Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zgjedhjet në Kosovë !

Shko poshtë 
+5
xhema
BashKom
xhiti
Driniiiii
Atdhetari
9 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptyTue Dec 14, 2010 1:22 pm

Mir shum, kjo nuk esht e mjaftushme... por u pa se u pa se nacionalizma nuk ka vdek, por pse i vjedhen votat esht gje tjeter.
Por naj kan ber regjiné para kohe se kush me fitu edhe kjo esht diq tjeter.
Por problemi esht se punet dot stagnojn dhe neglozhohen kjo esht problemi, sa qe kjo nuk shkon ne favor tonin,urime ALBINIT se me ket u pa se ka arrit shum mir ta ringjall deshiren per nji jet ma te devotshme dhe me nji atdhe dashuri te denjé, u rradhit ne maje te piramides,edhe ky esht sukses.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptyTue Dec 14, 2010 9:17 pm

Nga konferenca për media
14 DHJETOR 2010 - E Martë 18:14
Albin Kurti



Zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit nuk ishin aspak demokratike dhe të ndershme. Gjithandej nëpër Kosovë ka pasur shkelje dhe parregullsi. Rezultatet e KQZ-së janë të papranueshme sepse i gjithë deformimi i vullnetit të votuesve është i inkorporuar në to. KQZ-ja nuk u tregua as e paanshme dhe as e pavarur. Gjatë tërë kohës ajo ishte e ndrojtur, joprofesionale dhe e ndikueshme.



Rezultati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ishte shumë i lartë por ai është dëmtuar rëndë. Përqindja jonë është gjymtuar më së shumti. Dy lloj shkeljesh kryesore e masive u bënë: votimi i shumëfishtë i militantëve pasi që u siguruan që s’do të punojnë llambat verifikuese, dhe mbushja e kutive me vota të parapërgatitura pasi që diku i kërcënuan komisionerët, diku tjetër i rrahën e i dëbuan komisionerët nga vendvotimet e pati madje edhe vrasje në tentativë siç ishte rasti në Malishevë.



Drenasi dhe Skënderaji janë dy shembuj ekstremë të dukurisë që ndodhi anekënd Kosovës. Përqendrimi i problematizimit të shkeljeve vetëm në këto dy komuna ka për qëllim amnestimin e shkeljeve të mëdha nëpër shumë qendra të votimeve gjithkah nëpër Kosovë.



Legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve është legjitimitet i hajnave dhe i dhunës. Këso zgjedhjesh janë të papranueshme dhe rezultati i tyre është i kontestueshëm. Ne i bëjmë thirrje të gjithë faktorëve ndërkombëtarë që të mos njoftohen njëanshëm nga politikanët e regjimit dhe që të mos nguten në përkrahjen e këtij procesi zgjedhor sepse kështu mbështesin keqpërdorimet dhe manipulimet.



Shkelja e vullnetit të votuesve në këto zgjedhje parlamentare është pasojë e drejtpërdrejtë e shkeljes së planifikuar të vullnetit të popullit përmes negociatave të paralajmëruara me Serbinë. Prandaj u lejuan dhe u toleruan ish pushtetarët që të organizojnë vjedhjen e zgjedhjeve. Ata janë të preferuar për këto negociata të reja. Ish pushtetarët që i kanë bërë koncesione marramendëse Serbisë në negociatat e mëhershme janë treguar të gatshëm për negociata e koncesione të reja për Serbinë që Serbinë ia afrojnë BE-së, veriun e Kosovës ia afrojnë Serbisë duke e thelluar ndarjen e brendshme të Kosovës.



Manipulimet dhe vjedhjet në këto zgjedhje i bëri regjimi nga paniku që e kishte mbërthyer. Paniku i regjimit vjen më së shumti për shkak të rritjes së organizimit dhe anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ecën paralelisht me rritjen e zemërimit të qytetarëve. Këto padrejtësi që na janë bërë e demaskuan përfundimisht këtë regjim i cili po mundohet ta shuajë etjen me ujë deti. Këto zgjedhje, sikur asnjë deri tash, e kanë deligjitimuar regjimin. Tash secili qytetar i Kosovës e di se në çfarë mënyre dhe për çfarë arsye ekzistojnë dhe veprojnë këto struktura të regjimit. Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i kombinojë mjetet jashtëinstitucionale dhe ato institucionale për qëllimin e saj të njëjtë. Beteja vazhdon por ne tash jemi më të fortë se kurrë.



Lëvizja VETËVENDOSJE!



Sekretariati për Media dhe Komunikim



Erzen Vraniqi 045 209 632
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptyTue Dec 14, 2010 9:47 pm

Manipulimi me Vota





Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptyWed Dec 15, 2010 12:49 am

Marria e Zotit edhe ksaj i thuhet demokraci apo jo baj qka te du dhe kush zguxon mem pengu ,mjer Populli mjer qe nde se ka kuptu kan e kan venu ne krye te venit

,"Thaçi trafikant", reagon qeveria e Kosovës
Ne raportin e anetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dik Marti, i cili ka vënë re se Hashim Thaçi deri tani kryeministër i Kosovës, është drejtues i një rrjeti të trafikut të armëve, trafikut të drogës dhe organeve njerëzore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptyWed Dec 15, 2010 1:00 am

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 DefaultStupcat 2010 Zgjedhjet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptyThu Dec 16, 2010 1:36 am

Thaci sulmohet gjate fushates ne Decan

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptyFri Dec 17, 2010 4:37 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptySat Dec 18, 2010 12:57 am

Shkruajnë “Hajn” në bilbordin e Thaçit, arrestohen (Video)

Prishtinë, 17 dhjetor (E plotësuar) – Të premten, në orët e pasdites, aktivistët e Vetëvendosjes ndërmorën një aksion, me qëllim të demaskimit të plotë të partisë në pushtet dhe liderit të saj në procesin zgjedhor të së dielës, me ç’rast janë shkruar parullat “hajn”, “vjedhës” dhe “së pari ta vjedhim Kosovën”, në bilbordat e PDK-së dhe Hashim Thacit, nëpër qytetin e Prishtinës. Në aksion e sipër, në orën 16:20, tek fontana në lagjen Ulpiana, njësitë e Policisë së Kosovës kanë intervenuar dhunshëm kundër aktivistëve, duke përdorur sprej lotsjellës dhe dhunë fizike ndaj tyre. Me këtë rast janë arrestuar aktivistët Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Valdrin Ahmeti dhe Nol Nushi.
Në orën 16:45 policia gjithashtu konfiskoi edhe furgonin e kësaj lëvizje. Me anë të një komunikate për medie, Vetëvendosje ka dënuar dhunën e përdorur ndaj aktivistëve nga ana e policisë dhe intervenimin policor e ka cilësuat si shërbim ndaj atyre që, në të vërtetë, e kanë shkelur ligjin duke manipuluar me votën e popullit.
le të 12 dhjetorit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptySat Dec 18, 2010 1:08 am

Po mir po i rrika ky shkrimë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptySat Dec 18, 2010 4:51 pm

Spiunët shqiptarë të Lobit Serb në Kosovë
Shkruan: Teki Dervishi
Këtë shkrim ua dedikoj denoncuesve dhe kërcënuesve të shërbimit të rikonsoliduar spiunist pranë një partie politike në Kosovë, e cila po më kërcënon me vrasje (disponoj incizimet telefonike) për një shkrim këtu ku kisha ofruar argumentet e mia subjektive se në Kosovë gjendja është destabilizuar deri në buzë të një konflikti civil.

Nëse e lexojmë fare përciptas raportin e Dick Martit, do të shohim se të gjitha denoncimet e tij (pos supës me veshka njeriu) para se t’i dëgjojmë nga Dick Marti, i kemi dëgjuar në deklarime publike të individëve shqiptarë partiakë në Kosovë dhe në mediat e Kosovës na kanë bombarduar për çdo ditë mbi të “dhënat” e pafaktuara se Kosova qenka shtet i krimit të organizuar dhe i korrupsionit, ashtu si i konvenon Serbisë ta përdorë këtë “fakt” si argument para bashkësisë ndërkombëtare, për të dëshmuar se Kosova nuk është shtet i së drejtës ndërkombëtare siç vërteton GJND-ja, nuk është shtet i ligjit, por qenka shteti i krimit të organizuar dhe i korrupsionit. Jo vetëm ky raport i Dick Martit, por edhe të gjitha “raportet e zeza” që vijnë nga instancat e BE-së dhe që e kualifikojnë shtetin e Kosovës si shteti më i korruptuar në botë, si shtet i bandave dhe i krimit të organizuar, i postojnë nëpër kanale të fshehta pikërisht spiunët e paguar me donacione evropiane të disa shoqërive civile në Kosovë, tashmë të involvuar në disa parti politike. Janë këta individë që nuk ia dinë fundin pasurisë së tyre, derisa e akuzojnë pushtetin si bandë e hajnave. Mediat në Shqipëri po komentojnë se të “dhënat” e Dick Marit janë siguruar (edhe) nga disa oponentë opozitarë në Tiranë dhe këta i kanë ofruar Martit këto të “dhëna” në kompensim që Evropa t’i postojë në pushtetin e Shqipërisë pas rënies eventuale të Berishës, si dhe në Kosovë pas rënies eventuale të Thaçit.

Por kush e konstruktoi krizën në Kosovë, partia që ishte dhjetë vjet në pushtet, apo një krah trevjeçar i saj në pushtetin e fundit? Partia e dhjetë vjet pushtetit për vetëm një muaj e mori rolin e opozitës dhe u distancua nga përgjegjësia e pushtetit dhjetëvjeçar që solli Kosovën në këtë gjendje ku është sot. Ja kush e konstruktoi situatën e sotme në Kosovë:

1. Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë e dha verdiktin se pavarësia e Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe kjo e tmerroi Serbinë, e sidomos BE-në.

2. Me panik dhe në ngutje marramendëse për ta relativizuar verdiktin e GJND-së, pasoi projektrezoluta e Serbisë kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

3. BE e “luti Serbinë” që kjo të heqë dorë nga projektrezoluta e saj, dhe u miratuar (në OKB) një rezolutë tjetër e Serbisë e lidhur ndërmjet BE-së (pa prezencën e shqiptarëve) e cila obligon njëanshëm bisedime midis Kosovës dhe Serbisë, edhe pse GJND-ja kishte dhënë verdiktin se shteti i Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare, dhe këtu më nuk ka çka të bisedohet mbi verdiktin e një instance më të lartë në botë që mbron të drejtën ndërkombëtare.

4. Menjëherë në të kthyer nga Asambleja e OKB-së ku u miratua rezoluta serbe, pasoi dorëheqja e Presidentit të Kosovës që vinte nga LDK-ja për shkak se paskësh shkelur Kushtetutën, të cilën nuk e zbaton as nuk e njeh në Kosovë pikërisht Misioni i OKB-BE-së.

5. Ndiqet proceduara kushtetuese, emërohet kryesuesi i detyrës së Presidentit, zoti Jakup Krasniqi, për ta përgatitur fushatën e zgjedhjeve të parakohshme që i imponoi situata e dorëheqjes së Presidentit që vinte nga LDK-ja.

6. Por që të mos pritën as zgjedhjet e parakohshme, u desh të konstruktohen zgjedhjet e jashtëzakonshme, sepse pasoi prishja e koalicionit qeveritar PDK-LDK me urdhrin e LDK-së që brenda nate ministrat e kësaj partie t’i braktisin institucionet. Pozita 10-vjeçare e pushtetit të LDK-së, kaloi në “opozitë” dhe qeverisjen dhjetëvjeçare të saj e ngarkoi si faj të një partie në koalicion trevjeçar më të. Non sens jo, por absurd.

7. Imponohen kështu zgjedhjet e jashtëzakonshme për shkak të vendimeve të LDK-së dhe media bashkë me “politikën” shqiptare krizën konstitucionale të shtetit e quajtën “krizë institucionale”.

8. Pas mosnjohjes së zgjedhjeve të 12 dhjetorit nga LDK-ja, konkretisht, realisht dhe faktikisht zbulohet se Kosova është në krizë konstitucionale shtetërore e joinstitucionale, sepse të gjitha institucionet e shtetit janë vakante, tashmë as në dorëheqje të pushtetit dhe shtetit që para 12 dhjetorit 2010 vepronte në dorëheqje.

9. Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, pason “raporti” i Këshillit Evropian, kinse në emër të Dick Martit.

Kronologjia e ngjarjeve më lart prezanton jo vetëm pasojat, por edhe autorët që i konstruktuan ato zhvillime të këtyre ngjarjeve, dhe LDK-ja gjithkund del si iniciatore e ngjarjeve që pasojë e kishin krizën institucionale. Kronologjia e ngjarjeve më lart, dëshmi e pathyeshme e një fitoreje të Serbisë që arriti ta relativizojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse derisa kjo gjykatë e pranon validitetin juridik të shtetit të Kosovës, Serbia ia doli të dëshmojë se ai shtet i Kosovës de facto dhe de jure nuk ka institucione, që do të thotë - nuk ekziston. Pra shteti i Kosovës de facto dhe de jure nuk është më shtet konstitucional dhe është përmbysur nga vetë shqiptarët e disa partive majtiste nën instruksionet e spiunazhit ndërkombëtar në shërbim të Lobit Serb që vepron në Prishtinë, e sidomos nën ndikimin e disa ambasadave perëndimore. Prandaj kam konstatuar, në shkrimin e inkriminuar që më dënon me vdekje, se Kosova është në buzë të luftës qytetare. Kronika e të dhënëve mbi ngjarjet kontinuele të luftës perfide për ta destabilizuar Kosovën me instrumentin e luftës për pushtet, kanë bërë që shteti i Kosovës faktikisht të mbetet pa asnjë institucion zyrtar.

Tjetër punë është indoktrinimi që u është bërë qytetarëve nga mediat e shoqërisë civile për t’i bindur se “të gjitha luftërat kanë mbaruar”. As nuk dua të flas këtu për konstatimet e vetë KFOR-it se situata në Kosovë është një konflikt (i ngrirë), as nuk dua ta përkujtoj Holbrukun që në OKB kishte thënë se në Kosovë është arritur vetëm një armëpushim dhe asgjë tjetër.

Si fillojnë luftërat qytetare? Në fund të shekullit të kaluar shqiptarëve u ndodhi një luftë e tillë, ai Revolucioni “demokratik” ku u vranë mbi 20 mijë shqiptarë dhe ku ushtarët e shtetit grek marshonin me tanke rrugëve të “qytetit të jugut” dhe fotografoheshin mbi nëndetëset e Shqipërisë në brigjet e Adriatikut, dhe kur në veri të shtetit (Kuks, Shkodër, Tropojë etj.) qeveria e Milosheviqit shpërndante miliona marka gjermane, llogarinë e këtyre parave “për çka janë harxhuar” e kërkoi Shesheli në Parlamentin e Serbisë. Analistët kronistë e mbajnë mend se krejt atë fushatë në përpjekje për ta fshirë nga faqja e dheut Shtetin Shqiptar, po e nxitnin mediat e shkruara dhe radiofonike majtiste të Evropës, sidomos Dojçe Velle dhe BBC, komitete këto majtiste që nga Lufta e Dytë Botërore. Por ky apokalips serbo-evropian nuk e kishte qëllim Shqipërinë, por dobësimin e shtetit shqiptar, që mos të mund ta marrë në mbrojtje Kosovën, kishte për qëllim krijimin e terrenit të përshtatshëm në Kosovës për përgatitjen definitive të fushatës policore-ushtarake të Milosheviqit për t’i vrarë në masë dhe për t’i dëbuar nga Kosova të gjithë shqiptarët. Ngjashmëritë e asaj kohe “revolucionare majtiste” më kohën e sotme në Kosovë janë shumë të qarta, gjysma e Kosovës (e jo vetëm Veriu i saj) është nën juridiksionin dhe nën armët e shtetit të Serbisë, derisa institucionet e shtetit të Kosovës nuk funksionojnë për shkak të luftës së përgjakshme të shqiptarëve për pushtet, të cilit i mungon shteti i konstitucionuar.

Ju kujtohet Bllaca. Ajo nuk ishte produkt i shtetit të Maqedonisë, veç nëse dëshirojmë ta projektojmë Tragjedinë Kosovare si deri sot, sipas opinioneve të mediave majtiste të Evropës antishqiptare.

Modelet dhe instrumentet spiuniste për ndezjen e luftërave qytetare janë stereotipe, sepse janë të një modeli gjeneral në çdo kohë, në çdo vend. Ku model po shihet sot në Kosovë. Për ta ndezur një konflikt uninacional, pikë së pari kërkohet indoktrinimi mediatik i opinionit të gjerë, krijimi artificial i pakënaqësisë së popullit në situatën e krizës së konstruktuar nga ndërkombëtarët (në Shqipëri fenomeni i piramidave, në Kosovë fenomeni i “korrupsionit” të trilluar nga BE-ja) dhe emërimi i fajtorit kujdestar për këtë krizë. Në skenë dalin papritmas nga anonimiteti figura “karizmatike” “liderësh” kundërshtarë të pushtetit “të korruptuar”, pushtetit “antipopullor”, pushtetit “kartel i drogës” dhe pushtetit “trafikant” i organeve njerëzore. Këta “heronj në gomar” e mbrojnë popullin nga shteti i tyre në “këmbë të qelqta”, pikërisht në çastet kur shteti është pa institucione ashtu si kanë dashur Serbia dhe BE-ja. Spiunazhi ndërkombëtar në shërbim të Lobit Serb në Kosovë, i zbulon “heronjtë” që do ta “shpëtojnë” popullin nga pushteti i “korruptuar”, pikërisht në kohën kur zbulohet komploti ndërkombëtar kundër shtetit të Kosovës.

P.S. Këto ditë Daniel Server tha: “Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një komplikim të tillë, që tani duhet qartësuar situata pas zgjedhjeve”. Pra qytetarët e Kosovës që unë i quaj shqiptarë, nuk e meritojnë një komplot të kësaj përmase, që, në kohën kur Serbia po përgatit luftë në Kosovë, ata po luftojnë për pushtet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptySat Dec 18, 2010 5:18 pm

Thaçi e Pacolli bisedojnë për koalicion
http://www.telegrafi.com/?id=2&a=11916
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptyMon Dec 20, 2010 12:07 pm

Duke udhehequr hajnat drogashet kriminelet kosoven
Si pdk akk akr ldd bashkesia nderkombetare nuk ka besim ne shqiptaret .
ne shqiperi krimi ne kosove kri udheheq politiken.
Hajnat kriminelet banditet nuk i do evropa as Amerika.
Po keta i lene me qellim qe ta shkaterrojne kosoven ,shqiperine.
kete e do serbia greqia.
E populli si delet i voton e i voton prap kriminelet.
kurre shtet skena me qen..
gjithmone ka mi mbyt varferia ,skamja pislleku ,korrupsioni krimi hajnat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptyMon Dec 20, 2010 12:30 pm

edhe LDK udbashet shkije shqiptare qe tere jeten e shkaterruan kombin shqiptare se i harrova keta kryesoret.
Duke i perkrahe keta hajna kriminel banda .
kurr kosova as shqperia nuk kan me pa drit.
Bota e zivilizuar nuk i njef kriminelet drogagjit e hajnat.
Nje kryetare komune si Xhabir Zharku m,e i pasur se udheheqesit e kosoves .
Ku ky njeri me pare i ka ruajtur lopt.Ky ka qen hajn ne diaspor asgje me shume.
e tashe duke vjedhe plaqkit vra njerez ,duke ja marre pasurin me dhune u ba i pasur.
Po edhe keta sy ky se shpejti do te burgosen nga eulex dhe sdo tja nini zanin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptyWed Dec 22, 2010 4:32 pm

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 21ovl3

OVL: “Vetëvendosje”, me elemente pro sllave

Publikuar: Sot, më 21 dhjetor 2010

Prishtinë, 21 dhjetor - I pari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVLUÇK), Muharrem Xhemajli, të martën, gjatë një konference për medie, i është kundërpërgjigjur veprimeve të Lëvizjes “Vetëvendosje”. Ai ka thënë se veprimet e tyre argumentojnë ekzistencën e elementeve pro sllave edhe në politikën e Kosovës, raporton “Zëri”.
“Ne shfaqim pakënaqësinë me reagimet cinike të një subjekti politik vendas, reagim i cili argumenton ekzistencën e elementeve pro sllave edhe në politikën në Kosovë, që deri dje kundërshtuan në emër të nacionalizmit çdo të arritur të Kosovës pas luftës çlirimtare. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka zhvilluar luftë të pastër e çlirimtare, në aleancë më NATO-n dhe në përputhje me të gjitha rregullat ndërkombëtare të luftës. Si ushtri u njoh ndërkombëtarisht dhe kishte përkrahje shumë të madhe nga popujt liridashës të botës”, ka thënë Xhemajli.
Gjatë kësaj konference, Xhemajli shfaqi qëndrimet e Organizatës së Veteranëve të Luftës edhe në lidhje me raportin e Dick Martyt. Ai tha se raporti i Martyt është një spektakël medial, ndërsa kanë paralajmëruar se do të nënshkruajnë një peticion mbarëkombëtar, përmes të cilit do t’i drejtohen Asamblesë së Këshillit të Evropës që në janar mos të miratohet raporti i Martyt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptyWed Dec 22, 2010 4:32 pm

Hajnia dhe korrupsioni nuk janë vlera
21 DHJETOR 2010 - E Martë 20:06
Kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së i doli prapë në ndihmë Hashim Thaçit. Sa herë që Thaçi ka nevojë, pranë e ka Muharrem Xhemajlin, i cili zellshëm e keqpërdorë pozitën e vet si kryetar i Shoqatës për t’ia vendosur atë si mburojë të gjallë Hashim Thaçit. Dhe atë me arsyetimin se po i mbronë vlerat e luftës së UÇK-së. Paçka që si udhëheqje e Organizatës kurrë nuk bënë asgjë për ta mbrojtur UÇK-në e përjashtuar nga Kushtetuta e Kosovës, flamurin kombëtar të përjashtuar nga institucionet e Kosovës, dinjitetin e Kosovës të përdhosur përmes secilës negociatë të kaluar a të ardhme të Hashim Thaçit me pushtetin e Serbisë.



Nuk është hera e parë që këto organizata dalin kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! Para çdo demonstrate të njëjtët udhëheqës pas takimit paraprak me Hashim Thaçin e kanë sulmuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! edhe pse protestonim për të njëjtat vlera për të cilat ka luftuar UÇK-ja. Akti i fundit, kur gjatë procesit zgjedhor të 12 dhjetorit vet Muharrem Xhemajli i ka mbushur kutitë me vota të PDK-së në Krajkovë të Drenasit, tregon se cilat vlera në të vërtetë i mbron ai.



Hashim Thaci thirret në UÇK dhe luftën çlirimtare e i përmend ato vetëm atëherë kur rrezikohet personalisht.



Pse Hashim Thaçi nuk e përfshiu UÇK-në në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e Republikës së Kosovës? Pse ai e ndërroi flamurin dhe himnin kombëtar shqiptar me flamurin lara-lara dhe me himnin pa tekst? Pse ai pranon që sërish të shkojë të takohet me Boris Tadiqin për të folur me të për Kosovën? Pse Hashim Thaçi për tri vjet qeverisje nuk e dërgoi në botë asnjë punim shkencor e historik për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve? Pse ai nuk financoi sa ishte kryeministër botime akademike për të vërtetën e luftës së lavdishme çlirimtare të UÇK-së?



Raporti i Dick Marty-t nuk paraqet diçka të re, por shqetësimi i Hashim Thaçit është i ri. Çdo njeri normal e di që e ashtuquajtura ‘Shtëpi e verdhë’ nuk ekziston. Se ajo është shpikje e Serbisë dhe se diplomatët e zyrtarët proserbë e kanë propaganduar atë. Hashim Thaçi nuk është shqetësuar për atë akuzë. Mirëpo, në atë raportin e Dick Marty-t ka edhe shumë akuza të tjera për korrupsion e kontrabandë kundër Thaçit dhe shpurës së tij që duket se e kanë brengosur Thaçin andaj edhe erdhi ky reagim i panikosur i tij. Disa prej këtyre akuzave i referohen informatave të shërbimit sekret shtetëror gjerman BND.



Në fakt, Dick Marty ia ka bërë një shërbim të shkëlqyeshëm Thaçit. Ai në raportin e tij ia ka përzier akuzat për korrupsion e kontrabandë me akuzën për 'Shtëpinë e verdhë' që askush nuk e beson por me të cilën po merren të gjithë këto ditë.



Hashim Thaçi është gjithsesi i korruptuar dhe i shantazhuar. Ai nuk e ka hall njollosjen e UÇK-së por veten e tij. Është vetë Hashim Thaçi ai që e ka shpërfillur UÇK-në institucionalisht dhe politikisht dhe kësisoj i ka hapur rrugë qarqeve proserbe për sulme në opinionin publik ndërkombëtar ndaj UÇK-së.



Mediet që i kontrollon Thaçi vetëm tash na i shfaqin pamjet e pasojave të luftës dhe hallet e robërve të luftës. Vetëm tash që Thaçit po i lëkunded pozita. Tani është koha që lufta jonë e drejtë t'i shfaqet opinionit publik ndërkombëtar e jo qytetarëve të Kosovës përmes mediave qeveritare. Sikur të shfaqeshin nëpër mediet tona në vazhdimësi storiet e luftës çlirimtare dhe humbjeve dhe sakrificave të popullit tonë, ne nuk do të ishim në këtë gjendje të rëndë tash.



Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja fare nuk janë e njëjta gjë. Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, UÇK-ja është UÇK e Adem Jasharit me flamurin e kuq e shkabën dykrenare dhe jo e Hashim Thaçit me flamurin e kaltër me lara. Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, UÇK-ja është UÇK e 2.500 dëshmorëve të kombit dhe e veteranëve e invalidëve të luftës, e jo e këtyre që u bënë pjesë e regjimit si puna e Hashim Thaçit që ditën është politikan e natën biznesmen. Vetëm me këtë diskurs mbrohet UÇK-ja e shpëtohet Kosova. Kurrsesi ndryshe.



Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptyThu Dec 23, 2010 1:31 pm

Eshte e vertet se nuk duhet krahasuar uck me disa individ qe u pasuruan vjedhen ne emer te uck.
Disa bandit hajna po thirren ne emer te uck.
duke e poshteruar se uck paska luftue per kosoven multietnike per kosovare per flamur multietnik,dhe per enklava serbe.
Se pari uck nuk ka clirue kosoven po nato.
Nato nuk luftoi krah per krah me uck po e cmilitarizoi uck-ne dhe i futi ne burg shumicen e uck-se.
perveq manipulanteve dhe hajnave kotrabandisteve me pune te flliqura qe mbeten ne Politik.
Ka u pasunuan ,ka u beren milionere disa persona qe thirren ne emer te uck-se
per nje nate ku i njofim se me pare sishin askushi.
Shume elemente te udbes ishin perfshi ne uck.
Sote hajne bashk farkiste tradhtare dhe ata qe ishin ne uck te Adem jasharit.
sepse i lidh hajnia dhe krimi.
keta bashkpunojne me serbet kriminel dhe kane bere pasuni te hatashme.
Drog ,biznese te ndryshme etj.
haram ju qofte mundi qe dhame per ta.
I harruan ata qe shume kontribuan per uck e sote bashkpunojne me ata qe i shajshin dhe i ngritshin akuza ketyre.
Kurse i injoruan atdhetaret dhe patriotet e vertet qe punuan shume heret per uck.
Tashe zoti po ja kthen ketyre ,sepse vete jane fajtore se po bashkpunojne me ata qe deri dje i shajten e qka sthan per ta.
kendej rrijne me ta e andej ju bejne vorrin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptyFri Dec 24, 2010 1:34 am

Kur do te përfundojnë zgjedhjet...??????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


Edituar për herë të fundit nga Driniiiii në Tue Dec 29, 2020 5:01 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptySat Dec 25, 2010 12:52 am

Spe din as vet mor Drini
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptySat Dec 25, 2010 12:56 am

Po flitet shtatori i viti qe vjen, por me mire do ishte korriku pasi do ishte mundshme edhe për diasporën me votua, e për ke do te votoj diaspora ketë nuk e di hahahaha me siguri për VV


Edituar për herë të fundit nga Driniiiii në Tue Dec 29, 2020 5:03 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptySat Dec 25, 2010 1:00 am

Drini nuk e besoj kët sepse po të votoj edhe diaspora ,do të fotoj Albini deh më pak do ket mundsi manipulimi më pak .Dh epër kët do lipin një situat më të favorshme për vjedhje .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptySat Dec 25, 2010 1:10 am

Jo jo asgjë nuk ka mbetur për tu besua ne ks vetëm një, një e dhimbshme për ne jo uniteti ynë për qeshjet madhore. Ne ashtu kështu kurrë nuk kemi zgjedh, na kanë zgjedhur te tjerët, dhe po vazhdojnë një gjë. Por shtohet pyetja deri kur...?


Edituar për herë të fundit nga Driniiiii në Tue Dec 29, 2020 5:07 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptySat Dec 25, 2010 1:12 am

Cito :
Por shtohet pytja deri kur...?
Deri atehere kur ta mer Albin Kurti pushtetin Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptySat Dec 25, 2010 1:14 am

MORE ,shok ishte problem edhe per ne te diaspores menxi ma gjeten ne list emrin kur shkova me votu tash, se e kishin llogarit ndryshe ata, me than shka dreqin erdhe he vlla me votu ka boll kush voton edhe per ty,ew we mlan pa koment.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptySat Dec 25, 2010 1:16 am

Hahaha që ma ite gazin në kët koh mër xhem po sa kan votu për neve ku dy apo tri her jan shit votata tona
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 EmptySat Dec 25, 2010 1:22 am

Ata te AAK than ne emisionin Jeta ne Kosovë se VV i ka ble votat, eiiiiiiiiiii shume lek Albini pa qen ne pushtet ,po murre pushtetin o Arbër pe di ti çka do te bej...! Do te ju bashkoj edhe juve ne Shkup.


Edituar për herë të fundit nga Driniiiii në Tue Dec 29, 2020 5:11 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjedhjet në Kosovë !   Zgjedhjet në Kosovë ! - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zgjedhjet në Kosovë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Zgjedhjet komunale 2013.
» DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE
» Zgjedhjet ne SHBA
» Zgjedhjet ne Maqedoni
» Zgjedhjet ne shqiperi 2009

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: