|
| DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Fri Apr 25, 2008 6:24 pm | |
| Pershendetje te sinqerta debatues te palodhur te forumit tone,
Po e hap kete teme e cila si bosht trajtese ka rrezikun me te madh qe i kanoset Kosoves - zgjedhjet e Serbise ne Kosove po mbahen me 11 maj te ketij viti. UNMIK - u sa per te lare gojen po thote se 'as nuk do ti pengoje dhe as nuk do ti lejoje' keto zgjedhje! Po pra, deri me tani jane mbajtur disa here zgjedhje te Serbise ne vendin tone dhe UNMIK - u 'as nuk i ka penguar as nuk i ka lejuar'.
Pra jane genjeshtra te hapura keto deklarime te satrapit UNMIK.
Pra, meqense politikanet as qe bezajne sepse ata jane vec vegla te burokracise nderkombetare.
Andaj, populli duhet te organizohet permes demonstratave gjithpopullore qe ti thote JO zgjedhjeve te Serbise.
Nese i thojme JO zgjedhjeve te Serbise, i kallxojme te huajve se ne dime dhe e mbrojme sovranitetin e Kosoves. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Fri Apr 25, 2008 6:27 pm | |
| Kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë | | | |
Wednesday, 16 April 2008 | Pas shumë mjegulle që ditët e fundit kishte mbështjellur realitetin politik të Kosovës, më në fund u bë e qartë se po përgatitet të ndodh ajo për të cilën ne e kemi paralajmëruar herët dhe vazhdimisht: më 11 maj zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të Serbisë do të mbahen në Kosovë. UNMIK-u është pajtuar me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, kurse qeveria bashkëpunëtore është pozicionuar prapa këtij qëndrimi. Në vend që t’iu thonë JO zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, UNMIK-u dhe qeveria e Kosovës me gjysëmzëri kanë thënë: shtyrje. Kjo na tregon se ata nuk po i konsiderojnë këto zgjedhje të patolerueshme: ata po kanë problem me kohën dhe legjitimitetin e tyre vetjak, e jo me legjitimitetin e zgjedhjeve të Serbisë.
Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Asnjë shtet sovran nuk organizon dhe mban zgjedhje parlamentare a lokale brenda një tjetër shteti sovran. Organizimi i zgjedhjeve përbrenda territorit të definuar të shtetit në një sistem unik zgjedhor nën kompetencën e shtetit është veçori e sovranitetit shtetëror të vendit përkatës. Fatmir Sejdiu është munduar ta arsyetojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë nëpërmjet të drejtës së dyshtetësisë që serbëve ua mundëson Plani i Ahtisaarit. Ky është një mashtrim tepër naiv meqë nëpër të gjitha vendet e botës ku ekziston dyshtetësia, qytetarët e shtetit A votojnë për zgjedhjet e shtetit B përmes postës në ambasadën që shteti B e ka në shtetin A. Kjo ndodh p.sh me shtetasit meksikan që kanë po ashtu shtetësi amerikane: ata lejohen të votojnë në zgjedhjet e Meksikës vetëm nëpërmjet postës apo ambasadës së Meksikës në ShBA. Pastaj vetë fakti që detyrohesh të votosh nëpërmjet ambasadës së Meksikës, tregon njohjen që Meksika ka për ShBA-të. Por në momentin që shteti B hyn me strukturat e tij shtetërore përbrenda shtetit A, organizon atje zgjedhje paralele, mbi të cilat ngrihen institucione politike po ashtu paralele - ky është cenim i padiskutueshëm i pavarësisë dhe sovranitetit shtetëror. Kjo po i kërcënohet Kosovës nga zgjedhjet e 11 majit që Serbia po synon t’i mbajë brenda Kosovës. Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, pra, nuk është thjesht shkelje formale e sovranitetit të Kosovës. Nuk është fjala këtu për mbajtjen e zgjedhjeve të cilitdo shtet, por kemi të bëjmë me shtetin e Serbisë, me të cilin na ndan e kaluara kriminale e tij ndaj nesh, e sotmja e okupimit nëpërmjet strukturave paralele shtetërore dhe e ardhmja e pretendimeve të hapura territoriale ndaj vendit tonë. Krejt veprimtaria e kaluar, e tashmë dhe e ardhme ushtarake e politike e shtetit serb ka qenë dhe do të jetë (siç na tregojnë përditë me deklarata e veprime politikanët dhe ushtarakët serb) mosnjohja, pengimi dhe rrezikimi i shtetit të Kosovës me të gjitha mjetet. Njëri prej mjeteve të shtetit serb janë strukturat e saj paralele brenda Kosovës. Serbia, e cila vetë e ka kundërshtuar Planin e Ahtisaarit nëpërmjet këtyre strukturave të saj shtetërore, ka ndërsyer vazhdimisht serbët e Kosovës për mosnjohjen e shtetit të Kosovës. Kjo është bërë me qëllim të hapjes së një procesi tjetër negociator, ku serbët të sigurojnë përfitime edhe më të mëdha se që u jep Plani i Ahtisaarit. Dhe zgjedhjet parlamentare e lokale që Serbia po synon t’i mbajë në Kosovë, përveçqë do ta thellojnë ndarjen institucionale, etnike dhe territoriale të Kosovës, ato do ta nxjerrin një strukturë paralele të përfaqësimit të serbëve brenda Kosovës. Serbia ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve të saj në 23 komuna të Kosovës. Të gjitha strukturat paralele politike që dalin nga këto zgjedhje nuk do ta pranojnë Kosovën si shtet të tyre, por vetëm Serbinë. Serbët e Burimit (Istogut) do të votojnë për kryekomunarin serb që do ta përfaqësojë këtë komunë. Në të ardhmen, Serbia synon që duke i cytur serbët për mosnjohjen e shtetit të Kosovës të nxisë negociata të reja, me ç’rast, ky përfaqësuesi serb i komunës së Burimit të bëhet kryekomunar i komunës së re të Osojanit që Serbia përpiqet ta themelojë nga fshatrat serbe të Burimit. Në listat zgjedhore të partive nga Serbia, të cilat mund të gjenden në faqen e internetit të Komisionit Zgjedhor të Serbisë, gjenden përplot kandidatë nga Kosova. Në listën e partisë së Boris Tadiqit figuron edhe një kandidat nga fshati Mogillë i Vitisë, i cili nëpërmjet decentralizimit parashihet t’i jepet komunës së re serbe të Kllokotit/Vërbocit.
Në anën tjetër Hashim Thaçi deklaroi se qeveria nuk do t’i njoh zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Kjo është pikërisht drita e gjelbër për mbajtjen e tyre, meqë puna këtu nuk është nëse i njeh apo nuk i njeh qeveria këto zgjedhje, por nëse i ndal apo nuk i ndal ato. Sepse problem nuk është mosnjohja jonë ndaj atyre zgjedhjeve, por mosnjohja që këto zgjedhje ia bën sovranitetit tonë. Parakusht i një shtetasi meksikan që jeton në ShBA dhe po ashtu ka shtetësi amerikane për të votuar në zgjedhjet e Meksikës është njohja e shtetit amerikan dhe betimi i tij për lojalitet. Një meksikan me shtetësi amerikane që jeton në ShBA nuk mund t’i përfaqësojë meksikanët e ShBA-ve në parlamentin e Meksikës! Po ashtu, meksikanët që jetojnë në shtetin federal të Arizonës p.sh, votojnë për përfaqësuesit brenda institucionit përfaqësues të këtij shteti, por nuk lejohen të krijojnë përfaqësim paralel që nuk e njeh këtë shtet. E drejta që po i jepet Serbisë mund të shfrytëzohet edhe nga shtetet tjera: p.sh Turqia do të ketë po aq të drejtë të mbajë zgjedhje paralele për turqit, Bosnja për boshnjakët etj.
Më 11 maj Serbia serbëve të Kosovës do t’u ofrojë dy mundësi: ngritjen e strukturave paralele politike në nivel lokal, e të cilat nuk do ta njohin pushtetin lokal në Kosovë; si dhe mundësinë e përfaqësimit të serbëve të Kosovës në parlamentin e Serbisë, e jo në atë të Kosovës. Kjo strategji e çintegron Kosovën tutje si në nivelin lokal, po aq edhe në atë qendror. Në nivelin komunal i izolon serbët edhe më shumë, duke e rritur lojalitetin e tyre ndaj strukturave paralele të Serbisë, kurse në nivelin qendror e thellon edhe më tej largimin e përfaqësimit të serbëve të Kosovës në parlamentin dhe institucionet e Kosovës.
Prandaj, hapi i dytë serioz i cungimit të sovranitetit të Kosovës, pas okupimit të veriut të Kosovës nga Serbia, është mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Ata që na njohin seriozisht kërkojnë hapa serioz nga ne. Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur që zgjedhjet e shtetit të Serbisë nuk duhet të mbahen në Kosovë. Të njëjtën e pat deklaruar edhe Ministri i Jashtëm Gjerman (Frank-Walter Steinmeier). Kurse disa të tjerë si Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olli Rehn, duke cituar Planin e Ahtisaarit, ia mbajti ison Serbisë, duke i arsyetuar zgjedhjet nëpërmjet dyshtetësisë, dhe ky duket të jetë edhe qëndrimi i turpshëm i qeverisë së Kosovës. Por nëse vetë bashkësia ndërkombëtare është e paunifikuar mbi këtë çështje, ne duhet të kemi qëndrim pa ekuivoke: kategorikisht kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Lëvizja VETËVENDOSJE!, më 9 maj 2008, organizon demonstratë gjithëpopullore kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Kosova është tepër e çmuar për t’ua lënë në dorë këtyre politikanëve, të cilët 9 vjet më parë firmosën një dokument që parashihte deputetë të Kosovës në parlamentin e Serbisë.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
|
| |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Fri Apr 25, 2008 6:30 pm | |
| Pra, shqiptare qe te gjithe mo s e leni pa e shfrytezuar kete rast te arrire per ti dhene shqelm Serbise. Te dalim te demosntrojme si qytetare kunder zgjedhjeve te Serbise ne Kosove. Me kete akt ne do ti tregojme botes se me ne nuk mund te luajne lojera te ndyta. Mergimtare qe jeni ne mergim, qe te gjithe ejani ne Kosove te demonstroni. Nese nuk mundeni te vini ne kete demosntrate, atehere mos e leni pa e afirmuar tek te tjeret kete demonstrate. Te bashkuar jemi me te forte! JO ZGJEDHJEVE TE SERBISE NE KOSOVE! | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Wed Apr 30, 2008 10:44 am | |
| SI TË NDALOHEN ZGJEDHJET E SERBISË NË KOSOVË?
Shkruan: Salih MEHMETI
Ndonëse që në titull ky shkrim do t’ia trubullojë ujin juntës politike, eprorëve dhe vartësve të tyre, prapëseprapë (ky shkrim) është një analizë e thuktë zhbiruese, shumë më e drejtë se parullat metafizike që i përthur junta politike.
‘Pavarësia është tanimë çështje e padisktueshme’ dëgjojmë tek e përsërisin ritmikisht junta politika dhe klientela pasuese e tyre duke e absolutizuar si të ‘vërtetën e vetme’.
‘...E vetmja perspektivë false është ajo që mëton të jetë e vetmja e vërtetë’ shkruante Jose Ortega y Gasset filozof ekzistencialist spanjoll i viteve 30’ta.
Kjo trajtesë është e prirur të ofrojë një koncepcion kritik të të menduarit paçka që aq shumë urrehet nga pushteti okult në Kosovë. Ata për më tepër kanë mpiksur një mendësi skolastike të menduarit që qytetarin e pasivizojnë për gjynah. Në librin ‘Struktura e Revolucionit Shkencor’ Thomas Kuhn - i ka treguar se zhvillimi intelektual e shkencor përbëhet nga zëvendësimi i një paradigme, e cila ishte bërë gjithnjë e më shumë e paaftë t’i shpjegonte faktet e reja ose të zbuluara sërish, me një paradigmë të re e cila i trajton këto fakte në mënyrë të kënaqshme. ‘Që të pranohet si paradigmë - ka shkruar Kuni - një teori duhet të duket më e mirë se rivalet e tjera, por ajo nuk ka nevojë, dhe në të vërtetë asnjëherë nuk e arrin që t’i shpjegojë të gjitha faktet në të cilat mund të ballafaqohet’.
Me realizimin e ‘pavarësisë’ (kësaj qenie njëmend ‘unike’ për të keq ama) piramida ndërkombëtare përmes IPVQ - ve e krijoi një logjikë të flashkët të menduarit për njëfarë ‘fundi të historisë’, se gjoja me arritjen e pavarësisë së pagjymtyrë iu lidh gryka thesit të problemeve kardinale. Ndaj edhe ta shtrojmë për trajtesë thelbin e çështjes përmes disa pyetjeve majeutike: A u shpall njëmend pavarësia e Kosovës? Përse Serbia është 100% më e pranishme në Kosovën e ‘pavarur’ sesa më parë?
(1) Pavarësia e 17 shkurtit - Realizim i një plani serb!
Me 29 janar 2007 ministri serb për Kosovën dhe anëtari i ekipit negociator serb Sllobodan Samargjiq në një përgjigje ndaj agjensisë ‘Reuters’ u pat shprehur se Serbia është në gjendje saora t’i ofrojë Kosovës një ‘pavarësi të brendshme’ me kushtin që Beogradi ta ruajë një ‘membranë simbolike të sovranitetit serb’ mbi Kosovën.
‘Në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me interesat e tyre vitale, ekonomike, sociale e kulturore, shqiptarët nuk do të qeveriseshin nga Beogradi’ - u pat shprehur ky eksponent serb. Dhe për ironi të fatit, pas një viti ngjau taman kështu. Kuvendi i Kosovës me 17 shkurt 2008 shpalli një pavarësi formale pa u shkëputur nga Serbia. Deklarata e (Pa) Varësisë e sheqerosur me turlifarë përrallitjesh moderne askund për be se përmend të shkëputurit nga Serbia. Nëse kjo ‘pavarësi’ na qenka vërtetë pa shkëputje nga Serbia atëherë s’është ndryshe pos shpalllje e ‘pavarësisë’ në kuadër të Serbisë duke ia ruajtur kufinjtë dhe rogozin e sovranitetit - Rezolutën 1244. Një analizë më të sinqertë ka dhënë fillikat gazetari amerikan Timothy Garton Ash në ‘Los Angeles Time’ me 21 shkurt të këtij viti kur shkruante: ‘Megjithë shqetësimet që e shoqëruan pavarësinë e Kosovës pak janë marrë me dokumentin e shpalljes së pavarësisë dhe faktin se sa i jashtëzakonshëm është ai dokument. Dokumenti ka aq shumë kushtëzime, detyrime dhe rezervime, është kaq i mbushur me angazhime, nder dhe bindje ndaj padronëve ndërkombëtar të Kosovës, që në fakt e bënë atë dhe deklaratë të varësisë’.
Njëmend në këtë deklaratë të kulluar të varësisë s’gjen tjetër pos një kontrate - haraçi që ‘ne’ lidhëm ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Kjo shkresurinë nuk bën fjalë mezallah askund për liritë dhe të drejtat që duhet t’i gëzojmë në ‘pavarësi’ por sall për obligimet, detyrat dhe haraçet që duhet t’i japim bashkësisë ndërkombëtare.
‘Duke e lexuar deklaratën e shpalljes së pavarësisë ju mund të dëgjoni fare mirë zërat e këshilltarëve ndërkombëtarë, duke ia diktuar tekstin shkruesve kosovarë të deklaratës’ vërente ky gazetar amerikan.
Një shtet i pakompletuar dhe pa përbërje juridike është i dënuar të zhbëhet. Kosovës nuk iu njoh asnjëri nga gjymtyrët ekzistencial të shtetësisë (Ushtria, ulësja në OKB, Ministria e Jashtme). Një veturë kur del nga fabrika është e kompletuar në të gjitha pjesët gjër në ato më të hollësishmet duke i shkrirë në një harmoni që rrjedhon me lëvizjen e automjetit. Kjo ‘pavarësia’ zhele i ngjason një veture gjysmë të kompletuar që ecën me zahmet, por që fatkeqësisht posa ta merr njëfarë shpejtësie aksidentohet pashmangësisht meqë nuk ka frenues këmbe.
Me ftesën ‘vullnetare’ për ardhjen e misionit mbisovran europian (EULEX) baballarët e kësaj shpallje e përjashtuan pa teklif shtetin juridik. Nuk është vendosje e juridiksionit shtetëror baravatjet qesharake të Hashim Thaçit teksa vendos tabela me ‘Republika e Kosovës’ në Merdare vetëm për sytë e bukur të mediave. Nuk është vendosje e juridiksionit shtetëror as vendosjet e tabelave të llamarinta në grataçielet e ministrive me syfetin e ‘Republikës’. Vendosje e shtetit juridik është kontrolli pash më pash i të 10.887 km katrorë sa ka Kosova përmes një ushtrie kompakte që garanton siguri dhe paqe e jo barrikadime qesharake me policë te kufiri sepse praktika e asnjë vendi në botë nuk njeh pritje të agresionit fqinj me forca policore.
‘Pavarësia’ politikanëve tanë ua ndërroi sall gëzofin por jo edhe zanatin e të tuliturit fizik e moral ndaj Zyrave Perëndimore dhe EULEX - it. Në vend se pas kësaj ‘pavarësie’ politikanët shqiptarë të provonin ndërmarrësinë dhe këmbëngulsinë në mbrojtjen e Kosovës nga çekani (Serbia) dhe kudhra (EULEX - i), ata zvetnuan mozamëkeq duke arritur të miratojnë për një orë nga dhjetë ligje të Pakos së Ahtisaarit e deri te miratimi robotik i Kushtetutës. Në anën tjetër, koncesionet e pambarim të politikanëve - karaklecë dhe ruajtjes së Rezolutës 1244 ‘deri sa të mos zëvendësohet me një të re’ i ka hapur shteg Serbisë që me furi të papërmbajtshme t’i lëshojë sirenat e copëtimit të Kosovës, gjë që e pat përmbushur ligjërisht përmes kalvarit të negociatave të para dhe të dyta. Gazeta e Madridit ‘El Pais’ shkruan se Serbia hëpërhë është ‘duke shfrytëzuar çdo dobësi të Perëndimit’ për çka në të vërtetë Serbia është argasur për dy decenie sfidimi të bashkësisë ndërkombëtare. Shto kësaj edhe mefshtësinë e pakorrigjueshme të Perëndimit dhe do ta kuptosh sesi ky Perëndim nuk ka mësuar asnjë trohë nga stiva e gabimeve të rënda që kanë prodhuar shtete gërmadha, por të sheqerosura me terma bashkëkohor si ngrehina paqeje! | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Wed Apr 30, 2008 10:45 am | |
| (2) Gjurmëve të një ndarje
‘Qëllimi i politikës serbe është krijimi i entitetit serb në Kosovë sipas shembullit të Republikës serbe në BeH’shkruan një kronikan i gazetës gjermane‘Franfurter Allgemeine Zeitung’ për të vazhduar se: ‘shteti i Kosovës nuk do të mund që t’i kundërvihet bojkotit të qytetarëve të saj serb’.
Praktika e pavarësimit të çdo vendi shenjëzon qartësisht se mëvetësimi ndodh kur shkatërrohen strofujt e përqëndrimit armik në vendin tënd, kurse në Kosovë ‘pavarësimi’ po manifestohet me zgjerimin territorial të këtyre strofujve (lexo:komuna serbe) me një shtrirje anembanë Kosovës. Duke e ngritur projektin ogurzi të decentralizimit në një doktrinë ‘shtetërore’ junta politike po ia hap kapixhikun çrregullimeve dhe tallazimeve politike për aq kohë sa statusi i Kosovës do të jetë një çështje e hapur edhe për Serbinë. Në një të afërme jo të largët, Serbia për ta fshehur ndarjen faktike të Kosovës do të luajë me kartën e ‘investimeve ekonomike’, për çka edhe Pakoja e Ahtisaarit ia jep dritën e gjelbër.
‘Franfurter Allgemeine Zeitung’ në të njejtin kronikë për Kosovën pat lajmuar se Serbia ka naçetur programin e investimeve për industrinë përreth Mitrovicës me ç’rast do ta lojalizonte një kolonizim klasik përmes karremit ekonomik. T’i zësh besë Serbisë për ‘investime ekonomike’ është sikur t’ia besosh torishtën ujkut. Edhe Rusia për ta përligjur shkeljen e sovranitetit që po ia bën Gjeorgjisë përmes entiteteve të kontrolluara prej saj - Abhazisë dhe Osetisë Jugore - ka shpikur përrallën moderne se këtë e bën për hatër ‘të zhvillimit ekonomik të këtyre rajoneve’.
Hapi tjetër i mësymjes së Serbisë ndaj Kosovës është organizimi i zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi të cilat do ta mbaheshin në mënyrë të shpenguar edhe në Kosovë. Bash për këtë qëllim Serbia pa marrë askund në thua i ka shpërndarë sejmenët hem të Tadiçit hem të Koshtunicës gjithandej qendrave zgjedhore në Kosovë. Rezultati i këtyre zgjedhjeve (pavarësisht se cili krah fiton) është veçse zyrtarizimi përfundimtar i ndarjes duke e ngjizur një klasë politike në aksh komunën serbe e cila do të vënte në lëvizje gjykatat, policinë, arsimin, shendetësinë dhe gremçat e tjerë të Serbisë. UNMIK - u sa për të larë gojën tha se këto zgjedhje ‘as nuk do t’i përkrah as nuk do t’i pengojë’. Nëse mbahemi me ato shpresa se UNMIK - u do të vendos farë drejtësie, Serbia jo veç kësaj rradhe po edhe njëqind vjet të tjera do të përvijojë e shpenguar të mbajë zgjedhje në Kosovë. Për ta shmangur nga sytë e popullit mosreagimin e vet UNMIK - u po e sajon ‘asnjëanësinë’ e tij që në këtë rast qon ujë në mullirin e Serbisë. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Wed Apr 30, 2008 10:45 am | |
| (3) Mësimi nga Qeveria Delvina
Junta politike dhe vartësit e nënvartësit e tyre vazhdojnë të çuçurisin se sa të ‘papranueshme’ qenkan zgjedhjet për ta në Kosovën e ‘pavarur’. Ama edhe na kanë bindur se sa të ‘papranueshme’ qenkan zgjedhjet për ta: që të gjithë e miratuan Kushtetutën - që në fund të fundit është veçse një bishtalec i Pakos së Ahtisaarit. Larg të qenurit qeveri e mirëfilltë e Kosovës, kjo qeveri ka pranuar në heshtje të jetë e parëndësishme, të jetë vrima e fundit e kavallit.
Në Shqipërinë e pas Luftës së Parë Botëror, Vlora dhe tërë krahina e saj pat mbetur e pushtuar nën juridiksionin e Italisë parafashiste. Kjo Itali hegjemoniste Vlorën e kish aneksuar duke e shpallur ‘krahinë të perfekturës së Leqes’. Në vitin 1920 kur filloi kryengritja çlirimtare e vlonjatëve, Qeveria demokratike e Sulejman Delvinës ndonëse jozyrtarisht e ndihmoi me ç’pati komitetin ‘Mbrojtja Kombëtare’ në çlirimin përfundimtar të Vlorës, për çka dhe arriti sukses të plotë. Është vështirë të gjendet një periudhë në historinë e shqiptarëve ku një kryengritje mbarëpopullore të shënojë fitore të njëpasnjëshme për lirinë e vendit. Kur kryengritja në Vlorë merrte flakë, forcat patriotike të udhëhequra nga Bajram Curri shfarosën bandat reaksionare esadiste. Në Paris me 13 qershor 1920 Avni Rrustemi kryen atentat mbi Esad Pashë Toptanin. Në gusht të po të njejtit vit shënon fitore Kryengritja e Dibrës që përfundon me përzënien e forcave serbe. Qeveria e Delvinës asnjëherë nuk e pranoi kontrollin e përfaqësuesve italianë dhe largoi me vendosmëri të gjithë oficerët italianë që komandonin xhandarmërinë shqiptare. Për faqe të zezë është qeveria e Hashim Thaçit, meqë:
1) Nuk e kontrollon territorin e Kosovës
2) Nuk njejtësohet me mobilizimin demokratik të popullit
3) Ështe e burgosur nga mbikqyrësit ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e Zyrave Përëndimore të vendosura në Prishtinë
Meqenëse qeveria edhe kësaj here as që do të pipëtijë kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, mundësia e vetme mbetet organizimi i popullit në një demonstratë gjithëkombëtare me 9 maj nga Lëvizja Vetëvendosje!. Organizimi i një demonstrate ultimative do të ishte një ‘No Pasaran’ i fuqishëm që do t’i dëftonte botës mbarë se Kosova nuk është çështje që fashitet me artificializma të ndyra, por është një çështje e një populli që mbron sovranitetin legjitim të tokës së tij. Një organizim i tillë do t’ia bënte me dije qarqeve demokratike botërore se populli shqiptar nuk do të durojë më malverizime dhe laboratorizime nga një Pako e mbrapshtë. Kjo edhe do të ishte një shenjë fosforoshente që bota të hap mirë sytë për të korrigjuar gabimin kapital të shpikjes së Pakos së Ahtisaarit.
Ndërmarrjet e gjëra për demokratizimin e vendve dhe suvernitetin e tyre përherë janë përkrahur nga shtetet që janë të interesuara për demokraci të bereqetshme. Vetëm një vend sovran është demokraci bereqeti. Një vend josovran është vend jobereqeti. Mjafton që këto ndërmarrje demokratike të mos hamenden e lektisën nga frazat topitëse të ‘rrënimit të stabilitetit’. Ishte vetë ndërmarrja e gjërë çlirimtare e kroatëve që e shpëtoi Kroacinë nga rreziku i të ashtuquajturës Republikë e Krajinës (e përkrahur nga Beogradi dhe Moska). Ndërmarrja dekolonizatore e Kroacisë u pat mbështetur gjallërisht nga SHBA - të, të cilat sikundër tregon edhe Samuel Hantingtoni (Përplasja e Qytetërimeve, fq.471) se: ‘Me 1994 Shtetet e Bashkuara u përfshinë në përkrahjen për rindërtimin e ushtrisë kroate. (...) Shtetet e Bashkuara siguruan stërvitje ushtarake për kroatët dhe i lejuan gjeneralët amerikan të rangjeve më të larta, të dalë në pension që të punonin si këshilltarë për ta. Qeveria e SHBA dhe Gjermanisë i hapën dritën e gjelbër mësymjes kroate në Krajinë me 1995. Këshilltarë amerikan ushtarak morën pjesë në planëzimin e këtij sulmi të stilit amerikan, ndërsa sipas kroatëve, këta përfituan edhe nga shërbimet e siguruara prej satelitëve spiun amerikan. Kroacia ishte bërë ‘aleati ynë de facto’ ka deklaruar një zyrtar i Departamentit të Shtetit’.
Na mbetet të zgjedhim midis dy rrugëve: shembullin kroat në njërën anë ose shembullin boshnjak në anën tjetër. Shembulli i parë kërkon ndërmarrësinë, idealin dhe demokracinë. Shembulli i dytë kërkon dembelinë, letargjinë dhe nemitjen para ndërkombëtarëve.
Shembulli i parë rrjedhoi me një Kroaci të lirë, sovrane dhe demokratike në tërë plotninë e saj. Shembulli i dytë rrjedhoi me një Bosnjë të vrarë, të copëtuar e të shkretë, të kredhur në pezhishkën e ankthit të përjetshëm. Ndaj çdo logjikë e shëndoshë doemos do të zgjedhte jetën dhe gjallërinë - organizimin. Pra të fillojmë të jemi njerëz që shqetësohen për fatin e tyre. Të demonstrojmë me 9 maj kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë! | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Wed Apr 30, 2008 10:45 am | |
| (4) Organizimi i Diasporës shqiptare
Jo që vetëm Diasporën shqiptare e kanë gozhduar në tabutin e nemitjes, por edhe vetë popullin e kanë topitur duke e krijuar në mendjet e njerëzve një paragjykim të pështirë sesi populli na qenka i dobët para çdo gjëje, paçka që asnjëherë këta politikanë nuk e kanë njejtësuar vehtën me fuqinë e popullit. ‘Një sovran që ka mbështetjen e popullit është i fuqishëm edhe sikur tërë bota t’i kthehet kundër’ thoshte Rilindasi iluminist shqiptar Sami Frashëri.
Të zhytur gjër në mjekërr me tarafe e turpe politike këta politikanë janë shkërmoqur qe sa gjatë kohë nga populli. UNMIK - u nuk ka përtuar t’ua mbledh dosjet duke i shantazhuar or’e çast. Frikën se mos dielli i së vërtetës shkrin çdo pezhishkë gënjeshtre ka bërë që këta politikanë të përulen ndaj UNMIK - ut. Politikanët serb për ta mbajtur Kosovën nën kontrollin e tyre mobilizuan mijëra serb nëpër demonstrata në Beograd. Dhe për çka? Që të ruajnë kolonizimin serb mbi Kosovën. Kurse, politikanët shqiptarë asnjëherë nuk e ftuan popullin të dalë demonstrativisht në mbrojtje të lirisë së Kosovës.
Do ta freskoja këtë trajtesë duke ndërvënë një pasazh përmbajtësor nga një prej filmave më të realizuar amerikan gjatë viteve të 70’ta. E kam fjalën për filmin epik të vitit 1978 ‘SUPERMAN’ (Mbinjeriu) i luajtur mjeshtërisht nga aktori i ndjerë Christopher Reeve (1952 - 2004). Në njërën prej episodeve tërheqëse të këtij filmi, Toka sulmohet nga tri qenie sipërane mbinatyrore. Derisa Mbinjeriu nuk ndodhej në vorbullën e ngjarjeve, tre jashtëtokësorët shfrytëzojnë rastin dhe shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara në SHBA. Ushtria amerikane pas një rezistence të pafrytshme kapitullon dhe tre jashtëtokësorët e pandalshëm ia mësyjnë Shtëpisë së Bardhë ku ndodhet ‘më i fuqishmi i njerëzve’ Presidenti. Në dhomën kryesore të Shtëpisë së Bardhë rrinë tërë rrethi i ngusht i Presidnetit. Të nemitur, të zbehur në çehre e me sy të çakërritur nga frika nuk bëzajnë asnjëri.
- Cili nga ju është presidenti?’ – pyeti me ton urdhërues njëri nga jashtëtokësorët.
- ‘Unë jam – guxon e flet presidenti, duke iu afruar një hap jashtëtokësorëve.
- Gjunjëzohu para meje – i jep urdhër jashtëtokësori.
Presidenti deshi apo s’deshi gjunjëzohet saora. Kurse, jashtëtokësori ia kthen:
-Ti nuk je president sepse po të ishe President i kaq miliona njerëzve nuk do të gjunjëzohëshe kaq lehtë!’
Të njejtën kemi të drejtë ta themi edhe për këta politikanë dallkauk: ata nuk janë udhëheqës populli sepse po të ishin udhëheqës të vërtetë nuk do të përkuleshin kaq lehtësisht për t’u bërë urëkalimi nga ku zbarkohen planet e errëta kundërpopullore. Madje, dihet botërisht se në ‘zgjedhjet’ e fundme në Kosovë nuk votuan 65% të zgjedhësve të regjistruar.
Por t’i lëmë mënjanë këta politikanë që rrahin ujë në havan, dhe të shtrojmë për analizë horizontet e reja nga ku Diaspora shumëmilionëshe shqiptare të angazhohet gjallërisht për mbrojtjen e atdheut në këto momente jetë a vdekje.
Të paktën në këto vendet e hajthme siç janë këto tonat, diasporat kanë ditur të marrin një rol të madh jetik. Te ‘Përplasja e Qytetërimeve’ Samuel Hantingtoni lavdëron diasporën armene gjatë luftërave të përgjakshme azero - armene dhe shpëtimin me nder të Armenisë. ‘...Burimi më i rëndësishëm i mbështetjes për Armeninë ishte diaspora e saj e madhe, e pasur dhe me ndikim në Europën Perëndimore e në Amerikën e Veriut, duke përfshirë një milion armenë në Shtetet e Bashkuara dhe 450.000 në Francë. Ata dhanë para e furnizime për ta ndihmuar Armeninë që të kapërcente bllokadën e Turqisë. Dërguan zyrtarë për qeverinë armene dhe vullnetarë për forcat e armatosura armene. (...) Anëtarët e diasporës gjithashtu ushtruan ndikim të ndjeshëm politik te qeveritë e vendeve pritëse. Bashkësitë më të mëdha armene në Shtetet e Bashkuara janë në shtetet më të rëndësishme si Kalifornia, Masaçuseti dhe Nju Xhersi. Si rrjedhim, Kongresi e ndaloi çfarëdo ndihme të huaj për Azerbejxhanin dhe e bëri Armeninë marrësin e tretë të madh për frymë të ndihmës së SHBA’. (Përplasja e Qytetërimeve, fq. 467)
Një yrnek tjetër i dobishëm i veprimeve të duhura është diaspora kroate dhe angazhimi i saj i ndjeshëm në SHBA dhe Gjermani gjatë luftës kundër agresionit serbomadh. Pastaj, yrnek i dobishëm veprimi është edhe diaspora turke dhe angazhimet e saj veçmas në qytetet gjermane me ç’rast qeveria gjermane është detyruar të marrë në konsideratë kërkesat e komunitetit të madh, këmbëngulës e të organizuar turk.
Diaspora shqiptare i plotëson të gjitha kushtet për të qenë një diasporë e frytshme dhe me peshë. Në rradhë të parë, Diaspora shqiptare është goxha e madhe (disa milionëshe) dhe së dyti, ajo gjendet nëpër shtetet më të fuqishme demokratike e ekonomike si në SHBA, Gjermani, Zvicër, Itali, Britani e Madhe, Belgjikë, Skandinavi etj.
Ndaj, Diaspora shqiptare në këtë kohë duhet që të organizohet në tubime të mëdha si në Uashington, Londër, Berlin, Cyrih, Bruksel e Romë për të kundërshtuar zëlartë eksperimentin e rrezikshëm të Kosovës si dhe për t’i bërë me dije bashkësisë ndërkombëtare që t’i korrigjojë gabimet e rënda para se një ditë të bëhet vonë. Gjithçka duhet të fillojë me kundërshtimin e zëshëm të mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Wed Apr 30, 2008 10:46 am | |
| (5) Flamuri Kombëtar
Flamuri i ri i Kosovës me syfet të vëllazërim-bashkimit përfaqëson simbolikisht Kosovën ‘ideale’ të dalë nga testimet laboratorike ndërkombëtare. Kosova ‘ideale’ e tyre është Kosova e tanishme e katandisur në një Kosovë që ka rroposur vetëdijën e vet kombëtare për t’ia lëshuar vendin një shpërlarje të plotë të ndërgjegjjes. Flamuri me syfetin e vëllazërim - bashkimit është veçse një zyrtarizim në miniaturë i krijimit të një ‘Adami të ri’ në Kosovë, të një njerëzimi të ri në Kosovë i cili ka shkulur mbamendjen e tij historike kombëtare. Dimë se ky njerëzim pa vetëdije historike është njerëzimi më i keq i mundshëm; ai është njerëzi e robotëve pa kurrfarë sensi ndijor. Yjet që vërdallosen të stampuar mbi hartën artifice të Kosovës përfaqësojnë squllësinë mendore. Si në filmat vizatimor ku yjet janë simbol i topitijes mendore, zakonisht kur ndonjë personazh i vizatuar rrahet nga dikush. Edhe Kosovën e kanë rrahur mozamëkeq, e kanë tredhur territorialisht duke e cungosur me kufinj të brendshëm dhe e kanë zalisur mendërisht. Ndaj, derisa në filma vizatimor yjet mbi kokat e personazheve pas pak dakikash zhduken si pasojë e këndelljes, Kosovës besa gjatë kohë do t’i rrinë ata yje, të paktën derisa të qëndrojë kjo politikë mashtruese dhe okulte.
Na thoshin se flamuri i ri është shenjë e shtetit të mbaruar dhe se gjoja pa të s’mund të kemi shtet!
Duhet të bëjmë një aksiomë logjike për t’i demantuar pohimet e tyre mendjelehta. Ja një aksiomë e tillë: Çdo njeri ka sy, por kjo nuk do të thotë se çdokush që ka sy është domosdo njeri’. Pra, rrjedh një deduksion i kulluar logjik se: Çdo shtet ka flamur, por kjo nuk do të thotë domosdo se çdo kush që ka flamur është shtet. Sepse flamur bartin edhe krahinat autonomiste gjithandej botës si p.sh Rio Grande Do Sul (dhe të gjitha njësitë federative autonome në Brazil), Çeçenia (dhe të gjitha njësitë federative autonome në Rusi), Baskia e Katalonia (Spanjë), Tibeti (Kinë), Kurdistani (Turqi - Irak) e qindra raste të tjera.
Kurse dërdëllitja jologjike e dallkaukëve se në OKB nuk pranohen dy shtete me flamur të njejtë nuk pinë fort ujë. Sepse në OKB njohim disa shtete nga meridianë të ndryshëm gjeografik që kanë flamuj me syfet të njësojtë përveçse nëse ndryshon madhësia e pëlhurës. Bie fjala, Rumania dhe Çadi, Holanda dhe Luksemburgu, Indonezia dhe Monako, Siria dhe Jemeni (gati - gati të njejtë), Australia dhe Zelanda e Re (veçse yjet i kanë me ngjyra ndryshe; Australia i ka të bardhë e Zelanda të kuq).
Ndaj, shqiptarët nuk duhet të lejojnë për asnjë çmim ndryshimin e flamurit të tyre kombëtar sepse nëse të tjerët e përçudnojnë vlerën më të shenjtë të kombit atëherë ata do të na kenë çnderuar e poshtëruar tërë moralin e kombit. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Wed Apr 30, 2008 10:46 am | |
| (6) Gjeneralët në burgun institucional
Lirimi i Ramush Haradinajt dhe Idriz Balës u proklamua si triumf i padiskutueshëm paçka që eklipsohej dënimi i UÇK-së përmes dënimit jezuit të Lah Ibrahimit. Haga është duke i rënë të njejtës gozhdë: po na i liron nga burgu trupërisht komandantët por po i burgos politikisht ata duke i rrasur me zor në burgjet me emrin IPVQ. Këso rrengu ia patën punuar Fatmir Limjat. Atë e ‘liruan’ nga burgu por e burgosën në politikë duke ja ngushtuar hapësirën dhe duke ia lënë sall një hapësirë. Natyrisht, aty ku u nevojitej për të nxjerrë gështenja nga zjarri. Kështu Fatmirin e patën hallallshtisur në negociatat e turpshme në mes Prishtinës dhënëse dhe Beogradit marrës. Madje Fatmiri pat rrëshqitur paq kur koncesionet dhe lëshimet territoriale i cilësonte si mburrje. ‘Ky është rast historik sepse gjatë tërë historisë kemi qenë lypësa që kanë kërkuar lëmoshë, tani jemi bërë dhënësa për herë të parë’ thoshte Limaj. Në mos ju bind argumenti im për burgosjen e Fatmirit, ja ku e keni argumentin e dytë; Burgosja e Ramushit. Paj kush mund të dalë e të thotë se Ramush Haradinaj nuk është duke e luajtur rolin e zjarrfikësit për ta amortizuar pakënaqësinë e përgjithshme. Mu në kohën kur shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet t’i sabotojnë tërësisht zgjedhjet e Serbisë, fësht na del Ramush Haradinaj në një takim me Jonuz Musliun, liderin e Lëvizjes për Progres Demokratik të Luginës ku i bën grishje shqiptarëve për të dalë në zgjedhjet e Serbisë. Mendja e tij shkurtpamëse pandeh se po dolën shqiptarët në zgjedhje e bëjnë fet dhe e përmisojnë me shkop magjik gjendjen e tyre. Dhe çka fitojnë shqiptarët e Luginës po dolën në zgjedhje? Në rradhë të parë ata miratojnë segregacionin sistemik e sistematik të Beogradit në kurriz të tyre. Si ‘shpërblim’ na marrin një ulëse të pavlerë në parlamentin serb. Hungarezët e Vojvodinës kanë tri ulëse dhe boshnjakët dy ulëse në parlamentin serb por pozita e tyre nuk është as afër të përmisuarit. Kur vetë Hungaria (që është shtet në BE dhe gëzon shëndet të mirë ekonomik) nuk mund ta përmisojë gjendjen e popullatës së saj hungareze në Vojvodinë (gjithsejt 300.000 vetë), si është e mundur që t’i përmisohet gjendja shqiptarëve në Luginë të Preshevës (mbi 100.000 shqiptarë) kur si Shqipëria ashtu edhe Kosova përkunden në djepin e internacionalizmave të kohës.
Këndej, analistët endacak të mediumeve moralprishura ngrinin fishekzjarre se me ardhjen e Ramush Haradinajt opozita do të konsolidohej si kurrë më parë! Erdhi Ramush Haradinaj dhe kjo opozitë rishtas nuk pipëtiu për asgjë, rrjedhimisht pranoi çdo gjë. Nuk ngritën zërin as kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë dhe as kundër miratimit despotik të kushtetutës së Kosovës. Më falni se desh harrova, e paskan ngritur zërin një herë në faltoren e kuvendit. ‘Opozitarët’ qaheshin pse Jakup Krasniqi nuk ia kishte njehur votat ‘për’ disa deputetëve. Në vend se të kritikonin miratimin jokritik të kushtetutës surrogate, deputetët bënin poterë për asgjë. Përfundimisht institucionet ‘përfaqësuese’ janë burgje të vërteta mendimi ku çdo zë kundërshtar shkishërohet. Se ku e dëgjova një vjershë satirike që e kish përjetësuar në vargje këtë lojë tragjikomike: ‘Në Kosovë seç ra kushtimi/ oburra na u liru Ramush Haradini/ Thanë se u lirua me një shok/ por që ta dini më mirë na u burgos/ se u burgos politikisht/ Zyrat Perëndimore kanë gisht/ gjendje e rëndë psiqikisht/!
| |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Wed Apr 30, 2008 10:46 am | |
| (7) Ilirida
Në vend se Kosova dhe qeveria e saj t’i qesin kushte Maqedonisë me shkallën e respektueshmërisë të 700.000 shqiptarëve në këtë shtet ku diskriminimi ndaj shqiptarëve është institucionalizuar, është gjitherë shteti maqedon ai që po kushtëzon politikisht. Po nuk kushtëzove në politikë do të kushtëzohesh prej kundërshtarit. Mbase, po e paguajmë rëndë lajthimin që bëmë me njohjen e këtij shteti. Kur Maqedonia pat shpallur mëvetësinë me anë të referendumit, Shqipëria ishte ndër vendet e para që njohur pavarësinë e këtij vendi edhe pse ky qe gabim në parim.
Sepse Shqipëria është dashur që të qesë kushte ndaj Maqedonisë, veçmas të kushtëzonte Maqedoninë me repsektimin e referendumit të 11-12 janarit 1992 për autonominë territoriale të Iliridës. Nga 383.894 votues sa ishin të regjistruar votuan 361.627 veta dhe për autonomi u deklaruan 361.263 ose 99.9% e tyre. Ky referendum u pat mbajtur në të gjitha viset shqiptare duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Resnja, Krusheva, Ohri, Manastiri dhe Velesi.
Të njejtën mefshtësi Shqipëria e ka përvijuar edhe ndaj Malit të Zi, duke e njohur apriori si shtet dhe duke mos kërkuar respektimin nga ana e Malit të Zi të Memorandumit të vitit 1991 për statusin special të shqiptarëve, pra për një trajtë të autonomisë.
Fabulisti i lashtë grek Ezopi ka lënë një fabulë ku tregon për një njeri që ecte rrugës në dimrin e acartë. Rrugës pa një gjarpër të ngrirë nga të ftohtit. I vjen keq për të dhe e merr e fut në gji për ta ngrohur. Porsa ngrohet gjarpëri në gjirin e njeriut, e thumbon për vdekje me helm njeriun fatkeq. Duke dhënë shpirt, ai njeri u pendua pse e mori aq mendjelehtësisht një gjarpër në gji.
Një vit më vonë pas njohjes së pavarësisë së Malit të Zi, me 25 maj 2007 ky ‘gjarpër’ u gjallërua. Pikërisht në këtë ditë, ministrat e mbrojtjes të Maqedonisë dhe Malit të Zi Llazar Elenovski dhe Boro Vuçiniq zyrtarizuan një ‘memorandum për bashkëpunim në mbrojtje’. Syleshët do të thoshin se nuk ka gjë të keqe nga kjo marrëveshje sepse bota or’e çast po integrohet përfshirë edhe në çështjet e sigurisë! Por një vëzhgim zhbirues pikas thelbin e gjërave më ndryshe. Maqedonia dhe Mali i Zi ndonëse në të njejtin rajon gjeografikisht, nuk janë vend fqinje që kufizohen territoriaqlisht njëra me tjetrën. Atëherë çfarë i shtyri në këtë krushqi aleance ndërsllave? Puna është se që të dyja këto shtete qelqi janë të ngrehura artificialisht në toka shqiptare që i kanë pushtuar ushtarakisht. Maqedonia mban nën sundim 700.000 shqiptarë, ndërsa Mali i Zi 50.000 shqiptarë. Kjo nuk është tjetër veçse një aleancë për fortifikimin e kolonializmit.
Në kohën kur po mbrehnin brirët Greqia dhe Maqedonia për punën e emrit, politika soditëse e UNMIK - ut, EULEX - it dhe juntës vendore i mundësuan Maqedonisë që ta fitojë njërin front (aneksimin e 2500 ha tokë të Kosovës) ndërkohë që përballej me Greqinë në anën tjetër.
Këtu shpërfaqet një pamje katastrofike: në vend se entiteti shqiptar në Iliridë të fillojë organizimin paqësor duke filluar me padëgjueshmëri qytetare, vinë politikanë zjarrfikës hem nga Kosova hem nga Shqipëria për të ndjellë prapakthehu e letargji te shqiptarët. Kurrsesi nuk bën që shqiptarët e Iliridës të vihen si mish për top për interesa pozicioni të ndonjë force të caktuar politike, por shqiptarët e atjeshëm duhet ta bëjnë pikësëpari për vehtën dhe ardhmërinë e tyre. Sepse është Maqedonia ai shtet i përkëdhelur nga qarqet ndërkombëtare ku dëgjohen publikisht akoma thirrje fashiste kundërshqiptare duke kërkuar dhoma gazi për shqiptarët: ‘Za shiptari, gazna komora’ (Dhoma gazi për shqiptarët). Sepse Maqedonia është shteti që ka kërkuar dhe protestuar kundër arsimimit të shqiptarëve sikundër patën bërë rinia shoveniste e Gjimnazit të Manastirit që pat rrjedhuar me mbylljen e paraleleve të pakta shqipe në këtë qytet. Pas këtyre turbullirave kundërshqiptare fshihej qeveria maqedone dhe rryma shovene maqedone siç e pat hetuar ish ambasadori amerikan në Maqedoni Lawrence Batler. Bile këtë vit, u shuan përfundimisht gjasat që shqiptarët e Maqedonisë qendrore dhe jugpërëndimore të mësojnë shqipen në shkolla të mesme. U ndalua shqipja si në Manastir (ku 5% e popullsisë ose 4.164 banorë janë shqiptarë), në Veles (ku 4.17% ose 5000 banorë janë shqiptarë), Krushevë (ku 21.32% ose 5.680 janë shqiptarë), Dolnen (ku 26.65% ose 3616 janë shqiptarë), Çashka (2703 shqiptarë).
Suma sumarum numri i shqiptarëve në këto komuna është më shumë se 20.000 banorë duke u mbështetur në statistikën zyrtare e cila numrin real të popullsisë shqiptare me kast e zvogëlon ose e deklaron si popullsi turke a boshnjake. Merreni me mend këtë kontrast: Në Prizren kur as 1% e popullsisë nuk e përbëjnë turqit, turqishtja na është zyrtarizuar si gjuhë e dytë menjëherë pas shqipes.
Pra, shqiptarët në Iliridë ndodhen në pikën më të errët ku diskriminimi maqedonas ka hipur në zenith, paçka që konjukturat ndërkombëtare pallin sesi Maqedonia na qenka ‘faktor paqeje’.
I vetmi reagim për këto shkelje ka qenë ai i gjimnazistëve shqiptarë në Gjimnazin e Kërçovës ‘Mirko Mileski’ më 19 shkurt të këtij viti, të cilët u pëleshën me disa gjimnazistë kokëkrisur maqedon që thërrisnin parulla raciste kundër popullit shqiptar.
Ndaj, shqiptarët e Iliridës nuk duhet të përfillin as Menduh Thaçët e as Ali Ahmetët dhe as politikanët zjarrfikës nga Kosova e Shqipëria që vinë varvingo sa për t’i qetësuar shqiptarët dhe për t’iu bishtnuar problemeve kardinale.
Shkrimari i shquar hebraik Eli Vizel, përjetues si fëmijë i tmerreve të kampit të përqëndrimit në Birkenau, me rastin e nderimit me çmimin Nobel me 10 dhjetor 1986 në Oslo tha:
‘Paanshmëria ndihmon vetëm shtypësin, asnjëherë viktimën. Heshtja i jep krahë persekutuesit dhe kurrë të torturuarit. (...) Kudo ku ka burra dhe gra, që persekutohen për shkak të racës, fesë apo pikëpamjeve të tyre politike, atëherë ai vend - dhe në atë çast - duhet të shëndrrohet në qendrën e gjithësisë’. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Wed Apr 30, 2008 10:46 am | |
| ( Provokacionet greke fillojnë... Depërtimi i shpenguar dhe ndikimi grek në Shqipëri rritet përpjestimisht me atrofizimin e shtetit shqiptar. Shembull i mjaftueshëm është rreziku i aneksimit grek të Shqipërisë jugore në kohën kur shteti shqiptar u zhyt në një nga molepsjet dhe batërditë më të turpshme - atë të vitit 1997. Greqia jo kot e ka financuar ‘Kolonën e Pestë’ të saj duke filluar nga rrjetëzimi i shërbimit grek në jug të Shqipërisë e deri te zaptimi i Kishës Ortodokse Shqiptare duke e kthyer nën ndikimin e Patriarkanës fanariote greke. Në anën tjetër duke përdorur karremin e pensioneve financiare i ka shpërlarë rrënjësisht qindra shqipfolës të cilët paturpësisht organizohen nga shërbimi grek për të shkaktuar trazira jo vetëm në Himarë. Athina e ka hidisur një plan njësoj si të Serbisë së fundviteve të 80’ta. Serbia në atë kohë për të përligjur suprimimin e autonomisë së Kosovës gënjente faqe botës se serbët e Kosovës na qenkëshin ‘viktimë’ e ‘ekspansionit shqiptar’ për të legjitmuar dhunën e saj ushtarako - policore. Ndryshe nuk po vepron as Greqia. Ajo po e sajon dashakeqësisht një shëmbëlltyrë se i ashtuquajturi minoritet grek është i viktimizuar! Javë më parë, pas vizitës së zv.minstrit të jashtëm grek në Tiranë, Teodhoros Kasimis, Athina lëshoi një deklaratë me të cilën synon zgjerimin e territoreve të të ashtuquajturit minoritet grek në Shqipëri. Në këtë deklaratë theksohet se: ‘Zv.ministri i jashtëm grek Teodhoros Kasimis, zhvilloi një vizitë zyrtare në fshatrat minoritare greke të Shqipërisë së jugut. Ai zhvilloi takim në Nartë, Himarë, Sarandë, Livadhia, Mespotam, Gjirokastër, Derviçan dhe Korçë. Nga takimet që pat me kryesinë e OMONIA në Himarë z. Kasimis ftoi minoritarët të jenë të bashkuar dhe të fillojnë kthimin strategjik të të rinjëve në tokat e tyre të lashta, pasi ky do të jetë aksi kryesor për një të ardhme më të mirë të grekëve në këto territore’.Termi ‘strategjik’ është i lëmit ushtarak. Edhe Serbia kthimin e kolonëve të saj në Kosovë përmes decentralizmit e quante gjithnjë ‘kthim strategjik’ për t’i vendosur serbët aty ku e sheh të nevojshme. Në Kuvendin e Shqipërisë u bë njëfarë potere kush duke i rënë gozhdës kush patkoit, por pa dalur me një qëndrim monolit për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror në jug. Media shqiptare (e cila ka liri më shumë sesa media e robëruar në Kosovë) demaskoi për vdekje përçapjet e grekomegalomanit Vasil Bollano që i deklaronte shqiptarët rrënjës të Himarës shqiptare si helenë. Ja një rast prej shumë soshëve: kryeplaku i Qeparoit Stefan Kokëdhima i cili është shqiptarë me rrënjë e degë, autoritet lokale të Himarës ia kanë greqizuar emrin duke i ndajshtuar prapashtesa greke në Stefanos Kokëdhimos.Shteti shqiptar nuk duhet të lejojë për asnjë çmim greqizimin e jugut sepse një gjë e tillë veçse frymëzon Serbinë ne veri. Gjithë bota i ka mëshuar shkelm kolonializmit që në shekullin e XX, dhe Shqipëria s’duhet të lejojë kurrfarë ndikimi kolonial grek në tokën e saj. Madje, ajo duhet të ngre zërin për të problematizuar çështjen çame sepse një Çamëri e tërë po mbahet në trarët e kolonializmit klasik të Greqisë shtypëse. Grekët nuk ua lejojnë çamëve të përvuajtur as mësimin fillor të shqipes sepse ata (grekët) nuk duan ta njohin as qenësinë e Çamërisë.Përderisa, vazhdon të përhapet kjo heshtje po i jepet krah Greqisë jo vetëm për ta mbajtur me forcën e bajonetës Çamërinë e shtypur por edhe ta lakmojë Shqipërinë e jugut. Vetëm nëse të gjitha trojet e shqiptarëve njësohen në një shtet të vetëm shqiptar ka mundësi që të këputet komploti serbo - grek sepse që të dyja këto shtete ende përvijojnë Naçertanjet dhe Megali Idetë e tyre për të zhdukur kombin shqiptar. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Wed Apr 30, 2008 10:47 am | |
| (9) Ultimatum
Në vitin 1990 serbët e ‘rebeluar’ të përkrahur nënsipërfaqe nga Beogradi, mbajtën referendumin për autonominë e tyre në Kroaci dhe vendosën barrikada në qytetin e Kninit, Benkovcit dhe Obrovcit. Këtë ditë (17 gushtin) Kroacia e pat konsideruar si ditën e agresionit serb mbi Kroacinë.
Akti skandaloz i lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në vendin tonë është një agresion ndaj nesh. Poqese një agresion i tillë nuk cilësohet si agresion a dhunim, atëherë ai nuk ka mundësi të luftohet. Po t’i lihet pezhishkës së heshtjes, Serbia do të cytet e shpenguar që pas këtyre zgjedhjeve të shpallë autononinë përfundimtare të serbëve. Ky akt do të qonte pashmangësisht në mbajtjen e negociatave të reja ku do të federalizohej Kosova për të përjetësuar moszhvillimin, pasigurinë dhe ankthin zhgërryes ngjashëm si në Bosnjë. UNMIK - u dhe EULEX - i do ta tolerojnë një gjë të tillë paçka që deklarohen se nuk ka ndarje! Poqese nga ana e popullit ky akt përcillet me përgjumje, nemitje e letargji dhe në anën tjetër Serbia zbarkon gjër e gjatë politikisht e institucionalisht atëherë këto dy regjime satrape do t’ia njohin situatën në favor të Serbisë. Duke qenë se populli shqiptar ndodhet në një nga situatat më të rënda të këtij filllimshekulli të tallazitur, nevoja e organizimit mbarëkombëtar pashmangësohet.
E vërtetë është se peshorja e forcave anon kah forcat kundërshtare por vetë fakti se tërë populli shqiptar kohezionohet në tërë shtrirjen e tij fizike, gjeografike e politike është një ogur i mirë.
Ndaj, populli shqiptar duhet të manifestojë vullnetin e tij politik në demonstratën e 9 majit kundër zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Të demonstrojmë me 9 maj!
Po e përmbyll këtë trajtesë të gjatë me fjalët e paharruara të prozatorit të shkëqyer shqiptar Petro Marko në romanin e tij epik ‘Ultimatum’ kushtuar Epopesë së Çlirimit të Vlorës:
‘... ka disa që pandehin se Shqipëria vetëm atëherë do të sigurohet kur të vendosin fuqitë e mëdha. Po këta zotërinj janë shumë të gabuar dhe të paguximshëm dhe duhet ta dinë, se ajo është një nga sëmundjet që na ka lënë turku që dridhej frike nga ato fuqi të mëdha... Të tillë njerëz besojnë akoma se Evropa kur të dojë na prish e kur të dojë na ndreq. Po të kishim vajtur edhe ne me ato shpresa, Shqipëria do të mbetej kurdoherë nën shqelmat e të huajve, po lavdi guximit dhe vullnetit të popullit tonë, që nuk shpreson kurrë tek Evropa, por shpreson te gryka e pushkës dhe te trimëria e tij... Atdhetarët dhe populli nuk do ta lënë fatin e atdheut të tyre në duart e kasapëve dhe të tigrave me fytyrë njeriu siç janë fuqitë e mëdha, por në majën e bajonetave dhe në grykën e pushkës’.
Salih Mehmeti
26-27 prill 2008
Prishtinë | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: SI TE NDALOHEN ZGJEDHJET E SERBISE NE KOSOVE? Thu May 01, 2008 3:23 pm | |
| SI TE NDALOHEN ZGJEDHJET E SERBISE NE KOSOVE?
Shkruan: Salih MEHMETI
Ndonese qe ne titull ky shkrim do t’ia trubulloje ujin juntes politike, eproreve dhe vartesve te tyre, prapeseprape (ky shkrim) eshte nje analize e thukte zhbiruese, shume me e drejte se parullat metafizike qe i perthur junta politike.
‘Pavaresia eshte tanime çeshtje e padisktueshme’ degjojme tek e perserisin ritmikisht junta politika dhe klientela pasuese e tyre duke e absolutizuar si te ‘verteten e vetme’.
‘...E vetmja perspektive false eshte ajo qe meton te jete e vetmja e vertete’ shkruante Jose Ortega y Gasset filozof ekzistencialist spanjoll i viteve 30’ta.
Kjo trajtese eshte e prirur te ofroje nje koncepcion kritik te te menduarit paçka qe aq shume urrehet nga pushteti okult ne Kosove. Ata per me teper kane mpiksur nje mendesi skolastike te menduarit qe qytetarin e pasivizojne per gjynah. Ne librin ‘Struktura e Revolucionit Shkencor’ Thomas Kuhn - i ka treguar se zhvillimi intelektual e shkencor perbehet nga zevendesimi i nje paradigme, e cila ishte bere gjithnje e me shume e paafte t’i shpjegonte faktet e reja ose te zbuluara serish, me nje paradigme te re e cila i trajton keto fakte ne menyre te kenaqshme. ‘Qe te pranohet si paradigme - ka shkruar Kuni - nje teori duhet te duket me e mire se rivalet e tjera, por ajo nuk ka nevoje, dhe ne te vertete asnjehere nuk e arrin qe t’i shpjegoje te gjitha faktet ne te cilat mund te ballafaqohet’. | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Thu May 01, 2008 3:23 pm | |
| Me realizimin e ‘pavaresise’ (kesaj qenie njemend ‘unike’ per te keq ama) piramida nderkombetare permes IPVQ - ve e krijoi nje logjike te flashket te menduarit per njefare ‘fundi te historise’, se gjoja me arritjen e pavaresise se pagjymtyre iu lidh gryka thesit te problemeve kardinale. Ndaj edhe ta shtrojme per trajtese thelbin e çeshtjes permes disa pyetjeve majeutike: A u shpall njemend pavaresia e Kosoves? Perse Serbia eshte 100% me e pranishme ne Kosoven e ‘pavarur’ sesa me pare? | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Thu May 01, 2008 3:24 pm | |
| (1) Pavaresia e 17 shkurtit - Realizim i nje plani serb!
Me 29 janar 2007 ministri serb per Kosoven dhe anetari i ekipit negociator serb Sllobodan Samargjiq ne nje pergjigje ndaj agjensise ‘Reuters’ u pat shprehur se Serbia eshte ne gjendje saora t’i ofroje Kosoves nje ‘pavaresi te brendshme’ me kushtin qe Beogradi ta ruaje nje ‘membrane simbolike te sovranitetit serb’ mbi Kosoven.
‘Ne te gjitha çeshtjet qe kane te bejne me interesat e tyre vitale, ekonomike, sociale e kulturore, shqiptaret nuk do te qeveriseshin nga Beogradi’ - u pat shprehur ky eksponent serb. Dhe per ironi te fatit, pas nje viti ngjau taman keshtu. Kuvendi i Kosoves me 17 shkurt 2008 shpalli nje pavaresi formale pa u shkeputur nga Serbia. Deklarata e (Pa) Varesise e sheqerosur me turlifare perrallitjesh moderne askund per be se permend te shkeputurit nga Serbia. Nese kjo ‘pavaresi’ na qenka vertete pa shkeputje nga Serbia atehere s’eshte ndryshe pos shpalllje e ‘pavaresise’ ne kuader te Serbise duke ia ruajtur kufinjte dhe rogozin e sovranitetit - Rezoluten 1244. Nje analize me te sinqerte ka dhene fillikat gazetari amerikan Timothy Garton Ash ne ‘Los Angeles Time’ me 21 shkurt te ketij viti kur shkruante: ‘Megjithe shqetesimet qe e shoqeruan pavaresine e Kosoves pak jane marre me dokumentin e shpalljes se pavaresise dhe faktin se sa i jashtezakonshem eshte ai dokument. Dokumenti ka aq shume kushtezime, detyrime dhe rezervime, eshte kaq i mbushur me angazhime, nder dhe bindje ndaj padroneve nderkombetar te Kosoves, qe ne fakt e bene ate dhe deklarate te varesise’.
Njemend ne kete deklarate te kulluar te varesise s’gjen tjeter pos nje kontrate - haraçi qe ‘ne’ lidhem ndaj bashkesise nderkombetare. Kjo shkresurine nuk ben fjale mezallah askund per lirite dhe te drejtat qe duhet t’i gezojme ne ‘pavaresi’ por sall per obligimet, detyrat dhe haraçet qe duhet t’i japim bashkesise nderkombetare.
‘Duke e lexuar deklaraten e shpalljes se pavaresise ju mund te degjoni fare mire zerat e keshilltareve nderkombetare, duke ia diktuar tekstin shkruesve kosovare te deklarates’ verente ky gazetar amerikan.
Nje shtet i pakompletuar dhe pa perberje juridike eshte i denuar te zhbehet. Kosoves nuk iu njoh asnjeri nga gjymtyret ekzistencial te shtetesise (Ushtria, ulesja ne OKB, Ministria e Jashtme). Nje veture kur del nga fabrika eshte e kompletuar ne te gjitha pjeset gjer ne ato me te hollesishmet duke i shkrire ne nje harmoni qe rrjedhon me levizjen e automjetit. Kjo ‘pavaresia’ zhele i ngjason nje veture gjysme te kompletuar qe ecen me zahmet, por qe fatkeqesisht posa ta merr njefare shpejtesie aksidentohet pashmangesisht meqe nuk ka frenues kembe.
Me ftesen ‘vullnetare’ per ardhjen e misionit mbisovran europian (EULEX) baballaret e kesaj shpallje e perjashtuan pa teklif shtetin juridik. Nuk eshte vendosje e juridiksionit shteteror baravatjet qesharake te Hashim Thaçit teksa vendos tabela me ‘Republika e Kosoves’ ne Merdare vetem per syte e bukur te mediave. Nuk eshte vendosje e juridiksionit shteteror as vendosjet e tabelave te llamarinta ne grataçielet e ministrive me syfetin e ‘Republikes’. Vendosje e shtetit juridik eshte kontrolli pash me pash i te 10.887 km katrore sa ka Kosova permes nje ushtrie kompakte qe garanton siguri dhe paqe e jo barrikadime qesharake me police te kufiri sepse praktika e asnje vendi ne bote nuk njeh pritje te agresionit fqinj me forca policore.
‘Pavaresia’ politikaneve tane ua nderroi sall gezofin por jo edhe zanatin e te tuliturit fizik e moral ndaj Zyrave Perendimore dhe EULEX - it. Ne vend se pas kesaj ‘pavaresie’ politikanet shqiptare te provonin ndermarresine dhe kembengulsine ne mbrojtjen e Kosoves nga çekani (Serbia) dhe kudhra (EULEX - i), ata zvetnuan mozamekeq duke arritur te miratojne per nje ore nga dhjete ligje te Pakos se Ahtisaarit e deri te miratimi robotik i Kushtetutes. Ne anen tjeter, koncesionet e pambarim te politikaneve - karaklece dhe ruajtjes se Rezolutes 1244 ‘deri sa te mos zevendesohet me nje te re’ i ka hapur shteg Serbise qe me furi te papermbajtshme t’i leshoje sirenat e copetimit te Kosoves, gje qe e pat permbushur ligjerisht permes kalvarit te negociatave te para dhe te dyta. Gazeta e Madridit ‘El Pais’ shkruan se Serbia heperhe eshte ‘duke shfrytezuar çdo dobesi te Perendimit’ per çka ne te vertete Serbia eshte argasur per dy decenie sfidimi te bashkesise nderkombetare. Shto kesaj edhe mefshtesine e pakorrigjueshme te Perendimit dhe do ta kuptosh sesi ky Perendim nuk ka mesuar asnje trohe nga stiva e gabimeve te renda qe kane prodhuar shtete germadha, por te sheqerosura me terma bashkekohor si ngrehina paqeje! | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Thu May 01, 2008 3:24 pm | |
| (2) Gjurmeve te nje ndarje
‘Qellimi i politikes serbe eshte krijimi i entitetit serb ne Kosove sipas shembullit te Republikes serbe ne BeH’ shkruan nje kronikan i gazetes gjermane ‘Franfurter Allgemeine Zeitung’ per te vazhduar se: ‘shteti i Kosoves nuk do te mund qe t’i kundervihet bojkotit te qytetareve te saj serb’.
Praktika e pavaresimit te çdo vendi shenjezon qartesisht se mevetesimi ndodh kur shkaterrohen strofujt e perqendrimit armik ne vendin tend, kurse ne Kosove ‘pavaresimi’ po manifestohet me zgjerimin territorial te ketyre strofujve (lexo:komuna serbe) me nje shtrirje anembane Kosoves. Duke e ngritur projektin ogurzi te decentralizimit ne nje doktrine ‘shteterore’ junta politike po ia hap kapixhikun çrregullimeve dhe tallazimeve politike per aq kohe sa statusi i Kosoves do te jete nje çeshtje e hapur edhe per Serbine. Ne nje te aferme jo te larget, Serbia per ta fshehur ndarjen faktike te Kosoves do te luaje me karten e ‘investimeve ekonomike’, per çka edhe Pakoja e Ahtisaarit ia jep driten e gjelber.
‘Franfurter Allgemeine Zeitung’ ne te njejtin kronike per Kosoven pat lajmuar se Serbia ka naçetur programin e investimeve per industrine perreth Mitrovices me ç’rast do ta lojalizonte nje kolonizim klasik permes karremit ekonomik. T’i zesh bese Serbise per ‘investime ekonomike’ eshte sikur t’ia besosh torishten ujkut. Edhe Rusia per ta perligjur shkeljen e sovranitetit qe po ia ben Gjeorgjise permes entiteteve te kontrolluara prej saj - Abhazise dhe Osetise Jugore - ka shpikur perrallen moderne se kete e ben per hater ‘te zhvillimit ekonomik te ketyre rajoneve’.
Hapi tjeter i mesymjes se Serbise ndaj Kosoves eshte organizimi i zgjedhjeve parlamentare dhe lokale ne Serbi te cilat do ta mbaheshin ne menyre te shpenguar edhe ne Kosove. Bash per kete qellim Serbia pa marre askund ne thua i ka shperndare sejmenet hem te Tadiçit hem te Koshtunices gjithandej qendrave zgjedhore ne Kosove. Rezultati i ketyre zgjedhjeve (pavaresisht se cili krah fiton) eshte veçse zyrtarizimi perfundimtar i ndarjes duke e ngjizur nje klase politike ne aksh komunen serbe e cila do te vente ne levizje gjykatat, policine, arsimin, shendetesine dhe gremçat e tjere te Serbise. UNMIK - u sa per te lare gojen tha se keto zgjedhje ‘as nuk do t’i perkrah as nuk do t’i pengoje’. Nese mbahemi me ato shpresa se UNMIK - u do te vendos fare drejtesie, Serbia jo veç kesaj rradhe po edhe njeqind vjet te tjera do te pervijoje e shpenguar te mbaje zgjedhje ne Kosove. Per ta shmangur nga syte e popullit mosreagimin e vet UNMIK - u po e sajon ‘asnjeanesine’ e tij qe ne kete rast qon uje ne mullirin e Serbise. | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Thu May 01, 2008 3:25 pm | |
| 3) Mesimi nga Qeveria Delvina
Junta politike dhe vartesit e nenvartesit e tyre vazhdojne te çuçurisin se sa te ‘papranueshme’ qenkan zgjedhjet per ta ne Kosoven e ‘pavarur’. Ama edhe na kane bindur se sa te ‘papranueshme’ qenkan zgjedhjet per ta: qe te gjithe e miratuan Kushtetuten - qe ne fund te fundit eshte veçse nje bishtalec i Pakos se Ahtisaarit. Larg te qenurit qeveri e mirefillte e Kosoves, kjo qeveri ka pranuar ne heshtje te jete e parendesishme, te jete vrima e fundit e kavallit.
Ne Shqiperine e pas Luftes se Pare Boteror, Vlora dhe tere krahina e saj pat mbetur e pushtuar nen juridiksionin e Italise parafashiste. Kjo Itali hegjemoniste Vloren e kish aneksuar duke e shpallur ‘krahine te perfektures se Leqes’. Ne vitin 1920 kur filloi kryengritja çlirimtare e vlonjateve, Qeveria demokratike e Sulejman Delvines ndonese jozyrtarisht e ndihmoi me ç’pati komitetin ‘Mbrojtja Kombetare’ ne çlirimin perfundimtar te Vlores, per çka dhe arriti sukses te plote. Eshte veshtire te gjendet nje periudhe ne historine e shqiptareve ku nje kryengritje mbarepopullore te shenoje fitore te njepasnjeshme per lirine e vendit. Kur kryengritja ne Vlore merrte flake, forcat patriotike te udhehequra nga Bajram Curri shfarosen bandat reaksionare esadiste. Ne Paris me 13 qershor 1920 Avni Rrustemi kryen atentat mbi Esad Pashe Toptanin. Ne gusht te po te njejtit vit shenon fitore Kryengritja e Dibres qe perfundon me perzenien e forcave serbe. Qeveria e Delvines asnjehere nuk e pranoi kontrollin e perfaqesuesve italiane dhe largoi me vendosmeri te gjithe oficeret italiane qe komandonin xhandarmerine shqiptare. Per faqe te zeze eshte qeveria e Hashim Thaçit, meqe:
1) Nuk e kontrollon territorin e Kosoves
2) Nuk njejtesohet me mobilizimin demokratik te popullit
3) Eshte e burgosur nga mbikqyresit nderkombetar dhe perfaqesuesit e Zyrave Perendimore te vendosura ne Prishtine
Meqenese qeveria edhe kesaj here as qe do te pipetije kunder mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove, mundesia e vetme mbetet organizimi i popullit ne nje demonstrate gjithekombetare me 9 maj nga Levizja Vetevendosje!. Organizimi i nje demonstrate ultimative do te ishte nje ‘No Pasaran’ i fuqishem qe do t’i deftonte botes mbare se Kosova nuk eshte çeshtje qe fashitet me artificializma te ndyra, por eshte nje çeshtje e nje populli qe mbron sovranitetin legjitim te tokes se tij. Nje organizim i tille do t’ia bente me dije qarqeve demokratike boterore se populli shqiptar nuk do te duroje me malverizime dhe laboratorizime nga nje Pako e mbrapshte. Kjo edhe do te ishte nje shenje fosforoshente qe bota te hap mire syte per te korrigjuar gabimin kapital te shpikjes se Pakos se Ahtisaarit.
Ndermarrjet e gjera per demokratizimin e vendve dhe suvernitetin e tyre perhere jane perkrahur nga shtetet qe jane te interesuara per demokraci te bereqetshme. Vetem nje vend sovran eshte demokraci bereqeti. Nje vend josovran eshte vend jobereqeti. Mjafton qe keto ndermarrje demokratike te mos hamenden e lektisen nga frazat topitese te ‘rrenimit te stabilitetit’. Ishte vete ndermarrja e gjere çlirimtare e kroateve qe e shpetoi Kroacine nga rreziku i te ashtuquajtures Republike e Krajines (e perkrahur nga Beogradi dhe Moska). Ndermarrja dekolonizatore e Kroacise u pat mbeshtetur gjallerisht nga SHBA - te, te cilat sikunder tregon edhe Samuel Hantingtoni (Perplasja e Qyteterimeve, fq.471) se: ‘Me 1994 Shtetet e Bashkuara u perfshine ne perkrahjen per rindertimin e ushtrise kroate. (...) Shtetet e Bashkuara siguruan stervitje ushtarake per kroatet dhe i lejuan gjeneralet amerikan te rangjeve me te larta, te dale ne pension qe te punonin si keshilltare per ta. Qeveria e SHBA dhe Gjermanise i hapen driten e gjelber mesymjes kroate ne Krajine me 1995. Keshilltare amerikan ushtarak moren pjese ne planezimin e ketij sulmi te stilit amerikan, ndersa sipas kroateve, keta perfituan edhe nga sherbimet e siguruara prej sateliteve spiun amerikan. Kroacia ishte bere ‘aleati yne de facto’ ka deklaruar nje zyrtar i Departamentit te Shtetit’.
Na mbetet te zgjedhim midis dy rrugeve: shembullin kroat ne njeren ane ose shembullin boshnjak ne anen tjeter. Shembulli i pare kerkon ndermarresine, idealin dhe demokracine. Shembulli i dyte kerkon dembeline, letargjine dhe nemitjen para nderkombetareve.
Shembulli i pare rrjedhoi me nje Kroaci te lire, sovrane dhe demokratike ne tere plotnine e saj. Shembulli i dyte rrjedhoi me nje Bosnje te vrare, te copetuar e te shkrete, te kredhur ne pezhishken e ankthit te perjetshem. Ndaj çdo logjike e shendoshe doemos do te zgjedhte jeten dhe gjallerine - organizimin. Pra te fillojme te jemi njerez qe shqetesohen per fatin e tyre. Te demonstrojme me 9 maj kunder zgjedhjeve te Serbise ne Kosove! | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Thu May 01, 2008 3:26 pm | |
| 4) Organizimi i Diaspores shqiptare
Jo qe vetem Diasporen shqiptare e kane gozhduar ne tabutin e nemitjes, por edhe vete popullin e kane topitur duke e krijuar ne mendjet e njerezve nje paragjykim te peshtire sesi populli na qenka i dobet para çdo gjeje, paçka qe asnjehere keta politikane nuk e kane njejtesuar vehten me fuqine e popullit. ‘Nje sovran qe ka mbeshtetjen e popullit eshte i fuqishem edhe sikur tere bota t’i kthehet kunder’ thoshte Rilindasi iluminist shqiptar Sami Frasheri.
Te zhytur gjer ne mjekerr me tarafe e turpe politike keta politikane jane shkermoqur qe sa gjate kohe nga populli. UNMIK - u nuk ka pertuar t’ua mbledh dosjet duke i shantazhuar or’e çast. Friken se mos dielli i se vertetes shkrin çdo pezhishke genjeshtre ka bere qe keta politikane te perulen ndaj UNMIK - ut. Politikanet serb per ta mbajtur Kosoven nen kontrollin e tyre mobilizuan mijera serb neper demonstrata ne Beograd. Dhe per çka? Qe te ruajne kolonizimin serb mbi Kosoven. Kurse, politikanet shqiptare asnjehere nuk e ftuan popullin te dale demonstrativisht ne mbrojtje te lirise se Kosoves.
Do ta freskoja kete trajtese duke ndervene nje pasazh permbajtesor nga nje prej filmave me te realizuar amerikan gjate viteve te 70’ta. E kam fjalen per filmin epik te vitit 1978 ‘SUPERMAN’ (Mbinjeriu) i luajtur mjeshterisht nga aktori i ndjere Christopher Reeve (1952 - 2004). Ne njeren prej episodeve terheqese te ketij filmi, Toka sulmohet nga tri qenie siperane mbinatyrore. Derisa Mbinjeriu nuk ndodhej ne vorbullen e ngjarjeve, tre jashtetokesoret shfrytezojne rastin dhe shkaterrojne çdo gje qe u del perpara ne SHBA. Ushtria amerikane pas nje rezistence te pafrytshme kapitullon dhe tre jashtetokesoret e pandalshem ia mesyjne Shtepise se Bardhe ku ndodhet ‘me i fuqishmi i njerezve’ Presidenti. Ne dhomen kryesore te Shtepise se Bardhe rrine tere rrethi i ngusht i Presidnetit. Te nemitur, te zbehur ne çehre e me sy te çakerritur nga frika nuk bezajne asnjeri.
- Cili nga ju eshte presidenti?’ – pyeti me ton urdherues njeri nga jashtetokesoret.
- ‘Une jam – guxon e flet presidenti, duke iu afruar nje hap jashtetokesoreve.
- Gjunjezohu para meje – i jep urdher jashtetokesori.
Presidenti deshi apo s’deshi gjunjezohet saora. Kurse, jashtetokesori ia kthen:
-Ti nuk je president sepse po te ishe President i kaq miliona njerezve nuk do te gjunjezoheshe kaq lehte!’
Te njejten kemi te drejte ta themi edhe per keta politikane dallkauk: ata nuk jane udheheqes populli sepse po te ishin udheheqes te vertete nuk do te perkuleshin kaq lehtesisht per t’u bere urekalimi nga ku zbarkohen planet e erreta kunderpopullore. Madje, dihet boterisht se ne ‘zgjedhjet’ e fundme ne Kosove nuk votuan 65% te zgjedhesve te regjistruar.
Por t’i leme menjane keta politikane qe rrahin uje ne havan, dhe te shtrojme per analize horizontet e reja nga ku Diaspora shumemilioneshe shqiptare te angazhohet gjallerisht per mbrojtjen e atdheut ne keto momente jete a vdekje.
Te pakten ne keto vendet e hajthme siç jane keto tonat, diasporat kane ditur te marrin nje rol te madh jetik. Te ‘Perplasja e Qyteterimeve’ Samuel Hantingtoni lavderon diasporen armene gjate lufterave te pergjakshme azero - armene dhe shpetimin me nder te Armenise. ‘...Burimi me i rendesishem i mbeshtetjes per Armenine ishte diaspora e saj e madhe, e pasur dhe me ndikim ne Europen Perendimore e ne Ameriken e Veriut, duke perfshire nje milion armene ne Shtetet e Bashkuara dhe 450.000 ne France. Ata dhane para e furnizime per ta ndihmuar Armenine qe te kapercente bllokaden e Turqise. Derguan zyrtare per qeverine armene dhe vullnetare per forcat e armatosura armene. (...) Anetaret e diaspores gjithashtu ushtruan ndikim te ndjeshem politik te qeverite e vendeve pritese. Bashkesite me te medha armene ne Shtetet e Bashkuara jane ne shtetet me te rendesishme si Kalifornia, Masaçuseti dhe Nju Xhersi. Si rrjedhim, Kongresi e ndaloi çfaredo ndihme te huaj per Azerbejxhanin dhe e beri Armenine marresin e trete te madh per fryme te ndihmes se SHBA’. (Perplasja e Qyteterimeve, fq. 467)
Nje yrnek tjeter i dobishem i veprimeve te duhura eshte diaspora kroate dhe angazhimi i saj i ndjeshem ne SHBA dhe Gjermani gjate luftes kunder agresionit serbomadh. Pastaj, yrnek i dobishem veprimi eshte edhe diaspora turke dhe angazhimet e saj veçmas ne qytetet gjermane me ç’rast qeveria gjermane eshte detyruar te marre ne konsiderate kerkesat e komunitetit te madh, kembengules e te organizuar turk.
Diaspora shqiptare i ploteson te gjitha kushtet per te qene nje diaspore e frytshme dhe me peshe. Ne rradhe te pare, Diaspora shqiptare eshte goxha e madhe (disa milioneshe) dhe se dyti, ajo gjendet neper shtetet me te fuqishme demokratike e ekonomike si ne SHBA, Gjermani, Zvicer, Itali, Britani e Madhe, Belgjike, Skandinavi etj.
Ndaj, Diaspora shqiptare ne kete kohe duhet qe te organizohet ne tubime te medha si ne Uashington, Londer, Berlin, Cyrih, Bruksel e Rome per te kundershtuar zelarte eksperimentin e rrezikshem te Kosoves si dhe per t’i bere me dije bashkesise nderkombetare qe t’i korrigjoje gabimet e renda para se nje dite te behet vone. Gjithçka duhet te filloje me kundershtimin e zeshem te mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove. | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Thu May 01, 2008 3:28 pm | |
| 5) Flamuri Kombetar
Flamuri i ri i Kosoves me syfet te vellazerim-bashkimit perfaqeson simbolikisht Kosoven ‘ideale’ te dale nga testimet laboratorike nderkombetare. Kosova ‘ideale’ e tyre eshte Kosova e tanishme e katandisur ne nje Kosove qe ka rroposur vetedijen e vet kombetare per t’ia leshuar vendin nje shperlarje te plote te ndergjegjjes. Flamuri me syfetin e vellazerim - bashkimit eshte veçse nje zyrtarizim ne miniature i krijimit te nje ‘Adami te ri’ ne Kosove, te nje njerezimi te ri ne Kosove i cili ka shkulur mbamendjen e tij historike kombetare. Dime se ky njerezim pa vetedije historike eshte njerezimi me i keq i mundshem; ai eshte njerezi e roboteve pa kurrfare sensi ndijor. Yjet qe verdallosen te stampuar mbi harten artifice te Kosoves perfaqesojne squllesine mendore. Si ne filmat vizatimor ku yjet jane simbol i topitijes mendore, zakonisht kur ndonje personazh i vizatuar rrahet nga dikush. Edhe Kosoven e kane rrahur mozamekeq, e kane tredhur territorialisht duke e cungosur me kufinj te brendshem dhe e kane zalisur menderisht. Ndaj, derisa ne filma vizatimor yjet mbi kokat e personazheve pas pak dakikash zhduken si pasoje e kendelljes, Kosoves besa gjate kohe do t’i rrine ata yje, te pakten derisa te qendroje kjo politike mashtruese dhe okulte.
Na thoshin se flamuri i ri eshte shenje e shtetit te mbaruar dhe se gjoja pa te s’mund te kemi shtet!
Duhet te bejme nje aksiome logjike per t’i demantuar pohimet e tyre mendjelehta. Ja nje aksiome e tille: Çdo njeri ka sy, por kjo nuk do te thote se çdokush qe ka sy eshte domosdo njeri’. Pra, rrjedh nje deduksion i kulluar logjik se: Çdo shtet ka flamur, por kjo nuk do te thote domosdo se çdo kush qe ka flamur eshte shtet. Sepse flamur bartin edhe krahinat autonomiste gjithandej botes si p.sh Rio Grande Do Sul (dhe te gjitha njesite federative autonome ne Brazil), Çeçenia (dhe te gjitha njesite federative autonome ne Rusi), Baskia e Katalonia (Spanje), Tibeti (Kine), Kurdistani (Turqi - Irak) e qindra raste te tjera.
Kurse derdellitja jologjike e dallkaukeve se ne OKB nuk pranohen dy shtete me flamur te njejte nuk pine fort uje. Sepse ne OKB njohim disa shtete nga meridiane te ndryshem gjeografik qe kane flamuj me syfet te njesojte perveçse nese ndryshon madhesia e pelhures. Bie fjala, Rumania dhe Çadi, Holanda dhe Luksemburgu, Indonezia dhe Monako, Siria dhe Jemeni (gati - gati te njejte), Australia dhe Zelanda e Re (veçse yjet i kane me ngjyra ndryshe; Australia i ka te bardhe e Zelanda te kuq).
Ndaj, shqiptaret nuk duhet te lejojne per asnje çmim ndryshimin e flamurit te tyre kombetar sepse nese te tjeret e perçudnojne vleren me te shenjte te kombit atehere ata do te na kene çnderuar e poshteruar tere moralin e kombit. | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Thu May 01, 2008 3:29 pm | |
| (6) Gjeneralet ne burgun institucional
Lirimi i Ramush Haradinajt dhe Idriz Bales u proklamua si triumf i padiskutueshem paçka qe eklipsohej denimi i UÇK-se permes denimit jezuit te Lah Ibrahimit. Haga eshte duke i rene te njejtes gozhde: po na i liron nga burgu truperisht komandantet por po i burgos politikisht ata duke i rrasur me zor ne burgjet me emrin IPVQ. Keso rrengu ia paten punuar Fatmir Limjat. Ate e ‘liruan’ nga burgu por e burgosen ne politike duke ja ngushtuar hapesiren dhe duke ia lene sall nje hapesire. Natyrisht, aty ku u nevojitej per te nxjerre geshtenja nga zjarri. Keshtu Fatmirin e paten hallallshtisur ne negociatat e turpshme ne mes Prishtines dhenese dhe Beogradit marres. Madje Fatmiri pat rreshqitur paq kur koncesionet dhe leshimet territoriale i cilesonte si mburrje. ‘Ky eshte rast historik sepse gjate tere historise kemi qene lypesa qe kane kerkuar lemoshe, tani jemi bere dhenesa per here te pare’ thoshte Limaj. Ne mos ju bind argumenti im per burgosjen e Fatmirit, ja ku e keni argumentin e dyte; Burgosja e Ramushit. Paj kush mund te dale e te thote se Ramush Haradinaj nuk eshte duke e luajtur rolin e zjarrfikesit per ta amortizuar pakenaqesine e pergjithshme. Mu ne kohen kur shqiptaret e Lugines se Presheves duhet t’i sabotojne teresisht zgjedhjet e Serbise, fesht na del Ramush Haradinaj ne nje takim me Jonuz Musliun, liderin e Levizjes per Progres Demokratik te Lugines ku i ben grishje shqiptareve per te dale ne zgjedhjet e Serbise. Mendja e tij shkurtpamese pandeh se po dolen shqiptaret ne zgjedhje e bejne fet dhe e permisojne me shkop magjik gjendjen e tyre. Dhe çka fitojne shqiptaret e Lugines po dolen ne zgjedhje? Ne rradhe te pare ata miratojne segregacionin sistemik e sistematik te Beogradit ne kurriz te tyre. Si ‘shperblim’ na marrin nje ulese te pavlere ne parlamentin serb. Hungarezet e Vojvodines kane tri ulese dhe boshnjaket dy ulese ne parlamentin serb por pozita e tyre nuk eshte as afer te permisuarit. Kur vete Hungaria (qe eshte shtet ne BE dhe gezon shendet te mire ekonomik) nuk mund ta permisoje gjendjen e popullates se saj hungareze ne Vojvodine (gjithsejt 300.000 vete), si eshte e mundur qe t’i permisohet gjendja shqiptareve ne Lugine te Presheves (mbi 100.000 shqiptare) kur si Shqiperia ashtu edhe Kosova perkunden ne djepin e internacionalizmave te kohes.
Kendej, analistet endacak te mediumeve moralprishura ngrinin fishekzjarre se me ardhjen e Ramush Haradinajt opozita do te konsolidohej si kurre me pare! Erdhi Ramush Haradinaj dhe kjo opozite rishtas nuk pipetiu per asgje, rrjedhimisht pranoi çdo gje. Nuk ngriten zerin as kunder mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove dhe as kunder miratimit despotik te kushtetutes se Kosoves. Me falni se desh harrova, e paskan ngritur zerin nje here ne faltoren e kuvendit. ‘Opozitaret’ qaheshin pse Jakup Krasniqi nuk ia kishte njehur votat ‘per’ disa deputeteve. Ne vend se te kritikonin miratimin jokritik te kushtetutes surrogate, deputetet benin potere per asgje. Perfundimisht institucionet ‘perfaqesuese’ jane burgje te verteta mendimi ku çdo ze kundershtar shkisherohet. Se ku e degjova nje vjershe satirike qe e kish perjetesuar ne vargje kete loje tragjikomike: ‘Ne Kosove seç ra kushtimi/ oburra na u liru Ramush Haradini/ Thane se u lirua me nje shok/ por qe ta dini me mire na u burgos/ se u burgos politikisht/ Zyrat Perendimore kane gisht/ gjendje e rende psiqikisht/! | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Thu May 01, 2008 3:31 pm | |
| (7) Ilirida
Ne vend se Kosova dhe qeveria e saj t’i qesin kushte Maqedonise me shkallen e respektueshmerise te 700.000 shqiptareve ne kete shtet ku diskriminimi ndaj shqiptareve eshte institucionalizuar, eshte gjithere shteti maqedon ai qe po kushtezon politikisht. Po nuk kushtezove ne politike do te kushtezohesh prej kundershtarit. Mbase, po e paguajme rende lajthimin qe beme me njohjen e ketij shteti. Kur Maqedonia pat shpallur mevetesine me ane te referendumit, Shqiperia ishte nder vendet e para qe njohur pavaresine e ketij vendi edhe pse ky qe gabim ne parim.
Sepse Shqiperia eshte dashur qe te qese kushte ndaj Maqedonise, veçmas te kushtezonte Maqedonine me repsektimin e referendumit te 11-12 janarit 1992 per autonomine territoriale te Ilirides. Nga 383.894 votues sa ishin te regjistruar votuan 361.627 veta dhe per autonomi u deklaruan 361.263 ose 99.9% e tyre. Ky referendum u pat mbajtur ne te gjitha viset shqiptare duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kerçova, Dibra, Struga, Resnja, Krusheva, Ohri, Manastiri dhe Velesi.
Te njejten mefshtesi Shqiperia e ka pervijuar edhe ndaj Malit te Zi, duke e njohur apriori si shtet dhe duke mos kerkuar respektimin nga ana e Malit te Zi te Memorandumit te vitit 1991 per statusin special te shqiptareve, pra per nje trajte te autonomise.
Fabulisti i lashte grek Ezopi ka lene nje fabule ku tregon per nje njeri qe ecte rruges ne dimrin e acarte. Rruges pa nje gjarper te ngrire nga te ftohtit. I vjen keq per te dhe e merr e fut ne gji per ta ngrohur. Porsa ngrohet gjarperi ne gjirin e njeriut, e thumbon per vdekje me helm njeriun fatkeq. Duke dhene shpirt, ai njeri u pendua pse e mori aq mendjelehtesisht nje gjarper ne gji.
Nje vit me vone pas njohjes se pavaresise se Malit te Zi, me 25 maj 2007 ky ‘gjarper’ u gjallerua. Pikerisht ne kete dite, ministrat e mbrojtjes te Maqedonise dhe Malit te Zi Llazar Elenovski dhe Boro Vuçiniq zyrtarizuan nje ‘memorandum per bashkepunim ne mbrojtje’. Syleshet do te thoshin se nuk ka gje te keqe nga kjo marreveshje sepse bota or’e çast po integrohet perfshire edhe ne çeshtjet e sigurise! Por nje vezhgim zhbirues pikas thelbin e gjerave me ndryshe. Maqedonia dhe Mali i Zi ndonese ne te njejtin rajon gjeografikisht, nuk jane vend fqinje qe kufizohen territoriaqlisht njera me tjetren. Atehere çfare i shtyri ne kete krushqi aleance ndersllave? Puna eshte se qe te dyja keto shtete qelqi jane te ngrehura artificialisht ne toka shqiptare qe i kane pushtuar ushtarakisht. Maqedonia mban nen sundim 700.000 shqiptare, ndersa Mali i Zi 50.000 shqiptare. Kjo nuk eshte tjeter veçse nje aleance per fortifikimin e kolonializmit.
Ne kohen kur po mbrehnin briret Greqia dhe Maqedonia per punen e emrit, politika soditese e UNMIK - ut, EULEX - it dhe juntes vendore i mundesuan Maqedonise qe ta fitoje njerin front (aneksimin e 2500 ha toke te Kosoves) nderkohe qe perballej me Greqine ne anen tjeter.
Ketu shperfaqet nje pamje katastrofike: ne vend se entiteti shqiptar ne Iliride te filloje organizimin paqesor duke filluar me padegjueshmeri qytetare, vine politikane zjarrfikes hem nga Kosova hem nga Shqiperia per te ndjelle prapakthehu e letargji te shqiptaret. Kurrsesi nuk ben qe shqiptaret e Ilirides te vihen si mish per top per interesa pozicioni te ndonje force te caktuar politike, por shqiptaret e atjeshem duhet ta bejne pikesepari per vehten dhe ardhmerine e tyre. Sepse eshte Maqedonia ai shtet i perkedhelur nga qarqet nderkombetare ku degjohen publikisht akoma thirrje fashiste kundershqiptare duke kerkuar dhoma gazi per shqiptaret: ‘Za shiptari, gazna komora’ (Dhoma gazi per shqiptaret). Sepse Maqedonia eshte shteti qe ka kerkuar dhe protestuar kunder arsimimit te shqiptareve sikunder paten bere rinia shoveniste e Gjimnazit te Manastirit qe pat rrjedhuar me mbylljen e paraleleve te pakta shqipe ne kete qytet. Pas ketyre turbullirave kundershqiptare fshihej qeveria maqedone dhe rryma shovene maqedone siç e pat hetuar ish ambasadori amerikan ne Maqedoni Lawrence Batler. Bile kete vit, u shuan perfundimisht gjasat qe shqiptaret e Maqedonise qendrore dhe jugperendimore te mesojne shqipen ne shkolla te mesme. U ndalua shqipja si ne Manastir (ku 5% e popullsise ose 4.164 banore jane shqiptare), ne Veles (ku 4.17% ose 5000 banore jane shqiptare), Krusheve (ku 21.32% ose 5.680 jane shqiptare), Dolnen (ku 26.65% ose 3616 jane shqiptare), Çashka (2703 shqiptare).
Suma sumarum numri i shqiptareve ne keto komuna eshte me shume se 20.000 banore duke u mbeshtetur ne statistiken zyrtare e cila numrin real te popullsise shqiptare me kast e zvogelon ose e deklaron si popullsi turke a boshnjake. Merreni me mend kete kontrast: Ne Prizren kur as 1% e popullsise nuk e perbejne turqit, turqishtja na eshte zyrtarizuar si gjuhe e dyte menjehere pas shqipes.
Pra, shqiptaret ne Iliride ndodhen ne piken me te erret ku diskriminimi maqedonas ka hipur ne zenith, paçka qe konjukturat nderkombetare pallin sesi Maqedonia na qenka ‘faktor paqeje’.
I vetmi reagim per keto shkelje ka qene ai i gjimnazisteve shqiptare ne Gjimnazin e Kerçoves ‘Mirko Mileski’ me 19 shkurt te ketij viti, te cilet u peleshen me disa gjimnaziste kokekrisur maqedon qe therrisnin parulla raciste kunder popullit shqiptar.
Ndaj, shqiptaret e Ilirides nuk duhet te perfillin as Menduh Thaçet e as Ali Ahmetet dhe as politikanet zjarrfikes nga Kosova e Shqiperia qe vine varvingo sa per t’i qetesuar shqiptaret dhe per t’iu bishtnuar problemeve kardinale.
Shkrimari i shquar hebraik Eli Vizel, perjetues si femije i tmerreve te kampit te perqendrimit ne Birkenau, me rastin e nderimit me çmimin Nobel me 10 dhjetor 1986 ne Oslo tha:
‘Paanshmeria ndihmon vetem shtypesin, asnjehere viktimen. Heshtja i jep krahe persekutuesit dhe kurre te torturuarit. (...) Kudo ku ka burra dhe gra, qe persekutohen per shkak te races, fese apo pikepamjeve te tyre politike, atehere ai vend - dhe ne ate çast - duhet te shendrrohet ne qendren e gjithesise’. | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Thu May 01, 2008 3:33 pm | |
| ( Provokacionet greke fillojne... Depertimi i shpenguar dhe ndikimi grek ne Shqiperi rritet perpjestimisht me atrofizimin e shtetit shqiptar. Shembull i mjaftueshem eshte rreziku i aneksimit grek te Shqiperise jugore ne kohen kur shteti shqiptar u zhyt ne nje nga molepsjet dhe baterdite me te turpshme - ate te vitit 1997. Greqia jo kot e ka financuar ‘Kolonen e Peste†te saj duke filluar nga rrjetezimi i sherbimit grek ne jug te Shqiperise e deri te zaptimi i Kishes Ortodokse Shqiptare duke e kthyer nen ndikimin e Patriarkanes fanariote greke. Ne anen tjeter duke perdorur karremin e pensioneve financiare i ka shperlare rrenjesisht qindra shqipfoles te cilet paturpesisht organizohen nga sherbimi grek per te shkaktuar trazira jo vetem ne Himare. Athina e ka hidisur nje plan njesoj si te Serbise se fundviteve te 80†ta. Serbia ne ate kohe per te perligjur suprimimin e autonomise se Kosoves genjente faqe botes se serbet e Kosoves na qenkeshin ‘viktime†e ‘ekspansionit shqiptar†per te legjitmuar dhunen e saj ushtarako - policore. Ndryshe nuk po vepron as Greqia. Ajo po e sajon dashakeqesisht nje shembelltyre se i ashtuquajturi minoritet grek eshte i viktimizuar! Jave me pare, pas vizites se zv.minstrit te jashtem grek ne Tirane, Teodhoros Kasimis, Athina leshoi nje deklarate me te cilen synon zgjerimin e territoreve te te ashtuquajturit minoritet grek ne Shqiperi. Ne kete deklarate theksohet se: ‘Zv.ministri i jashtem grek Teodhoros Kasimis, zhvilloi nje vizite zyrtare ne fshatrat minoritare greke te Shqiperise se jugut. Ai zhvilloi takim ne Narte, Himare, Sarande, Livadhia, Mespotam, Gjirokaster, Derviçan dhe Korçe. Nga takimet qe pat me kryesine e OMONIA ne Himare z. Kasimis ftoi minoritaret te jene te bashkuar dhe te fillojne kthimin strategjik te te rinjeve ne tokat e tyre te lashta, pasi ky do te jete aksi kryesor per nje te ardhme me te mire te grekeve ne keto territore†. Termi ‘strategjik†eshte i lemit ushtarak. Edhe Serbia kthimin e koloneve te saj ne Kosove permes decentralizmit e quante gjithnje ‘kthim strategjik†per t†i vendosur serbet aty ku e sheh te nevojshme. Ne Kuvendin e Shqiperise u be njefare potere kush duke i rene gozhdes kush patkoit, por pa dalur me nje qendrim monolit per mbrojtjen e sovranitetit shteteror ne jug. Media shqiptare (e cila ka liri me shume sesa media e roberuar ne Kosove) demaskoi per vdekje perçapjet e grekomegalomanit Vasil Bollano qe i deklaronte shqiptaret rrenjes te Himares shqiptare si helene. Ja nje rast prej shume sosheve: kryeplaku i Qeparoit Stefan Kokedhima i cili eshte shqiptare me rrenje e dege, autoritet lokale te Himares ia kane greqizuar emrin duke i ndajshtuar prapashtesa greke ne Stefanos Kokedhimos. Shteti shqiptar nuk duhet te lejoje per asnje çmim greqizimin e jugut sepse nje gje e tille veçse frymezon Serbine ne veri. Gjithe bota i ka meshuar shkelm kolonializmit qe ne shekullin e XX, dhe Shqiperia s†duhet te lejoje kurrfare ndikimi kolonial grek ne token e saj. Madje, ajo duhet te ngre zerin per te problematizuar çeshtjen çame sepse nje Çameri e tere po mbahet ne traret e kolonializmit klasik te Greqise shtypese. Greket nuk ua lejojne çameve te pervuajtur as mesimin fillor te shqipes sepse ata (greket) nuk duan ta njohin as qenesine e Çamerise. Perderisa, vazhdon te perhapet kjo heshtje po i jepet krah Greqise jo vetem per ta mbajtur me forcen e bajonetes Çamerine e shtypur por edhe ta lakmoje Shqiperine e jugut. Vetem nese te gjitha trojet e shqiptareve njesohen ne nje shtet te vetem shqiptar ka mundesi qe te keputet komploti serbo - grek sepse qe te dyja keto shtete ende pervijojne Naçertanjet dhe Megali Idete e tyre per te zhdukur kombin shqiptar. | |
| | | feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Thu May 01, 2008 3:34 pm | |
| (9) Ultimatum
Ne vitin 1990 serbet e ‘rebeluar’ te perkrahur nensiperfaqe nga Beogradi, mbajten referendumin per autonomine e tyre ne Kroaci dhe vendosen barrikada ne qytetin e Kninit, Benkovcit dhe Obrovcit. Kete dite (17 gushtin) Kroacia e pat konsideruar si diten e agresionit serb mbi Kroacine.
Akti skandaloz i lejimit te mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne vendin tone eshte nje agresion ndaj nesh. Poqese nje agresion i tille nuk cilesohet si agresion a dhunim, atehere ai nuk ka mundesi te luftohet. Po t’i lihet pezhishkes se heshtjes, Serbia do te cytet e shpenguar qe pas ketyre zgjedhjeve te shpalle autononine perfundimtare te serbeve. Ky akt do te qonte pashmangesisht ne mbajtjen e negociatave te reja ku do te federalizohej Kosova per te perjetesuar moszhvillimin, pasigurine dhe ankthin zhgerryes ngjashem si ne Bosnje. UNMIK - u dhe EULEX - i do ta tolerojne nje gje te tille paçka qe deklarohen se nuk ka ndarje! Poqese nga ana e popullit ky akt percillet me pergjumje, nemitje e letargji dhe ne anen tjeter Serbia zbarkon gjer e gjate politikisht e institucionalisht atehere keto dy regjime satrape do t’ia njohin situaten ne favor te Serbise. Duke qene se populli shqiptar ndodhet ne nje nga situatat me te renda te ketij filllimshekulli te tallazitur, nevoja e organizimit mbarekombetar pashmangesohet.
E vertete eshte se peshorja e forcave anon kah forcat kundershtare por vete fakti se tere populli shqiptar kohezionohet ne tere shtrirjen e tij fizike, gjeografike e politike eshte nje ogur i mire.
Ndaj, populli shqiptar duhet te manifestoje vullnetin e tij politik ne demonstraten e 9 majit kunder zgjedhjeve te Serbise ne Kosove. Te demonstrojme me 9 maj!
Po e permbyll kete trajtese te gjate me fjalet e paharruara te prozatorit te shkeqyer shqiptar Petro Marko ne romanin e tij epik ‘Ultimatum’ kushtuar Epopese se Çlirimit te Vlores:
‘... ka disa qe pandehin se Shqiperia vetem atehere do te sigurohet kur te vendosin fuqite e medha. Po keta zoterinj jane shume te gabuar dhe te paguximshem dhe duhet ta dine, se ajo eshte nje nga semundjet qe na ka lene turku qe dridhej frike nga ato fuqi te medha... Te tille njerez besojne akoma se Evropa kur te doje na prish e kur te doje na ndreq. Po te kishim vajtur edhe ne me ato shpresa, Shqiperia do te mbetej kurdohere nen shqelmat e te huajve, po lavdi guximit dhe vullnetit te popullit tone, qe nuk shpreson kurre tek Evropa, por shpreson te gryka e pushkes dhe te trimeria e tij... Atdhetaret dhe populli nuk do ta lene fatin e atdheut te tyre ne duart e kasapeve dhe te tigrave me fytyre njeriu siç jane fuqite e medha, por ne majen e bajonetave dhe ne gryken e pushkes’.
Salih Mehmeti 26-27 prill 2008 Prishtine | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE Thu May 01, 2008 6:54 pm | |
| Unë nuk po ekuptoj një gjë ose zyrtarët e Unmikut (Armikut )po lujan dy loja një me Qerevrin e Kosovës dhe tjetren me Beogardin kur thon se ne nuk dimë gjë nrësa në anëne tejter i ipet leje të vij nga qeveriatët Serb në kosove dhe të fushat pa u penguar nga as kush bile bile edhe i japin përcjellje të Policisë ,Ndërsa u thujn Qeveritarve Kosovar ju mos bësi zë se ne jekmi ktu për të luajtur si në( filmë i zivatuar Tomi dhe Jeri )Shtete i Shapllur dhe i njohur nga disa Shtete dhe nuk ka te drejtën të bëj edhe as një gje të vetme pa lejen e dikujt (Kjo mua më duket si thot një thënje Populore në darsem të huaj luaj kush si do ) Përse Kryetari dhe Kryeministri mos të del me një një vendim të prer ,Se nuk duxojn të mbahen zgjedhjet Serbe ne Kosovë sepse dihet se po votohet pët një tjeter shtet ,por heshtin të gjith ,nëse nuk kan fuqi ta bëjn vetë kët un apo nuk guxojn se po eprishin muhabetin me dike apo edhe për një rrahje krahëve siq jan msuar gjithmon , Pse ? nuk i thon o Popull ne nuk kemi që të bëjm dhe din Populli din qka ban siq ka ditë edhe tjera her po heshtin për kët e kemi edhe sod Mitrovicën kshtu se nuk bëhet pun me fjal po me vepra kur nuk shitetë fjala shtitet dajku se kta nuk e din gjuhen e fajlës jan popull që vetëm dajakut ja din kimetin mendoj serbet . Nuk duhet lejuar në as një mnyr të kez zgjedhje serbe ne Kosovë. |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: APELI I NJË QYTETARI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Tue May 06, 2008 11:52 am | |
| APELI I NJË QYTETARI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Të gjitha mediave elektronike dhe të shkruara shqiptare; Të gjitha WEB faqeve shqiptare kudo që janë; Të gjithë internet pasionuesve shqiptarë; Qytetarëve të Republikës së Kosovës: juve që takoheni me miqtë çdo ditë, në rrugë, kafene dasma dhe ahengje, që jeni në punë apo kudo që jeni, rinisë së mrekullueshme shqiptare, nëpër shkolla, universitete, “PARTY”, ditëlindje…
Ndihmoni në çdo formë dhe në çdo mënyrë afirmimin ndikues dhe veprues të apelit të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, në mënyrë që, sa më shumë qytetarë të dalin më 9 Maj në protestën gjithëpopullore kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë... Ashtu sikur ditëm më 17 Shkurt të kremtojmë masovikisht ditën historike të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Pavarësisë, me po të njëjtën elan dhe vrull, më 9 Maj, të gjithë duhet ta mbrojmë dhe dëshmojmë atë para syve të Botës. Le të bëhemi 50…80...100 mijë! Pa dallime feje, grupimi politik, moshe dhe gjinie… Atë ditë duhet të dalim të gjithë sepse na nevojiten shumë zëra, brohoritje depërtuese jo vetëm ne veshët e shurdhra të disa politikanëve tanë; jo vetëm në zyrat e afërta të UNMIK-ut, ambasadave si dhe institucioneve tjera ndërkombëtare në Prishtinë. Porosia e këtij zëri kumbues atë ditë duhet të jehoj larg dhe më larg: Në Beograd… Moskë…New Yorku… të buçes edhe afër tryezës ovela të sallës së madhe të Këshillit të Sigurimit…duhet të shkoj larg dhe kudo në botë, në kontinentet e atyre shteteve që ende ngurojnë të na njohin edhe këtë pavarësi të sakatosur, ashtu sikur është... Harroni atë ditë se kush e organizon këtë protestë, sepse në vlerën e suksesit të saj nuk do të ketë grabitje meritash, lëvdata dhe krekosje. Mjafton se aty do të mbrohet Kosova dhe sovranitetit i saj i vërtetë, sovranitet ky që ju takon juve, neve, popullit të saj dhe askujt tjetër. Ju garantoj! Atë ditë ka për të qenë ditë e bardhë dhe në qiell nuk do të ketë yje: as 1, as 2....as 6! Asnjë yll! Më besoni! Kosova atë ditë kurrsesi nuk do të jetë e verdh në një hapësire të katërt imagjinare... O, ditë madhështore do të jetë atë ditë, sepse në tokën e skuqur nga gjaku i Kosovës MËMË, mbi gjokset e bijve dhe bijave ashtu të bashkuar të saj, triumfalisht si hyni do të zbres shqiponja e zezë dykrenore. Andaj...të kontribuojmë të gjithë për atë ditë: - Ju mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare: shkruani dhe botoni këtë fjali pa censure: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...” - Ju WEB faqet atdhetare shqiptare, ju nevojitet vetëm një shkrim në “HOME” faqen tuaj dhe asgjë tjetër: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...” - Gjithë ju që manipuloni me internet, dërgoni sa më shumë e-maile miqve, të afërmve dhe dashamirëve tuaj. Mjafton një porosi e kësaj natyre: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...” - Ju qytetarë të përvuajtur, rini e mrekullueshme e Kosovës: kudo që gjendeni në shoqëri dhe bisedë: ne dasma, vdekje, lindje, në “PARTI”, “kaffeteri”, rrugë… vetëm një porosi të shkurtë përcilljani shokut, mikut dhe dashamirëve tuaj: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...”
Vërtet bukur do të jetë atë ditë në Prishtinë! Dinjëtoz, qetë, krenar…
Adnan Abrashi | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE | |
| |
| | | | DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |