Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nje histori nga jeta juaj

Shko poshtë 
+13
Euridika
Orfe@
zeriatdheut
idol
NetSerseri
azzurra
rrebelja
Anna
tom sojer
shaban cakolli
Adem Berisha
Beton
mickonja
17 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
mickonja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
mickonja


Numri i postimeve : 141
Registration date : 06/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyFri Sep 28, 2007 10:18 am

Jeta eshte sa e gjate aq dhe e shkurter dhe te gjithe kemi pasur raste kur na ka kaluar e gjithe jeta jone para syve si nej film me metrazh te shkurter.
Mes gjithe ketyre kujtimeve a ka pasur, dhe kush ka qene ajo ngjareje qe ju ka lene me shume mbresa ne jeten tuaj?

Twisted Evil Twisted Evil Twisted Evil Twisted Evil Twisted Evil
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyFri Sep 28, 2007 11:09 am

Pergezime per temen mickonja

Kuptohet jeta sa e gjate qe eshte po aq e shkurter,njera nga kujtimet qe ma ka len udhtimi per Ne Amerik,deshira ishte e madhe por te njeten kohe u paraqitke edhe frika qe si do te ri ne Aeropan gjith ata ore ha ha ha ..pse deshira ishte aq e madhe mendoja se nuk do te kthem i gjall ne Evrop,do te fundoset Aeroplani ne Oqeanin Atlantik,ha ha ha por ishte kaluse edhe kjo kalova mir qe kur m'brina ne Aeroportin J.F.K New York gjall pushova mire per ca ore por mendoja per k'thimin p'rseri ne Danimark qe bileten e kisha kthiese.

Kujtimet e ketyre diteve kan qen si ne Filma

Vazhdim te mire ne tem ka shume kujtime jeta..
n'degjohemi ne teme.

..by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: DIELLZA SOT DO MBUSHTE 12 VJET   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptySat Sep 29, 2007 12:51 pm

DIELLZA - MBIYLLI I GJITHËSISË DHE
LULJA MË E BUKUR E PËRJETËSISË

Dymbëdhjetë vite më parë, pikërisht më daten29. 09. 1995. kjo botë kishte fituar edhe diellin e dytë të quajtur DIELLZA.

"Diten kur u linde
më njëzet e nëntë shtator,
DIELLZË ty të pagëzuam
se lindi dielli i jonë.

Ishte e nëntëdhjetë e pesta
me skame e varfëri,
por ty të dha zoti shëndetin
të gjithë të kishin lakmi".
(...Si ajo nuk ka më tjetër)

Atë ditë ndriqimi i vendit ishte dyfishuar dhe dukej se anë e kënd mbretronte gëzimi, hareja, kënaqësia, lumturia . . . sepse Zoti i Madh kishte lëshuar mbi tokë një engjëll të veçantë të stolisur me shumë e shumë veçanti me të cilat nuk kishte njeri të cilit nuk i tërhiqte vëmendjen. Këtë engjëll të kësaj bote Zoti mua ma kishte falur si një dhuratë ekskluzive dhe preminë e të gjitha premive. Ajo rritej si molla në gemb dhe çdo ditë e më shumë zbukurohej ndërsa me mprehtësinë e saj mendore çdo herë bëhej më tërheqëse për të gjith ata të cilët kishin fatin dhe kënaqësinë ta njihnin. Në vete ngërthente të gjitha veçoritë hyjnore të engjujve të Përendisë. Ajo ishte e lindur që vetëm të dashuronte me tërë qenien e saj ndërsa konceptin e urrejtjës as që e kuptonte. Shëndriste, shëndriste, shëndriste dhe si magnet tërhiqte gjithë ata të cilët kishin fatin dhe kënaqësinë për tu takuar me te.

"Zoti e solli në këtë botë
si një mrekulli,
por prap e muar pranë vetës
si engjëll të tij".
(...Lulja e përjetësisë)

Për shkak të gjendjes tejet të rëndë nga okupimi i poshter serb, më mungonte paraja-leku qe t'i bleja nga një litër qumshtë në ditë gjerësa u gjet një njeri me zemer e shpirtë të Madh, Avdyl Haxhimurati nga Rahoveci, i cili këtë artikull të domosdoshëm veçanërisht për fëmijë ma siguroi kurr pa më pyetur a kam për të ia paguar apo jo. Avdylin sot e gjerë në amshim do ta kujtoj dhe lutem që zoti tek ai dhe gjithë të dashurit e tij të sjell gjithë të mirat që ai ka. Duke qenë se Avdyli këtë ma jipte me zemer, bukuroshja rritej dhe zbukurohej në mënyrë fantastakike.
Si pasojë e këtyre rrethanave të krijuara nga armiqtë e perbetuar te të gjithë shqiptarve, u detyrova që ate ta largoja nga vetja dhe ta dergoja në mergim pranë babit të saj, Agronit i cili dy vite më parë pa pasëportë e duke kaluar burg pas burgu, kishte arritur në Gjermani për të siguruar mbijetesen e prindërve, bashkëshortës dhe Arbërit e Diellzës e cila kishte lindur dy muaj pas shkuarjes së tij në mergim. Atë ditë, më 07. shtator 1997. me autobus u nisem nga Rahoveci për në Prishtinë e prej andej për Mitrovicë për ta lidhur me personat të cilët do ta transportonin për në Gjermani. Prej Prishtine gjerë në Mitrovicë disa studente të univerzitetit të Prishtinës të cilat poashtu me të njejtin autobus udhtonin për në Mitrovicë, nuk kishin të përmbajtur dhe nga duart e mia ma rrembyen për ta puthur e përqafuar duke e mbajtur në krahet e tyre krej gjerë sa arritem në Mitrovicë e më në fund më thanë se kurr në jeten e tyre nuk kishin parë një fëmi të këtillë. Më në fund Diellza tashmë dyvjeçare dhe Arbëri tre vjeçar së bashku me nënen e tyre Fedaijen arrijnë tek babai i tyre Agroni i cili nuk e njihte të bijen të cilen e kishte lënë dy vite më parë në bark të nënës.
Që nga ajo datë, mua lotët nuk më janë tharë sepse më mungonte shpirti i shpirtit tim, Diellza e cila sapo kishte filluar të ecte, nuk linte ditë të zotit pa më pritur në oborr derisa unë vija nga puna ku punoja tek një firmë private pasiqë tashmë pothuajse të gjithë shqiptarët ishin larguar nga puna e tyre.

Kështu, kalojnë tri vite gjerësa përsëri shpirtit tim t'i këthehet shpirti i tij. U kënaqa, u kënaqa e u kënaqa.
Diellzusha tash fillon mësimet parashkollore dhe dihet, ËSHTË MË E MIRA. Pastaj vazhdon mësimet për katër vite rresht pranë shkollës fillre "Isa Boletini" në Rahovec ku me bukurinë e saj, sjelljen e mirë dhe suksesin e dalluar në mësime, të gjithë i mahniste e veçanërisht mësuesen e saj Vera Lila

"Klasës së pestë fillore
e mësuesës Verë që e mësoi,
sa të jenë jeta jetë
DJELLZUSHA do u mungojë".

Por për fatin tim të zi, kjo nuk zgjati shumë dhe më daten 04. 06. 2006. Diellza ime e dashur e pëson në një aksident komunikacioni por me shpirtin e saj të Madh lufton për jetë a vdekje plot 25 ditë, pikërisht gjerë më daten 28. 06. 2006. kur pushon së rrahuri zemra e këtij engjëlli për të shkuar përjetësisht në përjetësi e mua për të më lenë me shpirt të vrarë e zemer të përvëluar.

"Por mua më le me zemer të vrarë
se nuk të kam më pranë,
kopshtin ma ke varfëruar
Oh-aaa-ah ! DIELLZEN ku e kaaam "?!!!
(... Lulja e përjetësisë)

"Veç një yll që e kam n’amshim,
në përjetësi tash që gjallon,
ai është shpirti i shpirtit tim
që ende të gjallë në këtë botë më mbanë".
(... Shpirti i shpirtit)

Ajo tash është lulja më e bukur e përjetësisë dhe vetë mbiylli i gjithësisë:

"Për sa kohë që kopshtin
në këtë botë ma ka stolisë,
tash s’është më lule e tokës
është lule e përjetësisë".
(...Lulja e përjetësisë)

Mirëpo, për mua jeta në këtë botë është bërë e padurueshme dhe e pakuptimtë sepse DIELLZA U LIND TË JETONTE, JO TË VDISTE :

"Arbërit e Arditit
shumë po iu mungon,
po ç’do t’i bësh babushit
për ditë që po shterron.

Ai shumë do të nxitojë
qe tek ti të vij,
është betuar në zotin
që këtu pa ty të mos rrij".
(...Si ajo nuk ka më tjetër)

Kështu ditët kalojnë e dhëmbja sa vie e shtohet

"Thonë se, “koha sheron plagët”
por jo gjithëmonë kjo është e vërtetë
sepse paska edhe plagë të tilla
që nuk sherohen dot kurr në jetë.

Sado që ditët po kalojnë
kurrsesi dhëmbja s’paksohet,
ajo s’bie nga intenziteti
veç sa vie e më shumë shtohet.

Secila ditë që zbardhë e ngryset
diçka tuajen më përkujton,
nga kujtimet e panumërta
OJ SHENJTËRI që na i ke lënë".
(...Koha nuk sheruaka plagët)

E tash të gjithë familjarët, farëfisi, shokët, miqtë e dashamirët dhe të gjithë ata që e njohen por edhe shumë e shumë të tjerë të cilët ate e njohen përmes shkrimeve dhe fotove të saja në faqet shqiptare të internetit, këtë engjëll të përendisë e kujtojnë me mallë, krenari që kishin një mrekulli si DIELLZA por edhe me pikëllim të pashoq që fizikisht ajo tashmë nuk është në mesin e tyre prandaj :

"Për ty do të qajë farë e fisi
anë e m’banë kah janë
se të gjithë nga ‘i plagë në zemer
Diellzë për ty e kanë.

Për ty do të qaj karriga
të zbrazur që e ke lënë,
për ty do të qaj ditari
që s’mban më emrin tënd.

Si do të shikojmë tash rrobat
që i ndërroje çdo ditë,
e si do të shikojmë pesat
në ditar që i ke rradhitë.

Si do të shikojmë tash librat
që na i le kujtim?
çelik ta kishim zemren
s’do bënte durim.
(... Si ajo nuk ka më tjetër)

Eh, DIELLZA sot ka ditëlindjen e dymbëdhjetë të cilen veçanërisht babushi i vetë do ta festojë :

"Dhe, më njëzetenëntë shtator
me shpirt të vrarë do të përkujtoj,
ditëlindjen tënde si ditë të shenjtë
me një gotë helm, do ta festoj.
(...Koha nuk sheruaka plagët)


Edituar për herë të fundit nga në Sun Sep 30, 2007 2:48 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptySat Sep 29, 2007 1:22 pm

Peshen e dhimbjes se bacit Adem,une e kam marre si pjese e dhimbjes sime dhe do te e barti ne kraherorin tim tere jeten.Megjithate e kam ftuar bacen Adem te perbahet,jeta duhet te behet dhe ne duhet te qendrojme te forte si lisat,pavaresisht se qfare rrufeje do te bjere mbi ne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptySun Sep 30, 2007 2:54 pm

Shaban, të falem nderit dhe zoti më dhashtë fuqinë qe të mirat tuaja t'i këthej me të mirë. Pjesëmarrja e juaj dhe e gjithë miqëve e dashamirëve në dhëmbjen time, mua më bën më të fortë dhe kështu më lehtë e përballoj dhëmbjen. Jam i vetëdijshëm se humbja e Diellzës është një dhëmbje dhe një plagë për të gjithë juve që bashkëndieni me ne por shpresoj se të gjithë së bashku do të jemi më të fortë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mickonja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
mickonja


Numri i postimeve : 141
Registration date : 06/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyMon Oct 01, 2007 5:24 pm

Pershendetje z.Adem .
E lexova shkrimin tuaj dhe sinqerisht ne keto momente i kam syte me lot.
Bashkohem me dhimbjen tuaj dhe te falenderoj qe na ben pjese te historise dhe e ndan kete dhimbje me ne.
Njeri i forte nuk eshte ai qe nuk gjunjezohet ne jete por ai qe gjunjezohet dhe gjen forca te ngrihet dhe vazdon te eci ne jete.
Diellza vazhdon te jetoje permes jush ,permes kujtimeve qe ka lene,permes te gjithe atyre qe jane bashkuar me dhimbjen tuaj.

Me shume respekt <mickonja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyMon Oct 01, 2007 5:56 pm

Ja edhe nje leter e dhimbshme:

I dashuri im,

Po shkruaj gjithshka që dua të them dhe kam për të thënë sepse e di që nuk do ta kem kurrë kurajon e duhur për ta bërë këtë në ndonjë mënyrë tjetër, fillimisht sepse ti nuk do të ma japësh kurrë atë rast dhe së dyti sepse unë gjithmonë kam pasur frikë nga ndonjë reagim i mundshëm nga ti, positive apo negative (dhe akoma kam).

Të kam thënë shumë nëpërmjet vjershave, por e ndjej se nuk janë mjaftueshëm. Unë jam një person i dobët, ti e di shumë mirë dhe unë isha akoma edhe më e dobët kur ti më takove për here të parë në atë korridor të gjatë shkolle. Çuditërisht unë të kisha ndjerë se si më shikoje prapa syzeve të errëta dy ose tre here më parë bisedës sonë të parë. Shikimet tona kryqëzoheshin gjatë të gjithë ato mengjese kur ti prisje të filloje mesimin, pranë klases sime. Unë isha gjithmonë vonë, e fundit, dhe ti ishe atje si gjithmone, duke pritur renien e ziles për të filluar mesimin. Nuk e shpjegoj dot psenë, por mua më pëlqente, ishte tamam sikur me prisje mua para se të filloje mesimin. E mbaj mend veten se si buzeqeshja fshehtas ndersa shkoja drejt klases sime... dhe e di se ndiheshe njelloj.

Atë ditë qe bleva librin tend, po dridhesha nga deshira për te mesuar me shume për ty nëpërmjet tij. Unë e lexova ate liber te trashe per dy ditë në shtëpi, por une doja te mesoja me shume e me shume për ty, keshtu qe ditet e tjera u ula ne fund te klases me librin tend poshte bankes. Kjo vazhdoi per dy jave, deri kur mora vendimin qe te ndiqja kursin tend (me synimin e vetëm për te kuptuar ate ndjenje qe kisha kur syte tane takoheshin).

Romani me shokoi, qava shumë sepse fundi i tij mu duk plotesisht i padrejte dhe u zemerova për këtë dhe doja tua thoja ne sy. Kur e bera kete gje, ne ate diskutim te sikletshem ne klasen tende, u ndjeva kaq budallaqe. Vetem une isha kunder ati fundi te dhimbshem. Nuk do ta harroj kurre veshtrimin tend dhe fytyren tende ndersa jepja mendimin tim rreth atij fundi; ti ishe duke buzeqeshur gjate te gjithe kohes, megjithese perpiqeshe ta fshihje me sa mundesi kishe, dhe ishe i kenaqur qe dikush po e kundershtonte ate finale. (Meqenese ra fjala, une prape jam kunder atij fundi, akoma mendoj se eshte e padrejte).

Ato pese deri dhjete minuta, përpara dhe pas mesimit, lulet, shakate, poezite e saposhkruara, kenget ... Oh, me vjen keq, nuk i kam gjetur akoma fjalet e sakta per te pershkruar se cfare ndjeja atehere. Pastaj dita e provimit te FCE. Isha e mbaruar, por gjithmone do ta mbaje mend doren tende ... (lotet ne syte e mi i fsheha prej teje).

Asgje nuk kam harruar, i dashuri im, as edhe nje cast te kaluar sebashku, te mire apo te keqe. Nuk kam harruar as premtimin tim për te te mos lene kurre vetem. Ate dite qe me sollen librat e tu te rinj me poezi dhe atje gjeta shprehjen time, e ndjeva veten te shkaterruar. E kuptova se te kisha humbur pergjithmone. E kuptova mes vjershave. E kuptova qe kishit te gjithe te drejten per te me percmuar ose per te me urryer. Unë kisha qene gjate te gjithe kohes pergjegjese per trishtimin tend. Ti, i vetmi person mbi kete dhe qe une kam dashrurar ndonjehere, i vetmi per te cilin do te jepja e do te kisha dhene jeten per te mos e pare kurre te trishtuar.. Nuk guxoj te te kerkoj te falur per te gjithe ate dhembje qe te kam shkaktuar. Kur nuk do ta gjeja forcen per ta bere kete, por ne ate kohe, ajo gje qe kisha me shume frike ishte se cfare do te humbisje nese do te rrije me mua: ti kishe nje emer, nje fame, nje pune te mrekullueshme dhe prania ime do te shkaterronte gjithshka per te cilat kishe luftuar gjate gjithe jetes tende. Betohem ne Zot, nuk mendova per vete, kurre, kurre, kurre, shqetesohesha per ty. Dhe keshtu gjeta menyren me te shemtuar per ta zgjidhur kete problem: u largova pa asnje shpjegim, asgje … heshta!

Te te tregoj se sa e rendesishme ajo dashuri dhe ajo miqesi ishte per mua dhe eshte edhe sot, do te ishte e pavlere per ty, e di, eshte shume vone, por une akoma shpresoj se nje dite gjerat do te jene njelloj prape per ne dhe se ne perseri do te kemi nevoje per njeri tjetrin, ne dite te mira e ne dite te keqia...

Nuk numerohen sa here kam kaluar poshte punes tende gjithe keto vite kur ne nuk flisnim e nuk takoheshim me, ndofta edhe dhjete here cdo muaj. Ndaloja here here kur dilnin nxenesit qe t’i degjoja komentet e tyre per ty, keshtuqe kuptoja se ishe okej.

Nuk e imagjinon dot se sa me ka marre malli per ty apo se sa me ke munguar gjithe keto vite. Jam ndjere bosh brenda, asgje nuk mund te ma rehatonte shpirtin apo t’i jepte kenaqesi ketij shpirti. Mesova te bej gjera se duhet t’i bej dhe jo sepse une doja t’i beja. Me pak fjale, mesova te jetoj per te tjeret per te plotesuar nevojat e tyre: te prinderve, bashkeshortit etj. dhe ne kete menyre te vdisja dalengadale cdo dite brenda vetes. Tani duan te bejne edhe nje krijese tjeter te palumtur si une, duan te kem nje femije, por une nuk dua. Ne do te kem ndonje dikur, ne eshte djale do ta quaj Martin dhe ne eshte vajze (gjeje si !), por do te duhen shume vjet deri atehere.

E gjitha qe dua te dish eshte ti je personi me i rendesishem i jetes sime, pavaresisht se cfare ka ndodhur. Nuk pres te me besosh, por shpresoj. Kam bere nje premtim te cilen synoj ta mbaj, por ti duhet te me ndihmosh qe une ta mbaj (nese ka rendesi per ty akoma). Cdo mengjes zgjohem me friken se dicka mund te te ndodhe dhe une nuk do te jem aty prane teje sepse nuk do qe une te jem. Kam frike se nuk do ta perballoje dot nje gje te tille, ajo do te jete vdekje per mua, ajo do te mbetet per mua.

I dashuri im, ti je akoma AI, gjithmone me i miri. Mos e harro kurre kete! Dhe dua te me telefonosh e te me therrasesh kurdohere qe do ta ndjesh ta besh kete gje, kurdo qe te jete, kudo qe te jete, une do te jem atje, ti e di. Te gjithe njerezit rrotull meje e dine kete gje, te gjithe e dine se sa rendesi ke ti per mua, keshtu qe askush nuk guxon te me pengoje, qofte edhe bashkeshorti im. Te lutem mos e harro kete.

Te dua mbi cdo gje ne bote (I love you like hell!)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Lotet tu të jenë lot gëzimi   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyTue Oct 02, 2007 1:42 am

Me shumë rrespekt për mickonja,
fjalët tuaja janë shumë me vlerë për mua dhe i kuptoj si ndjenjë të sinçertë të dhëmbjes dhe bashkëndiesisë por njëkohësisht edhe si këshilla dashamirëse që aq mjeshtrisht i thekson. Po, edhe unë do pajtohem me ty se duhet gjetur forcë qe të ngrihem përsëri dhe të vazhdoj të eci, por kjo forcë në masen më të madhe qendron tek ju miqët e dashamirët dhe zemermëdhenjtë të cilët keni mirësinë për të iu ndihmuar të tjerëve kur ata janë në vuajtje. Është e rëndë të shuhet një jetë e njomë sapo ka filluar të rrugëtojë shtigjeve të saja por ja fatet dhe rrugët e jetës qenkan të këtilla.

"Të gjithë kishin dilema nga vie kjo mrekulli,
a mos është vetë Dielli me gjithë yjet e tij.
A mos është hëna atëherë kur është e plotë,
apo është një engjëll që zbukuron këtë botë".

(... margaritar në vete)

Mickonja, nga zemra të falenderoj dhe uroj që kurr të mos derdhësh lotë dhëmbjeje e pikëllimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyTue Oct 02, 2007 3:53 am

Twisted Evil Te shkruj nji histori nga jeta ime esht nji pik vetem mos me u zgjat shum takimi me nene time pas 11vjetve per her te pare dhe shkurja ne kosove pas 18 viteve kjo esht nji ngjarje qe ekam kalue vet une anna por nuk dua te shkruj me gjat per arsye te shumta se sod meduket sikur po tregoj nji prrall dhe jo nji realitet qe bera jeten sikur nepr enderra .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyWed Oct 10, 2007 8:19 pm

e more baca Adem kan then se koha i sheron palget po sigurisht kete e kan then ata qe nuk kan pas plag per te sheruar se nje zemer e plagosur veshtir ta merr veten esht veshtir edhe keto fjal qe aq bukur i paske rradhitur te ben te qajn shum njerz po bin viktima e njerzeve te papergjegjeshem po ti mbaju e zoti te ndihmoft por DJELLZA dio jetoj gjithmon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Historitë janë të ndryshme, të këndshme dhe të dhëmbëshme   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyWed Oct 17, 2007 3:39 pm

E dashura rrebelja, të falem nderit për komentin tuaj dhe dhëmbjen që ndieni bashkë me mua lidhur me humbjen e engjëllit të kësaj bote, DIELLZËS sonë të dashur.
Ajo tash është lulja më e bukur e përjetësisë dhe mbiylli i gjithësisë.
Unë jam i vetëdijshëm se rasti i Diellzës fatkeqësisht nuk është as i pari e as i fundmi, as më i lehti e as më i rëndi por për mua do të thot diçka të paperballueshme sepse ate e kisha shpirtin e shpirtit tim. Nuk e dij si do të jetojë shpirti i im pa shpirtin e tij por ja se po u jetuaka edhe kështu.
Unë shpirtërisht e nga zemra ngushlloj të gjithë ata që sot jetojnë me plagë të pasherueshme në zemrat e tyre për humbjen e më të dashurëve, nga çfarëdo shkaqesh qoftë.
Çdo humbje jete është e dhëmbëshme, por humbja e jetës së engjujve të cilët sapo kanë filluar ta shijojnë ate, e prej të cilëve realisht mund të pritet shumë, është vështirë e përballueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyThu Oct 18, 2007 11:51 pm

Inderuar baci Adem nuk mjaftoj te gjith fjalet te cilat jem duke i shprehur per humbjen e engjullit te vogel Diellzesper ti sheruar palget e dhimbjet qe ke ne zemer
[/i]Dua t'te them qe edhe ne familjen time zoti na e sjelli nje engjull te vogel te cilen e quajtem Diellza...

Baci Adem e kuptoj shume mire une dhimbjen qe ndjen ne zemer per humbej e Diellzes,para idsa muaj edhe mua me ndodhi nje tragji e madhe, me 17 korrik te ketij vite e morra nje lajm shume te veshtir, te cilen akoma sot nuk po mundi me besu qe po me ndodh ne familjen time.
Lajmi ishte nje semundje e rende i ndodhi babai time, nje semundje e cila kishte mundesi te ja marr jeten e tij ne moshen 53 vjeq.
Isha ne pushim ne Kosove, qe pasi u kethva nga ai pushim i bukur qe sot me duket se ishte vetem nje enderr e cila mbaroi kur u zgjova nga gjumi,kur ika n spital<per ti marr disa anliza te babai qe i kisht ber para se te iki ne Kosove,ika s'bashku me babain i per t marr lajmin me te veshtir te jetes time...
Mjeku me trego qe babai im kishte nje semundje shume te rend e cila kishte shume pak mundesi te jetonte, ne at moment nuk e luptosha qe qfar fiste ai mjek, mendojsha qe nuk fliste per babain time,sepse nuk e pranojsha realitetin e jetes, por e verteta ishte ajo e nuk mundesha te ndryshoj.
Babait nuk i tregova se q'far kishte edhe pse ai me pa<duke qar me lot dhe me pyeti e qika jeme e vogel q'far te tha mjeku, ju prgjegja asgje baba krejt ne rregull.
O Zot, q'af po ndodh me mua, q'far po i ndodh babait time keshtu qe u kethyem nga spitali ne shtepi askujt nuk po i tregoj, nuk disha se si te veproja vetem vajtojsha, i humba te gjitha shpresat nuk kisha forc, nuk kisha mundesi ti tregoj mamait tim se q'far ka babai.
Te nesremit ne mengjes shkova ne pune dhe pa pritur e takova nje shok timin ne msn i cili me ndihmoi shume, per te kaluar at moment te veshtir, i tregova per her te par ketij shku e cili me fjalet e tij me dha shpres e forc,i cili me tha ti duhet te jesh e fort per babin e mamin tend jo per tjeter.
Azzurra ata kan nevoj per ty,ata ne ty e kam shpresen, keshtu qe i mblodha te gjitha forcat e mia qe kisha dhe shkova ne shtepi, duke me pak fjal i treguar mamit se q'far semurje kushte babai.
Kalan muaj baci Adem pa dite se q'far do te ndodhte me jetn e babait, pa e dite se edhe sa kishte jete babai im, edhe tash nuk e dij akoma se sa do te ket jete.
Per momet semurja ja morri zerin at ze te bukur qe kishte kur me thrriste voglushe, i cili me thonte edhe pse je rrit per mua je gjithmon voglushja e imja.
Nuk dij deri sa do te vazhdon kjo semurje deri ku ka mundesi me arrit edhe sa do te ket jet 1 muaj 1 vite apo per ter jeten,qe ky mendin qe kam gjithmon me mendje eshte duke me shkatrruar edhe shpirtin.Ah ajo dite e operacionit te cilin deri sa te kam<jet nuk mundi me harru kurr, ato 9 ore ne vetmi pa ditur asgje per babain tim, ne at dhon q'kur r shiqpjsha at krevat te that dhe thojsha ne mendje a thua do te kethhet babai perseri ketu, ato 9 ore ne at korridor te spitalit, nuke ksha askend afer vetem mamin time, keshtu qe pas 9ore mbaroi operacoomi me sukses por akoma nuk eshte krejt me rregull, dhe pyetja ime te cilen ja bera nje mjeku ishte Aka mundsi te perserit edhe njher kjo semurje, pergjegja e tij me la pa fjal, me tha je duke me ber nje pyetje qe as une nuk e dij ka mundesi por edhe nuk k mundesi...
Ah kjo pyetje pa pergjegje sa po e kam<veshtir me pranu.
Me pak fjal e pershkrova tragjedjen e jetes time e cikla akoma nuk ka mbaru e nuk e dij si do te mbaroj...
[/b]Baca Adem sipas postimeve te tua e kam kuptuar qe je nje burr mashkull shume i mrekullueshem.
Ket qe po e shkruaj tash nuk eshte nje keshill por nje mesazh ti duhet te jesh i fort edhe pse e ke veshtir, por duhet te te nzjerrish te gjith forcen q'ke per Arlindin e vogel por edhe per Diellzen e cila nuk eshte me por do<te jeton gjithmon ne zemrat e juaja por edhe ne tonat.

Respekt t madh per dhembjen e juaj nga Azzurra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyFri Oct 19, 2007 10:56 am

ah nga njeher pyes veten pse ZOTI i mundon njerzit e mir ?
keto fjal qe i ke shkruar azzura me lan pa fjal , ,dhembjen e vdekjes e di se cesht se e kam ndjer vet ,por edhe dhenbjen e pritjes keshtu si ti azzura e di se cesht ,edhe gjdo her kur e medndoj me rreqethet trupi,2 vite me heret edhe une e kam pasyr dajen e semur ,tani esht me mir por e di qe diqka ka se vazhdimisht ankohet por sna tregon asnje mjek se di a genjejn apo e thon te verteten ,dje nje djal 14 vjeqar ka vdek nga Leukimia ,djali i halles time ka vdek nga nje semundje e keti lloj.e shum e shumm te tjer , te te them te mos merzitesh spo te them por gjdo her mendo azzura se ka njerz me raste te tilla ne bot ,se ka njerz qe e kan dhembjen time ,te uroj qe babai yt te sherohet sa me shpejt edhe ta ndegjosh zerin e tij te embel prap edhe gjdo her mendo se dikush po mendon per dhembjen tende
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyFri Oct 19, 2007 1:53 pm

MË NDIHMONI TË GJEJë NJË NJERI PA DHIMBJE

Më ka rënë të udhëtoj shumë,të bisedoj shumë me njerëz të të gjitha shtresave,intelektual të rangut të lartë,të mesëm,edhe gjysmë intelektual,njerëz të rëndomtë,menjë fjalë të gjithë jemi njerëz.Të gjithë i mundon një vuajtëje,nuk ka njerëz të lumtur në kuptimin e plotë.Disa kanë pasuri por nuk kënaqen,ju mungon shëndeti,kanë probleme familjare,kanë sëmundje.....Të tjerët i mundon papunësia,varfëria e skajshme,vuajtëja e stresi se nuk mund të siguroj kafshatën e familjes.Një shtresë njerëzish përballen me fatkeqësi,e cila më pas ju len vrragë të pa shërueshme,ka njerëz të gjymtë,pa gjymtyrë të trupit të cilët duhet të pajtohen me fatin dhe të bëjnë jetën.Shkurt nuk ka njerëz të lumtur në glob.Tani vuajtëjet dhe dhimbjetnuk janë për të gjithë të njejta,disa kanë peshë më të madhe,disa më të vogël.
Kam përshtypjen se jeta e njeriut po bëhet përherë e më e vështirë,dhe këtë po eshkaktojnë vetë njerëzimi.Sikur lexova një ditë po në këtë forum një thënje që më shtyri të mendoj:DIKUSH Shkrou"Qohuni të vdekur,shpëtona nga të gjallët"!!Sot po lexoj nga Rrebelja e cila shkruan:Ah nganjëherë pyes veten:Pse Zoti i mundon njerëzit e mirë?Kam lexuar në shkrime të shejta:Zoti është i plotëfuqishëm,i drejtë dhe i dashur,dhe ai që kakëto cilësi nuk mund të mundon njeri.PRA ZOTI;nuk është ai që mundon njrëzit,sepse nga dashuria e tij kemi ardhë në këtë botë.Kjo botë në të cilen ne po jetojmë sot,kjo dergjet nën pushtetin e Satana Djallit.Ai i mundon njerëzit,i mundon pikërisht njerëzit e mirë,njerëzit që janë të besueshum në perendi,mundohet të i largoj nga rruga e drejtë,të i shoqëroj në botën e tij,dhe ku nuk ka sukses aty bënë gjahun,i shkakton dhimbje,viktimë,etj.....
Sido që të jetë ne po jetojmë nën pushtetin e tij,duke u munduar me qdo forcë të mundshme të përballojmë gjithëqka që na ndodhë në këtë jetë,qeeshte eshkurter,por qe duhet te behet,dhe që të jemi dëshmitarë te Zoti,se nuk ju kemi nënshtruar të ligut Satana.Nuk mund tani të hyjmë studimeve të gjerave teologjike,nga se është histori e gjatë dhe nuk mund të e përmbyllim!Duhet të pranojmë se jeta jonë është një dhimbje,dhimbje parasë cilës jemi në sprovë,o të përballojmë,o të gjunjëzohemi.Gjunjëzimi të qon drejt shkatrrimit,kurse përballja të ndihmon të vazhdosh jetën.Unë jam për këtë per përballjen dhe i ftoj të gjithë të rreshtohen në këtë anë.Mos mendon kush se unë nuk e kam pasur një dhimbje ashtu si e ka baca Adem,ashtu që e ka Azzurra,por ekam mbajtur dhe do të mundohem të e mbajë sekrete.Dhe jo unë,por edhe ju baca Adem,edhe ju Azzurra,mos mendoni se vetem ne kemi këtë plagë.
Sot ndër shqiptarë këtë plagë e kanë të hapur,shumë,shumë......
megjithatë jeta duhet të vazhdoj.Fatkeqësitë,sëmundjet,vdekjet,sot janë më të mëdha se kurrë në këtë shekull,sikur kanë zënë kulmin.Thamë se bota po dergjet nën pushtetin e Satanait,i cili përditë na shkakton të liga që na dëmtojnë shumë,na sprovojnë sa jemi të besueshëm te zoti,dhe sa jemi të aftë të i përballojmë.Padyshim se atyre që Satanai u shkakton lëndime,ZOti i shpërblen,vetëm durimi duhet të na mbajë.Unë ndjejë dhembshuri për të tjerët,këtë ja kam shprehur Baces Adem,po edhe Azzures,dhe edhe njëherë i ftoj
i ftoj të përbahen,të marrin jetën përpara,të i kthehemi punës,gëzimit,humorit,dhe të renovojmë jetën që na ka mbetur.Nuk është në dorën tonë të ndalim fatkeqësitë që vijnë nga natyra,apo nga lart.Sikur të ishte mundesi e jona ne do të rregullonim vet,ashtu si na duheshin neve.Pasi nuk është mundesi e jona,duhet të stërvitemi të i bëjmë ballë asajqë të na bie mbi supe,dhe me durim të vazhdojmë jetën që kemi përpara.
Lutemi që dhembjet të mbesin të shkuara,e ne të bëjmë pak jetë ashtu si duhet të bëhet jeta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyFri Oct 19, 2007 2:54 pm

Z.Shaban ye faliminderohem shume per mesazhin tend qe e le ne ket forum,me siguri qe jeta eshte ashtu siq thua ti..
Ka shume dite qe mendona e rimendona a te shkruaj a mos ta shkruaj ket istori te jetes time.
Mos mendo se per mua ka qen shume leht tew shkruaj ket postim,por edin i cili me shthyni te tregoj ket istori,ishte Arlindi i bace-s Adem me ato poezi qe kam qar kur i kam lexuar.
E kam shkruar ket postim vetem per te len edhe une nje mesazh siq ti por ndoshta nuk kam pas <mundesi me shpreh mire.
Mesazhi ishte qe edhe ne momentet e veshtira te jetes duhet te nzjerrim te gjithe forcen e te shiqojm perpara, duhet te jemi te fort per ata persona qe i kemi afer por edhe per ata qe nuk jan me siq ne ket rast Diellza e vogel.
Une tash nuk jam dorzu baci Shaban por jam akoma me e fort, dua te jem e fort per babain per mamain time,se ata ne mua e kan shpresen.
Mos mendoni se dhimbja njerin e dobson por ajo e ben akoma me te fort...
Rrebelja flm per dhimbjen qe ke shpreh, por ashtu edhe baci,Shaba...Me ne fumd dy fjal
eshte shume e veshtire per nje prind te pranoj humbjen e femijut te tij.
Por eshte edhe me veshtir per nje femij te pramoj humbej apo semurejn e nje prindi,se nese eshte e mundur dua te jap jeten time per te shpetuar babain time.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Njerëzit janë të fortë kur nuk dorëzohen para vështirësive   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyFri Oct 19, 2007 3:22 pm

azzurra, Shaban e të tjerë që i qaseni kësaj teme, thonë se "Njeriu është më i fortë se guri", dhe kjo duket të jetë e vërtetë nga se njeriu perballon të thuash edhe të paperballueshmen. Dhëmbjet janë të nduarnduarta dhe secila e ka peshen e vetë por nga njëherë duhet bërë edhe ca krahasime në mënyrë që sadopak t'i ndihmohet vetë vetës pasiqë ndryshe nuk po u bëka. Por njeriu për t'u përballuar dhëmbjeve me të cilat përballet në jetë, nuk mund të mbështetet vetëm në veten e tij, kështuqë ndihmesa e vëllezërve e motrave, miqëve e dashamirëve e të njohurëve dhe të panjohurëve, është një shtyllë e pazëvendësueshme dhe pakompenzueshme.

Unë e kuptoj shqetësimin e azzurrës por edhe të Shabanit i cili mbahet burrërisht dhe shqetësimet e tija nuk i bën publike në mënyrë qe të mos lendojë plagët e të tjerëve sepse secili person është histori në vete dhe secili ka kënaqësitë por edhe shqetësimet e tija. Rastet janë të ndryshme por cilido qoftë ai, fatkeqësisht nuk është as i pari e as i fundmi, as më i lehti e as më i rëndi prandaj përkundër gjithë atij zjarri vullkanik që vlon në brendinë time, unë pajtohem me Shabanin se njeriu gjithësesi duhet të gjej dhe mbledh forcen për të tejkaluar dhëmbjet që po i sillka jeta.
Dua të them edhe këtë se të rinjtë duhet të bëhen të fortë dhe të përballojnë sëmundjet, vështirësitë apo edhe humbjet më të vjetërve dhe prindërve të tyre sado qe të jenë të dhëmbshme ato nga se siç thojm ne "ato janë me rend" dhe asaj rruge heret a vonë do të shkojmë të gjithë por doren në zemer, për prindërit dhe gjyshërit, të rënda janë humbjet e fëmijëve, atyre engjujve të kësaj dhe asaj bote të cilët sapo kanë filluar të jetojnë jeten e tyre, ende pa i shijuar të gjitha ato që ajo i ofron.
Unë do të deshiroja qe në këtë temë shkruesit e ardhëshëm të mos shkruajnë vetëm për gjëra të dhëmbshme por të shkruajnë edhe për kënaqësitë dhe gëzimet që kanë perjetuar si dhe për lidhjet e dashurive kur njerëzit i falin zemren njëri tjetrit sepse historia e jetës nuk është vetëm e njëtrajtshme por ajo ka edhe njëansat tjera të veta.

Uroj që Zoti të ndihmojë gjithë ata të cilët përballen me vështirësi e dhëmbje të ndryshme, që sa më lehtë të përballojnë ato dhe kurr më të mos iu përseriten.

Të shtoj vetëm edhe një gjë si sqarim për ata që ndoshta nuk kanë pasur rastin të kuptojnë:

Arlindi i mrekullueshëm i cili më thërret babush mu siç më thërriste Diellza, mbesa e ime e dashur e për të cilen Arlindi vazhdimishjt shkruan poezi, nuk është biri i im e as nipi i im por është biri i shumë të nderuarit dhe rrespektuarit Naki të cilit me dëshirë do të ia grabisja. Ai është një djalosh hyjnor, ka një kulturë dhe adukatë familjare fantastike, një pjekuri të mahnitshme, menquri të veçantë dhe mbi të gjitha është i stolisur me vetinë më fisnike të engjujve të përendisë - dashurinë.
Arlindit kahdo që sillem unë i uroj jetë të gjatë, shumë të lumtur dhe suksese të veçanta. Ai do të jetë ylli i këtij shekulli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyFri Oct 19, 2007 3:44 pm

Tani jam qartesuar krejt me bacen Adem,do te kisha dashur te e perqafoj ngrohet,ne kemi shume pune perpara qe duhet te i kryajm,nuk kemi kohe te mirremi me me te kaluaren,na pret e ardhmja,dhe sikur na zen duarkryq mos pyet kush per ne.
Te para baca Adem,shume shendet te mire,dhe marsho drejt ardhmerise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyMon Oct 22, 2007 9:51 am

Ne shtepin time ka ndodhur shum ngjarje te bukura ,por do e veqoja nje e cila perkunder qe esht e lumtur nderlidhet edhe me nje ngjareje te dhimbshme nje ngjareje qe na i shkrumoj zemrat.Lufta ishte ajo qe na i mor me te dashurit tan dikujt prinderit dikuj femijt e une pata rastin qe te ma marr djalin e axhes qe e kam quajt edhe do ta quaj vella.I sha shum e re per ta kuptuar dhembjen e vertet kur na sollen lajmin ,i shiha te tjeret tek qanin e qaja edhe une ndoshta duke mos e ditur se perse qaja,po qaja bashk me te tjeret e kuptova qe ai ka vdekur ,por si femij mendoja se pas luftes ai do vije prap ,se prap do ta degjoj zerin e ti ,nganjeher e pyes veten pse o zot perfundoj ai djell ,pse ky yll u shua pse mbeten krushqit pa vallzu ,pse mebet kenga e dasmes pa u kendu,pse zerin qe me therrisete moter kurr skam per ta degju?po si duket dasma e tij paska qen LIRIA qe ai na e dha neve qe ta jetojm e qe ishte deshira e tij edhe e shum shokeve te tij ai iku edhe shkoj ashtu ai deshiroj por neve na la me mall .Mbaroj lufta kaluan disa dit te veshtira para nesh se tani duhet ta pranonim humbjen e tij ,ta pranonim te jetonim pa te ,pa fjalet ,pa qeshjet e tij,duhet te pranonim qe te lulemi ne sofer edhe vendi i tij te mbet zbarazet, duhet duhet duhet.malli i tij sdo hiqet por u lehtesu ateher kur ne shtepin ton lindi nj djal ishte femija i par ne shtepi i vum e merin e tij, nuk e di a ishte mir apo jo por tani na duket se ai ska vdek kur e degjojm emrin e tij neper shtepi ,ai femij e mbushi zbraztin ne sofer ai na i flladiti zemrat e e shkrumuara ai na i mbylli sado pak plaget e hapura esht edhe veshtir por te gjtih e therrasim me plot goj emrin e tij.Une duke u rritur e kuptova qe ai me sdo jet me me ne por ne te vertet ai gjithmon do ketoj pran neve ,ne zemrat tona ,ai ka vdek por vepra e tij edhe e shokeve te tij do jetoj gjithmon me ne ,e ketij ylli qe sapo ka mbush dy vjet e qe e dua me tere qenien time i uroj ta gezoj emrin e xhaxhait te tij pavarsisht se nuk e njeh qe vetem ne fotografi e puth gjdo nate e e therret xhaxhi eee ti shoh keto gjera e ti jetoj njeriu duhet te jet shum shum i fort po mundohemi edhe do mundohemi tani me shum per ket yll qe gjdo dit po shenderit e po na i gezon zemrat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyWed Oct 31, 2007 12:57 pm

Përshendetje vëllazërore e dashura rrebelja, lexova letren tuaj dhe sinçerisht ngjarja që ju ka ndodhur lidhur me djalin e axhës tuaj më preku thellë në shpirtë edhe mua përkundër asaj se ai ka rënë për të mos vdekur kurr. E kuptoj shqetësimin e dhëmbjen tuaj edhepse ke qenë e re por megjithate ti, unë e shumë e shumë të tjerë duhet të mbahemi dhe të pajtohemi me fatin që na ka goditur dhe me faktin se tashmë nuk ka këthim mbrapa. Le të mbaj krenaria për jeten dhe vepren e tij.
Por ja se si Zoti i Madh din dhe don të freskojë dhe sherojë plagët. Ai ju solli gëzimin duke ju falur këtë engjëll që tashmë ka mbushur dy vite. Lutem gjerë në kupë të qiellit që voglushi të cilin e keni pagëzuar me emërin e djalit të axhës, të rritet i lumtur me prindër dhe gjithë ata të cilët e rrethojnë.
Edhe një porosi nga unë : Je e re dhe shpjtë e fortë mund të kaplojnë emocionet por vazhdimisht përpiqu që ato ti qetësosh dhe sa më pak ta ngarkosh jeten tuaj rinore me probleme, dhëmbje e pikëllime sepse ashtu asgjë të mirë nuk do të arrish dhe gjendjen nuk mund të ndryshosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
NetSerseri
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NetSerseri


Male
Numri i postimeve : 75
Age : 36
Vendi : Rahovec/Prishtinë
Profesioni/Hobi : Studnet
Registration date : 14/12/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyFri Dec 14, 2007 7:43 pm

Ngjarja nga jeta ime: rash prej ballkonit dhe e theva kemben hahaha. ok pak shaka, të kthehem në sinqeritet.
Nuk e di as vet që të shkruaj a të shkruaj për pasojat e Luftës së kosovës që sod e kësaj dite me mundojnë shum , a të shkruaj për prindërin që është i sëmur në zemrë dhe ka edhe shum pak koh për jet.Apo të skruaj që pajtohem me të gjitha këto gjëra në jet dhe jetën time po të isha lindur edhe një her kur nuk do ta kisha ndruar me ndonjë tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
idol
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 349
Age : 86
Registration date : 16/05/2008

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptyTue Jul 01, 2008 11:09 pm

Histori e hidhur 94ten me vdiq motra ,ishte nje 22 vjeqare dhe nuk e pash kufomen e saj ,95ten me vdiq babai nuk e pash kufomen,kjo do te ishte e hidhur per secilin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
idol
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 349
Age : 86
Registration date : 16/05/2008

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptySat Jul 05, 2008 10:39 am

Mickonja
Nje histori e jetes,apo nje kujtes e jetes?
isha diku i moshes 12 vjeqare dhe kisha nje moter e cila ishte 3vite me madhe se une.Ajo ishte e dashuruar ne nje djal ku djali ishte 5 vite me i moshuar se sa ajo,motra ishte e re,ishte nje femi qe nuk po e kuptonte jeten,veten por as djalin!
Kur motra e arriti moshen 16 vjeqare i dashuri deshironte fejesen,ndersa prinderit e mi nuk ishin te pajtimit sepse motra ishte shum e re,e kshillonin qdo dite se djali qe dashuronte nuk eshte per te,djali ishte nga nje familje jo edhe aq e ndershme dhe ishin shum mbrapa me kohen,djali jetonte ne nje fshat ku prezent ishte belaja thashethemet etj.
Edhe pse familja ime e kshillonte motren se nuk je e nje moshe qe te nevojitet fejesa por as martesa,motra nguli kembe se ose do ta marr ate djal ose do te vetvritem dhe pik,prinderit e mi u detyruan qe te lejojne martesen e te bijes me fshatarin e mbrapambetur.Koha ecte dhe verehej se qifti nuk po ia kalon edhe mire,nganjeher degjoja prinderit e mi duke biseduar ne dhomen tjeter lidhje me jeten e bijes se tyre,ndersa une nuk i kuptoja te gjitha sepse isha ende i ri.
Nje dite erdhi i vjehrri dhe tha se bija juaj ka nevoj per bisede me ju dhe ju duhet qe te vini ne fshat,shkoi babai dhe vllau i madh ku u vonuan shum deri sa u kthyen ne shtepi,erdhen por fytyrat e tyre dukeshin te vrenjtura,pas disa dite e kuptova se motra deshi shkurorzim por pas pak u pendua dhe kerkoi falje nga babai dhe vllau.
Une e doja motren aq fort sa qe e vizitoja shum shpesh,nganjeher nuk kisha te holla as per bus sa qe ecja edhe kembe 14 km,nganjeher motra dukej si po te ishte e goditur ne fytyr,por nese e pyesja me thoshte se jam rrezuar apo kshtu diqka,ndersa une nuk e kuptoja se ishte e goditur nga burri i saj sepse ne kohen qe isha prezent dukeshin qe po ja kalonin mire,apo une nuk e kuptoja sepse isha i ri ne moshe.Ata kishin nje djale i cili deshironte qe te luaj edhe jasht oborrit,nese djali qante rrezohej apo rreshqiste ne lumin qe e kishin aq afer rruges,motra nuk lejohej qe te dal dhe ta sjell te birin brenda sepse do te i perqeshte fshati se nusja esht turp qe te dal ne rruge,ky ishte kanuni budallakia e keti fshati por edhe ne shum fshatrat e kosoves,ne kete familje motra verehej se nuk kishte harmoni.
Nje dite une arrita moshen 18 vjeqare ku desha qe te dal si te gjith shoket e mi ne perendim,naten e fundit kishte ardhur motra qe te pershendeten me mua,nuk e di se si mbetem vetem ne dhome ku me tha se nuk do te shihemi me,une ja ktheva pse jo? ndersa ajo ma pshtjelli jo jo vetem thash se me ke vizituar shpesh dhe nuk do te shihemi per nje kohe!
Une arrita ne perendim ku gjeta edhe strehimin.
Nje nate endrrova se isha me motren time ne nje liqen te ngrire dhe po bisedonim diqka,ku papritmas akulli u kris dhe motra u fundos shum shpejt ndersa une nuk arrita ta ndihmoj,mbeta mbi akull!
Kaluan disa dite ku morra lajmin se motra ime ishte e vdekur.
Mickonja tung,do te shkruaj edhe per pjesen e mbetur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
idol
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 349
Age : 86
Registration date : 16/05/2008

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptySun Jul 06, 2008 9:25 am

Erdhen shum mergimtare qe te me shprehin ngushtllime,por per mua kjo ishte nje shprehje neveritese si po te ishte nje lloj sehiri,a u merzite mos u merzit zoti n`xhenet,me qindra her u perserit e njejta thenje,ku disa nete me radhe kur shkoja ne shtrat me dukej se po ndegjoja te njejten thenje,a u merzite mos u merzit zoti n`xhenet.
Kaluan disa dite kurse mua me pelqente vetmia me shume,nje njeri diku rreth 40 vjeqar sa her me takonte e perseriste te njejten ,mos u merzit nuk ke qka ben,nje dite mendoja qe te ja them ne goje mjaft me se me lodhe njeri,por prap se prap nuk ja thash por e porosita nje mik qe te ja thoshte se kjo thenje nuk po me pelqen,e di se po deshiron qe te me ndihmoj qe te harroj merzine,por te une ishte e kunderta vetem sa ma shtonin merzine keto thenje neveritese,40 vjeqari nuk e perseriti me tutje dhe une u lirova nga keto thenje neveritese,kaluan diku rreth 7 muaj ndersa une nuk isha dalur diku ne ndonje ndeje apo diskotek pishine dhe shum vende,por e kuptova se kshtu nuk shkon mire sepse fillova te humbi edhe peshe,e detyrova veten qe te pajtohem me fatin dhe fillova te ndihem sikur me pare,mirpo nje gje me mundonte dhe shpesh e pyesja veten,athua si ndodhi kjo pse duhet qe nje 22 vjeqare qe te ndahet nga jeta?
Pse u lind ateher,qe te jetoj 22 vite dhe te vdes?
Cili ishte shkaku i vdekjes,mos ndoshta ishte e goditur?
Me kalonin shum pyetje neper koken time por pa pergjigjie edhe pse familjaret me paten njoftuar se motra ishte shtatzene ne kohen kur vdiq,mua prap se prap nuk me besohej se vdiq nga nje dhembje shtatzanie apo nga tensioni i gjakut.
Nganjeher telofononim me prinderit e mi dhe babait nuk i ishte me po i njejti ton si me pare,verehej se dhembjen per te bijen e kishte ne shpyrt,me kshillonte mes telefonit se nuk duhet qe te lidhem me nje shoqeri te keqe dhe as te kem nje martes me nje te huaj,mos harro vendin tend mos harro familjen,te jeni te bashkuar edhe me vellain,keto kshilla qe mi thoshte mes telefonit dhe disa letrave qe mi dergonte,me benin qe te kuptoj se as babai nuk do te jetoj me gjate.
Nje dite me dergoi letren e fundit qe ende po e ruaj ne nje kuti personale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptySun Jul 06, 2008 9:52 am

ME vjen vertet shum keq IDOL qe e dij se keni dhimbjen e madhe por duhet pajtuar me jeten qofsh i nderum e faqe bardhe gjithnje qendro i forte e vazhdoje jeten me jetu u qoft ilehte dheu i kosoves

PER TY MOTER REBELE kur thua per djale te axhes ai nuk ishte vetem djal i juaj por ishte edhe vellau i jone ishte edhe gjaku dhe shpirti liridashes nuk kemi pas fatin e ti cdo kush se te vdesesh per me mos vdek kure eshte krenari dhe une e dije dhimbjen tuaj dhe e ndjej bashk me ju jo vetem per ate trim por per secilin djale te nens shqiperi qe ra ne altarin e lirise tani ju duhet te jeni krenare sepse nuk jeni vetun se keni edhe vellezer te tjere na keni neve moter qe kure nuk dote lejojeme te shkelet mbi gjakun e djemve qofte edhe te pagujam me cmimin me te madh ne dote veme jeten perpara kur dote preken idealet e medhaja te kombit une personalisht si person kame humbe shum shum vellezer dhe shumm shum me ka mare malli per ta por ata kane pas ate fate qe dote thote te jeshe DESHMORE I KOMBIT ESHTE NJE GJE QE NUK VDES KURE.
Sepse zen vend ne faqet e historise se lavdishme te kombit gje qe je ne mendjen dhe jeten e popullit per cdo dite adnaj E NDERUAR MOTER BIJE MIKE REBELE TI QENDRO E FORTE SE NA KENI PRANE gjithmone I QOFT I LEHTE DHEU I MEMES SHQIPERI LAVDI LAVDI LAVDI TE GJITH DESHMOREVE QENDRO KRENARE MOTER SE NA KE PRANE GJITHNJE NE JETE NE RUGE NE GJUME NE NDIME NE DO GJE TE MYRE QE DOTE NEVOIJTET NESE DOTE JETE EDHE JETEN DOTE VENDOJM PARA VETEM QE JU TE JETONI KRENARE EDHE I GJITH KOMBI JONE TE KETE DRIT
ROFT SHQIPERIA LAVDI DESHMOREVE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj EmptySun Jul 06, 2008 9:59 am

Te falimindeti shum zeriatdhetu e qomj shum keto qe the ,jam shum shum krenare per vellaun tim edhe pse malli esht i pashuar per te e sidomos tani kur do te mbush 9 vite qe e kemi varrosur ,por sado pak mallin e tij e shuaj duke gjetur ngushellim tek shum ato motra qe i kan humbur vellezrit e tyre ,mirpo sot zeriatdhetu esht per te ardhur keq se sa pak ju bie ndermnd njerzeve per gjakun e derdhur te shum e shum te rinjeve e te rejave e kan harruar edhe shkelur gjakun e tyre eh kjoo te ben te merzitesh me shum se sa dhembja qer kam per humbjen e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Nje  histori nga  jeta  juaj Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nje histori nga jeta juaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Ahmet Bej Zogu
» Jeta ne Kosove
» Jeta ne Shqiperi
» HISTORI QË NIS ME PIRUSTËT
» 10 shqiptaret me te shquar ne histori

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: