| PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË | |
|
+6Sofra besa-bese tom sojer azzurra Adem Berisha shaban cakolli 10 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Mon Oct 01, 2007 7:43 pm | |
| SHABAN CAKOLLI
DARDANË Diteve me diell Neteve me hene nga nje lot ne bebez Per mallin tend.
Per ujin e gurrave te Dardanes me te embel se gjiri i nenes.
Te dua Toke Dardane Ç´me vyan jeta pa pranine tende? Prane teje te prehem nder varre me mbane shpresa Per Ringjalleje. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Mon Oct 01, 2007 7:50 pm | |
| KËNGË NË DARDANË (Metush Krasniqit) Në Dajkofc e në Dardanë anembanë këndohet një këngë.
Këndon bilbili majë lisi për një legjendë që lindi fisi.
Këndojnë në kor shkëmbi e lumi duke rënë nëpër fushë për Shqiponjën e Krasniqes në qiellin e kuq të Kosovës. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Mon Oct 01, 2007 8:00 pm | |
| VIZIONARIT (Ibrahim Rugovës) Jeta hije e vogël Për ëndrren tonë të madhe. Mbyll një portë hap një dritare për tëdal në një moshë tjetër. ERDHI DITA T´´mbledhim frutet në atë pemë të jetës Në mungesën tënde. Dita e dhembjes së madhe N´shekuj morti u rritën brezat duke pritur të vish ti, me një fanar ardhmërie në dorë. Tani një diell i kuq rri varur në atë degë të bleruar në pemën e jetës. AI iku Po një brerore lirie ndriçon përjetësisht në atë afresk me portretin tënd. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Mon Oct 01, 2007 8:04 pm | |
| MESAZH Pini ujë të freskët në krojet e Lirisë Asnjëherë moslini pas dore Vitete Rinisë.
Mos lakmoni dyer te fatit Metropoleve të mëdha Ato për ne nuk janë fate po sjellin hata! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Mon Oct 01, 2007 8:10 pm | |
| SA TË DUA KOSOVË Sa të dua Kosovë edhe pse na ndanë kjo largësi sikur të bëhesha Shqiponjë në çerdhe tjetër s´ishahy.
Je për mua vend i dashur tjetër në botë nuk kam pëlqyar nën një shkurre,isha përplasur shpirtin tim për të ushqyar.
Foleja ime,larg mendje mos me qit ne çerdhen tënde,mungon zogu yt Nuk të harroi,po të përbehem më ndriço shtegun,që të mund të kthehem. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Mon Oct 01, 2007 8:15 pm | |
| DARDANIA Trupin në valë emrin në flakë Dardania plakë.
Në valë-nuk mbytet në flakë-nuk kallet jeton-nuk ndalet.
Në gjak-ujitur plagosur në zemër prapë jeton-ka emër.
Erdhi nëpër furtunë trupin-flori emrin-Liri. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Tue Oct 02, 2007 6:04 pm | |
| NDARJA
Grumbuj kujtimesh rrjedhin nëpër mote prej zemrës time deri te zemra jote. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Tue Oct 02, 2007 6:11 pm | |
| DHËMBJE Zemrat mbeten padashuri tokat prehen në thatësi.
Plot bar të egër arat janë mbushur Pleqtë kujtojnë me mall kohën e shkuar
Fëmijët humbin shtatin duke pritur atin të takojnë.
Pullazet e vjetra më nuk e mbajnë pikën Trojet pa zot bëjnë jetën bashkë me frikën. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Tue Oct 02, 2007 6:17 pm | |
| PËRSE MË IKE? Më ike o mike, në mëngjezin e vjeshtës më le në hirin e mallit të ruaj atë gacë të fshehur të dashurisë.
Mbeta në udhëkryq të dashurisë me sy kah qielli duke pritur pikat e lotëve të tu që do të i sjellin retë e kësaj vjeshte. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Tue Oct 02, 2007 6:21 pm | |
| KA KOHË Ka kohë që jam duke u ngjitur Lugut të Blertë të Gërmisë.
Ka kohë që ujë pi në krojet e fëminisë.
Ka kohë që më janë ngatërruar kohët dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron Ëndrra. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Tue Oct 02, 2007 6:26 pm | |
| RASAT E MËRGIMTARIT Një jetë e nemur e lakuar nëpër rasa.
Në emërore:Iliri! në kallëzore:Dardani! në rrjedhore:Kosovë!
Thirrorja është zhdukur se nëna s´na dëgjon.
Emri ynë edhe sot lakohet nëpër histori. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Wed Oct 03, 2007 12:17 am | |
| ELDORADO
Aty sundon vetëm një stinë: gjethet thahen ne bebëz ku bënë vapë tropikale.
Aty mbretëron vetëm një kohë: Doruntina do t´mbetet pa u martuar se treqind krushq kanë humbur rrugën deri te shtëpia e saj.
Çika potureshë këndon balada me një kurorë gjaku në kokë.
El Dorado është
ëndrra jonë shekullore. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Wed Oct 03, 2007 6:15 pm | |
| NË PREKAZ ZË FILL LIRIA
Kosovë zemra e Dardanisë shumë pushtues tú janë vardisë saherë ata janë dalldisë grusht të rëndë kanë marrë n´Drenicë
Edhe tash-një shekull pas iu bë varri në Prekaz në Prekaz u mund robëria në Prekaz zë fill Liria Jasharajt matën trimërinë pa pushtues e bënë Shqipërinë. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Wed Oct 03, 2007 6:19 pm | |
| ME BISHT NDËR KËMBË
Rrjedh gjak te trungu plak.
Me gjarpërin kemi punë në këtë furtunë.
Këto bjeshkë,këto male mbajnë një emër:fitimtare.
Nuk duruan s´durojnë as malet as fusha
Me bisht ndër këmbë iku bushtra. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Wed Oct 03, 2007 6:24 pm | |
| SHQIPONJA DO TË FLUTUROJË E LIRË
Një zë thotë e ke kot.
Ta bëjmë me dije nata jonë s është´pa yje.
Pa Shqiponja s´janë këto pyje.
Po shkëlqen një rreze e mirë Shqiponja do të fluturojë e lirë. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Wed Oct 03, 2007 6:27 pm | |
| I PAEPUR Dyzet pranvera ditëlindja ime jeta me vdekjen në dy luftime.
Dhe në mos e bëfsha një ditë më shumë qelbësirës sí them dot parfum. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Wed Oct 03, 2007 6:30 pm | |
| POETIT Nuk e di nëse trupi i ikon gjak brenda tij kallet një oxhak! Në mes mallit e dhimbjes unë që kallet digjet në heshtje-bëhet prush dhembjet e tij si kupton askush!... | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Wed Oct 03, 2007 6:35 pm | |
| KU TRETI FËMIJËRIA? Në këtë tokë me emrin kurbet dita zgjatet njëqind vjet.
Dielli zhduket thellë nën re zemra digjet për Atdhe.
Vitet ikin kurrë nuk kthehen vret kujtimi shpresat thehen.
Do të kthehem atje të pi ujë nuk rron zemra në trup të huaj. | |
|
| |
Adem Berisha V.I.P
Numri i postimeve : 146 Registration date : 03/09/2007
| Titulli: Urime për rubriken tuaj të poezisë Wed Oct 03, 2007 8:28 pm | |
| Shaban, nga zemra të përgëzoj për vargjet tejmase të bukura dhe domethëse të cilat qartë shihet se burojnë nga thellësia e zemrës tuaj lidhur me ate që ato iu dedikohen. Poashtu të përgëzoj për rubriken tuaj të poezisë ku tani e tutje nuk do të kesh nevojë të hulumtosh se ku do të postosh krijimet tuaja të shkelqyera poetike, a mos po e mbulon dhe bën të padukshëm shkrimin e ndonjë anëtari tjetër apo jo për të cilin shkak unë shpesh përmbahem të mos postoj tek poetet e forumit. Ide shumë e mirë. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Wed Oct 03, 2007 11:24 pm | |
| Postimi n juaj nën rubrikën time më bënë nderë baca Adem Berisha,dhe thënë drejt bukur kam mall të komunikoj me ju,por nuk po arrijë shkaku i kohes.Falemnderit për vleresimin tuaj dhe gjithë të mirat,baca im shumë i rrespektuar. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Wed Oct 03, 2007 11:31 pm | |
| ARBËRIA Më e moçme se Hëna është Arbëria rrënjët i shtrin tek mitet ilire ku perëndesha Dea qumësht i jep gjarpërit të shtëpisë.
Ëndrrat arbërore me Qerren e Diellit udhëtojnë për të pushuar në svastikën e djepave tanë.
Deri saflenë arbëroret dy shqipe të pagjuma ëndrrat na i ruajnë netveme hënë. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Wed Oct 03, 2007 11:36 pm | |
| ZHGËNJIME Evropën e krijuan së pari me mite e legjenda.
Erdhi nga antika në katër këmbë në përrallat moderne me urinë e Kronosit.
Djepi i saj ku i dhamë qumësht legjendash ende përkundet bosh në gërmadhat eBallkanit. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Thu Oct 04, 2007 1:36 pm | |
| BABI BËHET RRENACAK Mbrëmjeve në orët e vona se ç´më pyet Marigona babi,sa larg prej këtu është Kosova?
Unë i them flejë bija ime këtë vit,do të shkojmë n´verime mbrenda vitit rritesh pak se Kosova është shumë larg.
Rrak e tak,rrehë me çerrpik po më thuaj përafërsisht sa prej këtu është Atdheu larg? Se s´më zë gjumi aspak!
Po të them drejtë mori Gone po të udhëtojmë me vijë ajrore është më tepër se dy orë ani babi,të lutem shkojmë!
Nuk vonon sa shpejt vjen vera ne na dalin punë të tjera shkon dhevjeshta,bie borë ne nuk shkuam në Kosovë. Ke durim edhe njëherë do të shkojmë në tjetrën verë si të duroj babi kaq gjatë? Për qdo verë tue pritë ngapak babi bëhet rrenacak!! | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Thu Oct 04, 2007 1:45 pm | |
| LEGJENDA E ROZAFATIT
Një fëmijë kërkon gji nga guri.
Nëna e murosur me qumështin e saj ruan qytetin e Shkodrës nga ushtat e helmuara të legjioneve romake.
Më kot babai fëmijës së vet i rrëfen rrugën e përgjakur deri te kënga e lahutarit.
Ai s´do të kthehet pa i pirë dy-tri pika qumësht nga legjenda e këtij shekulli. | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË Thu Oct 04, 2007 1:49 pm | |
| DUKE SHIKUAR ORËN Një shekull iku duke shikuar diellin me zenit.
Ku mbeti ora jonë që mat rrjedhen e gjakut në histori?...
Pena ime gërryen mbi letër hieroglifet me të cilat kam shënuar kronologjinë e lindjes deri në perendim të epokës së gjakut. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË | |
| |
|
| |
| PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË | |
|