Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jemi të gjithë ëngjëj..."

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 12 ... 17  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 3:56 pm

“NË KRAHË ËNDËRRIMI” i Hetjona T. Shehut.



Libërth me poezi dhe skica i një nxënëse të klasës së pestë në shkollën “KOTO HOXHI”. Botim i Shtëpisë botuese “Fjalët e Qiririt” . Redaktor: Kristaq Shabani. Shtypur në Shtypshkronjën “Jonalda”, Berat. Kopertina e këtij libri është ideuar nga z. Zydi Hyka

Ky libërbth tregon për punën pasionante dhe impulsimin letrar që realizohet në Shkollën më të madhe 8- vjeçare të qytetit të Gjirokastrës ku drejton z.Thoma Voda, i specializuar për Letërsi.

Dalja në dritë i një libri të tillë është rrjedhojë e punës edhe e mësueses së Letërsisë, znj. Konstandina Kikina. Nxënësit e klasës së Hetjona T. Shehut do të organizojnë një “recital” për vjershat dhe skicat e bashkëmoshatares së tyre, ku do të marrin pjesë edhe shkrimtarë, poetë të “PEGASI”-it si dhe mësues të shkollës. Botimi i këtij libërthi bëhet në kuadrin e nxitjes së talenteve të reja nga Lidhja e Krijuesve “Pegasi”.





Botime të reja



“Era e viseve të mia” vëllimi i parë i Muharrem Kamanit.

Botim i Shtëpisë botuese “Fjalët e qiririt”. Botues: Lumo Kolleshi. Faqe 70. Redaktor i librit : Lumo Kolleshi. Recensues: Dhimitër Miti dhe Jorgo Telo

Në parathënien e këtij libri, poeti dhe shkrimtari Kristaq Shabani, midis të tjerash thekson: “Duke ndërmarrë këtë “Nisje të erës” në “kalërimin e ëndrrës’ në “partiturat e këngës” Muharrem Kamani shfaq veten për të startuar në një “korsi” të vështirë.



“Misteret e mia” vëllim poetik nga Eldjona Shukollari.



Botim i Shtëpisë botuese “Jonalda” Berat. Redaktor : Kristaq Shabani. Recesentë: Jorgo Telo dhe Mirela Dudi. Botues: Zylyftar Plaku.

Libri ka një kompozim interesant si dhe një tematikë të larmishme të moshës, e cila ka ëndërrime për një jetë sa më të mirë. Figuracioni dhe realizimi i vjershave, liria e të shprehurës e bëjnë këtë vëllim që Eldjona të hedhë një “sprovë” të vështirë poetike.



“Valët e Dhimbjes” i Maria Shukollarit tashmë edhe në greqisht



Ky botim është i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”, Gjirokastër me sponsorizim të biznesmenit z. Jorgo Lulemea, shtypur neë Shtypshkronjën “Argjiro” Gjirokastër. Libri është përkthyer me profesionalizëm nga përkthyesi Kosta Gaxhoni, redaktuar nga z. Kristaq Shabani dhe Elena Jovani. Në këtë libër përmblidhen vjershat më të spikatura të autores, të cilat realizojnë shkëmbim vlerash



“ZHGËNJIM” titullohet libri i parë me poezi i poetit më të ri të z. Lilo Çako. Poeti hapon lehtë për t’i rrëfuer lexuesit një pjesë nga jeta në mallim, larg vendlindjes dhe njerëzve të tij të dashur. Aty ku zhgënjimi verdhëson besimin, aty rigjen frymëzimin për të derdhur më pas vargjet e tij. Në të gjitha hapat e lexuar ndihet troku i dhimbjes së emigrantit të pafat e përgjithësues. Ai merr përsipër që, nëpërmjet vargjeve, të na pasqyrojë pak nga realiteti i shumë emigrantëve që enden duke kërkuar të mirën në portat e shteteve fqinje, duke i ndjekur kudo brenga e mallit për mëmëdhenë, për të afërmit, për miqtë, por edhe për të dashurat që fati i ka ndarë jashtë vullnetit të tyre kapriçoz. Le t’i urojmë udhë të mbarë kësaj krijese dobisjellëse, pavarësisht se shpeshherë noton qetshëm në monotoninë e tij krijuese.



At Theodhori Nikolla, Gjirokastër, qershor 2003
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 3:57 pm

POEZIA E DINO ÇIÇOS

Nga Beqo Mamo,

Mësues i Gjuhës dhe Letërsisë

Ka veçanësi të shkruash dhe të mbash qëndrim kritik për krijimtari, të cilat s’janë bërë ende publike, por është aq e veçantë të jesh kritiku i parë dhe pse shumë modest, për faktin se nuk mund të marrësh përsipër në një artikull të shkurtër të vlerësosh një botë të derdhur në krijime artistike me mbresa ideo-emocionale. Në krijimtarinë e Dino Çiços mund të gjesh një botë të shtrirë në gjerësi dhe në thellësinë e saj qëndrime dhe, pse jo dhe vlerësime për psikologjinë, për botën në të cilën jetojmë, përcjellje mesazhesh të së ardhmes, duke plotësuar kështu funksionin dhe qëllimin gati hyjnor të krijuesit me vlera të vërteta artistike.

Dinoja ka botuar në organet e ndryshme të shtypit letrar dhe ka rënë në sy për nivelin e tij. Unë kam qenë nga fatlumët e parë që kanë lexuar krijimtarinë “Çiço”. Ai, sipas mendimit tim, shquhet si mjeshtër vargu, nga forma e të thururit të poezisë dhe nga vetë shpërthimi mbartës me të papriturën ideo- emocionale, të cilat nuk i ndesh në shumë krijues të tjerë. Bërja publike e veprës së Dinos do të jetë një eveniment. Ai ka përgatitur disa vëllime poetike, të cilat do t’i botojë në një periudhë të shkurtër kohore për dhënë fizionominë e një krijuesi. Ja se si shprehet në një vjershë të tij:

“S’të dua se je më i mirë nga unë ,

S’të dua se je më i keq nga unë!

S’të dua se je njësoj me mua...

Po,po...

Të dua vërtet.

Të dua?

Po pse?!

Se je një individ

dhe individi me kërkënd nuk ngjet!

Mekanizmi i të shprehurit për atë që poetin e shqetëson shprehet thjesht, por edhe dhimshëm:

Brengë e mall:

Dy dalta, që ngulen e çajnë çdo shpirt!

Edhe pse në disa poezi duket se krijuesi është në kërkim dhe s’gjen rreze shprese si te poezia “Lypsari”, por çlirohet nga “kjo” te poezia tjetër “Lëkundje”, ku poeti thotë:

Lëkundet baranga ime në katin e pestë,

Siç lëkundet llampa elektrike

në kordonin e saj...

Dhe shpërthen në poezinë “Ju dua, o njerëz”

Ju dua , o njerëz!

O njerëz, të urtë e të sertë,

siç do shiu retë,

siç do toka shinë,

ju dua ,o njerëz, të liq e të mirë!

Këto ndjenja të shprehura në vëllimine tij të parë “Vdekja e Shqiponjës” vazhdojnë më gjërësisht e më thellë në vëllimin e dytë:

Bota është siç e shoh me sy.

Me siguri është krejt normale.

Çudi! Me ç’sy e shoh?!

Me sy konveks

apo me sy konkav?!

Poezia e tij shpreh dëshirën dhe misionin qytetar të çdo njeriu që jeton jetën.

Ç’dua të jem?

Ëndërroj, kam shpresë.

Të vetmen dëshirë:

Kur të iki

një kujtim të më mbesë,

por vetëm i mirë...

Qëllimi i vet poetit sa ç’është fisnik e njerëzor në vetëkrijimin shprehet:

Ju ndeza pishtarin

të shihni nga sytë,...

U shua pishtari? S’ka dritë?

Dëgjoni çangën time dhe ecni pa frikë!.

Poezia “Shkolla” është konceptuar në mënyrë interesante:

Kërcasin muret të zhveshura nga suvatë,

Reumatizma në zemër

shkollës i ka hyrë si arkivol,

arkivol i stërmadh dukej çdo klasë.... Dino Çiçoja hedh dritë në poezinë “E ardhmja”

Në petale manushaqesh

mbështeta gjumin tim,

siç mbështet fëmija qerpikun te gjiri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 3:57 pm

ZACHAROULA GAITANAKI





A WISH



Inside me a grief fades away,

a heartbreak flickers,

as my dream’s light,

shades leaves it.



It is dawning

in the poor heart’s,

aching shoulders, my worries

took foreign streets.



And in the dawn of the New

Year I anticipate the LOVE

to croën victors

the laughter and the teardrop.



A CRACK



Shades that mark the corners

and whatever has remained

don’t become you.



Look up

give wings in your look

to fly on the uppermost.



Werever leads you the heart,

in any harbor and arms

anchor and rest.



When you ëill see a crack,

go there to get

near your dreams.



OLIVES TREE



A primeval shape of calm and peace,

OLIVE, holy tree of Athena Pallada.

Your Holy oil a divine mercy

and your wreath branch

an aëard in ancient Greece.



A few humble olive branches

crowned the ëinners of Olympic Games,

sending ëith loud and clear voice,

their message through the Ages.



People walk in unison,

athletes compete with emulation,

to get ahead with ethos,

countries of the Earth

ëith harmony collaborate.



Give a promise to unite enemies,

ëarriors give up your arms

and in your bloody hands

keep an olive branch of reconciliation.



GOLDEN MEMORIES



In life’s end

if our heart could

live in happiness again.



Past greatness

soul’s tools

that open the closed windows.



Golden Memories

are treasures to lives

the years that you ape left,



as times run away,

as the storms come and go

and the shoulders lean

from tiredness.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 3:58 pm

EVDOKIA MULIANAKI VARVAROPULU





Loti

Loti pa zë u rrokullis,

preku lulen dhe ajo çeli...

Ndriçoi Botën Dielli,

shkëlqyen Shpresat.

Mos e shuaj atë

që magjeps në të parën rreze.

Lere Hënën të futet

nga një çarje e jetës...

Të gjitha do të ndryshojnë

Një lot gëzimi

dhe një farë lumturie

do të rrokulliset

të marrin freski buzët e tua.



LOT , YJE, DASHURI



Bie gjethja e verdhë

flori në dhe,

ngjason loti

shikimin-diamant në dhimbje...

Vjen Nata dhe përhap yjet ,

sikurse vjen ti

dhe dashuri mban në të dy duart...

Reja hedh borë,

pluhur argjendi mbi degët ...

Dashuria na hap krahët e arta në zemër.

Poetja Evdhokia Mulinaki Varvaropulu është me origjinë nga Iraklio i Kretës .Është zgjedhur anëtare e Këshillit Drejtues të Shoqatës Letrare “E qarta” që ushtron veprimtarinë në Athinë e më gjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 3:58 pm

RUBRIKA E “PEGASI”-t :

“ TË NJOHIM PERSONALITETE”



Prof . Doktor ISUF LUZAJ



Linden dhe vdesin qytetërimet

Lumi i shekujve bën punën e vet.”

( “ Konflikte fatidike” Isuf Luzaj)



Në vitin 1999 në SHBA u botua libri “Simfoni enigmash Përtej mureve të harresës” Biografi, kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Doktor Isuf Luzit. Autori i veprës ,Arjan Zoto në parathënien e këtij libri citon:

“Jam munduar që në këtë libër të vogël biografik të përshkruaj sadopak dhe me realitet jetën dhe veprën e njërës prej figurave më të shquara të Kombit tonë, Prof. Doktor Isuf Luzaj. Është një jetë e ngarkuar jo vetëm me vuajtje, por edhe me një aktivitet të madh, politik, kulturor dhe më tepër shqiptar….zotërues i mëse tetë gjuhëve të huaja, profesor në filozofi dhe doktor në Letërsi,një nga emrat më të dëgjuar në fushën e edukimit në Universitetet amerikane, “Profesor i Merituar”, një titull i lartë ky në Amerikë, të cilin ia dorëzoi vetë presidenti Regan, koleg nëpër universitetet e Amerikës me shumë figura të dëgjuara, në fushën e politikës dhe diplomacisë botërore, autor i mëse 120 librave letrare, filozofike dhe edukuese…”
Professor of Philosophy at the University of Neë Hampshire. Professor of Spanish



And French Literature and CHARMAN of the Department of Modern Languages

At Barat College, Lake Forest, Illinois.

Professor of French Literature at St. Josef college of Indiana Titular of the Chair of Philosophy at the University of Indiana at Illinois.

Academical Aëard for Outstanding Accomplishment delivered by Presi –

Dent Regan.

Dr. Isuf Luzaj, Ph.d.. Litt. D.

PROFESSOR EMERITUS

Lindur në Kaninë të Vlorës, më 21 shkurt 1913.



LISTA E PUNIMEVENË PROZË E NË POEZI:

Përtej së mirës dhe së ligës, Rindërtimi i fuqive shpirtërore, Përpjekja e viganëve – lufta e Vlorës, Origjina e njeriut, Ditari politik, Procesi evolutiv i fuqive shpirtërore,Dialoge, Myneveri, Stina psherëtimash, Ethet e stinëve, Hala peshku në zemër, Esenca dhe ekzistenca, Njollë historisë, Fletë dimërore, Hla peshkuluan, Fletë tërfili, Antena jehonash, Labëria, Legjenda labe, Kujtime pleqërie, Introdukcion, Fletë dimërore, Murmurimat e Shushicës, Kohë shtatëzanie, Hijet e dhembjes, Rilindja, Vallja e yjeve, Antologji, Përpjekja, Ditari i një zonje shqiptare, Këngë, Sinfonia e stinëve, Ekzistenca dhe boshësia, Kujtime të një ditari të humbur, Perri therore, Netë pavdekësie, Netë mër –

Gimi, Ditari, Legjenda labe, Antologji satirike, Princesha rrugina, Një studim antologjik, Neshtrasha, L amtumirë atdheut, Gjethe vjeshte, Autobiografi, Barinjtë e labërisë, Ditari i përpjekjes,Ekstazi dhe agonia, Vallja e luleve, Vezullime pleqërie, Koncerti i magjistarëve, Cickërra pasqyre të thyer, Cikë –

Nditë e fundit të kandilit, Ditari i mësonjësit, Fshamet e Nirvanës, Kujdestarët e lirisë kombëtare, Kongjij nëpër borë, Jehona arratie, Bariu i fantazmave, Festi –mi i yjeve, Trëndafilat e dhuratës, Lamtumira e yjeve, Vallja e perëndive,Pëshpëritjet e fundit të ëngjëjve, Perënditë janë plakur shumë, Ditari i vitit të gjatë, Pasqyra e enigmave, Antologji poezish heterogjene, Limani i Heshtjes, Transmigracion, I humbur nëpër yje, Angushi dëshpërimi, Qëmtime Historike, Biografia e dritës, Burgu pa roje, Monologje intime, Gjurma rënkimesh,

Bilbil labi, Topografi labçe.





Gjithësej deri më 23 tetor 1998 = 122 vëllime.

Në punim:

Dialogje me njerëz të famshëm

Një përpjekje intelektualizmi

Cickërra pasqyre të kohës së vdekur

QUO VADIS DOMING

Plapturisjet e fundit

Individi – individualiteti. Pasqyra dhe personaliteti.











Gazeta u përgatit nën drejtimin e Kristaq F. Shabanit,

Kryetari i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, Gjirokastër

Kryeredaktore: Mirela Dudi, Tel. 003558464433

Z/Kryeredaktorë: Jorgo S. Telo, Tel.003558467338
Antoneta Mallta Tel 003558463679



Redaktorë përgjegjës: Duro Shehu 003558462127

Yllka Ponde

Adelajda Buzo 003558462910
Informacioni: Kastriot Hadëri, Blerta Kore, Desela Nuredini, Luljeta Xhaxhiu, Kristo Stoja



Këshilli botues: Sazan Gjomema, (Kryetar), Novruz Shehu, Petro Dudi, Agim Basha, Lumo Kolleshi, Ylli Hoxhaj, Dr.Izet Çulli,Florentina Skëndaj, Anastas Bita, Viktor Dervishi, Dhurata Themeli, Eli Bici,Zaharulla Gaitanaki(Greqi), Dr.Zymer Neziri(Kosovë),Dr. Ramadan Sinani(Maqedoni), Dr. Rustem Berisha (Kosovë), Kosta Gaxhoni, Hadër Mevlan, Dr. Laver Stroka.



Fotografë: Zydi Hyka, Bastri Bihuci

Mbështetja logjistike: “Pegasi” Gjirokastër

Adresa e gazetës: Lagjja “18 Shtatori”, Pallati 87/4 Gjirokastër, Albania
Tel.03558465867 & Fax 003558462218



Mobil 0692553056

Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti” Tiranë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 3:58 pm

PEGASI 14
Organ i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Albania Nr. 6 ( 014)





Editorial


Ku e ka stacionin hiperbola?…



Nga Kristaq F. Shabani



Hiperbola ka stisur krahë fluturues në një përpjekje flegmatiko - kolerike me dozime sanguine. Hiperbola ushqen tru njerëzorë që nxitojnë të “tundin” flamurkat ylberorë me nuanca ngjyrë molle, banane, mushmollë, ngjyrë alge, qershie, qielli, deti, lëpjete.Nxiton pasioni në “lokomotivën” e së nesërmes duke çarë tejpërtej mjegullën, smogun e hirtë. Nata do të ketë fytyrë të ditëzuar duke e konkurruar ditën. S’do të lodhemi më me raportin që na ka mërzitur kaq gjatë Ditë - Natë… Nga oazi i mbajtur kyçur do të “lëshojmë” lumturinë… Do t’ju japim në pronësi qiejt, detet, oqeanet… Do ta zhdukim somnambulizmin energjik. Në vend të bindovileve do t’ju ndërtojmë vila falas… Do të eliminojmë taksat… Do të hapim burimet e dritës dhe shtëpitë tuaja do të llamburisin nga ndriçimi… Në këtë kuadër do të lëshojmë rrezet e diellit, të cilat i kishim mbajtur në rezervë me dashje. Dashurive do t’u hapim portat, duke u dhënë më parë çelësat. Trurin do të fillojmë ta vlerësojmë. Arushat do t’ju falim të lozni me to. Në qiellin e marrëdhënieve do të ketë veç behar. Falas do të keni përkëdhelitë, puthjet, librat, çmimet, bojërat, lodrat…

Hiperbola hiperbolizohet. E padrejta do të zhvillojë kurse trajnimi që të rikthehet në bazim. Konkurset do të jenë pa manipulime dhe pedagogët do të ndryshojnë “profilin” e “etikës”.Troç i troçit do të bëhet gjithçka troç: Prefekti, Kryetari i Qarkut, Bashkisë, Drejtorët e të gjitha rangjeve do të fizionominohen ndryshe… Kryetari i Bashkisë me këshillin bashkiak nuk do të jenë farë e fis. Do të njihen vetëm atë ditë që do të ulen në “karrike”… Shteti do të jetë i ëmbël. Drejtësia do të të japë të drejtën. Bakshishi nuk do të njihet. Gjelbërimet në të gjitha fushat do të “plasin”. Luga e florinjtë pas gjithsoj betejash dhe veprimesh drastike do të fillojë të jetë “tenorja” e parë! Do të fillojmë të zbrasim me lugë “detin”. Lypsat do të kenë çuditërisht krahët… Eh, ç’programime të detajuar me ajër të lirë, zhvillim në të gjitha fushat! Shkencë – kulturë - mirëqenie e përgjithshme jo vetëm për tokën, por edhe për qiellin…S’ka më robdishamber, tableta për t’i pirë për dhimbje koke dhe tensionimi. Kurimi për shumicën e popullsisë falas. Hiperbola vrapon në në pistën e “ekskursionit”!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 3:59 pm

Sokrat Papadhopulli, gazetar, për “PEGASIN”



Gazeta “PEGASI” e porsalindur pasuron yllësinë e gazetarisë dhe shtypit tonë bashkëkohor me nota të rme ngjyra të reja mevargje të reja. “PEGASI” nga mitologjia, tani nga qielli zbret në tokë dhe bëhet një forcë reale e krijimtarisë artistike dhe më gjerë.

“PEGASI” ish një top bore, tani është një ortek që dita - ditës bëhet më madhështor e gjithëpërfshirës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 3:59 pm

Dino Çiço


Erdhën zgjedhjet





Erdhën zgjedhjet,

u shpallën në elektrorat.

Bufi, zogu ballë për ballë…

Cili do të fitonte vallë?

Kush kish më shumë mundësi?

“Njësoj janë që të dy…

Që të dy kanë defekt…”

Pela tha: “Mendoni vetë…

Vjedhje do të bëhet çdo ditë.

Bufi ditën s’sheh nga sytë!

Vjedhje natën do të ketë plot.

Zogu natën nuk sheh dot!”

Dhe një mëz:

“Pse s’thua ti:

“Bjer nga breshëri në shi?!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 3:59 pm

“Nostalgji antike” nga Musa Ramadani





Kjo zgjedhje me titull “Nostalgji antike”, sikur shpreh dëshirën e autorit për antikën universale dhe nacionale dhe për kohën e tij. Është kohë tronditjesh të jetës dhe artit. Histeria kundër kulturës po bëhet më e vrazhdtë: duan të mos flasim e të mos shkruajmë më libra shqip, në njërën nga gjuhët më të vjetra të Evropës. Historia na thotë se këso histerish patëm shumë, po, megjithatë, libra u shkruan në shqipi. Sot, më të ngritur se kurrë, duam të shkruajmë më shumë. Dhe duhet të punojmë, që të shkruhen më shumë, se kjo është logjikë e jetës dhe e veprës. T’i mbrojmë ato që i kemi dhe t’i bëjmë ato që t’i kemi.

Edhe kujtimet duhet t’i lëmë si dokument, se gjithmonë kemi vuajtur për dokumente që na u zhdukën shumë herë, se me njerëz ia kemi bërë disi. Vitaliteti antik nuk u shua për asnjë herë. Ishim të aftë e të gjallë për të ekzistuar e për të vazhduar. Dhe, ndoshta, për ato gjëra të humbura, “dokumente”, për mbijetesat e tyre dhe për ne të gjallët na kujton ky titull i librit të autorit “Nostalgji antike”. Për vitalitetin antik…





IBRAHIM RUGOVA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:00 pm

Kot jo





Diku

një ëndërr e shleu Dielli.



Unë i dhashë dorëheqje gjumit,

lumit.



Diku

një këngë e shqeu era.



Unë i shpalla luftë natyrës,

lyrës.



Diku

një fjalë e vrau rrufeja.



Unë pa fjalë vajtova jetën,

veten.



Diku

një kohë e varrosi hapësira.



Unë për pak trova njrëzinë,

Pamundësinë.


FENIKSI CIKLIK





Të njoh këtu e pesëqind vjet më parë

tek ngjallesh je i njëjti Feniks këmbë e krye.



Sa herë që të afrohet vdekja tinzake

digjesh kapullamë e nga hiri yt rilindesh.



Çerdhja jote nuk mbetet bosh kurrë.

Në të është zogu i diellit, shpuza e pavdekësia.



Fuqisë sate përrallore në çdo kohë i kanë lakmi,

po hiri i të tjerëve davaritet si mjegulla në diell.



Edhe kur s’të shoh diku në afërsi, të ndiej.

Hiri më përkujton ty e unë i ngjaj shpresës.



Këtu e pesëqind vjet më parë të njoh

tek digjesh e ngjallesh në lojën e pasosmërisë.



Mblidhesh, zbritesh, pjesëtohesh e shumëzohesh prore,

natën a ditën, verës a dimrit, në kohë e hapësirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:00 pm





Jano Kasapi



Perënditë vetë s’i ka parë kush, veç atyre që arrijnë të jenë vetë të padukshëm… një e tillë qenie ishte dhe Liljana Çarka





S’e besoj

Nga Dr. Skënder Selimi

Mjeshtër i Madh i Punës Baletmaestër



Ndonëse Liljana ishte tre vjet më e vogël se unë, na lidhte ana profesionale, sepse, qëkur ishte në shkollën e Baletit e më vonë në Institutin e Lartë të Arteve do të më tërhiqte edhe aftësia e saj. Lilin e merrnin të gjithë në detyrat e kontrollit që bëheshin në shkollë. Së bashku, duke folur për idetë dhe mendimet tona për profesionin, zbuluam që kishim shumë gjëra të përbashkëta dhe u krijua një lidhje shpirtërore tepër e thellë që nuk përfundoi me mbarimin e shkollës, po që zgjati edhe më pas. Unë nuk harroj nga Lili momentin e diplomës së saj në Gjirokastër. Është një moment që unë e vlerësoj shumë, pasi në Gjirokastër ajo kishte shumë vështirësi për të gjetur elementin kërcyes, sepse në Tiranë ishin të gjithë profesionistë, kurse në Gjirokastër ishin të gjithë amatorë. Megjithatë ajo donte t’i jepte diçka vendit të saj dhe e ndiente si detyrim moral. Kështu, edhe të gjithë shokët që ishin në Tiranë, i dhanë një mbështetje duke vajtur në Gjirokastër dhe duke kërcyer në diplomën e saj. Kjo ishte një mbështetje shumë e madhe jo vetëm artistike, por mbi të gjitha edhe shpirtërore. Qëndrimi larg Tiranës e vriste, shokët ishin larg, ajo në Gjirokastër. Ikja në Greqi ishte mundësia e saj…

Për herë të fundit u takuam më 1996, m’u duk shumë e dobësuar. Unë e kam vuajtur shumë humbjen e saj. Ndërkohë,për të kam menduar të bëja ndonjë emision në televizion ose ndonjë pjesë baleti dedikuar Lilit, dëshirë e cila mbetet për të ardhmen. Ikja e saj nuk më besohet akoma, sepse ajo nuk kish ardhur për një kohë të gjatë dhe na mësoi me mungesën e saj. Ajo sikur do të vijë prapë… Ajo ishte shumë e gjallë, shumë optimiste për jetën.

Çfarë mund të bënte Lili po të ishte sot? Nuk e di, ajo ishte shumë e paparashikueshme për baletin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:01 pm


Dallgët i mbajta në zemër


“Kambanat e detit” një vepër që meriton vëmendje



nga Mirela Dudi



“ Kambanat e detit” poeti e kishte një poemë më vete, por e ndau në një libër pjesë - pjesë. Gjen në vargje dallgët e detit e dallgët e zemrës, po ashtu edhe blunë e një shpirti të trazuar. Mes detit dhe malit ai gjen kapedanët e qëndresën. Nga grykat e Shkëlzenit e Tomorrit ai nis Gjergj Elez Alinë kundër Bajlozit. Deti duket se i jep atij forcë dhe shpirt të lirë. Ai kalon nga Saranda me shpatullat në shkëmb, i ikën gjumi në Vlorë dhe falet para bukuroshes së Durrësit për të pushuar në Shëngjinin buzë mali që detin e ka në sy.

“U këput një këmbë mali” thotë poeti ashtu si populli në këngën e vet dhe zemërohet me vaporët e detit. “Pse s’çaheni nga dhembja, ku shkoni ashtu? “Vendlindja dhe Labëria zë një vend të rëndësishëm në poezitë e tij. Në Gjirokastër “Gurët janë si një mijë motive të pathëna dhe sokakët si njëmijë valle të pazëna. Në Labëri ai u deh i tëri me erë trëndelinë dhe pi në sylinjarët e këngëve të tij.

Muco Muho është patriot. Gjen në vargje dëshmoren Latife Nora, Bajram Currin me gjoksin e hapur që çante nëpër bjeshkë, sheh se si hyjnë fushëbardhasit në Luftën e Vlorës ashtu si në valle, rreshta vallesh, istikame. Poeti jeton dhe në kohën e sotme, me hallet dhe shqetësimet e popullit. Në marsin e grisur poetin dhe popullin e tradhëtuan. Është kundër politikanëve që

Popullit

thërrime – thërrime,

po ia tresin shpresën,

ata që lehnin vazhdojnë të lehin,

në kahje tjetër

dhe do të vazhdojnë të lehin

deri sa të vdesin.

Muço Muho është filozof. Në poezinë e tij :

Marsi pyet Saturnin, Jupiterin,

të gjithë pyesin Diellin:

- Shqiptarë të çuditshëm,

s’vrasin njëri - tjetrin,

qëllojnë qiellin!

Po jo vetëm kaq. Ai ka edhe ndjenja të holla. Di të dashurojë atdheun, por edhe vajzën e bukur. Ajo i puth qerpikët, ai e puth në gushë. Janë poezitë që, më shumë se të tjerat, mbështeten në folklor. Kjo duket qartë në vargun gjashtë e tetërrokësh dhe detaje të tilla siç është gishti i ngjyer me mjaltë.

Peti shkon :

Nga ylli i mbrëmjes tek ylli i mëngjesit,

flamuri i Arbrit mbi direk!

Kështu për çdo ditë,

për çdo vjet

krenaria jonë

mijëra vjet!









Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:01 pm

POETI I VISEVE TË BUKURA, I BJESHKËS DHE I KAMBANAVE TË DETIT





U lind në Fushëbardhë, Gjirokastër, më 12 prill 1951. Ka mbaruar studimet në Akademinë Ushtarake. Nga viti 1979 banon në qytetin e Sarandës. Ka botuar poezi në shtypin periodik që nga viti 1970. Në vitin 1970 ka marrë çmimin e tretë (vjetor) në gazetën “Zëri i rinisë”. Në vitin 1971 ka marrë çmimin e tretë në konkursin kombëtar të revistës “10 Korriku” me poemën “Lapidarët”. Në vitin 1989 në kuadrin e 45 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, ka marrë çmimin e tretë për romanin “Më prit”. Vëllimi poetik “Kambanat e detit” është një përmbledhje e zgjedhur e krijimtarisë së tij në vite. Krahas krijimtarisë në fushën poetike dhe shkrimore ai u veprimua në krijimin e teksteve popullore për grupin “Jonianët”, grup folklorik I krijuar në vitin 1999.

Poeti u nda nga jeta në tetor 2002.
“Pegasi” dhe Grupi “Jonian” i bëjnë homazh poetit






Miku ynë i mirë!





Të donim, na doje, s’ndaheshim…

Ndjenjat i hidhnim në vargje,

qeshnin rudinat,

qeshnin drurët,

qeshnin boronicat…

duartrokisnin njerëzit:

Qafat e Prushit, Morinat…

Mali i Hekurave

shfaqej i ankoruar

në dete të ikur…

Valbona e blunjtë rridhte

natyrshëm në hone të hapura.

Bjeshkët na shkëlqenin syrin e bukur.

Syri shihte syrin…

Në situata shtoje

humorin fin.

Çliroheshim nga streset…

Gjirokastra gjithmonë me mall…

Me mall Labëria.

Si na ike kaq papritur?

(Të mbajnë në kujtesë detet…)

S’na besohet

(rrite hënën e mitur)

Jemi në ëndërr

(Të na rishfaqesh në librat e rinj)


Miqtë veriorë të poetit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:01 pm

Dallgët i mbajta për vete në zemër,

blunë ia dhashë shpirtit të trazuar,

se dua që njerëzit në këtë kohë të ashpër

të dalin ngalibri të qetësuar.



“Kambana e detit” vëllim poetik nga Muço Muho







1.

Hedh një degë limoni përmbi dallgë deti,

deti më kthen mijëra lule të bardha.

Hedh ca fjalë të lashta sa jeta,

deti më kthen ca fjalë të rralla.

Dallgët izoipse brezaresh gjtë bregdetit,

vë veshin e dëgjoj si bien

kambanat e detit…



Si përkulet mali, sheh veten në det,

deti dallgët ngre të matet me malet.

Kur deti rreh kambanat, mali nis jehon,

ndez stërrallin, matet me bajlozë.



Deti malit nëpër shekuj i dha besën,

mali detit i dha kapedanët e qëndresën.

Ndezur zjarr sinjalet Butrint e Ulqin,

syri i tokës mëmë digjej në përgjim.



Shkëlzeni e Tomori bashkë sokëllinë,

nisën për Bajlozin Gjergj Elez Alinë.



Përmbi sup të dallgës, djemtë bënë tutje,

duke krehur flokët nëpër stuhi lufte.



Kap një dallgë, dallga është e rëndë.

Mbi njëmijë dallgë rri një det me këngë.

Mbaj një dallgë deti si letër në dorë,

në njmijë dallgë historia jonë.



2.

Nis një dallgë e në buzë më vjen një tjetër.

Sa arrin një dallgë, te bregu tjetra erdhi.

Sa i mrekullueshëm deti sonte…

që një mijë këngë më derdhi!



“ Ç’ke karav që tunde shumë,

a mos të ka zënë furtunë,

deti i madh me dallgë shumë?”



Nga dallga në dallgë,

si nga njëri mal tek tjetri,

nga njër det tek tjetri det.

Nga ylli i mbrëmjes tek ylli i mëngjesit,

Flamuri i Arbrit mbi direk!

Kështu për çdo ditë,

kështu për çdo vjet,

krenaria jonë

mijëra vjet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:02 pm

Çast





Yjet e qiellit më ranë mbi supe, mbi direk,

m’u tretën në sy e shkrinë në det.

Shalova hënën e u zhyta në det,

një copë re u bëra e u ktheva në det.




Pranë dallgëve





Erdha larg nga Labëria e ashpër,

nga ku malet rrinë si armëroje.

Labëri e madhe qiellpastër,

larë me tinguj zilesh e këmbore.



Rri qëndroj këtu pranë valëve,

Shqipërinë e shkela me pëllëmbë.

Nëpër flokë mora thinja malesh,

ndaj, o shokë hapin kam të rëndë.



Unë nga maja e Lucës të kam parë,

kur thërmoheshe si top dëbore.

Ti më joshje të të vija pranë,

porsi motërz të më përqafoje.



Edhe pse larg t’i kam njohur hallet,

kur mbi ty shkelnin dufe lufte,

ti e para i njoftoje malet

duke hedhur brruc të zi mbi supe.



Rri, qëndroj pranë valës i menduar,

vala lot me bregun edhe shuhet.

Vij nga lartësitë, udha e gjatë,

nga motivet më rëbndojnë supet.


Sarandë, 13 gusht 1979
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:02 pm

Në ringjalljen e poetit



QEMAL HYSA (ELBASAN)

MUÇO MUHOJA ishte në specialitetin kimist, por mik i fjalës së bukur… E kisha vartës, po kishim krijuar një respekt reciprok ndaj njëri - tjetrit, siç krijohej në veri. Syri i tij sodiste gjërat e imta. Shquhej për marrëdhënie të mira me njerëzit e të gjitha moshave. Kishte qejf të bisedonte me bacat e Veriut. I pëlqente të shkruante. Unë ia pëlqeja vjershat dhe e nxitja më shumë.



SAZAN GJOMEMA (përkthyes, shkrimtar)

Muçoja kishte natyrë shpërthyese. Ne organizonim analiza kritike për krijimet. Duke qenë se unë isha i specializuar për letërsi, më dëgjonte me vëmendje të madhe. I pëlqenin kritikat e mia. Kishte një humor të thellë dhe, bashkë me Kristaqin, bënim libretet e shfaqjeve dhe loznim rolet.

Muçoja interpretonte bukur rolet që i caktoheshin. Këto role i zgjidhte dhe vetë me dëshirën e tij.



TOMORR HILA

Muçoja i qetë dhe i vëmendshëm. S’ ngacmonte as mizën. Serioz dhe i ditur. Kishte veti që të na e sillte Labërinë, jugun me krijimet e tij. Ne ishim një kolektiv kuadrosh nga Jugu dhe shumë të lidhur me njëri – tjetrin. Këtë lidhje e kishim dhe me vendet e tjera të Shqipërisë dhe vendasit që na donin.









Mjalda Migjen Muho



U zgjova një ditë në mëngjes,

dridhëruar nga acari i dimrit…

Zemra më digjte si zjarr,

më dukej se ishte fund prilli…



Sytë më lotuan,

pranë s’të kisha ty,

e ndieja mosqenien tënde,

i ndieja lotët në sy!



Ah, sa shumë të nxehtë ata lot!

Oh, të nxehtë nga dhimbja e mallit!

Eh, të nxehtë nga thirrja e zemrës!

Uh, të nxehtë nga flakët e zjarrit!













Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:02 pm



Petro DUDI



ARTISTI DHE PARAJA



- Artisti mbetet artist, - tha Balili.

- Jo të gjithë mbeten artistë,- tha Armando.- Jeta ka provuar se shumë njerëz dukeshin se sa s’po çmendeshin për t’u bërë artistë. Kur mbaruan shkollën, fësht njëri këtej, fësht tjetri andej. Ca iu futën biznesit të politikës e ca biznesit të mallrave.

- Po ta shikosh thellë, - tha Gentiani, PARAJA është tunduesi më i madh. Sikur të kishte bërë pazarllëk me vdekjen, kushedi sa ndryshe do të ishte jeta. Po ç’ndodh?! Jeta është tolerante, lejon të pasur e të varfër, vdekja është e prerë. E pra, meqë është kështu, PARAJA del mbi çdo gjë. Ajo të jep veshjen e bukur, banesën e bukur. Hë, më thoni, kush tjetër veç parasë të jep gjithë këto bukurira? E,meqë e kemi fjalën tek arti, sigurisht që ajo e komandon edhe atë.Kjo është e vërtetë, - tha kastën Balili, - se dhe një kompozitor i shquar francez, Kristofor Gluk, në mos gabohem, kur e pyetën për tri gjëra të çmuara të tij, ai të parën vuri paranë, pastaj verën e pastaj lavdinë.

- Ja, - tha Armandoja, - pa para s’hedh dot asnjë hap. MOS LAKMONI PARANË- morali që thuhet e shkruhet për naivët. Ka shkallë or mik. Do të kesh para që të bësh shkollë, do të kesh para që të marrësh zanat, do të kesh para që të ngjitësh shkallë, do të kesh para të bësh emër, do të kesh para të bësh para.

- Lavdia a e ha rryshfetin? – tha Gentiani.

- Oj të ngrënë, - tha Armandoja. – me tërë mend e ke se ato lulurina që u hidhen të mëdhenjve i meritojnë? Paraja është shpirti që lëviz çdo gjë. Duket e hidhur, por kjo është e vërteta nudo. Bëhu artist pa para, bëhu shkrimtar pa para, bëhu piktor, skulptor pa para. Ja, - vazhdonte Armandoja, - dhe kompozitori francez paranë vuri të parën.

- Shiko, - tha Balili, - ju s’më latë ta mbaroja të plotë frazën. Kur e pyetën: “ Si, ju vini paranë të parën?”, ai u përgjigj qetë - qetë: “ Po. Me paranë blej verën, vera më nxit frymëzimin, frymëzimimë jep lavdinë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:02 pm

NASE JANI



Oh, le të rroj…

Oh, le të vdes…



Oh, le të rroj,…oh, le të vdes

këtë mëngjes!

Vetëm më ler t’i shoh, t’i puth,

oh, sytë e zes!

Vetëm më ler t’i shoh, t’i puth,

t’i mbjell në shpirt!

Të rroj, të vdes,… më dot nuk pres,

s’ka udhë të dytë!…



S’ka udhë të dytë e s’do të ketë,

ç’e do të ketë!

Kur shpresa humb në dashuri

e s’është më shpresë,

kur shpresa humb e unë jetoj,

jetoj pa ty,

oh s’jetoj dot gjer në mëngjes

dot nuk e gdhij!…



Oh, nuk jetoj, dot nuk jetoj,

pse të jetoj!

Pa dashuri, kur s’të kam ty,

veten mallkoj.

Veten mallkoj, kur s’të kam ty

në dashuri.

Gjer në mëngjes jam a s’do jem

pluhur e hi?!…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:03 pm

ALEKSANDRA SHABANI


Peizazh





Qiellin e kanë zaptuar yjet,

mendja rrjedh anë e mbanë

pa shtrat rrjedhjeje...

Gjumi zë vend aty

afër shtatit tim të madh,…

S’e pëlqej gjumin.

Zgjimi i parakohshëm nuk vjen.

Rrugët zbrazur nga oshëtimat

tani janë të shumta, pa fat.

Hëna kundron nga lart

bukurinë në udhëkryq.

Syri i Ditës del mbi vargmal.

Hënës së plakur në kundrim i ulet në prag.


Larje





Stop!

Jo më …

Muzikë:

tinguj ndaj vetmisë.

Edhe në helikopter të hipësh

kënaqësia e pamasë s’të shqitet

si kone e sapodalë nga vaska.


Ylberi shterpan





Idili i ëndrrave tona të madhërueshme

prezanton vërtetësinë ngandonjëherë.

Lumturia të mbështjell me kurajon,

Por

lumturia shfanitet

tek shkëput ngjyrat ylberi me këmbëzat

në dy shkëmbenj andej këndej...

Me ylberin e ikur thyhen këmbët e vërtetësisë!

Sa keq ylberi mbeti shterpan!



… Çelje sythi



Në kërkim të mikes luaj

dhe zbraz fshehtësinë e brendësisë,

“s’hapem” dot si një mollë që pret thikën, ngjaj...

Nuk jam ëndërr,

por dëshirë pa përfundim

i kuptuesit të bukurisë…

O, ju që kuptoni bukur,

çelni si syth syrin tim të mbyllur.



Lot e jargavanë



O pulëbardhë të mendimit të lirë,

kush nga ju është më e mirë?

Se ndodh jo rrallë....

Të rrëzohen pendë pulëbardhë.

Lot jetim mbi jargavanë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:03 pm

GJETHET E VERDHA



Poezi nga Fatos Peçi



Dielli u bë hënë



E çuditshme koj kohë,

aktorët u bënë politikanë,

politikanët u bënë aktorë,

mëmëdheu u bë njerkë,

dheu i huaj u bë nënë,

hëna u bë diell,

dielli u bë hënë



Politikanët dhe lypësit



Politika luan kumar

mbi vithet e grave të ngjallura

që enden të kënaqura nga jeta.

Lypësit recitojnë mbi trotuare

vargje me motive të vjetra.



Lypësit janë me shpirt praktik

dhe me sens të fortë matematike.

E dinë që, po të falin dy zotërinj

nga pesë lekë,

ato bëhen dhjetë.



Politikanët reken të na mbushin mendjen

që pesë dhe pesë bëjnë dymbëdhjetë?!



Dilemë hamletiane



Rrënqethem nga kotësia e jetës sime,

çdo çast ndiej veten buzë gremine.

Nëse te vdekja të gjej ty

do ta lë jetën dhe me gaz do të vij.



Jeta vetëm gri



Kur do të shpëtoj nga kjo gri e mallkuar?!

Ku janë ngjyrat e tjera të jetës

apo kanë ngelur brenda vetes?

Kam kaq vjet që i ruaj për ty,

por harrova dhe lashë jetën time gri.



Vetmi



O Zot sa vetmi!

As nuk më pret

dhe as pres njeri.



Ajri rreth meje si pelte ngjan,

herë zhytem në dhe, herë sipër dal.



Njerëzit, ah njerëzit,

më ngjajnë se janë nisur për në funeral.



Dhe unë i mjeri

arkivolin tim vetëm mbaj!



O kohë



O kohë e njerëzve me shumë fytyra,

kur gjaku mund të bëhet ngjyra - ngjyra,

më duket ka lëvizur boshti i globit

në këtë pjesë të vogël të tokës.



Gjethet e verdha



Sa shumë që bien këto gjethe të verdha!

S’na dalin dot fshesarët me fshesa,

s’na dalin dot tregtarët me tezga.

S’i heqim dot njerëzit nga supet.

Ej, ti tregtar që shet te tezgat,

mos i hiq fare ato gjethe të verdha.

Jepi nga një secilit blerës

si naforë nga hidhërimi i vjeshtës.



Unë dhe nata pa gjumë



Nata e mbushur me lehjet e qenve,

dritat ndriçojnë në kotësinë e tyre,

rrugë të shkreta , të zbrazura frikshëm.



Kjo rrugë që duket kaq e qetë,

nesër do të ngjallet si një përbindësh.

Malli im që sonte pushton qiellin,

nesër do të duket si një vijës.



O natë që u jep të kënaqurve gjumë,

jepu fuqi fatkeqëve si unë!



Fatos Peçi lindi në vitin 1959 dhe vdiq aksidentalisht në 1997. Kish mbaruar Fakultetin e Mjekësisë. Pas vdekjes aksidentale të bashkëshortit tim, I gjeta një fletore me poezi. Do të më lehësohet pak dhembja, po qe se mund t’i botoj në një libër.

ELI BICI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:03 pm

Antonio Bellushi



E bukur, keq e bukurez, vash, m’je



E bukur keq, vash, m’je,

i gjet diellit kur ulet e rri,

se leshtëzit nd’ballet t’kan hije,

e ajo buz mb’gaz sembri t’rri.



Ishen di pëllumbaz



Ishen di pëllumbaz ndë nj’lëm

e i bijin trumbetavet

e aq bukur çë m’i bijnë,

sa hunduan diellin.



Vash kopile, e bukur figur



Vash kopile, e bukur figur,

kur dueli dielli tij t’u namurar,

t’u namurar, nd’at buz çë e ke gracjuz,

e xhu si fiku kur u nxukerar.



Ti je ajo degë ftua



Ti je ajo degë ftua

e je si dielli kur bën llaurora,

strallambaren dheun

kur del te dera,

imja qeve e ka të m’jeç angora.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:04 pm

SHOQËRIA KULTURORE-ARTISTIKE “ MIQTË E FJALËS SË LIRË”, ATHINË, GREQI

TON ZMALI

Fitues i çmimit të parë në konkursin e poezisë në qytetin e Selanikut



Shtëpisë që më pret



Shtëpinë e kam me porta shkëmbejsh.

Atje pa gjumë më presin vetë molat e tenjat,

dritat fikur, lakuriqët e natës,

boçehapur qeshin gështenjat.





Merimangat endin pëlhurë pa rreshtur,

shtretërit e tyre përkundin vetmitë.

Çelësat e ndryshkur në dyer e dritare

ata që hënës ia morën virgjërtë.



O shtëpi e larë me argjendin e ëndrrave,

nëpër globe loti rrotullohesh pa sy.

Gjak meteorësh pikon dimri,

orkestrina zogjsh të uritur

gjithnjë presin në çati.



Trinom i pagjumë:

zogjtë, shtëpia dhe unë mallkojmë nënrrugët,

dëshirën tonë pa dritë nëpër miopi

e brejnë errësirat, lagështia, vemjet…



Në poret e trupmurit gjallojnë shpella errësire,

në pushkën dru furke ndryshkur baruti I syve

te sharku I lahutës çerdhet e minjve…



Ëndërrpritjet e mia



Ëndërrpritjet e mia dolën jashtë syrit

qindmijra thërmija yjesh

u bënë në hapësirë.



Ligje të verbra sundojnë fluturimin.

Shpresa të vrara

pa shpirt

thërrime…thërrime.

Ëndrra ime

e vogël, e sinqertë, e brishtë,

me pak gravitet

pret… gjithnjë pret!…

Pret…

varrin

që nuk flet!…

Pret…

nëpër humnerat e syve

antijetë!…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:04 pm

Konkretizim i universalizmit të vlerave



Poetët e “Pegasi”-t çmohen dhe marrin çmime në kuadrin e një vjetorit të botimit të revistës letraro-kulturore “KELENO”, Athinë Greqi



Shkrimet e shumë krijuesve nga shumë vende janë publikuar në revistën “Keleno”, e cila shpërndahet në shumë vende të botës, si rrjedhojë e një pune pasionante të shkrimtares dhe poetes greke Panajota Zaloni Hristopulu. Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër ka realizuar një bashkëpunim të frutshëm me Lidhjen e shkrimtarëve dhe poetëve”Zbardhësi” të Athinës. Në kuadrin e një vjetorit të daljes së kësaj reviste u nderuanme çmime përkatësisht:

Poeti Kristaq F. Shabani për poemën e tij “Seli në qiejt”

Poeti Petro Dudi për pjesën “Trumë” të poemës së tij “S’di se ç’të bëjë me mendjen njeriu”

Fabulisti Dino Çiço për fabulën “Miza dhe kunupi”

Përkthyesi Kosta Gaxhoni për përkthimet e realizuara në greqisht për veprën e poetit Dudi dhe fabulën e Çiços.

Avjerini Papa dhe Efthimios Haxiioanu për përkthimin dhe redaktimin e poemës “Seli në qiejt”.



Korespodenca me simotrat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:04 pm

Nina Zisopulu



I dituri

të gjitha thua se i di

dhe është e tepërt

të tjera fjalë të dëgjosh,

diçka tjetër të them.

Të gjitha thua se i di

dhe janë të gjitha të njohura

e zaret sa të hedhësh

do të jenë të njëjta përsëri.

Por mund ta dish,

po në qoftë se nuk iki larg

do të dhimbesh për mua

vetëm një herë.



Përktheu Fredi S. Mërkuri

Botuar në Revistën “Shkrime bashkëkohore shqiptaro- greke”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 EmptySun Jan 11, 2009 4:05 pm

TERESINKA PEREIRA



PËR TY



Unë mendoja të lija

gjithçka për ty.

Të lija shtëpinë e rehatshme,

rrobat e mira,

një drekë të mirë.

Burrin tim, të mirin burrë

me një pamje të këndshme

që të kupton, i durueshëm.

Unë mendova të lija atë për ty.

Po çfarë do të ndodhë

kur ti të vendosësh të harrosh

ëndrrat.

Në disa parti kryqëzimesh

ose kur unë po derdh lot

solidariteti për ty.

Dhe jep për të jetuar

lumturisht dështimin.

Çfarë do të ndodhë

kur e vetmja gjë

që ne lamë,

është një keqardhje që duket e shqetësuar

dhe turpi të ngërthen

etjen e dashurisë.

Dhe çfarë do të ndodhë

kur puthjet tona të kenë shijen

e kujtimit

të asaj çfarë ata ishin më parë,

çfarë ne humbëm në këtë rrjetë

që ne e qujtëm iluzioni i fundit.



Përktheu nga anglishtja Mirela Dudi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 7 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jemi të gjithë ëngjëj..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 17Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 12 ... 17  Next
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» KUSH JEMI
» E SA TË JEMI GJALLË
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: