| ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:44 pm | |
| mirë se bota ishte e gjitha një mister i gjallë dhe enigma hidhte vals në hemisferat e saj të ngrohta, të akullta, me diegie marrarendëse dhe me harbim dinamik. Ai mundohej të kapte gjasi, të jepte fare pak në dinamizmin e kësaj jete, të shfaqte, në mos interpretim fals, një interpretim tipik që të vuloste me një vulë pak shkronjash, por me një mendim se diçka bëra dhe unë për këtë botë gumzhitëse | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:44 pm | |
| nga kompozicioni i madh mendor, nga pikëpjekje Tokë - Qiell, nga zbutje dhe dinamizëm Universesh. U ngjit në skenë dhe interpretoi role të ndryshëm, sidomos në hapësirën e dramës, preku edhe rolet groteske, mori dhe duartrokitje të atyre që e ndienin, që e adhuronin për atë "klas " që kishte, për atë thembër psikologjike që përcillte, për të ndihmësuar në zhdukjen e mjegullës me profilizime shtëllungore, me trajta gjarpërushësh, me lehje qenushësh, me | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:44 pm | |
| demonstrata arinjsh, me përkëdhelje dhelpre, me qëndrim kokëvarur lakuriqësh nate, me përshkënditje, në fillesë shtirëse ndriçimi dhe mandej në shterrje. Ai ishte spektator në kush e di sa eklipse dielli, në disa ngrënie hënash, në sa hënaplotëshe, pesëmbëdhjetshe, në sa rënie meteorësh, por edhe në sa zhurmime të arit të zi, në sa restaurime mekanike axhustoriale, në sa biseda miqësore, por edhe dinake, në sa dasmime, ku kryefjalë e tyre ishte gazmimi, dhe shkëlqente | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:45 pm | |
| nuri me një një buzëqeshje, e cila në pamje dukej se shkëlqente me gjithë buzën, por ishte një gjysmë buzëqeshje, një gjysmë gazmimi, ishte një gjysmë tokë... Sa age të murrmë, të bardhë, të verdhë ndjeu mbi shpatullat ky njeri; në sa mëri ai kërkoi të gjejë çelës zgjidhjeje, por gjithmonë jo vetë, por edhe gjithçka e tij nuk u thirr në zyrat e "Qiellit" dhe të përfaqësuesve të tij", nuk trazoi asgjë dhe nuk u | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:45 pm | |
| përfshi me vulllkanet që nxirrnin llavë... Mendoni, o njerëz të mirë dhe më vjen keq s'di a ka të liq, pasi ligësia nuk është veti njerëzore. Ajo prodhohet në kallpe jete hileqare dhe intriga me fytyrë në pamje "dudushe" sjell pasoja: rrëzime fronesh jetësorë të pastër, ku shquhet trëndafili i bardhë dhe trëndafili i kuq, i cili, pas humbjes së tij vegjetacionale, i shkon t'i bëjë nderimet... Pse ai u ndodh në skenë? Pse ai debutoi dhe lojti role? Pse? Kjo pyetje me nëntë përgjigje të bukura hap flatra dhe shndërrohet në një lajmëtar dinamik... | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:45 pm | |
| A e dini se në kraharorin e tij i rreshti fryma dhe dy njerëzve më të afërt shpirtërorë që kishin krijuar këtë njeri: Babai dhe Nëna e tij?. Jo më kot thuhet Mëmëdheu dhe "Babëdheu". "Ty të kemi nënë e babë,"- thuhet në himnin e të gjithëve. Thuhet dhe fjalët lapidar zbukurojnë jetën e një Kombi. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:45 pm | |
| Pikërisht atje, u reshti fryma… Kraharori i tij ndjeu të fundmen frymëmarrje të tyre... Kishte të drejtë të ndiente lirimin dhe largimin nga bota reale për të hapësuar në Parajsë... | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:46 pm | |
| Tashmë ecja dhe lëvizja do të shëndrohej simbiozë dhe mendimi do të kishte petale më të luluara dhe gjethja s'do ta humbiste kurrë gjelbërimin. Përcillte kraharori zemrën e madhe dhe prehja e ëmbël në një territor shpirti...S'ka më bukur se një nderim i tillë! | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:46 pm | |
| Ishte viti 1977. Kalon në reprospektivë: "Mos bir! Mos u largo nga Rusinja… Këtu është balta e baltave, këtu është hedhur fara nga të parët; këtu ka kuptim të vërtetë jeta... Ti ke kthyer sytë nga Margëlliçi, por Rusinja është e para,… Dëgjomë mirë: Rusinja e para...". Dhe sytë ia ngulte dajos Izet (Fejzaj) duke i thënë me urtësi: "Foli nipit se do të iki në Margëlliç,..." Nuk dua t'u ngjajë zogjve të vegjël,që u prishin folenë dhe shpërndahen, si mjeranë në degët e pemëve dhe s'ka kush t'i ndihmojë zogjtë e vegjël, të ringrënë mbi supet e njomë jetën."
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:46 pm | |
| Ai tashmë ngjasonte me një zog të vogël, që do ta prishë vetë folenë e tij... Ishte zog i vogël. Në Rusinjë ishte foleja më e ëmbël që stisin me mjeshtëri dallëndyshet dhe sfidojnë vetë këngën,… Në kraharorin e tij është një "epitaf":"Këtu pushojnë për t'u ringjallur Neimi: 20 prill 1977...dhe...(vend bosh)…
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:47 pm | |
| Pas 12 ditësh duke vështruar nga gjithë të tijtë ,…. Rubija i qëndronte mbi kokë dhe të gjithë nipërit dhe mbesat. Ah, sa vuajtëm, baba, sa vuajtëm! Në tokë e vinim trupin, nën një rrogoz shihnim ëndrra dhe thurnim ëndrrat, ndërsa ti ishe në të tatëpjetën e fundit...Me sy kthyer shihje nga ne. Kujtimi vërehet teksa kujton dhimbjen e madhe…
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:47 pm | |
| * * * Dhe ai kalon në peripeci banimi Patos, Margëlliç. Tashmë i ka mbetur vetëm nëna Xhemile...
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:48 pm | |
| Ajo e ndjeu deri në deje dhimbjen për të shoqin, por ai i bëhej në ëndrra duke i thënë se, tashmë duhet të shtonte përkujdesjen, se tashmë ajo përgjigjej për të dy, se ajo tashmë le të derdhte ëmbëlsinë e gjyshes dhe të gjyshit, të kujdesej për mëngjeset e brezit. Brezi që të rritet kërkon përkujdesje dhe këshilla për të vijuar rritjen e Pemës Gjigande të fisit... Ajo e dinte se ku e kishte pikën e dobët Neimi. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:48 pm | |
| Ia ndiente dhe tani që s'ishte më. Ai e donte Pemën e familjes jo me një degë, e cila kishte vazhduar dy breza. Ai donte që degët e reja, gjithsej nëntë të fuqizoheshin dhe të shpërthenin hareshën dhe pastaj këto degëza të kryenin detyrën e tyre, të shumoheshin për të krijuar një Pemë me kurorë të madhe, të madhe, ku të shpërthenin lidhje të reja. Mbi këtë kurrorë të prehej Dielli, Hëna, Yjet... | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:48 pm | |
| * * * Nëna, tashmë i qëndronte afër të birit, e shikonte në dritën e syrit dhe Rubijen , të cilët e kishte dhe nuse, por edhe vajzë, pasi ajo s'pati kurrë një të tillë, kështu e | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:48 pm | |
| kishte thënë fati. Ndiente në shpirt atë mëmësinë e rritur edhe për këtë nuse, e cila përkujdesej me zell të madh për të gjithë edhe për atë Xhemilen. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:49 pm | |
| Nënë Xhemilja u gëzohej nipërve dhe mbesave të shumtë dhe ndiente në shpirtin e saj atë përmasën e madhe të gazit, që ndien një nënë për djalin dhe një gjyshe për nipërit e shumtë që mbushnin shtëpinë,... | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:49 pm | |
| Eh, nënë Xhemile, vuajtjet s'i tregove në sy; në çdo kohë shpirti yt prodhonte ndjenja nëne; në çdo kohë në shpirtin tënd këndonin 100 bilbilë;në çdo kohë frynte era e përkujdesjes, e dashurisë që reflektojnë ndritshëm gjyshet... Çdo nip e mbesë e shikoje me syrin e ndritur, si pjellë e dashur e pjellës dhe mbi ty u përqëndrua e madhe dashuria dhe mbi ty u shpërblye përkujdesja... Ti vije nga | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:49 pm | |
| një panjohësi, nga një lidhje befasuese... Sillje ndërmend rritjen tënde, përkujdesjet e Neimit dhe ato i mbushje me gëzimin tënd. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:49 pm | |
| Ç'më gurgullon, moj çezmë e vendlindjes! Mbete gjithmonë kokëkthyer nga Margëlliçi, paçka se rrije në Patos, pranë të birit… Hidhje lot dhe lule mbi vendin e prehjes së Neimit... Dhe kalove çaste të madhërishme gëzimi në lindje mbese dhe nipi.. Gëzoheshe sa dy njerëz së toku, tek rriteshin degëza të reja të Pemës së Fisit... E mençura dhe e papërtuara, Xhemile, një ditë dhe ti do ta lije | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:50 pm | |
| këtë botë, një ditë dhe ti do të ikje me sykthyer nga njerëzit e afërt, për t'i shkuar pranë atij, Neimit, për të të mbajtur në duar e për të të përkëdhelur si dikur, e për të të treguar tashmë në parajsë, jo më përralla fëminie, por të vërteta të magjishme. Ëndrra ishte realizuar dhe ikja me symbyllur e qetësuar... Si ikën njeriu, kë vend zgjedh, për të mbylljen njëherë e përgjithmonë të syve e lodhur në vështrime vuajtjesh, por edhe syt krenarë në gëzime bisqesh që rriten e rriten | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:50 pm | |
| * * * Ishte i pezmatuar dhe i dridhej zemra, pasi vetëm afër një dekadë pas të atit, po ikte dhe njeriu tjetër i tij i dashur, nënë Xhemilja. S'e mbante vendi bashkë me Rubijen e tij. Solli ndërmend një histori të gjatë, por shkurtimisht: Lindjen, babain, mamanë e tij, Rubijen, lindjet, pushimin në kraharor të tij të zemrës njerëzore të babait dhe ja tani në gjioksin e tij kishte mbështetur kokën ajo, nëna e tij, Xhemilja...
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:50 pm | |
| Ç' janë këto ikjet e mëdha, të njëjta, kërkojnë që të shpirtëzohen atje në shpirt të birit… Mos ishte ndonjë kopjim ikjeje? Mos ishte një amanet i dhënë, që fryma e fundit të mbaronte atje te kraharori i njeriut më të çmuar? Mos ndoshta përfundonte këtu jeta e një qenieje madhore dhe të rifillonte një shpirt trenjerëzor të ecte... Ndjeu vështrimin e fundit, jo të trishtë, por të gëzuar; ndjeu | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:50 pm | |
| frymëmarrjen e fundit jetësore dhe një përmbledhje të fundit të fuqive. Vështrimi i thoshte se e linte këtë botë e gëzuar për të birin dhe bijtë e bijat e tij. Ia mbështeti kokën tek gjoksi i tij. Shpërtheu në një lotësi dhe ndjeshmëri burri. Rubija e pa në këtë çast tronditës dhe dhimbës. E përqafoi. Ata të dy tashmë do të vijonin rrugën e tyre drejt një të ardhme të re, por pa njerëzit më të dashur të atij brezi përpjekës | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:52 pm | |
| Një përcjellje dinjitoze, një nderim me lot, ligjërime jo vetëm nga të afërmit, por edhe nga gjithë të tjerët, të cilët pikonin lot për humbjen e mjekes popullore, Xhemile Hazizit, që gatishmëria e saj për të ndihmuar ishte e pallogaritshme dhe e papërtuar... Iu kujtua në atë moment edhe nënë Sala, ajo grua me dëgjim të rëndë dhe me vështrim të paktë, por që ishte mësuesja e Xhemiles, nënës së tij... | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." | |
| |
|
| |
| ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." | |
|