|
| Prirje të luftës moderne | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Prirje të luftës moderne Sun Mar 09, 2008 1:00 pm | |
| Nga Zeno Jahaj
E verteta tragjike e historise eshte se, njerezimi nuk mund te çlirohet nga lufta. Pas çdo mbarimlufte, popujt kane shpresuar per nje paqe te perjetshme. Çdo lufte ka krijuar iluzionin se do t’u jepte fund te gjitha luftrave. Traktate e marreveshje, bisedime e deklarata, konferenca e kongrese, sado autoritare e perfshirese, nuk kane mundur gjithsesi t’i japin fund luftes. Ushtrite, armet, askush nuk i ka hequr, sado te kete zgjatur paqja. (Grenada, Kosta Rika, Islanda, Panamaja, Andora, San Marino, Haiti apo ishuj ekzotike me sovranitet te deleguar, bejne perjashtim!).
Askush nuk ka hequr dore nga vezhgimi apo shprehur me termin modern, monitorimi i tjetrit. Askush nuk ka hequr dore nga forca, natyrisht nëse sjellim në vemendje se ne boten moderne, termi “force” nuk nenkupton thjesht apo vetem ushtrite dhe armet. Forca ushtarake eshte vetem njera nga armet midis te shumtave, me instrumentat diplomatike, muskujt ekonomike, peshen politike dhe aftesite informative, krahas dhe ne udheheqje te saj. Lufta, sado forma te tjera te marre, ne fund te fundit eshte dhe do te mbetet akt i perdorimit te forces ose akt i kercenimit per te perdorur forcen. Luftimi dhe perdorimi i forces pa diplomaci s’eshte veçse vrasje. Porse diplomacia pa forcen, pa armet apo vullnetin per t’i perdorur ato, eshte si muzike pa vegla.
Sot, forcave ushtarake u jane shtuar misione te reja, kurse misionet e vjetra u kerkohet t’i kryejne ne forma te reja. Gjithsesi, detyrat themelore te Forcave te Armatosura te te gjitha vendeve mbeten ruajtja e pavaresise, sovranitetit dhe integritetit teritorial te vendit ose akoma me gjere, ruajtja e qytetareve dhe interesave te vet; pjesemarrja ne misione nderkombetare paqeruajtese apo paqembeshtetese, lehtesimi i popullates nga fatkeqesite; kryerje detyrash ne funksion te sigurise se brendshme ne ndihme te autoriteteve perkatese per rivendosje e perforcim rendi e ligji, si dhe kontribute ne te mire te rritjes se vlerave kombetare e sociale. Misioni tradicional i ushtrive ne te gjithe vendet mbetet mbrojtja e vendit te vet ose e vendeve aleate kunder nje sulmi te mundshem ushtarak.
Popujt mund te mos jene te interesuar per luften, por lufta eshte e interesuar per ta. Sepse njerezimi eshte dhe do te vijoje te mbetet i kercenuar nga rreziqe ekonomike (varferia, shperndarja e skajshme e pasurive dhe e vlerave); nga rivalitetet e konfliktet ndershteterore; nga perdorimi i dhunes brenda vendeve, e cila, ne rastin me te keq, merr trajtat e luftes civile; shthurja e shtetit; genocidi, armet e demtimit ne mase, terrorizmi; krimi i organizuar ndershteteror, etj.
Llogaritjet tregojne se parandalimi i ketyre rreziqeve eshte me pak i kushtueshem sesa kunderveprimi ndaj tyre. Instrumentet me te frytshme per te realizuar keto misione jane shtetet e afta qe ushtrojne ne menyre te pergjegjshme sovranitetitin e tyre, qe i administrojne rreziqet perpara se keto rreziqe te kercenojne te tjeret.
Kombet dhe shtetet do te vijojne te mbajne dhe te perdorin forcat e tyre te armatosura per te kryer e per te fituar ne luftra vendimtare, per te ruajtur dhe per te perhapur paqen. Tragjikisht, por ne menyre te paevitueshme, lufta do te vijoje te mbetet nje industri ne rritje. Ekonomite e perparuara, udheheqjet politike demokratike, vlerat demokratike dhe standardet e larta te jeteses do te vijojne te mbeten te kercenuara. Nga ana tjeter, koncepti i sigurise ne boten moderne perceptohet edhe si koncept i rritjes se influences, fuqise e pasurise, krijim dhe mbrojtje interesash, ruajtje e perhapje vlerash kombetare.
Flitet shume se, teknologjia moderne e informacionit e ka ndryshuar luften dhe natyren e saj, madje ka qe besojne se, lufta ka ndryshuar pergjithmone. Duhen arsye bindese per te vleresuar se ne ç’mase ka ndryshuar lufta dhe ne ç’mase ajo mbetet e do te vijoje te mbetet e njejta. Latinet e vjeter do te na sugjeronin se, sa me shume ndryshojne gjerat, aq me shume ato mbeten te njejta. Lufta do te mbetet e vjeter ne ate mase qe mbeten te vjetra burimet dhe shkaqet e saj. Shkaqet e luftes nisen ne zemrat njerezore, ne urrejtjen, cmiren, friken, arrogancen, nepsin, ambicjen, hakmarrjen, padrejtesine, etj, te cilat, kur epidemizojne grupin (shtetin, fisin, banden kriminale, organizaten terroriste apo sektin fanatik fetar), behen impulse per rreziqe me te medha.
Lufta eshte shkence, por ne thelbin e saj eshte dhe do te mbetet art. Sic dihet, arti kerkon ndjenje dhe emocion. Asnje lufte, veçanerisht lufta e gjate, nuk eshte fituar pa kurajon, sakrificen, sherbimin, besnikerine dhe vendosmerine e njeriut, luftetarit, komandantit apo burrit te shtetit. Lufta ka qene dhe do te vijoje te mbetet perplasje vullnetesh.
E papritura mbetet konstante e luftes. Kundershtari, sado i dobet, madje pikerisht pse eshte i tille, do te perpiqet dhe do te gjeje rruget, mjetet, format dhe metodat qe dobesine t’a ktheje ne force, te njohuren ta beje te panjohur dhe te panjohuren, te njohur.
Flitet se, karakateristike e luftes se sotme eshte luftimi asimetrik. Por nuk mund te harrojme qe asimetria eshte forme e perjetshme e luftes, eshte rrugezgjidhja e me te dobetit per te fituar ndaj me te fortit. Jane vetem mjetet me te cilat ushtrohet sot asimetria, te cilat sigurisht qe kane ndryshuar.
Çdo lufte qe fillohet, mendohet se do te jete ndryshe, porse sapo ajo fillon, fillojne te vihen ne veprim edhe ligjet e brendshme qe e drejtojne ate. Duke vezhguar me vemendje, qofte edhe luftrat apo konfliktet me te fundit, nuk mund te mos “lexojme”, psh, se askush nuk ka hequr dore nga perqendrimi i forces, porse ai eshte modifikuar si “perqendrim i perpjekjeve”. Nuk duket, veçse pershtatje e natyrshme me karakteristikat e luftes moderne, perparesia e paraveprimit ndaj kunderveprimit (“proaction vis-à-vis reaction”, shpreheje kjo, ne thelb, e raportit tradicional midis veprimit mesymes dhe atij mbrojtjes.
Natyra e problemit:
Burimet dhe tipet e konflikteve jane bere me te larmishem dhe me te paparshikueshem, edhe pse, ne rastin me te keq, me pak te rrezikshem. Bota eshte perpara sfidave te jashtezakonshme, po aq, edhe perpara ndervartesive te jashtezakonshme.
Siguria globale sot nuk eshte me prone apo fushe veprimi e 200 e ca aktoreve (shteteve sovrane), te cilet kane te drejten per te mbajtur e perdorur forcen ushtarake. Sot, aktoret e sigurise (apo te pasigurise) globale jane me mijra. Keta nuk njohin kufij shteterore, priren per t’a transferuar konfliktin ne shtete apo hapesira te tjera ajrore e detare. Kjo, mesa duket, do te jete matematika e sigurise (apo e pasigurise) qe do te pershkoje shekullin e 21-te.
Forca do te vijoje te mbetet dimension edhe i luftes moderne, porse perdoruesit e saj, per shkak te presioneve te gjithanshme, do te duhet fillimisht te pyesin veten: A eshte kercenimi aq serioz sa te justifikoje, te pakten mjaftueshmerisht, perdorimin e forces? A jane konsumuar te gjitha opsionet e tjera jo ushtarake? A eshte forca perpjestimore me qellimin e ndalimit apo te menjanimit te rrezikut? A jemi te sigurte se rrjedhimet e veprimit nuk do te jene me te keqija se rrjedhimet e mosveprimit?
Ne konfliktet e sotme duket se eshte mjegulluar dallimi midis perbersve taktike, operative, strategjike dhe politike te luftes. Nganjehere, edhe ngjarje te parendesishme taktike mund te sjellin grushte te renda politike. Kjo eshte vecanerisht e ndjeshme ne sistemet demokratike, ku psh, humbjet njerezore jane te pafalshme. Duket se, nese nderhyrja ushtarake eshte e domosdoshme, perfundimi i saj pa humbje do te jete nje standard, ne baze te te cilit do te maten operacionet e ardhshme. Perhapja dhe shtytja perpara e vlerave dhe e institucioneve demokratike ne bote duket se e favorizon kete prirje. (Le te kujtojme se ne vitin 1975, vetem nje e treta e vendeve te botes mbanin zgjedhje demokratike, ndersa sot, ky tregues eshte dy te tretat, me prirjen per rritje te metejshme.)
Lufta moderne eshte nen kontroll te rrepte politik. Ne kete kuptim do te mund te lexohej shprehja e famshme se: “Lufta eshte tejet e rendesishme per t’iu lene ne dore gjeneraleve”. Ngjarjet e sotme rrjedhin nga diplomacia e perkrahur nga diskutimet per kercenim, drejt diplomacise se perkrahur me kercenim, duke synuar diplomacine e perkrahur me force dhe, vetem si gurin e fundit, forcen e perkrahur me diplomaci. Eshte domethenes fakti qe, nepermjet negocimit, me shume lufterave u jane dhene fund nga viti 1980 deri me sot, sesa ne 200 vjetet perpara ketij viti.
Teknologjia e luftes ka ndryshuar ne progresion gjeometrik ne krahasim me taktikat, strategjite, doktrinat dhe organizimin e forcave te armatosura. Eshte rritur forca dhe largesia vrasese e armeve. Satelitet jane bere pjese e pandare e zhvillimit te luftimit. Mjetet ajrore te zbulimit pa pilot jane sot aq te shumta ne numër e ne lloje, saqe mund te thuhet se ato perbejne nje flote te tere ajrore qe i ka shtrire funksionet e saj deri ne shkalle nenreparti. Te gjitha keto kane çuar ne prirjen per t’i pakesuar forcat njerezore dhe per t’i profesionalizuar ushtrite.
Per mbi nje gjysem shekulli bota ishte ndeshur me dy dimensione te luftes, ate konvencional dhe berthamor. Sot, ne kete ekuacion eshte shtuar edhe nje dimension i trete i luftes: terrorizmi. Parimisht terrorizmi nuk eshte kercenim i ri. E re eshte perhapja, shkalla dhe intensiteti i tij. Ndersa ne te kaluaren, nepermjet terrorizmit jane zgjidhur detyra kryesisht te niveleve taktike, sot, terorizmi nderkombetar zgjidh detyra strategjike. Perballimi i ketij dimensioni te ri strategjik te luftes, kerkon nje menyre te re te menduari, teknologji te reja dhe organizim te ri.
Terrorizmi eshte asimetrik ne mjete, asimetrik ne motivim. Po jetojme fazat e para te nje tranzicioni te madh gjeopolitik. Kemi nje kapercim nga trajtat lokale te luftes ne trajta globale konfliktesh, ku ndarja midis luftetarit te ligjshem, kriminelit dhe qytetarit eshte mjegulluar aq shume, saqe eshte veshtire te dallohet. Duket se, konflikti i se ardhmes do te jete me se shumti nje gershetim apo nje perzjerje e njekohshme e luftimit tradicional me operacionet ne mbeshtetje apo ruajtje te paqes. E ardhmja, e cila tashme ka trokitur, po tregon se per te perballuar keto sfida, ne vend te nje ushtrie masive, do te na duhet dhe do te jete me e frytshme nje ushtri e vogel, profesionalisht e afte dhe e mirestervitur.
vijon.... |
| |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Prirje të luftës moderne Sun Mar 09, 2008 1:00 pm | |
|
| Tipare te reja te stervitjes se ushtarit
Ne luften moderne, forcave do t’u duhet te jene shume me te stervitura sesa ne kushtet e perhapjes se meparshme. Veprimet e sotme luftarake jane me te ekspozuara ndaj pasigurive se ne te kaluaren. Natyrisht, edhe ne Luften e Ftohte, pasigurite dhe te paprituarat ishin te pranishme, por gjithsesi ato ishin perjashtim, kurse sot ato jane rregull. Ne kete bote globale, kundershtaret do t’i perdorin forcat dhe mjetet ne zona ku eshte e pamundur ose e veshtire depertimi ne to. Ne keto kushte edhe sigurimi i informacionit do te behet me i veshtire.
Ne luften tradicionale, por ne nje shkalle me te larte ne luften moderne, kryerja e veprimeve luftarake apo permbushja e misioneve do te jene, si rregull, produkt shumepalesh, duke patur ne mbeshtetje apo ne krah aleate te natyrshem, ku fitorja e ideve do te udheheqe fitoret ushtarake. Ushtarakut do t’i duhet te jete i vendosur per misionin qe kryen, duke qene i bindur se ai eshte ne interes te vendit te vet, te popullit te vet, edhe ne lloje te tilla misionesh gjeografikisht te largeta. Eshte e qarte tashme, porse ka vend per me shume ndergjegjesim, se ne grupin e interesave tona vitale, (sikurse eshte e natyrshme jo vetem per ne, por edhe per shtete e vende shume me te medha e me te fuqishme se ne), bejne pjese edhe besnikeria, luajaliteti dhe kontributet ndaj aleancave dhe koalicioneve demokratike. Le te kujtojme se ndoshta jo te gjithe vendet kontribuese ne zgjidhjen e konfliktit te Kosoves kishin interesa vitale, por ata u pergatiten, erdhen dhe kryen misione duke rrezikuar edhe me humbje njerezore.)
Kjo kerkon edukimin e qendrueshmerise. Operacionet e sotme luftarake mund te mbarojne shpejt ne kohe, por vendosja, mbajtja, forcimi dhe perparimi i paqes jane e do te jene, si rregull, procese afatgjata, e shpesh, madje edhe me te ekspozuara ndaj rreziqeve per jeten. Ushtaraku sot duhet te mesohet te jete me i frytshem dhe te mbijetoje, te krijoje situata ndaj kundershtarit dhe jo te prese qe vetem te reagoje ndaj tyre. Ndaj nje kundershtari qe pershatet shpejt, qe perdor taktika dhe mjete te reja, duhet te jesh paraprakisht i stervitur dhe shume me i pershtatshem.
Ne luften moderne nuk mund te percaktohen drejtime fikse, siç tradicionalisht jemi mesuar t’i ndajme ne kryesore apo ndihmuese. Nderrimi i vlerave te drejtimeve, qe ne kohen e Luftes se Ftohte ishte me se shumti perjashtim, ne luften e sotme eshte rregull. Ne keto kushte, nenrepartit apo repartit i duhet te jete i pergatitur per te vepruar ne te gjitha situatat. Ne kohen e sotme nuk ka me prapavije dhe front, nuk ka konvoje apo garnizone te sigurta. Ushtaret jane me se shumti luftetare sesa specialiste, sepse kushdo eshte i rrezikuar ne te njejten mase, ne çfaredo lloj vendi e sherbimi.
Sot ushtarit mund t’i takoje te hyje ne veprime luftarake brenda javesh apo muajsh nga fillimi i stervitjes se tij dhe ndoshta, ne nje terren krejt te panjohur. Per kete arsye, stervitja duhet te jete realiste, te zhvillohet ne kushtet e rreziqeve dhe te kufizimeve qe dikton luftimi i sotem. Perdorimi i sigurte i armes se zjarrit duhet te jete natyre e dyte, deri ne sigurine e nje perdorimi te natyrshem rutine. Ushtari do te duhet te edukohet me shpirtin e iniciatives shume me teper sesa ne mbrojtjen tradicionale, sepse mund t’i qelloje te shkeputet dhe te zgjedhe vete rrugen e mbijeteses dhe njeheresh, te permbushjes se detyres.
Nje edukate e tere juridike, e pakonceptuar dy tre dhjetevjetsha me pare, duhet t’i jepet ushtarit te sotem. Personeli i Forcave te Armatosura duhet te njohe dhe te edukohet te zbatoje me rreptesi parimet e ligjshmerise, demokracise, te asnjanesise, te respektit te te drejtave dhe ligjeve nderkombetare humanitare. Ai duhet te dije se fakti qe eshte i armatosur, nuk i jep absolutisht te drejten per t’i shkelur ato. Perkundrazi, ai eshte pergjegjes ne rast se i shkel ato. Ata duhet te edukohen me ndjenjen e detyres ne ate shkalle, sa te jene ne gjendje te bejne analize dhe te mbajne qendrim ndaj veprimeve qe jane ne kundershtim me normat dhe te drejtat nderkombetare humanitare.
Ne kete kontekst, ata duhet te njohin shume mire dhe te zbatojne Rregullat e Angazhimit gjate misioneve jashte vendit, me fjale te tjera çfare dhe ne ç’mase u lejohet dhe çfare dhe ne ç’mase nuk u lejohet. Rrethana te caktuara mund te sjellin qe ushtarit do t’i duhet te vendose vete se ne ç’mase psh, do te duhet te perdore forcen apo mjetin e forces, duke mos rrezikuar apo duke mbrojtur njeheresh jeten e vet. Zgjidhja e nje konfrontimi do te duhet te arrihet duke perdorur nje force te balancuar me mjetet dhe format e tjera negociuese. Perdorimi i armes apo i forces do te duhet te lidhet edhe me nevojen e vetmbrojtjes, me nevojen e mbrojtjes se nenrepartit te vet apo te ushtarit e nenrepartit aleat si dhe te qytetareve te pafajshem.
Stervitja kolektive
Koha kerkon nje kulture e re te stervitjes dhe te perdorimit luftarak te nenreparteve. Dimensionet e konceptit te stervitjes kolektive burojne nga dimensionet qe ka marre vete lufta dhe veprimet luftarake moderne. Sot, veprimet luftarake dhe ne teresi perdorimi i forces ushtarake, eshte gershetim armesh e sherbimesh, i bashkerenduar me aktore te tjere joluftarake, si dhe i nderveprueshem me aleatet apo koalicionin perkrah. Pikerisht ky perben edhe kuadrin e stervitjes kolektive. Nenrepartit mund t’i takoje te transportohet apo te veproje apo kryeje operacione ne bashkembeshtetje me helikopterin apo anijen dhe kjo do te thote se keto mjete duhen njohur, duhen mesuar si te mbrohesh ne to apo t’i mbrosh ne nje rast ekstrem. Nenreparteve do t’u duhet te bashkerendojne me organizma nderkombetare, rajonale, qeveritare, jo qeveritare dhe te sektorit privat si dhe me misione humanitare, diplomatike, mediatike, parlamentare, etj, ne funksion te zgjidhjes sa me te frytshme te situates qe krijohet. Ne keto kushte, suksesi do te varet se tepermi nga aftesia e ketyre organizmave dhe misioneve per te plotesuar njera-tjetren, per te bashkevepruar dhe bashkerenduar veprimtarite. Krahas besimit, nenrepartit do t’i duhet t’i njohe keto organizma apo misione, te njohe mundesisht gjuhen e tyre, procedurat e tyre dhe te krijoje nderveprueshmerine me te frytshme ne te mire te synimit apo objektivit te caktuar.
Nje force e armatosur e afte profesionalisht
Ushtria eshte profesion, profesioni i armeve. Shume vende te botes vijojne te perdorin sistemin e sherbimit te detyrueshem ushtarak. Nje nga arsyet eshte se ata e shohin kete çeshtje si element te demokracise dhe te kultures kombetare. Nga ana tjeter, nepermjet sherbimit ushtarak, i riu perfiton vlera shtese te edukimit atdhetar, kulturor, shendetsor, sportiv, etj. Nepermjet ketij sherbimi, i riu ndergjegjesohet me shume per pergjegjesine ndaj detyrimeve ligjore, siç jane detyrimet e sherbimit ushtarak. Aq me te ndjeshme behen keto vlera kur sherbimi ushtarak te lidh me kultura te vendeve te tjera.
Gjithsesi, nevojat e luftes moderne, kane filluar ta vene ne pikepyetje traditen e sherbimit ushtarak aktiv. Ka vende qe tashme e kane hequr ate fare. Permendim Francen, e cila, edhe pse eshte vendi qe ne historine moderne “e shpiku sherbimin ushtarak aktiv”, ne vitin 2001 e hoqi ate fare. Duket se ka ikur koha e ushtrive masive. Gjithnje e me shume vende po kalojne ne heqjen e ketij lloj detyrimi, duke i zevendesuar ato me forca plotesisht vullnetare, me te vogla ne numur, te pajisura me teknike te kohes dhe te levizshme.
Ne keto dy-tre dhjetevjeteshat e fundit, forcat e armatosura te shume vendeve jane pakesuar, keshtu qe edhe nevojat per thithjen e ushtareve rekrute, jane bere me te pakta. Forcat e armatosura po priren per nga profesionalizmi dhe varesia nga teknologjia moderne. Ne keto kushte, del e nevojshme qe stervitja te jete me e gjate ne kohe, per t’i aftesuar ushtaret profesioniste ne perdorimin e armeve dhe te sistemeve komplekse te armatimeve moderne. Por afatet e sherbimit te detyrueshem jane relativisht te shkurtera, kohe kjo e pamjaftueshme per t’u familjarizuar me keto sisteme. Nder te tjera, edhe per kete arsye, ushtrite priren gjithnje e me shume per nga ushtrite vullnetare profesioniste. Evoluimi i misioneve brenda vendit, por vecanerisht perfshirja gjithnje e me shume ne misione paqeruajtese, kerkon jo vetem shprehi e njohuri thjesht ushtarake, taktike apo teknike, porse veçanerisht aftesi negociuese, me te kerkuara keto per kushtet relativisht afatgjata paskonfliktuale, siç eshte edhe rasti ne Irak.
Kalimi ne ushtrite profesioniste nuk do te thote perjashtimisht edhe profesio-nalizem ne çeshtje ushtarake. Profesionalizmi eshte shkolla dhe pervoja, shkenca dhe arti, madje me shume arti sesa shkenca. Drejtimi dhe veprimi luftarak, veçanerisht ne kushtet teper komplekse te luftimit te sotem, lypin intuite, krijimtari, aftesi perceptuese dhe analizuese. Ne luftimin e sotem paqartesia eshte me akute se ne luftimet tradicionale. Asimetria e rrit ate. Pikerisht ne kushte te tilla, drejtuesit apo ushtarit do t’i duhet te percaktoje zgjidhje e te marre shpejt vendimin me te frytshem.
Forcat tona te Armatosura, sot, dhe per nje te ardhme ndoshta afatmesme, jane dhe do te jene nje force relativisht e vogel, ku pjesen dermuese te tyre do t’a perbejne Forcat Tokesore, kryesisht trupa kembesorie, te nderhyrjes se shpejte, komando, etj. Per kushtet tona, kjo eshte zgjidhja jone me e mire dhe nderkohe edhe avantazhi yne me i madh. Sado e sofistikuar te behet lufta nga pikepamja teknologjike, ne fund te fundit, ajo behet per te kontrolluar njerezit, popullin. Municionet precize, fuqia ajrore dhe ajo e hapesires, tekonologjia e informacionit, etj, jane elemente te zgjidhjes, por jo e tere zgjidhja. Per te kontrolluar njerezit, popullin ne terren, duhet kembesoria.
Sapo eshte arritur mbizoterimi ushtarak dhe sapo fitorja eshte perforcuar me kembesori, ajo duhet te ruhet permes aftesive integruese te forcave, te sherbimeve ushtarake, civile, gjyqesore, diplomatike, te zbulimit, te policise, etj. Kur vjen puna qe te na kerkohet te kontribuojme ne menaxhimin e situatave te shumlarmishme qe krijojne konfliktet e botes moderne, perdorimi i frytshem i njerzve dhe i aftesive njerezore jane nje shumefishator me i fuqishem se teknologjia.
Ne bashkeveprim dhe bashkerendim funksional me te gjithe instrumentet e tjera te fuqise kombetare dhe me llojet e tjera te forcave e te sherbimeve, nepermjet kembesorise dhe veçanerisht te trupave te specializuara te saj, kemi mundesite jo vetem te kryejme me pergjegjesi funksionet ne misionet e rendesishme tradicionale, por edhe ato qe lidhen me detyrimet ndaj aleancave apo koalicioneve demokratike. Jane pikerisht forcat e gjalla njerezore, ushtaret profesioniste dhe aktive, nenoficeret dhe oficeret, te cilet i kemi mundesite t’i profesionalizojme ne ato standarte dhe t’u japim ato kualitete, per te cilat mund te behemi mbeshtetje dhe jo barre e te tjereve. Keshtu do te duhet ta parashikojme te ardhmen dhe rruga me mire per t’a pararashikuar kete te ardhme eshte ndertimi qysh sot i saj.
Edhe pse terreni është vështirësuar nga moti i keq, trupat e brigadës xheniere vazhdojnë punimet. Janë gjithsej 64 forca, mes të cilëve edhe 2 xhenierë, 2 topografë, 2 teknikë ndërtimi e 10 specialistë të ndryshëm, të cilët të inkuadruar në grupin e punës së Brigadës së Xhenios për hapjen e këtij segmenti rrugor pjesë aksit Durrës-Kukës-Morinë, janë afër përfundimit të misionit dhe presin që të angazhohen sërish. Informacione nga Brigadë e Xhenios, bëjnë të ditur se kushtet e motit në këtë zonë janë ashpërsuar, por ndërkohë janë marrë edhe masat logjistike për personelin xhenier atje. |
|
| |
| | | | Prirje të luftës moderne | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |