Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 10 ... 16  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:16 pm

* * *
E ndiente, pra, veten më të madh dhe shpesh i thoshte mëmës: "Mami, jam rritur ndopak?... Jam bërë burrë?"
- Je bërë, të keqen mamaja jote... Tani ti e mbarove dhe shkollën në Kuqar dhe do të vazhdosh më lart... Do të ikësh çdo ditë në Patos të vjetër. Do të kesh më shumë mësime. Unë e di që ti do t'ia dalësh dhe do t'i gëzosh prindërit e tu... Kështu tha dhe babai yt mbrëmë: "Na u rrit Sherifi, moj Xhemile. Po bëhet i mbarë. Nga fisi ynë ka marrë cilësitë më të mira...".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:16 pm

Unë dëgjoja çfarë thoshte mamaja dhe më ndrisnin sytë se përkujdesjet e tyre, të prindërve të mi, kurrë nuk po mbaronin. Ata çdo gjë e kishin lidhur me mua. Si është kjo punë e trashëgimisë së brezave?! Një brez rrit tjetrin dhe pasi e rrit, siç thonë, i thotë: "Urdhëro tani stafetën,... Jeto më mirë se ne! Ne kaq kishim mundësi. Kaq bëmë. Ti ndriçoje më shumë jetën tënde dhe të brezit që përfaqëson...".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:17 pm

Sprint...
Monologimi pasues i Toli Shabanit

Dhe kështu filloi shkollën shtatëvjeçare, sipas sistemit arsimor të atëhershëm. Filloi shkollën shtatëvjeçare në Patos të vjetër. Kjo shkollë luajti për të një rol të madh në pasurimin e dijeve të tij dhe në përgatitjen e tij për jetën. Nuk mund të mos fliste me nostaligji për këtë shkollë, për trupën pedagogjike të saj. Drejtori i shkollës ishte Mentar Isai, i cili mahnitej me dijenitë e tij në lëndët e Matematikës dhe Gjeometrisë, ku ai shkëlqente. E ngrinte shpesh në dërrasë për të zgjidhur ushtrimet, problemat që jepte dhe e përgëzonte duke më vlerësuar me maksimalen. E shoqja e tij, Myneverja, i jepte Gjuhë - lexim. Edhe këto dy lëndë ishin shumë të dashura për të, sidomos leximi. Kishte qejf të interpretonte pjesëza, rrëfenja, të monologonte… Kishte qejf të recitonte me pasion të pashembullt Naimin, Çajupin, Asdrenin dhe gjithë poetët e tjerë, sipas programit, dhe këtë aftësi interpretuese e reklamonte dhe përpara nxënësve të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:17 pm

I pëlqenin, sidomos vjershat e Naimit për Shqipërinë, për Manushaqen. Pale, kur recitonte Çajupin... sidomos vjershën e Mëmëdheut, që, siç thoshnin shokët dhe shoqet e tija: "Sherifi të trondit me këtë pasion të recituari!...". I pëlqente të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:17 pm

recitonte vjershën fshikulluese "Fshati im" dhe në mendjen e tij bënte një krahasim midis Rusinjës së tij dhe Sheperit të Andon Zakos... Kishte ndryshime rrënjësore, sipas analizës së bëja dhe dijeve të tij. Sheperiotët ishin të dalë në botë, ndërsa rusinjasit më pak të zhvilluar... Ai mësonte dhe vjersha e tekste, të cilat nuk i kishin në program, por ai i mësonte përmendësh, siç ishte vjersha e gjatë elegjiake “Vajë” e Çajupit. I recitonte para klasës dhe shkollës, por edhe role si të Adhamudhit, Zenelit, i intepretonte me shumë pathos. Ishte shumë i prirur të interpretonte role të sensit negativ. Ato tekste të veçantë e tërhiqnin me magnetin e tyre, të cilat i recitonte dhe gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi. Shpërthente: "Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar!...”, apo “Manushaqe bukuroshe, pse s'ngrë kryet përpjetë…" . Mësuese Myneverja e kishte klasifikuar në "ajkën " e nxënësve", siç shprehej ajo me tone figurative...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:17 pm

Po kur recitonte ato vjershat në gjuhën ruse!
Mësuesi, që u jepte gjuhën ruse aso kohe, ishte Aleksandri (Kola). Ata në këtë lëndë ishin shumë të angazhuar, pasi ishte gjuha e një kombi të madh, mik i përjetshëm, siç thuhej në parrullat e asaj kohe. Dhe nxënësit e fillonin mirë këtë rrugëtim në gjuhën e bukur ruse, pasi donin që të vijonin studimet në shtetin e madh që quhet BRSS. Mandej duhet thënë se, të vije nëpër studime të larta në BRSS ishte ëndërr e çdo nxënësi të atëhershëm dhe përfundimi i një shkolle në BRSS kishte veç të mira dhe sy të mirë.... Ndaj ca pasioni dhe ca objektivi i secilit,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:18 pm

që rrinte fshehur në shpirtin e çdo nxënësi, ishte një shtysë e madhe. Aso kohe të gjithë ne, madje, edhe në orën e gjeografisë e mësonim shumë mirë hartën politike dhe fizike të BRSS. Këtë lëndë të bukur e jepte Nezihaja (Ferhati), një mësuese e palodhur dhe shumë e zonja. Kishte qejf të flisja për vendin e tij, t'i mësonte qytetet, krahinat, vendet e bukura, liqenet, detin, emërtimet e maleve. Donte të dinte rrugët, hidrocentralet, fabrikat, uzinat, pasuritë minerale, pasurinë pyllësore, kullusore, faunën..., donte të njihte gjithë shtetet e tjera, të mësonte kryeqytetet e tyre, të dinte diçka të nevojshme për ta. Herë pas herë për këto lexonte dhe gazetën më të rëndësishme, e cila qarkullonte në vend, një gazetë që kishte emrin "Zëri...” dhe si mision të saj të sillte çfarë thonë masat... Shpesh shihte dhe një gazetë tjetër me emërtim "Bashkimi". Ishte duke u rritur dhe donte të mos linte gjë mangut në njohuritë e tij. Tendenca kryesore e tij ishte të ishte në radhën e të përparuarve në mësime. Dhe këtë e arriti gjatë gjithë kohës që ishte në shkollën shtatëvjeçare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:18 pm

Po kështu mësuesi që u jepte lëndën e fizikës ishte Nasi (Kondili), ndërsa lëndët e djathtësisë, siç quheshin fizkultura, kënga, vizatimi e tjerë, ua jepte mësues Tomorri. Në këtë lëndë fëmijët shquhen për vetë natyrën tyre të lëvizëshme.
Ai gjatë kësaj periudhe shpërtheu në rritjen e forcës së interpretimit. Krahas mësimeve përkushtimi i tij ishte interpretimi. Kështu mori pjesë në konkurrimet që zhvilloheshin brenda klasës, në të gjitha aktivitetet e shkollës, në konkurset e fjalës artistike, në konkurrimin në pjesë të shkurtra teatrale, në konkurrime me shkollat e tjera në rang rrethi e tjera aktivitete, ku ai ishte i pranishëm, aktiv dhe me role të besuara për të pikësynuar vende të para. Ky ishte një nga objektivat e tij dhe të atyre që i jepnin rolet. Leximet e shumta letrare brenda klasës, recitimet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:19 pm

dhe sukseset e arritura, shfaqet e tij teatrale, rritën besimin te organizatorët e programeve shkollorë dhe tashmë atij i besonin role të “rënda”, të interpretonte, sidomos rolet negativë. Kur caktoheshin këto role, të gjithë ata, që interpretonin, drejtonin sytë nga ai duke thënë: "Këtë duhet t'ia besojmë Sherifit, sepse vetëm ai mund ta bëjë mirë këtë rol." I vinte mirë që të gjithë besonin në aftësinë e tij , ndaj i përkushtohejs me shumë seriozitet rolit. Kërkonte ta studionte, t'i futej në brendësi, të zbulonte të fshehta e tij, me qëllim që pastaj, duke interpretuar, të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:19 pm

jepte mesazhet e një personazhi të keq në temperament, sjellje, etikë, moral, që shikuesi, spektatori, të dallonte esencën, të bënte krahasimin, të merrte masat e veta, të njihte anët negative të personazhit. Kjo krijonte mundësinë e rritjes së vizionit për të njohur të keqen që lufton me të mirën, atë që pengon ecjen... Ai interpretonte dhe gjatë interpretimit e duartrokisnin të gjithë. Kjo i rriti besimin të përparonte dhe shokët dhe shoqet e tij thoshnin: "Sherifi është talent. Sherifi është aktor. Ai është me të ardhmen…". Këto vlerësime e inkurajonin, por i shtonin edhe besimin se diçka do të bëhej. E njihnin të gjithë tashmë edhe në Patosin e vjetër. Ishte nisur për rrugë të bukur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:19 pm

Ligjërimi
Thyerja e këmbës
Në luftë me ethet
Rënia e babait Neim nga mani dhe shqetësimi i madh familjar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:19 pm

Kthehet në një retrospektivë të kujdesshme

"Pasi mbarova klasën e katërt dhe kisha filluar në Patos klasën e pestë, më ndodhi një aksident i rëndë. Theva këmbën. Kështu që, pavarësisht se e kisha me shumë qejf vijimin e shkollës, u ndala. Një ndalje e imponuar. Kjo s'ishte për fajin tim. Gjashtë muaj në dyshek, pa u ngritur nga toka. Gjashtë muaj me patericë dhe vetëm pas një viti munda të ngrihem dhe të lëviz me këmbët e mia. Rifitova përsëri aftësinë e lëvizjes. Po kush ishte shpëtimtari im? Ai quhej Mehmet Fejzullahu, i cili ishte mjeshtër në ndërhyrjet për thyerjet e frakturave. Isha para një alternative ose do të më ndërhynte mjeshtri popullor, ose do të shkoja në spital, ku mjekët do të më prisnin këmbën deri në rrëzë të kofshës. Prindërit zgjodhën variantin e parë. Mjekimet nga mjeshtri popullor i
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:20 pm

ndërhyrjeve, Mehmet, dhe suksesi i kësaj zgjedhjeje ishte i padiskutueshëm. Një defekt më mbeti vetëm: S’ulem dot këmbëkryq dhe kjo për fajin tim, pasi xha Mehmeti edhe për këtë të metë ndërhyri për ta eliminuar, por unë nuk pata kujdes të dëgjoja këshillat e tij..., për arsye se më ndodhi një ndodhi tjetër tronditëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:20 pm

Por sëmundjet e mia nuk pushuan me kaq. Më vonë u sëmura prapë, por kësaj herë me një sëmundje të rëndë, nga "ethet". Kjo vinte si rrjedhojë e lëvizjeve për në shkollë, ku ne na mungonte edhe këpuca dhe këmba ishte gjithmonë e ftohtë dhe në kontakt të vazhdueshëm me lagështirën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:20 pm

Kur u shërova, mani i bardhë ishte pjekur dhe babai donte të më gëzonte, duke më thënë: "Dëgjo, të keqen babai. Të të shkund ca mana, sepse janë bërë. Eja me mamanë të hani mana".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:20 pm

Vajtëm te mani. Ai hipi në man, paçka nga pesha e madhe e viteve, shkundi degët e brendshme. Manat binin në tokë dhe ne filluam të hanim mana, të kënaqeshim me frutin e ëmbël. Pastaj babai më ripyeti: "Boll janë këto, që shkunda?" Unë, duke qeshur i thashë: "Këto, që shkunde, nuk më dalin mua, por do të hajë edhe nëna". Dhe ai, i nxitur nga fjala ime, filloi të ngjitej më lart. Ishim te baçja e Malos, xhaxhait. Pra, s'ma prishi qejfin. Unë shihja si ngjitej lart në pemën e manit të bardhë dhe e inkurajoja ngjitjen. Dhe babai tundi me shkelm një degë të madhe dy herë dhe, për fat të keq, dega shkëputet, shqyhet nga trungu kryesor apo i ndërmjemë dhe ai me gjithë degën sipër tij, bie nga lartësia në tokë. Ne u ndodhëm para një befasie të madhe, të papritur e me pasoja tronditëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:21 pm

Na iku entuziazmi dhe emocioni që kishim në ngrënien e këtij fruti. Mamaja asnjëherë nuk më kishte mallkuar, por nuk u ndal, kur pa të shoqin të rrëzohet nga gjithë ajo lartësi dhe të bier pa ndjenja në tokë: "Mos u ngopsh të ngopesh! Çfarë na bëre?!" Pasi tha këto fjalë mallkimi, ajo me shpejtësi më urdhëroi që ta ndihmoja t'i hiqnim degën e rëndë, që i kishte rënë përsipër. Ishte një rënie që të merrte edhe jetën. S'thonë kot: " Mos rënçë nga mani!" E nxorëm nga dega. E pamë që merrte frymë, por që nuk kishte mundësi të fliste. Dhe nëna më tha: "Vrap te komshija, (gruaja e Murat Manës), Akilja, për të marrë një xhezve me
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:21 pm

gjalpë të shkrirë e të ngrohtë". Unë vajta me shpejtësi dhe i thashë Akiles se çfarë na kishte ndodhur. Ajo me shpejtësi e përgatiti xhezvenë me gjalp të ngrohtë e tërë avull dhe ia çuam të dy mamasë, e cila, duke qenë edhe mjeke popullore ia hodhi gjalpin babait nga goja. Mua nuk më zinte vendi. Akilja përsëriste: “Si u ndodhi kështu, moj korbë?!” Doja që babait të mos i ndodhte asgjë e për fajin tim. Aso kohe mjekët ishin shumë larg. Doja të sigurohesha që babai im të jetonte, por që fillimisht t'i jepej ndihma mjekësore. Vrapova te doktori me një frymë, i cili
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:21 pm

ishte larg Rusinjës. Gjeta doktor Petro Çamin, i cili ishte doktor i lagjes në Patos, në atë kohë. Atë e informova se çfarë na kishte ndodhur. Ai u nis me mua për në Rusinjë. Më pëlqeu gatishmëria e madhe që tregoi. E pyesja rrugës shumë i shqetësuar: "Do të më shpëtojë babai?" Ai më qetësonte dhe më kthente përgjigje: "Patjetër që do të shpëtojë. Ne për këtë qëllim po shkojmë". Unë gëzohesha, si i zënë nga faji dhe fjala e ëmbël e doktorit, sikur më qetësonte. Kur vajtëm te shtëpia, doktor Petroja mori një gjilpërë nga ato, që qepin, dhe në shuall të dy këmbëve të babait provokoi ndijimin me gjilpërë. Pastaj i bënte tërheqje të dy këmbëve të kryqëzuara dhe e pyeste: "E ndien, e ndien?" Babai
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:22 pm

s'fliste dot, vetëm sa tundte pak kokën. Kur ai tundte kokën, unë ndieja në brendësinë e shpirtit tim të vogël një gëzim të madh, që më pushtonte tërësisht kraharorin. Pra babai im e ndiente, nuk kishte ndonjë të keqe të madhe... Doktori i dha ndihmesën e tij dhe unë e falënderova, jo vetëm atë, por edhe Zotin, që më shpëtoi babanë, pasi çfarë kishte ndodhur ishte për fajin tim. Doktor Petroja na dha udhëzimet dhe mjekimet që duhet t’i bënim babait. Madje u konsultua dhe me mamanë dhe e porositi për kujdesin që duhej të tregonte. M ë pa me një shikim disi gazmor, por edhe qortues për etjen e shprehur nga ana ime për të ngrënë sa më shumë mana. “Mos u bëj merak se babai yt do të bëhet mirë…” “Të lumtë goja!”- i thashë doktorit dhe ai, ndërkaq, më përkëdheli dhe iku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:22 pm

Dhe pas vetëm pak kohe, e hipa babanë në një mjet transportues (gomar) dhe e çova në Peshtan te mjeku “ortoped" popullor, Mehmet Fejzullahu, i cili më kishte shpëtuar mua nga prerja e sigurt e këmbës. Ai na priti shumë mirë dhe veproi në mënyrë shumë të shpejtë, me një profesionalizëm të çuditshëm dhe, pasi e fiksoi mirë, e lidhi babanë me fasho në mes. Kur përfundoi me babanë, sipas ndërhyrjeve dhe teknikave të tij, më tha mua: “Hajde dhe ti këtu, Sherif, se gjatë mjekimit të kam lënë pa ndërhyrë në një damar, i cili të pengon të rrish
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:22 pm

këmbkryq”. Më ndërhyri dhe gjithçka ma çoi në vend, por unë fatkeqësisht, gjatë kthimit për në Rusinjë, kur kaluam Gjanicën bëra nëj gabim të pafalshëm. Babain e nisa për të kaluar lumin para meje me gomar dhe, pasi ta kalonte ai, të më dërgonte gomarin në anën tjetër të lumit. Dhe kështu u veprua. Gomari erdhi në anën ku isha unë. Në momentin, kur po tentoja të hipja në samar, bëra një lëvizje false, pasi gomari u shmag dhe damari, në të cilin ndërhyri mjeshtri Mehmet, rishkoi në gjendjen e tij të mëpërparshme, por unë në atë çast nuk e kisha vëmendjen te damari im, por kisha hallin e babait .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:23 pm

Dhurata "Harmonikë"
“Nuk mund të lë pa përmendur këtu një dhuratë interesante, që m'u dha me rastin e një feste tradicionale gjatë kësaj periudhe në shkollë, një harmonikë. Mua më pëlqente muzika dhe u gëzova së tepërmi që më kishte rënë një dhuratë e tillë kaq e çmuar. U dashurova shumë me harmonikën time. Kur isha në Rusinjë dilja në baçen e madhe pranë shtëpisë, në "Yrti", pronë e Karafil Hazizit, një baçe ku pemët frutore ishin të shumta, duke filluar që nga ullinjtë e duke vijuar me fiq, ftonj, kumbulla, shegë, pjergulla (hardhi). Atje filloja t'i bija harmonikës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:23 pm

Çmendesha pas saj. Kjo harmonikë ishte çlodhja ime dhe dashuria ime, që më vonë më zgjoi dashurinë për t'u rënë veglave muzikore që nga kitara e deri tek defi...”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 EmptyThu Oct 14, 2010 1:23 pm

Një ditë Sherif Hazizaj e ndieu veten përsëri më të rritur. Kishte përfunduar me rezultate shumë të mira shkollën shtatëvjeçare dhe ëndrra e tij ishte të shkonte më larg dhe më lart. Ai donte të bëhej diçka, të zhvillonte akoma më tej dhuntinë natyrore dhe të shkollohej. Nëna dhe babai shikonin vrullet djaloshare, aftësitë e djalit të tyre të vetëm, që e shikonin në dritën e syrit dhe kujdeseshin të dy së toku. U vinte keq që do të largohej djali nga shtëpia, që do ta shihnin më rrallë, pasi do të filonte jetën e konviktit në shkollën e mesme, por ata do të duronin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."   ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..." - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ROMANI SHQIP "TRENJERËZORI DHE NËNTA..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 16Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 10 ... 16  Next
 Similar topics
-
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: