Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11, 12, 13, 14  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:50 pm

Teresinka: Shumica e udhëtimeve të mia është e ndërvarur, kur shkoj për probleme diplomatike dhe interesi im gjatë këtyre udhëtimeve është natyrisht të takohem me shumë poetë, pasi ata janë lloji më i preferuar i njerëzve Preferoj të takoj poetë, sepse unë i kuptoj ata më mirë nga ç’mund të kuptoj politikanët. Poetët janë njerëz të veçantë. Ata nuk janë të mërzitëshëm. Unë gjej një dashuri çdo herë që takoj një poet.

Patriku: Cila është marrëdhënia juaj me poetët maltezë?

Teresinka: Para se të shkoja në Maltë më ishte krijuar ideja se të gjithë poetët maltezë ishin kalorës. Ishte kjo një ide romantike. Vizita ime në ishull ishte e këndshme: ndërtesat, malet dhe deti konfirmuan atë ndjenjë aventure. Dhe poetët që takova e konfirmuan idenë time të Kalorësit dhe të Kalorësisë.

Patriku: Ndonjëherë do ta vizitoni sërish Maltën?

Teresinka: Sigurisht.

Patrik Sammut: Ju faleminderit!

Teresinka: Ju faleminderit edhe unë juve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:51 pm

Poezi nga Teresinka Pereira





1. Pabesi





Ndoshta shqiponja, pa rolin e saj të simbolit,

mund të fluturojë pa një jetë tërheqëse,

duke shkuar tejpërtej dritareve dhe dyerve

nga qyteti në qytet,

derisa arrin detin dhe është e lirë.

Por këtu ne jemi në grackën e dëshpërimit

nga një mendim krejt i pavlerë

ngaqë nuk mundet të pushtojë kohën ,

këtë armik transparent,

të fshehur në vetvete,

duke përpirë fuqinë tonë.



Si mund të shkruash

për këtë fluks pabesie i paqarë,

pa ndier hapësirën boshe të duarve,

duke numëruar ditët

tek vrapojnë më shpejt nga të gjithë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:51 pm

2. Nëse unë largohem tani





Nëse unë shkoj tani,

do të ndiej këtë poemë,

shkruar gjatë shkrepjes së vetëtimës,

që verboi sytë e mi.

Por nuk do të shkoj vetëm,

unë mbaj në kraharorin tim

këtë mungesë të fajit

në qiell dhe në tokë.

Unë do të largoj për ty Zotin

ekzistues në lojërat e tua

për të qenë i mirë,

për të dashur ndonjë,

duke përfshirë njerëzorët…

Unë do të iki shpejt, pa pranga,

duke marrë në trupin tim një shenjë,

ndërsa do të lë në duart e tua

plagën e fatit tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:51 pm

3. Enigmë



Një herë unë u hodha jashtë

nga lëkura ime ngjyrë trëndafili

dhe me thjeshtësi hyra

në burim të kristaleve enigmatike.

Derisa pastaj mbetem e panjohur,

por unë kam hovin

e një oqeani të humbur

dhe praktikanët fosforishentë

gjallues në më të shumtën trimëri të ëndrrave.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:51 pm

7. Cili është kuptimi?



Cili është kuptimi i jetës sime?

Pa mesazhet e tua në internet,

pa gabimet e mia dhe të metat,

për të dhënë ty mundësinë për të më falur?

Cila është dobia e qetësisë sime,

nëse nuk do të shqetësonte ty?

Cila është dobia e natës,

pa zgjimin e poetëve?

Cili është kuptimi i besimit,

pa besimin e ateistëve

dhe sensacionin e kthjellësisë,

i cili valon brenda tyre?

Cila është dobia e greminës

nëse vetëvrasësi i përmalluar

nuk do të ekzistonte?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:52 pm

11. THE BORGOL*



Unë rebeloj për ty.

Gratë veshin atë

mbulojnë gojën dhe sytë e tyre,

duke lënë vetëm

dy sytë të shikojnë.



Grua, unë rebeloj për ty,

ti duhet të mbulosh gojën

dhe nuk mund të vibrosh

zërin e agonisë tende.



Unë ndiej një marramendje …,

për mungesën e guximit tënd

duke insistuar të mbash besën,

ndershmërinë

në një botç të humbur,

brenda syve të tu të zinj.



Në hijen e borbolit ti jeton,

në misterin e panevojshëm,

një qetësi potente

e dëshirës së të tjerëve.



Grua, digje borgolin,

sikurse gratë e Perëndimit

dogjën skutjenat e tyre 50 vjet përpara.

Thirr: “Më jep lirinë

ose më jep vdekjen!”

Hap rrugën drejt një jete të re

për hir të vajzave të tua!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:52 pm

13. Poemë paqe

Ëndrrat për çdo ditë paqe



Drejtuar Ada Aharonit që jeton të përditshme

në Haifa, luftën e çdo dite të saj.



Sa herë ne duhet të vdesim

dhe sa herë na duhet të kthehemi pas

te shpellat,

nga të cilat

ne nuk duhet të ishim larguar kurrë.

Ne fshehim nderin tonë

në burimet e panjohura të urrejtjes

dhe kurrë nuk do të përfundojmë

së ilustruari figura:.

O mënyrën e të jetuarit në paqe,

(jo të qenurit një frikacak),

jo të qenurit lakmues me gjak dhe pasuri.



Na duhet të rikthehemi pas te përjetësia

në errësirë, në gjurmët e saj,

nga e cila yjet e bardhë shkojnë para

dhe ngjiten në qiej,

para se kryetarët e fisit,

tributë kishin shpikur hakmarrjen,

para se do të kishin mësuar

rreth begatisë së qiellit.

Ne vemi në të zezë dhe në të bardhë

për të ndarë varfërinë e shkretëtirës

nga jeshilja e Amazonës

dhe të rritim qetësinë e varrezave,

të rritim me tingujt e sirenave,

me hedhsat e raketave.



Mjaftueshëm po lot një Zot,

përsëri një zot tjetër.

Dhe jemi në një tokë të fuqishme,

kemi për të gjetur një mënyrë të drejtë

në lidhje me paqen e shenjtë

me Zotin e gjithsecilit.



Marrë nga libri i përgatitur per botim nga Lidhja e Krijuesve “PEGASI” ALBANIA



“Teresinka Pereira flet në gjuhën shqipe…

Përkthyer nga poetja Aleksandra (Majlinda) Shabani







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:52 pm



ËSHTË GOMAR VËRTET GOMARI?!

FABULA



Ku përdoresh?



Mu te togu me kërdi,

Kishin mbirë, për çudi,

Një mëllagë e një Sinap.

Mëllaga na nisi pak,

Gojëhidhur e serbes,

Sinapit mendje t’i shesë.

Fol’ e mburr lule e fletë,

Ashtu, siç e dinte vetë.

E kënaqur, me shpoti

Na e pyet me ironi:

“Kur përdoresh, o Sinap?”

“Në kuzhinë. Bëhem japrak.

Përdorem ashtu si ti,

Si ilaçi në mjekësi”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:53 pm

Monologu i pyllit



Turp për të, turp të ketë!-

thoshte Pylli, tërë inat, -

Mosmirënjohëse nuk do jetë,

Thashë me vete kjo sopatë.

Keq më erdhi, por për Zonë,

Se qe strukur në një rrëzë,

Dushku, si e ka zakonë,

Po e gërryente me dhëmbë.

Zemërmirë, zemërbardhë

Unë e pyeta sinqerisht:

“Ç’mund të bëj për ty vallë?”

“Bëmë, të lutem, vetëm bisht,-

tha Sopata, - vetëm kaq,

vetëm bisht, të lutem bëmë!”

Edhe sot ma punon paq,

Më pret degë, më pret rrënjë!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:53 pm

Ekuinokset



Ekuinokset në një ditë,

U takuan, nuk e di si!

Por i vjeshtës shqeu sytë

Edhe nisi: “ Pa shih!

Ç’ndryshim kemi? Ne njësoj

kemi ditë e kemi natë.

A po jo, në mos gaboj?!”

Foli tjetri: “ Mos e zgjat!

Njësoj jemi, po, për nder!

Nga orët s’kemi ndryshime,

Veçse unë sjell pranverë,

Ti, sjell dimrin me thëllime”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:53 pm

Është Gomar vërtet, Gomari?!



Nuk më thua , miku im, -

dreri po i thosh një Kali, -

Sa për vete, kam dyshim:

Është Gomar vërtet gomari?!

Se më duket, do e bën,

Rrugën më të shkurtër gjen.

Se atje në shkretëtirë,

Këtë unë e di mirë,

Gomarin e vënë të parë

Tek devetë në karvan.

E kam vërejtur me kujdes,

Këmbë mbi akull nuk vë kurrë,

Nuk vrapon të bëhet djersë,

S’e ka parë askush sëmurë.

Dhe, kur fryn furtunë sertë,

Bie borë a bie shi,

Gjen shtëpinë me lehtësi”.

I tha kali: “Je i saktë,

Të zotët, atë veshgjatë,

E rrahin, e ka hallall,

se ju hiqet si Gomar”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:53 pm

Fyelli dhe Pianua



Një Piano në një salon,

Elegante, tejet shik,

Fyellin na e shikon

Me përçmim. “I dashur mik,

Ç’do këtu, pse nuk na flet?

Kaq përçmim të ka fytyra,

Nuk e di me kë më ngjet!

Tubo bronz me shtatë brima…”.

Fyelli i foli rëndë

Dhe e pa drejt në sy:

“Oh, moj piano, s’paske mend,

shtatë nota s’ke dhe ti!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:53 pm

Guri dhe Kotroni



Guri i murit me merak

I latuar nga ustai,

Nis të fliste: “A s’kam hak,

S’ka njeri që të më shajë.

Elegant dhe kaq shik,

Ia kaloj edhe mërmërit,

Ndërsa ti, i dashur mik, -

I tha gurit të themelit,-

Siç je ti, ashtu kotron,

Shyqyr, je në baltë thellë

I varrosur, më ofendon

Edhe mua që kam vlerë.

Me këtë nur e këtë shtat,

Asnjëherë s’kam për të vdekur

Kam të drejtë kokën lart

Do ta mbaj në çdo shekull”.

Ia kthen tjetri që nga poshtë:

“Ha-ha!- me ironi,-

Je vërtet, kokëbosh,

Kaq nevrik qenke ti?!

Më të lumtë ajo finesë

Që kanë derdhur me merak!

Po s’e di këtë ndërtesë

E mbaj unë me shokët bashkë?!

Po s’e di, katran me bojë,

Jeta jote është tek unë,

Inxhinierët, veç për mua

Qëndruan me netë pa gjumë.

Të ta them, më je shik,

Shumë i bukur, elegant,

Por themeli, i dashur mik,

Është themel dhe jo fasadë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:54 pm

Llafazania



Dy teneqe pranë e pranë

Nis t’i rrihnin me kopan.

Njëra bosh e tjera plot,

Boshja tringëllinte fort

Dhe të thosh me ulërimë:

“Shiko sesa e mirë

Jam dhe vlej, s’e di se sa”.

Ketri Ketrit na i tha:

“Si ia futi kot më kot,

s’flet ajo që është plot,

Kjo, që është llafazane,

Është bosh, s’ka vlerë fare”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:54 pm

Këndesi dhe Gomari



Ki-ki-ki, - Këndesi nisi

në mes të atij mjedisi

dhe të fliste me ironi:

- Sa shumë Gomari di,

Flet i bindur me pasion,

Për kometa, meteor,

I saktë në politikë,

Letërsi dhe muzikë,

Ka dhe dije nukleare”.

Gazi nuk përmbahej fare.

Qeshnin kafshët “Ha-ha-ha”!

Seriozisht Gomari tha:

“O Këndes, çudite botën,

sa të madhe ma ke kokën!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:54 pm

Qeshi bishti



Eh, mor Bisht, - ia nisi Kali

pak si rreptë, pak si rëndë, -

nuk e sheh, të marrtë djalli,

më pengove, nëpër këmbë.

Ti, s’më duhesh, hiqesh zvarrë

Si një fshesë nëpër tokë”.

Qeshi Bishti: “Ti, or Kalë,

S’paske hiç mendje në kokë.

I ngarkuar me ngarkesë

Dhe kur rrugën bën me vrap,

Trupit tënd, shkumuar djersë,

Kush ia heq mizat në vapë?”





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:55 pm

LIDHJA INTERNACIONALE E POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE

“PEGASI” ALBANIA ORGANIZOI NË GJIROKASTËR, NË MEDIATEKËN E UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ” DHE NË PËRMET NË SALLËN E BIBLIOTEKËS SË QYTETIT NJË VEPRIMTARI LETRARE TË SUKSESSHME PËR PREZANTIMIN E VEPRIMTARISË SHUMËPLANSHE TË POETES, SHKRIMTARES DHE PUBLICISTES ENRIETA SINA.

VEPRIMTARIA NË QYTETINE PËRMETIT U DREJTUA NGA SELRETARI I PËRGJITHSHËM I LIPSHA”PEGASI” ALBANIA POETI AGRON SHELE. NË KËTO VEPRIMTARI MORËN PJESË POETË, SHKRIMTARË, NGA GJIROKASTRA, PËRMETI, TEPELENA, SARANDA, TIRANA, DIBRA, TROPOJA SI DHE STUDIUES, STUDENTË, NXËNËS TË SHKOLLAV ETËMESME TË DY QYTETEVE,

POETJA BËRI DHE NJË BISEDË LETRARE ME NXËNËSIT E SHKOLLËS 9 VJEÇARE “ANDON ZAKO ÇAJUPI” GJIROKASTËR.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:56 pm

PROGRAMI I VEPRIMTARISË LETRARE:



“Njeriu i Kembrixhit, krijuesja e talentuar, moduli dhe shembëlltyra e femrës shqiptare të progresit”



(e shkruar në sallë në sfond)

Datë 28-29.10.2009

Gjirokastër, Përmet



Nga magnetofoni në fillesë të veprimtarisë kënga fituese e festivalit të Këngës viti 1996 “Kënga e Lotit” kënduar ne Elsa Lila, teksti Enrieta Sina



Ekspoze e librave të poetes, gazetës “Horoskopi” dhe revistave për fëmijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:56 pm

1. Fjala hyrëse e veprimtarisë

“Njeriu i Kembrixhit, krijuesja e talentuar, moduli dhe shembëlltyra e femrës shqiptare të perogresit”

nga Kristaq F. Shabani, President i LIPSHA “PEGASI” ALBANIA, IWA, WPS

2. Duhet respektuar mendimi dhe praktika intelektuale e njerëzve të shquar të shoqërisë në çdo fushë…

Prof. Dr. Liljana Reçka Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër

NJË HAPJE SIPARI NJOHJEJE

3. Po kush është Enrieta Sina?

Prezanton materialin e përgatitur MIMOZA LLAVDANITI, shkrimtare

4. Libra të Enrieta Sinës dhe ato të redaktuara prej saj

Kumtime:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:56 pm

1. Shpirti lirik dhe shpërthimi ndjenjësor në poezinë e poetes lirike të suksesshme”

Tematika dhe figuracioni lirik në vëllimin “Minuti i thyer”

Katedra e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”

(Interpretatim nga vëllimi poetik: “Minuti i thyer.” “Unë, ti dhe deti”

Drini Hila, actor, Elton Zykaj anglisht

2. Një këndvështrim për prozën e Enrieta Sinës (fokusohen novelat “Natë e thyer” dhe “Lot në vjeshtë”

Dino Çiço, poet, shkrimtar, fabulist, N/President i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA

Pazazhe nga novelat (interpretatim skenik) Drini Hila, aktor

3. “ Muzika dhe poezia” shkruar nga Xhelal Angoni

4. Intervistë me poeten, shkrimtaren dhe gazetaren Enrieta Sina

Interviston: Astrit Re/ka, publicist

5. Fjala e auditorit: Mbresa dhe mendime



6. Fjala përshëndetëse e autores, autografe nga autorja, Çmime, titullime, diploma

7. Fjala përmbyllëse e veprimtarisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:56 pm

1. Fjala hyrëse e veprimtarisë

“Njeriu i Kembrixhit, krijuesja e talentuar, moduli dhe shembëlltyra e femrës shqiptare të perogresit”

nga Kristaq F. Shabani, President I LIPSHA “PEGASI” ALBANIA, IWA, WPS

Të nderuar pjesëmarrës në këtë akt prezantues, në këtë spektakël krijues, në këtë spikatje dinamike dhe shpalosje profili të një nga krijueseve më me zë të vendit, shumëplanshes aktive në shumë fusha, ku toni dhe fjala e saj ka pasur peshë vijueshmërie! Jo pa qëllim, nën kuadrin e Muajit traditë të letërsisë, Tetorit, në traditën e vijuar tashmë për të kremtuar e ligjimituar veprimtari të larmitetit, organizohet sot në qytetin e kreaturës së bukur të çudisë, të inteligjencës, të arkitekturës befasuese, të ndjenjës të mendimit, Gjirokastrës, ky kontaktim ceremonial dhe bashkëbisedim krijues me poeten, shkrimtaren, publicisten, botuesen, personalitetin e shpallur jo vetëm në vend, por edhe jashtë vendit, në Kembrixh, zonjën Enrieta Sina. Është një nder i madh që na bëni që menduat së toku me ne të prezantojmë “aureolën” e krijimtarisë Suaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:57 pm

Ju urojmë mirëseardhjen në qytetin tonë, por gjithashtu shprehim edhe gëzimin, entuziazmin e të gjithë pegaistëve, të studiuesve, të gjithë të pasionuarve të librit, të publicistikës si dhe të veprimtarëve progresivë, të cilët nuk janë sot këtu, por ndjekin me shumë kujdes dhe admirim tashmë çdo veprimtari që organizojnë Lidhja e Krijuesve “PEGASI” dhe Lidhja Internacionale e Poetëve, Shkrimtarëve dhge Artistëve “PEGASI” ALBANIA, një fizionomi tashmë e plotuar e ecjes progresive të Letërsisë. Dhe kjo veprimtari vjen fill pas Simpoziumit Ndërkombëtar “MUZA POETIKE “PEGASI 2009” një model për shumë organizma letrare në shuëm vende të Botës për trajtesën dhe përfundimet e reja në lidhje me Poezinë e sotme bashkëkohore, i cilësuar ky si një kontribut i madh në shkëmbimin universal të vlerave, në zgjerimin e lidhësisë midis poetëve si dhe i dhënies së mesazheve të paqes universale nëpërmjet veprimtarive madhore letrare, gjë që i hap rrugën një Kongresi letërsie Botëror në vitet e ardhshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:57 pm

E nderuara Enrieta! Ju keni në këtë sipërmarrje të madhe kontributin dhe vlerën tuaja, duke qenë edhe në drejtim të Lidhjes! Është detyra jonë që në kuadrin e pjesëmarrjes në disa Antologji letrare, ku marrin pjesë poetë nga shumë shtete, po kështu edhe të seksionimit dhe përfaqësimit në vitin 2010 në Edinburg të një paneli krijuesish me zë të Lidhjes sonë, në të cilin, shprehim besimin, se do të jeni edhe ju, përcaktim kjo që u bëhet veprave në anglisht nga Organizatorët, të shpallim sot fillimin e këtij prezantimi. Gjithashtu donim të evidentonim se në muajin Qershor në Bukuresht të Rumanisë u zhvillua një Kongres letrar i organizuar nga Lidhja e Krijuesve Rumunë, me pjesëmarrje të krijuesve nga Bota, po në muajin Korrik në Nikaragua u zhvillua Kongresi i Lidhjes Ndërkombëtare të Festivalit të Poetëve, në muajin gusht në Itali u zhvillua Kongresi i Poetëve Mesdhetarë, në muajin gusht në Selanik Greqi u zhvilluatakimi I të rinjve (poetëve dhe intelektualëve ) të rinj, në muajin Shtator ai për gjuhën Esperanto, muajin tetor kongresi i Poetëve indianë, po në muajin tetor më 23-24 në Sarandë, u zhvillua takimi i krijuesve jonianë me objekt “Trirema e poezisë joniane”në të cilën morën pjesë krijues nga Shqipëria, Macedonia, Greqia, Bosnjaë-Hercegovina dhe Kosova… , në disa prej këtyre evenimenteve morën pjesë direkt pegaistët shqiptarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:57 pm

Ne jemi të kënaqur që sot midis nesh kemi Enrietën, këtë krijuese të talentuar, këtë zonjë të vërtetë, përfaqësuese dinjitoze e vlerave dhe tipareve më të larta të femrës shqiptare, këtë njeri eruditiv me vlera, këtë njeri të ndritshëm, që sakrifikon për progresin shoqëror dhe moral. Këtë gazetare profesioniste, e cila përdor gjithë arsenalin e saj për të futur koncepte të reja të mënyrës së jetesë, të prezantimit, të kocepteve të sotme moderne në fushën estete, të modelimit, të normave të veshjes, të qëndrimeve elastike ndaj fenomeneve jetësorë ndaj gëzimeve, hidhërimeve, të sjelljes, të etikës, të pjesëmarrjes në jetën shoqërore aktive, të jetesë dhe bashkëjetesës të hapjes së syrit, të përgatitjes për të patritura të këndshme dhe të pakëndshme, të reagimit, të shfafjes së bukurisë së prezences fizike të femrës, të konkurrimit, të dualitetit, të ngarkesave të roleve të dy gjinive realizatore të jetës e tjera., probleme këto të trajtuara edhe në gazetën gjithërimore dhe gjithëpërfshirëse simpatike nga të gjitha kahjet “HOROSKOPI”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 EmptySat Aug 14, 2010 4:57 pm

Më lejoni që në këtë prezantim tipik të sjell edhe përshendetjet e shumë presidentëve të lidhjeve simotra të Pegasit IËA (OHAJO SHBA) Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëetarë, Poetas del Mundo (Amerikë Latine), Ë.P.S (Lidhje Poetëve Bashkëkohorë të Globit, Lidhjeve së Poetëve Rumunë, Maltezë, Maqedonas, Kosovarë, Brazilianë, Meksikanë, Mongolë, Indianë, Kinezë, “XASTERON” dhe “Kafeja e Ideve” Greqi, të Lidhjes së Poetëve Turq e tjerë, të cilët kanë përshëndetur dhe përshëndetin kontributin e Pegasit si dhe prezantimin e vlerave të çdo krijuesi dhe krijuese. Pegasi gjatë kësaj periudhe është organizuar sipas koncepteve të reja, duke kaluar në një në një programim dhe pjesëmarrje anëtarësie me kontribut talentor krijues, duke respektuar me falenderim gjithë aktivistët, të cilët dhanë kontribut në rritjen e tij dhe duke hapur rrugën për një konkurrim letrar të gjithkahshëm e duke u përfaqësuar denjësisht edhe në Antologji botërore në disa vende si në SHBA, Kinë, Greqi e tjera, duke zgjeruar përfaqësimin në vend dhe jashtë tij.

Duke paraqitur sot veprimtarinë e një krijuese të tillë, si Enrieta Sina, ne plotësojmë boshllëqet e krijuara dhe japim impulse të fuqishme për të vepruar në të ardhmen, për të realizuar obligimet e ndërmarra si dhe për të realizuar shkëmbimin universal të vlerave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 14Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11, 12, 13, 14  Next
 Similar topics
-
» LNPSHA "PEGASI" ALBANIA DHE LNPSHA "PEGASI" KOSOVA
»  LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Johann Wolfgang von Goethe
» LNPSHA “Pegasi” Albania
» INFORMIM I LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Konferenca e jashtëzakonshme e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: