETEN 14 VETA GJYKIMI NE GJYQIN E QARKUT NE PRISHTIN FILLOI ME 26 QERSHORE DHE ME AKTGJYKIMIN E SHPALLUR ME 29 QERSHORE TE VITIT 1984 U SHPALLEN FAJTORE PER VEPER PENALE DHE U GJYKUAN 14 VETA KADRI OSMANI,ENVER TOPALLI,ABDULLAH RRUSTOLLI,RAIF QELA,RRAHIM RAMA ,REMZI BUNJAKU,AJET DULI,MEHE UKA,NEXHMEDIN GERGURI,MAHMUT IBRAHIMI ,IBUSH VISHI,BEHXHET IMISHTI,RAM BUJA,DHE AGIM VISHI NGA GRUPI 12 PREJ TYRE U GJYKUAN PER VEPER PENALE NGA NENI 136.PARAGRAFI1,PERKATSISHT 2 TE LP TE RSFJse dhe u pergjigjen nga nene 131,paragrafi1,perkatsisht 4, u shpallen fajtore dhe iu shqiptua denimi prej 117 vjet burg. Keni kujdes me shkronjat kapitale ( te medha ), nuk jan te lejuara. Me mirekuptim Stafi. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Thu Oct 30, 2008 11:31 pm | |
| Jane deshmore te Shqiperise Natyrale... | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Thu Oct 30, 2008 11:47 pm | |
| Ata jane deshmoret e Shqiperise pa diskutim, engjej qe kurre nuk harrohen, nuk kane moshe, qe na sjellin lote dhimbjeje, dashuri dhe krenari, qe i kemi gjithmone ne zemra dhe jane mes nesh. | |
| | | kacimix Anëtar i ri
Numri i postimeve : 104 Age : 46 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika Registration date : 26/10/2008
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Fri Oct 31, 2008 2:03 am | |
| Unn sjom plotesisht i mendimit tuaj !! Normal ata sakrifikuan jeten e tyre per bashkim kombetar me Shqiperine, por per mbrojten e trevave shekullore dardane sot te Kosoves , kshtu qe ata jane heronj jo vetem kosovar , mendimi im eshte heronj i te gjithe shqipetareve anembane qe jan !! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Fri Oct 31, 2008 3:14 am | |
| Deshmore i pare I UCK,se ESHTE ADRIAN KRASNIQI LUAN HARADINAJ QE KANE RENE NEN EMBLEMEN E UCK | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Fri Oct 31, 2008 5:45 pm | |
| Lavdi gjithe deshmoreve te shqiptarise. | |
| | | sela-mi Fillestar/e
Numri i postimeve : 20 Age : 42 Vendi : Belgjikë Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Sat Dec 06, 2008 9:08 pm | |
| Juve lexues dhe juve forumiste ju pershendes per temen n e te cilen se paku nje fjale e shkruar me pelqeu,TITULLI SME PELQEU FARE! nese thoni a pyetni se cila eshte ajo fjale, ska dyshim fare se ajo fjale eshte "dëshmorët". Pra, te shkruhet per deshmoret eshte respekt, te shkruhet per deshmoret eshte edhe krenari por nese tash ndaleni ne pika a presje dhe debatoni kot se te kujte na qenkan keta vallë....te kosoves a shqiperise kjo seshte asgje tjeter pos loje dhe gjepura ngase ata jane te gjithe te njejte dhe se ata jane DESHMORET E KOMBIT SHQIPËTAR. LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT SHQIPTAR | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Tue Jan 13, 2009 4:05 pm | |
| shpreson të Me daljen në dritë të vëllimit të parë të monografisë “
”, lexuesit shqiptar i jepet mundësia të njihet me jetën dhe veprën e dëshmorëve të rënë nën emblemën dhe me betimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën e udhëhequr prej saj për çlirimin e trojeve të pushtuara shqiptare.
Hapin për botimin e monografisë "
", Redaksia
e ka marrë duke u mbështetur në vendimin e Kuvendit Themelues të Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i mbajtur më 23 shtator 2000, në Prishtinë.
Redaksia
për botimin e monografisë "
" ka marrë hapin ta fillojë këtë punë kolosale duke u nisur nga obligimi që duhet të ndijë secili shqiptar para veprës heroike të dëshmorëve të rënë në luftë për lirinë kombëtare, gjaku i të cilëve qëndron në çdo shkëndijë lirie që ne gëzojmë sot dhe në themelin e lirisë të cilën do ta gëzojnë brezat e ardhshëm.
Nismën për ngritjen unksionimin e Redaksisë për botimin e monografisë "
", do ta servojë vetëm lëndën e parë për shkrimin e historisë për këta dëshmorë dhe materialin bazë, mbi të cilin do të mund ta marrin fillin vepra të mëdha historike, letrare e artistike. Po t'ia arrinte këtij qëllimi, Redaksia do të ndihej e lehtësuar nga barra e rëndë që me vetëdashje ia ka ngarkuar vetes dhe njëkohësisht do të ndihej e gëzuar për shlyerjen e një pjese të obligimit të përjetshëm që kemi ndaj atyre që dhanë jetën dhe derdhën gjakun për lirinë dhe bashkimin e kombit.
", që ka një rëndësi të veçantë kombëtare. Mbi bazën e këtij legjitimiteti, Redaksia do të funksionojë deri në krijimin e kushteve dhe të rrethanave, të cilat do të mundësojnë marrjen nën përkujdesjen institucionale të këtij projekti. Me ngritjen dhe funksionimin e strukturave qeverisëse në të gjitha nivelet e Kosovës, Redaksia
forcohet e të përkrahet edhe më fuqishëm në punën e saj, duke qenë pjesë obliguese e institucionit përkatës përgjegjës.
E ndërgjegjshme se do ta kryejë vetëm një pjesë të obligimit tepër të madh dhe se do të mbetet edhe shumë më tepër për të bërë për dëshmorët tanë të mëhershëm e për ata të ardhshëm, Redaksia
e ka vlerësuar si nevojë të ngutshme dhe ka parashikuar si të mundshëm botimin e monografisë "
", në të cilën do të përfshihen të gjithë dëshmorët e evidentuar deri tash në regjistrat zyrtarë të dëshmorëve të rënë, që nga paraqitja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 27 nëntor 1997, e deri në përfundim të tërheqjes së shpallur të forcave të pushtuesit serb nga Kosova, më 21 qershor të vitit 1999
. Meqenëse Redaksia
nuk është kompetente t'ia përcaktojë ndokujt statusin e dëshmorit, gjatë punës së saj, ajo do t'i konsiderojë si zyrtare regjistrat për dëshmorët të formuluar nga shtabet e zonave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (derisa ekzistonte ajo) dhe nga shtabet e Trupave të Mbrojtjes të Kosovës, më pas.
Evidentimi në këta regjistra i dëshmorëve të UÇK-së dhe të luftës së saj nuk është kompetencë e Redaksisë. Shpallja e tyre dëshmorë ishte e drejtë e komandave dhe e shtabeve të rendimeve ushtarake të UÇK-së, e Shtabit të Përgjithshëm të saj gjatë periudhës së luftës, si dhe e pushtetit vendor pas konstituimit të tij. Regjistrat janë siguruar nga ish-shtabet dhe komandat e batalioneve e të brigadave të zonave operative të UÇK-së dhe më vonë nga ato të Trupave të Mbrojtjes të Kosovës. Po ashtu, Redaksia ka shfrytëzuar edhe regjistrat ekzistuese të dëshmorëve, të përpiluara nga organet përkatëse të pushtetit vendor.
Redaksia
ka parasysh faktin se këta regjistra nuk do të jenë përfundimtarë dhe se numri i dëshmorëve të lirisë të periudhës së luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të rritet krahas ndriçimit të argumenteve të reja mbi sakrificat e atyre që u flijuan për Kosovën e për trojet shqiptare. Ajo, po ashtu, ka parasysh edhe faktin tjetër, se ky numër i dëshmorëve do të ndryshojë edhe pas krijimit të institucioneve të Kosovës dhe përcaktimit nga ana e tyre të kritereve ligjore lidhur me statusin e dëshmorit të atdheut. Prandaj, në vëllimet e monografisë "
", Redaksia nuk do ta përkufizojë numrin e dëshmorëve të kësaj periudhe në vetëm rreth 1800, sa ai konsiderohet sot. Në këto vëllime do të përfshihen edhe ata që nesër, në bazë të kritereve të caktuara, do ta gëzojnë statusin e dëshmorit. Prandaj, në këtë drejtim, puna e filluar nga Redaksia
do të jetë një ndihmë e çmueshme edhe për strukturat e ardhshme të pushtetit lokal e të atij qendror në Kosovë, sepse do ta bëjë më të lehtë procesin e korrigjimeve e të plotësimeve të nevojshme në listat e dëshmorëve të rënë në luftën e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Gjatë punës së mëtejme, Redaksia
parasheh botimin e vëllimeve të posaçme edhe me biografitë e dëshmorëve të rënë para dhe pas periudhës së përfshirë në monografinë "
". Duke u përqendruar në fillim, brenda kësaj periudhe, ajo nuk harron faktin se dëshmorët që dje ranë gjatë luftës në Kosovë, kishin për ideal jo vetëm çlirimin e saj, por edhe bashkimin kombëtar. Ishte ky ideal shekullor, që pastaj u ndez në luftën për liri në trojet shqiptare nën pushtimin serb, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe nën atë maqedonas, në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Vazhdimi i luftës në këto troje, ndonëse, për shkak të rrethanave të caktuara kombëtare e ndërkombëtare, nën uniformat e modifikuara të Ushtrisë Çlirimtare, ishte një përpjekje dhe vazhdim për ta jetësuar aspiratën e të gjithë atyre që më parë u flijuan në Kosovë, nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke pasur parasysh këtë element shumë të rëndësishëm, Redaksia, dëshmorë të radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka konsideruar edhe të gjithë ata dëshmorë që dikur kishin luftuar në kuadrin e kësaj ushtrie, porse më vonë kanë rënë duke luftuar si pjesëtarë të UÇPMB-së ose të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Po për këtë arsye, ajo ka synuar që monografinë kushtuar dëshmorëve të lirisë të rënë në Kosovë, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta titullojë me titullin, domethënia figurative e të cilit do ta pasqyronte në mënyrën sa më të qartë rizgjimin dhe ringjalljen e idealeve të tyre. Është Vlerësuar se emërtimi
simbolizon në mënyrë të kënaqshme figurën e përjetshme të dëshmorëve dhe idealin e tyre.
Seria në vëllime “
" fillon me regjistrin e dëshmorëve të luftës së UÇK-së, si në asnjë rast të ngjashëm të këtij lloji. Redaksia u përcaktua që ky botim të niste me këtë veçori, pasi Kosova, duke qenë nën protektorat, nuk i ka ende strukturat e veçanta të ligjshme, të cilat do t'i evidentonin normalisht dëshmorët e luftës. Për shkak të kësaj rrethane, është vlerësuar se renditja në regjistër, sipas radhës alfabetike, e jo sipas numrit rendor, do të jetë më e qëlluar. Renditja alfabetike nis me emrin dhe jo me mbiemrin e dëshmorit, duke përfillur specifikat e traditës shqiptare në këtë çështje. Në krye të renditjes alfabetike të dëshmorëvë qëndron emri i
, i cili, që nga shpërthimi i luftës në Kosovë u bë legjendë, jo vetëm për popullin e Kosovës e për luftëtarët e UÇK-së, por edhe për gjithë kombin tonë. Shqiptarët, pa asnjë porosi institucionale, pa asnjë dekret shtetëror dhe pa asnjë imponim të çfarëdoshëm, kudo filluan ta radhitin portretin e tij përkrah atij të Skënderbeut. Pavarësisht se institucionet shkencore dhe ato ligjore, ende nuk e kanë vënë në rendin e ditës për diskutim vlerësimin e kësaj figure madhështore, Redaksia
e respekton vendimin e kësaj vetëvendosjeje mbarëkombëtare.
Vëllimi i parë i monografisë "
", me regjistrin e emrave të dëshmorëve, paraqet të dhënat për vitin e për vendin e lindjes, si dhe për vitin e për vendin e rënies. Të dhënat e tjera biografike janë parashikuar të jepen në monografitë e shkurtra e të veçanta, që do të vijojnë në vëllimet pasardhëse. Numri i dëshmorëve, biografitë e të cilëve do të botohen në secilin vëllim vijues, është paraparë të përcaktohet në bazë të kritereve të caktuara, duke përfillur edhe përfaqësimin proporcional në përputhje me numrin e dëshmorëve të rënë sipas zonave ushtarake. Me qëllim që secili vëllim të jetë gjithëpërfshirës për të gjitha krahinat e Kosovës e të trevave të tjera shqiptare nga kanë ardhur vullnetarë në radhët e UÇK-së, në çdo vëllim do të ketë dëshmorë nga të gjitha këto vise, në bazë të raportit që ata zënë në numrin ekzistues të regjistrit të përgjithshëm të dëshmorëve të kësaj periudhe.
Hartimi i biografisë së dëshmorëve do të bëhet duke u mbështetur mbi materialin faktografik të mbledhur në terren, sipas të dhënave të parashtruara në pyetësorin e formuluar nga Redaksia. Përpunimi i këtyre të dhënave do të jetë rezultat i punës së përbashkët të kolegjiumit të Redaksisë. Për pasqyrimin sa më të plotë të jetës dhe të veprës së dëshmorëve, si material shtesë faktografik, Redaksia do t'i shfrytëzojë edhe burimet e ndryshme të shkruara, sikurse që janë publikimet e veçanta në shtypin e përditshëm e në atë periodik, si dhe botimet e ndryshme monografike, letrare, historike, publicistike e të tjera. Në treguesin e emrave e të të dhënave, në fund të secilit vëllim të monografisë, Redaksia do të shënojë emrin e autorëve, publikimet e të cilëve janë shfrytëzuar. Në vëllimin e parë të monografisë "
", toponimet për vendlindjet dhe për vendin e rënies së dëshmorëve janë të periudhës së paraluftës e të gjatë luftës të bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kjo mënyrë e shkrimit të këtyre toponimeve u kushtëzua për shkak të vështirësisë teknike që krahas tyre të vendoseshin edhe toponimet e reja. Mirëpo, ky korrigjim do të realizohet në monografitë e veçanta për secilin dëshmor, ku krahas emërtimit të vjetër, të vendosur brenda kllapave, për çdo fshat, komunë, qytet, krahinë e të tjera, do të shënohet edhe toponimi i ri.
Kushtet në të cilat Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar një luftë, skajshmërisht të pabarabartë me pushtuesin serb, kanë bërë që një numër i pjesëtarëve të saj të bijnë në fushën e nderit, e që të dhënat për ta të mos mund të kompletohen sot e kësaj dite. Disa prej të rënëve janë trajtuar, apo edhe mund të trajtohen ende si persona të zhdukur. Redaksia ka bërë përpjekje që regjistrat me emrat e dëshmorëve, të vënë në dispozicion nga shtabet e zonave, të verifikohen hollësisht përmes bashkëpunëtorëve në terren dhe të ekipeve të saj të posaçme. Megjithatë, ajo nuk ka arritur t'i kompletojë shënimet e domosdoshme për të gjithë dëshmorët në regjistër, madje për disa prej tyre nuk ka arritur ta sigurojë asnjë shënim të vetëm. Arsyeja pse një numër dëshmorësh të evidentuar mbetet pa të dhëna të plota qëndron në faktin se familjet dhe të afërmit e tyre tashmë ndodhen në vendbanime të ndryshme pa adresë, kurse disa prej tyre edhe jashtë Kosovës. Arsyeja tjetër e mungesës së plotë të të dhënave qëndron në faktin se ata figurojnë në regjistrin e dëshmorëve, ashtu siç kanë mundur të shënohen pas rënies në vijën e frontit, vetëm me emër e mbiemër, apo vetëm me emër e me mbiemër të pasaktë e të përgjithësuar dhe pa asnjë të dhënë tjetër. Me gjithë keqardhjen për këto mangësi, Redaksia e ka vlerësuar të nevojshme paraqitjen e emrit të këtyre dëshmorëve në vëllimin e parë të monografisë "
", me po aq të dhëna sa ka për ta, me shpresë dhe me këmbëngulje që në botimet dhe në vëllimet e tjera të kësaj monografie, të dhënat për ta të paraqiten të plota. Shpresojmë se lexuesi dhe sidomos familjet dhe të afërmit e këtyre dëshmorëve do të kenë ndjenjë mirëkuptimi ndaj vështirësive në të cilat ka hasur Redaksia në këtë drejtim, me bindjen se më e mirë është një rreze e vetme drite, se një terr i plotë.
Duke iu qasur punës për ndriçimin e jetës e të veprës, të idealit e të sakrificës sublime të dëshmorëve të rënë si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në monografinë "
", Redaksia
nuk pretendon ta rishkruajë historinë, të cilën këta dëshmorë e kanë shkruar me gjakun e rrjedhur nga damarët e zemrave të tyre. Ajo, me monografinë "
" e mori një grup intelektualësh profesionesh të ndryshme, politikisht të shëndoshë, e partiakisht të paanshëm, i cili rreth vetes arriti ta afrojë një numër kuadrosh, që edhe gjatë kohës së luftës që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishin dëshmuar zell e profesionalizëm, duke kryer me sukses obligimet kombëtare.
Duke marrë parasysh faktin mbi aktivitetin qëllimmirë, por të pakoordinuar, në pasqyrimin dhe përjetësimin e veprës së dëshmorëve të UÇK-së, si dhe mungesën e përkujdesjes përkatëse institucionale, Këshilli Nismëtar kishte projektuar ngritjen e një redaksie në nivel vendi, me një kuadër profesionalisht të përgatitur, e cila do t'i qasej punës për publikimin, në dhjetëra vëllime, të shënimeve të domosdoshme faktografike e dokumentare për të gjithë dëshmorët e luftës që udhëhoqi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ngritja e Redaksisë u bë pas prezentimit të këtij projekti, gjithsesi ambicioz, para asociacioneve përkatëse siç janë: Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, Shoqata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, si dhe para personaliteteve kyçe, politike e ushtarake, drejtuese të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënshkrimet e përfaqësuesve të këtyre asociacioneve e të këtyre personaliteteve, në shenjë pëlqimi të këtij projekti, kishin domethënien e legjitimitetit moral për Redaksinë e ngritur dhe për punën e filluar nga ajo. Si e tillë, ajo është dhe do të jetë derëhapur për të gjithë ata krijues, individë e institucione, të cilat shprehin vullnet dhe angazhim për të ndihmuar në realizimin e projektit për botimin e monografisë " | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Tue Jan 13, 2009 4:07 pm | |
| asociacioneve e të këtyre personaliteteve, në shenjë pëlqimi të këtij projekti, kishin domethënien e legjitimitetit moral për Redaksinë e ngritur dhe për punën e filluar nga ajo. Si e tillë, ajo është dhe do të jetë derëhapur për të gjithë ata krijues, individë e institucione, të cilat shprehin vullnet dhe angazhim për të ndihmuar në realizimin e projektit për botimin e monografisë "Feniksët e lirisë", që ka një rëndësi të veçantë kombëtare. Mbi bazën e këtij legjitimiteti, Redaksia do të funksionojë deri në krijimin e kushteve dhe të rrethanave, të cilat do të mundësojnë marrjen nën përkujdesjen institucionale të këtij projekti. Me ngritjen dhe funksionimin e strukturave qeverisëse në të gjitha nivelet e Kosovës, Redaksia Dëshmorët e forcohet e të përkrahet edhe më fuqishëm në punën e saj, duke qenë pjesë obliguese e institucionit përkatës përgjegjës. * * * E ndërgjegjshme se do ta kryejë vetëm një pjesë të obligimit tepër të madh dhe se do të mbetet edhe shumë më tepër për të bërë për dëshmorët tanë të mëhershëm e për ata të ardhshëm, Redaksia Dëshmorët e UÇK-së e ka vlerësuar si nevojë të ngutshme dhe ka parashikuar si të mundshëm botimin e monografisë "Feniksët e lirisë", në të cilën do të përfshihen të gjithë dëshmorët e evidentuar deri tash në regjistrat zyrtarë të dëshmorëve të rënë, që nga paraqitja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 27 nëntor 1997, e deri në përfundim të tërheqjes së shpallur të forcave të pushtuesit serb nga Kosova, më 21 qershor të vitit 1999*)(Në këtë monografi do të përfshihen, gjithashtu, edhe dëshmorët që kanë rënë në luftërat e mëvonshme për çlirimin e trojeve shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, si dhe në Maqedoni). Meqenëse Redaksia Dëshmorët e UÇK-së nuk është kompetente t'ia përcaktojë ndokujt statusin e dëshmorit, gjatë punës së saj, ajo do t'i konsiderojë si zyrtare regjistrat për dëshmorët të formuluar nga shtabet e zonave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (derisa ekzistonte ajo) dhe nga shtabet e Trupave të Mbrojtjes të Kosovës, më pas. **)(Redaksia do t’i konsiderojë si zyrtare, po ashtu, edhe regjistrat e përpiluara nga organet përkatëse të pushtetit vendor, pas konstituimit të tij). Evidentimi në këta regjistra i dëshmorëve të UÇK-së dhe të luftës së saj nuk është kompetencë e Redaksisë. Shpallja e tyre dëshmorë ishte e drejtë e komandave dhe e shtabeve të rendimeve ushtarake të UÇK-së, e Shtabit të Përgjithshëm të saj gjatë periudhës së luftës, si dhe e pushtetit vendor pas konstituimit të tij. Regjistrat janë siguruar nga ish-shtabet dhe komandat e batalioneve e të brigadave të zonave operative të UÇK-së dhe më vonë nga ato të Trupave të Mbrojtjes të Kosovës. Po ashtu, Redaksia ka shfrytëzuar edhe regjistrat ekzistuese të dëshmorëve, të përpiluara nga organet përkatëse të pushtetit vendor. Redaksia Dëshmorët e UÇK-së ka parasysh faktin se këta regjistra nuk do të jenë përfundimtarë dhe se numri i dëshmorëve të lirisë të periudhës së luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të rritet krahas ndriçimit të argumenteve të reja mbi sakrificat e atyre që u flijuan për Kosovën e për trojet shqiptare. Ajo, po ashtu, ka parasysh edhe faktin tjetër, se ky numër i dëshmorëve do të ndryshojë edhe pas krijimit të institucioneve të Kosovës dhe përcaktimit nga ana e tyre të kritereve ligjore lidhur me statusin e dëshmorit të atdheut. Prandaj, në vëllimet e monografisë "Feniksët e lirisë", Redaksia nuk do ta përkufizojë numrin e dëshmorëve të kësaj periudhe në vetëm rreth 1800, sa ai konsiderohet sot. Në këto vëllime do të përfshihen edhe ata që nesër, në bazë të kritereve të caktuara, do ta gëzojnë statusin e dëshmorit. Prandaj, në këtë drejtim, puna e filluar nga Redaksia Dëshmorët e UÇK-së do të jetë një ndihmë e çmueshme edhe për strukturat e ardhshme të pushtetit lokal e të atij qendror në Kosovë, sepse do ta bëjë më të lehtë procesin e korrigjimeve e të plotësimeve të nevojshme në listat e dëshmorëve të rënë në luftën e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. * * * Gjatë punës së mëtejme, Redaksia Dëshmorët e UÇK-së parasheh botimin e vëllimeve të posaçme edhe me biografitë e dëshmorëve të rënë para dhe pas periudhës së përfshirë në monografinë "Feniksët e lirisë". Duke u përqendruar në fillim, brenda kësaj periudhe, ajo nuk harron faktin se dëshmorët që dje ranë gjatë luftës në Kosovë, kishin për ideal jo vetëm çlirimin e saj, por edhe bashkimin kombëtar. Ishte ky ideal shekullor, që pastaj u ndez në luftën për liri në trojet shqiptare nën pushtimin serb, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe nën atë maqedonas, në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Vazhdimi i luftës në këto troje, ndonëse, për shkak të rrethanave të caktuara kombëtare e ndërkombëta | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Tue Jan 13, 2009 4:08 pm | |
| ndërkombëtare, nën uniformat e modifikuara të Ushtrisë Çlirimtare, ishte një përpjekje dhe vazhdim për ta jetësuar aspiratën e të gjithë atyre që më parë u flijuan në Kosovë, nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke pasur parasysh këtë element shumë të rëndësishëm, Redaksia, dëshmorë të radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka konsideruar edhe të gjithë ata dëshmorë që dikur kishin luftuar në kuadrin e kësaj ushtrie, porse më vonë kanë rënë duke luftuar si pjesëtarë të UÇPMB-së ose të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Po për këtë arsye, ajo ka synuar që monografinë kushtuar dëshmorëve të lirisë të rënë në Kosovë, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta titullojë me titullin, domethënia figurative e të cilit do ta pasqyronte në mënyrën sa më të qartë rizgjimin dhe ringjalljen e idealeve të tyre. Është Vlerësuar se emërtimi “Feniksët e lirisë” ***)(Feniksi është zog mitologjik, i cili ka vetinë të digjet e të ringjallet nga hiri i tij) simbolizon në mënyrë të kënaqshme figurën e përjetshme të dëshmorëve dhe idealin e tyre. * * * Seria në vëllime “Feniksët e lirisë" fillon me regjistrin e dëshmorëve të luftës së UÇK-së, si në asnjë rast të ngjashëm të këtij lloji. Redaksia u përcaktua që ky botim të niste me këtë veçori, pasi Kosova, duke qenë nën protektorat, nuk i ka ende strukturat e veçanta të ligjshme, të cilat do t'i evidentonin normalisht dëshmorët e luftës. Për shkak të kësaj rrethane, është vlerësuar se renditja në regjistër, sipas radhës alfabetike, e jo sipas numrit rendor, do të jetë më e qëlluar. Renditja alfabetike nis me emrin dhe jo me mbiemrin e dëshmorit, duke përfillur specifikat e traditës shqiptare në këtë çështje. Në krye të renditjes alfabetike të dëshmorëvë qëndron emri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, i cili, që nga shpërthimi i luftës në Kosovë u bë legjendë, jo vetëm për popullin e Kosovës e për luftëtarët e UÇK-së, por edhe për gjithë kombin tonë. Shqiptarët, pa asnjë porosi institucionale, pa asnjë dekret shtetëror dhe pa asnjë imponim të çfarëdoshëm, kudo filluan ta radhitin portretin e tij përkrah atij të Skënderbeut. Pavarësisht se institucionet shkencore dhe ato ligjore, ende nuk e kanë vënë në rendin e ditës për diskutim vlerësimin e kësaj figure madhështore, Redaksia Dëshmorët e UÇK-së e respekton vendimin e kësaj vetëvendosjeje mbarëkombëtare.Vëllimi i parë i monografisë "Feniksët e lirisë", me regjistrin e emrave të dëshmorëve, paraqet të dhënat për vitin e për vendin e lindjes, si dhe për vitin e për vendin e rënies. Të dhënat e tjera biografike janë parashikuar të jepen në monografitë e shkurtra e të veçanta, që do të vijojnë në vëllimet pasardhëse. Numri i dëshmorëve, biografitë e të cilëve do të botohen në secilin vëllim vijues, është paraparë të përcaktohet në bazë të kritereve të caktuara, duke përfillur edhe përfaqësimin proporcional në përputhje me numrin e dëshmorëve të rënë sipas zonave ushtarake. Me qëllim që secili vëllim të jetë gjithëpërfshirës për të gjitha krahinat e Kosovës e të trevave të tjera shqiptare nga kanë ardhur vullnetarë në radhët e UÇK-së, në çdo vëllim do të ketë dëshmorë nga të gjitha këto vise, në bazë të raportit që ata zënë në numrin ekzistues të regjistrit të përgjithshëm të dëshmorëve të kësaj periudhe. Në këto vëllime synohet të përfaqësohet tërë Kosova, por edhe të gjitha trevat shqiptare që dërguan djemtë e tyre për çlirimin e saj . * * * Hartimi i biografisë së dëshmorëve do të bëhet duke u mbështetur mbi materialin faktografik të mbledhur në terren, sipas të dhënave të parashtruara në pyetësorin e formuluar nga Redaksia. Përpunimi i këtyre të dhënave do të jetë rezultat i punës së përbashkët të kolegjiumit të Redaksisë. Për pasqyrimin sa më të plotë të jetës dhe të veprës së dëshmorëve, si material shtesë faktografik, Redaksia do t'i shfrytëzojë edhe burimet e ndryshme të shkruara, sikurse që janë publikimet e veçanta në shtypin e përditshëm e në atë periodik, si dhe botimet e ndryshme monografike, letrare, historike, publicistike e të tjera. Në treguesin e emrave e të të dhënave, në fund të secilit vëllim të monografisë, Redaksia do të shënojë emrin e autorëve, publikimet e të cilëve janë shfrytëzuar. Në vëllimin e parë të monografisë "Feniksët e lirisë", toponimet për vendlindjet dhe për vendin e rënies së dëshmorëve janë të periudhës së paraluftës e të gjatë luftës të bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kjo mënyrë e shkrimit të këtyre toponimeve u kushtëzua për shkak të vështirësisë teknike që krahas tyre të vendoseshin edhe toponimet e reja. Mirëpo, ky korrigjim do të realizohet në monografitë e veçanta për secilin | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Tue Jan 13, 2009 4:11 pm | |
| dëshmor, ku krahas emërtimit të vjetër, të vendosur brenda kllapave, për çdo fshat, komunë, qytet, krahinë e të tjera, do të shënohet edhe toponimi i ri.* * * Kushtet në të cilat Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar një luftë, skajshmërisht të pabarabartë me pushtuesin serb, kanë bërë që një numër i pjesëtarëve të saj të bijnë në fushën e nderit, e që të dhënat për ta të mos mund të kompletohen sot e kësaj dite. Disa prej të rënëve janë trajtuar, apo edhe mund të trajtohen ende si persona të zhdukur. Redaksia ka bërë përpjekje që regjistrat me emrat e dëshmorëve, të vënë në dispozicion nga shtabet e zonave, të verifikohen hollësisht përmes bashkëpunëtorëve në terren dhe të ekipeve të saj të posaçme. Megjithatë, ajo nuk ka arritur t'i kompletojë shënimet e domosdoshme për të gjithë dëshmorët në regjistër, madje për disa prej tyre nuk ka arritur ta sigurojë asnjë shënim të vetëm. Arsyeja pse një numër dëshmorësh të evidentuar mbetet pa të dhëna të plota qëndron në faktin se familjet dhe të afërmit e tyre tashmë ndodhen në vendbanime të ndryshme pa adresë, kurse disa prej tyre edhe jashtë Kosovës. Arsyeja tjetër e mungesës së plotë të të dhënave qëndron në faktin se ata figurojnë në regjistrin e dëshmorëve, ashtu siç kanë mundur të shënohen pas rënies në vijën e frontit, vetëm me emër e mbiemër, apo vetëm me emër e me mbiemër të pasaktë e të përgjithësuar dhe pa asnjë të dhënë tjetër. Me gjithë keqardhjen për këto mangësi, Redaksia e ka vlerësuar të nevojshme paraqitjen e emrit të këtyre dëshmorëve në vëllimin e parë të monografisë "Feniksët e lirisë", me po aq të dhëna sa ka për ta, me shpresë dhe me këmbëngulje që në botimet dhe në vëllimet e tjera të kësaj monografie, të dhënat për ta të paraqiten të plota. Shpresojmë se lexuesi dhe sidomos familjet dhe të afërmit e këtyre dëshmorëve do të kenë ndjenjë mirëkuptimi ndaj vështirësive në të cilat ka hasur Redaksia në këtë drejtim, me bindjen se më e mirë është një rreze e vetme drite, se një terr i plotë.* * * Duke iu qasur punës për ndriçimin e jetës e të veprës, të idealit e të sakrificës sublime të dëshmorëve të rënë si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në monografinë "Feniksët e lirisë", Redaksia Dëshmorët e UÇK-së nuk pretendon ta rishkruajë historinë, të cilën këta dëshmorë e kanë shkruar me gjakun e rrjedhur nga damarët e zemrave të tyre. Ajo, me monografinë "Feniksët e lirisë", do ta servojë vetëm lëndën e parë për shkrimin e historisë për këta dëshmorë dhe materialin bazë, mbi të cilin do të mund ta marrin fillin vepra të mëdha historike, letrare e artistike. Po t'ia arrinte këtij qëllimi, Redaksia do të ndihej e lehtësuar nga barra e rëndë që me vetëdashje ia ka ngarkuar vetes dhe njëkohësisht do të ndihej e gëzuar për shlyerjen e një pjese të obligimit të përjetshëm që kemi ndaj atyre që dhanë jetën dhe derdhën gjakun për lirinë dhe bashkimin e kombit.Redaksia është e vetëdijshme se në këtë vëllim, në të cilin janë publikuar emrat e dëshmorëve, mund të jenë përvjedhur gabime, andaj ajo do t’u jetë mirënjohëse të gjithëve që me vërejtjet dhe sugjerimet e tyre do të ndihmonin për korrigjimin e këtyre gabimeve me rastin e botimit në vijim të vëllimeve të monografisë.RedaksiaEmri dhe mbiemri Viti dhe vendi i lindjes Viti dhe vendi i rëniesAdem Shaban Jashari 1955 Prekaz 1998 PrekazAbaz Isuf Thaçi 1964 Ozdrim 1999 KoshareAbdullah R.Tahiri 1956 Malishevë 1999 DubravëAbdullah Sh. Baftiu 1965 Dubravë (Kaç.) 1999 BiçecAbdumexhid Shahini 1987 Sllupçan 2001 SllupçanAbdumexhid Shahini - Sllupçan 2001 SllupçanAbdurrahman Xh. Gerdelaj 1974 Rrenc 1999 GorozhupAbdyl Islam Duçi 1937 Ponoshec 1998 SmolicëAbdyl R. Nimani 1954 Reçicë 1999 DemahmetAbdyselam A. Ahmeti 1979 Greme 1999 MollopolcAbedin A.Vojvoda 1958 Llaushë 1998 QyqavicëAbedin Bujupi 1978 Arllat 1998 NegrocAbedin Dervishaj 1967 Zabllaç 1999 VrellëAbedin Hysen Murtezi 1975 Mollopolc 1999 KoshareAbedin Isë Salihaj 1970 Shushicë 1998 ShushicëAbedin S. Rexha 1969 Vojnik 1998 KllodernicëAbedin Sh. Ferizi 1943 Pasomë 1998 PasomëAbedin Tahir Merlaku 1978 Gremnik 1999 DubëlAbedin Ukë Sumaj 1975 Strellc 1998 Strellc Abit Isuf Rrahmani 1978 Lubovec 1999 MitrovicëAbit P. Sinani 1980 Murgullë 1999 AhishtëAbit R. Dullovi 1966 Biçec 1999 KaçanikAbush Liman Loku 1978 Kotlinë 1999 Koshare Adem Ajet Lushtaku 1960 Prekaz i Po. 1998 QyqavicëAdem Feriz Gashi 1961 Bajqinë 1999 KolovicëAdem Hysni Trepça 1965 Vidishiq 1999 BajgorëAdem Isuf Morina 1958 Drenoc 1998 DrenocAdem Misin Delia 1956 Zhebel 1999 Zhebel Adem R. Kamberi 1948 Jashanicë 1999 PejëAdem Ramadan Ademi 1968 Galicë 1998 PadeshAdem S. Berisha 1963 Buqe 1999 PrizrenAdem S. Rakoci 1959 Kaçanik 1999 Rakoc Adem Sadik Bajrami 1956 Ponoshec 1998 SmolicëAdem Shaban Mulaj 1940 Tërstenik 1999 TërstenikAdem Zeqë Ukëhaxhaj 1964 Carrabreg 1998 CarrabregAdile Bahtjar Jashari 1959 Prekaz 1998 PrekazAdnan Adem Berisha 1971 Pozhar 1998 PozharAdnan Ilmi Maliqi 1979 Orllan 1999 MiradiAdnan N. Krasniqi 1981 Prizren 1999 Nerodime Adnan R. Loku 1978 Kotlinë 1999 KotlinëAdnan Sadik Shyti 1979 Oshlan 1999 PirçAdnan SH. Bunjaku 1979 Studime 1999 StudimeAdonis Haxhi Beci 1979 Gjakovë 1999 DevëAdrian Rexhep Krasniqi 1972 Vranoc 1997 KliçinëAfërdita S. Ukshini 1976 Rahovec 1999 BellacerkëAfete Hamëz Jashari 1981 Prekaz 1998 PrekazAfrim B. Krasniqi 1958 Leskovec 1999 Në burg (Dubravë)Afrim Bahtir Isufi 1972 Shtuticë 1998 BaksAfrim Bislim Selmanaj 1978 Savrovë 1999 KoshareAfrim Buçaj 1963 Lladrofc 1998 LuzhnicëAfrim Fazli Hajdaraj 1975 Abri e Epërme 1998 Abri Afrim Haki Morina 1973 Istog 1999 IstogAfrim Halil Behrami 1967 Izbicë 1999 Izbicë Afrim Halim Thaçi 1972 Poterk 1999 PoterkAfrim I. Musliu 1970 Belinc 1998 PashtrikAfrim Isa Gagica 1969 Gjilan 1999 Gjilan Afrim Isë Berisha 1976 Tërstenik 1999 TrubuhocAfrim Krasniqi 1975 Lladroviq 1998 RahovecAfrim M. Krasniqi 1968 Tërpezë 1999 Koshare Afrim Miftar Kiqina 1970 Baicë 1998 Abri Afrim Qazim Meshi 1967 Lubozhdë 1999 LubozhdëAfrim Rrahim Krasniqi 1966 Sibofc 1999 SibofcAfrim Sadri Gashi 1978 Kryshec 1998 LlaushëAfrim Selim Gjuraj 1970 Radafc 1999 BukelAfrim Sinan Hajrizi 1965 Mitrovicë 1999 Vaganicë Afrim Syla 1975 Reçak 1999 ReçakAfrim V. Kalanica 1980 Jezerc 2001 SllupçanAfrim V. Kalanica 1980 Jezerc 2001 SllupçanAfrim Vitia 1981 Marec 1999 BullajAfrim Xh. Bajraktari 1971 Polluzhë 1998 PolluzhëAfrim Xhafer Gashi 1969 Ajvali 1999 KoshareAgim A. Matoshi 1976 Greme 1999 Doganaj (Kaç.)Agim A. Nalli 1972 Krushë 1999 KrushëAgim A. Shala 1970 Jeshkovë 1998 JeshkovëAgim Abaz Mazrekaj 1970 Sllup 1998 KoshareAgim Ajet Duraku 1954 Burojë 1999 DubravëAgim Ali Selmanaj 1978 Gllogjan 1999 Ratishë Agim Bardh Zeneli 1962 Jabllanicë 1999 Rogovë Agim Brahim Gashi 1961 Sferkë 1999 DushAgim Brahim Zekaj 1970 Raushiq 1998 MyleshecAgim E. Bajrami 1971 Randobravë 1999 RandobravëAgim H. Ramadani 1963 Zhegër 1999 KoshareAgim Halil Mëziu 1974 Morinë 1998 Në kufiAgim Hasan Sadiku 1976 Vidishiq 1999 StudimeAgim I. Kelmendi 1973 Bellacerkë 1998 BellacerkëAgim Jusufi 1968 Dumnicë 1999 UglarAgim Murat Islami 1971 Taraxhë 1999 TaraxhëAgim Nebiu 1977 Haraçinë 2001 HaraçinëAgim Q. Bajrami 1964 Stagovë 1998 GabrricëAgim Rrahim Ramadani 1960 Prekaz i Epërm 1998 Oshlan Agim Sadri Dervishi 1960 Qikatovë e Vj. 1999 VerbofcAgaim Nebiu 1977 Haraçinë 2001 HaraçinëAgron Berisha 1976 Therandë 1999 BukoshAgron H. Krasniqi 1975 Hoçë 1999 NagafcAgron Halil Gashi 1978 Sferkë 1999 DushAgron I. Bytyçi 1978 Prizren 1999 RomajëAgron Ismet Rama 1969 Shkabaj 1999 ShkabajAgron M. Ramadani 1972 Godanc 1999 GodancAgron Niman Mehmetaj 1978 Gllogjan 1998 GllogjanAgron Osman Ramaj | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Wed Jan 14, 2009 2:49 am | |
| Zahir Pajaziti E shtune, 02-02-2008, 08:56am (GMT)
(Komandanti i parë i Shtabit Operativ të UÇK-së) (1.11.1962 - 31.1.1997)* | Perjetesia Zahir Pajaziti |
Familja Pajaziti, nga fshati Turuqicë e Podujevës, është një familje e vjetër në këto anë. Kjo familje njihej për atdhedashurinë dhe bujarinë e saj. Në këtë familje u lind Zahiri, i cili ishte fëmija i pestë me radhë i babait Qerimit dhe nënës Fatime, të cilët kishin katër djem dhe tri vjaza: Bajramin, Hafien, Miradien, Ejupin, Zahirin, Agimin dhe Bastrien. Në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore pati pjesëtarë në luftë nga kjo familje, të cilët çdoherë ishin në anën e forcave progresive të asaj kohe, kështu një ndër ta ishte edhe babai i Zahirit, Qerimi. Gjendja e keqe ekonomike në këtë familje ishte çdoherë prezente, ishte vështirë sidomos për vijimin e shkollimit të gjeneratave të reja. Qerimi me vështirësi të mëdha arrinte që ta sigurojë ekzistencën për pasardhësit, sepse duhej të shkollohej një gjeneratë e tërë. Përkundër kësaj gjendjeje, Qerimi arriti t`i shkollojë të gjithë djemtë dhe vajzat e tij dhe njëkohësisht kujdesej që tek fëmijët e tij në radhë të parë të ketë atdhedashuri dhe respekt ndaj çështjes kombëtare. Zahiri u lind më 1 nëntor të vitit 1962. Shkollën fillore në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi më (1976-‘77) në Vushtrri. Edhe pse ishte një ndër nxënësit më të dalluar të asaj shkolle, e përjashtojnë në vitin e dytë të shkollimit, me pretekst se bënte sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës. Pas kësaj vazhdoi vitin e dytë në Orllan, kurse dy vitet e tjera i mbaroi në QAMO “8 Nëntori” në Podujevë, sepse në Orllan kishte vetëm dy vite të shkollimit të mesëm. Në vitin shkollor 1981-‘82 e regjistroi gjuhën angleze pranë Fakultetit Filologjik në Universitetin e Prishtinës, të cilin, për shkaqe ekonomike dhe të aktivitetit të tij politik, nuk arriti ta përfundojë. Pas regjistrimit të vitit të parë të studimeve dërgohet në shërbimin ushtarak, ku qëndroi për 12 muaj. Më vonë, në vitin 1985, i vazhdoi edhe tre muaj të tjerë të po këtij shërbimi, në Beograd. Zahiri ndjenjat patriotike dhe kombëtare i krijoi qysh në fëmijëri, në familjen e tij, por edhe nga familja Zejnullahu e fshatit Lladofc, si dhe gjatë shkollimit të tij. Kurse idolë kishte Skënderbeun, Jusuf Gërvallën, Afrim Zhitinë, si dhe Hasan Ramadanin. I prirur nga çështja kombëtare, në vitin 1980, Zahiri, së bashku me dy shokët e tij, Raif Sfishtën dhe Nexhmi Dabinofcin, shkuan në Ulqin, e nga atje kaluan lumin Buna dhe arritën në Shqipëri. Atje e burgosin në Shkodër, ku e mbajtën për 18 ditë radhazi. Shtatë ditë pasi kthehet në shtëpi, arrestohet nga policia e Orllanit, dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burgim. Sa ishte në burg ishte maltretuar shumë nga inspektori i Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë Lorenc Selmani 1). E gjithë kjo ndodhi gjatë kohës kur Zahiri ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme, përkatsisht gjatë muajve korrik-gusht. *) - Agim Çeku. Në akademinë përkujtimore organizuar me rastin e tre vjetorit të rënjës, mbajtur në Prishtinë Qerim Pajaziti. Deklaratë dhënë autorit. Në vitin 1981 Zahirin e gjejmë në mesin e demonstruesve në Podujevë, ku shprehte haptazi mllefin për vuajtjet e popullit. Më vonë, në të gjitha demonstratat që mbaheshin në atë kohë, Zahiri ishte në mesin e të parëve dhe një ndër organizatorët e parë të tyre. Gjatë gjithë asaj kohe, gjer në vitin 1989, Zahiri merrej me çështjet organizative dhe bënte shpërndarjen e trakteve të ilegales, të cilën punë e kryente së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Bahredin Berishën dhe me shokë të tjerë. Vitet 1988-‘89 janë vite kur Zahiri filloi aktivitetin e tij në formë shumë më të dendur dhe më të organizuar. Kështu, gjatë kohës kur pushteti jugosllav përgatiste ndërrimin e Kushtetutës së Kosovës, Zahirin e gjejmë kudo, si në Prishtinë, Podujevë, Orllan e vende të tjera. Në Orllan organizoi demonstratën e parë antijugosllave në këto anë. Gjatë asaj kohe, Zahiri, në tubimet e ndryshme me masën, fliste gjithmonë për gjendjen dhe pozitën e rëndë të popullit dhe vazhdimisht kërkonte bashkimin e njerëzve në një fjalë dhe në një qëndrim. Kur në Kosovë fillojnë të formohen parti politike të ndryshme, të cilat legalisht angazhoheshin për realizimin e çështjes shqiptare, Zahiri dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm, sepse thoshte se kjo është një lëvizje e përbashkët shqiptare. Mirëpo, ai asnjëherë nuk u pajtua që në këto radhë antarësoheshin njerëz të cilët më parë në një apo formën tjetër kishin dënuar kërkesat shqiptare të asaj kohe (në atë kohë shumë nga anëtarët e LKJ-së dorëzuan librezat e tyre të anëtarësisë dhe u anëtarësuan në LDK dhe parti të tjera). Ky edhe ishte një motiv që Zahiri nuk u radhit në radhët e LDK-së, e cila posa ishte formuar në Orllan 2), mirëpo ai nuk i shkëputi marrëdhëniet me individë të dëshmuar të çështjës kombëtare dhe menjëherë filloi të punojë në formimin e Parlamentit Rinor, të cilin e themeloi si degë edhe në Orllan (më vonë, në vitin 1994 themeloi Partinë Parlamentare të Kosovës, Dega në Orllan, e cila ishte e lidhur drejtpërsëdrejti me Prishtinën). Zahiri, përveç që ishte aktiv në jetën legale politike, dha një kontribut të madh në organizimin e aksionit të pajtimeve të gjaqeve, dhe aksioneve të ndryshme, e veçanërisht për meremtimin e rrugëve në fshatrat e asaj ane, ku përmes këtyre aksioneve ai mundohej ta afrojë sa më shumë popullin, sepse ai parashihte rrezikun që ofrohej, prandaj në këte drejtim organizonte të rinjtë edhe në veprimtaritë ilegale ushtarake. Për këte qëllim punoi veçanërisht pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Pas këtij akti të popullit shqiptar, Serbia filloi t’i mbyllë në mënyrë sistematike institucionet e ndryshme shqiptare, largimin e punëtorëve nga vendet e tyre të punës, përndjekjet në masë etj. Kështu, si rezultat i tërë kësaj dhune u paralajmërua greva e përgjithshme shqiptare, më 3 shator 1990. Ishte ky një moment mjaft i vështirë për mbarë popullin shqiptar, partitë politike, por edhe për ilegalen e asaj kohe, sepse i obligoi që të përkujdesen për marrjen e masave adekuate të sigurisë. Në këtë drejtim antarët e ilegales (LPRK) fillojnë organizimin ushtarak, me qëllim që, nëse vie deri tek konflikti, të kenë shtrirje dhe organizim në tërë Kosovën. 2) -Fadil Pajaziti, Ismajl Sejdiu, Bajram Zejnullahu. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Wed Jan 14, 2009 2:51 am | |
| Deklaratë dhënë autorit. Kontribut të rrallë në këtë drejtim gjatë asaj kohe, kanë dhënë, pos Zahirit edhe Fatmir Humolli, “X personi” nga Podujeva, i cili ishte ndër udhëheqësit e LPRK-së dhe Shtabit të Podujevës, pastaj Fidaim Gashi, Faik Ajeti, Nazmi Zuka etj. 3). Si në gjithë anën e Llapit, edhe në Orllan, në atë kohë ishte formuar Shtabi i Njësive Guerile, dhe meritorë për këtë ishin Zahiri dhe Nazmi Zuka. Ky shtab përbëhej nga njëmbëdhjetë anëtarë dhe përfshinte përfaqësuesit e Orllanit dhe fshatrave përreth. Secili anëtar i shtabit kishte “treshen” e vet, që nënkupton se në këto anë vepronin 33 pjesëtarë. Detyrat më të rëndësishme të njësiteve ishin zbulimi dhe përcjellja e bashkëpunëtorëve të pushtuesit, lëvizjet e forcave policore-ushtarake, krijimi i vendstrehimit të mjeteve mjekësore, krijimi i strehimoreve të armatimit, krijimi i bazave të sigurta për të plagosurit në rastet e nevojshme, kontrollimi i zonës kufitare, dhe përgatitja fizike (përgatitjet kryheshin në fshatin Brainë, te “Kodra e Qarrit”). Detyrë tjetër ishte edhe sigurimi i mjeteve për armatim. Të gjithë anëtarët e shtabit betimin mbi detyrat e dhëna e kishin bërë në pranverën e vitit 1991, në fshatin Ballaban, në malet e quajtura “Shkozë”. Betimi është bërë para flamurit kombëtar dhe eprorit të tyre. Në ato kohë, Zahiri kërkonte që të ndërmerren aksione konkrete, mirëpo një gjë e tillë nuk kryehet, sepse nuk lejohej nga Shtabi i Njësiteve Guerile. Në këte organizim Zahir Pajaziti ishte gjer në vitin 1991 (muaji tetor), kur shkoi në Shqipëri për stërvitje ushtarake. Në vitin 1991, pas një organizimi serioz që ishte bërë nga i gjithë spektri politik legal dhe ilegal, Zahiri shkoi në Shqipëri, me qëllim që të përgatitej ushtarakisht, si dhe të studioheshin vijat e furnizimit me armë për ushtarët e ardhshëm të lirisë. Në këtë kontekst përgjegjës për rajonin e Llapit në ato kohëra ishte Isa Berisha. Gjatë qëndrimit njëmujor në Shqipëri, Zahiri propozoi që nga atje të ktheheshin me armatimin që e kishin, por kjo nuk u miratua nga shokët e tij. Pas kthimit në Kosovë (në fillim të vitit 1992), arrestohen disa nga shokët e tij, që kishin qenë së bashku në Shqipëri, të tjerët kalojnë në shtetet e tjera, kurse Zahiri kalon në ilegalitet për disa muaj. Gjatë asaj kohe, me shumë përkushtim filloi punën për formimin e njësiteve të reja, për fillim në anën e Llapit dhe Gallapit e më vonë në mbarë Kosovën. Kjo ishte një përvojë e re për Zahirin, kështu që falë punës së tij gjatë asaj kohe arriti që të krijojë njësitet guerile, të cilat vepronin në rajonet e përmenduara, dhe nga të cilat ai mendonte të krijohej ushtria e ardhshme e Kosovës. Gjatë muajve janar-qershor 1992 (LPRK) bëri furnizimin e parë me armatim të këtyre njësiteve guerile (të Orllanit), përmes Nazmi Zukës. Më vonë, në vitin `93, shumë nga këta persona burgosen, kurse disa prej tyre kalojnë në Shqipëri. Përkundër kësaj, gjatë asaj kohe Zahiri kujdes të veçantë i kushtonte furnizimit me armatim, për çfarë shumë herë kishte marrë rrugën për në Shqipëri (maj 1994, dhjetor 1994, shkurt 1995, dhjetor 1995, mars-prill 1996 dhe së fundi dhjetor 1996 - 20 janar 1997). 3) -Fatmir Humolli në intervistën dhënë gazetës “Kombi”. Nazmi Zuka, Fadil Pajaziti. Deklaratë dhënë autorit. Atje kishte kontakte me njerëzit e ilegales, të cilët ishin larguar pas arrestimeve që ishin bërë që nga vitet 90-të, e gjer në vitin 1993, si me Fatmir Humollin (ku Zahiri qëndronte gjatë kohës sa ishte në Shqipëri), Nazmi Zukën (nga i cili kërkonte sqarim për armët që i kishte dërguar LPRK, në vitin 1992), Ismet Abdullahun, me të cilin mbante lidhjet e mëhershme dhe i cili e ndihmoi në të gjitha mënyrat deri në vdekjen e Zahirit, Nazmi Ajetin etj. Kohën të cilën Zahiri e kalonte në Shqipëri, e shfrytëzonte më së tepërmi në bisedime me shokët, dhe preokupim kryesor i tyre ishte furnizimi me armatim, si dhe realizimi dhe shtrirja e radhëve të njësiteve guerile (ushtrisë), me njerëz të dëshmuar të çështjes kombëtare. Në maj të vitit 1994 arrestohet në Shqipëri nga policia e pushtetit të atëhershëm të Sali Berishës, përkatësisht në Krumë zihet duke bartur armatim (kishte me vete dhjetë granata dore, të cilat i kishte marrë nga Nazmi Zuka). Për lirimin nga burgjet e këtij pushteti, bashkëpunëtorët e tij intervenuan duke dhënë edhe ryshfet, kështu që Zahiri lirohet pas një muaji. Në ato kohë, në Shqipëri, Zahiri kishte shkuar me Naser Azemin, i cili nga ajo kohë ndodhet në Gjermani 4). Pas kthimit nga Shqipëria, armët e kërkuara nga Nazmi Zuka i mori nga Kadri Pajaziti (nga fshati Kushevicë), me të cilin vazhdimisht mbajti kontakte, por i cili nuk ishte i kyçur drejtpërdrejt në veprimet e mëvonshme të UÇK-së (deri para vrasjes së Zahirit). Nga kjo kohë, Zahiri filloi t’i formonte njësitet guerile, nga të cilat më vonë u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndër shokët e parë të cilët ndihmuan në realizimin e këtij qëllimi janë: Hakif Zejnullahu, Nazmi Zuka, Avni Ajeti – Sokoli, si dhe shumë shokë të tjerë nga të gjitha anët e Kosovës. Vlen të theksohet se njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Zahirit ishte Hakif Zejnullahu, i cili ishte edhe zëvendës i tij dhe i cili çdo herë ishte pranë tij, duke e ndihmuar në kryerjen e çdo aksioni, duke e shoqëruar në rrugë dhe në bisedime. Pas kthimit nga Shqipëria, Zahiri, në fundvitin `94 dhe në fillim të vitit `95, zgjeroi fushëveprimtarinë e tij edhe në anët e tjera të Kosovës, si në Dukagjin 5), me Lahi Ibrahimin dhe Sokol Bashotën, në Drenicë me Rexhep Selimin 6), si dhe udhëhiqte me njësitet në Shishman të Gjakovës dhe në Gjakovë 7), pastaj në Ferizaj , si edhe me Xheladin Gashin e Mujë Krasniqin. Në realitet, kjo edhe ishte celula e parë e ushtrisë (Shtabi i saj), e cila tani kishte filluar të quhej UÇK 9). Gjatë asaj periudhe, është punuar në planin operativ për shtrirjen e UÇK-së në tërë territorin e Kosovës. Kështu mund të themi se ky vit ishte vit i shtrirjes dhe rritjes së UÇK-së, si dhe parapërgatitje për marrjen e aksioneve kundër pushtuesve serbë dhe kolaboracionistëve të tyre. 4)-Fadil Pajaziti, Fatmir Humolli, Nazmi Zuka 5)-Lahi Ibrahimi 6)-Rexhep Selimi 7)-Lahi Ibrahimi -Rrustem Mustafa- Remi 9)-Rexhep Selimi Deklarata dhënë autorit Struktura e Shtabit të Përgjithshëm është formuar ashtu që t’u adaptohet kushteve te një lufte guerile. Kjo ka qenë një strukturë jo e zgjeruar. SHP i UÇK-së ka qenë i formuar në atë mënyrë që në përbërje të tij kanë qenë të gjithë përfaqësuasit e zonave, të cilët kanë pasur të drejtë të bëjnë shtrirjen e UÇK-së edhe në territoret e tjera të Kosovës 10). Zahiri në këte drejtim u shqua me punën e tij organizative dhe me guximin e tij, i cili pos që kontribuoi për themelimin e UÇK-së në Zonën e Llapit, ai këtë e bëri edhe në territoret e tjera, si në Shishman të Gjakovës dhe në vet qytetin e Gjakovës, në Ferizaj dhe në Vushtrri. Kurse gjatë kohë, para vrasjes së tij, ishte në formim e sipër të njësiteve të UÇK-së edhe në Gjilan11). Të gjithë anëtarët e këtij shtabi kanë qenë të barabartë në hierarkinë e strukturave të tij dhe në marrjen e vendimeve, e çdo vendim ka qenë kolektiv, metodë ndoshta që nuk i përngjante shumë një ushtrie, por ka qenë një fillim dhe ka qenë disponim kolektiv dhe disponim shokësh, por nuk është bërë fjalë për vendime dhe sidomos nuk është bërë fjalë për urdhëra. Prandaj, gjatë punës dhe zhvillimit të strukturave të UÇK-së, vetë puna e tij Zahirin e renditi në Komandant të Operativës pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Strategjia e organizimit dhe e luftës së UÇK-së ka qenë e bazuar në një strategji origjinale të paimponuar dhe një strategji e cila ishte e ndërtuar që të jetë shumë e pakapshme për armikun, prandaj kanë triumfuar dhe kanë ecur të pazbuluar. Ka qenë një strategji e modelit origjinal, e adaptuar direkt këtu, dhe një strategji që e kanë bërë njerëzit që kanë pasur një vullnet dhe moral të fortë, qoftë moral në konspiracion dhe në aksione. Kanë pasur një karakter që të mos flasin shumë dhe të mos lavdërohen. Këto kanë qenë përparësitë të cilat e kanë ruajtur konspiracionin 12). Zahiri çdo herë ishte aktiv dhe i palodhur në çdo pore të jetës, duke kontribouar për çështjen kombëtare, kryente të gjitha punët për të cilat vlerësohej se ishin në interes të popullit, dhe atë duke vepruar edhe në KMDLNJ, në partitë politike etj. Por, mbi të gjitha angazhohej rreth krijimit të ushtrisë, pa të cilën thoshte se nuk mund të realizohej pavarësia e Kosovës dhe vlerësonte se duhet të krijohet një ushtri të cilës duhet t’i paraprijë një logjistikë e shëndoshë dhe e fuqishme në të gjitha anët e Kosovës (Zonat që formohen më vonë), duhet të bëhën depo të mëdha të armatimit dhe materialeve të tjera përcjellëse për luftën, dhe ky armatim të shpërndahej për ushtarët e rinj, varësisht prej evolimit të situatës dhe suksesit të aksioneve guerile. Zahiri thoshte se ushtria nuk guxon të ketë ngjyra partiake e ideologjike 13). 10)-Lahi Ibrahimi 11)-Sabit Zejnullahu 12)-Rexhep Selimi, Lahi Ibrahimi, Qerim Kelmendi 13)-Rrustem Mustafa-Remi, Naim Haziri– Dilaveri Deklarata dhënë autorit Këto jo vetëm që ishin qëndrime të Zahirit, por ai kishte punuar pa ndërprerë në këto drejtime, e sidomos në krijimin e bazave të armatimit, dhe të cilat i kishte planifikuar sipas një strategjie shumë të përsosur, duke i vendosur nëpër fshatrat e Llapit dhe Gallapit. Një ndër bazat e para të armatimit ishte ajo në fshatin Lladofc, në rrethin e familjes Zejnullahu, pastaj në fshatin Brainë, në fshatin Ballaban, ku ishte edhe baza e radiolidhjeve e të cilën nuk kishte arritur që ta montonte, si dhe në fshatin Sharban të Prishtinës. Zahiri kujdes të posaçëm i kushtonte përgatitjeve fizike dhe ushtarake të pjesëtarëve të njësiteve guerile të UÇK-së, si dhe aftësimit të tyre për përdorimin e armëve. Ushtrimet fizike i kryenin “Te pishat” në afërsi të kishës në Podujevë. Kurse ushtrimet, duke provuar edhe gjuajtjet me armë, i kryenin te “Çuka e Dragës”, në afërsi të Turiçicës (vendlindja e Zahirit). Gjatë asaj kohe (mesi i vitit 1994 - fillimi i vitit 1996), Zahiri kishte punuar pa e zvogëluar intensitetin e punës së tij, duke shtuar numrin e bashkëpunëtorëve të rinj edhe jashtë Zonës së Llapit, si: Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi etj., dhe numrin e atyre me të cilët bashkëpunonte në anën (Zonën) e Llapit, dhe të cilët ishin: Rrustem Mustafa, Muharrem Ismajli, Sejdi Rama, Shukri Ismajli, Selim Haziri, Ilir Konushevci, Shaip Haziri, Naim Haziri, Naim Hyseni (i cili pas vrasjes së Zahirit shkoi në Gjermani), Refik Jashari, Avdi Kiçmari dhe Hamdi Pollomi. Që nga kjo kohë, mund të thuhet se UÇK-ja krijoi konturat e një ushtrie me një fizionomi të re, sepse tani çdo aktivitet politik, por edhe veprimet në terren kryheshin në bazë të qëndrimeve unike, të cilat vendoseshin dhe koordinoheshin nga Shtabi Qendror. Prandaj, mund të konstatohet se në vijimësi të vitit 1996 u kryen shumë aksione të koordinuara, duke mbuluar pothuaj në tërsi territorin e Kosovës. Ishin këto aksione të cilat e tronditën pushtetin e instalur serb në Kosovë, dhe njëherit paralajmëronin se UÇK-ja do të jetë në të ardhmen e afërt një subjekt i cili do të shtrihet në mbarë vendin dhe do të ketë rol vendimtar në realizimin e aspiratave kombëtare. Për tërë këtë duhej një punë dhe aktivitet i shtuar, i cili nuk mungonte, sidomos nga ana e Zahirit. Pas kthimit nga Shqipëria, më 20 janar 1997, në kohën kur pritej të bëhej koordinimi i shumë punëve dhe nisma e realizimit të vendimeve të Shtabit Qendror të UÇK-së, më 31 janar, Zahiri, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, vritet në një pritë të organizuar nga pushteti okupues serb, në afërsi të Vushtrrisë, përkatësisht në fshatin Pestovë. Zahir Pajaziti ka qenë figura qendrore, figura identifikuese e luftës çlirimtare në Kosovë dhe njëra nga figurat qendrore të gjithë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, njëkohësisht ka qenë figura më militante e asaj kohe, sepse të gjitha aksionet deri në rënien e Zahirit lidheshin për emrin e Zahirit, për gishtin e tij dhe për zjarrin e pushkës së tij. Çdo aksion është kryer prej tij. Vetëm kur janë kryer dy e më shumë aksione përnjëherë, atëhere Zahiri nuk mund të ishte në të gjitha aksionet. Përndryshe, çdo aksion që është kryer në Llap, Zahiri ka qenë aty me shokët e tij, me të cilët bashëkpunonte. Rënia e Zahirit është humbje e madhe për Shtabin, për Zonën e Llapit, por edhe për gjithë UÇK-në, sepse pas rënies së tij shumçka nuk ishte më ashtu sikur ai ishte i gjallë, ishte një ngecje në realizimin e aspiratave kombëtare dhe për çlirimin e vendit. Për këte vrasje UÇK-ja lëshoi një komunikatë të veçantë, në të cilën thuhet: më 31 janar 1997, në orët e vona të pasdites, tre pjesëtarët e njësive tona ushtarake: Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha, rrugës për në detyrat e karakterit të veçantë, u ndeshën ballëpërballë me forcat e shumta të policisë okupatore serbe. Pas një qëndrese heroike, në një betejë të pabarabartë, dhanë jetën për çlirimin e vendit. Gjaku i tyre i njomë edhe më tepër do ta forcojë unitetin dhe vendosmërinë tonë për të luftuar edhe mç me ngulm deri në fitoren e plotë. Dhembja për ta është e madhe, por nuk ajo nuk do të na dëshpërojë, përkundrazi do të na japë forcë në rrugën e undimshme, por të sigurt drejt lirisë... Lavdi jetës dhe veprës së tyre! Prishtinë 3.2.1997, Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ja se si e kishte përjetuar vrasjen e Zahirit, bashkëluftëtari i tij, Adrian Krasniqi, tani dëshmor i Kosovës, i cili në letrën dërguar vëllait të tij, Ilirit në Gjermani, për Zahirin theksonte: “ ...u vra Zahiri, udhëheqësi i Shtabit Qendror të UÇK-së, trimi i paepur dhe i cili ishte atentatori numër një në Kosovë. Ka qenë trim e shkuar trimit, dhe trimëritë e tij një ditë do të dalin sheshazi”. | |
| | | delick Fillestar/e
Numri i postimeve : 45 Age : 35 Vendi : macedonia Registration date : 14/02/2009
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Mon Feb 16, 2009 1:19 am | |
| Te gjithe deshmoret jane betuar per nje Shiqiperi etnike. Dhe pa dyshimin jane deshmoret e Shqiperise dhe duhet tia ruajm amanetin per liri... | |
| | | Qerim Klmendi Fillestar/e
Numri i postimeve : 13 Age : 57 Vendi : Peje Registration date : 04/02/2009
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Mon Feb 16, 2009 4:16 am | |
| Siqerishte e theme me keqarje se perjudha 10 vjeqare pas luftes,e cila eshte shoqruar me mija akademi perkujtimore per Deshmoret e Kombit te rene gjate luftes çlirimtare kane bere qe shume histori te qena dhe te paqena te prezentohen neper keto Akademi perkujtimore.Arsyeja pse kemi heshtur ne shume keto Akademi ka qene natyra e ndjeshmeris qe i shoqronte keto Akademi perkujtimore. Sot qytetaret dashamires te Kosoves dhe te Viseve tjera shqiptare,pa fajin e tyre,sherbehen me keto Referante te shumta qe ne te shumten e rasteve u zhvilluan nga nje garnitura e perseritur e njerzve,e te cilet ne keto Akademi kane provuar ta promovojne veten,duke keqperdorur Deshmoret. Jo ne te gjitha rastet jane bere keqperdorime te tilla,por qe ka patur shume keqperdorime dhe shume devijime te fakteve,ne keto akademi,kjo tash me eshte e vertetuar. Tash kur eshte shpallur kjo fare Pavarsia e brizht e Kosoves,shume nga keta referues te njete te cilet na kane shitur patriotizem per dhjet vjet rrjeshte,ne keto akademi perkujtimore,vetem e vetem per ta promovuar dhe imponuar vetveten ne opinion,pra keta patriota artificial duhet ta kuptojne se koha e promovimeve te identitetit te tyre ka perfunduar,sepse shume nga ata qe i kane kaperbire devijimet e shumta historike,ne keto akademi,tash pas shpalljes se kesaj pavarsije te brizht,nuk kane arsye madhore qe te vazhdojne te heshtin.Prandaj kujdesi duhet te vkleje per te gjithe... | |
| | | kercova Fillestar/e
Numri i postimeve : 20 Age : 33 Vendi : Kercove Registration date : 05/12/2008
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë Thu Mar 26, 2009 7:47 pm | |
| deshmoret e UCK jane deshmor te SHQIPERIS ETNIKE!!!!! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë | |
| |
| | | | Dëshmorët e UÇK-së janë,dëshmorët e Shqipërisë | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |