|
| Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:13 pm | |
| Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mos u dridh, moj Kosovë, Trimi sot është në Vlorë... Do vijë me flamur në dorë…. Shembulli i Diellit të Demokracisë, Legjendës së gjallë të shqiptarëve, kalaja kombëtare e paqes dhe e demokracisë, është qartësisht zoti Hajredinaj. Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar, Bashkia e Gjirokastrës, njerëzit e qytetit të Çabejit, linguistit, të Ismail Kadaresë së Madh, për “Qytetarin e Nderit” zotin Hajredinaj me motivimin: "Për kontribut të shquar në luftën për çlirimin e Kosovës, fitoren e pavarësisë dhe rindërtimin e vendit", kanë padyshim krenari. Ky është titulli i lartë që Bashkia e Gjirokastrës i akordoi zotit Hajredianj. LZHK sot me gazetën “Udhët e Kombit” gjen dhe prek Evropën dhe Botën direkt dhe ndaj ju themi, ju thërresim Ju Politikanë, Diplomatë, Kryetarë shtetesh të mëdhenj dhe të vegjël se këtu, në Shqipërinë Etnike, ju keni shumë punë, për të bërë korrigjimin e historisë, vlerësimin e gjithë vlerave etnike shqiptare që shqiptarët në shekuj kërkuan dhe luftuan (kujtoni Skenderbeun) për paqe dhe demokraci në Ballkanin e trazuar, të cilin sot ju me zgjidhjen tuaj do të zgjidhni më të mirën në çdo hap të fushës të lirisë dhe të drejtave solemne në botë. Faleminderit Zotit, faleminderit Ndërkombëtarëve, vendeve, që e ndiejnë se janë për demokraci dhe që e njohin Kosovën sot. Më mirë një minutë në tavolinë se një minutë në luftë. Ejani bashkë me ne shqiptarët dhe ju o gjitonët tanë, të rrisim Lulen e Paqes. Shqiptarët dinë të bëjnë dhe demokraci dhe modeli i saj është Zoti Hajredinaj. Familja e tij që prej tre shekujsh, Kosova e tij, bashkë me çdo shqiptar, që kudo merr frymë, thotë Shqipëri. Po kemi dhe mirënjohje dhe falenderime dhe për ata që dhanë jetën për çështjen kombëtare dhe për ata intelektualë që, kudo ku janë, thonë fjalën e tyre. Por ne falenderojmë Zotin dhe shtetet që qëndrojnë pas Zotit për demokraci. Respekt e mirënjohje në jetë të jetëve! Ne shqiptarët ju dhamë Paqen dhe "Holokausin", ju na ktheni dinjitetin. Faleminderit e Mirënjohje Fuqive të Mëdha të demokracisë Botërore! Levizja per Zhvillim Kombetar qark Gjirokaster i ben apel kancelarive evropjane e me gjere te reagojne. Kosova shtet ilir e sovran t’ju behet e qarte njohja pa pazare kujdo 2 legjenda Haradinaj… Kosova pret Kryeministrin e saj. Etnikja pret sovranin.
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:14 pm | |
| * * * Kërkohet frymë e lartë bashkëpunimi Temat sot analizohen me problemet e ditës, por edhe kërkojnë bashkëpunim reciprok institu-cional. Mendojmë ndryshe, veprojmë drejt, duhet t’ ju shmangemi krizave. Nuk janë të frytshme rëndojnë dhe frenojnë ligjshmërinë. Qendra e Studimit dhe e Parandalimit të terrorit dhe trafikimit, si e para pionere në vend. Natyrshëm fillimet janë të vështirë, por themelet e saj dhe burimet e saj janë mbi baza të shëndosha dhe Ndërkombëtarët lënë të kuptohet se Paqja dhe Bashkëpunimi është detyra kombëtare, pavarësisht luhatjeve politike. Duhet të ketë bashkëpunim madhor të strukturave të shtetit me Organizatën. Misioni i tyre është është i përbashëkt. Misioni i tyre është i vështirë: përballimi i krimit, terrorizmit në çdo çast është evident. Ata janë mbrojtës të dy të vlerave njerëzore dhe të drejtave, ndaj gëzojmë që kemi institucionet, struktura të tilla në strukturën e shtetit që jetën e njeriut, prindërve dhe fëmijëve t'iua bëjmë të qetë dhe të sigurt. I del detyrë Qeverisë në çdo kohë e në çdo vend që t'i shikojë strukturat, t'i mbështesë ato, të respektojë vizionet. E kam fjalën këtu për Organizatën Shqiptare të Luftës kundër Krimit dhe Terrorit që ta shikojnë me syrin e nënës, këta njerëz që sakrifikojnë. Detyrat bëhen gjithmonë e më të vështira. Sofistifikimi i veprimeve mbi njeriun dhe pronën dhe tjera kërkon përgatitje profesionale, kur sot gjithë bota kërkon dhe mendon, hedh finaca të mëdha për parandalimin e terrorizmit. “Udhët e Kombit” urojnë bashkëpunim madhor në interes të çështjes kombëtare dhe gjithapërfshirjen e inteligjencës për ndalimin e krimit dhe terrorit edhe korrupsionit në vend. Kjo është zgjidhja qe vendi të gëzojë qetësi që të mos kemi më raste që vërtet japin dhimbje të mëdha njerëzore. Unë besoj se bashkëpunimi, seminaret, kam parasysh angazhimin e madh zotit Basha , të Kryeministrit zotit Berisha, që për faktin bilancet e krimit kanë ndryshuar. Djemtë shqiptarë janë të zotë dhe të pajisur sa dhe djemtë e çdo vendi tjetër.
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:16 pm | |
| Noli në Gjirokastër
Ish Kryeministri Fan Noli viziton Gjirokastrën më 27 gusht 1923 Ishte ditë e diel pasdreke. Binte një shi i fortë. Populli i mbledhur nga të gjitha krahinat me shumë përfaqësues, presin kryeministrin Fan Noli. Makina, që e solli, mbërriti nga Tepelena rreth orës 18.00. U gdhi në Gjirokastër dhe të nesërmen ai foli nga ballkoni i Kafe – Restoranit, në qendër të qytetit. Shtypi i kohës shkruan: "...Data 27 gusht 1923 është një ditë e shënuar, e gëzuar, ku fshatarët, qytetarët e tjerë lanë punën e dyqanet dhe u mblodhen të mëdhenj e të vegjël. Viheshin re fshatarët e Lunxhërisë dhe të gjithë krahinave. Lunxhiotët me kostumet e tyre të bukura, me fytyrat e thata, por të zgjuar dhe punëtorë ishin mbledhur dhe qëndruan më këmbë një orë e një çerek, sa nisi dhe mbaroi konferenca e zotit Noli, më e gjata që mbajti Noli pa pipëtirë dhe pa lojtur njeri nga vendi, sikur të ishin statuja. Shkollari i Manalatit , 15 vjeçari Muharrem Gega, kujton disa pjesë nga fjalimi i Nolit, ku ai preku nevojën e një qeverie demokratike të dalë nga populli me njerëz të ditur dhe me shkollë. Të nesërmen Shoqëria "Drita" shtroi një banket në restorantin “Lunxhëria” për nder të Fan Nolit. Burime nga “Shqiptari” i Amerikës.
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:16 pm | |
| JETA (Nga Nënë TEREZA) Jeta është mundësi, gëzoje atë! Jeta është bukuri, admiroje atë! Jet është lumturi, shijoje atë! Jeta është ëndër, realizoje atë! Jeta është sfidë, ndeshu me të! Jeta është detyrë, përmbushe atë! Jeta është lojë, luaje atë! Jeta është e çmueshme, kujdesu për të! Jeta është pasuri, mbaje atë! Jeta është dashuri, kënaqe atë! Jeta është mister, njihe atë! Jeta është premtim, plotësoje atë! Jeta ështëvuajtje, kapërceje atë! Jeta është këngë, këndoje atë! Jeta është betejë, pranoje atë! Jeta është tragjedi, përballe atë! Jeta është aventurë, përballe atë! Jeta është fat, bëje atë! Jeta është mjaft e çmuar, mos e shkatërro atë! Jeta është jetë, lufto për atë!
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:17 pm | |
| Çudia: HOTEL “DAJTI” KA PRONARIN E VET + FoTO Qeveria i shet Bankës së Shtetit Shqiptar hotelin e mirënjohur “DAJTI” në qendër të Tiranës kundrejt vlerës 30 milion euro. Duke iu referuar ligjit Nr. 1638, datë 17.12.2008, e detyron Qeverinë, që, në rastin e shitjes së një prone shtëtërore, t’ia nënshtrojë atë procesit të ankandit. Shtrohet pyetja: “Përse Qeveria nuk hapi ankand për këtë pronë që dihet që ka dhe pronar të ligjshëm?” Dhe përgjigja është e saktë…Për këtë objekt të shitur nga ana e qeverisë u anashkalua procesi i tenderimit, pra u bënë veprimet pa ankand. Me fjalë të tjera të drejtën për të vendosur që i takonte ankandit dhe jo shitjes së objektit Bankës shqiptare, nuk e përfilli askush, se u kryen veprime pa iu nënshtruar më parë procedurave që burojnë nga ligji. Shkelet ligji dhe shitet e blihet një objekt si hotel DAJTI”, kur ekzistojnë dokumente të plota që vërtetojnë këtë pronësi si pronë private?! Si përfundim konstatojmë se është marrë një vendim i shpejtuar përsa i përket shitjes së ish hotelit, i cili , siç theksuam, është bërë në kundërshtim me ligjin. Nuk kërkojmë llogari për vlerën e shitjes prej 300 milin euro, por kërkojmë përse shitet një objekt i madh edhe kur ai e ka pronarin ligjor edhe pa përfunduar proceset gjyqësore? Hotel “DAJTI” e ka pronarin legjitim, i cili posedon një dokumentacion të plotë konform ligjit, por nga organet kompetente të tillë pronarë janë pritur e përcjellur pa arritur një zgjidhje të mundshme, se prona të tilla janë konsideruar si prona publike mbi të cilat vensdos si të dojë Qeveria. Atëherë, përderisa ligjet ekzistojnë, përse të shkelen ato? Kështu duket se po përsëriten veprimet e Diktaturës së viteve 1943 -1945, kur sekuestroheshin prona e bagëti pa asnjë rregullsi…
Nga Reaksia e gazetës “UDHËT E KOMBIT”
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:18 pm | |
| EPIGRAME NGA NURI KOKALARI KAMELEONI Në mëngjes ti je punist, Mbas dy orë – enverist. Dhe më pas bëhesh pishman, Kthehesh në republikan. Po s’mjafton, se në mesnatë, e shpall veten demokrat. Dhe ndërkaq ti, si ngahera pas të ndjek edhe karriera. PASURI E PËRJETSHME Nga puna, po pate Çfarëdo pasuri Iku e të vate, Sa të mbyllësh sy. Porse, në do kesh Virtytin thesar, I pasur do jesh Dhe brenda në varr. PARAJA NËN DORË Si në luftë dhe në paqe S’ka si paraja nën dorë. Ajo dhjet mu në mustaqe Edhe mbretin me kurorë. SHPIRT FISNIK Nëse ti kërkoke mjete, Për të bërë të mira, mik, A s’je ti që mbart me vete Më të lartin shpirt fisnik? NDËSHKIMET Kur vjedh kryeplaku, Ngjitet në seli, Kur vjedh varfanjaku, Rraset në qeli. VDEKJA Nga vdekja me nder Asgjë s’ke pësuar; Veç do ishe tmerr, Të rrosh pa jetuar. PROFETËT Është vërtetuar, Se asnjë profet Nuk është vlerësuar Në atdhenë e vet. TË PANGRENËT E TË PANXËNËT Barku i pangrënë Është dhëmbshuri, Truri i panxënë – Është lemeri. LEKU DHE OFIQET Leku dhe ofiqet Dinë marifete, Se i bëjnë ligjet, Të flasin me vete.
PËRTACIA Nënë përtacia Ka vetëm dy bija Njëra është vjedhja, Tjetra është uria… PADITURIA Kush nuk është munduar, Të zërë dituri, Jetën e ka shkuar Si në robëri. CMIRA Cmira grin e bren Çdo krijesë me vlerë. Ajo nuk kursen Madje dhe Homerë. FJALA Fjala e dijetarit Si brilant i shquar, Fjala e llafazanit Si daulle shpuar. JETË E VËRTETË Askush s’e ka shkuar Për së koti jetën. Kur ka ligjëruar Vetëm të vërtetën.
PËR ATDHEUN Nëse frymën kam lëshuar Për të shtrenjtin tim atdhe, Zoti vetë ka urdhëruar Në Parajsë të jem, atje. SPECIE BURRASH Një të mençur pyetën njëherë: “Sa lloj burrash ka në këtë botë?” E tundi kokën, u mendua thellë: “Shtatë lloj ka, - me ngadalë u thotë. Ka burrë burri, sigurisht, elitë, Ka dhe burrë që është aty – aty. Ka burrë – grua, mbështjellë me petkun frikë dhe burrë për grua - mashkull është ai! Ka burrë për m*** – pa një vklerë në jetë. Ka m*** – burrë, është ndyrësirë. Ka dhe një m*** – muti, që s’do asnjë koment. Sërisht tundi kokën edhe foli: “Këto ndarje, - ju them, - mësoni mirë. Nga vetë veprimi në një lloj do shkoni. Jeta për gjithkënd vendos kategorinë. MANXURANËS (Motiv popullor)
Manxurana në kuti, folëm-o, folëm-o! I varfëri, nuk e di gjuhën-o, gjuhën-o! Manxurana fletë – fletë, lerëm-o, lerëm-o! Të shuaj zjarrin e shkretë, zjarrin-o, zjarrin-o! Atë zjarr që ndeze vetëm, vetëm-o, vetëm-o! Manxurana përmbi shoqe, përmbi-o, përmbi-o! Paç belanë, pse më dogje, belanë-o, belanë-o! Mëndjen e kokës ma hoqe, mëndjen-o, mendjen-o!
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:19 pm | |
| MINORITETET DHE GRUPET ETNIKE NË SHQIPËRI 1. Pak histori deri në ditët tona Nën ndikimin e interesave të Fuqive të Mëdha dhe veçanërisht të qarqeve shoviniste të vendeve fqinje, përcaktimi i kufinjve të Shqipërisë në vitin 1913, në të vërtetë ka qenë “përgjysmimi” i tokave dhe i popullsisë. Brenda kufinjve që iu imponuan Shqipërisë, u përfshinë rreth gjysma e tokave dhe e popullsdisë shqiptare. Pjesa tjetër e trojeve dhe e popullsisë u aneksuan nga Mali i Zi , Serbia , Maqedonia dhe Greqia. Në vjetarin “Shqipëria më 1927”, që në disa aspekte përafrohet me njëfarë mikroenciklopedie, lidhur me këtë çështje, ndër të tjera, theksohet: “…sipërfaqja e Shqipërisë është afro 80.000 kilometra katërore.Brenda në kufinjtë që treguam më sipër, Shqipëria ka pasur 2.000.000 bijtë e saj… kufijtë politikë të Shqipërisë së sotme janë ngushtuar tepër dhe 1,200.000 shqiptarë kanë mbetur nën okupatën jugosllave e greke.” (Selenica T. 1927: CIII) Si rrjedhojë e kësaj padrejtësie historike, më tragjikja në Ballkan dhe Evropë, Shqipëria në shumicën dërmuese të kufijve të saj tokësorë kufizohet me toka të banuara nga popullsi kompakte shqiptare. Përcaktuar kryesisht nga zhvillime të tilla politike, gjeografike, demografike etj, Brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë ka shumë pak poullsi minoritare si greke, maqedonase, malazeze, serbe etj. Grupime të tilla të populsisë nuk kanë qenë në kufijtë etnikë, përkatësisht ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve, maqedonasve, malazezve dhe serbëve. Ata janë përgjithësisht grupime të popullsive jo shqiptare, të cilat, për arsye të ndryshme, kryesisht ekonomike, kanë depërtuar në thellësi të territoreve shqiptare, duke krijuar si të thuash “oaze” të kulturave të tjera Brenda strukturës social-kulturore të shoqërisë shqiptare. Në literaturën shkencore sociale të shqipërisë problematika e pakicave kombëtare ende nuk është trajtuar sa dhe si duhet. Madje edhe në disa vjetarë, të përgatitur me seriozitet gjatë viteve 1924-1939, paraqitet shkurt problem i pakicave kombëtare. Ato shpesh kalohen menjë frazë të përgjithshme. Kështu, për shembull, në vjetarin “Shqipëria më 1927” nënvizohet: “Prej 833618 frymëve të popullsisë shqiptare përveç 20.000 grekërve të rrethit të Delvinës dhe të një pakice fare të vogël të maqedonasve në kufirin e Prespës… pothuajse nuk ka elementë të tjerë të racës së huaj. Grekët dhe maqedonasit përgjithësishtnuk kanë tokë, por janë bujq në tokat e shqiptarëve, të cilët i kanë sjellë së largu, për të punuar dhenë e tyre në kohëra kur shqiptarët nuk mund të linin pushkën, për të marrë kazmën në dorë. (Selenica T., 1928: CV). Një nga mendimtarët më të shquar shqiptarë që ka studiuar gjerësisht problemin e pakicave kombëtare, duke iu referuar studimeve më në zë të këtyre çështjeve, fakteve dhe dokumenteve të shumta të qëmtuara në arkivat e disa shteteve europiane është Faik Konica. Pë pakicat greke dhe slave, ndër të tjera, ka shkruar: “Ka disa mijëra fshatarë që flasin greqisht në krahinën e Gjirokastrës. Ata banojnë në një zonë të quajtur Dropoll. Ata nuk janë shqiptarë të greqizuar, siç mund të mendohej, por janë grekër të ardhur nga Greqia në pjesën e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. I kanë sjellë si krahë pune në bujqësi shqiptarët që ishin pronarë tokash si në Shqipërinë e Jugut ashtu dhe në Greqinë e Veriut, dhe që e kishin zakon t’i lëviznin argatët e tyre nga një pronë në tjetrën sipas nevojës… Sllavët janë shumë të paktë në Shqipëri: më pak se dy mijë veta. Shumica e tyre janë vendosur në Shkodër, ku kanë ardhur si refugjatë politikë dhe lypsa nga Mali i Zi në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë ose aty rrotull (1993:410,411) Në bazë të të dhënave të vjetarit të sipërcituar përllogaritet që pakicat kombëtare në Shqipërinë e vitit 1927 përbënin rreth 2,3% të popullsisë. Në rregjistrimet e popullsisë të realizuara në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, gjenden këto të dhëna mbi pakicat kombëtare:
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:20 pm | |
| TABELA VITET 02.10.1960 O7.01.1979 O2.04.1989 POPULLSIA 1626.364 2590,6 3199.233 Me kombësi shqiptare 1581.782 2535.9 3199.233 Me kombësi jo shqiptare (Nga këto): 44570 54687 64816 Grekë 37282 49.307 58758 Maqedonas 4235 4097 4697 Serbë, malazez etj. 66 100 Kombësi të tjera 3053 1217 1261 Burimi: Vjetari Statistikor i Shqipërisë 1990, faqe 22 – 33) Siç shihet nga këto të dhëna statistikore pesha specifike e popullsisë joshqiptare në strukturën e popullsisë së Shqipërisë është shumë e vogël. Madje ajo është zvogëluar ndieshëm nga 2,7%, që ishte në vitin 1960 në 0,2% në vitin 1989 (Vjetari Statistikor i Shqipërisë 1990:22) Pas vitit 1989 në vendin tonë nuk është realizar ndonjë rregjistrim tjetër i Shqipërisë. Por, si rrjedhojë e emigrimit të shumë minoritarëve, veçanërisht grekë kryesisht në Greqi, pesha specifike e popullsisë me kombësi joshqiptare ka të ngjarë të jetë ulur në masë të konsiderueshme. Megjithëse e krahasuar me të gjitha vendet e tjera të Europës, Shqipëria mund të jetë vendi me popullsi më të pastër etnike, problematika e minoriteteve kombëtare, veçanërisht e atij grek, ka ndihmuar në mënyrë të ndieshme politikën e brendshme dhe veçanërisht marrëdhëniet e shtetit shqiptar me shtetet e tjera. Për qëllime të caktuara politike, me këtë minoritet është spekulluar vazhdimisht dhe ende vazhdohet të spekullohet. Përgjithësisht politikanë, studiues, gazetarë etj. Të vendeve të tjera, veçanërisht të Greqisë, përpiqem ta paraqesin minoritetin grek shumë më të madh në numër nga ç’është në të vërtetë dhe si të persekutuar. Kështu, për shembull, në një leksion të mbajtur në Universitetin e Hrvardit më 3 maj 1997, ministri i jashtëm grek Pangallos ka deklaruar se në Shqipëri jetojnë 100.000 deri 150.000 grekë. Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe e Popujve të Përfaqesuar (UNPO) me seli në Hagë të Holandës, nëpërmjet internetit qarkullon një informacion sipas të cilit në Shqipëri jetojnë më shumë se 280 mijë grekë. Falsitetin e këtyre të dhënave e kanë argumentuar jo vetëm studiues shqiptarë, por edhe studiues seriozë të vendeve të tjera. Udhëtim në historinë e shqiptarëve
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:21 pm | |
| NGA NGA SOKAKU I TË MARRËVE Unë jam Muhamet Hoxha, lindur në 6 korrik 1916 në lagjen Palorto të Gjirokastrës; linda pikërisht këtu në “Sokakun e të marrëve” ku ka lindur edhe Enver Hoxha. Çdokush mund të thotë, “Pse ky paralelizëm? Ti, Muhamet je një i panjohur, ndërsa Enveri është Udhëheqësi i Shqipërisë për një gjysmë shekulli”. Mund të keni të drejtë, me të kam të përbashkët vetëm mbiemrin, por unë mund t’iu them se me të më lidh jo vetëm qyteti, lagjja dhe “sokaku”, por një jetë e tërë, një jetë e mbushur me urrejtje. Jeta ime nuk mund të përshkruhet pa jetën e tij; është urrejtja që ndan dy brigje, që nëse bashkohen thërrmojnë njëri – tjetrin, banda e unitetit të të kundërtave, por nga ana tjetër, nuk mund të qëndrojnë veçmas. Ekzistenca e njërit përcakton edhe ekzistencën e tjetrit. E kjo bëhet akoma më e vërtetë, ku pas individëve konturohet, për mirë a për keq, fati i një populli. Ai ishte… Ai është shkaba, unë mishi që e ushqente, ai është krimineli, unë viktima…ai fitimtari, unë humbësi. Ai ka bërë historinë e tij dhe të regjimit siç ka dashur, unë s’kam pasur të drejtë as të dëshmoj për të. Unë dhe ai jem aktorë të një loje bixhozi, ose më saktë, jemi e njëjta figurë, të themi “maçi i zi”, në një letër, por me një kusht… (*Ai kurrë nuk luajti ndershëmrisht.) Ai është gjithmonë “maçi i zi”, gjithmonë kokëlartë, unë e kundërta e tij, kokëposhtë; ai në kolltukun e udhëheqësit (lexo diktatorit të madh, unë zvarritur burgjeve dhe kampeve të përqendrimit. Si mijëra e mijëra “reaksionarë” të tjerë. Jeta e tij ishte një ëndërr e kobshme, një aventurë për të mbajtur majën e pushtetit me çdo çmim gjaku… ajo është një marrëzi patologjike. Jeta e tij u ngrit mbi gërmadhat tona. Po dhe jeta ime është një ëndërr e një aventurë për ta rrëzuar atë. … Unë e di pse “Sokaku i të marrëve”, ku lindëm, quhej kështu, por me siguri një i urtë do ta justifikonte këtë emër, po të ketë paasysh marrzinë e Enverit. Dhe më tej, tashmë askush nuk ka të drejtë ta quaj qytetin tim “Gjirokastra e Enverit”… E shumta, brezat që do të vijnë, do të thonë se këtu, në “Sokakun e të marrëve” lindi një djall. Një djall që bëri historinë e së keqes e të urrejtjes dhe u fsheh pas popullit të vet. xxx Por unë e di, gjërat nuk janë kaq të thjeshta dhe s’janë aspaki bardhë e zi. Ai kishte diçka nga pjesa jonë më e errët, mundet dhe gjen origjine, turkoshake e bizantine… Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, atë e përfshiu dhe “amoku” i komunizmit gjakatar, të cilin, ai dhe profesorët e tij stalinistë, e servirën si shpëtim për popujt… Për të asgjë nuk ishte e ndaluar dhe ai i zgjati kthetrat deri te foshnja, deri te palca e kockës e drita e syrit, deri te historia, ku kishte të drejtën e mohimin e të falsifikimit, deri tek e ardhmja ku”pas meje guri mbi gur të mos mbesë; ai u sajua si udhëheqës legjendar i popullit, ai tërhoqë me vete shembullin e të ekzistuarit, jo vetëm për vete dhe mori përsipër të korrigjojë botën duke iu kundërvënë gjithë botës. Kjo e bën atë sa tragjik dhe komik; ai ishte “i pagabueshëm” si drita dhe nuk e preku asnjë qime, mjeshtër demoniak, për ta gjetur fajin te tjetri, ai u vu në rolin e Zeusit që shpërndante vetëm rrufetë… Unë s’mund të bëj të plotë portretin e tij, sepse unë jam i shpallur kundër tij, për këtë do të duhen historian tëpaanshëm, sociologë, shkrimtarë e psikologë të aftë e demokratë, por nuk ta bëj edhe pse portreti i djallit është i ndryshueshëm. Për mua ai ishte agjent jugosllav duke qenë pro e kundër jugosllav, prosovjetik e antisovjetik, por në çdo hap të tij Stalinist. Prokinez dhe antikinez, por atij i pëlqente absurdi i Mao Ce Dunit. Mbi të damka e tradhtarit të kombit shqiptar nuk do të vonojë, jo vetëm për kasaphanën mbi popullin shqiptar, por dhe për lënien e Kosovës në dorë të Serbëve; ai është dhe tradhtar i dëshmorëve dhe idealistëve komunistë, ai mohoi fitoret demokratike të Luftës Nacionalçlirimtare dhe i zëvendësoi me diktaturën më të egër komuniste… Unë kam të drejtë të bëj historinë e vetvetes. Ndoshta jo çdo shembull është shembull e unë nuk jam modeli, por unë do të rrëfehem plotësisht, dua t’i heq tërë leckat e të mbetem lakuriq, gjykuar për të gjithë… Nëse shumëkush sheh pas meje qindra të vrarë, të burgosur, të shkatërruar, atëherë, pse jo, kërkoj të drejtën t’i jap historisë shembullin autentik, që historia të merret vetëm me të vërteta. Ndaj jam i lidhur kurriz me kurriz me të keqen time, si me vdekjen. Unë nuk mund ta shkruaj jetën time pa treguar dhe djallin me gisht, ashti siç as djalli nuk mund tregojë jetën e tij pa viktimat, pa gjakun e derdhur. Zyra e tij, ajo godina më madhështore në Tiranë, shtëpia, tunelet e bunkerët, ku do të fshihej gjatë “luftës” kanë projektuar vdekje të mëdha dhe janë plot e përplot të mbushura me duhmën e rëndë të kufomave… Dhe atë kurrë nuk e ndali fryma, kurrë nuk e zuri gjaku… Ai është fajtor në fitoret e tij dhe mashtrues kur shkroi historinë. Ne ishim dy qenie të pandryshueshme, pasojë e rrethanave, por unë kam kurajën që edhe tani, në fund të jetës sime, ta ngrë zërin, si atëherë kur isha djalë, kundër kolerës komuniste. Dhe sot, kur komunizmin e kanë shkelur me këmbë si paçavure, unë qëndroj krah më krah me të drejtën ; dhe sot kur unë dhe ai jemi të vdekur, edhe nga varri do thërras, se jo unë – viktima, por Ai është i humburi historic. Rrethanat ranë mbi mua të egra e vrastare, por dhe në çastet më të rënda, kur unë disa herë e preka vdekjen me dorë, e vetmja gjë që më mbetej si forcë e si shpresë, ishte bindja ime e palëkundur se komunizmi në Shqipëri ishte një kolerë.; kolerë që vrau shumë, që hëngri dhe të ardhmen nga frika se ai nuk mund të kishte përjetësi, sepse ai nuk i besonte të ardhmes së lirisë dhe filloi të harrohet që të nesërmen e vdekjes. Por ai vdiq pa u gjykuar. Dhe sa hjerë ne do të flasim për “holokaust e Nuremberg” do të dridhemi nëpër jerm , sepse punët i kemi me vetveten… Xxx Babai im qyhej Zeqir dhe nëna Aishe. Nëna më vdiq kur isha një vjeç e gjysmë, kurse babai më vdiq në prill rë vitit 1856, kur unë isha në burgun e Tiranës. Priste i shkreti, që të më takonte. Kishte bërë gjithë ato letra në emigracionin tonë në Itali e Greqi, derisa m’i gjeti gjurmët. Mjaftonte për të që isha gjallë dhe kurrë nuk e çonte ndër mend se unë do të zbrisja nga qielli… se mu në mes të Tiranës do të më bëhej gjyqi dhe… Pasojat e burgut tim ranë mbi tim atë. Asokohe ai punonte roje nate në rrugën “Fortuzi” Tiranë. E thërrasin në Degën e Punëve të Brendshme dhe e pushojnë nga puna. Të nesërmen e thërret edhe këshilli i qytetit dhe e njoftojnë se, që sot e tutje ty, si babai i armikut M. H. të hiqen triskat e ushqimit… Kështu që ai mbeti rrugëve pa asnjë burim jetese dhe detyrohet të kthehet në Gjirokastër e të shesë shtëpinë. Me ato pak lekë që mori, kaloi atë copë jetë që i kish mbetur. Atë, çuditërisht dhe në kundërshtim me rregulloren e burgut, nuk e lejonin të takohej me mua. Kështu, faktikisht, babai im kish 12 vjet që nuk më kishte parë. Vdiq i pikëlluar në prill të vitit 1956. Klasën e parë dhe të dytë i kreva në shkollën “Drita” të Gjirokastrës, me mësues Iljaz Hozhën dhe Sadik Çelon. Klasat e tjera të unikes i mbarova në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë. Babai im iu lut një miku që unë të pranohesha në konvikt si familje e varfër. Drejtori i shkollës Sadik Pojani na pranoi dhe unë e mbarova atë shkollë që kish një organizim të përsosur… Shkollën e mesme e vazhdova në qytetin e Gjirokastrës me drejtor Safet Butkën, Elmaz Çanin, Ilia Dilo Sheperi, Nazmi Stringën, Siri Shapllon etj… Ata më mësuan se ç’është atdheu (Ata kurrë nuk e ndanin Kosovën dhe Çamërinë nga trungu amë), ç’është gjuha shqipe, ç’është historia dhe gjeografia jonë. Unë nuk kisha ndonjë talent të veçantë për ndonjë lëndë, se mëndjen e kisha të luaja futboll. Që kur isha në vitin e dytë të shkollës së mesme, merrja pjesë në skuadrën e qytetit me emrin “Shqiponja”. Kryetar klubi kishim Xhevat Kallajxhiun. Unë luaja qendërmbrojtës dhe, të them të vërtetën , fluturoja nga gëzimi, kur shënoja ndonjë gol. Unë isha i caktuari i përhershëm i gjuajtjes së penalltive. Kisha shut të fuqishëm. Më kish qëlluar që njerëzit të më merrnin në krahë e me emrin tim mbushnin ato pak shkallina që kish stadiumi ynë, i vjetri. Futbolli të jep emër dhe unë ndjeja që më donte qyteti me gjithë shpirt… (O Zot, si do vinin punët më vonë., kur ai qytet, që më kishte mbajtur në krahë e brohoriste emrin tim, nuk do të guxonte të thoshte qoftë dhe një fjalë të vetme… O Zot i madh sa frikë kishte qyteti nga unë!...) Në vitin 1933 ministër i arsimit do të bëhej Mirash Ivanaj. Ai vuri rregulla të forta nëpër shkolla dhe i ndaloi studentët të merrnin pjesë nëpër, për shkak të mungesave të shumta. Me presionin e shokëve e lashë vitin e fundit dhe iu kushtova plotësisht futbollit… As sot e kësaj dite nuk i kam harruar shokët e skuadrës, Hasan Muhedinin, Ferik Shtinon, Emin Karagjozin, Pertef Xhikun dhe Xhevat Karkanaqen… me ta luaja deri në vitin 1936. Por ne nuk ishim profesionistë dhe nuk kishim asnjë të ardhur si futbollistë. Tashmë isha djalë i rritur dhe babai po mendonte ç’rrugë do të merrja. Rrethanat përcaktuan rrugën time ose më saktë aventurën time të ardhshme…
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:22 pm | |
| SHKRIMTARË DHE ARTISTË TË DËNUAR NGA DIKTATURA KOMUNISTE Ndër ta kish poetë, shkrimtarë, përkthyes, gazetarë, kompozitorë, linguistë, regjisorë, histo-rianë, studiues, muzikologë, dramaturgë, dirigjentë, fotografë, këngëtarë, redaktorë, aktorë etj. DISA EMRA TË NJOHUR SHKRIMTARËSH DHE ARTISTËSH: 1. Jusuf Vrioni - përkthyes 2. Visar Shiti – poet 3. Sherif Merdani – këngëtar 4. Musine Kokalari – shkrimtare 5. Ramadan Sokoli – muzikolog 6. Mitrush Kuteli - shkrimtar 7. Dhora Leka – kompozitore 8. Sadri Ahmeti - piktor, poet 9. Arshi Pipa – poet, kritik, gazetar 10. At Mikel Koliqi – kompozitor 11. Gjon Shllaku – përkthyes 12. At Anton Arapi – shkrimtar 13. Bshkim Shehu – shkrimtar 14. Vinçens Prenushi - poet 15. Telat Agolli – aktor 16. Jorgo Bllaci – poet 17. Petro Marko – shkrimtar 18. Daut Gumeni – poet 19. Vilson Blloshmi – poet 20. Genc Leka – poet 21. Kasëm Trebeshina – shkrimtar, dramatrurg 22. Kapllan Resuli - shkrimtar 23. Maks Velo – piktor 24. Fatos Lubonja – gazetar 25. Pjetër Arbnori – shkrimtar 26. Havzi Nela – poet 27. At Zef Pëllumbi – shkrimtar 28. Fadil Paçrami – dramaturgji 29. Minush Jero – dramaturg 30. Xhelal Koprencka – poet 31. Dom Ndre Zadeja - etj, etj
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:23 pm | |
| RRËFEN HATIXHJA – MBESA E ADEM JASHARIT vajza e vogel nw varreza Gjatë vizitës sonë në Kosovë u njohëm edhe me Hatixhe Jasharin në Prishtinë. Ajo është, siç i thonë, “Mbesa e Komandantit”. Kështu e thërrasin i madh dhe i vogël në Kosovë. Largohemi nga Prishtina dhe marrim rrugën për në komunën Skënderaj., drejt Prekazit të përflakur nga lufta, në kullën e Jasharajve me histori të madhe. Atje Hatixhe Jashari rrëfen: “Jam diplomuar për jurist–kriminalistikë. Kam luftuar dhe unë si gjithë familja dhe fisimi im. Atëherë isha vetëm 19 vjeçe. Kam qenë në U. Ç.K. Në luftë e sipër jam plagosur. Pas luftës kam qenë në T.M.K. (Trupat Mbrojtëse të Kosovës) e më pas në forcat speciale. Isha e pakënaqur se nuk u vlerësuian vlerat e historisë dhe për këtë dhashë edhe dorëheqjen. Nga familja ime rron një motër dhe unë. Edhe sot jam e tronditur. Amaneti i prindërve dhe të mëdhenjve të fisit tonë të jasharëve ishte, që, sido qe të ndodhte, të mos binim të gjallë në dorë të serbëve. Ishim të larguar nga shtëpia. Në kodrën përballë shtëpisë së Ademit u bë vrasja masive. Unë nuk isha atje, se isha në luftë. U vranë barbarisht. Dhe i gjeta trupat mbytur në gjak. Dallova babën dhe vëllanë e madh. S’mundesha më, s’kisha fuqi. E lashë nënën dhe vëllanë tjetër, se më mposhti dhimbja. 60 kufoma tërë gjak. O Zot! S’kisha parë të tillë masakër! Ishim në radhë për ngushëllim. “Nuk gjenden, - i thashë motrës. E gënjeva atë se nuk doja ta lëndoja, se ishte më e vogël se unë. Edhe njerëzit e tjerë ashtu i thoshnin, për ta qetësuar sadopak. Për nja tridhjetë ditë me radhë ajo shpresonte, se mos ishin larguar dhe ishin ende gjallë. Më pas, bashkë me djalin e axhës, mbasi nuk verifikova dot nënën dhe vëllanë, se ishte e pamundur. Sytë më panë shumë gjak të derdhur. Më vranë shpirtin… Korrespondenti “UDHËT E KOMBiT”, Pejë
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:24 pm | |
| Përshkrim
GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLIT Gjirokastra, kjo mrekulli e ndërtuar me dashuri e mençuri nga të parët tanë, shndrit, të befason, të magjeps me hiret e saj dhe të fton në gjirin e saj të ngrohtë plot bujari. Shtëpitë e saj si margaritarë në një gjerdan të shtrenjtë, të ngjajnë sikur një dorë artisti i ka kopsitur në gjoksin e malit të Gjërë. Sa shumë diell derdhet mbi pezazhin e saj, që kur ai lan me ar gjithë lagjet e, deri në çastin kur “vjedhurazi” fshihet prapa malit, duke e ngjyrosur horizontin në portokalli. Gjirokastra i qëndron përballë Lunxhërisë së blertë dhe, si dy vajza të bukura, bisedojnë e bisedojnë të dyja si e, si të përshfaqen më tërheqëse, më të hijshme, më të bukura. Sheh Gjirokastrën dhe mendja të arratiset në shekujt kur ajo kohë ka hedhur rrënjë në shkëmb.Sa shumë gurë!Sa shumë! Nga të kenë ardhur? A thua se të parëve tanë, për të ngritur nga themelet këtë qytet, u është dashur të shkërrmoqin një mal të tërë?!Dhe mbinë këto “kështjellëza, u dendësua pylli prej guri dhe u krijua kjo kartolinë e bukur. Dielli kur lind, nuk i kursen rrezet e tij të zjarrta. Qyteti zbardhet, ngrohet, merr jetë. Ai shfaqet si një medalion i madhërishëm argjendi midis blerimit të parqeve, kopshteve, lulishteve dhe grisë së sfondit të malit. Në këtë qytet misterioz, në mes të të cilit natyra ka sajuar e vendosur një masiv shkëmbor të lartë majë të cilit ngrihet një kështjellë gjigande, vizitorët mahniten me pamjen e saj, që ngjan si një shqiponjë e mbërthyer në shkëmb, gati për fluturim… Banorët e këtij qyteti “të ashpër” në kontrast me relievin dhe terrenin, janë paqësorë, të dashur, punëtorë, vizionarë. Ata, ndonëse shkelin përditë në “qilimin” prej guri, ndonëse kalojnë çdo orë poshtë kështjellëzave- banesa”, ndonëse i shikojnë disa herë në ditë harqet e kudondodhura karakteristike për këtë qytet; nuk nginjen së sodituri. Po të huajt? Ç’për-shtypje u krijon, vallë, ky ansambël i papërsëritshëm prej guri? Me siguri atja mahniten, mrekullohen, lënë “mendjen”, sa herë qarkullojnë e shetisin në zemër të tij… Një tjetër xhevahir më vete i Gjirokastrës është Pazari. Ai përngjet me një valle popullore, ku valltarët, të shtrënguar sup më sup, në dy rreshta, herë varen drejt sheshit të Çeçizit e herë ngjiten drejt Dunavatit. Ashtu me shaminë flatruese të të të parit të valles, marrin teposhtë drejt Varoshit, kthehen dhe, mbasi i qepen Qendrës Kulturore, nga Obelisku e përfundojnë vallen drejt Hazmuratit. Të ngjajnë këto rrugë si me fustanella , me ata kërcimtarët dinamikë e të palodhur, të cilët rrahin tokën (qylymin e gurtë) me opingat me xhufka dhe këndojnë me buçimë, sikur nisen për luftë. Në Pazar, së bashku me agimin e ditës së re, veshi të zë dhe “fësh-fëshet” e pastruesve të qytetit, në të cilat si një shatrivan horizontal kalon autoboti, i cili me stërkalat – krehër, lan fytyrën e ëqytetit. Radhët me gur të murrmë dhe ato me motive bardhezi, marrin shkëlqim e reflektojnë freski. Pakëz më vonë, shpërndarë oazeve të gjelbra, sheh duke u shërbyer luli-shteve ata, të cilët e pasurojnë me ngjyra dhe aroma Gjirokastrën. Si thoni? Pa “mushkëritë e gjelbra” a nuk do pëlciste nga vapa ky qytet në ditët e mnxehta të verës? Po në muajt e ftohtë dimërorë a nuk do të ngrinte nga të ftohtit e hidhur? Ngjyrat e lulishteve Gjirokastrës i thyejnë monotoninë gurit dhe të shkëmbit. Është, pra, Ndërmarrja Komunale, e cila, pas largimit të plehrave, i shkund qytetit të gurtë pluhurin, e lan, e freskon dhe i kryen me merak edhe kozmetikën. Sapo dielli i ka “krehur” me radhë krejt lagjet e qytetit me rrezet e veta verbuese, në Pazar kërcasin qepenat, uturojnë makinat, popullohen kalldrëmet. Mbi çati, si lejlekët majë pemëve “çukisnin” ustallarët. Muratorët vazhdojnë gdhendjen e qosheve me merak e durim, kurse suvatorët kalojnë finon mbi dorën e parë të hedhur një ditë më parë. Është personeli i Degës së Monumenteve të Kulturës, një kujdestar tjetër ky i Gjirokastrës, që punon me përkushtim për restaurimin e vlerave të këtij qyteti – muze. Duke u marrë me këta punëtorë duarartë që i zbardhin fytyrën Gjirokastrës, më tërheq vëmendjen hapja e librarisë. Njerëzit nxitojnë të marrin gazetën. Gjirokastriti është “i uritur” për të rejat më të fundit; është lexues i kulturuar dhe ndien nevojën për të përvetësuar sa më shumë njohuri… Kalimtarët mbajnë këmbët përballë veprave artistike në miniaturë. Përballë tij, shitësja e dyqanit tjetër filloi ekspozimin e çentrove, tantellave, punimeve të dorës. Ç’mrekulli nxjerrin vajzat nga maja e gjilpërës! Më lart një gurgdhëndës po i jep dorën e fundit luanit, i cili mendohet të vendoset përbri një çesme. Mjeshtri i punimit në dru hedh nga skica në letër drejt objektit prej druri pamjen e banesës gjirokastrite. Jo shumë larg tij një tjtër mjeshtër, ai i punimit në metal, rreh fletën e bakrit, në të cilën falë fantazisë së tij, ka hedhur një motiv nga ky qytet. Kuptohet që kafenetë e restorantet i kanë hapur dyert me kohë, duke gllabëruar një pjesë të mirë të njerëzve kalimtarë. Kamerierët me kulturën dhe shpejtësinë e shërbimit, u japin klientëve, veç kënaqësisë edhe një mbresë të veçantë ngrohtësie që pa kuptuar i imponon ata të kthehen sërish… Qytetarët, mbasi kanë zbritur ose ngjitur kalldrëmet, kanë hapur Qafën e Pazarit. Aty përshë-ndeten me miqtë, shokët, të njohurit.Në këtë kryqësim pesërrugësh, që ngjan si një yll deti, njerëzit qajnë hallet, shkëmbejnë lajmet e ditës, pyesin njëri – tjetrin për më themeloren: shëndetin, shtrojnë problem... Lënë takimet e ardhshme…Turistët, duke ecur si të hutuar prej magjisë së këtij qyteti – mister, ngjiten ne qafë dhe shfrytëzojnë rastin, duke bërë shkrepje pas shkrepjes në aparatët fotografikë, që s’i heqin nga dora e nga supi. Nëse qëndron pak te ky udhëkryq tepër i veçantë e mjaft karakteristik në llojin e vet, dallon shumë të huaj-vizitorë nga Mesdheu, Apeninet e deri nga Lindja e Largme. Ata blejnë suvenire, sidomos asish me pamje nga ky qytet i çuditshëm; vizitojnë kështjellën, muzeumet dhe soditin me ëndje të veçantë qytetin e gurtë. Edhe agjensitë turistike kanë pasur shumë punë në këtë verë… Vendasit, është e kuptueshme, e duan me shpirt qytetin e tyre. Ata, duke punuar pa u lodhur, i kanë dhënë këtij shtëpi të reja. Ka banorë, të cilët nuk e kanë të mjaftueshme banesën ekzistuese. Prandaj shtojnë ndonjë dhomë, apo mjedise të tjera ndihmëse e të volitshme mbi bazën e numrit të familjarëve. Dikush kompozon një portë të bukur me shije të veçantë, për të tërhequr vëmendjen e çdo syri kureshtar. Kurse një tjetër ndërton një dekorativ…Ka me qindra amatorë të luleve, që mbjellin një trëndafil, një dafinë, një zambak e bimë të tjera decorative. Të gjithë, në një mënyrë apo në një tjetër synojnë t’ia shtojnë stolitë qytetit të tyre e t’ia rrisin vlerat Gjirokastrës.Më e bukura është se shumëkush nga qytetarët vendas bëjnë kujdes që çdo gjë e re që “mbin” të jetë në harmoni me arkitekturën e këtij qyteti – muze… Banorët e qytetit të gurtë urojnë dhe shpresojnë që edhe ata të cilët për arsye ekonomike, apo qëllime të tjera, kanë emigruar jashtë, të kthehen së shpejti në vendlindje e të ndiejnë të mirat e Gjirokastrës së tyre që i mëkoi dhe i rriti e për të cilin i ka zhuritur malli, të ulen në prehrin e butë dhe të mbështesin kokën në gjoksin e saj të ngrohtë. Për Gjirokastrën vitet e fundit është bërë shumë. Këtij qyteti me vlera po i ndryshon fytyra për mirë e po i rikthehet shkëlqimi krahas gjithçkaje të rë e bashkëkohorë që i është shtuar conform përqasjes me arkitekturën tradicionale. Megjithatë ka ende shumë punë për të bërë: Së pari, të mos lejohet pakujdesia që herë- herë nxjerr krye aty – këtu, që shtëpitë monumentale të ndërtuara me aq mund e sakrifica e talent nga të parët tanë të lihen pas dore, deri në shndërrimin e tyre në rrënoja… Së dyti, shtëpitë e rikonstruktuara duhet domosdoshmërisht të rijetëzohen. Së treti, çdo banor i Gjirokastrës në shtëpitë muze të mos presi vetëm që t’ia rindërtojnë të tjerët; përkundrazi, secili të ketë kujdes të shkallës së parë në mirëmbajtjen e mjedisit ku banon e veçse të rregullojë, pastrojë e sistemojë e kurrsesi të shkatërojë, pra çdo ditë le ta vendosi një gozhdë atje ku lypset e të riparojë një copë mur a çati, se mjafton një pikë në çati ta shëmbë një pjesë të saj e të tjera brenda banesës… Vetëm kështu këtyre banesave u zgjatet jeta dhe qyteti në tërësinë e vet ruan hijeshinë e përgjithshme të domosdoshme për të qenë qytet vlerash, për tërhequr vëmendjen e botës turistike e për të rehatuar banorët e vet e mysafirët e çdo lloji… Fillimi i mirë, thotë populli, është gjysma e punës. Le të shpresojmë që Gjirokastra, qytet në UNESKO, të shndërrohet në një margaritar plot shkëlqim. Shtojzavallja jonë, Gjirokastra hirplotë, çdo ditë i buzëqesh diellit e rrezet e tij jetëdhënëse e pasqyrojnë atë të bukur, të shndritshme, të argjendtë, ashtu siç është në të vërtetë. Kristo STOJA
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:26 pm | |
| O Murat, të marrtë e mira, Ç’ke që shkruan marrëzira, S;më mund dot me vargëzime, Aq sa ti bën…ime.
Dhe kur ishte diktaturë Arbeni s’e çau kurrë. Trimat që dolën tani Kanë një prerje me ty.
O Murat, o turiderr, Unë s’kam lehur ndonjëherë. Kam qenë si shqiponjë mali, Jo si ty, zhgabë moçali.
O Murat, o mikroburrë, Zëdhënës nuk kam qenë kurrë As atëherë, as tani, O Mero Mjerani I zi.
O Murat, të priftë e mbara, Më kënaqe me shakara ….
I ziu Murat ferra Gdhendi mirë fjalët e tua, Fjalë lehje s’bën për mua.
Domosdo, për mua s’bën, Se si ty, nuk jam një qën. S’të shkon ty, na plasi… Po ke gavo, gavot hapi.
Kush është I vogël si kec, nuk ka… Se është bythec… Kaq për sonte, o Murat, Po ti je njeri me fat. Se nga mua, o mavri, do të njihesh edhe ti. Arben Duka
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:27 pm | |
| Unë i dua tropojanët, s’e mohoj, Shpirtëkaltër si Valbona, s’I harroj. Djemtë e bjeshkëve të larta, si lastar. Vashat larë me ujë bore, ballëlarë. Fat I madh për Shqipërinë, për ktë vend. Që kemi një djalë Tropoje, burrë me mënd. Kardiologu, emërmadhi me durim. Kërkon t’I zhdukë Shqipërisë artiminë.
Në iksha nga këto vende, më kujto, Mblidhmë fort në mendjen tënde, mos harro. Dhe në s’u bëfsha I gjallë, më gjurmo, Në arrifsh të më gjesh varrë, mos loto, Aty me thonj si e marrë më zbulo Nxirr eshtrat e mia, vuri në zjarr, më shkrumbo. Merre hirin, jepja kohës, veç me erë, Më përgjo, se do ringjallem çdo pranverë.
Murat Memalla
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:27 pm | |
| O Murat, të marrtë e mira, Ç’ke që shkruan marrëzira, S;më mund dot me vargëzime, Aq sa ti bën…ime.
Dhe kur ishte diktaturë Arbeni s’e çau kurrë. Trimat që dolën tani Kanë një prerje me ty.
O Murat, o turiderr, Unë s’kam lehur ndonjëherë. Kam qenë si shqiponjë mali, Jo si ty, zhgabë moçali.
O Murat, o mikroburrë, Zëdhënës nuk kam qenë kurrë As atëherë, as tani, O Mero Mjerani I zi.
O Murat, të priftë e mbara, Më kënaqe me shakara ….
I ziu Murat ferra Gdhendi mirë fjalët e tua, Fjalë lehje s’bën për mua.
Domosdo, për mua s’bën, Se si ty, nuk jam një qën. S’të shkon ty, na plasi… Po ke gavo, gavot hapi.
Kush është I vogël si kec, nuk ka… Se është bythec… Kaq për sonte, o Murat, Po ti je njeri me fat. Se nga mua, o mavri, do të njihesh edhe ti. Arben Duka
| |
| | | Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Mon Aug 16, 2010 11:28 pm | |
| Unë i dua tropojanët, s’e mohoj, Shpirtëkaltër si Valbona, s’I harroj. Djemtë e bjeshkëve të larta, si lastar. Vashat larë me ujë bore, ballëlarë. Fat I madh për Shqipërinë, për ktë vend. Që kemi një djalë Tropoje, burrë me mënd. Kardiologu, emërmadhi me durim. Kërkon t’I zhdukë Shqipërisë artiminë.
Në iksha nga këto vende, më kujto, Mblidhmë fort në mendjen tënde, mos harro. Dhe në s’u bëfsha i gjallë, më gjurmo, Në arrifsh të më gjesh varrë, mos loto, Aty me thonj si e marrë më zbulo Nxirr eshtrat e mia, vuri në zjarr, më shkrumbo. Merre hirin, jepja kohës, veç me erë, Më përgjo, se do ringjallem çdo pranverë.
Murat Memalla
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Tue Aug 17, 2010 12:03 am | |
| Deklarate e LZHK QARK GJIROKASTER
Duke u mbeshtetur mbi paqen dhe demokracine dhe mbi te drejtat njerezore te gdhenduar nga BE i bejme thirrje Kryepeshkopit Anastas Janullatos, zotit Bollano, Kryetarit te Bashkise se Himares dhe Depputetit te PDNJ zotit Vanglel Dule te mos lozin me dhimbjen dhe vdekjen e te riut. LZHK i shpreh ngushellimet e sinqerta familjes se te ndjerit. Te lene drejtesine te bejne pune e vet... Politika te qendroje larg. Dule ka shume te drejta per te mbrojtur... Ta lere shtetin dhe ligjin te mbroje qytetaret e vet, duke pare, duke degjuar vleresimet e BE qe Shqiperia merr ne drejtim te te drejtave dhe Lirise. LZHK QARK GJIROKASTER | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci Tue Aug 17, 2010 12:40 am | |
| Te gjitha materialet jane te zotit MARENGLEN KOÇIU... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci | |
| |
| | | | Njerëzit e luftës dinë të bëjnë dhe demokraci | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |