Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jemi të gjithë ëngjëj..."

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14, 15, 16, 17  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:51 pm





Riza Çato


Natyrë e lodhur





Nëpër arat pa bimë e me rrodhe,

gjëmbaçi kudo mbretëron.

Lëndina rri heshtur, pa një lule.

Ti, diell, rrezet pse i largon?



Hëna djersitet mbi male,

mbi pemët dëbora gulçon.

Era kollitet si plakë,

natyrën e lodhur shqetëson.



Aroma e blirit e zbehur,

në ferrë manushaqja s’kundërmon,

pelina në mal është dehur,

natyra e lodhur rënkon.


Plakur në gjumë





Te pllaja mbi brinjë

heshtja mbretëron,

gur i pragut tim

rri dhe më shikon.

Çatia e plakur

thinja kish lëshuar,

pikat mbi tavan

harta kishin shkruar.

Dritaret symbyllur

ditë e natë gjumë,

oxhaku me gurë

tym e hi s’bën kurrë.

Dimri që do vijë,

do ketë veç furtunë,

çati e shtëpisë

do të qajë më shumë.

Mall i nënës plakë

tretet nëpër gurë,

shtëpi e braktisur

s’e kam fajin unë.

Atje ku jetoj,

më del shpesh në ëndërr,

sikur luaj mbi gurë,

sikur bëhem dhëndër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:52 pm

PROBLEMATIKA NË VEPRËN E Z.IZET ÇULLI
“Shumë dhelpra paska jeta”



nga Prof.asoc. Dr. Lavdi Hasani

(biolog)

Kalërimi së fundi i poetit Izet Çulli në labirintet e gjinisë fabulistike tregon tashmë se ai është në gjendje jo vetëm të të mundësojë të kuptosh atë që shikon, por edhe të shikosh atë që kupton.Të operosh suksesshëm në fushën e fabulës, do të thotë të jesh një snajper i armës me qitje jashtë fushës së shikimit, por, në skutat më të thella ku mendimi dhe gjykimi gjejnë strehë, prehje e ngushëllim. Kjo është fabula, këtu qëndron vështirësia e njëherësh vlera e punës së poetit, ashtu siç e shpreh edhe ai vetë në fabulën “Letra dhe libri” ku u thotë fletëve të librit:

…moj të dashurat e mia,

s’bëhet ashtu llogaria,

mos m’u shitni shumë të rënda,

shihni arin…që kam brenda…

Ashtu, pa kuptuar, por fuqishëm, si një murtajë që gjuan me “kënd të vdekur”, edhe autori në këtë përmbledhje fabulistike fshikullon pa mëshirë vese të kohës, njerëz butaforikë, zyrtarë sharlatanë, kokëboshë e mendjelehtë. Ai bën apel për të ruajtur e zhvilluar vlerat e traditat kombëtare, për t’i qëndruar afër e pranë të mençurit e të urtit, për të mos harruar trojet e të parëve, për të qenë gjithmonë vigjilentë në jetë ndaj atyre që s’kanë moral, që s’kanë ide e karakter.

Le të bëhemi bashkudhëtarë me autorin në këtë libër për të vërtetuar sadopak atë që parashtruam më lart: Duke dënuar amullinë, që ekziston aktualisht në shoqërinë tonë, në fabulën “Kontratë me fabulistin” autori shkruan se kjo amulli është aq origjinale dhe e ulët sa e kanë zili edhe kafshët kur thonë:

…të na çonin neve /në botën njerëzore,/atje kishte sjellje/mëse kafshërore…

Fabulisti e do vlerën, e çmon madhështinë paçka se ajo për shumëkënd mbase është e padukshme. Kështu, në fabulën “Kur lind dielli”, ai vlerëson produktivitetin kur shkruan:

…dashi pa zhurmë e këmborë,/ashtu si herët e tjera,/lexuesit i vë në dorë,

një botim me shumë vlera…

Por atij nuk i pëlqen kurrë as nënshtrimi dhe as servilizmi apo kapja ngushtë e tjetrit, kur në fabulën “Mustaqet” shkruan:

…Vrap e vrap macja e zuri/miushin pranë haurit… e i thotë atij:

- Mustaqet të hirshme shumë i ke ti, a i kam unë? – Pa më thuaj pak, o mi?

Dhe miu i përgjigjet: - Tani dihet, i ke Ti…

Nga ana tjetër, këtu autori nuk e pranon as shfrytëzimin e epërsisë së dhuruar apo atë të çastit ndaj tjetrit.Fort dhe bukur ironizon zyrtarët butaforikë, kur në fabulën “Tigri ministër” shpalos dialogun:

Zyrtari i thotë derrit -roje për gomarin: “si e le këtë të prapë,/të presë gurin grap e grap?

E derri roje i përgjigjet:

Nxirre ti, shoku ministër,/ ti ha grurë, në hamë misër…

Si njohës i thellë i universit njerëzor, gjë që ia mundëson edhe profesioni i mjekut, poeti zbulon në këtë univers hapësirat e gjera për të shpalosur vlerat e tij gjithësecili, pasi çdokush është i nevojshëm e i dobishëm në këtë botë. Më kuptimplotë kjo ide shpaloset në fabulën “Truri dhe kafka”…

…I lëshohej truri kafkës: -Drejtoj botë e univers…?!/- Ç’do të ishin thelpinjtë e arës, - ia ktheu kafka poa mbulesë…

Me të drejtë revoltohet poeti kur sheh që dikush në kohën dhe vendin jo të duhur ka atë që s’duhet. Kështu, në “Garë në fermë”:

…tha luani …gjë e rrallë,/ gajdhulet me celularë. /Lum si ne moj AMC, do flasim dhe në ËC…

Ai ngre lart vlerat e lirisë dhe traditës, pavarësisë nga e keqja, etj…

Te fabula “Ti je e varur…” I tha ashensori shkallës: “Për shpejtësi më vjen anës, njerëzit i bëj veri, zik-zaket po t’i lë ty.

“Na moj, na se na këpute, /te kjo pikë pse po ngute? S’më tremb asnjë lloj rrebeshi, /zotrote varesh nga KESH-I!…”

Lexuesi këshillohet të respektojë origjinën dhe të ruajë traditën e logjikën, kur në fabulën “Truri dhe mendimi”, ndërsa mendimi thotë:

“E bredh botën anembanë, ndaj nuk rri dot me babanë…” dhe truri (I urti, llogjika) i thotë:

“More bir, shko ku ke punë, /veç bëj si të mësoj unë, /kthehu prapë në gjirin tim, /ke nevojë për karikim…

(Këtu mund të shkonte dhe vargu: se do të ngelesh jetim.)

Duke u radhitur në barrikadën e të drejtëve, autori tërheq vëmendjen që kjo s’mjafton. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm, sidomos ndaj politikanëve dhe politikanëve të sotëm zhgënjyes. Te “Stimulimi” thuhet:

…Mblodhi kafshët një kangur/në pyll nga qenë e nga s’qenë,/të mbillni tërshërë dhe grurë, /për verë t’i kenë… e gjegjet:/diskutonin kafshëria:

- Ta ketë me të vërtetë,/ apo ka hallin e tija /që të shpallet deputet?!…”

I prekur me të drejtë nga plaga e kohës – kurbeti – ku e çuan këtë popull ai çon kushtrim atdhetari: “Kthehuni në atdhe”, kur në fabulën “U vunë në ikje…” shkruan:

- Edhe ne, -foli një bletë, /-na ndan puna herë pas here,/ por diç është e vërtetë, /mbrëmja na zë në koshere…

Nuk duhet dhe nuk mund të pajtohet poeti me shumë pseudointelektualë pa karakter, punëpak e fjalëshumë, por që arrijnë të përfitojnë në këtë vorbull e të bëjnë karrierë. Për këtë ai i fshikullon dhunshëm në fabulën “Dyndje” ku shkruan:

Ç’krahasohesh me gomarë, /ata bëhen kryetarë./Ç’më zënke në gojë qentë,

ata shkojnë në parlament…

E kështu, urtë e butë poeti na çon në gurrën e popullit. Të freskohemi atje ku buron dituria e mençuria. Të rrimë e të rrimë aty sa të vijmë në brazdë, sa të bëhemi ata që duhet, të dobishëm e të vlershëm. Te “Plugu në vijë” ai sugjeron:

Tej tek arat, vëzhgo, pak,/ demi rri me kaun plak,/një me forcë e një me dijë,/u vete plugu në vijë…

Gjirokastër më 06.03.2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:53 pm

Lajmotivi i thirrjes

Muhamet Nelaj, poet, Tiranë



Të nderuar këngëtarë të shpirtit njerëzor që jeni mbledhur në këtë tubim.

Ju përshëndes të gjithëve në emër të degës së “Pegasi” të Lidhjes së Tiranës. Tungjatjeta të gjithëve!

Ky fillim viti, siç duket qenka një ogur i mbarë për prodhim të bollshëm letrar. Libri poetik i autorit Asim Peta po kumbon si çangë dhe jehona e saj kapërceu male e fusha dhe ka ardhur deri në Tiranë dhe na ka zgjuar, duke na thënë: “Ej, ju, bashkudhëtarë, mos flini, por zgjohuni dhe filloni punoni se koha s’pret:”

Dhe përnjimend koha s’pret. Ajo s’ka të çmuar nëse e çmon. Dhe poeti Asim nuk priti pranverën, por, duke prishur gjumin dimëror, bash në pikun e tij na dhuron ne lexuesve këtë libër me poezi “Muzgu i thyer” duke thyer kështu atë monotoninë e zakonshme që kalojmë në kohë muzgu. Poeti në këtë libër, nëpërmjet personazhit lirik do t’u thotë lexuesve, njerëzve: “O njerëz, thyeni muzgun e mos flini, por përgatituni për ditën e re, për ardhmërinë…”

Ky, ndoshta, është dhe lajtmotivi kryesor që mesazhohet në vepër nga autori Asim Peta.

Të nderuar pjesëmarrës, më lejoni që analitikën time të “Muzgut të thyer” ta trajtoj nga një këndvështrim, nga i cili më ka bërë shumë përshtypje e s’mund të rri pa e trajtuar. Heroi, apo personazhi lirik i poezisë së Asim Petës mbart dhe përhap shumë aromë vendlindjeje, aromë Labërie, por jo vetëm aq. Poetit i dhemb çdo pjesë apo gjymtyrë e lisit shqiptar. Përjetimi i tij rreh për gjithë tokat e coptuara, për Strugën e bukur, për Hyjnoren shqiptare, nënë Terezën. Por, ç’na serviret më qartë në këtë “Muzg të thyer”?

Ja se çfarë. Që nga fillimi e deri në fund, në çdo poezi, ashtu si nëpër çdo luginë, ndeshemi me një karakteristikë të atillë saqë ndjenja e dashurisë për vendlindjen i vokalizohet në një tonalitet të amshuar, saqë merr trajtën e lajtmotivit, i cili bëhet shkak për dukuri të pamata. Lajtmotivi i vendlindjes, i cili e kaplon në çdo anë të horizontit ngado lëviz.. ngado ku shkon (dhe jo vetëm ai), ku kërkon, ku hulumton ose personazhi lirik është përherë duke udhëtuar nëpër livadhe. E si mund të humbë referimi nga lëndinat e fëminisë, nga Margaleja, nga Lisi i Kishës, nga Shtëpëzi. Prej aty mori a.b.ce në bashkë me qumshtin e gjirit dhe u kthye në dashuri prindërore, mëkuar me aromë dehëse lëndinash dhe bejte origjine, siç shprehet autori Asim në poezitë e tij “Nostalgjia ime hap perden” dhe “Unë”. Këto dy poezi janë kanatet e para të dritares, të cilat lexuesi i hap për të parë se ç’ka natyra jugore shqiptare e poetit. Dhe ecja jonë vazhdon…. E gjatë kësaj ecjeje s’ka se si të shpëtojë pa kapur ngjizja e lajtmotivit të vendlindjes me atë të shpirtit plot pathos patriotik, ngjizje, e cila krijon atë tharmin substancial, i cili e bën autorin që sado amplituda të ketë atij i tendoset më shumë ndjenja e shqiptarizmës. E, pa ato, o njerëz, më thoni ç’poet do të ishte Asimi? S’kishte se si të ndodhte ndryshe, kur ai “rrugën e nisjes” si virgjëri shprese e kishte marrë tashmë. Kalon nëpër "vendstacionet” e jetës, ashtu i çiltër, siç është dhe me zjarr në gji, por me mendim të ri, për ndryshim të madh, ndryshim të cilin e kërkon epoka e re.

Dhe bazhdojmë më tej ecjen, rendim pas gjurmëve të personazhit lirik e befas ato të çojnë nëpër shpatet e lëndinat e malit të Shpirtit të gjerë, në trëndelinat dhe çajoret e maleve të Labërisë, të Lunxhërisë dhe supet pluhurosen me nektarin jetësor të vendlindjes së poetit. Jehona e Çajupit së bashku me gurgullimën valore të Drinosit i çojnë selam edhe Strugës, atje në breg të liqenit pa kufi. E Struga jep përgjigjen me dy pika lot për faqe. E si të mos egzaltohesh deri në dehje, i dashur lexues, kur autori Asim përjetimet i transformon me mesazhe shqiptarizme. Këto gjejnë shprehje shumë bukur në poezitë “Tokë e coptuar” dhe “Në Strugë”. Dhe sinkroni madhërohet me të madhërishmen me shumë jetë kushtuar Hyjnores shqiptare: Nënë Terezës, për të cilën poeti Asim shprehet:

Krijesë e Zotit

me shpirt të pasosur,

me mendim të shenjtë,

rrugë me shpresa të reja

për botën e turbulluar.

Virgjili i madh ka thënë: “Penda e argjendtë, mbjell trëndafila të argjendtë”. Ndërsa ne shqiptarët themi: “Dardha bie nën dardhë”. Dhe poeti Asim le të fluturojë sa të dojë e ku të dojë nëpër ajri, vetëm nën hijen e dardhës dhe lisit labo-shqiptar do të bjerë, ndërsa lexuesi do të kënaqet me aromën e trëndafilave të argjendtë të poezisë së tij.

Faleminderit poetit Asim.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:53 pm



Agim BASHAJ



OPINION





“ LOTI I DIELLIT” ose përjetësia e një pengu njerëzor



Jo duke marrë përsipër patriakun e kritikës së mirëfilltë shkencore a letrare , dhe as më shkon në mëndje se gjithshka thuhet dhe përjetohet në një libër , mund të shprehet ndonjëherë. Por duke besuar në mënyrë fatale , se ç’do fjalë e peshuar vjen në kohë të duhur , e për më tej ç’do libër të shkruar , në vetëdije përherë e kam përjetuar më tepër se një festë të mezipritur . E, kur kjo vjen në një kohë të hidhur e të dëshpëruar , sadisfaksioni tek mua shumëfishohet. Po kështu , kur një ditë , në një vitrinë diku , lexova “Loti i Diellit” në kopertinë , metafora e titullit më zgjoi instiktivisht bashkë me shtysën për ta marrë , dhe një shumëkuptimësi , që në krye ishte dhe paragjykuese .

Kur shqiptarët në fillim të viteve ’90 , të detyruar ekonomikisht u larguan, në mënyrë masive duke zbrazur në përmasa të mëdha territore të tëra ,vatrat dhe trojet e dheut mëmë , ishin të paktë ata që pas kësaj besonin se tradita letrare e kultivuar përmes një historie sa tragjiko-historike, aq edhe aksidentale dhe të dhimbshme , do të vazhdonte të sillte një përmasë të re në shpirtin dhe botën shqiptare dhe në përgjithësi në dimension human. Por , në krahun tjetër ishin të shumtë ata , që përtej kësaj drame shqiptare , shihnin me optimizëm një vizion më të gjërë , më të larmishëm gjithë kombëtar . Këta të fundit koha e tregoi se kishin të drejtë. Prapa tyre erdhi si një shok dhe mik i besës letërsia. Ajo udhëtoi dhe u rropat bashkë me ta, nëpër monopate mes pyjeve, në majë malesh dhe kreshtash të mbuluara me të ftohtë e dëborë, nëpër shtigjet e verbëra ku gremiseshin kapronjtë, i orientonte të gjenin drejtimin nëpër mjergull, bashkë me ta dhe shumë – shumë, ju mbajti të ndezur shpresën edhe kur i lanë fuqitë për të udhëtuar. Duke i bërë kështu një sfidë të shumëfishtë realitetit aktual, vulgaritetit dhe dobësisë njerëzore. Dhe kjo sfidë, zbuloi kurajon dhe një dinjitet të veçantë te njeriu, që instiktivisht kujdeset të lërë pas vetes si trashëgim shpirtëror tek fëmijët, nipërit , stërnipërit. Edhe në këtë kontekst, u kujdesa të lexoj dhe romanin më të ri të shkrimtarit P. Loli, “Loti i Diellit”. Është e papranueshme dhe tmerrësisht tronditëse për autorin vetë dhe për gjithkënd shfaqja e fenomeneve të shkatërrimit të familjes, të trafikimit ilegal, dhe të prostitucionit. Kur një autor abstragon kufijtë gjeografikë, duke i vendosur në një ekzil, të përkohshëm apo të përhershëm, letërsia e tij e kalon identitetin kombëtar. Por në romanin që kemi në dorë, të autorit P. Loli, nuk ndeshim abstragim kufijsh, por të kundërtën, konkretizim, përveçim të tyre. Pikërisht ky lloj të shkruari racional, të çon tek përjetësimi maksimal i ngjarjeve, episodeve dhe fakteve rrënqethëse të romanit. Në këtë rast, vetë ndjenja e mëshirës, dhimbjes, dëshpërimit, apo respektit e adhurimit drejtohen te njeriu konkret. Faktet e romanit, që janë ngjarje të vërteta, të mbërthejnë, aq sa nuk të lënë të marrësh frymë e të shkëputesh asnjë çast prej tij. Duket se që në fillim autori pranon parajsën, që parakupton jetën e qetë të njeriut të mirë, që me punën sjelljet, veprimet dhe praktikën jetësore të tij, ka fituar një vend të tij në shoqërinë e të tjerëve, në kodin normal të shoqërisë. Tej në varrezë, ai varri i veçuar prej të tjerëve, për më keq, është dhe i hapur, tregon se përtej dhimbjes shpirtërore, tej dramës së prindit, njeriut , është kodi moral i shoqërisë. Autori P. Loli , nuk do të dëshironte ai varr të ishte atje, i hapur dhe i zi; si vetë e keqja , djalli. Fatëkeqësisht në jetë ekziston një divorc i tillë, ku jeta ndahet prej së keqes, shprehet në mënyra të ndryshme; që simbolizojnë ndëshkimin. Në roman sundon teknika e suspansit, ankthi i padurimit për të mësuar fundin. Subjekti i romanit shtjellohet në dy linja; që në të vërtetë janë përmasat reale të një drame shpirtërore, psikologjike, shoqërore dhe më në fund është drama e ndërgjegjes së një shoqërie të tërë, që siç pohon vetë autori – reziston dhe triumfon mbi të keqen. Nuk është thjesht drama e personazheve të romanit, por është njëkohësisht përmasa e revoltës dinjitoze e krejt shoqërisë që me vetmohim lufton, përçmon dhe përbuz vese të tilla. Nuk mund të mos veçojmë në roman edhe një farë karakteri informues. Me anë mjetesh dhe detajesh të gjetura në roman, te pjesa “Dy vrasës sykaltër” , përshkruhet dhe jeta e vështirë e njerëzve emigrantë . Përveç edhe disa të metave dhe dobësive, që nuk mungojnë edhe në këtë roman, “Loti i diellit” është një libër i ri, që më tepër se për vlerat artistike , vjen në një kohë të domosdoshme , sepse inkurajon në mënyrë të përkorë atë traditë të vyer të familjes shqiptare, që përpos bjerrjes që ka pësuar në opinion, shquan dhe fiton trajtat e vërteta të saj. Lexuesit shqiptar do t’i duhet në bibliotekën e ndërgjegjes edhe ky libër. Ashtu sikurse mund t’i anashkalosh, kësaj metafore prej dielli, i pranishëm mbetet një detyrim, që thjesht mund ta quash “përjetësi e një pengu njerëzor . . .”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:53 pm

Pegasi Nr 22. Korrik- Gusht 2005



Editorial



A mundemi të organizojmë një shkëmbim të tillë vlerash?

Kristo Stoja, Z/vendëskryeredaktor



A mundet Lidhja e Krijuesve”Pegasi” dhe Gjirokastra, Jugu të organizojë një takim letrar në rang kongresi, ndoshta më shumë se ballkanik?



Kohët e fundit si rrjedhojë e rritjes së nivelit letrar, shkëmbimit universal të vlerave në organet letrare respektive si dhe të konkurrimit dinjitoz të anëtarëve të “Pegasi”- t në disa konkurse edhe botërore, ku janë fituar disa çmime, si dhe të publicitetit të veprave dhe substrateve letrare në rreth 150 vende të Botës nga shumë simotra e veçanërsisht nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe poetëve “Zbardhësi” të drejtuar nga shumë e nderuara dhe e respektuara poetja me nivel bashkëkohor znj. Panajota Zaloni , është kërkuar që në Gjirokastër të zhvillohet një eveniment i Letërsisë, në rang Kongresi. Kjo ndodh, kur kohët e fundit Gjirokastra, kjo perlë muzeale arkitektonike, që mbart vlera të pallogaritshme, u fut në listën e pasurisë botërore. Për të arritur në këtë stad u deshën rreth tetë vjet përpjekje të shumanshme letrare dhe sakrifica të panumërta për njohje, lidhësi, reklamim e tjera. Në disa antologji, disa poetë të “Pegasi”- t kanë merituar e justifikuar denjësisht faqet me krijime të nivelit nëkëto antologji. Gjithashtu edhe organizmi i disa veprimtarive të mëdha nga Lidhja e Krijuesve “PEGASI” dhe të publikuara në organe letrare me temë “Oaz i madh poetik” në Gjirokastër të Shqipërisë shkruar nga Efthimios Haxiioanu për prezentimin e librit “Vajza lakuriq” roman i Nikos Athanasiadhit, “Iliana jeta jonë përfundon tek tanket” prezantim i romanit të Dino Kubatis, evenimentit që gazeta “Zëri i Salaminës” i kushtoi tre faqet e saj. Po kështu për veprimtaritë e Lidhjes “Pegasi” si e vetmja Lidhje që jep tonin letrar në Jug e më gjerë dhe punon për shkëmbimin universal të vlerave letrare dhe përkujdesjen në botimin e më shumë se 800 librave në gjini të ndryshme letrare është publikuar në informacionin që jep ATSH në shumë vende që ka lidhësi. Shumë anëtarë të Lidhjes kanë bërë shkëmbimin universal të vlerave duke botuar librat e tyre në gjuhë të huaja. Në gazetën “Pegasi” janë propaganduar krijimet e shumë poetëve nga Ballkani, Evropa dhe Bota, kjo falë edhe lidhjeve si dhe dërgimit nga poetë të ndryshëm të veprave të tyre për bibliotekën e Lidhjes “PEGASI”.

Përvoja e organizmit të Kongresit të Shkrimtarëve “Olimpiada e Shkrimtarvëe” Athinë 2004, tregoi parasëgjithash se një një shtet i moderuar jep kontribut të padiskutueshëm për të administruar produktin shpirtëqror dhe ndjenjësor që prodhon arti magjik i Letërsisë. Kjo përvojë do të transmetohet në vitin 2008 në Kinë. Duhet theksuar se Kryesia e Lidhjes së Krijuesve”PEGASI” ka filluar përgatitjen për këtë eveniment, duke studiuar anën teorike, organizative si dhe planin ekonomiko - financiar për suksesimin e këtij evenimenti. Gjithashtu kanë filluar kontaktimet me kryesitë pushteteve vendore, sidomos në Jug, me bizesmenë dhe admiruese simpatizantë të “Pegasi”- t e të letërsisë. Neduhet ta ngrëmë këtë eveniment nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, ndaj duhet të përgatitemi seriozisht që në vitin 2006 ta realizojmë me sukses. Mundësitë janë, veçse duhet përgatitje serioze e gjithanshme që Gjirokastra për tre ditë të ndiejë se gjithçka të konturuar e ka të bukur. Dhe një nga muajt m ëtë bukur për të zhvilluar këtë veprimtari padyshim është muaji maj i vitit 2006…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:54 pm

Petro Dudi





Panajota Zalonit

ose
PËLLUMBESHA E THINJUR





Me sytë e ballit

ta shikoj portretin.

Mos thuaj se s’të kam parë.

Me syrin e zemrës

në zemër të shikoj,

të shikoj folenë e frymëzimit.

Ti ngjitesh, ngjitesh.

Herë më ngjan si Safo,

herë si Zhorzh Sand;

mos thuaj se s’të shikoj

me sytë e ëndërrimit.

O penë e bukur,

o penë e virtytshme,

Muza jote

patjetër

ka diçka të perëndishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:54 pm

NJË BOTIM INTERESANT ME SHUMË VLERË NË LETËRSINË E HAPUR



“Ua kushtoj korifenjve të Letërsisë Botërore, që morën pjesë aktive në Olimpiadën e Shkrimtarëve të Athinës 2004, ku kishte kënaqësinë ta organizojë revista letrare “Keleno” me revistën “Nea Ariadhni” nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

Dedicated: To the leadings of the Universal Literature ëho have attended the Congress “LETTERS OLYMPIAD, Athens 2004”, ëith has the joy to organize my literature magazine “Keleno” ëith the magazine “N. Ariadne”under the shield of the Ministry of Culture of Greece.



Pas 36 botime të sukseshme në gjini të ndryshme, e kryesisht në poezi, poetja Panajota Zaloni, drejtore dhe botuese e revistës letrare tremujore “KELENO”, del para lexuesve me një botim interesesant në disa gjuhë si: anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht shqip, kinezçe, turqisht, rusisht dhe arabisht. Ky është libri i 37 i saj dhe me një specifikë të veçantë. Një kontribut i madh për shkëmbim vlerash universale. Në këtë përmbledhje poetike disagjuhëshe, në podium nderi gjuhësor përfaqësohet edhe gjuha e bukur shqipe, siç shprehet vetë poetja Zaloni për gjuhën tonë.

Në këtë përmbledhje poetike disagjuhëshe ne përfaqësohemi me shqipërimin e tetë vjershave të bukura të Zalonit si: “Në një botë të bardhë”, “Para se të kryqëzohesha”, Dritë greke”, “Përse?”, “U jam mirënjohës fjalëve”, “Gjer”, “Një argjend dhuratë në portën tënde”, “Duhet të rroj”. Këtë shqipërim e kanë realizuar poeti Kristaq F. Shabani dhe përkthyesi, studiuesi Kosta Gaxhoni. Në këtë ndërmarrje të guximshme, me një titullim domethënës, kanë marrë pjesë për përkthimin në gjuhët e mësipërme:



In french: by Mr. Antonis Zalonis

In Italian: by Mr.Elias Vlachos and Mr.Anastasios Andreu, In Spanish: by Mr.Virginia Rhodas, in Albanian by Mr. Cristaq Shambani, Kostas Gazonis, in Chinese by Hsu Chi Cheng, In German: by Mr. Kleanthis Zoumbos, in English: by Mrs.Vassiliki Kalahani, Mr. John Francis Misset, Mrs Maria Zaloni, Mrs. Zacharoula Gaitanaki, In Arabian: Mr Vasiliou Psaronis, In Turkish: Kleanthis Zoumbos.



Në parathënien e vet poetja shprehet: “Të sjellwsh poezinë me fjalët e një gjuhe të huaj në gjuhën tënde është, besoj, sikur të ndwrmarrwsh të sjellësh një vend natyral nga një shtet të tjetrin dhe të duash të ta pozicionosh në mes të të çuditshmes, mahnitëses. Dhe në se e arrin, pas pak, ajri tjetër do të ulet nga malet dhe deti .Edhe në se nuk merr malet dhe detet, por idenë e realitetit dhe të ndjenjës të vendit natyror që të ndjenjëzon. Pra, për këtë poezia nuk përkthehet ndryshe, por rishkruhet në shikimet e poetëve…

Kjo është përkushtesa e librit “Paqe… Friksoheni! Pece…I am araid! Botuar nga “Ksasteron”. Kjo është nismë madhore që duhet të publikohet dhe i shërben shkëmbimit universal të vlerave dhe tipizimi në përkushtesë i vetë poetes është tepër origjinal.

Aleksandra Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:54 pm

Me flakën e krijimit



Në antologjinë”Me flakën e Krijimit”botim voluminoz letrar me krijimet e disa poetëve nga Greqia dhe bota merr pjesë me faqe të veçantë poeti Kristaq F. Shabani me poezitë në gjuhën angleze “On the edle of a dream”, “Chlorophyll in action” dhe “Released to the sky” si dhe botohen dy vjersha nga Mirela Dudi e Izet Çulli. Vjersha e Mirela Dudit “Ëhat I’m going to do? Dhe Izet Çullit “Akropol, Akropol (në greqisht). Kjo ëhtë një nismë që është thelluar.



Kanë botuar në faqet e revistës “KELENO” anglisht e shqip: poetët Kristaq Shabani, Petro Dudi, Izet Çulli, Mirela Dudi, DinoÇiços Jorgo Telo, Riza Lahit, Hadër Mevlani, At Theodhori Nikolla, Fatmira Leka, Andromaqi Pulla si dhe një sërë përkthimesh të Kosta Gaxhonit.

Janë publikuar veprat e Kristaq Shabanit, Petro Dudit, Mirela Dudit, Andromaqi Pullës, Fatmira Lekës, Janaq Janos e tjerë.

Jonida Nika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:55 pm

PROBLEMORE



“Ktheni sytë e lexueshëm nga miku juaj i bukur LIBRI”

A është i nevojshëm të organizohet një PANAIR- EKZPOZE LIBRI “PEGASI 2005” NË GJIROKASTËR?

Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e kryesuar nga z. Fatmitr Toçi, organizoi, para do kohësh, edhe në Gjirokastër një panair Libri, i cili vijoi si traditë rreth tre vjet, por kjo traditë u fashit. Mbi Gjirokastrën, u anatemua se s’paska lexues? Por duhet thënë se kjo nuk është gjendja reale. Lexuesi gjirokastrit kërkon nivelin. Përvoja ka treguar se shumë autorë vendas kanë tregtuar librat e tyre në Gjirokastër në sasi të konsiderueshme!

Panairi rizgjoi dëshirat e lexuesit intelektual gjirokastrit. Në vitin Maj të vitit 2000 u fillua për herë të parë dhe u zhvilluan një sërë veprimtarish, ku edhe Lidhja jonë dha një kontribut modest në ekspozimin e Librave të saj dhe të Krijuesve të Jugut,po kështu Bashkia e Qytetit dha një ndihmë të konsiderueshme për zhvillimin ekëtij aktiviteti prezantues.. Duhet thënë, se të paktë janë ata që janë specializuar për distribuimin e librit, publicitetin dhe tregtimin etij. Është ky një art i veçantë. Sa suksesshëm para tre vjetësh dha aplikimi i tregtimit ambulant të librit në Plazhin e Durrësit, ku pushuesit e jashtëm, kosovarët e tjerë, ishin të etur për librin shqip!

Një e metë thelbësore e shprehur, e cila nuk u mbajt parasysh mirë edhe në organizmin e tretë për prezantimin e krijuesit jugorë, të cilët botojnë në Shtëpi botuese, që nuk janë anëtarë në Shoqatën e Zotit Toçi, nuk i ekspozojnë apo i tregtojnë librat e këtyre krijuesve dhe si rrjedhojë edhe interesi i krijuesve ra.

Për të krijuar një lidhësi sa më të mirë me lexuesin e për t’u njohur me botimet e këtyre shtatë - tetë vitet e ekzistencës së Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, ne do të organizojmë në muajinTetor 2005, në Gjirokastrë, në Qendrën Kulturore “Dorian” një PANAIR EKSPOZE TË LIBRIT TË KRIJUESVE TË TREVËS JUGORE DHE TË ANËTARËVE TË “PEGASIT”, BRENDA DHE JASHTË VENDIT. Kjo përvojë do të ndikojë së tepërmi në njohjen e librit të ri, në kontaktimin me shkrimtarët, poetët, studiuesit, përkthyesit e TREVËS SË JUGUT E MË GJERË. Ne e dimë mirë që organizmat e pushtetit vendor nuk do ta japin ndihmesën në organizimin e kësaj veprimtarie duke vazhduar gjumin letargjik, pasi dhe fondet që akordojnë për bibliotekat janë minimale , për të mos thënë që s’ekzistojnë dhe krijuesit për evidentim në fondin historik i falin dhurata shtetit që akordon fonde!Këtë veprimtari nemendojmë ta organizojmë dhe në Përmet, Këlcyrë,Tepelenë dhe Fier.

Muharrem Kamani, sekretar për Informacionin letrar i “Pegasi”-t

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:55 pm

Pse gazeta letrare “Drita” e ka pasur të vështirë të zënë në gojë Lidhjen e Krijuesve “PEGASI” Gjirokastër?

Pse nuk ka botuar apoka botuar shumë rrallë krijime nga anëtarët ekësaj Lidhjeje perstigjioze letrare që krijimet e saj i botojnë revista letrare jashtë vendit, apo që shumë prej krijuesve tanë kanë fituar çmime? Kjo është një pyetje domethënëse. Në vitin 2002, në “Lulet e Verës” shumë shkrimtarë dhe poetë të Lidhjes së Shkrimtarëve të ardhur nga Tirana, e në pozicionimin e shkrimtarit të afirmuar vite më parë në rregjimin e mëparshëm, u befasuan nga organizmi i “Sofrës përmetare” ,e cila u realizua nga Lidhja e Krijuesve “Pegasi” , Dega Përmet, në kuadrin e planifikimeve të veprimtarive për Naim Frashërin si dhe nga dalja e gazetës letrare “PEGASI”..

Kryetari atëhershëm na pa m e një sy të vengër, pasi atij ndoshta i pëlqenin organizimet në “dorë”. Shpesh vërejmë se botimet e disa shkrimtarëve, që e heqin veten prestigjiozë janë të firuara dhe jashtë modës shkrimore, por ata mbajnë atë mendim të vjetër të sistemit që ka kthyer patkonjtë. Po të shikosh pjesëmarrjen në konkurse që zhvillohen brenda vendit, krijuesit jugorë s’marrin pjesë, pasi nuk kanë besim tek juritë, që krijohen dhe që ndoshta kanë paracaktuar çmimet, duke lakuar emrat e disave të vendosur formalisht në lista si krijuesë me vepra të arrira. Ku është arririzmi i tyre? Kush i studion, kur studiuesit kanë mbetur në vend nga “stërkëmbthet” dhe se nuk janë lartësuar në nivelet e kritikës moderne, që kërkon shkollim.

Përkrahim prezantimin e disa librave të autorëve tanë që janë prezantuar tek Vitrina “Drita”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:55 pm

* * *

Në revistën “Edicioni i Pikturës dhe Letërsisë”, e cila botohet në Itali, në të cilën ka lidhësi Dega e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Përmet dhe botimet në këtë revistë drejtohen nga shkrimtari Ligor Shyti janë botuar në mënyrë periodike krijimet ë autorëve përmetarë si Ligor Shyti, Lumo Kolleshi, Dhimitër Miti, Janaq Jano, Eldjona Shukollari. Është përgatitur numri i ri i saj në të cilin janë përkthyer në italisht krijime nga 14 krijues përmetarë. Në të ardhmen në këtë revistë do të botojnë gjithë krijuesit e Lidhjes sonë. U urojmë suksese krijuesve përmetarë në hedhjen e këtij hapi universal të shkëmbimit të vlerave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:56 pm

Poetë nga Bota , Miq të “Pegasi”-t



Romeo Francesco Guzzeta (Itali)

Është president i Akademisë “Ferdinandea” të Shkencës, Letërsisë dhe Artit të Katanies, Itali. Francesco është lindur në 1931 në Katania. Librat e tij gjenden në shumë Biblioteka Universitare, Shtetërore dhe Komunare.



Unë dhe ti



Së bashku

brenda kaq shpirtash bredhim

mendueshëm në ngushtica

e rrugë.



Së bashku

biskojmë dashurinë tonë

të parat goditëri zemre

duke depertuar brënda

nëpërmjet syve që nuk të përfillin.

Së bashku

zënë dorë për dore ëndërrojmë

për detin e hapur me mjaltë,

Së bashku

kundërveprojmë

mbi shkëmbin e dalur mbi det

skalitur nga zjarri.



Së bashku

në një rrugë të rikthimit

në pranverat që kaluan duke ndenjur

të ulur në kanapenë e mplakur

ka ngjyrë të meitur siç jemi ne.



Përktheu: Majlinda Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:56 pm

Teresinka Pereira (Brazil)

Jeton për shumë kohë në SHBA. Është Presidente e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” dhe pedagoge në BLUFTON COLLEGE të Ohajos, SHBA. Është çmuar me Çmimin e Teatrit Brazilian në vitin 1972. U quajt “Poetja e Vitit” nga “Lidhja e Poetëve” Kanadezë në vitin 1977. Gjithashtu është anëtare e “Kongresit të Poetëve”. Veprat e saj janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, ndërsa ajo shkruan edhe në spanjisht, portugalisht dhe anglisht. Pjesë nga veprat e saj rrezatojnë në shumë antologji, revista, gazeta e tjerë.



Një poezi për asnjë



Në rregull,o mik, ka nostalgji në hapat emia

të stërlodhur mendueshëm

nga udhëtimi.

Një stinë verore kam në gjakun tim

një shpirt të “ etur që të jepet

Dita e gjatësuar dhe e ftohtë

Fjalët e mia ciklojnë përplasje

Rrënjë kudo, degë të thata

Por agjëkund tjetër

pemët nuk mund që t’i mbajnë.

Ja pra ku jam, këtu dhe agjëkund

Furtuna më dëgjon

dhe ëndrrat e mia ndërsjell

me dritën që futet në mjedise,

me bukën,

me shpresën,

hijen time në një thellësi të madhe,

brenda në shpellë që asnjeriut

nuk ekziston asgjëkund…



Përktheu: Kosta Gaxhoni



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:56 pm

Lindi në krahinën Pingtungm të Taivanit në vitin 1939. Që i vogël Hsuja e dashuroi artin e magjiktë të të shkruarit dhe në vitin 1960 filloi të botojë libra, sidomos me poezi me një subrat e tema të larmishme, plot figuracion. Për të gjetur këtë përmbajtje lëndore ka vizituar krahina të shumta të Kinës, në Japoni, në Korenë e Jugut dhe në vende të tjera të Azisë, shumë herë duke marrë pjesë në kongrese botërore të poeteve, në veprimtari të Lidhjes së Poetëve të Azisë, takime, simpoziume e tjera. Në këto veprimtari ai ka lidhur miqësi me mjaft poetë e shkrimtarë nga Bota. Tani bashkëpunon me me Lidhjen e Poetëve të Oqeanisë” dhe është anëtar në “Në Lidhjen katërshe të Poetëve Kinezë”.Ka realizuar mjaft botime ku mund të përmendim disa prej tyre: “Zogjtë e gjysmën së qiellit”. “Me zemrën e një Bude”,…..”Një yll në Jug”,”Vendi im në të dy anët……. të Tajvanit”, “I çuditshme fadini I ri” dhe shumë e shumë vepra të tjera



Ishulli i diellit



Në orën që digjte Dielli e mbajtën larg,

domethënë ekzistonin shumëshmëri pemësh,

që të sillnin,m ë shumë hije

Ekzistojnë liqenëzime,

shitësore dhe ura, që plotojnë…..

të basmuara me blerim të ndryshëmngjyruar



Kopshti ujor



Nata bie,

Çdo gjë është e gazmuar,

dhe në sy edhe në mendje.

Nuk janë vetëm lulet

që shpërthejnë(lulëzojnë) sipër

por edhe lulet që u ravijëzuan

me dritë

dhe me nxehtësinë e burimit,

këtu të lartësuara (të rritura)

dhe atje të futura thellësisht në ujë ,

duke notatuar një simfoni të Kopshtit ujor





Parku “Stalin”



Në gjoksin e lumit

“Songhua”

( gjendet parku)

duke ndriçuar

bimësinë e vetëdijshme,

freski e pambaruar

e një bukurie të tepërt,

të një disponimi

të pakujdeshëm të vijueshëm…



Përktheu: Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:57 pm

Joe Civasaqui (Japan)



O bir, mos m’u rrit,

sepse atëhere

do të duhet në luftë të shkosh…

Mos m’u rrit , bir,

gjersa të hedhin

të gjitha bombat që mbajnë…





Zaharulla Gaitanaki (Greqi)



Një plasje e derës



Nuk të takojnë hijet

që shënojnë këndin,

çdo gjë që humbet gjallërinë,

ngri sytë e tu lart,

jepi shikimit tënd krahë

në lartësi të arrijë,

kudo q ë do të nxjerrë zemra,

në çdo liman

të marr në prehër,

gjej strehë dhe pushim.

Një plasje po të shikosh

ec atje që të ndodhesh

afër ëndrrave të tua.



Rula Dhimitrokali (Greqi)



Në kupat e arëzuara të “japides”

paraqitem e zverdhur,

me flokët të shpupurisura

në çaste që zhduken fieret.

Paraqitem e zverdhur,

e çmueshme

me të mbajtur paraqitjen, trupin drejt.

Në teori

që takon në jetë ëndërroj,

e marr me mend

me pak dritë

mantelin e bardhë të stërgjyshërve

që ec dhe ekzistoj…

Përktheu: Kristaq F. Shabani



Niki Filopulu (Greqi)



Rinia e Arkadhias



Rinia e Akadhias

shpirtra të lirë,

kurme të burrëruara,

djalëri e Arkadhias

rrugë shekujsh e lavdisë

dhe të nderit të skicuar.

Dhe lartësuat qiejve

shpresat dhe vizionet

që të përqafojë zemrat

“Ideali Arkadik”



Lenia Hristoforu (Greqi)



Madhështia e dhuratës



Dashuria vleftësohet me dashuri

dhurata me njohje

me një falje dhe një pendim,

me mirënjohje dhe bindje,

bindja me sakrificë,

njohja m rritje,

kulturë dhe shërblim.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:57 pm





Dy botime të reja nga poeti Petro Dudi













Konkurs



13 fabulistë të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” marrin pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të fabulës dhe të prozës satirike organizuar nga revista letrare “KELENO” e Lidhjes së Shkrimtarëve “Zaloni - Zbardhësi “ Athinë. Në këtë Konkurs sipas informacionit që ka redaksia e gazetës “poegasi” ka në dorëzuar krijimet etyre shumë shkrimtarë nga vende të ndryshme të Botës. Pjësëmarrës nga “Pegasi” në këtë konkurs janë emra të njohur që lëvrojnë fabulistikën dhe prozën satirike si: Izet Çulli, Dino Çiço, Jorgo Telo, Kristaq F. Shabani, Kastriot Hadëri, Lumo Kolleshi, Osman Buzo,Theodhori Nikolla, Ligor Shyti, Hasan Bushi, Xhafer Majko, Islam Kalemi, Emin Bejko,. Rezultatet e këtij konkursi shpallen në muajin gusht. Pjesëmarrja në këto konkurse tregon për rritjen eshkallës së Universalizimin dhe shkëmbimit të vlerave.

Gentiana Ballabani



Ekspoze e librave të reja

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:58 pm



Përkthime, shkëmbime vlerash



Përkthyesja greke Zaharulla Gaitanaki përkthen në greqisht pjesë nga libri “Clearing my sky” Anglisht i poetes Mirela Dudi

Përkthyesi Besnik Ismailati ka përkthyer në italisht vëlliminpoetik “Pulsi i dhimbjes” i poetit Kristaq F. Shabani

Përkthyesi Riza Lahi përktheu në anglisht librin “Muzgu i thyer” i autorit Asim Peta

U shqipërua nga greqishtja libri ‘Galopimi i kalit bojë qielli”vëllim poetik i poetes Panajota Hristopullu- Zaloni. Është një bashkëpunim serioz midis poetit Kristaq F.Shabani dhe përkthyesit Kosta Gaxhoni.

Doli në qarkullim libri “Urët e largëta” greqisht, një përmbledhje poezish nga katër vëllime të autorit Manol Basho, përkthyer nga Kosta Gaxhoni

Veprimtari



Takime frytdhënëse

Delvinë, Vlorë, Fier

Kryetari i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”Gjirokastër shkrimtari dhe poeti Kristaq F. Shabani së toku me z. Duro Shehu, sekretar për integrimin letrar, zhvilluan një takim pune me Kryetaren e degës së Lidhjes “Pegasi” Delvinë, poeten e mirënjohur Florentina Skëndaj dhe Dr. e shkencave historike, z. Apostol Pango, për organizimin e veprimtarive letrare në qytetin e Delvinës. Ata u informuan për punën e bërë me talentet e reja në Delvinë. Takime të tilla u zhvilluan edhe me Kryetarin e Degës “Pegasi” Vlorë poetin Anastas Bita dhe Kryetarin e Degës “Pegasi” Fier, publicistin Fadil Shehu. Thelbi i këtyre kontaktimeve ishte dëndësimi i veprimtarive letrare, evidentimi i talenteve të reja, stimulimi dhe impulsimi i tyre për të startuar natyrshëm në fushën e Letërsisë si dhe paraqitja e veprimtarive letrare të zhvilluara nga degët e Lidhjes “Pegasi” në këto qytete.

Dashamir Malo

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:58 pm

Katalogim

Vepra të reja të autorëve të “Pegasi”-t



1.”Kryefjala e Fatales” roman , ribotim nga Kristaq F. Shabani, Gjirokastër

2.“Clearing my sky ” nga Mirela Dudi, Gjirokastër

3.“Terapi e fjalës” epigrame fluturake nga Izet Çulli, Tepelenë

4.“Muzgu i thyer” poezi nga Asim Peta, Gjirokastër

5. “Mes harresës kërkoj radhën” vëllim poetik nga autori Spartak S. Proda, Delvinë

6.“Ëngjëlli dhe demoni”, skica dhe tregime nga Pandeli Suli, Gjirokastër

7.“Pranga prangave” vëllim poetik nga Niko Dede, Sarandë

8.“Dy rreze dielli” duet poetik nga Aurora Baho dhe Doriana Tola, Gjirokastër

9.“Enciklopedi e Zagorisë” nga Dr. Apostol Pango, Delvinë

10.“Legjenda e kërcënuar” nga Anastas Bita, Vlorë

11.“Urat e largëta”, vëllim poetik (greqisht) nga Manol Basho, Gjirokastër

12.“Paqja e prishur”, fabul e ilustruar nga Janaq Jano, .Përmet

13.“Përtej grisë së tejzgjatur”, vëllim poetik nga Besmira Avdi, Libohovë

14.“Në gjerdan të Atdheut” monografi nga Islam Kalemi, Tepelenë

15.“ Ëndërr në ëndërrim” , vëllim poetik nga Blerta Tosuni, Libohovë

16.“Urata e mërgimit”, vëllim poetik nga Ahmet Capa, Athinë

17.“Trokitje syri” , vëllim poetik nga Marinela Basha, Gjirokastër

18.“Pesëqind e një fjalë të urta” nga Iliaz Bobaj, Patra, Greqi

19. “Kafe në qiell”, vëllim poetik nga Idajet Jahaj, Vlorë

20. “Kumte dashurore” poezi nga Jorgo Telo, Gjirokastër

21.“Hedhja e zareve” roman nga Jorgo Telo, Gjirokastër

22. “Dhia me delen ç’u ndesh” nga Ethem Bundo, Këlcyrë

23. “Mos ma fshihni natën” nga Riza Çato, Këlcyrë

24.“Merrma lotin peng” nga Majlinda Rama, Tepelenë(Fier)

25.“Qeshim se s’qajmë dot”.” nga Kastriot Hadëri, Tepelenë

26.“Çelo Sinani” monografi nga Kastriot Hadëri, Tepelenë

27.“Etja shuhet në burime”nga Kleanth Caca, Gjirokastër

28.“Njeriu mal apo mali njeri” nga Ilia Laska,Tiranë

29.”Ekuinoksi i dhimbjes” nga Agim Bashaj, Athinë

30.” Ariu s”trëmbet me shoshë” Izet Çulli, Tepelenë

31.“ Këngët e gjuhës sime” Murat Memallaj, Gjirokastër

32.“Gërvishtje në qiell”, vëllim poetik nga Osman Buzo, Gjirokastër

33.“Misionari i dijes” nga Limoz B. Bihuci, Gjirokastër

34.“Ju pres te udha” (shqip, anglisht) nga Ismail Kalemi, Tepelenë

35.“Mjekësia alternative në shkencë” nga Dr. Stefan Aleksi, Gjirokastër

36.“Stacionet e jetës” nga Demir Kalemi, Gjirokastër

37.“Jetari” monografi Kristaq F. Shabani

38. “ Sfidanti legjendar (Kapedani Kiço Vlashi)”, Jorgo Telo, Gjirokastër

39. “Si dhëntë në shtrungë” Izet Çulli

40. “Kuaj tw gjelbwr” vwllim poetik nga Riza Pajollari, Fier

41. “Molla e sherrit” fabula nga Iliaz Bobaj, Patra

42. “Pesha e fjalës”, epigrame fluturake nga Izet Çulli

43. “Lule gjaku” poezi nga Paskal Zoto

44. “Enciklopedia e Tepelenës” ng a Novruz Xh. Shehu

45. “Simfoni aerodromi” nga Petro Dudi

46. “501 fjalë të urta” nga Iliaz Bobaj

47.”Dashuri, Mister, Intrigë” poezi nga Petro Dudi

48.”E nesërmja është Foshnja” aforizma, poezi

49.”Më dhelpër se dhelpra” fabula nga Kastriot Hadëri

50.”Zile me hile” fabula nga Xhafer Majko

51.”Unaza me gur ngjyrëdeti” novelë nga Mimoza Llavdaniti

52.”Çiltër” kujtime e mbresa nga Mete Peçi

53.”Nuk dua tw vuash” vëllim poetik nga Brikena H. Hatia , Fier

54.”Kapa ëndrrën” vëllim poetik nga Donika Doni(Stasa) Lushnjë

55.”Si në botën tonë” fabula nga Kastriot Hadëri

56.”Tre bëmatarët fantastikë” libër fantastik për të fëmijë nga Dhimitër Konomi.

57.”Pickimi i merimangës” roman nga Dhimitër Konomi, Athinë

Vijon nw numrin e ardhshwm



Shumë shkrimtarë dhe poetë të Lidhjes kanë përgatitur libra të reja për botim. Vërejmë një tendencë të madhe dhe etje për botim në gjini të ndryshme dhe në Shtëpi Botuese serioze.

1.”Planeti i Epëve dhe “Ju rrëfej” kujtime mbresa nga Avdul Banushi

2.” “ vëllim poetik nga Aleksandra Shabani

3.”Vjoson” , krijime të talenteve të reja të Përmetit

4. “Profil i biskuar” nga Kristaq F. Shabani

5.”Valle në terr” fabula 3 nga Islam Kalemi,Tepelenë

6.”Këngë popullore nga Zagoria” Alqi Jani

7. “Il polso del dolore” poezi nga Kristaq F. Shabani



Përgatitur nga Sekretarja e Kryesisë së Lidhjes “Pegasi” Blerta Kore

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:59 pm



“TINGUJ SHPIRTI”



Më datën 06.01.2005 në Qendrën Kulturore “Dorian” Lidhja e Krijuesve Pegasi dhe Shoqata Atdhetare - Kulturore “Çajupi” Dega Gjirokastër, zhvilloi veprimtarinë letrare “Zagori: “TINGUJT E SHPIRTIT” në kuadrin edhe të 60 vjetorit të lindjes të poetit, shkrimtarit dhe publicistit dhe bardit popullor Jorgo Telo. Në këtë veprimtari morën pjesë shumë intelektualë, poetë shkrimtarë nga Treva e Jugut, gazetarë dhe bashkëkrahinas. Asistonte edhe Kryetarja e Komunës së Zagorisë, z. Anastasi Dushi. Programi i kësaj veprimtarie ishte mjaft mbresëlënës dhe i larmishëm, referoi kumtimin “Fjala e ditëlindjes” Kryetari I Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani. Mandej kumtuan pedagogia Merita Gjokutaj, poeti Odise Kote, Kiço Muçi e tjerë. Në të gjitha kumtimet e mbajtura u evidentua veprimtaria shkrimore e Jorgo Telos. Nga vepra e tij u recituan mjaft “pasazhe” nga Adelaida Buzo, Desela Nuredini, Ana Dilo në gjuhën shqipe dhe anglisht e italisht.

Zj. Mirela Dudi, Kryeredaktore e gazetës “Pegasi” solli disa “sentenca” nga vlerësimet e veprës së Jorgo Telos nga poetë, shkrimtarë dhe studiues. U kënduan këngë popullore nga Zagoria. Gjithë programi u shoqërua me këngë të kënduara nga Rovena Dilo dhe Mimoza Kostare si dhe nga krijime të autorit në “Tingujt e Shpirtit”. Kryesia e Lidhjes i dha Jorgo Telos titullin e lartë “Anëtar Nderi i Pegasi”- t.

Antoneta Mallta, Z/Kryeredaktore e “Pegasi”-t
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:59 pm

Kronika veprimtarish letrare



“Mos ma fshehni natën”



Në Këlcyrë, më datën13..04.2005 u zhvillua prezantimi i librit të autorit përmetar Riza Çato “Mos ma fshehni natën”, botim i shtëpisë botuese”Fjalët eQiririt” Përmet. Kjo veprimtari u organizua nga Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve Përmet dhe bashkia e Qytetit të Këlcyrës me pjesëmarrjen edhe të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër si dhe të Degës së Lidhjes së Krijuesve”Pegasi” të Përmetit. Veprimtarin e drejtoi z. Lumo Kolleshi. Në këtë veprimtari mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së qytetit të Këlcyrës z. Vasil Çarka si dhe shkrimtari Mitro Çela. Të gjithë referuesit: studiuesi Ylli Hoxhaj, poeti Dhimitër Miti, poeti Janaq Jamo, shkrimtari Ligor Shyti, shkrimtari Agron Shele, shkrimtari dhe poeti Kristaq F. Shabani, poeti Kastriot Hadëri, intelektuali Hysen Ali Hormova, poeti Muharrem Kamani si dhe Kryetari i Bashkisë z. Vasil Çarka evidentuan vlerat dhe arritjen poetike të librit të tretë poetik të poetit Riza Çato. Pas këtij ceremoniali të bukur, i cili ishte një rizgjim në jetën letrare të qytetit të Këlcyrës Lidhja e Krijuesve “Pegasi” organizoi një homazh në vendin ku me vendim të Bashkisë së Këlcyrës është vendosur pllaka e rrugës me emrin e Fatos Kalemit, dëshmorit të Atdheut, djali i fabulistit Islam Kalemi.

Elinda Bani



“Lule gjaku”

Më datën 19 maj 2005 në Piskovë të Përmetit u promovuan libri “Lule gjaku”, vëllimi i ri poetik i poetit Paskal Zoto. Veprimtaria u organizua nga Drejtoria e Shkollës së mesme Piskovë dhe Dega e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Përmet. Në këtë veprimtari mori pjesë dhe Kryetari i Lidhjes “PEGASI” z. Kristaq F. Shabani, N/Kryetari i Lidhjes z. Izet Çulli, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes “Pegasi” poetët: Theodhori Nikolla dhe Osman Buzo si dhe përkthyesi e studiuesi Kosta Gaxhoni, intelektuali Hysen Ali Hormova. Kumtime të veçanta për veprën e Paskal Zotos mbajtën poetët Dhimitër Miti, Muharrem Kamani, shkrimtari Ligor Shyti. Në emër të Lidhjes “Pegasi” përshëndeti Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryetari i degës së Lidhejs së Tepelenës, fabulisti Kastriot Hadëri. Nxënësit e shkollës së mesme recituan pjesë nga krijimet e Paskal Zotos.

E’them Bundo



Mollë e sherrit dhe “501 fjalë të urta”

Më datën 07.05.2004 në fshatin Lazarat të Gjirokastrës u organizua prezantimi i dy librave”501 fjalë të urta” dhe “Molla e sherrit” të autorit të njohur Iliaz Bobaj, i cili aktualisht ndodhet në Greqi. Ky prezantim u organizua nën drejtimin e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Lazarati” në qendër të fshatit Lazarat. N ë këtë prezantim mori pjesë dhe Kryetari i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani, z. Dino Çiço, fabulist, Kryetari i Degës së Krijuesve “Pegasi” për Gjirokastrën, përkthyesi dhe studiuesi Kosta Gaxhoni. Po kështu në veprimtarinë letrare merrnin pjesë shumë intelektualë, Kryetari Komunës së Lazaratit z. Dashamir Aliko dhe nxënës të shkollës së mesme “Muhamet Gjollesha” , të cilët interpretuan pazazhe nga veprat.

Erlinda Mustafaraj



25 Maj 2005 Frashër, Përmet

Në ditën e Naimit Komuna Frashër e Përmetit nëbashkëpunim me Qendrën Kulturore Përmet , nën kujdesin e Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve organizoi veprimtarinë: Takim me Naimin në përvjetorin e ditëlindjes. N ëkëtë kuadër u zhvillua dhe Konferenca shkencore :“Vepra e Naim Frashërit, e gjallë, udhërëfyese, emblematike”. Ku kumtuan studiues, poetë, shkrimtarë, kritikë si poeti Xhevahir Spahiu, studiuesi Parim Kosova, kryetari i Fondacionit Kulturor “SAADI SHIRAZI” z. Riza Karami, i cili paraqiti me këtë rast edhe botimin e librit “Ëndërrimet” “Tehajjulat” botuar nga Fondacioni në dy gjuhë shqip dhe persisht; u lexuan kumtesat e poetit Pano Taçi, kritikut Ali Aliu. N ëkëtë konferencë mbajti kumtimin ‘Naim Frashëri në veprat epoetëve” poeti Lumo Kolleshi, sekretar i përgjithsëm i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër. Kjo veprimtari u shoqërua me një montazh poetiko- letrar m epjesëmarrjen e poetëve dhe nxënësve të shkollav etë mesme Përmet, Prizren, Suharekë dhe Tiranë. Kryetari i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” i shpalli dhënien e titullin “NDERI I “PEGASI”-T shkrimtarit dhe poetit Dritëro Agolli. Veprimtaria u drejtua nga Kryetari i Komunës së Frashërit z. Tomorr Kotoni. Duhet theksuar se në këtë veprimtari morën pjesë aktive me librat e tyre të botuara kohët e fundit gjithë krijuesit e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” nga Gjirokastra, Përmeti, Gjirokastra, Tepelena dhe Fieri.

Agron Shele, Kryetar i Degës së Lidhjes sëKrijuesve ‘Pegasi” Përmet



Poetët dhe shkrimtarët e “Pegasi”-t hyjnë në lidhje me përfaqësues të botës intelektuale të Ulqinit, Prizrenit dhe Suarekës

Në bazë të programit dhe shkëmbimit universal të vlerave në Frashër u kontaktua me intelektualë dhe nxënës të shkollave të mesme nga Ulqini, Suhareka dhe Prizreni, të cilëve iu dhuruan gazeta letrare “Pegasi” dhe libra nga autorët: Kristaq F. Shabani, Izet Çulli, Janaq Jano, Dhimitër Miti, Riza Çato, Paskal Zoto, Kastriot Hadëri, Muharrem Kamani, Osman Buzo, Agron Shele, Ali Hormova, Blerta Tosuni e tjerë. Po kështu u vendos që librat e autorëve të “PEGASI”-T të propagandohen në emisione të veçanta në median elektronike të Ulqinit si dhe të organizohen kontakte e veprimtari letrare në Ulqin, Prizren e Suharekë.

Kastriot Hadëri, poet, shkrimtar,

Kryetar i Degës së Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Tepelenë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 3:59 pm

Ekskluzivitet për “PEGASI”-n

Rubrika

“Lum kush kap lajmin i pari”
Zbardhja e kujtesës



nga Çajup Shehu



Kur kalon “Urën e Zogut”, me drejtim për në Lezhë, do të ngjitesh në një bregore me ca kthesa të vogla dhe, sapo del në qafë, hapet para syve fusha e Lezhës dhe deti Adriatik. Kur fillon të zbresësh këtë qafë, e cila quhet Qafa e Pllanës, rreth një kilometër nga “Ura e Zogut”, është xhiruar një pjesë e filmit “Skënderbeu”. Pikërisht, aty nga kthesa e dytë në zbritje, në të majtë, ndeshesh me një rrugë karvanesh dhe, rreth 300 - 400 m më tej, janë tre katër shtëpi të fshatit Pllanë. I pari i këtij fisi ka qenë Nikolla, i cili gëzonte respekt të madh në këtë zonë. Nikita Hrushovi, kur vjen për vizitë në vendin tonë e çojnë edhe në Lezhë edhe në Shkodër. Aty te kthesat e Pllanës ndalon, zbret nga vetura dhe niset në këmbë në drejtim të shtëpisë së Nikollës. U afrohet shtëpive rreth pesëdhjetë metra, qëndron pesë minuta dhe kthehet mbrapsht, pa folur dhe pa pyetur. Shoqëruesit zbritën të gjithë, e shoqëruan dhe u bëri përshtypje ky “skenar”. Sigurimsat filluan të pyesnin, por të gjithë mblidhnin supet. Pyetën edhe xha Nikollën, i cili rrëfeu:

“Jam i moshuar dhe nuk i mbaj ngjarjet me data, por aty nga mbarimi i Luftës së Parë Botërore ngelën apo erdhën shumë ushtarë rusë. Ata thoshnin : “Jemi rusë të bardhë dhe te ne është bërë një revolucion i madh dhe të pasurit i vranë, i burgosën ose i internuan. Në atë kohë kisha një rus të bardhë në shtëpi, i cili quhej Nikita. Kështu e thërrisnin. E mbaja për të punuar, në punët që kishte nevojë familja. Dukej që ishte njeri i shkolluar, fliste pak dhe bënte çdo lloj pune, milte dhe lopët. Kishte një fotografi të familjes, të gjithë pjesëtarët ishin me çizme dhe kapuç në kokë. Veshje kozakçe. Pra duhet të ishte nga fis kozakësh. Kur martova një djalë, që më ka vdekur, bëra dasëm të madhe. Në trapez me miqtë ula dhe Nikitën. Të gjithëve u vinte keq, mbasi ai qëndroi pak dhe iku. Vajta e mora dhe kërcyem valle. Kërceu një valle kozake që u habitëm, na uroi dhe u largua në kasollen e tij. Pra, mendoj se nuk ishte rastësi që të gjitha këto që di dhe që u tregova…,”- përfundoi xha Nikolla. Ata të Sigurimit të shtetit më porositën: “Të mos e hapësh gojën se pastaj do ta pësosh, se je familje e deklasur në të gjithë krahinën”.

“Pasha zotin, jo ore burra!”- u thashë duke u dhënë besën. Kështu kjo histori ngeli në harresë, e cila pak a shumë bëri bujë në zonë. Nipin e tij e kisha mik në punë dhe një ditë i shkova në shtëpi, kur nipi m’u hap dhe më tregoi tregimin. Në një banket familjar te Murati i Bënçës dhe si kundërshtar i Stalinit bisedonte i emocionuar për Hrushovin që eliminoi Stalinin. Xha Murati thoshte se Stalini e vuri Hrushovin të kërcente një valle kozakshe. Hrushovi i tha : “Sikur nuk shkon të kërcejmë, ne jemi udhëheqësa”. “Ngrehu derrkuc të thonë!” – e urdhëroi Stalini. Dhe ai u ngrit dhe kërceu sa që i thanë të gjithë: “Të lumtë!”

Hrushovi, kur kërcente thoshte me vete: “Mirë do ta bëj …., o Stalin!” Këto fjalë të xha Muratit më kujtuan fjalët e xha Nikollës. Atëherë tregova dhe unë historinë e Hrushovit të xha Nikollës, ku edhe mua nga disa miq m’u këshillua që ta harroja. Kujtesa i zbardh ato që nuk duhet t’i mbajë pronë individuale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 4:00 pm


MIRELA DUDI




LIBERA





Pensieri miei,

crociati sul fondo del mare,

salvate mio spirito,

non fatelo anegare.



Non ve ne frega di me,

questo lo so,

ma li voglio lasciarvi

e colpa non ne ho.



Saro lontano da voi,

creare altri pensieri,

volare nel cielo aperto

libera

come tutti i ucelli.


24 Decembre 2003





COSA SEI PER ME?



Cosa sei mai stato per me?

Non potevo amarti,

non posso ne anche adesso.

Tu sei sempre lontano da me

con i cilometri,

con i pensieri.

Cosa posso fare con il tuo riccordo?

E stato davero bello,

ma troppo corto.



Non sonno il tipo di ragazza

che vola con l’amore di un giorno,

restare li in guardia,

aspetare il tuo ritorno,

voglio un amore grande,

un sentimento profondo.



Piccolo come sei,

non puoi darmi niente,

non il presente,

ne anche il futuro,

niente.



Cosa posso fare dell’tuo riccordo?


24 Decembre 2003






INGANI





Ingani.

Soltanto ingani.

Ingani senza fine,

senza rimorsi.



Soltanto tu sai cosa vuoi,

che cosa farai.



Pensi solo a te stesso.

Con gli ingani

dove credi che arriverai?



26 Decembre 2003


HRISTODHULU- ZALONI




NË NJË BOTË TË BARDHË





Duke “robuar” vargjet e mia

për faqet e mia të bardha,

në fshehtësinë e bardhë të shpirtit tim,

tek ti dhuroj fletoren time të bardhë.

Gdhihemi së toku me dëgjim muzike

në botë me gjurmime shpirti…



Yjet e qiellit dhe guackat e detit

mbërthehen nga rrezet e vargjeve tona,

që lëkunden në një botë të bardhë…

E mbajnë të bardhësuar:
Poetët dhe shenjtorët…








PARA SE TË KRYQËZOHESHA





E dija treni, që kisha marrë

do të pikëndalonte në një stacion,

në vendet e Golgothas…

E dija që do të më kryqëzonin,

pse jo dhe mua.

Vallë, mos nuk jam dhe nënë?

Mora rrugën për në Jestimani,

kisha nevojë të falem…

(para se të kryqëzohesha).

Por, gjeta Jestimaninë

të shkatërruar nga tërmetet.

Vallë, ku të vete të falem,

përpara se të më kryqëzojnë?


GJER…





Heshtja si një zog i sëmurë…

U folezuan në shtëpinë time

zogj pa krahë fluturues në vetmi memece.

Të këndoj me pleqërinë

që pastron shpirtin,

pas pak, para se të venitet nga heshtja…,

që ka shijuar deri në vjelje…






DRITË GREKE





Po afrohet pranvera,

kodrinat do të mbushen me lule…

Dhe pastaj do të vijë vera,

do të temjatisin malin:

rigoni, mendra, pelini;

do të hapin gjirin e tyre kodrat, malet

që të lindin poetët, Bretakët, Pallamatë,

të thurin himne për dritën greke;

ta shpërndajnë në majat e bredhave

ta përkëdhelin dhe ta puthin ëngjëjt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 4:01 pm







Bardhyl Maliqi (Sarandë)



Do të vijë një çast



Do të vijë një çast

që unë të bëhem ajër,

me duar flladesh flokët të t’i prek,

të bëhem zjarr ku ti të ngrohësh kurmin.

Në anijen efatit: timon e direk.

Të bëhem vallë në detin ku ti kridhesh,

të loz me format dhe bardhësinë ovale,

të bëhem ujë burimesh ku të shuash etjen,

pemë hije, stol dhe shilarëse.

Të bëhem bar lëndinash të lodrosh.

Të bëhem frut që t’i të më shijosh,

vetëm atëherë, megjithëse buzëmbrëmje,

vetëm atëherë do të më besosh.



Peizazh nudo në lëvizje



Profili i saj i bukur lakmohej mbi rërë.

Në kraharor dy gjinjtë strukeshin turpshëm

si dy pëllumba të bardhë.

Poshtë belit

aty ku shtati merr pjerrësinë,

një tufë fijesh të zeza

të lara me dritë,

krijonin një fole të vogël zogjsh

që verës çuçurijnë.

Ishi vajza dhe deti ballë për ballë

në një raport intim.



Sarandë, korrik 2004



Vejusha



Në dritare krahët zgjat hardhia,

me kërcenjtë si gishta lehtë troket,

si pianiste e erës nëpër shira,

nëpër xhama qan në ato fletë…

Lote qesh lastari i gjelbër,

tek më grish në mbremje dhe agim,

të kundroj vejushën me të zeza,

që një dritë ndez në shpirtin tim.

Flokët e lëshuar ia merr era,

joshëse, tinëzisht vështron

dhe sa herë sytë ia kap në grackë,

skuqet dhe buzët ia kafshon.

Ka një nur si vashëz lozonjare

si sorkadhe e trëmbur kur kalon…

Dhe lastar i gjelbër i hardhisë,

troket xhamit dhe të dal më fton!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 4:01 pm


Profili i një artisti virtuoz


Nga Petro Dudi





Kohë më parë, kur, pranvera në rrjedhën e saj ciklike, i linte stafetën verës, behari në Lunxhëri bëhej edhe më i bukur. Atë e gjallonte një pranverë e veçantë - nxënësit që ktheheshin nga shkollat, studentët që vinin të gëzonin e ta gëzonin Lunxhërinë nga qytete të ndryshme të vendit. Mbahet mend në Qestorat, se hera – herës shfaqej një çapkën, që s’linte dy gurë bashkë, s’linte mur pa u qepur, pemë pa u ngjitur, degë pa u kacavjerur e grdh pa u zvarritur. Kanë kaluar shumë motmote e çamarrokut të djeshëm dhe mjekra ka filluar t’i thinjet. Por nuk është fjala për mjekrën, por për Mjekroshin - PIKTORIN e talentuar Artan Maku. Në Universin e gjallë brenda zemrës së artistit, në atë botë të çuditshme, që e kanë vetëm artistët, mbushur me dritë dhe dashuri për botën, ka shumë dashuri e mall për Lunxhërinë, dashuri e respekt për gjithë Lunxhiotët edhe pse lerë e rritur në TIRANË. Artan Maku është një artist i përkushtuar dhe i suksesshëm. Ai përherë e më tepër pasuron dhe përsos veprimtarinë e tij dhe veprimtaria e tij, përherë e më tepër përsos personalitetin e tij. E kjo punë e ka zanafillën e saj me mbarimin e Institutit të Lartë të Arteve të Bukura, degën e pikturës monumentale, me mbrojtjen e diplomës në vitin 1980.

Qysh nga viti 1980 e në vijim shpirti i tij, nëpërmjet penelit, ethshëm u ka dhënë shpirt tablove njëra pas tjetrës. Shumë nga ato, në këto dekada e kusur, kanë zënë vend nderi, në ekspozita kombëtare në Shqipëri dhe në ekspozitën e hapur në Gjermani (1993). Shumë tablo kanë fluturuar në Austri, Zvicër, Gjermani e deri në Amerikë e Kanada. Piktori ka bërë shumë ilustrime librash dhe ka realizuar një tufë karrikaturash në mediat periodike të kohës. Në periudhën 1983 -1984 kreu specializim për regjisurë në Kinostudion “SHQIPËRIA E RE”. Puna krijuese, aq pasionante e frutdhënëse, në filmat e animuar si piktor regjisor, madje, edhe si skenarist e animator, e ka bërë mjaft të spikatur profilin e piktorit. Nga viti 1981, “Mjekroshi”, ka realizuar 17 filma animatorë. E kjo punë na çon në Kinostudio, ku mundëistë teknike e shumë probleme të tjera e ca të tjera, fatkeqësisht janë t’i qash me ligje. Kur kalova një herë nga KINOSTUDIOJA (Hollivudi i vogël i Shqipërisë), më qau shpirti, kur pashë atë vigane të gjymtuar e mjerane duke dhënë shpirt, atë lypsare vuve hata me një derë të stërmadhe të shtrirë, që i kërkon mëshirë kohës mospërfillëse, e cila i ka kthyer kurrizin. S’ka më fyese se mospërfillja! Artit në veçanti, TRANZICIONI, që ende vazhdon me rënkime e psherëtima, herë i është dukur si një pasarelë shkataraqe, e herë si një urë e drunjtë, me ca drurë të shtrëmbër e të kalbur, mbërthyer dosido. Ashtu si shumë artistë dhe ky artist përjetoi dhimbje dhe mori udhën brengosëse të refugjatit. Shtegtimi i parë e çoi në Gjermani në vitet 1992 - 1993. Shtegtimi tjetër 1994 u drejtua për nga Greqia, ku si piktor animator punoi në tri studio në Athinë, ku realizoi spote për televizionin dhe filma të animuar. E vërteta është se nga puna e tij, u nderua dhe u respektua si në Gjermani edhe në Greqi.

“Ndihesha mirë, - thotë artisti, - po në atdheun tim edhe pse në vështirësi, ndjehem shumë më mirë”. Udhës së artistëve i takon të kalojë disa ura, e këto janë URAT E SUKSESIT, ku brohoritet: “O DIELL I MUZËS”, sikundërse Napoleoni kaloi urën e fitores, URËN E ARKOLËS, e brohoriti: “O DIELL I AUSTERLICËS!” Ndryshimi është se artistët e mëdhenj janë dhe mbeten perandorë mbi perandorë që s’njohin VATERLO.

Më vjen mirë ta them, e kam dëshirë ta them, se Artan Maku, nuk është një individualitet i gallovezhgave, një figurë lakmuese e ceremonive, as dhe një zanatçi…., as si një peshk i shkathët, që hiqet si delfin, as si një shqiponjë, që këlthet me krenari: “Unë, unë, unë…” Artan Maku është një artist dimensional. Me guxim dhe stërmundim, me talent e zotësi kalon paralelen e gjatë e që s’dihet sa zgjat tranzicionit, kalon urat e tij të ARKOLËS. Nuk është aq e lehtë të matesh me mjeshtrat e mëdhenj të botës së zhvilluar. Garat e dimë si zhvillohen, i kuptojmë, i nënkuptojmë. Piktori e regjisori Artan Maku, ka nderuar veten, ka nderuar kombin. Ai ka marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtarë të filmit të animuar si në festivalin e Xhifones – Itali, Ankara – Turqi, Annecy – Francë, Shtutgard – Gjermani, Drama – Greqi, Ismailia – Egjypt, Internacional Panoramë Selanik – Greqi, me realizimin e disa filmave si: “Ah, Lepurusha, lepurusha”, “Dhelpra dhe iriqi”, “Bredhi midis nesh”, “Katër seritë e Pikut”, “Portreti”, “Për një arrë”, “Dy vëllezërit”, “Kënga e Fundit”, “Dashuri në katër stinë”, “Fotografitë”,Gurgdhëndësi”, “Mirazh në shkretëtirë”. Mjafton një ilustrim: “Gurgdhëndësi”, që u shfaq në edicionin e njëmbëdhjetë ndërkombëtar në Shtutgard, u fut në qindshen e filmave më të mirë, i përzgjedhur në një mijë filma. Artan Maku është nderuar me çertifikata e çmime. Disa media të huaja kanë shprehur me penelata, konsideratat për piktor regjisorin shqiptar.

Në prag të Festivalit të Selanikut dhe atij Ismailin (Egjypt): “ Punë të mbarë e udhë të mbarë!”- i them artistit dinjitoz.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 EmptyMon Jan 12, 2009 4:02 pm

Mendime kritike për romanin e Ligor Shytit

Një rishfaqje në portalin e gjinisë letrare më të madhe romanit



Pas “Çmimit të faljes”, një eksplorim tjetër”Letër nga Ferri” nga autori përmetar Ligor Shyti. Thelbësore është shfaqja, por edhe operacioni kirurgjikal që i bëhet “kompozicionit” dhe strukturimit të socialitetit prezent, duke i zbatuar manierat, lustrosjen, temperamentin, meskinitetin, gënjeshtrën, kamuflimin, fluturimin akrobatik, pindarik, epigonizmin pasuror, dramacitetin e interpretuar nga aktorë të dalë apo të prejardhur nga një sistem pa pronësime vetiake, private dhe me një të rënë të gongut një gdhirje mitologjike me veshje të artë, mëkate të shoqërisë së pasur, një ish që vareshin qurrat si lëng kastraveci në një gdhirje të ëmbël: pronarizim nga prona e shoqërisë: shpërblesë e pamerituar, personazhe që vijnë në pushtet nga hiçi, moskamja dhe që populli i voton për ndryshesën dhe ata premtimin e transformojnë në meititet, vetë transformimin në re në kalim dhe hidhen në sulm me lajtmotivin flamur: “Të shfrytëzojmë pushtetin!”

“Letër nga Ferri” ka një gjetje problematike të kohës, realizon dhe dritëzon hijen dhe tregon maskaradën e madhe të përçdunimit individual dhe kolektiv të një grumbulli personazhesh të një qyteti të mbetur në urë, monument, në pirje, në duf, në mbyllje, në shtëpi që rrëzohen, në ndriçim të komanduar; më shumë në errësirë se sa në dritë, shumë pak ujë të rrjedhur, jeta është shndërruar në një pikatore për qytetin, që vritet nga të zgjedhurit, që dhjamosen dhe mandej kërkojnë metropolet... Protagonisti kryesor, Xhorxhi, vetëvritet i mëkatuar dhe kufoma e tij përcillet në varrezat e qytetit që s'janë larg, por aktet e tyre protestojnë. varrezat protestojnë. Njerëzit respektojne ikjen për të shpëtuar qyteti. Sekretare e kryetarit të Bashkisë bën pushime larg, larg vendit, ndërsa qytetarët e thjeshtë dhe një gotë pirje do ta shënojnë në bllokun e borxheve. Një tragjedi e vërtetë me objekt të vërtetë dhe me realitet të vërtetë.

Mesazhet jepen në roman nga autori dhe maskarada e moszhvillimit zbulohet nga letra që dërgon pas vdekjes Xhorxhi nga Ferri duke shpjeguar gjithçka. Është një apelim për ndryshesë, për ecuri, për të kërkuar gjetjet e reja dhe jo të vijohen ngecjet e aplikuara deri tani që qyteti dridhet, stresohet, nxjerr nga xhepet astarkthyer pa një dyshkë duart për të realizuar Lypjen e madhe!

Autori, i cili është vetë i përfshirë nga vorbulla e qenies dhe e mosqenies me këndvështrimin e tij. I detyron bashkëqytetarët e tij dhe të tjerët të fshijnë sytë që s’shikojnë, të ndalojnë pazarllëqet në disfavor të tyre, të mendohen para se të veprojnë, të demokratizojnë vetveten dhe të realizojnë protestën për të startuar në korsitë e progresimit.

Duke lexuar këtë roman, të cilit s’është e nevojshme t’i thuash fjalë të bukura, por të kuptosh rëndësinë substancore të tij për të reflkëtuar në të gjitha shkallinat e shoqërisë, deri te natyra që është kthyer në antiprodhuese. Në roman zhvillohet edhe hetimi, por edhe gjyqi. Shpejtoni të dëgjoni gjyqin dhe fajtorët e gjendjes do të ligjërohen.

Ky roman tregon edhe për shoqërinë tuaj se si mund të impulsohet dhe të dilet nga apatia dhe gjendja e ngrirë. Ca këtu kanë ardhur si pjesëmarrës, ca të tjerë si të ftuar, të tjerët për kureshti pa ditur esencën dhe të gjithë gjyqëzohen për gjendjet. Letërsia moderne duhet sjellë ndryshesë të gjendjeve dhe impulsimeve të gjendjeve.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 13 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jemi të gjithë ëngjëj..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 13 e 17Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14, 15, 16, 17  Next
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» KUSH JEMI
» E SA TË JEMI GJALLË
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: