|
| ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:24 pm | |
| KRISTAQ F. SHABANI
TRENJERËZORI
DHE NËNTA...
roman
EZMERKA ME TOPUZ
poemë lirike
SELI NË QIEJ
poemë
DY PRONORËT
poemth
tretip
SHTËPIA BOTUES"MARIN BARLETI", TIRANË 2008 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:25 pm | |
| * * *
Tre lot rrëshqasin
në faqen e tejkaluar nga rinimi,
Tre lot tregojnë
vetminë e papranuar,
tre lot rrëzohen,
si tre lot shpirti.
Nisem për te "Tre lotët"
për t'u ndërprerë rrëshqitjen…
S'mund, jo s'mund t'i bind,
t'u ndaloj hovin…
Janë nisur kokëfortë
nga burimi i shpirtit
dhe mua ma njomin…
Aman, o dashuri e shpirtë,
nuk të duroj të qarët dot;
më vështro me të dy sytë e njohur,
të mos lotoj. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:25 pm | |
| Prologim
***
Në podiumin e hënës aktron i lënduar dhe sjell ndërmend të kaluarën e largët. Një e kaluar ngjallëse shprese tek një e ardhme e dëshiruar, e cila ka shkrepëtitur në qiellin e zënë në faj ylllësitë e ndriçuara, që herë shfaqen me konture reale e herë shfaniten, si në një ëndërr rikthyese me tregues të fuqishëm. Në drejtimin qiellor rritet me përmasa embëlsore një pemë fisnore e çuditshme. Ai kundron këtë vepër të tij dhe përulet me respekt ndaj jetimëve të Botës, të cilët gjithmonë shumohen, por edhe zvogëlohen me dashuritë dhe lindjet e reja... Këputen degë, të cilat mbarojnë ciklin dhe sythat shpërthyes lëshojnë piskamën e ardhjes, të freskimit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:25 pm | |
| Çuditërisht e ndien veten në podium hëne, por është kthyer aty në “Yrti” të Rusinjës dhe shpalos kujtimet si skenat e akteve të një shfaqje spektakolare, ku në brendësi kanë të gjitha profilet e ndjenjave të kahjeve të shumta jetësore.
Eh, Yrti, o kopsht që do të dëshironte dhe Pomona të të kishte pronë dhe për ty do të fanitej eh, nga sa larg, por në pushtetin tënd kopshtëror do ta ndiente veten fatlume në bisedat dhe tregimet e mollëve..., të frutave gjithfarësh, ullishtës dhe do ta mahniste ngjyra e gjethes dhe pesha e frutit!... Pomona do t'i bënte shoqëri tipikut të Hazizajve dhe Rusinja do të rrëfente se këtu, në “Yrti” kishte qenë princesha Pomonë e ardhur nga Roma e Vjetër a s'e di nga ku...Mund ta shoqëronte edhe Ceresi e famshme. Do të befasonte prezenca e saj e do të mbahej në kujtesë si Bajroni e ripërsëritja e këtij fakti interesant do të zbukuronte edhe historinë e Rusinjës.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:26 pm | |
| KAPITULLI I PARË
Jetimi dhe magjia e qumështit
Rast epokal dhe ndoshta ka ndodhur vetëm këtu...
1.
S'ishte veç motak Neimi, kur papritur Karafil Hazizaj, babai i tij, perëndoi si një diell që, s'kishte për të rrugëtuar më në rrugën e gjatë jetësore të gjallesës dhe të hapjes së Syrit: Lindje - Perëndim. Lotët filluan të rridhnin nga sytë e kafejtë, të blujtë, të zinj, të hirtë, gjarpërushë e gjelbërues. Kishin të njëjtën rrjedhje, veçse prodhoheshin në shpirtra të ndryshëm, por që kishin të përbashkët ndjesinë. Ndryshonin nga njëri - tjetri, sipas individualitetit të tyre. Megjithatë, atë ditë, të gjithë shpirtrat ishin bërë të dhimbshëm dhe derdhnin lot me ligjërim për njeriun me emër të bukur luleje "Karafil". Motaku, asqë mund ta kuptonte, se po mbetej jetim. Do t'i mungonte babai i tij, që për të, në vitet që do të vinin, do t'i tregonin ikjen. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:27 pm | |
| Çuditërisht kjo familje kishte vendosur "pa dashje", gjer atëherë, Rregullin e NJËSHIT": "Kur mbijetonte "Njëshi", s'duhet të jetonte Dyshi!... Kur vinte në jetë Dyshi, Njëshi “asfiksohej” përfundimisht dhe i hidhnin lule dhe lot.... Ishte një duet i dhimbshëm ardhja e të birit dhe largimi i babait. Një djalë i mbetur pa baba! Por krahas kësaj dhimbje të pamatë, vetëm, pas disa kohësh, ndodhi dhe ajo që mund të pritej. Mbeti edhe pa nënë, pasi, pavarësisht nga kërkesat e njëpasnjëshme të fisit të Karafilit, njerëzit e familjes së nënës e morën dhe nënën e tij. Një dramë e madhe: Neimi jetim në të dy kahjet e lidhjes, pavarësisht se nëna, e cila u martua në Luar të Roskovecit, e kërkoi djalin ta merrte me vete, atje ku do shkonte, ta rriste vetë, por familja Hazizaj, nuk ia dha. Donte që familja e Karafilit të vijonte rrjedhën e saj të jetimit e, në këtë rast komod, kur fëmija ishte djalë. Motaku kishte nevojë për përkujdesje, për përkëdhelitë e nënës, për buzëqeshjen e babait. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:28 pm | |
| Ndaj e dhembëshura, halla e tij, me një emër të përbotshëm, thellësisht të njohur e të ngulitur në kujtesën njerëzore, Hava (Eva), fitoi "mirëbesimin" për ta rritur djalin. Por ai kërkonte të pinte qumësht gjiri, kërkonte të rritej si çdo vocërrak. Halla e mbante në gjoks dhe e "gënjente" djalin me gjirin e saj që "prodhonte" qumësht. Ai me reflekset e kondicionuara lëshohej mbi gjoksin e hallës, e cila ishte e detyruar të improvizonte rolin mëmësor. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:28 pm | |
| Por ndodhi një nga çuditë e pabesuara dhe të befasueshme në ekstrem të besimit, ndoshta dhe rast i veçantë dhe në Botë. Një ditë, çuditërisht, halla mesogrua, e divorcuar para do kohësh dhe nëna e dy vajzave të bukura, Zenepes dhe… , diç ndjeu… Në kapilarët e gjinjve të saj, diç rrodhi... Mos ndoshta ishte një "refleks", që imitonte pikimin e qumështi të gjirit?! Mos ndoshta në këto çaste të lodhshme të nipit, Perëndia vendosi të bëjë të pamundurën dhe të sillte qumështin për motakun e vogël?!... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:29 pm | |
| Ndoshta i erdhi keq për motakun jetim. Pa bulçitë e Neimit dhe qetësinë e tij të fituar; ndieu se magjia kishte bërë punën e saj. Nga gjoksi kishte shpërthyer me magjizëm dhe perëndishëm qumështi i gjirit. Ai qumësht ushqyes, vitaminoz i jetës, i cili, në përmbajtjen e tij, ka sy, që vështrojnë ëmbël, ka fjalë përkëdhelëse nëne, ka ëmbëlsinë më të madhe dhe më të bukur të botës, ka impulsimin për të kultivuar cilësitë dhe virtytet më të mëdha të jetës... Ky qumësht ka gjithçka i duhet jetës!... Qumështi i gjirit jep këshilla të mëdha...Në atë çast triumfator dëgjoi një zë të ëmbël, një zë që buronte nga një gurmaz i pakapshëm. Në fillim, mendoi se mos ndoshta, dikush inskenonte, dikush bënte shaka me këtë sipërmarrje "nëne", ku s'kishte pikën e qumështit dhe kur qesendia rendte në një vend të djerrë... E dëgjoi përsëri zërin tek i thoshte: "Këtë e bëra nga që ti ndërmore një hap të madh dhe se POROSITË E TË LARTIT janë të tilla". U zbraps pak dhe çudia arriti pikën kulmore: "Po, po, qumësht i vërtetë...!" Nuk mund ta mposhte ndjesinë e nënës, nuk mund ta mposhte forcën e madhe të arsyes, nuk mund të mos çuditej me mrekullinë, që po i ndodhte dhe po i fanitej me një vërtetësi të dallueshme dhe jo fantazore para syve...
Shpërtheu në atë çast me zë thirrës: "I miri i nënës, bukuroshi i nënës!... Perëndia na ndihmoi!"- dhe pastaj filloi e ekzaltuar në kulm këngën ninullë... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:29 pm | |
| Pi, o vogli i nënës pi,
qumështin e gjirit tim,
Qielli u hap dhe dielli ndrin,...
Bilbilat po nisin këngën,
Dallëndyshet nisin
fluturimin me cicërrima,...
Nina - nana, nina - nana,
o Neim, i vogli i zemrës...
Në atë çast, dikush e dëgjoi këngën | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:29 pm | |
| ninullë dhe e quajti hallën se kishte "luajtur" pak nga pozicioni i saj i matur... Ç'të ishte ky shpërthimi i saj?!
Si dhe çfarë kishte ndodhur?
Hynë në dhomë dhe dëgjuan paksa ninullën... Halla vazhdonte të këndonte në një gazmim pranveror, kur sythet shpërthejnë gjethezat dhe lulet fillesën ëmbëlsore në rrugëtimin vegjetacional...
Pi, o i vogli i nënës, pi,
qumështin e gjirit tim...
Nina - nana, o i ëmbli i nënës,…
Qielli s'ka më vranësira,
shi më s'do të bier,
nga qielli i kaltër dhe i ndritshëm
qumësht ushqyes po pikon... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:30 pm | |
| 2.
"U çmend halla!- thirri mbesa e saj, duke folur me zë të lartë e shpotitës. - U çmend halla, - rithirri përsëri dhe u tha të tjerëve: "Ejani, halla a a a ...., diçka pësoi!"
Të gjithë u grumbulluan si një grusht kureshtar njerëzish, kundrues në një spektal marrëzie.
Halla, sakaq, u çua në këmbë me Neimin në dorë.
”Unë, s'kam pse të çmendem!..." - dhe shkëputi djalin e vogël nga gjiri. - S'besoni në këtë gjë të Perëndisë? S'besoni që tani vogëlushi do të ketë qumësht nëne?...".
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:30 pm | |
| Dhe pastaj me një dorë shtrydhi gjoksin... Nga gjiri i saj pikoi qumësht... Të gjithë u befasuan nga kjo ndodhi e pazakontë. Po, po, nga gjiri i saj pikonte qumësht!
Nga gjoksi i hallës po derdhej qumësht, apo mjalt rritës fëmijësh?!...
Mosbesimi i fillimit u trondit dhe shkallët po ngjiste besimi. Ishte për të mos besuar dhe për të vërejtur me habitëri këtë gjest antinatyror dhe antibiologjik. Dhe në të tilla raste njerëzit fërkojnë sytë, pasi shohin gjëra të fantazuara, cirkuike apo sikur s'gjejnë dot çelësin, që sjell këtë numër cirkuik... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:30 pm | |
| "Si ka mundësi që halla të ketë qumësht?!”- pyeti përsëri mbesa, por këtë herë pyetja e saj u var diku në një vend besues, siç mund të varet një "send i kotë" në një varëse të zakontë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:31 pm | |
| Qeshjes së vonuar t'i kthehej ritmi
Neimi
Dhe vitet kalonin me dramacitetin e tyre të rënduar aty në Rusinjë, që çuditërisht kishte një ngjasim në rrënjë fjale me Rusinë e Carëve të Mëdhenj dhe të Pushtetshëm, por Rusinja ishte një fshat meit, i zverdhur, që gdhinte dhe errte ditët dhe netët e gjata të përkufizuara “varfër”, duke e pickuar e helmatisur gjarpëri... A mund të mbahej fryma gjallë?! As me racionin e domosdoshëm të misërnikes për të mbajtur shpirtin në gjallesë, i varfër, i një vendi të varfër me pak diell dhe me gjysmë hënë, lënë në harresë të relievit, ndarë nga zhvillimi, krasitur nga etja e Fuqive të Mëdha që prisnin thikshëm gjelbërimin,… Jetimi | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:31 pm | |
| doli në rrugën e jetës akoma i parritur , jo si Luli e i vocërr i tempullit migjenian, por ndjeu rritjen para kohe dhe shpatullat njomshtake vuri në provë... Stacioni i parë ishte Vlora për pak fitim, për një jetë ku të kishte cicërrima, fluturim fluturash, krahë të fortë fluturimi dallëndyshesh; qeshjes së vonuar t'i kthehej ritmi… Ndieu rritjen tronditëse dhe përgjegjësia hodhi shtat. Rropatej djali i ri për pak ...për pak dritë në sytë e tij të tejfutur në ëndërrim të krasitur, jo për t'u rigjeneruar, por për të mbetur cung; për pak dritë kasollen e tij ndriçuar kandilqiriri,... Pak ditë e nxori nga verbimi: e ndihmoi xhaxhai, kushëriri i parë i Karafilit... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:32 pm | |
| Dhe një ditë s'mënoi, u kthye përsëri në fshatin e lindjes, më i rritur, por pa gjetur dritë shpirti i tij jetim... me kryefjalë të gjallë dhe lëvizëse: vuajtjen dhe dhimbjen, pa njohur dot përmasat e respektueshme të fjalës "Njeri" . S'ishte e thënë ta linte për shumë kohë Rusinjën, s'ishte thënë të shkëputej nga vlaga e tokës, nga blerimi i pemëve, nga sytë e njohur...
Uji gurgullonte në çezmën e Rusinjës... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:32 pm | |
| Sa për fillesë
Austriakët kishin zgjeruar planin e veprimeve të tyre operacionale dhe si çdo okupator që shfrytëzon çdo burim të vendit. Një nga pikësynimet e tyre ishte që plaçkitja realizohej ndaj gjësë së gjallë, të cilën fshatari me zi e vinte dhe ishte burimi i vetëm material ushqyes, me të cilin mbante shpirtin gjallë. Një gjysmëskuadër austro-hungareze kreu një "veprim plaçkitës në Rusinjë". Neimi, tashmë ishte rritur, bërë burrë dhe i kthyer nga Vlora me një përvojë edhe njohje më të madhe të jetës për moshën e tij. Ai rritej çdo ditë një vit në mendime, pasi hallet dhe vuajtja i kishin rënë herët në shpinë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:32 pm | |
| Dëgjoi një zë të njohuri që i fliste: "Neim, Neim... Dil shpejt...". Ishte bashkëfshatari i tij, i cili nga vrapi që kishte marrë dukej se diç kishte ndodhur. Vetëm një gjë konstatoi: Ai mezi merrte frymë...
"Pse je kështu? Nga po vjen?"- e pyeti Sabriun.
"Austriakët..."
"Çfarë, austriakët?"- ripyeti i shqetësuar.
"Kanë marrë gjithë bagëtitë e fshatit..."
Në shpirtin e Neimit u ndez protesta. Dhe, siç ishte, mori sëpatën dhe i tha Sabriut: "Erdha...Më prit".
Të dy djemtë u drejtuan për në pyll. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:33 pm | |
| Akti dhe prangosja
Ishte koha e luftës së tmerrëshme. Vendi ishte i copëtuar. Të gjithë i vërsuleshin atdheut që të përfitonin sa më shumë pjesë të tij. Gjithmonë halë në sy e kanë patur fuqitë e mëdha vendin e shqiponjave; gjithmonë pjesë të shkëputura, që jepeshin si dhurata në Konferenca Ambasadorësh, traktate të fshehta. Ishte vendi | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:33 pm | |
| që ngrinte gjithmonë krye dhe shquhej për trimëri të pazakontë në krahasim me vendet e tjera. Ndaj gjithmonë mbi të binte i egërsuar, shpotitës, i rreptë, i ligët, akti prerës, në vendime të përpiluara gjakshëm. Odiseja e copëtimit vazhdonte dhe "padronët e rinj" kërkonin ende dhurata, mohonin gjuhë, komb e gjithçka. Pavarësisht nga akti i shpalljes së pavarësisë, kombi më i vjetër pritej me vilarë të verdhë. Trupat e huaja livadhisnin në kurriz të popullatës dhe plaçkitnin gjithçka ndeshnin përpara. Grabitja kishte arritur në kulmin apo pikune vet. Neimi ishte kthyer nga migrimi i brendshëm, nga Vlora, ku kishte shkuar për të siguruar jetën dhe mundohej të ndërtonte jetën e vet në fshat, por gjithmonë mbetej i varfër. Trupat austriake ishin dislokuar në Fier, duke pasur atje komandën drejtuese dhe një pjesë e forcave kryenin veprimtari në rajonin e Kumanit të Roskovecit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:33 pm | |
| Një rast episodik, por që kushtoi rëndë. Një mbrojtje e gjësë së gjallë dhe një pasojë e madhe që solli torturim dhe prangosje.
3 ushtarë austriakë grabitën gjithë gjënë e gjallë të fshatit Rusinjë. Lajmi tronditës u përhap me shpejtësi të rrufeshme dhe pikëllues. Në këtë rast edhe kundërveprimi duhet të ishte i shpejtë dhe befasues. Njeriu, i cili duhet të ndërhynte në këtë situate, siç u shpreh më lart, ishte Neim Hazizi. Dhe ai e dëgjoi gjëmën që po ndodhte nga Sabriu. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:34 pm | |
| E si të mos reagosh në këtë vjedhje plaçkitëse në mes të ditës?! Karvani i gjësë së gjallë ishte vënë përpara nga austriakët për të çuar gjënë e gjallë në mosekzistencë, thertore. U mendua në çast: “Si të kundërvepronte?" Kjo pyetje e madhe e rëndonte. Ai kishte si "armë mbrojtëse dhe sulmuese" një sëpatë të vetme. Pa edhe nëjherë nga Sabri Hodua dhe ndeshi në të vështrimin e madh të reagimit të menjëherëshëm… Në atë çast zëmërata e të dy djemve arriti kulmin e saj dhe po përshkallëzohej në shpirtrat e tyre, që s'mund të rrinin në heshtje dhe të soditnin atë çka po ndodhte. "Si këta grabitqarë kërkonin të merrnin gjënë më të shtrenjtë, pronën e gjallë të fshatit, pasurinë e vetme që i mbante gjallë?!" Të dy të revoltuar, filluan të reagonin ndaj ushtarëve austriakë, duke folur në gjuhën e mëmës, sikur ata, grabitësit, ta kuptonin këtë gjuhë: "Ku po i çoni bagëtitë, more hajdutë?” (Ata e dinin fare mirë se bagëtitë çoheshin në gijotinë për të siguruar mishin për ushqimin e reparteve autriake). Asnjë reagim nuk patën thirrjet e tyre, paçka se egërsia fytyrore ka domethënie dhe shpreh atë, që kërkon të thotë fjala në të tilla raste. Nuk pritën të dy djemtë. I dolën para kopesë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:34 pm | |
| për ta kthyer, por u ndeshën me rezistencën kundërvepruuese të ushtarëve austriakë, të cilët e kishin shndërruar trajtën e pronës, e kishin kthyer në të tyre, paçka se ishte një plaçkitje. Ndërkohë u ndezën gjakrat dhe filloi përleshja. Neimi, me shkathtësinë, që e karakterizonte, me shpejtësi ndërmori një akt vërsulës shpëtimi. Qëlloi njërin prej austriakëve me sëpatë në kokë, duke e lënë në vend të plagosur rëndë. Ushtarët e tjerë u hutuan nga kjo e papritur dhe filluan të përkujdeseshin për shokun e plagosur rëndë, për t’i shpëtuar jetën, ndërsa dy djemtë fluturimthi kthyen kopenë për në Rusinjë, duke përfituar nga largimi i vëmendjes së austriakëve. Ishte një akt i domosdoshëm dhe efektiv.... Ushtarët austriakë e morën në krahë shokun e tyre, i cili, sipas informatave, më vonë ndërroi jetë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:35 pm | |
| Kur mori vesh këtë akt Komanda eprore e austriakëve, dha urdhër që të kapeshin të dy rinjtë, që kishin shkaktuar vdekjen e ushtarit të tyre...
Fshatarët e Rusinjës lëshuan nga kraharorët e tyre fjalët më uruese për të dy djemtë e fshatit, të cilët u kishin shpëtuar, me aktin e tyre, gjënë e gjallë nga duart e austriakëve. Fjalët urimore dhe heroizmi i të dyve ishte kryefjala e ditës.
Gjithë fshati ishte i entuziazmuar dhe lavdëronte kundërveprimin e dy djemve, por në veçanti trimërinë e Neim Hazizit. “U lumtë djemve. Ditën ta mbrojnë pasurinë e fshatit!…”.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." | |
| |
| | | | ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |