Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ahmet Bej Zogu

Shko poshtë 
+20
detektivi
xhema
Hamitmatjani
haxhiu
xhiti
Ago Muji
rolling
USHTARILIRIS
Scodrensis
E_Bukura
tom sojer
enveristi
Ani
Sofra
Zogisti_Legalist
zeriatdheut
Eva0506
dibranja
Leka i Madh
Beton
24 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyWed Jan 09, 2008 3:26 am

Ahmet Bej Zogu Ahmetzogu

Te nderuar antare te forumit,kush ishte Ahmet Bej Zogi.!

Lindur 8 Tetor 1895-9 prill 1961.Ishte nje Politikan shqiptar minister i mbretshme 31.01 1920 - 14.11 1920.Kryeminister i Shqiprise (1922-1924) President (1925-1928) dhe Mbreti i pare i Shqipris nga 1928 deri me 1939.

Per Shqiprin e Mbreti Zogi..!!!
....ne teme do te dime me shume,vazhdim te mire ne teme.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyTue Jan 15, 2008 1:42 am

DELI LUBOTENI: UA RRËFEJ AHMET ZOGUN

AHMET ZOGU QE NJOHIM



Zogu. ishte felliqesira me e madhe ne historine e kombit shqiptar.
Çfare beri ky 'shakaxhi i perparimit'? Ja disa nga veprat e tij
'mbreterore':


1. Erdhi ne pushtet duke shkelur mbi kufomat e patrioteve me te shquar
kryengrites nga Kosova. Vrau Bajram Currin, Hasan Prishtinen dhe dsia
trima te shquar.


2. Vrau Luigj Gurakuqin dhe Avni Rrustemin permes hafijeve te tij


3. Mbi Zogun rendonin mbi 600 gjaqe. Pra, Ahmet Zogu personalisht
kishte marre jeten e 600 njerezve para se te vije ne pushtet


4. Burgosi e torturoi te rinjte shqiptar vetem pse shprehnin mendime
ndryshe nga ai


5. Rrezoi qeverine e Nolit dhe vrau plot patriote te kesaj qeverie


6. Erdhi ne pushtet me ndihmen e Beogradit dhe katileve bjelloruse


7. Ua fali jugosllave Vermoshin dhe disa ujdhesa ne Oher dhe ca ne
rrethinen e manastirit


8. Nuk e ngriti aspak zerin per bashkim kombetar dhe per katrahuren qe
po pesonte populli shqiptar ne Kosove e Çameri.


9. Nenshkroi marreveshje skllaveruese me Italine duke e falur
Shqiperine per nje qese aspra


10. Ndihmoi fashizimin nderkombetar haptas: ne kohen kur tere dynjaja
luftonte Frankon ne Spanje, satrapi Zog shprehej pro tij


11. Shkokerdhei ushtrine shqiptare


12. Iku nga memedheu ne castet me te veshtira duke vjedhur thesare te
fonidt monetar shqiptar. U mundua gjate L se dyte boterore qe te sjell
ne Shqiperi 50.000 hebrenje, gati sa nuk e shendrroi Shqiperine ne
Palestine. Per interesat e tij personale karrieriste.


13. Ne cdo vend mbreti perfaqeson bashkimin e kombit. Ky qeni yne me
kurore, perfaqesone perqarjen dhe tradhtine e kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyTue Jan 15, 2008 3:46 pm

Beton te peshendes per temen em se e qelluar...
Deli ke te drejt Zogu ishte tirani person i cili donte shaktrimin e popullit shqiiptar i cili ka vra njerzit tane me eminent.Zogu i cili sa po edhi ne pushtet ndemroi masa shtypse ne ter vendin,ku u be nje fushate e tere u be per larje hesapesh me kundershtaret,i cili vrau nje mbas tjetrit figura te shquara te kombit tone:Luigj Gurakuqi,Hasan Prishtina,Bajram Curri,Kurtge Kadrijun,XHmal Veliun,Zija Dibren,Halit Lleshin etj etj.
ku vecanerisht Dibres,Amet Zogu nuk do t'ia haronte kure te keqea qe i pati bere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyTue Jan 15, 2008 4:31 pm

MARRDHENJET E AQIF LLESHIT ME ZOGUN
Zogu vrau Halil Lleshin por nuk i vjen perdoresh asnjher te vrran Aqif Lleshin .
Aqif Lleshi verte e perhrak rikthimin e A.Zogut ne Shqiperi por nuk ishte per gjakderdhjen ne mes te shqiptareve,Aqif Lleshi ka amre pjesene shuarjen e levizjes se Dugagjinit,ku A.Zogu mori masa per shtypjen e kryengritjes ,per ti aritur qelimet ai u mbeshtet tek dibranet,ku Aqif Lleshi Zogut i parashtroj tri kushte:te mos perdor forcen,te mos mereshin masa kunder pjestareve te kryengritjes ,ku kryengritja e Dugagjinit kishte shpethyer me 20nentor 1962,ku Aqif Lleshi qe kishte mrire me forcat e tiej ne Shkoder zgjodhi rrugen e bisedimeve e jo te gjagderdhjes,pas shuarjes te kryengritjes,gjykata ushtarake denoi me vdekje 13persona ne sall dhe 15te tjre ne munges,ndera 222veta u denuan me burgime te ndryshem.Pika e dyte te marveshjes te Zogut' me Aqif Lleshin'te mos meren masa kunder pjesmaresve ne kryengritje''ishte shkelur keq nga Zogu.Kjo shaktoi dhe perleshjen a pere mes Zogut me Aqif Lleshin,i sili u mundua disa her te vert A.Lleshin, ku me vitin 1972Aqif Lleshi aratiset ne Jugosllavi si tentative te organizuar nga mjerzit e A.Zogut per ta eliminuar fizikisht,por Zogut kjo nuk i shkoj perdore asnjehere,spes Aqif Lleshi vihet menjer ne radhet e patrioteve qe punojne e luftojne per konsulidimin e pavarsise te Shiperise te shetit shqiptar te pa varur,si dhe per mbrojtjen e tersise tokesore nga synimet grabiqare te shteteve fqinje.Veprimtarija e tije ne keto vite shtrihet jo vetem ne Shiperi,por dhe ne Diber,ne Kosov dhe ne viste tjera shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyWed Jan 16, 2008 2:46 am

dibranja,me se e vertet eshte se Aqif lleshi ishte nje nje veprimar i Partis dhe i shtetit nder figurat e shquara te Luftes ANC dhe te ndertimit te saj,Kryetar i Presidiumit te Kuvendit popullor (1953 - 1982)

Hero i Popullit
Lindi ne fshatin Reshan te Dibres me 1.5 1913 U lidhe ngushte qe ne fillim me luften per çlirimin e Atdheut ,u shqua per besnikeri ndaj vijes se Oragnizimit te atdheut per trimeri dhe si organizator,ne fillim Komandant i Cetes partizane te Dibres (1942) me pas i batalionit te Dibres (1943).
A.Ll.Luajti rol te rendesishem per bashkimin e popullit te krahines rrethe Frontit NC,per hedhjen e tij ne lufte,per zgjerimin e luftes nacionalçlirimatare ne Dibern e Madhe e ne disa krahina te tjera te Maqedonis.
Antar i PKSH ne prill (1942),u zgjodh antar i stabit te pergjitheshem te UNC qe me formimin e tij (1943), ne Konferencen II NC te Labinotit (1943) u zgjodh antar i Keshillit te Pergjitheshem ANC ndersa ne Kongresin e Permetit (1944)antar i Komitetit III (1956).
Deputet ne Kuvendin Popullor ne te gjitha legjislaturat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Ahmet Zogu, nje nga tradhetaret me te medhenj te kombit.   Ahmet Bej Zogu EmptyMon Jan 28, 2008 11:26 pm

Në fundin e vitit 1925 Ahmet Zogu i fali mbretërisë së Serbisë Shën Naumin, njërën prej perlave natyrore të Shqipërisë. Ky dhurim atëherë u bë nëpërmjet një marrëveshje që u ratifikua edhe në parlamentet e dy vendeve, ku Shqipëria i dhuronte Serbisë Shën Naumin, ndërsa serbët na jepnin ne disa kullota në Vermosh, në veri të vendit. Ky shkëmbim ndodhi atëherë kur Ahmet Zogu ishte President i Shqipërisë. Tre vjet më vonë, ai u vetëshpall mbret i shqiptarëve.

E vërteta është që Zogu i ktheu Serbisë nderin që ata i bënë duke e sjellë në pushtet. Dhurimi i Shën Naumit u bë nëpërmjet një marrëveshjeje, të cilën Zogu e paraqiti për miratim edhe në Parlamentin Shqiptar. Udhëheqësi i serbëve, Pashiq, e mbështeti Zogun të vijë në pushtet me forca të armatosura, mjete financiare dhe armë. Mbreti i serbëve e mbështeti edhe politikisht rrëzimin e kryeministrit të atëhershëm, Fan Noli, dhe ngritjen në pushtet të Ahmet Zogut. Aktualisht, Shën Naumi është pjesë territoriale e Maqedonisë dhe ndodhet vetëm pak kilometra larg Ohrit dhe Strugës.

Dhurimi i tokave në juglindje të Shqipërisë tek mbretëria serbe eshte nje nga tradhtitë më të mëdha që i është bërë ndër vite kombit shqiptar. Presidenti i vetëshpallur dhe më pas mbreti i vetëshpallur, Zog, është satrap, tradhtar i interesave të shqipëtarëve dhe diktator i popullit.
Familja e Zogut disponon një pjesë të madhe të thesarit të shtetit shqiptar, që është marrë nga Ahmet Zogu pasi ai la Shqipërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyFri Feb 22, 2008 5:54 am

amet zogu vrau atdhetar e rilindase te ceshtjes kombetare udhe refyes te kesaj pamvarsije qe ne e festuam me 17 shkurt 2008 amet zogolli ishte tradheter e shukuar tradhtis
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Zogisti_Legalist
Fillestar/e
Fillestar/e
Zogisti_Legalist


Male
Numri i postimeve : 69
Vendi : Mbreteria e Shqiptareve
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptySun Mar 09, 2008 7:11 pm

dibranja shkruajti:
Beton te peshendes per temen em se e qelluar...
Deli ke te drejt Zogu ishte tirani person i cili donte shaktrimin e popullit shqiiptar i cili ka vra njerzit tane me eminent.Zogu i cili sa po edhi ne pushtet ndemroi masa shtypse ne ter vendin,ku u be nje fushate e tere u be per larje hesapesh me kundershtaret,i cili vrau nje mbas tjetrit figura te shquara te kombit tone:Luigj Gurakuqi,Hasan Prishtina,Bajram Curri,Kurtge Kadrijun,XHmal Veliun,Zija Dibren,Halit Lleshin etj etj.
ku vecanerisht Dibres,Amet Zogu nuk do t'ia haronte kure te keqea qe i pati bere.

Ti Dibrane nuk e di nga i more gjithe keto fakte per Aqif Lleshin,se na qenka "nje patriot i madh"kur e dime shume mire se kush ishte ai bashk me Staf Lleshin,aq me mire ne si jemi dibrane,se me shume se ne askush nuk vuajti nga ato tradhtare te kombit shqiptar.Ai ishte spiun i Titos ne fillim,dhe ne emer te tij vrau shum dibrane nder ta edhe Esat Mezelxhiun (stergjyshin tim)vet Staf LLeshi e ka vra me doren e tij nen pranine e Aqifit vetemn se ishte ballist,dhe kur Titoja deshte tja heq kryen si xhdo spiuni tjeter ai iku ne Shqiperi dhe u be shok i Enverit se spiunonte tek ai tani me.Kam lexuar nje liber per Aqif Lleshin,ku ai na u be nje hero dhe nje patriot i shquar,si spiun qe ishte ne te vertete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Zogisti_Legalist
Fillestar/e
Fillestar/e
Zogisti_Legalist


Male
Numri i postimeve : 69
Vendi : Mbreteria e Shqiptareve
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptySun Mar 09, 2008 7:31 pm

zeriatdheut shkruajti:
amet zogu vrau atdhetar e rilindase te ceshtjes kombetare udhe refyes te kesaj pamvarsije qe ne e festuam me 17 shkurt 2008 amet zogolli ishte tradheter e shukuar tradhtis

Ti Zotri duket se ti ka zene syte reja e komunzimit nga ku Lartmadheria e Tij ZOG I,shihej si nje armik i popullit shqiptar vecmas i atij qe jetonte ne Kosove,te cilet kur u hap kufiri e kuptuan kush na ishte Enveri(qe e donin aq shume).Ti mund te shkosh ne Kosove dhe te pyesesh gjenerata pak me te vjetra (une per vete e kam bere kete gje) pyeti se nga i kane pasur mesuesit dhe kush ua ka derguar dhe me cfar fryme jane arsimuar.Pergjigja qe fitova une ishte mesuesit tane ishin te gjith nga Shqiperia qe i dergonte Mbreti per ta ngjallur ndjenjen kombetare dhe ta zhduken analfabetizimin ne ato troje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptySun Mar 09, 2008 11:09 pm

hej ti zogist legalisti rojalisti para se te shkrendesh duke mbrojtur Zogun, kujto horrleqet e dhelpres se Matit qe i beri ne vitin 1925 me Pashiqin nje mareveshje e cila prejudikonte qe Shqiperia te vihej nen tutelen e Mreterise serbo kroato sllovene
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Zogisti_Legalist
Fillestar/e
Fillestar/e
Zogisti_Legalist


Male
Numri i postimeve : 69
Vendi : Mbreteria e Shqiptareve
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptySun Mar 09, 2008 11:21 pm

Nuk e di se ku e gjete kete teze-gjithsesi duhet fakt se sbindem.L.M.T ZOG I erdh ne pushtet perseri po ne 1925 por nuk u be pjes e SKS.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptySun Mar 09, 2008 11:27 pm

zogist legalisti nuk eshte pune hipoteze ketu por eshte nje fakt postulat historik. Me perposh do te sjell fakte me kamione po deshe. Ju thate se Zogu kur erdhi ne fron nuk u be pjese e MSKS - se. Nuk u be drejteperdrejte por u be me zi, u be Zou nje ure nga ku mund te kalonte cdo kush mbi te. Nga nje trohe nga nje trohe ai e shiste atedheun sic ia beri Vermoshit Shen Naumit dhe disa pikave te tjera ne afersi te kufirit ku sot eshte Maqedonia.



Maredheniet
Pashiç – Ahmet Zogu në gusht 1924









Nga
Dr. Shyqyri HYSI

Gjatë rrjedhave të historisë së njerëzimit dhe historisë sonë kombëtare njihen
disa marrëveshje të fshehta, të cilat për publikun e gjerë janë marrë vesh pas
shumë kohësh. Një prej marrëveshjeve të fshehta me pasoja të rënda kombëtare
për shqiptarët është marrëveshja Pashiç-Ahmet Zog e lidhur në gusht të vitit
1924. Njoftimet publike për këtë marrëveshje pa dhënë detajat e saj, fillimisht
u botuan në faqet e shtypit të diasporës shqiptare në Gazetën “Dielli”. Më e
shpejtë për të siguruar tekstin e kësaj marrëveshje u tregua pala italiane, e
cila brenda një kohe relativisht të shkurtër siguroi tekstin në dy kopje.
Kopjen e parë e siguroi atasheu ushtarak italian në Beograd, në nëntor të vitit
1925 dhe të dytën e përcolli për në Romë më 9 janar 1926, i ngarkuari me punë
në Tiranë Tomas Asereto.1 Historiografia shqiptare megjithëse ka patur dieni
këtë marrëveshje, nuk e ka publikuar për ta bërë prezente.

Pas viteve nëntëdhjetë, marrëveshja është botuar e plotë nga studiuesit
Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi. Studiuesi Marenglen Verli (drejtor i HI), në
mars të vitit 2007, prezantoi faktin në punimin “Kosova, sfida shqiptare në
historinë e një shekulli” (faqe 126-140 me titull “Rreth një marrëveshje të
A.Zogut të vitit 1924”). Po të njëjtën fakt në
muajin shkurt, të po atij viti, pedagogu i universitetit të Gjirokastrës,
Shyqyri Hysi, e botoi në monografinë “Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar”
(faqe 74-78, me titull “Marrëveshja Pashiç-Ahmet Zogu e gushtit 1924”).

Dokumenti i zbuluar nga studiuesi Marenglen Verli është në gjuhën italiane,
ndërsa dokumenti i bërë prezent nga Sh. Hysi, është në gjuhën shqipe.2 E
përmendim këtë fakt për të theksuar prezencën e dokumentit në dy forma. Pala greke
që ishte në sinkron me Beogradin për çështjen e Shqipërisë, pasi u njoh me
marrëveshjen, nxitoi dhe mori premtiumet përkatëse prej Zogut. Për dijeninë e
palës geke me këtë marrveshje, na njofton M. Frashëri(Ministër fuqiplotë i
Shqipërisë) në vitin 1925, me anë të një telegrami të dërguar nga Athina në
Tiranë, në të cilin theksonte: “Kollokotroni ...më bëri fjalë për do premtime
që paska bërë z. Ahmet Zogu kur ishte në Beograd”.3

I pari shqiptar që u njoh me këtë dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf
Fico, i cili më 1928 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd. Rauf
Ficua gjatë bisedës me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme Jugosllave, Ninçiç, do
të dëgjonte për herë të parë se “Zogu ishte kthyer në Shqipëri në bashkëpunim
dhe me ndihmën e Qeverisë së Beogradit....se Zogu kishte firmosur me Qeverinë e
Beogradit një akord të vërtetë politik, duke premtuar në shkëmbimin e Shën
Naumit”.4 Pas afro dhjetë vjetësh në vitin 1937 kur Ficua ishte ministër
fuqiplotë në Athinë, gjatë debatit me palën greke, për hapjen e shkollave
private greke në Himarë dhe shkollave publike në gjuhën shqipe në Çamëri, i
përmendet edhe fakti se midis Zogut dhe palës greke kishte një marrëveshje si
ajo me jugosllavët. Megjithatë deri më sot një marrëveshje e tillë nuk është
publikuar, duke mbetur në potencë çështje për zbardhje.

Sutudiuesi i parë që e ka trajtuar këtë marrëveshje në mënyrë të plotë ishte
italiani P. Pastoreli. Dokumenti me 16 pika i marrëveshjes Pashiç-Ahmet Zogu,
që ai ka analizuar, gjendet në AQSH në gjuhën italiane dhe konsiderohet një
tekst i plotë sikurse edhe ai në gjuhën shqipe, që gjendet në arkivin e MPJ.
Pas tij edhe Avramovski përmend këtë marrëveshje, por thekson se nuk ka asnjë
dokument të shkruar, çka nuk është e vërtetë. Mesa duket atëhere ai nuk e kishte mundësinë
për ta njohur këtë dokument tepër sekret.

Marrëveshja theksonte:

“1. Shipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi
dinastinë Caragiorgvitch.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi
Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut
vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të
ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e
brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra
Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të
Gjeneralit Ërangel që nashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të
mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të
tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavis do të stabilizohet një bashkim doganal në
bazë të së cilës akordohet liri e plotë importimeve dhe eksportimeve të
mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëtmjet kufijve të dy vendeve do të
jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e
Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja
jashtë shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq
pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manasitr e Shën Naumit dhe Lokalitetet e
Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.5

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit
dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Belgradit, kështu dhe Myftinia
Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.6

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare
dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo
impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të
ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës
jugosllave.

13. Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e
detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Nëqoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria
Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25
mijë vullnetarësh me qëllim për ti përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast
gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë,7 ushtria,
jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i
siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose
grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund ti deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin
preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e
dy anëve”.8

Vlen të përmendim se kjo marrveshje është kontestuar prej disa studiuesëve. Pas
vitit 1990 në disa shkrime mbrohet ideja e hedhur nga Foreign Office, se kjo
marrëveshje është hedhur për konsum diplomatik prej MPJ Jugosllave për ta vënë
Zongun në pozita. Gjithësesi mbetet një dokument arkivor që kërkon një angazhim
të veçantë, sikurse është fakt që disa pika të saj Zogu i zbatoi me përpikmëri.


Duke e dërguar për herë të parë në faqet e shtypit shqiptar këtë marrëveshje, të
padekonspiruar për publikun e gjerë më parë, nuk synohet as denigrimi as
rivlerësimi i figurës së Zogut, por informimi objektiv, i diplomacisë,
politikanëve dhe publikut të gjerë shqiptar. Le të shpresojmë se dokumenta të
tilla origjinale, të pabotuara më parë, do t’u shërbejnë sadopak studjuesve të
kësaj periudhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Zogisti_Legalist
Fillestar/e
Fillestar/e
Zogisti_Legalist


Male
Numri i postimeve : 69
Vendi : Mbreteria e Shqiptareve
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyMon Mar 10, 2008 2:01 am

Tregome nje nga keto pika qe eshte realizuar kur erdhi L.M.T ZOG I ne pushet?nuk e di nga dolen keto pika por dua ta di cilat pika jane zbatuar te ketij "dokumenti sekret"???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyMon Mar 10, 2008 2:47 am

Zogu e lidhi veten kokë e këmbë mbas Italisë. Financimet dhe traktatet e shumta, që ai ndërmori me qeverinë fashiste të Mussolinit e bënë Shqipërinë virtualisht një koloni Italiane shumë kohë më parë se ardhja e Ushtrisë Italiane në Shqiperi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyMon Mar 10, 2008 5:27 am

.........

Nuk të njoha fare;
s'kishe besë prej shoku !
Ç'të keqe na bëri
neve Ahmet Zogu ?!

Mbreti ynë i dashur,
plot me ideale,
i mbathi opingat
dhe luftoi në male !


Kliko këtu > http://www.bashkimikombetar.com/letersi-f3/gjyq-kunder-ppsh-se-t379.htm#17559
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyMon Mar 10, 2008 9:03 pm

kurse une do ta thurja edhe nja dy tre vargje per Ahmet satrapin:

mbreti yne dinak,
snob e idhnak,
'mbrojti' atedhene
ne hotel
me fernjet e konjak.

Me fernjet e konak,
truri i eshte mpak
po te kudnershtoje dic
e rrezojne me shuplake.
padronet e tij
te serte e idhnak,
duan Shqiperise ti hedhin lak
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyMon Mar 10, 2008 9:06 pm

po e vazdhoj edhe caze:

Tutje ne hotel,
Zogu mendon thelle.
Ia shtrojne te mirat,
me florninjte vjedhur,
raki e mish vici
Zogu yne ka nostalgji
marrveshja Zogu Pashici.

I sillet e perdridhet mbreteresha jone e madhe,
Geraldina magjare
shtrige e tinzare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyTue Mar 11, 2008 1:29 am

Merni 5 minuta kohe lexoni kete shkrim;

Permbysja e Revolucionit te Qershorit te vitit 1924


Konferenca e paqes e Varsajes,me 1919 rikonfirmoi pavarsin e shtetit shqiptar,por ajo perseri e la te pazgjedhur çeshtjen e ribashkimit te trojeve qe ju shkeputen shqiprise ne vitin 1913.
Mandej,pavarsishte nga vendimet e Versajes,popullit shqiptar dhe qeveris se tij te dal nga Kongresi Kombetar i Lushnjes (1920),per te konsilduar shtetin e brishte shqiptar.iu desh ne vitet 1920-1921 te ballafaqoheshin me ushtrin italiane,qe qe mbante te okupuar Vlotren dhe me ate Jugosllave qe ndermori sulme te paprecedent ne Koplik e ne Diber etj.Me synim destabilizimin e Shqiprise dhe demninimin e saj politike dhe ekonomik.Me pas Shqipria u perfshi ne nje lufte te ashper politike midis forcave te ndrishme te mbrendeshme,e cila do te arrinte kulmin ne vitin 1924.Revulucioni i Qershorit te vitit 1924 solli ne pushtet qeverin demokratike te Fan S .Nolit,por ne dhjetor ajo u permys,ashtu sukurse erdhi ne pushtet me force e armeve te A.Zogut,qe kishte siguruar perkraje nga jasht,veçanerisht ndimen financiare dhe ushtarake te qeveris jugosllve.
Nderkohe,ne Kosove dhe ne viset e tjera shqiptare te aneksuara nga fqinjet u riaktivizua dhe institucionalizua si kurre, me pare politika shovene e shkombtarizimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyTue Mar 11, 2008 7:59 pm

Jeni duke debatuar ne formen: "ne jemi engjell, ata jane djaj", metode shume perverse. Njeriu si zogist ashtu edhe komunist mund te kete 
pasur shume te mira per kombin shqiptar pavarsisht udheheqesve te tyre Zogu apo Enveri. Ka zogiste kombetare, 
ka edhe enveriste kombetare pavarsisht idejave te ndryshme.

Zogu  beri shume gjera te keqija, por beri edhe te mira, ashtu edhe Enveri me gjithe injorancen e tij dhe kontiunitetin e tij sa te poshter ashtu edhe te pa baze beri ca te mira ne udheheqjen e tij megalomane gjysme-shekullore.

Zogu deshte Shqiperi europiane dhe kishte perparesi, se ne menyre te drejte dhe shume te mencur pajtoi grupet fetare qe ekzistonin ne ate kohe. Levizja e Haxhi Qamilit(filloj 1914, duke vazhduar edhe ne kohen e Zogut), qe kerkonte kthimin te sulltani dhe Gjergj Matrenga qe formoi shtetin e pavarur ne Mirdite qe te jete jasht muslimaneve shqiptare, ishte Zogu ai qe keta levizje i shkatroi dhe i bashkoi per nje Shqiperi te bashkuar ne ata terriotere. Poashtu Zogu u be shkak, qe Shqiperia te anetarsohet ne OKB ne vitet 50-ta duke bere lobing te 50 shtete arabe. Dhe kur e pyeten mbreterit arabe, pse kaq shume interesohesh per Shqiperine, kur ti te eshte ndaluar hyrja ne kete vend tha:"une jam shqiptare dhe kete e bej vetem per Shqiperine". Pra kjo tregon se Zogu nuk ka qene me briret e djallit, pavarsisht se me cdo kusht deshironte te jete mbret.

Enveri poashtu s'mund te quhet nje njeri qe nuk deshte Shqiperine se formoi nje ushtri solide dhe arsimi ne Shqiperi u ngrit larte, pavarsisht se me fqinjet tane ishim shume me dobet.

Mundohuni te shihni ndonjehere anet pozitive dhe jo vetem ata negative. Mua per vete nuk me pelqen mbreteria, se te con ne mendjemadhesi, por aq me pak injoranca e Enverit dhe e frikacakeve ose injoranteve tjere qe kishte perreth!

Ne fund, ka ardhur koha qe Enveri dhe Zogu te japin gjykim tjeter kund, ata vdiqen le te shohim te ardhmen pa menduar shume per keta te dy. E ardhmja eshte ne duart tona dhe jo tek Zogu apo Enveri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Zogisti_Legalist
Fillestar/e
Fillestar/e
Zogisti_Legalist


Male
Numri i postimeve : 69
Vendi : Mbreteria e Shqiptareve
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyTue Mar 11, 2008 9:23 pm

Ani pajtohem!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
enveristi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 8
Registration date : 06/03/2008

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyTue Mar 11, 2008 11:43 pm

Personalisht nuk mendoj asgje per mbretin e vetshpallur Zog.Populli nuk e shpalli ate mbret dhe titullin nuk e trashegoi nga te paret e tij.Per mua nje qe i vendos titullin vetes ska shume vlere.Megjithate nje figure e pak viteve per Shqiperine do ishte mendimi im.

Shen Naumi qa ja dha sllaveve,
frika qe kishte sa here qe shkonte Bajram Curri ne Tirane ,
ikja ne kohen e luftes, ikja ne Angli me gjithe floririn e Shqiperise .Te gjitha keto sikur e humbasin imazhin e nje mbreti.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyWed Mar 12, 2008 3:19 am

Ne fund, ka ardhur koha qe Enveri dhe Zogu te japin gjykim tjeter kund, ata vdiqen le te shohim te ardhmen pa menduar shume per keta te dy. E ardhmja eshte ne duart tona dhe jo tek Zogu apo Enveri!

O,Ani djal.!

pa lexuar te kaluarn nuk mesoim te ardhemen,edhe ne te gjithe flasim per kohen e Enverit e per kohen e Zogit,jo qe flasim per kohen e sodit,ka tema ku flitet per ate qe ndodhe sote,prandja ja vlen te flitet edhe ajo kohe,se kjo qe ka ndodhe para 200 viteve ndodhe edhe sote tek populli shqiptar,e keqja eshte se deri kurre ne do te vuajm nga udheheqsit tane dhe pse?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyWed Mar 12, 2008 3:32 am

enveristi:
Si je plako? Pajtohem disi me ty, mezi pres t'ju shoh "drejtpersedrejti" ty dhe zogistin ne nje debat te kafeteria "Milet Bafce". hehehe

cuussss

Beton:

Historine ta studiojme, por qellimi i shkrimit tim ishte te mos ndahen debatuesit ne "djaj" dhe "engjell". Pastaj e ardhmja nuk varet thuajse aspak nga e kaluara, por kur nuk dime te perparojme e hudhim fajin tek nje send qe nuk mund te gjykohet "e kaluara".

Keto amerikanet thone disi: "F*ck the past, kiss the future"!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Zogisti_Legalist
Fillestar/e
Fillestar/e
Zogisti_Legalist


Male
Numri i postimeve : 69
Vendi : Mbreteria e Shqiptareve
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyWed Mar 12, 2008 3:48 am

kismet kismet Ani sa do te vish ty ngrohet dhe koha ateher hapet "milet bafcja"te kujtohet gjith veres cfar debati behej aty?gjithe kafeja ne na shikonin si ziheshim Zog vs. Enver :)te pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu EmptyWed Mar 12, 2008 3:54 am

Historine ta studiojme, por qellimi i shkrimit tim ishte te mos ndahen debatuesit ne "djaj" dhe "engjell". Pastaj e ardhmja nuk varet thuajse aspak nga e kaluara, por kur nuk dime te perparojme e hudhim fajin tek nje send qe nuk mund te gjykohet "e kaluara".

Ani.!

Gjithsesi,gjate kesaj periudhe eshte prezent liberalizmi gradual i politikes,i qeverisjes,i administratimit te pasurive publike,i ekonomis etj etj ...

Keto amerikanet thone disi: "F*ck the past, kiss the future"!

Ani .!
Une jam shqiptar e nuk jam amerikan qe ti them nje Deshmori,Udheheqesi,Heroi, etj F*ck the past.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Ahmet Bej Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ahmet Bej Zogu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Ahmet Zogu dhe fashizmi
» Marrèveshja Nikolla Pashiqit- Ahmet Zogut e Gusht 1924
» Poeme epike - Te falem moj Zane
» FAMILJA MBRETRORE SHQIPTARE&SHQIPERIA ETNIKE NE FOKUS
» ahmet selaci

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: