|
| Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne | |
| | Autori | Mesazh |
---|
MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne Tue Jul 15, 2008 9:22 am | |
| Sharl Bodler- Rrebeli, që i parapriu poezisë moderne
Është konsideruar si i fundmi i romantikëve dhe i pari i modernëve. Sharl Bodler, mbahet si me i madhi ndër poetët francezë. Lindi me 9 prill 1821 në Paris. Në vitet 1831-1836 Bodler vjen të mësojë në Kolegjin local mbretëror. Një emërim i ri, ku Bodleri do të frekuentojë liceun e famshëm Luis-le-Grand. Në vitet 1839-1842: Sharli hyn për pak kohë në Fakultetin e drejtësisë, por është tërësisht i tërhequr pas letërsisë, sidomos pasi është njohur me artistë të tillë si Balzak e Verval. Spikat fort dëshira për një jetë të ç’rregullt, dëshirë kjo që e detyron familjen ta nisë për një udhëtim të gjatë turistik në Indi. Bodleri, pasi qëndron pak kohë në ishullin Maurice, e ndërpret rrufeshëm udhëtimin dhe kthehet në Bordo. Në Francë hyn në zotërim të trashëgimisë së të jatit e lidhet me artisten mulate Jeanne Duval. Bukuria ekzotike, sensualiteti epshëror, magjia turbulluese, janë tema të shumë lirikave të pjesës së parë të librit. Poezinë “Les Bijoux” qe po e botojme në këtë cikël të përzgjehdur e p137rkthyer nga Naum Mara, Bodler ia kushton pikërisht Zhanës. Në të bëhet fjalë pë perlat e vërteta të saj. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne Tue Jul 15, 2008 9:22 am | |
| Nga 1845 deri më 1846 debuton si kritik arti me dy vepra; ndërkaq vazhdon të bëje një jetë të shthurur e me mjaft shpenzime, duke eksperimentuar së bashku me miqtë e tij artistë, rebelë si vetë ai, efektet e hashishit dhe pasioneve më të shfrenuara të ndjenjave. Fillojnë të shfaqen vargjet e para në shtypin e përditshëm, së bashku me studime e artikuj të temave të ndryshme. Në vitin 1847 boton novelën “Fanfarlo” që përbën një lloj autoportreti ironik dhe përkthen poemën e famshme “Korbi” të shkrimtarit amerikan E.A Poe, me të cilin ndjen një afërsi të theksuar e për të cilin do të shkruajë ese mjaft të bukura e analitike. Suksesi saj i madh do t’i jepte një shtysë akoma më të fortë pasionit të tij për poezinë. Ndërkaq, forcon një lidhje dashurie me artisten me “sy të gjelbër” Marie Daubrun, shpesh e pranishme si burim frymëzimi në pjesën qëndrore të “Luleve të së keqes” Në vitin 1848 Bodleri është në mes të barrikadave, i ndezur nga idealet revolucionare, që do t’i braktisë më vonë përfundimisht pas grushtit të shtetit të L. Napoleonit më 2 dhjetor 1851. Më 1857 botimit të parë të paralajmëruar të “Luleve të së keqes” gjykata i përgjigjet me një gjobë prej 300 frangash, për krimin e përdhosjes së moralit të shoqërisë, duke i hequr botimit gjashtë poezi. Në këtë kohë perëndon edhe ylli i artistes M. Sabatier të frekuentuar prej 5 vjetësh e fortësisht të idealizuar nga Bodleri, deri në atë pikë sa shumë biografë besojnë se kjo mund të ketë qenë shkaku i thyerjes së raportit të tyre. Dëshmi të shkrimtarëve bashkëkohorë që vizitonin të njëjtin sallon me poetin, e përhskruajnë atë si një grua me një inteligjencë të jashtëzakonshme e një bukuri të rrallë. Nga 1864 deri më1865 gjashtë poema të vogla në prozë shfaqen në “Le Figaro” nën titullin “Le spleen de Paris”, ndjekur nga dy në “La Vieparisienne”, tre në “L’Artiste”. Në Belgjikë, ku shkon për t’u kuruar, një revistë i publikon poemën në prozë “Qentë e mirë”. Ndërsa më 1866 botohen 23 poezi të reja nën titullin “Mbeturinat”. Në fund të marsit Bodleri goditet nga një paralizë që i heq mundësinë për të folur. Dhe më 1867 pas transportit nga Belgjika, në një shtëpi mjekimi në Paris Bodleri nuk jep shpresa për përmirësim dhe vdes më 31 Gusht. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne Tue Jul 15, 2008 9:23 am | |
| Ciganët në udhëtim
Me sytë xixëllues, agimi pa zbardhur, Rrugët i mori tribuja fatndjellëse. Te vocrrit mbi supe o duke u shuar etjen, Me nektarin që del prej gjinjve të varur.
Ngadal’ ecin burrat me armë të praruara, Ndan’ qerreve ku xhinsi i tyre ësht’ rrasur, Horizonteve i bredhin syte e bufatur, Nga keqardhja për ëndrrat e harruara.
Prej foles’ së thellë, bulkthi i mahnitur, I veshtron tek shkojne dhe zërin ka ngritur; Sibela*, që i do, madhon fushat e blerta
Lulëzon djerrinat dhe nxjerr nga guri vese, Para endacakëve,që dihet ç’do i presë, E njohura tablo e ardhmërive t’errta. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne Tue Jul 15, 2008 9:24 am | |
| Kufoma
Të kujtohet, shpirt, se syri ç’na zuri At’ mëngjes të ëmbël vere! Në një kthesë të një udhëze guri, Mbetur një kufomë shqerre.
Me këmbët drejt kaltërsive të ngritura, Si ndonjë grua e ndyrë, Përtharë, shëmtuar thundër rronitura, Barkun nga gazrat fryrë.
Dielli zhurriste kërmën e shkretë, Përvëlonte pa mëshirë, Për ta dërmuar në miliona pjesë T’ia kthente mëmës Natyrë.
Qiejt sodisnin mahnitësen mbetje, Si e vyshkur margaritë. Stërfrikshëm nderej, ti the, ajo heshtje, Sa po të binte të fikët.
Mizat zhuzhitnin, të vëna në ndjekje; Gëlonte e zeza ushtri, Turm’ e qullët, e krimbave të vdekjes Gëzonte të fundit gosti.
Si një valë her’ ngrihej e her’ binte, Kërkërinte me përtesë, Thua bufatjes së qelbur do dilte, E shumfishuar gjallesë.
Përreth ndjeheshin të çuditshëm tinguj, Si t’ujit dhe të erës, Sikur grimca indesh dilnin në vrunduj, Prej trupit të ftoht’ të shqerës.
Trajtat zhdukeshin, nuk mbetej gjë tjetër Nga ëndërr’ e xhavalitur, Si bien nga pëlhur’ e pikturës së vjetër, Bojrat më par’ plasaritur.
Mbrapa ferrave një qen i zgjebosur, S’na ndante sytë e vëngër, Gati t’rrëmbente pran’ trupit të sosur, Copën e mishit të lënë. -Oh tmerr! dhe ti do shndrohesh një ditë, Kalbur si kjo cofëtirë, Dielli im, e bukura e syve dritë, E dashura ime e mirë.
Po! Kështu o Perendeshë gjith’ hire, Shpejt, pas të fundit shërbesë, Posht’ barit të gjelbër, nën ato blire, Kjo gjëmë do të të presë.
Atje, o shpirt, thoji larvës t’mallkuar. Që vjen për të të puthur, Në mendj’ e zemer nuk ësht shformuar, Engj’llushja ime e bukur. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne Tue Jul 15, 2008 9:24 am | |
| Loja
Në ndenjëset prej belluzi, të plakurat lavire, Verdhane, vetull-ngjyer, me sytë pa shkëlqim, Prej lapëzave ju varen të ndritshëm zinxhirë Plot gurë e xhingla që lëshojn’ tringëllim.
Ndanë tryezave të blerta të mëkurit portrete Gojë me dhëmbë të rëna, të ngrira buzeqeshje, Dhe gishta që dridhen nga një e skëterrshme ethe, Mbi gjokset që ofshajnë, o thellë nëpër xhepe.
Nën tavanët e ndohtur një rrjedh’ e vertetë E qindra shandanësh që shndritin jo pak, Mbi ballet e vrejtur të të shquarve poetë, Që vijn’ për të humbur ç’kan’ fituar me gjak.
Kjo ësht’ e errta tablo që mu shfaq një natë, Tmerrësisht e qartë para syve zhbirues, Dhe unë vetë, në një kënd të sallës së pamatë, I ftohtë, i heshtur, tërhequr pas vesit tundues.
Zili kam këta njerëz me pasion të paepur, Gëzimin vdekëtar të të moçmeve lavire, Që të gjithë vijn’ të shesin pa rreshtur, Dikush nderin e brezave, e kush të sajat hire!
Dhe zemra më dridhet nga zilia dhe tmerri, Për të gjorët që ethshëm vetvehten e prishin, E me dëshir’ zgjedhin atë q’ofron ferri, Më mirë vuajtjen pa fund se HICIN! | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne Tue Jul 15, 2008 9:24 am | |
| Ballkoni
Ndjell’se kujtimesh, mbi gjith’ dashnorët e dashur, Për ty të gjitha dhelet, tek ti perkushtimin! A të kujtohet vallë prekja e përmallur, Embëlsia e mbrëmjeve kur prisnim agimin Ndjell’se kujtimesh, mbi gjith’ dashnorët e dashur!
Netët e ndriçuara nga të kuqtë thëngjij, Muzgjet në ballkon, me një t’argjendtë tis, Zemrat në një rrahje, tek unë të butët gjij, Të pavdekshmet fjalë në vesh të çuçuris Net’ve të ndriçuara nga të kuqtë thëngjij.
Sa të bukur diejt në ato perëndime! Qeniet njësh të bëra me t’pafundmen botë! Sikur i përpija të shpirtit kundërmime Kur mbi ty përkulesha o yll magjiplotë. Sa të bukur diejt në ato perëndime!
Terr i natës rritej si një gardh i dendur Flakën e syve të tu ndienja n’errësirë, Në buzë pija pezmin,nektarin e mbledhur, Kofshët e tua të ngrohta me duar perfshirë, Terr’ i natës rritej si një gardh i dendur.
Une kam mësuar t’ju jap jet’ kujtimeve Çasteve kur ballin mbaja në prehrin tënd. Po ku ta kërkoj ëmbëlsin’ e hireve Përpos se tek ti, ku, në c’tjetër vend? Unë kam mësuar t’ju jap jet’ kujtimeve.
Ato tinguj, oh ç’afshe, ato puthje pareshtje, A do mund t’i shoh e ti ndjej përsëri Të dalin nga shpirti, si nga e detit heshtje Ata diej të zjarrtë që ngjiten n’ajri? O ç’ tinguj! O ç’afshe! O ç’puthje pareshtje! | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne Tue Jul 15, 2008 9:25 am | |
| Bizhute
Dashnorja krejt cullak dhe duke m’ditur vesin Kish’ varur gjithe ç’kish’ të vyerat stoli Ball’lartë, krenare, ndonëse di që e shesin, Si një skllave Maoresh në ditët plot lavdi.
Kur belin e tundën, bashkë e ndjek ritmin Moria rrezartë perlash si pasqyra Më çojn’ në ekstazë, më ngalasin shpirtin, Sendet ku njësohen tingulli dhe ngjyra.
E shtrirë, gjithe nur; më fton me dashuri, Tek shtrati mbështetur, djall’zisht buzëqesh, Pasioni im i thellë e rrok gjith’ ëmbëlsi Siç ledhaton vala, bregun që i bje ndesh.
Syt’ ngulur tek unë, e zbutur tigreshë, Lehtas e ndryshon ngjyrën e shikimit Her’ si një lavire, her’ si virgjëreshë Zemrën më drith’ron, art i përçudnimit.
Ah llërët dhe pulpat, po vithet e shalët, Rreshqitse si vaji, si mjellm’za lakuar, Syri i përpin, një çast veshtrimi ndalet Thithat edhe gusha si musht i bekuar.
Do t’i le të lirë k’ta engjej prej djalli Për të prishur paqen që n’shpirt më ka derdhur Për ta zbritur posht’ nga ai fron kristali, Ku qetësisht, vetëm ,gjith’ hire ka ndenjur.
Dhe më duken mpleksur, në të re shtatore, Vithet e drenushës me kurmin si djalosh, Bel i holl’, fundshpinën tregon rrumbullore, E sedefta cipëz, në parajsë të josh.
Dhe kur flakëz e llambës më në fund jep shpirt, Veç zjarri në vatër dritë hedh mbi mure, Kuqëlon të zeshk’tën lëkurë që shndrit Çdo gjuhëze flake që lodron dëfryer | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne | |
| |
| | | | Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |