Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani Empty
MesazhTitulli: Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani   Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani EmptyWed Jun 30, 2010 3:40 pm

Fjala e mbajtur në Simpoziumin e Tretë Ndërkombëtar “MUZA POETIKE- PEGASI 2010) në Tiranë, 11prill 2010

Të nderuar miq të poezisë!

I nderuar Presidenti i këtij Simpoziumi, zoti Kristaq F. Shabani dhe Sekretar i Përgjithshëm, zoti Agron Shele!

Të nderuar miq poetë të ardhur nga vende të ndryshme!

Të nderuar pjesëmarrës!

Ju përshëndes dhe ju përgëzoj për këtë nismë të bukur që keni marrë prej vitesh, duke i hedhur sy asaj që është arritur nga ky festival Poetik i një lloji të veçantë, shohin se ai po merr, jo thjeshtë statusin e një Shengeni ballkanik, evropian, por edhe më gjerë. E këtë gjë nuk e bëjnë vetëm njerëz vizionarë, por edhe njerëz që dinë se çfarë vlere në shoqërinë që po jetojmë, por edhe më gjerë ka poezia për sot e për nesër.

Vij këtu nga një qytet tjetër i bardhë si Berati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani Empty
MesazhTitulli: Re: Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani   Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani EmptyWed Jun 30, 2010 3:41 pm

Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për ne pjesëmarrësit e këtij Simpoziumi, por edhe më gjerë. Na ka bashkuar nga të gjitha kontinetet poezia, fjala e mençur, që derdh ajo në shpirtrat njerëzorë. Poezia për të gjitha brezat i ngjan një përroi të nëndheshëm që vetëm gurgullon dhe sjell aq shumë qetësi në këtë botë të trazuar. Ndërsa poetët ngjasojnë me milingona kaq punëtore, që tërë jetën mbajnë mbi supe, në supet e fjalës së tyre grurin e mençurisë për t’ua dhënë të tjerëve, që janë gjallë në këtë rruzull, por edhe atyre që nuk kanë lindur ende. I ngjan një dielli të ndritshëm që vjen pas një rrebeshi që të lë paksa atë shije të hidhur të shkatërrimit. Secili njeri i thjeshtë apo dhe lexues poezie në këtë botë aq të madhe, që di të lexojë poezi, që di ta lexojë dhe më thellë atë, di ta jetojë jetën dhe më plotësisht. E në këtë llogore të rëndësishme, ne poetët, kemi një mision shumë, shumë fisnik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani Empty
MesazhTitulli: Re: Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani   Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani EmptyWed Jun 30, 2010 3:41 pm

E bekuar fjala poetike, shumë prej nesh me aq lehtësi dhe me dashuri për vetveten, por edhe për të ardhmen ndalet çdo ditë, çdo çast në një fletë të bardhë, apo në një ekran të trëndafiltë kompjuteri, në mjedise të ndryshme të kësaj bote të madhe, ku jetojmë, ku frymojmë e ku shkruajmë POEZI.

Çdo ditë bota jonë e madhe që është mjedisi ynë i përbashkët, pasuron vetveten me vlera të reja, me mallrat e prodhimet e shumta, përherë e më të shumllojshme dhe cilësore, por edhe me vlerat kulturore të shkruara e të pashkruara që ajo krijon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani Empty
MesazhTitulli: Re: Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani   Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani EmptyWed Jun 30, 2010 3:41 pm

Ju pyes miqësisht: “A ju ka shkuar ndonjëherë që një ditë të gjithë ne, banorët më të çuditshëm dhe gërmëshkruesit e letrave që merremi me poezinë, ta shikojmë jetën, mjedisin, të ardhmen pa POEZINË?”

Edhe më guximtarët e radhëve tona, më largpamësit e kohërave që s’i kthejme dot apo që nuk i kemi jetuar ende, nuk mund ta përfytyrojmë dot të ardhmen pa poezinë. Sado të përpiqemi të gjithë, një çast që të shohim botën tonë të madhe pa librat poetikë, qofshin këto libra të thjeshtë apo Antologji, ku janë mbledhur autorë dhe kombe të tëra, do ta kishim të pamundur. Pa librat, pa rubrikat letrare, pa dollitë e poetëve që ngrejnë për mbarësinë e botës e të jetës së saj, për shpirtin e saj paqësor, por edhe paksa atë plakur, ajo nuk do të kishte frymëmarrjen e duhur. Pa leximin e poezisë të gjithë do të kishim mbetur paksa edhe në epokën e gurit. Homeri, Shekspiri, Ricosi dhe Uitmani, Dantja edhe Esenini nuk do ta vinin në binarë të së ardhmes gjenialitetin e tyre pa poezinë që ata shkruan dhe na lanë si testamente shumë më të florinjta se monumentet e mermerta në të gjithë botën shumëgjuhëshe. Nuk është vetëm mrekullia, që na entuziazmon. Jo brenda këtij entuziazmi, shpesh herë ngazëllyes, gjallëron natyrshëm edhe detyrimi që kemi që atë , poezinë, ta gjallërojmë më tej, ta përsosim më shumë, ta përkthejmë për të na njohur vlerat tona në këtë fushë të madhe. Të kryejmë misionin prometian të fisnikërimit të shpirtrave njerëzorë, të fëmijëëve dhe të fëmijëve tanë. Aq më tepër për Kombet me një shkrim të vonuar, ai nuk është aspak i përulur para botës së madhe të poetëve për atë frymë të re që përcjell, për atë shprehësi të madhe të fjalës së tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani Empty
MesazhTitulli: Re: Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani   Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani EmptyWed Jun 30, 2010 3:42 pm

Të dashur poetë, miq të përjetshëm të fjalës së mençur! Një libër poetik nuk është njëlloj si të gjithë librat e tjerë që shkruhen në të gjithë gjuhët e Globit. Ai është një dritare kanatëhapur, ku ka përvojë, shpirt, këshillë, të ardhme, emocion. Shpresojmë se të gjithë ne dhe ata, që na kanë ndjekur në ballinat e librave, ku kemi shkruar modestisht emrat tanë, do të na duhet më tepër kurajo për të mundur të keqen e mefshtësinë e përditshme.

Duke përsëritur edhe një herë përshëndetjen nga një krahinë si ajo e Çamërisë, që ka një të kaluar të dhimbshme, por edhe poetë zëbrilantë, do të doja të citoja fjalët e mençura të një filozofi që mund të jenë edhe ne UDHËRRËFYES për të të gjithë poetët:

“Nëqoftëse nuk ke si të mos flasësh për diçka që e kanë thënë të tjerët, atëherë, së paku, përpiqu që t’i thuash më mirë se ata”.

Në jug të Shqipërisë kemi një fjalë të urtë, që i përgjigjet të mençurve, ku futen, padyshim, gjithë poetët e botës: “Mos të vdektë fjala!” Ky urim do të ishte njëj kurorë e bukur edhe për të gjithë ne pjesëmarrësit e këtij tubimi poetik.

Ju faleminderit!

Namik Selmani

Tiranë 11prill 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani Empty
MesazhTitulli: Re: Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani   Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani EmptyWed Jun 30, 2010 3:42 pm

Kush është Namik Selmani

Arsimimi

Ka nisur mësimet në fshatin Ninat ( vendlindja e Hoxhë Tahsimit dhe e shkrimtarit disident Bilal Xhaferit).

Ka mbaruar më 1968 shkollën e mesme pedagogjike ”Luigj Gurakuqi“ në Elbasan.

Ka mbaruar Fakultetin Histori – Filologji, pranë Universitetit të Tiranës, në degën Gjuhë - Letërsi Shqipe. Ka bërë disa kurse specializimi për kritikë letrare.

Që nga viti 1974 ka kryer detyrën e mësuesit të letërsisë në disa shkolla të vendit. Aktualisht punon si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e e mesme pedagogjike ”Kristo Isak“ Berat.

Njeh të gjitha programet bazë të kompjuterit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani Empty
MesazhTitulli: Re: Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani   Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani EmptyWed Jun 30, 2010 3:42 pm

Titujt e nderit dhe vlerësimet e tjera:

* Më 1979 nga Presidiumi i Kuvendit Popullor merr Medaljen “Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore”

*Më 1986 nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës merr dekoratën e lartë “Mësues i dalluar” me këtë motivacion: “Për kontribut të veçantë pedagogjik” me rastin e 25 vjetrit të gazetës “Mësuesi”

*2003 shpallet nga Juria e Bashkisë së Beratit dhe Bibliotekës “Vexhi Buharaja” “Poeti më i mirë i Beratit” për vitin 2003”.

*2003 shpallet fitues i konkursit letrar të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Drejtoria e Kolegjeve turke, me rastin e 10 vjetorit të hapjes së kolegjeve turke në Shqipëri.

*2003 shpallet “Anëtar Nderi” i Shqoatës “CIS M

*2004 Bashkia e Beratit organizon një veprimatri nderi “Me katër veprat e botuara nga autori Namik Selmani për vitin 2004.

*2007, 2008, 2009 merr pjesë si përfaqësues nderi në veprimtrinë ndërkombëtare “POETIKA” që organizohet në qytetin e Beratit.

*2007 merr Çmimin letrar “Librimë i mirë i vitit” për librin me poezi “Dritaret e Besimit” vlerësuar nga Instituti Shqiptar i mendimit dhe Qytetërimit Islam në Tiranë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani Empty
MesazhTitulli: Re: Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani   Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani EmptyWed Jun 30, 2010 3:43 pm

*2008 bëhet një program 40 minutash me krijimtarinë poetike të tij në televizionin e Beratit.

*2008 është anëtar i jurisë Kombëtare në Festivalin Kombëtar të Isopolifonisë që bëhet në qytetin e Beratit.

*2008 bëhet një intervistë e zgjeruar në Radio Ulqin e shoqëruar dhe me recitimin e poezive të tij.

*2008 – Fitues i Konkursit të poezisë të organizuar nga Shoqata e Krijuesve Dibranë me titullin “Nderi i Konkursit”.

*Shtator 2009 fiton një konkurs për vepra letare dhe publicistikë të organizuar nga Ministria e Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me librin “ Ujëvara e tingujve”, që botohet me rastin e Festivalit Folklorik në 24-28 shtator 2009.

*1 dhjetor 2009 ftohet nga Shkolla Normale e Elbasanit me rastin 100 vjetoritë saj më 1909.

Pjesëmarrës në librin Antologji Poetike me titull “Përkushtime” kushtuar poetit kosovar Din Mehmeti me rastin e 8 vjetorit të lindjes me poezinë “Lavërtari i fjalës”.

Pjesëmarërs në Antologjinë e autorit Bajo Topulli në Gjirokastër me titull “Për Gjirokastrën dhe gjirokastritët” me shkrimin “Njeriu i festivaleve”.

*Bashëkautor në librin “Një jetë për jetën” kushtuar mjekut gjinekolog Ilir Gjylbegu përshtatur nga Dr. Astrit Bimbashi me poezinë “ Himni i nderimit të një jete”.

*Bashkëkautor në dy numerat e revistës antologjike 6 mmujore të AITC me shkrimin studimin etnografik “Gara e bakllavasë” dhe “Besimi islam dhe folklori i Çamërisë”.

[size=12]*Burimi i cituar në librin e autorit Fejzulla Gabri “Fjalori Enciklopedik i Trashëgimisë Shpirtërore” Tiranë 2009.tyle']]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani Empty
MesazhTitulli: Re: Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani   Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani EmptyWed Jun 30, 2010 3:43 pm

*Korrik 2009 Me krijimtarinë e tij përgatitet një emision radiofonik me vargjet e muzikë çame në Shkup të Maqeëdonisë nga gazetari dhe poeti Mustafa Spahiu.



*Pjesëmarrës në librin Antologji të autorit Shefki Hysa “Diplomacia e munguar”

*Bashkëpunëtor në disa numra me revistën kulturore “Lemba” që botohet në Mal të Zi nën drejtimin e zotit Nail Draga.

*Pjesëmarrës në revistën nr.7 e Bashkisë të krijuesve Shqiptarë të Malit të Zi me titull “Dija” me poezi “Ikja e Poetit” kushtuar poetit kosovar Rifat Kukaj dhe “Balada e Ymetr Agës”.

Bashkëpunon me revista prestigjioze në Greqi, Itali, Angli dhe SHBA.

*Është një nga autorët e përmendur në një numër të konsiderueshëm faqesh në Enciklopedinë Jugshqiptare të hartuar nga studiuesi Ibrahim Hoxha, 2010.

* Është një nga 59 autorët tregimtarë të përmbledhjes “Tregime” botuar nga Shtëpia botuese “Ada” pas konkursit për tregimin më të mirë, 2009 botuar në janar 2010.



*11 Mars 12010 është fitues i vendit të parë në Konkursin Poetik Mbarëkombëtar që organizon Klubi letrar “Jehona e Karadakut” që prej 17 vjetësh në Kumanovë me poezinë “Hapma derën Kumanovë” .



*11prill 2010 merr pjesë në Simpoziumin e tretë Ndërkombëtar “MUZA POETIKE _ PEGASI 2010” me objekt “Magjia ePërkthimit”, dita e katërt në Tiranë, organizuar nga LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, ku konkuron në mitingun e Poezisë dhe fiton Çmim Special në fushën kreative dhe interpretative.

*11 prill 2010 anëtarësohet në Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” ALBANIA me objekt edhe organizimin e Degës së Lidhjes NPSHA “PEGASI” Albania për qytetin e Beratit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani Empty
MesazhTitulli: Re: Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani   Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani EmptyWed Jun 30, 2010 3:43 pm

Redaktor letrar në librat e mëposhtëm

  • “Noos“ ,poezi nga Rizvan Nepravishta
  • “Më fal, ëndrra ime“ poezi nga Drita Braho
  • “Në flatrat e ëndrrës” poezi nga Esmeralda Mile
  • “Fjongot e pranverës” poezi nga Fatos Abazi
  • “Fluturim” poezi nga Hanife Hoxhallari
  • “Dolli e dashurisë” poezi nga Laura Selnai
  • “Pranë njerëzve - Sprovë për një punonjës social” nga Andi Selmani
  • “Hapësira ët kulturës islame” (redaktor fotografie)
  • “Këngët e Beratit“ përmbledhje folklorike nga AgimMehqemeja (redaktor fotografish)
  • “Lartësi“ vëllim me poezi nga Silvana Spaho.
  • Redaktor i librit “Nusja nga Çamëria” e autoreve Drita Braho dhe Renmzi Basha
  • Redaktor i romanit “Kur shkërmoqej diktatura” i autorit Ylli Toska
  • Redaktor i librit “ Tryezë kujtese për ruajtjen e kodikëve Nasi Papapavlin” i autorit Lorenc Buda.
  • Redaktor i librit “Përmballja” i autorit Gafur Adili




Kontakti namikselmani@yahoo.ca Telefon 00355422267097 0035532232051
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani Empty
MesazhTitulli: Re: Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani   Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE
» PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË
» Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne
» Mbrëmje e poezisë kushtuar Kosovës në Egjipt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: