Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË

Shko poshtë 
+6
Sofra
besa-bese
tom sojer
azzurra
Adem Berisha
shaban cakolli
10 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyThu Oct 04, 2007 1:54 pm

DRURI I JETËS
LIliane Perrin-it,

Ajo vdiq në nëntor
dhe flamujt e fateve tona
i zbritëm në gjysmështizë.

Liliane Perrin-i,
medalon i përjetshëm
ne do ta mbajmë të varur
në kujtimet tona.

Ajo iku në nëntor
dhe vjeshta hyri me verdhësi
në visoret e ëndrrave
duke shkundur gjethet
në Drurin e Jetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyThu Oct 04, 2007 1:59 pm

Shaban edhe pse po e kam pak veshtir me te thir ne emere se gjithmon per nje njeri qe kan nje mosh me te madhe se timen i kam respektuar dhe i kurr nuk i kam thirr ne emer,por ne ket raste nuk po dij se si te te thirri ty kurnuk te njo mire,por kisha pas deshir te te them q'po shkruan shume poezi te bukura po me pelqejn shume.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Oct 04, 2007 2:01 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyThu Oct 04, 2007 2:00 pm

ËNDRRAT

Na mbytën ëndrrat
e dheut të huaj.

Edhe netve të pagjumë
bredhim të përhanshëm
hapësirave të bleruara
të vendlindjes.

Zgjohemi
me ëndërr në qepallë,
dhe ngrysemi me pjalm gjumi
në bebëzen e lulëzuar.

Vetëm një grusht

dhe Kosovë
do të na sjellë
pushimin e trupit
dhe qetësinë e shqisave tona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyThu Oct 04, 2007 2:02 pm

Flm.azzura,për vlerësimin,ndërsa më quaj ashtu pa vështërsi,sepse ashtu është emri im.
flm.dhe gjithë të mirat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyThu Oct 04, 2007 2:11 pm

NETËT PA GJUMË

Dhoma fle
po shtati im s´e ndjen qetësinë:
mendimet bredhin nëpër visore
qelizat ëndërrojnë sferat e dritës
ndërsa eshtrat parandjejnë se do të bjerë shi.

Në mua nuk ka qetësi
zemra troket në një portë
ku e dashura ime qëndis
pajënefëmijëve të palindur.

Në një ëndërr hap një dritare:
fluturat e ditës vërshojnë nëpër perde
dhe shëndrohen në fluska drite.

Zgjohem dhe shënoj në ditar:
notat e një kënge të harruar
në një legjendë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyThu Oct 04, 2007 5:12 pm

KROI I AHUT
Nën shiun plak
diku në mal
buron me curila
uji kristal.

Rrjedh uji ngadal
malit tatepjetë,
siç rrjedh nëpër vite
malli im për jetë.

Një ylber kujtimi
rrjedh nëpër mote
prej zemres sime
deri te zemra jote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyThu Oct 04, 2007 5:15 pm

DALLËNDYSHES
Shkonë kopshtin tim
këput veç një mollë
ma sill tí marr erë
të bëhem erë e saj.
Ma sill një lulëkuqe
me ngjyrë të flamurit
t´ma zdriti udhën
e shtegun nëpër terr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyMon Oct 08, 2007 12:33 pm

DHEMBJE
Ngricë përjashta e ngricë përbrenda
ku të gjejnë zemrat pak ngrohtësi
dashuriaku do të shkrijë?!

Duke pritur ata që ikin
duke priturata që s´vijnë
më të vocërr po bëhen fëmijtë.

Po GjetoBasho Muji kur do ta kapë thikën
për ta mbytur frikën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyMon Oct 08, 2007 12:41 pm

PARA XHAMISË SË MADHE

NË PRISHTINË

Në Prishtinë
para kafenesë"Besa"
Bërlyket shpresa për çdo ditë.

Para Xhamisë së Madhe
tubohetmëngjeseve rinia
për të shitur rininë e vet.

As me pishë as me qiri
kurkund s´gjen
mall më të lirë në treg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyMon Oct 08, 2007 12:44 pm

BOTA E TJETËRSUAR

Shekuj me radhë
po lind
ëngjuj dhe tiran.

Rruga ku takohen
shtruar me të zeza
mbretëri e tyre
shtrihet në varreza.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyMon Oct 08, 2007 12:48 pm

NË PRITJE

A do të kthehet ndonjëherë
si zog shtegëtar
ta marrë vezën e harruar
në pullazin tonë.

Si stalagmit mijëvjeçar
pres i shtangur
fluturimine tij nga vendlindja

unë Ago Ymeri vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyMon Oct 08, 2007 12:54 pm

VENDI IM
Natë për natë
shëtis visoreve me hënë
buzë lumit,
fushave me grunaja,
pyjeve të gjelbëruara.

Krojet gurgullojnë në gjuhën e këngës
bari pëshpërit
baladën për Rrushen e Rexhës,
era zgjon mallin
e fjetur në zemër.

Natë për natë
bredh bulevardeve të ëndrrës
dhe në shtëpi nuk arrij kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyMon Oct 08, 2007 1:43 pm

RRUGËT EMIA

Jam udhëtar
që kërkon Itakën e vet.

Meridianeve të Europës
shëtita,
nëpër hotele luksoze

kam fjetur

dheasnjë çast pushimi
nuk pata.

As buka s´pat shije
as uji i kroit
pa i prekur nëna ime.

Shesheve të qyteteve
u mungonte aroma e blirëve
të buzërrugëve të mia.

Dhe vazhdoj rrugën
dhe s´dikush më shtyn
e në Itakën time sárrij kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyMon Oct 08, 2007 1:46 pm

NË BRENDI

E sotmja
qan të nesërmen,
të dyja në shpirtin tim ndeshen,
unë mes tyre përpiqem
të arrij triumfin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyMon Oct 08, 2007 2:49 pm

Pishtar Drite
(Fadil Sylejmanit)
Pishtar drite
në qiellin eshqipeve
esjell pranverën në stinët tona,
ngrohtësinë në kujtime,
shënon vitet e dritës,
që arrijnë nga stërgjyshërit tanë.
Meshtar i të dielave tona
kur besimtarët
bien në gjunjë
tek predikon të ardhmen.

Qiri i Naimit
që shuhet për të bërë dritë
për poetin e tretur
në bardhësinë e letrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyMon Oct 08, 2007 4:10 pm

I HUMBURI

Kur deshi të kalojë
në pragun e dy stinëve
u rrëzua në gurin e moshës.

Buza i rrodhi qumësht
se ende dhëmbët e qumështit
sí ishin ndërruar çunit.

Tashti ndjek gjurmët e stinës
duke ëndërruar mustaqet emisrit
t´i rriten nënhundë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyMon Oct 08, 2007 4:19 pm

USHTRIMI I DURIMIT
Digjet si Ago Ymeri
përfjalën e dhënë
besë sot
a ka ndër burra?

Thinjat e durimit iu nxinë
dhe rishtas iu zbardhën
nën flakën e ftohtë
që digjet nëpër fjalë.

S´ka zjarr që ia pjek
kulaçin
që ia gatuan e bija e mbretit.
Ai do të kthehet
pas nëntë vjetëve
te nusja e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyMon Oct 08, 2007 4:23 pm

MALLËNGJIM
Motra kur u bë nuse
hapi portat e ngujuara
te një stinë e re.

Qerrja e kuqe me katër rrota kohe
kaloi mbi fëmininë e saj.

Motra iku!
Çzog do të këndojë
në drurin e manit
mallin e saj?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyTue Oct 09, 2007 1:09 pm

VALLË SI QENKA JETA?...

Valë,valë
moj valë lumi
nuk fle dot
nuk më zë gjumi
n´kokën time
vetëtima t´mdhaja
ma rrëmbyen gjumin
nga qepalla.

Buzë lumit tënd
kam ardhë
mi merr hallet
ti o valë.

Më tha lumi
ti or mik
s´mund të ibarti
jam i lig.

Nëse hallet

ty ti barti
rritem shumë
s´më zë shtrati.

Det o det
i thelli det
ti nder ujërat
që je mbret
kam një brengë
që më rëndon
vala jote
a e trazon?

Vala ime s´ka fuqi
tëtabarti
brengën ty.

I thash fushës
fushë,zonjushë
merrmë ca halle
po të duash.

Më thafusha
s´mund ti ndali
si durojnë
lulet as bari.

Mal,or mal
i madhi mal
më ndihmo
të heq këtë mall.

S´mund ta marr
edhe po desha
qenka i rëndë
se mbanë dot bjeshka.

Vallë si qenka
kështu jeta
gjithkush rroka
me halle t´veta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyTue Oct 09, 2007 5:04 pm

NJË RRUGë TINZARE

Në udhëkryqin e fatit
m´rrëmbeu një rrugë tinzare
të errëta qenkan ditët
dhe netët mërgimtare.

Atje është dashuria ime
atje buron sall jetë
nga do që kam shkuar
Kosovë askund s´kam gjetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyTue Oct 09, 2007 5:10 pm

ANOMALI
Si dje
si sot
mbjellim dhembje
nëpër glob.

Vërshojnë si lumenj
flasin nëpër kongrese
Çmime Nobel
ndajnë për Paqe
shtiren shumë të urtë
prodhojnë vdekje
prodhojnë luftë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyWed Oct 10, 2007 4:13 pm

FJALA JUAJ
Mbeta pa fjalë
atë ditën kur jam
nisur në jetë
rrugëve të pa rrugë
në dritë e mugë.

Në guvën e shpiertit
ndryer është qe një shekull
e betuar nëdritë qiriri
para ikones sate liri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyWed Oct 10, 2007 4:18 pm

DRUAJ

Druaj se djalli
me xixa stralli
na vizaton yllin
midis balli.

Vijnë pastaj hijenat
të grisin pelenat
e foshnjeve të pa lindura.
Këta klysh popi
soji e sorollopi
që të pijnë gjak populli
shekulli si ngopi.
Në këtë rreth harkor
të rrugëtimit mizor
vetëm lëmshi i fatit
na mbeti në dorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyWed Oct 10, 2007 4:26 pm

AS NË JETË AS NË VARR
Më humbi shoku i shpiertit
e zhdukën pa gjurmë
këlyshët eferrit.

Sështë askund
as në jetë,
as ndër varre
së´shtë më hieja e tij
ai s´´eshte askund
se është gjithkund
duke i dhënë shpirt
gurit e drurit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 EmptyWed Oct 10, 2007 4:30 pm

LETRA E NËNËS
Më çoi nëna letër
shkruar më kishte
me lotët e saj.

Liqe i pafundë
dukej pika e mallit
që derdhur ish
nëpër fjalë.

Më shkroi nëna letër
dhe një liqe malli
e ktheu në avull
vetëm menjë fjalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE
» Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne
» Mbrëmje e poezisë kushtuar Kosovës në Egjipt
» Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: