Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 10 ... 14  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:49 pm

Sounds of Silence

I have missed you so much, my love--
an hour, a day not seeing you.
The star we named when we first met;
tonight is fading away, too. . . .
You are not there; instead, the loneliness
looking at me with its curious eyes.
I let you fall apart from me
because I didn't need any more lies.
My heart is cold, has lost its senses.
Cold is this room in which I stay.
I have to bring back the warmth, I guess;
I have to get away. . . .
I still miss you too much, my love--
a minute, an hour not seeing you.
This half shadow of my spirit
brings me the warmth I need from you. . . .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:50 pm

NJË KUMT DHE NJË STUDIM KRITIK NGA
REMZI SALIHU, SHKUP




LIRIKA MODERNE DHE AVANGARDJA NE LETERSINE GJERMANE



Mbajtur nË Simpoziumin Ndërkombëtar “MUZA POETIKE – PEGASI 2009” me objekt “POEZIA BASHKËKOHORE”



nga Remzi Salihu, poet, kritik, botues IRJM (SHKUP)Janë dhënë mendime të shumta për traditën e lirikës gjermane gjatë shekujve, madje janë bërë periodizime të ndryshme nga shkenca e letërsisë dhe, është folur e stërfalur shumë për shtigjet dhe metodat letrare që ka përfshirë ajo gjatë shekujve. Në këtë rrugëtim të gjatë e të vazhdueshëm kjo letërsi ka ngritjen dhe vulën e vet të fuqishme. Pa këtë letërsi bota letrare do të ishte më e cunguar dhe më e varfër. Andaj në ditët e sotme kjo letërsi mund të na shërbej si udhërrëfyese në zhvillimin e më tejshëm artistike të epokës më të ndritur të kohës sonë. Me fjalë të tjera qasja bashkëkohore na shtynë neve në kërkim të lidhjeve të shumta kulturore e historike, si dhe lidhjet dhe ndikimet që ka ajo, dhe kjo varshmëri shprehet ndërmjet letërsive të shumta dhe lidhjeve strukturore nga e cila krijohet një vepër e caktuar. Duke zbuluar këto marrëdhënie në letërsinë gjermane, zbulojmë edhe forma dhe drejtime të shumta të artit. Kjo mundësi kërkimi në anën tjetër përmbush horizontin e pikëpamjeve dhe strukturën e vetëdijes sonë kulturore. Kjo do të thotë se qasja të cilën dua ta shpaloj para dashamirëve të letërsisë le të shërbej si prezantim modest, se nëpër të cilat shtigje dhe metoda ka kaluar letërsia e madhe gjermane. Ngase tërë kjo letërsi ka pasur praninë dhe specifikën e vet të zhvillimit nëpër shekuj. Veçanërisht prezantimi im ka të bëj për njohjen e letërsisë moderne dhe avangarde gjermane dhe ndikimet e saja që mund vijnë në kulturën tonë. Kur dihet se kultura jonë ka pasur marrëdhënie të mira me kulturën gjermane. Shumë shkencëtarë dhe shkrimtarë kanë studiuar dhe vepruar brenda këtyre dy kulturave. Andaj edhe ndikimet mund të kishin qenë të preferueshme. Në këtë shkrim nuk kam për detyrë të përqas në detaje të shumta të historinë e letërsisë gjermane, ngase ajo ka një jetë të gjatë deri apstrahim të lashtësisë së saj. Fillet e para ndeshen qysh te fiset dhe dialektet me bazë franke, alemane, sanksone dhe bavareske. Këto gjurmë shërbejnë si bazë fondamenti gjuhësorë të zhvillimit të letërsisë së më vonshme të gjuhës dhe letërsisë gjermane. Ato shkrime dhe vepra të së kaluarës së lashtë kanë mbetur si forma me veçori dalluese dhe si fakte për të treguar historinë, dallueshmëritë e burimeve kulturore, që janë zhvilluar më vonë. Kthesa e madhe e letërsisë gjermane do të bëhet në shekullin 20. Ky shekull sjell shumëllojshmërinë e veçantisë së poetëve që kanë prekur stile dhe metoda të ndryshme. Dhuna dhe tërmetet e të dy Luftërave botërore, Revolucioni Social, Vrasja në masë, hollakausti, dëbimi masiv, kanë qenë imazhe dhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:50 pm

frymëzime të shumta e tronditëse, që kanë ngritur e zhvilluar pikëpamje e qasje e stile të ndryshme të veprimit të autorëve. Dalja nga shekulli 19 kërkonte dritare të reja, drita shkëlqimi, për të tejkaluar shikimin nëpër fushën e gjerë të shkretuar nga dhuna dhe padrejtësitë e shumta të kohës. Gjetjen e rrugës, në shekullin e ri njerëzimi evropian e kishte të vështirë. Andaj për ta gjallëruar dhe mbjellur me kujdes atë lëndinë, hapësirë të djegur e shëmtuar, nga dhuna e krimi, me një fryt të ri, ishte kërkesë e madhe e kohës. Nga këto gërmadha të kohës dolën detyra të mëdha të letërsisë, që gjininë njerëzore ta kthejnë në veprime e forca të reja. Njeriu modern duhej orientuar dhe analizuar për të hyrë në portën e vërtetë të vlerave njerëzore. Gjithsesi se, kjo betejë e vrazhdë, nga krijuesit e kohës është bërë me sakrifica të mëdha dhe në të shumtën e rasteve shumë poet kanë përfunduar edhe tragjikisht. Shkrimtar dhe poet gjerman duke e parë atdheun e tyre në këtë situatë me terrorizime, dhe pa rahati, një pjesë e tyre kanë ikur dhe vepruar edhe në ekzil. Nga ato vende të preferuara, kanë trashëguar edhe drejtime, stile e tendenca letrare. Tradita dhe kriza kohës filloi me një kërkesë të vrullshme ndërmjet, vetëkënaqësisë, borgjezisë dhe themelimit kohorë. Kështu në këtë ndikim të madh të kthesave shëmbëlleu natyralizmi, si tendencë e fortë social revolucionare. Kjo frymë vinte nga Franca, Rusia e gjetiu. Kështu në vetëdijen e shumë poetëve gjerman u forcua si dritë vezulluese, impresionizmi i pështjellur me pëlhurën simbolizmit, i cili u shërbeu poetëve për të shpaluar ngjyrën dhe dritën e kohës. Ndoshta kjo dritë e ylbertë përmbushur dhe plotësuar me ngjyra të llojllojshme do të ndikonte në krijimin, apo në formimin e njeriut të ri. Ndoshta gjatë kësaj kohe pati ndikim të madh në kulturën gjermane konflikti i Niçes me Vagnerin, si dhe letërsia fashiste, e cila shpalohej pas Luftës së dytë Botërore. Emruesi përbashkët i zhvillimit të tyre gjatë kësaj kohe ishte ,, thyerja ‘’ radikale me mbisundimeme të forta të pikëpamjeve estetike dhe brenda saj vendosjen e kuptimit të ri, ndërmjet perandorisë së artit të atëhershëm dhe përditshmërisë së jetës. Dhe tërë ky ndryshim u bë në frymën e Revolucionit Dadaist dhe kërcimeve radikale gjatë luftës dhe pas saj. Këtu në këtë formim kulturor ndikoi edhe teoria e Vagnerit, se arti është kënaqësia individuale, Ndasitë e mëdha që ishin ndërmjet qëndrimeve estetike dhe atyre praktike njerëzore nxiti dhe fuqizoi, kërkesa me rrugë, shtigje të reja të shekullit. Në këtë kohë me shumë shkathtësi reaguan gjeneratat e reja që kërkonin ndryshime, me përpjekje të mëdha që ta tejkalojnë ,, humnerën e kohës’’ dhe vendosjen e krijimit të “Teorisë së avangardës’’, e cila në atë kohë kishte për qëllim aratisjen e saj nga bregu i fildishtë i esteticizmit, madje që ambienti, gjendja sociale, të kapërcehej dhe të ndryshonte si e tillë që ishte, por duke treguar me kujdes të madh domosdoshmërinë karakteristike të formës novatore. Paradigmën, modelin për ndërrimin, apo për rifillimin e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:50 pm

artit, njeriu duhet ta shoh si një dallueshmëri të bashkuar njërit me tjetrin, por duke konkurruar me tendenca të veçanta prosperuese në botën moderne të letërsisë. Tiparet e tyre të përbashkëta kishin si vizion për novatoren, apo rinimin e asaj toke të frytshme letrare me vepra që janë të gatshme të shfaqin dhe mbërrijnë më tepër vlera, se sa të kënaqen, duke u fryrë, në mënyrë individuale në vet, Natyrisht se ishin përpjekje të mëdha për një alternativë të shëndoshë. Kështu veproi edhe Gotfrid Ben, i cili edhe u quajt si autor i shekullit, i cili kërkonte një jetë normale me gjuhë e stilizim të ri. Në përjashtim të disa autorëve, letërsia antifashiste në Gjermani vepronte në egzil, Gjithsesi, se gjatë kësaj kohe në Gjermani, nuk ishin të gjithë nacist. Autorët si Erih Kastner, Hans Erih Nosak apo Elizabet Langaser, që s’kishin kurfar kompromisi, nuk mund të shkruanin, se çka donin në të vërtet të shkruanin. Në atë kohë kishte edhe vepra të guximshme që në mënyrë kritike dhe alegorike shkruanin për sistemin e kohës. Gjatë kësaj periode vepronte edhe elita kulturore e Republikës së Vajmarit. Kjo kohë nuk ishte vetëm epoka e kulturës eksperimentare, por ishte edhe koha e konflikteve të mëdha kulturore.

Në lirikën gjermane të pas luftës shfaqën dy drejtime letrare. Njëra mbante shtegun e klasicizmit modern dhe, tjetra krijimin eksperimental të shprehjes. Rimës së parë i takonte poetja austriake Ingeborg Bachman me poezinë e saj të njohur, Die Anrufung des Grossen Baren {Thirja e ariut të madh}, duke kujtuar Walter Jensin, i lindur 1923 dhe, të emëruar si klasiku më tipik të kohës së tij. Kurse, kjo mënyrë e klasikes ishte pa domethënie të re, se poezia lehtë kuptohet dëshmoi veprën dhe liriken e madhe të shekullit 20, gjermanen, suedezen, laureaten e paqes, si dhe të shpërblyerën me Nobel 1966, të famshmen, Nelly Sachs {e lindur. 1891}, me përmasat e saja poetike shkëlqeu, si poete e talentuar, fshihej me shkathtësinë e saj pas vargjeve, figurative në botën poetike, ku sfidonte me energji të pa thyeshme sfondin e shëmtuar të fatit errët. Veprat e saja të njohura janë, ,,In den Wohnungen des Todes’’{1947},,, Në banesat e vdekjes’’, ,,Sternverdunkelung’’, ,,Errësimi yllit”,{1949}, etj. Në radhën e këtyre dy poeteshave u rreshtuan e edhe disa poetë tjerë, që shpalonin thellësitë e burimeve të veta krijuese, siç ishin Marie-Luise Kashnic, Rudolf Hagelshtange, Hans Egon Holthusen, Karl Krolov, Paul Celan, Rose Auslander dhe Gertrud Kolmar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:51 pm

Jam i mendimit se ,, modernja’’ në këtë letërsi mund të shihet që nga vitet 1750 dhe sidomos në letërsinë barokjane. Që nga ajo kohë kemi elemente dhe tendenca moderne, që sot me një kujdes dhe thellësi studimi, ato gjurmë mund të shihen edhe nga koha e jonë. Kjo mundësi komunikimi mund të vërehet edhe nga libri i Hugo Fridrichit ,,Struktura e lirikës moderne’’. Kështu fjala,, moderne’’na shëmbëllen neve sot si diçka të qëndrueshme, që tërheqë lexuesin si mundësi atraktive, e kohës dhe me vlera të verifikuara. Për këtë shkak unë kam përgjegjësi dhe kujdes të madh për këtë termë Modern, ngase ky termin, që nga romantizmi e deri më sot ka gjakuar si diçka e re, që s’është njohur më parë. Sot,, moderne’’ është arena kulturore që shkëputet nga e vjetra, dhe në kujtesën e njeriut inkarnohet si vlerë aktuale me të gjitha veçantitë e saja që mbërthen në vete. Shekulli i 20 mban vulën e lirikës moderne. Këtë rrugë e trasuan Stefan Geor dhe Reiner Maria Rilke. Gjithashtu një përparim novator shihet edhe pak para Luftës së Parë Botërore, nën ndikimin e ekspresionizmit Georg Heymit dhe Georg Traklit, madje poezia e zëshme e Dadaizmit të Kurt Shvitersit dhe të Hans Arpit dhe Surealizmit të Berolt Brechtit. Por me rëndësi të madhe është të dihet, se për zhvillimin e poezisë gjermane të pas Luftës së dytë Botërore, ka luajtur liriku Gotfrid Ben, madje muzikaliteti dhe fryma e novatore dhe gjuha ekspresive e fotografive figurative shëmbëllyen te autori Paul Celan, me poezinë e e tij antologjike Fuga e vdekjes[ Totes Fuge] ,[(përktheu R.S.), e cila me performancën e saj artistike e gjuhësore jep, ose shpërthen në mënyrë artistike në një imazh qiellorë, të zymtë, të përhirtë të Holakaustit dhe jetës së përndjekur të njeriut . Kjo poezi jep dhe reflekton këndin e burimit të vet, nga pika mjaft e theksuar, moderne, e poezisë gjermane. Si poetë të rëndësishëm të pas luftës numërohen edhe poetët gjerman Hans Mgnus Encezberger, pastaj pak më vonë Reiner Kunce dhe Durs Grynbein.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:51 pm

Madje në poezinë gjermane moderne hyjnë një numër i madh autorësh, por unë do t’i përmendi vetëm disa prej tyre që janë më tipik për qasjen tonë. Në poezinë moderne të gjeneratës së parë të lindur 1880-1900 mund të merren Maria Kashnic, O Loerk, W. Lehman, E. Langeser. Në gjeneratën e dytë hyjnë poetët e lindur brenda viteve 1900-1915, siç janë P. Huchel, G. Eih, H. Domin, pastaj vjen gjenerata të lindur brenda 1915-1915, sdomos poetët Karl Krolov, Chr. Busto, Chr. Lavant, R. Branbach, W. Hoellerer, H. Piontek, H. Bender, J. Bbrosvki, Ingeborg Bachman. Kurse gjenerata e katërt të lindur nga vitet 1925 e deri më ditët e sotme. Përfaqësuesit më tipik të kësaj gjenerate janë poetët Sara Kirsh, G. Klunert, V. Braun, R. Kunce, I. Beker, Erih Fried, P. Rymhmkorf, M. Sharpenberg, W. Shalc Ulla Hahn. Janë edhe me qindra të tjerë që janë të njohur, por që nuk u përmendën në këtë rast.

Kur flitet për lirikën moderne koncepti i saj ka shumë domethënie të madhe dhe është mjaft esencial për studimin e letërsisë. Është e thjeshtë bindja, kur kthejmë kujtesën tonë, që në kohën e njohur të frymës letrare të njohur me emrin ,,Stuhi dhe Vrull’’ [ Sturm und Drang ] , deri te Realizmi dhe Natyralizmi që mbeten si drejtime paraardhëse të Modernes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:51 pm

Në lirikën moderne dominon koncepti i kompozimit të ,,ndryshimeve’’, ,kthimeve’ ,,kërcimeve’’. Natyrisht se te teknika e lirikës moderne ka ndikuar edhe një lloj stili para modernes, që ka ekzistuar, si problem i veçantë ndërmjet traditës dhe asaj moderne.

Definicioni për modernen nuk vjen vetëm si problem kyç i poezisë gjermane, por termi,, modern’’ përfaqëson një fushë të gjerë studimi dhe me problematikë më të zgjeruar të kulturës në përgjithësisë. Por sot ky emër mund të merret si emërtim epokal, botëror, që është heterogjen me rimën përbashkuar të qëndrueshme të kulturë në përgjithësi. Kjo në letersi nuk mund të merret menjëherë, si prerje me thikë të mprehtë, nga letërsia tradicionale. Por kjo në vete si e tillë që është paralajmëron ,,diçka të re’’, se s’ka moderne pa traditë, pa të parën, pa tradicionalen, nuk do ta kishim kuptuar veçantinë e së resë. Derisa tendencat moderne, të cilat në një masë të madhe paraqesin edhe Avangardizmin. Që si koncept në vete paraqet ,,Epokën tipike’’. Koncepti i lirikës moderne avangardiste përfaqësonë kundërthëniet e jetës dhe pasqyrimin e saj . Fillet e para të kësaj poezie datojnë që nga vitet 1875, me ciklin e poezive {Le Flurs du Mal], Lulet e së keqes Të poetit francez, tipik, modern Shar Bodlerit. Pra nga kjo kohë koncepti modern ka hyrë si problem aktual. Pastaj si pasardhës të diskutuar të poezisë vijnë Holc dhe Georg, si pasqyrues tipik i Avangardës me kritere të lirikës moderne. Tipikja e qasjes së Avangardës është thyerja nga e kaluara, por duke dominuar me ide në letërsinë e kohës, si art luftarak dhe si drejtim i vetëm i të vërtetës, e që propagandon papërkulshmëri në veprime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:52 pm

Sot me termin Avangardist kuptojmë artistët dhe letrarët, që kanë hyrë në botën artistike me një program progresiv, përparimtar, prosperues formal dhe me përmbajtje opozitare me konvencionet e shoqërisë. Origjinaliteti është me rëndësi për avangardistët. Avangardja nuk pasqyronë kohë të fiksuar, por ajo është në lëvizje, shkon më tej e guximshme, përherë me shprehje e gjurmë ekstreme nëpër kohë dhe shumica e epokave kanë avangardistët e vet. Tejkalimi i furtunës së tmerrshme të një kohe mund të nënkuptohet vetëm me

avangardizëm. Teoria e të fshehtës, Futurizmit, Ekspresionizmit, Konstruktivizmit, Surealizmit, përndjekjet nga ky drejtim letrarë Avangarda mbetet pararojë artistike e përhershme e përgjimit të këtyre drejtimeve. Ajo ka për detyrë të rreshtojë njerëz të këtij drejtimi, që kërkojnë rrugë të reja dhe, kjo rrugë e re, mund të merret si e vlefshme kur të mund edhe të shfrytëzohet. Vetëm lirika që do të kuptohet edhe do të përdoret ajo do të ketë vlerën e vet të ekzistimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:52 pm

Si mjeshtër të mëdhenj të lirikës dhe fjalës së zgjedhur gjermane, që përdorin gjuhën si fushë për veprim janë ata autorë, që shkojnë me guxim në eksperimentimin e tyre deri rrëpirën më të lartë e të vetmuar të artit. Ata poet me të drejtën e tyre ngjiten deri aty, sa që edhe thonë se në shikim të fundit poezia është një lojë fjalësh. Andaj në të shumtën e rasteve , disa poezi janë, më shumë, krijime grafike, se sa gjuhësore, veçanërisht ato të Franc Monit, i lindur në Frankfurt mbi Majn, 1925. Madje Hans Magnus Ecenzberger, Helmut Hessenbytel, Petar Rumkorf, të cilët poezinë e konsiderojnë si ,, rrethanë’’, ,,Kombinime’’, ,,Topografime’’ e lojëra të shumta të shprehjesh e fjalësh të dramatizuar sipas nevojës së tyre që sjellin efekt. Parimisht poetët e kohës sonë,

modernen mund ta definojmë, si rebelim estetik kundrejt vulgarizimit të artit dhe tiranisë së procesit kreativ realist. Me modernen shija e lirikës fillon të subjektivizohet. Ndjenja shpirtërore përmbushet me një shprehje kolorite dhe egzotike. Poetët modern gjerman lirikën e tyre e latojnë me elemente stilistike të reja, dhe kërkojnë një bukuri absolute, kundrejt mendimit dhe gjuhës së zakonshme të rrethit ku jetojnë.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:53 pm





if (typeof YAHOO == "undefined") {
YAHOO = {};
}
YAHOO.Shortcuts = YAHOO.Shortcuts || {};
YAHOO.Shortcuts.hasSensitiveText = false;
YAHOO.Shortcuts.sensitivityType = [];
YAHOO.Shortcuts.doUlt = false;
YAHOO.Shortcuts.location = "us";
YAHOO.Shortcuts.document_id = 0;
YAHOO.Shortcuts.document_type = "";
YAHOO.Shortcuts.document_title = "tung";
YAHOO.Shortcuts.document_publish_date = "";
YAHOO.Shortcuts.document_author = "remzi_salihi@yahoo.de";
YAHOO.Shortcuts.document_url = "";
YAHOO.Shortcuts.document_tags = "";
YAHOO.Shortcuts.document_language = "albanian";
YAHOO.Shortcuts.annotationSet = {
"lw_1260467621_0": {
"text": "Aleksandra",
"extended": 0,
"startchar": 1512,
"endchar": 1521,
"start": 1612,
"end": 1621,
"extendedFrom": "",
"predictedCategory": "",
"predictionProbability": "0",
"weight": 0.433343,
"relScore": 0.241713,
"type": ["shortcuts:/us/tag/other/wiki"],
"category": ["WIKI"],
"wikiId": "Aleksandra",
"relatedWikiIds": [],
"relatedEntities": [],
"showOnClick": [],
"context": "e \u00e2\u0080\u0098\u00e2\u0080\u0099cop\u00c3\u00abtuar\u00e2\u0080\u0099\u00e2\u0080\u0099 me frym\u00c3\u00abmarrjet shpirt\u00c3\u00abrore t\u00c3\u00ab ndjeshm\u00c3\u00abris\u00c3\u00ab s\u00c3\u00ab p\u00c3\u00abrditshme edhe Aleksandra {Majlinda} Shabani. Shtegtimet krijuese t\u00c3\u00ab saja l\u00c3\u00abn\u00c3\u00ab gjurm\u00c3\u00ab malli t\u00c3\u00ab",
"metaData": {
"visible": "true"
}
},
"lw_1260467621_1": {
"text": "Aleksandra",
"extended": 0,
"startchar": 11504,
"endchar": 11513,
"start": 12512,
"end": 12521,
"extendedFrom": "",
"predictedCategory": "",
"predictionProbability": "0",
"weight": 0.433343,
"relScore": 0.241713,
"type": ["shortcuts:/us/tag/other/wiki"],
"category": ["WIKI"],
"wikiId": "Aleksandra",
"relatedWikiIds": [],
"relatedEntities": [],
"showOnClick": [],
"context": "t\u00c3\u00ab qasjes interpretuese, \u00c3\u00absht\u00c3\u00ab z\u00c3\u00abri poetik i poetes se re Aleksandra Shabani, q\u00c3\u00ab tenton t\u00e2\u0080\u0099i kaloj disa hemisfera ndjenjash me",
"metaData": {
"visible": "false"
}
},
"lw_1260467621_2": {
"text": "Yahoo",
"extended": 0,
"startchar": 18548,
"endchar": 18552,
"start": 19975,
"end": 19979,
"extendedFrom": "",
"predictedCategory": "",
"predictionProbability": "0",
"weight": 0.35,
"relScore": 0,
"type": ["shortcuts:/us/instance/organization/company/company_name", "shortcuts:/us/instance/organization/company/yahoo_property", "shortcuts:/us/instance/organization/domain"],
"category": ["ORGANIZATION"],
"wikiId": "Yahoo%21",
"relatedWikiIds": ["AOL", "Google", "Jerry_Yang", "Microsoft", "MySpace", "Time_Warner", "Yahoo%21_360%c2%b0", "Yahoo%21_Finance", "Yahoo%21_Japan", "Yahoo%21_Mail"],
"relatedEntities": ["aol", "facebook", "google", "google inc", "linkedin", "microsoft", "microsoft corp", "myspace", "time warner inc", "yahoo inc"],
"showOnClick": [],
"context": "tregoni p\u00c3\u00abr ta plot\u00c3\u00absuar. Me nderime Remzi Salihu __________________________________________________ Do You Yahoo!? Sie sind Spam leid? Yahoo! Mail verf\u00c3\u00bcgt \u00c3\u00bcber einen herausragenden",
"metaData": {
"canonicalName": "Yahoo! Inc.",
"domain_name": "Yahoo",
"domain_url": "http://www.yahoo.com/",
"exchange": "NMS",
"symbol": "YHOO",
"visible": "true",
"yprop_description": "Discover email, news, shopping, search, music, fantasy sports, and more.",
"yprop_name": "Yahoo!",
"yprop_url": "http://www.yahoo.com/"
}
}
};
YAHOO.Shortcuts.headerID = "ed3a1bf4e0e735c09053749c70da9bfe";

KODIM I FLALËS POETIKE NË QIELLIN E MANOVRIMIT LETRAR



Në qiellin artistik të manovrimit kulturor e jetësor çdo individë është një qenieje soditëse e veçante, i ngjeshur me karakteristikat dhe veçoritë e veta, për të vërtetat apo të pa vërtetat njerëzore, Në këtë poligon të hapur të kreativitetit vepron individi, krijuesi, bashkë me ëndrrat që e rrethojnë dhe shqetësojnë atë në jetë. Dëshirat e shumta që ka njeriu në vete i nguliten në memorien e tij, si kujtime të pashkëputura e që në esencë të veçorive karakteristike e përcjellin hap pas hapi deri sa të jetë gjallë. Çdo dëshirë e parealizuar mbetet ‘’skulpturë’’ e fiksuar e imagjinatës dhe ëndrrës. Aty, madje, shtrëngohen dhe futen në lojë nëpër lëndinat e shumta shumëngjyrëshe dëshira e kërkesa që i parashtron shoqëria dhe jeta. Andaj në këtë ,,fluturim të largët,, ngjitet kodrave, majeve të përjetimeve edhe zemra e ‘’copëtuar’’ me frymëmarrjet shpirtërore të ndjeshmërisë së përditshme edhe Aleksandra {Majlinda} Shabani. Shtegtimet krijuese të saja lënë gjurmë malli të pa shuar në dëshirat e shumta të poetes së re. Kjo poete me reflekset e saja të shkathtë lirike e poetike i puthit imazhet blu e të ndjeshme të tokës, qiellit dhe rrethit ku jeton. Ai magjizëm i thellë, ylberak shumë ngjyrësh dhe meditativ qe e mbërthen autoren, vjen si kërkesë shpirtërore e çasteve, apo si trëndafil i posa çelur me vrull rinorë, të imagjinuar ‘’në një kopsht ëndërror’’, që është i qëndisur me lulëkuqe e dëshira nëpër lëndinën e kujtesës së zhvilluar e lulëzuar nëpër akte e sfida të shumta jetësore. Çdo veprim i kësaj hapësire në thellësi të kuptimit, ka një hyrje, zhvillim dhe mbyllje karriere. Në këtë rreth të të jetuarit dhe kërkimit, dëshmitare është koha dhe ndjenja që bartet nga dita në ditë. Ndjenjat me sensibilitet të theksuar në vete, tetuazhojne kujtesën, për çdo gjë që ndodh rreth vetes dhe të tjerëve. Poetja di çka të kërkoj nga koha dhe incizon çdo detaj të saj, se çdo fillim ka edhe mbarimin e vet. Por nëse fillimi i nisur nga dyshimet hyn në zhgënjimin e papritur, lëndimi ndjenjës behet epilog i madh, i papritur në arenë të kuptimit, nga shpirti i strehuar ne ‘’magjizmin ëndërrorë të rastësisë së nxitur nga ‘’profetikja’’ miqësi’ e cila mbet enigmë e pazbuluar tërësisht nga veprimet e dyanshme, të subjektit me objektin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:53 pm

Kërkesat e shumta që bëhen në tërësinë poetike, të përfshira në vëllimin poetik ‘’Skulpturë dëshirë në qiell manovrimi’’, janë kërkesa dhe dëshira të një zëri të vrullshëm, me temperament rinor për të ndryshuar diçka të imagjinuar, mistike, të mbyllur nga vetja dhe rrethi. Natyrisht se kjo kërkesë përballë botës dhe ndeshjes së përditshme me të vjen me sakrifica dhe moskuptime të mëdha, e që ‘’copëtojnë’’zemrën pa diktueshëm. Sepse çdo gjë që ndahet, coptohet nga zemra nëpër thermi të shumta, të fut në mall dhe pastaj dashuria bie si një kambane e ndjeshme, melankolike tingëlluese nëpër ndjenja, për çastin e ikur nëpër kohë dhe shumë mbresëlënës. Ngase çdo gjë intime që largohet nga vetja, pas një kohe, të ndrydh, të harxhon si ndonjë ‘’thermi e lehte’’ në shpirt., me fjalët dhe mos kuptimet që të rrethojnë. Që në fillim të magjizmit kuptimor njeriu ndërton piramidën e vet të kujtesës së evokimit. Hyrja në skenën e njohjes së rrethit, botës, kozmosit, për poeten, në çastin e parë është një ‘’shenjë’’provokuese, që e nxit më tej deri në provokim, për të hyrë në rrethin e dytë, në klasën e pjekurisë së individit si njeri. Dhe gjithë ky udhëtim i largët i ndërtimit të dëshirave, kërkesave dhe zhgënjimeve, pas një kohe, periudhe kaluese, të përvetëson, nëpër kopshtin ëndërror të imagjinuar dhe përjetuar nga individi. E gjithë kjo ndjeshmëri të duket me kalimin e kohës, si zhgënjim, apo përvojë karriere, që të forcon e të hap shtigje të reja jetësore. Prandaj kjo sprovë loz me ndjenjat e poetes, e cila me kureshtjen e saj modeste përballë ‘’botes që zhvesh fustantabune’’ e kohës vjen si provokim i ‘’tymtë’’ nga lajmi i pakuptimtë i rrethit, nëpër sheshin e shtrigave ziliqare të stepur në zhvendosjen utopike të pa kuptimësisë kohore. Ajo nga ky rreth i fshehtë trazimi, kërkon vetveten, individin e mbyllur në peng ngushëllim, që do t’ia përmbush e furnizoj jetën me lumturi, andaj ajo është në hulumtim të njohjes dhe kërkimeve absolute. Kjo arratisje e mendjes dhe kujtesës bashkë me ndjenjën e pa definuar tërësisht, zhduket nga vetja, si e ftohtë në thellësinë e pa definuar të gjërave., ‘’Venitja në kujtesën acartë’’ është heshtje e ngrire në vete, në suaza të moskuptimit, definimit dhe enigmës që endet andej – këndej mendimit të pa çliruar tërësisht nga paragjykimet e rrethit. Hapësirën të cilën e imagjinon në këtë vitrinë të qelqtë përzgjedhjesh shoqërore, akoma nuk e gjen në vete dhe në qetësinë e shpirtit, ku do të prehen dëshirat, kujtimet dhe mendimet e shumta. Prandaj ajo udhëton dhe kërkon për t’i definuar gjerat vëna në sprovë. Trupi kuptimor endet pas një ëndrre të venitur në shtratin e pa definuar të dashurisë së fshehtë e të magjisë së etur shpirtërore, e cila herë tretet e herë ngjallet mbi’’krahët e rrëzuar’’ të një sigurie të vërtetë, që kërkon individi për të krijuar ura afrie të forta. Pasi ajo nga rrethi dhe ndjellakeqit është e përndjekur përherë, si nata dhe zhgënjimi i acartë.

Pos përvojës jetësore poetja ka si mbrojte edhe bagazhin e dijes, të cilat së bashku i japin, asaj, kurajë dhe impulse energjike për ta kaluar urën e kuptimit dhe besimit, e cila ure, si sprove kalimi, në vete ngërthen pakënaqësi shtegtimi, deri në cakun e dëshiruar e të pakalueshmërisë. Sepse vetëdija dhe përvoja zhyten thellë në rrënjën e shkakut dhe rastit të pa definuar, që shkumon përbrenda me pasoja të ndryshme gjatë notit të thellë jetësorë të ndjenjave, të cilat shkojnë në kërkim të lirisë së vetes dhe të tjerëve. Ajo ngandonjëherë lundron pa vetëdije në një barkë shumë kuptimore filozofike, ku tretet mendimi dhe besimi. Hapësira ku kurorëzohet, nata e mjegullt, mu aty hëna i bëhet rojtare e takimit të parë, guximi ia shtrëngon nëpër dëshira gishtat e mbërthyer të dy ndjenjave të largëta, por që në esencën e saj lidhin unazën e afrisë me kaltërsinë e dëshirave rebeluese të kohës, së pafund, në kërkesat e çasteve të imponuara si paradoks i minutave të shpejtuar të kohës që imponohet në raste të caktuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:53 pm

Poetja kërkon që rastin ta lidh nyje si hëna e ngrirë, me bukuri të magjishme në hapësirë qielli letrar. Shpirti romantik i saj impresionon me imagjinatën filozofike dhe lidh tokën me qiellin për t’i plotësuar dy ndjenja te largëta . Atë çast dhe atë vend të pikëtakimit nuk donë që ta mbërthej e ‘’nesërmja e lagësht’’e zhgënjimit, pritjes, ku data mbyll çastin e një takimi të paharruar. Poetja kërkon mos zhgënjimin e saj dhe gjate lundrimit imagjinativ poetik nëpër vargje, në vete amputon edhe rrahjen e zemrës me aromën e këndshme, dehëse të frymës së ndalur peng në një moment të fiksuar, që lidh misterin e pa zbuluar të thellësisë së ndjenjës, e cila ndjenjë në vete bëhet ‘’skulpture’’ e shpitit të çiltër nëpër vite. Ajo mat me vëmendje pulsin jo të zakontë të kohës dhe zemrës, në këtë det të madh ndjenjash e dëshirash, nëpër të cilën kalon vetëm kjo anie e madhe dashurie me plot vrulle shpirtërore ‘’në qiell manevrimi’’. Ajo largon nga vetja tabutë, dyshimet, ligësitë dhe kufizimet, madje pengesat e dallgëve të përditshme, që i sjell koha dhe shoqëria. Poetja ka besim të madh në shpresën e saj, ngase, ajo sfidon dhe investon gjithçka rreth vetes, ndaj edhe merr guxim në arritjen e qëllimit për hapjen e shtigjeve te reja jetësore. Mendimi poetik fiksohet në’’lakuriqësinë e botës’’ që na rrethon, sepse brenda vetes njeriu është një mister, një botë tjetër e fshehur, me ‘’kaplim asfiksie në hemisfera gjoksi’’, që në arenën konfuzionit dhe kontradiktës sjell paragjykime nga më të ndryshmet, andaj në atelienë eksperimentale të konkurrencës nuk mund të fshihen imtësitë e dukshme dhe njollat që i ka njeriu. Errësira dhe heshtja fsheh të gjitha pa kuptimësitë e veta, kur mendimi nuk gjenë alternativë për të tu përballur me vërtetën. Andaj poetja shtron shumë pyetje vetes dhe të tjerëve, duke kërkuar ditën për t’i zbardhur apo lakuriqësuar të gjitha moskuptimet, që e ngushtojnë miqësinë, e cila gjendet larg si ‘’kujtim i tretur’’, pasi, hapësirën dhe rrethin imagjinuar e ka pushtuar vetëm hija që rishfaqet si ëndrra me plot ‘’myshqe’’ harrese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:54 pm

Largimet, ikjet dhe pritjet, janë gjurmë të përhershme që trazojnë shpirtin e poetes, ato ndriçojnë në kujtesën e saj me llojllojshmërinë e ngjyrave vezulluese, Ajo behet stacion i pritjeve atraktive të përhershme, që ndal zemrën në raste të caktuara, mu në rrethin e aortës për kujtimet e skalitura dhe të mbjellura thellë në zenitin e shpirtit, që pa u kursyer do të rrahin në vete, por pak si enigmatike, duke pritur ‘’krahun pushtues të dashurisë’’, që gjendet në kozmos. Larg vendit dhe rrethit ku jeton, ajo komunikon vetëm me hijen që ka mbërthyer hapësirën. Dëshira për përqafimin e çastit, kujtesën do t’ia kthejnë në ‘’satetelit’’ të shpejtë të qëllimit për të arritur deri në botën e pa pushtuar, për ta çliruar’’mendimin e ndjenjës kallur’’, që nxjerr flakë dialoguese në globin ku dashuritë e sinqerta janë në përqindje të vogël. Poetja në poezinë’’Kthimshpinat’ gjykon për ndryshimet që pëson njeriu me kalimin e kohës, kur e nesërmja e ikur e nxit t’ia kthej shpinën të djeshmes pa lënë gjurmë bindëse në ‘’çengelin e varur të bukurisë’’ se fiksuar në mendje e që mbetet si enigma më e pa zbuluar, apo mister i pakuptimtë që rrjep përbrenda trupin, bukurinë femërore nga moskuptimet dhe keqkuptimet. Në detin e kujtimeve vetëm frymëmarrja e dashurisë do të pulsojë e fluturoj me ‘’magjizmin’’ e vet, qoftë edhe bota të përmbyset, deri sa të arrij në bregun e pritur të dashurisë. Shtegtimi i ndjenjës dhe kujtesës nuk do ndalet vetëm në qëllim, arsye, sepse vështrimi dhe bindja është aq thumbuese që sjell në vete dhimbje të përhershme, por që nuk shuhet kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:54 pm

Në qiellin e manovrimit letrar ka shumë yje, por një yll që ndriçon më shumë në këtë rast impresiv të qasjes interpretuese, është zëri poetik i poetes se re Aleksandra Shabani, që tenton t’i kaloj disa hemisfera ndjenjash me reflekset e saja të rrëmbyeshme dhe sfiduese për kohën, për ta tejkaluar ëndrrën e adoleshencës se saj, duke u çliruar nga brengosja e kujtimit, kuptimit, të izoluar, me orë të tëra, të cilën gjë donë ta kthej si armë dhe dëshirë unike, poetike, për shpëtimin e zhgënjimit të përgjithshëm njerëzorë, sepse edhe në kaosin më të madh njeriu kërkon ndihmën e arsyes me fjalë lutëse për mëshirë nga perëndia. Poetja jetën e merr si sprove të mundimshme që ngadonjëherë ia ngushton zemrën me kundërthëniet e saj, e cila me bagazhin e përvojës shëmbëllen në jetë me dy kuptimësinë në vete, e kuqe dhe e bardhë. Te dy ngjyrat janë të ndjeshme përballë kafshës së zezë, luanit, që do të hyj midis këtyre dy pjesëve të dijshme, të mbyllura në vete, herë shfaqet si peshk e herë si dem. Por për t’u pushtuar kjo veçori e thellë duhet sakrificë, ngase për të kënaqur zemrën dy ngjyrëshe të vizatuar në kujtesë, duhet gjithsesi se’’afiksimi shtazarak’’ të largohet nga realiteti. Kuptimi imagjinativ ka sekondat, minutat e veta për ta përmbushur mungesën, kërkesën shpirtërore, që është kozmos impresinist në vete, me dallueshmëritë e saja.

Letërsia si duket i është bërë bima më e këndshme e përjetësisë, andaj në këtë bimësi të madhe ujit me shkathtësi edhe poetja Aleksandra Shabani. Edhe pse libri poetik ‘’Skulpturë dëshire në qiell manovrimi’’, është vëllimi i parë dhe i shkruar në moshë shumë të rë, megjithatë, autorja, i sjell lexuesit pjekuri imagjinatave refleksive me përkushtim të theksuar prej talenti. Emocionet e saja janë të lidhura ngushtë me mendimet që poezinë e kthejnë në një ton të përmbajtur. Ajo mundohet që mendimet, idetë, dhe refleksionet t’i qëndis me fotografi lirike. Metaforat, figurat stilistike dhe shprehjet e rralla t’i bashkoj në një piramidë autoktone. Poezitë e Aleksandra Shabanit vibrojnë në vete dhe shfaqin dridhma të brendshme shpirtërore të ngjeshura me mall rinorë, për ta njohur sa më mirë rrethin ku jeton dhe vepron. Kush është i etshëm për këtë njohje, gjithsesi, se nuk duhet të largohet shumë nga synimet, shikimet e veta bindëse, ngase, shenjat rastet e përsëritura me të cilat takohet për çdo ditë e rikthejnë individin në rinjohje, në qëllimet dhe shkaqet e planifikimit të vetes në rrugëtimin e mbar imagjinativ, më të gjatë të kozmosit poetik. Në këtë situatë shumë poezi i bëhen rroje, bodigard, për çdo gjë që i vjen si e papritur, si sprove jetësore, apo si konsum ditorë i gjërave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:54 pm

Poezitë nuk e ndryshojnë historinë e jetës, por ata japin detaje lirike të jetës, emocione, të cilat janë të vetme për lirinë shpirtërore, që në rrethana të caktuara mbeten të përmbushura me veçanti personale e që evokohen brenda rrethit të vet kuptimorë. Dhe të tjerët e nxjerrin kuptimin si me mikroskop gjuhësorë për të soditur si përvojë e veçantë jetësorë nga çaste dhe gjurmët që kalon poetja.

Zëri poetik që më ngacmoi për të shkruar për këtë vëllim poetik, është rebelimi i thellë i këmbëngulësisë dhe kërkimi ekzistencial i poetes. Vargjet e saj frymëzohen nga gjerat që i përjeton, shumë fotografi të gjalla të përditshmërisë dhe imagjinatës inkarnohen në kufijtë e fiksionit dhe të vërtetës realiste. Stolia e vargjeve karakterizohet dhe lidhet ngusht me përpjekjet e saj për risi dhe disponimit që ka në një mes të caktuar. Poezitë e saj janë dromca frekuencash intime që zhveshin shpirtin sensibil të poetes. Si duket procesi i të shkruarit të saj, parasegjithash, bëhet motiv i qëndisur dhe përjetuar me kuptim. Shtegu nëpër të cilën kalon është ai imagjinar univerzal, kreativ, dhe ai konkret. Stolitë e shprehjeve të rralla poetike janë moderne të kohës. Ato shprehje kalojnë nga dashuria personale drejtë dashurisë estetike të përgjithshme, sipas nevojës, që ia dedikon koha. Metafora dhe ironia e përcjellin vëllimin poetik ‘’Skulpturë dëshirë në qiell manovrimi’’ në pjekuri të mëtejshme të autores. Ajo manovron nëpër fjalë të rralla dhe ndërton piramidën e shprehjes së veçantë që e dallon nga shumë autorë tjerë të gjeneratës së saj. Sa më e fshehtë të jetë poezia, aq më atraktive behet kërkimi i shpalimit saj nga thellësitë e pa pushtuara kuptimore. Aty këtu ka ndonjë lëshim, por në përgjithësi ajo sjell një metaforë të veçantë poetike që të bën për vete. Ajo gjurmon me shkathtësi në qiellin e hapur të konkurrencës së shprehjes me gjuhën e saj të zgjedhur poetike, duke formuar portretin e saj me shkathtësi bën edhe thyerjen e saj parabolike gramatikore nëpër sintagmat e rralla dhe të goditura me një freski e ndjeshmëri të zhdërvjelltë, duke e skalitur mjeshtërinë artistike me dëshira dhe paragjykime të shumta kohore..

Remzi Salihu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:56 pm

Kumtim “Larmiteti sistilistikor, mesazhimi dukuri gjallësore në formim individualiteti”





Patrick Sammut Malta

Zëvendpresident i Lidhjes së Poetëve Maltezë I.W.A



Mars 2009





Më i shquari, më i merituari, president, poet shkrimtar dhe botues Kristaq F. Shabani; sekretar i përgjithshëm, poet Agron Shele dhe poetëve, shkrimtarë dhe miq të letërsisë dhe të arteve të pranishëm në Simpoziumin Ndërkombëtar ”Muza Poetike Pegasi 2009», përshëndetje nga Malta dhe Lidhja e Poetëve Maltezë, reagim nga gjithë poetët në mbarë botën:

Unë dua të them se ishte një surprizë, po gjithashtu një privilegj për mua, të jem pjesë e Simpoziumit Ndërkombëtar duke qenë se më kërkohet të përgatit një kumtesë rreth diversitetit stilistikor, një fenomen i të jetuarit duke konturuar individualitetin. E para gjë që më erdhi në mendje time ishte se subjekti, tema, ishte gjithashtu e madhe dhe e gjerë për ta trajtuar, në më pak se në një hapësirë të kufizuar…Në këtë mënyrë, unë, menjëherë, mendova të kërkoja ndihmën e disa poetëve dhe miqve të mi, me të cilët unë kryej korrespodenca rregullisht, përmes postës elektronike dhe postës tradicionale për të më dhënë mua reagimet personale në lidhje me trajtesën e temës aktuale.

Një nga përgjigjet e para ishte Teresinka Pereira, braziliania – αmerikane, poete edhe presidente e e I.WA, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Poetëve Ndërkombëtarë dhe e Kongresit Ndërkombëtar të Shoqatës së Kulturës Latine. Në fjalët e saj: “Kur unë jam duke shkruar poezi, preferoj të diversifikoj stilin tim poetik, përveçse duke përdorur qendrueshmërinë monotone me një ton të vjetër; duke krijuar vetë “mëshirë” në drejtim të ndjenjave të mia, duke kërkuar pyetje retorike.

Shumëllojshmëria e diversiteti është krijim… Unë gjithashtu përpiqem të zhvilloj poezinë time me kuptime substanciale, pa përsëritje. Përdor vargje të shkurtra dhe ato që shkojnë drejt e në pikë, përveçse të marrjes në kohë të lexuesve, duke u mërzitur dhe duke abuzuar me durimin e tyre. Pra unë gjithashtu mendoj se kam një mënyrë të gjatë për të shkuar në drejtim të asaj që është e dëshiruar, stilit ideal…”.

Pjesërisht ose mjaft përgjigje të ngjashme nga poetesha dhe profesoresha e Lidhjes nga Qendra e Kërkimit të Studimeve angleze në Universitetin e Hong Kongut, Agnes Lam, ka vrojtuar : “… Unë e urrej, duke përsëritur vetveten, sepse s’kam durim dhe kam frikë se do të mërzis lexuesit e mi. Kështu që unë e gjej të vështirë të shkruaj rreth të njëjtës temë. Përderisa unë mund të gjej një prizëm të ri për të të thënurit e diçkaje. Kështu tematika ose diversiteti stilistikor mund të më ndihmojë që të mos mërzitem me mënyrën time të të shkruarit tim vetiak. Më shumë se unë të shkruaj, mendoj se, më e vështira është se, nuk do të jetë e mërzitshme me mënyrën e të shkruarit tim vetiak; por pastaj këto forca më bëjnë mua të rritem, për mua gjithsesi, deri sa zëri në të shkruarit tim mund të ketë disa thelbe, të cilat nuk ndryshojnë ka një pjesë me ndryshime, ndoshta temat, ndoshta stili, ose ndoshta të dyja bashkë”.

Një përgjigje e menjëherëshme erdhi gjithashtu drejtpërdrejt nga Izraeli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:57 pm



Këtë herë nga Ada Aharoni. Ada Aharoni është studiuese, hulumtuese e kulturës së Paqes, shkrimtare, poete, pedagoge dhe themeluese e IFLAC, Forumi Ndërkombëtar për Letërsinë dhe Kulturën e Paqes e Hulumtim, më saktë mendimi i saj në lidhje me diversitetin stilistikor, një fenomen i të jetuarit duke konturuar individualitetin, ishte duke ndjekur: “Pra unë nuk jam vënë në dijeni që individualiteti im ka qenë i konturuar nëpërmjet diversitetit stilistikor, jo nga ana ime dhe kjo jo edhe nga të tjerët …..

Është e saktë mënyra tjetër rrotull së cilës është individualiteti im, që konturon diversitetin stilistik timin. Karakteri im dhe individualiteti im ka qenë ndikuar zakonisht nga njerëz, shkrimtarë dhe poetë që unë dua dhe adhuroj më së shumti për idetë e tyre, mënyrat e tyre të këndvështrimit të jetës, vlerat dhe bujarinë. Dhe përse e quajmë diversitet stilistikor, fenomen i të jetuarit? Unë do të dëshiroja të tërhiqja fjalën “fenomen” për më shumë të shquar dhe për më shumë gjëra të mahnitshme dhe zhvillime. Gjithmonë ka ekzistuar diversiteti stilistikor në poezi, madje dhe në sonetet dhe poemat e Shekspirit. Kështu unë do ta termizoja këtë diversitet stilistikor faktik dhe jo të përdor as të jetuar, pse as fenomen.

Poetja Nadia Cella Pop nga Rumania u përgjigj në këtë mënyrë:“ Duke filluar me sesi ne e kuptojmë këtë fjalë stil me origjinën ose prejardhjen greke të saj “stilos” është e barabartë me “bisht pende” dhe “i shkruar”, gjuha, linguistika pranon që duhet përdorur vetëm bashkë me mënyrën personale dhe rezultati i këtyre mjeteve me shkathtësi ose aftësi artistike të krijuesit në pajtim me kredon apo besimin personal. Stili letrar duhet të respektojë disa kërkesa specifike rreth ndreqjeve ose korrigjimeve qartësisë, pastërtisë, natyrshmërisë, harmonisë, në mënyrë që të ruajë muzikalitetin dhe shprehjen e vet punës. Veçanërisht në poezi, ku stilet e stolisura ndodhen në vartësi të epiteteve, metaforave, antitezave, alegorive e të tjera. Nuk ka vend për paqartësi, dyshime, marrëzi, egërsi, fjalë të ashpra. Mungesa letrare e poetit, paaftësia e tij (e saj) për të bashkuar imazhe, ndjenja, sense ose kuptime, në një trajtë koherente, do të krijojnë një strukturë artistike të dobët. Ashtu si Buffon tha një herë: “Stili i veçantë faktikisht nënkupton një nga format e një stili të vetëm të domosdoshëm, esencial, të qenësishëm vetëm artistik. Stili është shprehja e pastër e personalitetit dhe trajtat e shumllojshme të profilit të poetit që bëhet për t’u vënë mënjanë vetëm nëse respekton disa parime cilësore vlerash. Në drejtim të evolucionit estetik të gjuhës, poeti përdor, ai (ajo) mund të nënshtrohet ose të jetë i varur nëpërmjet talentit, qëllimet e një mesazhi me dashuri për lexuesit, duke fituar vlerën shpirtërore të punës letrare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:57 pm

Gjithashtu interesant është edhe komenti i poetes Th. Ash. Chkr drejtpërdrejt nga Hyderabad INDI: “Poezia ndoshta është gjuha e vetme, e cila është e shprehur nga poetë të ndryshëm, në gjuhë të ndryshme me shumllojshmëri dhe ndjenja të gjera, të cilat vijnë duke u kufizuar. Gjuha angleze nuk ka përjashtime për këtë”.

Shprehjet ose ndjenjat përmes mendimit, që dallon pamje në pamje, pjesa më e madhe e shprehjeve janë të nënkuptueshme në një shpirt të drejtë që zotëron një shmangie në drejtim të letërsisë dhe është familjare me termat letrare. Dhe në këtë kontekst dhe gjendje fjalët e shkrimtarit të menduara thellë, fjalët e shkruara të poetit, jo vetëm që duken të ngatërruara (të prira në rrugë të shtrëmbër), por në madhësi shtrirje të gjerë duken të mashtruara, të prira në rrugë të shtrembër, të hutuara dhe të ngatërruara për lexuesin. Kështu pra, ndjenja e “jo të bindurit” zvarritet brenda mendjes së lexuesit dhe diversiteti stilistikor, stili i prezantimit të poetit të shkrimtarit duket e çrregullt, i turbulluar dhe i padallueshëm, aty duke rralluar elementin e interesit në një lexues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:57 pm

Ngjashmërisht, fenomeni i të jetuarit ose i të thënurit të disa shkrimeve të shquara nga njerëz të shquar lidhur me shkrimet në individualitetet të tilla, e cila koha sërish inspiron pjesën e lexuesve për gjenerata e gjenerata. Kjo prirje apo tendencë individuale e veçantë, koha ose motivimi në fund të fundit ndan ose konturon shkrimin e poetit, shkrimtarit të veçantë për të mbetur një fenomen i të jetuarit, siç mund të jetë i qëndrueshëm duke mbetur pra në kohë drite në rrethe ose cikle letrare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:58 pm

Poeti dhe piktori Stefen Morris nga Bibg, Angli, tani duke jetuar në jug të Francës, u shpreh në këtë mënyrë: “Mirë normalisht unë nuk bëj komente rreth asaj çka njerëzit shkruajnë rreth punës sime. Është priviligj i kritikut që unë supozoj të shkruaj se çfarë ajo ose ai ndien. Në të kaluarën kanë qenë dëmtuese komentet dhe në kohë të tjera unë kam qenë miklues dhe i kënaqur. Unë e besoj këtë nëpërmjet, kur unë i jam përkushtuar të shkruarit tim dhe aktit tim shumë seriozisht edhe gjithmonë jam përpjekur për të qenë i ndershëm, i sinqertë dhe kurrë nuk kam limite të dëmshme larg, duke ςuar përpara kufinjtë dhe traditat akademike të të pyeturit. Liria për ta bërë këtë, për mendimin ose opinionin tim, është vitalisht e rëndësishme për krijuesin artist. Pikat të menduara mbi: diversiteti është krijim, tematikë dhe diversiteti stilistikor ndihmon të lërë mënjanë mërzitjen në lidhje me të dy së bashku, shkrimtarin dhe lexuesin dhe përfundimisht e ndihmon poetin nëpërmjet rritjes së individualitetit, i cili konturon diversitetin stilistikor, jo në rrugën tjetër rreth stilit që ka të bëjë me aftësinë artistike të krijuesit. Në pajtim me kredon e tij personale stili është shprehja e pastër, e qartë e personalitetit dhe shumëllojshmëria ose ndryshimi i vet konturon profilin e poetit, në poezi. Stili ka të bëjë me metaforat, alegorinë, antitezat, epitetet dhe megjithë pjesën tjetër. Liria është domosdoshmërisht e rëndësishme për krijuesin artist.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:59 pm

Diversiteti Stilistikor dhe individualiteti



Disa shembuj nga poezia bashkëkohore e mbarë botës.

Teresinka Pereira krijon poema të shkurtra me një mesazh të vështirë për t’u harruar. Tematikisht Teresinka Pereira, gjithashtu anëtare e I.W.A, trajton botime të tilla si: dashuria, interneti dhe mungesa e dashurisë, kundërshtim, përballim, qëndresë, mohim, mos pranim, padrejtësi, mungesa e lirisë, vdekja e radhës ose vargut, lufta në Kabul, mungea e paqes, jeta një fantazi, sepse jeta fluturon; të drejtat e grave dhe fëmijëve të Gazës, lule Borgol. Si njeri dhe poete Teresinka është syhapur se çfarë ndodh në krejt botën, borgol, muri në Det, pashkë, veςanërisht në cepat ose qoshet, ku aty ka pastabilitet, vuajtje, padrejtësi. Ajo është gjithashtu një njeri i rregullt, që ka udhëtuar shumë dhe ambasadore bote. Kushdo që i merr mesazhet e saj përmes poezisë, lëshon një zë drejt më pak shprehjes, drejt mendimeve që për mazhoritetin qëndrojnë të heshtura, të pathëna. Lejon vetëm që ato të shqiptohen me zë të lartë si p.sh. në poemën e saj “Hiroshima 26 gusht 2008”, Teresinka thërret: “Por Bota vëzhgon/ dhe bota nuk do ta lejojë një surprizë, ata ku gjithkund/, bomba atomike kurrë përsëri/ udhëheqës i botës kurrë përsëri/, Derisa bota në SHBA është britmë kundër gabimit/ zotërimit imperialist dhe lufta, lufta, lufta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 3:59 pm

E saj është poezia e protestës, e dënimit të atyre që e përdorin fuqinë në mënyrën e gabuar. Numri i poemave të Teresinkës u janë kushtuar personaliteteve të ndryshme, kryesisht që bashkohen në botën e Paqes dhe Poezisë: Nelson Mandela, “Homazhe ose nderime” , “Nderime ose homazhe për Pete Seeger, Anna poezia”Mirupafshim”, “Poezi për Jozo Boskovski”. Midis karakteristikave stilistikore të Teresinkës njëra nevojitet për t’u përmendur. Përmbledhja “Luftë”, “Dita e punës”, “1 Maji, 2008”, 9 poema, nuk bie në sy dhe “Paralajmërim”, “Dialogu midis teje dhe meje”, poema tjetër, me një përzierje poetike – prozë, shkallë në nivelin stilistikor “Krishtlindje” dhe “Poeti në vdekjen e vargut”, një gjuhë metaforike, e cila është romantike direkte, drejtperdrejt e pastër dhe e sinqertë përshkruese, por, në të njëjtën kohë ekonomike në fjalë drejt mitit. “Tel me gjemba dhe trëndafila” dhe përdorimi i termave jo mesatare. Në poemën “Hiroshimë, 6 gusht 2008” i referohet presidentit të papërgjegjshëm dhe te “Krishti i Rio De Zhaneiros”, Teresinka shkruan: “Krishti që unë shikoj është punë arti humane,/ ai është roje i kohës, / prezencë e një trupi të çimentuar, simbol i përkohëshëm i dashurisë, / duke prekur qiellin me krahët e tij të hapura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 4:00 pm

Poezia e Teresinkës është plot me pika ςuditëse dhe i saj është vargu ku: “Unë” është shumë më e fuqishme sesa shpata. “Nuk më duhet se unë i konsideroj kriminel dhe vrasës,/ unë mallkoj duart që janë duke marrë jetë (fëmijët e Gazës). Përballë gjithçaje Teresinka Pereira shkruan poezi në të cilën dëshiron të mbrojë diçka, të bëjë të ditur mesazhin. Stili dhe individualiteti, pena dhe njeriu, si një qenie sociale në rastin e kësaj poete nga Brazili- ShBA shkon dorë më dorë.

Nadja Cella Pop, soditëse dhe vetfilozofike. Kur, unë pyeta poeten rumune rreth temave që ajo shkruan në poezinë e saj, ajo m’u përgjigj se temat ose çështjet e poezisë së saj janë të parashikuara dhe të drejtpërdrejta nga konteplatiniteti (soditja) dhe struktura filozofike në kufijtë e asaj çka ajo personalisht ndien ndaj ngjarjeve dhe gjendjeve shpirtërore. Temat e saj janë pasuruar nga përvoja e njerëzve të tjerë dhe nga prapaskena kulturore e gjerë e saj. Në këtë mënyrë librat e saj përmbajnë poema erotike, poema patriotike. Poema me një sens, kuptim mistik, ku intesiteti i ndjenjave drejton edhe poemat e ekzistencës. Ajo ruan duke respektuar estetikat e fjalës. Nadia Cella Pop, gjithashtu, duke gjurmuar një bazë (ose themel) koherente (hap rrugën) duke menduar për gjithë tipat e lexuesve, duke i lejuar ata që të shijojnë origjinalitetin e lirizmit të saj. Duke lexuar poezinë e Nadia Cella Pop është plotësisht një përvojë e saj, është shembëlltyra (gjallëria ose karakteri) shumë e fuqishme dhe në të njëjtin kohë i bukur dhe lirik. Poezia e Nadia Cella Popit është një lojë në fjalë, në të cilën, kur lexon forcat, fuqitë e saj, lexuesi bërtet: “ Sa e bukur!” E saj është gjuha, e cila shkon drejtpërdrejt në zemër. E gjitha është e prezantuar në një aureolë të mistertë. Poetja është urë lidhëse drejt të tashmes, por fantazia e saj udhëton pas dhe përpara ose tutje në kohë, me qetësi të madhe si me më shumë qetësi që, kur ajo krijon karakterin shumë efektiv, ajo gjithashtu udhëton midis dy pikave ose këndvështrimeve në kohë të përkohëshme të ndryshme që shënojnë limitet e fantazisë së Popit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 4:03 pm

Në një ekstrem bota e rrënimit, pika ekstreme e korrupsionit dhe në ekstremin tjetër bota, ku drejtojnë fluturat, një botë e pafajshme e paprekur. I saj është zëri në një rrugë drejt të tashmes dhe në rrugë të tjera kapërcen limitet e kohës. Shtati i Popit nëpër kohë arrin përmasa, të cilat tejkalojnë gjithë botët që ne njohim. Në të shkruajturit e poezisë së saj Nadia Cella Pop bën një përdorim leksikor regjistrash të ndryshëm të tilla si: natyra, muzika, ngjyrat, emocionet dhe bibla; Kryqi i Krishtit është imazh përsëritës, (përtëritës). Duke lexuar poezinë e Nadia Cella Pop është gjithashtu një udhëtim nga fëmijëria drejt moshës së vjetër me të gjitha ato që janë eksperimentuar midis këtyre të dyjave. Nadia Cella Pop këndon rreth dashurisë, paqes dhe harmonisë përmes fjalës së saj. Në çajin e pasdrekës ajo thotë: Njërëzit e sjellshëm për t’i bashkuar, harmonia është fjala çelës dhe e gjithë kjo në të thjeshtën dhe në një gjuhë fluente. Harmonia është gjithashtu është gjeja e përbashkët e jetës dhe e muzikës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 EmptySat Aug 14, 2010 4:04 pm

Njeriu dashuron vonë ose transformon vetveten brenda një dashurie pandeistike, ku “unë bashkohet me botën e botës në përjetësi”. Poetja fton lexuesin të reflektojë në të madhin makrokozmos dhe në të voglin mikrokozmos të gjerave, në të mirë dhe në të keq, në të fortë dhe në të dobët, në pushtues dhe të cënueshëm (të dëmtueshëm). Pop shkruan rreth botës, ashtu pa kujtime dhe emocione dhe pa krijimin dhe natyrë e thëna dhe e pathëna. Natyra është parë si një libër i hapur dhe nga ku poetja mëson, reflekton dhe shpreh se çfarë njerëzit në përgjithësi nuk kanë kohë të thonë. Gjeste ose (veprime) ose gjera të vogla, si të kesh një filxhan kafe në mëngjes ose një lule e frymëzon Popin të shkruajë rreth eksperiencave universale; në këtë mënyrë këto jetohen nga një burrë dhe një grua jo vetëm në Rumani, por gjithkund. Në këtë mënyrë Popi menaxhon të ndryshojë gjestet brenda fjalës dhe fjalët brenda poezisë. Si…………….. poetja nuk bën të flasë, por na bën të shohim çfarë ne dëshirojmë të harrojmë rreth vetveteve tona. Pop gjithashtu na ndihmon ne të lëvizim (të zhvendosemi) gjithmonë më pranë drejt deshifrimit të totalit. Dhe kjo mundet të ndodhë vetëm nëpërmjet mendimit të pastër dhe shpirtit të virgjër. Dhe kjo na bën ne që të ndiejmë se poezia e saj është një ftesë për të mbetur gjithmonë fëmijë dhe për të vazhduar për të ndjerë nevojën për fabulë (përrallë) legjendë dhe aventurë. Pop gjithashtu shkruan rreth trupit dhe madhështisë së shpirtit. Gjithsesi pjesa e kësaj madhështie i përket gjithashtu poezisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA   PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 14Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 10 ... 14  Next
 Similar topics
-
» LNPSHA "PEGASI" ALBANIA DHE LNPSHA "PEGASI" KOSOVA
»  LNPSHA "PEGASI" ALBANIA Johann Wolfgang von Goethe
» LNPSHA “Pegasi” Albania
» INFORMIM I LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Konferenca e jashtëzakonshme e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: