| ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:23 pm | |
| Ngushëlloheshin me atë që ai do të vinte shpesh. Dhe kështu filloi ëndrra. Djali i Neim Hazizit fitoi një bursë për të vijuar Teknikumin e Naftës në Qytetin Stalin, (Stalin ia kishin vënë këtij qyteti emrin për nder të Josif Stalinit të BRSS), por në realitet ai qytet e ka emrin e tij shumë të vjetër Kuçovë, sikundër është sot dhe ka qenë kurdoherë. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:24 pm | |
| Duke marrë viston e prindërve në vitin shkollor 1957- 1958 filloi studimet në shkollë të mesme. Djaloshi nga Patosi iu përvesh me zell punës, falë edhe përgatitjes dhe rezultateve të arritura në shkollën shtatëvjeçare të Patosit të vjetër. Njerëz të rinj, shokë dhe shoqe të reja. Sprintoi në korsitë për t'u bërë një teknik nafte. Filloi të kristalizojë në mendjen e tij këtë profesion. Ai shpesh herë shihte me kujdes sondat e mëdha që, me aftësinë e tyre zbuluese, zbulonin pellgjet e arit të zi në brendësi. Sa më shumë pellgje të tilla naftëmbajtëse të zbuloheshin, aq më i sigurt ishte zhvillimi i vendit dhe progresi i tij... I shihte me admirim ato sonda të palodhshme që ditë e natë punonin e punonin plot me | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:24 pm | |
| energjizëm... Dhe mundi i tyre nuk shkonte kot. Ato zbulonin në fshehtësinë e profileve tokësore floririn e jetimit. "I bukur është profesioni i naftëtarit," - tha me vete i kënaqur dhe mbylli sytë për të filluar betejën e madhe për profesionin. Në klasë e madje shok bange kishte Agim Shuken, i cili në vitet e mëvonëshme do të bëhej një aktor i madh dhe do të interpretonte shumë role në kinematografinë shqiptare. Ishte një gjë e bukur dhe lidhja e tyre u bë shumë miqësore, sepse ata i lidhte dhe diçka e përbashkët. Agimi ishte dhe kujdestari i klasës dhe kishte ton autoritar, fliste sipas rregullores së brendshme të shkollës. Përparimi i Sherifit në mësime i bëri përshtypje drejtorit të shkollës, Bedri Kokomanit, nga Durrësi, ndërsa mësuesja e matematikës, Marta Prifti, u habit | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:24 pm | |
| për dijenitë e tij në këtë lënde dhe e pyeti: "Nga je?". Ai iu përgjigj natyrshëm duke evidentuar emrin e fshatit të tij Rusinjë. Mësuesi i gjuhës ruse ishte mësues Sherifi, i cili, sa herë e çonte në dërrasë për t'u përgjigjur i thoshte: "Të çohet në dërrasë adashi" dhe qeshte duke e përgëzuar… Ai kujton me nostalogji dhe mësuesit e tjerë: Bashkimin që jepte lëndën e fizikës, Alqi Hoxhën, mësuesin e kimisë e shumë e shumë të tjerë. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:25 pm | |
| Mbaroi vitin e parë dhe mori pjesë në shumë veprimtari, ku interpretoi tashmë me Agim Shuken dhe u bë shumë i njohur në shkollë. Shpesh herë në pushimet e orëve nuk i ndahej harmonikës. Pasioni për të mbeti një pasion i madh. Të gjithë i | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:26 pm | |
| mblidheshin rreth tij dhe dëgjonin të entuziazmuar meloditë që nxirrte harmonika e vogël. Pasi mbaroi vitin e parë, një ditë babai i tha: “Bir, na le si kërcu, këtu në Rusinjë, vetëm me mamanë! ...” - dhe iu shkëput një lot. Tani babai i tij, Neimi ishte 75 vjeçar, dhe kishte nevojë që birin e tij të vetëm ta kishte pranë vetes. E po fundja kishte filluar pleqëria. Familja kishte nevojë për krah pune. Ai kujtonte odisenë e jetës së tij, kur në moshën e Sherifit kishte shkuar në Vlorë si shegert, për të zgjidhur problemet e veta ekonomike... Mamaja, Xhemile, tashmë kishte shkelur | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:26 pm | |
| në të dyzetat. Ishin mbushur plot 28 vjet që ishte e Hazizaj. Kur pa lotët e babait plak u ekzaltua dhe në shpirtin e djaloshit u ngrit një pyetje e madhe : “A duhet ta vijoj shkollën në këto kushte? Shkollën e gjej prapë, por babanë s'kam ku ta gjej!...". Dhe vendosi përfundimisht, duke i thënë: “Baba, shkollën do ta lë si nxënës i ditës dhe do të futem në punë. Gjithashtu, krahas kësaj, do të vazhdoj shkolën në Fier, pa shkëputje nga puna...". | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:26 pm | |
| Babait i pëlqeu fjala e prerë dhe vendosmëria e të birit. Dhe kështu u vendos: në vitin shkollor 1958 - 1959 ai nuk e ndoqi më Teknikumin e Naftës në Kuçovë. Një ditë Sherifi shkoi në shkollë dhe i tha drejtorit që, për shkaqe ekonomike, nuk mund të vijonte shkollën. Të gjithë u stepën, u mërzitën nga vendimi i papritur i djaloshit. Shokët dhe shoqet e pritën pa qejf këtë vendim. Por të gjithë i uruan suksese në jetë shokut të tyre kurajoz, i cili do t'i dilte ballë për ballë jetës dhe do të ndihmonte familjen. Po largohej i përqafuar, me shtrëngim duarsh edhe me ndonjë shkrepëtimë dashurore, të cilat janë të pranishme dhe të | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:26 pm | |
| sinqerta në shkollën e mesme, me një lënie pengu, me një shoqëri të sapokrijuar, që s'pati fatin të çohej më tej,… Ai po ikte, por i burrëruar... Çuditërisht i kishte humbur harmonika e tij, për të cilën i sëmbonte në zemër. Dikush ia kishte “marrë” meloditë e saj të bukura. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:26 pm | |
| Vijon rrëfenja e Publicistit Murat
Viti 1958 shënon fillimin e punës së djaloshit Hazizaj në Ndërmarrjen e Kërkimit të Naftës Nr. 2 Patos. Krahas punës së re ai vijon edhe shkollën pa shkëputje nga puna në Teknikumin e Naftës Fier. Fillon një jetë e re me punë, vrull, vullnet, përkushtim, burrërim para kohe dhe angazhim të plotë. Ai futet dhe në një kurs 9 mujor për të përvetësuar profesionin e axhustatorit. Tashmë e ndiente veten më | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:27 pm | |
| të rritur, më komunikues, më të afërt me babain dhe nënë e tij, të cilët e kishin pranë dhe gëzoheshin për rritjet e djalit të tyre të vetëm. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:27 pm | |
| * * * Xhemilja ishte shumë e mprehtë dhe jeta e saj i dha dhe një "profesion " interesant. Ajo në të folurën popullore quhej dhe "doktoresha e fshatit", pasi ishte e aftë të shëronte njerëzit. Si e përftoi këtë aftësi nënë Xhemilja? Afër shtëpisë së saj, në Rusinjë ishte një një plakë e çuditshme, që e quanin nënë Sala. Kjo ishte nëna e Murat Manes. Nënë Sala quhej dhe “shpëtimtarja” në fshatin Rusinjë, pasi ajo ndërhynte me mjeshtëri në rast sëmundjesh dhe më e mira e të mirave | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:27 pm | |
| ishte se asaj i zinte dora… dhe i punonte mendja. Nënë Sala ishte mjeshtre në atë që popullorçe i thonë "yshtja e fëmijëve", diçka mistike, por që e ka motivimin tek të dhëna shkencore. Po kështu shquhej për ndërhyrje në rast thyerjesh. Këta njerëz nga populli shikoheshin me një sy dashamirës dhe gëzoheshin që i kishin mes tyre. Nënë Sala ndërhyrte në mënyrë energjike për ato që quhen "këputje mishi", po kështu në ndërhyrjet me jaki vezë të rrahur me fasho. Nënë Xhemilja e ndiqte gjithmonë nga pas nënë Salën, e cila, nga që ishte pak e shurdhët, fliste | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:28 pm | |
| me zë të lartë, për çka bënte dhe si ndërhynte. Ajo kishte dhe një shikim jo të plotë. Kështu që Xhemilja, me të “vjedhur” e përvetësoi zanatin e nënë Salës dhe një ditë ajo filloi të ndërhynte dhe të ishte e suksesshme në "zanatin" e saj. Gjatë gjithë jetës ajo ndërhynte dhe merrte përgëzimet e njerëzve dhe admirimin e tyre. Të gjithë e quanin “Ja, mjekja jonë populllore". | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:28 pm | |
| * * * Pistili luleverdhë
Në zemër të prekur nga ndjenja, një mimozë të çelur më dhuroi e Diela. Në fjalorin luleverdhë: "Të dua!" nektar derdh.
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:28 pm | |
| Shfaqet “Rubini” Kulmet e mbulesës dhe kryefjala e mos njohjes
A mund të lidhej direkt një djalë me kandidaten - nuse? A mund t'i shikonte sytë e saj, para se të shkonte në gjerdhek (dhomën dhëndërore)?! Asqë mund të bëhej fjalë. Të rinjtë prisnin në hutesë dhe mendonin se si do të ishte nusja, si do t'i kishte sytë, trupin, sjelljet, si do ta zbatonte traditën... Ishte, si të thuash, të nisje | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:28 pm | |
| rrugën drejt një panjohësie, e cila të torturonte plotësisht dhe të sëmbonte dinamikisht në zemër. Ah, o botë e mbulesës së trishtë! Ah, o botë që ideal ke fanatizmin dhe nuk lë sytë të njohin njëri - tjetrin dhe të vendosin vetë! Eh, ç'delegim shpirti! Dhe delegat është një mbles ndërlidhës që nxjerr në “sofër” vetëm anë jo esenciale, të cilat kanë të bëjnë me botën shpirtërore, por edhe me të dhëna të tjera... | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:29 pm | |
| Ishte viti 1958. Forca e zakonit mbretëronte dhe këndonte këngën e njohjes vetëm në ditën e martesës dhe atëherë vetëm në çastin e madh, kur do të zbatohej heqja e mbulesës traditore. Një dilemë e madhe, e ndjerë deri thellë në deje. Sherifi, në këtë vit, u nis drejt një enigme të tillë. Ai ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa nusja, që kalimthi ia kishte dëgjuar emrin, quhej Rubije dhe ishte veç pesëmbëdhjetë... Filloi të mendonte për të. Në shpirtin e tij filloi të ngrihej gjetja e mundësisë për ta njohur, më parë seç ishte zakoni; të shkëmbente të paktën një | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:29 pm | |
| fjalë, t'i tregonte dhe ajo t'i tregonte diçka nga jeta. S'e mbante vendi. Merrte biçikletën dhe nisej në Kallm të Fierit. Por masat e ruajtjes së nuses së tij të ardhshme ishin të bunkerizuara. Po kush ishte kandidatja, që tashmë ishte zyrtarizuar si nusja e tij e ardhshme? Enigma bridhte në hapësirën mendimore si shtrigane dhe ndalesa vrastare e mos njohjes shëtiste në rrugët e ngushta fanatike, që kështu kishin lindur dhe kështu kërkonin, në rast se vdisnin, të | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:29 pm | |
| vdisnin, por çuditërisht kishin jetuar dhe do të jetonin gjatë, pasi ishin futur thellë në damarët e shpirtit të njerëzve..., në kronikat kohore dhe rëndonin në mentalitetin njerëzor që nuk po evulohej. Sterrizimi mbretërore në këtë "glob" pa ndriçim. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:29 pm | |
| “Ah, që s't'i pashë dot sytë, o nusja ime dritës! E di që je vajza e Ismail Hatisë dhe e Haxhiresë… E di, dhe hëna më ka folur për ty dhe mblesi, Gani Hazizi, burri i tezes nga Mbyeti, më ka folur për ty. Je një vit më e vogël.. Ah, enigmë, si po më torturon.”. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:30 pm | |
| Priti mos ndoshta do ta takonte Rubijen te rrobaqepës Tili Panda në Fier, por më kot. A mund ta linte Ismaili?!... Në vend të Rubijes dërgonte një masë (trupi) me | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:30 pm | |
| spango duhani... Ç'qesharakizëm! Ai vështronte spangon, ku ishin përmasat e kostumit të nuses së tij (konturet trupore të saj)... E shikonte me inat atë përfaqësuese konturore të nuses së tij, spangon e duhanit... Sa spangua i tha: “E ç'më shikon kaq egër, o Sherif?! Sikur unë ta kam fajin! Mua, të paktën, më thaneme ton urdhërues : “Shko!” dhe ja ku jam. Nuk më gëzohesh që të paktën në gjatësitë e mia ke masat e nuses tënde?...". Me të vërtet ç'faj i kishte kjo spango duhani e sinqertë. "Më fal,” - i tha, dhe se si i erdhi, e përkëdheli spangon e | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:30 pm | |
| duhanit, duke i dhënë të kuptonte se ajo s'kishte kurfarë faji. Tjetër kush e kishte fajin: Mentaliteti. Dhe kurioz priti deri sa një ditë e pa të konturuar kostumin dhe nxori përfundimin se Rubija ishte goxha nuse. | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." Thu Oct 14, 2010 1:30 pm | |
| "Të faleminderit, o spango, që më dhe këtë informacion të saktë!...". Spangoja buzëqeshi. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." | |
| |
|
| |
| ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." | |
|