Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12, 13, 14  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 4:58 pm

Duhet evidentuar se, vetëm gjatë kësaj periudhe prill – tetor 2009 janë ndërmarrë hapa të rëndësishme për prezantimin e kreaturës poetike dhe prozës së krijuesve me rreth 75 botime të reja, ku rreth 18 prej tyre janë përkthime në gjuhën shqipe dhe një kontribut të veçantë në këtë aspect ka dhënë Shtëpia botuese “Marin Barleti” Tiranë e drejtuar nga poetja e mirënjohur Mimoza Ahmeti. Prezantimi i këtij kontributi pegasian do të rezalizohet jo vetëm në Shqipëri (Tiranë e Gjirokastër), por edhe në Shkup, Tetovë (Macedoni), Podgoricë(Mal i Zi) Prishtinë e Gjakovë (Kosovë) edhe Athinë (Greqi) me gjithë poetët emigrantë shqiptarë, në ditët e para të Nëntorit, ku do të marrë pjesë në këto veprimtari edhe një grup poetësh pegasianë të afirmuar.

Shkrepja e kësaj veprimtarie të gjerë fillon pikërisht këtu në kryeqendrën pegasiane , Gjirokastrën e vlerave të mëdha të Letërsisë, Artit, Kulturës shqiptare.

Fillesë të mbarë këtij prezantimi dhe suksese të të trefishtë poetes, shkrimtares dhe publicists Enrieta Sina!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 4:58 pm

Duhet respektuar mendimi dhe praktika intelektuale e njerëzve të shquar të shoqërisë në çdo fushë…

Prof. Dr. Liljana Reçka Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër

E nderuara Enrieta Sina!

Fokusimi apo qendërzimi i veprimtarisë Tuaj në këtë veprimtari me përmasë letrare, e pikërisht këtu në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, është një ogur i mirë, një nismë e bukur për të njohur portretin e njerëzve të kontributit në fushën e letrave dhe atë shoqërore e sociale, gjë që ka efektin e vet ndikues në zhvillimet progresiste të shoqërisë së sotme shqiptare, e cila ispiron me objektiv madhor “pranimin” e saj në ecurinë e përgjithme kualitative evropiane.

Figura juaj, si çdo figurë, është rritur në korsinë tuaj me një startim të veçantë intelektual aktiv. Ne përfaqësuesit e mendimit intelektual e akademik shqiptar, që edhe Gjirokastra i ka të shumtë dhe të kontributit aktiv, mendojmë se absolutisht duhet respektuar mendimi dhe praktika intelektuale, e njerëzve të shquar të shoqërisë në çdo fushë dhe natyrisht kërkohet një prezantim i veprimtarisë, paçka se prezantimi i veprimtarisë së krijuesve është i pranishëm dhe i shfaqur, do dhe apo s’do ndonjeri apo ndonjëra.

Vetëkuptohet që, në këtë ecje të shoqërisë një kontribut të veçantë japin njerëzit krijues: shkrimtarë, poetëv, publicistë, studiues, të mendimit kritik, estetë, psikologë, një elitë kjo e nevojshme, të cilën duhet që shoqëria ta “mbajë” në pëllëmbë të dorës, pasi ajo ka efekt ndriçues.

Ju , krahas krijimtarisë suaj në disa fusha keni dhënë dhe një kontribut në drejtim tw mendimit arsimor duke botuar libër të veçantë me këtë objekt. Nën kujdesin e Prof. Hamit Boriçit, në vitin 2005, keni botuar librin profesional “Shkolla një – praktika një plus”. Kjo duhet të evidentohet si një prurje nw mendimin pedagogjik shqiptar. Ky libër është parë ng anjë këndvështrim vetiak dhe duke buruar edhe nga përvoja juaj e gjatë arsimore dhe padyshim është një kontribut i çmuar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 4:58 pm

NJË HAPJE SIPARI NJOHJEJE

2. Po kush është Enrieta Sina?

NJERIU I KEMBRIXHIT

KRIJUESJA E TALENTUAR

ANËTARJA E LIDHJES SË POETËVE BASHKËKOHORË TË GLOBIT W.P.S

ANËTARE E PRESIDENTES SË LIDHJES INTERNACIONALE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI” ALBANIA

BOTUESE E GAZETËS EMËRMADHE TË NJOHUR “HOROSKOPI”

FEMRA E PROGRESIT DHE E NDRYSHIMIT

Prezanton materialin e përgatitur MIMOZA LLAVDANITI, shkrimtare

Për të njohur nga afër dhe për të shpalosur një tablo të jetës dhe të veprimtarisë së poetes, shkrimtares, gazetares dhe veprimtares aktive të shoqërisë së sotme shqiptare ENRIETA SINA organizohet kjo veprimtari prezantuese dhe njohëse në fushën e vlerave të krijuara gjatë kësaj periudhe intensive krijimi.

Ju pa dyshim që emrin e saj e keni dëgjuar, pasi ajo është afër të gjithëve me veprimtarinë e saj intensive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 4:59 pm

Po kush është Enrieta Sina?

Enrieta Sina, poete, shkrimtare, gazetare e lindur në qytetin e Vlorës, është një nga personalitetet e fjalës së lirë dhe e mendimit të lirë, kjo e fituar pas ndryshesës së madhe të ndodhur në Shqipëri me triumfin demokratik. Familja e saj në periudhën e sistemit të monizuar ka qenë e shënjestruar, duke ndërmarrë ndaj saj akte të tilla si sekuestrime prone dhe dyqane. Nga familja e saj kanë vuajtur e prangëzuar të afërt, për arsye të tentimeve kundër sistemit. Megjithëtë, Enrieta Sina, me karakteristikat dhe individualitetin e saj arriti shkollimin, duke përfunduar Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Politiko - Juridike, dega gazetari, ndërsa e arsimin e mesëm e ka përfunduar në qytetin eVlorës, gjimnazin “Ali Demi”. Etja për kulturim dhe dije e Enrietës realizoi atë që në vitin 1987 ajo ndoqi kualifikim pauniversitar.

Si rrjedhojë e këtij niveli ajo iu fut me shumë guxim artit të bukur të gazetarisë. Si rrjedhojë edhe e pasionit për këtë degë, gjë që e bëri me emër në Shqipëri duke qenë korrespodente e Radio Tiranës, gazetës “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, revistës “Shqiptarja e re” dhe “Nëntori”.

Në periudhën 1976 - 1991 ka ushtruar profesionin e gazetares në gazetën lokale “Jehona e Skraparit”, ku përgjigjej për sektorin ekonomik dhe të shendetësisë, ndërsa në vitin 1992 ,për pak muaj, ka punuar me gazetën “Shkëlqimi Islam”, ndërsa në vitet 1992-1997, redaktore dhe kryeredaktore e gazetës “Zgjimi”, organ i Degës së Partisë Demokratike Vlorë dhe e gazetës “Flamuri”, organ i Bashkisë Vlorë.

Në vitin 1997 botuese e gazetës “Opinion”dhe Presidente e Shoqërisë “Opinion”. Që nga viti 1992 e deri në ditët e sotme e vijueshmërisht” është botuese e gazetës “Horoskopi”, një gazetë e sukseshme në linjën e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:00 pm

Duhet theksuar se poetja, shkrimtarja, gazetarja Enrieta Sina ka ushtruar profesionin e mësueses në vitn 1972 në fshatrat Kuç, Vranisht, Dukaj të rrethit të Vlorës.

Si një talent në fushën e gazetarisë dhe në atë letrare ajo është autore e mjaft shkrimeve, analizave në të gjitha zhanret e publicistikës, ku është nderuar me mjaft çmime të karakterit profesional, që dëshmojnë talentin dhe vlerësimin e dhënë për këtë fushë. Nën kujdesin e Prof. Hamit Boriçit ajo botoi librin profesional në vitin 2005 “Shkolla një – praktika një plus”. Në fushën letrare ajo është shquar në lëvrimin dhe botimin e dymbëdhjetë librave letrarë në fushën e poezisë dhe të prozës, duke lëvruar në këtë të fundit gjininë e novelës; po kështu ka lëvruar edhe romanin. Në poezi Enrieta Sina ka lëvruar lirikën dhe, madje, me mjaft sukses e duke u shquar midis krijuesve të tjerë në vend. Trajtesa apo përmbajtja e këtyre veprave është e larmishme, pasi edhe në novelat ka prekur ngjarje dhe fenomene të aspektik social -pedagogjik, duke evidentuar probleme të rëndësishme të jetës dhe duke dhënë mesazhe dhe zgjidhje evidente, hapëse të rrugës së ndryshesës dhe rritjes së personalitetit, të botës nga e cila i përket, duke evidentuar procese të thella të jetës njerëzore dhe dhënie të mesazheve për progres.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:01 pm

Duke shfaqur talentin në plane të ndryshme jetësore dhe të artit, ajo ka kontribuar gjerësisht dhe është shfaqur shumë konkurruese edhe në fushën e muzikës si autore tekstesh, ku përmblidhen mbi dyzet tekste këngësh të muzikës së lehtë, këngë këto për të rritur dhe fëmijë. Këto këngë janë paraqitur në konkurrime në festivale të ndryshme, ku edhe është vlerësuar edhe me çmime të parë dhe të dytë. Ajo është redaktore e dhjetra librave në fushën letrare (poezi, prozë) të krijuesve të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Është gjithashtu redaktore e librit kushtuar Prof. Dr. Isuf Luzaj “Larg mureve të harresës”, personalitet ky i madh në fushën e letrave dhe të ideve progresiste. Krahas kësaj, Enrieta Sina ka kontribuar duke qenë anëtare e PD që nga viti 1992, aktiviste e saj; ka marrë pjesë po aktive në drejtimin e Kryqit të Kuq të Vlorës për rreth 10 vjet rresht, kryetare e Shqoatës “Fan Noli” për Vlorën për rreth 10 vjet si dhe NçKryetare e Shoqërisë “Gruaja vlonjate dhe progresi” për pesë vjet, presidente shoqërisë “OPINION” për dhjetë vjet. Po kështu ajo ka qenë nga viti 2000-2005 kryetare e Shoqatës së Krijuesve “Petro Marko “ Vlorë, duke dhënë kontribut në letërsinë e mendimit demokratik dhe në rritjen e forcës së mendimit të lirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:01 pm

Ajo ka qenë gjithmonë e vlerësuar në veprimtarinë e saj krijuese duke pasur një bilanc të pasur vlerësues: Në vitin 1995 ka marrë çmim të parë për tekst kënge në Festivalin e Muzikës së lehtë në Vlorë, ndërsa në vitin 1996 Çmimin e parë në Festivalin Kombëtar në RTSH me tekstin e këngës “Pyes lotin”, kënduar nga këngëtarja e talentuar Elsa Lila.

Në vitin 1997 zë vend në edicionin e 16 të shekullit të 20 në Kembrixh, ndër njerëzit më të shquar të letrave, propozuar nga Profesor Dr. Isuf Luzaj, ndërsa në vitin 1998 është shpallur si një prej 15 njerëzve më të shquar të qytetit të Vlorës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:01 pm

Enrieta Sina detyrimisht do t’u bashkohej krijuesve aktivë dhe progresistë duke luftuar në lajtmotivin “PËR NJË LETËRSI NDRYSHE”. Ajo që nga viti 2007 është anëtare dhe një nga kryesueset e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania dhe prej vitit 2008 është anëtare e Predidencës së Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA, duke mbajtur një nga detyrat më të larta në këtë Presidencë si anëtare e Presidencës . Po kështu, falë nivelit të saj krijues, në prill të vitit 2008 pranohet anëtare e Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë të Globit, Ë.P.S. Merr pjesë me kumtim analitik për lirikën në Simpoziumin Ndërkombëtar “MUZA POETIKE “PEGASI 2009”, duke dhënë një kontribut të madh në zhvillimin intesiv të programit të këtij Simpoziumi si dhe propogandimin e tij në Median e Shkruar dhe elektronike. Ka dhënë kontribut në publikimin e poezisë dhe prozës shiptare në fushën lirike në gazetën emërmadhe të përjavëshme që drejtohet dhe botohet prej saj, duke botuar zërat më të avancuar të lirikës dhe poetikës shqiptare, duke realizur edhe shkëmbimin universal të vlerave.

Enrieta Sina është një shkrimtare, e cila ka një zell për t’u admiruar e sidomos për temat, që prek me individualitet; është një poete mjaft e suksesshme, sidomos në fushën lirike duke u ndriçuar jetën lirike të rinjve; është një gazetare profesioniste me mjaft vlera tipike, reale dhe shëmbëlltyrë për gazetarët e sotëm të rinj, të cilët kanë çfarë të përfitojnë nga eruditizmi i saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:01 pm

Në prill të këtij vitit ajo, në Simpoziumin Ndërkombëtar, u nderuar midis 135 poetëve nga vendi dhe nga bota me Çmimin e parë në fushën e poezisë lirike, një Çmim plotësisht i merituar.

Ne krenohemi që sot kemi midis nesh këtë krijuese të zhdërvjelltë, të shquar në disa fusha të letërsisë e të artit, këtë personalitet të ecurisë dhe të progresit, këtë pasqyrim të formatit sesi duhet të jetë femra e veprimuar e jetës së sotme shqiptare, e cila kërkon zhvillim progreësist, me pjesëmarrje aktive në trajta dhe sfera shumëplanshe.

Duke qenë midis nesh ne do të mundësojmë sot, në këtë prezantim, në qytetin e Gjirokastrës, se cili është realisht kontributi i shkrimtares dhe vetë prezanca e saj do të shtojë realitetin dhe bukurinë e kësaj dite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:02 pm

Libra të Enrieta Sinës dhe ato të redaktuara prej saj

Ndjenjë mashkullore : Novelë / Enrieta Sina, Një grua flet për seks : novelë / Enrieta Sina,

Molla e dasmës : novelë / Enrieta Sina

Poezi / Enrieta Sina

Dy gjysma, çudi! : lirika / Enrieta Sina; Enton Zykaj

E brishta kryeneçe : poezi / Dashamir Cacaj; Enrieta Sina

Katedralja e Shkodrës : publiografi / Deni Muri; Enrieta Sina

Keqkuptimi : prozë / Dashamir Cacaj; Enrieta Sina

Unë, ti, deti” : poezi / Enrieta Sina; Myrteza Mara

Shkolla një, praktika një plus / Enrieta Sina; Enver Memisha (Lepenica)

Belita : prozë / Eqrem Canaj; Enrieta Sina

Natë e thyer : novelë / Enrieta Sina; Enton Zykaj

Lot në vjeshtë : novelë / Enrieta Sina

Mëngjesi i fundit në Igalo : tregime / Niko Gjoni; Enrieta Sina

Kur ta gjej një gur sterralli?!; Koha e ikur; I dua sytë e tu / Enrieta Sina

Kisha harruar... / Enrieta Sina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:02 pm

Mesazh / Enrieta Sina

Një copë gazete... / Enrieta Sina

Për Vlorën, do të harronim veten dhe do të kujtonim emrin e saj... / Enrieta Sina

Qytetit tim ç Enrieta Sina

Perde që nuk e vesh dot mallin / Enrieta Sina

Engjëlli i dashurisë / Enrieta Sina

Shi ndjenjash / Enrieta Sina

Një ditë tjetër... :Novelë / Enrieta Sina

"Jeta e vështirë ngacmon krijimtarinë" :Intervistë me botuesen e gazetës "Horoskopi" Enrieta Sina [Librat "Ndjenjë mashkullore" dhe "Një grua flet për seks" / Enrieta Sina

Hija / Enrieta Sina

Drita ime / Enrieta Sina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:02 pm

Bota e njeriut të madh është e pakufi / Enrieta Sina; Zenepe Luka

Kontrasti PD - PS, avantazh i madh i opozitës : [platformat politike / Enrieta Sina

Rrëndesë...; Si në përrallë; Zemër nëne : [poezi] / Enrieta Sina

Ngrita një kështjellë me emrin tënd : [poezi] / Enrieta Sina

Ngrita një kështjellë me emrin tënd : [poezi] / Enrieta Sina
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:02 pm

SHËNIME KRITIKE

“Minuti i thyer” Poetja e lirikës

Botim i vitit 1998 Shtëpia Botuese”Marin Barleti”

Tematika dhe figuracioni lirik në vëllimin “Minuti i thyer”

Përgatitur nga katedra e studimit kritik të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Albania

Umbush një dekadë, kur vëllimi poetik me trajtesë lirike “Minuti i thyer” i poetes Enrieta Sina ka dalë në qarkullim, por edhe shumë kohë ai kaloi në peripeci të shumta brumimi në dekada rritjeje e gjetje, risi, duke sjellë frymëmarrjen dhe duke shpërndarë aromatishëm frymënxjerrjen lirike e duke trazuar këndshëm dhe intelektualisht me fjalësin e mbartur zemrat dhe shpirtrat njerëzore në përgjithësi dhe ato të gjinisë femërore në veçanti. Thurjet lirike, kthesat e kundërkthesat, prezenca e ndjenjës që lëkund zemra, e ndjenjës së fuqishme që lidh e rilidh, vrapime në puthërime dhe ndezje shpirti, kuadratura e botës me kontradiktat e saj dhe në këngëzim, dhimbje dhe lotësi, puthje dhe mall, mosnjohje të dashurisë së fortë, të qëndrueshme, kalimi tranzit në zemër, duke përdorur sajesa mendimore dhe veprime çasti…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:03 pm

Si mund i dashuruari shpirtërisht, jo vetëm fytyrësisht, të rrijë një ditë pa atë që do… Goditja e veprimeve mburrëse si dhe e lakimit të emrit, gjë që ndodh shpesh dhe rëndomësisht në jetën e përditshme me hipokrizi kryefjalë dhe me mosbesim tek e vërteta ndesh te ky vëllim me lidhësi idesh… Shpesh herë në këtë vëllim ndesh edhe në pyetwsi erotike, të cilat duhet të shpjegojnë diçka të pashpjeguar, pyetje që burojnë nga logjizmi jetësor: “Është pra e vërtetë që ti je Wngjëlli im?” Ndjenja vihet në balancë mosbesimi dhe lëshohen pyetjet që marrin përegjigje vetëm në rreshtimin e tyre…, nxjerrja, pra, në pah të një shqetësimi prezent dhe pyetja e fundit në një retorizëm mosbesues, por edhe shpresues: “Është pra e vërtetë, duhemi pa zë?…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:03 pm

Eturi dhe furri puthërimi, simbolizim i jetës së pistilit, jeta e petales, kombinimi me lotët e Pendesës.

“Në sytë e mi është hedhur lot, në lot e di që je veç tij…” është thënie e përlotur e femrës , e cila përjeton çaste të kthesës dhe të përditshmërisë së ndarjes jo dinamike, por me një lëshim të harresës, për një humbje të acaruar, për një dorëzim tw pakusht.

Radiografikimi i vetes nëpërmjet fjalës apo simbolit lirik është domethënës. Ja një radiografi apo skanim i tij mbresëlënës që nuk duhet të kalojë pa vëmendje. “ Brenda vetes rritet si fëmija fjala e zemrës, brenda vetes rritet si lulja fjala e shpirtit…/.Precipitimi me figure, por të tonit të mesëm në figurim, për një kuptim më të dritësuar nga pasionantët e lirikës. Dhe ti qëndron si pishë e largët,/ kërkon një fjalë si farë gruri…/ Kjo është simbolizim për rrugën e fatit. Edhe dështimi i ndjenwjs rritet përmes diagramave të lartësimit dhe të ftohjes së ndjenjës, që shpesh herë po e kalon cakun e dobësisë, apo prezenca e lajkosjes që bëjnë djemtë ndaj çupërlinave: “E vallë ç’më duhet mua lajka!/ Se paskam sy e flokë magjikë, /kur nuk gjej sot vetëm dy flatra/ Që ty të të mbaj të them, mos ik!

Apelimi poetik që, mbi gjithçka, qëndron sekreti i lidhjes, sinqeriteti dashuror dhe jo thurrjet që kanë kallëzues pasurinë dhe makinën, kur kjo buron nga varfëria mendimore, e paniveluar. Poetja lirike, Sina, e karakterizon kohën dhe lëvrimin e dashurisë në të, si një lëvizje akrepash të sinqertë dhe dimensionalë, që lëvizin në fushën e orës së kohës me ritëm të njëjtë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:03 pm

Ashtu sikundër dhe lirikët e liriket e tjerë, Enrieta i këndon sinqeritetit dashuror, përflet dhe stopon mashtrimin e dikujt, praninë e jo njerëzisë, që kërkohet, mos faljen e dashurisë, nga vetë natyra NJERËZORI FAL DASHURI, NË MOS PAK… A EKZISTOJNË SOT NË SHUMICË KËTA NJERËZORË?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:03 pm

Shndërrimi i poetes në stinë, lot, ndjenjë, puthërim, padurimwsi, mosbesim, gjethe e gjelbër dhe e zverdhur, në sy të dëshiruar e të dashuruar, në mesazh, në det loti, në dehje për atë në shi ndjenjësimi, hapësirë, ku interpretohen rolet dinamikë të dy gjinive.

Prekje e temës madhore që prodhon lirikën si tema e atdheut, e nënës, e vendlindjes, e trashëgimtarëve.

Për emrin Shqipëri nuk fal askënd, apo për emrin Vlorë, … Në këtë vëllim Enrieta lëshon këngë sirenash që kërkojnë dëgjim dhe vëmendje.

2. Prezencë figurimi dhe idesh që nxisin dhe krijojnë prakticitet dashuror dhe rritin inteligjencën dashurore, influencojnë në regjistrin dashuror dhe në zgjerimin e hapësirës së tij. Një përsiatje e guximshme në këtë vëllim.

*Vala më puth vargun e bulëzuar;/ mbajnë ende artësinë e ilirëve dhe antikitetin e ilirëve (Kënga dhe Ninullat)… Dhe largon nga flokët e artë, vellon e vjetër, e mbledh, e bën grusht po s’i jep emër tjetër (Vlorës), (një pasqyrim i autoktonitetit). *Një këndvështrim i tultë, masë e tultë, që kërkoja kokën… e vdekur pa trup. Ti je tek unë shpirt, unë jam tek ty erë… /Dhe grimca akulli nuk mbete gjatë, me ujin që derdhet rrëkesë. Dhimbja e jetës sime shkoi në buzën tënde…

Syri i kaltër mësuar me konturet e jetës: për një breg të virgjër sonte… Ik ti nga unë me gjuhë tym të zi…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:04 pm

Pse hesht, o gur i zemrës vrarë dhe copëz jete, përse merr?! Kush qeshjen ta bëri si ar? Kush flokëve u hodhi flori? (përsëritja e simbolizimit me një epitet dykahësh, por një ngjyrësh).

Mbi puthjen e parë, u ul e dyta, çudi,/ u tretën mbi buzë, pa zhurmë, në qetësi,/ u tretën lehtë puthjet dhe fjala dashuri…

Ekzistenca e ftohtësirës së ftohtë shprehet: “ Një shtresë poezish kanë ngrirë në stalaktite…/ Është rinia e djegur që zgjon diku një zemër…/ Enigma e shpirtit është rikthimi i frymës së rilindur. Enigma dhe unë dy gjymtyrrë të thyer të një shprese.

Shpresimi i jetës dhe përbetimi femëror jepet me përdorimin e elementit biskues: Vetëm për ty do të jepja bisqet e shpresës…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:04 pm

Ike si yll natës vjedhur… Dy ditë heshtje (Përtej një hapësirë me re gri, ti qëndron me ndjenjën e vetes mërguar…/ Ti qëndron me emrin anonim të moshës….Dy ditë heshtje që kërkojnë një hapësirë të pastër.

Interesante dhe me një trajtesë origjinale jepet nata.

Krahasimet për natën: Nata nxihet, kur e pret gjatë,/ Nata zbardhet kur kohën ia di/ Nata me të nesërmen që pres…/

E vesh fjalën e ëndrrës me pëshpëritje,/e pres në mes zërash zërin tënd të dëgjoj (Ëndërr pa jetë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:04 pm

Dhe ndjenjën zog të kapur/ U hap kanata , krejt papritur Kanarina fluturoi… /Një emër mbjell në zemrën time./Ajo hiqte zvarrë fustanin e bardhë, ti hidhje gjithë zemrën aty…

Një ditë do të vish me bastun të artë/ Do shohësh si ndjenja mashtron. (Çasti i larguar)

Është emri, jo!/ Është puthja, jo!/ Është syri, jo!/ Është vdekja , PO! Asgjë nuk ndodhi (Simboli i ndjenjës).

Ankthi i mostakimit dhe i ankthit për ndonjë kthim të beftë./Me shkop të artë errësirën e largoj dhe ndjej në shpirt të paqmen sinfoni.

Lakimi i emrit në përzjerje dashurore: Të mbaj dhe unë lakuar ty diku,/ ku një pjese jete,/ e di e kam aty…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:04 pm

Çast hipokrit, i them sot ik…( Hipokrizia) . Mos ma sill ti vdekjen me fytyrë ëngjëlli. Vdekja jote

Askush s’më pa se isha sykaltër,/ që kisha dy buzë si qershi,/ shikimi mbetej tej malit të largët,/ ku presim të gjejmë një fron të ri. (Miopizmi) Unë ulur pres një yll në faqe….

Është emri yt i pjalmëzuar/ Kujdes! Po ndiej pranverë. /Në se diku po hap dritare,/Ty yllin po ta sjell…

Puthja e trajtuar si një e mirë e domosdoshme dhe ndjenjësore, malli. Më puth që ëndrrat të kenë sy,/ më puth që vdekjen ta ndjek shpejt.

Pasthirrmimet vetiake shpërthyese nw regjistrin poetik : Hej ti…, oh, jeta ime, ah, uh. Bobo. O bobo, o bubu…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:05 pm

Edhe Enrieta ka idolët e saj të lirikës e midis tyre , Sergej Eseninin…, ndaj edhe këndon për të: “ I hedh kaçurrelat mbi lulet e majit,/ e hedh zemrin time në zjarrin prush,/ po lulet seç mblidhen thjesht prej fajita/ E prushi seç shuhet në atë të mjerë gëmushë…

Natyrisht vëllimit po t’i rikthehesh të ngjason me një arkitekturë,që kërkon ripenelatëzim në ndonjë pjesë të tij, “qërime“ të fjalëve të thjeshta, zëvendësim të tyre me simbolizime më të ndritshme në ndonjë pakicë rastesh, në ndonjë përsëritje të bërë me qëllim përforcimi, të një krasitje më të pjekur të ndonjë vargu, të thënë më të simbolizuar dhe më të figuruar, të një kompozicioni më të motivuar si dhe të një paraqitje më dinamike të koperturës e tjera, të cilat asqë e ulin nivelin e paraqitjes dhe të brendësisë së librit, duke marrë parasysh gjithë këtë dekade ndryshese dhe zhvillimi…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:05 pm

KUMT

MUZIKA – FJALA POETIKE – HIMN I PAVDEKSHËM PËR JETËN

nga Xhelal Angoni, Jorgo Roze, kompozitor

Muzika është një nga artet quadrivium ( artet liberale), mënyrë supreme e edukimit qysh në traditën platoniane dhe augustiniane. Muzika është veprimtari intelektuale. “ Ajo është një nga mençuritë tona themelore” – thotë HARUERD GARDNER. Muzika bëhet për t’u kënduar, për t’u ekzekutuar me instrumente.Përse duhet muzika? Arti muzikor i ndihmon njerëzit të punojnë. Në mënyrë sinkretike ajo ngërthehet me veprimtarinë prodhuese e intelektuale të njeriut. Duke qenë art, dëfren njerëzit në jetën e përditshme apo edhe në evenimentet e gëzimeve të jetës. Muzika ka efekte të mëdha mobilizimi e frymëzimi në jetën shoqërore, prej nga del dhe karakteri i saj edukativ. Tingujt e magjishëm e të ëmbël të muzikës arrijnë deri aty sa sfidojnë medikamentet e barnat e recetave të mjekëve edhe më të shquar. Muzika zbut, lehtëson, fashit e largon edhe dhimbjet më të forta. Lavdi Zotit, muzika shpesh sfidon vdekjen! Ajo zgjat jetën. Njerëz, dëgjoni sa më shumë muzikë, qoftë ajo popullore dhe klasike. Është e pamundur të dëgjosh muzikë, të merresh me muzikë, të rrëmbehesh nga muzika, nga tingujt e gëzuar e të hareshëm të një valleje, të krijosh muzikë, ta duash atë e të bësh keq. Muzika “gdhend” e zbut edhe shpirtin e një krimineli. Muzika e Bahut të madh parandalon rënien e flokëve, teksa e dëgjon. Muzika bravurë e burleske e veprave të PLOKSARTIT e SHTRAUSIT largon stresin, pagjumësinë. Dëgjimi i veprave muzikore të titanit Bethoven arrin deri aty sa lehtëson çlirimin e hormoneve në trupin e njeriut kundër plakjes. Shpesh njeriu ka kërkuar të krijojë ura mes arteve e mjeteve shprehëse. Popujt e Lindjes së Largme, atje ku besohet Budizmi, në poezitë e tyre, në figurat stlilistikore brenda tyre kërkojnë dhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 EmptySat Aug 14, 2010 5:05 pm

gëzohen të gjejnë harmoninë e zanoreve. Me Guido d’Arecon muzika u bë shenja më e vjetër e shkruar e komunikimit masiv të saj. Sa më shumë simbole, apostrofa, personifikime, epitete të mbartë poezia, aq më shumë ajo fiton ëmbëlsi, harmoni; vargjet fitojnë muzikalitet – muzikë, pikërisht këtu letërsia i afrohet muzikës. Zanoret (që gjuha jonë amtare i ka po aq sa edhe notat muzikore, po aq sa janë edhe hiret e shpirtit të shenjtë sipas kanonizmit kristian. Si te poetët dhe te kompozitorët romantikë u arrit një unitet i përsosur i formës me idenë, kombinuan muzikalitetin e brendshëm të fjalës duke arritur të përçonin mesazhe të qarta. Kur fjala, poezia lidhet me muzikën, ajo e shpjegon atë me përmbajtjen e saj të përcaktuar, fjala e kufizon muzikën gjë që krijon vështirësi në muzikimin e poezisë. Ashtu si në një muzeum edhe fjala është ciceron i muzikës sidomos kjo në gjinitë e mëdha të muzikës vokale. Po kaq i fuqishëm është edhe muzikaliteti i vargjeve, ca më tepër kur prej tij buron rimë, ritëm, harmoni. Kjo gjë duket në poezitë e Gëtes, Hajnes, Lorkës, Pushkinit e Turgenievit, të cilët qenë kolosë të shquar të fjalës poetike, por edhe muzikantë të mëdhenj të fjalës. Ja ç’shkruan Poradeci ynë i shquar : “Esenca e poezisë lirike është muzika shpirtërore dhe muzikën shpirtërore e bën toni shpirtëror dhe tonin shpirtëror e bën dridhma shpirtërore, lëkundja, tronditja shpirtërore”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 11 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
Mbrapsht në krye 
Faqja 11 e 14Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12, 13, 14  Next
 Similar topics
-
» LNPSHA "PEGASI" ALBANIA DHE LNPSHA "PEGASI" KOSOVA
»  LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Johann Wolfgang von Goethe
» LNPSHA “Pegasi” Albania
» INFORMIM I LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Konferenca e jashtëzakonshme e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: