|
| Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:59 am | |
| * VALBONA DACI (GREMI) Fier
…Endërrime për të patur në dorë botën, vuajtjet që lëshojnë psherëtima, dhimbjet që burijnë nga shpirtra të trazuar plot dallgë të figuracionuara e të simbolizuara me krahasime me përmasa të mëdha në dimensione, mënyra të falura me një stil të veçantë…
VIZATIM SYSH
Më thuaj: “Urremë…”
Do të të dua.
Më thuaj: “Largohu…”
Do të të vij më prane.
Më thuaj: “Prek diellin…”
Do të ta sjell në duar.
“Më sill qiellin…”
Do të ta sjell me gjithë yje,…
(Strehë ta kesh, strehë…)
Më në fund
në daç më thuaj: “Vdis…”
Dhe unë e lumtur do të vdes.
Syve vetëm ty do të të vizatoj,
të të marr me vete vërtet!
TAKIM
U pamë,
U takuam,
U deshëm me mall,
U puthëm të dy…
U zgjova pastaj.
Ç’më mbeti nga ty?
Qava…
Valmira Beqiri Patos (Fier) autore e tre vëllimeve poetike
Qielli të ka ty
Në qiell s'ka trëndafila, ka pafundësi, je ti,
Në qiell s'ka flutura, ka mirësi, je ti.
Në qiell s'ka këngë, ka përsosmëri, je ti.
Në qiell s'ka lot, ka dashuri, je ti.
Nuk diti të mbante toka mbi fytyrën e saj, ty- bukuri,
qielli pa anë të mban si stoli.
Sfilatë
Stinët sfilojnë,
skenë është natyra,
Njerëz dhe pasqyra.
Ngjarjet sfilojnë,
skena është jeta.
Njerëz ... dhe silueta.
Kloetilda Troka, Fier
Në një degë jete
lëkundet trishtueshëm dhimbja.
Në sytë e venitur
rrëshqet tradhëtisht loti.
* * *
Sikur ndjenja të ishte natyrë,
vera do të isha unë...
Por dimri je pikërisht Ti.
Do të doja që të katër stinët
të ishin vetëm një.
Përse?
Të kërkova rrugëve të qytetit,
në pasqyrimin e ujit,
atje ku hëna përmbi gurë rri pasqyruar..
Klithja në terrin e natës:
"Nuse, o Zot, jam veshur nuse!...
Të habitur ju më shihni mua
një fustan nusërie të zi,
si vdekja e mbjellur..
Në këtë natë të errët
përplasen hapat e mia në tortuar,
një pllakë e hequr
dhe dhimbja që kapërcen dalngadalë..
Përse, o mizori tokësore?
Përse , o njerëz kaq të vrarë?...
Vetë ti je Përajsa
si monolog i pafund..
S’e kupton kurrë,
dhe unë të të kuptoj, jo s’mund!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 12:00 pm | |
| Fiqrete Kapllani Fier
Vetmi e trembur
Çudi sa bosh e shoh ditën sot,...
Mos vallë të tjera si kjo do të vijnë?
Nuk e kuptoj pse e ndiej veten pa shpresë.
Kush do të më falë pak dritë nga dielli
që unë humba?
Kush do të më ndriçojë rrugën netëve,
tani që hëna pas reve fshehur rri?
Mos ndodhta kanë faj sytë e mi,
që unë humba dritëne diellit,
shkëlqimin e hënës
dhe tani ngjasojnë si zgavëra druri
të djegur nga rrufeja.
Cila rrufe shkatërroi sytë e mi,
shpresën, dritën, jetë?
Sytë e mi përjetë në verbim.
Nuredin Boriçi
Autor i njohur nga Fieri, i cili ka kaluar në një kalvar të madh vuajtjesh dhe persekucioni në moshën e rinisë. Autor i librave në gjini të ndryshme të letërsisë: “Pleqtë e burgosur”, “Rrahmani”, ‘Kirugët e artit”, “Njolla e ajkës së kafesë”, “Mall për dheun e pastër”, ‘Është koha për të vdekur”, “Elsinori përsëri- Drita Pelinku”, “Mësueset me çizme llastiku”, “Një jetë ëpr teatrin”, ‘Dhoma midis ullinjve”, “Thomausti dhe kapelet”, dramë, “Ndërtuesit e Fierit”, “Helmimi i Sokratit dhe të gjallët në Tiranë”.
Puthja
Puthja është si lufta
me zhurmë, me ulërimë,
buzët të vrasin buzët,
veçtë vrarë nuk ka,
Plumbat dhëmbë nuk vrasin,
bëjnë zhurmë hata.
Malli për qenin
Pranë zyrës së këshillit popullor
i lodhur pres,
një fletëlejë të marr,
24 orë të jem në shtëpi…
“Për kë të duhet leja?
Ti prindër nuk ke,
të vdiqën, kur ishe në burg…
Shumë mirë!
Për kë ke mall,
kë do të takosh në shtëpi?!”
- këlthet ai.
“Kam mall për Lordin,
qenin e shtëpisë, e dua shumë”,
- unë mërmëris.
“Ha-ha-ha… për qenin po.
Ja firma për qenin që kuis,
shko dhe çmallu
me atë qenin tënd pis!” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 12:00 pm | |
| Fran Ukcama,
ka shkruar mjaft libra për moshën fëminore.
Humor ditor
Dorë e prapë
Nuk mund të rri pa e përshkruar
se ç'ndodhi sot në lagjen time:
dy qen lodronin të lumturuar
mbi bar e lule, puna e tyre.
Aty kalon një djalë i prapë,
se prapësinë e tregoi vetë;
me sa fuqi i hëngri krahu
me gur qëlloi qenin e shkretë.
Qeni klithi, klithi, klithi...
Unë u ngriva brenda shpirtit,
djalin grerëza i pickoi veshin,
e fërkon me majë të gishtit.
Qenin e gjorë e mori rrugica
dhe lëpin plagën nën një ferrë,
veshi i djalit si spec me rrudha
dhe u ndez lagjja me poterë.
Afrohem pak për ta shikuar.
- Fajin sot ti e ke vetë,
po të dhëmb veshi i pickuar,
mos kot pyet për grerëz a bletë!
Telenovela në klasë
Mësuesi: - Çfarë relievi ka bregdeti?
Keti: - Nisi "E shëmtuara Beti"!
çuna , goca!
Mësuesja: - Ç'vlerë kanë vitaminat?
Keti: - Goca, kur fillon "Njëqind vitrinat"?
Mësuesi: - Sa u doli ekuacioni?
Keti:- Mësues , sa gallata kishte "Kloni"!
Mësuesja:- Lexoni romanin "Të Mjerët".
Keti:- Mësues , a të them "Karabinierët"?
Mësuesi: -Shikoni malin me kate.
Keti:- Çuna, sot “Njerëz me fate"!
Mësuesi: - Shkruaj tri fjali të reja.
Keti: - Në mal na ra rrufeja.
Gjyshja u dogj te xhezveja.
Dje në darkë iku Zhadeja.
Mësuesja: - Fol mirë, lëri cic- micet!
Keti:- Mësues, për kokë të mamit,
i mori valixhet.
Mësuesja, afrohet te dërrasa:
- Ua , korba, si s'e kapa?!
Pa Zhade më iku darka!... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 12:01 pm | |
| SARANDA
VANGJEL ZAFIRATI
Fshatarët e Theollogos
Më shumë Shenjtorë
dhe Manastire,
në shkëmbenjtë e zinj
si Murgjër.
Kishave përreth
në shpella asketësh,
Vetëm pak pleq
që ndezin qirinjtë.
çaji i verdhë
dhe sherebeli,
fëmijë të vegjël
në faqen e malit.
VOJSAVA HAJNO
Nën harqe
Sot s'kam kohë të lutem,
fjalët dezertojnë me përtesë,
sot as për t'u menduar nuk kam kohë,
përralla me mbret u kthyen në Mbretëreshë.
Çuditërisiht shiu në dritare
sot troket me vrull,
s'paska kohë,
24 orët e mia sot u bënë 12-6.
Dhe çereku i hënës sime
mbeti terr,
sot marrëzisht u mplakëm,
mendërisht u bëmë himn...
Sot unë mund të ecë,
kalldrëmi është kthyer në nim.
Paska ardhur një tjetër epokë.,
s'e kupton vallë?!
Lefter Vogli
Mos i lëndoni nënat
Mos i lëndoni nënat
se në zemrën e tyre
do të mblidhen retë,
lot do të pikojnë,
brenda zemrës rrufetë..
Nëse fjalën plumb
goja juaj nxori
nga dhimbja
u çahet kraharori.
Ndërsa gjaku- lot
...pikë..pikë
nga zemra në sy,
e nga syri në shpirt,
në agoninë e vdekjes,
nga lëndimi ynë,
prej buzëve
që u dridhen,
prapë fjala e mirë:
"O jeto! O bir!"
Mos i lëndoni nënat!
Bardhyl Maliqi
Pasqyrat
Pasqyrat janë
si vajza tekanjoze, naive, çapraze,
hera- herë nervoze.
Në cipën e hollë,
të shndritshme, delikate,
Shpirti...
në gracka iluzionesh kapet.
Pasqyrat janë si femrat:
gjithnjë gënjeshtare,
me format joshëse,
konvekse konkave
dhe në do të njohësh
të gjithë të vërtetën,
në sytë e tyre shikoju jetën.
Në çaste intime,
të bukura, ireale,
shfaqen siç janë :
të këndshme, rale,
me gjithë dobësitë
dhe virtytet njerëzore.
Femrat! Ah femrat,
Do të vijë një çast
Do të vijë një çast
që unë të bëhem ajër,
me duar flladesh flokët të t’i prek,
të bëhem zjarr ku ti të ngrohësh kurmin.
Në anijen efatit: timon e direk.
Të bëhem vallë në detin ku ti kridhesh,
të loz me format dhe bardhësinë ovale,
të bëhem ujë burimesh ku të shuash etjen,
pemë hije, stol dhe shilarëse.
Të bëhem bar lëndinash të lodrosh.
Të bëhem frut që t’i të më shijosh,
vetëm atëherë, megjithëse buzëmbrëmje,
vetëm atëherë do të më besosh.
Peizazh nudo në lëvizje
Profili i saj i bukur lakmohej mbi rërë.
Në kraharor dy gjinjtë strukeshin turpshëm
si dy pëllumba të bardhë.
Poshtë belit
aty ku shtati merr pjerrësinë,
një tufë fijesh të zeza
të lara me dritë,
krijonin një fole të vogël zogjsh
që verës çuçurijnë.
Ishi vajza dhe deti ballë për ballë
në një raport intim.
Sarandë, korrik 2004
Vejusha
Në dritare krahët zgjat hardhia,
me kërcenjtë si gishta lehtë troket,
si pianiste e erës nëpër shira,
nëpër xhama qan në ato fletë…
Lote qesh lastari i gjelbër,
tek më grish në mbremje dhe agim,
të kundroj vejushën me të zeza,
që një dritë ndez në shpirtin tim.
Flokët e lëshuar ia merr era,
joshëse, tinëzisht vështron
dhe sa herë sytë ia kap në grackë,
skuqet dhe buzët ia kafshon.
Ka një nur si vashëz lozonjare
si sorkadhe e trëmbur kur kalon…
Dhe lastar i gjelbër i hardhisë,
troket xhamit dhe të dal më fton!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 12:02 pm | |
| Irena Gjoni
Tatuazh në lëkurën e ditëve
Në lëkurën e ditëve
me majën e stërkalave të detit
të djegur nga malli për ty,
lë në tatuazh fytyrën time,
që t'i ngjaj origjinalit;
i derdh flokëve
parfum mimozash të verdha,
të mbira të bleruara
e të lulëzuara në rrugët e detit
përshkruar me hapa të kaltër
ku çdo hapkaltër i penduar,
kthehet mprapsht,
duke u shndërruar
në një saksi mimoze
që për t'u bërë parfumi
më epshndjellës në botë,
thithte me zemër esencën e jodit,
kripës, kaltërsitë e hapësirës.
Ndaj tatuazhi në lëkurëne ditëve
më ngjan tmerrësisht mua...
Akth hëne
Arratisur prej gjithësisë së panjohjes,
ka ngelur hëna në këtë vend,
fytyrëzmadhur prej çudisë dhe tmerrit,
prej vetes derdh ngyrëne vdekjes.
Si për të shpëtuar prej saj
dhe të besojë që është ende gjallë,
shkon e puth buzët e saj
në një kënd të territ.
PAJTIM CAUSHI
Shitësit e Mjegullës
U ngjitën këmbës së malit Nartë
një rreth i ngushtë:
miq e farefis,
që të mblidhnin mjegull të bardhë,
por jo për xhiro, as për piknik.
Qëndruan atje, ku ish më e dendur
(në mal sa kish rënë mëngjesi)
dhe duke u tundur e shkundur
deri tek gjalmi vajti thesi.
"Ç’ të bëjmë?"- pyetën mes tyre,
- se kjo është pasuri".
Vendosën të dalin prej natyre
e me mjegull të bëjnë tregëti.
Vrapuan njerëzit për mallin e ri,
në qytet tek "SHESHI I KURVAVE",
Gratë e blenë me epsh e habi,
për të mbushur dyshekët e burrave.
Kur malli u firas nga qeskat,
u sulën me inat e pa rregull,
t'i hanin ata bashkë me leckat...
Por shitësit ishin bërë mjegull.
Vasil Ciko
Erë lirie
E ndjeni?
Një erë e re,
e ndryshme fryn sivjet,
një fllad pranvere,
erë lirie ngado vjen.
Janë çelur bozhuret,
në kodra e livadhe
Era e lirisë
po fryn oksigjen.
Andrea Zarballa
Deti i madh ende po fle dhe palmat nuk janë zgjuar,
dhe shiu i hollë që në agim qëndis rërën e plazhit.
Dhe ti kalon si në ëndërrim, me flokë të lëshuar,
shkel mbi qendizmën dhe përzgjedh guackat një nga një.
Po ti je lagur! çfarë kërkon?
Më thuaj, mos kërkon Guackën që i fryjnë
dhe i fryjnë dhe dalka dashuria?
Timo Mërkuri
Etyd
Një vajzë që këndon,
mbështetur te parvazi i dritares
dhe unë që sodis në heshtje i mrekulluar.
Sa bukur këndon,
sa bukur këndon!
Sa të bukura janë vajzat e dashuruara!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 12:05 pm | |
| Ibrahim Didani
Sara, e bukur si hëna
Në mozaik të Bazilikës, ku janë gdhendur dyzet shenjtë,
një relik që feks e ndrin, mos është Sara jonë princeshë?
Sara ishte vajzë e bukur, Sara ishte vajzë e thjeshtë,
E lindi Magdalena, bab Jezusi ynë i shenjtë.
Sara lindi në Onhezëm, dritë e hënës sa kish dalë,
mbi qytetin e ndriçuar dallgët Joni sillte pranë.
Nëpër dallgë historie, nëpër ritme ngjyrë valësh,
në belbëzimete një fëmije, pagëzuam Sar- Sarandën.
Pagëzuam Sar- Sarandën, Ëngjëlloren tonë të rrallë,
në gjoks mban Sinagogën që në shekuj mori famë.
Sara ishte më e bukura, buzë në faqe vetë hyjnia,
që kish ngjyrë nga blu e detit, nuk i jepte bukuria.
Katerina Kulo, shpirti i grupit të mirënjohur “Jonianët“ i Sarandës, është përfaqësuese tipike e këngëtarëve popullorë me emër të brezit të saj, por ajo shquhet edhe si një barde që mbart energji të pazakonta dhe kjo falë shpirtit të saj të buzëqeshu, human, qëmtues dhe çlirues. Ajo hedh tufa vargjesh dhe u jep shkëqim me zërin e saj tejet melodioz... Ky “duet“ është origjinuar nga një vendlindje, e quajtur Zagorie, ku Nënat, apo Mëmat u mësonin vajzave të tyre të kënduarit, por edhe i impulsonin të thurnin vargje... Natyrisht, s’duhet të ketë krahinë në botë, që të ketë në përqindje të madhe një talentim të tillë në stisjen e vargut brilant, të sipikatur...
Tek ky gji i vogël,
porsi pikë loti...
A zbrazet me lugë deti,
a zbrazet shpirti nga kënga?
Kush këndon ashtu shtruar?
Thua këng’ e florizuar?
Kush këndon me zjarr tabani,
mbani iso, Jonianë, mbani!
Ç’po fryn një fllad deti?
Valë -valë varg poeti...
Kush ia thotë me nota shpirti
Nëna për këngë na rriti!
Kush hedh shtat, vishet nuse?
Me ato buzë si burbuqe?
Fryn erë deti, fryn erë mali,
Natyra magji na fali...
Këndon këngë me Jonianë,
Në valle shtojzovalle
Ç’lezet paske, o Sarandë,
Fusha kuvendon me male!
Sa të ketë jetë deti,
kënga te buza mbeti...
A zbrazet me lugë deti,
a zbrazet shpirti nga kënga,
plot kemi për të thënë,
s’na mbaron kurrë e thëna!
Mjaltë në lule e mjaltë në këngë
1.
Atje ku thuret kënga,
me simbolet e Dhëmbelit,
Këngën ta mëson Mëma,
vargjet ngjajnë si rreze dielli...
Shihni si këndon Tefta,
si thur vargje Vasiliqia,
Ç’dritë skene jep Rovena,
Ylber kënge Zagoria...
Shndrit këngës Margarita,
thur vargje Eftimi.a
dasmën udhëheq Mimoza,
Bekim nga Perëndia...
Mahnitet sot Çajupi,
me odën plot me poetë,
Vargje nektar ai pruri,
vetëtima nxjerrin retë.
Buçet kënga në luginë,
Ç’ia thotë lulja lules- o,
Mjalt’ në lule e në këngë,
Rro, moj Zagorie, rro!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 12:06 pm | |
| Muço Muho POETI I VISEVE TË BUKURA, I BJESHKËS DHE I KAMBANAVE TË DETIT
U lind në Fushëbardhë, Gjirokastër, më 12 prill 1951. Ka mbaruar studimet në Akademinë Ushtarake. Nga viti 1979 banon në qytetin e Sarandës. Ka botuar poezi në shtypin periodik që nga viti 1970. Në vitin 1970 ka marrë çmimin e tretë (vjetor) në gazetën “Zëri i rinisë”. Në vitin 1971 ka marrë çmimin e tretë në konkursin kombëtar të revistës “10 Korriku” me poemën “Lapidarët”. Në vitin 1989 në kuiadrin e 45 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, ka marrë çmimin e tretë për romanin “Më prit”. Vëllimi poetik “Kambanat e detit” është një përmbledhje e zgjedhur e krijimtarisë së tij në vite. Krahas krijimtarisë në fushën poetike dhe shkrimore ai u veprimua në krijimin e teksteve popullore për grupin “Jonianët”, grup folklorik I krijuar në vitin 1999.
Poeti u nda nga jeta në tetor 2002. “Pegasi” dhe Grupi “Jonian” i bëjnë homazh poetit
“Kambana e detit” vëllim poetik
1.
Hedh një degë limoni përmbi dallgë deti,
deti më kthen mijëra lule të bardha.
Hedh ca fjalë të lashta sa jeta,
deti më kthen ca fjalë të rralla.
Dallgët izoipse brezaresh gjtë bregdetit,
vë veshin e dëgjoj si bien
kambanat e detit…
Si përkulet mali, sheh veten në det,
deti dallgët ngre të matet me malet.
Kur deti rreh kambanat, mali nis jehon,
ndez stërrallin, matet me bajlozë.
Deti malit nëpër shekuj i dha besën,
mali detit i dha kapedanët e qëndresën.
Ndezur zjarr sinjalet Butrint e Ulqin,
syri i tokës mëmë digjej në përgjim.
Shkëlzeni e Tomori bashkë sokëllinë,
nisën për Bajlozin Gjergj Elez Alinë.
Përmbi sup të dallgës, djemtë bënë tutje,
duke krehur flokët nëpër stuhi lufte.
Kap një dallgë, dallga është e rëndë.
Mbi njëmijë dallgë rri një det me këngë.
Mbaj një dallgë deti si letër në dorë,
në njmijë dallgë historia jonë.
2.
Nis një dallgë e në buzë më vjen një tjetër.
Sa arrin një dallgë, te bregu tjetra erdhi.
Sa i mrekullueshëm deti sonte…
që një mijë këngë më derdhi!
“ Ç’ke karav që tunde shumë,
a mos të ka zënë furtunë,
deti i madh me dallgë shumë?”
Nga dallga në dallgë,
si nga njëri mal tek tjetri,
nga njër det tek tjetri det.
Nga ylli i mbrëmjes tek ylli i mëngjesit,
Flamuri i Arbrit mbi direk!
Kështu për çdo ditë,
kështu për çdo vjet,
krenaria jonë
mijëra vjet!
Çast
Yjet e qiellit më ranë mbi supe, mbi direk,
m’u tretën në sy e shkrinë në det.
Shalova hënën e u zhyta në det,
një copë re u bëra e u ktheva në det.
Pranë dallgëve
Erdha larg nga Labëria e ashpër,
nga ku malet rrinë si armëroje.
Labëri e madhe qiellpastër,
larë me tinguj zilesh e këmbore.
Rri qëndroj këtu pranë valëve,
Shqipërinë e shkela me pëllëmbë.
Nëpër flokë mora thinja malesh,
ndaj, o shokë hapin kam të rëndë.
Unë nga maja e Lucës të kam parë,
kur thërmoheshe si top dëbore.
Ti më joshje të të vija pranë,
porsi motërz të më përqafoje.
Edhe pse larg t’i kam njohur hallet,
kur mbi ty shkelnin dufe lufte,
ti e para i njoftoje malet
duke hedhur brruc të zi mbi supe.
Rri, qëndroj pranë valës i menduar,
vala lot me bregun edhe shuhet.
Vij nga lartësitë, udha e gjatë,
nga motivet më rëbndojnë supet.
Sarandë, 13 gusht 1979
Sevasti Spiri
[Sarandë me banim në Athinë]
Ekzistoj
Këtu që bie shi dhe hapen plagë,
largohem.
Këtu që frika dhe copëzat mbledh,
iki.
Këtu ku shpirti më dhemb nga pjesëtimi,
plakem.
Këtu ku mbytja nga frika dhe padrejtësia bie erë,
vrapoj.
Këtu ku vetëm loti i kripur rrjedh,
humbas.
Këtu ku thika ëmbëlsisht të pret,
“mbetem”.
Këtu ku ende do të kem dhembje e do të vuaj,
protestoj.
Këtu ku zërat, britmat nuk ekzistojnë në humbëtirë,
heq.
Këtu ku vendi bie erë plagë…,
mendohem.
Eci përpara dhe qëndroj!…
Vetëm shenja
Dashuri kaq e fortë
u bëre shi,
buzëqeshje…,
jetë, jetë ike…Heshtje.
Për një herë,
dashuri ishe e drejtë.
Sytë të mbuluar,
por përsëri lot.
Vetëm lot, sa keq!
“ Gëzimi, uromë, Perëndi…”
Thërras,
jetoj, marr frymë,
ekzistoj, pëshpërij…
Mendoj agimin lozonjar,
marr frymë, jetoj, kërkoj…
Vetëm shi,
thonj në gjak…
Vetëm shi në sinoptikë.
Mbytem në heshtje…
Vetëm shenja
që nuk shënojnë
përkëdhelje të tjera…,
lë pas.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 12:06 pm | |
| BESNIKE TAKA Sarandë
LAMTUMIRE
U lodha duke thënë: “Mirëseerdhe!”
e tashmë po të them “Lamtumirë!”
ndoshta mund të takohemi ndonjëherë
kur kufijtë e zemrave të jenë të lirë.
BUKUROSHJA
Sytë e tu – rreze drite,
buzët e tua – trëndafil
sa të dua s’ta kam thënë
se ty zemrën hap e mbyll.
Bukurinë – si zanë mali
vallë në ç’bjeshkë je rritur?
O ylber që lind nga malli
më prit, moj, si të kam pritur. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:45 pm | |
| Vlorë
Idajet Jahaj
Autor i disa librave: " Mendimet", 'Stërkalat", "Hyjnore", "Infinit", "Zigur Lelo", "P. Hasani", "Mësues patriotë", "Kur çelin shkronjat", "7 detet e Himarës" , "Në qiejt e këngëve", "Hëna jonë nuk mbytet", "Kafe në qiell"
Rruga
S'ka vetëm lule
rruga për në mal,
ka dhe hone
dhe përrenj.
Kështu e bëri natyra
këtë fat djall.
Dhe zemrën të goditur
në shkëmbenj...
Dhimbja
Pa petaln e saj
s'do të ekzistonte saksia.
Vërtet s'ka lule të zeza,
por ka të njelmëta,
nën mashtrimin e dritës.
Nganjëherë petalja
kullon gjak,
Dhe kjo s'është pak!...
Vetmi mërgimi
Shumë zogj,
pak hapa
hardhi të gjelbra,
çarçafë...
Zgjat kokën si xhirafë.
Qielli s'është bosh...
Qielli të merr në qafë.
U dogja
(asaj, të përveçmes)
U dogja,
o pishë e ndezur
në muzg.
Ti - altar
e unë murg...
Ata nuk u martuan kurrë
(F.Konicës, F. Nolit,I.Luzit)
Ata nuk u martuan kurrë
si për inat të fatikjes.
Por e plasën lëvozhën
e u futën dhëndurë të rikthimit.
Si Konstandini, nën dhe
pranë ajodhimës së kishës -
Atdhe,
në dymetërshin katror vend...
Me shpirtin lart, lart,
kupolës së qiellit arbër
me Amerikat brenda.
Ata nuk u martuan kurrë…
Poezitë janë marrë nga vëllimi “Një kafe në qiell" | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:45 pm | |
| Anastas BITA
(Shkëputur nga vëllimi “MOS MË KËRKO ATJE KU S’JAM”)
ÇAST
Shtegëtarët ikën e me rropama
Nga horizontet derdhet vjeshta.
Lëkurë e pyllit gjithë blanja
Ngjet me fatkeqët që zë lebra.
21 prill 2002
… Ku je ti?
Ku të ta ndjej pak zerin?
Fërfëllimën e flokëve grunaja që vallzojnë.
Në udhën e ndarjes dhëmbja çel sytha,
Që ende blerojnë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:46 pm | |
| ENKELEJDA TAHIRAJ
Jeton në Athinë. Ka përfunduar artet e bukura të Athinës. Eshtë anëtare e degës së Lidhjes “PEGASI”, Athinë. Ka një shpirt të madh. Veçanësia e saj është se bën një monologim të brendshëm me shpirtin e saj, të cilin e kërkon gjithmonë të zgjuar. Hobia e saj është dhe muzika.
MOS U KOTIT
Mos u kotit…
Të kërkosh lumturi të përjetëshme…
(Nuk ekziston!)
Mos u kotit të kërkosh lumturi rini të përjetshme…
(S’e gjen…)
Orvatu të kërkosh dashurinë e përjetshme…
S’të besohet, ke për ta gjetur
Në fund të shpirtit tënd kukudh fshehur!
@@@
Si retë që shi sjellin,
Sytë e mi lotojnë…
Qaj së toku me shpresën,
Mbase prek qëtësinë…
* * *
Eja!
Eja më merr, i dashur!
Shtrëngomu mes trupit tënd fort, fort;
Mbyllmë mes krahëve të tua
Në qelinë e zemrës!
Ngrohmë!
Zgjohu , shpirt!
Jashtë bën ftohtë…
Mos më ler të ngrijë…
Zgjohu shpirt,
Në dritë qirinjsh, romantizëm,
Zjarr yjesh do të fal…
Zgjohu shpirt!
Eja shpirt!
Nesër do të jetë vonë…
VETEM TE QESH
Me gjithë notat e shpirtit
Dua të qesh!
Me gjthë akustikën e zërit
Dua të qesh!
Në kulmin hidhërues
Dua të qesh!
Dhe kur të vdes
Të njëjtën gjë dua të bëj:
TE QESH…
Donika | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:46 pm | |
| Donika Stasa (Domi) Lushnjë
Nga vëllimi “Kapa ëndrrën”
Kopshti i poezisë
Hyra në kopshtin e poezisë
dhe mbeta e…mrekulluar,
në çdo degëz të një vargu
derdhej lumë i kaltëruar.
I freskonte dhe i jepte jetë
vetëm ky lumë i fantazisë.
Hyra pa trokitur,
pa ditur se ku hyja,
por mbeta aty
se s’më bëhej të dilja.
Zhgënjim
Kërkova, shpresova por më kot.
Ato që doja s’i gjeta më te ti,
Ah, jo, më fal, se harrova
Gjeta… zhgënjimin për sytë e mi. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:47 pm | |
| Korçë
Agron Agolli
Autor i pesë vëllimeve poetike, një poezi kryesisht lirik "Era e vendlindjes", "Ëndrra që ndizen", "Botës një lule i këputa", "A po vjen Adem Jashari" dhe vëllimi fundit lirik "ç'më vjen kujtimi i largët"
Lulja që çel vetëm njëherë
Mundohem të të kujtoj
siç ishe atë pranverë,
buzë lumit që tretej
në zaje e gurë,
Harroj që lulja
shpërthen veç njëherë,
kush u dogj,
s'mund të ndizet kurrë.
Vjeshta
Vjeshta zverdh gjethet
në pyjet e lajthishta,
era i rrëzon en luan
me to mbrëmjes,
ndërsa kujtimet
si gjethe të brishta,
bien e rrëzohen
nga pema e e zemrës.
S'bëhet kurorë me një lule
Një lule të bukur vërtisje në dorë,
kujtoje se s'duhej gjë tjetër në jetë,..
Të thashë: "Me një lule s'bën dot kurorë,
kushdo që ta fal, princ apo mbret.
Kur hëna varet mbi qershi
Përmbi qershi sa herë ti del,
të vjetrat kujtime më zgjon,
mes tyre mikja syrin ma shkel,
pastaj e trishtuar s'di ku shkon.
Mos vallë me mua është zëmëruar,
që s'e ndoqa pas dikur në rini,
kjo gjë gjithmonë më ka munduar,
sa herë moj hënë varesh mbi qershi. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:47 pm | |
| Blerina Shalari
Banon në Tiranë) poete, këgëtare, kompozitore, fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në gjininë e këngës.
Nënës
Pa ty unë jam e humbur, e zhdukur,
Për mua ti je poezia më e bukur.
Ky është emri im
E dua diellin tënd të zbehur.
I dua Zogjtë e tu të trembur.
E dua këngën e harruar.
E dua Gëzimin emërguar.
E dua Tokën tënde të ndezur.
E dua Shpirtin për ty të etur.
E dua Detin që trazon.
E dua Syrin që loton.
Refreni: Nëse iki diku larg,
përsëri do të kthem kthim,
shqiptare, vetëm shqiptare,
ky është emri im.
E bukur dita ime në jetën time
që lind në diell e s'perëndon,
e kam një shpirt në ëndërrime,
e kam një zemër, që këndon.
Këndon për ty,
o toka ime e dashur,
pse vetëm ti
me dallgë dhimbjesh rrahurç!
Shpirti i lodhur larg s'duron
për një fjalë dashurie,
për një zog, për një lule
me aromë Shqipërie.
Marrë nga vëllimi "Mos e lëmë të shuhet dielli"
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:48 pm | |
| Librazhd
Genc Leka 23.03.1043 - 17.7.1077
Kjo zemër
Kjo zemër dridhet si nëj zog i vrarë,
Si det me dallgë shpirti me ballada.
Më djeg kjo flakë e dashurisë së parë
dhe dritë hedh tani mbi tri dekada.
Ludvig Van Beet'hoven
Përmbi brengë ndrin hënë e argjentë,
(kështu shkojnë vitet një nga një),
Kush dëgjoi Simfoninë e Nëntë,
Këtë hënë s'desh ta shihte më!...
Ky titan i dhimbjes njerëzore,
Ditët i përcolli me durim;
Apollon i dritës qiellore,
Botës i dha zë pa shëmbëllim!
... Për një shelg të brishtë në bregore,
Për një yll që ndrin në largësi,
(na vjen si gjëmim në remaxhore)
Psherëtim'e shpirtit GJITHËSI!
Kur tufani çante nëpër qiej,
Ai nisi rrugën pa mbarim!
"Perëndi e verbër që bën diej",
Botës i hedh dritë plot shkëlqim!
Vjeshta
Horizonti i largët, zogj në shtegëtim,
Erë, pika shiu, fletë pa mbarim...
Vilson Blloshmi 18.03.1948- 17. 07. 1977
* * *
Nëse nuk munda brengës t'i bëj ballë,
Zjarr përsëri unë kam në shpirt të djegur;
Nëse m'i vdekur jam se ç'do i gjallë,
Mirë pra, m'i gjallë jam se çdo i vdekur.
1 shtator 1972
***
Dhe koha shkon,
Dhe bota ikën,
Dhe ne vdesim,
Dhe qeshim kur qan jeta,
Dhe kur qesh varri...
Vdesim...!
12.12.1972
Shpresë
Moj yllëz e vogël,
Moj yllëz e vogël.,
Me lotin e rrezes
Aspak nuk na lag.
Tej visesh qiellore,
Larg tokës si gogël,
As ndizesh,
As shuhesh,
Por feks që nga larg.
* * *
Më mirë një jetë e zezë me
Faqe të bardhë, se sa një jetë
E bardhë me faqe të zezë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:49 pm | |
| Gjergj Nikolla, Mirditë, autor i disa librave poetikë.
Jetë e pajetuar
Një ëndërr më vdiq
se më vranë një ëndërr.
Një dëshirë m'u shua
se më vranë një dëshirë.
Një shpresë më jeton,
sepse jetoj vetë.
Do të jetë më mirë,
do të bëhet më mirë...
Iki udhës
dhe ankthi
dhe vetmia më flet.
Metamorfozë
UNË!...
Vetja ime,
vetvetja vetë...
As zog...
As gjethe...
As fletë(?) Marrë nga vëllimi i tij i parë "Gjelbërim i vyshkur"
Edlira Krimçe, Berat, tashmë jeton në Athinë
Pse?
Pse u dashka vallë të urrehemi,
meqënëse nuk dashurohemi,
kjo është marrëzi!
Një botë e ngritur
mbi rrënjë të tilla
do të jetë, o zjarr, o hi.
Nëse vdes
Nëse vdes me dritë hënore mbi qerpikë,
do të thotë se kam vdekur për një ëndërr,
ndaj mos qani 20 vjeçarin, shpirtin tim.
Diku, kukamshefti luan me ëngjëj.
Nëse vdes me gjurmë të qeshure mbi buzë,
do të thotë që kërkoj lumturinë,
e po dëgjuat diku ju rrahje zemre,
jam unë që i fal gjakun dashurisë.
Marrë nga libri "Kur aurora puthet me muzgjet", libër i botuar nga Shtëpia Botuese "Thamiras" Greqi
Eglantina Kume
Nga jam
Nga je?
Më pyet, ëmbël, e vogla Meri.
Me sy të kulluar sheh
të hidhurën buzëqeshjen time.
"Nga jam..., "- them.
Jam andej ku ëndrrat
nuk lëshojnë bulëza;
jam adnej ku çdo nervi,
tingullin i ndiej.
Jam nga një vend
që më humbi dhe e humba.
S'jam as këtej, as andej...
Një gjethe e këputur...
Durrësit
Të shoh në ëndrrat e gjumit të huaj.
Të shoh në ëndrrat e ditëve të lodhëshme,
kur vrapoj rrugëve të tua.
Të ndiej sa herë shijoj detin,
me aromat e tij,
që aq shumë i njoh.
Jam tek ty një gjethe e këputur
e plepave rrënjëkripur...
Marrë nga vëllimi poetik "Dy pika qiell". | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:50 pm | |
| Tom Smajli
Ishujve
Këta ishuj të ndarë
prej tokës
kushedi sa mijëra vjet.
Gjithnjë do t'u ngjajnë syve,
si pika loti nëpër det...
Shpirtqyqes
O njeri shpirtqyqe,
në agth të sabahut elegjitë e tua
më ndanë nga miq e shokë,
po qyqe nuk më bënë dot...
Natë e errët
Natë e errët
pa hënë,
pa yje,
pa dritë...
Mjaft të mbajta...
N ë sy,
në pamje,
në qerpikë!...
Marrë nga libri "Dashuri të pashijuara" | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:50 pm | |
| TIRANË
Andon Papleka, anëtar i W.P.S
HEIMATLOS
Aleksandër Moisiut
Heimatlos1) të thërriste era
që të ndiqte rrugë më rrugë
degët e pemëve të tregoninme gisht
dhe hijet e tyre të shtynin me bërryla.
Heimatlos të thoshnin dallëndyshet
që ndërtonin foletë nëpër pemë,
tufat e mëdha të zogjve shtegtarë
që iknin duke klithur nëpër qiejt e fundvjeshtës.
Heimatlos të pëshpërisnin emrat e rrugëve
fenerët e mesnatës dhe xixëllimat e yjeve,
karvanet e gjata të reve endacake
flokët yllorë të borës dhe pikat e shiut
Heimatlos ishe për policët
dhe drejtorët e teatrove
për personazhete dramave që luaje
- princër të dashuruar, idiotë-
që të ngërdhesheshin
nga bebëzat e pasqyrave të mjegulluara
Heimatlos të përgjigjej jehona e zërit tënd
që vetëm fjalë gjuhësh të huaja
gjithë jetën shqiptoi nëpër skena
Heimatlos të pëshpërisnin fijet e barit
që tani
të rriten mbi varr
Sidoqoftë ti nuk pate fatin tonë
që qenka më i tmerrshëm se fati yt
të jemi HEIMATLOSË
në vendin ku kemi lindur.
1. i paatdhe, apatrid.
NOKTURN
Sonte, universi është katedrale
Kupa qiellore- kambanë
Yjet - tinguj të përmortshëm
Kaltëria- gjaku im i mpiksur
Nata - shpirti im i shpërndarë në pafundësi...
Peizazh me re të bardha
Te mali kundruall ia behu nëj re e bardhë
kësaj reje iu afrua një re tjetrë
Pastaj këto të dyja thirrën dis are të tjera
retë e mbledhura mbi mal u kapën dorë për dorë
Hapën në erë palëte fustanellave
deh nisën të hidhnin valle
duke imituar valltarët që kërcenin
në sheshet e kështjellës së Gjirokastrës...
Statuja ime
Në një shkëmb të vendlindjes
Shirat dhe erërat do të gdhëndin
Statujeën time
Brenda atij shkëmbi
Shpirti im do të mbyllet
Ai do ta kundrojë botën
Përmes plasave të gurit
do të qajë e do të qeshë në kupë të qiellit
kundruall kohës së pafundme...
Marrë nga libri” Proema”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:51 pm | |
| Rita Filipi (Petro)
Shija e instiktit
Majën e gishtit
e ngula në zemër
të asaj mase të mpiksur
të kuqtë u ça ,
u shfry të bardhën përgjaku.
Me majën e gjuhës e lëpiva,
e thitha me buzët e etura,
çika- çika
e bëra të bardhën në dhëmballë,
derisa s'mbeti
asnjë shenjë në pjatën n
ga veza syzë.
Kurora
Kurora me gjemba
mbet përjetësisht
mbi kryet e Krishtit.
Kurora e lavdisë
shëtit kokë pas koke
te mëkatarët.
Po pres
Unë po pres Ty
po të pres
dhe nëse nuk vjen
do të pres
damarët e dhimbjes.
Marrë nga vëllimi "Shija e instiktit" | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:52 pm | |
| Vojsava Nelo
Një pëllumb i bardhë
Ma kanë bërë gjoksin shoshë
plumbat e dhimbjeve.
Jam një zgavër tek kjo botë,
Te bota e të mençurve,
te bota e të marrëve.
E marrëzive.
Mos më ngacmoni më!
Kush më lëndon
është krejt i marrë...
ç'mund të lakmoni tek unë?!
ç'umd të vini në shënjestër
për të vrarë?!!!
Bota ime një zgavër e braktisur.
Flakëritur diku...
Një pëllumb i bardhë
mbi të është kapur.
Gu-gu-gu!
Përcjellje
Në qiej të largët
im shoq po nisej.
Unë iu vara në qafë,
si loti mbi qerpik.
Atij iu dallgëzua
deti i shpirtit
dhe iu mbushën sytë.
Idil me dy akte
Mos ik sonte, miku im!
Rri, m'u ul këtu pranë.
Të përvëlohet bota
prej shpirtrave tanë!
Dhe zjarri që u ndez nga yjet
e u përpi,
nëse bota është e gjallë
e mbajmë ne të dy. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:52 pm | |
| Mehmet Myftiu
O Det...
Lëkundesh, det i ëmbël e ngadalë,
e herë i lodhur dremit në mërzi,
hareshëm shkumbëzojnë të tuat valë,
gjëmon i egër, tmerrshëm në stuhiu!
Mbi ty, o det, vështrimin kam tretur,
i madh, i gjerë shtrihesh pa kufi.
Heshtur mendoj në bregun q ë buçet:
Me shpirtin njerëzor ngjasim ke shumë ti.
1953
Nuk i dua thinjat
S'dua flokët si dëborë të zbardhen,
armiqtë mbushur me dhimbje t'i kem qarë.
S'dua të rroj sa nipërat të më plaken,
gjer lisat qindvjeçarë të jenë tharë!
Jo, nuk i dua vitet plot kujtime
që rrjedhin porsi lumi me gëzim.
As netët, agimet plot trishtime,
dhimbje, dëfrim e dit' të pambarim.
S'më duhen thinjat! Le të vdes i ri!
Le të digjen nga rrufetë nëpër stuhi!
Shtyllas , internim, 1954
Marrë nga libri "Ese, poezi, dokumenta të Letërsisë"
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:53 pm | |
| Petrit Ruka
Ikje
U plak blerimi
dhe tek plepi i fundit,
u mbushën me myshk në ije përrenjët,
E ftohta ditëve po u ngitet nga skajet,
ashtu si reumatizma që ngjitet te pleqtë.
Si grua e bukur që mbushi të dyzetat,
shkoi më në fund dhe stina e artë,
si qiri i shkrirë i Pashkës së Madhe,
Zemra ime e lodhur rri e dremit mbi kartë.
* * *
Një mbremje- me dhëmbje- dhe trëmbje,
kjo natë - e gjatë , - e pafat.
Si kujë,- në ujë, - pa bujë, - kjo shëmbje
Me kut- e pa kut- vdekja më mat.
Më mat, moj e ngratë- se s'jam veç kafshatë,
se shorti - u hodh,- u vodh, - u përdrodh,
Veç më ler- njëherë- pa vrer- rehat
Do vi- e do rri, - po ti- mos u lodh.
O natë- e gjatë- lugatë e mandatë.
Marrë nga cikli "nuk vdes pa nëj ëprgjigje" | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:53 pm | |
| Rezo Çulli
Toka ime
Toka jonë e bukur, elirë,
ne të ruajmë si zemrën, si sytë;
toka jonë e purpurt, edlirë,
e trëndafiltë nën qiell e në shpirt...
Këto fusha, male e monopate
janë të shtrenjta si shpresa, ëndrra;
çdo njeri nga ne, qelizë delikate
dhe të gjithë tok. një kështjellë me zemra.
IMAZH
Atë mbrëmje të prita mes grunjërave,
po nuk e di pse s'erdhe...
Atëherë mblodha disa kallinj
si flokët e tu të verdhë
dhe m'u duk se mes tyre ti vije,
lozje e qeshje si mjellmë...
Një Mjekeje
Më shumë se ilaçet shërojnë,
fjala dhe buzëqeshja jote
e ngrohtë, diellore..
Shërimi qenka mirësi njerëzore...
Dea
Dea!
Moj bukuroshe e Iliadës,
cilin skulptor nuk befasove?!
O ti, vezullim i Hyjneshës,
si një kryemiss i përjetshme,
kë nuk sfidove...
Marrë nga libri “Atdheu je dhe ti"
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:54 pm | |
| Ardita Jatru
Dehje
Puthmë i dashur, sa të arrish,
në zemrën, gjoksit që më rreh!
Ajo është vera që pi,ta dish,
dhe ti je malli që më deh.
Puthmë të flë në ëndërrime,
ankthet e jëts mos i dëgjo!
Në më lënsh gjurmë kafshimesh,
Diell të bëhem, të shuhem në to.
Do të iki...
Do të iki dhe do të mbeten zogjtë
me këngë në gojë (H.R. HIMENES)
Do të iki....
Dhe shi i imët do të bjerë,
nën flokët e lagur,
lisharësa pikëllimi,
kujtim i përhimtë
do të flerë.
Do të iki,
pa e parë diellin
të përhumbet lodhshëm
në krahët mallëngjyes të muzgut,
pa e parë hënën e brishtë
vetull hark.
Po ti, mos qaj!
Ëngjëjt krahëkëputur,
nuk shkojnë shumë larg!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 9:54 pm | |
| Ledina Lengo, Athinë
A keni të holla?!
Kisha kaluar shpesh nga ajo rrugë,
por atë fëmijë asnjëherë s'e kisha parë..
Ishte i vogël, fare i vogël
me rroba të lagura,
këpucët të hapura.
Duart e tij
të nxira nga të ftohtit,
s'mund t'i fuste në xhep,...
duhet të lypnin...
Më zgjati duart, në sy më pa,
më foli me gjysmë zëri:
"A keni të holla?
E pashë dhe unë me ledhatim,
dorën futa në xhep dhe diç nxora...
Ai më buzëqeshi me gëzim.
Mendova: "I vetëm në dhe të huaj,...
Nënat këta fëmijë vallë, ku i kanë çuar?!
Veten e ndjeva më të rritur.
Atdheu
E vogël ika ng aty, o Shqipëri...
Greqia m'u bë Atdhe i dytë...
E vogël ika nga ty, Shqipëri,
një shpresë më thotë se
do të kthehem rishtas....
Atëherë përsëri dhimbje do të marr,
Atdheun tim të dytë, vallë, si do ta ndaj?..
Se aty u rrita, kaluam aq shumë bashkë,
një Atdhe mërgimi, në të vërtetë unë pashë..
Me lot
Nëpër rrugët kalova me lot,
Atdheun lashë prapa,
Shqiptar, Shqipërinë s'e harrova,
me vete i mora mbresat e mëdha...
E ndjeva sa shpejt në rrugë u poqa...
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
| |
| | | | Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |