Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ahmet selaci

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

ahmet selaci Empty
MesazhTitulli: ahmet selaci   ahmet selaci EmptyWed Nov 26, 2008 1:24 am

Bislim Bajgora pas Luftes se Dyte Boterore
Largimi i forcave gjermane nga Kosova ishte organizuar menjehere pasi qw u konfirmua shkatërrimi i Gjermanise. Me forcat gjermane shkuan edhe disa shqiptare te cilet kishin bashkëpunuar me forcat gjermane. Ne mesin e atyre shqiptareve ishte edhe shoku i Bislim Bajgores – Xhafer Deva, i cili e thirrte qe edhe Bislimi te largohej mirëpo ai nuk pranoi. Pasi qw u larguan forcat gjermane nga Mitrovica dhe Shala, Bislim Bajgora dhe bashkwluftwtarwt e vet ishin tw rrezikuar nga ushtria serbe e gjithashtu edhe nga tradhtite e shqiptareve komuniste. Keshtu qe Bislim Bajgora dhe ata ballistet e mbetur ne Shale, dolen ne ilegalitet me qellim te organizimit te luftes per qlirim dhe bashkim kombëtar.
Me përfundimin e luftës së dytë dhe kapitullimit të Gjermanisë filloj terrori i madh kundër popullatës shqiptare. Nacionalistët ndiqeshin hap pas hapi dhe vriteshin në prita të organizuara. Si pasojë e tradhëtive shqipëtare dhe e agresionit qetnik Shala u kthye prapë nën robërinë sllave në vitin 1945, kështu që Ahmet Selaci me Bislim Bajgoren e me Ukshin Kovaqicen vendosen të projektonte një planë të ri të luftës pasi ata u dobësuan shumë. Kështu ata vendosen që të veprohet në grupe kështu që u themeluan këto grupe: 1. grupi i Ahmet Selacit; 2. grupi i Ukshin Kovaqicës; 3. grupi i Bislim Bajgorës; 4. grupi i Boletinëve; 5. grupi i Osman Bunjakut; 6. grupi i Hazir Gjakës.
Ky grupizim i luftetareve kishte sukses në Shalë por jo edhe në tërë Kosovën, kështu që për arsyet e mbrojtjës së tërë trevave shqipëtare dhe bashkimin e Shqipërisë etnike edhe gjatë viteve te pas Luftes se Dyte Boterore shtrohej nevoja e domosdoshme për bashkimin e të gjitha grupeve dhe çetave që vepronin në mbarë territorin e Kosovës dhe Shqiprisë.
Kështu pas gjithë atyre ngjarjeve patriot të zot mbajtën Kongresin e Pestë Ballit Kombëtar 25 korrik 1946, me qellim të krijimi të rrethanave të reja me kapitullimin e Gjermanisë u ndie nevoja të ndryshohej edhe emri nga Ushtria e Ballit Kombëtar në Ushtria Nacional Demokratike Shqiptare.

Divizioni i IBRIT
Në korrik 1946, ishte marrë inciativa për themelimin e " Divizionit të Ibrit" të Ushtrisë Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe si përgjegjës ishte caktuar Ahmet Selaci.
DIVIZIONI I IBRIT
Komandant divizioni: Zotni Ahmet Selaci, ndihmës tij Zotni Jusuf Boletini. Grupi i I

Komandant i Grupit të parë Faik Boletini, zavendës Agjutant Zotni Bislim Bajgora. Grupi i II

Komandant i Grupit të dytë Zotni Osman Bunjaku, zavendës Agjutant Hashim Basholli. Grupi i III

Komandant i Gripit të tretë Zotni Ukshin Kovaica, zavendës Agjutant Smajl Svarqa. Grupi i IV

Komandant i Grupit të katërtë Avdi Tashevci, zavendës Agjutant Musli Dumoshi. Grupi i V

Komandant i Grupit të pestë Ilmi Zariqi, zavendës Jetullah Rezalla.

Nuk i kemi rrokur armët për t’i dorzuar
Pas organizimit të mrekullueshëm të luftës guerile të trimave të Ballit Kombëtar vinte dimri dhe kështu që Bislim Bajgorës e të tjerëve i'u duhej strehim pasi që në shtëpia nuk mundeshin të kthehen, kështu që disa nga bashkëluftëtarët e Bislim Bajgorës zgjodhën fshatin Lupq të Llapit që të ngrinin dy bunker për të qëndruar këta trima gjatë dimrit që po i priste. Pasi u vendosën në bunkere, spiunët e asaj kohe i kishin identifikuar dhe kështu lajmërojnë ushtrinë jugosllave, dhe pas një pregaditje të njësive speciale jugosllave arrijn në malet e Llapit me 1 shkurt të vitit 1947 dhe rrethohen këta atdhetar: Bislim Bajgora, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku, Qazim Pakashtica, Rrahim Majaci, Nebih Zasella, Brahim Luta, Hajdin Haxhiu, Ajet Gjeli, Hazir Shala, Milazim Gllanasella, Faik Boletini, Hashim Basholli, Rrahman Selaci, Rrahim Isa, Hajriz Klinaku, Lam Igrishta, Sejdi Gllabari, etj...
Në mesin e forcave jugosllave kishte edhe "shqipëtar", keshtu njëri nga ata ka dëshmuar për tmerrin e asaj dite, ai ishte i ngarkuar nga komandanti i tij që të ishte i pari në vijën e frontit për arsye se mbante mitroloz, tregon se s'i i kishte thanë trimave “O vllezër a mund diqysh të dorzoheni e mos të vrahemi mes veti“, dhe keshtu ia kthen njeri nga trimat "largohuni ju që jeni shipëtar dhe mos na u ofroni leni sërbët sepse nuk i kemi rrokur armët për ti dorzuar“. Deshmitari tregon se aty kanë qenë të vrarë rreth 350 ushtarë jugosllavë, Dikur rreth orës 10 në mbramje Shaban Bunjaku arrin të qanë rrethimin dhe kalon në Samadrexhë ku në betejë bien në altarin e lirisë: Shaban Bunjaku, Hashim Basholli, Qamil Pakashtica, Rrahim Majaci, Nebih Zasella, Brahim Luta, Hajdin Haxhiu, Ajet Gjeli, Hazir Shala, Milazim Gllanasella.

te nderuar lexues mbi keto te dhena qe i kam publikuar kam te drejte autoriale shpresoj qe keto te dhena mos te keqeperdoren dhe te publikohen dikun se jam duke punuar qe te beje nje permbledhje dhe ti paraqes para lexuasve Shqipetar...Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Diskutim:Bislim_Bajgora"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ahmet selaci
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ahmet Bej Zogu
» Ahmet Zogu dhe fashizmi
» AHMET KRASINIQI,hero politik dhe i koncenzuesit.MAREZI!!!
» Berisha: Ahmet Zogu, burreshtetasi me i madh i kombit
» Marrèveshja Nikolla Pashiqit- Ahmet Zogut e Gusht 1924

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: