Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË

Shko poshtë 
+6
Sofra
besa-bese
tom sojer
azzurra
Adem Berisha
shaban cakolli
10 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyMon Oct 15, 2007 1:41 pm

NJË DITË KUR TË KTHEHEM
Kur të kthehem një ditë
Nga ky mall i ndryshkur
Do të mbjelli lule
Mbi varrin e gjyshit.

Në mal e në fusha
do të bëjë verime
Do ta puthi baltën
Kudo n´tokën time.

Do ta shfryej mallin
Që më dogji flakë
Në ndeja me babin
Dhe nënëloken plakë.

Dua të shuaj etjen
Që më ka përvëluar
Nën hijen eshelgut
Aty kam një krua.
N♪7 mes njerëzve t´mij
prore do të´qëndroj
Kam me u djegë-me u shkri
Më vendin s´e lëshoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyMon Oct 15, 2007 1:50 pm

Ç´PO BËJMË KËSHTU
Ditët ndjekin njëra-tjetrën
vjen një vit e shkel tjetrin
kokëthinjur,rrudhat në ballë
bredhim rrugëve mërgimtarë.

Hej,pse nuk veprojmë ndryshe
si i lëmë nëna dhe motra qyqe?
Si zogj të trembur bredhim vendeve tjera
shtëpitë atërore,na janë veshur
në ferra.

Fole lumturie
jashtë Atdheut nuk ka
ky kurbet djallërie
n´kokë., na ka shpërla.

Ku mbrohet Atdheu
aty ka shpëtim

Fushat e Kosovës
lëshojnë gjëmë,rënkim
dhe varret e të parëve
lëshojnë amanet për kthim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyMon Oct 15, 2007 1:57 pm

ATY RRON VEQ NËNA
Nën pullazet e vjetruara
Vende,vende lëshojnë pikën
E vetmuar rron veq nëna
Jetën e shoqëron me frigën.

Hedh shiqim nga arë e bukës
Përplot është mbushur kaçuba
E vetmuar rri pranë stufës
pa djema,pa çupa.

Rron me shpresë ne tue na pritë
Numron ditët e pleqërisë
Ithotë zemrës duro
Jeta bëhët domosdo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyMon Oct 15, 2007 2:01 pm

DHËMBJE

Zemrat mbeten pa dashuri
tokat prehen në thatësi.

Plot bar të egër
arat janë mbushur
Pleqt kujtojnë me mall kohën e shkuar
Fëmijët humbin shtatin
duke pritur atin të takojnë.

Pullazete vjetra
më nuk e mbajnë pikën
Trojet pa zot
bëjnë jetën bashkë me frikën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyMon Oct 15, 2007 2:09 pm

Shume e bukur kjo "Dhembje". Shume. Vazhdo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyMon Oct 15, 2007 2:10 pm

MALLI PËR JU
Seç´jam duke e bërë,një jetë të vështirë
n´kto dhena të huaja,këtu n´misir
n´vetmi duke u errë
n´vetmi duke u gëdhirë
ndër mend ju kam,onjerëzite mij të mirë.

Eh se ç´më dogji ky malli juaj
zemrën ma shkoqi,kjo tokë e huaj
si trung me zgavër,jam mbetë n´këtë
strehë
se mendje dhe zemër,i kam në atdhe.

N´këtë tokë të huaj,dielli s´po nxe
rroj në kohë të trishtuar,po vi duke u zbehë
më ndihmoni të kthehem,të rroi në fole.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyMon Oct 15, 2007 2:12 pm

Flm.z.Tom Sojer,ibëra një vështrim vargjeve tuaja dhe më pëlqyan shumë,vetëm përpara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyMon Oct 15, 2007 2:16 pm

Nje tjeter vjershe per t'u patur zili e per te te ngritur peshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyMon Oct 15, 2007 6:25 pm

Kjo malli per ju me pelqeu shume Shaban bravo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyMon Oct 15, 2007 8:39 pm

Më duhet të falemnderoj azzurren,per përkrahejen që po na jepdhe për këtë do të jetë i rrespektuar te ne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyMon Oct 15, 2007 8:47 pm

Shaban je njish ti lal nuk te ofrohemi ne ty afer ke pena e arte te lumte vetem keshtu nje dite do ja kalosh Naimit e Kadares.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyMon Oct 15, 2007 8:52 pm

ja nje e imja mos u hidheroni as mos qeshni

forum quhet ky vend
qe ka anaa e Naki hiq pa mend
qe perleshen dhe bertasin
qe nuk dine as vete se c'flasin
riki ka ligje dhe rend
e kam me gjithemend
ku per kunje tjetri te zhvesh
e polici ri e qesh .... vazhdone ju
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyMon Oct 15, 2007 9:36 pm

Po mos këtu o Naki,si në rubriken time hape poezite tuaja,ju duhej te hapni rubriken tuaj,pastaj ne te vazhdojme poezine ne
rubriken tuaj,po nejse,këtë poezi ta kam uzurpuar,nuk ta jap më.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyTue Oct 16, 2007 11:51 am

KUNDËR HESHTJES
Heshtja është më e rëndë se vdekja
kur fjalët të vdesin nëpër buzë
kështu përditë e lëndon jetën
as i gjallë,asi vdekur.

Kush i njeh mirë plagët e mija
se saloti im hidhur që pikon
por prap ndihem krenar
kur librin e dhimbjeve të popullit tim
shfletoj.

Dhe dua,dua të jetoj
asnjë vdekje të pa denjë s´epranoj
kundër rrethit çelik të heshtjes
që na qarkon
me forcën e vargjeve të mija protestoj.

Do të pranoj edhe majë kreshte
të jetoj
por për atdheun diq të veproj
ç,më duhet një jetë e zbrazët
dhe një vdekje që vdekjes s´i ngjanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyTue Oct 16, 2007 11:54 am

Shume e bukur Shaban shume poezi kam mesuar nga ti, por nuk e kuptova kuj ja kushtove ket kunder heshtjes mos vall vetes temde, me trego pse je ne heshtje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyTue Oct 16, 2007 11:58 am

PORTË E MBYLLUR
Përditë digjem,fort digjem
për shpresën tonë
në këto strehë të huaja vyshkem
as s´ju takoj,as s´më takojnë

Por jo,jo nuk zbehem
dëshirat më ndrydhen
ëndërrat më prehen
e shpresat më nxehen.

Do të qëndroj
shpresën s´mund ma vret kush
në pamje do të vdes i njomë
brenda i djegur shpuzë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyTue Oct 16, 2007 12:03 pm

flm.azzurra,po të them troq,unë i kushtoj poezi atdheut,dhe i vë në thumb të gjithë ata që kur atdheut i duhet një zë i fuqishëm,ata heshtin.Përndryshe unë nuk jam i heshtur aspak,jam shumë i hapur me njerëz të mirë,gjëthmonë i gatshëm për komunikim dhe veprim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyTue Oct 16, 2007 12:55 pm

ZI E JETËS
Unë pjellë e jote
larg çerdhës kam mbetë
po rroj me mote
i vdekur për jetë.

I shtrirë si kufomë
ndëgjoj tretjen e shpiertit
e malli në zemër gufon
Rinia më vyshket,duke pritur.

Guri pëlcet nga vapa
e zemra ime acar
as me gjumë,as me barëra
s´mund e shuaj këtë mall

E dijë shtegun,që më sjell te ti
por ka bërë hendekun,një gjarpër i zi,
andaj përditë e kërkoj vdekjen
të kthehem lule e paprekur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyTue Oct 16, 2007 1:04 pm

LOJA E ROLEVE
Kur u ngritën të munduarit
t´kërkojnë një djep shprese
në Evropë,të civilizuarit
po ju mbjellin vese.

Llomotisin fort ministrat
bëjnë zhurmë në ahengje
për të tjerët,mure ngrisin
i shembin për vete.

Evropianët ,me taktikë
kur duan me t´shtypë
në radhë t´parë zënë interesin
moralin
n´radhë t´dytë.

Seq i nxisin të munduarit
t´bëhen copa-copa
i nxë pritën të dëmtuarit
Stop,unë jam EVROPA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyTue Oct 16, 2007 1:22 pm

LETËR FSHATIT
Onjerëz të vendit tim
o bijtë e popullit trim
po ju shkruaj këtë shkrim
unë i juaji në mërgim.

Të gjithëve ju në fshat
në shpirt e zemër ju kam ngat
mërgimi fuqinë ma mori
po më shtypë si rrasë vorri.

Të lumtë ju për varfërinë
që me nderë ruani shtëpinë
që punoni tokën tuaj
nuk marshoni në dhe të huaj.

Punoni deri dielli të ju bie
uleni dhe çlodheni nën hije
bisedoni mes vete
për halle,për derte.

Kënaqeni me lulet e fushës
pranë fëmijëve pranë nuses
nën aromën e shtogut
ju shoqëron kënga e zogut.

Ju kënaq kënga e fëmijëve
melosi i fyellit të barinjve
blegërimat e qëngjit
uji nën kroin e shelgjit.

Balta e trojeve shekullore
buka e tokave pjellore
konaqet plot mysafir
kuvende me temë të lirë
Nëse më kujtoni mua
jam djegur e përvëlua
rroj me kujtimet e juaja
në këto toka të huaja.

Këtu nuk kam burim të kroit
këtu s´dëgjoi këngën e zogut
këtu nuk kam njerëzit e mi
këtu shoqëroj me vetminë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyTue Oct 16, 2007 1:29 pm

UNË S´DUA TË VAJTOJ
Jeta është diqka që vlenë
herë sjell lumturi,herë dhembje
por jeta si jetë
gjithëherë pret,një vdekje.

Vdekja shuan jetën
vallë,kush iadi ditën?
Sikurta ndieja se po vjen
do të isha përgaditur.

Të përpiqem deri atë ditë
me punë të shijoj jetën
vdekja që vjen e pa pritë
krijon legjendën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyTue Oct 16, 2007 1:34 pm

ME MALLIN E LULEVE

Shkëputa një lule
jashtë atdheut tonë
evura pranë hunde
por s´kish pasë aromë.

Në këtë tokë ku rritet
dhe këu lule i thonë
e kish pasur vlerën
kurorë për kufomë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyTue Oct 16, 2007 2:26 pm

I PENDUAR

Çdo lot që ka derdhur ,nëna për mua
janë ngri ndër shkrepa,ndër mal e gurë
vështirë me pritë,ndonjëherë me u gëzua
se loti i nënës,s´të len të qetë kurrë.

Sa male e fusha,i kam kaptue
aq larg Vendlindjes,aq larg shtëpisë
me pas ditë kështu që kam me u pendue
një hap jasht portës,sé kisha nisë.

Veq zemra e nënës ,mund me kuptue
sa është rrëpatë,dej n´rritje t´djalit
e në ditë t´pleqërisë,pranë mos me i qëllue
ndoshta s´mund ja gjejë,as gurët e varrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyTue Oct 16, 2007 2:39 pm

AKTORIT
(A.MOISIUT)

Moisi i shejtë,Moisi o burrë
aktor gjithënjerëzimi,që s´u trete kurrë
se nderë e nam,të dha mëmë Kavaja
aktor Evrope,me vepra të mëdhaja.

Që nga vegjëlia,artin e deshe
erdhe nga Shqipëria,mu në mes Trieste
me vete traditate Durrësit të lashtë
gjeni i skenës që studjoi në Grac.

Me Jozef Kaincin,aktor dhe mik
arrite kulmet e aktrimit skenik
interpretove Hamletin,Fedian,Romeon
e nderove,kurrë se harrove mëmëdheun.

Në Vjenë,Berlin,Njujork
kudo aktrove
deri sa në Lugano,përjetë pushove
Moisi i shqipes,aktor,i aktorëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 EmptyTue Oct 16, 2007 2:55 pm

NËN KTHETRAT E VARFËRISË

Plagë dhimbjesh në zemrat tona
shpresa të humbura çdo stinë
anë e kënd trojeve tona
dhimbje që zemrat nxinë.

Shko drejt Evropës
me dorëtë shtrime
në vend të lëmoshës
ndeshesh me krime.

Eh,njomëz varfnjake
me të bukurin shtat
për hirrë të një kafshate
ndeshesh me ndotësin në shtrat.

E që kënaq epshet
ajo qelbësirë
mbi shtatin tënd të freskët
moj varfnjake e mirë.

Mallkuar qofshin kohët
që bukë nuk kanë fëmijët
me manjakët detyrohen
për një biznes të ndyrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË   PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PËR TY DARDANË-RUBRIKA IME E POEZISË
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE
» Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne
» Mbrëmje e poezisë kushtuar Kosovës në Egjipt
» Kur fjongoja e poezisë mbledh shpirtin e botës Namik Selmani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: