|
| 56 Njerezit qe kane drejtuar Shqiperine kete shekull | |
| | Autori | Mesazh |
---|
agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: 56 Njerezit qe kane drejtuar Shqiperine kete shekull Sun May 31, 2009 7:59 pm | |
| Jane 56 njerezit qe kane drejtuar Shqiperine ne me pak se nje shekull. I kane dashur dhe i kane urryer, i kane duatrokitur apo i kane vrare, jane permendur dhe me pas apo dhe i kane terhequr zvarre; ky ka qene fati i 56 kryeministrave shqiptare qe nga themelimi i shtetit shqiptar ne vitin 1912. Duke nisur me Ismail Qemalin, emri i te cilit po i hiqet universitetit te Vlores nga nje anonim e per te perfunduar me Sali Berishen qe ka hyre ne vitin e fundit te mandatit te tij. ne kete liste, qe e paraqet revista MAPO nuk jane perfshire presidentet e republikes apo dhe mbreti i vetem i vetshpallur Ahmet Zogu, qe ne kohen kur sundoi, ishte padyshim nje monark absolut.
Nga kjo liste, te pakten gjashte nga kryeministrat jane vrare, ndersa kater te tjere kane perfunduar ne burg. Nje pjese tjeter, kane vdekur ne mjerim dhe ne vetmi te plote dhe pak nga ta, fare pak, kane gezuar me pas nje jete normale. Kryeministri me jetegjate ka qene Mehmet Shehu i cili qendroi ne ate post qe nga viti 1994 deri ne 1981, por qe per ironi te fatit, u vetvra ne shtepine e tij, ne dhomen e gjumit. Nje vetvrasje qe ende sot ngre shume pikpyetje. Ne ditet moderne te Shqiperise pluraliste te pas viteve 90e, tre kryeministra kane pasur probleme me ligjin: Fatos Nano dhe Vilson Ahmeti te burgosur, Adil eareani i vdekur ne arrest shtepie ndersa ndodhej i akuzuar per genocid.
Ne Shqiperine e paraluftes kur qeverite ndodhte qe ndroheshin edhe me dite, e njejta pamje e zymte, a thua se drejtuesit e ketij vendi i ndjek pas nje mallkim... Eshtrat e Vrionit i hodhen ne lume, Kosturin e vrane me atentat, Ismail Qemali vdiq me mllef ne Itali, kurse Esat Pasha u vra ne Paris. Hasan Prishtinen e vrane ne Selanik. Koten e kapen dhe e sollen ne burg ne Burrel, ne vendin qe e kishte firmosur vete ndertimin, kurse Turhan Pashen, sot e kesaj dite, nuk i dihet varri.
Ismail Qemali
Njeriu i Pavaresise Shqiptare eshte edhe Kryeministri i pare i Shtetit Shqiptar. Lindi ne Vlore me 1844 ne nje familje te madhe bejleresh dhe studimet i perfundoi shkelqyeshem ne Stamboll. Fale familjes eci ne hierarkine e Perandorise Turke, i njohur si reformator dhe disi pro-britanik . Per disa vite ka qene deputet i Parlamentit osman, Minister i Sulltanit dhe se fundi kandidat per Kryeminister i Perandorise. Ishte njeriu qe realizoi shpalljen e pavaresise me 28 nentor 1912. Per me shume se 13 muaj, ishte Kryeministri i pare i Shqiperise. U largua pas nje konflikti me Komisionin Nderkombetar, prej nje incidenti me nje oficer xhonturk te quajtur Beqir Grebeneja, per idene e ardhjes te nje princi turk ne krye te shtetit te ri shqiptar. E detyruan te largohej me 1914 dhe vdiq ne mergim ne Peruxhia me 27 Janar 1919. U varros me nderime ne Kanine.
Turhan Pashe Permeti
Turhan Pasha eshte nje nga politikanet me te disiplinuar nga ana profesionale ne historine e politikes shqiptare. Edhe ai, ra viktime ne nje vend si Shqiperia, ku nuk perfillej asgje. Nje nga diplomatet me te njohur te Perandorise Turke, ishte ambasador per 12 vjet ne Rusi dhe Minister i Jashtem i Turqise per 4 vjet. Erdhi per pavaresine pas ngulmimit te Fuqive te Medha. Kerkoi vetem tei njihej e drejta e pensionit te Perandorise Osmane dhe te ruante banesen e tij ne Stamboll. Braktisi Stambollin dhe me 17 mars 1914 u be Kryeminister i Shqiperise, nen Mbretin Vilhelm Vid. Deri ne qershor 1920, u rizgjodh 3 here Kryeminister. Politikani i vjeter u be Kryetar i Delegacionit Shqiptar ne Konferencen e Paqes, ne Paris, me 1919, me statusin e Kryetarit te Qeverise se Durresit. Ka kryer nje akt te jashtezakonshem atje, ku per te krijuar imazhin e nje Shqiperie katolike, u largua nga drejtimi i delegacionit dhe ja dha kryesimin e tij, Imzot Bumeit, nje prift katolik, qe perfaqesonte vetem 10% te besimit te shqiptareve. Ky akt, qe pas nderhyrjes se Papes shpetoi integritetin shqiptar, ishte edhe epilogu i tij politik. Pas kesaj u zhduk nga skena politike. Ka vdekur ne Paris.
Esad Pashe Toptani
Nje nga figurat me te medha te bejlereve te Shqiperise se Mesme. E filloi karrieren si ushtarak ne Stamboll dhe me kalimin e kohes arriti te behet nje nga komandantet e Gardes se saj. Ishte protagonist ne largimin e Sulltan Abdyl Hamitit, qe e arrestoi vete. U rikthye ne Shqiperi me 1912, kur u be i famshem ne gjithe Evropen ne fillim si Nenkomandant dhe me pas komandant i trupave mbrojtese te Shkodres, duke dorezuar qytetin. U aludua se vrau Riza Pashen, komandantin e saj. Ka qene minister i Luftes ne Qeverine e Ismail Qemalit, derisa iku per nje qeveri te re. Ishte Kryeminister per gati dy vjet. U vra ne Paris, nga Avni Rustemi ne Qershor 1920.
Sulejman Delvina
Delvina eshte Kryeministri i pare i politikes moderne shqiptare. Karrieren e filloi si profesor ne Turqi, ne Kolegjin e Gallatasarajt, deri me 1920 kur u kthye ne atdhe. Kongresi i Lushnjes e zgjodhi kryeminister dhe ai e drejtoi vendin me ekuilibre per me shume se 18 muaj. U zgjodh deputet dhe mbeti ne politike deri ne vitin 1924. Ne qershor te ketij viti u bashkua me Nolin dhe u be Minister i Jashtem i qeverise se tij. Ne dhjetor, pas kthimit te Zogut, u detyrua te largohet. Jetoi kryesisht ne Itali, ne mergim. Atje u semur nga kanceri. I kerkoi Zogut te vinte per te vdekur ne Shqiperi dhe ky e lejoi, me kusht qe te mos banonte ne Tirane. Vdiq ne Vlore me 1932.
Iliaz Vrioni
Iliaz Vrioni, fillimisht, ka qene Kryetar i Bashkise se Beratit kur ishte vetem 25 vjee. Me 1912 u be firmetar i aktit te Pavaresise dhe me 1920 nje nder figurat kryesore te politikes shqiptare. Ka qene pese here Kryeminister i Shqiperise dhe disa here Minister i jashtem i saj. Vdiq me 1934 ne Paris, ku ishte Ambasador i Shqiperise dhe ku kishte fituar titullin me te larte, eOficer i Legjionit te Nderite. Trupi i tij u soll ne Berat dhe u varros atje. Me 1948, nxenesit e shkollave te mesme te Beratit, e zhvarrosen dhe eshtrat ja hodhen ne lumin e Osumit.
Pandeli Evangjeli
Figure e njohur e mergates shqiptare ne Bukuresht. Pronar i nje kafeneje ku mblidhej elita e levizjes patriotike te Rumanise, Pandeli Evangjeli, me origjine nga Korea, ju bashkua grupit te Ismail Qemalit, qe vinte per te ngritur flamurin ne Vlore. Ai u be firmetar i aktit te pavaresise dhe me pas Prefekti i pare i Korees. Iku serish ne Bukuresht dhe u rikthye me 1920. Qe nga kjo kohe, u be kater here Kryeminister dhe shume here Minister i Jashtem i Shqiperise. Kundershtoi pushtimin italian dhe me 1939 u terhoq nga politika aktive. Kur vdiq me 1949 ne Koree, ishte gati nje anonim dhe krejt i izoluar.
Qazim Koculi
Ky eshte kryeministri me me pak kohe qe ka qendruar ne ekzekutivin shqiptar. Ai qendroi vetem pak ore. Ish-marinari i flotes turke erdhi me 1912. Kurse u be Hero i luftes se Vlores me 1920. Me 6 dhjetor 1921 u be Kryeminister, por dha doreheqjen pas 13 oresh duke e ndjere se po e mashtronin. eshte Kryeministri me afatshkurter ne historine e Shqiperise e mbase edhe te botes. Pas fitores se Zogut me 1924 u largua dhe me 1939 u kthye perseri ne Shqiperi. U vra me 1943 prej italianeve.
Hasan Prishtina
Aktivist i eeshtjes se Kosoves dhe deputet i Parlamentit Turk ne vitin 1908. Ai u be figure e rendesishme e pavaresise dhe deri ne vitin 1914 u perpoq te ashpersonte Tiranen me Serbine e me pas me Jugosllavine. Qendroi Kryeminister vetem pas dite dhe u detyrua te jape doreheqjen. Me 1927, nje i derguar i Ahmet Zogut e vrau ne Selanik.
Idhomene Kosturi
I lindur me 1873 nderroi jete me nje atentat ne Durres ne vitin 1943. Ka qene politikan i njohur por shume modest. Ishte dy here minister derisa shkoi ne postin e kryeministrit te Shqiperise. Kerkesa qe i beri Ahmet Zogut dhe refuzimi i ketij i hapur e uli shume personalitetin e tij. Ate e gjejme dhe ne Elbasan ne vitin 1909 ne Kongresin e shkolles shqipe. Do marre serish aktivitet me 1943, kur e gjejme si Kryetar te Asamblese qe do shpallte pavaresine nga Italia.
Xhaferr Ypi
Xhaferr Ypi serish nje nga personazhet e Turqise Perandorake. Pas 1912 qendroi ne politiken aktive. Disa here ishte Minister dhe nje here Kryeminister. Spektri i tij shkon nga Zogu deri tek Italianet. E priti me lule eianon me 8 prill 1939 dhe u vra ne vitin 1943, ne jug te Shqiperise si pasoje e nje bombardimi te avioneve angleze.
Ahmet Zogu
Nga figurat me te njohura te politikes dhe historise shqiptare. Me vitin 1913 u njoh ne fillim kur se bashku me disa malesore te armatosur hidhet ne ndihme te Esad Toptanit, dajes se tij, kunder Haxhi Qamilit. Me 1915 lufton bashke me Austro hungarezet. Nuk i ndahet kurre gjate jetes dashuria per Vjenen. Me 1920 me 400 trimat e tij garanton zhvillimin e Kongresit te Lushnjes, qe e zgjodhi edhe Ministrin e Brendshem te Qeverise Delvina. U zgjodh fillimisht Kryeminister dhe me pas President i Shqiperise. eshte kryeministri me i ri ne historine e Shqiperise, i zgjedhur ne moshen 27 vjeeare. Me 1928 nje Asamble Kombetare e shpalli Mbret te Shqiperise, titull te cilin e mbajti deri ne fund te jetes se tij. Vdiq ne Paris me 1961. Varri tij gjendet ne Kane.
| |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: 56 Njerezit qe kane drejtuar Shqiperine kete shekull Sun May 31, 2009 8:00 pm | |
| Shefqet Verlaci
Njeriu me i pasur i Shqiperise. Nje nga pasardhesit direkt te familjeve feudale shqiptare. Pati nje lidhje te forte me Zogun prej krushqise. Me prishjen e saj u largua pak nga vendi dhe u rikthye me 1939 se bashku me forcat italiane te pushtimit. Me 1943 u vendos perfundimisht ne Itali, ku edhe vdiq ne fund te viteve e50.
Fan Noli
Lindi ne nje nga fshatrat shqiptare te Azise se Vogel. Ne politike vjen ne vitet 1913, si perfaqesues i kolonise se shqiptareve te Amerikes. eshte dy here deputet dhe ne vitet 1922-1924, u be shef i opozites shqiptare ne parlament. Me 1924, mori pjese ne Revolucionin e Qershorit. E fitoi me short postin e kryeministrit me Sulejman Delvinen dhe Sami Vrionin. Ne pushtet ishte vetem 6 muaj dhe kur erdhi Zogu ky iku ne Itali. Thone se atje u betua se nuk do merrej me politike me shqiptaret. U vendos ne Amerike dhe derisa vdiq, ju kushtua studimeve dhe jetes kishtare. Kur me 1946 Enver Hoxha i ofroi postin e Kryetarit te Parlamentit, ai nuk e pranoi, ndersa vdiq ne Florida, i vetem, me 1965. Varri i tij gjendet ne Boston.
Koeo Kota
Lindi ne Permet. Kishte bere shkollen ne Kalabri dhe u angazhua ne nje sere detyrash ne vitet 1920 e 1944. Ka qene disa here Kryeminister ne kohen e Zogut dhe Minister ne nje qeveri kuislinge te Italise. Me 1944 u arratis, por eksponente te sigurimit shqiptar se bashku me oficere sovjetike dhe te EAM Grek e arrestuan ne Selanik me 1945. U denua me burgim te perjetshem dhe vdiq ne Burgun e Burrelit, paradoksalisht ne ate vend, te cilin e kishte firmosur vete, kur ishte Kryeminister.
Mehdi Frasheri
Figure e njohur e politikes shqiptare. Ai erdhi ne Shqiperi me 1912. U be Minister ne disa qeveri, ndersa me 1935 krijoi ate qe ne Shqiperi njihet si Qeveria e te rinjve. Figure komplekse dhe ne ditet para pushtimit e tregoi veten si nje aktivist kunder italianeve. Italianet e internuan, ndersa gjermanet e thirren ne krye te Keshillit te Regjences. Donte nje Shqiperi te pavarur me aleate gjermanet, por nuk ja arriti dot. U largua ne Rome ku edhe vdiq ne vitet e60. eshte autor i disa librave, mes te cileve eProblemet shqiptaree.
Mustafa Kruja
Filo-italian dhe pinjoll i nje familje te shkalleve te uleta. Hyri ne politike, si pro-italian ne vitet 1918-e20 dhe mbeti per shume kohe atje. Karakteristike e tij eshte se ne pjesen me te madhe te levizjeve ka qene i perjashtuar apo i kercenuar me vdekje. Karten italiane e luajti te plote pas pushtimit te Shqiperise. Pas Verlacit u be Kryeminister dhe pas kapitullimit te Italise u vendos perfundimisht atje. Me 1951 u transferua ne SHBA, ku edhe vdiq me 1958.
Eqrem Libohova
E filloi karrieren si ushtarak ne Perandorine Turke dhe me pas u be adjutant i Princ Vidit. Gjate viteve te Mbreterise disa here sherbeu si Ambasador dhe Minister i jashtem. I njohur si pro-italian ai ju bashkua qe ne fillim trupave te pushtimit. Me 1943, u zgjodh dy here, per fare pak dite si Kryeminister i Shqiperise ne qeverite kuislinge.
Maliq Bushati
Nuk ka shume te dhena per te. U perfshi ne Qeverine e pare te Shefqet Verlacit. Nga ana tjeter, ai ishte nje nacionalist i njohur dhe kjo i bezdisi italianet qe e nxoren jashte. Me date 12 shkurt 1946, Gjykata Speciale e denon Maliq Bushatin me vdekje. Ai ekzekutohet menjehere.
Rexhep Mitrovica
I lindur ne Kosove, me 28 nentor 1912, ai u be firmetar i aktit te pavaresise dhe qe nga kjo kohe militoi disa here ne politiken shqiptare, fillimisht si gazetar i njohur dhe me pas si Minister. U largua pas fitores se Zogut dhe pas rikthimit, me 1943, u arrestua nga Italianet. Gjermanet e zgjodhen kryeminister per reputacionin pozitiv qe zoteronte ne popull. Me 1944 u largua dhe u vendos ne France, ku edhe vdiq.
Fiqiri Dine
Ne vitin 1945 Fiqiri Dine arratiset jashte vendit si kundershtar i regjimit komunist. Ky ishte epilogu i tij. Ishte vendosur ne qershor te vitit 1944 ne krye te qeverise kuislinge me shpresen se do te neutralizonte gjendjen. Por, ne ate kohe, situata po rreshqiste nga duart ne te gjitha drejtimet dhe zogisti nuk mundi qe te mbante postin me shume se dy muaj. Ishte si propozim i Abaz Kupit.
Ibrahim Bieaku
Ka qene dy here Kryeminister dhe minister i Brendshem i Shqiperise gjate periudhes shtator, 1944 - nentor, 1944. Ishte kryeministri i fundit, i mbeshtetur nga gjermanet. Me 13 prill 1945, Ibrahim Bieaku denohet nga Gjyqi Special me burgim te perjetshem, si bashkepunetor i pushtuesve. Ibrahim Bieaku doli nga burgu dhe jetoi ne qytetin e Elbasanit.
Enver Hoxha
Shqiptari me i fuqishem pas Luftes se dyte Boterore. Qendroi ne pushtet deri ne vdekje, ne 11 prill 1985. Ne dhjete vitet e para te pasluftes, kishte marre ne duar te gjitha pushtetet, ishte njekohesisht edhe sekretar i pare i Partise Komuniste, edhe i ekzekutivit. Diktator i eger, ai mundi te qeverise me dore te hekurt ne mynyre absolute mbi vendin.
Mehmet Shehu
Gjithmone i dyti ne pushtet. Ish-partizan dhe luftetar i Spanjes, Shehu ishte krahu i djathte i Hoxhes. Deri perpara vetvrasjes se tij, ende ajo konsiderohet e dyshimet, mendohej si pasardhesi i tij ne pushtet. U be viktime e klaneve te cilat luftonin per te qene te zgjedhurit e Hoxhes. Mbas vdekjes u shpall tradhetar dhe poliagjent, familja e tij pati nje fat tragjik.
Adil eareani
Kryeministri i fundit komunist. Pa karizmeen e dy diktatoreve Hoxha e Shehu, eareani ne kapercyellin mes dy sistemeve u be simbol i falimentimit te socializmit ne Shqiperi. Vdiq ne 1994, nderkohe qe ishte nen akuze penale per genocid.
Fatos Nano
Nje nga figurat me komplekse te periudhes se pluralizmit. Disa here kryeminister dhe kryetar i partise socialiste. Ka pasur nje rol kye ne shnderrimin e PPSH-se dhe tkurrjen e forcave konservative te saj. I burgosur politik per tre vjet nga kundershtari i tij Berisha. Mbas humbjes se zgjedhjeve ne 2005 dhe deshtimit te tentatives per teu zgjedhur President i Republikes ne 2007, qendron i terhequr nga politika aktive. Deputet i PS-se.
Ylli Bufi
Morri qeverine ne ditet me te veshtira. Ka mbetur emblematike thenia e tij e vertete se Shqiperia rrezikonte urine sepse kishte rezerva gruri vetem per 6 dite. Qeveria e tij nisi e para te bente reforma dhe privatizime te dyqaneve dhe magazinave te para. Deputet i PS-se ne te gjitha legjislaturat e deritanishme.
Vilson Ahmeti
U konsiderua zgjedhja e duhur dhe drejtoi nje qeveri me program te paplote, thjesht do te sherbente per organizimin e zgjedhjeve te parakohshme. U arestua nen akuzen per shperdorim detyre si i perfshire ne skandalin Arsidi, akuza qe nuk u provuan kurre dhe fitoi pafajesine. I paperfshire ne politike, merret me | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: 56 Njerezit qe kane drejtuar Shqiperine kete shekull Sun May 31, 2009 8:01 pm | |
| Aleksander Meksi
Kryeministri i pare jokomunist i vendit. Profesor, doktor, shkencetar. Autor i reformave te qenesishme ligjore, ekonomike dhe sociale. Nismetar i privatizimeve te para ne vend. Dha doreheqjen mbas shperthimit te krizes se piramidave. Aktualisht merret me botimin e korpusit te librave te tij shkencore dhe politike.
Bashkim Fino
Kryeministri socialist qe ju ngarkua pergjegjesia te qeveriste nje vend qe ndodhej ne anarki. Detyra kryesore ishte pergatitja e zgjedhjeve te parakohshme te cilat u fituan nga PS ne 1997. me pas zevendeskryeminister dhe disa here minister. Sot deputet i PS-se.
Pandeli Majko
Drejtoi vendin gjate krizes se luftes ne Kosove. Morri lavderime te medha nga faktori nderkombetar, por u dorehoq mbas humbjes se gares per kreun e PS-ne ne konkurrim me Fatos Nanon, ky i fundit e zevendesoi edhe mandatin e dyte ne postin e kryeministrit. Sot deputet i PS-se.
Ilir Meta
Dy here kryeminister. Mandati i tij i pare u shenjua nga perfundimi i disa akseve kryesore rrugore, i dyti nga konfliktet me kreun e PS-se Nano. U dorehoq, por me pas u be zevendes i tij ne qeveri. Doreheqjen e tij te dyte e shoqeroi me themelimin e LSI-se. Sot deputet.
Sali Berisha
Nje nga themeluesit e PD-se. Dy here President i Republikes, por mandatin e dyte e nderpreu me doreheqje. Mbas tete vitesh ne opozite rikthehet ne pushtet dhe merr postin e kryeministrit qe e mban edhe sot. Aktualisht eshte edhe kryetar i Partise Demokratike qe nga viti 1991. /Revista MAPO/
1. ISMAIL QEMALI Dhjetor 1912 e Janar 1914 2. TURHAN PASHA Mars 1914 _ Maj 1914 3. TURHAN PASHA 2 Maj 1914 _Shtator 1914 4. ESAD TOPTANI Shtator 1914 _Janar 1916 5. TURHAN PASHA 3 Dhjetor 1918 _Janar 1920 6. SULEJMAN DELVINA Janar 1920 _Nentor 1920 7. ILIAZ VRIONI Nentor 1920 -Korrik 1921 8. ILIAZ VRIONI 2 Korrik 1921 -Tetor 1921 9. PANDELI EVANGJELI Tetor 1921 -Dhjetor 1921 10. QAZIM KOCULI 6 dhjetor 1921 -6 Dhjetor 1921 11. HASAN PRISHTINA 7 dhjetor 1921 -12 dhjetor 1921 12. IDHOMENE KOSTURI 12 dhjetor 1921 -24 dhjetor 1921 13. XHAFERR YPI Dhjetor 1921 -Dhjetor 1922 14. AHMET ZOGU Dhjetor 1922 -Shkurt 1924 15. SHEFQET VeRLACI Mars 1924 -Maj 1924 16. ILIAZ VRIONI 3 Maj 1924 -Qershor 1924 17. FAN NOLI Qershor 1924 -Dhjetor 1924 18. ILIAZ VRIONI 4 Dhjetor 1924 -Janar 1925 19. AHMET ZOGU 2 Janar 1925 -Janar 1925 20. AHMET ZOGU 3 Shkurt 1925 -Shtator 1925 21. AHMET ZOGU 4 Shtator 1925 -Shkurt 1927 22. AHMET ZOGU 5 Shkurt 1927 -Tetor 1927 23. AHMET ZOGU 6 Tetor 1927 -Maj 1928 24. AHMET ZOGU 7 Maj 1928 -Shtator 1928 25. KOeO KOTA Shtator 1928 -Janar 1929 26. KOeO KOTA 2 Janar 1929 -Mars 1930 27. PANDELI EVANGJELI 2 Mars 1930 -Prill 1931 28. PANDELI EVANGJELI 3 Prill 1931 -Dhjetor 1932 29. PANDELI EVANGJELI 4 Janar 1933 -Tetor 1935 30. MEHDI FRASHeRI Tetor 1935 -Nentor 1936 31. KOeO KOTA 3 Janar 1937 -Prill 1939 32. SHEFQET VERLACI 2 Prill 1939 -Nentor 1941 33. MUSTAFA KRUJA Nentor 1941 -Janar 1943 34. EQREM LIBOHOVA Janar 1943 -Shkurt 1943 35. MALIQ BUSHATI Shkurt 1943 -Maj 1943 36. EQREM LIBOHOVA 2 Maj 1943 -Gusht 1943 37. REXHEP MITROVICA Tetor 1943 -Qershor 1944 38. FIQIRI DINE Qershor 1944 -Gusht 1944 39. IBRAHIM BIeAKU Shtator 1944 -Nentor 1944 40. ENVER HOXHA Nentor 1944 - 1954 41. MEHMET SHEHU Nentor 1954 - Dhjetor 1981 42. ADIL eAReANI Janar 1982 - Shkurt 1991 43. FATOS NANO Shkurt 1991 - Prill 1991 44. FATOS NANO 2 Prill 1991 - Qershor 1991 45. YLLI BUFI Qershor 1991 - Dhjetor 1991 46. VILSON AHMETI Dhjetor 1991 - Prill 1992 47. ALEKSANDeR MEKSI Prill 1992 - Qershor 1996 48. ALEKSANDeR MEKSI 2 Qershor 1996 - Mars 1997 49. BASHKIM FINO Mars 1997 - Korrik 1997 50. FATOS NANO 3 Korrik 1997 - Shtator 1998 51. PANDELI MAJKO Shtator 1998 - Tetor 1999 52. ILIR META Tetor 1999 - Shtator 2001 53. ILIR META 2 Shtator 2001 - Shkurt 2002 54.PANDELI MAJKO 2 Shkurt 2002 - Gusht 2002 55.FATOS NANO 4 Gusht 2002 - Shtator 2005 56. SALI BERISHA Shtator 2005 - ne vijim. | |
| | | istogalia Anëtar
Numri i postimeve : 298 Age : 41 Vendi : Istog,Kosova Profesioni/Hobi : futbollist Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: 56 Njerezit qe kane drejtuar Shqiperine kete shekull Sun May 31, 2009 9:40 pm | |
| pa dyshim njeriu qe po e dergon shqiperin perpara eshte sali berisha. Shpresojm qe prap ai do te udheheq shqiperin perseri pa dyshim qe do te fitoj sepse doren ne zemer e meriton SHQIPERIA PO NDRYSHONN | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: 56 Njerezit qe kane drejtuar Shqiperine kete shekull Sun Jun 07, 2009 2:30 am | |
| | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: 56 Njerezit qe kane drejtuar Shqiperine kete shekull | |
| |
| | | | 56 Njerezit qe kane drejtuar Shqiperine kete shekull | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |