|
| PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:32 pm | |
| - May I stay with you for awhile? – She said, and looked with an extremely suffering look.
I said nothing. Still I could not trust my eyes, when the waiter, a boy with small eyes, full of vitality, took her by the arm and spoke to her:
- Please, Adriane! Do not disturb the clients. You can sit at your table, beside the counter.
She followed the rhythm of his steps, whilst the head turned back seemed like asking for help.
- Why do you treat her that way? – I said to the waiter. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:33 pm | |
| - Adriane is sick. This way she behaves with all. Sits at their table and talks nonsense.
- Let her alone, - I could say to him and, a feeling of sympathy surrounded me for that rare beauty that appeared in front of my eyes.
- As you wish, but, do not complain to me afterwards! - He said and went to the counter.
She did not wait longer. She threw a glance anxiously; afterwards she sat on the chair in front of me. Shadows of suspicion still had not disappeared. The multitude of the questions, that why was I staying still there and, worse than that, with such a person, dispersed all my being.
- You look a good person. The others hate me and they turn me out always.
- You should not think ill of yourself! - I said to her mostly to pacify her.
- You do not know me, but I deserve the greatest punishment of this world! – And tears rolled down her face.
- Drink something hot, it does you good! – I showed my care and pointed at the counter. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:33 pm | |
| The waiter brought tea, while she, with trembling hands, pressed the cup. So fragile a creature, so sweet, did not deserve this destiny, which had thrown her beyond the life and dragged her in the endless roads. The regular lines of the body, the round and white face, the curly hair over the shoulders, still showed the luminous look of the past.
She stood quiet, subdued, the same as that statue in the course of construction, which waits what shape it will be given. She cast any skeptical look and shriveled within the endless anxiety. Her lips trembled, wanting to express something untold, perhaps to kill the ill feeling accumulated from a time that I did not know. Stepped in the remnants of the life in the past, ruined by the fatal past, she suffered the sin she had done and slandered everywhere her lost self.
- She was my best friend. God punished me for this, - and she put her hands over the wet hair.
I handled her my handkerchief and with a rather friendly tone, I tried to somewhat pacify her, although, after each uttered phrase, broken , sometimes meaningless, expressed in the most dramatic way, I understood how life abandoned but never denied. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:33 pm | |
| Epilogue
Adriane managed to tell the story of her pain and sorrow, expressed her heavy spiritual world, that world which intermingled and confused, in bitter memories. Her mind remained at that black night, which demolished all the social balances and kept her under persistent anxiety.
- That’s all; - she said at last and left like a shadow, through the darkness of her incomprehensibility. The burden of guilt that followed her appeared in her night dreams and plunged her into the pungent abyss. The autumn’s rain, by the means of the torrents it created, moved the multitude of the fallen leaves and, thus, gathered by the side of the sidewalk’s contour, they surrendered to the day of tomorrow to be thrown by the cleaners, as they had never been a part of the verdure of this town. She wandered in the same waters. Until yesterday, she was one of the most active members of the society, but the driving storm cast her into the tumbling abysses and plunged her in the remote places of the nights of the great loneliness. She left, lost in the emptiness of the gloomy environment. In that state, bewildered, full of sadness, walked with irregular steps, following the tracks of the remaining guilt, this great pledge, that tortured and confused all the being. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:34 pm | |
| The white dreams, melted under the perplexed shadows of a life full of waves, which slandered ceaselessly its selfishness, and in all that hovel ruined fatally, remained a piece of memory, that could describe the world, the passion and the foolishness of a teenager.
It seemed that everything happened accidentally, was all this enough to change that torturing world, where the past prejudiced with all its fierceness , while the remote time mirrored in the shape of dark spots, where the look of the age interrupted at the invisible curtains of the grey weather.
It rained. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:34 pm | |
| fabula * * * * *fabula * * * * *fabula* * * * * fabula
ILIA LASKA
ORTAKËRI
Dhelpra gjithë përdredhime
zhvat e zhvat me tenderime.
Flet çakalli me inat:
-Pse s'më merr mua ortak?!
-o çakall, për kokën tënde,
s'duhet forcë, duhet mendje! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:34 pm | |
| PIKTORI
Piktor kali frelëshuar,
me ca tablo nëpër duar.
Me bojra e me penela,
seç shet dëngla nëpër pela.
Shpesh i qesëndis, i tall,
por një pelë më s'e fal:
-Mbete nëpër këmbët tona,
ul e ngri ato kartona ...
Si s'të pamë ndonjë vepër,
as kungull, pa le më pjepër?! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:35 pm | |
| BARKË "PA SPIRANCË"
Kali gërmuq, kokën në dhe,
zgjodhi një vejushë të re.
I tha kërriçi kodosh:
- H ë, or babush, a të josh?!
Flet gërmuqi si me zor:
-Me të tjerët shkon në zbor! ...
Ikën bir, s'ka ç'e pengon,
bredh si barkë pa timon ...
Një e dy e del në pjacë,
s'e mban dot asnjë spirancë!
Një e dy e del në pjacë,
s'e mban dot asnjë spirancë
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:35 pm | |
| SËPATA
Hyri sëpata në pyll,
i kish kërcyer në kokë;
drurët u zverdhën si dyll.
Na ... i bëri, krejt për tokë.
Foli pisha duke qarë:
- Shih Ç'bëri kodër më kodër! ...
Kjo e zezë s'është parë,
që ta pësosh nga jat motër.
-Vërtet, tha ahu i shkretë
sëpatën tregon me gisht
çdo bënte hekur'i sertë,
po të mos ishim ne bisht?! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:35 pm | |
| KËTU JAM ZOT
Te ketrushi shkoi një mi,
pinte a s 'pinte raki ...
Got' e parë: - Tungjatjeta!
E dyta: - Mirë se të gjeta! ...
Të shtatën, kthen menjëherë:
-O ketër, a ke dhe verë?!
Kur hodhi gotën e dhjetë:
-Zhduku, këtu jam zot vetë! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:35 pm | |
| DALLIM
Buçja lehte në kolibe
dhe shikonte me zili:
-Neve na i kanë me hile,
macja ngrohet në shtëpi!
- Pa le, kur i japin mish,
njerëzit janë naa ... nga koka!
këto fjalë tha një këlysh-
neve na hedhin ca kocka! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:36 pm | |
| KOSOVË
Nebih Bunjaku, Kryetar i Degws së Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania në Prishtinë
Botuar në: “LAJM EKSKLUZIVE” ( LAJM për kulturë, nr. 100, 9 shkurt 2008)
Revoltë e shprehjes nëpërmes satirës
Nebih S. Bunjaku: “Një samit për një simit”, botoi Shtëpia Botuese “Zef Serembe”, Prishtinë, 2007
MR.SCI. FLORI BRUQI
Libri “Një samit për një simit” i autorit Nebih bunjaku, është vëllim plot ironi, humor, satirë e hërë-herë edhe plot nervozë, që e bën këtë vepër shumë interesante.
Autori bën përpjekje krejt shqetësimin dhe revoltën ta shprehë nëpërmjet humorit dhe satirës deri në sarkazëm.
Shihet, që shkrimtari Nebih S, Bunjaku ka përjetuar një dramë tepër të tmerrshme nga diktatura e egër dhe e sëmurë komuniste në Kosovë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:36 pm | |
| Në mënyrë të fuqishme rreh pulsi satirik i këtij krijuesi në demaskimin e pamëshirshëm të kopesë së veshur me hipokrizi përbrenda së cilës goditen servilët, hipokritët, hileqarët, nofkat e internetit, duke kritikuar ata me gjuhën e fortë të satirës deri në karikaturë.
Kjo lojë ironike hetohet nëpërmjet shtazëve (devesë, gomarit, iriqit, lakuriqit, krokodilit, kërmillit, dacit, dhelprës, derrit etj.) që i zhvesh lakuriq fytyrat e demagogëve, injorantëve dhe sahanlëpirësve të një ideologjie dhe të një sistemi të sëmurë komunist (cikli poetik “Thërret kafshët në mbretëri”, “Grabit fjalën një tigreshë”, “Në pikë të natës pa fener,” “Biri i cjapit shumë nervoz”, “Kali i kuq e ka një huq”).
Thika e satirës të këtij krijuesi me një imagjinatë dhe vokacion të hollë i ka dhënë një ngjyrim të fortë kësaj vepre që është pritur mirë nga lexuesi shqiptar.
Ndërsa servilët, spiunët, mashtruesit, tradhtarët, milionerët e pasuruar në kurriz të anarkisë së mafiozëve do të përjetojnë si termet humorin dhe ironinë e këtij artisti që nuk ka mëshirë ndaj tyre... kur thotë ”zgjate zot këtë anarki/ të punoj me leverdi/ e të ngopem me flori” (f. 68).
Me këtë vëllim interesant, Nebih S.Bunjaku i ka dhënë një vulë të mahnitshme çoroditjeve të një sistemi të krimbur të një kohe të zymtë dhe të sëmurë komuniste, si dhe të kohës dhe hipokrizisë së nëpunësve të ardhur nga Azia, India dhe Evropa në Kosovë.
E kjo është një mrekulli dhe guxim intelektual i këtij artisti që i thonë Nebih S.Bunjaku, i cili punon si profesor në Gjimnazin e filologjisë “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Nebih S. Bunjaku deri më tash ka botuar vëllimët “Dalje nga balada”(1994), “Gramatikë zemre”(2004), “Terapia e dashurisë”(2005) dhe “Një samit për një simit” është libri më i ri i tij.
MBRESA
KUR EDHE ËNDRRAT PIKOJNË DHIMBJE
Vargut të veprave të suksesshme dhe me vlera të theksuara artistike të zhanrit satirik të letërsisë shqipe, zhanër që në njëfarë mase edhe i ka munguar lexuesit shqiptar, këtyre ditëve iu shtua edhe një titull i një libri të ri “Një samit për një simit” të autorit, tanimë të njohur, Nebih Bunjaku. Ata që qeshin pak, rrjedhshëm dhe me gjithë zemër, janë miq të mi, ndërsa ata që pa ndonjë shkak për të qenë pikëllohen dhe paradite grinden me botën, ndërsa pasdite me vetveten, jo vetëm që nuk janë miq të mi, por... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:37 pm | |
| Personazhet në këtë libër-poemë nuk janë të rëndomtë, nuk janë njerëz që bartin vese nga më të ndryshmet, por janë shtazë, që me gjestet dhe veprimet e tyre personifikojnë shprehi, dhimbje, intriga, prapësi, vese, dinakëri, pasione të sëmura e të turpshme dhe krime nga më ordineret në universin e botës njerëzore, por kurdoherë të maskuar me lloj-lloj maskash, si në karnavalet paradoksale të një bote krejt fiktive. Secila prej tyre, në saje të intrigave, gënjeshtrave dhe mashtrimeve fine dëshiron të përfitojë gjëra të pamerituara. Gjuha e figurshme, e pasur, e qartë, e saktë dhe fshikulluese si dhe stili i rrjedhshëm e admirues i këtij libri, e përvetësojnë lexuesin që ta lexojnë veprën me një frymë....
Liria e tepruar me lloj-lloj ligjesh të shumta, herë-herë tërësisht të panevojshme, antagoniste e anarkiste, jo gjithherë është e mirëfilltë sepse shpeshherë degjeneron nga objektivi i dëshiruar. Në mungesë të ndjenjës së moralit njerëzor, shoqëritë prodhojnë anarkinnga më plangprishëset. Populli di të mësojë si të jetë i ndërgjegjshëm, por nuk di si të mësohet injoranti, thashethemexhiu, zgaqi... prandaj shkruan autori, edhe gomari që flet gomarish e ka shumë të vështirë të mbijetojë, të kryejë punë hamallësh, të komunikojë derrërisht në një Pazar trafikantësh e injorantësh mafiozë, lexoj në një fragment poeme “Një samit për një simit”, disi kafshët dalin shumë më kafshërore. Ekzistojnë shumë kafshë që padrejtësisht mbijetojnë duke i flijuar pamëshirshëm kafshët tjera, por gjithnjë duke ku thirr në emrin dhe interesin e vartësve të tyre: :Mbushet sheshi deputetë/ në kryesi zgjidhen vetë/ ujku derri dhe ariu/lakmon macja lakmon miu...”
Këto dhe vargje të tjera dëshmojnë për një libër të mirëfilltë arti, përplot ironi e sarkazëm që djeg si speci i kësaj poeme që fshikullon. Në këtë poemë satirike me një dozë të theksuar ironie replikat dhe veprimet antagoniste të anti heronjve mbase flasin në të gjitha variantet shtazërisht, sepse këto shtazë të poemës “Një samit për një simit” objekt kryesor kanë që të zhvatin sa më shumë dhe ta mbushin barkun.
Vendin kryesor në këtë libër-poemë e zënë shtazët zhgane: derri, ariu, ujku, macja, miu, dhelpra gomari..., por hiç më pak aktive në zhvatjen e të mirave materiale nuk mbesin as parlamenti dhe deputetët e pyllit, moderatorët e mashtrimit, arixheshkat me defe dhe gjallesat ndjenjë ftohta si gjarpri dhe kandrra
Libri “Një samit për një simit është një libër estetik dhe artistikisht i realizuar për mrekulli. Sepse gjuha fshikulluese, sarkazmi e ironia virtuale e autorit godet e satirizon pamëshirshëm veset e një shoqërie të kriminalizuar e të banalizuar, ku gomari tall mushkun, qeni lexon qenin, ariu përqesh ariun... Frymëzimi i impulsit poetik, si hëna, dielli, deti, anija, mbrëmja etj. Janë objekte anësore që funksionojnë dhe rrezatojnë fuqishëm brenda gjithë poemës. Në këtë botë plot trazime janë shumëzuar shumë zgërlaqë, keqbërës të padukshëm, intrigantë e shushunja të ndryshme, që pushtetit të improvizuar, por pa shtet e pa pushtet, me pambuk dhe pamëshirshëm ia thithin lëngun jetës, jo vetëm të kësaj gjenerate, por edhe të shumë gjeneratave të ardhshme. Edhe përkundër gjithë atij gjaku të derdhur në altarin e shenjtë të kësaj gjysmë lirie, ende nuk ka prova të mirëfillta se gomari ka hequr dorë nga gomarllëku i tij, sepse majmunëritë në kohën tonë ende nuk kanë fund. Andaj, kujdes i dashur gomar! I tërë ky ahur është toka jote, toka në të cilën ti zhgërryhesh shpërfillshëm. Në librin “Një samit për një simit” ka edhe shumë e shumë gjëra për t’i lexuar për shumë vese të shoqërisë sonë.
Duke u shtirë kurdoherë viktimë, kurrë nuk do të bëhemi të lirë. Këto dhe pikëpamje të tjera mafioze na bëjnë të mendojmë se edhe ëndrra herë-herë pikon dhimbje.
Rrustem Geci
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:38 pm | |
|
IRO HRISANTHI- ALEKSANDHRAKI
PUTHËRUAR NGA YJET E SHENJTË
PËRMBLEDHJE POETIKE
Aftësia latuese, limimi inteligjent e indulgjent, krijimi i të papriturës së bukuruar, si dhe dalja e të beftës,...
Iro Hrisanthi “poezon” në shqip
*Zanafilla, shkrepëtima e njohjes
Simpoziumi Ndërkombëtar “Muza Poetike “PEGASI 2009” me objekt: “POEZIA BASHKËKOHORE”, i zhvilluar në datat 2 - 5 prill 2009 në Gjirokastër, Sarandë (Butrint), Tepelenë dhe Përmet shpalosi, midis të tjerash dhe hapësiroi shkëmbimin universal të vlerave të ndërsjellta midis botëve poetike. Të binte në sy një poeteshë me mendim thellësor, e përmbajtur, në pamje të parë, jo siç e kanë poetët shpërthyes. Kjo poete kishte një inteligjencë, në fillesë të fshehur, por vullkanizuese në shpirt dhe me shikimin e saj të qartë, sikur të bekonte. Një shikim plot vibrime, zhbirues, “eksperimentonte” dhe krijonte tablon që duhej të paraqiste, duke u nisur nga lartësia auditoriale. Detyrimisht, një sjellje e tillë qytetëruese s’kishte si të mos tërhiqte vëmendjen dhe fokusimin letrar të krijuesve.
Kontaktimet gjatë seancave të Simpoziumit si dhe pjesëmarrja aktive e saj në punimet e tij kthjelluan diellin e saj poetik dhe rrezet e këtij dielli ngrohën botën shpirtërore me tharmin dhe ekstratin dinamik, vezullues, vagëllues të poetikës. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:38 pm | |
| Kryefjalëzim i thellësisë mendimore dhe arkitekturë poetike individuale
*
Në aspektin arkitekturial (kompozicional) poetja me një qëndrim të veçantë stacion “përtypës” të menduari dhe me një shikim shumë vrojtimtar, Iro Aleksandhraki, ka dhënë një shembëlltyrë dinamike organizuese, duke e ndarë vëllimin e saj në pjesë trilogjike, por duke e parë si një të tërë të ndërlidhur, duke mbartur një objekt po dinamik e mjaft domethënës. Kjo gjetje ka efekte gjallëruese dhe kryefjalëzon thellësinë, por, njëkohësisht, shpalos dinamikën e mendimit dhe trajtesës, në zbulimin e mendimit poetik në tre variacione, ndoshta të ngjashme në pamësi, por dalluese në krahasimin e imtësisë, duke pasur vetëm ngjashmëri në emërtimin trilogjik. Pra, në një vepër poetike, ka rëndësi, mendoj, organizimi i saj me këndvështrim dhe gjetje origjinale. Kjo mënyrë gjetjeje hap “portale” për të mendësuar e çmendësuar mesazhet me qëllime të largëta të poetes. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:38 pm | |
| Iro Aleksandraki me atë që kërkon të shprehë, në atë që kërkon të fshehë, në atë që kërkon të arrijë, është shumë ngulmuese, pasi ajo krijon tablo të pjekura e figurative në mendësinë e saj poetike, ka një diell të brendshëm që e rrezaton në ide, qëllime, objekte.
* Fjalë profetike e figurative, urtësinë kreative,...Në vëllimin e saj të fundit “Duke kërkuar” shfaqet një tjetër arkitekturë e lidhësuar e drejtuar nga qiellorja, e bekuar, po dinamikisht, e orientuar në lindje - perëndim dhe rilindje. Kjo vjen falë dhe asaj që, poetja është besuese në ëngjëlloren, në të shenjtëruarën, në të bekuarën, në drejtësinë, në dashurinë e sinqeruar e mbështetur në parime lartësore. Ajo ka krijuar një teknikë të vetën në dhënien e mesazhit, në shpalosjen e vlerës poetike, në nxitjen e gjykimit, në shpërthimin e gazmimit, në mbajtjen e hidhëresës në grusht, shpirt e zemër, në lëshimin përvëlues për nxitje, guxim, bëmë, trimëri të mençuruar. Poezia e saj rrjedh me inteligjencë dhe jep leksion saktik; ajo shpesh herë “kurthon” me fjalëzën figurative, për të provuar gatishmërinë e përpirjes. Kjo vjen edhe nga pasuria fjalësore dhe njohja e gjuhës mëmë. Në substratin poetik vendos apo ka mbështetësi në parabola, fjalë profetike, në urtësinë kreative, në “podiumin fjalor”, të cilat, jo që kanë efektin përsëritës dhe ngulitës, por sjellin arritjet e mendimit njerëzor. Referimi te fjalët perëndore i japin fizionomi më të mençuruar përmbledhjes. Në poezinë e saj ka shkrepëtime racionale, pa huazuar modelime, por ritme vetjake. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:38 pm | |
| Kryesorja është se poezitë edhe te vëllimi i parë i saj “Ecje dhe stacione” ka dhënë mesazhe filozofike, duke treguar valvitetin, dallgëzimin, proceset evoluese të shoqërisë, të ardhura si rrjedhojë e dhimbëshurisë dhe dhimbjes reformuese të pragmatizmit, të fanatizmit apo të traditës, kërkesa në rritësi të mendimit, të individualitetit. Nga preferenca ime poetike doja të shtoja se ky vëllim është një vëllim i profilizuar ortografik i përqasur, ku “presja” dhe “pika” e përkohshme lëvizin në një dinamikë të organizuar nga poetja, e cila, në formatin e sjellur në shqip, vjen tërësisht me profilin e saj në një përkthim e shqipërim elitar. Duhet theksuar se një nga karakteristikat kryesore të poetes që përshfaqet në shumë krijime të saj është aftësia latuese, limimi inteligjent e indulgjent, krijimi i të papriturës së bukuruar, si dhe dalja e të beftës, kjo vjen dhe nga larmiteti krijues, por edhe nga synimi i poetes për të rrokur “hapësira” ende të papushtuara, duke nxjerrë në dritë atë fjalën parabolë “Trajtesa lë trajtesën, ka vend për trajtesën“. Shpesh herë rrok dinamikisht edhe imtësinë poetike duke e valëzuar atë me të panjohurën, me të ndritshmen, me të dukurën dhe me atë që mezi shfaqet, por që kërkon zbulesë, nëpërmjet kërkimit inteligjent, pasi është fshehur në shtresa “të pandërgjegjësuara”. Një trajtë e tillë mundëson shfaqje me përmasë dhe lënie të lexuesit në agoni të bukur e ndjenjësore. Poezitë e saj në vëllimet e botuara, deri tashmë, lexohen me vëmendje, tërheqin interes dhe shquhen per organizimin e tyre fabulor dhe këndvështrimin bekues.
Përmbledhja “Puthëruar nga yjet e shenjtë” e sjell në shqip poeten si poete bashkëkohore, vazhduese e traditës poetike dhe ploton urimin dhe thëniet testamentore edhe të babait të saj poet. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:39 pm | |
| Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
PRESIDENT I LIDHJES SË KRIJUESVE “PEGASI” ALBANIA
Gjirokastër, qershor 2009 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:40 pm | |
| Poezi nga
IRO HRISANTHI- ALEKSANDHRAKI
PUTHËRUAR NGA YJET E SHENJTË
PËRMBLEDHJE POETIKE
1. «Nëpër krahët e Erërave” , Athinë 2004
Trilogji
Viti
a. Viti i Ri
Ashtu sikundër mezi i natës
jep shpirt
në të trokitura të fundit të orës,
lind në mënyrë panairojike
një Vit i Ri.
Fishekzarre të ndritshëm mirëseardhin
akoma një ndjenjë të rreme njerëzore,
kurse një lot i turbullt
po rrjedh avash - avash
në kujtimin e të gjithë atyre
që “mungojnë”,
që s’i kemi “harruar”,
ku në një botë pakuptim
të çliruar
nga “Dinastia” e kohës
festojnë vazhdimisht…
shekullimin! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:40 pm | |
| a. Duke u blerë kohën
Një Vit i Ri, sapo lindi,…
Afër të voglit
djepi i tij stolisur me dantela,
me shpresa të pambaruara
të çlirohet mendja
nga bredhja
pa qëllim e gënjeshtrës;
në gjahun e planit të përmbytjeve
të shërohet zemra
nga vetmia
e hundpërpjetësisë së pafundme…
Mbi mollëzat faqekuqe plot me tis
përkëdhelje e butë
pikturohet
dhe prapë urimet e panumërta,
rritje triumfatore,
në maja të larta të vështira
dhe të paarritshme
të Dijes dhe Dashurisë…
për “çblerje” të kohës
që vazhdimisht,
në mënyrë dramatike pakësohet.
Le të bëhet i ndritshëm shoqëruesi i tij vitlinduri shpresësjellës | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:40 pm | |
| C. Llogari vjetore
(I Krishteri nuk dridhet nga lindja e çdo viti të ri, sepse e di që viti
është dhënë si borxh për vërtetësinë e tij).
Arhimadrit Theoklitos Cirkas, revista e Shën Antonit, botimi i 14
Si orë në mesnatën e thellë troket;
Si shpirti im Vitit të Ri do t’i përgjigjet?
Nga mrekullitë e botës ushqyer dobët
ose me përvojën e njohjes së shenjtë të forcuar?
Si orë do të trokasë mesnata
që nga viti si do të dalë zemra nga rrjeta?
Me një vit të pafrutshëm me mungesë,
me plot trazira
ose me mana qiellore
dritë paqësore e ngopur?
Do të kem mendjen time përtace,
jo frytore, të cunguar
ose nga dashuria te Perëndia,
e djegur?
Viti i vjetër,
kur i riu do të ketë hyrë,
me ç’nota ndërgjegja ime do më të gjykojë?
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:40 pm | |
| Νga një pikë
Pikë shiu e ndrituar nga dielli,
male ujit, nxjerr burime.
Maja ngjit, përkëdhel yjet,
me diell dehet, tej ndriçon.
Lahen fushat dhe gjithësia shkëlqen
Dhe, sa ecën shpejt, freski sjell.
Të papritura bashkon dhe gjigandëson
po bëhet një rrëkezë dhe lumë i vogël.
Rrjedh, kalon, frymëmerr shpejt,
tatëpjetës, rënkon, pëlcet.
I ngjan detit, shkumë hedh tutje,
bregdetin takon, hesht, bëhet e qetë.
Dhe sa e shikoj habitem, çuditem
ajo pikë u bë det…. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:40 pm | |
| Urim
Një të diel duhet të iki në mënyrë paqësore
“Dritë shenjtore ” të këndojë avash- avash kisha,
Kambana e Esperinos po bie ëmbël,
Edhe Shën Maria të shpërndajë kudo urime.
Të kem kënaqësi Ceremoninë e Mëngjesit,
të dehem nga gëzimi i Kungimit,
të jetë e mbushur zemra me lule zambaku të bardha
dhe mendimet e mia të mëvonshme
gëzim i ëmbël i lumëzës.
E lehtësuar
nga frikësimet e mëkatit,
të ngjitem në shkallët e qiellit,
të mohoj gënjeshtrat
edhe gëzimet e pavërteta.
të mbushen me dritë të shenjtë
sytë e mi të zbrazta.
Me njohuri të saktë
të mbushet shpirti im,
të mos kërkojnë buzët e mia jo folëse
përgjigje
dhe si kusari të gjejë guximin
dhe të të them:
”Më prano mua, zotëri,
në Mbretërinë e Përjetshme”
Përkthyer nga Kristaq F. Shabani dhe Kosta Gaxhoni | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Sat Aug 14, 2010 3:41 pm | |
| II My pleasing contemplation
a. Thoughts about the sunset
The sea, with a heavenly face, and kissed by the stars,
With haunting conches in unpriced trimmings
In their depths, with e golden dawn,
Flourished by the sun of the combed sunset.
How amazed am I, o you sea, by your holy quietness,
That way, as with erotic joy, affectionately, you caress the pebbles
With an erotic pleasure you are tossed without hurry
And you caress your dress of blue color in a heady way!
And the sober people like emeralds are fragmented,
scattering hither and thither
And the waves get fragmented crowned full of effervescence,
Your breasts, as they tear, they get struck by the lighting,
The mystery is great and unexplained to me.
How do you restrain yourself, O Sea, billowing wildly?
How you don’t cross the boundary,
God has determined?
Ah, were it possible, were I capable,
My anger not burst out in East and West! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA | |
| |
| | | | PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |