|
| Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:27 am | |
| Dhurata THEMELI
Autore e librit me poezi “ Dashuri në mjegull”. Ka përgatitur për botim shumë vepra të gjinive të ndryshme. Lëvron edhe letërsinë për fëmijë.
“Këtë gjendje shpirtërore autorja e shpreh herë nën zë, herë me zë. Herë me psherëtima, herë me dufe. Kështu përvijohet diagrama që përvijohet nga një poezi në tjetrën… Dritat dhe hijet që ndizen e shuhen nëpër vargje, Dhurata përpiqet t’i këndojë me zërin e saj...”
Nasho Jorgaqi
Selia jonë
perde najlon…
mobilje të llakuara,
…
Në shtratin bashkëshortor
mbështjellë me velin vjollcë
të abazhurit,
unë dhe ti…
Thua zotërojmë globin?
Të kërkoj në amëshim.
Portat mbyllen mospërfillëse
disa të lehta dërrase,
disa… të rënda plumb,
përqeshin fatin tim
që zvarritet.
Unë i mohoj vetes
vitet e mia.
Si një kometë e vonuar
këmbadoras të vij pas.
S’mund të bëj ndryshe.
Për ty,
gjendem mbi tokë.
Kristo Stoja, poet, publicist
Pikë krahasimi
Kjo krijesë e natyrës e
gjithëpushtetshme…
Në dasëm nuse fustanbardha
qëndisur hijshëm
me një buqetë aq të bukur
kompozuar lulëzon…
Në park dy të dashuruar:
lozin kukafshehti
(puthin lehtas njëri -tjetrin
nga larg).
Kur djali arrin ta kapë vajzën,
para puthjes së gjatë
një kurorë lulesh i vë midis
flokësh…
Lulja e gjithëpranishme
si vajzë e bukur,
zbukurim shpirti, mendjeje,
gjallërim trupi…
Lulishte, kopshte të harlisur,
parqe: kënaqësi frekuentimi.
Flokëthinjurit çlodhen,
çamarrokët lozin,
ndjehen të lumturuar
të dashuruarit!
Ngrënë këtu “pusinë”
dhe “gjuajnë”
ata që dëshirojnë të marrin
një kujtim të bukur luleje…
Këngët tona s’mund të ishin
aq të bukura,
nëse nuk do të ishin
të stolisura me lule.
Ah, kopshtet e lulekëngëve,
ku lëshohen
të harlisura puthjet
dhe në çast shpërthejnë:
trëndafilat,luleborat,
karafilët, zambakët!…
Ç’formë e bukur trupi
si e vajzave!
Ngjasin vajzat me lulet!!…
Larmi e gjetheve,
larmi e puthjeve;
ngjyra befasuese e petaleve,
aroma dehëse-simbol
i fantazisë së bukuruar,
motra të krijimit…
Pyetja te Filozofi:
“Ç’t’i shpie dhuratë mikut
për nderin e pashpërblyer?
Pyetja te mjeku:
“Ç’më rekomandon
t’i shpie të sëmurit
që t’i shëroj stresin?
Pyetje shoku- shokut:
“Ç’t’i fal të dashurës
që zëmërimin t’ia mposht?…”.
E shpejtë përgjigja:
“Lulet në tufë!”
Para lules, para të bukurës,
para imtimitetit që falin
ato gjunjëzohet gjithçka,
çuditërisht gjunjëzohet
dhe dorëzohet
i pagjunjëzuari,
i padorëzuari,
i paskllavëruari:
POETI!
Lulja sinonim,
simbol, pikë krahasimi,
portretëzim
(Ti më je si një gonxhe
dhe më kap si gonxhe!)
Ah, krahasim i gjetur!
Vajza si lulja. E brishta,
delikatja, e bukura
e një vajze:
shtat veçanësia e një vajze…
* * *
“Shkeli lulet,… “.
U mat të shqyente
të vetmin lastar
që premtonte,
me një trëndafil,
të vetmin e
të parë të sapoçelur.
Një shqetësim thirri:
“Ej, zotëri, a mund të
të quaj kështu,
kur këput lulen?!
Mos e këput….
Le t’i lëmë të çelin
vetë lulet,
të blerojë gjelbërimi,
e bukura të na bëhet pjesë
e shpirtit,
bashkëudhatare e jetës.
A do të kishim kuptim
pa luluar?
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:28 am | |
| Albiona Naçollari, autore e librit “Kthej valën”, kryesisht me poezi lirike.
Pritje e venitur
U dashuruam
mes zemrash të çiltra
ti i lëshove "të duat"
mes puthjesh të brishta.
Eh, si e prisnim të ëmblin çast,
orën e artë të takimit,
t'i gjendeshin njëri - tjetrit pranë,
në pikun e mallimit...
Të prita një ditë, të prita shumë,
pritja ishte e kotë, se ti s'erdhe,
trishtimi lotët i dedhte lumë,...
Ah, ç'faj pata, si më gënjeve!
Një ditë rastësisht
të diktova mes turmës
në sytë e nxirë, në trupin e tretur
dallova dhimbjene thellë.
E kuptova kodin e mundimit,
kuptova se vuaje nga kjo dashuri,
një dashuri me fytyrë të rreme
ditën të nxirronte e netët në pagjumësi...
Një pikëz poetike
Dua të jem
një pikëz uji,
që rrjedh ëmbël
nga zemra e tokës
e në dete e oqeane,
anë e mbanë gjithë botës.
Dua të jem një pikëz uji
të bie me vesën e mëngjesit,
të qëndroj mbi petalete luleve
e të më përkëdhelin marrëzisht
rrezet e diellit.
Dua të jem një pikëz uji,
të bie, kur bie shi,
nga qielli poshtë të bie
e të qëndroj aty mbi ty.
Ah Hëna!
Detit iu luta: "Shtero...",
por ai s'më dëgjoi.
Zogut i thashë: "Pusho",
por përsëri këndoi.
Hënës iu luta: "Mos trego",
por ajo më tradhëtoi,
nën dritare
me të dashurin e zemrës më pa,
kur më pushtoi.
PEÇO KAGJINI, poet, publicist. Ndodhet në SHBA. Gjatë jetës së tij ka kaluar një kalvar të madh vuajtjesh dhe internimesh për mendimet e tij progresiste.
I ULUR TE MERMERI
I ulur në gjunjë pranë mermerit të bardhë,
i ardhur nga larg,
lehtësoj mallin,
sjell nderimin.
S’ka ç’më bën durimi i akullt.
Mermeri i varrit lëshon ngrohtësi.
Ndiej se të pushtoj brenda në gji,…
ashtu si dikur fëmijë.
I ulur mermerit të bardhë,
i ardhur nga larg,
fuqia jote lotët m’i than.
FLAS ME DALLGËT
Trageti Sarandën e lë.
Në Korfuz do të arrijmë.
Në provë është vënë durimi,
dallgët sikur të përpijnë.
Deti qenka zemëruar,
që prapa lamë Shqipërinë.
Jo, dallgë, mos u shqetësoni!
Në atdhe sërish do të vijmë.
Kur të kthehemi në tokën tonë
ju do të lozni si lozonjare.
Gëzim të madh do të ndieni,
që vendin nuk e lamë për fare.
ENDERR
Endërr,
ç’deshe
që më ngatërrove pleqërinë me rininë
në një botë më të vdekur?! Ç’deshe?
“I dëshëruar si në kohë fëminore
iu hodha në krahëror Krisisë.
U ngjall një mall i tretur,
si trup i saj në humbëtirë,
mbi gjysmë shekull i vdekur.
Çasti i lumtur ëndërrues
më ktheu frymore,
Gjallësisht motrën e humbur
ripërtëriu dashurinë e mbetur peng…
por a i besohet ëndrrës:
Gjithçka për rreth u zvetënua
ma mori Krisinë sërish ëndrra,
Më mbeti vetëm malli i shqetësuar
që do të më ngjitet p[as gjithë jetën
e do të më lehtësojë veç në amëshim!… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:28 am | |
| Ramadan Çulla
Autor gjirokastrit. Ka botuar librin ‘Zgjoj”
Guri
Gurin e çava me çekan,
e tingull lëshoi, kur rashë,
çudi: Edhe guri, që është gur…
Qan… Më dysh po ta ndash!
11.06.1998
Mbeti
Nga gjithë gjelbërimi i vitit
mbeti relikë bari…
Mbeti gjethja e lisit…
nga gjithë gjelbërimi i Vitit!
1998
Gjethet
Le t’i marrë gjethet era…
Ato u zverdhën.
Ti mos u trishto,
por duaje Vjeshtën…
Njëngjyrëshe s’është
kurrë Natyra,
as katër ngjyra.
Natyra me ne luan:
Trishtim - Gëzim,
Gëzim – Trishtim…
Le t’i marrë gjethet Era,
le t’i marrë.
Dielli prapë do t’i çelë!
1992
Manol Basho,
nga fshati Andon Poçi i Gjirokastrës, autor i disa librave poetikë dhe i një romani historik me titull "Fusha e Tavanit". Vëllimet e tij poetike: "Nëpër zilet e vargjeve", "Çadra jonë", "Ringjallja", "Legjenda në male", "Hëna nëpër vargje", "Fllad i mallit", Poezi të zgjedhura arumanisht, "Urat", përmbledhje të katër vëllimeve poetike (greqisht)
Hëna nëpër vargje
Sy më sy shihemi me hënë,
nëtëve kur botën ndrit,
dhe ma bën hënore këngën,
nëpër vargje përshëkëndit.
Sa shkrep syrin përmbi mal,
vargu im bëhet ylber,
një poet si unë në fshat,
me vetveten jep e merr.
Bëhet zog e bëhet gjeth,
bëhet lumë e bëhet dritë,
hëna shkon e prapë vjen,
si nëj çupë e florinjtë.
Por kur hënën e pi nata,
që zezon ngado mbi dhe,
vargu im me zor hedh hapat:
"Hënë e bukur, dil ku je!
Fund
Ka një kufi ku s'arrijmë, jo, dot.
Ka një mrekulli ku dehemi kot.
Kufiri mes jetës dhe vdekjes është larg,
nga vdekja dhe jeta çuditërisht lind prapë!
Marrë nga vëllimi "Hëna nëpër vargje".
Kleanth Caca,me origjinë nga Nivani i Zagories , Gjirokastër, autor i dy vëllimeve poetike "Orteku i mallit" dhe "……
MËNGJES PRANVEROR
Shkoj lëndinës pa gdhirë mirë,
në mëngjes,
këmbët më lagen shumë,
ka rënë vesë.
Vesa si margaritari,
po shkëlqen,
bie dielli i nxehtë,
e rrëmben.
lëndina me lule shumë,
luleshqerra,
këtë bukuri të rrallë,
sjell pranvera.
mëngjesi në fshatin tonë,
në pranverë,
këngëzon në gji të vashës,
me plot erë...
mMrrë nga libri '”Orteku i mallit"
Në varre nuk ka jetë
Le të vuaj, lë të vuaj,
Ti akoma mos ma duaj,
Po të dish, o moj e shkretë,
se në varre nuk ka jetë...
Eftimi Mila, Durrës
autore e vëllimeve poetike: "Më prano siç jam Zagoria ime", "Pranë jush e midis jush", "Yjet ju kërkojnë " me bashkëautor, "Dhe ju pres një ditë"
Poet
Po shkruan me dorë,
nuk quhesh poet,
nëse të flet zemra,
ashtu je vërtet!
Ylber
Në dasma të këndojnë, simbol të bukurisë,
poetët vargëzojnë, kur thurin poezitë.
Dukesh nga larg, kur ngjyrat të puqen,
të verdha , të kaltërta, jeshilja me të kuqen.
Nisesh në këngë, në bukuri qëndron
dhe syve të vajzës, magji rrezaton.
Vërtet...! Bukurinë! Kush ta ka dhënë?
Pranvera ty? A ti ia kedhënë?
Liria
Pre përfundove në njerëz pa botë,
nga llumi të ngritur, me kthetra pa kokë.
Ëngjëll të prisnin, ëndrrat e dlira,
në natë të kthyen, njerëzit pa fytyra. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:29 am | |
| Silvana Hazati (Gjirokastër), autore e librit “Buzëqesh me shpirt të vrarë”
Tik - tak
Ma prek pak trupin të kuptosh
se si po digjet?!
Më puth pak buzën,
si prush po piqet ;
më prek pak dorën
se si po dridhet
dhe mos më harro
tek përpjetë
« tik-taku » po hidhet...
Dega e thyer
Veç emri yt ka mbetur në kujtesën time,
trupi yt në lëkurën time,
buzët e tua në buzët e mia
dhe kjo kaq,
sepse ti nuk je pranë meje,
dashuria ime e thyer.
Burbuqe Memushi
Autore e librave poetikë :“Ylli i rrëzuar" dhe " Flas me gjuhën e lotit”.
Gjembat
Në dorë e mora trëndafilin,
se e kishte emrin trëndafil,
më dehte bukuria e tij,
por papritur, më shpuan"gjëmbat"
që fshiheshin
symbyllazi në trupi trill!
Ylli i rrëzuar
Ylli u shkëput
nga qielli i zemrës sime...
Të rezistonte nuk mundi
këto ditë tundimesh.
Ishte fare i vogël,
qiellit tim i jepte pak,
fare pak dritë,
por si motak që ishte
u shkëput e ra.
I shkreti yll,
s'mund t'i përballonte
stuhitë...
Mbeti ligjërimi
i qiellit tim për të.
Ndoshta ndonjë tjetër
ka për ta zëvendësuar,
por po të jetë i njëjtë
dhe ai ka për t'u rrëzuar!
Oh, yjete e qiellit tim të rrëzuar!
* * *
Nostalgjia lotin nxjerr nga syri im
më bën të arratisem larg,
atje ku shpirti gjen shpëtim!
Hyr
Hyr sërish në portën time
Ti, o lumturi, e humbur në vaj.
Hyr sërish, buzëqesh e mos qaj...
Hyr, oh, të lutem, mos më lër
të tretem në rënkim!
LULJETA HAXHIU
Autore e vëllimit poetik “Heshtaz mbyt frikën time”
MUNGESË E LOTIT
Ja u shkëput
dhe e fundit dërrasë
e djegur nga zemra jote.
por sytë e tu tashmë
nën dekorin e hidhur të shpirtit…
s’kanë as lot t’i thonë:
“Lamtumirë!”
FSHIRJE KUJTIMI
Kokërrat e breshërit
në zemër i hyjnë,
e godasin fort,
fshijnë çdo kujtim,
mendime të zymta.
Papritmas aty hyjnë
dhe s’ka më lot,
s’ka trishtim.
Qielli endet vagabond
në pambarim…
HARRESË ME DASHJE
Të porosita të vije tek unë.
u largove i frikësuar.
T’u luta të më pushtoje shpirtin,
pakujtuar më more pamjen…
U mundova
të të prekja
të paktën me majat e gishtërinjve,
por, kishe humbur sakaq
kanalit të dështimeve!
VETMI
Shkatërroj trupin,
që sapo më dhanë.
E bëj copa – copa,
e hedh mënjanë.
Nuk di ku të eci,
nuk di ku të shkoj.
Në këtë çmenduri
vetveten harroj!
MONOLOG
Çast i trilluar fantazie
rrëshqet kapilarëve
të ngushtë të ëndrrës.
Shpalosesh pastaj si fletët
e një ditari
krahëve të botës sime.
Mblidhesh në një pikë loti
dhe mbush oqeanin…
PAK “DASHURI”
Në krahët e kohës
jemi shtrirë.
Të heshtur vjedhim
pak gëzim.
Luajmë një lojë
më të mirë.Por të gjithë
e quajmë “film”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:29 am | |
| Aristotel Vardhami,
autor i librit “Zambak i menduar” me theks të shquar lirik.
Në pritje të shpresës i duruar
Të më kthente Zoti, pak shpresën e humbur
do të bëja mirë sa mos kisha mundur.
Të më kthente prapë, qoftë dhe në ëndrra
do të bëja për njerëzit çfarë t’u donte zemra!
Të më kthejë kohën ca vite më parë,
do ta merrja nusen me vellon e bardhë.
Të më kthente kohën që lashë në vetmi,
do ta mbushja jetën plot ëngjëj, fëmi…
Të më kthente vrapin të munguar shumë,
s’do të flija natën, s’do të bëja gjumë.
Të më kthente kohën qoftë sadopak,
do të mbetem i ri, kurrë s’do të bëhem plak.
Unë jetoj me shpresë dhe kështu siç jam,
do të jetoj me djersë, nuk jetoj për nam.
Me sytë nga qielli mbeta natë e ditë
Zoti im, kur do të më falësh, ditën e florinjtë?…
Jorgo DHESPA
nga vëllimi “Kthehem atje ku u nisa”
ISOJA E PSESË
Pse s’këndojnë bilbilat
sipër në kodrinë,
Ndofta janë zemëruar
vetë me dashurinë?
Pse këndojnë gardalinat
edhe dallëndyshet,
Mos janë “përvëluar”,
që s’po shohin ndryshe?
Pse s’kalon më mikja
me llërëpërveshur,
me gjymat për ujë,
Flokët bukur pleksur?
KËRMILL
Zanat të mirë
ka hajduti,
i ka ikur cipa,
i ka ikur turpi.
Kërkon të rrojë
pa derdhur djersë
zvarritet kërmilli
si nëpër vesë.
Çajup Shehu,
autor i librit “Kalvar, gjurmë, lutje, falje”. Ka në proces një vëllim poetik dhe një me fjakë të urta e fabula.
Ëndërr e ndaluar në rrugëtim të lodhur
I shkreti njeri rron me shpresë,
përqafon ëndërrimin, kërkon dijen,
kërkon agun e një dite të re të lirë,,,
Po ku?.. Qysh? Si? Po ku?!
Ah, çlodhje dhe çmenduri
lexuar në alfabetet e fshehura ndën një thikë!
Dola shpejtësisht në rrugë,
kaloi një makinë tip "ZIS"...
Kaloi një skodë... Prit...
Kaloi një Autobuz... S'ndaloi..
Prit.. thoshnin me gjuhën e tyre
e sytë endezur gjak të kuq:
"S'të takon të udhëtosh..."
Diç dallonin,
shenjën e damkosur figurativisht
mua dhe të gjithëve të mive
si një tabelë kodike, që vetëm ata
dinin ta lexonin...
Unë ngela në stacion...
Desha, s'desha u nisa me këmbë,...
Por, aty nga pleqëria mezi arrita...
Gjeta Parajsës, përqafova shkollimin,
atë që shumë ëndërrova gjatë kohës së ndaluar.
Lliko Çave 1938-1996
Libri i tij i titulluar “‘TINGUJ LIRE”.
Hardhia
Përmbi sofat te porta jashtë,
mbi shtrat të lartë rri një hardhi
dhe shtrihen degët gjer'e gjatë,
plot hijeshi e bukuri.
Atë hardhi e mbolli gjyshi,...
"Të jetë tendem, tha, - për behar,
e buzët të na i njomë rrushi,
kur prehjen gjejmë mbi sofat.
Dhe vit për vit u rrit hardhia,
më e shëndetshme, më bujare;
paçka se çoku zgjatet dhia
e këpuste ca lastare.
Ka kohë që gjyshi s'jeton më,
por rron me ne kujtimi i tij,
vendin askush nuk ia zë,
n'atë sofat, nën hardhi.
Bashkë me ne edhe hardhia,
s'harron kurrë gjyshin plak,
ndaj plot sheqer si fjal'e tija,
ka ëmbëlsi në çdo bistak.
Marrë nga vëllimi "Tinguj Lire"
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:30 am | |
| Mitat Kondi, autor i librit “Supet më ngrihen në majë“ si dhe i mjaft librave të tjerë. Mitati gjatë jetës së tij është marrë dhe me hulumtime dhe mbledhje të folklorit.
1. Dil te fiku i bardhë
Udhës kur kalova poshtë nëpër mëhallë,
File gjeraqina, trëndafil i bardhë,
të prita te shtegu mos dilje në shkallë,
një muaj të tërë që s'të kisha parë.
Për kosat e gjata malli më më kish marrë,
Mëma me babanë: "ç'pret këtu?"- më thanë.
Desha t'i gënjeja, një qortim më dhanë.
Ika i hidhëruar, po s'e bëra fjalë.
"Do shkoj prapë nesër, dil te fiku i bardhë,
me dy gurë në fleta do të jap sinjalë".
1. Te sheshi në Baltëza
Te sheshi në Baltëza, ma ka enda të rri ca...
Te rrapi me dega shumë, të ulem në ata gurë,
të shikoj tutje karshi, nga shtëpia me avlli.
Shtëpi e murrme te molla, ku hyn e del mesholla,
vajza me fustan të bardhë me një bukuri të rrallë.
Fustan bardha pika -pika, syri i shkruar lëshon çika,
lëshon çika si shkëndi, kur del në divan e rri,
qendis tantella kambri, për shtëpi a nusëri,...
Ul e ngrë atë shami, të vjen turp a ke zili?
Mos e ul luleshaminë ne të dy jemi jetimë
dhe nënat që kemi shoqe na e bënë krushqinë.
Zhulat 1941.
Marrë ng alibri i autorit 'Supet me ngrijhen në majë', vjershë e shkruar në vitin 1936
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:30 am | |
| Duro Shehu
Eh, ç’pate, Çajkëz!
1.
Kaspiku i kaltër gumëzhin,
përzihen dallgë e valë.
Nga deti ngrihet fluturim,
një çajkëz, pulëbardhë…
2.
Nga perëndimi u drejtua,
e lehtë e plot gëzim.
Ç’të shtyu çajkëz që rrugën more,
drejt mëmëdheut tim?!…
3.
Nga perëndimi Shqipëria,
një vit që s’e kam parë.
Të puth të paktën dhe një gur,
se malli më ka marrë!
4.
Dhe çajkëza iku fluturimthi,
drejt qiellit pa re.
Eh, ç’pate çajkëz,
përse ma ndeze,
oh, mallin për atdhe!?
Baku , qershor 1961
Puthja e parë
Nën shiun e lotëve të tu,
të dhashë puthjen e parë,
Ty nuk t'u prit,
ma more stafetën,
me ritëm më të shpejtë,
gati si e marrë!
Kristofor Llane,
poet i njohur, autor i disa vëllimeve poetike me theks nga vendlindja Zagoria.
DËSHIRË
Ndoshta rreze dielli s’bëhem kurrë ,
n’agim të shekujve të ndrij ,
të më falen lule,zogj e drurë ,
kur me ngrohtësi t’i përtërij .
Edhe vet e di që mjeshtër vargjesh s’jam
por dhëmbëve u jap formë , i modeloj ,
Dhe në gojë e bëj çdo dhemb të flasë ,
edhe plakun më të thinjur e rinoj .
Nëpër shekuj brezat që do t’vijnë ,
për studim do t’hapin një varrezë ,
librin tim s’do t’shohin në vitrinë ,
por në varr do t’gjejnë një protezë !
Ndiej gëzim dhe dua ta shpërndaj ,
për çdo gjë të bukur përmbi tokë .
Kur tiranët mbjellin zi dhe vaj ,
dhimbje ndjej dhe gjum s’ kam, o shokë ! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:31 am | |
| Fatos Peçi lindi në vitin 1959 dhe vdiq aksidentalisht në 1997.
Kishte mbaruar Fakultetin e Mjekësisë.
Dielli u bë hënë
E çuditshme koj kohë,
aktorët u bënë politikanë,
politikanët u bënë aktorë,
Mëmëdheu u bë njerkë,
dheu i huaj u bë nënë,
hëna u bë diell,
dielli u bë hënë
Politikanët dhe lypësit
Politika luan kumar
mbi vithet e grave të ngjallura
që enden të kënaqura nga jeta.
Lypësit recitojnë mbi trotuare
vargje me motive të vjetra.
Lypësit janë me shpirt praktik
dhe me sens të fortë matematike.
E dinë që, po të falin dy zotërinj
nga pesë lekë,
ato bëhen dhjetë.
Politikanët reken të na mbushin mendjen
që pesë dhe pesë bëjnë dymbëdhjetë?!
Dilemë hamletiane
Rrënqethem nga kotësia e jetës sime,
çdo çast ndiej veten buzë gremine.
Nëse te vdekja të gjej ty
do ta lë jetën dhe me gaz do të vij.
Jeta vetëm gri
Kur do të shpëtoj nga kjo gri e mallkuar?!
Ku janë ngjyrat e tjera të jetës
apo kanë ngelur brenda vetes?
Kam kaq vjet që i ruaj për ty,
por harrova dhe lashë jetën time gri.
Vetmi
O Zot sa vetmi!
As nuk më pret
dhe as pres njeri.
Ajri rreth meje si pelte ngjan,
herë zhytem në dhe, herë sipër dal.
Njerëzit, ah njerëzit,
më ngjajnë se janë nisur për në funeral.
Dhe unë i mjeri
arkivolin tim vetëm mbaj!
O kohë
O kohë e njerëzve me shumë fytyra,
kur gjaku mund të bëhet ngjyra - ngjyra,
më duket ka lëvizur boshti i globit
në këtë pjesë të vogël të tokës.
Gjethet e verdha
Sa shumë që bien këto gjethe të verdha!
S’na dalin dot fshesarët me fshesa,
s’na dalin dot tregtarët me tezga.
S’i heqim dot njerëzit nga supet.
Ej, ti tregtar që shet te tezgat,
mos i hiq fare ato gjethe të verdha.
Jepi nga një secilit blerës
si naforë nga hidhërimi i vjeshtës.
Unë dhe nata pa gjumë
Nata e mbushur me lehjet e qenve,
dritat ndriçojnë në kotësinë e tyre,
rrugë të shkreta , të zbrazura frikshëm.
Kjo rrugë që duket kaq e qetë,
nesër do të ngjallet si një përbindësh.
Malli im që sonte pushton qiellin,
nesër do të duket si një vijës.
O natë që u jep të kënaqurve gjumë,
jepu fuqi fatkeqëve si unë!
Përse rri i heshtur
si kornizë në mur...
S’qesh me mua...
Sytë ulur përse mban dhe në lotim?...
Çfarë ka brenda shpirti yt i vuajtur
dhe vuajtjen mbyll...
Hape shpirtin te mua të gjesh shërim!
Shumë ëndrra
po më ndizen,
por shumë të tjera
brenda meje krahëthyer! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:31 am | |
| Jonida Nika
Gjë- asgjëja
Në jetën time plot ëndrra,
je më e bukur ëndërr.
N ë zemrën time plot dashuri,
je më e zonja “ndjesi”…
N ë jetën time plot trishtime,
je më i bukuri gëzim.
Në jetën time plot mashtrime,
je më i bukuri mashtrim.
Në jetën time plot boshllëk,
je më i miri plotësim…
Në jetën time me shumë
zhgënjime
je më i bukuri zhgënjim.
Je çdo gjë që unë kam,
por prapë mbetesh thjesht
një “gjë” dhe je më tepër
se “asgjë”.
Pa përfundim
Midis meje dhe teje
një mur i madh lartësuar.
Miliona inate njerëzish janë
vërtitur rreth tij për ta rrëzuar.
Midis meje dhe teje,
asgjë s’ka mbarim
dhe me “armë” të na qëllonin,
s’do mund të jepnim përfundim.
Blerina Govaçi, autore e vëllimit poetik”Dyfjalësh”
Gati e pashpirt
E dhunueshme është bota,
e egër tinzare
gati e pashpirt.
E dhunshme është gjithçka,
madje dhe dashuria vetë,
e bukur dhe vrasëse
gati e pashpirt.
E dhunshme është
dhe jeta me grackat e saj,
po dhunimi më i madh
nëjetë është të jetosh
i (e) dhunuar për jetë.
A do të më kujtosh
Kur të bjerë ylli i mëngjesit
e të shuhet në det,
Kur ndër fusha të bjerë
vesa e parë,
kur agimi të zbardhë
pak e nga pak,
kur dielli të shkëlqejë
ndritshëm me rrezen e
tij të artë,
a do të mund të bjerë
ndër mend ty,
dashuria ime e parë,
që një vajzë të deshi
ty dhe vetëm ty si e marrë.
Aleks Çoku, Gjirokastër (Erind, krahina e Lunxhërisë), emigrant në Greqi.
Përshëndetja e "Gëtes"
Hyj dhe dal në Institutin "Gëte",
një njeri gjithmonë më përshëndet,
veshur e sjellur si vetë Gëtja...
çfarë vallë të jetë?...
Hyj e dal në Institutin "Gëte",
flas me gjuhë zogjsh,
Njeriu që është gjithmnë te porta
nga sytë nuk më del dot...
Dhe marr guximin të pyes,
të pyes për burrin që emrin s'ia di,
një gjerman ma kthen:
"Gëten thonë se ai e ka fis!"
Hyje dal në Institutin "Gëte"
dhe një mëngjes për çudi,
Njeriu që rri vazhdimisht te porta,
po përqafonte stërgjyshin e tij!
Marrë nga vëllimi "Thëllëza e detit” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:32 am | |
| Vasil Zëra,
autor i librit “Qeshet syri me qepallë”
1. Kënga e Vreshtit
O ky vreshti me Debinë 1),
që bën verën dhe rakinë,
për të do ta pini dollinë,
për atë që ngjan hardhinë,
faqekuqe Razakinë 2),
buzët e saj si musht debini,
Hajde, shokë, të pimë,
të pimë për dashurinë.
1,2. varietet rrushi
2. Kënga e Pjergullës
O moj pjergulla në avlli,
hape portën të hy,
se u treta, moj për ty,
si tretet bora pa shi,
se u dogja moj për ty,
si thëngjilli, kur s’ka hi.
Harrillo Miho
Autor ì librit “Vetmi dhe inat me trillin” , “Në lëndinën e lotëve”
Dimër
Dimër ì egër, mjegull, errësirë,
pemët duken të thara,
kanë “përpirjen” dhe presin me padurim
çeljen e luleve sërish…
Vetja më duket mermer ì bardhë,
rruga ku eci akull ì ngrirë, …
Në rast se ti vjen,
akulli ka për të shkrirë!...
KOHË E EGËR
Ka ardhur kohë e egër,
degët e pemës së shpresës ì pret,
pale burbuqet e gëzimit ,
ç elin esa hap e mbyll sytë,
thahen shpejt…
Opinion
Jemi mësuar me opinionin,
me opinione na varrosin,
Opinioni na vë medalione,
dhe nga ai marrim tatëposhtin!
Kristaq Th. Gushi,
poet , autor i disa vëllimeve poetike. Shquhet për tonin e tij lirik.
Një hap i parë
Ndjeva aromën,
preka bukurinë,
unë adoleshentja e marrë
iu qepa nga pas…
Ai rrinte mbi lëndinë
unë isha lulja e tij,…
Ai rehatohej mbi rërë,
unë bëhesha dielli i tij…
Ai ulej mbi valë,
unë bëhesha deti i tij.
E puthja nga larg,
një herë s’m’u mërzit,…
I lija imazhin tim,
një herë s’më tha: “Ik…”
U dehëm në puthje,
në dashurinë e parë,…
Kjo botë e keqe
sa paksa ndarë!…
Me mua ç’deshi,
me adoleshenten
e marrë?
Ikje pa kthim
Përsiatja
trillin e djeshëm,
lozja me dëshirën e saj
tashmë të largët
në ikje pa kthim,
trilli i vetmisë
më ngushëllonte
me fjalët e mbetura
nga një copë bisede
pa ndjenjë si duket:
“Takohemi atje
ku ishim mbrëmë,
shpirti im!”
Zhgaravisja
në një copë letër një trill.
Ndjenjë pulsi
Një ditë prej ditësh,
lamë lodrat e fëminisë,
I kapa vetëtimthi
dorën e brishtë…
“Eja, - i thashë ngadalë, -
të vrapojmë si “fëmijët”…”.
Ajo u bind,
diçka kishte pritur,
diçka të tillë…
Më shtrëngoi dorën…
E ndjeva pulsin e saj…
S’pyeta më tej,
e putha tërë zjarr,
ngjitur na mbetën buzët
pastaj…
Matilda Tare
Autore e re. Ka botuar dy libra, një vëllim poetik me titull “Loti i shpirtit tim” dhe ‘Shakaje fatit” novelë.
Lutje
Iu luta detit,
të më jap një zemër.
Iu luta erës,
të më japi një emër,
Iu luta Qiellitr,
të më japi dashuri…
Iu luta Zotit,
të të krijonte Ty !
Loja
Dashuria është lojë,
të gjithë ata
që provuan të luajnë
këtë lojë të vjetër,
kurrë s’morën
atë që dashuruan,
por morën
atë që la një tjetër.
Ne të dy
Tani s’dua gjë tjetër,
veçse të vdes,
po nëse do të vinte vdekja,
do t’i kërkoja pak jetë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:32 am | |
| KLOTILDA LITI
* * *
Të të them “S’të dua”
kam frikë për syrin tënd
të brishtë se mos derdhë lot....
Të kapem pas kësaj fjale
“s’të dua”
prapë kam frikë se
mos ndoshta Zoti më mallkon.
Ti vuaj më mirë vetë
këto fjalë
se sa shpirti yt të dehet në lot.
*
Duhet të jesh
diku i fshehur
si misteret e kësaj bote ,
por duhet të lodhem
kaq shumë për të të gjetur!
Mirela Dudi, W.P.S Anëtare nderi e Lidhjes “XASTERON” ATHINË
Poete, përkthyese, banon në Las Vegas SHBA
Dy
Dy palë buzë duke u puthur,
Dy palë sy lexojnë njëri tjetrin,
dy zemra duke folur me ankth,
dy trupa që prodhojnë nxehtësi
dhe midis tyre ëndrra.
Pyetje
Atje mes yjesh gjendet një ëngjëll
për mua zgjuar, ...
Po pse po flë sot,
duke më braktisur mua?!
Gjynahet e qiellit do të paguash.
Të dashuroj
Të dashuroj,
por ti qëndron akoma një ëndërr,
për t’u ëndërruar në mesnatë.
Të dashuroj, por nuk të ndiej
kaq pranë,
ashtu sikundër ti
je pranë çdo ditë.
Të dashuroj me mijëra fjalë
që ende s’i kemi thënë,
por na bashkojnë përsëri.
Të dashuroj ,
sepse shqetësimi yt,
është shqetësimi im.
Të dashuroj,
por ty kurrë
s’të ka interesuar....
Nuk të dashuroj.
Elefteri Kallojeri (Hoxhaj)
Emigracioni i Hënës
Hëna shfaqet në dritare,
del si shpirti i natës,
përkëdhel fjalëzën e rëndë
"Emigrim",
ia ul hidhërimin "masës"...
b."Ku, vallë, në ç'vend
e ka fshehur zemrën?
Ku, në ç'vend shpirtin?"
pyesin Yjet
që kërkojnë të bëjnë
në qiell emër.
c. Përgjigjen dridhshëm:
Emigrantët...
Harron sa vlen si njeri e si femër
Zemra e një gruaje
rrotullon krejt botën...
Nuk ka dyshime,
gruaja ka një defekt të madh:
Harron sa vlen si njeri e si femër,
ndaj, shpesh herë, këtë e shkel
me të dyja këmbët.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:33 am | |
| Mete Peçi, autor i tre librave dy poetikë dhe një me tregime e publicistikë.
O Atdheu im ,
ngjan porsi shqiponjë..
Kur do të hapësh krahët
të mbledhësh zogjtë e gjorë?!
Vrapoja, por...
Sa herë e kam ndjerë këtë tronditje,
ndjeja zjarr që më digjte përbrenda,
Vrapoja të ikja por,
a ikën dhimbja nga "mëma"?
* * *
... Sa vështirë qenka
të rindërtosh fole,
në tokë të huaj,
bien zogjtë përdhe!
Iki, iki me kokë kthyer pas,
S'di, s'di kur do të kthehem,
Anija po më çon larg,...
Mos ngjaj me Odisenë?! Marrë nga libri "Letër poetike Njerëzve"
Dëshira Mezini, autore e librit “Impuls”
Ndaj po të bjerë mbi mua
ndonjë yll
dhe gojën të kërkojë
të ma ndezë,
në akujt e buzëve të mia
do të vdes...
Fabiola Kadena, autore elibrit poetik”Mos prit lot virgjrëshe”
Një panoramë e Botës
Miliona rrugë të hedhura çrregullt,
mijëra njerëz që rendin në to,
miliona gojë njerëzish pa emër,
mijëra dilema që zgjidhen me "jo";
mijëra qytete të hedhura çrregullt,
miliona miza e plehëra kudo,
mijëra makina luks që lëvrijnë,
miliona këmbë vërtitëse në to,
miliona dashuri të vrara, të lumtura,
mijëra djem që keqtrajtojnë mizorisht,
mijëra femra që rendin rrugës,
mijëra qeveri që s'bëjnë gjë përditë.
Maj 1997
Arif Korro
Frashëllinjtë
Tre buste-Tre bronze
Gjirit thërret me një emër!
Tre vëllezër, tre supe
historinë mbartin.
Tani historia po i mbart...
Nga rrugë e vështirë vijnë.
Prapë s'u rrihet në vend,
zbresin dhe ecin...
E shpuan këmishën e natës,
Veshët iu shurdhuan natës,
U harrua soditja e yjeve në qiell,
U sfidua ndriçimi i Hënës,
Vogëlushët zgjohen nga gjumi të trembur,
Kur do të vdesë kjo natë e nëmur?
Për ne Përmeti do të jetë,
Vërtet Paris i vogël,
Pak Bud dhe pak Pest,
i larë në ujë të Vjosës.
Marrë nga vëllimi poetik "Prezantim me Diellin"
Tatjana Qurku, Gjirokastër
* * *
Një zog në kafaz u linda,
u rrita në zog kafaz mbetur...
* * *
Penelopë, simbol i besnikërisë femërore,
Penelopë, ëndërr femërore edhe e së ardhmes,
Penelopë, thurre e çthurre dashurinë njerëzore
në tejzgjahun e shekujve,
vullkanizove dashurinë e shekujve të plakur.
Njoha një mbrëmje një yll,
ç'galaktikë i takon vallë?
Megjithëse kjo s'ka rëndësi,
sa mbrëmja që kalon në përrallë
* * *
Deti sot qante?!
Jo, ishin lot nga vendi.
* * *
Det, gjithë bukuritë e tua i dua,
Det, gjithë prapësitë e tua i dua.
* * *
Dhe të doja t'i thaja lulet e kujtimeve,
lotët do t'i jetonin ato
dhe era do t'ju shkundte çdo hije...
mendimin zbehës.
Nga libri "Të jem Unë"
***
"Kaq i zjarrtë
a ka qenë shikimi?"
Pyet qerpiku,
përgjigjet sh[pirti.
* * *
Nëse do ta dish
se nga mendja nuk të heq,
më kërko pranë ,
kur të ndihesh keq... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:34 am | |
| * * *
“ Atje ndodhet një kështjellë e bukur dhe madhështore… Një pozicion i bukur ku shikimi hidhet nga trampolini me koefiçent të lartë vdekshmërie dhe gjallohet me hapjen e një peizazhi gjigant që të rrëmben. Ky peizazh dhe epika që shpalos qyteti i bukur i Libohovës ndikon në hedhjen e vargut të ëmbël dhe lindjen e talenteve të rinj, të cilët shprehen me “ligjërim”poetik… të flasin për poetin e tyre me origjinë nga qyteti I tyre, Moikom Zeqon dhe krenohen me të edhe ata që kanë dhënë kontribut për qytetin e tyre. Zërin e tyre ata e shprehin nëprmjet gazetës së tyre të përmuajshme “Vizion”, gazetë interesante.”
Krijime të nxënësve të Shkollës së Mesme “11 shkurti” Libohovë.
Blerta Tusuni, autore e librit ‘Ëndërr në ëndërrim” a. Errësirë
Erdhi nata -
errësirë,
ikën dritat -
errësirë,
iku “dija” -
errësirë,
filloi lufta -
errësirë,
lindi djalli -
errësirë,
humbi dielli -
errësirë,
krisi pushka -
errësirë,
u mbyll dera -
errësirë.
Errësirë,
errësirë,
errësirë:
kështu nis preludin jetë e nxirë.
b. Dritë
Erdhi drita -
dritë,
erdhën dritat -
dritë,
erdhi dija -
dritë,
mbaroi lufta -
dritë,
lindi Ëngjëlli -
dritë,
u ndal pushka -
dritë,
u hap dera -
dritë
Dritë,
dritë,
dritë…
Kështu fillon jeta- dritë.
Besmira Avdi,
poete, autore e librit poetik”Përtej grisë së tejzgjatur”
Korpus jete
Ti shpesh i ngjan
një mozaiku
me ditët e mia guralec
dhe vetja ime –
një apostrof
që s’di të kapet,
s’ka ku ngec’’.
Piramidë inati
Inatin po end
Pëlhurë Penelope,
që kurrë s’e shqep.
Ai endet qilim
që Odiseja të shkel.
E ngriti në këmbë
një Piramidë Inati,
e ngriti me pëlhurë,
një Piramidë plot inat…
Mos trokit…
Mos i bjer derës!
Nuk e hap.
Elona Bizhga
Hënë e gënjeshtërt
Ndiej ecjen time
të zhurmuar
nga lloje njerëzorë,
disa të sinqertë,
të tjerët gënjeshtarë
tërësi e hipokrizuar…
Si qenka mbushur qielli i jetës:
pakësirë e sinqertë,
në plotësim si hënë e gënjeshtërt…
Një meditim i bukur
mbytet krejt…
Arban Zhuzhuni
1. Kuptim
Rroj pa ty, e sheh?
Jeta për mua
është e bukur…
Mbi trëndafilin e kuq
të shpirtit tim
do të qëndrojë
një tjetër flutur.
Po rroj dhe pa ty,
e sheh?
S’po vyshkem,
s’po thahem…
Kur ike dhe më le
Mbeta jetim,…
me qarje.
2. E kuptova…
Kotësirë
në lutje për kthim,
s’pyete më për mua,
por në tej ikje ike
dhe më the:
“Aromën tënde jo,
s’e dua!”
Ti ike tej,
qëndrova
me shpresën,
të të rishihja
prapë në sy…
Më së fundi
e kuptova: “Rrohet edhe pa ty!…
Eneda Çomo
Njëri dhe Tjetra
a. Hapja e “perdes”
Qindra vjet të shkuar,
qindra vjet më parë
Dielli dhe Hëna
në dashuri ranë.
b. Betimet
Dhe që atëherë
Hëna- vajzë e brishtë,
për Diellin – djalë
natën bëri dritë. c. Brenga e Diellit
Dielli për Hënën
ra në brengë të madhe,
pas saj fjeti reve,
fjeti përmbi male.
d. Zjarr e dritë
Dhe duhen aq shumë
sa natën dhe ditën,
Njëri lëshon zjarrin,
Tjetra lëshon dritën.
Njëra lë gjurmë,
Tjetri gjurmë me zjarr
dhe pas njëri tjetrit
rendin si të marrë.
e. Pa pikë takimi
Dhe pas njëri - tjetrit
rendin dhe afrohen,
dashnorët e “tretur”
kurrë nuk takohen. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:34 am | |
| Alqi Jani
Nini, e shtrenjta Nini!
... Po të flas dëgjomë për detin e kaltër,
këta sy, ky det i ka larë,
Himara legjendë, më rriti kjo vatër,
Ajo më çlodh më jep vlagë, o Hyri,
Eja, qafoje Rivierën, e shtrenjta Nini!
... Ninia ime, e shtrenjta Nini,
Atje larg në veri, Gjakova na pret,
Kalorës pa krye në duhi të vetë,
enden e enden në bjeshkë e vërri,
si hije nate, e shtrenjta Nini...
O flutur, e shtrenjta Nini,
kjo natë plot yje me hënën përbri,
me qiell pa re, të larë nga shi,...
Është natë e Anjezës1), na grish të dy,
Te sheshi i Nënës 2), së largu ta puthnim në sy.
1. 15 maj në Stamboll konkurroi këngëtarja Anjeza Shahini në Festivalin Evropian të këngës
2. Sheshi "Nënë Treza" Tiranë
Mimoza Llavdaniti, autore e librit : "Unaza me gurë deti", novelë, 'Valëzimete simbiozës"roman dhe me një vëllim poetik në proces . Pres dhe prapë larg
Një mall i tretur
diku larg, oh sa larg,
Një lot që syrin e lag,
një buzë e tharë...
Rri e pres në breg të detit,
me të pamatin mall,
shkojnë dhe vijnë pulëbardhat,
por ti prapë je larg.
Me krahët hapur unë pres,
çdo ditë që vjen dhe që shkon,
e pyes veten në heshtje:
"Përse ajo iku dhe më s'agon?"
* * *
Merr pak dhimbje nga dhimbja ime,
shpirti im po të thërret,
Kjo jetë po s'pati dhimbje,
asqë mund të quhet jetë...
Det
Tek ecnim në rërën e lagur
Vështrimi te ty më mbeti,
të pyeta sa më doje..
Ti sytë ktheve nga deti.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:35 am | |
| Eruglina Kuci
autore e librit "Fluturoj me pëllumbat"
Refren
Nga dita që linde, o njeri,
vdiqe në këtë botë..
Eh, ç'refren:
"Qarje..., Vetëm lot!"
Kam frikë
Sa frikë, o njerëz,
sa tmerr, sa burgje..
Ne ëndërrojmë agimin,
ju na sillni muzgje.
Ironike
Çdo zemër "qan"
për një buzëqeshje të ngrohtë...
Buzëqeshja ironike:
"Frikë dhe ... ftohtë".
Persefoni Gjini, Gjirokastër
Pse u zëmëruan malet?
Majat e maleve u zëmëruan,
kur deti u dallgëzua,
Dielli thotë
si do të dalë nga mua i pari
Dhe unë si vajzë e malit
frymëmora të flas,
të drejtë të jap te malet
dhe të them të drejtën:
Dielli del nga malet,
në fillim nga Nemërçka.
Violi dhe Klarinetë
Të gjithë dehen nga pijet
dhe unë e di mirë këtë,
por unë u them sesi dehem
vetëm nga klarineta.
Për violi dhe klarinetë
të gjitha ç’kam, i jap,
edhe në rast se asgjë
s'më mbetet.
Interpretues klaritete dua,
këngëtarë pëlqej
dhe kur dëgjoj
si këndojnë
avash i shoqëroj...
Për violi dhe klarinetë
gjithçka timen jap,
edhe në rast
se asgjë s'më mbetet.
Dallëndyshja
Dallëndyshja fluturoi…
Në supet e mia ndalet
dhe unë i them si fluturon
që edhe mua të ma mësoj fluturimin.
Dhë në rast se mësoj
se ku do të shkosh
dhe ku do të kesh qëndrimin,
poshtë strehës së shtëpisë
nuk do të mundësh
fole ti të ndërtosh.
Mësomë ti, o zogu im të fluturoj…
Do të shkoj tek dashuria ime
në këtë verë të nxehtë.
Nga libri "Pranverë poliçianote"
përkthyer nga Kristaq F. Shabani
Arjola Mema
Mëngjesi më lagu me vesën e njomë,
dy doçkat e bardha më la në hapësirë,
si lule e paditur në qiellin komb,
dy sytë e pamposhtur në jetën e lirë.
Ylberi qëndron i shtangur pas meje
dhe bëma që pas më ndjek,
lulet shumëngjyrëshe që pas meje vijnë
dhe dielli që nga frikimi ndez.
Pikat e pashuara të ujit
që burimi lëshon me kursim
ndjekin rrjedhën e tyre të jetës
që ndoshta është një trillim.
Zemrat e bardha në terrin e natës
kumtojnë nëpër botë mëngjesin e brishtë.
Presin të vijë vesa e njomë
që doçkat e bardha të japin lirinë.
Ylberi ngjyrat e tij pret t'i vijnë,
të ndizet nga dielli përvëlues,
Yllin e ndritshëm vallë kush e arrin,
shigjetat e mprehta, vallë kush i prin?
Në rrethin e pamposhtur të jetës
njerëzit vijnë rreth si një lojë,
të kapin thesarin e tyre të shtrenjtë,
lirinë termin e lirisë së prerë.
sa vlen ky mundim i pashtershëm
që shqiponjën të çohet pret,
sa vlen ky mundim i paemër
që në emër botën thërret.
Nëse mall ti ke veç për të më parë,
mbi ujin e burimit refleksin do ta shfaq...
Sonte yjet po duken edhe hëna paska frikë,
sonte nata rri mejtuar lotët fsheh në errësirë.
Sonte dhe unë po tretem, pranë kësaj bote pa kuptim,
sonte ky emër po mbetet veç një tingull që merr frymë...
Po dëgjoj zërin e dridhur nga kjo dashuri e hidhur,
Po vështroj lotin e mitur, jetim ende pa u rritur,
po ndiej afshin përvëlues helmin e kësaj vetmi;
po prek qiellin mashtrues djallin e tokës intrigë,...
Sonte nata më thërret bashkë me të dhe unë do vdes,
vetëm sonte varr unë dua, jeta me mua të vuaj,
vetëm sonte të bërtas si e çmendur të thërras,
vetëm sonte ti më duaj, nesër do të jetë vonë për mua.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:35 am | |
|
Adelaida Buzo
“Lamtumira e fundit”
Mijëra fjalë me kthjelltësinë
e mbasditeve të tetorit,
pjella të mendimeve,
që vijnë lehtë lehtë e udhëheqin botën,
përplasen midis dhëmbëve të tu
e të shpërthejnë në buzë,
të renditura sipas qëllimit fatpërcaktues
dhe më ngrenë peshë...
Unë e njoh tashmë stilin tënd të përcjelljes
së gjendjes intime të shpirtit
dhe e di që qëllimi i vetëm
i këtij përkthimi të shpirtit
në gjuhë profane,
është pajisja ime me krah lumturie,
se kështu fryma e dashurisë tënde,
më lehtë do të më drejtojë drejt teje.
Truri yt i ka oktapodizuar të pestë shqisat,
të cilat e kanë koncentruar
funksionin e tyre
në mbërthimin dhe asimilimin tim.
Shpirti im, ky surealitet,
rri i mbërthyer
në muret reale të kafazit të kraharorit,
që gjithsesi është i detyruar
të mos reagojë ndaj ngacmimeve.
Sa herë e lejoj shpirtin
t’ i përdorë krahët e lumturisë
që ti më dhuron,
papritur do të rrëzohem përtokë.
Sa herë dashuria jote
arrin e futet brenda meje
me zgjuarsi e shpejtësi spermatozoidiale,
do të ndiej papritur
tronditje tërmeti
dhe sytë të më errësohen...
Janë qindra minj të murrmë,
të paskrupullt e dhëmbvampirë,
pjella të moralit e psikologjisë
së përciptë shoqërore,
që nisin të lëvizin
në të katër anët e ndërgjegjes sim,
e si re të zeza,
të ngarkuara me mëllef shekullor ...,
dhe unë, për të njëqindën herë,
të them : “Lamtumirë!...”
Atëherë minjtë largohen,
mua më rivjen shikimi
dhe kërkoj të të shoh,
por e kuptoj që, pas “Lamtumirë”-s
nuk ka arsye që ti të jesh ende aty .Të thërras pa zë, ti më dëgjon, e për të njëqindën herë më përshëndet: “Bonjour, c’est encore moi! ”*... E lumtur shkrihem në zërin tënd dhe betohem që nuk do të të mërzis më kurrë. Por minjtë, ah, minjtë e pështirë përmbysin, trondisin, shkatërrojnë gjithçka , dhe ja tek jemi ne të nervozuar, që themi përsëri: “Lamtumirë! ”, duke premtuar se kjo ishte një “Lamtumirë ” e parevokueshme, një “Lamtumirë ” që e ka braktisur kuptimin e saj që herën e dytë që u përdor, dhe heshtja e moralshme jetëshkurtër fillon përsëri të udhëheqë kohën dhe hapësirën midis nesh.
Tani që jam vetëm,
kujtoj vallëzimin e flladshëm,
pëshpëritjet që premtonin premtime,
të qeshura që ëmbëlsonin ajrin,
lot që trondisnin themelet e qëndrueshmërisë,
fjalë - fjalë që diskutonin pavërtetësinë e së shkuarës
dhe vërtetësinë e së tashmes,
përqafime me energji diellore,..
.dhe gjithçka ngjyrosej nga violina,
harqe, trompa, kitara dhe ngjyrë vjollce.
Tek ne asnjëherë
nuk është krijuar iluzioni akusti,
k se aty ku nuk dëgjohet asgjë, nuk ka asgjë…
Megjithatë, ti ende nuk po më shkruan.....!
NASE JANI
Grekes së bukur
Mos i ul qerpikët,
se verbohet hëna,
kapak i vë detit,
dallgët mbyten brenda…
Mos i shuaj buzët,
se s’çel luleshega,
vyshket manushaqja,
humbet udhën era…
Mos i trokit gjinjtë,
nëntë ballë tërmeti,
bie në gjunjë mali,
qiell bëhet deti…
Mos hyr nëpër ëndrra,
se zgjon Perënditë!
Mos i shuaj buzët!
Mos i trokit gjinjtë!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:36 am | |
|
II. PËRMETI
Krijuesit përmetarë kanë arritur që të përfaqësojnë, jo vetëm kulturën tonë qytetare, por dhe më gjerë, letërsinë e sotme shqiptare dhe të sjellin mjaft tituj dhe çmime duke vazhduar traditën e shkëlqyer të kolosëve të kulturës tonë kombëtare Frashëllinjëve, Sejfulla Malëshovës, Nonda Bulkës,…
Poezia është vetë magjia. Poezia është flirt i shpirtit,… Poezia është muzë mbi muza. Poezia i këndon bukurisë hyjnore dhe çel mijëra diej. Qytetiti i luleve e përshëndet ditën e re me freskinë e trëndafilave dhe mbrëmjen patetike me muzën e krijuesve.
Agron Shele, autor i romaneve “Hapat e Klarës,”Përtej perdes gri”,fitues i çmimit parë për gjininë e romanit organizuar nga Lidhja Pegasi për vitin 2005, “Imazh i rremë”. Poezitë e marra nga vëllimi poetik “Pasazh i pafaj” janë përkthyer greqisht (revista “KELENO” e Lidhjes së Poetëve dhe Shkrimtarëve XASTERON- ZALONI), italisht (revista “Artista a confronto”)dhe anglisht. Agron Shele është NënçKryetar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”dhe Kryetari i Degës Përmet, Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, Anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë, ËPS, fitues i medaljes në Kongresin e Lidhjes Shkrimtarëve të Botës, Athinë prill 2007, prezantohet me poezi nga cikli ” Pasazh i pafaj” .
MUZA IME
Muza ime!
Ç´bukuri fsheh brenda muzgjeve?
Ç´ëndrra rilinde përtej lirishtave?
Ç´këngë këndove honeve të gremisura?
Ç´rreze kërkon mbrëmjeve të ngrysura?
Muza ime!
Qëndroj majë shkrepit të heshtur,
heshtjen godas mes të përjetshmes tretur.
Ngado shoh perëndimin e plakur,
dhe kudo shfaqet agimi i ringjallur.
Muza ime!
Vitet dhe thinjat si vetë kreshtat,
zbardhin nën mjegullat e fshehta.
Shpirti i gdhendur nga pena thatime,
Dridhet, griset, tutje humbëtirave.
Muza ime!
Mos erdhe si mallkim ndër deje
A lojë që luhet marramendësh.
Shoh sytë e vashës fshehur brenda teje
dhe lotin e kthyer në smerald.
Muza ime!
Si frymë e shenjtë shtyn në harrim,
pse poetë u gdhimë në agim.
Nën çapin harrakat dita shkon,
Vegimeve tona jeta vlon.
Poezia
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si mijera ajzbergë ne oqeanin e pafund.
Mendja depërton tutje fluturim
në të tjera qiej, rrugëtimesh poezi.
Ëndrrat e mia mbetën aty,
netëve pranverore, yje shumë.
Copëza fjalësh drithërojne shpirtin
dhe endën pëlhurën magji.
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si zbardhja e dritës, në agim.
Me mallin e vjeshtës në gji
dhe pikat e shiut, trishtim.
Ëndrrat e mia mbetën aty
mbi harqe ylberësh, koloritë kuptimësie.
Të bardhën ditë, shpresë dhe ngazëllim,
përthyen shtigjeve poezish.
Majë shkëmbit të bardhë
Majë shkëmbit të egër,
të lartë,
frika mbisundon.
Mes territ që shfryn shkulmë bore,
stuhia gëlon.
Një klithmë vajtuse çjerr heshtjen,
Qan fatin e braktisur prej kohës,
me sy të lodhur mbërthyer,
pas territ pa fund që shfaqet.
Jehon ulërimë e largët
mbytur ndër dhimbje e lot.
I lodhur,
i mundur,
i plakur
pak prehje për shpirtin kërkon.
Në endërr vjen zëri i shokëve,
ta shkundë nga gjum i përjetshëm,
I pari të shkojë në furtunë,
të ndeshej dhe kthehej fitues.
Majë shkrepit të bardhë të ngjitej,
ulërimën e frikshme të niste.
Retë të gjitha t´i përpinte
Dritëhije
Perëndimi tretet tutje pafundësi
Dalngadalë nata zbret pa kufi,
po dhe vashat, në të linjta shtratin zënë,
kush në ëndërr, kush e epur, kush dhe qan.
Qetësia përçuditëse mbisundon,
nën çapin harrakat dita shkon,
mbi lumenj fërgëlluar dot s´gëzon
dhimbje lotësh mbart lugina poshtë.
Kush një thikë zemrës i shtrëngon
Ç´duhej më për të dhe kjo jetë e zezë
Ajo iku. Po tani i shkreti!
Si ”Romeo” gjunjëzuar përgjëron.
Më fatkeqi s´guxon ende të ngrihet
Mbetet në gjumë, nxirosur si më s´ka
Natë e errët, humbëtirë e pamatë
Të bardhin shpirt, e çon shumë larg.
Prit të soset ky mallkim ndër deje
Heshtje varri, nënqeshje mizore
Nata shkon në pritsh ditën e re
Çohu i lumtur zhytu në hare.
Poezia
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si mijera ajzbergë në oqeanin e pafund.
Mendja depërton tutje fluturim.
Ne te tjera qiej, rrugëtimesh poezi.
Ëndrrat e mia mbetën aty,
netëve pranverore,yje shumë.
Copëza fjalësh drithërojne shpirtin
Dhe endën pëlhurën magji.
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si zbardhja e dritës, në agim.
Me mallin e vjeshtës në gji
Dhe pikat e shiut, trishtim.
Ëndrrat e mia mbetën aty
mbi harqe ylberësh, koloritë kuptimësie.
Të bardhën ditë, shpresë ngazëllim,
përthyen shtigje poezish.
Abrogim
Demonët dhunues braktisën.
Perdet errëtuse shpërndarë në”Kumtër”,
u zhdukën,
humbën në vetveten e largët.
Qielli shndriti
Ëngjëjt zbardhën zymtësinë hapësinore.
Mikluan shpirtrat e vdekur,
të harruar.
Thundrat e çelikta farkëtuan,
shtresave paqësore fluturuan.
Në Olimp vendoset drejtësia
Zeusi premtoi drejtësinë e përjetshme,
të fshehur,
të ndalur prej shekujsh, e shekujsh.
Mëkatarët kapën vetë mëkatarët
Dhuratën më të shenjtë, për të tmerrshmin “Had“
Kudo ithtarët brohoritën marrëzinë
Dhe kudo shtrënguan zinxhirë pafajësie.
Rikthim
E mallkova shiun për ëndrrën e dëbuar
Sytë e përgjumur kërkonin flokët tuaj,
buzëqeshjen,
hapat e shkujdesur.
Hija jote zhdukej natën e vonuar.
E kërkova kudo,
gjurmëve të jetës,
diku humbe,
ku,
ndoshta në mallin tim u struke e heshtur . | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:36 am | |
|
Lumo Kolleshi, fituesi i çmimit të dytë të poezisë në konkursin kombëtar 1999, çmimin e III në Greqi (fabul) si dhe i vlerësuar nga revista të ndryshme italiane. Është Kryetari Degës UNIONIT tw shkrimtarëve Përmet, Sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Krijuesve “Pegasi”Albania dhe anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë “W.P.S“ .
Jam atje…
Rrufetë ia farkëtoj në prush,
S’kam pasur frikë nga pelivanët,
nga shushunjat ca më pak,
Paqe s’kam kurrë me pushtetarët,
që ma çojnë vendin në batak.
Unë jam atje ku vetëm shpirti
i pastër shkon e pa mëkat.
Gjyqi biblik, dhe po arriti,
Muzën s’ma tmerron aspak.
Mëritë e dashurisë
Një fjalë ti, një tjetër unë,
në dhomë heshtje pas kësaj.
Për hiçmosgjë duket u zumë,
Të dy kishim e s’kishim faj.
Ti u bëre re e sertë
në një qiell më tej se gri,
Edhe unë u bëra vjeshtë,
por jo dimër, kurrsesi.
Pas pak e trembur u fik drita,
kur na shikonte ashtu të zënë,
vjedhur në terr çarçafin ngrita,
asgjë pa prekur, asgjë pa thënë.
Dhe ishim pranë, oh, sa pranë,
Det edhe breg, valë dhe shkëmb;
Inatet si statujat ranë,
Paqja e shtrenjtë prapë u përkëmb!
U dashkan zënkat ndonjëhere,
ku s’hyn gjykatsi, drejtësia,
Mëritë e krevatit ndoshta vlejnë,
aq sa vlen në jetë dhe dashuria.
Lisi i Mërtinjit
Vdiq dhe lisi i moçëm i Mërtinjit,
e qanë zogjtë në kujën më të vjetër,
Ata që fije bari sillnin pas kthimit,
e ngrinin nëpër degë një qytezë të gjelbër.
Vdiq dhe lisi i moçëm i Mërtinjit,
Ai që nuk provoi sëpatën për së gjalli,
Ai që mbante fshehur frikën e ndëshkimit
dhe në shekuj rrufeve u shuante zjarrin.
Vdiq dhe lisi i moçëm i Mërtinjit,
Ai që fëmijërinë ma bëri si një ketër,
Ai që ma kërruste nënën gjithë dimrit
për të fshirë avllinë e gurtë nga fletët.
Vdiq dhe lisi i moçëm i Mërtinjit,
mburrja ime e largët iku tok me të.
S’është turp t’ju them, prej pikëllimit,
për një lis derdh lotë e qaj pa zë.
Poezi tëmarra nga vëllimi Poetik “ Ku derdhen vetëtimat“
Dhimitër Miti anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë “W.P.S“ Anëtar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”, Albania
Eshtë autori librave me tregime.”Nata e bardhë”,”Guri i thyer “dhe vëllimeve poetike:”Miq ju pres,”Ylberet e ujërave të mia”,”Do të ikim që këtej”,”Dua të pi”,” Është një çast dhe Njerëzore”. Poet i vlerësuar, jo vetëm nga lexuesi, por dhe nga kritika letrare italiane dhe ajo kombëtare .
Segmenti ai!
Përpara meje
Hieroglife buzësh,
shtatëzëna në heshtje.
Pellgje sysh,
me shkarravina mushkonjash hijëzuar.
Pa ngjyrë.
Pa dritë.
Kafka.
Brenda të cilave,
Mendimin për të nesërmen,
e bluan hiçi;
Tregtare kozmetike
pa të kuq buzësh për të spërkatur faqe.
Ballë
Nga bishti i dhelprës telajo bërë.
Çanta…
Ah, po, çanta!
(vështrimi njerëzor, atje, sot ,dergjet
edhe te kapela moderne e madhe).
Të tjera,
sot për sot,
nuk hyjnë në punë.
Kurrsesi!
Vetëm kufizimi:
Çantë - kapele moderne e madhe.
Segmenti ai.
Në zgavër muzg
Zgavërmuzg edhe një kockë
se ç´kërkon të thotë ngutshëm një qen:
Ose i zoti i tij, atë, më nuk e gënjen,
Ose, ai, të zotin e vet, më, nuk e pëlqen.
Dhe,
në zgavërmuzg
rrotull kockës së stërlëpirë,
qeni vjen.
Pafundësisht
Pakëz tym në shtëpinë time
prej shtëpisë time,
Pakëz zjarr në vatrën time
prej vatrës sime,
Pakëz shpuzë në zemrën time
prej zemrës sime,...
Pafundësisht letër e bojë për të vizatuar kujtime
prej kujtesës sime.
Marrë nga vëllimi poetik “Trokitje në bosh”.
Përditë
Krejt e çmendur kjo komshia ime:
Çdo ditë grindet në treg për çmimet!
E mençur shumë kjo qeveria ime:
Përditë te berberi
ndërron qimet!
Në poezinë e këtij poeti ka “proverbializëm”, ndaj…
SIDOQOFTE
Poshtë çarçafit të borës, toka shtrihet.
Do të flejë
apo do të fshihet?
Sidoqoftë,
Dua
Nesër
me mua
të ngrihet.
ASHTU?!
Thonë se dashuria është poezi,…
Ashtu?!
Unë, tani, bëkam dashuri?!
EKSPRESIVE
Dreqi s’e merr vesh:
Këtu s’ka as rërë, as det.
Pse veten të tërë e zhvesh?
*Lulet shkojnë gjithmonë në varreza. E çuditshme! Asnjëherë të veshura
me të zeza!
Pa patur…?
Çast i duhur?!
Jetë e lumtur?!
Kuptim i bukur?!
Pa patur kurrë rast për të puthur?!
Përditë
Krejt e çmendur kjo komshia ime:
Çdo ditë grindet në treg për çmimet!
E mençur shumë kjo qeveria ime:
Përditë te berberi
ndërron qimet!
Erdhën dallëndyshet
Erdhën nga vendet e nxehta dallëndyshet:
Dhuratë një shkop më prunë mua,
Syze të reja gruas,
Epitafe të reja për gjyshet.
Edhe pakëz vaj për drynin e derës
q ë ka filluar…
të ndryshket.
(Marrë nga vëllimi i fundit “Trokitje në bosh”) | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:37 am | |
|
Sinan Vaka, poet i njohur përmetar, anëtar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi“, Albania dhe anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë Ë.P.S , autor i vëllimeve poetike “Mallet e juglindjes sime“ “Rruga e braktisur“. Fituesi i çmimit të parë“Loxhia“, i cili u zhvillohet në Lodi të Italisë; përkthyesi i talentuar i poetëve modernë italianë
Kush e ka ndjerë veten
Kush e ka ndjerë veten të braktisur
Nga njerëzit dhe fati,
larg tingujve jetësorë në mes të ideve shkatarraqe,
tradhëtisht shikon në kufijtë e dëshpërimeve
një pikëz loti që rrëshqet
dhe të djeg nëpër faqe.
I zbehtë filli i mendimit, si përpëlitje zogu,
teksa kraharit dhe zemrës i lodh tempin,
nga gërmadhat e trurit gjarpëri i mendimeve
rrëshqet prej ndërgjegjies
gjuhëlëpirës,
duke mbledhur helmin.
Në dyzimin e vetes (që e quan vete)
Forca e urrejtjes shtrin krahët deri në inde,
djeg shkretëtira e mendimeve fatale
me pickimin e helmët që herë -herë s’bindet.
Limfa poetike
Teksa prej pemës së shpirtit bien provokuese
blerimet e jetës që kam ëndërruar,
Frutat, i vetmi qëllim i çdo kurorë stine.
Prej tundimit dhe rënies kanë shpëtuar.
E si sfidë ndaj kohës që degët lëkundi
dhe gjethet drodhi me iluzione dhe hije,
E mjera limfë poetike tej mundit
i poqi dhe, për fat, u dha mall dhe shije.
Psherëtima
Në qetësinë e natës,
kur mendojmë se tulatja kthen paqen
dhe pemët përhapin fëshfërimën,
shpesh ndodh që lotët lagin faqen
dhe shpirti psherëtimën.
Marrë nga vëllimi poetik “Rruga e braktisur”
Janaq Jano, nënkryetari i Degës së Lidhjes “Pegasi”Përmet, anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë W.P.S. Eshtë autor i vëllimit poetik “Më keni pritur“ dhe i librit të ilustruar për fëmijë me fabula “Paqe e prishur”.
Vargu i poetit
Dhe nëse brutal jam treguar,
në ndonjë varg e shkela pak si shumë,
besomëni, o njerëz, s´ju kam ofenduar
hallet tuaja te ky varg më prunë.
E tillë është jeta-arë e parrethuar,
kushdo që vjen e mbjell një farë
Dhe unë poeti jam i detyruar
gjithë jetën të shërbej përmbys në arë.
Vargun si fëmijë ju ma ushqeni,
qoftë kur lë shije të ëmbël a të hidhur,
Zemrën time prej poeti pranë do ta keni,
O njerëz, tek ju jam shërbëtor i bindur.
Mendimtar
Valë e jetës më shtyn e më mundon
të gjithë në rrjedhë dhe lumenjtë, o njerëz.
Nga mbytja secili përpiqet të shpëtojë
e rritet i padukshëm oqeani i djersës.
Kudo që shkoj në shëtitje a punë
Mendoj, edhe në heshtje mendoj,
Problemi jetë kërkon zgjidhje nga unë,
ndaj vetëm mendimit krahut i shkoj.
Larg u qëndroj klubeve të vona,
ku villen sërish të ligat mendime,
Vështrimin hedh në mijëra mëngjese
t´i hap një dritare më tepër jetës sime.
Poezi nga vëllimi poetik “Më kini pritur”
6. Dhoskë Ilia, penë shumë e mprehtë dhe premtuese. Poezitë e tij janë sa pikante aq dhe mbresëlënëse. Është anëtar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”Albania, me qendër në Gjirokastër…
Rrethimi
Brenda meje jam rrethuar
pa folur, pa shkruar...
Dikush për mua është ankuar,
person i padëshiruar.
Dhe nis rrethimi i dytë, i tretë,
akoma nuk është dorëzuar.
Vrapojnë njerëzit,…
Disa qeshin,
qeshin sikur lehin.
Disa të tjerë më ndjekin
po rrethin tim se prekin
Unë jam banor në qytetin e Ferrit.
A është e vërtetë
Shpesh herë flitet për skllevër,
që botën zbukuruan.
Vallë, bota nuk ishte e bukur?
Po njerëzit ishin skllevër,
apo skllevër - njerëz.
Flitet për njerëz të bindur
dhe përv armiq në djep të lindur,
kur I Urti mallkonte të “Marrin“
që e vrasin, e varin...
A kishim nevojë për njerëz të bindur?
Flitet pastaj për njerëz të zgjuar,
që kanë shkuar
dhe kanë harruar çfarë kanë shkruar,
Njerëz të zgjuar?!
Flitet pastaj për njerëzit e artit
sulmuan Frojdin, Pikason
Kafkën, Sartrin
dhe thirrën në skenë moralin,
Ushtria e tabuve
në fushën e druve
digjte lirinë.
A ka më nevojë të flasim?
Të heshtim!
Me shumë, me shumë respekt
për njerëzit.
Piktori dhe hiri i zjarrit
Me bishtin e penelit
hirin e zjarrit trazonte,
vizatonte figura nga më të ndryshmet,…
Diçka kërkonte të zbulonte:
Përse u shua zjarri? Si ta ndizte?
Siç duket u mjaftua vetëm me hirin,
e dinte që njerëzit zjarre ndiznin
dhe ashtu me hirin e mbetur
mbulonte pikturat që kish djegur.
Pastaj kishte fjetur,
në fakt kishte vdekur,
bishti i penelit si qiri i ndezur,
ndriçonte fytyrën e tij,
nuk kishte asnjeri,
gratë piktura
qanin rreth kufomës mbledhur.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:37 am | |
| Anila Mihali, anëtare e Lidhjes Krijuesve “Pegasi“. Përfaqësuese e kësa jlidhjeje në Simpoziumin Ndërkombëtar të Letërsisë, zhvilluar në muajin dhjetor në Salaminë, të Greqisë,, Athinë 2007.
Kumbari i qytetit tim
Planet i gurtë
me vështrim raketë,
hyj brenda fshehtësisë tënde
një fjalë prej teje Promete.
Dhuratë nga qielli
a prej malit ti je?!
Sa shumë me oshëtimë
e dhimbje je shkëputur,
si foshnja prej nënës.
Në ditën e lumtur
ndoshta prej rrokullimës
je dhe gjakosur
Krahët janë thyer...
Vrapi të është sosur,
Ti s´munde dhe s´ece më.
që nga ajo kohë
Plagët t´i lan Vjosa
Trëndafilat t´i mjekojnë
I gurtë Planeti ti, “Gur i qytetit”,
Kryelartësia të jep madhështi.
Fytyrë hyjnore e Përmetit
Që kur je bërë kumbari i tij.
Përherë furtunë
Ti rend pas meje
dhe unë iki,
Ç´të jetë kështu kjo lojë e çmendur,
në çmendurinë dashuri.
Kur ndjenjat mund t´i ç´rebeloj
të qetësohem vetëm një moment
Zërin tënd prapë e dëgjoj
në emër flet, në zemër prek.
Mundimshëm mbyll çdo telefon
e mbyll dhe zemrën, si ai,
Por e vështirë kjo, që kërkoj
Qetësi s´ka në dashuri!
Përse, moj jetë, je kaq trazuar,
stuhi, furtunë ke veç në det,
Më mirë një mal me borë ngarkuar,
po shkoj të kërkoj një tjetër jetë.
Si t´i them ndarjes “Prit”
Kur jemi bashkë s’e mendoj dot ndarjen
e gjithë kjo natë më duket një çast,
Dua të ndiej, por jo sa të lodhem,
Dua të qesh, por jo sa të qaj!
Të rrimë dhe pak, të lutem, dhe pak,
t’i themi dashurisë të përzërë largimin,
Vështrimin tënd, e pafuqishme t´i bëj ballë
S´dua ta shoh lotin, që fsheh syri.
Në buzët e mia s´janë tharë ende puthjet,
në flokët s’është era, por gishtat e tu,
Sot të tepërta qenkan lutjet,
Veç malli mbeti i zjarrtë për ty.
Me vite, malli harkohet në ajër,
siç trondit zemrat dhe ajrin e trondit,
Mallit aspak si duhen fjalët,
që t’i hapë shteg dhimbjes
së mbledhur në shpirt.
Çiltërsia
Unë, shumë qesha më pas,
kurse ai vetëm u përlot,
në gjunjë u ula e putha,
m’u duk se një puthje shkoi kot.
Tërhiqej e tërhiqej bardhësia,
s’kishte më asgjë në oborr
që dhe nesër të luante fëmija,
diku kishte fshehur ca borë
që shpejt do të kthehej në ujë ,
këtë s’e kuptonte dot.
Fëmijën e ledhatova në shpirt,
më tepër se bora ngadalë,
nuk gjeja, nuk dija me çmim,
t’ia blija këtë lodër të rrallë.
Pendim
Dikur mbi zemra e hodhëm
një urë, në kahe të kundërta
u endëm në vite,
por dot s’e kuptuam ne kurrë,
në ishte lamtumirë
kjo që s’dinte të ndante, por
lidhte.
Të vegjël na bënte zgjatja e saj,
të vrapoje s’ishte asgjë, të
thërrisje,
kur s’dilte zë, dilema ishte
kamë makbethiane
që vriste një zemër dhe
coptonte atë,
Me fjalëne zemrës së coptuar
provuam, provuam sërish,
besuam në diçka të pabesuar,
dashurinë e fshehin zemrat,
por jo sytë.
Tronditje në shpirt
Pyes lotin: Ku po shkon?
Më thotë se po hedh tutje
vetminë.
Pyes ndjenjën pse këlthet,
më thotë se i mbaj peng
poezinë.
Pika e lotit u bë çurkë,
e çurka lumë u derdh në det,
po shpirtit si do t’ia bëj unë,
ai vazhdon, vazhdon këlthet,
këlthet.
Jano Dhimarko
***
Një njeri prej plasteline,
Buf a kukull, s´bëhet ndryshe,
S´mund të kthesh kurrsesi
Në pëllumb a dallëndyshe.
Dallëndyshja dhe pëllumbi,
s´bëhen, jo, buf a skifter,
Njeriun prej plasteline
e do burrë a e do derr…?
***
Shtrirë m´u në fund të pyllit,
tek burimi nën hije,
Ca luanë babaxhanë,
mishi i pjekur mu në hell,
dhe vera me damixhanë.
Më tej një tufë me qen
prisnin mos mbetej një thelë
Trim-babaxhani u tha:
“Ja,dhe ca sa të mbarojnë
që ju…të lëpini hellë“...
E zeza dhe e bardha
I tha e zeza të bardhës:
“Jam e zezë si vetë nata,
kam shokë e shoqe plot:
sorra,korb, bstërqok e laraska,
futem dhe në zgjoje tek mjalta.
Të tjerët dhe në e ngjizin, s´e hanë dot.
Kam shok ujkun, çakallin
e ç´do hije që lëviz në errësirë.
Kocka hamë ne e na bëfshin mirë!“
Ja ktheu e bardha:
“Unë jam e bardhë,
se dardha bie nën dardhë.
Me mua çel flutura e bleta,
nis punën nëna natyrë.
Drita ime çel në shtatë fleta,
Ylberi me aromë e me ngjyrë.
Me mua lind jeta në mëngjes,
Kur ti,moj pulë e zezë, zë qymez”.
“Gënjeshtra të vërteta“, libër me fabula i autorit
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:38 am | |
| Rustem Keko, anëtar i Lidhjes Krijuesve “Pegasi”, anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë Ë.P.S, autor i vëllimit poetik “Dashuri, këngë, brengë”.
Plaga e poetit
Iku Irena, zog i trembur,
Plagën zemër të poetit,
Plagë gjer në qiell lart,
Plagë gjer në fund të detit.
E sfiliti, Zot, kjo plagë
gjer sa mbylli syt´e qelqtë…
S´ish çudi , shpirti i Llikos,
vrapin ndali tek Irena e sertë.
Prag adoleshence
Si pik e vesës, në diellin
e kohës
u tret fëmijëria, nme shall
të leckosur
Dhe pushi i verdhë , mbi buzët
kadife
Përqesh foshnjarakun e dirsur
të lodhur.
Vdekja e vërtetë e emigrantit
Prej vitesh e dinte të vdekur
dhe qante me zë në vetmi,
Në kishë me vellon e zezë,
bariste pa zë...zemër hekur.
Kur befas një natë me shi
U shfaq, si një hije, te pragu.
- Suzanë, jam gjallë...Jam Meti,
tejet më i plakur se plaku.
Vdekja e vërtetë e migrantit
Prej vitesh e dinte të vdekur,
dhe qante me zë në vetmi,
në kishë me vellon e zezë,
bariste pa zë… Zemërhekur!
Kur befas një natë, me shi,
u shfaq, si një hije, te pragu.
- Suzanë, jam gjallë…Jam Meti,
tejet më i plakur se plaku.
Ta dish janë dekikat e fundit…
“Karqino”, - tha greko-jatroi…
dhe heshti… Në sup të Suzanës
dha shpirt te ajo goja - gojë.
Poezi nga vëllimi poetik” Dashuria, këngë brenge”
Anila Kruti, anëtare e Lidhjes Krijuesve“Pegasi“, autore e vëllimit poetik ”Përtej skajeve me ëndrrën”
Shpirt i vjeshtëruar
Mes zhurmës së shiut vjeshtarak pëshpërite
ta njoha zërin, ishe ti.
Ti fshihesh me ngjyrën e ikjes
Vjeshta më sjell veç nostalgji.
Gjethe e fundit,mos u këput!
Kam dashurinë shkruar tek ty
Ti puth vështrime të zbrazëta...
Bie...
Vjen e më thahesh në shpitrt.
E mbyti veten hëna
Kish kohë që hëna përgjonte puthjet
Buzë liqenit,
ç´do natë.
Ngazëllente hëna,kur shihte puthjet hënore,
fshiheshin tinëz yjet ziliqarë,
Për hënën dritëndezur vunë merak
E lumtur ajo coptonte nëpër natë
dritën e saj
Befas ti më ike
Më le me sytë nga qielli.
Ç´pati hëna që u mbyt në argjendin e liqenit.?
Silli dritë njeriut në shpirt
Qënia ime është dyzuar:
Qiell
Edhe ti po qan me ngjyrën gri?!
Koha mbjell shpirtra të trazuar.
Zemra pse urren?!
Goja dashuri të shtirë pëshpirt.
Jepi kaltërsinë tënde mendjes njerëzore
të gjejë vetveten.
“ Përtej skajeve me ëndrrën”, libër poetiki autores
Muharrem Kamani, autor i vëllimi poetik”Era e viseve të mia”
Burimi i Naimit
Madhështor ngrihet
Guri shekullor
Guri i Naimit
Guri arbëror
Penë fare pranë
Gurit të Naimit
Sjell ëmbëlsinë
Uji i burimit.
Burimi gurgullon
Nga buz´ e bilbilit
Sjell në kujtesë
“Pirjen” e Naimit
Te burim Naimi
Ulet Dritëroi
Oh,uj´ i lajthinjtë
Prapë gurgulloi.
Pres
Pres…
Të largohet e liga,
(paçka se pritjen se duroj)
Mirësia të mbuloftë...
Të ngrihesh si lis në shqotë;
Zemra të më gëzohet
Të më bëhesh Hënë e plotë.
Këngët e jetës
Nënë!
Sa krenare kjo fjalë!
Këngë dhe jetë,
Muzikë e gjallë.
Ç´do notë e zërit tënd
Peshë ma çon zemrën
Dhe sonetet më të bukura
Në piedestal kanë nënën!
E ÇMUAR
Sot mora letër nga nëna
dhe gjeta brenda në zarf një fije bimë gruri,
Vjen letra me vlagë toke,
erë gruri të porsambirë më pruri!
Ah, porosia e nënës:
“Kujdes, more bir!
Vështroje fijen e bimës së grurit…
të rritesh e të prodhosh frut, sa vështirë!”
GURI
Mbi Përmet një gur i lashtë,
me një emër simbolik: “Gur i dyfekut”…
Atje pranë shkonin djemtë e kurbetit…
Ermen, i shkreti Ermen,
i le nënat pa djem…
Ermeni, shtatë kaza,
i le motrat pa vëlla!
Koha tashmë la amanet
një gur të madh,
një “gur dyfek”,
Muze natyror
mbi Përmet!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:38 am | |
| Paskal Zoto, anëtar i Lidhjes së krijuesve “Pegasi“, autor i vëllimeve poetikë: “Lotët e nënës“,“Filli i Arianës“, “Zemërpishtarët“,“Prekaz“,“Lule gjaku“ dhe “Në kërkim të njeriut“ .
Qan zemra për Kosovën
O zemra ime ç´është me ty?
Përherë e pagjumë
Të dhëmbin plagët e Kosovës
Si të shtëpisë sime
Këtu,në Jug.
A s´është drenica si Përmeti
Po Fushë Kosova si Myzeqeja
Si mund të flerë zemra ime
Kur digjen foshnjat në pelena.
Njeriu
Njeriu qëndron në gji të gjithësisë
I bukur madhështor
Pa të ç´do gjë mbetej shkretëtirë
Një Sahara e pafund,bosh
Largësitë marramendëse njeriu i afroi
Dhe gjithnjë fluturon pafundësi
Një himn të pavdekshëm
I thur vetes njeriu
Prometeu Njeri.
Nga vëllimi poetik “Lule gjaku“
Et`hem Bundo, anëtar i Lidhjes Krijuesve “Pegasi“, autor i librit“Dhia me delen ç´u ndesh“ .
Dhia dhe delja
Dhia me delen ç´u ndesh
Si për qumësht dhe për lesh
Nuk po merret vesh kjo punë
Ankohej dhia me brirë
Keca,qumësht jap më shumë
Për një javë,ti mbush kusinë
Dukesh që je dhi me brirë
Edhe qumështin e ke hirrë
Leshin e ke tel të egër
Imi thur triko për zemër.
Qeni dhe mërgimtari
Qeni me një rrip në qafë
Po kalonte te fanari
Dhe vërtet i thonë sak:
Rron më mirë se mërgimtari.
I shkëlqen qimja mbi shpinë
Ha konserva e vitamina
Bën dhe xhiro me makinë
Edhe ujë pi vetëm”Glina”
Mërgimtari si qyqari
Fle,si fle,ku e zë nata
S´la vrimë në rrip së shpuari
Flet përçart:Ç´farë fati pati.
Riza Çato, anëtar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”, autor i vëllimeve poetike:”Lamtumirë motër”,”Në udhët e dhembjes jetoj”,”Nuk i trembem natës”.
Qytet i harruar
I vetmuar në qytetin e heshtur
Shëtis ç´do rrugë e ç´do skutë
Qyteti para kohe i plakur
Dimri rrugicat i mbush me llucë
Pse u plake kaq shpejt qytet i harruar?
Ti nuk ke as moshë për pleqëri;
Prapë dukesh i lodhur,i dërrmuar,
Kurbeti e mori brezin e ri.
Fytyra të njëjta më shfaqen përditë
Vargani i pleqve ç´do mëngjez
Me ta përshëndetem e zë punën;
Dalngadalë qyteti im po vdes.
Çdo mëngjez
Çdo mëngjez
Kur zgjohem
Takohem me ty
Përshëndetem
Permallohem
Prekem shumë
Lotohem
Me bluzën tënde
I fshij lotët
Me buzëqeshjen tënde
Përgëzoj gjithë botën.
Riza Dade autor i vëllimi poetik”Kërkoj një emër”
E deshëm poezinë
E deshëm poezinë,sad he jetën.
Mikeshë përherë,e patëm në shtëpi
Fjaloseshim me të,kur ishim vetëm
Herë ziheshim,herë qanim si fëmi.
Shpesh herë me poetët jemi ulur
Dhe zgjidhjen e kërkonim nga ata
Po kurrë,në gojë ëndrrat nuk ua zumë
Se koha qe e ashpër dhe me ta.
Po veçse jo,pa emër nuk i lamë
Sa herë recitonim poezitë.
Kjo është e x-it citonim Sejfullanë
Tjetër inicial për Eseninin thamë.
Asaj
Me vvdekjen tallesh,me vdekjen luaj
“Unë do të vdes!”-thua gjithnjë
Në qoshen time të vetmuar
Veç të dëgjoj dhe nuk bëj zë
Por them me vete,sa e marrë,
Që jetën fare ,se përfill
Pse shoqe vdekjen do të ketë
Mos ii shteruan dashuritë
Por dashuritë nuk shterojnë
Burimi tyre s´thahet kurrë
Ato,veç ujët pakësojnë
Kur miku i zemrës të përbuz.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:39 am | |
| Lipe Nano
“Plagët e shpirtit”, vëllim poetik i autorit
Plagët e shpirtit
Shpirti im qeli plagësh
Ç´ke që hesht si shkretëtirë
Shpirti im,ulërimë dalgësh
Shpellë dhimbjesh,pret mëshirë.
Skërckave në humbëtirë,
Ecën ti,si i harruar
Në vetminë me lagështirë
Shkrep një dritë e drithëruar.
Si një gur,merr tatëpjetën
Dhe në copëra,çikrra,thyer.
Humb në honet që ka jeta
Kërkon udhën,udhën e vyer
Plagët dhembin,dhembin thellë
Udhës´ jetës gjejnë shërim
Si ç´do kush që mbjell një pemë
Po nis vargjet e shpirtit tim.
Peizazh
Dhëmbeli i moçëm me gunë të ngrënë
Nga llulla nxjerr shtëllung´të bardhë,
Shtrin këmbët te Vjosa,si miq të pandarë
I butë qyteti im ,i mençur,i thjeshtë
Mbytur në blerim e trëndafilë,
Këndon për një verë e për një vjeshtë
Psherëtin për një dhimbje a për një vashë.
Kondi Ilia,anëtar i Lidhjes krijuesve “Pegasi”
“Liqenet e shpirtit tim”është vëllimi i poetik i autorit
Liqenet e shpirtit tim
Mos më gjykoni,profetë të pafe
Mos lëshoni rrënjë të këqija
Se më thahen ëndrrat pastaj
Mallkojnë e mbysin liqenet e mia.
Mos gjykoni kuturu,profetë të kotë
Mos mi helmoni liqenet e dlira
Se mërziten liqenet pastaj
Ç´ngjyrosin zambakët e valët e fryra.
Më ëmbëlsoi vitet rinia
Mbështeta kokën tek flokët e një vajze
Këngë e saj shpejtoi daljen e hënës
I ktheva sytë nga magjia e mbrëmjes
U çlodha tek portiku i zemrës
Mbyllur sytë e mi të mos dukej loti
Një fllad më futi në flokë dashuria
Desha të flija në shtratin e endrrave
Më thoni ju a mund të flija?
Melankoli
Melankolinë e hodha tutje,
vështroja kohën tepër qartë,
në stinën therëse
ndryshova ngjyrat,
Jetës i kërkova pakëz fat.
Ujëvara e Amazonës
Gënjej vetveten mes iluzionesh
për një ujëvarë Amazone.
Kur e sodis, them se e dua,
kur zhurmëron, them se s’bën për mua.
Do thoni ju ujëvara ka plot,
rri e gënjej vetveten kot.
Eh! Ujëvara ime për motmot,
nuk rrëzon ujë, por vetëm lot.
Të dhurova puthje
Nata të dhuroi hënën e virgjër,
Dielli rreze drite,
Shiu rrëketë,
Deti dallgët,
Bregu Detin, Zoti paqe,
Unë të puthurën që formoi tërmetin. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:40 am | |
|
Eduard Ymeri , anëtar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”, autor i librave“Labirinthi i ndjenjave,”Realiteti në vargje”
U bëra poet
Shkela padashur në gjurmët e vargut soditës
M´u duk i tepërt udhëtimi
Ky glob,mendova,s´ka nevojë për dehje ditësh,
Para se mëngjesi të shpëlante fytyrën me vesën kristalore,
Kasha flakur tej ato pak vargje argëtuese
E lashë ditën,jetën të ecte,unë vëzhgova
Sipas kësaj rrjedhshmërie
Atë ditë kur mësova për djallëzitë e kësaj bote
Kur shfletova historinë e saj për herë të parë
Kur pashë të turturoheshin kafshëzat e vogla
Të uriturin vogëlush,”aidsin e kapardisur”
Të thënat e pathënat e jetës tonë
Unë u bëra poet.
***
...Dikur jetoja në një periferi 20 kilometra
E më dukej vetja vigan
E sot,
Të gjithë galaktikën
E kam timen
E më duket vetja mjeran
* * *
Dikur jetoja në një periferi 20
km
E më dukej vetja si vigan.
E sot
të gjithë Galaktikën
E kam timen
E më duket vetja mjeran.
POEZIA IME
Poezia ime
shpirt pa trup, zemër, pa mish,
gjykuese tek pikënisja e veprimit.
Një lule e veçantë e këputur në
xhungël.
E prek dhe vetëm lot të jep,
Baladë e epshur për ritëm,
Ndoshta mikesha më e mirë e
realitetit
Fëmijë jetim ku i reziston
gjithçkaje pa prindër.
TEMPERATURAT E
PËRHERSHME
E humbëm rrugën…
ku të shkoj?!
Kush më pret në këtë orë?
Kjo jeta ime gjithë kohën njëlloj,
E nxehtë si vullkan, e ftohtë si
dëborë…
* * *
Ku shkoj?
Nga ç’vend vij?
Kush më solli në tokë të huaj?
Ju lutem, kthemëni… kthemëni…
se po tretem si dëbora.
Ju lutem,
Më riktheni në tokën time…
Maria Shukollari
Autore e vëllimit poetik “Valët e dhembjes“(shqip, greqisht)
Ja dhe nata po bie ngadalë
Duket sikur thotë disa fjalë:
Gëzohuni ju,të rinj!
E nesërmja,
tjetër e nesërme shndrin zemrat dhe shpirtin
Dhe fati
Ju ndih nga pas…
Eldjona Shukollari ka botuar vëllimin poetik “Misteret e mia”
Vajza mister…
Fsheh dhimbje,
dashuri fsheh
Shket lapsi
fletës së bardhë
lë gjurmë
Të lutem lexo…
Në ç´do gjurmë të lënë:
misteret e mia
jam unë…
Në stinët e ngrohta
E mora Diellin në duar;
e pata të fortë guximin…
E thava Detin të tërin.
Ç’mbeti nga Deti?
Veç ëndrra!
“Të dua!”
shkrova në rërën e lagur…
Ëndrrat, shpresat, yjet,
Ëndrrën e Detit të tharë
i bëra kurorë…
Pataj Ëndrrën
ta lashë në dorë dhe ika
për të më kapur…
në “stinët e ngrohta”.
Nertilda Nasto, anëtare e Lidhjes Krijuesve “Pegasi“. Ka botuar vëllimin poetik “Të jesh vajzë“
E di që do të vish
E di që do të vish
Herët a vonë
E di që do të vish
Kur të kesh nevojë
E di që do të vish
Po pse më lëndon
E di që do të vish…
Mos eja më vonë
Në ëndrrën time
Natës së errët i mora ngjyrën e flokëve
Në ëndrrën time të pikturova ty
Qiellit të kaltër i mora ngjyrën e syve
Në ëndrrën time të dashurova ty.
Mollës së kuqe i mora ngjyrën e buzëve
Në ëndrrën time fort të putha ty
Diellit i mora rrezet e para të mëngjesit
Në ëndrrën time të buzëqesha ty.
Shikimin elargët të shqiponjës mora
U zgjova me një tjetër realitet në sy.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 Fri Sep 12, 2008 11:42 am | |
| Trifon Dafa poet, publicist, studiues dhe njohës i mirë i estetikës.Trifoni është autor i veprave letrare
“Kapedanët e detit” (roman),”Me syrin e moshës” (lirika) “Lisi dhe qukapiku” (përralla), ”Djemtë e Fushëbardhës” (roman)” Plus një cikël për Kosovën” (poezi), “Një jetë më klarinetë” (L.Bariu monografi), “Përmeti,kurbeti,kënga” (studim),”Historiku i krahinës” (studim), ”Malëshova dhe Dëshnicarët” (mbresa), “Një artist që lindi nga puna” (LL.Vangjeli monografi)
Agimi
Pamë se agimi,ja,nga zemrat ngjitet
E ndiej se anë e kënd derdhet freski
Kosova me dritë kudo po stoliset
Dielli I lirisë solli zjarr e bukuri.
An´e kënd shpresa e jehona nuk shqitet
Jeta ka marrë udhë me ëmbëlsi
Dyert ka hapur gazi,e gëzimi rritet
Po largohet mjegulla sterrrë e mavri!
Ditë të bardha qarkojnë tërë vende
Hija e skëterrës largohet e zhduket
Liria po e qarkon Kosovën tënë
Agimi fatlum i qeshur hap sipare
-prapa diellit o plagë qelbësore
-Urime Kosovë!Paç faqe të bardhë.
Tek kroi në ato stane
Tek kroi në ato stane
Dritë e ar,vjen si manare.
Hedhur një triko të kuqe
Flakë moj,se na këpute.
I vrave djemtë të gjithë
Mbetën roje natë e ditë.
Syrin yll,vetullën pë
I gropose një nga një
Dielli
A e dini pse dielli digjet flakë?
Rrezet pse i shpërndan?
Puthin ujin, miklojnë lulet,
lëndinat i mbush me lot,
shkëmbinjve u jep ar!
Dashuria
Vërtet dashuria lind tek pika e lotit?
Vërtet dashuria i ka kënduar bilbilit?
Vërtet dashuria është krijesë e Zotit?
Apo një gonxhe a gjemb tek trëndafili?
Vërtet dashuria një pashë në gjithësi?
Vërtet dashuria këngë me nanurimë?
Vërtet dashuria frymë, ka një Perëndi?
Apo një zemër e plagosur në arati?
Dashuria është shenjëz në qiell,
një meteor që vetëtimthi rrëshqet,
është një rreze nga ato në diell,
është ëmbëlsia, drita, jeta vetë!
Dashuria është një shtrigë që qesh
e të ëvzhgon nën mantelin e artë,
të helmon në çast, të vdes!
Prapë të ngjall, të vdes, prap’ e prapë …
Ata sy me lot vaji
Hidh shaminë e ngarko drutë,
Leshëverdha trëndelinë.
Të më hedhësh pakëz sytë,
moj e njoma çiklaminë!
Ata sy me lot vaji
që pikojnë mallin me zjarr,
do t’i mbledh pikat në shami,
janë dritë margaritar.
“Ejani të bashkojmë krahët
dhe të fluturojmë së
bashku”
Poezitë janë marrur nga vëllimi poetik “Plus një cikël për Kosovën” | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
| |
| | | | Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008 | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |