Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 20 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:06 pm



Iku nga ne , por prapë pranë nesh

Kur iku nga ne na u duk se na u këput diçka në shpirt. U largua, por kurrë nuk na e mbylli derën dhe kur vajti në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër na nxiti: “ I bini fëmijët në shkollë se do t’i ndihmoj unë sa të jem këtu.”

Fjalën e mbante, e bënte realitet atë që thoshte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:06 pm

Kalëron me kalë të bardhë si dhëndër i bukur

nga Thoma Dilo



Atë ditë ishim vetëm ne të tre: Vasili, Kristaqi dhe unë. Po bisedonim duke pirë një gotë raki mani te lokali i Thoma Garos. Në atë çast Vasili nxjerr nga xhepi një letër të fotokopjuar dhe i thotë Kristaqit:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:07 pm

“ Merre se mund të të duhet, kur të fillosh “Intelekt 2001…”3. Është diçka interesante e shkruar shumë vjet para. Të kthen në retrospektivë. E kam shkruar,kur isha në Damës. Thelbi i saj është Kurbeti, kënga dhe Zagoria jonë… Unë dhe duke qenë në Damës mendjen e kisha tek karahina ime. Kisha nostalgji për të, ndaj shkoja shpesh atje dhe çmallesha me njerëzit e mi, me shtëpinë, me fshatin, thurja ëndrra, shkruaja shkrime. Më dukej se vetëm kështu mund t’ia shpërbleja krahinës sime. Mendoja se Zagoria duhej të zhvillohej, të përparonte. E meritonte ajo krahinë përparimin…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:07 pm

Ne e dëgjonim me vëmendje ligjiratën e Vasilit. Kristaqi i hodhi një sy të shpejtë shkrimit të Vasilit. Ai iu drejtua atij: “Ke kohë që ta lexosh… Ndoshta edhe e ke lexuar… E di që do të të shërbejë…” .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:07 pm

E kujtoj si sot këtë episod të vogël, por domethënës. Mandej vijuam të kthejmë nga një gotë të shoqëruar me meze dhe ngrinim shëndete. Unë ia dija karakterin dhe bëja gjithmonë shaka me të. Sa momente të bukura kemi kaluar me të! Momente që të emocionojnë. Shpesh, kur vinim për pushime verore (në plazh) dhe nuk ishim në një vend pushues, unë i telefonoja dhe improvizoja një drekë apo një darkë të këndshme me zakone dhe tradita zagorite. Ai buzëqeshte dhe bënte shumnë shaka, pasi ma lexonte tipin tim dhe të Edmondit. Ai konsultohej me ne dhe merrte në konsideratë mendimet tona. E shprehte haptas entuziazmin për përparimet tona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:07 pm

Ai ka mbetur në syrin tonë ashtu i qeshur, i bukur, i mirë, i bisedës, i lezetit; prioritar në inteligjencë dhe me të drejtë autori i këtij libri e ka quajtur “Jetari”. Ai në çdo çast është me ne, duke biseduar, duke bërë shakatë e tij të zakonshme, duke na propozuar në telefon për një veprimtari të bukur, për një shëtitje, për njëkonsultë, për të marrë një këngë e për të menduar për progresin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:08 pm

Ai kalëron me kalë të bardhë gjithmonë si dhëndër i bukur në rrugët përjetësisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:08 pm



Kurrë s’do të ndodhë më”

Duke dëgjuar një këngë



Vasil Bici

Arsimtar në Damës, Tepelenë

(botuar në revistën”Shqiptarja e re”)



Aty në Zagorinë mes maleve janë katër qafa e gryka: Qafa e Çajupit dhe e Dhëmbelit, Gryka e Selckës dhe e Këlcyrës. Ato i kanë shërbyer zagoritit si “porta” të kështjellës. Gjithmonë të mbyllura i ka gjetur ato armiku se gjithmonë me zjarr i kanë mbyllur bijtë e Zagories.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:08 pm

Lugina është si një djep i madh në të cilin nënat zagorite përkundnin djalërinë. Këta fshatra i ka bashkuar çdo gjë: edhe vuajtjet, edhe luftërat, edhe puna. Zagoritët i ka përkundur gjithë lugina me këngë dhe krisma. I rriste “luanë të maleve” dhe pastaj i niste për të ruajtur qafat e grykat. Lugina shtrëngonte ato brezaret e holla si brinjë, buzë përrenjve, por nuk nxirrnin gjë zallishtet. E atëhere kërcisnin brinjët nga barra e vuajtjeve. Duhej bukë krahas barutit…Atëhere malet hapnin “portat” dhe nxirrnin bijtë e tyre dy nga dy e tre nga tre ndaj të gdhirë dhe i nisnin për në dhe’ të huaj. I nisnin nëpër atë udhë të gjatë e pakrye, të errët e të dhimbshme, që mbetej e hapur për vite të tëra si një plagë e vjetër, e thellë, e pambyllur…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:08 pm

Nisej kurbetlliu asaj rruge me një trastë të dhirtë me dy rroba brenda e një kulaç bërë nga mielli i fundit i sënduqit, e mbrujtur nga lotët e “së resë”, me një pasiguri e brengë në zemër e me navllot e pakta të rrugës qepur në xhepin e brendshëm të xhaketës, që të mos dukeshin, sepse rrugës kishte shumë hajdutë. Zagoriti s’e ndau këngën nga buza dhe kur kishte dhimbje, këndonte edhe nëna, edhe nusja. Këngët ishin të shumta, ashtu si këngët e dasmës. (Vallë, ktheheshin t’u këndonin nëpër dasma?) “Shamizezat” i krijonin aty për aty te “kondismë e malit”, ku i përcillnin. Këndonin dhe qanin:

“Ç’ka bari që s’mbin në qafë?

Nga lotët që derdhin gratë…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:09 pm

Ai nisej dhe ata këndonin. Deri sipër në qafë linin dhe ”të renë”. E ajo i lutej, të kthehej se e ”priste”.

Bashkë të ngrëmë shtëpinë,

të shkojmë jetën e mirë “,

pa dhe pajën me lule s’e do.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:09 pm

Ajo ishte e re dhe nuk e gëzoi nusërinë me fustanet me lule. Trimi i saj nuk kishte me se t’ia binte. Ndaj po nisej sot për nëkurbetin e zi.

“Do t’ia bëj pajën me lule”

E ajo kishte frikë se këto “lule”, ndoshta, nuk do t’i zëvendësonin kurrë këtë shami të zezë që do të vinte sot, “ të dukej që qe pa burrë”.

“Se marrim udhën e gjatë,

zamet të kthehenë prapë…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:09 pm

Ndarje…,ndoshta edhe për jetë. Ai e këshillon të dashurën të mos qajë, se i “sëmuret”. Ajo shkulte njëtufë bari të njomë që gjithmonë i freskët

të mbetej kujtimi për të. Vallë, do të kthehej më? Kjo do ta priste, do ta priste sikur edhe një “jetë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:09 pm

Punonin dhe qanin gratë zagorite, “saqë nga rënkimi buçet era”, shkruante Çajupi. Thurnin ëndrra të bukura, u këndonin fëmijëve të vetëm dhe prisnin dhe prisnin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyThu Jan 14, 2010 10:10 pm

…Shkuan shumë vite. Zagoria ndjeu dorën e kujdesit dhe i rriti fëmijët pa rënkime. I nisi në shkolla e nëpër fusha. Dhe i rriti burra. Ata morën traktorin dhe makinën dhe e mbushën luginën me zhurmën e jetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyFri Jan 15, 2010 1:28 am

Kristaq
doja të dija më shum për qfar Zagorie bëhte fjal sespe gjat kërkimit për kët më del se gjindet edhe ne Greqi ky emer dhe në Gjyrokastër .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyFri Jan 15, 2010 11:12 pm

E keni dëgjuar atë këngën
“Kurrë më s’do të marrësh udhët e kurbeteve” në Festivalin Folklorik të
Gjirokastrës. Është zagoritja e re që e
këndon. I këndon plagës së rëndë e të shkuar. Dhe sa bukur! Bukuri
rrëngjethëse, fjalë e zë e dalë prej shpirtit, q ë më mirë se kujtdo mund t’i
dalë vetëm asaj. Në atë zë që zgjatet si
vuajtja e thellë e shkuar e që mbaron me gjithë optimizmin e jetës së re të
Zagories janë shprehur ndjenja të thella që të mallëngjejnë. Poeti popullor me
shumë pak viza ka skicuar Zagorinë e sotme me “shtyllat gjer në re”, me traktorin
që “punon arave”, e cila pret pas kaq vjetësh birin e saj të mërguar. Dëgjojeni! Të duket sikur jeton edhe vetë me çastin e
madh të takimit. “… Një ditë të bukur
maji,



qielli pa re,


Rrugës së Sheperit po vije


përmes arave…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyFri Jan 15, 2010 11:13 pm

Djali njeh babanë, gruaja pret
burrin e nëna këlthet që nga dheu:


“O biro,ku je?”


Ajo vdiq pa e parë birin. Gruaja zagorite e ka hequr me kohë atë
shaminë e zezë që embantë tërë jetën në kokë, ndaj “kurrë s’do të ndodhë më”,
që nëna të humbasë të birin e fëmija të mos njohë të atin.





Ai “qënkish plakur shumë, -
thotë kënga, përtej jetëve”. … Malli që
i rrodhi pika – pika gati ia ngriu zemrën”. Por sot që kthehet në atdheun e
tij, “prapë iu kthye djalëria”. Ai u kthye të gjejë në atdhe atë që ëndërronte e për të cilën
brodhi nëpër dhe’ të huaj e s’e gjeti dot gjëkundi: lirinë dhe lumturinë. Ndaj sot është i ri,
sepse:


“Kurrë më s’do të marrë


Udhët ekurbeteve…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyFri Jan 15, 2010 11:13 pm

Sakrifikonte për të plotësuar dëshirat e të tjerëve


nga Petrit Abedini


Vasili ishte dhëndër në
fshatin tonë, por çuditërisht ai u bë
djalë i fshatit tonë.



Kur u bë prefekt një nga
pikësynimete tij më të mëdha që e shfaqi
haptas dhe që do ta realizonte ishte rregullimi i rrugës Tepelenë - Damës, pasi
Damësin e konsideronte si fshatin e vet. Duke rregulluar rrugën ai mendonte dhe
kishte dëshirë të rikonstrukturonte shtëpinë e tij në Damës, me të cilën ishte
lidhur ngushtësisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyFri Jan 15, 2010 11:14 pm

Çdo prag viti të ri unë
organizoja ceremoninë apo përmbylljen e Vitit dhe hapja siparin e Vitit të Ri
dhe në këto ceremoni thirrja veçantas Vasilin dhe Lavdi Hasanin. Duhet thënë që
Vasili ishte lezeti apo zbukurimi i ceremonisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyFri Jan 15, 2010 11:15 pm

Ishte njeri me shpirt të madh. Sakrifikonte për të realizuar dëshirat e të tjerëve, në se
kjo dëshirë ishte e realizueshme,


Kur u ktheva nga Greqia më tha: ”Pse nuk e vazhdon
Universitetin? Mundësitë i ke. Në rast se dëshiron, dhe, unë them që duhet të
vazhdosh Universitetin ,do të kesh ndihmesën time. “
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyFri Jan 15, 2010 11:15 pm

Vetëm
kaq mjaftoi dhe unë vijova studimet në Fakultetin Matematikë – Fizikë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyFri Jan 15, 2010 11:16 pm




Njeriu i larmitetit të jetës kulturore dhe artistike





Bejo Gjonça, ndihmësmjek, Damës





Vasili iu përshtat
zakoneve të fshatit tonë, Damës. U bë përçues i përparimtares, duke ngritur
grupe të këngëve e të valleve si dhe përgatitjen jo vetëm të repertorëve të
Estradës, por edhe të grupeve
interpretues. Në këtë mënyrë ai lozte një rol të madh në inskenimin e
realitetit dhe fshikullimin e mentaliteteve të pranishme. Këto grupe
konkurronin bindshëm dhe zinin vende të kënaqshme, duke dhënë kontribut në
larmitetin e jetës kulturore dhe artistike. Ai shquhej për aftësinë e bisedimit
sipas moshave, ku servirte me shumë profesionalizëm çështje të tilla si ato të
etikës, mënyrës së sjelljes, kulturimit si dhe përcjelljen e traditave dhe
zakoneve të fshatit, duke ruajtur identitetin. Kjo veprimtari nuk përqëndrohej
vetëm në Damës, por edhe në fshatrat përreth.



Jeta e tij në Damës është një jetë plot kujtime të
paharrueshme. Ndaj humbja e tij e
parakohshme u qa në çdo vatër
damsiote. Atë punë të madhe që ai bëri do të transmetohet brez pas brezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyFri Jan 15, 2010 11:16 pm

Takimi
ynë i papritur






Vasili
vijonte studimet në Shkodër. Unë, aso kohe, ndiqja studimet pa shkëputje nga
puna në Shkodër, në Fakultetin Histori – Gjeografi. U takuam në vitin 1975, në
muajin mars, plot me mall, në një ditë të ekuinoksit panveror. Kishim rreth
gjashtë vjet që nuk e kishim parë njëri
- tjetrin, paçka se unë shkoja shpesh në
Shkodër.

U ulëm në sallën e
ngrënies së Hotel Turizmit “Rozafa” dhe filluam të shmalleshim me njëri –
tjetrin, duke drekuar. Pyetjet sa kalonin nga njëra kahje në kahjen tjetër. Pinim verë të kuqe, ngritëm
kushedi sa dolli. Kujtuam
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 EmptyFri Jan 15, 2010 11:17 pm

dhe Zagorinë tonë. Një kamariere e bukur brune na
shërbente dhe hera -herës hidhte syrin e saj të kaltër, duke na pyetur me
shkodrançen e bukur: “Keni nevojë për gjë sendi? Tapo po vij…”. Madje, na pyeti
të dyve se nga ishim. Të dy ishim beqarë.


Aso kohe unë s’kisha nevojë për veshje, pasi m’i
kishte sjellë gjyshi nga Amerika. Madje i thashë Vasilit: “Do të bëj dhuratë
një këmishë të bukur dhe një xhaketë stinore, të cilën s’e kam veshur
asnjëherë”. Ai qeshi.


“Kur ike ti nga Librazhdi në Burrel me Ansamblin e
Korpusit, unë ia kalova mirë. Eprorët më mbanin afër. Vajta dhe në fshat disa
herë më lejë…”. Fliste dhe çmalloheshim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 35Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 20 ... 35  Next
 Similar topics
-
» Në fron “Jetari” : Ali Podrimja... Nga Kristaq F. Shabani
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: