Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë Empty
MesazhTitulli: Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë   Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë EmptySat Aug 22, 2009 4:54 pm

Sot, me 15 gusht 2009, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë dhe në disa qendra të tjera të Kosovës kanë ngjitur qindra posterë dhe kanë shpërndarë mijëra fletushka kundër tolerimit që udhëheqësit politikë kosovarë ua bënë mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Me këtë rast, Albin Kurti, para gazetarëve të shumtë që po e përcillnin këtë aktivitet, deklaroi:

“Mosveprimi i Qeverisë së Kosovës është hapësirë për veprimin e Serbisë. Heshtja dhe pasiviteti i shtetit të Kosovës është leje dhe inkurajim për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Një vit e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë Qeveria nuk e bashkoi Mitrovicën dhe nuk e integroi veriun e Kosovës. Tash, ajo po e lejon hegjemoninë e situatës veriore, po e lejon që ajo situatë të zbresë edhe në qendër të Kosovës, edhe në lindje, në jug e në perëndim të saj. Çështjet që duhet t’i takojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Hashim Thaçi me sjelljen e tij po ia bart Ministrisë së Punëve të Jashtme. Shteti i Kosovës, për shkak të Qeverisë që ka, po heq dorë prej territorit të enklavave.

Nuk mund të jetë edhe Kosova sovrane edhe të mbahen zgjedhjet e Serbisë. Dikush po gënjen. Është e qartë kush – krerët politikë të Kosovës, të cilët reagojnë vetëm atëherë kur iu cenohen bizneset apo iu rrezikohen votat, por jo edhe kur cenohet a rrezikohet Kosova.

Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës e pat ndaluar nja dy herë ministrin e Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, që të hyjë në Kosovë. Mirëpo, ajo nuk i dha urdhër kësaj radhe Policisë së Kosovës që t’i ndalojë anëtarët e Komisionit Zgjedhor të Serbisë që të hyjnë në Kosovë dhe as që t’ua konfiskojë materialin për zgjedhjet e Serbisë që e kanë sjellur ata. Kur Qeveria kishte vullnet politik ajo mund të ndërmerrte diçka por këtë herë ky vullnet mungoi tërësisht. E gjithë kjo tregon se mosveprimi i Qeverisë së Kosovës kësaj radhe ka qenë në marrëveshje direkte ose indirekte me Serbinë.”

Në vijm është dhënë pamja e posterit si dhe teksti i fletushkës:
Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë Posteri_2009

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Sot po mbahen zgjedhjet e Serbisë në Republikën e Kosovës.

Këto zgjedhje po zhvillohen me miratimin e atyre që çdo ditë na thonë se Kosova është e pavarur, sovrane dhe e bashkuar.

Ashtu sikur që e patën lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 11 maj të vitit 2008, pra tre muaj pas shpalljes së Planit të Ahtisaarit, sot Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu po pajtohen që Serbia të organizojë zgjedhje lokale në Kosovë.

Qëndrimet e tyre ndaj Serbisë dhe strukturave paralele nuk kanë ndryshuar fare – këto struktura veprojnë njëjtë sikur në kohën e UNMIK-ut.

Sepse pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar në Kosovë, përveç xhepave të politikanëve: ata janë bërë më të thellë.

Në zgjedhjet e Serbisë që po mbahen në Kosovë, do të zgjedhen ata njerëz të cilët në programin e tyre politik pikë më të rëndësishme e kanë – shkatërrimin e sovranitetit të Kosovës, luftimin e pavarësisë së atdheut tonë dhe kthimin e Kosovës nën Serbi.

Politikanët që e lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës punojnë kundër Kosovës.

Serbia e ka pushtuar Kosovën, e ka shtypur, e ka shpërngulur, e ka shkatërruar, e ka masakruar, kurse sot e lufton pavarësinë e saj, e mohon vullnetin e popullit të Kosovës dhe nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë.

Serbia shtetin tonë e lufton nëpërmjet strukturave paralele.

Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu i ndihmojnë asaj për të organizuar zgjedhje në Kosovë, në mënyrë që këto struktura të Serbisë të marrin pushtet politik.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

/www.vetevendosje.org/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë Empty
MesazhTitulli: Re: Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë   Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë EmptySat Aug 22, 2009 5:00 pm

Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë Thaqi-Rugova-utopi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë Empty
MesazhTitulli: Re: Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë   Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë EmptyMon Aug 24, 2009 11:54 pm

Serbet i perseriten dje zgjedhjet :
http://www.b92.net/eng/news/politics-article.php?yyyy=2009&mm=08&dd=24&nav_id=61336

"Rrnofte" sovraniteti, pavaversia e demokracia e H.T(h)açit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë Empty
MesazhTitulli: Re: Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë   Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë EmptyTue Aug 25, 2009 4:58 pm

ne vend te betimit te uçk per BK,e coptuan kosoven bre mishi iu coptoft atyre spiunave qe na tradhetuan,ka me iu coptue edhe ate hiq larg joooooo!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë Empty
MesazhTitulli: Re: Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë   Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE
» Qeveria kundrshton eulexi pse bashkpunon me serbi tani
» Bojkotoni Produktet e Serbise-860-
» NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE
» A mendoni se qeveria qeveris ne menyren e duhur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: