Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jemi të gjithë ëngjëj..."

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 12 ... 17  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:05 pm

Mjedis i bukur prezantimi, por “kronikania” e TV Gjirokastrës i hedh “pigmentin” elektroral

Në ambientin e bukur të kalasë së Gjirokastrës më 30 gusht 2003 u zhvillua paraqitja e librit poetik të Hadër Mevlanit “Mos m’i burgosni detet”(Vargjet e Sërit) nga Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër. Në këtë promovim morën pjesë shkrimtarë, poetë, intelektualë të njohur nga gjithë treva e Jugut, të cilët vlerësuan substancën letrare të vëllimit, idetë dhe nivelin e tij poetik. Paraqitja e librit u bë sipas një programimi të detajuar. Një zbërthim analitiko - estetik të veprës bëri shkrimtari dhe poeti Kristaq Shabani, njëkohësisht dhe redaktor i vëllimit.

Shumë pjesëmarrës vlerësuan librin. Në këtë takim poetik mori pjesë dhe shkrimtari i njohur gjirokastrit Virion Graçi. Sokrat Papadhopulli, intelektual, gazetar, theksoi, midis të tjerave:

“Jo rastësisht autori Hadër Mevlani, quhet Sër. Urime, Sër! “Mos m’i burgosni detet!” ku përfshihen dertet… “Unë “ pushkatoj” me vjershat e mia,”- thotë Sëri. Dhe me të vërtetë ai pushkaton diktaturën dhe anarshinë dhe shpreson në demokracinë.

Urime Sërit dhe “PEGASI”-t!

Okulisti i njohur dhe i talentuar, Kristaq Xhumbi në sintezë me një figuracion të goditur, u shpreh: “Poeti Hadër Mevlani është si një babagjysh, babaxhan, buxhak e bruc që ngroh sadopak zemrat tona të vrara dhe të lënduara…” Libri ka pasur jehonë gjatë këtij muaji në Gjirokastër edhe në qytete të tjera të Jugut. “, po gazetarja e TV“Gjirokastrës” gjatë transmetimit të kronikës së “ mefshtë” dhe pa nerv e pigmentizoi duke e klasifikuar veprimtarinë në “planin elektroral”, kur letërsia nuk është e përfshirë në “qëndismën elektorale”. Në këtë kuadër duhet të bëhet kujdes nga media.

Kastriot Hadëri, poet, Tepelenë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:06 pm

Nismë

Në Gjirokastër

KËSHILL KOORDINATIV

i Shoqatave të Shoqërisë Civile



Organizëm koordinues i veprimtarive që programohen dhe zhvillohen në planin kulturoro, historik, letrar, shkencor, social e tjerë, i cili krijohet si rrjedhojë e nevojave imediate të kohës.

Organizëm i krijuar jo për të marrë në “duar” të drejtat, detyrat e shoqatave apo për të centralizuar veprimtaritë në mënyrë të prerë, por vepron pa cënuar liritë e veprimit të shoqatave.





LIDHËSI SHPIRTËRORE

“PEGASI”

Shtator, 2000

Nga KRISTAQ F. SHABANI LAVER STROKA





Ditari i një Mjeku (fragmente)

…Ne jemi mësuar me pagjumësinë shpirtërore dhe edukimin profesional. Shpesh na takon të mos vëmë asnjë “pikë” gjumë në sy. Qëndrojmë afër njeriut që kërkon ndihmesën tonë. Njerëz në gjendjen kome, të tramatizuar, të plagosur, ku zhvillohen “duele” të ashpra midis Jetës, e cila kërkon: qenia njerëzore t’i mbijetojë edhe vdekjes që përgatit arkivolizime dhe sajon kortezhe. Të çuditshëm jemi ne mjekët, humanë deri në pakufi, njerëz të sakrilegjeve të mëdha; kemi në “dorë’ zemra, ku në aortat e tyre mezi shkon gjak dhe përpiqemi për të eleminuar “aritmitë”, aortat të funksionojnë…

Nuk bëjnë dallime në racë, sepse më mirë se kushdo ne e dimë sipas AND-së, ndërtimi gjenetik është i njëjtë, ngjyra është vetëm ngjyrë, e cila nuk përcakton asgjë.

Më ka rënë rasti, në vitet e fundit, të përkushtohem seriozisht dhe të kontaktoj, falë gjuhëve që zotëroj me mjaft të huaj, por shpejt më janë bërë të afërt dhe jam lidhur me ta. Rast i tillë pikant është do të thosha kontakti me grupin “Drita’. Më bashkoi ajo dëshirë e mirë që në fillesë më çuditi: pasioni i madh për të kënduar, vallëzuar dhe përdorimi i “veglave’ muzikore shqiptare! Një bukuri e madhe. Muzika të bën shumë shpejt me miq dhe kur kjo muzikë është e lidhur me vendin tënd të vogël në sipërfaqe, por shumë potencial në këngë!…

Vetë njohja e thellë me këtë grup simpatik, krahas përkthimit dashje pa dashje, falë profesionit u mbiquajta: “Përkthyesi-Doktor”. Kisha njohuri të mëdha për Amerikën, sepse më pëlqente gjithmonë të dija për këtë vend të madh. Më ishte ngulitur thellë në mendje Uillsoni dhe burra të tjerë të shquar, sidomos shkrimtarë të mëdhenj të këtij kombi të zgjuar.

Ian Price m’u fut shumë shpejt në zemër. Që në kontaktimin e parë më befasoi dhe ndjeva veten nga toni miqësor, mirësjellja, që përdori anglo-amerikani se me të njihesha prej shumë kohësh. Ai ishte miqësuar dhe me përkthyesin e parë, Dashamir Brajën, një bashkëqytetar imi, i cili më “përcolli” “zanatin” e përkthyesit për ta vijuar unë me Ansamblin “Drita’. Ishte një njeri i veçantë. I pëlqenin këngët, por edhe interesohej deri në detaje për probleme etnografike, etimologjike, demografike. I pëlqente të “kundronte” historinë e një populli. “Sa më shumë të njihesh me historinë e një populli, aq më shumë ke dëshirë të lidhesh me të…,”- më fliste në sentencë. Ai, pra e donte popullin tim, ndaj përzgjodhi “pasionin” për të qenë i zhytur në “psikologjinë” e tij muzikore e për të shkuar në thelb të jetës së tij…

“Që u dashuruat me muzikën shqiptare kjo asqë mund të dyshohet, por ç’ju shtyu z. Ian?”- e pyes dhe ngul sytë e mi në fizionominë e tij me nota të këndshme melodike.

“Pa dyshim, jam dashuruar dhe sa më thellë zhytem në këtë dashuri, të them të drejtën asqë mendoj kurrë të “divorcohem”…, “- dhe qesh me shpirt, duke vazhduar: “ Kënga shqiptare është magjepse. Ajo absorbon me poret e saj dhe në një çast magjik e ndien veten brenda saj dhe ndërsjelltas.”

“Ju keni mësuar mjaft mirë shqip, ashtu na duket neve që ju dëgjojmë”.

“Kjo është diçka që duhet të përpiqem ta bëj. Ka njerëz, të cilët dashurojnë “botën” e njerëzve të një vendi nëpërmjet këngës, ku them se jam edhe unë protagonist, në rast se nuk gaboj… Meloditë që të prekin thellë të nguliten në zemër, në shpirt; ato sikur të malëzojnë kodrat e vogla të ndjesive, na përpijnë dhe na bëjnë për vete totalisht… Unë tani kam kaluar kaq vjet me këngën, muzikën time të preferuar, kam dalë “shëtitje’, duke koncertuar, them se shqipen e kam mësuar. Ca gjuhë mësohen jo vetëm me të folur…”.

Ian Price ka të drejtë… Me të nuk ngopesh. Nuk shkëputesh dot nga bota e tij e madhe.

*

Ian Prices i pëlqen të bëjë një vizitë te shtëpia e Zekatëve. Kur ndodhet në Gjirokastër, ai kërkon të “rizbulojë” dëshira dhe të shtojë njohuritë muzeale.

“Më pëlqen Gjirokastra, - thotë Ai. - Është një mrekulli që gjithkush do të dëshironte të jetonte në gjirin e saj të gurtë, por me zemër, të cilës i dëgjohet tik-tiku i ndjenjës që larg”.

Ai ka vizituar të gjithë objektet muzeale, por, sa herë vjen, u rikthehet me shumë dëshirë.

“Doktor, - më thotë me një seriozitet që më vret, - ku janë qilimet e bukura, që kanë qenë në shkallët e kësaj shtëpie?’ Pyetja më godet. Pyetja e parë pasohet nga të tjera. “Ku është kjo, kjo… kjo që ka qenë këtu?…” Këto pyetje janë pa dyshesën më të vogël “asgjësuese”. Ne i kemi shpërdoruar…

Price kupton dhe më qorton: “[’bëni kështu? Pse nuk na ruani vlerat? ”

Një qortim i një miku, i cili e ndien se është i afërti ynë… Më shkon mendja të revoltohem, . Ua hedh fajin viteve të mprapshta që na zhdukën stolitë. Kostumet shumëngjyrëshë u ikën nga duart “stolimbajtësve’, që mbronin identitetin për “…’. Kostumeve, që nesër mund të hapin një panair etnografik dhe t’i reklamojnë për komercialitet! [’brutalitet!…

“Kostumet shqiptare, - më kishte thënë njëherë Price, - janë kostume, të cilat reflektojnë floririn e gjallë”.

20. 05.2000.

Ian këmbëngul të vizitojmë “qytezën” rome. Kërkon të dijë mënyrën e jetesës së tyre. Para disa vjetësh ata u stacionuan në vendin e quajtur “Zinxhira”. U bënë përçapje që të viheshin në “fre” dhe pse jo, të banonin edhe në pallate, por psikologjia e tyre nuk pajtohej me këtë vendosje, stacionim. Dihet lëvizja e tyre, aftësia treguese sa tash ka dhe një emër të modës në Shqipëri “Gabi”. I sheh duke shitur gjithçka me etje fitimi. Ata lëvizin… Ianit i pëlqente të shihte nga afër jetesën e tyre. Unë kisha dijeni për jetesën, por dëshirën e mikut të nderuar do ta plotësoja pajetër se ai këmbënguli.E ç’nuk pamë atje. No coment. Iani u befasua nga një “katastrofë’ njerëzore. Ai shumë shpejt u bë “njeriu më i preferuar për të zgjidhur hallet rome… ankesa, kërkesa nga më të ndryshmet. Price, sikur të ishte punonjës i Amasadës Amerikane, kishte kërkesa për “viza”, për ndihmesë financiare, për ndihma në ushqime. Romët luteshin që t’u zgjidhte….

Vijon në numrin e ardhshëm



Dionis Kola



E nesërmja qesh të sotmen

Është fjalë e urtë popullore. Dhe na shtyn të mendojmë… Dikur kemi bërë diçka për të cilën kemi qenë të bindur se e kemi bërë mirë. Ndërsa sot gjykojmë si të padobishme, të padrejtë, shkurt i paarsyeshme. Në të kundërtën: Kemi bërë diçka tjetër që e kemi ditur se ka qenë e parsyeshme. Ndërsa sot e vlerësojmë si të vetmen punë që kemi bërë me mend!Atëhere: ku është arsyeja dhe ku mosarsyeja? Mos vallë këto të dyja të veshura me petkun e misterit pohojnë njëra- tjetrën në të kundërtën e polaritetit të vet? Apo vallë midis tyre ekziston një rivalitet i dukshëm deri në atë shkallë, sa që ndonjëherë dominimi i njërës e vë në dyshim ekzistencën e tjetrës?!










Gazeta u përgatit nën drejtimin e Kristaq F. Shabanit,

Kryetari i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, Gjirokastër

Kryeredaktore: Mirela Dudi, Tel. 003558464433

ZçKryeredaktorë: Jorgo S. Telo, Tel.003558467338
Antoneta Mallta Tel 003558463679



Redaktorë përgjegjës: Duro Shehu 003558462127

Yllka Ponde

Adelajda Buzo 003558462910
Informacioni: Kastriot Hadëri, Blerta Kore, Desela Nuredini, Luljeta Xhaxhiu, Kristo Stoja



Këshilli botues: Sazan Gjomema, (Kryetar), Novruz Shehu, Petro Dudi, Agim Basha, Lumo Kolleshi, Ylli Hoxhaj, Dr.Izet Çulli,Florentina Skëndaj, Anastas Bita, Viktor Dervishi, Dhurata Themeli, Eli Bici,Zaharulla Gaitanaki(Greqi), Dr.Zymer Neziri(Kosovë),Dr. Ramadan Sinani(Maqedoni), Dr. Rustem Berisha (Kosovë), Kosta Gaxhoni, Hadër Mevlan, Dr. Laver Stroka.



Fotografë: Zydi Hyka, Bastri Bihuci

Adresa e gazetës: Lagjja “18 Shtatori”, Pallati 87/4 Gjirokastër, Albania
Tel.03558465867 & Fax 003558462218



Mobil 0692553056

Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti” Tiranë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:06 pm

PEGASI 15

Organ i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, Gjirokastër, Albania Nr.7 (015) Muaji Tetor- Nëntor 2003

NË VEND TË EDITORIALIT

Teoria e Fikut

Skicë

Nga Kristaq F. Shabani



Flitej se do të bëhej një ndarje “prone”. Të interesuarit shqyen telefonat për të kontaktuar me Ndarësin… Ai i qetonte të interesuarit: “Mos u mërzitni. Në ndarjen që do të bëhet do të realizohet “Teoria e Fikut”… Ajo është teoria më e mirë, të cilën e aplikon sot mbarë mendimi i përparuar… Me të janë të fituar të gjithë. Të gjithë marrin pjesën që u takon. Hajde, ndarje, hajde!… Bëhuni gati, miqtë e mi, nesër në mëngjes fillon aplikimi. Kënaqësia do të jetë e të gjithëve!…”

Të interesuarit i çudiste teoria e fikut. Ç’të ishte kjo teori? Cili ishte thelbi i saj? Vrisnin mendjen. Përparonin në mendime, riktheheshin përsëri dhe ëndërronin… Fiku është i ëmbël. Dikush e ka quajtur “Ëmbëlsira e Perëndisë”. Duke qenë e tillë duhet t’i ëmbëlsojë të gjithë… Nga ta ketë prejardhjen Fiku?

Fiku, fik, të fik,… fi..k.

E nesërmja erdhi kaq shpejt, saqë njeriu ëndërrues nuk mund të besonte… Altoparlanti i vendosur në vendin e Ceremonialit po transmetonte Këngën e Fikut, të kënduar nga një këngëtare, e cila ndiente më mirë se çfarë do të thoshte “fik”… Pse thonë: “Ra nga fiku… Dega e fikut, po u thye, s’shpëton po je mbi të… Mos rënç nga fiku… A, është ai që ka rënë nga fiku!… Po re nga fiku, nuk ngjitesh dot në fik, … e tjera.

“ Fiku, pra ka shkallinat e tij… Sa kishin rënë nga fiku kishin mbetur sakatë. Dikush këmbëthyer, dikush krahthyer, dikush brinjëthyer…, dikush “mendjethyer”,… dikush, dikush… Kështu kjo pemë në pamje e vogël realizon rënie të befta.

“Më mirë të biesh nga një piramidë, qoftë edhe monetare, se sa të biesh nga një fik, i cili s’ta mbush syrin… Këngëtarja po këndonte refrenin e këngës së Fikut:

Kush ra nga Fiku,

s’hipi dot më në fik,

sado që u përpoq me gjithë fuqitë,...

I rënuri s’ngjitet dot më në fik…

Kjo nuk do të thotë që hipjen e dytë

Të mos e provoni, o Miq!”

Ndarësi u drejtua te podiumi.

“Tani do të fillojmë ndarjen e fiqve… Afrohuni ju të parët. Bjereni shportën…”

Të gjithë do të ndiqnin ndarjen. Ranë trompetat. Pastaj u këndua “Himni i Fikut”. Të gjithë këndonin. Pas përfundimit të himnit filloi “procesi”.

“Urdhëro një fik ti, i Pari…” I Pari mori fikun,…“Urdhëro, Unë fikun…” Ndarësi mori fikun…“Urdhëro, ti i Dyti fikun…” I Dyti mori fikun…

“Urdhëro, Unë fikun…” Ndarësi mori fikun! “Urdhëro ti, i Treti, fikun…”

I Treti mori fikun…Urdhëro, Unë fikun!!!!” Ndarësi mori fikun!

“Urdhëro, ti i Katërti fikun…I Katërti mori fikun…

“Urdhëro unë , fikun…” Ndarësi mori fikun! “Urdhëro, ti i Pesti fikun…”

I Pesti mori fikun…” “Urdhëro, Unë, fikun!” Ndarësi mori fikun!!!!!

Këtu ndarësi ndaloi dhe pyeti: “Deri tani, nga sa kemi marrë?”

“Nga një, zotëri,…”- u përgjigjën të pestë në kor.

“Keni të drejtë, - aprovoi Ndarësi.- Po, kemi marrë të gjithë nga një fik…

Kjo praktikë vazhdoi deri sa u zbraz shporta me fiq.

“Të gjithë kishin marrë nga “një” fik!”

Të gjithë buzëqeshnin. Tani e kishin kuptuar Teorinë e Ndarjes së barabartë të Fiqve…

“Dëgjoni, - u tha Ndarësi.- Ne sot bëmë ndarjen e fiqve, nesër do të ndajmë OFIQET…”

Ç’ndryshim kishte OFIQI nga FIKU? Vetëm një “O” të fortë përpara.

Përsëri nesër do të ndante Ofiqet “Ndarësi”. Kish rëndësi se të gjithë siç morën fiq do të merrnin dhe Ofiq!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:06 pm

FILIP VITO



Fotografi çudibërës. E kanë quajtur “Marubi i Jugut”, por ai ka individualitetin e vet të padiskutueshën. Një përkushtim i madh ndaj Artit të fotografimit, duke evidentuar vlerat e kujtesës historike.






Figura të mendimit shkencor dhe historik

Anëtar i Këshillit botues të “Pegasit” nga Kosova



Dr. Zymer Neziri, Instituti Albanologjik Kosovë

Një personalitet ku mendimi I tij ka spikatur në recensionime,artikuj dhe punime të mirëfilltë studimore,mbi 140. Gjatë veprimtarisë shkrimore të pasur ka botuar këto vepra: “Epika legjendare e Rugovës”, 1997, Prishtinë; “Isa Demaj – jeta dhe veprimtaria atdhetare” Prishtinë 2000; “Këngë të kreshnikëve, Antologji për shkollat e mesme” Prishtinë 2000. Me bashkautor “Instituti AlbanologjiPrishtinë,30 vjet”, Prishtinë 1997; “Lëvizja e pajtimit të gjaqeve, 1990 – 1999.

Ka në dorëshkrim mjaft vepra si : 15 vëllime me këngë të kreshnikëve të Ciklit të Mujit e të Halilit; disa vepra me prozë legjendare dhe me këngë epike historike. Kam mjaft studime në dorëshkrim si: “ Haxhi Zeka në traditën popullore,monografi”,”Poetikae krahasimit”,monografi; “Poezia legjendare e Rugovës” monografi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:07 pm

MIRELA DUDI


What I’m going to do?





My ship will weigh anchor at dawn

and will sail down the river by noon,

to break the serenity of the sky,

the Sun to replace with the Moon.



Mountains and fields to blow down,

the waves of the sea to throw away,

to say how much I love you,

forever in the deepness of your heart

to stay.



30 august 2003





HOPE



I gave my love to you

and I got nothing in return.

Smitten with wonder I see

how soon my soul is burned.
Nothing can’t afford to temp me now,


thinking for you night and day.


Little by little I fell silent,


rushed to get shelter from the rain.





Under the roof I stood my ground.


My heart almost stood still.


I didn’t get in a word edgewise,


nothing of my body I could fill.





“To much a do for nothing!” –


said someone behind me.


-Draw your heart’s sorrow!


Don’t shiver like a leaf of tree!





Life is a gift of God.


No one can rob it to you.


Give it sense and strength,


clear your sky, make it blue!”






02 September 2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:08 pm

PANAJOTA HRISTODHULU- ZALONI




NË NJË BOTË TË BARDHË





Duke “robuar” vargjet e mia

për faqet e mia të bardha,

në fshehtësinë e bardhë të shpirtit tim,

tek ti dhuroj fletoren time të bardhë.

Gdhihemi së toku me dëgjim muzike

në botë me gjurmime shpirti…



Yjet e qiellit dhe guackat e detit

mbërthehen nga rrezet e vargjeve tona,

që lëkunden në një botë të bardhë…

E mbajnë të bardhësuar:
Poetët dhe shenjtorët…








PARA SE TË KRYQËZOHESHA





E dija treni, që kisha marrë

do të pikëndalonte në një stacion,

në vendet e Golgothas…

E dija që do të më kryqëzonin,

pse jo dhe mua.

Vallë, mos nuk jam dhe nënë?

Mora rrugën për në Jestimani,

kisha nevojë të falem…

(para se të kryqëzohesha).

Por, gjeta Jestimaninë

të shkatërruar nga tërmetet.

Vallë, ku të vete të falem,

përpara se të më kryqëzojnë?


GJER…





Heshtja si një zog i sëmurë…

U folezuan në shtëpinë time

zogj pa krahë fluturues në vetmi memece.

Të këndoj me pleqërinë

që pastron shpirtin,

pas pak, para se të venitet nga heshtja…,

që ka shijuar deri në vjelje…











DRITË GREKE





Po afrohet pranvera,

kodrinat do të mbushen me lule…

Dhe pastaj do të vijë vera,

do të temjatisin malin:

rigoni, mendra, pelini;

do të hapin gjirin e tyre kodrat, malet

që të lindin poetët, Bretakët, Pallamatë,

të thurin himne për dritën greke;

ta shpërndajnë në majat e bredhave

ta përkëdhelin dhe ta puthin ëngjëjt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:08 pm

DIALOGU NË VEPRËN “RRUGA GJER TE KTHESA…” e Faik Islamit

Na shpaloset para syve tanë një vepër sa e re, aq edhe e vjetër. Them e vjetër për vetë kohën të cilën na sjell( gjë që s’mund të them se e zbeh vlerën e kësaj vepre) dhe them e re , se rrallë shohim të botohen tregime. Kryesisht penat e reja janë të prirura drejt poezisë. Për këtë arsye do të ftoja si studiuesit, ashtu dhe lexuesit e thjeshtë ta shohin këtë vepër me një sy tjetër, pra me shumë dashamirësi.

Pa dashur të hyj në tematikën e veprës, desha të them se autori na sjell në tregimet e tij, vitalitetin e një kombi duke na dhënë disa heronj të pashpallur, njerëz të thjeshtë, të cilët janë përballur me beun, pushtuesin, por edhe me diktaturën.

Vetë natyra e tregimit nuk të lë të zgjatesh në detaje, kështu që edhe Faik Islami na paraqet çdo gjë përmes fjalës së gjallë të qenieve njerëzore, të veshura si personazhe që veprojnë në rrethana të caktuara. Në këtë mes shfrytëzohet për qëllimet e artit prirja e qenies njerëzore për animizim dhe dublim.në tekst është autori që na flet drejtpërdrejt. Në veprim autori bën një paraqitje të tërthortë, një paraqitje dramatike në të cilën personazhet e autorit interpretojnë dhe paraqesin në skenë. Frymëzimi dramatik e shfrytëzon gjerësisht monologun dhe dialogun, për rrjedhojë ky frymëzim mbështetet në rikrijimin e jetës përmes fjalëve të personazheve që përshkruajnë, tregojnë, bëjnë vlerësime, shpjegojnë. Edhe një replikë e thjeshtë, ndonjëherë, mjfton për ta skicuar si duhet dikë.

Kështu, nëpërmjet dialogut të ashpër mes Dullës dhe hetuesit, kuptojmë se kemi të bëjmë me një shërbëtor verbërisht besnik dhe aspak profesional, kundrejt një viktime të të njëjtit sistem, i cili krimin e kërkonte atje ku s’ishte.

Dialogu mes mësuesit kryeneç dhe zëvendësministrit të arsimit na shfaq para syve tanë se sa të paafta qenë shpesh instancat e larta shtetërore për të zbuluar të aftët, njeriun e vërtetë të punës, sepse ai e kërkonte të drejtën e tij në rrugë ligjore, pa servilizma. Nga ana tjetër, nëpërmjet dialogut të shkurtër, por tepër tronditës, na jepet një krim i rëndë si pasojë e një dashurie të madhe, por të refuzuar si ajo e dy të dashuruarve.

Nga koha e luftës antifashiste na jepet i gjallë ideali për të cilin kanë luftuar partizanët tanë, të mishëruar në yllin me pesë cepa. Ahmeti nuk pranon ta shkelë yllin, edhe pse i kërcënohet jeta nga ballisti pa emër. Por edhe pse në dy kahje antagoniste, Ahmetit i del në krah ballisti Refik, sepse të dy ishin golëmas, të dy ishin shqiptarë. Prandaj Refiku shpëton jetën e Ahmetit dhe idealin e tij.

Ajo që e karakterizon më shumë se çdo gjë është përdorimi i dialektit të Golëmit në dialog. Kjo ka vlerën e vet në karakterizimin e personazheve, por kam mendimin se shpesh abuzohet në përdorimin e këtij dialekti, duke zbehur disi vlerën e personazheve. Pavarësisht nga kjo, vepra ka rëndësinë e vet, sepse na sjellte ne një kohë për të cilën pak është shkruar dhe shumë është folur, një kohë, e cila shumë njerëz i gjymtoi fizikisht, por pjesën më të madhe e gjymtoi shpirtërisht.

Do t’i uroja z.Faik Islami, një larmi tematike dhe ngritje cilësore në pasqyrimin e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:08 pm

Plasaritja kërkon terapinë e dritës



Qiparizi i dhimbjes njerëzore



( Rreth vëllimit “Pulsi i dhimbjes” i poetit Kristaq F. Shabani)



nga Thimjo Peçi, studiues



Kristaq F. Shabani dhe poezia e tij përbëjnë njëherazi një individualitet madhor e të spikatur dhe një rast të veçantë në Letërsinë e sotme shqipe. Kristaq F. Shabani është poet i letërsisë intelektuale dhe njerëzore. Këtij poeti krenar i shkon për shtat një lloj fisnikërie e veçantë.

Rivrasja e Profetit,

kacavirrja e majmunit.

Ringjallja e Profetit:

Ditën e lexoj së mbari!

Të perifrazosh e të komentosh poezitë e Kristaqit është njësoj sikur të duash të belbëzosh, të thuash keq ato që janë thënë me akcent bilbili.

Ecja vuan nga nervat,

pi hapa qetësuese.

Gradat e dhimbjes shtohen.

Në një lule të shpërthyer:

“Petale shprese dhe lule gjembi!

(Tej Poleve “Pulsi i dhimbjes” faqe 15.)



Poezitë e Kristaq Shabanit këndohen, dëgjohen,ndjehen, shijohen, meditohen jo vetëm një herë, por shumë herë.Çdo poezi është një xhevahir me shumë faqe, që ndrit secila më shumë e më bukur se tjetra.

Mermerin me lule e vendosën,

sa e pa syri mermeri plasi...

Nga mënga e syrit nxjerr një “AS”.

Plasaritja kërkon Terapinë e Ditës.

(Plasaritje).



Duke e parë çështjen nga pikëpamja e kohës, këto poezi janë krijuar në periudha të ndryshme (Zhej, Sheper, Prishtinë, Peshkopi, Barjam Curri, Athinë) të frymëzuara nga ngjarje e rrethana të veçanta. Kam përshtypjen duke lexuar librin “Pulsi i dhimbjes”, se autori i tyre shkruan jo në çdo rast e me të parin frymëzim, por kur dallga e frymëzimit shpërthen masën për të shtyrë ndër përfytyrime e shprehje të gjalla. Kristaq Shabani është një poet konceptesh. Bërthama e veprës së tij është mendimi, ideja. Dhe ideja vë në lëvizje krejt botën e fantazisë së tij. Tek Kristaq F. Shabani nuk mund të ndash idenë nga trajta. Ndër poezitë e tij nuk ka zona të errta. Krejt bota e tij poetike është përfshirë nga një dritë e fuqishme.

Petalja vuri unazë /në gishtin e saj petak;/ u kurorëzua të Dielën /me Pistilin./ Një puthje nektar/ e premtim përbetimi.../ Të Premten /gishti u bë më petak./ Papritur unaza nga gishti ra, / i humbi shkëlqimi floririt./ Faji nuk mbeti si gjithmonë jetim. /Faji: “Tradhëtia e Pistilit”/ (Shkelja e kurorës)

Poezitë e Kristaq Shabanit u sjellin një kontribut të shëndoshë letrave shqipe. Stili i thjeshtë, i qartë dhe i fuqishëm s’ka të bëjë aspak me formën abstrakte. Mund të themi se është pranë Migjenit, që e kuptoi artin si një shfaqje të përpjekjes shoqërore.

Kristaq Shabani nuk shkruan, por gdhend. Poezitë e tij të kujtojnë ato gdhendje muratorike me gurin e ashpër, gurë me të cilët zbukuroheshin në qoshet apo sipër portave të shtëpive shqiptare. Ai nuk vargëzon duke renditur fjalë, por kërkon të tilla që të rëndojnë e të zënë vend si gurë në një mur mjeshtëror.

Ai kërkon harmoninë dhe melodinë si elemente bazë të harmonisë, kërkon latimin dhe gdhendjen e mundimshme si elemente bazë të arkitekturës poetike. Më tepër se tek zbulimet e befta poetike, forca e poezisë qëndron te gjetja, gdhendja e vargut dhe e fjalës, mënyrë kjo e pranuar si në poezinë evropiane dhe në atë shqiptare. Poezia e Kristaq Shabanit në këtë kontekst ka fizionominë dhe formën e vet. Ajo është poezi me tone dramatike e me shpërthime të brendshme.

Mendimi i prerë si sakat, “Orë” pa akrepa vetëm me tik – tak të rrallë. Zemër me një aortë me pak gjak dhe në orë të përgjumura Largësinë jo s’mund ta kapë… Trembja ledhatohet si njerkë! (“Ligjërata e drejtë”).

Poeti e zotëron në mënyrë të përkryer vargun dhe ngarkesën emocionale e tipizuese të fjalës. Fjala e tij e frymëzuar është plot jetë, plot forcë gdhendëse e me ngarkesë mendimi filozofik e psikologjik, por gjithnjë brenda strukturës së gjuhës shqipe.

Lutja më pushton të tërin.

Fjala e lutjes më pëhapet në trup.

Pasthirrma pyetse: “A mund?!…”

përsëritet në tejngopje.

“A mund, a mund?”

Preferoj një shtrat të Qiellit.

(A mund?)

Si poet meditativ e me horizont të gjërë intelektual e kulturor Kristaq Shabani e fut natyrshëm në poezinë e tij, të botës shqiptare përmasën ekzistenciale, universale dhe filozofike, çka ditur quhej “ndikim i huaj” e hermetizues. Ajo e rrit forcën shprehëse të poezisë së tij, duke krijuar mundësi të përgjithshme, si dhe për të shprehur përjetime të përafërta me mendësinë e njeriut bashkëkohor në këtë fillim shekulli.

Ligjërimi poetik i Kristaq Shabanit ka një sistem të qartë organizimi, jo vetëm në planin ideor, por edhe në atë gjuhësor e stilistik. Mjetet shprehëse që përdor poeti (fjala, tingulli, rima, ritmi e tjerë) qëndrojnë në raport harmonik me përmbajtjen e poezisë së tij; çdo element i veçantë ka funksion të caktuar në kuadër të tërësisë dhe gjitha së toku synojnë të përçojnë të lexuesi ndjenjën, mendimin, dispozimin, që rrymon në shpirtin e poetit, përkatësisht mesazhin poetik.

Shkurt dhe qartë: Poezia e Kristaq Shabanit është poezi e një bukurie të madhe, një gjuhë e kulluar shqipe. Doja t’i përfundoja këto radhë me një citim poetik të Poetit: “Të vritet bukuria?! Kortezh i vargjeve të mia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:09 pm

Të fshijmë pluhurin e harresës



TË NJOHIM PERSONALITETET ME PËRMASA TË MËDHA



DHIMITËR DHIMA, PIKTOR I HAPËSIRAVE TË MËDHA
Nga Viktor Dervishi, studiues



Dhimitër Joanidhi



Shumë personalitete me qenien dhe veprën e tyre kanë lënë gjurma të pashlyeshme, edhe pse koha dhe rregjimi u hodhën pluhurin e harresës.

Dhimitër Dhima është një nga ato figura që me qëndrimin dhe veprën e tij do të bëjë për vete jetën shpirtërore të njerëzve në përjetësi.

Punimet e tij kanë shpërthyer kornizat e një krahine që e lindi si Zagoria, apo të një shteti e të një Kombi. Ato janë “motivuar” botërore. Për të dhe për veprën e tij, fatkeqësisht sot nuk disponojmë asnjë të dhënë të shkruar nga autorë shqiptarë, pale mandej të sjellësh nëpër mend ndonjë studim për të! Mundëm të gjenim një shkrim të shkurtër për të në Enciklopedinë e vogël greke, të cilën e përktheu në shqip i nderuari Jani Mara. “Dhimitër Dhima, piktor, lindur në Topovë të Vorioepirit, më 1886. Studioi për pikturë në Athinë në Shkollën e Arteve të Bukura. Punoi kryesisht pikturë portretesh dhe artin kishtar. Nga viti 1908 ekspozoi veprat pothuaj në të gjitha ekspozitat e Athinës dhe në a të Romës në vitin 1911. Zbukuroi shumë kisha si atë të Shën Konstandinit në Athinë, Shën Spiridhonit në Pire,” E Fjetjes” në Argos e të tjera. Tablot e tij ndodhen në Bashkinë e Athinës dhe në Ministrinë e Ekonomisë. U nderua me dekorata, i rrethuar me prestigj (nderim) të veçantë prej Akademisë Franceze më 1918.”

Ne kishim dijeni dhe, ashtu siç thuhet edhe në Enciklopedinë e vogël greke se Dhimo Dhima kishte fituar çmime botërorë në ekspozitat e veprave (pikturave) të tij si në pllakata, portrte, por sidomos në fushën e Ikonografisë në Greqi, Francë, Itali, SHBA. Këto e përcaktojnë si një figurrë artisti të planit botëror, por “pa dashje” është përvetësuar edhe si qytetar.

Na lind pyetja: “Pse për këtë figurë që kanë shkruar jashtë vendit shumë personalitete të mëdhenj, në Shqipëri heshtet?”

Në kohën kur punoi ende nuk ishte krijuar shteti shiptar dhe nuk kishte kushte për të shfrytëzuar kapacitete të tilla, që shkëlqenin, por, më vonë, pas krijimit të shtetit pse këto “shkëlqime” u lanë pas dore dhe kjo vijon edhe në ditët tona? Pra në atë kohë djepi i Kulturës Shqiptare ishte i vogël të mbante kolosë të tillë si Aleksandër Moisiu apo Dhimo Dhima e të tjerë, por ata e shprehën se i përkisnin atdheut të tyre, Shqipërisë. Kur përmenden nga shtetet e tjera pse sot vijohet të heshtet? Greqia disponon sipas të dhënave pjesën më të madhe të veprave të tija. Duhet të evidentojmë se vlera mbetet vlerë; arti brilant është brilant dhe se vendi që të lind është vendi më i dashur dhe Dhimoja këtë dashuri e ushqeu gjersa kishte frymë.

Kërkuam në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar për të gjetur emrin dhe veprën e tij, por na pushtoi një ndjenjë keqardhjeje dhe turpi për mohimin e vlerave të Kombit për 50 vjet dhe se në këtë Fjalor figurojnë dhe përmenden figura edhe mediocre që s’i kanë dhënë gjë Kombit!…

Dhe pa dyshim na lindi ideja se është detyrë e shkencëtarëve të kësaj fushe që tëvendosin në Altarin e Nderit këto figura të lartësisë si Dhimo Dhima e tjerë. Si mund të shkruhet në Fjalor se Zagoria para çlirimit ka qenë një nga zonat më të prapambetura të rrethit të Gjirokastrës! Si mund të quhet e prapambetur një krahinë, e cila gjatë gjithë kohërave ka “emetuar” personalitete të mëdha të të gjitha fushave art, kulturë, politikë, teknikë, shkencë, administratë e tjera! Kjo është ta trajtosh me sy miopie realen.

Ne në nismën tomë patëm parasysh se mosekzistenca e të dhënave të shkruara për Dhimo Dhimën na jepnin të drejtën që të bazoheshim në kujtimet e trashëguara nga të afërmit tanë, të cilët e kanë njohur personalisht Dhimitër Dhimën dhe kanë pasur një miqësi solide me të.

Dhiogjen Joanidhi në kujtimet e tij ka treguar se i ati i tij, Joan Joanidhi, lindur në Topovë më 1886 dhe vdekur në Athinë në vitin 1930, ishte një nga shokët më të ngushtë të Dhimos. Ishin bashkëmoshatarë. Shoqëria dhe dashuria e tyre kishte lindur qysh në Topovë dhe vazhdoi edhe kur ishin studentë në Athinë: Dhimoja në Akademinë e Arteve të Bukura, ndërsa Joani në Fakultetin e Letërsisë e Gjuhës greke, me mbarimin e së cilës punoi Profesor i Gjuhës greke në Larisa e Athinë. Joani krenohej me bashkëfshatarin dhe shokun e tij Dhimon, i cili shquhej për talentin e tij të veçantë. Të dy ishin larguar qysh të vegjël nga fshati, Baballarët i kishin marrë me vete në Athinë për t’i arsimuar dhe të dy përfunduan shkollat me rezultate të shkëlqyera nga cikli i ulët deri në të lartin.

Asnjëherë të dy djemtë nuk e harruan Topovën. Bashkë me qumështin e nënës ata kishin thithur edhe nektarin e dashurisë së pakufishme dhe të mosharresës të vendit të tyre. Me padurim prisnin pushimet studentore për t’u kthyer në Topovë. S’ngopeshin me bukurinë, klimën po edhe me zakonet e Topovës së tyre. Dhimoja kohën më të madhe e kalonte duke bërë vizatime nga natyra e vendit dhe portrtet të bashkëfshatarve. Joani në kujtimet e veta tregonte se veçanërisht Dhimoja, pjesën më të madhe të pushimeve e kalonte duke pikturuar e duke zbukuruar kishat e Shënkollit të Topovës dhe të Nderanit, ndoshta, edhe ndonjë nga pikturat murale të Manastirit të Nivanit. Besojmë se që këtu nis pasioni dhe fama e tij si ikonograf. Mirëpo këto punime të duarve të arta të tij e ndoshta të vetmet do të ishin me aq vlera sot, i fshinë furtunat barbare të viteve gjashtëdhjetë.

Nuk mund të mos evidentohet prestigji dhe autoriteti që gëzonte ai në shtetin grek e megjithatë ai ishte dhe mbeti një zagorit i thjeshtë dhe tepër i dashur.

Ai mbetej pranë halleve të njerëzve dhe të krahinës dhe zgjidhte me devotshmëri të gjitha kërkesat që kishin njerëzit ndaj tij. Jeta rrjedh e ashpër për disa. E tillë rrodhi edhe për Joanin, shokun edhe bashkëfshatarin e vegjëllisë së Dhimos, i cili, pasi kaloi një sëmundje të rëndë, u bë i pa aftë për punë qysh në moshën 40 vjeç. U deshën përpjekje të mëdha të Dhimos së bashku edhe të një zagoriti tjetër nga Lliari i Zagorisë, profesorit të filologjisë Filip Shabanit, Kryetarit të Shoqatës së mësuesve, që të siguronin nga shteti grek një pension jetese, profesorit të Larisës, Joan Joanidhit. Një gjë e rrallë kjo, për të mos thënë e pamundur, sigurimi i jë pensioni të parakohshëm atëherë ishte tëpër i vështirë dhe për shtetasit grekë, jo për dikë të një kombësie të huaj. Autoriteti, fama dhe emri i përmasave botërore të Dhimos, i kapërcyen ato që motivoheshin të pamundura, ndërsa i siguruan përballimin e jetesës Joanit sa jetoi dhe gruas me katër fëmijë në Topovë deri në vitet e luftës.

Në këto kushte Dhimoja ishte bërë pjesëtar i familjes Joanidhi. E kërkonte syri ta shihte, e kërkonte veshi ta dëgjonte. Jeta rodhi e ashpër dhe ata nuk u panë. Në formë respekti familja Joanidhi njërin prej djemve e quajti Dhimitër për nder të artistit dhe bamirësit të madh.

Sokrat Dervishi ishte dy dekada më i ri se Dhimoja, por kjo nuk u bë aspak pengesë në njohjen e tyre, në shkëmbimin e mendimeve intelektuale ndërmjet tyre, në admirimin dhe vlerësimin reciprok të tyre, veç mirëkuptimit intelektual ata kishin edhe një arsye më shumë për ta dashur e respektuar njëri- tjetrin. Ishin të dy zagoritë dhe për shumë probleme kishin mendime të njëjta. P.sh. lidhur me forcimin dhe përparimin e shtetit shqiptar në marrëdhënie të mira e me ndihmën e fqinjit të Jugut, ata kishin të njëjtin mendim dhe koha vërtetoi se mendimet e tyre të ndershme e të sinqerta ishin të gabuara. Fqinji i Jugut kishte pretendime për aneksime territoriale, me të cilat ata nuk pajtoheshin kurrsesi.

Në vitet ’30 Sokratit i kishte rastisur të shkonte në Athinë për punët e veta. Veç pritjes që i bënin disa kushërinj të afërm të gruas, e pritën dhe e nderuan dhe dy personalitete me emër nga Zagoria: Dhimo Dhima me të cilin ishte njohur edhe më parë dhe Filip Shabanin, i cili në Luftën Italo - Greke erdhi në Zagorie dhe s’mundi të largohej deri sa vdiq në vitin 1944. Mbaj mend se jo më pak se dy apo tri herë në javë Shabanidhi kthehej në shtëpinë tonë dhe rrinin me babanë orë të tëra në biseda intelektualësh. (Shënimi im V. D.)

Dhimoja ishte martuar me një grua intelektuale me origjinë me origjinë gjermane. Ajo ishte artiste, piktore si i shoqi. Patën dy djem si pëllumba, por që u ndanë shpejt nga jeta, duke plagosur dhe lënë në pikëllim zemrat e ndjeshme dhe të buta të prindërve të mirë.

Që në njohjen e parë me Dhimon dhe të shoqen të krijohej përshtypja për njerëz që zotërojnë karaktere me cilësira hyjnore, sikundër ishin realisht, ndër të cilat dalloheshin dashuria, drejtësia, mëshira,mençuria. Ato i ruajtën si parime në çdo kohë e me këdo, i emetuan dhe në veprat e tyre të famshme, në ekspozimet e të cilave kishin fituar çmime botërore.

Në biseda të hapura, intime të një niveli kulturor e patriotik Dhimoja kishte shfaqur e mbështetur idenë e përparimit të shtetit shqiptar, të atdheut të tij.

A duhet nderuar vepra e këtyre kolosëve?!





Shënim i redaksisë: Në këtë shkrim jepen disa të dhëna, të cilat tërheqin vëmendjen.

A mund të rrihet symbyllurazi dhe të luhet kukafshehtaz me këta personalitete të mëdhenj? Si nuk nderohet vepra e tyre e madhe? Pse heshtet për kolosët, kur sot titullohen , dekorohen, çmimohen njerëz, që ia vlejnë, por edhe të “rëndomtë “, që marrin çmime që nga “Naim Frashëri” i artë e deri te “Andon Zako Çajupi” e të tjerë? Le të mposhtim Somnambulizmin total dhe energjik. Shoqatat si përfaqësuese të Shoqërisë Civile le të nismojnë për të propozuar deri në Instancën më të Lartë të Shtetit dhe Presidenti nuk do të të hezitojë të nderojë edhe të respektojë në emër të Kombit, për Kontribuesit e Mëdhenj të Kombit!… SHKËMBIM VLERASH UNIVERSALE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:10 pm

“Udhëve të jetës” e Dr. Kristofor Llanes një vepër me vlera poetike

nga Prof. Muzafer Xhaxhiu



Muza poetike e Zagorisë që nxori Çajupin e madh dhe poetë të tjerë të njohur ka frymëzuar heshtazi e pa bujë edhe Dr. stomatolog Kristofor Llane. Nuk është një dukuri e rrallë në vendin tonë dhe në mbarë botën të shohim në arenën e krijimtarisë letrare jo vetëm njerëz të letrave në kuptimin e shkollimit të tyre, por edhe të tjerë të profesioneve të ndryshme si: agronomë, mjekë, inxhinierë e tjerë. Pa përmendur shembuj nga Letërsia botërore, mjafton të kujtojmë emra poetësh a prozatorësh në vendin tonë si: Çajupin, Andrea Varfin, Shefqet Musarain, Petro Markon, Betim Muçon, Fatos Kongolin, Zisa Cikulin, Teodor Laçon, Nexhat Hakiun, Dhimitër Paskon e tjerë.

Në udhën e vështirë drejt tempullit të poezisë ka dhënë provën e parë dhe jo pa sukses Kristofor Llane me librin me poezi “Udhëve të jetës”, botuar nga Shtëpia Botuese “Albin”, 2000. Me pasionin për artin e fjalës,për poezinë që i ri, Kristofor Llane shkroi dhe botoi vjersha në revista dhe gazeta letrare të kohës, pa iu ndarë asnjë çast poezisë. Poeti kokëunjur dhe modest shkruan se nuk është mjeshtër vargjesh, veç dhëmbëve u jep formën dhe i modelon dhe në gojë bën çdo dhëmb të flasë.

Nëpër shekuj brezat

që do të vijnë,

për studim

do të hapim një varrezë,

librin tim s’do ta gjejnë në vitrinë,

por në varr do të gjejnë një protezë.

Librin me poezi “Udhëve të jetës” tërheq vëmendjen për atë fllad të butë lirizmi që fryn i qetë e pa klithma retorike, për ndjenjat e holla dhe të sinqerta, për ato vibrime romantike ëndërrimtare plot dashuri për jetën, për njeriun, për tokën mëmë, për dashurinë e pastër dhe të shëndetshme, e cila e zhveshur nga notat e sentimentalizmit qarraman, ka edhe ajo hallet e saj.

Dashuria në vargjet e Kristofor Llanes jo rastësisht jeton në sfondin e peizazhit të virgjër fshatarak. Nga kjo duket se sa e pastër dhe ideale është ajo, e zhveshur nga çdo lloj sensualizmi. ... Libri ka larmi tematike... Në vjershat e librit të bie në sy prirja e autorit për t’i dhënë mbështetje emotive idesë themelore përmes imazheve dhe metaforave, që vijnë natyrshëm në vargje, pa i kërkuar ato me përdhunë për efekte hermetike e modernizimi në modë. Ndaj, në këto poezi gjithçka tingëllon me një logjikë estetike kombëtare....



DËSHIRË



Ndoshta rreze dielli s’bëhem kurrë ,

n’agim të shekujve të ndrij ,

të më falen lule,zogj e drurë ,

kur me ngrohtësi t’i përtërij .



Edhe vet e di që mjeshtër vargjesh s’jam

por dhëmbëve u jap formë , i modeloj ,

Dhe në gojë e bëj çdo dhemb të flasë ,

edhe plakun më të thinjur e rinoj .



Nëpër shekuj brezat që do t’vijnë ,

për studim do t’hapin një varrezë ,

librin tim s’do t’shohin në vitrinë ,

por në varr do t’gjejnë një protezë !



Ndiej gëzim dhe dua ta shpërndaj ,

për çdo gjë të bukur përmbi tokë .

Kur tiranët mbjellin zi dhe vaj ,

dhimbje ndjej dhe gjum s’ kam, o shokë !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:10 pm



Sponsor i numrit 15 të “Pegasi”- t

Thoma Dilo

me profesion ekonomist i lartë. I apasionuar pas artit dhe Letërsisë. Shquhet në biznesin e tij në “arkitekturën” e ndërtimit së bashku me vëllanë e tij Edmond Dilo, arkitekt po japin një kontribut të madh për ndryshimin e fizionomisë ndërtimore në pjesën “evropiane” të qytetit të Gjirokastrës. Të dy vëllezërit janë nisiatorë dhe sponsorizues të veprimtarive të spektrit të gjerë në Gjirokastër si dhe impulsues të botimit të veprave të shkrimatrëve dhe daljes së organit tonë letrar. Redaksia jonë e falënderon për kontributin sponsorizues



Gazeta u përgatit nën drejtimin e Kristaq F. Shabanit,

Kryetari i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, Gjirokastër

Kryeredaktore: Mirela Dudi, Tel. 003558464433

Z/Kryeredaktorë: Jorgo S. Telo, Tel.003558467338
Antoneta Mallta Tel 003558463679



Redaktorë përgjegjës: Yllka Ponde
Informacioni: Kastriot Hadëri, Blerta Kore, Desela Nuredini, Luljeta Xhaxhiu, Kristo Stoja



Këshilli botues: Sazan Gjomema, (Kryetar), Novruz Shehu,Panajota Zaloni (Greqi) Petro Dudi, Agim Basha, Lumo Kolleshi, Ylli Hoxhaj, Dr.Izet Çulli,Florentina Skëndaj, Anastas Bita, Viktor Dervishi, Dhurata Themeli, Eli Bici,Zaharulla Gaitanaki(Greqi), Dr.Zymer Neziri(Kosovë),Dr. Ramadan Sinani(Maqedoni), Dr. Rustem Berisha (Kosovë), Kosta Gaxhoni, Laver Stroka, Hadër Mevlani.



Fotografë: Zydi Hyka, Bastri Bihuci.

Mbështetja logjistike: “Studio Dorian” Gjirokastër

Adresa e gazetës: Lagjja “18 Shtatori”, Pallati 87/4 Gjirokastër, Albania
Tel.03558465867 & Fax 003558462218



Mobil 0692553056

Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti” Tiranë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:10 pm

Pegasi 16 Nr 1 , Viti i tretë i botimit muaji Janar – shkurt 2004





Në vend të editorialit

Këshillimi moral

Fjalëformimi, studiuesit dhe Universiteti



Shpesh ndodh që njerëz që hiqen si studiues dhe madje kanë marrë edhe tituj të lartë në Tiranë në fusha të tilla të kërkimit si: “kokëqyp, kokëbosh, kokëlëmsh, kokëgdhë, kokëmollë, ... (vijon refreni i hulumtimit të kokëve deri te kokëderr) duan të krijojnë “ndërprerje”, të tregojnë se dikush është futur në “fushën e e tyre studimore” pa të drejtë, përdorin autorizmin “leksikologjik” dhe pronësinë e lëvrimit e të krijimit të fjlalëformimeve të reja. (Jashtë vendit thonë që sa shpejt merret titulli në Shqipëri!) Më e keqja është se këta studiues pa prodhimtari studimore mund të jenë kampionë të “pronësimit të departamenteve gjuhësore” që drejtojnë apo që japin leksione në Shkolla “ të larta” të vendit. Kur dalin në emisione televizive dhe i dëgjon teleshikuesi, tashmë me vizion, krijohet akt komik për përgatitjen e tyre. Vetëkuptohet që nuk janë të gjithë në të njëjtën gjendje, sepse ka kuadro specialistë të zotë, të mirëfilltë dhe që shkëlqejnë në profesionin e tyre. Këtë fakt e përmendim, sepse është bota shkrimore ajo që pasuron përditë dhe me mjaft vullnet gjuhën e pasur shqipe. Me këtë gjuhë mund të bësh çudira, sepse “rrënjëzimi” i saj, thellësia e rrënjëve të saj është e pushtetshme. Studiuesit e mirëfilltë dhe jo ata që janë “spaletizuar” dhe që s’kanë “punuar” në arën e gjuhës me shatë. Shqipëria ka mjaft gjuhëtarë të zotë, të spikatur, të cilët i kanë dhënë shumë gjuhës shqipe. E, mbi të gjithë, Gjirokastra ndien krenari legjitime për Profesor Eqrem Çabej. Universiteti i Gjirokastrës ka zhvilluar sesion shkencor për këtë korife të gjuhës shqipe me pjesëmarrje edhe të albanologëve nga vendet e tjera dhe nga trevat shqiptare, por nismat e ndërmarra s’duhet të fiken. Studentët që vijojnë studimet në Universitetin e Gjirokastrës duhet të ndihen krenarë që do të “profilizohen” në këtë Universitet me një emër të madh, por edhe “trupa akademike” që ka marrë përgjegjësinë për të mbajtur të gjallë Universitetin duhet të jetë në nivelin e lartë.

Mendojmë se është e pamjaftueshme puna që bëhet për të njohur letërsinë e pas viteteve ’90, letërsinë pluraliste, të mendimit të lirë, pa “klishe” e “ganxha”, sepse edhe pedagogët nuk kanë përgatitje të mjaftueshme dhe autoritare për të analizuar këtë letërsi që po buis vrullshëm në Shqipëri. Nuk mund të shkohet më me praktika të vjetra të “kritiçizmit” dhe mbi baza sipërfaqësore e metodologji, që kanë dalë nga “moda” . Universiteti duhet të lidhet me krijuesit e fjalës, ata që japin kontribut në letërsi dhe mandej studiuesit e mirëfilltë (flasim për të mirëfilltët) të angazhohen me metodën efikase për të hulumtuar dhe për të propozuar e për të pasuruar Fjalorin e Gjuhës shqipe. Konstatojmë se nuk evidentohen fjalëformimet e reja të theksit të figurshëm, të cilat të emoncionojnë.

Është kohë që katedrat dhe departamentet të lëvizin dhe jo të “mjekërzohen” për të dhënë shembuj të kulmeve gjuhësore, apo të shëmbullëzojnë “figura të lëmit gjuhësor”, të cilët kanë qenë të ditur! Pamja e jashtme e tyre nuk shpreh “thelbin”

Ne shkojmë drejt përmirësimit të gjendjes dhe ky vend kërkon studiues të afirmuar dhe një bashkëpunim të frytshëm studiues, shkrimtar, mësimdhënës.



Urim

Kryesia e Lidhja e Krijuesve “PEGASI” Gjirokastër, Albania falënderon gjithë Krijuesit, intelektualët, pasionantët e Letërsisë, të gjithë pjesëmarrësit në veprimtaritë e zhvilluara dhe gjithë dashamirësit e Lidhjes sonë kudo që ndodhen; shkrimtarë dhe poetë të Lidhjeve simotra në Kosovë, Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, Itali, SHBA , të cilët i dërguan me rastin e Vitit të Ri, Krishtlindjeve urime dhe në këtë kuadër i uron për një vit të begatë krijues dhe lumturi në jetën e tyre për një progres shoqëror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:11 pm

ALIZOTI

Portret

nga Petro Dudi



Isha duke ecur në udhën e meditimeve, me një pështjellim dufi e trishtimi, kur m’u bë përpara ai, burri i shkurtër, kokoroç, qethur ballaboks, me atë shikim zhbirues e buzëqeshje të lehtë. Dukej sikur e dinte hallin tim. “O perandor i tempullit të librave, o ballsam i zemrës sime! - i thashë. - Fati e solli të më dalësh në shteg. Isha në një librari të një qyteti dhe ajo, mor ajo, shitësja e librave, a e di si më tha: “Librat e autorëve tanë nuk tërhiqen. Unë po i zëvendësoj me libra të përkthyer nga letërsia e huaj:” Kam kohë që në gjithë libraritë e vendit e kërkoj një të përafërt si ti. Ju kishit një librari që para Çlirimit e, si të thuash, libri të ka rritur, o zoti Alizot. “Nëse dikush ishte armik me diturinë, me mua ishte hasëm. Po dëgjo, - më tha. - Ka nga ata që fati i ka hedhur kot në librari, ka dyqanxhinj që librin duan ta shesin si mall në pallanxë, ka dhe nga ata që dinë si të shesin mendjen e botës.”

Çdo mëngjes, kur hyje në librari dhe kur largoheshe, thonë se përkuleshe si përpara një faltoreje. I përkulesha diturisë. “E quaja nder dhe privilegj që isha LIBRAR. Përshëndesja aftësitë e gjithë atyre njerëzve që kishin lënë gjurmë.” Të kujtohet shoku im, për të të ngacmuar të tha: “ Unë kam në kokë një libër me dyzetëmijë faqe.” Ti i the : “Qenke si unë, po unë jam përtac. Ti boto të paktën pesë faqe e m’i sill këtu.” S’të kam pyetur, o Zote, mos vallë stërgjyshërit a katërgjyshërit i flisnin zoti Ali apo Aliu i zoti, e pastaj është përdredhur emri yt? “ Jo, jo, emri i lashtë ishte ai që është Alizot. Edhe ky e ka një kuptim. Thonë se katërmbëdhjetëgjyshit tim : ABU – ABDYL – IBRAHIM – ALIZOT – AL -AKIM, ca shqiptarë i ngjitën mbiemrin : I MIRI, e ca Erëmiri. Thonë se pesëgjyshi ka thënë se mbiemri vjen nga IZMIRI. Kur gërmuam më thellë në rrënjët e pemës gjenealogjike, doli se ajo i kishte në shkretëtirat e Emirateve të Bashkuara. Njezetekatërgjyshi duhet të ketë ardhur jo shumë lashtë, këtu e pesëmijë vjet përpara, për punë hasmërie. Kishte dëgjuar se shqiptarët janë të besës e, për siguri, pyesin : “ A KE BESË?

Mbiemri është ai i lashti : EMIRI.”

Më kujtohet doktor Vasili, kirurgu. Ti në konfidencë i thoshe : “KASAP”. Një ditë, kur ishe shtruar në spital, si me serum më futi drithërimën kur të tha : “Zoteee! Ku është fill i vetëm, këpute shpejt.” Ti ia ktheve: “ Bëne shpejt komb se na djallose e mos më nxirr jeshil nga domatet e eksportit”. Ai të quante Nastradini i Palortosë? Kisha një marangoz mik. Ai na vuri qeleshen e më thërriste sa herë kalonte përpara librarisë. Unë ia ktheja : “Ik e futi një zdrukth kokës se e ke tërë rrozga, pastaj eja tek unë të të jap një libër ta zbukurosh”.

Si e mbaje librarinë, o Alizot, kukull, kukull, plot saksi me lule. Të kujtohet kur erdhi një nga Tirona me sandale e ca gishtërinj të mëdhenj, me thonj të paprerë? Hyri e bubulliu: “Si edhe bamor jau, kopsht zoologjik (don të thoshte botanik, po s’ka gjë). Ti ia preve: “Ashtu është, po kafshët janë jashtë”.

Po kur të erdhën ata shkrimtarët. Njërin e kishe shok, tjetrin s’e njihje mirë, e enkas nuk i hapje bisedë. Ai i shkreti u vu në siklet e të pyeti: “A hecën libri im?”. Ti the : “Posi. Kur ndonjë merr ndonjë libër, libërthin tënd ia jap në vend të restos”. Me rrjetën e humorit gjithmonë zije miq. O zoti Alizot, dukeshe sikur kishe mbaruar tri universitete. "Në fakt i vazhdoja një për diturinë, një për humorin, një për mirësjelljen”. Magjistar, magjistar ishe e zor se dilte ndonjë nga dera pa libër. “E quaja për nder edhe kur dikush më linte pluhurin e këpucëve”. Megjithatë, edhe ti diku e bëje ndonjë prapësi të vogël. Ai polici i ri desh ta preu gjobën, kur të gjeti me cigare të ndezur. Ti i the: “E di ç’ke ti, preje për tërë vitin, se unë këtë punë do ta bëj përherë”. Ai u zu ngushtë, doli me tërsëllimë për t’u sqaruar me eprorët. Eh, mor Alizot! Ndiej ngazëllim, edhe mall, edhe mall, edhe dhembje. Do të doja të të shihja tani, o bablok, me atë qenin tënd të vogël, siç është bërë modë, në ndonjë sokak a pezul se në qytetin tonë i zhdukën lulishtet, ngaqë s’kishin biznes. Po edhe bari s’mbin mbi gur. Qesh edhe tani, si e kalove telashin që të zuri atëherë, kur kishte ardhur një nga ata të mëdhenjtë fare e s’donte të dëgjonte kurrkund lehje qeni. Ti, që të shpëtoje bixhulin nga sakrilegji i policisë i dhe valium dhe e le nja tri ditë e tri netë të shastisur.

Shakatar e lodërtar. Në shah i bëje presion kundërshtarit: “Jezit, o Alizot, sa bukur e lot”. Po ne krijuesit, o Alizot, si ta lozim, si ta lozim pa na lojtur mendja? “Bëni durim, - më tha. – sot ka shumë njerëz, që vuajnë nga qafa e lart. Ndoshta do t’ju kalojë. Ata thonë : “Se mos vret mendjen pula për të bërë vezën”. Nëse koha u ka kthyer vithet e njeriu shpinën, ndoshta do të ndodhë që koha sërish t’u kthejë vithet dhe shumë njerëz fytyrën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:11 pm

Marrin pjesë në Konkursin Botëror të poezisë për Olimpiadën 2004 të Athinës nga Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër poeti Petro Dudi dhe skulptori Emin Bejko.



Në revistën letrare të përtremuajshme “KELENO” që del në Athinë botohet skica e Petro Dudit “Artisti dhe paraja.” përkthyer nga përkthyesi Kristo Ndrico dhe Gjashtë vjersha të marra nga vëllimi “Kurrë vetëm “ të poetit Theodhori Nikolla, përkthyer nga Kosta Gaxhoni. Kjo është një ngjarje letrare dhe një vlerësim për poetët e “Pegasi”t, pas botimeve të sukseshme në disa numra rresht të kësaj reviste të poemës “Seli në qiejt”(greqisht) dhe “Gëzimi i vjeshtës” në anglisht, të poetit Kristaq F. Shabani si dhe disa fabulave të Dino Çiços dhe dy poezive të poetit Petro Dudi. Për të realizuar shkëmbimin e vlerave janë dërguar në redaksinë ekësaj reviste poezitë e rreth 30 poetëve të “Pegasi”-t, nga Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Saranda, Delvina, Fieri, Tirana me tematikë të larmishme dhe me vlera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:11 pm

Viti 2003, viti i rritjes letrare



Të nderuar pjesëmarrës në këtë veprimtari letrare!

Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, lider tashmë i veprimtarisë shkrimore, letrare në Jug, finalizon sot veprimtarinë e gjithanshme të zhvilluar gjatë vitit 2003!

Viti 2003 ishte për Lidhjen tonë viti i institucionalizmit dhe shtrirjes më të gjerë gjeografike, krijimi i degëve të reja, viti i botimeve të shumta letrae të autorëve me emër dhe talenteve të reja, i ndihmesës në kualifikimin letraro- estetik, i organizimit të debatit letar dhe analizës letare, i lidhjes me simotrat në vend dhe jashtë vendit ku banojnë krijuesit emigrantët shqiptarë, i konkurimit të denjë të veprave në arenën shkrimore ndërkombëtare ku poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani merr çmim të parë në poemën e tij “Seli në qiejt”, poeti Petro Dudi çmim special për fragmentin “Plagosje” të poemës “S’di se ç’të bëjë me mendjen njeriu” dhe fabulisti Dino Çiço vlerësohet me çmim inkurajues të revistës letrare “Keleno” për fabulën “Miza dhe Kunupi”. Poeti Izet Çulli vlerësohet me çmimin “Tasim Gjokutaj” në panairin e Librit 2003 nga Shtëpia botuese “TOENA” për letërsinë për fëmijë.

Shënimet kritike për disa për disa disa poetë modernë grekë të zj. Mirela Dudi vlerësohen jashtë vendit.

Vlerësimi i Mbretëreshës së Anglisë, Elisabetë, për veprën e përkthyer në anglisht nga Mirela Dudi “Shpirti në lundrim” dhe mesazhi i dërguar ishte një vlerësim i madh edhe për Lidhjen tonë. Përfshirja në Antologjinë me shumë poetë nga bota që do të paraqitet në Kongresin Ndërkombëtar të Letërsisë në Athinë iniciuar nga Lidhja e Shkrimtarëve “Zbardhësi” e Athinës nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës së Greqisë të poetit dhe shkrimtarit Kristaq F. Shabani në dy gjuhë është një eveniment jo vetëm për “Pegasi”-n, por edhe për Letërsinë shqiptare.

Një impuls të madh të propagandimit të veprimtarisë botuese, shkrimore, historiko- letrare dhe rritjes së diapazonit të njohjes i ka dhënë vijim rritjes së njohjes i ka ka dhënë vijim i botimit të gazetës prestigjioze “Pegasi”, e cila tashmë ka krijuar lidhje me “Diellin” “Ilirinë” dhe Shoqërinë “Vatra” në SHBA, Lidhjen (Unione) të Antonio Bellushit, Institutin Albanologjik Prishtinë, Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë Shkup, Lidhjen e Arvanitasve të Greqisë, Lidhjen e Shkrimtarëve të Greqisë dhe simotrat në Greqi.

Librat e anëtarëve të “Pegasi”-t janë publikuar në revista, gazeta letrare prestigjioze si dhe gjenden në biblioteka jo vetëm në vend, por edhe jashtë vendit. Në këtë shkurtesë veprimtarie s’duhet të lëmë pa përmendur një seri botimesh për vitin 2003 me rreth 60 botime të reja, vepra të gjinive të ndryshme, nga Shtëpi botuese si “Toena”, “Marin Barleti”, “Fjalët e Qiririt”, “Jonalda” dhe vetë nga Lidhja e Krijuesve “Pegasi”. Në gjithë trevën e Jugut u zhvilluan këtë vit rreth 55 veprimtari të dimensioneve të ndryshme në të gjithë trevën e Jugut edhe në Durrës dhe Tiranë me tematikë dhe rrokje të ndryshme ku kanë marrë pjesë edhe shumë pasionantë të Letërsisë. Gazeta “Pegasi” dërgohet nga ana jonë në 15 shtete dhe propagandohet nga revista “Keleno” në 50 shtete të botës.

Në tremujorin e fundit është ngritur në një stad më të lartë bashkëpunimi dhe bashkëveprimi midis Lidhjes dhe Shoqatave të Shoqërisë Civile në të gjithë trevën e Jugut. Gjallëri sidomos ka dhënë edhe veprimtaria plot nerv e Qendrës Kulturore “Dorian” dhe organizimi i Këshillit Koordinativ të disa Shoqërive Civile të Jugut. Dalja e gazetës “Dorian” është një eveniment dhe një nismë e e Shoqatës “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”.

Është ngritur në një stad më të lartë inkurajimi i talenteve të reja si botimi i librit “Pentagram i huazuar nga një copë qiell”, krijime të nxënësve të shkollës “Muhamet Gjollesha”, vepër kjo e iniciuar dhe e përgatitur nga Lidhja jonë.

Të nderuar pjesëmarrës!

Të rreshtosh veprimtaritë e “Pegasi”-t kërkohet një kohë e gjatë. Kjo Lidhje ka arritur rezultate se vepron sipas parimit “Ndryshimi kërkon ndryshe”

Në emër të Lidhjes ju falënderoj për prezencën tuaj dhe më lejoni të çel siparin e veprimtarisë “Lumturi në kohë” mbi bazën e veprës poetike “Zeniti i ndjenjës” të autorit Asim Peta, botuar nga Shtëpia Botuese “Marin Barleti” nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër.

Mbajtur në emër të Kryesisë së Lidhjes nga anëtari i Kryesisë, poeti dhe shkrimtari Lumo Kolleshi, Kryetari Degës së Lidhjes “Pegasi” Përmet, Drejtor i Shtëpisë Botuese “Fjalët e qiririt”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:12 pm

“Lumturi në kohë”

Në mjediset e bukura të Hotel Turizmit të Gjirokastrës më datën 20.12.2003 u zhvillua një manifestim i fuqishëm letrar me një pjesëmarrje të gjerë.

Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastrës me këtë veprimtari tregoi se është një lidhje serioze me një veprimtari plot nerv dhe që e ka shtrirë veprimtarinë e saj në të gjithë vendin dhe kas vendosur ura lidhëse me simotrat jashtë vendit.

Veprimtaria letrare ishte e skenuar në bazë të një skenari të ndërtuar mjaft bukur. “Lumturi në kohë” titullohej veprimtaria mbi bazën e veprës “Zeniti i ndjenjës” të autorit të ri Asim Peta. Në këtë veprimtari e morën fjalën shumë shkrimtarë, intelektualë, pasionantë të librit , shokë dhe miq e të afërm të autorit. Dr. Roland Zisi, kritik letrar evidentoi vlerat e vëllimit si dhe bëri një ekspoze për veprimtarinë e Lidhjes së krijuesve “Pegasi”, për kontributin që jep ajo për talentet e reja në Jug e më gjerë duke krijuar një fizionomi të qartë. Diskutuan për vëllimin e ri z. Roland Karalli, Zylfo Çobani, Vjollca Çekani, Shkëlqim Guçe, Naxhi Kasaruho, Muharrem Guçe, Bashkim Tola , Islam Kalemi, Agron Shele e shumë të tjerë , të cilët evidentuan vlerat e veprës.

Kohët e fundit ndihet një shpërthim i vrullshëm i veprimtarive të Lidhjes së krijuesve “Pegasi”, e cila tregon vlerat më të mira për një progres të shoqërisë civile.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:12 pm

Petro Dudi

Valbona Berberi


“Zeniti i ndjenjës” një biografi poetike studentore





Veprat e reja gjithmonë mirëpriten për vetë faktin që ato kanë në brendësinë e tyre freskinë e moshës, mendimin e ri, pasqyrimin e një bote të panjohur që shpërthen përnjëherësh.

Një vepër e këtij spektri është edhe libri poetik “Zeniti i ndjenjës” i autorit të ri Asim Peta, një autor që futet në fushën e letërsisë me kurajo. Po t’i bësh një analizë përmbajtjes së kësaj vepre do të konstatosh se autori i ri i ka mëshuar fort një pjese të bukur të jetës së tij: jetës studentore, që siç shprehet ai poetikisht është një “lëndinë e bukur” në jetën e tij. Kjo gjetje. Nëpërmjet poetikës, figuracionit dhe mesazheve që jep ai arrin të portretizojë këtë pjesë pjesë jetës që ka ngarkesa të shumta emocionesh me objektiva të qarta profesionalizmi. Duke mbajtur një qëndrim të tillë të kujdesshëm arrin të shpërndajë në vargje e tij mesazhe të brezit të tij studentor me pikësynim brezin e sotëm.

Jeta studentore jepet me pasazhe të bukura, me qartësi ashtu siç e ndien, me tensione dhe synon për rritje niveli. Studenti Asim portretizon vetveten me vargjet që hedh në bllokun e tij - njeri me të cilin konsultohet. Kjo nuk do të thotë se ai është i ndarë nga jeta, por nënkupton seriozitetin e objektivit dhe qëllimit t ë tij final. Këtu bëhet një ballafaqim serioz midis seriozitetit dhe tendeciozitetit të studimeve dhe nivelit të sotëm të kësaj “partiture”. Studimet e larta nuk kanë pasur qëllim në vetvete apo për të qenë të shkolluar. Dëshira për shkollim ka qenë dëshirë për kontribut dhe jo sa për të fituar një diplomë, të cilën sot mund ta marrësh pa shumë sakrificë. Në të gjithë vëllimin autori shfaq vetveten, lidhet me botën , me personazhet e botës shpirtërore, të cilët shfaqen herë individë, herë të grupuar, herë të vrullshëm, herë të skuqur, herë dinamikë dhe herë me dinamizëm të fshehur... Mbartja e këtij elementi është ngacmues dhe shpërthyes për studentin e ri, i cili ka pikësynimin, por ka dhe konsulencën, lidhet me qiellin, detin, mollët, vendlindjen, dallëndyshet që ndërtojnë fole me shpërthime gëzimesh erotike, të cilat i anashkalon qetazi, pa shpërthyer vrullshëm. Sudenti, i cili nuk pati mundësi të vijojë studimet në kohë, pra nuk gëzoi lumturinë në kohë, tashmë ngulmon auditorëve të Universitetit duke kalëruar në ëndrrën e tij të madhe për t’u intelektuazuar dhe profesionalizuar.

Autori i ri nëpërmjet poezive të tij shpalos vlerat e veta, këndvështrimet, karakterin, temperamentin, proceseët volitive dhe starton vrullshëm për një mjedis të ri social, për një ndërgjegjësim real për ecje, për të pasur një vizion të ri meditimi. Procesi redaktorial i këtij vëllimi nuk ka qenë i lehtë, për të futur elementet e një poezie filozofike dhe të paraqitjes me një grafikë të bukur të këtij mendimi.

Shkurt dhe qartë:

Esenca është se autori ka hedhur një hap në gjininë e poezisë dhe me një punë të kujdesshme dhe kualifikuese në rritje mund të militojë.

Pra vëllimi është një biografi poetike studentore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:13 pm





Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër



“ U dërgoj nga shumë larg urimet më të përzëmërta me rastin e Vitit të Ri 2004!”

Peço Kagjini, anëtar i Lidhjes , SH. B. A.

Drejtorja e Bibliotekës “Shefqet Musaraj “ Vlorë z. Liljana Gjika i dërgon një letër falënderuese Kryetarit të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” për librat e dërguara në këtë Bibliotekë nga 30 autorë të Lidhjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:13 pm

Mendimi i lirë në faqet e “Pegasi”-t





I fokusuar “Njeriu në pasqyrë”,


vëllim me tregime nga Vasil Vasili





nga Çerçiz Myftari


Hyrësi



Në startin e njerëzve të shkrimeve Vasil Vasili hyri njëhershi në poezi e në prozë. Shkrimtari Anastas Kondo në ciklin me poezi të botuar në gazetën “Drita shpalosi vlerat e poezisë së tij, kurse poeti Lazar Siliqi, ish Sekretar i LSHA të Shqipërisë, në konferencën kombëtare të Talenteve të Reja, e organizuar në Durrës, prozën e Vasil Vasilit e shpalli të mëveçme. Mendime në shtyp për formën e prozës së tij kanë shfaqur H. Meçaj, A. Hajdini, V.Koreshi. Krijues, bashkëqytetar dhe mik me të, mëka thënë se edhe shkrimtarët: T. Laço, F. Arapi, M. Vyshka, H. Qendro ndajnë të njëjtin mendim. Vath Koreshit ,kur Bujar Hurdhi, president i Shtëpisë botuese “Onufri” i propozoi të jetë redaktor i librit me tregime “Njeriu në pasqyrë”, u shpreh: “E kam për nder!”

Talentet, zaten, i zbulojnë dhe i përkrahin për vlerat njerëzit e ditur me zemër të bardhë. Ai boton poezi, tregime, ese, kritikë letrare në gazetën “Fjala Sot” me drejtor, të ndjerin Jorgo Zhonga, u hap horizonte Sindikalistëve në Memaliaj. Zgjidhet Kryetar i LSHA Tepelenë, krijon Shoqatën botuese “VJOSA” Tepelenë, veprimtaria e së cilës numëron disa botime. Ka disa vite emigrant në Patra të Greqisë dhe në Gazetën “Athina”, që del në gjuhën shqipe nëAthinë, boton poezi, prozë dhe kritikë letrare. Në konkursin e organizuar në Selanik fitoi çmim për tregimin më të mirë.


Depertim në thelbin e qenies njerëzore



Nisur nga afrimet që kam me lexues të librit të tij, disa më shprehen se formën e të shkruarit të prozës së Vasilit nuk e kuptojnë. Pa zëvendësuar kurrsesi kritikën profesionaliste, e cila për çudi hesht, po jap disa mendime.

Në të vërtet tregimet: “Monolog i Selim Qeleshbardhit”, “Shtegtime në vende të thella”, “Supe” e ndonjë tjetër, që shquhen për stil lakonik, autori është i kuptueshëm ngaqë pasqyrimi i realitetit me raste të shfaqura ecën në linja tradicionale. Krejt ndryshe ndodh me tregime të tjera. Ato dhe pse nisin me fabul, nuk ecin vetëm në vijë horizontale, por edhe në atë vertikale. Ngjasojnë me rrugëtime drejt malit ku ngjitesh dhe zbret, humbet në përrua, rishfaqesh në kodër për të arritur në majë. Kjo vjen se shkrimtarin nuk e kënaq dukuria e jashtme, e rëndomta, e rastit, por hyjnorja, ndërgjegjja me instiktet! Ç’fsheh aty qenia “Njeri”? Dhe shtron pyetjet: “Ç’është jeta rast, apo rit? Mos riti është rast? A mund të quhet liri, kur i vihen kushte? Pse “Njerikolltuku” në fillim i dobët e i veshur, sa i hipën kolltukut tjetërsohet? Kur plaket dhe i vjen dërgata të iki, pse me hinkën në vesh, pyet: “Ç’kërkoni? Jo! Jo! Jo! Unë kam ardhur në kolltuk me kërkesën e tij…. Tani jam “Njeriplakokolltuk”. “Më tepër se kurrë pleqëria ime i duhet kolltukut sot. (faqe 10) Vetëm kur i vjen vdekja, që është ligjësi për qëniet e gjalla, ai “lëshoi” nga poret e stërshumta një lëndë të ngjitshme veshtullore, e cila u derdh mbi kolltuk, gjersa zbrujti syprinën dhe përshkoi thellësinë; kështu u lidh përjetësisht trupi me kolltukun. (faqe 11) Edhe nga ky fragment i tregimit, jepet qartë ideja se pushteti në duar të individit, ushqen pareshtur në ndërgjegje ndjenjën e të fuqishmit me të drejta të pakufizuara, se e drejta për të rrjedh natyrshëm për të fituar në çdo rast të mira materiale dhe të plotësoi gjithë nevojat shpirtërore. Ai nuk mund të të pranoi ide që vënë në rrezik zbritjen e tij nga kolltuku, prandaj ndaj bartësve të tyre është i rreptë. Sundimin e do ta ketë gjer në frymën e fundit. Këtë e vërtetojnë më së miri dhe Liderët e konsumuar e të dështuar, që nuk e lëshjnë kurrë kolltukun! Në tregimet “Mizat”, “Ilaçet e dallëndysheve” shfaqen zyrtarë të paaftë e dembelë, që vrasin miza në zyrë me vrasëse plastike, apo miklohen me këngë dallëndyshesh dhe sapo i lëvizin nga karriket e pamerituara, bëhen egërsira, prishin folenë e dallëndysheve! Në tregimet “Mizat”, “Ilaçet e dallëndysheve”, “Rekuim për një akullore”, “Gjinjtë” autori kërkon të evidentoi probleme sociale, që e kanë burimin tek qëndrimet e pandërgjegjshme, amorale, larg kodeve etike. Evidentohen zyrtarë të paaftë e dembelë, që sapo lëvizin nga karriket bëhen egërsira; nëpunës që grisin cipën e autoritetit për të lëpirë akullore. Veçojmë tregimin “Gjinjtë” ku duke parë “gjinjtë” rioshi zgjon instiktin seksual nën ndikimin edhe të “poseduses” së gjinjve!

Tregimet : “Jeta nëpër ëndërr”, “Njeriu në pasqyrë”, “Nga vjen trishtimi”, “Zemra e pleqve” e tjerë dallohen për gjetje artistike, lirizëm fin, depertim në thelbin e qënies së njeriut, shpirtin, pafundësinë e tij si vetë jeta. Ato përshkruhen dhe nga mendime filozofike. Karakteristike është se përdoret natyrshëm karakteri i lëvizjes. Kjo spikat te tregimi “Katër kostume dhe pardesyja” ku përshkruhet me mjeshtëri “përdorimi i kostumeve” ku substanca dhe “simbolizimi” është i gjetur nga jeta e mjeruar e punëtorëve të qymyrgurit, ku vetë autori punoi vetë, afërsisht dy dekada.

Them se proza e Vasilit është prozë poetike, që kanë univers vetë shpirtin, refleksione të ndërgjegjshme të njeriut. Mendoj se libri “Njeriu në pasqyrë” është romani i jetës së njeriut. Po kështu disa tregime si “Njerikolltuku”, “Njeri në pasqyrë”, “Nga vjen trishtimi” “Zemër e pleqve” e tjerë të kujtojnë shkrimtarin e madh Franc Kafka.

Të kuptosh dhe të shijosh kënaqësinë e prozës së Vasil Vasilit, patjetër duhet të kesh kulturë letrare. Ai po ecën në rrugën e shkrimtarëve elitarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:13 pm

Kronikë



PUSHON NJË ZEMËR E MADHE

Një ditë zemra e fortë e nënë Hanes pushoi...Ajo që përballoi gjithë ato dhimbje që ia mbuloi toka në vende të paditura, por zemra e saj pikonte helmin e dhimbjes për njerëzit e dashur.

Bashkëshortja e Xhafer Nelës i rriti fëmijët e saj pa baba me jetë të prerë në mes, të grirë nga idetë e kundërta. Kjo zonjë grua, nga Golëmi, edukoi fëmijtë e saj me traditën , zakonin, burrërinë , trimërinë e fisit të Nelaj... Mund të mendohet me të drejtë dhe të pyetet:

“Ku e gjeti këtë burim të madh jetësor, këtë forcë të madhe që mbijetoi?” Përgjigjen kjo pyetje retorike e gjen në thelbin e saj të madh...Të pushkatohet burri dhe djali dhe të gjesh forca për të jetuar... Ky është burimi i frymëzimit për jetën i një nëne, e cila kërkonte të zbatonte amanetin e burrit të saj të zgjuar dhe patriot që nuk e dëgjoi kurrë nga goja e tij, por e merrte me mend! Dhe këtë amanet e realizoi më së miri. Disa herë iu drodh zemra , disa herë i plasi shpirti edhe për Nelon, por për fat të tij, ai disa herë shpëtoi...Ishte thënë që Nelo Nelaj të mos pushkatohej.

Shpesh sillte ndërmend atë ngjarjen e vitit 1943, në tetor, kur kërkohej me ngulm të madh në fshat Neim Nelaj për të larë hesape nga forcat partizane...Mirëpo, pas kërkimesh të stërgjatura nuk e gjetën dot dhe në vend të tij morën Nelon 14 vjeçar. E lidhën këmbë e duar djaloshin e vogël me destinacion që ta eliminonin në vend të vëllait. Papritmas, u shfaq për fatin e Nelos, fshatari Rakip Veshi, i cili pyeti për djaloshin e lidhur dhe mori vesh se ç’do të ngjante më vonë me të. Ai u ekzaltua nga ky veprim dhe tha kërcënueshëm:

“Doni Neim Nelën? Kërkoni se këtu e keni! Bëni zë se është te Hani i Subashit dhe për gjysmë ore, këtu do të jetë... Djalin lirojeni! Në rast se nuk e lironi, atëhere unë do të jap sinjal të menjëhershëm për të zënë të gjitha shtigjet dhe ju do të jeni të rrethuar!...”

Fjalët e Rakipit shqetësuan prijësin, që kishte realizuar këtë akt dhe do ta çonte akoma më tej, në eliminimin përfundimtar të djalit. Kështu u bë dhe në sy të Rakipit djalin e liruan. I bënë zë Neim Nelajt. Dhe ai erdhi për gjysmë ore nga Hani i Subashit hipur në kalë me krenarinë e tij karakteristike. I përshëndeti partizanët duke u thënë:

“Tungjatjeta!”

Komandanti, duke dëgjuar këtë përshëndetje të Neimit, i tha ashpër: “Mos na përshëndet me “ Tungjatjeta” , por me “Vdekje Fashizmi!”

Gjithë qëllimi i tyre ishte që Neimi të kthehej në qëndrimin ndaj Luftës.

Me atë krenarinë dhe aftësinë e të shprehurit, që e karakterizonte Neimin, e dha përgjigjen menjëherë:

“Unë kam kohë që luftoj kundër fashizmit. Nacionalist jam dhe nacionalist do të mbetem !”

Kjo ishte një përgjigje e prerë dhe siç ishte mori me vete dhe vëllanë me triumfalizmin që e karakterizonte...

Nënë Haneja gjithmonë e kujtonte këtë ngjasi, që e tundonte në zemrën e saj

Nëna labe mori dhe “funksionin e të drejtuarit të familjes”. Peripecitë ndiqnin njëra tjetrën edhe pas çlirimit të vendit, kur familja Nelaj u vu në shënjestër të rregjimit të ri të vendosur...Plagët e Nënës s’kishin të mbaruar. Vdes dhe Zabitja, e vogla shtatë vjeçare...

Historia që përshkruhet në këtë libër të veçantë, që trajton temë po të veçantë, pasqyron “odisenë” e vuajtjeve të kësaj Nëne... Vetëkuptohet që kësaj nëne të kontributit duhej t’i bëhej nderim, të paktën në përcjelljen e saj në banesën e fundit...Varroset nga djali dhe katër gra!...

O tempora ! O Mores! O kohë e grinjtë dhe e grirë , e mjegulluar si sillesh kështu me krijesat njerëzore?

Ndalohen fshatarët të përcjellin nënën me urdhër të prijësve të fshatit...Vëllezërit e nënë Hanes nuk marrin pjesë në varrim...Gratë e tyre vijnë pas varrimit për ngushëllim. Pra, organizata e hekurt lëshon helmin: “Asnjë në varrim!”

Vetë thelbi i këtij urdhëri tregon çnjerëzim,çhumanizëm, mosrespektimin e krijesave njerëzore. Një njeri i ëmbël, gojëmjaltë dhe e respektueshme si nënë Haneja nuk meritonte kurrë një shpërblim të tillë!...Plagët e saj i shpërblehen me “heshtje” që si një metal i ftohtë torturon me akullsinë e tij... Reagimi i drejtuesve të rrethit ishte i verbër dhe reagim vetëm pas varrimit duke kritikuar përfaqësuesit e vegjël të bazës...

Nëna mori me vete dashurinë e pamatur të fisit të saj të madh dhe të yjeve që rriti.

Duke ndjekur këto “sentenca” jetësore, në këtë çast, më kujtohet një dhimbje e madhe e tillë e shprehur në një varrim , i cili shprehet poetikisht më poshtë që ka në brendësi tragjedizmin e këtyre varrime pa njerëz... Janë pikërisht këta njerëz të persekutuar që kanë pasur këto fate, ku ndalohej edhe përcjellja e fundit se...

TRAGJIZËM

Më plasën në rrathët e egra të Ferrit, çndëshkimi s’njihte fundin... çGjarpërinjtë

mprihnin dhëmbët e helmit çdhe të kafshonin ku të mundnin... çDitëzeza ngriti flamurin e saj... çO tmerr! Fëmija mes dhomës në qefin! çI lutesha Zotit për zemrën e pafaj, çpor tragjeditë e mia s’kishin mbarim... çU kërkova njerëzve atë ditë pikëllimi çsi varrëmihës të më vinin në shtëpi,...

Të ushqyer me ideologji dënimi, ç urrejtshëm më braktisën, më lanë në vetmi.ç Me duart e mia fëmijën e varrosa, ç ndërkohë, diku për rreth kishte gaz, ç Eskili mblidhte kockat nëpër kohëra, ç Tragjeditë e tij i griste pastaj!



A s’ishte dhe tragjedi varrimi i nënë Hanes i tillë siç përshkruhet në vjershën e lartme të Spiro Kajtazit?... Një ngjasim i madh.

Tashmë nënë Haneja shikon nga fotografia dhe mbi fotografinë e saj homazhon çdo ditë dallëndyshja , e cila për të realizuar këtë respekt nuk largohet kurrë nga Hani i Subashit.

[Marrë nga antologjia [gjashtëtip “Virtyti i gënjyer” libri i tretë “Atje ku homazhojnë dallëndyshet”]




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:14 pm




Dhurata THEMELI



Autore e librit me poezi “ Dashuri në mjegull”. Ka përgatitur për botim shumë vepra të gjinive të ndryshme. Lëvron edhe letërsinë për fëmijë.



“Këtë gjendje shpirtërore autorja e shpreh herë nën zë, herë me zë. Herë me psherëtima, herë me dufe. Kështu përvijohet diagrama që përvijohet nga një poezi në tjetrën… Dritat dhe hijet që ndizen e shuhen nëpër vargje, Dhurata përpiqet t’i këndojë me zërin e saj...”






Nasho Jorgaqi



Selia jonë

perde najlon…

mobilje të llakuara,



Në shtratin bashkëshortor

mbështjellë me velin vjollcë

të abazhurit,

unë dhe ti…

Thua zotërojmë globin?





Të kërkoj në amëshim.



Portat mbyllen mospërfillëse

disa të lehta dërrase,

disa… të rënda plumb,

përqeshin fatin tim

që zvarritet.

Unë i mohoj vetes

vitet e mia.

Si një kometë e vonuar

këmbadoras të vij pas.

S’mund të bëj ndryshe.

Për ty,

gjendem mbi tokë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:14 pm

NOVRUZ SHEHU



PA E NJOHUR



Pa e njohur

gjysmën tjetër të hënës,

nuk do të këndoj

më për hënën.



MOS IU FSHIH ZOGJVE



E ç’ju fshiheh

ashtu zogjve

se mos të spiunojnë?!



Ata kanë miliona vite

që puthen

pa u fshehur

në degët e pemëve…



GRATË TONA



Na afrohen të lodhura.

si pranë diellit

hëna e ngrënë.



Sa nisin të jenë gra,

fëmijët

i kërkojnë të jenë nëna…



U GËZUA ESKILI?



Në sheshun “Omonia”

Ati i madh

i gjeti

tragjeditë e humbura…



U gëzua

apo

u hidhërua

Eskili?…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:14 pm

Sevasti Spiri

[Sarandë me banim në Athinë]

Ekzistoj



Këtu që bie shi dhe hapen plagë,

largohem.

Këtu që frika dhe copëzat mbledh,

iki.

Këtu ku shpirti më dhemb nga pjesëtimi,

plakem.

Këtu ku mbytja nga frika dhe padrejtësia bie erë,

vrapoj.

Këtu ku vetëm loti i kripur rrjedh,

humbas.

Këtu ku thika ëmbëlsisht të pret,

“mbetem”.

Këtu ku ende do të kem dhembje e do të vuaj,

protestoj.

Këtu ku zërat, britmat nuk ekzistojnë në humbëtirë,

heq.

Këtu ku vendi bie erë plagë…,

mendohem.

Eci përpara dhe qëndroj!…





Vetëm shenja



Dashuri kaq e fortë

u bëre shi,

buzëqeshje…,

jetë, jetë ike…Heshtje.

Për një herë,

dashuri ishe e drejtë.

Sytë të mbuluar,

por përsëri lot.

Vetëm lot, sa keq!

“ Gëzimi, uromë, Perëndi…”

Thërras,

jetoj, marr frymë,

ekzistoj, pëshpërij…

Mendoj agimin lozonjar,

marr frymë, jetoj, kërkoj…

Vetëm shi,

thonj në gjak…

Vetëm shi në sinoptikë.

Mbytem në heshtje…

Vetëm shenja

që nuk shënojnë

përkëdhelje të tjera…,

lë pas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:15 pm

Adelaida Buzo



“Lamtumira e fundit”

Mijëra fjalë me kthjelltësinë e mbasditeve të tetorit, pjella të mendimeve, që vijnë lehtë lehtë e udhëheqin botën, përplasen midis dhëmbëve të tu e të shpërthejnë në buzë, të renditura sipas qëllimit fatpërcaktues dhe më ngrenë peshë...

Unë e njoh tashmë stilin tënd të përcjelljes së gjendjes intime të shpirtit dhe e di që qëllimi i vetëm i këtij përkthimi të shpirtit në gjuhë profane, është pajisja ime me krah lumturie, se kështu fryma e dashurisë tënde, më lehtë do të më drejtojë drejt teje.

Truri yt i ka oktapodizuar të pestë shqisat, të cilat e kanë koncentruar funksionin e tyre në mbërthimin dhe asimilimin tim.

Shpirti im, ky surealitet, rri i mbërthyer në muret reale të kafazit të kraharorit, që gjithsesi është i detyruar të mos reagojë ndaj ngacmimeve.

Sa herë e lejoj shpirtin t’ i përdorë krahët e lumturisë që ti më dhuron, papritur do të rrëzohem përtokë. Sa herë dashuria jote arrin e futet brenda meje me zgjuarsi e shpejtësi spermatozoidiale, do të ndiej papritur tronditje tërmeti dhe sytë të më errësohen... Janë qindra minj të murrmë, të paskrupullt e dhëmbvampirë, pjella të moralit e psikologjisë së përciptë shoqërore, që nisin të lëvizin në të katër anët e ndërgjegjes sime si re të zeza të ngarkuara me mëllef shekullor ..., dhe unë, për të njëqindën herë, të them : “Lamtumirë!...”

Atëherë minjtë largohen, mua më rivjen shikimi dhe kërkoj të të shoh, por e kuptoj që pas “Lamtumirë”-s nuk ka arsye që ti të jesh ende aty .

Të thërras pa zë, ti më dëgjon, e për të njëqindën herë më përshëndet : “Bonjour, c’est encore moi! ”*... E lumtur shkrihem në zërin tënd dhe betohem që nuk do të të mërzis më kurrë. Por minjtë, ah, minjtë e pështirë përmbysin, trondisin, shkatërrojnë gjithçka , dhe ja tek jemi ne të nervozuar, që themi përsëri: “Lamtumirë! ”, duke premtuar se kjo ishte një “Lamtumirë ” e parevokueshme, një “Lamtumirë ” që e ka braktisur kuptimin e saj që herën e dytë që u përdor, dhe heshtja e moralshme jetëshkurtër fillon përsëri të udhëheqë kohën dhe hapësirën midis nesh.

Tani që jam vetëm, kujtoj vallëzimin e flladshëm, pëshpëritjet që premtonin premtime, të qeshura që ëmbëlsonin ajrin, lot që trondisnin themelet e qëndrueshmërisë, fjalë - fjalë që diskutonin pavërtetësinë e së shkuarës dhe vërtetësinë e së tashmes, përqafime me energji diellore,...dhe gjithçka ngjyrosej nga violina, harqe, trompa, kitara dhe ngjyrë vjollce.

Tek ne asnjëherë nuk është krijuar iluzioni akustik se aty ku nuk dëgjohet asgjë, nuk ka asgjë… Megjithatë, ti ende nuk po më shkruan.....!



Elida Fino



Monologu i së brendshmes



Zëri yt skictelefonues më tingëllon kumbues, domethënës, një rrymëzim që më tërheq... Të lutem, linjën mos ma shkëput, zërin tënd duhet ta përpij. Lejomë që kumbimi melodioz të futet thellësisht në shpirt dhe në zemër... Folëzohet zëri yt dhe prej andej s’del... Ti më flet dhe unë tërë pasion e dëshirë dëgjoj zërin tënd, fjalën ledhatuese, përkëdhelëse, por gjithsesi brenda bartin mëkat, ethe dashurie që më përpijënë deri në palcë; mendjen ma pushton dhe më stampon duke më falur shterpësinë, shterimin. Gjithçka më mjegullohet. Ndiej stinë të dhimbshme. “Të le në hijen e qetësisë së vazhdueshme. Më ler në brengën time. Mos u mundo të më heqësh hijen e një zjarri vullkanik, që veç më përvlon pa u ndezur mirë akoma. Mëkat, mëkat… Buzët e mia janë përfaqësuese të denja të shpirtit tim të nxehtë dhe ato do t’i falësh në rast se nuk e përmbajnë veten.

2.Prano fladin ledhatues, fëshfërimën e freskët gjelbëruese me mijëra ngjyra “Shkëlqim” drejt një të ardhmeje ndriçuese. Ler puthjen si më të pangopurën të bredhë në hapësirën tënde dhe të njoh fazën e ngopjes.

3. Kam dëshirë të ndiej pranë vetes frymëmarrjen tënde. Ta ndiej vetëm një herë gjatë dremitjes. Të ndiej iluzionin e këndshëm , mashtrimin e ëmbël.

Të lutem, mos ik, mos ik, mos më ler dhimbjen. Ne jetojmë me dhimbje dhe vdesim në dhimbje. Për kë trishtim të pakuptimtë po e sakrifikoj veten, për kë vagulli të zymtë? E varrosur, e humbur, jeta ime e mbyllur.

4. Shenjtori?! Bukuri e bardhë vezulluese... Lamtumirë e sipërfaqshme dhe e mrekullueshme. Nesër do të merrem me lexime filozofësh dhe do të kujtoj ty për të më dhënë forcën që ngandonjëherë më mungon dhe atëhere I afrohem receptorit të rimarr…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 EmptySun Jan 11, 2009 4:15 pm





Informim për lëvizje letrare



“Pegasi” zbaton lajtmotivin në larmi veprimtarish

Veprimtari me nerv “pushtojnë” Jugun

&. “Pentagram i huazuar nga një copë qiell”, vepër e nxënësve të shkollës së mesme “Muhamet Gjollesha” promovohet te mjedisi i këndshëm “Palmat”

&. “Dita e tolerancës” “spektakël” i nxënësve të shkollës së mesme Libohovë

recensë për vëllimin poetik “Pulsi i Dhimbjes” dhe takim me autorin e librit Kristaq F. Shabani.

&. “Zilet e vargjeve: zilet e shpirtit” analitikë letrare mbi bazën e veprave të poetit Manol Basho në Qendrën Kulturore “Dorian”, Gjirokastër

&. “Zeniti i ndjenjës” , vepër e autorit Asim Peta promovohet në mjediset e bukura të Hotel – Restorant “Çajupi” Gjirokastër



&.Shfaqje të Teatrit të Kukullave “Dorian” në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet dhe Memaliaj

&. Ceremonial, homazh poetik për poetin e Viseve të bukura, bjeshkës dhe kambanave të detit, Muço Muho

Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve Sarandë, shoqata “Jonianët”, Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër organizuan në qytetin e bukur të Sarandës

Pasditen homazho - poetike kushtuar poetit Muço Muho

&. Në Gjirokastër organizohet paraqitja e librave të Odise Kotes “Ajkuna” vëllim poetik dhe “E qeshura prapa portës” roman, botuar nga Shtëpia botuese “Toena”. Në këtë veprimtari mori pjesë poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani, i cili diskutoi në këtë paraqitje duke trajtuar probleme të mprehta për Kritikën letrare duke pasur si start të dy veprat e Odise Kotes.





Dionis Kola

E nesërmja qesh të sotmen

Është fjalë e urtë popullore. Dhe na shtyn të mendojmë… Dikur kemi bërë diçka për të cilën kemi qenë të bindur se e kemi bërë mirë. Ndërsa sot gjykojmë si të padobishme, të padrejtë, shkurt e paarsyeshme. Në të kundërtën: Kemi bërë diçka tjetër që e kemi ditur se ka qenë e parsyeshme. Ndërsa sot e vlerësojmë si të vetmen punë që kemi bërë me mend!

Atëhere: ku është arsyeja dhe ku mosarsyeja? Mos vallë këto të dyja të veshura me petkun e misterit pohojnë njëra - tjetrën në të kundërtën e polaritetit të vet? Apo vallë midis tyre ekziston një rivalitet i dukshëm deri në atë shkallë, saqë ndonjëherë dominimi i njërës e vë në dyshim ekzistencën e tjetrës?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 8 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jemi të gjithë ëngjëj..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 8 e 17Shko tek faqja : Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 12 ... 17  Next
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» KUSH JEMI
» E SA TË JEMI GJALLË
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: