Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?

Shko poshtë 
+12
Ilmi Veliu
naqeta
Zogisti_Legalist
Euridika
besa-bese
Vuthjani
rrebelja
Beton
renan
Kosovari
Sofra
Anna
16 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyFri Sep 07, 2007 12:26 pm

Kisha lutur jenin menimet antaret dhe ata qe din sepse shikoni qe historiografija po shtrembrohet nga qargjet serrbe me te madhe ,ne edim qe dikun ne shekullin e VIkan ardhur nga karpatet ruse dikun qe ishin te vendosur ne rreth maleve urale dhe keta erdhen si te emigruar ne zona te per rreth Danubit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyFri Sep 07, 2007 3:43 pm

Dyndjet e popujve, ngulimet sllave Ballkan


Nën sundimin e Dioklecianit e më tej të Konstandinit, Perandoria Romake iu përshtat një organizimi të ri administrativ. Njësia më e madhe administrative u bë prefektura, që përmbante disa dioqeza, të cilat nga ana e tyre ishin të ndara një numër edhe më të madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), përfshinte dioqezat e Dakisë e të Maqedonisë.
këtë të fundit bënin pjesë pronvincat e Prevalit, Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Epirit të Ri, që përfaqësonin hapësirën gjeografike të banuar nga pasardhësit e ilirëve, shqiptarët, përgjatë gjithë mesjetës e deri kohët e reja. Funksionari më i lartë i prefekturës së Ilirikut, prefekti i pretorit për Ilirikun, e kishte selinë e vet Selanik. Po këtu ndodhej edhe selia e kryetarit të kishës së kësaj prefekture.
Ndonëse nuk ndodhej kushtet e dëshpëruara ku e kishte zhytur kriza e thellë ekonomike, shoqërore e politike pjesën perëndimore të Perandorisë Romake, edhe Perandoria Romake e Lindjes po i vuante pasojat e krizës së kapërcimit të dy epokave. Brishtësia e strukturave të saj shtetërore e ushtarake doli pah gjatë ballafaqimit me dyndjet e popujve gjatë shek. IV-VII.
Megjithëse nuk përkonin me drejtimin kryesor të dyndjes së popujve, trevat shqiptare nuk mbetën tërësisht jashtë tyre. Inkursionet e gotëve, gotëve të lindjes (ostrogotëve) dhe atyre të perëndimit (vizigotëve) aty nga fundi i shek. IV prekën edhe trevat iliro-shqiptare.
Popujt që u dyndën dhe invaduan Ballkanin shkaktuan dëme e rrënime të mëdha të cilat u futën. Për periudhën e “dyndjes së popujve” burimet e shkruara janë mjaft të rralla dhe përbëhen nga kronikat bizantine. Historianët që janë marrë me këtë periudhë e kanë shpeshherë të vështirë t’i akordojnë këto burime midis tyre. Edhe materiali tjetër burimor, arkeologjik është i pamjaftueshëm.
Sipas burimeve tashmë të njohura vizigotët, pas betejës së Adrianopojës të vitit 378, arritën deri brigjet e Adriatikut. marrëveshje me perandorin Theodhosi I, e me kusht që të kryenin shërbimin ushtarak, ata u lejuan të vendoseshin pjesën veriore e perëndimore të Gadishullit Ballkanik, dhe ndërprenë për një kohë sulmet e tyre. Dyndjet e “barbarëve” vazhduan edhe pas ndarjes së Perandorisë Romake dy pjesë të veçanta, atë të lindjes dhe atë të perëndimit (395).
Të dyja pjesët e perandorisë u detyruan për një kohë të gjatë t’u bënin ballë sulmeve e invazionit të “barbarëve”. Për pjesën lindore të Perandorisë, atë Bizantine, një rrezik të madh përbënin asokohe gotët e perëndimit që ishin vendosur Gadishullin Ballkanik. Prijësat e tyre kishin arritur të zinin poste të larta si komandantë të besëlidhur - foederati, sikurse u quajtën “barbarët”. Këta të fundit ishin të pakënaqur nga marrëdhëniet me perandorinë. I pari u ngrit Alariku, prijësi i vizigotëve, me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat e premtuara si të besëlidhur. Me forcat e Alarikut u bashkuan edhe gotë të tjerë të vendosur krahina të ndryshme të Ballkanit; kryengritësit filluan plaçkitjen e Greqisë dhe të trevave iliro-shqiptare. Perandoria Bizantine mundi të dalë nga kjo gjendje, pas paqes që bëri me Alarikun vitin 398, duke lejuar vendosjen e ushtrive gote krahinat jugperëndimore të Gadishullit si të besëlidhur dhe duke e emëruar prijësin e tyre si kryekomandant të ushtrive bizantine Ilirik. Pas 10 vjetëve Alariku me vizigotët u largua për Itali, ku vitin 410 pushtoi Romën.
Sulmet e gotëve shkaktuan një rënie të mëtejshme të ekonomisë fshatare e qytetare, shkretimin e shumë krahinave. Ja si e ka përshkruar gjendjen Hieronimi nga Stridoni i Dalmacisë: “Më vjen të rrënqethët kur mendoj të tregoj shkatërrimet kohën tonë, ka më tepër se 12 vjet që gjaku shkon rrëke. Gotët, sarmatët, alanët, markomanët shkretojnë, shkatërrojnë dhe plaçkitin Trakinë, Maqedoninë, Thesalinë, Dakinë, Akajen, Epirin dhe gjithë Panoninë. Kudo dhunë, kudo psherëtima, kudo fytyra e tmerrshme e vdekjes; për këtë dëshmitare është Iliria, dëshmitare është Trakia, dëshmitar është edhe vendi ku kam lerë, ku çdo gjë u shkatërrua, përveç qiellit e tokës, ferrave dhe pyjeve të dendura”.
Afërsisht, mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunët të komanduar nga Atila, duke shfrytëzuar rastin që ushtria bizantine ishte e zënë luftë me vandalët. Brenda pak vjetëve ai pushtoi e grabiti shumë qytete të trevave iliro-shqiptare, mënyrë të veçantë, Dardaninë. Burimet bashkëkohëse e përshkruajnë Dardaninë si një vend të shkretuar. Me vdekjen e Atilës federata hune u prish dhe kështu pushuan sulmet e tyre kundër Perandorisë Bizantine.
vitin 479, trevat iliro-shqiptare të përfshira provincën e Epirit të Ri, u goditën nga sulmi më i rëndë i ostrogotëve të udhëhequr nga Teodoriku. Ostrogotët, rreth 50 mijë veta, ndër të cilët 10 mijë luftëtarë, u lëshuan nga vendbanimet e tyre provizore Traki dhe nëpërmjet rrugës Egnatia depërtuan deri viset bregdetare pranë Durrësit. Vetë kjo qendër e rëndësishme ra duar të ostrogotëve. Perandoria Bizantine bëri ç'qe e mundur për t'i larguar të porsaardhurit nga ato treva, që ishin të një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme për perandorinë. fakt ostrogotët shumë shpejt u detyruan të tërhiqeshin prej andej.
periudhën midis viteve 500-517 hordhi hunësh të nisura nga rrjedha e poshtme e Danubit, përshkuan viset ballkanike deri Epir e Thesali, duke shkretuar gjithë vendin. Bregdeti i Shqipërisë vuajti atë kohë edhe nga sulme të ostrogotëve të organizuara nga Italia, ku ky popull ishte vendosur qysh prej fundit të shek. V.
Gjithsesi, pas kalimit të ostrogotëve perëndim (488), pjesën lindore të Perandorisë intensiteti i sulmeve të “barbarëve” u ul ndjeshëm. Kjo gjendje qetësie relative do të zgjaste deri dhjetëvjeçarët e parë të shek.VI, kur kufijtë veriorë u shfaqën popuj të rinj: bullgarët, avarët, antët, gepidët, e mbi të gjitha sllavët. Inkursionet e tyre u intensifikuan qysh kohën e sundimit të perandorit Justinian. Rreth vitit 548 një turmë e madhe sllavësh plaçkiti e shkretoi disa provinca, duke depërtuar deri afërsi të Durrësit. Komandantët ushtarakë të Justinianit nuk guxuan t'i futnin trupat e tyre luftim dhe u mjaftuan t'i ndiqnin nga larg veprimet e sllavëve. Inkursionet sllave u përsëritën thuajse rregullisht edhe vitet pasardhëse.
Me qëllim që të frenonte zbritjet e “barbarëve” nga kufijtë veriorë, perandori Justinian me origjinë nga Taurisium i Dardanisë, më i madhi i perandorëve të periudhës së hershme bizantine, i kushtoi vëmendje ngritjes së një sistemi fortifikatash disa breza, që fillonte nga vija kufitare e Danubit, veri, dhe zhvillohej valë-valë duke zbritur drejtim të jugut. Sipas Prokopit të Cezaresë, historian i oborrit të Justinianit, vetëm atdheun e tij, Dardani, perandori bizantin meremetoi 61 kështjella dhe ndërtoi nga themelet 8 kështjella të tjera. Një ndër këto kështjella, e quajtur për nder të tij Justiniana Prima (Shkupi), u ngrit vendlindjen e perandorit, Taurisium.
Numri i kështjellave të ndërtuara të katër provincat e Ilirisë së Jugut arriti 168.
Por këto masa mundën t'i frenojnë vetëm përkohësisht sulmet e popujve “barbarë”. Këto u bënë edhe më kërcënuese, kur me sllavët u bashkuan edhe avarët, një popull luftarak nomad. Pas vdekjes së Justinianit (565), hordhitë sllave shpeshherë së bashku me avarët ose të prira prej tyre, u lëshuan drejtim të jugut. Rrugët e rrahura prej tyre zbrisnin nga rrjedha e Danubit drejtim të jugut e juglindjes, ku synonin të godisnin qendra të tilla, si Selanikun, Adrianopojën e vetë Konstandinopojën. Më 586 Selaniku u rrethua nga sllavët, të cilët e vazhduan marshimin e tyre jug, deri Peloponez.
Por sulmi më i fuqishëm avaro-sllav Ilirik qe ai i vitit 609. Hordhitë sllave shkretuan vise të tëra Maqedoni, Thesali, Beoci e deri Peloponez, prej nga arritën me anije edhe ishujt e Egjeut e deri Azinë e Vogël. Nga kjo valë u prekën edhe provincat e Dardanisë e të Epirit të Vjetër. Atë kohë Selaniku pësoi rrethimin më të gjatë të tij. qytet erdhën dhe u strehuan edhe të ikur nga viset më veriore, ndër të cilët edhe nga Nishi.
Megjithëse drejtimi kryesor i dyndjeve avaro-sllave ishin viset jugore të Ballkanit dhe qendrat e mëdha si Selaniku e vetë Konstandinopoja, inkursionet shkatërruese nuk kursyen edhe brezin perëndimor të trevave iliro-shqiptare. radhë të parë prej tyre vuajtën viset dalmatine dhe provinca e Prevalit. vitin 592 një pararojë avaro-sllave arriti të shtyhej deri qytetin e Lezhës. Disa vjet më vonë prej sllavëve u pushtua dhe u shkretua përfundimisht Salona. Banorët e qytetit dalmatin gjetën shpëtim ishujt pranë e Split. provincën e Prevalit, u rrënua qyteti i Dioklesë, banorët e të cilit kaluan Tivar. Qendrat e tjera, si Budua, Ulqini, Shkodra, Lezha, rezistuan dhe patën vazhdimësi jete edhe shekujt e ardhshëm.
Ndryshe nga popujt e tjerë, dyndjet e sllavëve Ballkan u shoqëruan me një dukuri të re, atë të ngulimeve. vendet e shkelura prej tyre, sllavët u ngulën duke formuar të ashtuquajturat "Sklavini" (vende të sllavëve). fund të shek.VI e fillim të shek. VII, Sklavini të tilla ishin formuar Maqedoni, Traki, Thesali, Beoti e, një numër mjaft të madh, Peloponez. Prej Maqedonie, grupe të veçanta sllavësh arritën të depërtojnë dhe të vendosen lartësitë përgjatë luginës së lumit Devoll e Osum, por pa formuar bashkësi kompakte.
bregdetin dalmat, duke filluar nga gryka e Kotorrit e sipër, u vendosën tributë sllave të trebinjëve, kanavlitëve, zaklumëve, narentanëve. Konstandin Porfirogjeneti, perandor e historian bizantin i shek. X, i numëron këto bashkësi si fise sllave. Por diokleasit, që banonin më poshtë grykës së Kotorrit, ai nuk i përfshin ndër popujt sllavë. fillim të shek.VII, perandor Herakli lejoi vendosjen e dy fiseve të mëdha sllave, të kroatëve dhe të serbëve. Këta të fundit zunë vendet e përshkuara nga lumenjtë Lim e Drina e sipërme bashkë me Pivën e Tarën, luginën e Ibrit dhe rrjedhën e sipërme të Moravës perëndimore. jug dhe perëndim serbët kufizoheshin me diokletë si dhe me trebinjët e zaklumët sllavë, që ndonjëherë njësohen me serbët. Bërthamën e vendeve serbe e përbënte krahina e Rashës, që e merrte emrin nga kështjella me të njëjtin emër, veri të Novi-Pazarit të sotëm. jug vendet e serbëve arrinin deri burimet e lumit Lim.
përfundim të dyndjeve të popujve gjatë shek. IV-VI e sidomos të kolonizimit sllav të shek. VI-VII, përbërja etnike e trevave ballkanike, pësoi modifikime të ndjeshme. viset danubiane, ato të Istries, të Dalmacisë e të rajoneve të brendshme u vendosën mënyrë mjaft intensive popullsitë e reja sllave: trebinjatët, kanavlitët, paganët, serbët, kroatët. Masa sllavësh u vendosën zonën e Nishit dhe përgjatë luginës së Vardarit, e deri Selanik. Prej këndej, grupe të veçuara depërtuan nëpër luginat e Devollit e Vjosës, duke zënë kryesisht lartësitë përgjatë tyre. Ngulime sllave pati edhe malësitë midis Thesalisë dhe Epirit (malet e Pindit). Vendosje masive të bashkësive sllave pati Traki e Greqi, veçanërisht Gadishullin e Peloponezit. Historiani bizantin i shek. X, Konstandin Porfirogjeneti, thotë se atë kohë Peloponezi "ishte sllavizuar plotësisht". Gjithsesi, burimet historike, të dhënat arkeologjike e ato gjuhësore, i kanë shtyrë studiuesit të dalin përfundimin se brezi perëndimor i Ballkanit që përfshihej provincat diokleciane të Prevalit, Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër, me një shtyrje ku më shumë e ku më pak të thellë drejt brendësisë, është ndër rajonet më pak të prekur nga kolonizimi sllav. Përkundrazi, popullsia e hershme autoktone iliro-shqiptare u përforcua këtë gjerësi gjeografike me grupe të tjera iliro-shqiptare të ardhura nga viset e brendshme, ku invazioni sllav kishte qenë masiv. Një zhvendosje e tillë e popullsisë autoktone iliro-shqiptare drejt zonave më të sigurta jugore dëshmohet pas rënies së Nishit, të Dardanisë e të Salonës bregdetin dalmat pas vitit 612.
Gjithsesi, burimet historike të mesjetës së hershme, ndërsa flasin për krijimin e zonave kompakte të sllavizuara (sklavini) viset fqinje të Dalmacisë, Rashës, Maqedonisë, Peloponezit etj., nuk përmendin ekzistencën e të tillave katër provincat e Ilirikut Perëndimor. Mbijetesa, historikisht e dokumentuar, këto treva të qyteteve antike, e qendrave dhe e strukturave kishtare, si dhe prania ndonëse e dobësuar e pushtetit bizantin flasin përgjithësisht për ekzistencën këtu të kushteve pak a shumë normale të jetës shekujt e errët të mesjetës.
Grupet e izoluara sllave që kishin arritur të depërtonin drejt luginave të Devollit e Osumit, nuk arritën të organizoheshin bashkësi kompakte. Për më tepër, duke filluar me Justinianin II, me qëllim që të siguronte ndërlidhjet jetike me bregdetin adriatik boshtin e rrugës Egnatia, Perandoria Bizantine shpërnguli popullsi të tëra sllave nga viset që ishin rrezen e saj duke i çuar Azinë e Vogël.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyFri Sep 07, 2007 3:48 pm

Fuqizimi i shtetit bullgar, sidomos gjatë sundimit të carëve Simeon e Samuel, në shek. IX - X, u shoqërua me depërtime grupesh sllave, përkatësisht bullgare, që u vendosën kryesisht në vendet e prekura që më parë nga kolonizimi sllav. Por, me rënien e Perandorisë Bullgare dhe me rivendosjen e pushtetit bizantin në këto treva, bashkësi të tëra sllave u shpërngulën nga perandorët bizantinë dhe u vendosën në Traki e në Azinë e Vogël. Kjo vlen në radhë të parë për zona me rëndësi strategjike, siç qe Shqipëria. Grupe të tjera, në marrëdhënie me popullsinë vendase erdhën vazhdimisht duke u tretur e duke u asimiluar.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptySat Sep 08, 2007 1:22 am

falem se msova edhe diqka ma shum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptySun Sep 09, 2007 5:26 pm

Sofra ke me shum kohe vazhdo ket tem me shum sepse si delija ashtu ka shum njerz qe don ti din burimet e serrbeve nga erdhen ne ballkan .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovari
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 12
Registration date : 10/09/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyMon Sep 17, 2007 2:29 pm

malazezet vin ne shekullin e VI edhe keshtu fillojn martesat mes malazezve dhe serbve qe vijn ne shekullin e VII qe do te thot se ktu nuk ka pas serb para te parve tan ILIR ne troje shqipetare iliret kan qen dhe jemi ne pasardhesit e tyre per ti brojtur trojet tona gjak shqipetari kem pasur dhe gjak shqipetari dot kemi sa te jem gjall per deri sa te na rrjedh gjaku neper vena nje shqiperi e bashkuar do ishte kenaqsi per mua por besoj se edhe per gjith shqiptaret ka jan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyWed Sep 26, 2007 10:13 pm

ardhja e serbeve ne foeme te koloneve ne kosove daton nga shekulli i "X" , erdhen me shatora, qerre te drujta dhe u ndalen me nje menquri, ne qdo vend ku ishin ulur shkruanin nje gerrme te alfabetit te piste cirilik, dalngadal filluan edhe ti emerojne vendet, vdes serbja dhe ia lene emrin vorri i shkines.......

Pra perhere ishoin ndytesira dhe me prapavia te poshtra!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
renan
Fillestar/e
Fillestar/e
renan


Numri i postimeve : 17
Registration date : 09/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyWed Oct 10, 2007 12:34 am

dikur kan ardh ne shekullin e VII ose VIII kur kan ba luft me Dardanet ti moter annaa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyWed Oct 10, 2007 2:01 am

Pajtohem me ty renan me se e vertet eshte qe serbet kan ardhe dikur ne VII.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyFri Oct 26, 2007 10:38 am

ooooo as qe du me e dit se kur kan ardh ata ne ballkan e me mir te mos kishin ardh kurr se na shkaterruan jeten na i plagosen zemrat besoni se kur e degjoj emrin e tyre me rreqefet trupi sdu te di per ta e ju dalt fara
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyTue Oct 30, 2007 7:11 pm

Nje gje mund ta them, se mbi 70% te popullesise malazeze kane prejardhje Ilire, bashke me nje pjese te madhe te Kroacise... Ku i perkasin fisit Kuc ne pergjigjesi, por me martesat e tyre qe ben me serb humben kulturen, historine dhe orjentimin...
Keshtu qe edhe gjakpiresi i shqiptareve Mark Milani, komandanti kryesor i Kral Nikolles ishte shqiptar nga Kuci,,, Nacionalistet me te medhenj qe sot jane ne Mal te Zi gjinden rreth Beranit, Murines dhe Andrijevices, dikur toka shqiptare deri ne Kongresin e Berlinit... te gjithe prejardhje shqiptare Vasojevic te Kucit... Kete vetem desha qe te ia sqaroj Kosovarit, pasi qe desha ti them qe malaziasit perpos gjuhes nuk kane lidhje asgje me serbet, jane shume me te zi se ata, shqiptaret gjithmone kane hequr shume me shume nga ata se serbet... Por qe kane prejardhje Ilire, ate nuk mund ta mohoj askush, edhe nje pjese e madhe e Kroacise, Zara dhe Dubrovniku...
Pergjigja ime eshte se serbet erdhen ne Ballkan gjate shekullit te VII, por flitet qe kane ardhur edhe me pare dhe jane shtri se pari ne Sllovenine e sotme...Poashtu origjine serbe ose sllave kane edhe boshnjaket e Bosnes, vetem qe kane fe islame dhe ishin i pari vend ballkanin qe pranoj fene islame nga pushtuesit otoman. Por historija flet qe ata kane gjakun me te paster sllav, dhe nga pikepamja fizionomike dallojn njerez vigan, me sy te kalter dhe biond,, ndersa serbet qe gjinden ne Serbi jane te perzier me rom, bullgar etj, keshtu qe kane humbur gjenet e veta ashtu njejt si edhe helenet e lashte, qe flitet qe sot nuk ka popull greke, por qe eshte i shortuar me popujt tjere te ballkanit dhe kryesisht me shqiptar... Sepse helenet ishin shterp dhe nga frika qe te zhduken benin marreveshje me shqiptar qe te ua lindin nje femij dhe te ua shitnin atyre me pare te majme,,, keshtu qe nje shqiptar u be me grek se vet greku... e njejta gje ndodhi dhe po ndodh sot ne Serbi, pasi qe nataliteti ne Serbi cdo dite po bjen...
Pershendetje nga Vuthjani...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyTue Oct 30, 2007 8:53 pm

Po Vuthjani edhe unë kam lexuar për këto që i postove ti më lartë madje madje edhe me fakte shkruante për mbiemrat shqip të sllavizuara ( asimiluara)

Pos tjerash së shpejti do ta sjell një dialog mes një studjuese e cila ka shkruar një libër në Shqipëri për Pellazgo Ilirët që ia vlen ta shikojnë ata postues që i përkushtohen këtyre hulumtimeve mbi prejardhjen e Shqiptarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyWed Oct 31, 2007 12:28 pm

Nese doni mund qe ti postoj me vone edhe mbiemrat e sllavizuar, ose shqiptar te asimiluar,,, sepse keta nderruan kombin shume vone ne vitin 1918, do te thote ishin shqiptar ilir, pranuan fene islame, njekohesisht u martuan me boshnjak te Bosnes dhe u asimiluan nder ato shtepite me te njohura shqiptare familja e heroit tone Jakup Ferrit tani jane Ferovic dhe quajn veten boshnjak, pastaj familja e Komantantit te pergjithshem te Lidhjes se Prizrenit Ali Pashe Gucia, tani familja e tyre moren dy mbiemra Rexhepagiq edhe Shabagic edhe keta boshnjak... e per malaziasit qe kane fe ortodokse malazeze keta humben kulturen ilire dhe iu bashkangjeten asaj sllave gjate shekullit XIII... por me hollesisht mund te ju shkruaj ne nje shkrim tjeter timin...
Per keta te paret jane asimiluar shume vone, keshtu qe vetem nese shprehni ju deshiren te lexoni mund te ju postoj...
Sepse ne kete teme flitet per ardhjen e serbeve ne ballkan dhe periudhen... keshtu qe mos te dalim shume prej temes, dhe me vone do ti postoj disa nga mbiemrat e sllavizuar qe deri me shekullin XIII ishin iliro-shqiptar...
Pershendetje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyWed Oct 31, 2007 2:12 pm

Per fise qe ishin iliro-shqiptar ne kohen e Bizantit dhe u sllavizuan me vone jane keta mbiemra qe sot gjinden ne Zete, pjese e Malit te Zi qe perfshijne Cetinjen, Kotorrin, Budven etj...
Deri ne shekullin e XIV Dioklea-Genta (Zeta) vecanarisht ana e siperme e saj, u shfaqej te huajve si nje vend me popuj e fe te ndryshme. Gjithsesi gjate gjithe mesjetes krahina e bashkesi te tera si Kuci, Markajt (Markovicet), Pastovicet, Pipret, Gjurashet (Cernojeviqet) etj, ishin shqiptar... Me vone Cernojeviqet me qender ne Cetinje fomojne shtetin e tyre Malin e Zi, ka fundi i shekullit XIV, dhe sllavizohen.Mali i Zi ishte nje krahine e Vogel, por me Kongresin e Berlinit Kral Nikolles i falen trojet shqiptare Tivari, Ulqini, Hoti, Gruda, Trijeshi e Koja, Podgorica, Plava e Gucia, Rozhaja e Berani... Nder keto troje vendin nuk e dorezuan Hoti e Gruda, por rezistenca me e madhe u be ne Plave e Guci, me Betejen e njohur te Nokshiqit (janar 1880), qe njihet edhe beteja me e suksesshme e popullit shqiptar qe pas vdekjes se Skenderbeut... Ku forcat malazeze humben rreth 12.000 ushtar nga forcat shqiptare te vendit te ndihmuara nga Lidhja e Prizrenit... Por ne vitin 1918 edhe kjo treve i falet Malit te Zi nga Austro-Hungaria dhe permbyllet Kongresi i Berlinit me sukses per percarjen e trojeve shqiptare... Keshtu qe Mali i Zi rritet per 3 here me shume se qe ishte ne shekullin e XIV... Ne shekullin e XVIII edhe shume fise ilire nderojne fene dhe gjuhen dhe behen sllavo-malazias, sidomos fisi Vasojevic qe perfshinte rrethinen nga Berani, Lugina e Biolo Poles, deri tek Murina dhe Andrijevica...
Tani sot per sot fisi i cili perkrah fuqishem idene e Miloshevicit...
Kerkoj falje qe dola pak nga tema, por nuk munda ta permbyll me dy rreshta pasi qe historia eshte histori...
Jam nga Plava e Gucia, keshtu qe njoh me mire kete pjese dhe historine e malaziasve e ndoshta dikuj do ti interesoj per kete teme dhe per te ditur qe numri dermues i tyre ishte deri ne shekullin XIV shqiptar... Por gjithmone e thash edhe me larte se ne shqiptaret me shume ia kemi pare sherrin ketyre se serbeve, duke filluar nga rrafshi i Dukagjinit e me thelle.Edhe luften e fundit ne Kosove ne rrafsh te Dukagjinit e ben malaziasit por me nje politike te jashtezakonshme e fshehen nje gje te tille, kur dihet se edhe vet Milosheviqi kishte prejardhje malaziase, dhe nje numer edhe me i madhe sec jeton ne Mal te Zi jetojne ne Serbi...
Pershendetje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyWed Oct 31, 2007 4:08 pm

kerkoj falje nese dal nga tema por besoj se ka lidhje pak me temen, pys Vuthjanin, nga Gucia, eshte edhe mbiemri MULLAMEKIC, cfare me thoni per kete, cfare supozohet te jete rrenja, zanafilla e ketyre, e them sepse bashkshorti me flet shume per nje shok qe kishte ne studime para ca viteve me kete mbiemer.

pershendetje


Edituar për herë të fundit nga në Wed Oct 31, 2007 4:30 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyWed Oct 31, 2007 4:29 pm

Noel Malcolm autor i librit

“Kosova , nje histori e shkurter”?
Liber ky sipas te dhenave te vet autorit ku mund te gjejme shume te dhena e prova edhe per ardhjen dhe pranine e serbeve ne Ballkan. Ne lidhje me argumentet serbe kunder pavaresise se Kosoves , ne liber gjeni disa pika thelbesore qe vertetojne se pretendimet e serbeve nuk qendrojne . Se pari , eshte pretendimi qe "Kosova eshte djepi i serbeve ne Ballkan" , dhe kjo dihet qe eshte e pavertete .

Serbet erdhen ne Ballkan ne shekullin e 7 -të, ne kete territor , u zevendesuan nga sundimi otoman ne shekullin e 15 . Kemi nje periudhe 800-vjecare atje , dhe sa nga kjo periudhe Kosova u sundua nga serbet! Vetem ne 250 vitet e fundit nga 800, por ku ishin serbet para kesaj periudhe ?

Pergjigja eshte : jashte Kosoves .

Ishin ne nje territor qe ata e quanin Ras , Rasia , qe eshte pak a shume zona e Sanxhakut te sotem , Novi Pazarit . E gjithe ideja se aty eshte djepi i qyteterimit serb ne Ballkan eshte teresisht e pavertete .
Pastaj kane argumentin e levizjes se popullsise ; thone se nuk kishte shqiptare gjate mesjetes ne Kosove , qe nuk kishte shqiptare deri nga fundi i shekullit te 17 , kur pati nje eksod te madh te serbeve dhe u krijua nje vakum dhe ky vakum u mbush nga shqiptaret e ardhur nga malet e Shqiperise veriore .
Ka plot prova qe tregojne se ky argument eshte i pavertete , ka shume prova qe vertetojne se ka pasur shqiptare qe kane jetuar ne Kosove pergjate gjithe epokes mesjetare; ndoshta nuk perbenin shumicen ne Mesjete , por ka pasur nje popullate te vazhdueshme shqiptare atje .

Dhe historine e eksodit masiv te serbeve ne 1690 , e kam vertetuar qe eshte e pavertete . Pastaj jane argumentet e diteve te sotme per levizjen e popullsise ; ata pretendojne se nje numer i madh shqiptaresh u dynden ne Kosove nga Shqiperia ne mes te Luftes se Dyte ; ky eshte nje “nonsense” dhe kurre s’eshte paraqitur qofte dhe nje prove per ta mbeshtetur kete. Pra, shohim qe te gjitha pretendimet serbe mbi Kosoven , bazohen ne argument te paqena historike , dhe ne fund dua te shtoj se po te shohesh gjithe historine e Kosoves qe pas 1912-es , sheh qe Kosova nuk eshte trajtuar si nje pjese e nje shteti demokratik - u trajtua ne fillim si territor i kolonizuar - kolonizim ishte termi i perdorur nga serbet per ate proces , pra ata derguan koloni atje .Dhe ne shume aspekte ajo qe Serbia beri ne Kosove nuk ishte shume e ndryshme nga ajo qe francezet bene , le te themi ne Algjeri . Tani , a mund te themi ne qe Algjeria eshte pjese esenciale e territorit francez ? Besoj se jo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyWed Oct 31, 2007 4:32 pm

besa-bese shkruajti:
kerkoj falje nese dal nga tema por besoj se ka lidhje pak me temen, pys Vuthjanin, nga Gucia, eshte edhe mbiemri MULLAMEKIC, cfare me thoni per kete, cfare supozohet te jete rrenja, zanafilla e ketyre, e them sepse bashkshorti me flet shume per nje shok qe kishte ne studime para ca viteve me kete mbiemer.

pershendetje

Z.Vuthjani, nese ke te dhena cka besoj se dini dicka, une ju falemnderoj per pergjegjen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyWed Oct 31, 2007 4:33 pm

Pershendetje Besa-Bese...
Mullamekiq eshte mbiemer nga krahina e Gucise, deri para 70-80 viteve te gjithe ne kete krahine ishin shqiptar lere me Ilir...
Ne kete krahine deri ne vitin 1918 perpos shqiptarve nuk kishte popull tjeter, me ardhjen e disa familjeve nga Bosna qe ishin agallar ne kohen e sundimit osman, u martuan disa fishe me ta dhe humben gjuhen. Sot flasin gjuhen serbe, e quajn veten boshnjak, pranojne qe kane prejardhje shqiptare, por ne asnje menyre nuk e pranojne veten si shqiptar...
Plava dhe Gucia shumicen e popullesise e ka ne SHBA, ne kete vend tani per tani jetojne 18.000 banor, nga keta 29% shqiptar, 65% boshnjkak( ose me mire te themi shqiptar te boshnjakizuar) dhe 6% malazias... Ndersa flitet qe ne SHBA nga kjo krahine per momentin jane mbi 40.000 bashkevendas...
Plava: fisi Rexhepagaj eshte fisi me i madhe i kesaj ane, i familjes se Ali Pashe Gucise, jane me prejardhje nga Gruemira e Shkodres. Shabajt(Shabovic), Ferajt(Ferovic), jane nga Lahuri i Dinoshes te Shkodres. Medunajt9Medunjanin), Rexhajt(Rexhanic), Rexhematajt(Rexhematovic), Deshajt(Deshevic), Shehajt(Shehovic), Sharkinajt(Sharkinovic), Canajt(Canovic), Jusajt(Jusevic), Jedadajt (Jadadic), Sukajt(Sukalovic), jane thjeshte Kelmend nga Selca, Vukli e Nikçi.
Guci: Nokocajt(Nikocevic), Seferajt(Seferovic), Pjetrajt(Pjetrovic), Curanajt (Curanovic), Lucajt(Lucevic), Dervishajt( Dervishevic), Mullamekajt (Mullamekiq), Hoti (Hot), Gruda (Grude), Vukli(Vukel) jane Dukagjin, Kastrat, Hote e Grude...
Te gjithe keta mbiemra te siper permendur jane te boshnjkizuar, dhe qartazi shifet se kane qene shqiptar, ne nje periudhe mjaft te afert, tani e quajn veten boshnjak,,, ne pergjithesi keto dy qendra u boshnjakizuan, ndersa te gjitha fshatrat perreth edhe sot jane 100% te banuara me shqiptar, por qe edhe nje numer i madhe i tyre gjinden sot ne Prishtine, Peje e Prizren: Gjonbalaj, Ulaj, Ahmetaj, Brucaj, Vucetaj, Qosaj, Gocaj, Prelvukaj, Hasangjekaj, Balidemaj, Lecaj, Selimaj, Nokshiqi, Pepaj etj...
Pershendetje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyWed Oct 31, 2007 4:49 pm

Vuthjani, cfare te them tjeter pos shume falemnderime ne pergjegje, e pasurove edhe temen edhe une u ndava e kenaqur me pergjegjen tuaj.

e kam nje fotografi nga "burimet e Ali Pashes" qa na e ka dergu ai zotriu mullamekiq n., nese nuk e perktheva mire nga gjuha e tyre, dhe jam e betume te mos shkruaj ne forum ne gjuhen e tyre.

edhe nje here te falemnderoj ne emrin tim dhe ne emer te forumit Bashkimi Kombetar per pergjegjen dhe postimet tuaja ne te gjitha lemite. Prezenca juaj nga trevat qe ju i perfaqesoni, dhe te tjereve nga viset e tjera jasht Kosoves,mua me inkurajojne dhe nxisin ta shoh bashkimin kombetar me afer se ndonjehere me parë.

shendet juve dhe te gjithe forumisteve qe ndajne mendime
ne forumit tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyWed Oct 31, 2007 5:36 pm

Poashtu edhe une juve ju falenderoj nga zemra per keto fjale qe mi derguat mua dhe perkrahjen tende...
Do ti lidhesha pak temes tende kur the qe serbet nuk kane argumente qe Kosova eshte ashtu sic pretendojne ata djepi i Serbise... Asnje fakt nuk e tregon nje gje te tille,,, Kosova ishte e populluar nga Dardanet edhe para mesjetes, keshtu qe serbet erdhen ne Ballkan vetem ne shekullin e VII, kur ne ballkan Iliret ishin Zot i Ballkanit,,, me dyndjet e serbeve, bullgareve dhe kroateve ne shekullin e VII, se pari ata u perqendruan ne teritorin e sotem Kroat dhe Slloven, dhe nje pjese tjeter afer Vojvodines, poashtu bullgaret ne Bullgarine e sotme...
Keshtu qe para dhe pas kesaj periudhe historine e Kosoves dhe historine e popullit shqiptar, e tregojne fakte te shumta nga ato arkeologjike, arkitekturore dhe historike... Me varret Ilire, qe edhe sot po zbulohen ne Bosne dhe Kroaci, me fortifikatat e shumta neper Kosove, Maqedoni dhe nje pjese te madhe te Serbise, me kalate e shumta te shekujve XVI-XVIII, me mbishkrimet ilire, me Manastirin e Decanit, Pejes qe i perkasin kishes katolike shqiptare e jo ortodokse serbe, me xhamite e shekujve XVII, me kullat tipike shqiptare, te gjitha keto jane deshmi te shumta qe Bota i din, por edhe vet serbet i dine, por qe duan ti shlyejn... Serbet cdohere e kane shtremberuar historine, do te tentojne edhe sot, por njehere e pergjithmone Bota i ka hapur syte dhe po mundohet ti ndreq gabimet shekullore qe ka bere ndaj shqiptarve, ndaj popullit me te paster te Evropes, dhe nder popujt me te vjeter te Botes... "Ne ishim ketu dhe ketu do te jemi deri sa mali te behet hi, e hiri mal perseri" Jane vargje te nje vjerrshe...
Pershendetje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyWed Oct 31, 2007 6:11 pm

Per respektin dhe pune tuaj Vuthjani, une sjell ca rreshta nga ajo qe ju e futet ne thonjëza, besoj se edhe rreshtat e Mitrush Kutelit mund te jene pjese e keaj teme:

.................
Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë
se jam barbar.

Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.


Se jam këtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.

Se jam këtu kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën fushë
e malin mal.

Unë jam këtu e do të jem
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.
.................

Më thanë të shkruhem vojnik
e mynafik
i kombit tim.

Më dhanë armë të vras
vëllanë,
sipas kanunit
të gjakut...
Po s'desha!


Më thanë të ngrihem të ik
ku qielli puthet me dhenë;
Stamboll,
Anadoll,
e më tej.


Hej!
Komb i lirë kosovar,
ti komb shqiptar, ti zot krenar,
ti djalëri - ti pleqëri,
bëru gati!
Bëru gati për vrull të ri,
ta djegësh botën,
ta bësh hi,
për liri,
për Shqipëri!


Tani, tani!
- O Mal i Zi -
ja unë, ja ti!

Po unë - jo ti,
se jam këtu kur s'kish njeri
dhe as kufi
as fqinjëri...

Unë jam këtu kur Mal i ZI,
me Shumadi,
me Dallmati - sa mban e gjitha Shqehëri,
ish Iliri!
Kur nga një det në tjetrin det
isha zot vetë!
Se jam këtu nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën - fushë
e malin mal.

Unë jam këtu
e do të jem,
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi,
e hiri mal përsëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyWed Oct 31, 2007 7:11 pm

Pershendetje te perzemerta e nderuara Besa-Bese... faleminderit per kete vjerrshe te bukur qe e kisha harruar plotesisht, e cila me rreshqethi te terin... Faleminderit per mundin tend...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptyThu Nov 01, 2007 1:02 am

Vuthjani je i pa kapshëm me të vërtet me dhe fakte dhe punën që po e bën në kët Forum unë skam fjal që të falemnderoj vetën të uroj shëndet dhe sukse si dhe pune te më tejme sepse edhe kto jam dëshmi të Historis dhe një dit do ti lexoj dikush[ edhe kto dhe do bindet edhe vetë .
Gjitha shtu edh Besa-besë të falemnderoj edhe ty .a shtu .

Respekt nga Deli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptySun Nov 11, 2007 3:58 pm

se kur erdhen serbet ne ballkan dhe si u ngrit zeri kunder kolonizimit te Kosoves !?!



Kundër kolonizimit të tokave shqiptare


Pas mbarimit të Luftës së Parë Ballkanike, çlirimin nga robëria turke, një pjesë e popullatës shqiptare e përjetoi si okupim nga pushteti serbo-malazez. Megjithë premtimet e qeverisë serbe në vigjiljen e luftës kundër Perandorisë Osmane se populli aleat shqiptar në Kosovë do të gëzojë të drejta të gjera, ai iu nënshtrua një terrori dhe gjenocidi të paparë. Vrasjet e masakrat, dhunimet, djegiet e shtëpive etj., ishin këto pamje të viteve pas luftërave ballkanike, por edhe më vonë. Të tilla pamje trishtuese pati në të gjitha viset e pushtuara shqiptare. Edhe në trevën e Anamoravës, po ashtu. Për këto ngjarje tragjike informoi shtypi evropian i kohës. Publicisti Leo Freundlich, në organin "Albanische Korrespondenz" jepte kronika të përgjakshme, një pjesë të të cilave i mblodhi dhe i botoi në Vjenë, më 1913, me titull "Albaniens Golgotha" ("Golgota shqiptare"). Me këto shkrime "Frojndlihu e quante të nevojshme që në emër të humanizmit, qytetërimit dhe të popullit fatkeq shqiptar t'u drejtohej qeverive të fuqive të mëdha dhe mbarë opinionit evropian për ndihmë dhe mirëkuptim"(12). Mirëpo, shumicës së këtyre qeverive sikur nuk u bënin përshtypje informatat për krimet e ushtrisë çetnike serbe në fshatrat Trestenik, Komogllavë, Vërban, Lubishtë, Gjylekar, Tërpezë, Brest, Korbliq, Shashare, Letnicë, Goshicë, Kabash, Mogillë etj., në të cilat sipas shkrimeve të këtij publicisti thuhej se në 29 fshatra të Karadakut janë djegur 280 ekonomi të shqiptarëve muslimanë, kurse vetëm në fshatrat e përmendura të Moravës së Epërme, u therrën në mënyrë mizore 238 burra. Vetëm në Vërban, "në vitet 1912-13, ushtria serbe i vrau mbi 20 vërbanas"(13).

Për shkak të kësaj shtypjeje të egër dhe krimeve që bënte ky pushtet mizor mbi popullatën shqiptare, një numër i njerëzve shpërngulen në Turqi dhe në territorin e Shqipërisë së çliruar. Në shtëpitë dhe tokat e të shpërngulurve vendosej elementi sllav. Ky ishte edhe fillimi i kolonizimit të trevave shqiptare, "... që pikësynonte qysh moti zhdukjen e farës së pasardhësve të ilirëve"(14).

Punët rreth kolonizimit përkohësisht i ndërpreu shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, për të vazhduar menjëherë pas përfundimit të saj, kur tokat shqiptare u ripushtuan nga i njëjti pushtues. Megjithatë, "... forma ligjore iu dha me Dekretligjin mbi kolonizimin e viseve jugore të 24.X.1920 dhe të tjera dispozita"(15). Ky proces zgjati deri në vitin 1938. Regjimi sundues serbomadh "...me rastin e zbatimit të kolonizimit, nuk i përfilli interesat e popullatës vendëse, para së gjithash të shqiptarëve, të cilët përbënin shumicën e popullsisë"(16). Në të vërtetë, me kolonizimin synohej të vihej një baraspeshë etnike që të sundoheshin më lehtë vendet e pushtuara. Për t'ia arritur këtij qëllimi, fshatarëve ua merrnin (uzurponin) tokat, të cilat i kishin shfrytëzuar shekuj me radhë, madje edhe tokat të cilat i kishin me tapi, duke ua dhënë pastaj kolonistëve arat e bukës, livadhet e meratë. E shqiptari gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me tokën si burim i gjallimit dhe i forcës për të qëndruar dhe mbijetuar. "Fshehtësia më e madhe e qëndrimit ende në këmbë të popullit shqiptar, me gjithë tragjeditë historike që jetoi edhe me gjithë gjakun e njomë që ka derdhur ndërmjet vargjeve të shekujve, mund të shpjegohet vetëm e vetëm me lidhjet shpirtërore që ka me tokën, e sidomos me ndjesinë e racës për arat e vatrat e veta"(17).



Kolonizimi së pari filloi në trevat rreth Gjilanit (18), e pastaj u zgjerua edhe në trevat e tjera të Kosovës. "Kështu, në 61 vendbanime të këtij rrethi u kolonizuan 1142 familje serbe e malazeze"(19). Vetëm në komunën e Sllatinës së Epërme u vendosën 294 familje në këto fshatra: Sllatinë e Epërme 7,

Sodovinë e Çerkezëve 62,

Gërmovë 50, Goshicë 40,

Mirasalë 16, ndërsa në fshatin krejtësisht të ri kolonist, Tankosiq, i pagëzuar me emrin e organizatorit dhe instruktorit të njohur të çetave komite, Voja Tankosiqit, u vendosën 119 familje koloniste, të cilave pushteti ua ndërtoi shtëpitë sipas planit të njëjtë e të veshura me llamarinë.



Këtyre kolonistëve "...kryesisht iu nda toka që iu muar me të padrejtë fshatarëve shqiptarë të Sllatinës së Epërme dhe të Ramjanit"(20). Ky veprim i pushtetit shkaktoi shumë ngatërresa e mosmarrëveshje ndërmjet vendësve autoktonë dhe kolonistëve, i cili u përdor edhe si mjet presioni ndaj popullatës shqiptare për t'u shpërngulur nga trojet e veta etnike.

Zeqë Vërbani nuk mund t'i shikonte me indiferentizëm këto padrejtësi që u bëheshin fshatarëve nga ana e pushtetit dhe kolonistëve. Traumat e tyre i përjetoi si të vetat. Meqë edhe vetë ishte bir fshatari, e dinte se toka e bukës dhe kullosat për fshatarin kanë rëndësi jetike. Prandaj, i revoltuar nga tërë këto të këqia, që u bëheshin fshatarëve shqiptarë, mori guximin që, si kryetar komune në Sllatinë të Epërme, e pastaj edhe si deputet i Kuvendit të Parë të Krahinës së Vrajës, të reagojë haptas duke u vënë në anën e popullit të vet.



Së pari këtë e bëri bashkë me parinë shqiptare të rrethit të Gjilanit në takimin me mbretin Aleksandër Karagjorgjeviqin, në shtëpinë e deputetit dinak Tomë Popoviqit, në Gjilan, kur mbreti e vizitoi Kosovën në fillim të vitit 1927. Në atë takim, patrioti, Hamdi Kurteshi, i nxitur nga interesimi i mbretit për gjendjen e shqiptarëve, e hap një dialog të ashpër, duke iu ankuar se me masat e reformës agrare ishte rrezikuar ekzistenca e fshatarësisë shqiptare dhe ishte shtuar pakënaqësia e tyre. Mbreti, i revoltuar nga ato fjalë që dëgjoi nga Hamdi Kurteshi dhe të tjerët, ishte zemëruar keq dhe, pa e pirë kafenë, u ishte drejtuar të pranishmëvet me këto fjalë kërcënuese: "Nëse nuk jeni të kënaqur me këtë regjim, ja ku e keni Shqipërinë dhe Turqinë dhe mund të shkoni kur të doni!". Pas këtyre fjalëve, biseda ishte ndërprerë si e padëshirueshme për të dy palët, ndërsa te përfaqësuesit shqiptarë kishte lënë përshtypje shumë të keqe.





Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Delegacioni

Paria e Anamoravës në vizitë te
mbreti Aleksandër Karagjorgjeviqi në Beograd (19.02.1927)

Rreshti I në këmbë (nga e majta): Mehmet Devaja, Feriz Llashtica, Hajdar Demosha nga Begunca, Zeqir Sejdiu - Zeqë Vërbani, Rexhë Kurdia nga Komogllava, Musë Tomaku nga Pograxha; rreshti II (në këmbë): Hamdi Kurteshi nga Pozherani, Rashit Llashtica, Adil Agë Dobërçani, Sinan Staneci, Kamber Dani nga Hogoshti, Jonuz Përlepnica, Shefki Zhegra, Veli Kopërnica;
rreshti III (ulur)
: Jakup Karaçeva, Tomë Popoviqi, Haxhi Jusuf Shkodriqi nga Desivojca, Sejdë Budrika, Islam Pira nga Pozherani;
rreshti IV (ulur këmbëkryq): Ramiz Kabashi, Osman Agë Muçivërca, Sali Fejza nga Hogoshti, Hafiz Osmani nga Dobërçani dhe Ramadan Shipashnica.

Për ta zbutur sado pak "incidentin", Tomë Popoviqi e merr iniciativën që një delegacion i parisë shqiptare të kësaj ane ta vizitojë mbretin Aleksandër në Beograd. Kjo vizitë realizohet më 19.II.1927, me pjesëmarrjen e 23 përfaqësuesve shqiptarë. Ndër ta ishte edhe Zeqë Vërbani (është ruajtur fotografia). Sipas rrëfimeve të Zeqës, pas kthimit nga Beogradi, dhe kujtimeve të mëvonshme të disa pjesëmarrësve të vizitës në Beograd, delegacioni ishte pritur mirë nga mbreti dhe kryetari i qeverisë. Madje, mbreti secilit ia kishte dhuruar nga një kuti duhani të gravuar me kurorën mbretërore, emrin dhe datën e vizitës, si shenjë falënderimi për peshqeshet që këta ia kishin dhuruar mbretit (qilima, jana, etj.). Me atë rast mbreti Aleksandër iu kishte premtuar mysafirëve se do të merreshin masa urgjente për korigjimin e gabimeve lidhur me zbatimin e reformës agrare dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në rrethin e Gjilanit. Po ashtu, u kishte premtuar se nëse Partia jugosllave radikale do të fitonte përsëri në zgjedhje, së shpejti do të realizohej projekti për ndërtimin e hekurudhës Ferizaj - Gjilan - Bujanoc. Edhe mysafirët u ishin zotuar mikëpritësve të saj se do të përkrahnin këtë parti, duke ua siguruar votat kandidatëve të saj. Lidhur me këtë takim dhe me pjesëmarrjen e Zeqë Vërbanit në të, janë ruajtur edhe anekdota.

Meqë, as përkundër premtimeve të mbretit, pushteti nuk ndërmori asgjë për përmirësimin e padrejtësive ndaj fshatarëve, ndërsa situata e tyre dita-ditës keqësohej, Zeqë Vërbani, i nxitur edhe nga ankesat e shumta të tyre, reagoi për herë të dytë. Këtë herë në cilësinë e kryetarit të komunës dhe të deputetit të Kuvendit të Parë të Krahinës së Vrajës, i shkroi zyrtarisht mbretit Aleksandër një telegram protestues, të cilin ia dërgoi në selinë e tij në Topollë, më 13.V.1928. Nëpërmjet telegramit Zeqa, në emër të shqiptarëve të Sllatinës së Epërme, shpreh mospajtimin për marrjen e pasurisë, të arave dhe livadheve të tyre të trashëguara nga gjyshërit e stërgjyshërit, e për të cilat i kanë edhe tapitë. Këtu, më poshtë po e japim tekstin e telegramit të përkthyer në gjuhën shqipe nga origjinali(21):







LARTËMADHËRISË SË TIJ MBRETIT ALEKSANDËR(22)
Topollë


Ne shqiptarët e rrethit të Gjilanit të fshatit Sllatinë e Epërme, me devotshmëri më të përulët qytetare, pasi i shterëm të gjitha mjetet e tjera të rregullta, marrim guximin që Juve, Lartëmadhëri, të ju dërgojmë sa vijon: pasuritë, arat dhe livadhet që na kanë mbetur nga gjyshërit tanë qysh para njëqind vjetësh dhe për të cilat i kemi tapitë, rend me rend po u merren fshatarëve tanë dhe po u jepen kolonistëve, edhe pse ka mjaft mera për këtë qëllim kudo, pra edhe në rrethin e Gjilanit. Sikur të kishte nevojë për këtë, ne do t'i ndanim vetë pasuritë me kolonistët pa urdhërin e pushtetit, por për këtë nuk ka nevojë, por me një veprim të tillë vetëm po dëshirohet që të krijohet gjaku i keq ndërmjet kolonistëve dhe popullsisë myslimane (shqiptare), gjë që nuk shkon në favor të rregullit dhe qetësisë së atdheut tonë të dashur... prandaj, me përultësi më të madhe lutemi për fjalën Tuaj të lartë që pasuritë tona mos t'i prekin, por ato të na mbesin neve!

Në emër të shqiptarëve të fshatit Sllatinë e Epërme, me përultësi ndaj madhërisë Suaj mbretërore,
Zeqir Sejdiu
kryetar komune dhe
deputeti i Krahinës së Vrajës




Ngjarjet që pasuan më vonë, dëshmuan se as premtimet e mbretit Aleksandër dhe as telegrami protestues i Zeqë Vërbanit, nuk patën efekt. Madje, autorit të tij i është zënë për "...gabim të madh, gjoja pse ai si kryetar komune dhe deputet rajonal në këtë mënyrë po e pengonte politikën zyrtare rreth zbatimit të masave të reformës agrare"(23), nëpërmjet të së cilës, në të vërtetë, po zbatohej politika kolonizuese serbomadhe, mbështetës i së cilës ishte vetë mbreti. Prandaj, edhe u zvarrit problemi, ndërsa fshatarët e Sllatinës së Epërme, duke mos pasur ç'të bënin tjetër, vazhduan të ankohen. Kështu, më 18.II.1931, pallatit mbretëror iu dërgua ankesa kolektive e nënshkruar nga 11 veta(24), duke angazhuar edhe avokatin gjilanas Vlladan Gl.Popoviqin për t'i mbrojtur interesat e tyre. Por, as kjo ankesë nuk ndihmoi. Pushteti duke i refuzuar ankesat e tyre të gjitha i arsyetonte me pretekst të mbrojtjes së "interesave të larta kombëtare e shtetërore".

Megjithatë, më së keqi e pësuan fshatarët e Sllatinës së Poshtme në përpjekjet e tyre për t'i shpëtuar gjashtë hektarë mera të katundit, të cilët në mënyrë arbitrare ua uzurpuan "kolonistët e Tankosiqit Mirko dhe Simo Miliniqi"(25). Atë ditë kur e kishin kufizuar këtë pronë si të veten, kishin bërë aheng me pije e me të shtëna armësh në ajër. Kur u ishin afruar fshatarët shqiptarë për të protestuar, e disa edhe duke gjuajtur me gurë, kolonistët ua kthejnë me armë. Me atë rast ishte vrarë në vend Mehmet Demelezi, ndërkaq ishin plagosur: Ramiz Frangu, Metush Frangu dhe Tush Frangu, si dhe e mitura Xhevrije Sylë Demelezi. Por, në vend se të përgjigjeshin vrasësit, burgosen: Bejtë Frangu, Elmaz Mjaku dhe Bahri Frangu, të cilët pas tre muajsh qëndrimi në burg, me ndihmën dhe intervenimet e shumta të kryetarit të komunës, Zeqë Vërbanit, mezi ishin liruar. Raste të ngjashme të uzurpimit të merave pati edhe në fshatra të tjera, ndërsa ajo e Sodovinës së Jerlive, e njohur për kullosa të mira, edhe pse disa herë qe marrë në konsiderim për t'iu ndarë kolonistëve, shpëtoi falë angazhimit të Zeqë Vërbanit dhe deputetit Tomë Popoviqit, i cili kishte nevojë për votat e banorëve të kësaj treve.
____________________
(12) Zekeria Cana, "Socialdemokracia serbe dhe çështja shqiptare 1903 - 1914", Prishtinë, 1986, fq.129
(13) Selim Musliu, "Ploja në Anamoravë", "Shkëndija", maj 1991
(14) Zekeria Cana, "Ishin ata martirë të kombit", "Bujku", 6 mars 1995
(15) Dr.Liman Rushiti, "Lëvizja kaçake...", vepër e cituar, fq.37
(16) Radoshin Rajeviq, vepër e cituar, fq.105
(17) Vasfi Samim Visoka, fejton "Aparati grabitës i reformës agrare i shovinistëve jugosllavë", në "Bujku", 1996
(18) Radoshin Rajeviq, vepër e cituar, fq.103
(19) Tahir Z.Berisha, "Trojet që nuk shuhen", vepër e cituar, fq.117
(20) Tahir Z.Berisha, po aty, fq.119
(21) Tahir Z.Berisha, vepër e cituar, fq.23-24
(22) Ekzistimin e këtij telegrami i pari e zbuloi dhe e përmendi Dr. Hakif Bajrami në veprën e tij "Rrethanat shoqërore e politike në Kosovë më 1918 - 1941", botuar në Prishtinë më 1981
(23) Tahir Z.Berisha, vepër e cituar, fq.124
(24) Xhafer Shatri, "Ankesa në emër të Sllatinës së Epërme", fejton, "Bujku" dt.19.II.1991
(25) Tahir Z.Berisha, "Kush i shkroi mbretit Aleksandër?", "Bujku", dt.4.I.1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? EmptySun Dec 16, 2007 2:00 am

Pershendetje , ju pergezoj per kete teme qe me sa munda te lexoj permban material shume te vlefshme dhe me shume interes une i lexova postimet e juaja .

Nga ajo qe une kam lexu, flitet me duket se sllavet (serbet dhe bullgaret) si popullsi e cvendosur te kete zene vend ne Bullgari dhe ne nje pjese te Serbise dikuu ne shek.III-IV mirepo per pushtimet sllave dhe per arritjen e tyre ne trevat t'tona cdokund flitet per fundin e shek.VI dhe fillimin e shek.VII vargmalet e Karpatet mendohet te ken qene trojet e tyre ndersa per Bullgaret mendohet te ken ardhe nga disa vise te egra ne Veri te Detit te Zi.

dhe e dini nje fjal qe thone per serbet

"po ta mbash nje nate shkjaun ne konak ,kur te zgjohet ne mengjes te thote qe -gjysma e shtepise me takon mua-"
Ç'popull i prishur ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty
MesazhTitulli: Re: Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?   Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Fqinjët pretendojnë në këtë shekull figurën e Skënderbeut.
» 56 Njerezit qe kane drejtuar Shqiperine kete shekull
» Shqiptarët vs. Serbët
» FAMILJA MBRETRORE SHQIPTARE&SHQIPERIA ETNIKE NE FOKUS
» Mitrovicë: Serbët sulmuan shqiptarët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: