| ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:35 pm | |
| Flitej kudo për ta. Por plaku Liko, që ishte parashikues i ndodhive dhe çuditërisht e dhe i parashikimit kohor shpejtoi të thoshte: “Dëgjoni… Ata do të vërsulen ndaj nesh dhe do të na rrëmbejnë përsëri gjënë e gjallë!… E shoh këtu, ja këtu tek ajo shenja e nxirë në formë gjarpëri… Janë tërësisht të tërbuar… Tërbimi i tyre është i madh… Ja, kjo më tregon vdekje…., - dhe hidhte vështrimin tej te një re e zezë, e cila po i vërsulej fshatit nga drejtimi ku ishte komanda e pushtuesve… - Por mund të ndodhë edhe diçka tjetër… Ma jep shenja. Ai, djali i Hazizaj, duhet të mbrohet se e kanë vënë në shenjë… Shihni shenja tjetër që po formohet tani: “Djali u them që duhet të ruhet se shoh gjak, pranga, hak prej atyre… “. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:35 pm | |
| Kaq tha parashikuesi i çuditshëm i këtij fshati, i cili përveç të tjerash përcaktonte, në bazë të shenjave, dhe sa do të jetonte përafërsisht njëri dhe tjetri… Secili kërkonte të dinte, por plaku Liko nuk nxitonte t’i thoshte, pasi përsëriste fjalët: “Mos kërko këto tani… Ke kohë , shumë kohë…”. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:35 pm | |
| Madje ai, siç thoshin, kishte përcaktuar edhe kohën, kur do të ndërronte jetë edhe Karafil Hazizi dhe i kishte rënë në pikë…, por nga ky parashikimi i dhimbshëm i kishte rënë edhe pika shpirtit të tij, pasi parashikimi ishte për djalin… Ndaj disa njerëz edhe trëmbeshin, kur u dilte përpara xha Likoja… “E di vetë ai , kur do të të thotë të vërtetën . Ai ta jep vetë lajmin…”- qetësonin njëri - tjetrin rosinjarët…Sa i çuditshëm ishte ky fshat me këtë parashikuesin Liko , apo me nënë Salën , “mjeken” e fshatit që ishte pak e rëndë nga veshët dhe fliste me zë të lartë dhe me vetveten… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:36 pm | |
| * * *
Pjesë nga kronika e kohës për ngjarjen
Të gjithë e dinin se, në këtë tentativë, kishte mbetur i vrarë një ushtar austriak. Dihej që, ushtria austriake do të kundërvepronte dhe do të ndëshkonte fajtorët. Ndaj porositnin njëri - tjetrin të bënin kujdes... Por kundërveprimi ishte i shpejtë dhe Neimi ra rob i austriakëve. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:36 pm | |
| Ai, nuk u tregua i kujdesshëm, pasi shkon sërish në pyll për të prerë dru, sipas planifikimit të bërë para ndodhisë së papritur, duke mos marrë masa për një kundërveprim të shpejtë,… Ndërkohë, tek hyrja për në pyll, një skuadër e armatosur e kap befasisht dhe e çon në komandën qendrore në Fier. Kurthi i ngritur e arriti qëllimin. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:36 pm | |
| Ky lajm tronditës ra si plumb në zemrat e rusinjarëve, ndërsa Sabriu kishte shpëtuar. Neimin e morën, e prangosën dhe e çuan në komandë, që mbi të të binte dënimi më i rëndë... Ndëshkimi të shtrinte kthetrat e tij të helmta.
Fillon një proces i pazakontë torturimi… Jeta e Neimit në fije të perit. Në momentin e ekzekutimit, ndodh mrekullia apo shansi i të jetuarit. Shumë pak kohë para ekzekutimit jepet urdhër: Të mos ekzekutohej, por të burgosej. Sa me fat! Çudi si është jeta! Si ndryshon ajo kahjet! Si shpëton për fije e përit! Ekzekutim dhe, në çast, një kthesë e ngjarjeve! Diku nga larg vinte melodia e këngës së bilbilit, të cilën ai e dëgjoi dhe e kuptoi që ishte dhënë sinjali i ëmbël i jetimit, i vazhdimësisë së jetës.
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:36 pm | |
| Informimet venin e vinin. Ato sillnin në “pëllëmbë të dorës” ngjarjet.
U mësua shumë shpejt peripecia, torturimi në Fier dhe pas disa ditësh Neimin e kishin burgosur në burgun e Tiranës. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:37 pm | |
| Pasi e mbajtën ca kohë në këtë burg, e çuan në Shkodër... Filloi jeta e prangimit, e qelisë. Ai shihej me një sy eliminues, me një sy që e shohin kryengritësin dhe atë, që kundërvepron haptas, të cilit i stisin veprimin më të egër të ligjit. Por shpirti kryengritës gjen forma dhe mënyrë kundërvepruese. I kishin vënë në një qeli, në katin e parë të burgut. Filloi në shpirtin e të burgosurve të kësaj qelie të përpunohej dhe të dilte në pah ëndrra për një arratisje të mundshme. Njeriu, në mbërthesa të tilla të hekurta, kërkon largimin nga kjo prangosje që e asfikson totalisht. U thur plani dhe filloi procesi. Është vërtetuar se njeriu, në çaste të rënda, kur ndodhet midis jetës së torturtë dhe vdekjes, gjen mënyrën për të realizuar mbijetimin dhe çlirimin, duke reaguar me të gjitha forcat e tij mendore dhe fizike. Një tentativë për t'u arratisur, duke hapur bashkë me shokët një "mikrotunel" në një nga qelitë e katit të parë të burgut… Kishin dëgjuar shumë | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:37 pm | |
| histori të tilla, që i kishin përcjellë shekujt dhe shumë të prangosur kishin triumfuar, por edhe shumë kishin dështuar. Të fshehtën e tyre e mbanin Brenda vetes së tyre dhe “mikrotuneli” që vijonte të formatohej. Kur përfundoi ky "mikrotunel" filloi aplikimi i daljes. Morën masa të forta për të mos u diktuar dhe për të vepruar me vendosmëri e lëvizje të shpejtë. Pasi dolën disa nga të burgosurit e dhomës, para se të dilte Neimi, i cili ishte i fundit që do të dilte nga mikrotuneli dhe do të finalizohej ky akt i madh i arratisjes dhe fitimit të lirisë, rojat e burgut hapën zjarr me breshëri. Pra veprimi u dallua. Fshehtësia ishte zbuluar plotësisht dhe lëngonte. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:37 pm | |
| Shokët ishin larguar, por nuk e patën të gjatë kohën e lirisë. Me përjashtim të një shoku, të cilin e thërrisnin jo në emër, por "Qeros", pasi ishte tullac. Qerosi manovroi, por edhe ky u rikap, vetëm pas gjashtë muajsh lirie. Pra, të tjerët u futën prapë në një qeli, që s'kishte më mundësi tentimi arratisje, por të “arratisurit” mbaheshin me rregjim më të rreptë vëzhgimi dhe trajtimi se më parë… Ata tashmë ishin të “damkosur” me veprimin që kishin kryer dhe vrojtimi për çdo lëvizje të tyre tashmë surverohej me një stil më të qartë, por edhe më të fshehtë. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:37 pm | |
| Në momentin, kur ndodhi procesi i arratisjes dhe diktimi i austriakëve për ndodhinë, në qelinë e Neimit, u fut një oficer austriak, i cili egërsisht e pyeti:
"Ku janë shokët e tu?" Neimi ngriti supet, i mbuluar me mbulesën e pistë të burgut, sikur nuk kishte lidhje me ndodhinë…. Vijoi një dialogim, ku qetësia e Neimit ishte lavdëruese. Ai lozte rolin e njeriut që nuk tentoi në arratisje, por | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:38 pm | |
| oficeri e shikonte me mëdyshjen tashmë të profilizuar, e cila shfaqej në fytyrën e tij nevrike dhe në mos përballimin e kësaj ndodhie, që mund t’i kushtonte edhe karrierën e tij.
Vetëm pas disa vjetësh, kur përfundoi odiseja e madhe e një Lufte Bote, Neim Hazizaj, u lirua nga burgu. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:38 pm | |
| Iu deshën 12 ditë e netë që të përshkonte distancën nga Shkodra në Rusinjë të Patosit, në kushtet e atëherëshne të një infrastrukture të varfër dhe të mungesës së automjeteve të pakët që dispononte vendi. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:38 pm | |
| E ndjeu veten të lirë dhe, kur iu afrua Rusinjës, thirri me sa fuqi kishte: “Rusinjë, ku je, o Rusinja ime?!” Ishte i ngazëlluar, por njëkohësisht në shpirtin e tij kishte një gëzimi fluturues. Hodhi shikimin e tij në drejtim të pyllit, pikërisht në vendin, ku nisi odiseja aventurë e mbrojtjes, i aktit heroik të tij të shpëtimit të gjësë së gjallë dhe vendit ku u prangua, për të filluar një jetë në presë. Iu kujtuan në atë çast fjalët e parashikuesit Liko, që lajmëronte anatemën e ndodhisë. “E parashikoi mirë xha Likoja se çfarë do të ndodhte, por unë u tregova i ri. E nënvleftësova këshillën se e pandeja veten fluturidhë që nuk binte pre”… - mendoi. Pastaj mendimi u nis për në disa ndodhi të shtrenjta. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:38 pm | |
| Halla e tij – mëma e dytë nuk jetonte më. E kishte mësuar këtë lajm ogurzi dhe kishte lotuar, madje shpesh e sillte ndërmend këtë nënë të mirë dhe të dashur të tij. Ai atë njihte për nënë, paçka se i kishin thënë se kishte dhe një nënë të vërtetë, por ajo ishte larg… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:39 pm | |
| U mbush dhe njëherë me frymë dhe pa nga “YRTI”, baçeja e fisit Hazizaj. Në sytë e tij po rritej dritëzimi, në sytë e tij po projektohej lufta për jetën, në sytë e tij u lëshua aspirata. Në kraharorin djaloshar neimian u ul atdhetarizmi... Hysmeqari, tashmë më i rritur, dinte të logjikonte, të shpërthente, të merrte hakun dhe të jepte të drejtën. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:39 pm | |
| Në fshat ishin përhapur fjalë se Neim Hazizi ishte pushkatuar. Thoshin në Tiranë, thoshin për Shkodër... Ai, po kthehej në fshat. Ishte i harruar, por akti i tij për shpëtimin e gjësë së gjallë mbahej në kujtesën popullore…
Sa e pa syri i parë e njohu dhe shpërndau lajmin e gëzuar se, Neim Hazizi jetonte dhe ishte kthyer në Rusinjë. Të gjithëve u ndriti syri. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:39 pm | |
| Nuk ngopej me ajër… Thithte e thithte vazhdimisht atë ajër që e kishte rritur. Hidhte vështrimin buzagaz në objektet e dashura të vendit dhe përsëriste në mosngopje emrat e tyre… Kishte kaq vjet që nuk i kishte parë dhe sa nuk fluturonte. Ai kërkonte të takohej sa më parë me të afërmit e tij e pse jo të vështronte e të kundronte edhe shikimin e ndonjë vajze, të cilën e sillte ndërmend atje në qeli, kur ëndërronte për nusen e ardhshme që do të lidhte jetën. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:40 pm | |
| “Mbase më mbarojnë vuajtjet dhe fillon të ndihet në shpirtin dhe në zemrën time një jetë tjetër,”E dinte mirë ku protagonist i kësaj jete do të ishte ai, Neim Hazizi. Shpërtheu: “Mirë se të gjej, Rusinjë!” Hapi krahët dhe fluturoi i ekzaltuar drejt “folesë”stërgjyshore. Kishte marrë vesh se plaku Liko, parashikuesi kishte vdekur… Sa gjëra të pabesueshme kishte dëgjuar për atë plak të zgjuar. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:40 pm | |
| Iu kujtua në atë çast, kur djali i tij kishte nxjerrë nga milli shpatën dhe kishte filluar në mullirin e fshatit ritualin e përplasjes së shpatave, një ritual - duel trimërie, një ritual që kishte si objekt synues: Ai, që i heq nga përdorimi shpatën tjetrit, ka të drejtë të jetë mbisundues, pavarësisht se ka ardhur më vonë për të bluar miell, kalon triumfalisht në plan të parë dhe futet në nderimin e fshatit. Si i thonë asaj shprehjes së madhe kaçubejase për përdorimin e shpatës: ”Kot mos e nxirr, pa lavdi mos e fut!…”. “Kaçubejasi” rusinjar e theu kundërshtarin keqas | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:40 pm | |
| dhe fitoi të drejtën e të qenurit I pari… Të ishe atje dhe të shihje këtë duel marrarendës dhe marramendës befasues me teknikën e përdorimit artistik e teknik të shpatës, do të ndjeheshe, pa dyshimin më të vogël, ekzaltues … Qysh në fëmini bëhen praktikime të tilla, që pastaj të përplaseshe në ndeshje, duele reale dhe fitoje atë të drejtë “të bluarjes”, por edhe të krenimit se shpatën nuk e mbaje kot, sa për të thënë që kam shpatë… Shpata e fituar kishte të drejta, të cilat s’ishin lidhur vetëm me mposhtjen, por edhe me krenimin. Dhe djali i parashikuesit Liko kishte triumfuar… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:40 pm | |
| Sillte ndërmend edhe një ndodhi tjetër që e kishte befasuar, kur e kishte dëgjuar për herë të parë. Djali i Likos kishte mposhtur një kundërshtar, i cili kishte gjuajtur në drejtim të tij dhe kur ia tha këtij të fundit se ç’kishte ndodhur, ai iu drejtua djalit me ton urdhërues: - Pa sille këtu pak armën ta shoh…. “
- Ja tek e ke , - i tha djali, - dhe i zgjati armën… | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:41 pm | |
| Likoja tërhoqi shulin dhe pa që arma s’ishte mbushur. Papritur u inatos dhe i tha të birit: “Po e përsërite dhe njëherë këtë gabim, do të ta këpus vetë kokën si të zogut, se sa të ta këpusë ndonjë tjetër!” | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:41 pm | |
| Djali e kuptoi thënien e të atit. Ai kishte bërë faj të rëndë që, në kësisoj rastesh, të kushton edhe koka. Pasi qëlloi një herë, duhet ta kishte mbushur armën për të mbrojtur veten. Këtu ishte pikëllim dhe acarimi i Likos. Dhe kishte të drejtë…
Do të vinte tufa me lule te vendi ku prehej parashikuesi Liko. Dhe bëri në gishtin e dorës së majtë një shenjë për mosharresë. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Mon Jan 04, 2010 11:41 pm | |
| * * *
Dhe kështu ai filloi përsëri të kryente rolin e hysmeqarit, pasi ishte shumë dobët ekonomikisht, por me vullnet dhe sacrificë. Neimi po nisej për në jetë. Dihej që ai, duke përfituar nga të qenurit punëtor, do të triumfonte patjetër me besim mbi jetën...
Njeriun për të cilin deri atëherë ishin thurur legjenda, kishte shpërthyer rrëfimi se djali i Karafili u shfaq... | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." | |
| |
|
| |
| ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." | |
|