|
| Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:54 pm | |
| Enkelejda Fejzo, Tiranë
Autore e librit "Kohë e keqe në shpirt"
Prej kohës eci...
Prej kohësh zemra rreh me shpejtësi,
Prej kohësh ëndrrën time se kam parë,
Prej kohësh koha ka ndryshuar,
Prej kohësh eci mprapsh...
* * *
Një femër është si një mjellmë,
një femër është si një ngjalë,
Një femër është si një shpellë,
Brumë ardhur për bukën e bardhë…
S'kishte krahë të ikte
S'kishte krahë të ikte
Në mes dyerve të hapura
Një letër e grisur, fije - fije.
S'kishte krahë të ikte...
Tridhjteë herë shkruar "Të dua",
Tridhjetë herë emri shkruar,...
Për një çast: Njëqind grisje.
Laget Njeriu i Lotit
Qaj,
Përsëri qaj,
Dielli m'i merr lotët e mi të nxehtë,
M'i kthen në shi.
Laget Njeriu që m'i sjell lotët? | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:55 pm | |
| Alket Çani, autor i librit "Metrika e ditës"
Marrëdhënie
Koha që kalon
është vështrimi yt i ngulmët.
Unë kuptoj thelbin e përmbajtjes,
brenda trupit të tejdukshëm të formës.
Fjala ëshët thirrmë
dhe thellësia - parajsë dyshimi
Perëndimi i diellit në det
Portokalli i diellit- zjarr i pashuar,
valët lodrojnë mbi rrezet,
Dita dridhet midis qerpikëve.
Paramesnatë
Brenda dhomës, natë,
brenda natës,yje,
Yjet- pasqyra të zbehta
të dy trupave brenda shtratit,
vështrim që s'dallon,
e tashmë që mbetet iluzion. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:56 pm | |
| RIZA LAHI NATALI Natë në Tiranë...Hulius Iglesias... Befas kish rënë muzgu dhe ecja nëpër bar... Sa bukur...Të ecësh nëpër bar i vetëm... ...Një pjalm mjergulle ja, po sillet përqark si krah mjellme. Dhe hëna si fytyra e nuses sime ditën e dasmës... Ua...U ul tek unë në pëqi!!! Dhe unë e nanuris për të fjetur strukur në afshin e avullit tim duke vërshëllyer: "Natali"... Po Natalia ime është larg këtij bari, këtij muzgu, duke përkëdhelur bijëzën tonë dhe s'e di se unë po vërshëllej i vetëm mbi bar shpirtin e Iglesias: "Natali"...
Befas hëna doli nga pëqiri im dhe ma mbyti vërshëllimën me një të puthur prej hëne... O,sa m'u dhimbs mali që nuk vërshëllente si unë " Natali" me një dhimbje nëne! Nga thellësia e malit - një psherëtimë ngjethëse...: "Oooohhh...Unë jam zemërdhembshur si një ari... Unë për natë rri kundroj këtë hënë që të puth në buzë, Por ajo vjen e struket vetëm tek ti... Se unë s'i këndoj dot "Natali"... Nata ra. Majëzat e barit më ftojnë të shtrihem me ta T'i përkëdhel,si flokët e Natalisë Dhe hëna nxiton te dritarja e bijës sime, si një sisë, Dhe kthen të më përmbytë me rrezet e praruara, si nusja ime, kur ndjen mbi mua sy vajzash të dashuruara. O bijëza ime e bukur! E di që me babin tënd sonte kanë rënë në dashuri... Dhe hëna dhe blerina e virgjër, dhe brilantët e yjeve, dhe vetë mali se babi u këndon: "Nataliiiiiii". DY BUZË QË MË ZGJUAN NGA VDEKJA Befas një ditë u sëmura rëndë; u sëmura dhe unë më në funddhe pas pak nuk mora më frymë.KurAshtu, i vdekur, çuditërishtnisa të ndjenja se ç’po bëhej qark meje. Ishinmbledhur shumë njerëz dhepo u dhimbsesha shumë, sidomos atyre që ma kishin nxirë jetën më shumë. Ata nuk shkëmbenin më shikime me njëri-tjetrin: “A ia bëra mirë?”, as nuk më pyesnin:”Hë, sa para fitove me artikullin?”, as nuk më komunikonin, duke ua luajtur syrin njëri-tjetrit: “Riza Lahi –Vërejtjte me papërshtatshmëri në detyrë”. Ata kishin hedhur tej gradat e ofiqet e mbanin para duarve nganjë kurorë sinqeriteti , secila blerë me para shpirti. Gruaja ime ende i lutej doktorit të bënteçudinë e pamundur të jetës të ngrinte një të vdekur . Ajo mbante në duar një fjalor “Anglisht – anglisht” shumë më tëmadh nga ai që më kish grisur kohët e fundit ; librat i kish marrë nga ballkoni dhe i kish vënë nëdhomë. Askush nuk ma pikasi një lot. E ku kanë lot të vdekurit? Po muavërtetë që më shpëtoi një lot. O, sa po më dhimbseshin nxirësit e jetës sime ; unënuk ngrihesha t’i përqafoja apot’u dhuroja një vështrim me vetëm një mesazh: “Ju kam falur” Nusen time po e kapnin për krahësh. Ajo donte të shtrihej në arkivol bashkë me mua. Askush si ajo nuk e dinte seunë kisha vdekur një Anzholras – 1)Kur... Dikush vuri buzët te qepallat e mia të vdekura dhe atou çelën menjëherë. Po ato buzëu ulën mbi buzët e mia dhe buzët e mia qeshën menjëherë. Pastajbuzët u vunë te gishtrinjtë e penës sime dhe gishtrinjtë nisën të shkruajnë .Buzët ishin buzkaBuzkatu puthitën në të majtë të gjoksit tim dhe zemra ime u bë sërish prej çeliku . Ajo nisi të bërtiste: “ Qiell! Dua qiell! E dua taniiii!”. Së fundi buzët thirrën: “Përjashta të gjithë! Nuk e shikoni?Ka ardhur mjeku ta shërojë.A ua bëra mirë, babi?”“Bindiuni doktorit!” – thashë unë , kurse Ledushinxitoi të më shëronte sa më shpejt që të venim tok për të shëtiturte rrodhani i lodrave. Shënim : 1 - Personazh i V. Hygoit, simbol i pastërtisë rinore PLAKA IME Kishte flokë të derdhur,lëkurë të lëmuar,gojë të turpshme,dhëmbë të bardhëdhe sy. Flokët nisën t'i thinjen. I mbeti lëkura e lëmuar,goja e turpshme,dhëmbët e bardhëdhe sytë. Lëkura iu rudhos. I mbeti goja e turpshmedhëmbët e bardhëdhe sytë. Goja nisi t'i ndyhej. I mbetën dhëmbët e bardhëdhe sytë. Dhëmbët nisën t'i bien. I mbetën sytë. Sytë,kur gërhas në gjumëmë shohin me dhimbje. NJË NATË Ndërsa kisha vënë duart nën gushëpërpara xhunglës së vetmisë simedhe qe një hënë e piklluar mbi mua.që nga xhungla doli një kunadhe me lëkurën që i ndrinte nën lotët e mikeshës sime të vetmehënës. “Jam Betania, do të vish me mua në xhungël?Do të të njoh me shoqet e miaqë janë kunadhe të bukura kështu si unë,Askund nuk ka kunadhe kaq të bukura dhe që qeshin menjëherësesa në xhunglat e Brazilit”Hëna papritur u ul te supi imDhe kunadhja Betania u trëmb vetëm pak dheNisi ta lëmonte“Po mua, do të më marrësh në xhunglën tënde , Betania?”“Jo , jo, këtë radhë, vetëm këtëkëtë poetin. Në tërë botënvetëm kunadhet ndjejnë keqardhje për poetët”.“Edhe unë “, tha hëna. Hëna nisi të qante. Betaniae puthi në syçkat e saja të argjentë dhe ajopushoi së qari. Pastaj Betania më mori nga krahudhe pas pak e ndjeva vetennë parajsën e xhunglës së saj braziliane, ndërsa hënapo më kërkontë më kotpërmbi kurorat e pemëve . | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:56 pm | |
| Petraq Risto
Helmimi i Sokratit
I mplakur me dejet:
bimë kacavjerrëse që ngjiten me dhunë
në muret e mendimit
Sokrati rri i qetë
para gotës së helmimit i qetë.
Qetësia ka kurorë dafine mençurinë.
I qetë- verë e nxjerrë
nga pjergulla filozofike,
verë e vjetër që nesër do të shijoj shekujt
me buzë njerëzimi.
* * *
Ndryshe nga të fejuarat e tjera
gazmore kumuria e mban në qafë unazën,
te sytë mban parajsën.
Nga cikli "Helmimi i Sokratit"
Visar Zhiti Trup dashurie
Dashuri të kërkoj
pa e kuptuar ku je,
më shumë te buzët
e mërmërimave
në flatrat
prej ëngjëlli të ëndrrës,
mbi dallgët e ndjenjave,
djeg ti
si një petale e hollë kujtimi.
Pikon dashuri pjeshka e çarë
e brengave të mia.
Në duart e zbrazëta
mbetet ca fosfor
nga mungesa jote
dhe polen fluturash të çasteve.
Dashuri, ti kërkimi i magjepsur.
Mbushma trupin e me duart e tua,
si gjethnajë përjetësie.
Se unë e di,
bulëza e lotit
më e madhe është se bota.
* **
Më kanë dënuar perënditë
të ndiej dhëmbjen e tjetrit
sa ai dhe më shumë... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:57 pm | |
| Dhori Qiriazi
Menduar në muzg një pemë po rri,
mbështjellë me borën e kaltër,
dhe mali është kërrusur dhe ngjet me njeri
dhe hëna mbi të ngjet me vatër.
Me bluzën portokalli
Me bluzën portokalli ti del në ballkon,
nder rrobat e lara, me dorë i fërkon.
S'e di pse qan era aty përmbi tel,
kur bluzën e tjetrit me dorë përkëdhel!
Nata
Kur vjen nata dhe ka hënë,
malet flenë në qetësi,
Flenë pyjet nuk zhurmojnë,
veç rrëkeja pëshëprit,
Zogjtë e natës kuvendojnë
dhe diçka më thonë në shpirt...
Nga cikli: "Kur hëna ndrit mbi kallama"
Musa Vyshka, Elbasan
Profeci
Humnerat ujore do të kthehen në livadhe,
kontinentet do t'i përmbysë një dimër i vjetër.
Krishti do të lindë përsëri në një muzg të bardhë
dhe do të kryqëzojë përsëri një tradhëti tjetër.
Ne do të vdesim dhe do të tretemi në pafundësi
me vulën e turpit në fytyrën e egër.
Dhe të paturpshëm do të lindim përsëri,
të vazhdojmë himnin e urrejtjes së vjetër.
Faslli Haliti, Lushnjë
Ti je neoni
Ti je neoni
Nuk shkon
ti te fluturat
Fluturat vijnë te Ti
Shuajnë urinë e syve me dritë.
Kot
Kot themi
tru peshk..
ç'nuk bëhet
me urdhërin e peshkut!
Hëngra
Qeni që tërbohet
ha kokën e vet
unë u tërbova dhe...
Hëngra koka të tërbuarish.
Plasi
Plasi
Peshku
U grisën rrjetat
Ne ngopemi me halat... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:57 pm | |
|
SHKODËR
Mimoza Cufaj Rexhvelaj, Shkodër
Dy pika lot
Nga mali i madh
që patën për ty, lotuan,
lotuan sytë e mi.
Kur erdhi,
s'kishte lot të tjerë
për të derdhur.
Ishte vonë.
Shpirti kishte vdekur.
Autoportret
Unë jam zanë,
s'jam lozonjare,
unë nuk jam yll,
s'jam shtojzovalle.
Jam pika e lotit
dimër me stuhi,
jam bora me ngricë
e dita më shi.
Jam zemra e vrarë,
ëndrra e shuar.
Jam lule që s'çel,
diell i perënduar. Nga libri "Dashuri, ti je mëkati"
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:58 pm | |
| Brixhilda Dragusha, Shkodër
Streha e shpirtit
S'më kish lagur asnjë vjeshtë
si ai shi.
S'më kish folur asnjë erë,
si ai...
Pikojnë strehët e shpirtit po aty,
S'mund ta fusje kokën ti?...
Magjia ime
Të shoh e nuk të njoh,
Mjegull më dukesh,
papritams më shfaqesh,
papritmas më zhdukesh!
Edhe pse magjitë
s'i besova kurrë,
Ti për mua je një magji,
Mjegullat ecin
mbi shpinë të trishtimit
Dhe pyes:"Ku je,
pse kaq larg më rri?!..
Nga libri "Streha e shpirtit". | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:58 pm | |
| Rovena Kalaja
Dashuria e parë
Ajo e pyeti për dashurinë e parë.
Ai i futi sytë në errësirë.
Shikimet e tij u kapën
pas degëve fort si gjarpërinjtë
dhe ngrinë.
Ajo priti, pak symbyllur
dhe vuri dorën në fytyrë
si një e verbër,
pastaj buzët e saj puthën sytë.
Gjarpërinjtë u shkëputën nga pemët
në një dëshpërim të lëngshëm,
lagështinë e të cilit
ajo e ndjeu në fytyrë.
e tmerruar e afroi afër vetes
për të mos lënë midis tyre asnjë hapësirë.
ndërsa e mbante në krahë,
në vesh i erdhën ca fjalë
si nga një botë tjetër,
që i bënë krahët e saj
të vareshin pa jetë:
"Sot ka ditëlindjen".
Hëna pikturonte silueta gjethesh
mbi fytyrën e saj të zbehtë e të ngrirë.
Marrë nga libri "Zëmërimi i demit",
botuar në Shtëpinë botuese "Album' , Enver Neziri, Tetovë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:59 pm | |
| Tropoja
Hamit Aliaj
Valbona
Rrjedh nëpër gurë të bardhë
e sy pëllumbash të egër.
Ujëvarat e saj
si dhi të egra kërcejnë,
në ëndrrat e vajzave
janë nxitim djaloshar,
e vajzat flokëlëshuara
në gjumin e prishur të djemve.
Marsi i shqetëson vajzat e Valbonës,
Valbona behët Mars në ata
që e panë një herë.
Qumësht të bardhë orteqesh pi,
Valbona me hëna bjeshke në gji.
Lot i kaltër malli
në sytë e largësive!
Tetëmbëdhjetë vjeçar
njeriu është vetëm njëherë,
në brigjet e tua, Valbonë,
këtë moshë e kam çdo verë!
Nga cikli "Valbona me hëna bjeshke në gji"
Lulzim Logu W.P.S
Nata
Nata ra,
shi i butë lulesh, T ëputhura të lagta,
Drithërima të brishta,
klithma ikjesh,
Pika gjaku.
Nata ra, tablo egundit epiktorit,
Brenga kuq e zi poeti,
Jehona kthimesh,
Hapa të një plaku.
Nata ra,
Akorde të vdekura gjumi,
ranë oprej shtrati.
Si lojë
harroj dhimbjen , gëzohem,
trishtohem fill pastaj.
Zë buzagazi lotin,
puthen qeshje dhe vaj.
Harroj dhe feston shpirti,
pastaj i thyer kumbon,
Jetëvdekje ndërrohen në mua,
përdit si lojë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:59 pm | |
| Jaho Margjeka, Tropojë
Ajri dridhet
Vizatoj fytyrën tënde.
Viza- viza portreti yt.
Ajri dridhet...
Ti, më epaperceptueshme se ajri.
Në planetin e borës
Prapë në këtë rrugë,
nën këta blirë,
ku njëherë i lumtur
qeshë me ty.
Rruga, blirët..qielli...
këtu prapë,
po ti, nuk je, mungon ti...
E unë udhëhumbur,
çapitem kuturu,
s'e di as vetë, për nga,
për ku..
Është katërmëbëdhjetë,Shën Valentin.
"Planeti" hesht, ngrin,
gjithçka ngrin...
Ja e zbardhur krejt bora me blirë,
ku ecëm bashkë atë maj të dy ,
unë dhe ti,...
Eh, ky i yni "Planeti i dëborës"
Dëborë e diell bashkë
s'paskërka gjithnjë!
Marrë nga libri "Edhe pak qiell për dashuri"
Almona Bajrami,
autore e librit "Më shohin sy të vjetëruar", 2002
Qetësi
Aroma e lotit tim
lag shiun e ëndrrës tënde...
Kollë
Konkurrenca e pasthirrmave të ndjenjave
brenda kohës time,
shkurtohet deri në thatësi,
pastaj oksidohet në kollë... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:00 pm | |
| Olta Murati
Lotëtë e shpirtit
Nga shiu i papritur që ra
çdo gjë u lag,
një përrua digjet
në gojën e grykës.
Flaka s'është vetëm
ka dhe vetëtimën.
Në fushën e blertë
shtat lëshon
një lullkuq.
Lotët e shpirtit,
si dhelpra të trembura,
hanë pyllin egjahtarit.
Shiu po rreh
në tëmthat emi.
Nga libri "kambanate flladit", 2001
Jak Përpali
Kërkimi
Zbritja dridhet e shkumtë
në lakoren e errët,
Vështrimi i trazuar
thyen kupën qiellore,
pëllëmbat pëshpërisin
mbi supet e zhveshur
Dhe pjekja e plotë
çliron çastin që digjet.
Nga libri "Symbyllur", 2002
Puthje
Gratë prej mermeri të lëmuar,
asnjë fije bari
nuk të mbetet në buzë...
Nafije Salihaj
Ëngjëll i gënjyer
E desha parajsën aq shumë,
aq sa vdekjen urreva.
Kur më thanë: "Ajo të ka në dorë..."
e befasuar në vaj shpërtheva.
Vdekjen e gënjeva me lot,
Ajo hapi dyert e parajsës për mua,
Një ëngjëll i gënjyer do të isha,
ndaj u ktheva duke thënë:"Nuk dua...".
Nga libri 'Forma e shkrirjes", 2000
Migena Rama
Ritëm
Ritmin, s'ma vdes
As terri i territ.
Ritmin s'ma djeg
as prushi i territ.
Tis
Tisin e qelqit
të dhimbjes e përbuz
për ty.
Plaket vdekja në mua
për ty.
Te unë s'ka kalbje,
s'ka ndryshk për ty. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:02 pm | |
| Migena Ismailgeci, autore e librit "Mëkarti i syrit", 2002
Mbyta fjalën
Mbyta fjalën
me thonjtë e zemrës
dhe u fsheha.
Sa do të rri e fshehur,
as vetë nuk e di.
Po, kur të dal,
s'do kem njerin sy.
Mehmet Berisha , autor i librit "Puthja edjegur"
Në një rimë vdes për ty
I hedh hapat, sikur vitet,
s'janë plakje, janë hare,
Ti, vajza ime, harrove ritet,
e dashurisë që bënim ne.
Mos fillove me një tjetër,
ndaj shkon rrugës si ylber,
Dashuria jonë e vjetër,
përse u tha, përse u ter?!
Qeshja jote s'është e nxehtë,
të përkëdhelja si fëmijë,...
Vallë , mendon poetin tënd
që në rimë vdes për ty?!
Gjon Neçaj, W.P.S
S'je më
Puthje e ëmbël
që vjen natës gënjeshtare,
Puthje e ëmbël prej ëndrrës e gatuar,
Puthje që të shijojë deri në mëngjes,
Pastaj më tretesh e vetmuar.
Nga libri “Nën hijen e mrizave"
Asllan Osmani
Kur
Dielli i pikëlluar
si unë.
Qielli i mrrolun
si unë.
Drita e zbehtë
si unë.
Vala e trishtuar
si unë.
Kënga e molisur
si unë.
Kur më humbi
Dashuria...
Nga libri “Në rrem ylberi"
Skënder Haklaj
Trup i grisur
I janë grisur lëkurat tupanit,
atij të mbetur peng,
në majë të malit.
Tupani është rrëzuar,
ngulur në tokë,
rrënjë ka lëshuar
në një lis të fortë.
Litarët janë thurë,
si një rrjetë,
tuj kërkuar kërcimtar
të humbur në jetë.
O hej, tupan i çamë,
ndamë në thirrje,
prite një ëprgjigje...
Nga libri "Andërr e ngrime", 2001
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:02 pm | |
| Valentina Madani
Një burrë shkruan
mbi nervat e gurit,
Gruaja korrigjon
dhe lexon buzët...
Albana Ponari
Sytë
Sytë mund të jenë të kaltër
edhe të gjelbër,të zi.
Ngjyra nuk ka rëndësi,
në mos mungoftë mirësia
Ujeza Kucaj
Trishtimi angullin në mua
si ndonjë qen i lidhur
prej kohësh
në zverkun e shpirtit tim
me vargonj të çeliktë
që zor këputen më.
Trishtimi, miku im,
të paktën mos leh!
Rudina Buçaj
Logjizëm
Dallëndyshet erdhën...
Dallëndyshet shkuan..
Shpirtrat e vdekur rrëshqitën
mbi ngricë të degraduar akujsh.
Po përjetësia?!
Përjetësia mbeti vetëm
një relacion i vjetër juaji...
Ritvana Kuliçi
Njerëzit janë vegimi i çdo dite
dhe unë jam vesë mëngjesi
në zemrat e tyre.
Diku
Diku në labirintet e largëta
dëgjohet oshëtima e afshit tim,
Diku përtej errësirash, labirintet
mbeten të paharruar...
Uarda Vatoci
Të bëhem
shërbëtor i dashurisë,
pranoj pa ngurim,
Të jem skllav i saj:
Shkatërrimi im!...
Nexhat Ymeraj, Tropojë
Rastësia
Rastësia ma përktheu zemrën tuaj,
Natyrshëm më ke bindur,
momentin e futëm
në flakën e dashurisë.
Do të festojëm
datëlindjen e kësaj nate,
që do të mbetet
vetëtimë dhe dritë.
Krojet
Si krojet në vjeshtë
shpirti vuan...
Nga libri" Fjalë e vjetër" | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:03 pm | |
| Arbëreshët
Antonio Bellusci
Un vete nga menat për manushaqe
U vete nga menat për manushaqe
E pres se ndënj menat ti më përpiqe.
Doja t'i puthja nj'gher u nd'ato faqe
Doja t'i puthja nj'gher u nd'ato faqe
E njeter gher u nd'ato buzë t'kuqe
çe frima jote vjen era manushaqe,
xhu di ajo molla çë mbani vjuar te sënduqi.
Vorea Ujko Itali, arbëresh
* * *
E nuse, nuse puna jote,
E cimba - cimba zemra ime,
U të dua e ti nëng më do,
Ti më do dhe u nëng të dua,
E valle, valle trimi imë,
Un të dërgova skamandiljën,
skamandijlën lara- lara
e ti e shkelje e nëng more,
Ti më dërgove brezin ari,
brezin ari lara- lara,
e u shtura e nëng e vura,
Ti qjan de u qjeshinë,
Ti qjeshin dhe u qjanjë.
Si kam bënjë u nëng e di
Si ulli e si ulla.
Marrë nga Lidhja (Unioni) 30 Maj 2000 të Antonio Belushit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:03 pm | |
| Maqedoni Ramadan Sinani,Tetovë
Nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë Shkup, pedagog në Universitetin e Tetovës
Vjersha është shkëputur nga vëllimi poetik: "Heu (Lirikë (i) liri) e poezi
Migjeni plak
Mosha e shtyrë,
në 'çuniverse ankthesh
kish arrirë.
Migjen,
Kosova,
çamëria,
Iliada...Të ngrira...
Qiejt krisnin rrufe
mbi ostrum të botës,
në imazhin Shqipëri
e Migjeni plak nën dhe',
njjë uragan që s'(fle)!
përmasa e Atdheut
rropatet mes ngastrash
nga ishujt robotë...
Si s'ra edhe...
Edhe një pikë vesë
mbi petalen e etur,
si s'ra...,
të çelë harenë
mbi ag lulesh.
Si s'ra edhe një qiell
me buzëqeshje, pranverë,
përmasë ëndrre në meandër
në detin kaltëror.
Edhe një tokë e bekuar
në sufrinë etjesh..
Edhe një diell
si s'ra kurorë e madhe,
e bardhë, si s'ra!
Diademë (i) lirie...
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:04 pm | |
| KOSOVA
Jakup Ceraja 1934-2001, Mitrovicë, një nga poetët më të njohur të Kosovës.
"Poet i fjalës që lëvdon dhe godet hapur" Agim Vinça
Autor i vëllimeve:"Përkushtime", "Djersa dhe Gjaku", "Pranvera po të bëhet verë", "Ngjarje që s'duan shpjegim", "As duket, as humbet", "Udhëton me erëra", "Fund me diell", "Guri në qafë", "Gjeografia edhimbjes", "Dimër në Tiranë", "Ucë Mala", poemë e tjerë.
UNË
Unë jam diçka tjetër
nga gjithë të tjerët
në këtë mes!
Nëse më kërkoni
te Njeriu
do të më gjeni,
te Zoti,
se Hyu
është vetëm Dashuri!
Nëse më kërkoni
tek Atdheu do t'më gjeni,
te "Djersa e Gjaku"
se Atdheu pa Liri ë
shtë Shkretëri!
Me dy shekuj yllësie
Poezisë ia mbarova
Kurorën e Kopshtit
më të bukur në Ballkan!
Kadrush Radogoshi u lind në Gjakovë më 15.09.1948.
Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Gjakovë. Fakultetin Filozofik (Gjuhë- letërsi) i kreu në Prishtinë, ku gjithashtu kreu edhe studimet pauniversitare dhe magjistroi për letërsi.
Prej vitit 1969 e deri në vitin 1981 punoi në arsim, kur e burgosën dhe e akuzuan në ish Jugosllavinë për veprime penale “propogandë armiqsore”. Një kohë të gjatë ishte i papunë, i persekutuar politik dhe fajtor kujdestar për burokracinë politike të Gjakovës. Argumenti më domethënës për këtë është fakti se ishte i vetmi gjakovar në mesin e 237 intelektualëve të arrestuar më 23 mars 1989 e të dërguar nëpër burgjet serbe (burgu i Prokuples). Vite të tëra ka qenë i papunë dhe i persekutuar gjer në linç public.
Ka shkruar poezi, prozë (tregim e roman), dramë, ese, kritikë dhe artikuj studimorë për letërsinë.
Është fitues i shumë çmimeve për poezi e tregim në konkurset letrare të gazetave dhe revistave të Kosovës.
Veprat:
1. “Në mes të heshtjes dhe këngës” poezi, “Në udhëkryq”, “Nekrologji për Sodomën”, Jeta artistike e Ilir Shkretës”, roman, “Interpretime” (kritikë, ese, studim), “Heraldika e pikëllimit”, poezi, “Homo Dardanicus”, roman, “Adem Jashari dhe vdekja” dramë, “Nëpër universin letrar” (kritikë, ese, studim) ( Ky libër ka marrë çmimin më të lartë “Pjetër Bogani” për letërsi në Kosovë., Semantika e Bregut tjetër (shënime kritike), “Pikëllim i buzëqeshur” poezi, Çabrat Antologjia, “Orfeu nga Vendesi”,“Pikon çatia e shpirtit”
1. Fjala është shpirt i ndjekur
Fjala është shpirt i ndjekur
Bishti i gjarprit e rrah në rrugë.
Heshtja ulet në fron mbretëror.
Çdo gjë bëhet
çele gurë gojën...
vetëm gjethet mund të flasin,
kur dridhen nga frika,
Në mbretërinë e heshtjes
Fjala është shpirt i ndjekur.
2.
Vesa nuk veson.
Po çel lulemolla. Po çel.
Po buzëqesh lulekumbulla.
Po buzëqesh,
kot po e kërkoj diagnozën
e sëmundjes sime të lashtë
që nga Zanafilla.
Korba me kthetra
më vërsulen
po unë
nga toka nuk shkulem.
Po çel lulemolla.
Po çel Lulekumbulla
po çel. Lulekumbulla.
Kot mundohem ta lexoj
Kronikën e ikjeve.
Po ti ku je fshehur,
po ti ku ke ikur,
çasti im sykaltër,
çasti im syzi,
në një det të kaltër,
apo në një ulli?!...
3.
U linda në shtratin e Prokrustit
U linda në shtratin e Prokrustit,
Ku prindët bën dashuri
duke i zgjatur këmbët ,
gjersa nuk i arritit sopatra...
Gjyshi ndjesëpasti ma pat lënë testamentin:
“Shtrij këmbët sa ke jorganin...”.
Vonë e kam kuptuar se jorgani
është kësula e paprekshme e Prokrustit.
U linda dhe u rrita në shtratin e Prokrustit,
po nuk dua të vdes në të!
* * *
Merr valët e shpirtit tim,
pritja absurbe m’i kafshon gjymtyrët,
po ti merr valët e shpirtit tim,
krijo me të delirin e ëndërruar.
Si të mbrohem nga shiu,
kur më pikon çatia e shpirtit?
Bojaxhinjtë e tokës dhe të qiellit
dhe vdekjen e ngjyrosin me të blertë...
Pika vese bien në sy margaritarë
në hapësirat e pafuqishme
të një shprese,
ku flitet
me gjuhën e harmonisë kozmike
për komandanten supreme
të ushtrisë së madhe të luleve.
Fjala është shpirt i ndjekur
Fjala është shpirt i ndjekur
Bishti i gjarprit e rrah në rrugë.
Heshtja ulet në fron mbretëror.
Çdo gjë bëhet
çele gurë gojën...
vetëm gjethet mund të flasin,
kur dridhen nga frika,
Në mbretërinë e heshtjes
Fjala është shpirt i ndjekur.
2.
Vesa nuk veson.
Po çel lulemolla. Po çel.
Po buzëqesh lulekumbulla.
Po buzëqesh,
kot po e kërkoj diagnozën
e sëmundjes sime të lashtë
që nga Zanafilla.
Korba me kthetra
më vërsulen
po unë
nga toka nuk shkulem.
Po çel lulemolla.
Po çel Lulekumbulla
po çel. Lulekumbulla.
Kot mundohem ta lexoj
Kronikën e ikjeve.
Po ti ku je fshehur,
po ti ku ke ikur,
çasti im sykaltër,
çasti im syzi,
në një det të kaltër,
apo në një ulli?!...
Porta e hyrjedaljes
Porta ime
Hyrje daljen e ka të çuditshme,
Hyrjen tëposhtë,
Daljen përpjetë.
Po pyete në Gjakovë: “Ku banon Pikëllimi”
Po pyete në Gjakovë:
”Ku banon pikëllimi?”
Të thonë: “Në Çabrat,
Është Antologjia e të vrarëve.
Po pyete në Gjakovë:
“Ku banon Pikëllimi?”
Të thonë:
Adresë janë
Zemrat e nënave,
Janë sytë e shndërruar në gurra lotësh
të grave pa burra,
të fëmijëve mbetur pa baballarë.
Po pyete në Gjakovë
për të tretën herë:
“Ku banon pikëllimi?”
do të habiten me ty.
Si nuk e sheh në ç’do gjë që preket,
si nuk e prek në ç’do gjë që shihet.
Si nuk e ndien kur merr frymë,
si një përbindësh i dalë nga përralla?!
2.
Në majë të Çabratit
mbi qytetin e përgjumur
varrezat qëndruakan Gatitu!
Ato ruajkan kujtesën e tokës, ujit, ajrit!
Ato trokitkan me forcë në portën e harresës
e zgjuakan të përgjumurit,
e ndëshkuakan autorët e autorët e atij Kali Troje
e atij ushtari të dalë boje!
Në majë të Çabratit
në një Antologji të çuditshme
Varrezat qëndruakan gatitu! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:05 pm | |
| Hasije Selishta Kryeziu W. P.S
U lind më13 prill1960 në Dardanë , ish Kamenicë Kosovë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik. Sot është juriste në Prishtinë, por është e pasionuar ndaj poezisë. Një zë me të ardhme në fushën e poezisë.
Veprat
1. “Edhe nëpër varre këndova”2. “Kur vdes në mes të largësive” 3. “Mbishkrim në lëkurë”
Mbishkrim
Mbishkrimi në lëkurë
gjakun pi pak nga pak,
thërmijë në duart e të tjerëve.
Kam frikë jetën…
Ma shuajnë kristalet e shuara.
Kur jam e huaj
Sa të largëta janë
Mimozat e mia,
druaj nën qiellin e huaj.
Në hapësirëne madhe druaj
për heshtjen e gëzimeve
dhe hidhërimeve që nuk i shoh.
Ndjenjë e padukshme në mua,
Mëngjesi dhe Mbrëmja
më përqafojnë si duart e vdekura.
Gjëmbim i egër
Në çdo pëllëmbë ajri ndryshon
dëndësitë derdhen në hapësirë,
shpërndahen si përbindsha
në kufomat e shtrira.
Një kurorë e thurur
prej trupit të njeriut
gjëmbohët egërsisht.
Balerina
Koha ecën dhe shkon,
Balerina në udhëtim,
Në urat e thyera,
ndërron stacionet.
Ëndrra në fushë,
trokitje e një thëllëze.
Rikthimi
Hapat vibruan
Në kohën e zënë peng,
sprapsen kujtimet,
vitet bredhin nëpër asht.
Në grimën e një puhie
përtyp kohën,
më përdhunë tkurret,
rrëmih që të rikthej vetdijen.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:06 pm | |
| Muharrem Kurti
Lindi në Smolicë të Gjakovës më 30.05.1943. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan Shqipëri, në degën Gjuhë-letërsi shqipe.
Pasi kthehet në Kosovë burgoset në vitin1987 dhe dënohet me 19 muaj burg për propagandë armiqësore. Përveç poezisë shkruan edhe tregime, ese , vjersha për fëmijë.
1. Mos vallë
Në vetminë që më fal fati
gjithmonë takova njerëz dimri,
takova njerëz nate,
njerëz akulli…
Asnjëherë njerëz drite,
asnjëherë njerëz agimi.
Mos vallë
do të bëhem edhe unë,
një dimër nate,
një vetmi akulli
me emër mërgimi?...
2. Kurrizi që s’përkulet
Në ju kërkofsha lejën e fjalës,
mbetsha pa gjuhë,
pika më raftë
në pikë të ditës,
kurrizi që përkulet
thyhet si qelqi,
një jetë ecën vertikalisht!
3. Botë e kuqe
Lindje e kuqe në lindje
Perëndim i kuq
në perëndim…
Sa huqe botë e kuqe!
Por nuk e di,
kur e kam më lehtë,
kur zbres apo kur ngjitem!
5. Meditim
Nëse i duhet
Dikujt liria,
Ua jap unë
nga qelitë e burgut!
Nga vëllimi “Gjelbërimi natën”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:06 pm | |
| Nebih Bunjaku
U lind në në Bunjak (Poliçkë) të Dardanës më 15.05.1947. Ka përfunduar Universitetin e Prishtinës për Gjuhë – Letërsi shqipe. Që nga viti 1971 fillon të punojë pedagog i gjuhës dhe lëtersisë shqipe. Tashmë ushtron profesionin në gjimnazin “Eqrem Çabej” Prishtinë. Ka botuar disa vëllime poetike për të rritur dhe fëmijë. Shkruan në rrjetin mediatik të Kosovës.
Ferri
Ferri i Dantes,
ferr i imagjinuar,
ferri i Bllacës
skëterrë e përjetuar.
Prishtin ë 1999
Dashuria
Ëngjëlli im i shenjtë
Atë natë s’më dehu rakia
Po shikimi yt magjik
është dashuria.
Loti i zemrës
Loti i zemrës në qepallë
m’i ngrin rimë e metaforë,
Ai shikim magjik në ballë
farkon hekur , shkrin dëborë.
Metamorfozë
Muzg i ngrysur në liqen
sjell nga deti një peshkaqen.
Tërbim valësh vend pa vend,
jetë e vdekje në avlemend.
Brengat tona mbi suprinë
Nimfa mallkon dashurinë.
Ngurosja jonë rrenjët në qiell
Metamorfozë hënë e diell.
Vilson Culaj
Lindi më 6 gusht 1973 në Klinë. Studimete e larta i kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Ka botuar këto libra:
“Tingujt e padëgjuar”
Furra e “Nabukodonozorit”, roman
Daho& Ve
Zot, sa frikë kam nga dashuria është deti i vetëm në të cilin mbytem…
Dashuria
Dashuria është
Zinxhirët mes Dhëmbjes
dhe Heshtjes
Shtatë palë qiej
Shtatë palë qiej në një shikim
Një shekull në një çast
Rrufe në një psherëtimë
Një det me një pikë ujë
Kjo është dashuria.
Kur të lahesh në lotin tënd
Vajzë, kur të të dëshpëron dashuria,
kthehu përsëri tek ai që të do,
për ty do të bëhet shtrat i freskët uji,
t’i shërosh plagët përsëri.
Vajzë, kur të të mbyllen shtigjet e jetës,
kthehu tek ai që s’di të tradhtojë,
për ty do të behet rreze e diellit,
shpirtit tënd t’i japë ngrohtësi.
Vajzë, kur të lahesh në lotin tënd,
ktheu tek ai që t’i fshijë me afshin e zemrës. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:07 pm | |
| Xhemë Karadaku
U lind në Ranatoc të Karadakut, Preshevë. Studimet e larta i ka përfunduar në Prishtinë.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, jeton në Gjilan, fitues i disa çmimeve letrare.
Veprat e tij: Legjendë e re, Natë mbi mua, Gjej e qesh, Pse iu kall mjekra gjyshit, Zvarranikët, Trimi më i madh në botë, “Kalikuse, kalikuese, a ma gjen një nuse”, “Ëndërr në ëndërr”, “Feniksi nuk është ndryshe”, “Lavjerrësi i kohës”, “Histori për një dashuri”, “Lojë në Trojë”, “Nipi i Don Kishotit”.
Maçoku e shoku
Shëtit natën n’kuzhinë daci,
i përgjumshëm, vjen përtaci.
- ç’bën maçok këtu n’ kuzhinë,
e paske ngrënë krejt tatlinë…
-S’e kam ngrënë,- ai betohet,
madje bëhet se hidhërohet.-
Tatlia maçok, të bëftë mirë,
po pse mustaqet s’i ke fshirë?
–S’e kam ngrënë,- thotë sërish, -
vetëm mora një thelë mish…
- Po tatlinë maçok ç’e gjeti,
nga kuzhina kush e treti?
-Tatli s’hëngra këtë natë,
pak ia çova maces dhuratë.
Gënjeu sërish Mustaqeziu
dhe me shputë gojën fshiu.
Një pa bisht e një me bisht,
seç u grindën dembelisht.
Piktori magjik
Asnjëherë s’e kam parë
është piktor magjistar.
Moti thonë e ka një hall:
I lidh krojet me një shall.
- A e ke parë vetë, o mik?
A nuk është shall magjik?
– Pse, ky piktor plot mistere,
i lidh krojet me arterie?
Qesh bilbili n‘degë të ftoit:
- T’i çojë puthje Kroi- kroit?
Nga libri për fëmijë “Nipi i Don Kishotit”
Unë ende i falem njeriut që rron kokëlart.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:07 pm | |
| Mexhid Mehmeti
U lind më 11 qershor 1948 në Zhumicë të Preshevës. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Kosovës, në Prishtinës, në fakultetin filozofik, dega gjuhë-letërsi shqipe. Është një ndër themeluesit dhe redaktor i revistave “Filizat” dhe “Panorama” të Preshevës dhe “Jehona “ të Bujanocit. Për një kohë të gjatë ka udhëhequr klubin letrar “Feniksi ” të Preshevës. Ka qenë gazetar i gazetës “Rilindja”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Është fitues i shumë çmimeve letrarë. Për poezi dhe në vitin 2006 mori çmimin “Hivzi Sulejmani”për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”, të cilin LSHK e jep për veprën më të mirë të vitit në prozë.
Veprat
“Klithje e përmallim” poezi,”Lumja” tregime, “Frymëmarrje”, “Flaka e vëllazërimit”, “Peizazh i ngrirë”, ‘Rilindja “, ”Monstrumiada”, katër drama, “Presheva” poemë, “Rikthim dhëmbjeje” poezi, ‘Puthja vrastare” tregime, “Hija e korbit”, novella, “Pikë në zemër”, poezi, ‘Shtatë ditë pas vdekjes” roman, “Pallati me yje” poemë ‘Furtuna”, roman, “Përtej harrimit”
Fjalë e këputur
Në bebezat e syrit
kështjella ngrita pa gurë,
pikturën e gjakut
e bëra gabimisht…
goja të mbeti hapur
fjalë e këputur
Përherë me ty
H. D
Kur zbardh dita
horizonteve të pambarim
Shoh buzëqeshjen tënde
në çdo lule të çelur.
Pëllumbat
M’i leni në supe
pëllumbat
t’i kokërrojnë
diejt e kokës sime.
Mos m’i trazoni
nga supet pëllumbat,
leni të fluturojnë
në zemrën time,
se i ngjajnë dashurisë
dhe erës së jugut.
Brikena Ceraja
Nata e lindjes
Asnjë fjalë në darkëne lindjes
As dolli me gotat e zbrazura n ënatën elindjes
Darkë pa verë Verë pa dolli
Për shpirtine lindjes
Gota të zbrazura Natën pa dolli.
U plak koha
Majë gurit gdhenda
kohën e lodhur
Ngjyrosa në të zezë e në të verdhë
para se ta rrihte shiu i verës
Shpresë humbur
u plak koha
nën hijen e merimangave.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:08 pm | |
| Borë Balaj
U lind më 29 gusht në Pejë. Ka kryer shkollën e lartë ekonomike. Vëllimet e saj poetike “Zogu pa çerdhe” botuar në Tiranë dhe librin e dytë poetik në Prishtinë. Jeton dhe punon në Gjakovë.
Pa dashuri
Si lulja në saksi copëtuar,
si druri i prerë në pyll,
si nata pa hënë,
si dita pa diell.
Pa dashuri
të gjitha ëndrrat vdesin,
të gjithë lumenjtë shterin,
të gjithë shtigjet mbyllen
Pa dashuri.
Tash si atëherë
Tash si atëherë
Ai shi i rrëmbyshëm
midis ditëlindjeve
tash si atëherë
Ajo ëndërr e keqe,
ankth i ditëvdekjeve,
fytyrë e përlotur
në dritaren e mbyllur
Tash si atëherë
edhe ai zog i ëndërrimit.
Vashat
Zemrat i ngatërrojnë
me gjethet e vjeshtës,
mendimet u shkojnë
si vetëtimë e padukshme;
si fijet e barit të tharë.
Shpesh dashuritë i kanë
edhe diellin e mbulojnë
me buzëqeshje
e me djallëzi
Qafën ua thejnë
të dashuruarve.
Harrimi
Si ëngjëll i natës
që zhduket në mëngjes
- Harrimi.
Si buzëqeshje e vrarë
në valsin e lumturisë
-Harrimi.
Nga vëllimi “Loti në sy” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:08 pm | |
| Albert Shala, lindur më 22 mars 1965 në Gjakovë. Studimete larta i kreu në Prishtinë, fakultetin Juridik. Është fitues i vendit të parë në tregim për vitin 1993. Disa poezi të tij janë përkthyer në gjuhën polake nga poeti dhe përkthyesi i njohur Mazllum Seneja. Në vitin 1992 nga gjykata serbe dënohet për kundërvajtje për shkak të organizimit të manifestimit letrar me shkrimtarët e rinj, kryetar i të cilëve ishte. Në vitin 1996 torturohet rëndë fizikisht dhe psikikisht. Në prill të vitit 1999 arratiset në Shqipëri. Banon në Gjakovë.
Veprat “Pranverë e përgjysmuar”, Antologji (për Gjakovën), “Shtigjeve të mesnatës”
Thika
Qyteti im nuk ka pallate lordësh,
as orë të Big Benit.
Qyteti im
ka një kodër
mbi të cilën,
kur nata bie,
në largësi duken
dritat e të huajve
si kujdestarojnë
pranë thikës së Londrës.
Dhëmbët e Vdekjes
(Fatmir Kërleshit dhe dhe Xhevat Hoxhës)
Nata ngadalë bie
te lisat e parkut
ëndrrat vallëzojnë vallen
e vdekja valëvit flamurin.
Nata tym..
Krisma të kaltra të kuqe
vallen këpusin
e vdekja qesh
me dhëmbë të përgjakur.
Nga Antologjia për Gjakovën
Kush shpon
Pikëpyetja rëndon fatin tonë,
pikëpyetje e bërë gozhdë…
Askush nuk ia di fundin kësaj pikëpyetje
që shtrëngon vitet e nëpërkëmbura.
Lumi
Lumi rrjedh damarëve të vet
i rrëmbyeshëm bart zërin e kohërave me vete,
zërin e jetës që tretet para syve.
Lumi rrjedh hidhtas nëpër zërat e kohërave
që luajnë zhytu- dil në dallgët e tij.
Nga libri “Shtigjeve të mesnatës”
Rustem Bajraktari
U lind në Junik më 05.03.1940. Studimet e larta i përfundoi në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë- Letërsi shqipe. Është anëtar i Grupit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë. Jeton në Gjakovë.
Veprat: “Imazhi Albedo”
Liria
Liri, ti je dritë,
në labirinthet e zemrave…
Liri, ti je rritë
në ninullat e nënave…
Liri , ti je diell
i rektimeve tona…
Liri , ti je shpresë
në zemër të fatosave…
Liri ti je krenari
e këtij fisi fisnik…
Liri, ti je lumturi
e zogjve në fluturim…
Liri ti je galdim
i bilbilave në currila…
Liri ti je amshim,
i vashave nën blina…
Liri ti je prore vesim,
kudo në trojet e lira…
Ti stolisesh me guxim,
rrezet e tua i do njerëzia.
Dialog me kullën
Kushtuar kullës së Brahim Sadikut
1.
Ç’ke që rënkon, o kullë jetike
nën dëborën e dimrave të gjatë?
Ç’ke që nën ankth po përpëlitesh
me ata kandila në strehë varë?
Ç’ka lahuta që po guduliset,
ashtu e shkretë, e varur në tra?
A thua cegma të treti hijen?
A thua veriu shtatin ta ka çarë?
A të ka besdisur shumë mërzia?
Odën mos po ta bren vetmia?...
Thonë mbi ty flakëronin rrufenat
nga frënxhitë gaconin Mahlerat.
Agu ty, kur të puth në strehë,
Çfarë mallkimi për natën ke?... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:09 pm | |
| Xajë Nura
Isha vetëm... ç'të bëja?!
Një natë
me hënë të përgjakur
mbaja shënim.
E gandova me athëti stërlodhjen.
Sot u vranë kaq në beteja,
u plagosën shumë,...
Kjo tokë bonjake
do të ketë jetimë,
shumë të sakatosur udhëkryqeve,
dhëmbjen e pashtershme
do ta mbajnë për cicëronë.
Gjuha e syve
Kur shohin lulen në aromë
rrefejnë ngjyrëne joshjes,
kur errësirën shohin, acarohen,
nëse ndeshen me krimin
ujisin pikëllim të dhembjes.
Kur gjejnë vetminë,
provojnë barrën e heshtjes,
por pa ia ndarë
mbesin në kërkim të yjeve,
të ujëvarave, ylberit;
përzijnë epshet
me ndjenja,
përkëdhelin ose psherëtijnë..
Gjuhë jete
është gjuha esyve...
Nga libri " Klithja e metaforës"
Mehmet Bobi
Viktoria
(Ganimete Tërbeshit)
Në litar
E shkrove epilogun
Njomëz zemërthëllëze.
Medalion qafe
Litar zgjodhe
Viktoria jonë.
Ganimete
Brezash trimërie.
Hasan hasani
Syri i vashës gjak
Ganimete Tërbeshit
Syri i vashës gjak
Syri i vashës bar
Syri i vashës hak
Syri i vashës litar
Syri i vashës diell
Syri i vashës nder
Syri i vashës qiell
Syri i vashës verë
Syri i vashës pyll
Syri i vashës rini
Syri i vashës yll
Syri i vashës liri.
Shkëndije Hoda
IN MEMORIAM
(Yllka Domit)
Data:07.05.1999
Vendi: Kodra e çabratit
Yllka vritet
nga dora e zezë e krimit,
vritet Yllka
dhe kanarina fillon vajin,
vritet e mrumet në tokën e gjakosur;
bashkohet Yllka me yjet e lirsë.
një jehonë edritës më pak.
Laureta Sahitaj, Prizren (Kosovë)
autore e vëllimeve poetike
"Kur zemra të mashtron" dhe "Kopshti i ëndrrave"
Ti je fajtor
Kujdes, se më vonë
do të pendohesh,
me lot në sy,
aspak nuk më rikthen,
kur di se përgjithçka
fajtor je vetëm ti.
Merrja frymë
përmes shpirtit tënd të mirë;
si ëngjëll
më shfaqeshe nëpër ëndrra,
krahëhapur të prisja
në përqafim çdo natë,
isha gati në gjirin tënd
me dëshirë të vdisja,
por ti i shkatërrove
ëndrat e mia të gjitha,...
Atëherë, mos u pendo,
kur vetë ti je fajtor...!
Dashuria
Penda ime dridhet
si shigjetë,
kur godet cahun e duhur
nga një kalorës beteje
e shpirti dridhet
nga emocionet,
kur zemrën e pushton
një zog shtegëtar,...
E tillë është dashuria ime. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 10:09 pm | |
| Edona Qollopeku
Shiu
Pranë dritares
tret shikimin
përtej largësive,
shiu - rrëke dritares,
sikur loti syve...
Unë brenda në dhomë,
të tjerët jashtë në natyrë
e pikat e shiut
si kristal
u rrjedhin në fytyrë.
Shiu po vazhdon
të bier pikë- pikë,
më zgjon kujtime
dhe më duket nostalgjik.
Vetëm në dhomë
qëndroj në qetësi,
nën ritmin e pikave të shiut,
krijoj "magji". | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
| |
| | | | Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |