Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 9 ... 15  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:42 am

Dashamir Malo, është anëtar i lidhjes së shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i lidhjes së krijuesve “Pegasi”,dega Sarandë. Poet, përkthyes dhe redaktor i gazetës”Shkrimtari”,gazetë që botohet në shtëpinë botuese “Milosao”. Autor i vëllimeve poetike:”Midis vetmisë dhe heshtjes”, “Precedent”,”Fshehja e lotit”,”Poezi të zgjedhura” (përkthime) dhe “Vallja e çmendur e Merlin Monrosë” (ese dhe përkthim).



Një copë dielli buzëqesh hidhur



Tej

Në harkun e ditës

Një copë Dielli,

buzëqesh

hidhur.

Vallë ç´ogur

Parathotë perëndimi,

Në këtë çast,

Sublim?!



Perëndimi mbi det



Dielli i portokalltë në horizont,

Burim i një lumi të përgjakur,

Që përshkon tejpërtej detin,

Që përflak krejt trupin tim.



Po avitet muzgu,

Bregu,ranishtja,pemët,shkurret,

Lulet,sendet,

Gjithçka do ti humbasi ngjyrat dhe format.



Dita,sido që të jetë,

Do ti jepet natës…

Deti pastaj do ti pasqyrojë,

Vetëm verbimin e qiellit.



Ti s´je thjesht pasqyra ime



E dashur

Ti s´je thjesht pasqyra

Ku unë përgatitem

Për ditën e re



Ti s´je as pasqyra magjike,

Ku unë kërkoj

Fatin tim të humbur.

E dashur,

Ti je pasqyra,

ku unë përsos vetveten.



(Nga vëllimi poetik “PRECEDENT”)



VENDLINDJA



Malëshovë,

O Mal i shuar!…



Malëshovë,

O Mall i tretur!…



Malëshovë,

Emërharruar!…



Malëshovë,

O shpirt i etur!…



Dhjetor 1989



TË DUA SIÇ TË KAM DASHUR



Të kam dashur

dhe të dua…

Janë të tepërta fjalët.



Thellësinë e detit

s’e tregojnë dot valët.

Athinë, 19 prill 1997



DASHURIA, DASHURIA

Dashuria

na bën të marrë.

Dashuria na mbron nga marrëzitë.

Dashuria,

na verbon eprapë na jep sytë.



Dashuria

dhe pa dritë është dritë.



KËTU

Zemërthyer, i brengosur,

Nga vendi im që kur jam zbuar,

S’më ngroh më dielli i kësaj toke

Dhe zjarri i ëndrrës më është shuar.



Këtu ku s’flas dot gjuhën time,

Si ty, o vend, jam i plagosur.

Më ndjek nga prapa, kudo shkoj,

Një ndjenjë malli e pasosur…

Athinë, prill 1997



MIKPRITJA SHQIPTARE

(Zemër, zemër, zemër)

i mbaroi dhe buka në sofër,

Ju sos dhe kripa nga deti.

Zemra,

veç zemër mbeti!

30 mars 1999



PËR TË JETUAR

Zgjodha rrugën e vështirë

Dhe

Me

mundime…

Tani

le të vuaj

ndershmërinë time…

1988







TRAGET, SARANDË – KORFUZ

11 maj 1994





Një copë dielli buzëqesh hidhur



Tej në harkun e ditës,

Një copë dielli buzëqesh hidhur.

Vallë ç'ogur

Parathotë Perëndimi,

në këtë çast sublim?!

Cigare e mërzisë

S'kam as zjarr, as dritë.

Jam i vetëm,

dhe këtë natë, rri zgjuar,

zgjat dorën

dhe cigaret e mi të mërzisë,

i ndez, tek hënë e pikëlluar.



Tej Bistricës



Asgjë s'ka mbetur

në këtë fund vjeshte

veç një karakolli,

pa çati, pa derë

dhe mbi murin e saj

një flamur gjysmëgrisur,çngjyrosur

që gjithsesi tundet në erë.

* * *

Vetëm një fjalë:" Të dua!

Thellëlsinë e detit,

s'e tregojnë dot valët.

Marrë nga vëllimi poetik" Fshehja e lotit"



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:43 am

Xhafer Korro , anëtar i Lidhjes krijuesve “Pegasi“. Aktualisht është pensionist dhe nëpërmjet botimit të vëllimit të parë poetik “Malli i viteve“ shpreh botën e tij të madhe shpirtërore. Ka botuar në organe të ndryshme shtypi si: gazeta “Drita“; gjithashtu ka fituar çmimet e organizuara nga radiot “Moska“,“Sofja“, dhe “Turke“në emisionet e tyre shqip.

Rinia dhe malli

Rinia –vullkan aktiv i gjallë

Vullkan që del mbi mal

Nxjerr zjarr,gurë e llavë

Nuk ka forcë që ta ndalë



Kur je i ri përpin mal,

dashurinë e zjarrtë s´ka fuqi ta mbajë

me forcën e saj përmbys dhe mal.

Varri i nënës

Varr i humbur,plagë e hapur,

Ku ta ndez qirinë,lotët ku ti derdh?

Kërkoj baltën me thonj,po ku ta gjej

Ti marr dorën,t´a ledhatoj.

Vë veshin mos dëgjoj gjë

Po balta ty stë lë

Isha foshnjë fare,kur mbeta pa ty

O nënë e dashur varrin nuk ta di.

Shpresa

Shpresa është fryma,

ajo gjallon ç´do gjë mbi tokë

njerinë e bën të fluturojë mbi re

të nesërmen e sheh me gaz e hare



Shpresa mban gjallë njerëzinë

Shpresa ushqen punën e trimërinë

Ajo e bën të jetojë,me krahë të fluturojë

Vdekjen mizore ta harrojë.



Ku e ka fuqinë kjo mrekulli

Vallë tek kutia e Pandorës,që bëri çudi

Shpresa mbeti forcë për gjithë njerëzi,

të rrojë në breza,në përjetësi.







Rrapo Këlliçi , anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Shqipërisë dhe është botues i librave:“Bardhi piktor“,“Alo!Alo“,“Mëngjese e perëndime“ si dhe “Flladet e vjeshtës“.

Cikli me poezi është marrur nga vëllimi poetik “Flladet e Vjeshtës“.





Më afër s´të dua

Notojmë në sytë e njëri-tjetrit:

Unë të kërkoj ty

Ti më gjuan mua…

Kaq larg qofshim përherë!

Më afër s´të dua.



Dyshimi

Dyshimi,

Plagë e përjetshme

Si myopia e syzeve.

S´kam pyetur,as pyes

Për jetën e përjetme.

Luftoj me ç´mund...

t´u shumëfishoj dritën yjeve.



Ti dhe kënga ime

Ti s´do nga unë buzë dhe sy

As dhe një tufë karafila

Çuditem unë sot me ty…

Mos do një kafaz me bilbila?!



Me buzëqeshjen njomëzake

-Jo!-thua,-S´më duhen zogj e lule mua!

-po ç´do nga unë, moj topolake,

natyrës së bukur ç´ti marr hua?



Ti diç kërkon,kur sheh me ëndje,

Mbi thinjat dhe rrudhat e mia

-Më bëj një vend në këngën tënde

të mos më vdesë vajzëria.



Selam Deliu Përmet



Në një gjethe



Në një gjethe shkruaj e ma dërgo,

në aeroportine zemrës do ta pres,

Erërat le të fryjnë ngado,

Vjeshta sythet nuk i vdes.



Unë dhe ti



Unë jam era,

gonxhe je ti,

unë jam qerpiku,

Ti syri i zi.

Unë jam zogu,

Ti je kënga,

Unë jam trupi,

ti je zemra.

Herë me mall,

herë me lot,

bashkë të dy

ngrejmë një botë.

Marrë nga vëllimi poetik "Mes lulesh hedh zemrën"



Sotiraq Nika, Përmet



Po të ishin gjinjtë e tu

veshuj rrushi,

si kokërrat e tij do t'i mblidhja,

do t'i pija si mushti.



Mos ma zër në gojë vdekjen

Kush më zë fill vdekjen,

sytë më mbushen me shi,

më çahen buzët,

malli më tretet,

më ulërijnë mendimet...

Nuk dua të dëgjoj

asnjë fjalë për vdekjen.



Dua



Unë qesh e qaj.

Puthem, më puthin,

më përkëdhelin,

i përkëdhel.

Prapë dua

e prapë urrej.



Marrë nga vëllim poetik "Edhe pse s'jam djalë"

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:44 am

Gentiana Ballabani





Pafundësisht



Me duar të kryqëzuara,

vështroj nga jeta si një gërmadhë,

lartësohet hidhërimesh si një dëshirë,

ringjall bukurinë e fshehur,

të humbur skutave të shpirtit.

Flas me natën,yjet,

vras heshtjen

dhe mijëra ëndrra rendin pafundësisht,

rruga e qumështit mbushur trokthe kuajsh,

maja aizbergesh dhe ëngjëj të bardhë.

Të drejtohem, o jetë, ku më çon?

Ç’shtigje të thepisur më fsheh mua sot,

jam një krijesë e thjeshtë hapësinore,

jam veç një grimcë që jepem, por s’merrem.


Vështron



Ti vështron dhe sytë hubasin perëndimit,

ti flet dhe zëri tretet humbëtirave të shpirtit,

ti hesht dhe heshtja dergjet lotëve të hidhur,

Më vështro!

Ktheji lotët në mijëra brilantë ,

merre zemrën, fali dashuri, jetë,

jetën shtyje në harrim.

Atje përtej horizontesh

në mundsh më kërko.

Atje mes dhimbjes dhe mallit

ku ndjenja zë fill,

Atje ku shpirti pak prehje kërkon,

atje

dhe vetëm atje dy zemra fluturojnë.

















Niko Tyto, autor i rreth 17 librave të letërsisë për fëmijë, të folklorit si dhe të studimeve të ndryshme.Gjithashtu merret me publicistikë dhe është aktivist i njohur në jetën kulturore të vendit.Vjershat e shkruara janë marrë nga libri për fëmijë “Të lutem gjyshe edhe një…”



Kur tregon

Gjyshja përrallë,

Niprit,mbesat i mbledh pranë

Zëri gjyshes

i gëzon,goja mjaltë I kullon.

Gjyshe Lena

zemërbardhë,

u tregoi një përrallë.

Si kishte

ndodhur njëherë

me një lepur bishtprerë…



Nëna milingonë



Nëna milingonë

E mençur gjithmonë,

Urtë e me lezet,

brumbullit i flet:

-Dëgjo,brumbullesh,

vure vath në vesh!

Po të luash këmbë e duar,

Do hash bukë e lakruar,

se në jetë ç´do gëzim,

vetëm punën ka burim.



Simo Tyto është një nga mbledhësit më të mirë të anekdodave në gjithë trevën e Jugut të Shqipërisë. Libri më tipik me anekdoda i këtij autori është “Në sofrën Malëshovite”



Do puna punën,jo nuset e mia

Athinaja ishte punëtore dhe grua me sedër.Një ditë ishte ngritur herët dhe po punonte në kopsht.Kopshti ishte buzë rrugës që të shpinte për në qytet.Kaloi atë mëngjez buzë kopshtit krushku i saj dhe ,pasi ai punonte në qytet.Kur e pa krushkën që po punonte e përshëndeti:

Puna mbarë moj Athina.

Mbarë paç o krushk-i përgjigjet ajo-dhe vazhdon:Do puna punë dhe jo nuset e mia.

Krushku si burrë me sedër u prek nga fjalët e saj dhe dhe ktheu rrugë për te shtëpia e Athinasë,dhe kur e gjeti të bijën në gjumë,e zgjoi dhe siç i thonë e rrahu vëndçe.





Vetëtim Bejko



Ky shpirti im



Turma shpezësh rrahin jugun

me to dhe qielli lëviz.

Arratisje gjethesh shtojnë muzgun...

Ky shpirti im u boshatis.



* * *

Jeta ime dhunë shkretëtirë

nën pushtet të erës kryeneçe,

bota ime pjesë e padukshem e hënës

që rreket të thithet nga hapësira memece.
Nga vëllimi "Bisedë me vargjet"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:44 am

Elinda Bani



Muzgu i mbrëmjes



Ja, jashtë errësira ra, nën muzgun e mbremjes,

nën heshtje e shushurimava nën valën e prehjes. Një shprehi e madhe andej - këndej pushton,

nën jetën plot halle që diku po lëngon.

Pastaj fillon si gjithmonë ëndërr e keqe apo e mirë;

Ajo gjumin ua turbullon nën dergjen e mpirë.

E aty nga mesi i natës dëgjohet një ulërimë që të shpon

si majë e shpatës që të ngjallte drithërimë.

Nata zë e mban vesh, zë mban vesh edhe ti, Hëna të duket se qesh,mos ish veç një melodi?! Që papritur humbi nën qiellin e mbuluar me re, s’u pa ku shkoi?

Ndoshta diku u fsheh.

Kjo plagë që lëngon nën shpirtin e tretur

që dhimbjen dot s’duron nën jetën e zbehur!



Kërkoj

Kërkoj një fjalë nga kush s’e di,

këtë ndal më dridhet trupi.

Kërkoj një shpresë, ku, nuk e di,

kë të pres, po sikur të mos vijë?!

Kërkoj një jetë, oh, po e jetoj!

Po ,kjo ç’të jetë, ndoshta një lojë.

Kërkoj një vdekje! Pse, nuk e di

për çfarë kam etje?!...

Ky misteri! Kërkoj... Mjaft!

S’po të kuptoj, moj e ngratë, Moj!...



Vajtim

Vajtoi Çajupi,përmallshëm Evgjeninë,

Vajtoi Skiroi ngashëruer Minushin.

Vajtoi Lokja e Mjedës djalin që kurrë s’e lindi,

vajtoi ëndrra ime e jetës, fatin, që i trokiti!



Ermelinda Sheme



“Arratisja”





Një shpirt

larg shpirtit tim u arratis,

zemra

zemrën filloi ta grisë

në një ditë

të bardhë në një natë pis.

Nuk e di

si pa kuptuar e drejtove

... tënde ku me shigjetë

shpove zemrën time

e këpute një shpirt gabimisht të pafajshëm.



Medoemos

u dashurova me fytyrën tuaj, sytë e tu,

buzët etua.

Por askush

nuk deshi t’i bashkojë zemrat,

të bashkonte shpirtrat

në një frymë të vetme,

Ndoshta fati nuk deshte,

ndoshta, ti ishe shkaktari,

që shkaktove dhimbjen time të përhershme.



Unë prisja zemrën time atë natë

të shikoja fytyrën tënde

me yjet e stolisura në qiell, sytë e tu,

xixëllonjat e jetës sime, buzët e tua,

flokët e dashurisë sime.

Ishte e kotë të prisja më ,

të qëndroja ende,

të ëndërroja dashurinë time

tmerrrësisht të mallkuar,

duke hedhur vështrimin prej së largu.



Prej së largu zemra e tij

u arratis në natën pis,

ndërsa zemra ime...

Ah, zemra ime e arnuar!

Vulë e përjetshme mbetet për dashurinë

që nuk tretet.

Arratisje...








Hajdar Çafka



Fshatari dhe dhelpra



Në lak një dhelpër zuri fshatari.

“Ja hodha, tha, e munda varfërinë,

se qenka femër…”

Pa mori kusinë

e zë prej gjiri

qumësht t’i marri…

Dhelpra harroi ç’i bëri mizori,

hallin e ri shikon e lemeritur…

Prej torrollakut nis ironinë:

“Ç’ qumësht kërkon, more pjellë horri?

Shihmë një herë turinë,

pastaj merr kusinë!…”



Plehëra



Pseudomodernistëve



Ç’na ndotën dherat… (Plehërat)…

Na zvenitët vlerat……(Plehërat)

P…. që s’treten, p… që s’shkojnë,

Plehëra plastike që bimë s’realizojnë





Demir Allamani


Ëndrrat





Ëndrat vinin dhe iknin si sirena

dhe era vinte si ëndrrat

për ne mbeteshin si vinin

dhe ëndrrat dhe era.



Shtëpia ku kam lindur



Atje te sofati do të ulem

të prehem nga lodhja e gjatë,

hënën dhe yjet do të pyes

për gjithë ëndrrat që kam parë.

Nëse yjet nuk tregojnë

dhe hëna me dredhi në e pastë,

do pres të shoh me sytë e mi,

sapo dielli të nisë rrezen e parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:45 am

Ligor Shyti, W.P.S







NËNË TEREZËS!



Lum si ti.

Të derdhën në bronz e hekur.

Ndërsa unë,

që tani,

i gjallë,

kam vdekur.



PER MUA… 2.



Për mua,

nuk ka më gjumë.

Delet e shpirtit janë arratisur

Diku,

Lart në qiell.

Për mua,

s’ka më errësirë o flutur!

Ti, edhe yjet m’i kthen në diell.

Sa bukur!







SHIU



Jashtë bie shi.

Mbi tarracë,

mbi pemë,

mbi asfaltin e mbetur jetim.

Një mesazh

vjen në celularin tim “Vodafon”.

Jashtë,

mbi llamarinën e një kjoske,

shiu vazhdon pikon... pikon.

DUA



Në pranverë,

Kur lulet të çelin,

Të qesh me ty dua.

Në verë,

kur Dielli të djeg

Të los me ty dua.

Në Vjeshtë,

Kur shi të mos bjerë,

Lotët e tua dua.



KALI I BARDHË



Një kalë i bardhë,

I bardhë si bora,

Fluturoi,

Iku tej në lartësi.

Trokitjet veç në ëndërr mora

As vetë… as vetë s’e di se si.



Një kalë i bardhë iku mes reve

Trokitjet se ç’më ndoqën pas

Gjumin me ëndërra se ç’ma theve

U zgjova…

Eh, ç’më vjen të plas!



Të kalëroj mbi ty o kalë,

Mbi re, mbi male, e kam maraz

Një kalë të bardhë ëndërrova

Një kalë… të quajtur “Pegas”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:45 am



Gilda Halili



Emocione



Pyes syrin : ‘Çfarë shikon ? »

Pyes zemrën : ‘Për kë rreh ? »

syri bën sikur s’ më dëgjon ,

zemra bën sikur s’më njeh…

Pyes buzët : « Përse digjeni ?

Buza s’do të më përgjigjet,

e gjithë qenia më është fshehur…





Dashnor Selimi W.P.S

“Jetë në dallgë”,2000, “Dritëhijet”, poezi, 2002, “Lulet e vrara” poezi 2004, “Ëngjejt e heshtur” poezi, 2006





Udhëtimi i plagës



Në avionin e pasmesnatës

plaga e djegur e zemrës sime

udhëton drejt lindjes.



Bustet



Bustet shikojn ëndrra

nën hijet e mbrëmjes,

kur vesa i zbut nga makthi i natës.



Syspërkatja e vargjeve



Udhëtoj përgjatë Egjeut…

Nga ballkoni i ishujve vargjet e mia,

I spërkatin sytë Poseidonit.



Ëngjëjt e harruar



Ëngjëjt shtrirë si luledele

mbi gjethet e vyshkura të harrimit.

Drithërojnë si xixëllonjat që heshtin pas mesnate.

Nga libri”Ëngjëjt e heshtur”





Penelopa



Zinxhiri i gjatë i profecisë

shkund akoma qilimin tënd

të pambaruar,

në një ëndërr pritjeje të gjatë,

ku akoma, diçka ende ka mbetur

e pashkruar.



Nga libri “Lulet e vrara”



Lereni të fluturojë atë zog,

Do t’i jap krahë e prapë

le të kthehet tek mua.

Unë kam vetëm një dhomë

me mure të çarë,

tavan gjysmë të rënë,

s’kam dritare, as dritë.

Veç kam një avlli

me pemë e pyll plot lisa.

Mos!

Mos ma merrni atë zog.

Unë për të jam pemë

me krahë gjethe.



Ëndërrim



Muzg.

Vallen zunë zogjtë

e degët e pemëve u thyen…

Qielli ranë tokë

E pikonte lotët e marsit…

Selanik, mars 2001

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:46 am



Tepelenë

Me krijuesit e “Pegasi”- t dega Tepelenë



IZET ÇULLI,W.P.S

N’Kryetar i Përgjithshëm i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”

Autor i njohur i një mori librash të botuaar brenda dhe jashtë vendit edhe në gjuhë të huaja. Është njëkohësisht edhe Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve Tepelenë.



SA HERË KAM QENË NE JANINË



Atje shumë rrepe të lashtë, të rreptë,

Po njëri sikur më piskëlloi me fodullsi:

“Unë jam…

Tek unë i varën Birbilenjtë!”

“More mjeran, s’e di,-

iu ktheva ashpër,

- nuk u varën tek ty,

po u ngjallën!…”



Lavdia s’qëndron tek një degë me litar,

po tek madhështoria e burrave pa varr…



EKLIPS



Tre jofrymorët

na dhanë bukurazi

një spektakël të gjallë.

Brenda shpirtit – i shpeshtë,

jashtë nesh

i rrallë…



Kashta

Kali afroi turinë,

Pelës t’i hante tagjinë...

“Ç’bën , - tha pela, - more qyqar,

përse bëhesh lakmitar?...

Rrezik t’ia kalosh gomarit,

kur ha kashtën e samarit!”



Pronari

Ish një herë një dem syzi,

nxori veshon në çarshi.

E bleu një zotëri,

pa i vuri yzengji.

Nënqesh pela:

“Mor të marrë,

nuk ndryshon dot ajo farë,

sado të ndërrojë pronar,

sërish mbetet me damar!”



Thinjë

Veshoja me turinjtë si dardhë,

i tha gjokut: ‘Sa je zbardhë!”

Pa u ndez kali si furrë:

“Jo si ti që s’thinjesh kurrë!”

Nga vëllimi “Na dashkan dhe yzengji...!”, i njëzetë e katërt i autorit,

të botuar në muajin nëntor 2006 shkëputëm këto tri fabula



1. Në lundrën e entuziazmit

Para eprorit një nëpunës i ri:

- E mora diplomën e shkollës së lartë!

- Okej, hidhu edhe në të mesmen tani,

pas pak muajsh do të jesh maturant...!



2. Manizëm

E velën nusen me stoli, në qafë,

falanga, duar;

s’na mbeti gjë tjetër tani,

veç ca gishta për t’u shtuar...!



3. Idil

Herë në faqe, herë në buzë,

puth e puth, u çmend , u ndez:

- Këtë kreshtë që quhet hundë,

mos ta kisha! - i tha serbes.



4. Si lulet në arkivol

Në gjallje s’e vunë në kandar, kurrë,

paçka se punoi me përkushtesë të lartë,

mbas vdekjes dikush u hodh , u bë burrë:

- Po pse të mos i varim një dekoratë!



5. Licenca

Një gjinokolog në flagrancë e zunë...

- Jam me licencë, me mua s’keni punë...!



6.Përjashtesë

I zhvatën titujt shkencorë,

të shumtë si pikat e shiut;

nesër pa qenë doktor – profesorë,

zo r të gjendet këmbë njeriu.

Bubullijnë, na ngjethin: si murlan’i veriut!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:47 am



Çerçiz MyftariW.P.S, Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes “Pegasi”

Autor i mjaft librave të një sensi të veçantë. I shquar në lëvrimin e temës së vendlindjes dhe poezisë moralo- psikologjike, një shëmbëlltyrë e veçantë poetike.



Ka zemër brenda?



Regëtin

shuplaka e nënës.

Ka zemër brenda?



Si ikin vitet!

Si ikin vitet!

Vitet lënë rritjen.

Rritja lë plakjen.

Plakja për të ndërruar jetë

bën përgatitjet...



Të jetosh

Të jetosh

do të thotë të ikësh.

Të lësh poezi

do të thotë vjen.



Kënga labe



Ti, moj këngë labërishte,

me nektar shpirti më rrite,

m’i flet ëmbëlsisht zemrës,

më shëtit në krahë të ëndrrës.

Ç’më magjeps pas heronjve

dhe te bukuri e femrës!



Pema ecën

Pema ecën me gishtëza rrënje.

Me farën në spepat e zogjve

dhe flatra gjethe pende.

E keni parë si kalëron

me shungulllima ere?

Unë në fëmijëri bëja garë;

sa zbrisja nga maja,

shaluar një degë

e ngisja si kalë.



Nga rrahjet e zemrave tona

Që kur dëgjuan

rrahjet e zemrave tona,

gardhi hapi porta.

I zbuti dhe qeni lehjet e forta.



Marrë nga libri poetik “Prushit vatra e mallit”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:47 am

Novruz Shehu W.P.S

Nënkryetar i Lidhjes së Krijuesve”PEGASI” qysh në themelimin e saj

Autor i njohur në fushën e letërsisë shqipe në shumë gjini të letërsisë.



Braktisja e poetit



diku mes Perëndisë dhe Poetit...

Pa qiri, pa dhimbje, pa pllakë mbi varr

fle poeti.

Kitarë pa sol, re pa qiell

mbart mbi shpatulla mohimin.

Egërsia dhe frika zgjimin përgjojnë.

Qytetet deshifrojnë brengën në kërkim të rrugëve;

nga kremastarët e pemëve mbi etjen

bien Pikat e shiut,

lëndinën me lule

rropatet të sjell aty

ankthi i nënës.

Askush nuk ankohet,

askush nuk pendohet,

askush nuk kujtohet

për mungesën e këngëve

që e bëjnë ëngjëll njeriun,

vetëm pyjet klithën:

“U braktis Ai që lindi Botën...”

dhe me gjymtyrët edimrit

shkulën gjethet...

Dielli, këpucët earta merr në duar

pa i veshur nga hutimi,

Pëllumbat Ullinjtë mbartin,

t’i mbjellin në brigjet e arta,

diku mes Perëndisë dhe Poetit...









KËRCIMTARJA GREKE

Dridhen e s’bien

Në kraharorin tënd

Dy ishujt të Egjeut,

Pjek rrushin Korinthi

Në sytë e tu,

Të kacaviret në shtat

E bukura e dheut.

S’rrotullohet

Rreth vetes,

Rreth belit tënd

Rrotullohet planeti:

Motobarkë elegante,

Ç’do të ish pa ty deti?…





PA E NJOHUR



Pa e njohur

Gjysmën tjetër të hënës,

Nuk do të këndoj

Më për hënën.



MOS IU FSHIH ZOGJVE



E ç’ju fshiheh

ashtu zogjve

Se mos të spiunojnë?!



Ata kanë miliona vite

që puthen

pa u fshehur

Në degët e pemëve…







GRATË TONA



Na afrohen të lodhura.

Si pranë diellit

hëna e ngrënë.



Sa nisin të jenë gra,

Fëmijët

i kërkojnë të jenë nëna…



U GËZUA ESKILI?



Në sheshun “Omonia”

Ati i madh

I gjeti

Tragjeditë e humbura…



U gëzua

Apo

U hidhërua

Eskili?…



AFARIZËM NJERËZOR



Sajon naze të bukura,

Sajoj vargun e bukur.



Bëjmë, zonjë,

Afarizëm njerëzor?



Të të bëj të përjetëshme,

Bëmë të lumtur!











SHOQES SË FËMINISË



Po ti ku shkove?!



Unë s’e kam kuptuar

Fëmininë pa ty,

Po ti pa mua?…

Po a e ke menduar,

Qoftë vetëm njëherë,

Se mund

të të merrja grua?…





FSHIRJE KUJTIMI



Kokërrat e breshërit

në zemër i hyjnë,

e godasin fort, fshijnë

çdo kujtim, mendime

të zymta.

Papritmas aty hyjnë

dhe s’ka më lot,

s’ka trishtim.



Qielli endet vagabond

në pambarim…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:48 am



Lule Shameti Tepelenë

Botime të autores: “Serenat e dashurisë, “Një degëz mimoze”, “Ëngjej të pambrojtur”, “E fshehta e Merit”, “Rrënjët e këngës sime”





Trokitje



Muzgu po troket…

Mendueshëm do rrëshqas

Mbi perden ende të diellit?!

… do qajë, do qesh’ me rrezet,

apo ulëroijë përdëllyer?!





Shndërrim



Ç do gjë që lind

zhvendoset e zhvendoset,

pambarim.

Shndërrohet në fund,

ashtu si edhe në fillim.



Bëhu rreze

Bëhu diell

dhe më ngroh,

Ti bëhu rreze

dhe më ndriço.

Ti bëhu yll

dhe më udhëhiq,

bëhu qengj,

leri marrëzitë.









Konture kohësh



Prej kohësh të ndryshme

Grupe ëndrrash

kërkojnë t’ì mbushin tokës arteriet.

Opinggjata,

Krahë të plagosura,

Të paqta…

Përsëriten stina të rrëmbyera

në zemër,

Blerime të thara…

Blerime të njoma…



Kastriot Hadëri, W.P.S

Kryetar i Degës së Lidhjes “Pegasi” për Tepelenën



Duke parë një Miss



E bukur s’ke ç’i thua,

shtahedhura selvi,

që nga floku gjer në thua,

e derdhur kjo bukuri!

E hollë e gjatë si lastonjë,

natyra ç’ka pikturuar,

ato vetulla biskonjë,

bukuroshe e syshkruar.

Shikoj bukurinë e Misit,

sa shumë ma kishte ënda,

ashtu si është në të parë,

e tillë të ishte dhe përbrenda!

Nga vëllimi ‘Si zog me flatra”



Realisht

Përmbi degën e lofatës

u ul zogu në një kosht,

pa lakuriqin e natës:

“Pse rri varur kokëposhtë?

U përgjigj: “Zakon i lashtë,

ty ta tregoj miqësisht...

Thonë bota është e mprapshtë,

kështu e shoh realisht!

Fituese e çmimit të parë

në konkursin e fabulës të zhviluar në Greqi

nga Revista letrare “KELENO” ,viti 2005



Qymyri dhe gëlqerja



Flet qymyri

herë pas here:

- Flemë bashkë,

moj gëlqere?

- Tok nuk ka

sesi të rrimë,

unë bardhane,

ti nxirrimë!

“Ezopi në vargje” fabula



Era e MYKUT

Mban “kampion” për pastërti,

lloj – lloj varsesh byzylykë;

Po ç’e do se në brendi,

për çudi vjen era myk.

“Qeshim se s’qajmë dot” epigrame, poezi humoristike, fabula



Kohë e krisur



Kohë e bezdisur...

Ruajna , o Zot!

Qeshim si të krisur,

se nuk qajmë dot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:49 am

Xhafer Majko

autor i libri fabulor "Zile me hile", fitues i çmimit të tretë në konkursinë ndërkombëtar të fabiuul zhvilluar në Athinë në vitin 2005









Sitje





Bilbili fjalëflori

e gdhend librin e ri...

Botimet bën dhe laraska,

s'i dukej gruri, vetëm kashta.

"Po ç'bën, - tha një qukapik,...

- Pse s'merr shembull nga bilbili,

na jep gonxhe trëndafili,

krijon shumë, pastaj i sit,

gjersa nxjerr arin në dritë?!"






Stil





Thëllëza i tha mëllënjës:

"Ndërroje stilin e këngës!"

Qeshi me finesë bilbili:

"Ku di kjo, se ç'është stili!"



Loti

Foli syri: "More lot,

ku je futur, s'të gjej dot?!"

"Gati më ke, miku im,

po qe puna për gëzim...

Në është hidhërim i shkretë,

që të rrjedh, s'e kam të lehtë!"





Agim Bashaj (Tepelenë)

Banon në Athinë.

Ka qenë i zgjedhur Nçkryetar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër në krijimin e saj, anëtar i këshillit botues të gazetës “Pegasi”. Një nga krijuesit që lëvron poezinë moderne.



EKUINOKS



…“Veza e Kolombit”,

kjo filozofi e thjeshtë,

prapa më ndjek qyshkur!

Pegasin fluturues,

shaloj në vite të paqëna.

Udhëkryqe të jetës,

polet,

I përshkrojnë meridianë…

Ekuinoksi,

Përtej gradëve të zbuluara gjeografike

Sinoron dhimbjen tek unë.



PLANETI TJETËR



Nëse pyesni për Korpusin e Varfërisë,

nëse pyesni për makinën gjigande të pushtetit,

ju flas për administratën, Kushtetutën,

filozofitë sunduese,

për e kuilibrat ekologjike, racat dhe

lëvizjet demografike të popullsisë…

Nëse s’mjaftojnë të gjitha këto,

ju flas për veten time,

për kohën e vuajtjes dhe të lëvizjes

gjithsesi,

për ikjen apo të githa kohët e mundshme

të marra së bashku.

Ju tregoj hollësira të padurueshme,

SHTIGJE të thjeshta ju lë!

Por këto Vise mund të shkelen vetëm në emër

të Kartës së HELSINKIT…

a kur, rastësisht vendit i humb

barometri politik…



***

U poqën shegët më herët,

buzët e mia u çanë,

në plasaritje arteriesh

që s’mund të qepen,

rrodhi limfa e sertë, e mjelmët…

Dhe shkak për këtë sivjet,

u poqën shegët më herët.

Në atë flakërim të endërtë të marrë,

makiazh perëndimi,

(kozmetikë orienti)

njolla prej gjakut tim ranë…



KRYQI I SHPRESËS



I presin krahët…

I shtrydhin gjakun…

E rrahin gjer në rrahje,

pastaj i hedhin ujë

për ta nxjerrë nga koma.

E uritur përmendet,

çan shtigje për Udhë.

( Si ndodh kështu me shpresën !)

Xhelatët e mi dhe atje,

ku mungojnë drurët e fuqishëm

dhe të lartë….

Përherë më kryqëzojnë rrugët,

nis mbërthimi që në start…



IDIL



Dy gjysmë koka luanësh,

mbysin në iso

ligjërimet e krojeve

tashmë të shtera,

Në brigjet e zhveshura bari

s’u kosit dot,

Metamorfozë, Idil a Elegji e Pritjes,

Si një nuse e plagosur e shkëmbinjve

Mbi kalë të bardhë, atje më tej,

Mbi pluhur shtrirë

PRANVERA….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:50 am

Luan Meta, Tepelenë



Lulet e fjetura



Brenda meje

janë ca lule të kaltërta,

që vetëm pranë detit

zgjohen…



* * *

Tani që u bëra me djalë

dhe qentë fshihen tutje,

s’dalin më në rrugë…

17 tetor 2000



Puthja



Kur të putha në fillim

buzët ia bënin “paf”,

unë të thoshja si fëmijë:

- M’i hidh duart në qafë.

Në çdo puthje, për të puthurën

mësoje një të fshehtë,

gjersa një ditë, tek të puthja,

duart m’i hodhe vetë.

Të gjithë ju që e ndjeni,

se po vjen puthja e parë,

mos mendoni se nuk dini,

ajo do vetëm zjarr.

Puthuni, sepse buzët

dinë vetë të rregullohen,

puthuni, mos kini frikë,

se buzët nuk harxhohen.

Puthuni dhe do të shihni,

si vjen vetë mrekullia,

si ua hedh duart në qafë

pa urdhër, kënaqësia.



Kur mësoj diçka për

dashurinë



Kur mësoj diçka për

dashurinë,

më shfaqesh ti

dhe gjykoj sa të dua.



Krenar Progonati, Tepelenë



Obelisku



Obelisk, gur i zbardhur,

Koto Hoxhi, paska ardhur!

Petro Nini si njëherë,

libra mban “Lule verë”.

Verqilharxhi në dritare,

tek shfletos abetaren.

Ja Naimi zër ’i verës,

sikur thotë:

- Shqipja jonë

s’ju është dukur,

më e ëmbël,

më e bukru?

Për ty shqipe

sa u vranë:

Dhaskal Todër,

Negovanë!



Dita dhe nata



Dita dhe nata lodhen

për t’u zënë,

njëra lëshon diell,

tjetra kullon hënë.

Nata syt’ i mbyll

e i ndez në qiell,

dita ndriçon dritë

e i lyen me diell.



* * *



Sulo Gërbi

Autor i dy vëllimeve me poezi që bazamenti i substancës është mbi motive popullore “Fllad në zemër” dhe ‘Djepi i dashurisë”



Hëna

Doli hëna mbi Golik

a thua sy e qerpikë,

lëshon dritë e ndriçon dhenë,

sa bukur mbi Tepelenë.

Hëna që shkëlqen në qiell,

dhe natën na dërgon diell;

porsi trëndafil me vesë,

shpesh qëndron gjer në mëngjes.

Hënë , o hënë e bukur-o,

rreze drite na lësho,

të na shkëlqejën stolitë

e të shkëndijohen sytë.

Qysh në shekuj është thënë:

bukuran , porsi hënë.



Dialogim



Syri thosh: “Shikoj dynjanë.

Veshi: “Tingujt ua sjell pranë.

Hop goja: “Thoni ç’të doni,

pa mua s’komunikoni.

Dhe shkuan pyetën trurin…

Pse ziheni?…- ju bëtë murin.

Kështu e kanë këto punë,

tash çatinë do t’ia vë unë.







Prillon

Në pranverë porsa hyn prilli,

Dimrit i fiket kandili

dhe vendit i ndriçon ylli.

Hap petalet trëndafili,

pa ia thotë këngës bilbili,

diku në një degë bliri.

Çupëzës si lule prilli,

diç i çuçurit bandilli.

Marrë nga libri “Djepi i dashurisë”



Islam S. Kalemi, autor i tetë veprave dhe një në proces në gjini të ndryshme , fabul, poezi, publicistikë e tjerë. Drejtor i gazetës periodike “Katundishta”, fitues i dis açmimeve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

“Valle në terr” fabula , një nga librat prezantues për fabulën



Miza dhe kunupi



I thotë mizës një kunup:

”Je pa cipë, nuk ke turp,

ha ushqimin e pavlerë,

vezët i lëshon në derë.

Ia kthen miza me inat:

“Zotrote pike vetëm gjak!”

“Po ç’gjak më thua, moj mizë,

veç një pikë për analizë...”

Fituese e çmimit të parë

në konkursin e fabulës të zhviluar në Greqi

nga Revista letrare “KELENO” ,viti 2005



Blic

Dosa nga lluca pa dalë,

gomarit i hodhi fjalë:

“Bandill, nuk ndryshojmë hiç,

e kemi bërë barkun bic!”

“Ej, moj dosë, t’i s’e di

nga dallojmë ne të dy?!”

Uën në bark,

veç bar kam shtënë,

zotrote do të jesh shtazënë?!”...

Ëuster, 20.07.2004



Përçorët



Një ditë dashi seç thotë:

“Ti, cjap, përse erdhe sot?!”

“Të dy do të jemi përçorë

me zile dhe këmborë!”

“Jo, more, qenke i zgjuar,

për këtë na je munduar?!...

Mjekërrosh ke një barrë mend,

shko përçit në stanin tënd!...”



Hidh dhe prit

Deveja bën ironi:

“Kangureshë, të kam zili...

Ç’ke një xhep të bukur shumë,

më pranon të futem unë?!...”

“Ik, moj xhane, ç’po më thua,

ka xhep për gungat e tua?!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:50 am

Hasan Bushi, Tepelenë, fabulist,

autor i librit me fabula "Bishti i dhelprës".



Në verë

"O lumë gurgullon kroi,

- të ushqejmë un' e përroi!

"E di , ndaj ua kam për nder,

si në dimër dhe në pranverë...

Këtu jemi flasim prapë,

verës,kur të bëjë vapë!"



Lidhje



Tha iriqi: "Gjarpërushe,

do të var flori për gushe...

Për ty plasa, kam maraz,

të lidhemi me unazë!"

"Bukurosh, ta paska enda,

po ç'do pjellim?...

Tel me gjemba?!"


Isuf Çela, Autor i librit “Penën e ngjyej në hënë”





Koha



Koha rrjedh e s'kthehet,

jo të gjithë e dinë,

Kohën e bëjnë njerëzit,

kjo lartëson njerinë.

Fizikisht Bota ikën

dhe s'vjen prapë,

Koha porsi lumi,

nuk do të bëjë gjumë,

është si një lumë

që punon pa zhurmë.

Më mirë nga Koha,

tjetër në Botë s'ka...

Thonë ajo mbulon

dhe zbulon gjithçka.

Njeriun në jetë

të mos ta ndalojë lloha,

emër të lërë pas,

të mos ta shkelë Koha.



* * Dedikim ruses së bukur



Po ëndrra e parë?

Ç 'bëhet me të vallë?

Sikur ta takoja,

t'i thoshja një fjalë,...

T'i shprehja mirënjohjen,

pas kaq vjet harrim,

për vlerësim ndaj meje

dhe për kombin tim.




Laureta Nora



Diçka për Botën



Bota qesh dhe qan,

bota flet dhe gjithçka "mban"...

Bota "qesh" se nuk qan dot,

ajo hesht se nuk flet dot,…

Bota fle dhe s'zgjohet sot.

Lot derdh çdo ditë

por si e pafaj.

Pa bukë një fëmijë:

Bota e zënë ngushtë në faj.

Të gjithë më thoni qaj?

* * *

Sot qëndroj mbi re,

vështroj sa nga njëra anë,

sa në anën tjetër

ç 'po bëhet në Globin e vjetër?!

Më prekën në fytyrë, më prekën

të diellit rreze,

kaltërsia e qiellit

Ç po më bën për vete...

'u valvitka flamuri

në pastërti reje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:51 am



Luan Ziflaj



Rikthema pulsin



Zemra ime sot në të sosur

rreh si kambanë e shurdhuar,

si një zog rëndë plagosur

digjet si qiri në të mbaruar.

Gjaku i qarkullon si brymë

Më kot përpjekje agoni.



Dashuri që vret



Mërzitja që më dhe nuk ka kufi,

nuk dua më që të më shohësh,

dikur si e mjerë në vetmi ;

me the: “Eja diell të më ngrohësh”.

Pa shiko, sot edhe qielli qan

zemra s’di dikur, pse s’të qesh?

Një mur i akullt neve na ndan,

kurrë qetësi nuk do të gjesh.



Buzëmbrëmje



Meditim

Shikoj si rendin valët lozonjare

shtrihen sikur njëra tjetrën zënë,

në ondulacione treten tutje ngadalë,

unë përmbi shkëmb këndoj një këngë.



Perëndimi i kuq një sfond fantastik

krejt në ngjyra valëdetin hedh,

një pulëbardhë çan tutje me vërtik

në vargjet e mia jodin dua të mbledh.

* *









Elbasan



Fatmira H. Leka , emigrante në Greqi, Athinë.



Jam njeri...



jetoj në këtë botë Mëkatmadhe,

mes ziliqarëev si e pafajshme.

E ndiej veten njeri

veç në ngrohtësinë e humanes!



Edhe sikur



Tërë yjet të bashkohen

kundër meje do t'i mund...

Lotët do t'i ndaloj

të rrëshqasin nga sytë...



Po ti ç'bën?



A e di Ti se unë pres,

me kanata të hapura

deri sa të vdes

me gjak të nxehtë

vargje shkruaj.

Po ti, ç bën, i dashur,

neë zero ke mbetë?!



Marrë nga vëllimi "Lotët e një gruaje"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:51 am



DELVINË



1. Ardian Hoxha



Ai ende lëviz gurët

Me fjalë ngazëllimi,

Zoti më jep fuqi,

Shpresa dhe çlirimi

nga Zoti vijnë,

Sepse varri është bosh,

Ai ende lëviz gurët,

sepse Jezusi është Zot,

ai m'i hapi udhët.

Dhe kur ndiej mërzi,

zemrën kam vrarë,

gjaku i tij mbi kryq,

mua më bën krahë.



DRITË E ZEMRËS SIME



Kur në zemër ndiej trishtim,

Jezusi më vjen më ulet pranë,

sjell pendim dhe shpëtim,...

Më thotë:" Eja me fjalën mjaltë.

Eja të shkojmë pranë Perëndisë,

në përjetësi, në strehën time,..

Dhe kur unë digjem në errësirë,

bëhet dritë e zemrës sime.







Spartak Proda, autor i dy vëllimeve poetike ‘Mes harresës dhe kujtimit”, “Identitet”



Urrejtje

Fotosintezë e dhimbjes

në dritë gjelbërimin e zemrës,

karbon në thithjen e ndarjes,

acid dehjesh në ndriçimin e natës.

Mëngjesi urren diellmallëngjimin.

Ndarje e bekuar

Dy fjalë, dy puthje,

pastaj zemrën time,

ti merrma shumë;

një lot, më vonë ngushëllim,

ndarjen gëzoje, jepmi bekim,

një falje qiriri- modernen finale,…

Lamtumirë pritjes, të presë ndale.



2. Florentina Skëndaj, autore delvinjote. Shquhet për saktikën poetike dhe larminë tematike



Ankohet koha



Ankohet koha:

- Të trishtë ma jep fytyrën!

- Zbardhu ti, kohë,

s'ta ndërroj unë ngjyrën!

* * *

Ah, këta djemtë e Jugut,

ç'm ë rrethuan me kaq shumë nektar...

Sa ditë e vite shkuan

e s'dita kë të marr.



Disku i diellit



Litar shiu prej qiellit

e gozhdë ngulet mbi tokë,

Diskun ndezi Dielli gozhdëve,

s'ju duket kokë.



Një harresë e vogël



Parfumuam gushët, jastëkët parfumuam

për prehje dhe për ndjellje,

harrojmëtë lajmë gojët

dhe shkaktojmë vjellje.



I kotë mundimi

Gëzim gënjeshtar hiqu!

Jo vonë del fytyra kallpe.

Nga stacioni i skuqur

dyfish dyllësia t'i shfaqet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:53 am

Iliaz Bobaj, Anëtar i WP.S

Autor i librave: "Testamenti i bukurisë", "501 Fjalë të urta", "777 fjalë të urta", "Tregu i fjalëve", epigrame, 'Molla e sherrit" fabula,"Ezopi" fabula, "Legjenda e syrit të kaltër"(poemë legjendë), emigrant në Patra (Greqi)



Trungjet



Në ato çaste, kur jeta qe dhimbje

dhe dhimbja qe jetë për gjithkënd,

unë ndenja, gjatë u mendova,

të gjitha i shkova ndërmend.



Ndërsa çelte hareshëm lofata,

mua brenga më shponte në gji,

e verbra luftë e karriges,

e vishte vendin në zi.



I tronditur, brengosur, zhgënjyer,

si humbak nëpër botë mora rrugët,

se s' doja ta shihja atdhenë,

ta përgjaknin, t'i rripnin lëkurën.



Dhe tani, ndërsa ditët më ikin,

si plaka rrëgjake, ngarkuar me mund,

pres dorën e urtë të arsyes,

t'i heqë këta trungje,mbetur në rrugë.



Qyteti pa drita



Dritat u prenë, qyteti mbylli sytë

dhe mbeti në errësirë si një hutaq,

ngrehinat rrezëlluese, prej natës përpirë,

dihasin me zor në humbëtirë si verbakë.



Njerëzit e shkujdesur të luzmës dritore,

tani ca pritës të heshtur të dritës,

bëhen më të ngathët, si ngordhalaqë,

mbërthyer nga pritja, nga ankthi i saj mbytës.



Tek-tuk qirinjtë ndezin sytë e zbehtë,

përvijojnë mjedise si piktura në flu,

si ca piktorë, që në penelin e vet,

shkëlqimin me mjeshtrin e kanë ku e ku.



Kanë heshtur TV-të,kasetat, DVD-të,

videot gojëkyçur pushojnë në raft,

si ai që hap befasisht sytë,

qytetit i vijnë dritat dhe jeta nis ndërkaq.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:54 am



Ylli



S'e dija ç'qe ylli,

ai me dritëzime më magjepste nga larg.

Thoshja: -Ndoshta aty rri Zoti.

E vishja me epitete të shtrenjtë:

i argjendtë, i artë...

Një ditë aty shkuan kozmonautët,

ylli që adhuroja,

s'qe, veç një shkretëtirë e thatë...

Në fundetin e zhgënjimit,

iluzionet më ranë ,

si varka të mbytura.

. . .

E vërteta, shpesh,

i ka rrobat të grisura.



Njerzit ndryshojnë në pamje,

njerzit ndryshojnë në karakter.

Disa,edhe kur urrejnë,dashurojnë.

Të tjerë,edhe kur dashurojnë,urrejnë.



Koha e ikur



Si era mbi kurrize kodrash,

na ikën ditët marrëzisht

dhe dimri ish aq i gëzueshëm,

sa vera e mërzitshme ish.



Të lodhur, thyer prej qetësisë,

mes zhurmës u shlodhëm ndërkaq

dhe kemi shkuar në skëterrë

dhe kemi shkuar në parajsë.



Shijuam ftohtë dashurinë

edhe urrejtjen plot me zjarr,

prandaj s'na mbetet pik pendim,

prandaj s'na mbetet pikëz mall.



I dhamë të gjitha, aq sa patëm,

si pema frutet hedh përposh

dhe ndjehet plot çuditërisht,

po aq sa ndjehet edhe bosh.



Rrugojmë në rrugën e gjithkujt,

rrugojmë në rrugën tonë të vetme

dhe s'dimë dhe s'duam ta kuptojmë,

ç'na pret, ringjallje apo vdekje.





Kronika e një ndërtese



U ndërtua në vitin 730.

Pas 200 vjetësh e dogjën vandalët.

U rindërtua në vitin 1010.

U dëmtua nga pushtuesit në vitin 1537.

U mbrojt si monument kulture pas 400 vjetësh.

U grabit në vitin 1997.

. . .

Jeta saj,

si venë e vijnë valët,

e ndërtojnë njerëzit,

e shkatërrojnë barbarët.





Sa për një përshëndetje



Me flakë fjalësh mendjelehta,

ne dashurinë bëmë shkrumb e hi

dhe mbetëm mbyllur në vetvete,

të mbushur plot me boshësi.



Koha jonë, që ne e vramë,

nuk ka si kthehet, natyrisht,

po lehtësohem, se pendimit,

i dorëzohem krejtësisht.



Po ti mos kyç të gjitha portat,

si një mbyllnajë në vetvete,

kur sytë e tu ulin kanatat,

do vij sa për një përshëndetje.



Do ta shkel heshtjen butë-butë,

si trevave të një përralle,

do lë një puthje të purpurtë,

të butë,të lehtë si një petale.



Dhe do të ikij majë gishtash,

që ikjen mos ta ndjejë njeri,

ti kur të duash hapi sytë,

i imi mall të pret aty.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:55 am

Në qytetin e huaj



Sa herë endem i vetëm

në këtë qytet të huaj,

duke mbartur brengën,

po s'e lë dot askund.

Qyteti i huaj nuk pranon shkarkim,

i mjafton vetja për të jetuar.

Unë jam si ai marinari i vetmuar,

në një port të saposhkelur,

që as e pret, as e zbon kush.

Për këtë qytet,

jam qenia dhe mosqenia e tij e heshtur.

. . .

Gjallesa e tij e gjallë, gjallesa e tij e vdekur.



Në aeroport



Udhëtarë të ngarkuar,mbërthyer tek ikja,

hyjnë e dalin,rrinë dhe nisen për udhë prapë,

mbi stolat e ngeshëm të hollit të pritjes,

koha vjen e ikën me hap të ngadaltë.



S' dihet ku janë avionët,në honet e qiellit,

a ndoshta pas flatrimit rrinë aty përposh,

me kujtesë të fjetur, të plogët, të harruar,

krahëlëshuar si zogj të mëdhenj barkboshë.



Kthime të rënduara, të lodhura,të trishta,

nisje të befta,me ngut,bagazhe,ankth,

si misionerë të çuditshëm,kuriozë,të hutuar,

që shkojnë të shohin ç'bëhet atje lart.



Dhe kthehen sërish,pasi shuajnë kureshtjen,

sikur me sytë e tyre ata kanë parë gjithshka:

-Atje lart s' ka veçse një zbrazëtirë

dhe veç zbrazëtirës,asgjë tjetër s'ka.



Po përsëri sallat janë të mbushura plot,

baret e qetë, plot gjithashtu,

për ikeardhje qielli portat mbyll e hap,

zhurmë e avionëve then xhamat e tij blu.



Gjinkallat



Si një kor i paharmonizuar,

këndon secila në qejf të vet,

me zë të hollë,të trashë,të ashpër,të butë...

. . .

Ç' mund të bëjnë më tepër pa dirigjent ?





* * *

Përse më shkrove sërish letër

Përse më shkrove sërish letër,

kur koha jonë flinte në hi?

E di ç' më bëre? Më ke ndezur,

për të më djegur përgjithnji.



E mbaj në duar,më djeg dorën,

e hedh matanë,shpirtin më djeg,

në zjarrin që më ke dërguar,

më thuaj,ku ta gjej një shteg?



Përse s' më le në punën time,

të flija lirshëm në harresë,

ç' tu desh t'i dilje kohës kundër,

të fshije pluhur në kujtesë?



Nëse tek ti lashë disa borxhe,

mos mi përmend,të lutem,kot,

më thuaj,pra,kush dashurisë,

iu dha dhe nuk i mbeti borxh?



Përse më shkrove sërish letër,

kur koha jonë flinte në hi?

E di ç' më bëre?Më ke ndezur,

për të më djegur përgjithnji.



Në Olimpia, Spartë

Zeusi u nxeh,mori perënditë dhe iku,

duke djegur qiellin me pishtarë të zjarrtë.

Qytetin e pambrojtur koha e ka tretur,

kolonat ia ka thyer,

gurët ia ka shpërndarë,

si copa kockash të një skeleti gjigant.

. . .

Vetëm lavdia ka mbetur e gjallë.





Një çast me atë që adhuroj



Dëshira të shkëlqen si ar,

në sytë e mi gjen përkujdesje,

ndërsa më thua...nuk di çfarë,

si vesë të ndrin një buzëqeshje.

Ky çast, si koha, nuk di kthim.



Qëndro dhe pakëz, o magjepsje !





Mbrëmje dhjetori

Nëpër vitrina si papritur,

u ndez shkëlqimi gjer në fund,

dyndje në rrugë si rrallëherë,

reklama të verbon sa mund.



Kureshtje, ngjyra, vizitorë,

çifte me fëmijë përdore,

me kalimtarët, krejt lirisht,

në rrugë shkon moda dimërore.



Të ngutura ca pika shiu,

furrishëm bien në asfalt,

më tej haplehtë një e vetmuar,

nxiton dhe orën sheh ndërkaq.



Gjithkush ngarkon nga pakëz lodhje

dhe shkund po aq monotoninë,

siç shkundim pluhurin nga rrobat,

që ndenjën varur plot një stinë.





Nga gjethet zhveshur krejtësisht,

pemët e lodhura në park,

veshur në drita tërësisht,

s' duan t'ia dinë për to aspak.



Ngarkuar rëndë, teksa shpërngulet,

nga lodhja, ankthi, dufi, zori,

me erë, ndriçim, dhurata, shi,

ikën me ngut ky fund dhjetori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:55 am

Hajk



Vështrimi



Një çast të vetëm nxitimthi u pamë

dhe sytë, si dy vetëtima që thyhen, i ndamë.

Kaq. Dhe të gjitha i thamë.





Krahasimi



Kur fliste, fjalës nuk i vinte gardh,

e quante veten njeri të madh,

se s'njihte Dante, Shekspir, Rembrandt...



Diplomatët

Mendonin ndryshe,por folën ndryshe,

përzgjodhën fjalët me gjuhë diplomatike,

si maskë vunë buzëqeshjet hipokrite.





Në gjyq

U betua i akuzuari:-Do them të vërtetën !

U betuan dëshmitarët: -Do themi të drejtën !

Në gjyq e torrën hollë -hollë gënjeshtrën.













Niko Dede, autor i librit “Pranga prangave“



Gjerdan i valles



Vallja e Zagorisë



1. Doshnica po dredh shaminë

poshtë rrasës ndënë shkëmb,

të tjerët prapa i vinë,

lum si ne për atë vend!

2. Hoshteva po ia kthen mirë

dhe ja mban si kërcimtare,

janë njerëz me shpirt të dlirë,

hedhin valle me ngadale.

3. Koncka ison e vazhdon

në këmbë fshati është,

ka gurrën që gurgullon,

tokë e mbushur plot me vështë.

4. Fshat i vogël, pak i futur,

Bythyqi me pak shtëpi,

hidhet dhe kërcen si flutur,

plot me rripa, por verri.

5. Ja Nivani në ballore

po kërcen për mrekulli,

hedh vallen e tij kohore

të ëmbël me madhështi.

6. Madhështor fshati i Çajupit

këngë dhe e valle gjallëron

është koka dhe trupi

i Zagories që ushton.

7. Ndërani me iso mbush

edhe vallen ai dredh,

i jep asaj flakë e prush,

shiheni se si e hedh!

8. Ja Topova në të dalë

dredh shaminë dhe këndon,

hidhet zagoritçe valle.

Lum, ky popull që e lëvron!

9. Lliari i harkuar në gropë,

çalthi vallen po e hedh,

Zagoria është Evropë,

bijtë e saj rreth i mbledh!

10. Ja Zheji këtej nga “fundi”

bukur po e dredh shaminë,

Zagoria vendin tundi,

vend i aromës trëndelinë.

* * *

Tunde Zagorie tunde,

vallen kurrë mos e pusho,

mos të heqtë njeri prej hunde,

në ballë të valles qëndro.



Zagoritët kudo që janë,

punojnë e për ty mendojnë,

Mëmë ty ata të kanë,

duam të të kemi zonjë!



Vrion, 25 qershor 1986

Marrë nga vëllimi “Pranga prangave” i Niko Dedes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:56 am

Fier



Majlinda RamaW.P.S



Autore e librit “Merrma lotin peng”, një nga librat më të suksesshëm të autoreve të reja tepelenase, i cili ka një simbolikë të apsur dhe autorja është me perspektivë.



1. Shtegtarë të vonuar



Mbi pikën e tim loti,

udhëtonte nata syshqyer

krejt e vetme udhëtoja unë...

Eremit i ëndrrave të thyera.

Statistikë puthjesh

Në këtë buzëdashuri

një antindjenjë harrimi

bën bilancin e puthjeve tona...

ferishte e mbytur pelenash...



2. Më lësho



Trupi i fjalës sate i deformuar

portretizohet vështrimeve të mia...

Së largu dëgjoj klithmat e Sizifit...



3. Përtej dhimbjes



E hidhëruar shkoj në funeralin tim,

rrugës shoh copëza magjish që heshtin,

ëndërr, ankth

dhe shpresë e sfilitur pagane,





4. Vetëm



Sytë e gjysmërrezes së diellit

sot janë përlotur krejtësisht.

M e mua vajtojnë ikjen tënde...



5. Marrëzi të heshtësh



Si munfd të rri e qetë,

kur Atdheu mbeti lakuriq

me lëekurëne zezë

të djegur nga dielli hipokrit? ...

Valle hutash të uritura...



6. Një çast qetësi

Fshihesh pas gotësh gjysmëboshe

e përpëlitesh në delire të pafundme.

Heshtesh e përpiqesh të belbëzosh. ...

Jeta ka vend edhe për ty...

Ulu...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:57 am



“LERMA LOTIN NË PIKIM TË NGADALTË”



“NË GJUMË ZURA POETËT”


Kohët e fundit poeti Haxhi Kalluci doli para lexuesve me librin e tij të parë poetik “Në gjumë zura poetët”



Dr. Moikom Zeqo në paskopertinë shkruan: “Poezitë janë të ngrohta të sinqerta. Në to është derdhur shpirti i pagjumë i artistit. Haxhi Kalluci është një këngëtar i spikatur i këngës popullore të gdhendur në mermer. Është këngëtar i polifonive që s’vdesin”.



Petrit Nika, një nga redaktorët e vëllimit

“Përmes një vargu, më së shumti të përthyer, të çlirët nga rreptësia metrike, ku parësor është ritmi me parësinë apo çaprazitetin spontan, poeti Haxhi Kalluci sipërfaq një poezi të veçantë në tonalitetin e saj artistik. Kjo poezi, bashkë me lirizmin e vet të theksuar, sjell zërin poetik të një artisti fin, të një intelektuali me vizion të qartë social, të një mëmëdhetari për të cilin, siç thoshnin dikur edhe rilindasit tanë – atdheu fillon nga vendlindja. Besoj se kjo poezi do të jetë e mirëpritur nga një lexues i gjerë, për faktin se atë e karakterizon thjeshtësia në kumt, lirizmi imtim në përmbatje, koloriti vezullues i tablove jetësore të fokusuara në kohë e në vende të ndryshme, në fushë e në mal, në fshat e në qytet, në dimër dhe në verë, pranë detit e pranë lumit, në vendlindje dhe larg atdheut”.



Njeriu



Njeriut

që ka mundësi

diçka për të bërë,

i duhet një pe’,

i duhet një gjilpërë…



… dhe inati i tij,

mund të qepë

e shqepë

një botë të tërë



Hënxa



Poetët thanë:

- Hënxa është e ftohtë.

Poetët thanë:

-Hënza është e ngrohtë.

Poetët thanë:

- Hënxa është meit.

Poetët thanë:

- Si dielli që përzhëlit.

Poetët thanë:

- Hënxa vjen tek ne.

Poetët thanë:

- Hënxa është atje.

Atje a këtu,

nuk e zgjidhën dot,

pikë - pikë si mjaltë,

pikë - pikë si lot.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:57 am

Demir Korita Fier



Jeta



Jeta është e vështirë

dallgë, dallgë,

Lum kush e përballon

në breg të dalë...





Skraparit



Në themelet e tua të gurta:

Trimëria,

në malete tua të larta gdhendur:

Historia,

në gurrat e tua sykaltra:

Bujaria,

në sofrën tënde të mikpritjes

Kënga , Dollia,

në natyrën tënde magjepse:

Fisnikëria





Bujar Xh. Rama W.P.S,

autor i librave poetikë:"Dridhe balukez e prerë" dhe "Por kur të rritesh".



Ku je?



Në kurba histerish

të patën pranguar,

që kur ishe e brishtë,

ç'të ndukën

me qeshje rrudhaqe në rrugë,

e vogla çmendurisht,

të thirra ti më humbe si kristal,

moj ëndërr e fildishtë.



Menu



Natë për natë

në një pjatë

lot të tharë...

* * *

Vrapin sa herë kam marrë gjer në pyll,

të dëgjoja ujkërrimën e ujqve të uritur,

me gurë kam vrarë çdo natë një yll,

xheloz, se në ëndrra të dy kishim rritu.r



Lasgush Poradecit



Drem' e liqerit kur vak,

lopatat më s'pipëtijnë,

si rrjedha e Drinit plak,

vargjet e Lazgushit vijnë.

Po ku je kurm poezie?

Të kërkoj çdo shteg e pragje,

më flet ti gjeni anije:

"Lind'e vdekur jam në vargje!"





Zgjohu!



Zgjohu para se të flesh,

s'do të kesh kohë të prekësh mëngjesin,

kthehu para se të shkosh,

ëngjëjt siç lindin vdesin...

Marrë nga libri "Por kur të rritesh"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:58 am

Fadil Shehaj W.P.S Fier, autor i njohur



Peizazh



Në mengjesin e çdo dite,

era e lehtë, kreh e kreh flokët e shelgjeve,

Në ujë: Dielli, motopeshkatoret,

malet, të gjitha lahen.

Një tufë mjellmash me qafa të gjata,

si spiranca anijesh hyjnë e dalin mbi ujë,

një varkëz me pushues lëkundet,

si djep në valët e Ohrit.

Nga Driloni dielli nis të shpërndajë rreze.

Liqeni hap kraharorin



Njoh një njeri



Kushtuar Ma… Sp….



Njoh një njeri

që krenarinë mban si piedestal.

Njoh një njeri të zhytyr në trishtim,

fillikat si në kryqëzim semaforësh.

Njoh një njeri

me burime loti derdhur në vetmi.

Njoh një njeri

që sot të përgjërohet ty

dhe… nesër shkon me dikë tjetër.

Njoh një njeri të mbyllur në vetvete,

si në një qeramikë me simfoninë e vetmisë,

dirigjon heshtjen e ditë – natës.

Njoh një njeri ditën

me rreze të arta ylberi,

natën grindet me zhubravitje çarçafi.

Njoh një njeri

herë me rreze të arta dielli,

herë me rrebeshe shiu.

Dhe në i mbylltë dyer e dritare,

dashuria tek ajo rrugën e gjen përsëri

dhe bëhet ajër, bëhet jetë

e do të ulet sy…

Njoh një njeri…

A e kam njohur atë vallë?!



Njoh një njeri

Njoh një njeri të mbyllur

në vetvete,

si në një qeramikë,

me simfoninë e vetmisë

dirigjon heshtjen e ditë- natës...

...Ditën me rreze të arta ylberi,

natën grindet mes zhubravitje çarçafi...

Herë me rreze të arta dielli,

herë me rrebeshe shiu...

***

Me burime loti në vetmi,

që sot përgjërohet për ty

dhe nesër shkon me dikë tjetër,

zhytur në trishtim, fillikat,

si në kryqëzim semaforësh,

krenarinë e mban piedestal...

Dhe në mbylltë dyer e dritare,

dashuria tek ajo rrugën

e gjen përsëri

dhe bëhet ajër,

bëhet jetë

e do të ulet rishtas në sy...



Ariola Kondakçi



Guacka vetmie

Ndihem bosh pa mëngjese bilbilash.

Sa ftohtë.

Në buzëmbremje kukuvajkash

gdend profile të mermerta.



Ndjesi e trishtë



Ndiej aromë e vdekjes

në metamorfozën e shushunjës,

q ë bren e bren e uritur,

lastarët e njomë të jetës.

Një klithëmë britmash qan në errësirë.



Kryqëzimi



Kryqëzohen vuajtjet e njerëzve

mbi lotët e piksur të gjakut.

Nën to hapen plasaritjet e themeleve.

Rrethohem nga merimanga gllabëruese

që endin çdo ditë pëlhura të reja,

por një flutur f latrion sipër rrjetave.

B…rr..a.. ! Mbyllet pa mëshirë një derë

edhe nëj tjetër përplasje me fatin !

Sërish në udhëkryqet e jetës…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:58 am

Alketa Zonja, Fier


Hyjnore





Gjithësia e Universit je ti,

ëmbëlsia e botës

derdhet në buzët e tua.

Përpara syve të tu

shkëlqimi i një meteori duket i zbehtë.

Je ti ëndrra që më jep jetë,

je ti Engjëlli që nga dhimbjet...

e kohës më mbron.

Fjalët hyjnore dalin nga buzët e tua,

kanë kuptimin e një fjale: "Të dua!"



Dhimbje e kohës



Jetojmë të dy në këtë botë "Makabër",

në këtë realitet, ku asgjë s'është e vërtetë,

jetojmë "për sot", në mendje , "Po nesër?"

Dhe endemi në vuajtjet e jetës,

kur thellë ndiejmë dhimbje për veten,

për humbjen e kohës, për humbjen e shpresës.



Vetmi e etur



Errësira pushton dhomën në heshtje,

vetmia krijon akullnajën e ftohtë,

kitarja e vjetër në harresë...,

rënkon çarçafi i zhubrosur

si një shkretëtirë e zbrazët.

Më kot gishtrinjtë luajnë mbi kitarë,

tingull i thatë si kërcitja e një ashke;

futem në shtrat....

bashkë me vetminë...

Gjithçka më mungon,...

Askush nuk është "TI".


Shoqes sime Etleva





Pa dashur, sot ti më lëndove

e zemrën në rrugë ma flake,

E shkelën e përçdunuan...

si një zemër të çvirgjër

mbushur me mëkate.

Ti qesh,

krenaria jote të ka pushtuar.

Si një legjendar mes udhëkryqit

qëndron dhe thua:

"Atë zemër unë e kam çnderuar... "

Hesht zemra në vetmi,

vuan e loti pikon për njeriun...

Për zemrën...

Dashuri tjetër s'ka...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 EmptyFri Sep 12, 2008 11:59 am

LUBJANA NUSHI

* * *

Të gjitha pikuan

nga pena e brishtë

e vërtitur si një kopshtar

mbi lulet e pambjella.

Të moshuarit mbushnin grushtet

me trishtim të papritur...

Të braktisurat

përtypin zhgënjimin

në atë lëmsh të virgjër...

Veç firmën nguron

të hedhësh në fund...

Poete , çfarë le pa shkruar?



NJË LOJTARI



Sikur topi

që ti luan, të ishte shpirti im,

ç’do të bëje?

Vallë, a do ta gjuaje pa ngurim?

Apo në mëdyshje do të të zija?...



Kozmetikë



Në të kaltër lyer

pasioni vajzëror,

në gri temperamenti,

në të kuq çapkënia moshë,

bardhësi sinqeriteti...

Në permanentin e ndjenjave

një kaçurrele e pabindur...

Habitet vetë Planeti....



ANISA RRUMBULLAKU



Emri që të ngjall

dëshirë për të jetuar...

Ëndrrat gjithmonë të bukura.

Vazhdoj të eci e vetme

në rrugët e kalldrëmta

të këtij qyteti të panjohur.

Gjethet po u bien ëndrrave

dhe ëndrrat kanë stinë..

Si mund ta mposht vjeshtën,

Liqeni është mbushur me mjellma...

Në botën e ëndërrimit fluturoj

me krahë ëngjëjsh që më duan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008   Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 15Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 9 ... 15  Next
 Similar topics
-
» Anthology poetical “KORSI E HAPUR” (OPEN LANE” 3
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE
» Antologji me poezi shqipe: "Lotët e Virgjër"
» Drejt, hapur, qartë!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: