Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jemi të gjithë ëngjëj..."

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 9 ... 17  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:55 pm

fla

“PEGASI” simboli i muzës “Jemi të gjithë

“PEGASI” yllësi e ndritshme në Univers ëngjëj me një krah… Ejani

“PEGASI” dritëdhënie në shpirt të bashkojmë krahët e të fluturojmë së bashku…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:55 pm

“P E G A S I”



Organ i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, GJIROKASTER, ALBANIA
E PERMUAJSHME LETRARE Nr.1 VITI I PARE I BOTIMIT


Muaji Maj 2002 Çmimi 20 lekë 0.5 EURO






SI U SHFAQ “PEGASI”





Ndryshesat prodhojnë krijesa. Krijesat lindin në maternitete të krijimit. Lindin me një natyrshmëri që të befason në një klimëzim që prodhon dhimbje, lot, dëshpërim, por edhe lastarë gëzimi, që shpërthejnë nga sythe që i ka mbrojtur vetë dimri me muzgjet e pashpirta dhe natat kobzeza prodhokan “në epruveta vegjetimi.”Lastarë të çuditshëm?! Edhe vetë pikçëuditsja çuditet! Ky është kulmi,apo siç shprehemi ne figurativisht: “Kulmimi”. Jeta bie në kontakte dëshpërimi dhe krijon zënkat, thashethemnajat që përhapen mjegullisht në qiej që për të përmbysur shijen, nuanca, forma, ngjyrime shpirti për të çjerrë maskime që sfilojnë, rrjeta merimangash, për të prerë kokë kuçedrash dhe për të vënë poshtë ciklopë përhap në eter rrymëzime të reja që përhapin panikun e reve që yllësojnë qiellin…

Në marshimin e gjatë të armatës shkrimore ka “Pinokë me hundë druri”, “Të bukura të dheut me ngjyra të bardhë të zezë, të verdhë , metise, mulate”, “Hënëza të gjysmuara, që arrijnë plotësinë e qëjanë në prag fikjeje”… Nuk thuhet kot në një vëllim: “Të vritet bukuria? Kortezh i vargjeve të mia!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:55 pm

A mund të liheshin të gjakosur vargjet? A mund të impulsoheshin ende”Parmakët e sëmurë”, që prodhonin përherë e më shumë pluhur, miell druri ?

Pyetje të tilla retorike mund të bëhen mjaft dhe të formohet një pallat retorik…

Si rrjedhojë e kontaktit me botën duke dalë nga “lëvozhga mit” si krimb mëndafshi sfera e horizontit u rrit, hapësira u bë më e gjerë, kuadratura e tejpamjes provoi ngjyrime të reja… Eh, sa i madh ishte deti, pale oqeani! Po a mund të notohej me barka pa vela dhe me lopata të thyera? Bënim varka sipas stilit tonë kompozicional të piketuara në ca pika stacionuese te çuditshme me ca tabela të varura me trajta figurash xhindore…

Po konkurimi? Ishte krijuar miti… Një mit i madh dhe në shtatoret e zemrës lakoheshin tre, katër emra apostujsh, idhujsh që ballafaqoheshin…

Nëpër “oqean” ecnin anije të quajtura të verdha, të ndaluara, të klonizuara…Emërore: “Fama e …”,Gjinore: “i e famës së(të)…” Dhanore “i e f…”, Kallzore: “Famën e…”,(O thirrore e ndaluar: “O famë …”dhe Rrjedhore “Prej famës së…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:56 pm

“PEGASI” DOLI NGA SHPIRTI ME ATE GALOPIMIN E TIJ TE ÇUDITSHËM

Në atë 23 korrik të vitit 1998 në një qytet po çudi dhe të mahnitshën si Gjirokastra, ku gjithçka sfilon natyrshëm u bashkuan poetët dhe shkrimtarët, publicistët, përkthyesit, talentet e reja dhe premtuese në një sfidim të principtë me një konkurrim të denjë dhe të lirë. Ishin plot tridhjetë nismëtarë këtu në Gjirokastër që kërkuan regjistrimin e Lidhjes së tyre. Dhe kjo lidhje komunitare u zgjerua në Tepelenë, Përmet, Sarandë, Delvinë, Memaliaj, Këlcyrë, Libohovë, Fier, Athinë, Selanik, Gjakovë, Prishtinë, Tetovë dhe së fundi në Tiranë. Pra një vërshim i madh i paparë, një lëvizje e gjerë letrare që kishte objektiv ndjenjëzimin dhe shpirtsakrifikimin për progresivitet, për osperitet dhe kulturim…Emrat e Kristaq Shabanit, Sazan Gjomemës, Petro Dudit, Pirro Lolit, Novruz Shehut, Fredi Merkurit, Dhurata Themelit, Yllka Ligut, Agim Bashajt, Izet Çullit, Jorgo Telos, Lumo Kolleshit, Arlinda Beqirit, Murat Memallaj, Dhimitraq Mitit, Enkelejda Fejzos, Thoma Papa, Luan Zilfajt, Zenel Minxhës, Enkelejda Tahirajt, Nase Janit, Rudi Mezinit, Muharrem Guçes, Çelo Hoxhës, Hadër Mevlanit, Aleko Papa, Eftimi Miles, Albana Hysës, Peço Kagjinit, Lediana Lengos, Aristotel Vardhamit, Avdyl Banushit u pasuan me emra të tjerë më të rinj si: Fatmira Leka, Arif Korro, Valbona Daci,(Gremi). Ahmet Capa, Mitat Kondi, Besnike Takaj, Florentina Skëndaj, Ylli Hoxha, Mete Peçi, Shyto Laze, Ilia Kolonja, Astrit Mema, Burbuqe Memushi, Ksenofon Kokoli, Muharrem Kamani, Harrillo Miho, Petraq Jorgo, Kristo Kristo, Kondi Ilia, Janaq Jano, Luljeta Xhaxhiu, Paskal Zoto, Mirela Dudi, Maria Shukollari, Jorgo Dhespa, Bledar Haska, Ligor Shyti, Esmeralda Baxhella, Dëshira Mezini, Andromaqi Pulla, Jorgo Mitili, Eruglina Kuci, Aleks Çoku, Ramadan Çulla etj. E duke arritur te talentet e reja që po sprovojnë në fushën e letërsisë si: Orjeta Eskiu, Anisa Rrumbullaku, Esmeralda Kollçaku, Ardian Bita, Kloetilda Troka, Rovena Ismaili, Nertila Nasto e shumë të tjerë deri tek nxënëset e shkollës së mesme të Urës së Kardhiqit , Gjirokastër: Oskeola Novi, Rigelsa Durmishi, Aurora Baho, Enejada Novi, Jorgo Pula. Eshtë një numërim i pafund emrash, një lum emrash që tregojnë se kontributi do të jetë i madh dhe gjuha do të ketë ecuri; Pasuria kulturore dhe letrare do të evidentohet dhe do të shtohet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:56 pm

Në këtë mori emrash nuk duhen harruar përkthyesit e talentuar: Arjan Ligu(anglisht), Leonard Mero(frengjisht), Kosta Gaxhoni, Leonidha Lica, Avjerini Papa (greqisht), Kristo Kauri, Besnik Ismailati (italisht), apo gazetarët e mirënjohur si Fatos Puto, Lefter Kondo dhe telekronistin e T.V Klan Njazi Sako.

Megjithëse është hapje sipari përmendëm shumë emra, por ishte i nevojshëm një prezantim i tillë për të treguar përmasat e këtij komuniteti letrar që jeton dhe shkruan jo vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, por dhe jashtë saj deri në shtetin më të fortë të botës, SH.B.A…

Një gazetë e jashtme europiane do t’i bëntë jehonë kësaj ngjarje të madhe me një titull dmethënës:

“Një oaz letërsie në Gjirokastër” shkruar nga gazetarim shkrimtari dhe botuesi Efthimios Haxijoanu për veprimtarinë e kësaj lidhjeje kushtuar shkrimtarit grek Nikos Athanasiadhis. Ian Price drejtues i ansamblit “Drita” të Kalifornisë që këndon dhe vallëzon vetëm shqip do ta përgëzonte veprimtarinë e “PEGASIT” nëpërmjet z. Laver Stroka, anëtar i kryesisë së lidhjes. Ndësa sudiuesi, shkrimtari i madh Aristidh Kolja theksonte: “Bëtë mirë që u grupuat. Ju vaftë mbarë! Kështu me komunitet do të lidhemi më mirë dhe do të shkëmbejmë vlerat njëri me tjetrin dhe me arbëreshët e I talisë. Ju lutem me pranoni dhe mua anëtarë të “PEGASIT””. Teuta sillte këtë mesazh urimi.

Shumë studiues të vendit, poetë si Xhevahir Spahiu, Anton Papleka, Natasha Lako etj. Përgëzonin këtë nismë të madhe: “Krijimin e “PEGASIT” në Gjirokastër. Poeti Xhevahir Spahiu, kur mori në dorë librin “Fluturoj me Pëllumbat” të poetes së re Eruglina Kuci, botuar nga “PEGASI” në kuadrin e nxitjes së talenteve të reja, midis të tjerave për këtë botim shkroi në një libër të saj, pasi e lexoi: “Libri juaj titullohet “Flutupoj me pëllumbat”, por unë mund të them duke lexuar librin se mund të titullohet dhe ndryshe: “Pëllumbat fluturojnë me Eruglinën”!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:56 pm

Poeti Ramadan Sinani, nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Shkup, kur u njoh me veprimtarinë e lidhjes sonë dhe botimet e saj u shpreh: “Një punë e madhe e pallogaritshme!… Kemi nevojë të lidhemi njëri me tjetrin… Të promovojmë libra të poetëve dhe shkrimtarëve në Shkup e Tetovë, Në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet…” E kështu filloi lidhja midis dy lidhjeve.

“Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin,- shkruan poetja greke, Panajota Zaloni (Hristodhulu) Presidentit të Lidhjes Z. Kristaq Shabani. – Kemi nevojë për të bërë shkëmbimin e vlerave. Unë kërkoj që libri im “Galopini i Kalit bojëqielli të botohet në shqip”…

Z. Zymer Neziri dhe Prof. Dokt. Rexhep Berisha, Instituti Albanologjik në Prishtinë emocionohen për zhvillimet e letërsisë këtu në jug. Ata na ftojnë për vizitë në Kosovë. Po kështu shpreh konsideratat e tij Pref. Françesko altimari, të cilit i dhurohen libra të botuara nga anëtarët e “PEGASIT”.

Ka filluar një lidhje me përmasa të gjera në të katër pikat e horizontit, ku “PEGASI” ka përfaqësuesit e tij…

“PEGASI” po flet natyrshëm shqip me një zë plot kolor…

Në rreth pesë vjet të ekzistencës së tij nuk janë pak 350 vepra me një tirazh 200000 ekzemplarë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:57 pm




Poetja Yllka Ligu do të dalë para lexuesve me vëllimin poetik: “VESHTIRE TE MBETESH NE SHPIRTIN TIM”.



Libri është ndërtuar mbi një shtrat interesant kompozicional dhe me gjetje e dukuri të reja, të shprehura me çiltërsi dhe ndjenjë, i cili pa dyshesë do të kërkohet nga lexuesit pasionantë të poezisë. N ë këtë vëllim shprehet bota e feminitetit që kërkon të prekë ardhmërinë e civilizuar.



NOVRUZ SHEHU



Nga ky libër veçojmë disa poezi:





PËRKUFIZIM





“Liri” do të thotë:

Të qeshësh, kur të vjen për të qeshur,

Madje dhe

kur është për të qeshur, të qash!

“Liri” do të thotë:

Të bëhesh skllav me dëshirë…

“Liri” do të thotë:

Të jetosh në çdo trajtë!


10 Mars 1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:57 pm

VERE



Kur më teket për të pirë verë,

trullosem prej mendimit se do pi,…

Kur filloj të pi verë,

dehem prej mendimit se po pi.



Dehem, duke pirë verë,…

Më pëlqen!

S’jetoj më në tokë,…



Më kërkoni në qiell!



28 Shkurt 1996





******

Eh!

Kështu do na shkojë kjo jetë.

Sa largojmë njërën,

krijohet tjetra brengë.



5 Maj 2002
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:57 pm

******

Ti më prek butë,

sikur trëndafil të jem,

e ndonjë petale më këput.



Kur më puth lehtë,

më ngjan vetja:

Lule “Mos më prek”…



5 Maj 2002
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:58 pm



SA PER TE HAPUR NJE DRITAREZE





(TRADITA POPULLORE DHE ANTONIO BELUSHI,

VEPER E ARISTIDH KOLJAS)

…Dhamë mendime prapë të ritakohemi më shpesh dhe të ndërtojmë sërish Urat e rrëzuara të Jonit…



Më mban deti i Jonit

me ato ditë valësh,

më mbam në gjoks me ato “ta agna” ujë…

Më buzëqesh si vizat e Horizontit…

Deti Jon

Si një nimfë më përkëdhel pulpat e këmbëve…



Kënduam së toku me Belushin këngën “Oj, e bukura More…” Shpesh përsërisnim atë thënien e bukur popullore: “Gjaku ujë s’bënëtë!” Ai gjithmonë më thoshte: “Aris, Aris!” Kjo e thirrur e tij më pëlqente…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:58 pm

Ne i thoshim njëri-tjetrit: “Ajo gjuhë arbërore është gjuha e heronjve”. E këndoi dhe e fliste Navarxos, Miaulis, Boçari dhe gjithë Suli…

Qeshnim kur tregoja një episod interesant: “Populli i Thivës ishte mbledhur në një kuvend ku fliste kandidati për deputet, por njerëzit e mbledhur nuk po e dëgjonin. Ata i thoshin:

“Nuk kemi shkolla!”

Kandidati përgjigjej: “Do t’i ndërtoj shkollat!”

Populli vazhdonte: “Nuk kemi ura!…”

Kandidati: “Do t’u bëj dhe me ura!”

Populli vijonte kërkesat: “Nuk kemi fëmijë!”

Kandidati në këtë çast tepër i emocionuar u tha: “Do t’u bëj dhe me fëmijë!”

Disa njerëz që u ndodhën pranë, i hoqën shkallën ku kish te hipur kandidati për deputet dhe ai natyrisht që ra së bashku me “premtimin” për t’i bërë me fëmijë.

Po tjetër? Tjetër që kishim qejf të thoshim ishte:

“Në njëzet e një të majit,

ishtë dita e sevdait…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:58 pm

***

Aristidhi fliste shumë bukur dhe thjesht shqip. Fliste me figura të ndritshme që i quante “sumbulla poetike”. Ai përsëriste e përsëriste vazhdimisht ngjarje e gjasi të ndodhura dhe të përcjellura nga arvanitasit. Aristidhi ishte një studiues i madh. Shpesh thoshte: “Kujdes, mos e rëndoni shqipen se shqipja është shumë e bukur!…”

Unë hodha pakëz dritë për këtë studiues të madh, që e kam njohur nga afër…



TEUTA LENJA Tiranë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:59 pm

INFORMIME



-- Më 22-23. 05. 2002 Lidhja e Krijuesve “PEGASI”, Dega Përmet në kuadrin e lindjes së poetit kombëtar Naim Frashëri organizon promovimin e disa librave të poetëve përmetarë dhe sofrën poetike Përmetare. Në këtë veprimtari promovohen kryesisht libra të botuara nga Shtëpia botuese “Fjalët e qiririt” Përmet dhe lidhja e krijuesve “PEGASI”. Në këtë veprimtari marrin pjesë poetë dhe shkrimtarë vendas si dhe të ftuar nga Kosova, Maqedonia etj. Veprimtaria do të shoqërohet dhe me një ekspoze të të gjithë librave të botuar.



n Lidhja e Krijusve “PEGASI” në bashkëpunim me komunën e Dropullit të Poshtëm do të organizojnë së shpejti veprimtarinë e madhe letrare: “MPLEKSJE SHPRESASH” mbi bazën e librit me të njëjtin titull të poetes nga minoriteti grek Andromaqi Pulla. Në këtë veprimtari marrim pjesë personalitete të artit, të kulturës, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe shumë shkrimtarë dhe poetë të dëgjuar. Merr pjesë gazetari dhe botuesi grek Efthimios Haxijoanu, i cili është njëkohësisht dhe një nga redaktorët e librit. Po kështu ka njoftuar pjesëmarrjen dhe poetja greke Panajota Hristopulu (Zaloni).



n Në kuadrin e lëvizjes së madhe letrare për të përkrahur talentet e reja stafi i caktuar për të nxitur këto talente po punon intensivisht për të botuar krijimet e tyre. Nxitja nuk përfshin vetëm trevën e jugut, por ajo ka zgjeruar frymëmarrjen e saj dhe në Fier, Berat etj. Janë rreth njëzetë vepra në përgatitje.



n Shtëpia botuese “JONALDA”, Berat ka në proçes botmi veprat: “Flas me gjuhën e lotit” të Burbuqe Memushit, “Prisni zërin tim” të Mustafa Karagjozit, Çlirimi i ndjenjës” me krijime të nxënësve të shkollës së Bashkuar “Bilal Golemi” të Urës së Kardhiqit, Gjirokastër si dhe librin “Klloçka Nilë, Murroja dhe Pushëverdhi”, fabul për fëmijë të Mirela Dudit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 2:59 pm

n Janë përgatitur për botim librat: “Endrra dhe lot” të Esmeralda Kollçakut dhe “Edhe Universi shtang” i Ardian Bitës. Befasues është libri i publicistit gjirokastrit, Avdyl Banushi “Planeti i Epëve”, i cili bazohet në ngjarje të jetuara dhe ka tone mjaft interesante dhe zbulime të kalvarit të shfarrosjes masive në kampet e përqëndrimit.



n Së shpejti në lokalin e bukur “1 Maj” Memaliaj të z. Fejzo Fejzo do të zhvillohet një eveniment letrar me synim estetika. Talenti, dhuntia dhe përvijimet letrare në trevën e jugut gjatë këtij dhjetëvjeçari do të jetë thelbi i veprimtarisë.



n Në Athinë këto ditë u zhvillua veprimtaria letrare “Lotët e një gruaje” me pjesëmarrje të anëtarëve të degës së “PEGASIT” në Athinë ku u diskutuan vlerat e kësaj vepre. Veprimtarinë e drejtoi sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” z. Sazan Gjomema dhe kryetari i degës z. Fredi Mërkuri.



n Në Selanik publicisti i njohur Akilea Llapa hapi një bibliotekë me libra shqip e greqisht të autorëve të “PEGASIT.



n Kryesia e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” gjatë muajt qershor do të organizojë një kontakt pune për letërsinë në Kosovë me poetë, shkrimtarë dhe albanologë si dhe do të marrë kontakt me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë të Shkupit. Ky kontakt do t’i shërbejë shkëmbimit të vlerave si dhe do t’i japë një impuls njohjes respektive në fushën e letrave.





Përgatitën informacionet: Antoneta Mallta

Dhurata Themeli



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 3:00 pm



SENTENCA:



“Librat e njerëzve të ditur janë monumente, librat e njerëzve te paditur janë varre.”

ISOKRATI

“Gjuha është një element i lartë kulture, nuk është një objekt mode.”

EQREM ÇABEJ

“Gjuha është biografia e popujve, sepse me gjuhën më mirë se në çdo dokument material ruhet historia intelektuale.”

REXHEP QOSJA

“Me fjalë vishesh e me fjalë zhvishesh.”

POPULLI

“Në gojën e shqiptarit fjala ngahera ka pasur peshë të madhe kuptimore dhe ngarkesa emocionale.”

NASHO JORGAQI

“Perëndia e shqiptarëve është shqipja.”



“Shkrimtari duhet të mos e thajë gjuhën, por ta mbajë atë “lëng si një pjeshkë” nga gjuha e popullit.”

DRITERO AGOLLI

“Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës.”

SAMI FRASHËRI

“Zemra është gjuhë. Gjuha arbërore është e ëmbël shumë.”

VILJA (MEGARA) GREQI

“Njeriu “jeton në gjuhë”.Njeriu nuk “e flet gjuhën”, por gjuha “e flet njeriun”. Njerëzit janë fakte gjuhësore.

UMBERTO EKO
“Atdheu është gjuha”



SHI MING

“Çdo fjalë në thelb është një metaforë.”

V.SHKLOVSKI

“Fjalët janë syzet dhe pjesërisht edhe sytë e asaj çka mendojmë.”

G. SARTORI

“Gjuha është dashuria deri tek varri.”

F. KAFKA

“Gjuha është akademia e popullit”

LATINE

“Gjuha është shpata e femrave, ato nuk e lënë kurrë të ndryshket”

KINEZE

Perzgjodhi: YLLKA LIGU

nga libri “KOKRRA URTESIE PER GJUHEN” të Dr. Qemal Muratit, Tetovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 3:00 pm

NE OPTIKEN TONE TE MEJDANIT



“BYÇYTIZMI” SHPETON “VETVETEN” DHE…

(Replikim i vonuar)



Në revistën “KOHA”, revistë kjo e përdyjavshme, datë 16 Mars 2001, Nr 52, botohet një artikull me një “memorial patriotik” për invadimin kulturor. Në rreshtat “narrative” të këtij artikulli për Gjirokastrën midis të tjerave shprehet: “… ekziston dhe një shoqatë tjetër e quajtur “PEGASO”, ose Kali me flatra e përkthyer në shqip…”

Zoti Bytyçi harron se një e tillë ekziston dhe në Tiranë e cila është krijuar pas tonës… I nderuari Bytyçi duhej të kishte marrë kontakt me ne për t’i shpjeguar veprimtarinë tonë të gjithanshme për të ndihmësuar në kulturimin dhe në ritjen e cilësisë shkrimore. Në krye të kësaj lidhjeje janë poetë që kanë shkruar libra si “Vilarët e verdhë” etj, që zoti Bytyçi nuk i shkon mendja as në ëndërrimet qiellore. Akrobacira të tilla janë “fluturime komike” për të shfaqur gjoja tendencën e “mbrojtjes së vlerës”. Një replikim i tillë i vonuar është çështje taktike me qëllim që refleksioni dhe kërkimi i të falurës ndaj nesh të jetë i menduar dhe zoti Bytyçi, ky “kampion i madh i patriotizmës” të mbete pa flatra e me krahë të këputur në një përkthim shqip. Zoti Bytyçi duhet të pajiset me “Bianco”… dhe ndonjë tjetër si ai që nuk ngjitet dot në “selvi”.

S-ja rrëzon themelet në shqip.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 3:00 pm

Memaliaj është një “qytezë” letrare me karakteristika të veçanta shpërthyese në poezi dhe në një origjinalitet që të bën për vete. Bëhet një koordinim natyror në zbulesën e talenteve, të cilat dalin si “shtojzovalle” poetike. Matilda Llaka, Edlira Tringa, Klodiana Durmishi, Salariona Shehu kanë filluar “sfilimin” poetik. Ato janë në startimin e botimeve të tyre të para.



***

Këto ditë del nga botimi romani i Petro Dudit “Shtegëtim nëpër mjegull”, botim i shtëpisë botuese “Mendimi i Lirë”, Berat. Eshtë sprova e parë e Petro Dudit në gjininë e prozës, pas disa vëllimeve poetike.



***

Kompozitori Kujtim Dule, anëtar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, i njohur në trevat e Jugut e më gjerë, i shquar për forcën e tij krijuese në fushën e kompozimit muzikor ndërmerr sprovën e parë në gjininë muzikore të operës. Eshtë një bashkëpunim serioz me poetin Petro Dudi për operën e parë të qytetit të gurtë. Ajo titullohet “PRINCESHA ARGJIRO”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 3:01 pm

VEZHGIM EKSCITUES



EKSPOZE GJYSMAKE E LIBRIT TE AUTORËVE GJIROKASTRITË



Panairi i librit është një eveniment i përvitshëm, i cili tashmë organizohet edhe në qytetin e Gjirokastrës. Dhe ç’është e drejta çdo vit këtë panair e kanë nderuar me prezencën e tyre njerëzit e mëdhenj të letrave shqipe si shkrimtari i madh Ismail Kadare, Prof. Rexhep Qosja dhe këtë vit shkrimtari i mirënjohur Dritëro Agolli. Ky është një vlerësim i madh që i bëhet librit.

Shtëpitë botuese ishin prezente në një numër të konsiderueshëm në këtë panair (sallon) të librit, kjo falë punës së organizatorëve e në mënyrë të veçantë të z. Fatmir Toçi, botuesit me erudicion të gjerë të “TOENES”.

Megjithatë në këto panaire vëren mungesa të disa Shtëpive botuese, të cilat nuk kanë mrrë përsipër të reklamojnë librat e autorëve që i preferojnë në botimet e tyre. Autorët kërkojnë edhe reklamimin e veprave dhe këtë veprim nuk ua falin Shtëpive botuese.

Ndërsa dy vitet e kaluar Gjirokastra u përfaqësua me një stendë të veçantë me autorët gjirokastritë bile të të gjthë autorëve të Jugut, kjo falë dhe organizatorëve si edhe predispozicionit të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” e cila tashmë ka emër jo vetëm në Jug, në Shqipëri, por edhe gjetkë. Sivjet kishte mangësi. Unë bile replikova për këtë problem. Kjo “stendë këtë vit i ngjante një paraqitjeje të librave në hapësirën që mund të përfshijë një kioskë jo pozicionale dhe pozante, ku “kioskashitësi” nxjerr vepra të disa autorëve dhe më shumë ekzemplarë të veprave që i pëlqenin, duke munguar vepra të mëdha dhe prestigjioze të autorëve të mirëfilltë gjirokastritë që janë të shumta. Ky është një veprim që realizohet nga “mesokultura” që prodhon mjedisi dhe që ruhet nga konkurrimi dinjitoz dhe konkurrenca. Ne jemi për një konkurrim të pastër, me vizion për shkëmbim vlerash dhe paraqitje vlerash.

Ky vëzhgim duhet t’u vlejë organizatorëve për të koordinuar veprimtaritë e sidomos kur në Gjirokastër ekziston një përfaqësuese e zhvillimit letrar siç është Lidhja e Krijuesve “PEGASI”.
MUHARREM KAMANI



Sekretar iLidhjes së Krijuesve “PEGASI”

për reklamimin dhe informacionin letrar



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 3:01 pm

GJUHËN E MËMËDHEUT MËSO,

AJO MUND TË NDRITOJË,

EDHE TË TJERA TI KËNDO,

PO ATË TA KESH ZONJE…



NAIM FRASHËRI







MIRËNJOHJA NDAJ TE MËDHENJVE TE LETRAVE SHQIPE: NAIMIT, KONICËS, ÇAJUPIT, FISHTËS, NOLIT, MIGJENIT, MJEDËS, QOSES, PORADECIT, KADARESË, AGOLLIT…ËSHTË RESPEKT PËR “PRODHIMIN” E TYRE KULTUROR DHE KUALITATIV TË DHENE PER “KONTURIMIN” TË KOMBIT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 3:01 pm

PETRO DUDI, Gjirokastër





BURIM I HESHTUR

Jam burim i heshtur,

s’e zbuloj dot veten.

Ti, o udhëtar, nëse do të pish,

Kërkoje,

Dhe shuaje etjen.









KY FATI IM



Ç’më dha njëherë,

ma merr sërish,

Ky fati im, tejet tinzar.

Ah, ky gëzim i dashurisë.

Më pikon brengë.

Më pikon mall.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 3:02 pm

MURAT MEMALLAJ TEPELENE



GURGDHENDESI DHE POETI



“Këngën ma dashke me ngjallje?!”

“Ngaqë e urrej tretjen!”

“Kaq e magjishme është kënga?”

“E vetmja që e mund vdekjen!”

“Paske një mendim të pastër!”

“Të kthjellët si ujë burimi…”

“Në cilën gurrë ke pirë ujë?”

“E ku tjetër? Tek Naimi!”

“Dhe tani, me që ra fjala,

ç’mendim keni për poetin?”

“Njeriu që të ndez zemrat,

Njeriu që tmerron Mbretin!”

Po kush jeni ju? Le t’ju njohim,…

Ti paske një fjalë burri!”

“Jam Perlat Myzafer Zaçja

që e nxjerr bukën nga guri!”

“Mjeshtërinë ta dha babai?

Kush ta mësoi mjeshtërinë?”

“Guri është punë e artit…

Kush ta dha ty poezinë?”

“Pa më thuaj ku ndryshon

gurëgdhëndësi nga Poeti?”

“Juve ju lënë varfërinë,

neve na përulet Mbreti!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 3:02 pm

MUHARREM KAMANI, PERMET



E ÇMUAR



Sot mora letër nga nëna

dhe gjeta brenda në zarf një fije bimë gruri,

Vjen letra me vlagë toke,

erë gruri të porsambirë më pruri!

Ah, porosia e nënës:

“Kujdes, more bir!

Vështroje fijen e bimës së grurit…

të rritesh e të prodhosh frut, sa vështirë!”





GURI

Mbi Përmet një gur i lashtë,

me një emër simbolik: “Gur i dyfekut”…

Atje pranë shkonin djemtë e kurbetit…

Ermen, i shkreti Ermen,

i le nënat pa djem…

Ermeni, shtatë kaza,

i le motrat pa vëlla!

Koha tashmë la amanet

një gur të madh,

një “gur dyfek”,

Muze natyror

mbi Përmet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 3:02 pm

HADER MEVLANI , Gjirokastër



NE SHPIRTIN TIM ULERIJNE

NJEQIND SIRENA …



Në shpirtin tim ulërijnë njëqind sirena,

Ulërijnë pa bërë zë…

Ditën s’i ndiej nga zhurmat e tjera,

Po natën, - më thoni si të flë?!…



TEUTA, TI ISHE NJE EPOS…



… Teuta, ti ishe një epos

Me Troja dhe Akilë plot;

Dhe ne – (n+1) Homerë të vegjël rrotull,

Të tërët s’të kënduam dot!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 3:03 pm

RAMADAN SINANI Tetovë



Eshtë nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë Shkup, Pedagog në Universitetin e Tetovës

Vjershat janë shkëputur nga vëllimi poetik: “Heu (Lirikë ( i ) liri ( d ) e poezi)”



MIGJENI PLAK



Mosha jote e shtyrë,

Në ç’univers ankthesh

kish arrirë?…



Migjen,

Kosova,

Çamëria,

Iliada…

Të grira!…



Qiejt krisin rrufe

mbi mostrum të botës,

Në imazhin Shqipëri

e Migjeni plak nën dhe,

Një uragan që s’(fle)!



Përmasa e Atdheut

Rropatet mes ngastrash

Nga ishujt robotë…





SI S’RA EDHE…



Edhe një pikë vesë

mbi petalen e etur,

si s’ra…,

të çelë harenë mbi hagë lulesh.

Si s’ra

edhe një qiell me buzëqeshje,

pranverë përmasë ëndrre

në meandër

në detin tim kaltëror.

Edhe një tokë e bekuar

nën sufrinë etjesh…

Edhe një diell si s’ra,

kurorë e madhe, e bardhë,

si s’ra!



Diademë ( i ) lirie!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." EmptySun Jan 11, 2009 3:03 pm

PANAJOTA ZALONI (HRISTOPULU) Athinë



PARANTEZA E ËNDRRËS



Më dënove me mungesën e tyre

dhe helmin e piva me shumicë,

por zogjtë mësove si durojnë dimrin…



Shqepa atë që kam pleksur

me perin e hidhërimit

e shkrova një vjershë me lapsin e gëzimit…



Mbajta vetëm parantezën e ëndrrës

ta hap herë pas here…

Ja më kujtohet çfarë ëndërr ishte ajo

dhe çfarë magji!

Çfarë zogj të Parajsës

fluturonin brenda hapësirës së zemrës!



Zëra,

këngë yjesh të një nate të shenjtë…

O perëndia ime,

pse janë mbaruar në mënyrë kaq të prerë

të gjitha këto?





POEZIA IME, BIJA IME, NENA IME, MOTRA IME



Do të luftoj të parëndësishmen time

sepse të dua…

Në brendësinë tënde zbulova

një vend për ndjenjat e mia…

Të takova pak me vonesë.

Ekziston në brendësinë time

vullkan jo energjik.

Tani mbas tronditjes së befasishme të shpërthimeve

që të hedhësh me forcë llavën tënde…

Edhe djeg…

edhe qetësohesh…



përktheu nga greqishtja: Kosta Gaxhioni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jemi të gjithë ëngjëj..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 17Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 9 ... 17  Next
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» KUSH JEMI
» E SA TË JEMI GJALLË
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: