| | POEZI PËR DËSHMORËT | |
|
+15zeriatdheut paioni dardan01 Medalim Driniiiii L1ndush3 an-di Orfe@ dona Kosovarja Euridika Sofra Beton shaban cakolli besa-bese 19 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Thu Nov 08, 2007 1:34 pm | |
| për Isë Kastratin "GACA"një jetë në shërbin kombëtarnjë jetë në resistencë kishit,ktë e benë ai shqiptarqë nuk perulet para armikut.Hogoshti që të lindi TrimNana që të rriti Isë krenarë per ty deri n'amshimPer Kosovë rrezove dritë.Në permendore te fshatitme shikim të shqiponjëskrenohesh me fatinduke i bëre roje.Roje në luftë me armiqëRoje në liri, të kujtoj me mallSimbol per shqiptari.Të putha ftyren në permendoretë ndjeva se me buzeqeshe fortëti mbete krenar sic ishe proree unë, mua me rrodhën lotë. ______________________me respekt dhe plot mallper komandantinIsë Kastrati.besa-besë | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Fri Nov 09, 2007 11:14 pm | |
| Kjo poeme eshte marre nga romani <<OSO KUKA>> shkruar nga shkrimtari i shquar Sulejman Krasniqi. Gjithashtu ndodhet ne koleksionin e dr. Gerhard Geseman ,,Heroische Lebensform zu Literatur und weskunde Ballkanische Patriarchalitet,,-Munchen- 1979.
KRENARI SHQIPTARI Nuk te perulem, as te leshoj udhe! Pse jam i vorfen,pa fajin tim, jam burre! Nuk te leshoj udhe, anise pjelle e nji bareshe! Nuk te nenshtrohem,sikur te jesh bir i cdo mbretneshe! Ti mund te kesh lindur ne djepin me ar, i mbeshtjellun me mendafsh te bute e te papare; ushqye me musht luleshqerrash e me mjalte, pasanikja te kete mbeshtjelle me brez te arte. Po une jam me i madh se ne kasolle vorfnie, me buke, krype e fjale fisnikie e ruejta, e mbrojta, u gjakosa per kete toke, nder motet ma te veshtira pushken pata shok. Ne lahuten time do gjesh historine, te lashte sa rruzulli per mua,per Shqiperine! Me ka linde shqiptarja e ashper,e forte, midis dhenve dhe krismave, mbi shkambin e ftofte, Me ka mbeshtjelle me shallin e leshte e te ngrohte, peshtjellakun ma te mire qe s'asht pa ne bote! Lidhun me ka me sixhim, loze manaferre. Nuk me ka perkedhelun, por ushqye me tamel dele! Dhe per kete jam betue: Askujt udhen s'kam per t'ia leshue! | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Fri Nov 16, 2007 7:52 pm | |
| Kushtrimi Zgjohuni vellezër e s'e ndini! se atdheu po na thërret zgjuni ne këmbë, ndejë mos rrini kush e do kombin e vet. Sa më lart zanin ta qoni me një zë si një rrufe armët prej dore mos i leshoni pa i pergjakur për ATDHE. a ka më nderë se t'jemi deshmorë? a ka më nderë se të hym' në altarë c'nderë kur valvitet flamuri me shqiponjë andaj lufto per Bashkim Kombëtar...... | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sun Nov 25, 2007 5:46 pm | |
| Besa_besë Isë Kastrati I shkruaj një deshmori i shkruaj një intelektualit i shkruaj një babai i shlruaj Isë atdhetarit. I shkruaj dhe i drejtohem në altar I shkruaj per t'a pershendetur I shkruaj vëllaut tim shqiptar I shkruaj për kohën që po ecën. U njohëm shumë gjat në robëri U njohëm shumë gjat në atdhe U njohëm shumë gjat në beteja U njohëm shume gjat në at fole. Ndaj ti u ngrite në altar Ndaj unë ngela vdekur Ndaj ti mbete legjendar Ndaj unë perjetë vetëm. Deshmoret kurr nuk vdesin deshmoret prore jetojnë deshmoret legjendë mbesin deshmoret liri dhurojnë. __________________ Komandantit Isa Sabit Kastrati | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Dec 01, 2007 6:11 pm | |
| Kënga e Lirisë
Krismat e armeve buqasin ato shkyejne bjeshkë e mal mbi armikun e ndytë shkaun ejani vllezer shqipetarë.
Komandant "GACA" Isa Kastrati kushtrimin leshon me zë t'lartë gjëmon kodra e gjemon shpati Atdheu na qenka gjëja e ARTÊ.
Në lagjen Bullaj n'fole t'skifterit dëshmorë ranë n'fushë t'nderit aty n'Bullaj rrënzë atij shpati ra dëshmor Isa Kastrati.
Amanet i fundit për vellezër t'vet te luftohet në këto troje lidhuni me besa-besë të luftoni deri në FITORE. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Tue Dec 11, 2007 11:07 pm | |
| Kadri Kadriu,piktor dhe poet,i lindur me 5 korrik 1954 ne Qirez te Drenices,ne mbremjen e11marsit 1999 u masakrua nga barbaret serb te cilet ja dogjen shtepine,pikturat dhe biblioteken me 3000 tituj. Ne vitin 2000 klubi letrar"Lumi i Bardhe",ne Mitrovice,boton librin e tij"GULQIM ZEMRE",ne zgjodhem kete poezi nga Kadri Kadriu:
KËSHTJELLA E kuqe eshte keshtjella ime mbi prushin evotres qe nuk fiket eshte flake ne naten pa hene Mbi themele kasollash te djegura nder male e shkrepa Bedenat e saj jane vetem pelcitja e territ Nga nje krisme qe jehoi si kushtrim E i permbysi shekujt e pa qene Nga muranat e saj I bardhe rrjedh perhere kujtimi per nje grua qe aq bukur Qe aq madherishem u flijua per Dashurine e Madhe Per ardhmerine... | |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Wed Dec 19, 2007 2:28 am | |
| deshmoret s'vdesin kurrrrr! ________________________ ju keni flijuar jetën ju jeni në altarë ju realizuat shpresën ne vdiqëm të gjallë! |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Dec 22, 2007 6:31 am | |
| ju që jetoni me mua... edhe pas pushkes suajnjë qetsi mbreteron...unë prore po vuaje malli më përvlon!Cdo gjë në heshtje pa bë zanë,emrin tuaj e gjejtek Kosova nanë.Ju që jetonni me muate perjetshem jeniemrat e radhitur ne flamuraty ju i keni.Sado qe shkruajnuk mjafton dot...kur te tjeret heshtinateherë me rrjedhin lotë!Ndaj serish ju jetonimeqë jeni t'pavdekurju Lirinë sot begatonindaj pushoni te heshtur...ndonëse dikush ju kujtoni gjallë por "i vdekur" _________________________LAVDI______________përjetë______________________________"jam_buli" |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Dec 22, 2007 12:19 pm | |
| TË GJALLËVE
Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve, mos kërkoni nëpër libra, aty s'është jeta e tyre,është jehona e saj.
Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët, mos shkoni në shtëpitë e tyre, shikoni robrinë tuaj.
Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët, mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre, ato janë flutura që s'kapen dot.
Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve, mos thërrisni këngëtarin, do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.
Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve, mos thërrisni këngëtarin, do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.
Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve, mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit, secili prej nesh ka qenë prezent.
Nëse dëshironi t'i nderoni dëshmorët, mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule, lulet do t'u vyshken në dorë.
Nëse... Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët, ecni në rrugën e tyre, aty do të gjeni gjeninë e tyre. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Dec 22, 2007 12:20 pm | |
| PARA DËSHMORIT
Nësete dëshmori shohim, vetëm të kaluarën e tij, ne s'e kemi parë dëshmorin, por kornizën që e rrethon, nëse te dëshmori nuk kemi parë të ardhmen, ne s'e kemi parë dëshmorin, por një kufomë. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Dec 22, 2007 12:21 pm | |
| PRINDËRVE TË DËSHMORIT
Ju prindër nuk ngopeni T'ua bëjnë birin edhe president për së vdekuri Doni ta shihni lart e më lart Por edhe sikur Të pamundurën ta bëjmë Të pangopur do të mbeteni Ju birin tuaj e doni të gjallë. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Dec 22, 2007 12:22 pm | |
| E VRANËT ISHTE AJO DITË
1. E vranët ishte ajo ditë, si sot,pa shi Veçse s' ishte gusht, por ishte nëntor Me përtesë ecte kortezhi drejt varrit Dhembje e madhe zihej në krahror.
2. Asnjeri s' ngutej. S' mund të pajtoheshim që s' do ta shihnim më Lotët rridhnin faqeve të zbehta S' ndihej asnjë zë.
3. E vranët ishte ajo ditë Heshtjen prishte vetëm zhurma e vajit Ishte vaj edhe më i vranët se dita Kortezhi ecte ngadalë drejt varrit.
4. Përtonim por megjithatë ecnim Oh! Pse ecnim, pse nuk ndaleshim në vend? Për të zgjatur së paku takimin e fundit.
5. Për t' a shuar mallin, t' vetmin melhem Ecte kortezhi. I vdekuri shtrihej gjatë në tabut Dhëmbët i kishte të shtërnguar Flokët të shpupuritur, ballin e zbehtë.
6. Në ballë dukej shenja që kishte lënë plumbi i gjaksorit Kur e kishte goditur nga larg Ai ishte rrëzuar atëherë Por s' ishte dorzuar.
7. E vranët ishte ajo ditë Dëshmori çohej në varr Ecte kortezhi me lot në sy Dhembja barazohej me një mal.
8. Ç' thoshin duart e tij në pozicion lufte E kuptuan të gjithë: Shokët, miqtë, njerzit e tjerë E kuptoi edhe moti i lig.
9. Nëna vështirë e kishte pritur lajmin e zi Më keq s' do ta ndjente as sëpatën mbi trup Dhëmbët kishte shtrënguar, lotët kishte ndalur Kishte filluar monologun e saj të pafund.
10. Ishte po ky monolog që e bënte në kortezh I fliste birit të saj që tani më s' e kishte E kujtonte, e dëshironte, e përshëndeste, e porosiste...
11. Të "zjarrta" plot dhembje, ishin këto fjalë Ato s' ishin fjalë, ishin vet jeta Ishte shndrruar jeta në fjalë Tani kur djalin ia kishte rrëmbyer vdekja.
12. Fjalët që përmbajnë një jetë nuk mund të shqiptohen vetëm përshpëriten, kënga për dëshmorin nuk krijohet, ajo vetëm këndohet.
13. Atë ditë e vranët ishte koha Por më të vranët ishin njerzit E dija se për mua po niset një jetë e re Me brenga e shqetsime për ty atdhe.
Rruga e Bledit | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Dec 22, 2007 12:23 pm | |
| ATY KU THËRRET ATDHEU
(Kushtuar heronjve Bahri FAZLIU dhe Agron RRAHMANI)
Aty ku ndihet teli i çiftelisë Ku populli rri i zgjuar fanar Aty ku për atdheun luftohet e këndohet Aty i keni Bahriun e Agronin ilegalë
Aty ku me pendë e me gjak Shkruhet historia Ku bajlozave ndër shekuj u bëhet qëndresë Aty i keni të paepur Bahriun e Agronin Me “Çlirimi”-n në dorë e me armë në brez
Aty ku dëgjohet kushtrimi i atdheut Populli kryengritës do ta bëjë betimin Aty në ballë do t’i gjeni Agronin e Bahriun Me abc-në e çlirimit
Aty ku nata bëhet ditë Vetëm për dritën, lirinë Aty do t’i gjeni Agronin, Bahriun Flamur bashkimi për Shqipërinë. | |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sun Dec 23, 2007 2:51 am | |
| KOSOVË, O SHPIRTI I JONËTepër fjete, zgjohu, moj orë, bijtë e tu thirrin n’flakë t’dashnisë’ Me za t’thekshëm me pushkë n’dorë, Pjesë të pandashme të Shqipnisë. Shqiptarë ke, shqiptare je, Shpirti nga trupi kurr’ s’mund t’ndahet, N’ty jetojmë, n’ty kemi le, Gjaku ujë kurr’ s’mund të bahet! Eshtna t’vjetër dhe të rij’ Janë grumbullue për ty përherë, Lule lirie duhet t’mbijë Shqip ka b’za n’at’ tokë përherë. N’mund e djersë, Kosovë moj trime, Mbahu ndër shekuj n’hov t’burrnisë! Ndër llogore me flijime, Gufon gjaku i lirisë. Gjak e zemër, dritë Arbnisë, Na ke bij e të kemi nanë, Kosovë, shpirt i Shqipnisë, Pa ty vdekë ma mirë të tanë! Haki Taha Haki Taha (1913 - 1945) Haki Taha i qendron besnik betimit dhe me 14 mars 1945, i hyn ne zyre ne Prishtine Miladin Popovicit tue i thane se mjaft ma i ke mashtrue e tradhetue shqiptaret dhe e vret.
Hakiu nuk ja duel me u arratis prej Prishtine, prandaj vret vehten. Minush Lipoveci e Zeki Shehu kane vdek nder tortura ne Goli Otok, ndersa Murat Llabunishtin, Sigurimi i Shqipnise e ka arrestue ne Elbasan e dorezue UDB-se jugosllave ne Shkup ku e kane mbyt me tortura, ndersa Prenk Gruda ka mbet deshmitar i shokeve te tij dhe i shume ceshtjeve tragjike shqiptare. Asht fole se masakrimi i 5-6 mije shqiptareve ne Tivar u ba ate dite qe Haki Taha vret Miladinin, gjoja per hakmarrje. Prishtinen e hymnizoi gjaku i Haki Tahes - Hero dhe Tivari u la me gjakun e mijra shqiptareve te pafajshem - deshmore te Kombit Shqiptar.
|
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Mon Feb 11, 2008 1:24 am | |
| Udha e mbare, Trim!
Nisu Trim, capit drejt agut te pergjakur atje plumbat shkruajne germa lirie atje, plumbat grisin heshtjen vrapo si i ri-si veriu lufto si plaku. Trimi im, perpara ke jeten...ke vdekjen.
Nisu Trim, drejt lavdise se heshtur drejt te embelit-hidherakut a-t-dh-e-u-t. Ku armet renkojne shqip ku buzet vjellin hekur nisu Trim se nata kemben e theu.
Nisu Trim! shtij nje pushke edhe per mua, melcine e nates copetoje me maje te bajonetes, flake vdekjen nga supet tane femijet jetimet ne syte e tu te lexojne himnet e jetes.
Nisu Trim! buzethare...se shteren burimet se u dogj u be shkrumb gruri ne are se nenat, nenat nuk flene gjithe naten nga renkimet per djemte e tyre te vrare... Nisu Trim ti je i fundit... se une, nuk kam per te te qare
Shko Trimi im! Te qofte udha e mbare...
Alban Tartari | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Mon Feb 25, 2008 1:53 am | |
| Dëshmorëve .. ( At Gjerg Fishta) O ata t'lumtë, qi dhanë jetën, o ata t'lumtë, qi shkrinë vehten, qi për Mbret e vend të Parëve, qi për erz e nderë t'Shqiptarëve derdhën gjakun tue luftue, porsi t'Parët u pa'n punue! Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina, but u kjofshin moti e stina, ak'lli, bora e serotina: e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë, e der' t' ketë n' detë ujë e ranë, der' sa t'shndërisin diellë e hanë, ata kurr mos u harrojshin, n'kangë e n'valle por u këndojshin. E njaj gjak, qi kanë dikue, ban, o Zot, qi t'jesë tue velue për m'ia xe zemrën Shqiptarit, për kah vendi e gjuha e t'Parit! | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Mon Feb 25, 2008 1:59 am | |
| Dëshmorëve (Ilam Berisha) Përballuat rrebeshet e armikut Pa masë çmuat atdhedashurinë Retë shpërndatë e qiellin ndriçuat Derdhët gjakun dhe sollët lirinë. Përulemi para jush Këngë për ju këndojmë Fitoret që dhuruat do t`i ruajmë si sytë Në shenjë respekti lule u dhurojmë. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Mon Feb 25, 2008 2:04 am | |
| ADEM JASHARI( nga Rrustem Geci)
- Betohem se nuk kam vdekur !- Në çdo rreze të diellit unë kam pikat e gjakut flamurin tim të betejave të guximshmit e luftës Në çdo pëllëmbë Kosove Kosova kremton Kosovën Shtet në radhë të shteteve Popull në mes të popujve Në këtë tokë denbabaden Kosova ka një adresë që nga pellazgët e moçëm deri te shqiptarët e sotëm Kosovë, shqiptar, Shqipëri betohem se s´kam vdekur flamuri do pyet për mua po thuani… jam në valle!..
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 4:15 am | |
| Luftëtarit Hil Mosi (kushtuar Zef Harapit-deshmor me 1912) Atje n’at vend të lamun Me gjak t’Arbnorit t’dlirë; Atje nji djalë âsht vramun Atje mbet nji Ilirë. Atje n’at vend barbari E njofti mirë djelmnín; Atje rrëfei Shqiptari Sá shtrêjt e blén lirín. Atje Shqypja luftovi Trimnisht me zogjt e vet; Atje nji zâ ushtovi: “Në zjarm, se nji na mbet!” Ai vend nuk do t’harrohet I gjall’ do t’jét për né; Mbas tashit do t’emnohet: “Nji çerdhe e Shqipes s’ré”. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 4:49 am | |
| Shqipëri, o jetëgjatë
Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s´prishesh, s´shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e tëtëra mirësitë, ke fusha me lule shumë. lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart' e të veshura, buzën e detit të qeshur, Mëje dritëz në dritë me të gjitha mirësitë. Shqipëri, të qofsha falë, të kam mëmë e më ke djalë. Naim Frashëri
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 2:46 pm | |
| Luftëtarit Dallget e luftes tutje me shtynëe unë e heshtur rri e mendojTë pashë ty ne betejë kur mësynMarr shprese dhe forcë,tek Ty te kujtoj Ëndërr e Jotja është LIRIA Në Liri thua çdo gjë lulëzon Ideali Yt është dituria Pa dije lirine askush s'e gëzon. (Euridika) 1998 | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 4:30 pm | |
| KOMANDANTI ËSHTË I GJALLË
Re të zeza mbuluan Prekazin
Shumë çetnikë e nxinë lëndinën
Adem Jashari dredh mustakun
Dhe në çark e puth martinën.
Në nishan të pushkës së gjatë
Pak më tutje Shaban plaku
I betuar n`shqiponjë t`flamurit
Për të gjallë s`lëvizë nga pragu.
Nga frenxhia bërtet Hamza
Si kreshnikët në ditë të veta
Heu çetnikë ju farë e fëlliqur
Jo s`ka vdekur Azem Bejta.
Krisën pushkët përnjëherë
Si rrufetë që bijnë nga qielli
Gjoksin Hamza i vë gjyles
N`ato çaste u ndal dielli.
Si dragoi zjarr qet nga goja
Luftë e këngë Ademi i nisë
Sikur kosa që rrëzon barin
Rrëzon çetnikët ballëqëndisë.
Komandanti është i gjallë
Legjendë u bë ky emër
Gjithë shqiptarët kudo janë
Komandantin e kanë në zemër. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 6:15 pm | |
| DY DËSHMORËVE TË RINJ!
(Kushtuar Mon Balajt dhe Arben Xheladinit të vrarë në demonstratën e 10shkurtit, 2007)
Para syve të botës, Nën maskën e "demokracisë“ Na i vranë Arbenin dhe Monin, Gjakatarët e huaj,miqtë e vjetër të Serbisë!
I vranë djelmoshat atdhetarë, Trimat e pamposhtur shqiptarë! Atyre, jo s´ ju trembej syri, Para xhelatëve ndërkombëtarë!
Ata, ranë për paqe, Sepse, kërkuan liri, Kërkuan Vetëvendosje, Kërkuan drejtësi!
Bota po shtiret, kur na jep ligjërata, Çfarë qenka rendi dhe demokracia! Ndërsa, rrugëve tona gjaku po derdhet, Si dikur që na përgjaku Serbia...
Ah! Ju mjeranët "tanë" politikanë, Kot, po rrahni ujë në havanë: E dënoni fjalën e lirë, Jetën po na e bëni katran!
Ju me demogagji e krekosje, Po e mashtroni popullin besnik, Po e dënoni Lëvizjen Vetëvendosje! Po pajtoheni mjerueshëm, ashtu me armik!
Turp të keni ore politikanë “shqiptarë”! Mos po mendoni keni zbritur nga qielli, Mos harroni! Jeni bërë trutharë?! Thua vetëm për ju po rrezitka dielli!
Si ju mashtroi kështu Evropa, Apo, mos ju frikësoi Serbia? Nga veprat tuaja, po vuan shumë Nënëlokja, Nuk po ribashkohet ende Shqipëria!
Vallë deri kur me vrasje, Deri kur me dënime, Sa e fortë paske qenë, Moj Kosova ime!
Deri kur me premtime boshe, Deri kur me lot në sy, Deri kur duhet të besojmë; Se,ndërkombëtarët paskan drejtësi"?!
I lehtë u qoftë dheu i Kosovës! O bijtë e Shqipërisë, Përjetë, s´do t´ju harrojë kombi, Gjaku juaj, i rritë rrezet e lirisë!
KRISTINA RASI | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 7:30 pm | |
| LUFTËTARIT
Pse jeta për pushkë pse vdekja për nder
pse lumëgjaku për LIRI
RRITË Vendkalime ura mungon
mendtakime veprimet heshtin
kopsht me lule s'ka dashuri
ç'u bë bota - e qelbur po rritet
nga Arian Krasniqi
| |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT Sat Mar 01, 2008 7:30 pm | |
| Atyre
Atyre, Që gjithë që paten ia falen kësaj toke. Atyre Që maleve për liri u dhanë kushtrim. Atyre që shkruajnë faqet e lavdishme të një EPOKE. Atyre, Që bishen e plagosur e godasin në vesh e në sy. Atyre, Që me gjak e shkruajnë fjalën LIRI. Atyre, Që mesin e mesjetës e thyejnë mes për mes Me ata është ballëhapur Nëna, Që Kosovës i dha këtë Brez.
Ajete Zogaj | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: POEZI PËR DËSHMORËT | |
| |
| | | | POEZI PËR DËSHMORËT | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |