Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË

Shko poshtë 
+6
Sofra
besa-bese
tom sojer
azzurra
Adem Berisha
shaban cakolli
10 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptySat Oct 20, 2007 9:07 am

DRENICA
Fushat e gjëra pjellore
majet e larta,shkëmbore
ndër shekuj,ndër mote
uratë e kësaj toke.

Përherë pate trima, sokola
në luftëra,në sakrifica
TI-diell i lirisë së Kosovës
zëmadhja- Drenica.

Trimat prej Polluzhe
prej Prekazi,prej Galicës
përherë qëndruan besnikë
-roje e Drenicës.

Kulla e Jasharajve
në flakë qëndisë
heroizmi i tyre
i dha fund robërisë.

Kudo roje fushe
kudo roje mali
trimi legjendë
AI-Adem Jashari.

Sot rrezja e dritës
shkëlqen Drenicës
shpendkeqet
nuk gjejnë pullaz.

Askund në Drenicë
askund në Kosovë
thyen qafën në pakthim
lanë kockat në Prekaz.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptySat Oct 20, 2007 9:12 am

BABAI
Në ëndërr
në orët e agut
m´u shfaq
fytyra e babit.

Më tha
n´daç tú ngjash burrave
bëhu ballë furtunave!

Forco unin tënd
bëhu shkëmb
dhembjet bluaj
kurrë mos u ndiej I HUAJ!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptySun Oct 21, 2007 5:09 pm

KUR E MUNDËM KULQEDRËN

Një kulqedër dërgoi djalli
N´thoj plot helm,në gojë plot flakë
duel Shqiponja dhe e ndali
se q´e hodhi në një baltak.

Po u nise herën tjetër
dotë pësosh më keq se sot
shko moj e gjora kulqedër
bënë karpateve ndonjë remont
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptySun Oct 21, 2007 5:27 pm

E NDJEJ THIRRJEN E NËNËS

Stinët vajnë e vijnë
se q´mu kanë bërë
grumbull

ku je biri i nënës
ku je që je humbur?

Thirrja jot
nënë
zemrën po ma grisë
i mërgur rroj me mote
në një qytet të Gjermanisë.

A je lodhur
a je plakur nënë?
Nëpër atë furtunë
saherë të kujtojunë ty
lodhem dhe më shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptySun Oct 21, 2007 6:03 pm

SIMBOL
Jemi përcaktuar
për dritë
mbrapa nuk kthehemi
më kurrë
Shqiptarëve
ju duhen nga dy flamuj
këtue pas
njërin mbi kufomë
tjetrin mbi pullaz
Dhe jeta do të vazhdoj
ashtu shqiptare
herë në trishtimin e madh
herë në harenë e madhe
Jeta shqiptare krenare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptySun Oct 21, 2007 6:31 pm

SUPER HATAJA KA RËNË
Ti erdhe plot gjëmë e furtunë
erdhe dhe na nxure në gjumë
u bëre gjyshe
e nxure me na përkund
nai këndoje ninullat
e ne flenim si pulat
E ti sa shumë doje
ne të rrinim fjetur
endeshe ti endeshe
kullosje vdekjen.
Më e rëndë superhataja
se sa të binte murtaja
Ashtu të përgjumur
ia ndienim peshën
shko i thamë,po qe e mundur
na lejo te dergjem
të ndienim të ftohët si brymën
e ti na e nxinje frymën.
Dikush të bërtiti ndal
ti u përgjigje mepolic
ushtarë e gjeneral
të gjithë një soj
një art e kishin
prenin,vranin,digjnin
Tani doli nga gjiri ynë
një burrë i madh
e dha një sinjal
gjithë trimat pas tijë
u ngjitën në mal
O vdekje,o dritë
me vrasësit,dhëmbë për dhëmbë
fyt për fyt.

Alkimistët e shëmtuar
me formula të zeza
gjaku i tyre pakulluar
se dinin qka është vdekja.
Baca i përvoli llënët
i tha:Ndal ti tregoj dhëmbët
kanë përt´u dridhur këmbët.
Ti përziejm edhe qeleshet
në log,mes lindjes dhe vdekjes
përpara kemi gjak e marshime
Ç´farë do këtu nëtokën time?
Thoshe jam e madhe
nuk druhem,nuk ngopem
nëtrojet shqiptare
do ta zhdukim kokën.

E tani ike u trete
ku mbete?
Superhata e vjetër
emri t´u është zhdukur
Koka zvarrë të ka mbetur.

Ja tani ndryshoi krejt puna
me vete mendoje
disai vrava,tjerët i përzura
e thoje jam fatlumja.
Mendja jote pa cipë
mendonte se kjo tokë
më nuk frymon shqip
ngushëllimpër ty të mjerën
duhej të dije se
shqipet nga do që mbërthehen
folesë i kthehen
Tani po të ngushëllon
dhe kontinenti
se qka nuk është e jotja
kot e lakmon për veti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptySun Oct 21, 2007 11:48 pm

PORTËS
Nuk ndahem gjallë
prej teje
Ti jegjaku im
nëpër deje
Dhe vetëm për ty
vdekjes bukur i rri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyWed Oct 24, 2007 2:36 pm

ERDHI ORA
Pabesitë e bardha
nga shekulli nëshekull
mallin për liri s´na e shuan.

Brigjeve të ëndrrave
u përplas akullnaja
në rropulli
u trand liria
e ujqërit uluritën
e malet gjëmuan
e u trembën ortegjet
majë bjeshkëve
se erdhi ora
e flakës së pa shuar
të zjarrit ilir.

Dielli ka shndritur
qiellin e zemrave tona
se jehoi zëri i Ademit
se Hamza i zu pritën
jehut të kushtrimit
i gjallë apo i vdekur
i besëlidhjes së Gjergjit
Jam për jetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyWed Oct 24, 2007 2:48 pm

NË KËRKIMTË FATIT
(zonjës Reile Hildebrandt)
Sa shumë lustra fjalësh për
paqën
po botës sía ndërron faqen
prej mesjete
në histori
s´ia ndërron kush numrin
kësaj flete
të librit të fatit.

Karvane të pa ndalura
nëpër rrjeta rrugësh
të labirinthit ballkanik
jetë insektesh bënin
nëpër shekuj.

Nga Muri Kinez
deri te Muri i Berlinit
nëpër gjurmët e hirin
fati shtijohej
nga brezi në brez.

Edhe sot
nën harkun e fatit
rrjedh ai lumë i pagjumë
njerëzish
për të dalë
në atë fushë jeshile të Edenit.

Mburojë e kishin
Zonjën Reile Hildebrandt
Portës së Lartë i ka ligjëruar.

Të huajt në mesin tuaj
janë të shtrënguar
andaj pranoni
si të kenë lindur
në vendin tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyFri Oct 26, 2007 9:00 am

ADUROHET KËSHTU?
Turp,o turp,o kujë e zezë
kush ta shuajti,atë qëndresë?
Si kërkon lëmoshë nga djajt?
GJAK T´PIKON LOTIPREJ VAJIT!

Jo s´durohet të qanë burri
mish për top të bënë poturi
si s´merr malet,si s´del mendësh?
Jeton si lepur mes qenësh!

Rrëzohu për dhe,qaj e plas
tiranët erdhën në atdhe
na mbyllën në kafaz
kërcnoje vetën,pyete kush jam
si kalon jeta,shpiertin ndër dhëmbë?!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyFri Oct 26, 2007 9:07 am

JO dhe JO
Engjëllushkë e ditës
kurvëri e natës
ditën aromë lulesh
natën teh i shpatës

Bezdisë mbrenda ditës
m´i mbledh dashuritë
dritat sa të fikën
ua sharton mushkëritë.

Sillesh e përshtillesh
nëpër kampshtëpiza
e venë lëkurën time
provë për analiza.

Është lëkura ime
ndër shekuj e regjur
më dora tinzare
nuk ka për ta prekur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyMon Oct 29, 2007 5:20 pm

JETIMIT
I mjerë një shpirt,pa babë pa nënë
ai s´ka kujdesë,në krejt dunjanë
veq vetmisë s´ka shok tjetër,ky ditëzi
n´shpinë një barrë me brenga,skamje e uri.

Kalon me droje,pranë ndonjë uzine
veq me bisht të syrit e vjedh lumturinë
lumturinë ka ëndje,të e vështroj me sy
për te është veq ëndërr,nuk është pjesë e tij.

Kalon rreth Pijetoreve,me zemër të plasur
vështron moshatarët tuj pi e tue u kënaqur
më pas merr ikën me vrap të përplasur
i shtohet oreksi,në barkun e zbrazur.

Dridhu zemër populli,dridhu nga ky mjerim
zgjat dorën,ngroh zemrën,të gjorit jetim
se kush jetimin ka për ta ndihmuar
vepër e tij ka për t´u lavdëruar
kush zemrën t´pa ndjeshme e ka sikur gurë
ai nuk din çë´shtë dhëmbja,as nuk ndihmon kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyMon Oct 29, 2007 10:17 pm

kjo eshte rubrika juaj me e ndritshme ne kete forum shaban cakolli,(e ke shenuar emrin keshtu dhe e respektoj origjinalitetin tuaj) shifet se te flen shpirti dhe ndjenjat per krijim letrar dhe une te uroj vetem suksese te metejme.

rrespekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyMon Oct 29, 2007 10:26 pm

Mbështetja juaj më ndihmon shumë që të marr hapa të më tutjeshëm,andaj të falenderoj shumë besa-besë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptySat Nov 03, 2007 6:51 pm

ORA JONË
Gjurmë pas gjurme
bjeshkë pas bjeshke
na ndoq shpata
nëpër shekuj.

Këtu varr e atje varr
më bëhet shpirti mulli ere
skëterrë pas skëterre.
Deri kur të bredh
kështu,o shpirti im?
Nga të pa larat
e botës pelim

Këtu s´jam
atje s´më lënë
o nënë
qenia ime e ndarë në dysh
në udhëkryq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptySat Nov 03, 2007 6:57 pm

TY QË PO VJEN
Në këtë botë
erdhëm një lloj
me rregullat e ngurta
të natyrës.

A lejon natyra
pamjet me dy fytyra?
Njëri maskë
laraskë
në atë degë të fatit
që çukitë
kokrrat e inatit
me kurriz për murriz
tjetri kruan
unazat e shekullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptySat Nov 03, 2007 7:05 pm

PËR TY O DRITË
Flakadan lirie
që ndriçonte
nëpër zemrat tona
nëpër shekuj

Shekull pagjumësie është ky
ç´të bëjmë me ty?
Në cilin çerpik
si në shandan
të vëmë
në cilin qiell
të bebëzave tona
të grisura?!

Tokë e shejtë
e Kosovës
me këtë florë
të kuqe gjaku
me xixillonja stralli
që dalë kanë
nga limfa jonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyMon Nov 05, 2007 7:21 am

ME SHTEGTARËT
Bashkë me dallëndyshet
u nisëm për një ditë
shtegëtimi

kaluam fusha
lumej dhe detra
për të gjetur folenë
e stërgjyshërve pellazg.
Kur vinin pranverat
dhe bora shkrihej
në diell shfaqej
strofulli i lashtë
në një degë të tharë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyMon Nov 05, 2007 7:31 am

LOT KOSOVE
Sllav e shkja
dhe djalli i zi
na e lakmuan
edhe gjelbrimin
e fushave në sy.

As me të vërtetën
s´lanë të flisnim
njerëzisht
për njerëzimin.

Shkilnin tokën tonë të bukës
me thundrat e tyre
me brirë therrnin qiellin e kaltërt
të bebëzave tona.

Zjarrin që ka Kosova
për liri tund dheun
dhe shpërthen deri në qiell
duke djegur e pjekur
mustaket e miut
në fytyrat satanike.

Kur shiu i lotëve pushoi rreze lëshoi liria
dhe me foshnje u mbush shtëpia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyMon Nov 05, 2007 7:32 am

Të uroj shëndet në jetë miku im i nderuar Shaban Cakolli gjithashtu edhe në krijimtarin tuaj poetike të arrish sukses pas sukseseve.

...me respekt Sofra.


Edituar për herë të fundit nga në Mon Nov 05, 2007 7:57 am, edituar 4 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyMon Nov 05, 2007 7:35 am

JETË PA SHIJE
Kam etëje
si në dimër
ashtu në verë
tablo e reçetës sime
e pi qumësht
më bëhet vrerë
ha bukën më bëhet gurë
para syve perde muge
kjo është panorama ime
meny e pa shkruar
me një përzgjedhje
për oreksin e humbur
të ditës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyMon Nov 05, 2007 7:37 am

Flm,z.Sofra,gjithashtu unë juve dhe ju lutem vazhdoni poezinë aty ku e keni lënë,ishte shumë e bukur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyMon Nov 05, 2007 7:44 am

EMËR I NEMUR
Udhëtarë të territ
hyjnë dhe dalin
nga dera në derë
ecin për teh të thikës
duke u përpjekur
të kërcejnë në humnerë
hapur në anatemë
si fëmijë të humbur
thellë në pyll
lajkash e trishtimi.

U lexohet në dritën e syve
mallkimi i territ
ngrysen e gëdhihen
me një vel mërzie
nuk kanë shteg as prag
s´dijnë kah nisen
as ku ndalen
me këtë rrugë muge
emër të nemur
gurbet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptyMon Nov 05, 2007 7:51 am

JETË E VAJ

Rrodhi përrocka ujë loti
rrodhi kot së koti
kur ndryshoj moti
në katër anët e globit
rri buzë trotuari
duke shikuar
ndërrimin e ngjyrërave
në semafor.

Kërcitën kockat nga reuma
kur filloi riga e shiut
të bjerë nga ai qiell
kuq e zi.

Në gjysmë u ngrit flamuri
flamuri i kuq
i larë në gjak
për këtë jetë
të pa faj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 EmptySun Nov 11, 2007 9:25 pm

E VËRTETA
Kur kreshnikët tanë
i hapën hartat
të tjerëve në duar
iu dogjën kartat.

Lartmadhëria
mbet lakuriq
para pasqyrës
u bë gaz i botës
karikaturë e gjallë
që të bënë melot të qeshësh.

Gomari që shtirej ujk
mbeti pa lëkurë
dhe filloj të pëlliste
deri në kupë të qiellit
vetëm kur në gjyq
e depozitoj mendjen
u pa sheshit
se burri i botës
për mburrje kishte
trurin e gomarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE
» Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne
» Mbrëmje e poezisë kushtuar Kosovës në Egjipt
» Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: